Lan Duraj-mjeshtri që i veshi shkodranët bukur


Nga Kabil Bushati


Eshtë një njeri në Shkodër që vite më parë ka pasë një famë të pa diskutueshme. Emri i tij lakohej kudo dhe kurdo në çdo ambjent. Ai sot është pensionist i thjeshtë, i pa fjalë, nuk kërkon status trajtimi të vecantë, nuk kerkon pension special dhe titull "Mjeshtër i Madh" dhe nuk thotë nëpër rradha: "hapuni, jam une". Ai eshtë i thjeshtë deri në madhështi. Ai quhet Lan Duraj, mjeshter rrobaqepes ne specialen "Moda", njesi në atë kohë famoze në Shkodër që përfshihej brenda kooperativës së artizanatit. Ai nuk ishte diplomuar jashtë shtetit , në salonet e modës ne Venezia apo ne Paris , por kishte mesuar zanatin nga mjeshtrat e vjetër shkodranë dhe kishte arritë të bëhej i përmendur në tërë Shkodrën e më gjërë. Kishte arritë majat në profesionin e tij, zenitin e lakmueshëm. Ky qytet kishte pasë rrobaqepës të vjetër, të diplomuar jashtë shtetit si Sait Mujaxhi që kanë lënë gjurmë të pashlyera për qytetarinë shkodrane. Ata, në një vend të dukshëm mbanin vjerrë diplomat që posedonin. Specialja "Moda" ishte në fillim të Pjaces ku më parë kishte qenë "Shtëpia e Gruas". Rinia shkodrane kur bënte në Pjacë xhiron e darkës, këthnte kokën nga ai dhe e pershendeste gjithë respekt dhe njekohësisht i tregonin atij se si ju kishin ra kostumet, pantollat a ndonjë veshje tjetër. Ishte nje tip i veçante "parakalim mode" para zanatlijeve që i kishin berë. Për dekada me radhë Lan Duraj përfaqësonte elegancën, hijeshinë dhe impozancën e shkodranëvet, në ato vite të egra të diktatures. Të shumë ishin ata të rinj që kostumet e dasmave të tyre i qepnin tek rrobaqepsia "Moda" ku spikaste dora mjeshtërore e Lan Durës. Pothuaj të gjithë nga brezi ynë jemi martuar me kostumet e Lanit. Ishte korrekt në afatet dhe ditën e dasmës i kishim gati kostumet për t'i veshë. Në datën e caktuar gjeje kostumin gati dhe të qepur plot andje. Aty beheshin të gjitha porositë edhe kostumet e perdita edhe pantollat etj. Aty vinin edhe porosi nga të medhejtë e Tiranës.
Ishin fillimvitet 60-të kur kjo rrobaqepësi u bë më e njohura në Shkodër e më gjerë. Në ato vite ky lokal numëronte 28 rrobaqepës profesionistë të nivelit të lartë. Punonin nga mëngjesi deri në darkë, me një pushim dreke sa për të ngrënë dhe dilnin përsëri që të vazhdonin punën që e kishin me aq zell. Rreth kësaj njësie u grumbulluan rrobaqepës me emër si Bahri Luli, Sulë Danoviqi, Brahim Dajti, Qemal Kraja, Amir Rrashketa etj. Këta kishin kryer shkollat në Tiranë dhe kishin marrë ekperiencë nga rrobaqepësit e vjetër. Ishin vitet e prishjes me Bashkimin Sovjetik, dalëngadalë vendi ynë po vetëizolohej. Kjo reflektonte edhe në njësinë e "Modës" e cila nuk kishte ku të merrte katalogjet për modelet. Deri at'herë kishin pasë modele të bollëshme për të ju servirur klientave. Ata i kishin aty në tavolinat e hollit me dhjetra katalogje te huaja dhe klientët nuk hezitonin të bënin porositë. Tashti u ndërpre ardhja e katalogjeve nga firmat e huaja. Ketu qëndron merita e mjeshtrit-përgjegjës Lan Duraj. Ai dijti të bënte kombinimin e katalogëvet që kishte gjendje me modën e kohës. Mos harroni se ishin vitet kur në Shqipëri në përgjithësi dhe në Shkodër në veçanti akoma nuk kishte hyrë televizori. Pra ishte nderprerë çdo mjet komunikimi me jashtë shtetit dhe brenda vendit po ashpërsohej lufta kundër çfaqjeve të huaja. Organizatat e Frontit nëpër lagje ishin vënë në lëvizje dhe denonconin çdo çfaqje te huaj e moderniste në modë. Ishin bërë me zarar qepjet e guximshme me modë të huaj dhe shumë rrobaqepes e pësuan më punë në ndertim pallatesh me kontribut vullnetar ose me pune të rëndë në NSHN. Shumë rrobaqepës u bënë pre e vigjilencës së organizatave të frontit demokratik dhe keshillave popullroe të lagjeve gjatë atyre viteve.
