Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/23

Kriza piramidale apo Anarkia në Shqipëri 1997

Rebelimi i vitit 1997 i njohur ndryshe edhe si Kriza piramidale apo Anarkia në Shqipëri ishte një lëvizje antiqeveritare që filloi më 24 Janar në Lushnjë dhe përfundoi më 24 Korrik 1997, pas dorëheqjes së Sali Berishës si President i vendit. Shkaku i rebelimit ishte falimentimi i skemave piramidale, të cilat morën me vete rreth 1,2 miliardë $ kursime të shqiptarëve. Opozita arriti të përfitonte nga situata e rëndë dhe i kanalizoi protestat në rrugë politike duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Presidentit Berisha. Paaftësia dhe dezertimi në radhët e ushtrisë bëri që vendi te binte në duart e Komiteteve të Shpëtimit Publik dhe bandave të armatosura, e sidomos pjesa jugore. Qendra absolute e rebelimit ishte Vlora.

26 Maj 1996 : Mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Me një rezultat të thellë fiton Partia Demokratike. Socialistët dhe ndërkombëtarët akuzojnë qeverinë për manipulime në këto zgjedhje. PS braktis procesin e numërimit dhe bojkotojnë parlamentin. Qeveria tregohet arrogante me opozitën, kurse opozita tej mase ekstremiste.Situata politike para rebelimit



  • 20 Tetor 1996 : Mbahen zgjedhjet lokale. Sërish fiton Partia Demokratike. Socialistët sërish nuk pranojnë rezultatin. Situata politike rëndohet shumë. Vendi po shkon drejt një krize të shumanshme.

Fajdet


Skemat piramidale të njohura edhe si Firmat rentiere filluan aktivitetin e tyre në vitin 1991. Aktiviteti i tyre bazohej mbi marrjen e një sasie parash dhe kthimin e një sasie më të madhe në bazë të një përqindjeje. Ndonëse në dukje funksiononin si banka, Piramidat nuk kishin asnjë investim konkret nga ku mund t'i nxirrnin paratë. E para piramidë ishte ajo e Hajdin Sejdisë e vitit 1991 i cili u largua në Zvicër me disa miliona dollarë të biznesmenëve shqiptarë. U ndoq nga Sudja e hapur nga Maksude Kadëna në vitin 1993, një arixhie që kishte punuar më parë si punonjëse në një fabrikë këpucësh. Suden e ndoqën rreth 24 firma të tjera, ku më të fuqishmet ishin VEFAGjallicaDemokracia Popullore-XhaferriPopulliCenajSilvaKamberi dhe M. Leka. Aty nga fundi i vitit 1996, firmat piramidale arritën kulmin e tyre. Interesat që ato ofronin ishin tepër joshëse, ku Sudja arriti të ofronte interesa 100%, gjë që paralajmëronte falimentimin e shpejtë. Pavarësisht këshillave të FMN për t'i mbyllur këto skema, qeveria shqiptare vazhdoi të lejonte aktivitetin e tyre, shpeshherë duke u implikuar në to. Në periudhën midis 8-16 janarit 1997, shumica dërrmuese e piramidave falimentoi duke marrë me vete edhe kursimet e shqiptarëve. Më 22 janar qeveria ngrin paratë e Xhaferrit dhe Popullit. Gjallica është gjysëm e falimentuar dhe e vetmja që vazhdon aktivitetin normal është VEFA e cila kishte arritur te kryente disa investime në tregun shqiptar, si hotele, karburante dhe fabrika. Kriza që falimentimi i piramidave do të sjellë, do të jetë më e rënda në historinë e Shqipërisë, ku si shpeshherë në historinë e saj, Shqipëria rrezikoi ekzistencën e vet.

Protestat e para

Protesta e parë që u zhvillua për zgjidhjen e krizës ishte ajo e 16 janarit në Vlorë. Më 19 janar zhvillohet në Tiranë një protestë e kreditorëve të Sudes. Më 24 janar fillon "de fakto" rebelimi. Me mijëra banorë të Lushnjes, shpartallojnë forcat e policisë dhe djegin bashkinë e qytetit bashkë me kinemanë. Një ditë më vonë, më 25 janar, Tritan Shehu, kryetar i PD, shkon në Lushnje për të zgjidhur situatën. Në të kundërt ai mbahet për disa orë peng në stadiumin e qytetit. Ndërhyrja e FRPD së qytetit, shpëtoi vendin nga një atentat me pasoja të rënda. Ndërkohë gjatë paradites në qytet janë plaçkitur, shkatërruar dhe djegur çdo institucion në qytet. Më 26 janar digjet bashkia e Vlorës kurse më 27 janar digjet bashkia e Peshkopisë. Më 30 janar formohet Forumi për Demokraci nga partitë e opozitës. Ky forum do të udhëheqë protestat deri në formimin e Komiteteve të Shpëtimit Publik. Protestat në fillim ishin ekonomike, por më pas ato u drejtuan kundër qeverisë e kundër presidentit Berisha, sidomos në qytetin e Vlorës. Më 4 shkurt fillon shpërndarja e një pjese të parave të humbura. Shpërndarja e tyre në sportelet e Bankës Kombëtare Tregtare, e zotëruar nga shteti, krijoi efektin domino, pasi njerëzit filluan të besonin se paratë i kishte vjedhur qeveria. Më 5 shkurt falimenton Gjallica, kurse më 6 shkurt rifillojnë protestat e dhunshme në Vlorë. Më 9 shkurt në Vlorë, sulmohet Komisariat i Policisë, kurse një ditë më vonë, po në Vlorë, 50 efektivë të forcave speciale sulmohen dhe shpartallohen barbarisht. Pamjet e dorëzimit të tyre të transmetuara nga EuroNews dërrmojnë autoritetin e shtetit. Ditët në vazhdim do të jenë ditë të frikshme për Vlorën. Bashkia e djegur, dhe e ridjegur funksionon deri në orën 12:00, pasi më vonë nisin protestat. Qarkullimi i lirë i njerëzve bëhet i vështirë. Dyqanet mbyllen herët, kurse i vetmi autoritet shtetëror i mbetur në këmbë është SHIK. E vështirë mbetet gjendja edhe në qytetet përreth Vlorës, ku çdo ditë zhvillohen protesta masive ku shquhen Fieri dhe Tepelena.

Greva e urisë e studentëve të Universitetit të Vlorës

Greva e urisë e studentëve të Vlorës nisi më 20 shkurt në ambientet e Universitetit. Rreth 50 studentë hyjnë në grevë urie. Kërkesat e tyre ishin dorëheqja e qeverisë dhe kthimi i plotë i parave. Kjo grevë cilësohet si nxitësi kryesor i degjenerimit të situatës deri në konflikt të armatosur. Më 22 shkurt në përkrahje të grevës del "Forumi për Demokraci", ndërsa në qytet gjendja mbetet e rëndë. Në përkrahje të tyre dalin edhe studentët e Gjirokastrës, Elbasanit dhe më pas të nxitur nga FRESSH edhe studentët vlonjatë në Tiranë. Krejt ndryshe vepruan studentët e Universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër të cilët me anë të Unionit Studentor deklaruan : “Bashkohemi me dhimbjen e studentëve vlonjatë për humbjen e parave në skemat piramidale, por nga ana tjetër, mendojmë se liria dhe demokracia, atdheu dhe kombi kanë një çmim më të lartë”. Më 26 shkurt mijëra njerëz rrethojnë godinën e Universitetit për t'a mbrojtur nga ndonjë "sulm" i SHIK-ut. Po atë ditë grupi i grevistëve deklaron se nuk dëshiron më ndihmë mjekësore, duke vënë në dyshim grupin e mjekëve pranë tyre. Më 27 shkurt në Vlorë vjen kryetari i bashkisë Shkodër, Bahri Boriçi, i të Djathtës së Bashkuar, në mbështetje të grevës së urisë. 28 shkurti 1997, do të mbetet një datë në historinë e Shqipërisë. Pasi kanë forcuar mbrojtjen e tyre ndaj godinës së Universitetit, forcat rebele në mbrëmjen e 28 shkurtit, pa paralajmërim sulmojnë godinën e SHIK-ut. Në përpjekjet midis rebelëve dhe oficerëve të SHIK, shumë më të pakët në numër, mbesin të vrarë 9 persona, 6 oficerë dhe 3 civilë. Masakra e 28 shkurtit shënon fillimin e Luftës Civile 10-ditore, dhe fundin e rendit në Vlorë për rreth një vit.

Demostratë e dhunshme antiqeveritare në Lushnje

10 ditët e Luftës Civile

  • Data 1 Mars 1997, e gjen Vlorën pa asnjë autoritet shtetëror të mbetur në këmbë. Lajmi i masakrës mbi oficerët e SHIK, trondit shtetin. Rebelët marrin nën kontroll bazën e Pashalimanit, simbol i rezistencës së shtetit. Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe trupa të shumta rrethojnë Vlorën dhe Tepelenën. Në Tepelenë rebelët vendosin topa në hyrje të qytetit dhe i drejtojnë nga Veriu.
  • Me datë 2 mars qeveria e Aleksandër Meksit dorëhiqet, pas dështimit për të zgjidhur krizën. Ngjarja festohet në Vlorë me mijëra krisma kallashnikovësh. Ndërkohë parlamenti miraton shef të operacionit për rivendosjen e rendit, shefin e SHIK, Bashkim Gazideden. Menjëherë Gazidede urdhëron mbylljen e shkollave në mbarë vendin në një afat të pacaktuar. Vendosen gjithashtu kufizime ndaj shtypit dhe ndaj furnizimit me mallra konsumi të popullatës.
  • Më 3 mars Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës me votat e deputetëve të PD-së. Një zemërim i papërmbajtur shpërthen në Vlorë dhe Tepelenë, qendrat kryesore të rebelimit. Saranda gjithashtu bie në duart e rebelëve, ku njerëz të armatosur të ardhur nga Vlora me anije, djegin çdo institucion duke përfshirë edhe librarinë e qytetit. Gjithashtu shpërthejnë godinën e paraburgimit dhe marrin mbi 400 armë. Digjet Qendra e Formimit Profesional në Vlorë, që kishte kushtuar 7 milionë $ amerikanë. SHIK-u përpiqet të izolojë Vlorën, Sarandën dhe Delvinën me qëllim që rebelimi të mos përhapet në pjesën tjetër të vendit.
  • Më 4 mars formohet në Vlorë Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës i njohur thjesht si Komiteti i Shpëtimit. Ky komitet fillon të veprojë si strukturë paralele, duke kryer de fakto një grusht shteti. Në të njëjtën ditë në Vlorë vendosen snajpera në çdo pallat dhe në çdo rrugë ngrihen barrikada, për të penguar hyrjen e SHIK-ut, armiku i vetëm i rebelëve. Ura e Mifolit bllokohet dhe minohet. Kjo urë do të kthehet në një nga simbolet e rebelimit duke u bërë ura që ndan Shqipërinë. Ndërkohë studentët i japin fund grevës së urisë. Në Sarandë sulmohet marina dhe mijëra armë rrëmbehen. Bandat patrullojnë detin me anijet e marinës. Saranda shpall autonominë duke deklaruar se në këtë zonë banojnë 20.000 grekë. Në Qafë-Gjashtë një agjent i SHIK digjet i gjallë, kurse njëri merret peng. Dy të tjerë arratisen. 50 ushtarë bashkohen me rebelët. 2 pilotë të Forcave Ajrore dezertojnë dhe shkojnë ne Itali. Ata deklarojnë se ishin urdhëruar të godisnin mbi popullsinë civile. Dalin në skenë bandat e para. Dështon plani i Gazidedes për ta izoluar rebelimin vetëm në Vlorë, pasi ai përhapet në gjithë Jugun e vendit. Në Delvinë pas luftimesh të ashpra rebelët triumfojnë duke e detyruar ushtrinë të tërhiqet. Në Sarandë rebelët vendosin postblloqe në rrugë.
  • Fillojnë të përhapen teoritë mbi ndarjen Veri-Jug të vendit. Protestuesit në Vlorë fillojnë të degjenerojnë në sharje ndaj Berishës, ku nuk mungojnë edhe gratë të njohura si shamizezat. Gjithashtu përdorin masivisht tre gishtat, simbol i shovinizmit serb. Më 6 mars, Sali Berisha mban një takim me përfaqësuesit e partive politike dhe nënshkruajnë një deklaratë ku dënojnë shpërthimet e depove dhe bëjnë thirrje për dorëzim të armëve. 6 orë më vonë, zyrtarisht liderët e PS dhe PAD mohojnë çdo lloj përgjegjësie dhe obligimi ndaj kësaj deklarate që ata e kishin konsideruar "sukses politik". Rebelët në Sarandë nisen për të marrë Gjirokastrën.
  • Në datat 7-8 mars, rebelët e ardhur nga Saranda, në bashkëpunim me ata vendas, shpartallojnë ushtrinë në Gjirokastër. Forcat speciale merren peng. Në krye të revoltës në Gjirokastër dalin deputetët e PAD, Arben Imami dheRidvan Pëshkëpia. Me rënien e Gjirokastrës në duart e rebelëve, i gjithë Jugu i vendit është jashtë kontrollit. Armët vazhdojnë të përhapen në vend. Sulmohet "Aeroporti Kombëtar i Rinasit" nga fshatarë të zonave përreth. Plaçkitet në mënyrë barbare "Universiteti Bujqësor i Tiranës".
  • Me 9 mars formohet Qeveria e Pajtimit Kombëtar me në krye Bashkim Finon, kryetar i bashkisë Gjirokastër. Kjo qeveri u formua si pasojë e vullnetit politik të maxhorancës dhe opozitës. Qeveria e re ju bën thirrje ish-efektivëve të ushtrisë të kontribuojnë për rivendosjen e rendit dhe qetësisë. Presidenti del në TVSH në një deklaratë drejtuar kombit ku ai bën thirrje për “Pajtim, besim, bashkim dhe gjakftohtësi”.
  • Të gjendur pa kundërshtarë në fushën e betejës, pasi pozita dhe opozita ishin bashkuar në një qeveri të përbashkët, rebelët e jugut nisin një valë të jashtëzakonshme shkatërrimesh. Në Gramsh rebelët sulmojnë godinën e policisë, drejtohen drejt Fierit dhe marrin kontrollin e rrugëve. Berati bie në duart e bandave dhe bëhet qendra kryesore e rebelimit pas Vlorës. Bashkë me të bien edhe Poliçani, Këlcyra dhe Skrapari. Në Kuçovë rebelët marrin nën kontroll 19 aeroplanë luftarakë të tipit "MIG". Komiteti i Shpëtimit të Vlorës përshëndet marrëveshjen e 9 marsit. Ndërkohë rebelimi përhapet edhe në veri të vendit, duke i dhënë fund Luftës Civile dhe duke i hapur rrugën anarkisë dhe sundimit të bandave të armatosura, veçanërisht në jug të Shqipërisë.

