2013-03-26

KURTHA SERBE NE DHJAMIN E SYVE TE LIRISE SE KOSOVES



ZEF PERGEGA

       Jane monomentale, per shqiptaret, thenja e Presidentit te SHBA, Clinton se lirine e fituam ne , ndersa ju fitoni paqen. Per tu pasuar me konkluzionin e drejte te diplomatit amerikan Hollbruk se ne luftuam tu mbronim nga serbet pa e ditur se duhet tu mbronim edhe nga vetja juaj. Kete thenje e perdori ne shkrimin e tij analisti dhe gazetari i spikatuar kosovar ne diasporen shqiptare te Amerikes Agim Vuniqi.
      Edhe serbet, me kane thene, se kane edhe ata nje thenje: “Ruajuni serbit te uritur dhe shqiptarit te ngopur! Kur serbi i pa kosovaret ne sheshin e Prishtines te ndanin torten e lirise me krem nga Europa ai tha me gjuhen e gjarperit: “Ashtu sic po e ndane torten copa-copa ashtu do ta pres lekuren edhe token ne mundesha edhe koken!” Tani kurtha serbe eshte bere dhjami i syve te lirise se Kosoves. Shqiptarin, ne fakt e bashkon lufta dhe e ndane paqja. Liria e ben ate me te eger. Serbet duke e njohur mire psikologjine e shqiptarit, hartuan nje strategji te rrafinuar te kopsitur dhe te financuar per mrekulli. Ajo me kete kerkon te fuse nen sqetull Kosoven, si kllocka zogjte.
     Politika kosovare e perqendruar ne duar e njeshit, larg vemendjes se parlamentit te popullit, shoqerise civile, mendimit akademik dhe intelektual, po paraqitet ne kancelarite europiane e plogesht, rraketike dhe anemike. Cdo njeri duhet te kuptoje se lobi serb dhe ai grek, te cilet i lidh feja ortodokse dhe urrejtja i institucionalizuar ndaj shqiptarit eshte nga me te fortat te Amerike dhe ne bote. Lobimit shqiptar ne Amerike i kane rene breket. Ata, te cilet realizuan me pathos te madh  100 demostrata per lirine e Kosoves, tani kane rene ne depresion te madh dhe lypin me cdo kusht dekorata e mirenjohje nga instuitucionet e Kosoves dhe shtetit shqiptar, qe asnjerit nuk po ia ndien se ku bien me shtepi. Kosova tani ka vetem nje opozite parlamentare ate te Vetvendosjes, te cilen e marrin si loje. Revoltes qytetare i kane rene baterite dhe qeveria kakaris per qeverisje te mire brenda kulles se vet, duke dhene disa transparenca mes gazetareve para se ta mbylle orarin zyrtar.
   Serbia eshte ne levizje, duke e vene ne gjume lokomotiven e zgjimit dhe te lirise se Kosoves. Po si ajo po vepron?! Ne Keshillin e Sigurimit dhe ne OKB ajo ka hedhur rrenje te forta. Ne Keshillin e Europes ka paraqitur porjektin me mashtrues te akademise se vjeter serbe. Ate te normalizimit te marredhenjeve me Kosoves. Me kete taktike djallezore ajo po akumulon energji dhe mjete te sofistikura, jo ushtarake, por potenciale te fshehta agjenturore per te ozurpuar te gjitha arteriet civile dhe shteterore kosovare, duke e futur ne kurthen me te eger, politiken dhe qeverine e vendit, qe ata ne nje menyre ose nje tjeter te kapitullojne para letrave dhe te vene me duart e veta firmen e vdekjes se Kosoves. Ata, jarana, harrojne se Serbia eshte shume e forte ne strukturat europiane dhe punojne nate e dite qe te krijojne miq te rinje e te qendrushem. Ndersa kosovaret i besojne dekleratave patetike se nuk ka ndarje, se nuk ka republika serbska se nuk…po ne fakt jane present te gjitha.
        Amerika ka nje parim, te ndihmoj aq sa ti ndihmon veten. Populli kosovar ka nje dashuri te pakufishme per Ameriken, por qeveria e Kosoves e ka zbehur kete dashuri, per shkak te komplekseve qe i ka sjelle militantizmi, kulla e fisit, veprimet e hapura dhe te fshehta per te eleminuar njeri-tjetrin dhe etja per tu pasuruar sa me shpejt.
        Qeveritari shqiptar kur hyp ne karrike e perdor ate si kaike per ti rene qark detit te floririt te tokes se vet dhe per ta korr me draperin e vet.  Eshte e veshtire te ndertosh shtetin dhe te drejtosh ne nje kohe shtetin. Qeveria kosovare nuk e ka perdorur diplomacine, si kusht ne vetvete per njohjen e saj, ne fakt nuk ia ka idene se c’eshte dhe sa i dobishem eshte lobimi diplomatik!. Ajo nuk ka marre asnje nisme rajonale per te bashkepunuar me ish republikat e Jugosllavise, as me Bullgarine, Hungarine, Austrine, Italine, dhe nuk behet fjale me Gjermanine e Zvicren, ku ka emigracionin me te madh. Emigracioni ne keto tri shtete ka lujtur nje rol determinues per lobimin e ceshtjes se Kosoves. Shteti i sotem eshte ne linjen e plote serbe per sa i perket emigracionit ne shtetet perendimore dhe ne Amerike.
