Koha e lindjes së poetëve shqiptarë të divaneve
ISA VATOVCI
Perandoria Osmane në kohën e sulltan Sulejmanit II, jo vetëm që arriti kulmin e zgjerimit të saj dhe një zhvillim të madh ekonomik, shoqëror dhe ushtarak, por pati një lulëzim edhe të arsimit, shkencës, artit dhe të kulturës. Në oborrin e tij, sulltani kishte mbledhur mjaft njerëz të ditur, të cilët me zgjuarsinë e tyre kishin bërë që shumë fusha të dijes e të kulturës të marrin hov. Madje edhe vetë sulltani ishte një poet dhe artist i përkushtuar. Në kohën e tij shënoi përparim dhe zhvillim të dukshëm sistemi arsimor osman, u zhvillua letërsia, arkitektura dhe artet e zbatuara e dekorative. U ndërtuan objekte monumentale dhe ndërtesa të mrekullueshme arkitektonike, xhami madhështore, medrese, biblioteka dhe objekte të tjera të ndryshme sakrale e profane. Arti dhe letërsia kanë shënuar periudhën zhvillimore të artë. Lindën poetë të shumë, të cilët e bënë të njohur kulturën osmane në mbarë botën.
Shqiptarët në elitën kulturore osmane
Vetë sulltani ishte adhurues i artit, ai shkroi poezi dhe krijoi edhe vepra arti. Dhe ky fakt është evidentuar nga studiuesit dhe për publikun nga seritë dhe dokumentarët e ndryshëm. Sipas studiuesve, sulltani më madhështor dhe më i rëndësishëm i ish-Perandorisë Osmane ishte më artist sesa që prezantohet. Ai kontribuoi edhe më shumë për artin dhe kulturën. E këto zhvillime kulturore pa dyshim se shtrihen edhe në Kosovë dhe në trojet shqiptare përgjithësisht. Për këtë flasin shumë dokumente, dorëshkrime e monumente, që janë ruajtur deri në ditët tona. Kjo është konfirmuar edhe nga osmanologu Dr. Nehat Krasniqi. Sipas tij, në Kosovë në kohën e sundimit të sulltan Sulejmanit është shënuar një integrim i shqiptarëve në të gjitha strukturat e pushtetit dhe një numër i tyre kanë arritur që të ngjiten në majat e pushtetit. "Pikërisht në këtë kohë, kemi më shumë se asnjëherë më parë shqiptarë nga Kosova dhe nga trojet e tjera etnike shqiptare, që arritën pozita nga më të lartat në hierarkinë shtetërore feudalo-ushtarake dhe në elitën kulturore osmane", ka pohuar Krasniqi.
Arkitekti Mimar Sinani, "Mikelanxhelo i Lindjes"
Dr. Nehat Krasniqi ka përmendur arkitektin gjenial Mimar Sinani (1490-1588), i cili ka arritur majën më të lartë të arkitekturës monumentale klasike osmane. "Me aftësinë artistike të pashembullt që ai derdhi në afro 400 objekte të ndryshme, fitoi epitetin "Mikelanxhelo i Lindjes", është shprehur prof. Krasniqi. Ai ka shtuar se në fushën e artit letrar dhe të shkencave të ndryshme, në kohën e sulltan Sulejmanit u dalluan dhjetëra shqiptarë, si Jahja Bej Dukagjini, Ahmed Bej Dukagjini, Mustafa Sani Bej Dukagjini, Behar Prishtina, vëllezërit Azmi, Levhi dhe Nuhi Prishtina, vëllezërit Nehari, Suzi dhe Saji Prizreni, Ummi Sinan Prizreni, Shemi Mustafa Prizreni, Muidi Tetova, Suxhudi Tetova, Sersem Ali Dedë Tetova, Ishak Çelebi Shkupi, Rijazi Ahmed Shkupi, Valihi Ahmed Shkupi e të tjerë, prej të cilëve po veçojmë Jahja Bej Dukagjinin (1498 - 1582). Ky i fundit, sipas tij, ka lënë 8 vepra poetike, por në dy nga këto, disa herë ai ka theksuar origjinën e vet shqiptare dhe është mburrur me të. Sipas tij, Jahja Bej Dukagjini shkruante: "Raca shqiptare është raca ime e ndritshme. Nga më të mirët shqiptarë, princa të Dukagjinit qenë të parët e mi". "Këtë poet të shkëlqyer të letërsisë shqiptare të divanit, Sami Frashëri e konsideron poetin më të madh të klasicizmit osman.