Anarkia

Më 11 mars krijohet Komiteti i Jugut që kërkon dorëheqjen e Berishës. Po ky komitet propozon shpalljen e Vlorës kryeqytet të vendit. Një ditë më vonë presidenti Berisha dekreton Qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Në Kukës banorët braktisin qytetin për shkak të një njoftimi se ushtria serbe ka kaluar kufirin. Njoftimi ishte i rremë, pasi serbët thjesht kishin vënë dy tanke afër vijës së kuqe, pas sulmit të armatosur mbi doganën shqiptare në Morin nga fshatarë të zonës që donin ta plaçkisnin. Tirana sulmohet nga grupe rebele. Një grup sulmon presidencën ku ndeshet me vullnetarët që mbronin presidentin. Shpërthen burgu 313. Të fundit që dalin janë Ramiz Alia dhe Fatos Nano. Më 14 mars austriaku Franz Vranitski emërohet për të zgjidhur krizën. Sulmohet fabrika e Coca-Cola, nga të paktat investime shumëkombëshe në Shqipëri. Jep dorëheqjen shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. Rebelët pushtojnë portin e Durrësit. Në ekranin e TVSH shfaqet gjithë ditën thirrja Atdheu në rrezik!. 16 marsi shpallet ditë zie kombëtare, në kujtim të viktimave të rebelimit. Puna e qeverisë së re, mbetet shumë e vështirë, pasi kontrollon vetëm Tiranën dhe një pjesë të veriut të vendit. Një "Komitet për Shpëtimin e Veriut dhe Shqipërisë së Mesme" kërcënon qeverinë e re se nëse njeh komitetet e Jugut atëherë do të përballet me rezistencë ushtarake në gjithë Veriun e vendit. Si rezultat qeveria nuk njeh asnjë prej komiteteve të formuara në Veri, Jug apo Shqipëri të Mesme. Më 20 mars zhvillohet në Tepelenë Kuvendi i Komiteteve të Shpëtimit Publik. Kërkesa e tyre kryesore dhe e pandryshueshme është largimi i Berishës. Gjithashtu propozohet krijimi i Federatës së Jugut. Më 21 mars situata politike bëhet shumë e rrezikshme. Greqia kërkon të futet në territorin shqiptar me pretekstin e mbrojtjes së minoritarëve. Sali Berisha i kërkon ndihmë ushtarake Turqisë. Shefi i SHIK, Bashkim Gazidede, në një seancë në parlamentin shqiptar akuzon qarqet greke anti-shqiptare, socialistët shqiptarë, ushtarakët dhe kriminelët për situatën e krijuar. Ai bëri deklaratën fatale se “Integriteti i Shqipërisë nuk ekziston më!”. Ai gjithashtu deklaroi se “Rebelimi ishte drejtuar drejt shkatërrimit të çdo objekti historik dhe kulturor, me qëllimin afatgjatë për të zhdukur çdo provë historike të autoktonitetit të shqiptarëve”. Ndërkohë bandat sundojnë jugun e vendit nën një regjim terrori dhe frike. Dhjetëra vrasje, plagosje dhe vjedhje regjistrohen çdo ditë. Më 28 mars mbahet në Vlorë Kuvendi Kombëtar i Shpëtimit Publik. Kërkesa e tyre kryesore është dorëheqja e Sali Berishës. Në fshatin Levan të Fierit ndodh masakra më e madhe e ngjarjeve të 1997. 24 persona vriten nga përleshjet midis arixhinjve dhe njërës prej bandave më të rrezikshme të vendit. Në kanalin e Otrantos një anije shqiptare e drejtuar nga një prej bandave të Vlorës sulmohet nga marina italiane dhe fundoset. Bilanci është 82 të vdekur. Anarkia vazhdon përgjatë prillit dhe majit dhe kulmon me Masakrën e Cërrikut më 23 maj. Më 17 prill forcat politike kanë rënë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërhyrja ndërkombëtare


Forcat franceze të Misionit "ALBA" rrugës për në Shqipëri
Me datë 28 mars Kombet e Bashkuara miratojnë rezolutën nr. 1101 për ndihmë humanitare ndaj Shqipërisë. Më 15 prill misioni ndërkombëtar Alba vjen në Shqipëri. Rreth 7000 ushtarë nën drejtimin e Italisë vijnë në Shqipëri për të rikthyer rendin dhe forcën e ligjit. Forcat e para zbarkojnë në Durrës. Rikthehet normaliteti në Tiranë.

Zgjedhjet e parakohshme të 29 Qershorit

Nën një atmosferë të tensionuar zhvillohet fushata për zgjedhjet e parakohshme. Lidershipi demokrat e ka të pamundur që të zhvillojë një fushatë normale në zonat e Shqipërisë së Jugut. Nga ana tjetër, liderët e majtë shoqërohen nga kapobandat e këtyre qyteteve duke lënë pas edhe një bilanc tragjik. Më shumë se 60 persona mbeten të vrarë gjatë fushatës së Partisë Socialiste në Jug të vendit.
Më 29 Qershor 1997 zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Partia Socialiste me aleatët janë fituesit. Demokratët pësojnë humbjen më të thellë të historisë së tyre. Në Tiranë, ku mendohej se PD do fitonte, rezultati është krejt ndryshe pasi socialistët fituan bindshëm. Shumë nga anëtarët e "Komiteteve të Shpëtimit" dolën kandidatë për forcat e majta ndonëse publikisht kishin premtuar se nuk do të merrnin asnjë post qeveritar pa u zgjidhur kriza e fajdeve. Në të njëjtën ditë zhvillohet edhe referendumi për formën e qeverisjes së vendit. Me 65% të votave fiton Republika kundër Monarkisë.

Pasojat e krizës

Bilanci i rebelimit është 200 milionë dollarë dëme materiale dhe mbi 3800 të vrarë nga të cilët 360 policë e 5000 të plagosur. Filluan procese gjyqësore kundër bosëve të firmave rentiere. U dënuan në mungesë një pjesë e figurave kryesore të shtetit gjatë pushtetit të PD : Safet Zhulali, Agim Shehu, Bashkim Gazidede etj. Filluan procese gjyqësore kundër kapobandave të qyteteve të Shqipërisë së Jugut. Ekonomia e vendit u shkatërrua plotësisht.

Akuzat ndaj SHBA dhe vendeve fqinje

Bashkim Gazidede, akuzoi dy herë publikisht në seancat parlamentare, më 21 dhe 26 Mars 1997, shërbimin sekret amerikan CIA, atë grek Asphalia dhe atë jugosllav UDB se kishin nxitur dhe financuar rebelimin e armatosur me qëllim rrëzimin e qeverisë dhe destabilizimin e vendit. UDB sipas Gazidedes ishte e interesuar për trazira, pasi një Shqipëri e dobët nuk e ndihmonte dot luftën e Kosovës për pavarësi. Lidhur me Asphalinë Gazidede deklaroi se nga 3 çështjet e rëndësishme të nacionalistëve grekë : Konstandinopoja, Qiproja dhe Shqipëria e Jugut, kjo e fundit ishte më e rëndësishmja dhe prandaj shërbimi sekret grek u përfshi intensivisht në organizimin e rebelimit. Lidhur me CIA, Gazidede deklaroi se ky shërbim kishte përkrahur që nga viti 1994, ish-komunistët shqiptarë dhe ish-agjentët e Sigurimit të Shtetit, duke filluar që nga Masakra e Peshkëpisë. Ndikimi i fortë i lobit grek në SHBA, bëri që ky vend, sipas Gazidedes të organizonte dhe financonte rebelimin e armatosur që për pak sa nuk shkaktoi copëtimin e vendit dhe shpërthimin e një lufte civile.

Konflikti Veri-Jug


Një hartë e gazetës britanike "The Economist" që tregon zonën e sunduar nga rebelët (jeshile e hapur) dhe qytetet ku zbarkuan trupat e Misionit Ndërkombëtar për Rivendosjen e Rendit "ALBA" (Tiranë, Durrës dhe Vlorë)
Një nga temat kryesore të mediave dhe analistëve perëndimorë gjatë trazirave të marsit ishte pseudondarja Veri-Jug. Gazeta dhe televizione të huaja deklaronin se ky rebelim përveçse një përballje midis dy forcave kryesore politike në vend, ishte edhe një përplasje midis veriorëve (Gegë) që mbështesnin Sali Berishën (edhe ky Geg) dhe jugorëve (Toskë) që mbështesnin Partinë Socialiste dhe lidershipin e saj (kryesisht Toskë). Pavarësisht tentativave të vazhdueshme të mediave ndërkombëtare dhe vendeve fqinje për të shkaktuar një luftë civile Gegë-Toskë, falë pjekurisë së shqiptarëve kjo nuk ndodhi dhe kështu u shmang ndarja e Shqipërisë, aq shumë e dëshiruar nga vendet fqinje.

Bandat


Një prej bandave të Vlorës
Duke përfituar nga situata e rëndë, grupe kriminale u armatosën dhe në mënyrë të papritur u vendosën në krye të rebelimit dhe morën nën kontroll qytete të tëra. Shumica e kapobandave kishin qenë të burgosur në burgjet kryesorë të Greqisë, dhe krejt papritur kishin mundur të arratiseshin, për të ardhur në Shqipëri. Rasti më i njohur është ai i Zani Çaushit, që u arratis nga burgu i sigurisë së lartë të Larisës, në Shkurt 1997 dhe krijoi në Vlorë, bandën e Çoles, me një grup shokësh. Sundimi i bandave ishte i frikshëm. Rastet më tipike mbeten Vlora, Berati dhe Lushnja. Në Vlorë u krijuan 5 banda, por 2 ishin ato që sunduan qytetin, ajo e Zanit dhe ajo e Gaxhait. Lëvizja në qytet fillonte nga ora 10:00, kur në Sheshin e Flamurit njerëzit mblidheshin për të dëgjuar Komitetin e Shpëtimit dhe mbyllej në orën 13:00. Pas kësaj ore rrugët e qytetit ishin të shkretuara dhe të vetmit që lëviznin ishin bandat. Bandat njoftonin me fletushka ose me altoparlantë njerëzit që të mos dilnin të nesërmen, pasi do të kishte luftime. Çdo natë kishte atentate me eksplozivë dhe gjuajtje të panumërta në ajër, së bashku edhe me dhjetëra të vdekur. Në Berat sundimi i Altin Dardhës ishte edhe më i ashpër. Ashtu si në Vlorë, lëvizja ishte deri në orën 13:00, por vrasjet ishin të pakontrolluara. Vetë Altin Dardha ishte një vrasës ekspert. Në Lushnje sundonte banda e Aldo Bares. Krimi më i tmerrshëm i kësaj bande ishte prerja e kokës së një kundërshtari dhe shëtitja e tij në gjithë qytetin. Qytetet e sunduara nga bandat ishin Vlora, Berati, Tepelena, Memaliaj, Ballshi, Saranda, Gjirokastra, Lushnja, Pogradeci, Cërriku, Tropoja.

Kronologjia e ngjarjeve

Janar 1997


Fotoja simbol i vitit tragjik 1997 por gjithashtu edhe simboli i konflikteve të armatosura në Ballkan gjatë viteve '90
  • 8-16 Janar 1997 : Falimentojnë me radhë skemat piramidale : "Kamberi", "Cenaj", "Silva", "Malvasia", "Kambo", "Grunjasi", "Dypero", "Bashkimi", "Beno", "Pogoni", "B&G", "Kobuzi", "Arkond", "Adelin", "A.Delon", "Agi", "M. Leka Company", "Global Limited Co." , "Çashku" dhe "Sudja". Qyteti më i goditur është Vlora, pasi aty kishin qendrën e tyre kryesore shumica e këtyre skemave. Qeveria nxiton dhe ngrin asetet e skemave të mbetura "VEFA Holding" dhe "Gjallica" (këto të dyja janë skemat më të mëdha). Shifra që të gjitha skemat piramidale kanë në zotërim është gjigante : 1,6 miliardë $ amerikanë.
  • 14 Janar 1997 : Disa gazeta të përditshme pretendojnë se 130 milionë USD të firmës "Gjallica" janë larguar me skaf nga Vlora drejt Italisë. Policia mohon të ketë dijeni mbi këtë ngjarje.
  • 15 Janar 1997 : Falimenton firma piramidale "Sude". Disa qindra vetë mblidhen tek pallati ku banon Maksude Kadëna, pronare e "Sudes". Në radhët e tyre futen edhe liderë të opozitës. Ata konfrontohen me policinë.
  • 16 Janar 1997 : Arrestohet Maksude Kadëna, pronare e "Sudes". Gazeta "Zëri i Popullit" deklaron : "Nga Tirana në Vlorë i gjithë vendi në revoltë" duke iu referuar protestës që afro 6000 vlonjatë zhvilluan në Sheshin e Flamurit dhe "Qeveria është hajdute".
  • 17 Janar 1997 : Ministri i financave Ridvan Bode deklaron se qeveria do të tregohet e kujdesshme me ata që kanë humbur paratë në skemat piramidale.
  • 18 Janar 1997 : Në një mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar të PD, vendoset krjimi i një komisioni parlamentar për transparencën e fajdeve.
  • 19 Janar 1997 : Zhvillohet një protestë e kreditorëve të "Sudes" tek sheshi Skënderbej. Liderë të opozitës tentojnë të drejtojnë protestën kundër qeverisë.
  • 20 Janar 1997 : Falimenton skema "Demokracia Popullore-Xhaferri". 1500 persona mblidhen tek sportelet e firmës për të marrë paratë e tyre.
  • 22 Janar 1997 : Fillon gjyqi kundër "donacioneve bamirëse"(në fakt skema piramidale) "Demokracia Popullore-Xhaferri" dhe "Populli" të dyja të drejtuara nga persona me lidhje të ngushta me Sigurimin e Shtetit Komunist (Rrapush Xhaferri dhe Bashkim Driza). Arrestohet Fitim Kërxhaliu, administrator i "Gjallicës".
  • 23 Janar 1997 : Arrestohen 50 punonjës të "Popullit" dhe "Xhaferrit". Gazeta "Albania" pasi bën një historik të shkurtër të skemave piramidale në Shqipëri shkruan : "Padyshim që më i famshi është Hajdin Sejdia. Ai u largua me disa miliona dollarë në 1991 por u rikthye papritur në 1996 dhe filloi të shpërndante paratë e kreditorëve të tij. E vërteta është se ai mori 3 milion $ nga "Xhaferri" dhe "Populli" dhe kjo solli rritjen e besimit të qytetarëve tek këto skema. Si pasojë menjëherë pas ardhjes së Sejdisë pati një rritje me disa dhjetëra miliona dollarë të depozitimeve të qytetarëve tek këto skema brenda 2-3 muajsh. Kjo shmangu falimentimin e parakohshëm të këtyre skemave". Qeveria miraton projekt-ligjin që ndalon aktivitetin e fajdeve.
  • 24 Janar 1997 : Digjet bashkia e Lushnjes nga demonstruesit e zemëruar për arrestimin e Xhaferrit. Digjet gjithashtu edhe Kinemaja e qytetit.
  • 25 Janar 1997 : Demonstrues të ardhur nga fshatrat përreth Lushnjes djegin dhe shkatërrojnë çdo institucion shtetëror në Lushnje që nga Komisariati i Policisë deri tek Banka e Kursimeve. Tritan Shehu mbahet për disa orë peng në stadiumin e qytetit. Demonstruesit kërkojnë lirimin e Xhaferrit. Digjet Bashkia e Beratit nga turma të drejtuara nga liderë të PS lokale. Përleshje të tjera zhvillohen në Elbasan, Memaliaj, Tepelenë, Laç, Kuçovë dhe Librazhd.
  • 26 Janar 1997 : Një demonstratë e Partisë Socialiste në qendër të Tiranës degjeneron në një përleshje të dhunshme midis policisë dhe mbështetësve të opozitës. Disa prej liderëve kryesorë socialistë lëndohen nga forcat policore. Opozitarët shkatërrojnë "Muzeun Historik Kombëtar", "Pallatin e Kulturës", "Xhaminë e Et'hem Beut" dhe Bashkinë e Tiranës.Në Vlorë turmat e zemëruara djegin bashkinë e qytetit. Flamuri shqiptar rrëzohet në tokë. Në portretin e Ismail Qemalit pikturohet me thikë një kryq ortodoks. Fillojnë dhe përhapen hartat e Vorio Epirit dhe simboli i 3 gishtave serbë. Digjet AlbPetrol në Patos nga grupe terroriste. Qeveria deklaron se shpërndarja e parave të humbura do të fillojë më 5 Janar në sportelet e Bankës Kombëtare Tregtare.
  • 27 Janar 1997 : Digjet bashkia e Peshkopisë nga turma të zemëruar. Digjet gjithashtu edhe Komisariati i Policisë. Plagosen rëndë 4 policë.
  • 28 Janar 1997 : Fillon gjyqi kundër Maksude Kadenës.
  • 29 Janar 1997 : Arrestohen 140 persona në Berat dhe 20 në Poliçan për përfshirje në demonstratat e dhunshme dhe të paligjshme.
  • 30 Janar 1997 : Formohet Forumi për Demokraci nga partitë e opozitës me mbështetjen e Ambasadës Amerikane. Në krye të tij vendosen Daut Gumeni i rekomanduar nga "Soros", Fatos Lubonja nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH-ja ishte e njohur për qëndrimet anti-Berishë) dhe Kurt Kola që ishte Kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë (gjithashtu borxhli tek "Populli"). Menjëherë ky "Forum" fillon organizimin e protestave antiqeveritare.
  • 31 Janar 1997 : Gazeta "Koha Jonë" ju bën thirrje kreditorëve të "Gjallicës" të shkojnë tek sportelet e kësaj firme më datën 6 shkurt për të marrë paratë. Qëllimi është nxitja e demonstratave të dhunshme pasi "Gjallica" është gjysëm e falimentuar.

