Yllka Sheqiri, (1987) u lind në Prishtinë. Si katërvjeçare bashkë me prindërit mërgoi në Suedi. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme drejtimin natyror i kreu në Karlskrona. Është studente dhe studion dramaturgji dhe film. Si fëmijë ka ilustruar disa libra fëmijë, por valljadhe krijimtaria letrare janë pasion i saj i veçantë. Është prezentuar në disa antologji me poezi për fëmijë, psh. Në antologjinë ”Atdheun e kam në Zemër”, në ”Urat tona”, etj. Disa vite ka shkruar skenar për teatër me grupin e skenarit të shkollës. Ka themeluar dhe ka udhëhequr një kohë grupin e fëmijëve vallëtar të vegjël ”Gliter” në Karlskrona.Gjatë vitit shkollor 2007/2008 ka punuar si mësuese dhe udhëheqëse e një kursi themelor për gjuhën ”Gjuha çels për integrim” në gjuhën shqipe dhe suedeze në Karlskrona.Gjatë studimeve ka qenë asistente e regjisë për dramën ”Komedia hyjnore e Dantes” (2006) vënë në skenë nga studentët në Teatrin e Studentëve në Lund.Vitin 2005 ka debutuar me përmbledhjen e poezive në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” (Unë dëgjoj jo gjithmonë), ndërsa më 2008 ka botuar përmbledhjen tjetër me poezi me titull ”Men” (Por). Në vitin 2007 me poezinë
”Kasta mig i öknen (Më hidh në shkretëtirë)” Yllka është prezentuar në përmbledhjen antologjike Via Mystica /Përmes mistikës/ nga autorët Jonas Eek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në botim të shtëpisë botuese Verbum ndërsa më 2008 është përfshirë në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe Vullkan.Yllka Sheqiri, poete, studente e dramës, filmit dhe skenarit është një krijuese që premton shumë jo vetëm në fushën e letërsisë, por edhe të dramës e të filmit. Këtë e dëshmoi me filmin e saj të shkurtër artistik të realizuar vitin e kaluar me titull “Në pus pa fund” skenarin dhe regjin e të cilit i bëri vetë dhe ku rolin kryesor e luan vetë. Në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” në Sölvesborg Yllka u nderua me Çmimin për aktrimin më të mirë në filmin e saj
“Në pus pa fund”. Ndërsa në Festivaline filmit “Tellus 2009” që u mbajt në Karlshamn në shtator filmi “Në pus pa fund i Yllkes mori cmimin e publikut
FLORIPRESS
Yllka dhe Rizah Sheqiri
Me motivimin për të vazhduar edhe më tej krijimtarinë e saj letrare shkrimtarja e re Yllka Sheqiri nderohet me Çmimin Vjetor për Kulturë nga Departamenti për Kulturë i Komunës së Karlskronës. Me po të njëjtin Çmim për Kulturë që e ndan për çdo vit Komuna e Karlskronës, tash e 10 vite më parë, u nderua edhe babai i Yllkës - shkrimtari Rizah Sheqiri.
