2013-03-24

Nje veshtrim paralel nga Ferri i Dantes te Ferri yne tokesor

Floripress

Duke lypur gjithe mirekuptimin e lexuesit, kesohere do te ndermarrim nje diversion letrar ne rrekje per te kuptuar bemat e gjemat e botes se te gjalleve,nisur nga bota e te vdekurve, gje krejt e pazakonte si per rubriken tone kaq-shume-vjecare, ashtu edhe per autorin e ketyre radheve. Por tundimi vjen nga nje liber i jashtezakonshem, ne mos me i permenduri ne historine e njerezimit, medoemos nder me te shquarit, nje nga ata qe do te shuhet vec ate dite kur do te shuhet edhe njerezimi (ne qofte se!). Fjala eshte per “Komedine hyjnore” te fiorentinasit te madh, Dante Alighieri, vepren qe na ofron kycin magjik per te keqyrur nga afer, mekataret e medhenj te te gjitha koherave (dhe jo vetem ata te kohes se tij), mjaft te njohesh e te zoterosh instrumentin e duhur te atij qe per voli e quajme lexim paralel. Doemos ne nuk i njohim vetes zotesine e fiorentinasit qe shkon e stigmatizon tok me mekatet edhe autoret e tyre, pa u lene mangut gje prej gjeje, me emer e mbiemer. Por ne do te deshironim qe duke i vendosur ne dore lexuesit, le te themi lupen, t’i keqyre vete mekataret e botes sone dhe jo vetem ata te tanishmit, por te te gjithe koherave, sic vepron fundja edhe Danteja ne udhetimin e vet te pazakonte, dhe t’ua ngjise vete emrat a ne dac llagapet, po qe se deshiron, nisur edhe nga pervoja e njohjet vetjake. Te prire nga Danteja, lexues te nderuar, le te ndermarrim kete udhetim te vetetishem (poetit iu deshen njezet e kater ore per ta kryer) te drejtuar nga motoja “Ketu cdo dyshim mbas shpine duhet lane/ cdo frike e perpelitje te mbaroje!” duke zbritur njerin pas tjetrit te nente rrathet e Ferrit, nje ngrehine te ndertuar sipas nje arkitekture te pacen, pavaresisht se ne te banojne e vuajne mekatet e kryera ne te gjalle krijesat me diabolike te sojit njerezor. E pra, ja ku na shfaqen para sysh mekataret e shfrenimit e te shpirtligesise; ja ku shohim shpirterat e atyre qe s’bene gje ne jete tek vrapojne ameshueshem; shfryn e bucet stuhia qe merr me vete mekataret e epshit; i rreh pa meshire shiu i perjetshem grykesit e pangopur; rrotullojne gure te rende kopracet e doreleshuarit; qendrojne hidhnaket zhytur ne llume; ja si digjen e pervelohen nder gropa te zjarrta heretiket; pa shikoni tiranet e hajdutet kredhur ne gjak; vetevrasesit te shnderruar ne peme dhe blasfemuesit e fajdexhinjte te rrahur e te percelluar nga nje shi i eger flakesh. Le te zbresim edhe me thelle e te ndiejme se si fshikullojne kerbacet e djajve mbi mashtruesit e femrave dhe gjithe kodoshet; shohim zhytur ne ndyresi lajkataret dhe matrapazet e gjerave te shenjtave, duke rrahur kembet me deshperim rrasur kryengulthi nder gropa te zjarrta; pa shihni fallxhoret me koken sperdredhur dhe batakcinjte te flakur ne katran pervelues; sa te rende valle jane per hipokritet keta mantela prej plumbi e sa te helmatisur e hidhnake gjarperinjte qe u versulen hajduteve; ja, mbjellesit e dasive te sakatuar per dreq nga djajte dhe falsifikatoret te munduar nga semundje te neveritshme. Dhe ja, ku sosem ne fund te Ferrit, atje ku mbreteron akullnaja e perjetshme, atje ku gjenden tradhtaret, me te urryerit nder gjithe mekataret. Por Ferri, i Dantes (madje edhe i yni, po te deshironi), ka me ne fund nje vend prehjeje e pushimi, ku shkojne e hyjne vetem foshnjet e papagezuara dhe paganet e virtytshem, ata qe kryen sa e sa te mira per njerezimin. Por beni kujdes, ky nuk eshte vend per ateistet, nomatisesit e perdhosesit e emrit te Perendise, te atyre qe me vrull dhe energji diabolike shemben kisha e xhami, ne emer te zotucave mbi toke qe donin t’u benin karshillek Perendive e te barabiteshin me ta, per hir te pushtetit vetjak, diktatures, pjelle e dhunes dhe e rrenes. E pra, ketu e nderpresim kete udhetim tonin alegorik, me shprese se nje dite mund ta vijojme edhe ne dy dimensionet e tjera, te munguara, ne shtate rrathet e Purgatorit e ne nente qiejte e Parajses, pse, tekefundit, atje gjenden te gjithe ata qe e nxoren ne drite kete vend, me pushke e pende, sic eshte bere zakon te thuhet. Po nuk mund t’i mbyllim dot keto radhe, pa thene dy fjale edhe per Pashko Gjecin, njeriun qe e ngriti shqipen ne lartesine e gjuhes se Dantes dhe i veshi asaj shkelqimin e gjuheve dhe letersive te bekuara, pjese e kulturave dhe qyteterimeve te medha. Ndaj dhe vec per kaq, Dante e Virgjili tok, ia kane ruajtur nje vend ne Parajse. Amen!

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...