Shkurt 1997

  • 4 Shkurt 1997 : Fillon shpërndarja e një pjese të parave të kreditorëve me vendim qeverie. Opozita dhe shumë demokratë kritikojnë vonesën për fillimin e këtij procesi. "Forumi për Demokraci" propozon krijimin e një qeverie teknike për të zgjidhur krizën.
  • 5 Shkurt 1997 : Falimenton firma piramidale Gjallica e drejtuar nga ish-efektivë të Sigurimit të Shtetit. Qytetet më të goditura nga falimentimi i firmës janë Vlora (145 milion $ amerikanë) dhe Kukësi (16 milion $ amerikanë). Fillojnë protestat në Vlorë.
  • 6 Shkurt 1997 : Mijëra qytetarë dalin në protesta të dhunshme në Vlorë. Në kontrast në Kukës formohet një "Komitet" me kreditorët e firmës të cilët kërkojnë një zgjidhje ligjore për këtë çështje. Ata kërkojnë të bëhen aksionerë të kësaj firme. Komitete të ngjashme ngrihen edhe në Gjirokastër e Berat.
  • 7 Shkurt 1997 : Protestuesit bllokojnë rrugën në Memaliaj.
  • 8 Shkurt 1997 : Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Vlorë.
  • 9 Shkurt 1997 : Presidenti Berisha takohet me pushtetarët e Vlorës dhe diskuton rrugët e zgjidhjes së krizës. Janë ditët e Vlorës. Protestat në këtë qytet kanë hyrë në ditën e 5. Sulmohet Komisariati i Policisë nga turma të armatosura. 1 i vdekur dhe të tjerë të plagosur. Pasi dështon në organizimin e një proteste në Tiranë, Forumi për Demokraci deklaron se zgjidhja e vetme e krizës është me anë të protestave kundër qeverisë.
  • 10 Shkurt 1997 : Vazhdojnë aktet e dhunshme në Vlorë. Digjet selia e PDSH nga grupe të armatosura. Tani kërkohet dorëheqja e Presidentit dhe Qeverisë. Një grup prej afro 50 efektivash të Forcave Speciale sulmohen egërsisht nga turmat e zemëruara prej mijëra vetësh. EuroNews transmeton pamjet e rrethimit të policëve në gjithë botën. Dështimi i shtetit për të rivendosur rendin është i madh. Rebelimi shpërndahet në gjithë Shqipërinë e Jugut nën shembullin e Vlorës. Propozohet gjendja e emergjencës në Vlorë.
  • 11 Shkurt 1997 : Varroset në Vlorë Artur Rustemi, viktima e parë e rebelimit. Varrimi i tij kthehet në një demonstratë antiqeveritare. Me këtë rast digjet selia e PDSH e Vlorës. Hidhet alarmi i mungesës së bukës në qytet. "Forumi për Demokraci" bën thirrje për dialog të kushtëzuar me Presidentin Berisha.
  • 12-15 Shkurt 1997 : Ngjarje tragjike ndodhin në Vlorë. Ndodhin disa rrëmbime personash. Fillon trafiku përmes skafeve. Shkollat mbyllen kurse dyqanet lejohen të shesin deri në ora 9.
  • 13 Shkurt 1997 : Komiteti i ish-të Persekutuarve Politikë akuzon Kurt Kolën si tradhtar i demokracisë dhe bashkëpunëtor i xhelatëve komunistë.
  • 14 Shkurt 1997 : Gazeta e njohur britanike The Indipendent e quan qeverinë shqiptare “Qeveri gangsterësh”.
  • 17 Shkurt 1997 : Lëvizja e Legalitetit dënon dhunën dhe deklarohet kundër dialogut me "Forumin për Demokraci". Berisha takohet me intelektualët e Tiranës ku diskuton mbi zgjidhjen e krizës.
  • 18 Shkurt 1997 : Presidenti Berisha takohet me qytetarët e Lushnjes. Ai iu premton se do të bëjë gjithçka për zgjidhjen e krizës. Balli Kombëtar kërkon dorëheqjen e qeverisë.
  • 20 Shkurt 1997 : Fillon greva e urisë në Universitetin "Ismail Qemali" të Vlorës. Afro 50 studentë hyjnë në grevë urie dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Forumi për Demokraci organizon një demonstratë të dhunshme në Tiranë. 5 policë plagosen rëndë. Një grup studentësh vlonjatë takohen me Presidentin Berisha dhe bien dakord për zgjidhjen paqësore të krizës.
  • 22 Shkurt 1997 : Fillon gjyqi kundër drejtuesve të "Gjallicës". Forumi për Demokraci mbështet grevën e urisë së studentëve vlonjatë.
  • 24 Shkurt 1997 : Sulmohen institucionet shtetërore në Vlorë nga turma të zemëruara.
  • 26 Shkurt 1997 : Në kuadër të turit presidencial në zonat e prekura nga kriza e fajdeve, Berisha takon qytetarët e Gjirokastrës dhe premton se do të bëjë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës. Mijëra qytetarë rrethojnë universitetin "Ismail Qemali" për t'a mbrojtur nga "sulmi" i forcave të shtetit.
  • 27 Shkurt 1997 : Tensionohet situata në Vlorë. Qindra njerëz përgatiten për "sulmin" e SHIK-ut.
  • 28 Shkurt 1997 : 46 studentë të Universitetit të Gjirokastrës hyjnë në grevë urie. Kërkesat e tyre janë të njëjta me ato të studentëve të Vlorës. Turma të armatosura sulmojnë degën e SHIK në Vlorë dhe i vënë flakën. 3 agjentë vdesin nga flakët dhe nga snajperat, kurse 3 të tjerë masakrohen nga turma. Lek Qoku, efektiv i SHIK, masakrohet me sopatë në hollin e "Universitetit". 3 të të vrarë nga radhët e turmës. Bilanci 9 të vrarë.

Mars 1997

  • 1 Mars 1997 : Socialistët shpallin si "të padëshirueshëm" lidershipin e Partisë Demokratike në Shqipërinë e Jugut. Përpilohen listat e zeza. Gazeta "Koha Jonë" shkruan se “Vlora po përjeton lirinë për të cilën e kishte marrë malli”. Ndërpriten transmetimet e BBC dhe VOA në Shqipëri. Vlora është nën pushtetin e bandave dhe trafikantëve. Fillon emigrimi masiv. Në Lushnjë disa policë rrihen barbarisht. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Rebelët marrin bazën e Pashalimanit, simbol i rezistencës së shtetit. Fillon shpërthimi masiv i depove të armëve. Në Himarë digjet bashkia. Persona me maska nga Vlora marrin në dorë një anije luftarake dhe sulmojnë Sarandën, ku djegin godinat e policisë dhe SHIK. Shpërthejnë burgun duke lënë të lirë qindra kriminelë. Rrëmbejnë 400 armë dhe i vënë flakën librarisë së qytetit. Shkatërrojnë INSIG-un. Sulmojnë marinën. Digjet ndërtesa e policisë në Gjirokastër. Qindra të burgosur janë të lirë.
  • 2 Mars 1997 : Dorëhiqet qeveria e Aleksandër Meksit. Në Vlorë me mijëra armë godasin qiellin në shenjë fitoreje. Parlamenti miraton shef të operacionit për rivendosjen e rendit, shefin e SHIK, Bashkim Gazideden. Menjëherë Gazidede urdhëron mbylljen e shkollave në mbarë vendin në një afat të pacaktuar. Vendosen gjithashtu kufizime ndaj shtypit dhe ndaj furnizimit me mallra konsumi të popullatës. Në Kavajë, bastion i PD, mbi 5000 veta vullnetarisht armatosen për të mbrojtur qytetin nga një sulm i mundshëm nga bandat e armatosura. Digjet në Tiranë nga persona të panjohur redaksia e gazetës Koha Jonë. Bilanci i ditës është 4 të vrarë. Studentët e Vlorës lëshojnë ultimatumin : “Nëse deri në orën 17:00 nuk plotësohen kërkesat tona, forca të armatosura nga Vlora, do të sulmojnë Tiranën”. Agjencia italiane e lajmeve ANSA komentonte : “I gjithë skenari po shfaqet si një strategji politiko-ushtarake dhe jo si një manifestim spontan popullor. Për të mbledhur njerëzit tek Sheshi i Flamurit janë vënë në dispozicion për ditë të tëra makina të posaçme”.
  • 3 Mars 1997 : Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës me votat e deputetëve të PD-së. Një zemërim i papërmbajtur shpërthen në Vlorë dhe Tepelenë, qendrat kryesore të rebelimit. Komitetet dhe bandat shpërthejnë pjesën e mbetur të depove dhe një valë e re shkatërrimesh dhe vrasjesh nis në mbarë Shqipërinë e Jugut. Digjet Qendra e Formimit Profesional në Vlorë, që kishte kushtuar 7 milionë $ amerikanë. Studentët grevistë të Vlorës i japin fund grevës duke festuar me shampanjë në diskotekë. Pamjet transmetohen nga EuroNews. Mijëra studentë ndihen të zhgënjyer prej tyre. Plaçkitet nga një grup prej afro 100 vetësh kompleksi "Adipetrol" në Gjirokastër. Në Kuçovë lëshohet alarmi i mungesës së bukës. Rimerret kontrolli i Fierit. Fillon çarmatimi i popullsisë së qytetit.