Yllka Sheqiri është poete, skenariste, regjisore… Ajo në moshë e re, por ka bërë hapa shumë seriozë në lëmin e kulturës dhe të krijimtarisë dhe cilësohet si një krijuese që premton shumë. Ajo u lind në Prishtinë me 13 shtator 1987. Si katërvjeçare bashkë me prindërit të mërgojë në Suedi.Yllka shkollën fillore dhe shkollën e mesme, drejtimin natyror, i kreu në qytetin e bukur Karlskrona. Në këtë qytet gjatë kësaj kohe zhvilloheshin një varg aktivitetesh kulturore dhe Yllka ishte njëra prej pjesëmarrëseve në shumicën e këtyre aktiviteteve që zhvilloheshin edhe në shkollë, por edhe jashtë shkollës. Ishte një kohë të gjatë aktive në grupin e vallëtareve ”Fëmijët e Lirisë” që zhvillonte aktivitetin në kuadër të Shoqatës kulturore shqiptare ”Ardhmëria”. Më vonë u bë edhe pjesë e Shoqatës muzikore ”Muzik i Blekinge” dhe anëtare e grupit ”Spaider”, etj. Në kuadër të kësaj shoqate do të themelojë dhe udhëheqë për disa vite grupin e fëmijëve ”Gliter”. Ajo krahas prioritetit të mësimeve ku do të jetë e shkëlqyeshme, aktivitetin e saj do ta zhvillojë edhe në fushën e krijimtarisë. Një gjë e tillë do të zgjasë deri në kohën kur ajo i nis studimet në Universitetin e Lundit. Në Universitetin e Lundit ajo ka studiuar dramaturgjinë. E më pas Yllka për t’i zgjëruar njohuritë e saj ka vijuar edhe studimet dyvjeçare - drejtimin filmik ku ka studiuar për film, regji, skenar dhe produksion filmik.Yllka si fëmijë ka ilustruar disa libra për fëmijë të babait të saj. Arti, vallja dhe krijimtaria letrare qysh herët u bënë pasion i saj i veçantë. Është prezantuar në disa antologji me poezi për fëmijë, p.sh. në antologjinë ”Atdheun e kam në Zemër”, në librin shkollor ”Urat tona”, etj.Disa vite me radhë ka shkruar skenarë për teatër me grupin e skenarit të shkollës. Ka themeluar dhe ka udhëhequr grupin e fëmijëve valltarë të vegjël ”Gliter” në Karlskrona dhe ka mbajtur një sër programesh me ta.
Gjatë vitit shkollor 2007/2008 ka punuar si mësuese dhe udhëheqëse e një kursi themelor për gjuhën ”Gjuha çelës për integrim” në gjuhën shqipe dhe suedeze në Karlskrona.Gjatë studimeve në Universitetin e Lundit në Degën e Dramaturgjisë ka qenë asistente e regjisë për dramën ”Komedia hyjnore” e Dantes (2006) që është vënë në skenë nga studentët e drejtimit të teatrit në Teatrin e Studentëve në Lund. Siç duket këtu ka lind edhe dëshira dhe interesimi i saj për film dhe për regji.
Në vitin 2005 ka debutuar me përmbledhjen e parë me poezi në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” (Unë nuk dëgjoj gjithmonë) për të vazhduar pastaj me përmbledhjen tjetër me poezi me titull ”Men” (Por), të botuar tre vjet më vonë - më 2008.Gjatë kësaj periudhe poezia e Yllkës është vlerësuar e përfshirë edhe nëpër shumë antologji. Kritikë e krijues letrarë kanë shkruar recensione e vlerësime shumë afirmative për poezinë e saj. Këto janë botuar edhe në gazetat e revistat nga më të njohurat. Në vitin 2007 me poezinë ”Kasta mig i öknen (Më hedh në shkretëtirë)” Yllka është prezantuar në përmbledhjen antologjike ”Via Mystica” /Përmes mistikës/ nga autorët Jonas Ek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në botim të Shtëpisë Botuese Verbum. Një antologji me krijime letrare që botohet në qindra mijëra kopje dhe shpërndahet te të rinjtë suedezë që hyjnë në moshën e pjekurisë. Më 2008 është përfshirë në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe “Vulkan”. Yllka është përfshirë edhe në antologjinë e poezisë ”Poesiplanken – Göteborg 2010” botuar nga Författares Bokmaskin në Stockholm.
