Hiperplasja beninje e prostatës (HBP)
Prostata është një ndër sëmundjet më të përhapura në gjininë mashkullore, e cila sjell shumë probleme në jetën e tyre. Të interesuar për të dhënë një informim për gjithë të prekurit e kësaj kategorie, kemi marrë në intervistë urologun e njohur profesor Flamur Tartarin, i cili na ka shpjeguar ç’është HBP dhe si kurohet ajo në varësi të moshës dhe shkallës së problemit.
- Çfarë është hiperplasja beninje e prostatës, prof. Tartari?
- Hiperplasja beninje e prostatës është patologjia beninje më e zakonshme te meshkujt. Ajo mund të çojë në zmadhimin beninj të prostatës, në obstruksionin prostatik beninj dhe në simptomat e traktit të poshtëm urinar, pra në fenomene dizurike. Këto të fundit takohen në 30% të meshkujve mbi 65 vjeç. Etiologjia e kësaj sëmundjeje është multifaktoriale. Pacientët e ekspozuar përballë një sërë faktorësh specifikë riskues për këtë patologji duhen pasur nën survejim.
- Cilat janë simptomat kryesore të kësaj sëmundje dhe kur është e nevojshme ndërhyrja kirurgjike?
- Nikturia dhe ndryshimet e rrjedhjes së urinës, çurgut të urinës, janë simptomat kryesore të kësaj patologjie. Nevoja për trajtimin e HBP-së me kirurgji rritet me rritjen e moshës dhe me shtimin e simptomave në këta pacientë.
- Profesor, cilat janë disa nga rekomandimet për parandalimin dhe kurimin e HBP-së?
- Për meshkujt që vuajnë nga sëmundje neurologjike dhe meshkujt në moshë më të re duhet të bëhet një ekzaminim më i kujdesshëm për të përjashtuar apo konfirmuar HBP-në. Sa më herët të bëhet diagnostikimi dhe trajtimi i HBP-së, aq më efektive është parë të jetë dhe terapia. Për meshkujt mbi 50 vjeç dhe pa faktorë risku sinjifikativë për simptomat e traktit të poshtëm urinar që vuajnë nga HBP, më poshtë do të japim rekomandimet. Testet diagnostike janë të ndara në tri kategori:
1. Teste që duhen të bëhen në të gjithë pacientët me HBP
* Së pari duhet të merret një anamnezë e hollësishme për të identifikuar shkaqet e tjera që japin simptomat e traktit të poshtëm urinar.
* Do të identifikohen dhe vlerësohen simptomat e pacientit.
* Ekzaminimi fizik ka një vlerë të veçantë dhe duhet bërë gjithmonë. Tusheja rektale mundëson vlerësimin e përmasave të prostatës dhe mund të identifikojë ndonjë patologji tjetër të saj. Përveç tushesë do të bëhet dhe ekzaminimi neurologjik.
* Hapi tjetër është matja e nivelit të PSA-së, që është një parametër që vlerëson riskun për retension urinar akut dhe kohën kur është e nevojshme të ndërmerret një ndërhyrje kirurgjike.
* E rëndësishme është të bëhet matja e nivelit të kreatininës, sepse HBP mund të shkaktojë dilatacion të traktit urinar të sipërm dhe insuficiencë renale. Përveç kësaj duhet të bëhet dhe një EKO e aparatit urinar.
* Analiza e urinës duhet të bëhet për të përjashtuar infeksionin urinar, ose CA e vezikës urinare.
* Matja e volumit urinar: është test që mund të pikas një zbrazje anormale të urinës. Dy ose më shumë zbrazje me një volum >150 ml janë indikacion për bërjen e testit të rrjedhjes (urodinamike).
* Urina reziduale pas zbrazjes së vezikës urinare indikon disfunksion të këtij organi. Një volum urine reziduale > 200 ml parashikon për disfunsion të vezikës urinare.
