Shqipe Hasani deri tani e ka demostruar aftësinë e saj krijuese, në disa gjini, por që në fokus ka poezinë për të rritur dhe natyrisht që është mirëpritur në opinonin lexues. Ajo provoi te lexuesi, kohë më parë përmes gjinisë e dramës me të cilën rezultoi edhe me nxjerrjen në dritë me librin “ Qëndistarja s’ka mort”. Por ne sot në këtë shkrim vështrues, do të ndalemi në diçka tjetër e që Shqipe Hasani, provoi për herë të parë, ndonëse jo gjë e lehtë, madje shumë e vështirë, serioze , për të dhënë nga vetja të gjithë inercionin krijues për botën e të vegjëlve. Natyrisht të grupmoshave të ndryshme. Se lexuesi i cili kudo ndodhet ka mundësi të lexoi librin më të ri me titull tërëheqës
“ Okteti i vajzave “. Por çfarë fshihet brenda kopertinave të librit, do të mundohem të akceptoj me disa fjalë në syzheun tim vështrues.
VALLET E JETËS RITME SHPRESE PËR TË ARDHMEN
Një nënë dhe një poete nuk ka se si ndryshe të mos krijoj në mikro- botën e saj. Imagjinata krijuese fillon ritëm të mbarë të jetës. Shqipe Hasani, në kuvendimin poetik, sjell në librin e saj, njërin prej atyre që i bëri vazhdimisht fëmijët të ndjehen larg çdo brenge. Poeti i cili i bënte për vete, ai iku nga kjo botë. por sigurisht se tek fëmijët, la zbartësi emocionale, kush tjetër pos poetit Rifat Kukaj. Natyrisht se poetja Hasani, mundohet të zbus dhembjen, por edhe lartëson atë përmes fuqisë së vargut. Pavarësisht ikjes nga kjo botë, ai mbetet prore i paharruar në kujtesën e fëmijëve dhe kjo patjetër fal edhe poetëve tjerë këtë rast edhe poetes Shqipe Hasani. Sikurse edhe krijuesit e krijueset tjerë për fëmijë, që nuk i ikin dot botës së se çfarë percepeptojnë fëmijët edhe autorja natyrisht se brenda kësaj përmbledhje “ Okteti vajzave “ në 64 poezi të prezantuar, përgaditë terrenin poetik që lexuesi poezinë të mos e marrë vetëm sa për relaks ditor, por edhe në strukturën e saj shihet qartë sfondi krijues ka të bëjë me artin e komunikimit me atë që fëmija e percepton për rreth tij, si: natyra, shkolla, atdheu , heronjët dhe veprimtarët e kohëve të ndryshëm që shërbyen deri në vet flijim për atdheun. Libri është i ndarë në cikle : Ç’kuvendova me lulet “ Legjenda e bareshës”,” Kalliri i fjalës”, Drita e Vendlindjes ”dhe “ Rruga e shtëpisë sime “Në veçantinë poetike të Shqipe Hasanit, vërejmë se timbri poetik, është mjaftë melankolik edhe atëherë kur i këndon natyrës, edhe kur kujton poetët në amshim e që po aq shumë i deshën fëmijët siç ishin Agim Deva, Sadri Kelemndi, Naim Frashëri . Por të tillë poet i gjen në dritaret e çdo fëmije, duke ia bëre me dorë, sikur ata fëmijë nuk dorëzohen se kanë ikur përjetësisht, ata i presin ende, prandaj kur do t’i marrë malli, atherë ata me lot dhe me dëshirë do të ulen dhe të lexojnë vargjet përkushtuse, këtë rast edhe në përmbledhjen poetike “Okteti i Vajzave. Socializimi i fëmijës sa do që duket në titull se është një gjinor apo tërsisht femëror, këtë rast kur lexojmë librin e Shqipes shihet se hapsirë i jepet më shumë vajzave, por prapë se prapë edhe çunat kanë vend meritor. Me atë që përjetuan prindërit dhe të afërmit e tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë, sigurisht se nuk do të ik kalimthi, nga kjo gjeneratë e fëmijëve të cilët pavarësisht se shumë prej tyre nuk arritën të shqiptojnë fjalën prindrore, të njërit ose tjetrit prind. Ndaj poetja e përjeton thellë në zemrën e saj ndaj me zërin e saj drithërues e shfaq përmes poezisë “ Psalm për bonjakët” të tilla vargje derdhë edhe në ndonjë poezi tjeter si “ Rrëqethje “Se poetja përmes narracionit vargëzues interpreton gjuhën e poetikës historike, jo vetëm që shpalos ndodhit e shfaqura në botën reale të cilat nëpër kohët e historisë sonë lanë gjurmët e pamposhtura, qoftë duke u fiksuar në individ të caktuar e që bënë emër dhe histori në vete siç ishin: Skënderbeu, Adem Jashari e ndonjë tjetër. Pa dyshim se poetja nuk harron t’i këndoj atdheut si tërsi, apo që lidhet ngushtë ndonjë ngjarje që ka veçantin e saj historrike. Andaj përmes këtyre poezive lexuesit dëshëron që në aspektin moralizues t’ia shtoj dashurinë për atdheun dhe mburrjen për të parët tanë.
Nga gjithë ajo që mund të lexojmë këtë përmbledhjen poetike, në këndëvështimin tim, mund të shohim të qartësuar imazhin poetik të portretizuar dhe imazhin idilik të natyrës që ringjall fate , i jep jetë , u jep dritë, u jep emër, u jep dashuri. Poetja Shqipe Hasani me ritmin e saj të lirshëm plotë muzikalitet, di të interferoj tematikën në botën e më të vegjëlve, shfaq lojërat në kohë dhe hapësirën e duhur. Varësisht nga dëshirat e fëmijëve , riaktualizon shumë çështje ,ajo nuk i mitizon, por tamam shfaq botën real dhe racionalizon me aq sa edhe kanë kapacitet ta kapin vargun fëmijët. Një nga poezitë që edhe bart edhe vet përmbledhja këtë titull “ Okteti i vajzave “. Në të cilën poezi shfaqet bukur një dialog ,i cili në vet ngërthen edhe të mundëshmen edhe të imagjinativën, sfiduesen , por natyrisht edhe hudhjen në kërkim të atyre gjërave që me bashkimin e forcave, rezulton edhe efekti shumë më racional.
Sigurisht një ndjesi emocionale që do të bart çdo lexues padyshim se është ambienti shkollor, ku fëmijët e kalojnë një pjesë të kohës dhe padyshim se i gjithë ai rreth ambiental përshkohet me të pritura dhe të papritura që për fëmijët kanë këndshmëri e tyre. Dhe bartja e këtij relacioni ambiental sa në familje po aq edhe në shkollë dhe natyrë. Poetja Hasani e ngacmon indivdualiteti i saj autorial me gjuhën e përjetimit të bukur viziv dhe imagjinativ.
Në vend të përfundimit
Se vargu i Shqipe Hasanit nuk është vetëm rutinor, por gjithësesi është i fiksuar në planimetrinë e meditimit, për të cilën shpresa dhe trumfi gjithënjë përcaktohen kah e ardhmja me pozitivitet. Andaj autorja përmes orbitës së saj poetike , sheh më larg se të sotmen , kërkon që e nesrëmja të vij pranë e pranë pa bërë turbulencë hipotetike, por e natyrshme me pjekuri, ku e gjithë intenca e saj eshtë që të mpleks dashurinë për familjen , shkollën, natyrën atdheun dhe veç kësaj shihet një procedim artistik nga vargu në varg e që besoj se lexuesi formëhsohet në rrugën e tij ndjesore .