Në Festivalin e VII-të të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë organizuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare, në qytetin e Malmës, në Suedi, më 2009 Yllka Sheqiri u nderua me mirënjohje të veçantë për poezinë e saj. Më 2010, gjatë Panairit Ndërkombëtar të Librit në Göteborg është shpërblyer në Konkursin për poezi të gazetës ditore suedeze Göteborg Posten. Poezia e Yllkës u shpërblye edhe në konkursin e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani. Ndërsa në Festivalin e VIII-të të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë organizuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare, në qytetin e Malmës, në Suedi, më 2010 Yllka Sheqiri u shpërblye me Vendin e dytë për poezinë ”Pa titull”.Yllka Sheqiri u prezentua me poezitë e veta edhe në Festivalin e Poezisë e të Këngës të Blekinges që u mbajt në Karlshamn të Suedisë më 23 tetor 2010. Pastaj në Festivalin e Poezisë Poetry Slam në Borås në pranverën e vitit 2011, etj. Yllka ka qenë edhe udhëheqëse dhe pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës dhe të Poezisë Blekinge 2011 që është mbajtur në Karlskrona. Poezitë e Yllkës në shqip e suedisht janë publikuar gjithandej nëpër revistat e gazetat më prestigjioze letrare e kulturore në gjuhën shqipe dhe në atë suedeze, siç janë revista letrare ”Pelegrin”, revista ”Metafora”, revista letrare ”Groblad”, gazeta ”GP”, si dhe në shumë revista letrare e artistike që botohen edhe në mënyrë digjitale gjithandej në botë. Revansch 2008 (prosa – och diktantologi) quhet antologjia e botuar nga Shtëpia Botuese “Skrivarsidan” e cila në treg shpërndahet edhe nga Shtëpia Botuese “Vulkan”. Kjo antologji në mesin e 30 poetëve dhe shkrimtarëve suedezë me nga një poezi ka prezantuar edhe babë e bijë Rizah dhe Yllka Sheqirin. ”LOTËT E VIRGJËR” është antologji e ideuar dhe realizuar nga shkrimtari dhe studiuesi Fatmir Terziu me poetin Agim Mato, dhe që u kushtohet nënave, motrave dhe vajzave ku janë prezantuar babë e bijë Rizah dhe Yllka Sheqiri.
Yllka Sheqiri me filmin e saj të shkurtër artistik “Në pus pa fund” skenarin dhe regjinë e të cilit i bëri vetë dhe ku rolin kryesor e luan vetë. Me këtë film ajo konkuroi në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” që u mbajtë në Solvesborg të Suedisë. Nga juria profesionale e këtij fesivali Yllka Sheqiri u nderua me Çmimin për aktrim. Yllka me filmin e saj ”Në pus pa fund” korri edhe një sukses tjetër. Në festivalin e filmit “Tellus 2009” që u mbajt nga 18-20 shtator 2009 në Karlshamn, në kategorinë senior, u nderua me Çmimin e publikut. Ndërsa, filmi "Pikat budallaqe" /”Dumma prickar”/ me skenar dhe regji të Yllka Sheqirit është realizuar me mbështetjen e qendrës së resurseve për film dhe komunikim ndërmjet të rinjve në Blekinge, në Kalmar, në Qarkun Kronoberg, dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Kancerit për Fëmijë "Söder". Filmi bën fjalë për përpjekjet e Matildës kundër kancerit. Ky film premierë është shfaqur në kinemanë "Pärlan" në Skurup më 18 e 19 maj 2010. Më pastaj filmi u shfaq edhe në kinemanë "Spegeln" në Malmö më 22 maj. Filmi vazhdoi të shfaqet me sukses gjithandej; më 26 janar 2011 u shfaq në më Karlshamn, ndërsa më 9 shkurt 2011 u shfaq në Bibliotekën e qytetit (Hörsalen) dhe në ”Dynamo” në Göteborg. Filmi deri më tash është shfaqur me shumë sukses edhe në disa kinema në qendra tjara të Suedisë.
Filmi është recensuar nga BTJ dhe është shpërndarë nëpër shumë biblioteka dhe filmoteka të vendit. Filmi është i luajtur në gjuhën suedeze, por me titrim në gjuhën shqipe dhe në atë angleze.Këtij filmi i është kushtuar një vëmendje e veçantë dhe është vlerësuar shumë nga kritika e filmit në shtypin ditor e revial si dhe janë realizuar dhjetra intervista me Yllkën, regjisoren dhe skenaristen e filmit. Edhe televizioniet lokale, por edhe Programi i parë i televizionit shtetëror suedez ka bërë një reportazh me Yllkën për filmin. Për filmin janë shkruar, xhiruar e transmetuar reportazhe në gazetat ditore e reviale, nga më të mëdhat në Suedi, si në ”Expressen”, “Aftonbladet”, ”Metro”, “BLT”, ”Sydostran”, ”Commercen”, ”Vårt Göteborg”, ”Göteborgs fria” si dhe ”Göteborg nonstop”. Pastaj në Radio Blekinge, P-4, Sveriges Radio P 2, SVT 1, SVT 4, në revistën “Barn & Cancer” si dhe në revistën më të njohur për gra “Amelia”, etj. Filmi është reklamuar në shumë portale të rëndësishme e shumë serioze si p.sh në portalin Passagen, në Reaktor Sydöst etj.