Më kujtohet dhe dua ta them se çfarë më tha e motra e Pjeter Arbnorit vite më parë. Ishim në Pallat të Kongreseve, në promovimin e librit "Mugujt e mesjetës" që kishte shkruar Mandela shqiptar. Aty ishte edhe e motra e Pjetrit, Gjystina që kishte ardhë për të marrë pjesë në gezimin e të vëllait. Ishte i fuar edhe i gjithë trupi diplomatik. Unë, për të ndezë pak bisedën i them Gjystinës. "Ju ka ardhë hakut Partia e Punës...", dhe ajo mu përgjegj "Nuk na ka ardhë hakut partia sa na ka ardhe kojshija. Në ato vite unë punoja si punëtore në Uzinën e Fermentimit të Duhanit. Kisha rrogën e vogël dhe kisha për të mbajtur edhe vëllain në burg. Me ndihmue rrogën, kisha një maqinë qepse të vogel doret me të cilën punoja në shtëpi dhe nxirrja ndonji lek. E me ato lek unë blija ushqimet dhe shkoja e shihja vëllain në burgun e Burrelit. Një ditë më thërrasin në zyrat e lagjes dhe polici i plotfuqshm më thotë të mos qepja më rroba se ishte e ndaluar. Mirpo unë përsëri vazhdoja tinëz me qepë natën. Përsëri më thirri. Unë fillova me qa. Ai më tha përsëri mos me qepë rroba. Mirpo nevoja nuk ka gjyq, unë përsëri vijova të punoj natën me maqinën e dorës. Një pasdreke më vjen në shtëpi i plotfuqishmi i lagjes dhe kur e pau gjendjen time familjare vuri dorën në zemer dhe më tha se më padiste kojshia dhe ai nuk kishte çfarë të bënte. Më tha që në penxhere të vendosja një batanije dhe ta mbyllja mirë pamjen nga jashtë. Dhe kështu bëra, kojshia nuk i dëgjoi më krismat e maqiës sime, sepse unë bërë batanizimin e dritares...". Këtu përfundoi Gjystina,motra e Pjetër Arbnorit dhe kishte të drejtë në arësyetimin e saj. Polici e kishte falë por nuk e kishte falë kojshia. (!?). Sa qesharake!
Edhe nëpër lagjet e qytetit ishin hapë robaqepësi ku spikatinin rrobaqespës më përvojë e të talentuar si të pa harruarit Qerim Curri, Faik Kalaja, Selim Krymi, Novruz Kalaci, Shyqyri Reçi, Sulë Hyseni etj. Por mbi të gjithë qëndronte rrobaqepësia "Moda". Në atë kohë filluan të dilnin pantollat kao-boj të cilat rrobaqepesit i qepnin nëpër shtëpia pas orarit të punës. Futja e telvizorit dhe antenave kishte bërë të mundur depërtimin e modës së huaj edhe në Shkodër. Rina shkodrane në ato vite të vështira skamlleku ekonomik dhe survejimi në çdo rrugë e rrugicë mundohej me shpirt të vishej bukur dhe me sqimë. Kishe qejf të shikoje rininë e Shkodrës gjatë mbremjeve te shtetitjes ne Pjace. Ishte një lloj paradë mode që bëhej në ato vite. Sidomos mbremjeve të shtuna dhe të diela dilte në shetitje gjithë Shkodra. Dhe Lan Duraj u mundua me të gjitha forcat të ia plotësonte deshirat të rijvet, pavarsisht barrikadave që vendoste rregjimi. Ku kishte shkodran në atë kohë së paku pa një kostum të mirë. Megjithë çmimin e shtrënjtë të stofit, ku për një kostum duhej të shpenzohej mesatarisht rroga e një muaji dhe për ta qepur shkonte paga e një pesëmbdhjetëditëshit, prapë se prapë të rinjtë kishin qef të bënin kostumet tek Lani. Lokali i tij vlonte nga nga puna. Konfeksionet që shiteshin nëpër dyqanet e shtetit, nuk preferoheshin, pasi ishin të gjitha uniform, të prera pa shije, të qepura me normë dhe të rrinin në trup si thes.
Dhe kështu vazhdoi për vite e vite saloni i "Modës". Me ardhjen e demokracisë erdhën edhe në Shkodër modele të huaja bashkëkohore. Dalngadalë këto njësi u shkrinë për të dalë privat. Tashti Mjeshtri Lan Dura ka dalë në pension ,është plakë dhe ka arritë moshën tetëdhjetëvjeçare por trupin e ka të drejtë si qiri. Ai nuk punon më. Del nganjerherë nëpër rrugët e Shkodrës me një bicikletë dhe përshendetet me të gjithë. Të gjithë e respektojnë dhe i flasin me zë të lartë:"ku je Lan Durra". Edhe unë që po shkruaj keto radhë, në emër të gjithë Shkodrës e falenderoj mjeshtrin e vjetër Lan Duraj dhe të gjithë ata rrobaqepës që përmenda më lart dhe që janë akoma gjallë. Ata që në ato vite të vështira na bënë të dukemi të bukur.


Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit