2013-03-29

GRUA FENOMENALE

Maya Angelou

Maya Angelou - Phenomenal Woman


GRUA FENOMENALE




              (Perkthyer nga Majlinda Bashllari)

Gratë e bukura sfiliten të gjejnë sekretin e sharmit tim.
Ngase s'jam e bukur ndoshta, e as ndonje trup modeleje kam
dhe kur këto ua them atyre
mendojnë se tallem.
Them se -
është në gjatësinë e krahëve,
në përdredhjen e vitheve të mia,
në ritmin e hapave,
në formën e bukur të buzëve…
Jam jashtëzakonisht femër!
Një femër fenomenale
Jam unë.

Kur hyj në një dhomë,
aq qetë sa s’e merrni me mend
dhe një burri i afrohem,-
të gjithë shtangin a bien në gjunjë
dhe sulen drejt meje-
Një koshere e gëzueshme bletësh.
Them se -
është prej zjarrit që më digjet në sy
dhe vezullimit të bardhë të dhëmbëve,
lëkundja e belit ndoshta
dhe hareja e këmbëve.
Oh, jam jashtëzakonisht femër
Një femër fenomenale
Kjo jam unë.

Vetë burrat, sa herë janë habitur
Ç'gjë i tërheq drejt meje…
Përpiqen kaq shumë,
por s'munden t'i afrohen dot
të fshehtës sime.
Edhe kur vetë ua rrefej
prapë s'dinë ta prekin...
Them vjen
prej harkut të thellë të shpines,
nga dielli i buzëqeshjes sime,
përhedhja e gjoksit a ndoshta,
nga hijeshia e stilit
Oh, jam kaq e jashtëzakonshme
Një femër e mrekullueshme
Jam unë

Tani e kuptoni,
se përse nuk kam nevojë të tund koken,
të klith a të lëviz më kot,
a të flas me zë të lartë.
Nëse shihni që përmes kaloj
me krenari të thellë…Shijomëni!
Ju thashë, pra -
është në kërcitjen e takave të mia,
valëzimin e flokut,
në cipën e shndritshme të dores,
në etjen për njeriun -
Sepse jam e jashtëzakonshme,
Grua fenomenale -
Kjo jam unë.


----------------
Pershendetje miq te dashur dhe dashamire te poetikave...
(ja pas nje kohe te "mungeses" rishtas jemi ne "traken e mocme")

s'dita me cfare t'ju pershendes kesaj radhe por ja e gjeta kete poezi te Maya Angelou, perkthyer bukur dhe me ndjenje nga Majlinda Bashllari disa vite me pare (e cila dhe vete eshte poete, jeton dhe punon ne Kanada)

Perkthimit po ia shtoj dhe audion origjinale nga libraria personale, audio si recitim nga vete poetja e mirenjohur Maya Angelou, e ne te ardhmen mbase jua nis here pas here dhe ndonje gje te Sylvia Plath, Cummings, te Joseph Brodsky, Charles Bukowski, te Ezra Pound, te Erica Jong, Gertrude Stein, Leonard Cohen, te Robert Frost, W H Auden e te tjere poete te perzgjedhur...

Dashamiret e poezise, si prurje nga poetet e klasit boteror padyshim jane "kureshtare" ta njohin zerin e ketyre poeteve, poezite e te cileve jane perkthyer ne mbare boten, e per disa dekada tashme "sporadikisht" edhe ne shqipen tone te embel kane ardhur ne jete

nje dite sa me te kendshme,

SENAD GURAZIU



Dr. Maya Angelou is a remarkable Renaissance woman who is hailed as one of the great voices of contemporary literature. As a poet, educator, historian, best-selling author, actress, playwright, civil-rights activist, producer and director, she continues to travel the world, spreading her legendary wisdom. Within the rhythm of her poetry and elegance of her prose lies Angelou's unique power to help readers of every orientation span the lines of race. Angelou captivates audiences through the vigor and sheer beauty of her words and lyrics.
http://mayaangelou.com/

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...