Dora Garcia, a po iu jep kuptim gjërave?!
Çfarë është arti bashkëkohor? Cili është qëndrimi që të rinjtë mbajnë me të shkuarën dhe çdo të thotë të kurosh… Fani Zguro, i cili prej vitesh ndan jetën në galeritë jashtë Shqipërisë, sjell një perceptim të tij mbi atë që, sipas tij, arti mbart
Dora Garcia kërkon t’u japë kuptim gjërave, qoftë dhe duke vendosur një libër mbi tavolinë. Duke u nisur nga titulli, që në një rast të sajin ishte “Përgjithmonë”, apo “Uliksi” i Xhejms Xhojs, ajo i lë të lirë vizitorët të japin ndjesitë e tyre mbi këtë vepër. Artistja nga Barcelona, që i pëlqen të flasë përmes objekteve, është sot një nga figurat më interesante në artin pamor. Fani Zguro, artist i ri, e njeh mirë gjuhën artistike të Garcias. Vitet e fundit ai i është përkushtuar pikërisht rrëfimit të punëve të artistëve të ndryshëm. Të flasësh përmes veprave të artistëve të tjerë, është një zgjedhje që Fani e ka bërë thjesht duke e ndier, pa u menduar nëse kjo do ta largonte nga krijimi i tij artistik. Por në thelb dhe kurimi nuk është gjë tjetër veçse krijim. Me galerinë “Move On”, ai ka udhëtuar në vende të ndryshme të Europës, ku qëllimi ka qenë prezantimi i artit të një grupi artistësh të njohur. Kajsa Dahlkber, Ulrika Ferm, Dora Garcia, Pablo Helguera, Bruno Muzzolini, Steve Piccolo, Bert Theis, Nick Zedd, janë vetëm disa nga emrat që i janë bashkuar idesë së Zguros. Fitues i “Onufrit” në vitin 2007, Fani i përket atij brezi të rinjsh në artet pamore që kërkojnë të ecin me atë çfarë ndodh sot në botë. Për të janë idetë ato që e bëjnë një vepër arti, pavarësisht hapësirës ku mund të shtrihet.
Fani, si e kujtoni lidhjen tuaj me artin, cilat janë gjërat që ju çuan drejt kësaj zgjedhjeje?
Kam filluar të vizatoj që herët, si shumë fëmijë që shkarravisin ngado dhe kudo si pasojë e moshës. Ndoshta vizatimet e mia kishin të veçantë faktin sepse ato i realizoja me dimensione jo reale, me shkumës në asfalt, në oborrin e kopshtit, sheshin e shkollës. Mandej prindërit ishin motivuesit e këtij pasioni dhe për rrjedhojë ndoqa rrugën e të qenët piktor. Ndoqa Liceun, më vonë Akademinë e Arteve për Pikturë.
Cilat gjendje provokojnë më shumë ndjesi artistike te ju?
Natyra, gjendja e parë dhe e fundit, hiçgjë nuk është arti përpara natyrës.

Çfarë, sipas jush, e bën një personazh interesant?
E kam menduar dhe përjetuar edhe unë si shumë të tjerë këtë pyetje, por aktualisht mendoj, që është më bukur dhe më e vërtetë të mos i përkasësh kësaj pyetjeje. Të qenët interesant në shumicën e rasteve me duket flluskë retorike, por që aureola e shoqërisë e preferon së tepërmi këtë farë pluskimi.

Vitet e fundit, ju keni zgjedhur të bëni kuratorin, duke udhëtuar në shumë qytete jashtë Shqipërisë. Si është të kuroni një ekspozitë? Dhe cili është roli i kuratorit në perceptimin e ideve?
Duke filluar nga viti 2011 po punoj intensivisht për projektin “Gallery On The Move” (www.galleryonthemove.net), i cili është një projekt kuratorial, që do të thotë se në bashkëpunim me institucione të tjera për artin bashkëkohor, kurojmë ekspozita kolektive dhe projekte specifike. Për rrjedhojë tashmë punoj si kurator, në mënyrë që t’i përgjigjem sa më mirë projektit dhe kërkesave që ai dikton. Sa i përket rolit të kuratorit në molisjen e ideve, në një aktivitet që organizohet kuratori është si regjisori në një film, gjithçka fillon nga kuratori dhe përgjegjësia më e madhe bie mbi të. Është si të menaxhosh një agjenci, po në këtë rast burimi kryesor njerëzor përbëhet nga artistë, por edhe nga persona të tjerë, që janë galeristë, kuratorë, koleksionistë, asistentë, teknikë etj., etj.

“Gallery On the Move”, ku konsiston ideja e saj?
“Gallery On the Move” konsiston në realizimin e një projekti kuratorial, i cili organizon ekspozita personale dhe kolektive në bashkëpunim me institucione të tjera për artin bashkëkohor brenda dhe jashtë vendit. Disa prej tyre, “Tirana International Film Festival”, Galeria Kombëtare e Arteve, “Isola Art Center” Milano, “Casa Tres Patios Medellin”, “Divus Unit London” etj., vazhdojnë të jenë ende partnerë të ngushtë të “Gallery On The Move”. Përpos tyre, GOM është duke bashkëpunuar me institucione të tjera për programin e 2013-2014, si “Apex Art” dhe ISCP Nju Jork, Majami dhe Valenzuela and Klenner Bogota, Academia di Brera dhe NABA Milano etj. Krahas projekteve kuratoriale GOM, në prill 2013 fillon paralelisht një program të ri në bashkëpunim me panairet për artin bashkëkohor (Artissima Torino, Vienna ArtFiar, Art Brusseles, Liste Basel, ArtFair Cologne, Arco Madrid, Focus London, ABC Berlin), duke startuar me Panairin e Milanos përgjatë periudhës 4 deri më 7 prill 2013.

Cilat janë idetë që, sipas jush, kërkon të përcjellë arti bashkëkohor sot?
Arti sot është pasqyra ideale e shoqërisë postdemokratike që po mbartim. Arti bashkëkohor s’është tjetër veçse pjellë e saj.

A mund të flasim për një art bashkëkohor?
Sigurisht, të flasësh sot për art bashkëkohor është si të flasësh për “Facebook”. Në Europë dhe SHBA, arti bashkëkohor është në lulëzimin e tij. Falë një sistemi të përcaktuar dhe të koordinuar që konsiston në galeri private, qendra dhe institute jofitimprurëse për artin, festivale, bienale e trienale, panaire, muze, konkurse, koleksione etj.

Si do ta gjykoje atë çfarë ka ndodhur në historinë e pikturës gjatë komunizmit në Shqipëri?
Manierizëm, tredhje, propagandë, disiplinë skizofrenike, luftë psikologjike 360 gradë, trishtimi i vetmisë së madhe. Ajo çka preferoj, janë muzika e filmave. Jam tifoz i Aleksandër Lalos, Aleksandër Peçit dhe Kujtim Laros.
Cilët janë piktorët që ju frymëzojnë dhe galeritë ku do të donit të ndaleshit?
Personalisht më tërheqin gjithmonë pikturat e Luc Tuymans dhe Raymond Pettibon. Kurse galeria e preferuar në këtë periudhë është projekti Larry Gagosian, sepse nuk është një galeri standarde arti, por një biznes i mirëfilltë, i ngritur nga një grup anonim personash, me në krye një lider karizmatik.

A kemi sot një art sentimental?
Aty ku arti është sentimental, atëherë mirë se vjen në periferi ose sikurse thotë një miku im, sot e gjithë bota është periferi, falë rrjeteve sociale si “Facebook” por dhe të tjera.