2013-03-30

A DUHET TË LEGALIZOHET PROSTITUCIONI?


Nga: Alma Prifti (Alexandra Larina)



Fenomeni i rpostitucionit është një nga tematikat më të përfolura nga shoqëria anembanë. Ushtrimi i një “profesioni” të tillë kërkon shumë guxim dhe vendosmëri. I kërkon këto elemente, sepse, gjatë ushtrimit të fenomenit, individi përplaset me kategori të ndryshme njerëzish dhe reagime të shumëllojshme, të buta dhe të ashpra, të mëshirshme dhe mizore. Sot, prostitucioni, është një aktivitet i ndaluar dhe i dënueshëm, sepse konsiderohet si një krim. Kjo vlen për pjesën më të madhe të Botës, sepse disa shtete nuk e konsiderojnë si një akt criminal dhe nuk e dënojnë atë. Marrim Gjermaninë. Në këtë shtet Demokrat, fenomeni i prostitucionit konsiderohet si një profesion. Gëzon ligjshmëri të plotë. Cdo femër që ushtron këtë “profesion” për tri vite rrjesht, me vullnetin e saj, clirohet nga ai aktivitet dhe gëzon pension nga shteti, sepse i konsiderohen si vite të ligjshme pune. Sipas Kushtetutës gjermane, i dënueshëm është vetëm prostitucioni i paligjshëm, pa vullnetin e lirë. Një pjesë e mirë e vajzave gjermane i nënshtrohen këtij profesioni për të siguruar mbijetesën. Zakonisht këtë profesion e kryejnë vajzat në gjendje të varfër ekonomike, vajzat e lëna jetime apo të arratisurat nga gjiri familjar. Për t’i shpëtuar mjerimit, ato vendosin të strehohen në shtëpinë Publike Shtetërore për të ushtruar një profesion mbijetese. A është i drejtë ky vendim i Qeverisë Gjermane? Le t’a shohim në dy këndvështrime. Në atë pozitiv dhe atë negativ.

Vajzat që mbeten pa përkrahje tjetër sociale dhe pa rrugëzgjidhje për të dalë prej llumit, drejtohen drejt “Ferrit” si mundësi e fundit e mbetur për t’u zgjedhur. Një gjë është e sigurt. Që ato vajza gjetën dicka me të cilën mund të mbijetojnë pa iu fshedur ligjit. Bëhen të forta për të përballuar torturën fizike dhe psikologjike për tri vite me radhë, por këtë e bëjnë që të mund të jetojnë qetësisht vitet që pasojnë. Edhe nëse, pas tri vitesh, ato nuk gjejnë një aktivitet tjetër që të mund të kryejnë, ato kanë përkrahjen sociale të shtetit që nuk i lë të vuajnë në skamje.Kjo është një arsye e fortë për të cilën vajzat i gëzojnë. Në atë shtëpi publike shtetërore nuk strehohen vetëm vajzat gjermane, por edhe emigrantet që vijnë nga Europa Lindore, Perëndimore, ballkani dhe nga Kontinenti Aziatikë dhe Amerikanë.Emigrantet mbajnë numrin më të madh të vajzave të strehuara..

Kjo ndodh , sepse janë emigrantet klandestine të cilat gjenden të braktisura në rrugët e një shteti të huaj për to. Mund të themi që është e vetmja shtyllë ku ato mbështeten.

Cfarë ndodh në Europën Lindore?

Europa Lindore është shumë e përfolur për ushtrimin e prostitucionit të paligjshëm. Vajza të ish-Bashkimit Sovjetik konsiderohen si tepër të preferuara për këtë profesion nga shfrytëzuesit e mishit të bardhë. Ruset, Lituanezet, estonezet dhe letonezet lakmoheshin për bukurinë fizike dhe trupin e bëshëm si të preferuara nga klientela. Për të gënjyer këto vajza, ide kishte me bollëk. U ofroheshin punë dhe famë sipas pasioneve të tyre. Ato largoheshin me apo pa dëshirën e familjareve për një jetë më të “mirë” . Pasi viheshin nën pushtetin e plotë të shfrytëzuesve të tyre, të detyruara bëheshin kukulla të burrave të etur për mish të bardhe. Këta burra paguanin shuma të mëdha parash për të kryer marrëdhënie intime me vajzat me apo pa dëshirën e tyre. Në raste refuzimi dhunoheshin dhe masakroheshin nga “kafshët” e torturës. Kjo situatë ka ndodhur dhe ndodh ende kudo në Botë. Hollanda është një shtet i cili ushtron me ligj këtë “profesion” të “djallit”. Duhet theksuar fakti se, edhe pse ky aktivitet ushtrohet me ligj në Gjermani apo Hollandë, ai dënohet kudo kur është i paligjshëm dhe kur ka tutor në krye. Në këto shtete lejohet vetëm në rastet kur vajzat pranojnë të kryejnë këtë aktivitet në vullnet të plotë dhe për arsye të tyre.