        Lejimi i strukturave turke dhe aq me keq ate fondomentalizmit dhe islamizimit te tokes shqiptare dardane, apo i parlamentarizmit te ketij filli te metalines se kuqe, qe te perzhit qelizen e nacionit, duke u perpjekur dhe duke korrur sukseset e para ne ndryshimin e historise, nuk eshe asgje me teper se ajo qe ka deklaruar akademia serbe para botes per rrezikun shqiptar, jo vetem per Serbine, por edhe per vete Europen. Ne kete gracke e ka kryet qeveria e Kosoves dhe idea serbe mbi vazhdimin edhe per 50 vjet te protektoratit te saj mbi Kosoven.
         Po pse ka sukses ne boten e lire diplomacia serbe?! Po normal se ajo ka mbaruar shkollat me te degjuara ne bote per shkenca politike, madje edhe ne Universitetin e Hawardit ne Amerike. Kam patur rastin te marr pjese ne nje konference nderkombetare per Kosoven te organizuar ne Universitetin An Arber me 2003 ne Detroit. Nuk ishim me shume se dhjete shqiptare dhe nuk e di se nga mbine ne salle me shume se 100 serb. Diplomati i MPJ te Serbise qe mbronte ceshtjen serbe, i cili paraqitej thjeshte si autori i nje dokumentari, kishte studiuar ne New-York dhe kishte punuar 10 vjet ne kete metropol boteror dhe me pas ishte kthyer ti sherbente vendit te vet. Edhe sot si me hajgare e tregojne qe nje kuzhinjer qe piqte suxhuke ne Prishtine kishte thirrur dy tri here “Rrofte Hashimi” dhe qeveria e kishte pikasur si diplomat te rendesishem. Nuk kam degjuar asnje emer shkrimtari, akademiku, studiusi qe te perfaqesoje shtetin e Kosoves ne Perendim!
        Nje plejade e madhe patriotesh e intelektualesh me krijues te spikatur vepruan ne Europe e Amerike, per te mbajtur ndezur prushin e ndergjegjes kombetare dhe ne fakt ne zemrat e tyre u poq buka e lirise. Ata tani jane, jo vetem te harruar, por edhe te fyer dhe te poshtruar dhe me qellim mbahen larg nga frika se mos u lekundin karriket. Trupit diplomatik jashte u del koha te lujane golf me serbet e malazezet, por jo te takojne personalitete amerikane dhe te diaspores, si ura lidhese me te forta dhe me te sigurta. Shteti e Kosoves e poshteroi diasporen edhe ne planin ekonomik. Ajo nuk krijoi kushte lehtesuese per investimet nga diaspora. Nje shqiptaro amerikan ne Detroit me tha nje dite ne prani edhe te nje pushtetari rrethi nga Kosova: “Kam celur nje bisnez ne Kosove. Solla disa materiale origjinale nga firmat Amerikane. Mua me mbajten pese dite ne dogane derisa kaluan mallrat fallso qe vinin nga Turqia”
    Pese vjet eshte festuar pavaresia e Kosoves, por ne asnje rast nuk eshte ftuar nje delegacion nga mergata per te marre pjese ne keto pervjetore. Ka familje qe kane lene miradinat Amerikane dhe kane shkuar ne front te luftes per token e tyre, jo per levdata, por i thirri zani i atdheut. Dhe ne fakt disa e dhane jeten si me le.
    Tani pushteti kosovar ka rene kembe e koke ne kurthen e Serbise. Po shpenzohet kohe dhe energji per normalizimin e mardhenjeve midis dy shteteve. Kjo eshte loja me e rrezikshme ne lekuren e lirise se popullit te saj. Me kete politike servilizmi te Kosoves ndaj Serbise si qengji para ulkonjes me te rrezikshme, po demton imazhin e krejt kombit shqiptar dhe aspiratave te tij. Tani Kali i Trojes i Serbise hedh larvat e shovinizmit midis Prishtines, deri sa ti detyrojne qeveritaret e dhjamosur ti firmosin ato marreveshje pa kushte. Si mund te vepronte qeveria e Kosoves?! Fare thjeshte. Nese eshte problemi i doganave, te takohen shefat e doganave, nese eshte problem i tokave dhe i pasurise, te takoheshin shefat e zyrave te rrangut te trete ose te katert, nese jane problem juridike apo kufijsh te takohen komisionet perkatese. Nderkohe qe Kosova nuk ka ambasade ne Beograd kurren e kurres nuk duhej qe takimet te beheshin ne nivel kryeministrash. Kjo eshte thike pas shpine e gjakut te derdhur per liri. Kosova ka c’vleftesuar arsyen e konsultimit me inteligjencen e vet akademike dhe shkencore. Si mund tu jepet nje shqelm derrmues ketyre bisedimeve ne nivel kryeministrash?! Vetem me nderprejen e tyre. Fjalet e kryeministrit serb dhe te presidentit jane zingjir tanku mbi lirine e Kosoves. Gjeja me e pare duhet provokuar kriza politike ne vend dhe me njehere kalimi ne zgjedhje te parakohme, per te krijuar mundesi qe te gjitha nismat e rrezikshme se gjoja po normalizohen marredhenjet te mbesin perzull. Po si mund te normalizohen marredhenjt, kur njera pale nuk e njeh tjetren?! C’fare te mire mund te kete kjo?! Cili diplomat mund ta shjegoje?! Si mund te hysh ne lidhje partneriteti, kur njeri partner nuk ka emer as pasaporte?! Keto e shume si keto njeriu i dallon nga gradacela me e ulet e shtetit demokratik amerikan?! “Kumbaret” me negociata nuk duhet lejuar te lepijne pjata!




Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...