2. Teste jo të detyrueshme.
Këto janë teste që nuk janë të nevojshme për diagnostikimin e sëmundjes, por janë të rëndësishme në zgjedhjen e trajtimit. Testet vijojnë si më poshtë:
* Studimi i volumit dhe presionit të zbrazjes urinare: i vetmi test që është në gjendje të diferencojë një patologji me origjinë nervore (hipokontraktilitet i vezikës urinare) nga pamundësia e zbrazjes për shkak të obstrusionit. Indikacione për bërjen e këtij testi janë:
- volumi zbrazës < 150 ml; - Qmax e urofloumetris >15 ml/s, duhet të bëhet për të gjithë meshkujt që kanë vështirësi gjatë urinimt ose që curgi i urinës nuk është si më parë (është një ekzaminim i thjeshtë dhe i kuptueshëm për pacientët mbi moshën 50-vjeçare);
- simptomat e traktit urinar të poshtëm në meshkuj mbi 80 vjeç;
- urinë rerziduale pas zbrazjes më shumë se 300 ml. Ndërsa kemi arritur në konkluzionin se sasia e tolerueshme si normale për mbetjen e urinës pas urinimit duhet të jetë nga 80-100 ml urinë. Për më tepër duhet të paraqitet patjetër te mjeku urolog, sepse kuptohet që kjo urinë e mbetur do të sjellë ndërlikime të mëdha në veshka, duke i fryrë ato (jep hidronefrozë bilaterale me rritje të azotemisë dhe të kratinemisë, që rrezikojnë jetën e të sëmurit, prandaj duhet kujdes dhe jo neglizhencë).
- Doktor, çfarë mjekimi përdoret sot?
- Sot e gjithë bota punon në drejtim të parandalimit të sëmundjeve të prostatës, por në radhë të parë njerëzit duhet të paraqiten dhe të konsultohen te mjeku për t’u vizituar dhe të bëjnë analizat përkatëse së bashku me ekzaminet e nevojshme:
- suspekt për disfunksion të vezikës urinare;
- ndërhyrje radikale pelvike;
- trajtimi invaziv i pasuksesshëm i HBP-së;
* Endoskopia: urethrocistoskopia është një ekzaminim që bëhet përpara se të ndërmerret çfarëdo lloj ndërhyrjeje sado e vogël, pasi ajo bën të mundur vlerësimin e saktë të madhësisë së prostatës dhe gjithashtu përjashton patologjitë e tjera që japin simptoma të traktit urinar të poshtëm (p.sh. heamaturia, strinkturat uretrale, CA vezike urinare etj.)
* Imazheria e traktit urinar: preferohet të bëhet ECHO tek të gjithë ata pacientë që nuk kanë bërë një bilanc të kreatininës. Ky ekzaminim vlerëson funksionin renal, evidenton dilatacionin apo patologji të tjera si tumore renale. EKO-ja transrektale bëhet për të përcaktuar përmasat e prostatës para ndërhyrjes kirurgjike apo fillimit të terapisë me preparate inhibuese 5 alfa reduktases.
* Në këtë grup të tretë futen teste si urografia, uretrografia retrograde, cistometria, CT dhe RM, që janë teste që bëhen jo rutinë, por në situata të veçanta patologjike.
- Cili është qëllimi i trajtimit të HBP-së dhe si realizohet ai, doktor?
- Qëllimi i trajtimit është përmirësimi i jetës së pacientit dhe parandalimi i komplikacioneve të HBP-së. Trajtimi ndahet në tri linja:
Linja e parë: mbajtja nën vëzhgim e pacientit.
Kjo linjë ndiqet për pacientët që kanë simptoma të lehta apo të moderuara, të cilat nuk ndikojnë në prishjen e kualitetit të jetës. Kohëzgjatja e kësaj mbikëqyrje varet në ecurinë e pacientit dhe simptomave të sëmundjes së tij.
Linja e dytë: trajtimi medikamentos.
