Në Qendrën e Arteve Bashkëkohore “Varg e Vi” në Gjilan, u hapet ekspozita personale e artistes holandeze Maureen Bachaus, ku u prezantua arti konceptual i saj e që ishte tërheqës për artdashësit sepse
Vet autorja, Bachaus i ka thënë Portalit 2LONLINE, se është e befasuar për të mirë me këtë interesim, duke e ditur se nuk është e njohur këtu puna e saj dhe se llogaritë se të gjithë që kanë ardhur këtu kanë ardhur për artin, e jo që e kanë njohur atë, dhe kjo sipas saj është diçka shumë pozitive, pasi që në Kosovë njerëzit janë tejet të interesuar për artin.
Ajo shpreson se që arti i saj të kuptohet dhe të jetë i pranueshëm nga të pranishmit në këtë ekspozitë.
Artisti gjilanas Avni Behluli nga Shoqata e Arteve Pamore tha për 2LONLINE, tha se ky është një zhanër i ri që po prezantohet në shoqërinë moderne, arti konceptual, e që po pëlqehet veçmas nga të rinjtë . Ai ka vlerësuar pozitive ardhjen e artistes holandeze për të ekspozuar tek ne, pasi tha se do të kemi mundësi të shohim krijimet e artistëve nga vendet e zhvilluara, e që mund të jetë një stimulim edhe për artistët kosovar të merren më tepër me artin.
Përndryshe, kuratori Jeton Muja ka thënë për 2LONLINE, se në punimet e artistes holandeze mund të gjejmë anën psikologjike njerëzore dhe dramat sociale. Ai ka thënë se artisja Bachaus është e njohur veçmas me “project identification”, e cila ka në qendër rrëfimin njerëzor.
Muja u shpreh se qasja dhe filozofia e kësaj artisteje sendërtohet sidomos në rrëfime tragjike njerëzore, fatin individual të njeriut dhe të komuniteteve të braktisura të shoqërisë, duke i dhënë asaj veçanti në qasje kodin tematik, por edhe duke e bërë njërën prej artisteve që shfrytëzon materialet tradicionale dhe bashkëkohore , për të sinkronizuar kohët dhe kulturat e ndryshme, për të bërë të duken ato të integruara në mes vete, sikur të jetë me prejardhje të njëjtë.
Muja tha se edhe në Qendrën e arteve bashkëkohore “varg e vi”, kjo artiste erdhi me një ekspozitë të veçantë duke shpaluar kreativitetin origjinal bashkëkohor.
Përndryshe, artisja Bachaus merret me mediumet e ndryshme si: fotografi, video-art, instalacione, dokumentarë të shkurtër etj. Ka përfunduar Artet e Bukura në vendin e saj të origjinës, në qytetin Maastricht të Holandës. Ajo ka marrë pjesë me ekspozitat e saj personale dhe grupore, në disa galeri të njohura dhe shtete të ndryshme si në Holande, Belgjikë, Angli , New York etj. Tani po prezantohet, përmes kësaj ekspozite edhe në Qendrën e Arteve Bashkëkohore “Varg e Vi” në Gjilan.
http://www.2lonline.com/kulture

Gjilani do të jetë nikoqir i një ngjarje të rëndësishme kulturore, pasi të premten në Qendrën e Arteve Bashkëkohore “Varg e Vi” në Gjilan, do të hapet ekspozita personale e artistes holandeze Maureen Bachaus (ora 19:00).
Jeton Muja, kurator, ka thënë se Gjilani mund të krenohet që do të ketë mundësi të ketë një ekspozitë të artistes holandeze , Maureen Bachaus për të parë artin e saj vizual e konceptual. Ai tha se Bachaus është dëshmuar me artin e saj në arenën ndërkombëtare, ka bagazh në fushën e artit vizual e konceptual. Është një artiste e nivelit ndërkombëtar që ka ekspozuar në vende të ndryshme, si në Holandë, prej nga vije, pastaj Belgjikë, Angli e SHBA.
Artisja Maureen Bachaus tha se përshtypjet e saj për Kosovën dhe artin këtu janë të mirë. Ajo tha se arti ka të përbashkëtat e saj, edhe pse artistë mund të vijnë nga vendet e kulturat e ndryshme. Andaj pret që arti i saj të kuptohet dhe të jetë i pranueshëm nga ata që do ta vizitojnë ekspozitën.
Falë mundësive që i jep interneti, ajo tha të ketë mundur të përcjellë edhe artin e krijuesve të Kosovës. Bachaus tha se arti mund të paraqitet në mënyra të ndryshme por se artistët kanë një perceptim të përgjithshëm për artin. Ajo tha se në punën e saj në fokus ka njeriun, brendësinë e tij.
Përndryshe, Bachaus merret me mediumet e ndryshme si: fotografi, video-art, instalacione, dokumentarë të shkurtër etj. Ka përfunduar Artet e Bukura në vendin e saj të origjinës, në qytetin Maastricht të Holandës. Ajo ka marrë pjesë me ekspozitat e saj personale dhe grupore, në disa galeri të njohura dhe shtete të ndryshme si në Holande, Belgjikë, Angli , New York etj. Tani do ta kemi mundësinë që ta kemi edhe në Kosovë, respektivisht në Qendrën e Arteve Bashkëkohore “Varg e Vi” në Gjilan. /