2013-03-30

“Provo të thuash të vërtetën”, do të jesh “Selman Rruzhdie” shqiptar


Refleksion letrar i një realiteti social, në librin "Nën thonjtë e djallit”






 Nga:Fatime Kulli



Është libri i nëntë i shkrimtarit Astrit Kosturi, që tash më ka krijuar një përtret-të-tij -origjinal.
Në veprën "Nën thonjtë e Djallit”, Astriti vjen si rrufe në qiell të pastër dhe flet me zërin grotesk, ashtu siç kanë bërë shkrimtarët e mëdhenj në shoqëritë e tyre.
Dhe kjo gjuhë është gjuhë e padrejtësisë së politikës ndaj shoqërisë sonë të shumëvuajtur, ndaj dhe autori i përshkruan ato në formë rrëfimesh, për të mbetur akuza të gjalla ndaj politikanëve shqiptarë, duke treguar prapaskenat e lojës së tyre me njerëzit e ndershëm që besojnë në ta. Por realiteti është një dhe i vetëm, është ky që ka përjetuar autori dhe, që lexuesi tashmë e ka në tregun e librit.
Astrit Kosturi shkruan me gjuhën e qartësisë, me gjuhën e së vërtetës, me gjuhën e "rebelimit" qytetar, si një Selman Rruzhdie. Autori Kosturi nuk është dënuar me vdekje nga politikanët tanë, por është dënuar me heshtje....!
Ja si shprehet ky "Rruzhdie" shqiptar, në librin polemizues “Shuplaka e Fatit”: "Politika e Tiranës, na e ka bërë nderin që të merremi me veten, të grindemi e të shahemi me njëri-tjetrin”. Autori me thjeshtësinë, me mençurinë, me urtësinë e tij, mendon e punon për t'iu shërbyer të tjerëve, qytetarëve të qytetit të tij të dashur.
Pothuajse e njëjta situatë, ndodh edhe tek libri i fundit “Nën thonjtë e djallit”, ku në një episod autori ngreh zërin i shqetësuar për fatin e njeriut të ndershëm, që vuan nga veset e dhe padrejtësitë e politikës. Autori akuzon me mendjen dhe dorën e shkrimtarit, kastën politike që është indiferente ndaj veseve dhe varfërisë sociale në vend.
Të jetosh "Nën thonjtë e djallit”, do të thotë të përballesh me emocione të fuqishme të shkrimtarit, i cili demaskon hapur fenomenet, pjellë e një politike të mbrapshtë social-ekonomike. Më kujtohet një shprehje e George Kaiser, “Ata, që njohin panikun më të thellë, janë artistët e mëdhenj. Të jesh poet, do të thotë: Të jesh njeri dhe të përcjellësh nga vetja”. Kjo sentencë kaiseriane, i shkon shumë rreth përqasjes prozaike të shkrimtarit, eseistit, publicistit Astrit Kosturi, i cili me “revoltën” artistike, krijon UNI-n e tij letrar, në krijimtarinë e tij, veçanërisht në veprën "Nën thonjtë e djallit”.
Shkrimtari Kosturi pas një vepre të suksesshme dhe polemizuese “Shuplaka e Fatit” , tani para lexuesit del me veprën më të re në prozë; "Nën thonjtë e djallit”. Një prozë e ndërtuar me frymë të mbingarkuar emocionesh, teknikisht të saktë, me shprehje të përdorura nga realiteti i përditshëm i jetës sonë, duke i gërshetuar me personazhe nga jeta, na pasqyron episode të dramës sociale. Personazhet shkrihen e bashkëjetojnë përjetësisht "Nën thonjtë e djallit”, ku autori ka gërmuar rreth zonës ku jeton, duke i pasqyruar si rrëfenja, shkaqet e kësaj drame njerëzore. Ky libër është ngritur artistikisht me frymë revolucionare, duke tentuartë bëj REVOLUCION artistik letraresk, në shërbim të ndryshimit të fenomeneve që kanë mikluar jetën e tyre. Pra, autori pasuron bibliotekën e lexuesit me një vepër të arrirë, ku shquhen elementë objektivë, rrethanorë që rrotullohen rreth botës njerëzore. Vepra ka cilësinë e romanit reflektiv, ndërtuar me infrastrukturë poetike dhe eseistike, duke na paraqitur një strukturë mjaft komplekse zhanrore, stilore dhe narrative.