Medikamentet e përdorura për këtë qëllim klasifikohen në dy klasa. Klasa e parë janë preparatet alfa1 bllokuesit (alfuzosin, doxazosin, tamsulosin, terazosin), të cilët jepen te pacientët me simptoma të moderuara e derisa vë re probleme të traktit të poshtëm urinar. Të gjitha këto medikamente kanë pothuajse të njëjtën efiçiencë, por preferohen më shumë alfuzosina dhe tamsulosina, pasi mendohet të kenë efekte anësore më të pakta. Klasa tjetër e medikamenteve janë frenuesit e 5-alfa reduktazës, përmendim këtu finasteride dhe dutasteride. Trajtimi me këto medikamente do të fillojë në të gjitha rastet kur volumi i prostatës është > 30-40 ml dhe pacienti ka simptoma severe. Nga studimet e bëra është konfirmuar efikasiteti i këtyre barnave për zvogëlimin e volumit të prostatës. Akoma më efikas është parë kombinimi i këtyre dy klasave të medikamenteve. Të dhëna se bashku ato dominojnë më mirë klinikën dhe volumin e prostatës. Sot në botë bëhet kombinimi i avogardit dhe tansulozinës, që ka dhënë rezultate të shkëlqyera. Madje, rezultatet e dhëna në 456 pacientë ne e kemi dhënë dhe në një konferencë ndërkombëtare të urologjisë.
Linja e tretë: kirurgjia.
- Doktor ç’mund të na thoni për problemet që mund të sjellë ndërhyrja kirurgjikale për HBP ose indikacionet e saj?
- Indikacione për trajtimin kirurgjikal të HBP janë:
- trajtimi medikamentoz joefiçient;
- pacienti nuk preferon trajtimin medikamentoz;
- retensioni urinar;
- retensioni urinar me shkak HBP;
- infeksione rekurente të traktit urinar;
- prishja e cilësisë së jetesës-
- Mjekësia njeh vetëm një ndërhyrje kirurgjike për prostatënm apo ka disa mënyra?
- Kjo varet nga lloji i prostatës dhe nga madhësia e saj. Për prostata të vogla, në volum më të vogël se 30 ml, preferohet ndërhyrja transuretrale, nga ku bëhet incizioni i prostatës. Kur prostata është në volum 30-80 ml, preparohet po në rrugë transuretrale dhe bëhet rezeksioni i prostatës. Ndërsa për prostata akoma më të mëdha në volum do bëhet prostatektomi e hapur. Elektrovaporizacioni transuretral (TUVP) është një alternative për rezeksionin transuretral të prostatës (TURP), veçanërisht për prostata të vogla në volum. Teknika të tjera akoma më moderne janë përdorimi i lazerave për rezeksionin e prostatës, termoterapia me mikrovale po në rrugë transuretrale, që rezervohet për pacientë që nuk dëshirojnë t’i nënshtrohen kirurgjisë. Retensionet urinare rekurente zgjidhen nga vendosja e stenteve prostatik, tjetër alternativë është dhe kateterizimi i tyre. Duhet pasur kujdes infeksionet urinare rekurente, të cilat duhen mjekuar si duhet.
- A ka një mënyrë të re mjekimi që të ketë për bazë ilaçe bimore?
- Kohët e fundit në vende të ndryshme të botës dhe sidomos në Bashkimin Europian po përdoret një produkt i ri me bazë bimore. Ai është prodhim i industrisë farmaceutike “Forever”. Produktet e kësaj kompanie shërbejnë për një jetë sa më të mirë, kujdesin për lëkurën etj. Së fundi prej kësaj kompanie është prodhuar një produkt me bazë bimore që shërben në kurimin e prostatës. Vitoliz pro 6 është një produkt në bazën e të cilit janë saopolmeta, piogenum dhe vaji i farave të kungullit, bimë këto që njihen në shekuj për kurimin e sëmundjeve të prostatës. Gjithashtu ajo merret me një përzierje efektive të vitaminave C, D, E dhe B6. Këto kombinohen dhe me mineralet e zinkut dhe të selenit, që luajnë një rol të rëndësishëm për të mos u dëmtuar prostata. Këto janë materiale profilaktike që përdoren për mosha mbi 50 vjeç. Në raste të veçanta, kur një pacient ka infeksione, mund të përdoren edhe nën këtë moshë.