Shpendi Topollaj
Biseda me mjekun Flamur Tartari, Kryetar i Shoqatës së Urologëve Shqiptar, fama e të cilit i ka kaluar kufijtë e vendit tonë, është mjaft tërheqëse. Ai tregon me entuziazëm, për suksesin e plotë të Konferencës së katërt për Europën Juglindore të urologjisë e cila u zhvillua në Tiranë dhe ku morën pjesë dhe referuan shumë mjekë të shquar. Ai flet për kontributin e kolegëve të tij dhe asgjë pë vete, sido që unë e di mirë se ai është njeri nga organizatorët kryesorë të saj. Më vë përpara dhe numërin një të Revistës Urologjike dhe ndalet gjatë tek rubrika “Njerëz të shquar të humanizmit dhe të mjeksisë shqiptare”. Nënë Tereza, Osman Jonuzi, Ismail Tartari, Frederik Shiroka, Maksut Drasa, Ferdinand Paparisto sikur kuvendojnë me ty kësaj radhe. “Më pas do vijojnë të tjerët – shton Flamuri – se janë të shumtë ata që vunë gjithçka patën në interes të shërimit të njerëzve sipas parimit të Karlejlit se “Njeriu i shëndetshëm është vepra më e çmueshme e natyrës”. Por unë i kisha lexuar librat e tij të shumtë kushtuar të gjithë atyre që lanë gjurmë të pashlyeshme në mjekësinë tonë. Dhe kjo ma kishte shtuar më shumë konsideratën për këtë mjek human i cili me gjithë angazhimet e panumërta të profesionit, përsëri gjente kohë për të hulumtuar e për të shkruar rreth tyre.
E ndërsa ai flet, mua sepse m`u kujtua Rufinosi, ai mjeku i njohur i shekullit të dytë nga Efesi, i asaj kohe kur rolit të shpirtit i jepej një rëndësi e veçantë. Ai që kishte shkruar traktatin e famshëm “Rreth dhimbjeve të veshkave dhe të cisteve” kishte qëlluar dhe poet. Dhe në njerën nga poezitë e tij të ndjera, kushtuar të dashurës Prodika, thosh:
E pra e shikon? I ngjet sot varrit të harruar
Që mbi të, një lule askush s`lëshon.
Duke shkruar e botuar intensivisht për të gjithë ata që sot janë krenaria e mjekësisë shqiptare, dr. Flamuri, fjalët e ngrohta, mbushur me mirënjohje, rreth jetës dhe veprës së tyre, i shndërron në buqeta me lule që qëndrojnë përherë të freskëta në kujtesën e të gjithë atyre që i patën njohur apo kishin provuar kujdesin dhe shërimin nga duart e tyre të arta.
“Një provë e madhe e mirësisë sate është të pasurit besim në mirësinë e të tjerëve” thosh në kohën e tij Montenji. Duket se kjo përbën dhe devizën e punës dhe përpjekjeve të pareshtura të dr. Flamurit në hartimin e studimeve të tij monografike për ata që vunë themelet e shkollës shqiptare të mjekësisë. Puna e tij në këtë drejtim për nga volumi, saktësia dhe kompetenca profesionale mund të krahasohet me atë të një institucioni të tërë.
Ai është bir i qytetit të Durrësit. Babaj i tij la një emër të nderuar, kurse e ëma Rahmija, ishte një grua që nuk e lëshonte asnjëherë librin nga dora. Ky çift intelektualësh rriti dhe edukoi djem të mrekullueshëm e të ndershëm që i do dhe respekton tërë qyteti. Flamuri duke i qëndruar besnik traditave mjeksore të familjes së tij, studioj në Universitetin e Tiranës për mjekësi dhe filloi punën si kirurg në spitalin e Durrësit. “Këtu kam mësuar shumë – tregon ai – por dhe gabime kemi bërë. Ishim të rinj. Një herë, jashtë orarit të punës, e kisha tepruar në të pirë, kur më njoftojnë të paraqitesha urgjent në spital. Duhej operuar një ushtar, por unë nuk isha i kthjellët dhe nuk i nxirrja dot apendiksin. Më shpëtoi mua dhe atë doktori i nderuar Prodani. Por dhe kur erdhi një vajzë nga Ndroqi që ishte rëndë, dhe e kishte gjakun të një grupi me mua, menjëherë i dhashë gjakun tim, dhe pastaj e operova”.
