Mbi diplomacinë artistike të një publicisti misionar
( Shënime për librin “Edhe zoti po flet shqip” të Azgan Haklajt )
Fatmir Minguli
Oculum pro okulo
Sy për sy
Libri i tretë i autorit Azgan Haklaj me titullin jo të zakonshëm “ Edhe zoti po flet shqip” , që vjen fill mbas vëllimit të parë “Dardanët presin Dodonën” dhe vëllimit të dytë “Për Kombin , për demokracinë” , shpreh betejën që bën ky autor në luftën për të drejtat e popullit shqiptar , si komb.
Ky libër i ri vertëton shprehjen e Ovidit të lashtësisë i cili thonte: “Asgjë nuk është më e lodhëshme se sa të qëndrosh i heshtur”. Libri “Edhe zoti po flet shqip” është konceptualiteti i materializuar i kësaj thënie sa të lashtë aq dhe të dobishme për njeriun në veçanti dhe kombet në përgjithësi”. Azgan Haklaj ka zgjedhur jo heshtjen , por betejën dhe duke guxuar të japë ashtu , pa heshtur , kuptimin e gjërë të këtij titulli të mrekullueshëm dhe të guximshëm . Ai shkon nëpër hullitë e dijeve më të mira të ilirologëve dhe albanologëve shqiptarë dhe të huaj. Ai, autori thotë:
“Sa për ata “që mendojnë të na vonojnë , ju themi se kemi me vehte , vetë vullnetin e zotit.Ai tashmë ka folur, madje , po flet shqip .Nuk ka pse dikush të çuditet nga gjuha që përdor zoti. Gjuhën tonë të lashtë sa vetë lashtësia e kanë përdorur edhe perënditë e lashtë.””
Pas një parathënie brilante , paraqitur në këtë libër nga zoti Ramiz Lushaj , Drejtor Ekzektutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve amerikane dhe britanike, fjalët e më sipërme të autorit , dalin të strukturuara më së miri.
Duke patur në dorë këtë të dhënë, publicist vetëm sa e fillon zbërthimin detajor të trupit shqiptar duke skanuar çdo pjesë të tij e madje në kohë të ndryshmë e të zbërthyer aq bukur në artikujt e tij për Çamërinë , për problemet e shqiptaërëve të Preshevës e më tej.
“Problemi çam- thotë publiçisti Azgan Haklaj – nuk është një problem i ri , i cili u servir me adrenalinën e një feste.” Kjo thënie është shumë e afërt , e deklaruar në 28 janar të këtij viti.Vlerat e këtij artikulli për Çamërinë janë tejet shkencore, i cili për mendimin tim ka vlerat e një sinopsi të fuqishëm , sinops i mjaftueshëm për një libër të plotë për çështjen e Çamërisë.
Azgan Haklaj ,në këtë artikull, ndriçon figurën madhore të Prof.Hoxhë Hasan Tahsim Filatit, figurë që njihet pak përballë veprës së këtij burri të madh e të këtij kryengritësi europian,themelues dhe rektor i universitetit të Stambollit.Po kështu Azgan Haklajt , nuk i shpëton as historia e dinastisë së Dinajve .Edhe libri që u botua kohët e fundit në shqip për aristokratin dhe piktorin Abedin Dino “nuk nxorri në pah atë që duhej.Prandaj , autori në artikullin e tij të madh “Çamëria, djepi i burrave të mëdhej”, me një ndriçim pozitivist , Azgan Haklaj hap dritare të reja në skena të mbyllura e të errësuara nga politika ndërkombëtare , hap dyer e dritare nga ku duken portrete të njerëzve të shquar të Çamërisë . Me këtë ndriçim të skenës shqiptare në Çamëri, autori me intuitë shkencore , arrin edhe në gjetje të tjera, e që vetvetiu ndihmohet nga dokumentet e kohës. Çamëria dhe populli çam kanë qenë paralel në luftën kundër osmanëve me të gjithë pjesën tjetër të popullit shqiptar . Mjafton të përmendet dokumenti i shkruar në frëngjisht, një memorandum i Shoqërisë “Dora e zezë” e vitit 1878 drejtuar administratës osmane, ku thuhet se këtë document e nënshkruajnë 12 përfaqësues nga Gjirokastar, 13 nga Delvina, 8 nga Kurveleshi, 3 nga Himara dhe 7 nga Filati.
I bindur plotësisht për një fillim optimist të 100 vjetorit të dytë të pavarësisë, Azgan Haklaj rikërkon me forcë aksiomën duke e deklaruar në Junik se “ Pavarësia është Pema e Lirisë e mbjellë nga patriotët shqiptarë e vaditur me gjak nga atdhetarët”.
