Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/06

“APOKALIPS” NË HOLLYWOOD

Apokalipsi është në modë më shumë se kurrë në Hollywood, siç tregojnë edhe filmat që pritet të shfaqen në sallat e kinemasë në muajt e ardhshëm.

Mes tyre figurojnë ata mbi personazhet e novelave grafike si “Superman”, “Iron Man 3”, “Star Trek: Into Darkness”, për të arritur tek ata me temë më futuriste si në “Oblivion” me Tom Cruise, “After Earth” me Will Smith dhe të birin Jaden dhe “World War Z” me Brad Pitt.

Mes atyre që do të mbërrijnë në salla këtë është pikërisht “Oblivion”, me regji të Joseph Kosinski dhe Cruise në rolin e një piloti avionësh, në një Tokë të shkatërruar nga një luftë e tmerrshme dhe thuajse e tëra e evakuuar.

Pas tij vijnë “Ender’s Game”, me regji të Gavin Hood, që ka përshtatur romanin kult të Orson Scott Card dhe “Star Trek: Into Darkness”, për herë të dytë me regji të J.J Abrams.

I shumëpritur është edhe “World War Z”, i Marc Foster, një horror epik i bazuar në romanin e Max Brroks dhe me Brad Pitt në rolin e Gerry Lane.

Ky i fundit është një punonjës i Kombeve të Bashkuara i angazhuar në një luftë me kohën për të ndalur përhapjen e një epidemie që po shndërron njerëzit në zombi.

FLORI BRUQI:Filmat horror nuk gëzojnë as respekt dhe nuk marrin as çmime




Vampirë, alienë, skena të frikshme e të përgjakshme. Skenarë të tillë kanë gjithmonë e më shumë preferenca në Hollywood

Në kohën kur po xhironte “Ghosts of Mars” në vitin 2001, John Carpenter kuptoi që historia e tij e dashurisë kishte përfunduar.


 “Nuk e doja më”, kujton dhjetë vjet më vonë regjisori, një nga mjeshtrit e filmave horror dhe autor i filmave kult si “Halloween” dhe “The thing”.



Carpenter nuk i referohet një prej ish-grave apo të dashurave, por kinemasë që, sipas tij, shumë shpejt u bë shumë e brishtë dhe romantike.


 Atëherë, më 2001-shin një javë nga fillimi i xhirimeve Courtney Love, e menduar si protagonistja kryesore, për shkak të drogës dhe alkoolit kishte humbur nëpër rrugë, ndërsa regjisori kishte pasur probleme parash me producentët e tij.



Dhjetë vjet pas atij momenti “jo dashurie”, Carpenter u rikthye të emocionojë dhe terrorizojë fansat me “The Ward”: ku një vajzë (Amber Heard), që nuk e di pse është mbyllur në një institut mendor, vë re se brenda një kohe të shkurtër të gjithë pacientët një nga një po zhdukeshin.


 “Është një horror i mënyrë së vjetër, i bazuar te personazhet dhe jo tek e keqja. Nuk ka monstra që dalin mbi të mirët. Për më tepër nuk ka shumë krim mbi origjinat e traumave të ndryshme.


Unë jam i idesë që sa më pak të dish aq më shumë një histori bëhet interesante”. Por nuk është vetëm “The Ward” në rikthimin e filmave të këtij zhanri.

Më 12 gusht 2012 në SHBA ishte radha e episodit të pestë të një tjetër klasiku horror, “Final Destination”. Edhe dy javë të tjera dhe do të jetë radha e “Non avere paura dal buio”, me skenar të Guillermo del Toro.


 Filmi tregon historinë e një vajze 9-vjeçare (Bailee Madison) që përpiqet të bindë të atin dhe të dashurën e tij se në kantinën e vilës shfaqen disa krijesa të çuditshme në errësirë.


 “Është një nga filmat që më ka terrorizuar më shumë kur kam qenë i vogël”, tregon ai. “Super 8” do të jetë një tjetër film plot adrenalinë i kësaj vere.

 I prodhuar nga Steven Spilberg me protagonistë Kyle Chandeler dhe Elle Fannining, filmi tregon historinë e një grupi miqsh, që në Ohajo në vitin 1979 bëhen dëshmitarë të një aksidenti të rëndë hekurudhor.


 Të rinjtë po xhironin pikërisht filmin “Super 8”. Por ajo që panë ishte vërtet një incident? Apo pas kësaj katastrofe ka sekrete ushtarake dhe “gjueti” ndaj alienëve?


 “Edhe pse ky film është i realizuar me teknologjinë e sotme doja të ishte i ngjashëm me filmat e tjerë të viteve ‘70 apo ‘80”.


Kur një film uestern fiton një “Oskar”, analizat për rikthimin në ekran të një zhanri të tillë shtohen ndjeshëm. Kur superheronjtë zhgënjejnë dhe filmi konsiderohet si dështim, ekspertët shpjegojnë se tregu është i mbingarkuar me efekte speciale, deri kur rezultati pasardhës e përgënjeshtron këtë.

Në përgjithësi filmat horror nuk gëzojnë as respekt dhe nuk marrin as çmime, megjithatë dëshira për t’u terrorizuar nga psikopatë, vampirë, zombi, alienë, monstra dhe krijesa të ndryshme që vrasin dhe torturojnë viktimat e tyre duket se nuk njohin fund, duke i rezistuar fort evolucionit të shoqërisë, të shijes dhe modës.


