2013-03-24

Brejtësit na e grisnin dokumentin e identitetit


Flori Bruqi:Shuaj mallin e vendliondjes


Shaban Cakolli u lind më 22.07.1958 në fshatin Krilevë të Komunës së Dardanës.Shkollën fillore e kreu në vendlindje,të mesmën në Dardanë,kurse studimet në Universitetin e Prishtinës.Merret me poezi,prozë dhe publicistikë.Punimet e tij janë botuar në gazetat dhe revistatshqipe në Kosovë dhe diasporë.Ka botuar përmbledhjet poetike:

"Tokë Dardane"
"Loti i Atdheut"
"Deti i Qiellit"

Ka në botim e sipër ka përmbledhjen poetike"Krisma Fjalësh".

Etj.

Poezitë e Cakollit janë përmbledhur edhe nëpër disa antologji shqipe dhe gjermane.Disa poezi të tija janë përkthyar edhe në gjuhën gjermane dhe turke.


NGA PEMA E JETËS

I zhdukur

Një gotë verë
një cigare
si në odat
shqiptare
shuaj mallin e vendliondjes

Pa shtëpi e katandi
shterg i humbur
në stinë vjeshte

Jam shumë larg
vetë syrgjyn
me një gotë
dhe tym duhani
rendis ditët
në rruzaret e vitit
Kush jemi

Kështu ishte
kur jetë
bënim me dreqërit

Brejtësit na e grisnin
dokumentin e identitetit
të mos e njohim
as shembëlltyrën tonë
në ujin e pusit

Na pyesnin: Kush jeni?
nga vini?
a ke dëshmi
për identitet

Ja këtë kartë ndërkombëtare
se këtu kemi ardhur
nga ferri ynë
se jemi në thelb
origjinal


Vizionarit

I. Rugovës

Jeta
hije e vogël
Për ëndrrën tonë
të madhe

Mbyll një portë
hap një portë
për të dalë në një moshë tjetër

Edhi dita
t’ mbledhim frutet
në atë pemë të jetës
në mungesën tënde

Dita e dhimbje se madhe

N'shekuj morti
u rritën brezat
duke pritur
të vish ti
me një fanar ardhmërie në dorë

Tani një diell i kuq
rri varur
në atë degë të
të bleruar
në pemën e jetës

Ai iku
po një brerore lirie
ndriçon përjetësisht
në atë afresk
me portretin tënd



Antihistorike

Sa herë ia shikoj fytyrën
mësuesit të historisë
më bëhet se lexoj
një pergamenë të lashtë
të zhubrosur nga vitet



ARBËRIA

Më e moçme se Hëna është Arbëria,

rrënjët i shtrin
tek mitet ilire
ku perëndesha Dea
qumësht i jep
gjarpërit të shtëpisë.

Ëndrrat arbërore
me Qerren e Diellit
udhëtojnë
për të pushuar
në svastikën
e djepave tanë.

Deri sa flenë arbërorët
dy shqipe të pa gjuma
ëndrrat na i ruajnë
netve me hënë.

NË KUJTESË

Dikush qan
mos po qaj une?

Me ninullat të bukura
m´i ndizte nëna
dhe qirijtë qiellorë
mbi kokë.

Mbi kokë,
pleqëria se ç´m´i shkundi
borërat e Sharrit
e duke bredhur meridianeve
ninullat e nënës s´m´u ndanë.

Dikush qan,
mos po qaj unë?

DITË E VONUAR

Si pikë uji nga shkretëtira
bëhu oazë
dhe mbushi burimet
që t´i freskosh zemrat e djegura
nga vapa qiellore.

Dhe eja
ditë e ëndrrave të bardha.

BOTA E TJETËRSUAR

Shekuj me radhë
po lind
ëngjëj dhe tiran.


Rruga ku takohen
shtruar me të zeza
mbretëri e tyre
shtrihet në varreza.

DARDANIA

Ja këto janë ato vise
ku pemët piqen në dimër
e lulëzojnë në verë.

Fëmijët dardanë
këmbëzbathur ecin
nëpër acarin e shekujve
për të arritur
në tokën e premtuar.


Kjo tokë është Dardania
e gdhendur në atë mburojë
që e mbajnë
luftëtarët e saj
nëpër betejat që s´i regjistroi
historia.


GJURMË PAS GJURME

E gjatë kjo natë

Sonte
gjithçka po fle në qetësinë ë vet

Në dhomën time
qielli i ka ndezur fanarët
të mos tremben
qelizat që tajisin
lëngun e jetës

të gjatë shekujt
që flejnë dhomat flejnë qytetet
sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët
bëjnë qarqe,
nëpër vargje
të regjur si gëzofet
shkrihen në vuajtjet e popullit.


E ndiej humbjen

Viti shkel vitin
pesha bie
pingul në shpirtin tim
tretur në mërgim

Një pjesë e diellit
m’ është shkëputur
nga qielli i bebëz
nga hija e lotit tim
derdhur
në dhe të huaj

Nëse unë s’ kthehem
hija ime do të bredhë
trotuareve të nbotës
pas mallit tim

Për çdo natë
e bëj nga një shtegëtim
në mendje
për në shtëpi
për amanetin e nënës
para se të japë lamtumirën
pranverave të ikura pa kthim


Hall mbi hall

Turma shkojnë
turma vijnë
mbijnë si bari i keq
në faqen e blertë të globit

Prej shekulli në shekull
kërkojnë lëmoshë
trotuareve të fatit

Trokasin në portë të hapur
kastat luksoze
të ngopura parfumnesh
të një biznesi të ndyrë

Ora jonë

Gjurmë pas gjurme
bjeshkë pas bjeshke
na ndoq sopata shpatën
nëpër shekuj


Këtu varrë e atje varrë
më bëhet shpirti mulli ere
në skëterrë pas skëterre
deri kur të bredh me bredh
kështu,o shpirti im?
nga të palarat
e botës pelim

Këtu s' jam
atje s’më lënë,
o nënë

qenia ime e ndarë në dysh
në udhëkryq


E bukura More

Moj e bukura More
si të lash, e më s'të pash
si të lash, si të lash
si të lash, e më s'të pash
(popullore)

Ec nëpër të kaluarën
për ta gjetur të ardhmen
ëndërro shqip,
frymo shqip
o Arvanit

Hy kalabrisht
i dehur mendimeve
arbërisht
e jetën vazhdo
prore
e dasmën
bëje pleqërisht

Edhe varrin hape
me E bukura More

Rro sa malet
me dhembjen shkëmbore
buzë detit
me shikim të humbur
nga e bukura More

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...