"Nën thonjtë e djallit” është një dëshmi artistike, që na e servir shkrimtari Astrit Kosturi, të përshkruar me shumë sqimë, (rreth një rrjeti vicioz), i cili na i shkëput këto probleme delikate dhe mjaftë serioze, që tashmë janë kthyer në fenomene të rënda sociale, si: prostuticioni e trazicioni i stërzgjatur me fytyra pushtetarësh. Por, shoqëria jonë me mendësinë e mentalitetit patriarkal, (e zgjidhur tashmë nga zinxhiri, në një shoqëri të hapur), përqafet në një rrugë të gjatë sfidash. Dhe sfida më e madhe është sfida morale. Atëherë, çfarë duhet për të bërë, për të reflektuar ndaj këtyre fenomeneve që godasin shoqërinë tonë në tranzicion? Shkrimtari Kosturi na i pasqyron këto plagë sociale, me artin e të shkruarit, duke tentuar në misionin e tij qytetar e human. Autori gjatë rrëfimit romanor, tenton të lëkundë hijet e murme që janë lidhur rreth vesit, moralit të dobët, për të ndezur diku një dritëz...shprese për jetën.
Atmosfera që na sjell autori Kosturi, në librin “Nën thonjtë e djallit”, me aktin artistik të rrëfimeve, lojën e personazheve, të cilët i “imponohen” autorit, shprehin fuqinë artistike, në “ringun” e një beteje të pamoralshme që zhvillohet në shoqërinë tonë, midis pushtetarëve dhe popullit të thjeshtë.
Kështu lexohen të gjitha faqet e librit të Kosturit, duke formuar një sintezë lidhjeje me aktualitetin e mjegullt shqiptar, që rënkon nga mungesa e të drejtës për të jetuar si njerëz të qytetëruar, nga keqqeverisjet e shtetarëve tanë, nga mellagomania e politikanëve, nga ulërima e varfërisë migjeniane (që është ulur këmbëkryq), nga veset e huazura, për tu pasuruar në kurriz të tjetrit dhe nga liria e cunguar e të drejtës më elementare: të gëzosh të drejta si qytetar i denjë i RSH.
Ashtu sikurse, me veprën e Astritit, shoqëria jonë ka nevojë për shumë zëra të veprave të tilla, për më shumë emra, në mënyrë që shoqëria të ndërgjegjësohet, se një pjesë e saj, është në krizë morale dhe kjo për efekt të indiferencës dhe antihumanizmit të politikës në tranzicion, ku fenomenet e veset kanë lulëzuar, sikurse rrëfimi e dramës “Nën Thonjtë e Djallit”.
Kjo vepër e Kosturit, është një vepër e shkruar me shumë dhimbje, me një pasqyrim deri në detaje të fenomenit, sa që skenat e episodeve, të ngjarjeve... të fusin frikën, të shuajnë dritën e shpresës, të mjerojnë në forcën e shpirtit njerëzor. Më kujtohet një shprehje e Bloy, ku shkruante: “Po nuk ndjeva mjerimin tim, si mundem të ndjej gëzimin tim, që është fëmija i madh i mjerimit, e që i ngjan aq shumë sa të shtin frikën?”. E pra, kjo shprehje e mençur, zë vend në veprën “Nën thonjtë e djallit”, të Astrit Kosturit, si një vepër e shëndetshme, që sundon mbi errësirën.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...