Kaosi në Shqipëri
  • 4 Mars 1997 : Në Vlorë vazhdon shpërthimi i depove. Nëpër pallate vendosen snajpera, kurse Ura e Mifolit bllokohet dhe minohet. Ngrihen kudo barrikada për të penguar hyrjen e ushtrisë dhe SHIK-ut. Dyqanet mbyllen. Që nga 1 Marsi 19 persona kanë mbetur të vrarë. Në Shkodër ushtria kapitullon. Në Sarandë sulmohet marina dhe mijëra armë rrëmbehen. Bandat patrullojnë detin me anijet e marinës. Saranda shpall autonominë duke deklaruar se në këtë zonë banojnë 20.000 grekë. Në Qafë-Gjashtë një agjent i SHIK digjet i gjallë, kurse njëri merret peng. Dy të tjerë arratisen. 50 ushtarë bashkohen me rebelët. 2 pilotë të Forcave Ajrore dezertojnë dhe shkojnë ne Itali. Formohet Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës. Ai fillon të veprojë si strukturë paralele duke kryer de-fakto një grusht shteti. Udhëheqësi i tij është Albert Shyti. Bashkëpunëtori kryesor i "Komitetit" është Myrteza Çaushi, i njohur si Zani "I forti i Vlorës". Nën shembullin e Vlorës fillojnë dhe krijohen "Komitete të Shpëtimit" kudo nëpër Shqipëri.
  • 5 Mars 1997 : Shpërthejnë depot në Memaliaj dhe në Tepelenë. Digjen godinat e policisë në këto qytete. TV grek "Mega" në lajmet e orës 14:00 (13:00 me orën tonë) deklaron : “Sot grupe të armatosura në Jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Vorio Epirit. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut nga pjesa tjetër e vendit duke filluar nga Tepelena, duke shpallur kështu edhe autonominë e jugut të Shqipërisë. Problemi i hershëm i Shqipërisë ka qenë ai Veri-Jug. Shqipëria ndahet në mes nga lumi Shkumbin i cili ka bërë ndarjen e vendit në bazë të përkatësisë fetare, dhe gjuhësore. Kështu kriza aktuale në Shqipëri është përqendruar në jug të vendit ku popullsia është greqishtfolëse”. Partia Socialiste i bën të ditur Presidentit Berisha platformën e saj për zgjidhjen e krizës që konsistonte në këto pika : 1)Një tryezë e rrumbullakët midis forcave kryesore politike, 2)Heqja e gjendjes së jashtëzakonshme, për të shmangur përballje të mëtejshme me forcat rebele, 3)Formimi i një qeverie teknike për zgjidhjen e krizës.
Protestues1997.jpg
  • 6 Mars 1997 : Presidenti Berisha dhe partitë politike mblidhen në një tryezë dhe nënshkruajnë një deklaratë ku dënojnë shpërthimet e depove dhe bëjnë thirrje për dorëzim të armëve. 6 orë më vonë, zyrtarisht liderët e PS dhe PAD mohojnë çdo lloj përgjegjësie dhe obligimi ndaj kësaj deklarate që ata e kishin konsideruar "sukses politik". TV grek "Sky", lajmet e orës 17:00 (16:00 me orën tonë) : “Para disa minutash kanë dalë nga mbledhja krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, të cilët kanë vendosur të sulmojnë sonte në darkë Gjirokastrën. Ata nuk do t'i lëshojnë postoblloqet si dhe presin me padurim gjyqin e sotëm popullor që do tu bëhet tre robërve të kapur në sheshin kryesor të Sarandës të cilët thuhet se janë punonjës të SHIK-ut dhe me përkatësi veriore”. Rritet bilanci i viktimave në Vlorë dhe shkon në 25. Një 60-vjeçar vret pa dashje një të ri në Tepelenë ndërkohë që po pozonte para kamerave të reporterëve të huaj me AK-47.
  • 7 Mars 1997 : Rebelët shpartallojnë ushtrinë në Gjirokastër. Mjetet ushtarake bien në duart e bandave dhe të komitetit ushtarak të qytetit. Me rënien e Gjirokastrës në duart e rebelëve, i gjithë Jugu i vendit është jashtë kontrollit. Armët vazhdojnë të përhapen në vend. Sulmohet Aeroporti Kombëtar i Rinasit nga fshatarë të zonave përreth. Plaçkitet në mënyrë barbare Universiteti Bujqësor i Tiranës. Në Vlorë rebelët nuk i lejojnë banorët të largohen nga qyteti.
  • 8 Mars 1997 : Presidenti Berisha organizon një mbledhje me të gjitha partitë lidhur me krijimin e qeverisë së re. Shpartallohet plotësisht divizioni i Gjirokastrës. Drejtuesit e divizionit ishin vetëdorëzuar dhe kishin marrë drejtimin e rebelimit në këtë qytet. Bandat kishin marrë peng një numër të madh ushtarakësh të forcave ndihmëse të Tiranës dhe kishin bllokuar disa tanke dhe një helikopter. Turmat sulmojnë shumicën e njësive private në qytet. Në mesnatë sulmohet dhe plaçkitet fabrika e përpunimit të qumështit në Libohovë.
  • 9 Mars 1997 : Formohet Qeveria e Pajtimit Kombëtar me në krye Bashkim Finon, kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës. Qeveria e re ju bën thirrje ish-efektivëve të ushtrisë të kontribuojnë për rivendosjen e rendit dhe qetësisë. Presidenti del në TVSH në një deklaratë drejtuar kombit ku ai bën thirrje për “Pajtim, besim, bashkim dhe gjakftohtësi”. Situatë kaotike në Skrapar.
  • 10 Mars 1997 : Në Gramsh rebelët sulmojnë godinën e policisë, drejtohen drejt Fierit dhe marrin kontrollin e rrugëve. Berati bie në duart e bandave dhe bëhet qendra kryesore e rebelimit pas Vlorës. Bashkë me të bien edhe Poliçani, Këlcyra dhe Skrapari. Në Kuçovë rebelët marrin nën kontroll 19 aeroplanë luftarakë të tipit "MIG". "Komiteti i Shpëtimit të Vlorës" përshëndet marrëveshjen e 9 marsit.Fondacioni Amerikan për Evropën Lindore i drejton një letër ambasadës shqiptare në Amerikë ku deklaron: “Është naivitet i madh të mos e kuptosh se Komiteti i Vlorës dhe udhëheqësit e tij janë të frymëzuar nga mafia e tipit komunist dhe të KGB-së”. Letra në përfundim theksonte :“Se zoti Berisha duhet të vendosë me çdo kusht shtetin ligjor, duke përdorur biles edhe forcën ushtarake”. Mbrëmjen e 10 marsit, Ambasada Amerikane përshëndeti me vonesë marrëveshjen 9 marsit. Ndërkohë në Prefekturën e Beratit (Berat, Skrapar, Kuçovë dhe Poliçan) situata merr të tatëpjetën.
  • 11 Mars 1997 : Krijohet "Komiteti i Jugut" që kërkon rrëzimin e Berishës dhe kthimin e parave të humbura. Po ky Komitet propozon shpalljen e Vlorës kryeqytet të vendit dhe formimin e një shteti të ri të ndarë nga Tirana. Revolta përhapet në Veri, ushtria kapitullon kudo dhe një depo e madhe armësh hapet në Shkodër. Në Vlorë përhapet alarmi i helmimit të ujit. Vazhdon situata e rënduar në Berat. Mbasditen e 11 marsit, persona të armatosur sulmojnë repartet ushatarake në Kukës. Drejtuesit e Divizionit të Kukësit kërkojnë leje nga Ministri i Mbrojtjes për të hapur zjarr e për të mbrojtur repartet. Ministria e Mbrojtjes urdhëron që të mos qëllohet e të ruhet gjakftohtësia. Personat e armatosur hyjnë në repartet ushatarake, duke grabitur armatime e çdo gjë që u dukej e nevojshme. Kukësi kalon një natë terrori nën pushtetin e personave të armatosur që qëllojnë në ajër gjatë gjithë natës.

Bashkim Fino, Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar

3 gishtat serbë të manifestuar nga rebelët anti-Berishë

Manifestim në qendër të Tiranës kundër luftës civile
  • 12 Mars 1997 : Presidenti Berisha dekreton Qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Në Kukës njerëz të armatosur të ardhur nga fshatrat përreth dhe kriminelë të qytetit, sulmojnë institucionet shtetërore, të cilat plaçkiten dhe dëmtohen. Qytetarët e Kukësit braktisin qytetin për shkak të një njoftimi se ushtria serbe ka kaluar kufirin. Lajmi vjen për shkak se dogana serbe dërgon dy tanke drejt vijës së kuqe të kufirit, pasi sheh që fshatarë të zonës, të armatosur, sulmojnë doganën shqiptare të Morinit. Shpërthejnë rrëmujat e plaçkitjet edhe në Shkodër, bastion i Partisë Demokratike. Turma fshatarësht të armatosur, sidomos nga fshati Bardhan, pushtojnë qytetin dhe plaçkisin e djegin çdo dyqan të pambrojtur. Hapet burgu, sulmohen dyqanet dhe banka e Shkodrës hidhet në erë duke u shkatërruar krejtësisht. Krijohet Komiteti i Shpëtimit të Fierit. Në Elbasan 2 persona gjejnë vdekjen pas shpërthimit të një depoje armatimi. Gjithashtu shpërthehen depot në Korçë dhe Lezhë.
  • 13 Mars 1997 : Presidenti Berisha dhe Kryeministri Fino ju kërkojnë ndërkombëtarëve ndihmë ushtarake për zgjidhjen e krizës. Tirana ndodhet në prag të pushtimit nga rebelët. Shpallet shtetrrethimi. Disa qindra vullnetarë kryesisht nga Veriu, mbrojnë kryeqytetin dhe Presidentin e tyre. Sulmohet presidenca nga grupe të armatosura. Berisha përjeton natën më të rrezikshme të jetës së tij. Shpërthen burgu më i sigurt i vendit, burgu 313. Të fundit që dalin nga burgu janë Fatos Nano dhe Ramiz Alia. Revolta shpërthen edhe në Korçë. Në Lezhë rebelët djegin godinën e policisë. Në Korçë armatosen edhe fëmijët, ndërkohë dy tanke të rebelëve patrullojnë qytetin. Ismail Kadare del në një mesazh drejtuar shqiptarëve në VOA. Ai thekson se "Ora e Shqipërisë ishte kthyer prapa në luftën civile midis nacionalistëve dhe komunistëve në vitet 1943-44". Gjithashtu kritikon mediat e huaja dhe klasën politike shqiptare dhe ju bën thirrje bashkëkombësve të vet për gjakftohtësi e vetëpërmbajtje për kapërcimin e krizës. Agjencia franceze e lajmeve AFP konstaton se : “Trazirat në Shqipëri ishin një grusht shteti i ushtarakëve”.

Forcat vullnetare për vendosjen e rendit duke patrulluar rrugët e Tiranës
  • 14 Mars 1997 : Franz Vranitski emërohet për të zgjidhur krizën shqiptare. Ambasadorja amerikane del në ekranin e TVSH ku deklaron se misioni diplomatik i SHBA nuk do të largohet. Ajo gjithashtu deklaron se populli amerikan është me popullin shqiptar në këto momente të vështira. Në Tiranë fillon çarmatimi i popullsisë. Sulmohet një plantacion duhani me vlerë 10 milion $ amerikanë. Sulmohet fabrika e Coca-Cola, nga të paktat investime shumëkombëshe në Shqipëri. Jep dorëheqjen shefi i SHIK, Bashkim Gazidede. Rebelët pushtojnë portin e Durrësit. 6000 armë merren nga depot në Ersekë. Në ekranin e TVSH shfaqet gjithë ditën thirrja Atdheu në rrezik!.
  • 15 Mars 1997 : Rimerret kontrolli i aeroportit të Rinasit. Parlamenti miraton "Qeverinë e Pajtimit Kombëtar". Krijohet "Komiteti për Mbrojtjen e Durrësit". Fillon çarmatimi i bandave në Elbasan. 10 persona vriten nga të shtënat në Tiranë.
  • 16 Mars 1997 : Një miting masiv në Tiranë bën thirrje për paqe dhe bashkëpunim mes forcave ndërluftuese. Me vendim qeverie 16 Marsi shpallet Ditë Zie Kombëtare në nderim të viktimave të rebelimit. Në Fier grabiten materiale ushtarake radioaktive. Në Lezhë organizohet një protestë kundër luftës. Presidenti Berisha dekreton amnistinë për 51 të burgosur.
  • 17 Mars 1997 : Me dekret presidencial lirohet Fatos Nano, lideri i opozitës i burgosur që prej vitit 1993 me akuzën për korrupsion. Nënë Tereza lutet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Presidenti i "Popullit" Bashkim Driza largohet nga vendi me një helikopter ushtarak amerikan. Fatos Nano mban një konferencë për shtyp ku deklaron mbështetjen e tij për qeverinë e re. Rikthehet normaliteti në Elbasan. Grabiten bankat e qytetit të Gjirokastrës.
  • 18 Mars 1997 : Një Komitet për Shpëtimin e Veriut dhe Shqipërisë së Mesme kërcënon qeverinë e re se nëse njeh komitetet e Jugut atëherë do të përballet me rezistencë ushtarake në gjithë Veriun e vendit. Si rezultat qeveria nuk njeh asnjë prej komiteteve të formuara në Veri, Jug apo Shqipëri të Mesme. Situata mbetet e tensionuar në Korçë.
  • 19 mars 1997 : Qeveria ruse shpreh shqetësimin për situatën e rëndë në Shqipëri. Situatë e pasigurtë në Gjirokastër.
  • 20 Mars 1997 : Zhvillohet në Tepelenë Kuvendi i Komiteteve të Shpëtimit Publik. Kërkesa e tyre kryesore dhe e pandryshueshme është largimi i Berishës. Gjithashtu propozohet krijimi i Federatës së Jugut. Rivihet në punë "Aeroporti i Rinasit". Vriten dy persona në Elbasan gjatë një përplasje mes bandave.
  • 21 Mars 1997 : Situata politike bëhet shumë e rrezikshme. Greqia kërkon të futet në territorin shqiptar me pretekstin e mbrojtjes së minoritarëve. Sali Berisha i kërkon ndihmë ushtarake Turqisë. Qeveria turke del në një deklaratë ku thotë se në rast se trupat greke hyjnë në Shqipëri, atëherë brenda ditës do të pushtohet Athina. Qeveria turke gjithashtu deklaron se nuk mund të bëhet në Shqipëri i njëjti gabim që u bë me Bosnjën. Shefi i SHIK, Bashkim Gazidede, në një seancë në parlamentin shqiptar akuzon qarqet greke anti-shqiptare, socialistët shqiptarë, ushtarakët dhe kriminelët për situatën e krijuar. Ai bëri deklaratën fatale se "Integriteti i Shqipërisë nuk ekziston më!". Ai gjithashtu deklaroi se "Rebelimi ishte drejtuar drejt shkatërrimit të çdo objekti historik dhe kulturor, me qëllimin afatgjatë për të zhdukur çdo provë historike të autoktonitetit të shqiptarëve". Vriten dy të rinj në Lezhë nga shpërthimi i një depoje.
Tirana e dhunshme 97.jpg
  • 22 Mars 1997 : Situata në Sarandë, Berat dhe Gjirokastër mbetet shumë e rëndë. Bandat e armatosura sundojnë në këto qytete nën një regjim dhune dhe terrori. Dhjetëra njerëz vriten përditë. Në spitalin e Tiranës, 40 fëmijë shtrohen me plagë të rënda nga eksplozivët.
  • 23 Mars 1997 : Rimerret kontrolli i Portit të Durrësit. Rifillon puna në të. Berati ndodhet nën sundimin e frikshëm të bandave. Lëvizja e njerëzve lejohet deri në orën 13:00. Bëhen atentate të panumërta me eksplozivë.
  • 24 Mars 1997 : Që prej datës 12 mars, 46 persona kanë mbetur të plagosur dhe 3 kanë mbetur të vrarë në Kukës nga gjuajtjet me armë. Vazhdon situata e pasigurtë në Berat.

