Me ardhjen e Papës së ri në Selinë e Shenjtë, duket se ka ndryshuar edhe qëndrimi Vatikanit ndaj Kosovës.
Kjo shihet nga një letër e Papa Françeskut e cila ka arritur edhe në adresë të institucioneve të Prishtinës zyrtare.
“Shpresojmë se do të kemi mundësi ta fillojmë rrugëtimin tonë me disa vende të cilat akoma nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë. Disa nga ta ishin të pranishëm në meshën ku unë e mora detyrën ose me ata të cilët më dërguan mesazhe urimi si shenjë e afërsisë së tyre për të cilat jam vërtet mirënjohës” , shkruan në mes tjerash në letrën e Papa Françeskut.
Ndërkohë ky qëndrim është mirëpritur nga Ipeshkvia e Kosovës, sipas së cilës njohja nga vendi i Shenjtë do t’i hapte rrugën vendeve të tjera që të njohin Kosovën.