Në vitin 1969, duke parë seriozitetin, kulturën por dhe talentin e tij, e emërojnë pedagog në Katedrën e Kirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë. Më pas specializohet për kirurgji dhe anesteziollogji po në Tiranë dhe më tej shkon për specializim për kirurgjinë urologjike në Francë, Hungari, Hollandë, Itali e Zvicër. Eshtë pedagog në Shërbimin e Urologjisë në Qëndrën spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në vitin 1987 ka fituar titullin Docent dhe në vitin 1992 ka mbrojtur doktoraturën dhe tani është Profesor në Urologji. Dr. Flamuri është autor i mbi 150 punimeve mjeksore, shkencore dhe publicistike, si brenda, ashtu dhe jashtë vendit. Eshtë autor i disa librave mjeksor për urologjinë, ku ka dhënë përvojën e tij të gjatë dhe të pasur mjekësore. Me punën e tij të palodhur ai ka bërë miq anë e mbanë shqipërisë. Sa e sa pacientë e kujtojnë atë me dashuri si mjek dhe si njeri. Emersoni thosh se “E vetmja mënyrë që të bësh miq, është të jesh mik”. Dr. Flamuri këtë miqësi me njerëzit dhe sidomos me kolegët e ka manifestuar mësë mirë në librat e shumtë që shkruan dhe vazhdon të shkruaj për ta. I kudogjendur ai është antar influent i disa shoqatave dhe organizmave ndërkombëtare për urologjinë, në Ballkan, Evropë dhe botë. Gjithashtu, duke parë veprën e tij, Akademia e Shkencave të New York – ut e ka pranuar atë anëtar të saj. Ka marrë pjesë në shumë takime, simpoziume, konferenca dhe kongrese ndërkombëtare ku fjala e tij ka lënë mbresat më të mira. Njëkohësisht dr. Flamuri është anëtar i Rotary Club qysh nga viti 1991, ku jep ndihmesën e tij të çmuar. Në vitin 2005 ka themeluar Institutin Kombëtar të studimeve e kërkimeve shkencore mjeksore e të mjedisit “Fillonid Durrachieni”. Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, ai është edhe kryetar i shoqatës së miqësisë Shqipëri – Hollandë.
Mundohem të rendis emrat e të paktën disave prej atyre për të cilët dr. Flamuri ka shkruar, por kjo më duket e pa mundur. Rëndësi ka diçka tjetër; ai në mbyllje të librit “Gjurmë të mjekësisë shqiptare” vol. 5, citon thënjen e Çurçillit:
...ky nuk është fundi,
madje nuk është as fillimi i fundit,
ky mbase është fundi i fillimit...
Dhe kjo na gëzon, pasi prej dorës së tij presim jo vetëm operacione të sukseshme, por dhe libra të tjerë kushtuar atyre që gjithë jetën punuan pa u ankuar, sipas këshillës së Emersonit se “Vlera e një parimi përcaktohet nga numri i dukurive që ai është i aftë të shpjegojë; nga teoritë mbi sëmundjet, e mirë është vetëm ajo që njëkohësisht propozon edhe shërimin”.
Studioja e dr. Flamuri Tartarit është e mbushur plot e përplot me libra, aq sa atje nuk gjen vend ku të ulesh. Aty do të ndeshësh edhe literaturë artistike të bollshme. Një Zot e di se ku e gjen kohën të lexojë kaq shumë ky njeri. Kur mësoi për këtë dashuri të tij për librat, shoku im poeti Agim Bajrami edhe pse nuk njihej nga afër me të, pra nisur vetëm nga sa kishte dëgjuar dhe sa i flisja unë, shkroi këtë poezi, me të cilën do të mbyllej më mirë ky shkrim:
Mjekut human Flamur Tartari
Unë vë me bast se ti do vish patjetër
Mjafton veç një zë në telefon
Qytetit qark ti biesh në ç`do metër
Ti ndezësh natës dritën që kërkon.
Mbi bisturi pak ëndërr e harruar
Që klithma e një jete preu në mes
Ti rend drejt saj me hapin e shqetsuar
Si engjëll që prej qiejsh zbret serbes.
Një der` tërheq e hyn në të si mik
S`janë veç ilaçet për dhembjet e mëdha
Ndaj për të gjithë pak ajër jete shpik
Me zemër mik, se zemra është gjithçka.
Mbi brazda librash plugon pa përtuar
Pasionin për të shkruar s`e braktis
Mëngjezi ty ç`do dit` të gjen të zgjuar
T`ja ngresh më lart statujën mirësisë.
Unë vë me bast se ti do vish patjetër
Si krisht më ngjan nga larg ikona jote
Ç`dokujt t`i gjendesh pranë si mik i vjetër
T`i bësh të tuat dhembjet e kësaj bote.