2013-03-24

“Monologu i nënës” - poezia më e mirë në “Flakadanin e Karadakut”

Poetë e shkrimtarë nga viset e ndryshme të banuara me shqiptarë, kanë marrë pjesë të shtunën në Viti, në Orën e Madhe Letrare të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”. Sivjet, ky manifestim letrar i është kushtuar poetit Ali Podrimja, i cili ka qenë njëri nga pjesëmarrësit e rregullt në këtë orë letrare.


 Poetja nga Shqipëria, Ana Kore, ka thënë se ora letrare “Flakadani i Karadakut” e cila mbahet tradicionalisht në kuadër të manifestimit me të njëjtin emër, këtë vit i kushtohet një poeti që me poezinë e tij ka kaluar gjeografinë shqiptare. “Të gjithë poetët pjesëmarrës në këtë orë letrare ndihen të nderuar që kjo orë letrare e ‘Flakadanit të Karadakut’ krahas kujtimit për dëshmorin Nijazi Azemi, i dedikohet edhe mikut Ali Podrimja”, ka thënë Kore. Kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi, ka thënë se Vitia edhe këtë vit ndihet e nderuar që në gjirin e saj ka pritur poetët dhe shkrimtarët nga viset e ndryshme të banuara me shqiptarë e të cilët me vargjet e tyre lartësojnë veprën e dëshmorëve të lirisë. Çmimin e parë për poezinë më të mirë të manifestimit “Flakadani i Karadakut” e mori poeti Fehmi Ajvazi me poezinë “Monologu i nënës”. Të dytin e ka marrë poetja nga Shqipëria Ornella Musabelliu me poezinë “Nënës sime”, kurse vendin e tretë poetja Blerta Ahmeti me poezinë “Kosova kërkon përgjigje”. Këshilli organizativ i manifestimit me mirënjohje nderoi edhe shkrimtarin Azgan Haklaj dhe poetin Nazmi Beqiri, për kontribut të dhënë. Në kuadër të orës letrare “Flakadani i Karadakut” , është promovuar edhe libri “Edhe zoti flet shqip” i shkrimtarit Azgan Haklaj. Ana Kore, kryetare e jurisë së orës letrare, ka thënë se ky libër që tani është duke bërë bujë në mediat shqiptare, pas promovimit që i është bërë në Gjakovë në pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, po promovohet edhe në Viti në kuadër të këtij manifestimi gjithëkombëtar. Ajo ka thënë se Azgan Haklaj, pos si politikan, njihet edhe si shkrimtar, pasi ky është libri i tij i tretë . “Haklaj është një nga shkrimtarët e rrallë që si deputet dhe si i burgosur politik, boton një libër “, ka thënë Kore. Ndërsa, autori Azgan Haklaj, ka thënë se libri i tij “Edhe zoti flet shqip” vjen në kohën kur populli shqiptar asnjëherë deri më tani nuk ka qenë më i bashkuar dhe më me shumë miq.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...