Një intervistë me Yllka Sheqirin për filmin është realizuar edhe në revistën më të njohur për gra në Suedi “Amelia” Nr. 15, 2010 për rubrikën ”Vardagshjältar”- ”Heroinat e përditëshmërisë” Titulli i intervistës: ”Yllka që u ndihmon fëmijëve ta kuptojnë kancerin”. Në festivalin e filmit të shkurtër artistik, dokumentar dhe të videoklipeve ”Tellus Filmfestival 2011” që në vitin 2011 (nga 15-16 shtator 2011) u mbajt në Kalmar në jug të Suedisë morën pjesë edhe babë e bijë Rizah e Yllka Sheqiri. Në kategotinë e 20 deri 27 vjeçarëve ku në konkurencë ishin krijime të shumta filmike Yllka Sheqiri konkuroi me filmin e saj për fëmijë ”Dummaprickar” (Pikat budallaqe), i cili u nderua me çmimin e publikut. Në kategorinë e mbi 27 vjeçarëve, poashtu çmimin e publikut e mori videopoezia ”För en värld utan gränser” (Për një botë pa kufinj) e poetit Rizah Sheqiri.
Puna krijuese e Yllka Sheqirit është shpërblyer edhe me bursa e çmime të ndryshme për kulturë. Çmime të tilla asaj i janë ndarë p.sh. nga Komuna e Göteborgut, pastaj nga Komuna e Karlshamnit, nga Reaktor Sydost, si dhe është përkrahur e sponzorizuar nga institucione të ndryshme kulturore si psh. Nga Fondi Adolf Gulins donation fond, etj.
Yllka Sheqiri ka shkruar edhe dis askenare filmi të shkurtër që janë realizuar nga kolegët e saj gjatë studeimeve, ka ralizuar edhe një varg shfaqejesh me Grupin fëmijëve në Göteborg, etj.
Yllka që nga viti 2009 është ndër anëtaret më të reja të Qendrës së Shkrimtarëve të Jugut të Suedisë. Është nënkryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi. Është edhe anëtare e Klubit Letrar të Blekinges dhe vitin 2011 ka qenë e deleguara e këtij Klubi në Mbledhjen solemne vjetore të Akademisë Suedeze.
Yllka e kujton mirë me respekt e dashuri dhe njëherit me shumë krenari dhe shumë e gëzuar ditën dhe momentin e ceremonisë së ndarjes së Çmimit për Kulturë babait të saj shkrimtarit Rizah Sheqirit, 10 vjet më parë, më 2002. Ndërsa tash, 10 vjet më vonë, baba Rizahu është shumë i kënaqur, i lumtur dhe jashtëzakonisht krenar e i gëzuar për të bijën e cila nderohet nga departamenti për Kulturë i Komunës së Karlskronës me të njëjtin Çmim. Kjo është edhe një dëshmi se ajo po ecën me hapa të sigurtë drejtë sukeseseve të reja dhe po ndjek gjurmët e babait të saj. Babë e bijë të gëzuar dhe shumë krenar pas ceremonisë së pranimit të Çmimit.
Yllka Sheqiri jeton në qytetin Göteborg të Suedisë dhe krahas studimit, e krijimit aktualish udhëheqë puntorinë filmike krijuese në kuadër të projektit ”Filmsis”.
Në fund të këtij shkrimi gjithsesi duhet të përmendim edhe një aktivitet të rëndësishëm të regjisores e shkrimtares Yllka Sheqiri. Është fjala për projektin e saj ”Filmsis” – një puntori krijuese filmike , projekt i cili ka gjetur përkrahjen materiale të Komunës së Karlshamnit, të asaociacionit filmik Reaktor Sydost, të Regjionit të Blekinges dhe të vetë Institutit të Filmit në Suedi. Projekti i Yllka Sheqirit me idenë kreative e origjinale të tij ka zgjuar vëmendjen edhe të opinionit të gjërë filmik thuaja në gjithë Suedinë. Udhëheqse dhe kreatore e projektit është vetë Yllka.
Për porojektin dhe të arriturat e tij sigurisht se do të flitet e shkruhet shumë e shumë në të ardhmën. Deri më tash rreth projektit Yllka ka dhënë disa intervista për disa nga mjetet e informimit; radio fonike, elektronike dhe ato të shkruara.