Dikush do të mund të thoshte se sekreti për të arritur një film të mirë horror është mbajtja e audiencës të interesuar, duke e bërë të mendojë se cilat mund të jenë kthesat e radhës, që duhet të kalojë protagonisti. Për të qenë i mrekullueshëm, filmi duhet të jetë gjithnjë një hap para audiencës, duke i bërë befasitë vërtetë të tilla dhe për ta krijuar një tension mes personazheve, derisa zhvillohet ngjarja. Por kur kthesat dhe të papriturat mund të bëhen edhe të ndërlikuara dhe të pakuptimta, filmi mund të jetë edhe më frustues, derisa protagonisti nuk merret me rrethanat në të cilat zhvillohet ajo ngjarje.
Mposhtja e së ligës
Natyrisht, situatat me të cilat ai/ajo ballafaqohet mund të jenë të tmerrshme, por kjo prapëseprapë shtron pyetjen: Si mund ta mposhtësh të ligën, nëse në fillim nuk e kupton atë? Kjo pyetje vazhdon të mbetet prezente edhe në pjesën e tretë të '6 Souls' që njihet si 'Shelter' dhe është shumë më zhgënjyese se dy pjesët e para, të cilat rekomandohen shumë për adhuruesit e këtij zhanri. '6 Souls' ka të bëjë me Dr. Sara Harding (Julianne Moore) një psikiatre, e cila ka një reputacion për trajtimin e rasteve me çrregullimin e personalitetit të shumëfishtë, derisa ajo e merr një rast nga babai i saj (Jeffrey DeMunn) që mund të jetë jashtë shpjegimit të arsyeshëm. Historia fillon thjesht si një lojë mace-minjsh mes Sarës dhe pacientit të saj të ri (Jonathan Rhys Meyers), i cili ka shumë personalitete, për të cilat nuk është i vetëdijshëm, por sa më thellë që hulumton ajo, aq më i njohur i duket ai.
Skenari nga Majkëll Kuni
Skenari i këtij filmi është bërë nga Majkëll Kuni, i cili brenda dy të tretave të filmit na mban pa frymë me ngjarjet dhe kthesat e papritura të filmit, para se të arrijë në përfundimin e tij. Regjisorët Mans Marilend dhe Bjorn Stein (filmi i fundit i të cilëve 'Underworld Awakening' ishte një sukses i madh vitin e kaluar) tregojnë aftësitë e tyre në gjetjen dhe këshillimin e aktorëve duke rezultuar me performancë më të fuqishme se që pritej. Mur është absolutisht e mrekullueshme si Sara Harding, duke filluar qysh në skenën e parë me historinë e dhimbshme të personazhit të saj, përkundër njohurive që ka në profesionin si psikiatre.