Në këtë libër, në deklaratën e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar “ Serbia me qëndrime ndaj Luginës së Preshevës ecë me ëndrrën e çmendur të sllavizmit shoven” misionari publiçist ka dhënë këtë opinion të saktë dhe të pakundërshtueshëm :
“Serbia me akte të tilla duket se jo vetëm nuk ka synim real qasjen drejt Europës , por vazhdon të përkundet akoma në ëndërrën e çmendur të sllavizimit shovinist me dhunë të Ballkanit. Një ëndërr e tillë ka mbyllë sytë përjetësisht bashkë me Millosheviçin në morgun e burgut të Hagës.”
Nuk është e pakët që në problemet e mëdha që ka sot kombi shqiptar jo vetëm në Kosovë, që në penën e një gazetari me plotë eksperience , siç është Azgan Haklaj , të japësh fare hapur këto mendime direkte e pa kurrfarë autoçensure.
E quajtja “Dipllomaci artistike “ që në titull të këtij artikulli veprimtarinë e autorit të këtij libri , për të treguar faktin ,ndoshta unikal në Shqipëri , kur një publicist inteligjent me praktikë të gjatë pune është njëkohësisht dhe një artist, një kërcimtar i nivelit të parë , një udhëheqës i një unioni të çmuar artistik me tabane artistike kombëtare.
Për vlerësimin e këtij misionari të shqiptarizmës flasin jo vetëm eksperiencat artistike të tij, jo vetëm tre librat e botuar prej tij, por dhe vlerësimet e shumë poetëve ,publicistëve , politikanëve, shkrimtarëve e studjuesve si Ramiz Lushaj, Gjon Neçaj, Sabri Godo, Minella Kureta, Ali Sylaj, Guxim Alimani, Lulzim Logu, Preç Zogaj, Qazim Shehu, Dukagjin Hata, Rexhep Torte, Namik Selmani, Mevlud Buçi, Pilo Zyba etj.
Me një shikim të vemëndshëm , në librin e Azgan Haklaj , këta studjues kanë hedhur llogjikshëm dhe me profesionalizëm analiza mbi të tre librat e këtij autori. Në mënyrë të thjeshtë por të mirëargumentuar, ata trajtojnë dhe veprimtaritë shoqërore, politike dhe artistike të Azgan Hakljat, tregojnë se ai i vjen ngjarjeve ballë për ballë ,duke i trajtuar problemet e kohës që nga lartë e deri poshtë .
Azgan Haklaj zbaton më së miri parimet e lirisë së sotme europiane, të cilat jo pak analizohen nga filozofë të mëdhej të kohëve tona.Kështu në lidhje me aktivitetin e përgjithshëm të tij, përfshirë dhe atë politik , na vjen në ndihmë studjuesja e madhe bashkohëse gjermane Hanah Arendt e cila thekson:
“ Politika është sferë e lirisë,në të cilën liria është realitet i gjallë, jo nocion ( abstraksion) . Nga kjo del se liria e njeriut, mund të realizohet në jetën publike, përkatësisht në politikë duke u bërë kështu politika e vetmja qënie e autencitetit të lirisë njerzore.”
Kjo tregohet në libër nëpërmjet implikimit të tre elementave jetësorë që Azgani perdor si atë të elementëve publiçistikë, të artiti poullor shqiptar dhe të politikës.Libri është pikërisht një amalgamë e plotë e këtyre veprimtarive sa jetësore aq dhe të paraqitura me zgjuarsi në librin “Edhe zoti po flet shqip. ”Kështu mund të përmenden shkrimet për koridorin Adriatik –Alpe, UAKSH (Unioni Artistik Kombëtar Shqiptar) - Parlamenti shpirtëror i shqiptarëve, “Sofrën dardane “ etj.
Debatet e bëra nga shteti rus, serb dhe grek mbi deklaratat e publiçistit Azgan Haklaj, e kanë shtyrë atë t’i kthejë në pamflete elastike, ku argumentimi niset nga tablloja e përgjithshme e historisë dhe ecurisë së saj e ku nuk harron të dallojë qartë ndërprerjet , thyerjet, apo mbimbulimet sipas interesave të ndryshme politike.
Prandaj ,Azgan Haklaj, nuk ngjan me ata njerëz që edhe pse shkruajnë për politikën ata, e vendosin veten mbi të, duke I mbivlerësuar ngjarjet e vogla në dëm të politikës së kombit shqiptar, e për aq më tepër ,ai brenda shpirtit të tij krijues , gëlon dashuria e pakufi për artin. Jo më kot në libër gjejmë paralelizma me artistë të tjerë popullorë si Tomorr Lelo e ndonjë tjetër, por gjejmë dhe përcaktimet e poetit Mevlud Buci tek e quan Azganin :tropojan- bir i shtrëngatës.
Një promovim në Durrës i librit të tretë të këtij ambasadori –misionar do të përzjejë jodin e ajrit të Adriatikut me freskinë e ajrit të bjeshkëve të Tropojës.