Ne shkrimin “Europa dhe Islami” Bernard Lewis merr persiper barren e shumefishte qe, jo vetem te ndertoje me skrupulozitet dhe saktesi shkencore suazen historike, ekonomike dhe kulturore te konfliktit mes Islamit dhe Europes ne nje sere rrafshesh: ushtarak, religjioz, qyteterimor etj., por, dhe kjo perben nje ndihmese ndoshta unike ne punimin e tij, te davarise mjegullen shumeshekullore e te nxjerre ne drite te vertetat historike rreth ketyre dy feve te medha monoteiste e universaliste, larg miteve, gjykimeve e paragjykimeve te krijuara me se shumti nga letersia orale dhe e shkruar duke zene fill nga periudha e Rilindjes europiane e ardhur ne ditet e sotme, si pjese integrale e kujteses dhe ndergjegjes kolektive te popujve. Shembulli qe na sjell Lewis, ai i konfliktit mes perseve dhe grekeve ne antikitet, i interpretuar me se shumti nga autore letrare, por jo vetem, si konflikt qyteterimesh dhe sistemesh politike, i mbartuar dhe i riinterpretuar edhe ne periudha te mevonshme historike, si pushtimi Osman i Greqise dhe i Ballkanit, eshte mese kuptimplote lidhur me shkallen e manipulimit te opinionit publik.
Nje tipar interesant i analizes se Lewis’it shkon e rrok procesin e nderlikuar te ndryshimeve ne Shtepine e Islamit ne pergjithesi dhe Perandorine Osmane ne vecanti, vecmasi ate hark kohor qe shkon nga shekulli i nentembedhjete e fillimi i shekullit te njezete dhe vijon edhe ne ditet tona, i cili, lindi si nevoje imperative dhe i imponuar nga ajo cka po ndodhte ne boten e krishtere, thene me fjale te tjera, fale atij zhvillimi te vrullshem shkencor e teknologjik, por edhe kulturor, ekonomik e social qe po ndodhte ne Perendim dhe per rrjedhoje e gjunjezoi dhe e mposhti Lindjen myslimane ne te gjitha fushat dhe aspektet e veprimtarise njerezore. Po cila qe forca shtytese e Islamit? Deshira per te kapur kohen e humbur te zhvillimit e te perparimit apo ambicia e provincialit per te sfiduar e rivalizuar nga inati me armiqte e perjetshem? Keto jane disa nga pyetjet qe shkon e shtron Lewis’i dhe qe, sic e shohim nga shtjellimi i metejshem i ketyre ceshtjeve qe u ben autori, verejme se, per fat te keq, bota islame nuk u ka dhene nje pergjigje shterruese e perfundimtare edhe sot e kesaj dite.
Ne dy artikuj te njepasnjeshem, te cilet mund te lexohen edhe si dy pjese te nje artikulli te vetem, pra, tek “Obsesioni Otoman” (trajta e sakte e emrit eshte “Osman”) dhe “Giboni mbi Muhametin” Lewis na shpalos nje dimension te konkretizuar te njohjeve te veta rreth Islamit dhe kultures bibliografike lidhur me literaturen qe eshte shkruar e botuar mbi-e- per te; referencat e shumta dhe pernjemend mbreselenese shkojne e rrokin si studiuesit arabe ashtu edhe ata europiane te interesuar per Islamin dhe boten e tij. Lenda e derdhur ne to eshte nje pohim i terthorte, por i padiskutueshem, i faktit qe kemi te bejme ndoshta me autoritetin me te madh ne leme te studimeve per boten myslimane. (Deshiroj te risjell ne vemendje te lexuesit qe po ky botues i librit te Lewis’it “Islami dhe Perendimi”, ka sjelle ne shqip edhe dy libra te tjere prej te njejtit autor: “Ku kemi gabuar?” dhe “Lindja e Turqise moderne” te cilet trajtojne po kete tematike kaq aktuale.) Ne te njejten kohe, analiza e autorit na jep te kuptojme shperpjesetimin e jashtezakonshem qe ekziston mes dy qyteterimeve ne lidhje me studimet e botimet per boten dhe kulturat e ndersjellta, duke e shpalosur qartazi e prerazi se kandari anon nga ana e europianeve dhe perendimoreve. Ndoshta ne shekullin qe po jetojme, mund te kemi nje revansh te vendeve arabe ne kete drejtim, po gjithsesi lypset thene se hendeku vijon te thellohet edhe sot e gjithe diten. Nga ana praktike te dy artikujt e siperpermendur te Lewis’it u vijne ne ndihme studenteve, por edhe te gjithe atyre qe jane te dhene pas studimeve ne fushe te Orientalistikes; ndonese, sic e shtjellon gjere e gjate te “Ceshtja e Orientalizmit”, autori na ben me dije se ky term eshte zhvleresua e shfuqizuar dhe ka marre nje konotacion pejorativ prej nje grushti studiuesish kryesisht arabe, por edhe perendimore, nder me te spikaturit ai permend Edward Said’in dhe vepren e tij “Oreintalizmi”. Ne kete shkrim erudicionit te hulumtuesit te dores se pare, vjen e i bashkengjitet edhe fryma e polemistit te rrepte qe e nderton sulmin e vet mbi argumente te sakte e te perpunuar.
Bernard Lewis
“Islami dhe Perendimi”
Perktheu: H. Shtalbi
Botues: IDK
253 faqe
850 leke