Forcat vullnetare
  • 25 Mars 1997 : Vriten 3 policë në Vlorë. Në Sarandë bëhen përpjekje për të rivendosur rendin dhe ligjin. Vazhdon situata e rënduar në Berat e Gjirokastër. Vritet një polic në Burrel, kurse kolegu i tij plagoset.
  • 26 Mars 1997 : Vriten 2 persona në Shkodër. Një krim i rëndë ndodh në rrugën Tiranë-Elbasan. Një grup i armatosur sulmon një autobus dhe vret 2 pasagjerë, njëri fëmijë 6 vjeç dhe plagosin 7 të tjerë. I thirrur sërish në parlament, ish-shefi i SHIK, Bashkim Gazidede tregon për një plan të qeverisë greke i quajturLOTOS që kishte qëllimin e "Çlirimit të Vorio-Epirit nga sundimi shqiptar me anë të një rebelimi të armatosur". Ai akuzon qarqet greke në Greqi dhe SHBA si dhe Nicholas Gage (person non-grata në Shqipëri dhe i akuzuar si financues i masakrës së Pëshkëpisë) si financuesit e këtij plani. Ai akuzon gjithashtuKiço Mustaqin, ish-komandant i ushtrisë dhe Gramoz Ruçin se i kanë dhënë informacione tepër sekrete ASFALISË greke (shërbimi sekret grek) lidhur me organizimin e ushtrisë shqiptare.
  • 27 Mars 1997 : Partia Demokratike deklaron se marrëdhëniet midis popujve grekë dhe shqiptarë kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera dhe se grupet ekstremiste greke nuk mund të përfaqësojnë gjithë popullin grek. Presidenti Berisha takohet me Ambasadoren e SHBA. Vriten 3 persona në rrethana të ndryshme në Kurbin.
  • 28 Mars 1997 : Dita e tragjedive : Në kanalin e Otrantos një anije shqiptare e drejtuar nga një prej bandave të Vlorës sulmohet nga marina italiane dhe fundoset. Bilanci është 82 të vdekur. Zhvillohet në Vlorë "Kuvendi i Komiteteve Kombëtare të Jugut". Marrin pjesë edhe shumë figura politike të opozitës. Kërkesa e tyre është dorëheqja e presidentit. Gjithashtu ata hedhin poshtë "Qeverinë e Pajtimit Kombëtar". Liderët e këtyre komiteteve janë ish-eksponentë të regjimit të Hoxhës. Në fshatin Levan të Fierit ndodh masakra më e madhe e ngjarjeve të 1997. 24 persona vriten nga përleshjet midis arixhinjve dhe njërës prej bandave më të rrezikshme të vendit. Bilanci i kësaj dite është mbi 110 të vdekur. Kombet e Bashkuara miratojnë rezolutën nr. 1101 për ndihmë humanitare ndaj Shqipërisë. Situatë e rëndë në Berat, 3 persona vriten nga shpërthimi i një bombe. Që nga 27 Shkurti, në Spitalin e këtij qyteti janë shtruar 320 persona të plagosur nga armët ose shpërthimet. Vriten 5 persona në Shkodër.
  • 29 Mars 1997 : Vriten 5 persona në Shkodër dhe 3 në Berat. Vazhdon situata kritike në disa qytete të vendit. Drejtues të Marinës Shqiptare deklarojnë se aksidenti i Otrantos mund të ishte shmangur. 69 persona plagosen në Kurbin nga shpërthimet e bombave dhe goditjet me armë. 28 prej tyre shtrohen në Spitalin e Tiranës, për ndërhyrje kirurgjikale, kurse 4 fëmijë shtrohen po në këtë spital për djegie të rënda nga granatat. 5 persona plagosen në Gramsh. Vritet një i ri në Elbasan.
  • 30 Mars 1997 : Presidenti Berisha dhe Kryeministri Fino ju dërgojnë ngushëllimet e tyre familjarëve të viktimave të Otrantos. Shqipëria kërkon të kryhet një hetim ndërkombëtar për këtë tragjedi dhe të jetë pjesë e komisionit hetimor.
  • 31 Mars 1997 : Shpallet Ditë Zie Kombëtare në nderim të viktimave të Kanalit të Otrantos. Qeveria italiane dërgon ngushëllimet e veta mbi tragjedinë. Ismail Kadare deklaron në një media italiane se "është i tronditur nga kjo tragjedi dhe se autoriteti i qeverisë dhe Presidentit duhet të rivihet në vend". Grabitet në Vlorë, filiali i bankës Agrokulturore.

Prill 1997

  • 1 Prill 1997 : Zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Ajo karakterizohet nga debate të forta. Shumë anëtarë të kryesisë kërkojnë dorëheqjen e Sali Berishës dhe Tritan Shehut. PD i kërkon Partisë Socialiste të tërhiqet nga Marrëveshja e 28 Marsit me Komitetin e Jugut.
  • 3 Prill 1997 : Gatishmëria e policisë për të rivendosur rendin në Tiranë është e jashtëzakonshme. Forcat Speciale marrin nën kontroll Beratin, qytetin më problematik pas Vlorës.
  • 4 Prill 1997 : Ambasada Amerikane deklaron se nuk do të takohet me asnjë Komitet Shpëtimi "rebel". Ambasada amerikane gjithashtu deklaron se të vetmet institucione legjitime janë qeveria dhe Presidenti.
  • 5 Prill 1997 : Situata mbetet e rënduar në Pogradec. Bandat e armatosura sundojnë qytetin duke grabitur dhe vrarë njerëz.
  • 7 Prill 1997 : Vazhdon situata e rënduar në Tropojë. Dhjetëra njerëz janë plagosur që nga fillimi i trazirave dhe 5 janë vrarë, mes të cilëve 2 fëmijë. Në krye të trazirave qëndron familja Haklaj. Vriten 3 persona në Durrës.
  • 8 Prill 1997 : Vazhdon situata e rëndë në Gramsh. Zhvillohen përleshje midis bandave vendase me banda të ardhura nga Laçi. Qyteti është kthyer në një qendër të shitjes së armëve.
  • 12 Prill 1997 : Leka Zogu mbërrin në Tiranë së bashku me oborrin mbretëror. Shpërthen psikiatria e Elbasanit. Dhjetëra të sëmurë mendorë arratisen.
  • 13 Prill 1997 : Kryeministri italian, Romano Prodi viziton Vlorën. Zani Çaushi është truproja i tij.
  • 15 Prill 1997 : Ndërkombëtarët alarmohen nga kriza. Fillon "Misioni Alba", një ushtri ndërkombëtare prej 7000 trupash nën drejtimin e Italisë vjen në Shqipëri për të rikthyer rendin dhe forcë e ligjit. Forcat e para zbarkojnë në Durrës. Rikthehet normaliteti në Tiranë. Zhvillohet një operacion i suksesshëm në Gramsh për kapjen e kriminelëve dhe mbledhjen e armëve të grabitura.
  • 17 Prill 1997 : Partitë politike bien dakord për datën 29 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve.
  • 18 Prill 1997 : Vazhdon situata e rëndë në qytetin e Gramshit i mbiquajtur "Vlora pa det". Një bombë shpërthen ne oborrin e Universitetit të Elbasanit.
  • 19 Prill 1997 : Shpërthen një depo me raketa në Gjirokastër. Fino takohet me Leka Zogun.
  • 21 Prill 1997 : Zbarkojnë forcat shumëkombëshe në Vlorë. Sulmohet dhe plaçkitet bashkia e Gramshit nga grupe kriminale. Banda kriminale terrorizojnë qytetarët në rrugën që kalon në Çorovodë.
  • 22 Prill 1997 : Një bombë shpërthen pranë ish lokal "Florës" në Tiranë.
  • 23 Prill 1997 : Forcat Ndërkombëtare vendosin të mos takojnë asnjë "Komitet të Jugut".
  • 24 Prill 1997 : Sulmohet Komisariati i Policisë në Elbasan. Leka Zogu viziton Vlorën.
  • 26 Prill 1997 : Këshilli i Evropës i quan Komitetet e Shpëtimit të paligjshme dhe kërkon çarmatimin e tyre. Plagosen 4 fëmijë nga shpërthimi i një bombe në Gjirokastër. Shpërthehen me eksploziv 35 metra shina treni.

Trupat e Misionit "ALBA" në veprim
  • 28 Prill 1997 : Ne qutetit e Lushnjes, u mblodhën rreth 4,000 qutetar ne nje protest paqesore te udhehequr prej Komitetit te Shpetimit Publik. Te cilet kerkuan: Doreheqen e Presidentit Sali Berisha, ndryshimin e kodit zgjedhor, zhvillimit i zgjedhjeve te parakoshme parlamentarle te cilat ishin parashikuar te zhvilloheshin ne vitin 2001, cila do force politike qe do te vij ne pushtet duhet ti kthej populit parat e humbra ne firmat piramidale ne masen 100%. Pjestaret e Komitetit Shpetimit zbriten poshte dhe u bashkuan me protestuesit dhe ben nje shetitje nga kinemaja deri tek ura e perroit.
  • 29 Prill 1997 : Rifillon mësimi në Veri të vendit. Vazhdon dhuna dhe terrori në Jug. Vlora sërish nën pushtetin e bandave dhe kriminelëve. 27 vetë mbeten të vdekur nga shpërthimi i një depoje armatimi në Burrel.
  • 30 Prill 1997 : Shpërthejnë 3 depo në Berat.

Maj 1997


Postbllok i bandave në Sarandë
  • 4 Maj 1997 : Rritet bilanci i viktimave. Me dhjetëra vriten në Shkodër, Berat, Tiranë dhe Durrës.
  • 10 Maj 1997 : Forcat Speciale luftojnë me bandat e armatosura në Gramsh. Afro 100 persona të armatosur i kundërvihen shtetit. Komiteti i Shpëtimit të Beratit pengon shpërndarjen e gazetave në qytet.
  • 11 Maj 1997 : Grabiten dhe vriten pasagjerë në Qafë-Mali në Kukës. Intensifikohet krimi në Vlorë.
  • 14 Maj 1997 : Sulmohet pika kufitare e Kakavisë. Mbetet e bllokuar rruga Berat-Lushnje. Sulmohet posta në Berat.
  • 15 Maj 1997 : Shpërthen një depo në Gjirokastër duke lënduar 14 persona dhe vrarë 4 të tjerë. Vritet një familje e tërë prej 5 personash në Pogradec.
  • 19 Maj 1997 : Vazhdon dhuna në Jug të vendit. Tentohet shpërthimi i urës së Kardhiqit në Gjirokastër. Vazhdojnë vrasjet në Vlorë. Në Memaliaj policia dhe Komiteti i Shpëtimit bashkojnë forcat kundër njërës prej bandave të qytetit.
  • 21 Maj 1997 : Vazhdon sulmi kundër urave në Gjirokastër. Vazhdon situata e rënduar në Sarandë, Vlorë, Shkodër dhe Durrës.

Qytetarë shqiptarë në përpjekje për t'u larguar nga vendi
  • 23 Maj 1997 : Në Cërrik, bandat e qytetit sulmojnë një autoblindë të forcave speciale. Bilanci : 6 efektivë të forcave speciale të vrarë nga sulmet me granata. 3 të tjerë të kapur peng. Cërriku është qyteti më i afërt me kryeqytetin që ndodhet nën pushtetin e bandave.
  • 24 Maj 1997 : Në Cërrik një bandë e armatosur kontrollon gjithë qytetin. Shkollat janë të mbyllura.
  • 26 Maj 1997 : Një bandë me inicialet N.M.T. kërcënon tregtarët e qytetit të Kukësit.
  • 27 Maj 1997 : Digjet biblioteka e Kurbinit. Sulmohet një makinë policie në Vlorë.
  • 29 Maj 1997 : Plaçkitet bashkia e Tepelenës nga njerëz të panjohur.
  • 31 Maj 1997 : Banda të armatosura terrorizojnë qytetarët e Cërrikut.

Fitorja e socialistëve dhe largimi i Berishës

  • Qershor 1997 : Nën një atmosferë të tensionuar zhvillohet fushata për zgjedhjet e parakohshme. Lidershipi demokrat e ka të pamundur që të zhvillojë një fushatë normale në zonat e Shqipërisë së Jugut. Nga ana tjetër, liderët e majtë shoqërohen nga kapobandat e këtyre qyteteve duke lënë pas edhe një bilanc tragjik. Më shumë se 60 persona mbeten të vrarë gjatë fushatës së Partisë Socialiste në Jug të vendit.
  • 29 Qershor 1997 : Zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste me aleatët janë fituesit. Demokratët pësojnë humbjen më të thellë të historisë së tyre. Shumë nga anëtarët e "Komiteteve të Shpëtimit" dolën kandidatë për forcat e majta ndonëse publikisht kishin premtuar se nuk do të merrnin asnjë post qeveritar pa u zgjidhur kriza e fajdeve. Në të njëjtën ditë zhvillohet edhe referendumi për formën e qeverisjes së vendit. Me 65 % të votave fiton Republika kundër Monarkisë.
  • 3 Korrik 1997 : Leka Zogu I organizon një demonstratë ku akuzon KQZ për manipulim të rezultatit. Nga përplasja e demonstruesve me policinë, 5 persona mbeten të vrarë.
  • Korrik 1997 : Bandat vazhdojnë të sundojnë vendin nën një atmosferë frike dhe terrori. Rritet numri i vrasjeve, grabitjeve dhe trafikut të armëve, qenieve njerëzore dhe drogës.
  • 24 Korrik 1997 : Sali Berisha jep dorëheqjen nga posti i Presidencës. Ai kishte premtuar se në rast fitoreje të socialistëve ai do të largohej pasi nuk mund të bënte "bashkëjetesë institucionale" me ta. Rexhep Meidani zgjidhet President i Republikës me votat pro të socialistëve dhe të forcave të tjera në koalicionin qeveritar. Mijëra armë shurdhojnë Tiranën për mesë një orë në shenjë gëzimi për largimin e Berishës, që ishte kërkesa kryesore e rebelëve. Rebelimi merr fund.
  • 11 Gusht 1997 : Forcat ndërkombëtare largohen nga vendi.

Referenca

Banda e Çoles


Banda e Çoles e njohur edhe si Banda e Zani Çaushit ishte një grup kriminal që veproi në qytetin e Vlorës gjatë viteve 1997-1999, ku kulmin e aktivitetit kriminal e pati gjatë periudhës Mars-Qershor 1997, kur në Vlorë sundonte anarkia. Anëtarët e bandës akuzohen për krijim të grupit kriminal, mbajtje të mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje, gjobëvënie, shkatërrim i institucioneve të shtetit, trafik droge e deri në djegie personash.

Aktiviteti i bandës

Banda u krijua nga Myrteza Çaushi i njohur ndryshe edhe si Zani, i forti i Vlorës, në Mars të 1997. Pjesëtarët e grupit ishin 15 persona, shumica me precedentë penalë. Myrteza Çaushi, ishte i burgosur në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Greqi pasi kishte disa vepra të rënda penale. Krejt papritur në Shkurt 1997, ai arratiset nga burgu dhe rikthehet në Vlorë, ku duke përfituar nga trazirat së bashku me disa shokë të tij nga lagjia Çole krijojnë bandën e njohur në gjithë vendin për krimet monstruoze që ka kryer.


Një i moshuar duke mbajtur një foto të Myrteza Çaushit, 15 Gusht 1997

Kronologjia e bandës së Çoles

Mars 1997 : Formohet banda. Ajo bashkëpunon ngushtë me Komitetin e Shpëtimit të Vlorës.
7 maj 1997 : Mirret peng tregtari nga Tepelena Artur Gjoshi dhe miku i tij, Pëllumb Petriti. Kjo ngjarje solli një përplasje të ashpër midis bandave të Vlorës dhe atyre të Tepelenës.
8 maj 1997 : Rrëmbehet tregtari Foto Kola, pas torturave lirohet për 500.000 lekë.
9 maj 1997 : Vritet Bernard Duçka me nofkën “Kuqo”, që kishte shkuar për të ndërmjetësuar për lirimin e Gjoshit. Kundërshtarët për t’u hakmarrë rrëmbejnë vëllanë e ushtarit të Zanit, Avdyl Bajrami, të cilin e vrasin.

