2013-03-24

NEPER BRAZDAT E ILIRISE MBIU FARA E MALSISE


…persihatje rreth shkrimit te Lulash Palushajt


ZEF PERGEGA

…Atje ne nje cep te Illirise, ne brazdat e tokes se pavdekshme te saj, mbiu dhe hodhi shtat fara e Malsise. Ajo si Shqiperia lindi dhe u mbrojt nga fjala. E para ishte fjala e me pas mbiu fara, fara lindi heronjt, heronjt ngriten kala, mbi frengjite e saj u rane kembanave, kalate u lidhen me malet, sic u lidhen supesh me arme ne krah burrat e trollit arberor. Tallazet u ngriten lart nga padurimi e urrejta, por jo kurre me lart se balli i qendreses se malesorit. Balozet e zinje dolen nga deti, por ata luftuan si i pari si mbreti. Vershuan perrenjt e ligesise, qiejt erdhen e mbushen me korba, turq e shoven, por Malesia e Madhe mbeti e gjalle e krenare ne gen. Turfullime dimri pati edhe brenda vetes, por kurre nuk ia thane grurin e vjeshtes. Njerez te paguar si sot, si dje, si neser, brenda e jashte, te mbeshtjelle me pelerinen e ideologjise mundohet qe vepren e malesorit ta erresoje syshe.
Qellimi eshte i qarte, ta mposhtin qendresen e malsorit, ta zhveshin nga virtyti, ta zhburrerojne nga ndera e kulles dhe e vatres se tij fisnike deri tek ylberi. Te ia thyejne besen, qe terren te nendheshem ti krijojne sllavit per ta asimiluar.
Malesia e Madhe eshte ne vijen e pare per bashkimin kombetar, ndaj armikun me te eger e ka perballe! Kurdohere ne histori Malesia e Madhe nuk u nda nga krahinat e tjera te Shqiperise, vecanerisht nga Mirdita, Lura, Gjakova, Dukagjini, Kelmendi… Sot per sot Malesia e Madhe eshte trashegimtarja e Beslidhjes se Lezhes dhe Lidhjes e Shqiptare te Prizrenit. Kete me se miri e tregon plejada e saj e 1500 heronjeve, e krijuesve dhe e artisteve qe shkojne ne nje me zerin e meshtarise dhe besimit te saj te pare. Nje pjese e saj jeton dhe vepron ne gjirin e komuniteteve te shqiptareve te Amerikes. Prej kendej ata i celin mengjezet e Malsise…
I nderuar mik Lulash Palushaj!
Nuk e pata veshtire ta kuptoj mesazhin e shkrimit tuaj ne prag te festimit te kryengritjes se Malsise se Madhe ne Detroit. Ju, duke vjelur nga nje thesar ne kodiket e histories se saj te lavdishme, me te drejte i ftoni njerezit te hyjne thelle ne minieren e heroizmit dhe te drites se saj. Mos u brengos nga cukitjet, qe ne beben e syrit mundohen ta shpojne disa kalimtare, se ata nuk kane fuqi te ngulin shtiza ne gjoksin e arte te Malsise , as te leshojne boje te zeze ne fytyren e saj plot nur.
Per nate e degjoj kengen e Lahutes se Fishtes dhe te them te drejten me beri te mendohem kur shkruan: “… me rastin e ketyre rreshtave, qe nuk jane as grimca, as dramca, as segment i asaj qe meriton Malesia e Madhe neper shekuj…nuk mund te pershkruhen as me dite as me nete as me muaj e vite!”
Shkrimi i juaj eshte plotesisht i denje te mbahet ne tribunen e nates perkujtimore te 6 prillit 1912, qe do te organizohet ne Detroit. Meqenese tashme ka fituar te drejten e qytetarise, pa kurrfare qytetarie, nderimi e respekti qe lektoret ne raste te tilla i marrin nga jashte si mielli hua i kohes se Migjenit, duke fyer ne menyren me te paturpshme intelektualet ne komunitetin tone, le te mbetet shkrimi yt, i dashur shkrimtar, si nje orgur i qytetarise se Malsise dhe i vepres se saj legjendare. Do te kishte qene shume dobiprurese qe ne raste te tilla te mobilizoheshin te gjitha forcat krijuese, per te organizuar tribuna shkencore, ku te spikasin lidhjet e mbijetese tone me vendlindjen, ku rinia te mesoje se kush ishim e kah po shkojme. Po kete nuk e don as serbi as malazezi e as greku!
Tavolina e nderit e gjate e gjate si bisht prasi e thate e thate…tipike e kohes se diktatures!
Nga shkrimi juaj, i dashur Lulash, kuptohet se kombi yne ka edhe festa te tjera kombetare, por ata nuk sjellin pare! Inteligjenca e ka mbyllur gojen me kohe. Nje presion i montuar dhe i financuar keqas po bie si nata e zeze mbi fjalen e lire. Demokrat eshte ai qe mbron lirine e dhunuar te tjetrit dhe jo lirine e vet!
Kur nuk flet intelektuali a e keni pare sa ere te keqe mban bakali?!
Heronjt e vertete jo vetem nuk nderohen, por po shkilet mbi gjakun e tyre, e kush shkel mbi gjakun e tyre shkel mbi faren e martirizimit qe eshte fara e lirise. Por si do qe te jete puna, i dashur Lulash mos u ndal, se ne brazdat e Illirise do te rritet se do te rritet fara e Malsise edhe pse te gjithe po mendojne se si me yndyre te mbushin mullen, duke mos shpenzuar as nje cent per kulturen!
Detroit, 23 mars 2013

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...