Aduhet të jetë i ligjshëm? Sigurisht JO! E si mund të lejojmë ushtrimin e një “zanati” të tillë kur ky është një veprimtari themelore e bandave mafjoze në të gjithë Botën. Për dy arsye në Botë vriten njerëzit dhe vihet pasuria. Për prostitucion dhe trafikim droge. Edhe pot ë marrim modelin gjermano-Hollandez, përsëri është e pakëndëshme kjo lloj mënyre e të jetuarit. Cdo individ duhet të respektojë trupin e femrës. Ai trup është një krijesë humane dhe zotëron cdo të drejtë për t’u ndierë e barabartë. Nëse ushtrimi i një aktiviteti të tillë do të ishte aq i nevojshëm dhe i parrezikshëm do të ishte pjesë legjitime e aktiviteteve në cdo vend . Sic shihet realiteti është krejt ndryshe. Kjo lloj jetese sjell vetëm vuajtje morale dhe fizike. Cdo femër ka nevojë të ndjehet e respektuar. Cdo femër ka nevojë për një rol në shoqëri.

Cdo femër ka nevojë të ndjehet se i degjohet zëri. Cdo femër ka nevojë të ndjehet se vlen për dicka. Cdo femër ka nevojë të ndjehet e barabartë me gjininë heterogjene.

Për këtë arsye janë krijuar dhe shoqatat që mbrojnë të drejtat e individit. Nëse do të lejohej me ligj prostitucioni, atëhere këto shoqata do të kishin më pak fuqi. Ajo do ti kishte të kufizuara kopetencat për mbrojtjen e femrave, sepse ky KRIM do të mbrohej duke u fshehur pas ligjit. Nuk është e drejtë të miratohet si e ligjshme dicka që cënon të drejtën dhe respektin e femrës. Cdo mashkull do të shprehej barbarisht me fjalë banale sic u ndodh femrave në Hollandë ku i thërrasin: “Prostitutat me liçencë”. Ato vajza nuk kanë as të drejtën e ankesës për ofendim sepse, duke u konsideruar si një profesion si gjithë të tjerët, nuk meret parasysh dënoncimi.

Në një qytet të Hollandës të quajtur si “Qyteti me Drita”, vajzat që punoonin atje tregonin se nuk e kishin problem punën e tyre dhe se ishin mësuar tashmë. Por, ato ishin vetëm një pjesë e femrave që punojnë në klubet e natës në Hollandë. Shumica e vajzave të tjera nuk ishin të kënaqura nga profesioni i tyre, sepse ato ndjenin se humbnin respektin për vetveten, por nuk kishin profesion tjetër me se të jetonin. Madje, për ti mbijetuar varfërisë, atje prostituonin edhe meshkuj homoseksualë, duke përfituar pak nga liçenca që mbart ky aktivitet i neveritshëm.

Anxhelin Zholi, aktorja e famshme e njohur si “zonja. Smith”, ka realizuar një dokumentas sensibilizues për ti thënë JO prostitucionit të ligjshëm dhe të paligjshëm. E tha mirë znj. Zholi se: – “ Qeveria duhet të marrë masa strehimi për personat e braktisur dhe emigrantët e ligjshëm pa përkrahje. Duhet të hapë kampe të reja pune të përshtatshme sipas situatës dhe arsimimit të tyre në mënyrë që kqto vajza të mos ndjehen të detyruara të trokasin në shtëpitë publike si e vetmja derë shprese për to, port ë ndjehen se u dëgjohet zëri dhe u zgjatet dora”!

Ajo ia drejtoi këtë thirrje shtetit gjerman dhe atij Hollandez si shtetet me liberalitet inmoral më të madh në Botë. Në dokumentarin e Anxhelin Zholi u treguan raste flagrante të prostitucionit të detyruar dhe të padetyruar. Femrat që punonin në hesap të tyre përballeshin me thirrjet dhe sharjet paragjykuese të individëve që nuk e njihnin mëshirën.

Disa prej tyre përdhunoheshin, meqenëse ishin prostituta me liçencë dhe nuk duhet t’i thonin kurrë JO një propozimi, sepse kjo ishte puna e tyre, të ishin të gatshme për cdo klientel, madje edhe të asaj të rrugës. Përse të shkelin qindra këmbë të shëmtuara dhe të neveritshme në trupin e një femre të njome? Përse të shkarravisin me qindra pleq dhe trashaluqë trupin e një vajze të re dhe të bukur? Përse me qindra meshkuj të shkatërrojnë veten e tyre duke bërë veprime homoseksuale për të fituar bukën e gojës? Përse smund të fitohet ndryshe buka?

Nëse Europa qenka kaq e varfër sat ë lejojë një aktivitet të tillë para punës së ndershme, sepse nuk ushqen dot një pakicë emigrante, atëhere cmund të themi për Shqipërinë? Një vend që po vdes urie. Një vend pa punë. Pa bukë. Pa lek. Pa kushte. Pa ujë dhe pa drita. Ama në Shqipëri, numri i prostitucionit tek ne është shumë herë më i ulët se tek fqinjët tanë, sepse ne mendojmë se nuk është e denjë kjo lloj jetese, një jetesë e dënuar në dekada që nga Kanuni e deri tek Kushtetuta që respektojmë sot. Femra ka nevojë për respekt, sepse është një yll që nuk mund të ndricojë kështu, duke njollosur identitetin dhe trupin e saj!

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...