11 maj 1997 : Vriten Neritan dhe Edmond Dedenika.

19 maj 1997 : Vritet Arben Latifi, shok i ngushtë i Zanit dhe Gjergj Cukalla. Zani vret Niko Borakun pasi e kanë torturuar.

Korrik 1997 : Rrëmbehet Sokol Kamberi.

28 shtator 1997 : Kapet Zani Çaushi dhe anëtarët e bandës së tij.

5 gusht 1997 : Tentohet të vilet një gjobë 10 milionë lireta italiane në Laprakë, Tiranë.

23 qershor 1997 : Rrëmbehet kryetari i Komunës Novoselë, Kanan Shakaj, lirohet i torturuar pasi u paguan 200 milionë lekë.

1998 : Zani dhe shokët e tij arrestohen. Mbahen gjyqi ndaj tyre, por lirohen për mungesë provash.

1999 : Zani arrestohet dhe dënohet me burgim të përjetshëm, për vrasje, grabitje, armëmbajtje pa leje dhe përdhunime.


Marrëdhëniet me Komitetin e Shpëtimit dhe politikën
ProdiCaushi97.jpg

                                                    Myrteza Çaushi dhe Romano Prodi

Banda e Çoles u bë mbështetëse kryesore e Komitetit të Shpëtimit të Vlorës, duke u kthyer në forcën e armatosur të Komitetit. Zani ruajti delegatët e Komiteteve të Shpëtimit nga i gjithë vendi, në mbledhjen e tyre më 28 Mars 1997. Gjithashtu ai ishte truproja i kryeministrit italian, Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Vlorë në Prill 1997, pas Tragjedisë së Otrantos. Megjithatë marrëdhëniet midis Zanit dhe Albert Shytit, Kryetar i Komitetit të Shpëtimit nuk ishin të mira. Shyti i deklaronte më 19 Prill 1997, gazetës italiane Corriere della sera :“Zani nuk është asgjë. Nuk është anëtar i Komitetit, ai punon vetëm. Ju italianët i jepni atij shumë rëndësi. Unë jam i vetmi që e luftoj Sali Berishën. Unë jam lideri!” Zani ishte mbështetës i Partisë Socialiste dhe kundërshtar i Berishës. Ai ishte truprojë e Skënder Gjinushit gjatë fushatës për zgjedhjet e qershorit 1997. Drejtuesi i komisariatit të policisë së Vlorës, Milto Kordha i vendosur në këtë post nga Komiteti i Shpëtimit në mars 97, deklaronte për Corriere della sera :“Në Vlorë ka 5 banda. Ajo e Zanit është një shoqatë e armatosur që ndihmon njerëzit. Janë 12 persona që nuk shkaktojnë probleme. Zani është një nga patriotët e shumtë.”

                                              Një i moshuar duke mbajtur një foto të Myrteza Çaushit, 15 Gusht 1997

Bandat rivale

Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda. 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit, Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit(shpesh herë bashkoheshin në një grup) dhe Banda e Pusit të Mezinit. Kjo e fundit u eliminua gjatë Masakrës së Levanit më 28 Mars 1997. Sipas një dëshmie të Izet Haxhisë, kjo bandë u nis për të eleminuar Zanin dhe Komitetet e Shpëtimit që po mblidheshin në Vlorë, po u dekonspiruan nga zyrtarë shtetërorë. Rivalitetin më të madh banda e Zanit e pati me bandën e Gaxhait. Përplasja midis tyre nisi më 9 Maj 1997, kur u vra Bernard Duçka, i njohur si Kuqo, anëtar i bandës së Gaxhait. Gaxhai në kundërpërgjigje tentoi të mirrte autoblindat e policisë për të luftuar me Zanin, po nuk ia arriti. Me përfundimin e trazirave dhe arrestimin e pjesëtarëve të dy bandave, lufta midis tyre mbaroi.

Informacione
PrejardhjaFlag of Albania.svg Lagjia Çole, Vlorë, Shqipëri
Vite aktiv1997 - 1999
Ish-anëtarët
Myrteza Çaushi(Zani)
Skerdian Bajrami
Hair Hiraj
Renato Çerçizi
Dorian Saliu
Afrim Rami(Luçiano)-i vrarë
Pëllumb Bajrami-i vrarë
Arben Latifi-i vrarë
Gjikë Gërdhuqi-i vrarë
Stefan Gërdhuqi-i vrarë
Kastriot Gërdhuqi-i vrarë
Leonard Idrizi-i vrarë
Edison Mamo-i vrarë
Taulant Shyti-i vrarë
Ferdinand Tafili-i vrarë

Bandat kriminale shqiptare

Bandat kriminale shqiptare
E pashqyrtuar
Bandat më famëkeqe të Shqipërisë. kjo faqe permban konstatime te karakterit politik e propagande te hapur e te fshehur partiake.

Bandat e Tiranës

Banda e rrugës “Myslym Shyri”

Është bërë e njohur në rrugën 'Myslym Shyri' per prostitucionin homoseksual. Kjo bandë është e përbërë nga djem, të cilët banojnë në rrugën “Myslym Shyri”. Ilir Kodumi, Ledio Lito, Gjergj Cukali, Eduart Skukaj si dhe Florina Metalla.

Banda e Rrugës së Kavajës

Pjesëtarët e kësaj bande numërohen rreth 20, ku mbi 10 janë vrarë mes tyre. Veprimtaria e këtij grupi ka qenë e njohur për trafik droge. Fillimisht grupi vepronte si një i tërë, por grindjet për ndarjen e fitimit kishin bërë që "djemtë e Rrugës së Kavajës" të përfundonin në vitin 1999 të ndarë në dy grupe kundërshtare. Vrasjet nga ky grup janë bërë edhe me kundërtank.

Banda e Kinostudios

Janë djem të së njëjtës lagje në Tiranë. Aktiviteti i tyre kriminal fillon me krimin në vitin 1997. Sipas të dhënave të policisë shokë të së njëjtës lagje kanë krijuar një grup të përbërë nga 10 veta dhe kanë marrë emrin “banda e Kinostudios”. Sipas uniformave blu, ata akuzohen për krime të ndryshme.
Grupi i Emiljano Shullazit

Emiljani Shullazi, i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i grupit, tashmë është i arrestuar. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, janë Dritan Manaj, inspektor antidroge në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Ben Cami, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar. Ky grup kriminal, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Grupi “Harem 2005”

Janë cilësuar si grup i strukturuar kriminal. Ka qenë një bashkëpunimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda me atë italiane në vitin 2005 që ka bërë të mundur kapjen e anëtarëve të bandës "Harem 2005". Në këtë grup bënin pjesë 7 persona, që akuzohen për veprën penale të trafikut të prostitucionit. Por gjithashtu kjo banë ka pasur edhe anëtarë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Banda “Go West”

Në krye të organizatës kriminale ishte Nikolin Cako, pronar i agjencisë turistike "Go West", nga ku ka marrë edhe emrin banda. Anëtarët e grupit janë Eduart Bejko, Voltan Turtuli, Valbona Cako, Ylli Xhameta, Demir Shaba, Eljano Cenko, Betim Sadikaj, Altin Flamuri, Përparim Kateshi, ku një pjesë e tyre është lënë në arrest shtëpie.

Grupi “Kokaina”

Krijim të organizatave kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, janë këto janë akuzat që kanë dërguar në burg ish-shefin e Policisë, Sokol Koçin, së bashku me pesë persona të tjerë në vitin 2001. Frederik Durda, i dënuar me 16 vjet burg; Arben Përballa, me 15 vjet; Sokol Koçiu, me 15 vjet; Mentor Hadërgjonaj, 7 vjet burg (tani është lënë i lirë); Vehbi Hysi, 5,5 vjet, vdiq në maj të 2003-it, pak muaj para se të lirohej; ndërsa Alfred Nanaj, me 6 vjet burg, tashmë e ka mbaruar dënimin dhe është i lirë.
Banda e “Benzave”

Ka qenë data 22 shtator e vitit 2006, kur uniformat blu të Tiranës, pas investigimeve disamujorëshe, arritën të godasin bandën e “Benzave” dhe u arrestuan 6 persona. Alfred Prenga, Mark Dyzeni, Jetmir Noka, Preng Lleshaj, Mëhill Ndreca dhe Pjerin Preçin, tashmë ndodhen në qeli.

Banda “Kthesa e fundit”

Një operacion i policisë së Tiranës, më 2 korrik 2006, ka arritur të arrestojë anëtarët e bandës kriminale në trafikimin e drogës. Anëtarët e bandës ishin dy shqiptarë nga Maqedonia dhe një nga Kukësi. Në pranga kanë përfunduar Rexhep Osmani, Besir Zilfiu, dhe Kapllan Shehu që trafikonin drogë në drejtim të Kosovës.

Grupi “Ledi V”

Ka marrë emrin e një gruaje “Ledi V”. Është cilësuar nga prokuroria si grup i strukturuar kriminal i përbërë nga pesë persona. Akuza që rëndon mbi të arrestuarit Mentor Cami, Vilson Rushiti, Veli Elezi, Vojsava Meta dhe Agim Kora, është ajo e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas policisë, anëtarët e bandës kishin si treg të tyre për drogën tregun vendas dhe të përqendruar ishin në kryeqytet.

Banda “Ujëvara”

“Ujëvara”, është banda e përbërë nga tre anëtarë, të cilët janë vënë në pranga. Nikoll Kolmarku, Orgest Kordha dhe Sokol Pareshi janë arrestuar sepse transportonin drogë në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas policisë, kjo bandë, e përbërë nga tre veta, ka edhe persona të tjerë që janë ende të lirë.

Banda “Era e Jugut”

“Era e Jugut” ka emrin banda, që e ka marrë nga operacioni i policisë dhe shpërndante lëndë narkotike. Një punë e mirëorganizuar e policisë së kryeqytetit arreston Alban Çunaj, Eduard Haskën, Fatjon Minxhën, Dorian Haskën dhe Kudret Hirin, duke bërë edhe sekuestrimin e 97 kilogramë drogë.

Banda e Nehat Kullës

Ka funksionuar në vitet 1997-1998 në zonën e Tufinës në Tiranë, ku edhe ishin anëtarët e bandës me emrin e “gjeneralit” të Tufinës. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Nehat Kulla, i cili aktualisht ndodhet në qelitë e paraburgimit i akuzuar për vrasjen e shoferit të ish-ministrit të Brendshëm në qeverinë e PD, Halit Shamata.

Grupi “Piramida”

Është një grup i përbërë prej dy personash, por sipas policisë pas tij fshihen edhe një numër i madh anëtarësh, të cilët kanë organizuar më së miri trafikimin e qenieve njerëzore. Ka qenë denoncimi i disa prej “viktimave”, i juristes në doganën e Tiranës, Edlira Spahija dhe Malo Qokut, që i ka dhënë shkasë policisë të nisin hetimin për grupin “Piramida”.

Banda “Blow”

Është i përbërë nga shtatë persona, që të gjithë janë nga Fushë-Kruja dhe disa të tjerë nga Durrësi. Banda ka marrë emrin “Blow”, për shkak të veprimtarisë të të arrestuarve. Sipas policisë, një operacion i policisë së Tiranës, i koduar “Blow”, zbulon një rrjet të trafikut të armëve, duke bllokuar 70 pistoleta të tipit “Blow”.



Banda e Durrësit

Nuk është një bandë, por nëse mund të arrestohen do të kenë të njëjtën akuzë, trafikim të lëndëve narkotike, por nuk lihet mbrapa pas ajo e kontrabandës. Të dyja këto vepra penale janë më të përdorura në qytetet bregdetare dhe sidomos atë të Durrësit. Në portin e këtij të fundit kanë kaluar sende kontrabandë. Për ta bërë sa më të vërtetë, është kontrabanda e cigareve, për të cilat është vënë në pranga dhe biznesmeni i njohur, Leonard Koka, vëllai i kryebashkikaut të Durrësit, Lefter Koka.

Grupi Salillari

Gëzim Salillari i njohur ndryshe me pseudonimin “Gëzimi i Kashtës”, sipas policisë ishte drejtuesi i grupit me të njëjtin emër. Ai është arrestuar së bashku me Ilir Sukjen dhe Artur Vaqon me akuzën e trafikimit të drogës. Mos provimi i kësaj akuze ka bërë që pas disa muaj paraburgim, anëtarët e këtij grupi të dalin nga burgu.

Banda e Lul Berishës

Akuzohen për një seri vrasjesh, numri më i madh i anëtarëve të bandës së Lul Berishë, i cili është edhe drejtuesi i këtij grupi, janë të arrestuar së bashku me të. Rivaliteti mes bandave ka bërë që të vriten mes tyre. Ndërkohë grupi, i cili është “krijuar” në qytetin e Durrësit numëron, Dritan (Adriatik) Coli, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Altin Olloni, Altin Nikolla, Indrit Dokle, Kujtim Buna, Serdian Sulejmani, Julian Meçe dhe Jurid Xhunga, të cilët janë të arrestuar.

Banda “Kanun”

Operacioni i policisë së Durrësit arreston Arben Plakun, Arjan Kapon, Rudin Çallikun, Leonard Kolgjin. Të arrestuarit akuzohen për krijim organizate kriminale, vrasje, trafikim armësh, shfrytëzim prostitucioni. Madje gjykata e qytetit bregdetar ka dhënë dënimin për katër të arrestuarit, ku për secilin ka dhënë dënimin me nga 25 vjet heqje lirie.


Bandat e Elbasanit

Banda e “Mandelës”

Mbi këtë bandë rëndojnë të paktën 13 krime të rënda. Këto të fundit janë kryera në zonën e Elbasanit gjatë periudhës së trazirave të mars-qershorit '97. Nëntë pjesëtarët e kësaj bande janë arrestuar dhe gjykohen nga gjykata e Elbasanit. Kapoja i bandës, Eduard Peqini, me pseudonim Mandela, bashkë me katër të tjerë, janë larguar jashtë vendit në vjeshtën e '97-ës, por edhe ata do të gjykohen në mungesë.Kanë kryer shumë krime me motive politike.

Banda e Kateshit

U krijua rastësisht në vitin 1997. Tan Kateshi, një i ri i pasionuar pas makinave, u cilësua si kapoja i bandës, pas disa përleshjeve me armë që realizuan disa nga shokët e tij të ngushtë, ku mendohet se ka qenë i pranishëm edhe vetë Kateshi. Banda mori formë të plotë pas vrasjes së dy personave në lagjen “Vullnetari”. Anëtarët e saj janë Dritan Kateshi, Taulant Balliu, Ndriçim Sadushi, Gjergj Dedja, Kastriot Dervishi, Spartak Çaushi dhe Arben Topi..


Bandat e Vlorës

Banda e “Kakamit”

Ka në radhët e saj emra të personave që tashmë janë VIP-a në burgjet ku vuajnë dënimin. Anëtarët e kësaj bande, Gazment Braka, me nofkën "Gaxhai", është dënuar me burgim të përjetshëm dhe ndodhet në burg, por edhe të tjerët janë Alfred Nebiu, i njohur ndryshe si "Kakami", i arrestuar; Robert Boraku, Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Fredi Mertiri e Gazmend Nebiu. Banda e "Kakamit" akuzohet për vrasje.

Banda e Çoles

Ka marrë emrin e një lagjeje në qytetin e Vlorës. Sipas policisë banda me emrin Çole është krijuar nga një anëtar tjetër i një bande, veç Zani Caushit në trazirat e vitit 1997. Sipas policisë, anëtarët e bandës së Çoles janë shokë të së njëjtës lagje që ka edhe emrin. Ata akuzohen për një sërë vrasjesh mes bandash rivale. Gjithashtu kjo bandë akuzohet për përdhunime,pengmarrje,djegie njerëzish dhe krime të tjera. Kjo bandë ishte mbështetëse e të ashtuquajturit "Komitet i Shpëtimit të Vlorës" dhe mbështetësja kryesore e Partisë Socialiste gjatë trazirave të vitit 1997. Kapoja i bandës Zani Çaushi ishte shoqëruesi kryesor i Skënder Gjinushit në Vlorë.

Banda e Zani Caushit

Myrteza Caushi, i njohur me pseudonimin "Zani i Vlorës", bashkë me bandën e tij, akuzohet për një seri krimesh. Veprimtaria e kësaj bande fillon në vitin 1997 në qytetin bregdetar të Vlorës. Kreu i saj është Zani Çaushi, tashmë i arrestuar dhe i dënuar me burg përjetë, ndërsa anëtarët e tjerë janë në kërkim nga policia.

Bandat e zonës Lushnje-Berat

Banda e Lushnjës

Është krijuar nga ish-efektivi i Repartit Special 326, Aldo Bare, në vitin 1997. Arsyeja që ka shtyrë Alfred Shkurtin, i cili është edhe emri i tij i vërtetë, është vrasja e vëllait në vitin 1997 nga banda e Artur Dajës. Shtatë nga 10 anëtarët e akuzuar si anëtarë të bandës së Lushnjës u ndaluan në vitin 1999, dhe ndaj tyre nisi një proces gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Kjo bandë ishte pjesëmarrëse aktive në trazirat vitit 1997 dhe ishte mbështetëse e Partisë Socialiste për shkak edhe të të kaluarës së kapos së saj,Aldo Bares.

Banda e Altin Dardhës

Banda e Altin Dardhës ka qenë e mirëorganizuar, por që kryente krime nga më të ndryshmet gjatë vitit 1997. Pikërisht i faturohen 70 dosje të vjetra, vetëm vrasje. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Altin Dardha, i cilësuar ndryshe si i “forti i Beratit”, i cili është vrarë në Selanik të Greqisë. Shumë prej vrasjeve të kësaj bande janë me motive politike. Kjo bandë ishte mbështetëse e Partisë Socialiste.

Banda e Gjergj Gushalit

Viti 1998 do të shënonte edhe një numër grabitjesh, duke hedhur dyshimet se ato kryheshin nga anëtar të bandës së Gushalit në Berat. Drejtuesi i kësaj bande ishte Gjergj Gushali, që sipas policisë, veç grabitjeve grabitjeve që kryente, linte pas edhe viktima. Gushali është gjetur pas disa vitesh i vdekur.

Banda e Lul Cakës

Banda e “të fortit të Beratit”, Lulzim Caka, daton në vitin 1995, kur ai ka kryer vrasjen e parë. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnjë. Arrestohet në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje.

Banda e “Loshit të Karbunarës”

Banda e Bujar Sulës ishte bërë tmerri i banorëve të Karbunarës, në Lushnjë e Berat, aty edhe mori emrin “Loshi i Karbunarës”. Në vitin 1997 bashkohet me bandën e Lul Cakës, të cilin e kishte djalë tezeje dhe bandat e tyre bashkëpunonin për një sërë ngjarjesh në Berat, Lushnjë dhe Karbunarë. “Loshi i Karbunarës” vritet pas disa vitesh.

Banda e Otllakut

Grupi i Ilir Jaupit, në qershor të vitit ‘97, pas grindjeve e sherreve me Altin Dardhën, vendosën dhe i zunë pritë atij te stacioni i autobusëve te Gjashtëkatëshi, ku u vranë tre te rinj. Kjo pritë u pasua me rindarjen tjetër të bandës se Altin Dardhës dhe me krijimin e bandës së Otllakut, e cila është e specializuar për grabitje.


Bandat e Korçës

Banda e “Çobanëve”

Pjesëtarët e kësaj bande janë djem me origjinë nga Korça. Vetem nje nga anetaret e kesaj bande është arrestuar Damiano Toshi (nofka:Toshka i vogel) ndersa anetaret e tjere te kesaj bande enden neper korce e jashte shtetit. Kjo bandë akuzohet për një sërë vrasjesh 3 prej tyre jane edhe vrasjet e bujshme te basketbollisteve Sokol Jahollari Rafael Riza e Klajdi Jaho. Disa prej këtyre janë bërë edhe me pagesë, të cilat janë urdhëruar nga kapoja i bandës, Adrian Tole (nofka:dane cobani).

Banda e “5 dyqaneve”

Mund të quhet edhe banda rivale ajo e 5 dyqaneve me bandën e “Çobanëve”. E për ta vërtetuar këtë fakt, janë përballjet që janë bërë midis “të fortëve” të qytetit të Korçës ne vitin 97' ku mbeten shume te vrare nga te 2 bandat. Drejtuesit e kësaj bande E.G ose i quajtur Reqi dhe Feridoni ndryshe Doni. Banda e “5 dyqaneve” ishte perkrahesja e vetme e Partise Demokratike ne rethin e Korces.


BANDA E "RADENECIT"

Pjesetaret e kesaj bande jane te shumte me ne krye Visi Lala i ashtuquajturi {Ujku}dhe pas tij vjen Keli {Capulinoja}. keta jane te perfolur per shum vrasje ne vitin 97.

Bandat e Burrelit

Banda e “Kola”

Eshtë një nga bandat më famë keqe në qytetin e Burrelit e krijuar në vitin 1997. Drejtuesi kryesor i këtij grupi kriminal është Ermir Doda dhe miku i tij Rezart Llukovi. Sipas policisë, dy shokët akuzohen për një seri vrasjesh. Anëtari kryesor i kësaj bande, Ermir Doda është arrestuar. Anëtarët e kësaj bande kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.Ermir doda është arrestuar ne angli per trafikim te lendeve narkotike

Banda “Dedja”

Banda e njohur me emrin “Dedja” në qytetin e Burrelit është krijuar përpara vitit 1997. Në krye ishin tre vëllezërit Dedja. Vëllai i madh i tyre, Haliti, i vetmi i mbijetuar nga seriali i gjatë i vrasjeve të ndërsjella me bandën Kola, ishte koka e grupit. Këta djem njiheshin si “të fortët e Burrelit” dhe me shumë para. Anëtarët e bandës kanë qenë pjesë e Sigurimit.Halit Dedja është ekzekuturar ne Tirane nga persona te panjohur ne dhjetor te vitit 2010.


Bandat me veprimtari të gjerë (në disa qytete)

“Hakmarrja për Drejtësi”

Leart Shyti, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Orik Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi janë pjesëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”. Tre të fundit janë të pandehurit, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë. Disa nga akuzat janë vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim, vënia e autobombe, vrasje etj. Është padyshim banda më jetëgjatë dhe më e njohur e Shqipërisë. E akuzuar për një sërë krimesh nga pengmarrjet tek vënia e bombës në supermarketin e "VEFA" kjo bandë çuditërisht nuk u dëgjua gjatë trazirave të vitit 1997. Në çdo fushatë elektorale të dyja partitë kryesore kanë premtuar gjithmonë arrestimin e kësaj bande. Mendohet se kjo bandë vazhdon ende veprimtarinë e saj pavarësisht arrestimeve të shumta që janë bërë.

Banda “Malësori”

Është një bandë që anëtarët e saj nuk i ka vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Deri tani nga banda që mban ermin “Malësori” janë arrestuar vetëm dy anëtarë të saj për trafik droge. Por sipas policisë, mësohet se pjesëtarët e tjerë që fshihen pas këtij grupi të strukturuar kriminal, ndodhen jashtë Shqipërisë Itali, Spanjë, Gjermani.

Grupi i prodhimit të drogës

Deri tani janë arrestuar dy persona, por, sipas policisë, pas tyre fshihen edhe një numër i madh trafikantësh. Policia e Tiranës zbulon një laborator droge, sekuestron rreth 28 kilogramë lëndë narkotike, arreston në flagrancë Adhurim Nelën dhe Kujtim Karamuçën. Sipas uniformave blu, mësohet se një punë intensive ka bërë zbulimin e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, që kishte si pikënisje Maqedoninë dhe me destinacion Italinë.

Banda e trafikut të fëmijëve

Ramiz dhe Xhulieta Petalli, si dhe Nexhip Kaçurri janë tre të arrestuarit, anëtarë të bandës së trafikut të fëmijëve drejt Italisë. Aktiviteti kriminal i tyre ka nisur në vitin 1998 deri në vitin 2002, kur janë zbuluar dhe kanë startuar hetimet. Fëmijë të moshave 6 deri në 12 vjeç merreshin në rrethe të ndryshme të Shqipërisë.
Banda e klandestinëve “Maloku”

Banda “Maloku” që i kishte fillesat e saj që në vitin 1992 funksiononte më së miri edhe me ndihmën e policisë kufitare, ku kalonin klandestin drejt Greqisë. Pas 15 vitesh veprimtari të paligjshme, arrestohen anëtarët e saj Hodo Çorraj, Ergest Rabaj, Aleko Puçi, Albert Golemi (polic), Ermal Koçaj, Krenar Boçi, Arben Sula (Maloku) (komandat i grupit kriminal), Ermal Fidhi dhe Florenc Meçe.

Grupi për vrasjen e biznesmenëve

Një numër të konsiderueshëm të viktimave të krimit e zënë edhe biznesmenët. Të gjitha këto dosje nuk kanë mbi to asnjë emër autori. E për ta bërë sa më të besueshëm këtë fakt janë vrasjet e biznesmenëve si Florin Vila, Vajdin Lame, Florina Kulla. Madje në shtyp është bërë legjendë dhe mbetet ende mister zhdukja e biznesmenit maqedonas, Remzi Hoxha. Të gjitha këto vrasje nuk kanë një autor, por kanë të njëjtin motiv.
Grupi për vrasje me eksploziv

Autorët e këtyre vrasjeve nuk kanë njohje me njëri-tjetrin, por kanë kryer të njëjtën vepër penale, vrasje me eksploziv. Kjo e fundit është më e praktikuar në qarkun e Tropojës, e sidomos vendosja e minave. Në këtë qytet “zgjidhja” më e mirë e problemeve është vendosja e eksplozivit. Ndërkohë, nga të gjitha vrasjet e bëra me lëndë plasëse nuk është vënë në pranga asnjë autor.

Grupi “Poter Al”

Grupi "Poter-Al" i përbërë nga shtatë persona, është vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike. Sipas prokurorisë, ai është një grup i strukturuar kriminal. Ilir Koçiaj, Geront Tola Geront Dedja, Zamir Vadardha, Leonard Çobaj, Bledi Balliu, Aleksandër Koliçi, Aleksandër Gremi dhe Ervin Tavanxhi u prangosën në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Grupi “Kokrra e Ullirit”

Grupi, i cili është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me atë të Greqisë, ka marrë emrin “Kokrra e Ullirit” për vet trafikun që bënin. Prej gjashtë personash është e përbërë kjo bandë, Jorgos Kosmidhis, nga Selaniku, Lefter Meçaj, Alfred Pallashi, Dashnor Merdani, Bujar Cenolli dhe Leonard Shperdheja e Bledar Leço.

Grupi “Kompas”

Arjan Selimi është cilësuar si drejtuesi i grupit “Kompas”. Kjo bandë trafikonte drogë në shtete të ndryshme të Evropës. Janë arrestuar 21 persona. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, të cilët ndodhen në qeli janë, Petraq Avrami, atë e bir; Blenard Fejzullaj; Mehmet Fejzullaj, si dhe Elis Progrozhda. Aktualisht pjesëtarët e kësaj bande ndodhen në gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Banda që trafikonte raketa tokë-ajër

Janë cilësuar si grup i strukturuar kriminal. Nuk janë pagëzuar me asnjë emër, por veprimtaria e tyre kriminale është quajtur mjaftë e rrezikshme. Kjo ka bërë që policia shqiptare në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi të godasin trafikun e armëve, dhe si rezultat është arritur të kapen pjesëtarët e këtij grupi kriminal, Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Cani. Sipas prokurorisë, si rrjedhojë u bllokuan dhe 3 raketat tokë–ajër.

Banda e armëve nga Kosova

Përgjimet nxjerrin zbuluar grupin kriminal të dyshuar për trafik të armëve në linjën Kosovë-Shqipëri. Operacioni “Bjeshkët”, më 16 qershor 2007, çoi në pranga tre persona, Rrahman Dema, i cilësuar nga policia si organizator i kësaj bande kriminale, Artan Alija, dhe Ahmet Ferhati.

Lista e bandave të vitit 1997

Kjo është lista e bandave kryesore gjatë trazirave të vitit 1997:

Banda e Cërrikut
Banda e Çoles-Vlorë
Banda e Lazaratit
Banda e Altin Dardhës-Berat
Banda e “Kola”-Burrel
Banda “Dedja”-Burrel
Banda e Haklajve-Tropojë
Banda e Kateshit-Elbasan
Banda e Zani Caushit-Vlorë
Banda e Lul Cakës-Berat
Banda e “Loshit të Karbunarës”-Lushnje
Banda e Otllakut-Berat

Banda të tjera

Banda e Lazaratit

Ka marrë emrin e vendit ku jetojnë anëtarët e kësaj bande. Banda e Lazaratit është krijuar në trazirat e viti 1997 në këtë fshat të Gjirokastrës. Sipas burimeve nga policia, mësohet se anëtarët e kësaj bande merren me kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike. Gjithashtu kjo bandë, e cila kish rreth 175 anëtarë, akuzohej edhe për vrasje. Ndoshta e vetmja bandë që mbështeste Partinë Demokratike gjatë trazirave të vitit 1997. Banda e Lazaratit esht nje nga bandat qe i ka ber rezisence shtetit per 14 vje me rradhe. Fisi i brahimajve ka qen nje nga fiset qe benin ligjin ne ate zone.

Banda e Cërrikut

Është bërë e njohur nga masakra e Cërrikut në vitin 1997, ku anëtarët e kësaj bande kanë vrarë gjashtë gardistë. Si kapo i kësaj bande njihet Roland Xhepaxhiu, i cili është arrestuar teksa po kthehej nga jashtë në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të kësaj bande janë Met Bozi, Arjan Toska e vëllezërit e Arjanit, Sokol Buzani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Luan Buzani, Bashkim Buzani. Madje këta të fundit akuzohen për vrasjen e gardistëve. Kjo bandë ishte mbështetëse e padiskutueshme e Partisë Socialiste.

Banda e Haklajve

Familja e Haklajve njihet në të gjithë veriun e vendit si një nga familjet më të mëdha. Trazirat e vitit 1997 bënë që djemtë e kësaj familjeje, me forcë dhe dhunë, të bëheshin zotërit e të gjithë Tropojës. Në këtë “grup” bëjë pjesë gjithë anëtarët e familjes Haklaj, ku disa prej tyre kan vdekur . Padyshim që më i njohuri i Haklajve ishte Fatmir Haklaj ndaj te cilit u bene 7 tentativa per vrasje.

Banda e Jaupëve

Banda e Ilir Jaupit mori zonën e Urës-Vajgurore, ku edhe shtriu aktivitetin e saj kriminal, fillimisht me gjoba ndaj biznesmenëve të guroreve në vitin 1998. Pjesë e aktivitetit kriminal të bandës së Jaupëve, ishte edhe plaçkitja brenda një nate e një tregtari që sillte mall nga Bullgaria.

Banda e "5 dyqaneve"

Banda kishte disa anetare por me te rendesishmit ishin Reqi (nofka e E.G)bashke me shokun e tij Donin(nofka e Feridonit).Kjo bande ishte rivale me Banden e "çobenjve" po ashtu kjo bande akuzohet per vrasje grabitje prostitucion e venje gjobash gjat vitit 1997 e tej.Dhe ishte perkrahesja e vetme e Partise Demokratike ne rethin e Korces.

Krimi i rrugës kontrolloi shtetin në vitin 1997, çdo shqiptar ishte “shtet më vete”

Krimi i rrugës kontrolloi shtetin në vitin 1997, çdo shqiptar ishte “shtet më vete”


Sot po rikthehemi në dosjen e bandave të vitit 1997 e më pas vitit 1997, të cilat u instaluan pas rënies së piramidave financiare. Shteti nuk pati asnjë fuqi të kontrollonte situatën dhe kjo krijoi kaosin e plotë në jetën shqiptare. Gjithçka doli jashtë kontrollit dhe çdo shqiptar, mendoi si ishte “shtet me vete”, duke marrë armë e duke luftuar me veten dhe kundër “hasmit”, të krijuar prej politikës që kishte instaluar pushteti racial e gjeografik “Berisha”. Ka mjaftuar kaq në vitin 1997, që SHIK të vërsulej mbi popullin barbarisht, e po kështu policia dhe ushtria e pushtetit sundimtar. Dhe sikur të mos mjaftonte dhuna e tyre, popullit iu vërsulën edhe bandat e rrugës, të cilat kishin në duar gjithë arsenalin ushtarak e kriminal për të vendosur sundimin e tyre mbi popullin dhe mbi shtetin. Shteti u dorëzua totalisht dhe ua la pushtetin e ligjin, në dorë ta bënin bandat.

Banda “Kanun”

Operacioni i policisë së Durrësit arreston Arben Plakun, Arjan Kapon, Rudin Çallikun, Leonard Kolgjin. Të arrestuarit akuzohen për krijim organizate kriminale, vrasje, trafikim armësh, shfrytëzim prostitucioni. Madje gjykata e qytetit bregdetar ka dhënë dënimin për katër të arrestuarit, ku për secilin ka dhënë dënimin me nga 25 vjet heqje lirie.

Banda e “Mandelës”

Mbi këtë bandë rëndojnë të paktën 13 krime të rënda. Këto të fundit janë kryera në zonën e Elbasanit gjatë periudhës së trazirave të mars-qershorit '97. Nëntë pjesëtarët e kësaj bande janë arrestuar dhe gjykohen nga gjykata e Elbasanit. Kapoja i bandës, Eduard Peqini, me pseudonim Mandela, bashkë me katër të tjerë, janë larguar jashtë vendit në vjeshtën e '97-ës, por edhe ata do të gjykohen në mungesë. Kanë kryer shumë krime me motive politike.

Banda e Kateshit

U krijua rastësisht në vitin 1997. Tan Kateshi, një i ri i pasionuar pas makinave, u cilësua si kapoja i bandës, pas disa përleshjeve me armë që realizuan disa nga shokët e tij të ngushtë, ku mendohet se ka qenë i pranishëm edhe vetë Kateshi. Banda mori formë të plotë pas vrasjes së dy personave në lagjen “Vullnetari”. Anëtarët e saj janë Dritan Kateshi, Taulant Balliu, Ndriçim Sadushi, Gjergj Dedja, Kastriot Dervishi, Spartak Çaushi dhe Arben Topi..

Banda e “Kakamit”

Ka në radhët e saj emra të personave që tashmë janë VIP-a në burgjet ku vuajnë dënimin. Anëtarët e kësaj bande, Gazment Braka, me nofkën "Gaxhai", është dënuar me burgim të përjetshëm dhe ndodhet në burg, por edhe të tjerët janë Alfred Nebiu, i njohur ndryshe si "Kakami", i arrestuar; Robert Boraku, Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Fredi Mertiri e Gazmend Nebiu. Banda e "Kakamit" akuzohet për vrasje.

Banda e Altin Dardhës

Banda e Altin Dardhës ka qenë e mirëorganizuar, por që kryente krime nga më të ndryshmet gjatë vitit 1997. Pikërisht i faturohen 70 dosje të vjetra, vetëm vrasje. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Altin Dardha, i cilësuar ndryshe si i “forti i Beratit”, i cili është vrarë në Selanik të Greqisë. Shumë prej vrasjeve të kësaj bande janë me motive politike. Kjo bandë ishte mbështetëse e Partisë Socialiste.

Banda e Gjergj Gushalit

Viti 1998 do të shënonte edhe një numër grabitjesh, duke hedhur dyshimet se ato kryheshin nga anëtar të bandës së Gushalit në Berat. Drejtuesi i kësaj bande ishte Gjergj Gushali, që sipas policisë, veç grabitjeve që kryente, linte pas edhe viktima. Gushali është gjetur pas disa vitesh i vdekur.

Banda e Lul Cakës

Banda e “të fortit të Beratit”, Lulzim Caka, daton në vitin 1995, kur ai ka kryer vrasjen e parë. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnjë. Arrestohet në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje.

Banda e “Loshit të Karbunarës”

Banda e Bujar Sulës ishte bërë tmerri i banorëve të Karbunarës, në Lushnjë e Berat, aty edhe mori emrin “Loshi i Karbunarës”. Në vitin 1997 bashkohet me bandën e Lul Cakës, të cilin e kishte djalë tezeje dhe bandat e tyre bashkëpunonin për një sërë ngjarjesh në Berat, Lushnjë dhe Karbunarë. “Loshi i Karbunarës” vritet pas disa vitesh.

Banda e Otllakut

Grupi i Ilir Jaupit, në qershor të vitit ‘97, pas grindjeve e sherreve me Altin Dardhën, vendosën dhe i zunë pritë atij te stacioni i autobusëve te Gjashtëkatëshi, ku u vranë tre te rinj. Kjo pritë u pasua me rindarjen tjetër të bandës se Altin Dardhës dhe me krijimin e bandës së Otllakut, e cila është e specializuar për grabitje.

Banda e “Çobanëve”

Pjesëtarët e kësaj bande janë djem me origjinë nga Korça. Vetëm një nga anëtarët e kësaj bande është arrestuar, Damiano Toshi (nofka: Toshka i vogël) ndërsa anëtarët e tjerë të kësaj bande enden neper Korçë e jashtë shtetit. Kjo bandë akuzohet për një sërë vrasjesh 3 prej tyre janë edhe vrasjet e bujshme te basketbollisteve Sokol Jahollari Rafael Riza e Klajdi Jaho. Disa prej këtyre janë bërë edhe me pagesë, të cilat janë urdhëruar nga kapoja i bandës, Adrian Tole (nofka: Dane Çobani).

Banda e “5 dyqaneve”

Mund të quhet edhe banda rivale ajo e 5 dyqaneve me bandën e “Çobanëve”. E për ta vërtetuar këtë fakt, janë përballjet që janë bërë midis “të fortëve” të qytetit të Korçës në vitin ‘97 ku mbetën shumë të vrarë nga të 2 bandat. Drejtuesit e kësaj bande E. G ose i quajtur Reqi dhe Feridoni ndryshe Doni. Banda e “5 dyqaneve” ishte përkrahësja e vetme e Partisë Demokratike në rrethin e Korçës.

Banda e Randecit

Pjesëtarët e kësaj bande janë të shumtë me në krye Visi Lala i ashtuquajturi {Ujku}dhe pas tij vjen Keli {Capulinoja}. Këta janë të përfolur për shumë vrasje në vitin ‘97.

Banda “Malësori”

Ishte një bandë që anëtarët e saj nuk i ka vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Deri tani nga banda që mban ermin “Malësori” janë arrestuar vetëm dy anëtarë të saj për trafik droge. Por sipas policisë, mësohet se pjesëtarët e tjerë që fshihen pas këtij grupi të strukturuar kriminal, ndodhen jashtë Shqipërisë Itali, Spanjë, Gjermani.

Grupi i prodhimit të drogës

Deri tani janë arrestuar dy persona, por, sipas policisë, pas tyre fshihen edhe një numër i madh trafikantësh. Policia e Tiranës zbulon një laborator droge, sekuestron rreth 28 kilogramë lëndë narkotike, arreston në flagrancë Adhurim Nelën dhe Kujtim Karamuçën. Sipas uniformave blu, mësohet se një punë intensive ka bërë zbulimin e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, që kishte si pikënisje Maqedoninë dhe me destinacion Italinë.

Banda e trafikut të fëmijëve

Ramiz dhe Xhulieta Petalli, si dhe Nexhip Kaçurri janë tre të arrestuarit, anëtarë të bandës së trafikut të fëmijëve drejt Italisë. Aktiviteti kriminal i tyre ka nisur në vitin 1998 deri në vitin 2002, kur janë zbuluar dhe kanë startuar hetimet. Fëmijë të moshave 6 deri në 12 vjeç merreshin në rrethe të ndryshme të Shqipërisë.
Banda e klandestinëve “Maloku”

Banda “Maloku”

Kishte fillesat e saj që në vitin 1992 funksiononte më së miri edhe me ndihmën e policisë kufitare, ku kalonin klandestin drejt Greqisë. Pas 15 vitesh veprimtari të paligjshme, arrestohen anëtarët e saj Hodo Çorraj, Ergest Rabaj, Aleko Puçi, Albert Golemi (polic), Ermal Koçaj, Krenar Boçi, Arben Sula (Maloku) (komandat i grupit kriminal), Ermal Fidhi dhe Florenc Meçe.

Grupi për vrasjen e biznesmenëve

Një numër të konsiderueshëm të viktimave të krimit e zënë edhe biznesmenët. Të gjitha këto dosje nuk kanë mbi to asnjë emër autori. E për ta bërë sa më të besueshëm këtë fakt janë vrasjet e biznesmenëve si Florin Vila, Vajdin Lame, Florina Kulla. Madje në shtyp është bërë legjendë dhe mbetet ende mister zhdukja e biznesmenit maqedonas, Remzi Hoxha. Të gjitha këto vrasje nuk kanë një autor, por kanë të njëjtin motiv.

Grupi për vrasje me eksploziv

Autorët e këtyre vrasjeve nuk kanë njohje me njëri-tjetrin, por kanë kryer të njëjtën vepër penale, vrasje me eksploziv. Kjo e fundit është më e praktikuar në qarkun e Tropojës, e sidomos vendosja e minave. Në këtë qytet “zgjidhja” më e mirë e problemeve është vendosja e eksplozivit. Ndërkohë, nga të gjitha vrasjet e bëra me lëndë plasëse nuk është vënë në pranga asnjë autor.

Grupi “Poter Al”

Grupi "Poter-Al" i përbërë nga shtatë persona, është vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike. Sipas prokurorisë, ai është një grup i strukturuar kriminal. Ilir Koçiaj, Geront Tola Geront Dedja, Zamir Vadardha, Leonard Çobaj, Bledi Balliu, Aleksandër Koliçi, Aleksandër Gremi dhe Ervin Tavanxhi u prangosën në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Grupi “Kokrra e Ullirit”

Grupi, i cili është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me atë të Greqisë, ka marrë emrin “Kokrra e Ullirit” për vet trafikun që bënin. Prej gjashtë personash është e përbërë kjo bandë, Jorgos Kosmidhis, nga Selaniku, Lefter Meçaj, Alfred Pallashi, Dashnor Merdani, Bujar Cenolli dhe Leonard Shperdheja e Bledar Leço.

Banda e Cërrikut

Është bërë e njohur nga masakra e Cërrikut në vitin 1997, ku anëtarët e kësaj bande kanë vrarë gjashtë gardistë. Si kapo i kësaj bande njihet Roland Xhepaxhiu, i cili është arrestuar teksa po kthehej nga jashtë në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të kësaj bande janë Met Bozi, Arjan Toska e vëllezërit e Arjanit, Sokol Buzani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Luan Buzani, Bashkim Buzani. Madje këta të fundit akuzohen për vrasjen e gardistëve.

Banda që trafikonte raketa tokë-ajër

Janë cilësuar si grup i strukturuar kriminal. Nuk janë pagëzuar me asnjë emër, por veprimtaria e tyre kriminale është quajtur mjaftë e rrezikshme. Kjo ka bërë që policia shqiptare në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi të godasin trafikun e armëve, dhe si rezultat është arritur të kapen pjesëtarët e këtij grupi kriminal, Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Cani. Sipas prokurorisë, si rrjedhojë u bllokuan dhe 3 raketat tokë–ajër.

Banda e armëve nga Kosova

Përgjimet nxjerrin zbuluar grupin kriminal të dyshuar për trafik të armëve në linjën Kosovë-Shqipëri. Operacioni “Bjeshkët”, më 16 qershor 2007, çoi në pranga tre persona, Rrahman Dema, i cilësuar nga policia si organizator i kësaj bande kriminale, Artan Alija, dhe Ahmet Ferhati.

Bandave kryesore gjatë trazirave të vitit 1997:

Banda e Cërrikut
Banda e Çoles-Vlorë
Banda e Lazaratit
Banda e Altin Dardhës-Berat
Banda e “Kola”-Burrel
Banda “Dedja”-Burrel
Banda e Haklajve-Tropojë
Banda e Kateshit-Elbasan
Banda e Zani Caushit-Vlorë
Banda e Lul Cakës-Berat
Banda e “Loshit të Karbunarës”-Lushnje
Banda e Otllakut-Berat



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...