“Nëse filmat horror janë një manifestim ndaj anktheve të kohëve dhe kulturave tona, nuk është për t’u habitur që prodhohen kaq shumë filma të zhanrit të tillë”, tregon Jason Zineman, autori i librit të titulluar “Shock Value”, ku flitet për shpikësit e horrorit modern hollivudian.



 “Ajo që tërheq publikun është tmerri pervers për të kuptuar që ne e pëlqejmë horronin”. Një tjetër serial i famshëm vjen nga Australia me titullin “Saw”, i prodhuar dhe drejtuar nga James Wan dhe Leigh Wannell.


 Pas shtatë filmash të zhanrit horror, ata vendosën që këtë vit të riktheheshin në origjinë e të xhironin “Insidious”, që kushtoi vetëm 3-4 milionë dollarë dhe montazhi u bë në garazhin e tyre. Edhe Kevin Smith është “hedhur” këmbë e kokë në zhanrin horror.

 Autori i “Clerks” dhe “Dogma” në “Red State” tregon historinë e njerëzve homofobikë dhe veçanërisht të një çifti që sapo sheh homoseksualë përpiqet t’i zhdukë me çdo kusht.

Shumë aktorë të famshëm janë hedhur në këtë gjini: mes tyre Melissa Leo, fituese e “Oskarit” si aktore jo protagoniste me filmin “The Fighter”.



 Pas saj edhe Paul Bettany, murgu albin në “The Da Vinci Code”, në filmin e ri “Priest” është një prift në gjurmët e vampirëve. Edhe Anthony Hopkins në filmin “The Rite” është një prift i keq.



Por nëse filmat horror nuk zhduken kurrë nga qarkullimi, madje tani po shohin një lulëzim të madh, kjo lidhet edhe me faktin që kushtojnë pak nëse Hollivudi eksporton 70 për qind të produktit të tij, frika është një emocion që nuk njeh kufij gjeografikë dhe kulturorë.

PËRSE DISA I DASHUROJNË FILMAT HORROR?

Nga Margarita Tartakovsky




Filmat horror nxisin imagjinatën dhe mendime të çuditshme tek cilido që i ndjek, pra janë si një lloj droge pamore

Shumë njerëz nuk janë kurrë të kënaqur me sasinë e filmave horror në qarkullim, ata duan gjithnjë e më shumë. Janë pothuajse të çmendur pas tyre, shkojnë në çdo premierë, blejnë çdo koleksion, shkarkojnë çdo film.

Nga ana tjetër, persona të ndryshëm pranojnë se nuk do arrinin ta shihnin një film horror për më shumë se pesë minuta. Këta ndihen të tmerruar, i mbeten skena të papëlqyeshme në mendje, gjë që i prish qetësinë gjatë ditës dhe mbrëmjes. Ja përse disa njerëz i urrejnë, e të tjerë i duan filmat horror.

Sipas Glen Sparks, profesor i shkencave të komunikimit në Universitetin e Purdues, në Indiana të SHBA-së, një arsye është ndjesia që krijohet pas shikimit të filmit. Kjo ndjesi quhet “Procesi i fillimit të ekzaltimit”.

Kërkimet e Sparks tregojnë se kur njerëzit shohin filma të frikshëm, rrahjet e tyre të zemrës shpejtohen, presioni i gjakut rritet dhe frymëmarrja shpeshtohet. Pas përfundimit të filmit nis një zgjim fiziologjik i pavetëdijshëm.

 Kjo nënkupton se çdo lloj emocioni pozitiv që përjetoni, si për shembull kalimi i një kohe të bukur me miqtë, intensifikohet për shkak të ngacmimit të fituar nga filmi horror. Në vend që të përqendroheni te frika që përjetuat gjatë filmit, kujtoni vetëm kohën e bukur. Kështu do të kërkoni të shihni më shumë filma horror.

Nëse përvoja juaj ishte jo shumë e mirë, ju nuk do të kërkoni të shihni një film horror përsëri. Emocionet dhe ndodhitë jo të mira që keni përjetuar deri më tani, do t’ju heqin dëshirën për të parë më shumë filma të frikshëm, pasi kujtimet tuaja do të jenë të hidhura.

Ekspertët mendojnë se përgjithësisht të rinjve u pëlqen të ndihen të frikësuar dhe të ekzaltuar, ata janë gjithnjë në kërkim të përvojave emocionuese, që ua bëjnë zemrën t’i rrahë fort. Të rriturit nuk i pëlqejnë edhe aq shumë këto zhanre filmash të frikshëm, pasi ata janë në periudhën e jetës ku kërkojnë siguri, qetësi dhe mirëqenie.


Mendohet se 10 për qind e popullatës botërore është në kërkim të adrenalinës së vazhdueshme. Për këtë arsye disa individë kërkojnë t’i ngjallin emocione të frikshme vetes, në mënyrë që trupi i tyre të reagojë në një mënyrë të ndryshme nga situatat normale.

Filmat horror nxisin imagjinatën dhe mendime të çuditshme tek cilido që i ndjek, pra janë si një lloj droge pamore, shprehet profesori Sparks.

 Përmbajtja e tyre është diçka që nuk shihet çdo ditë, janë ngjarje të jashtëzakonshme, me personazhe të jashtëzakonshme. Një tjetër arsye është se shikimi i një filmi horror ngjall kujtimet e frikës fëmijënore ndaj errësirës dhe imagjinatave të tjera, në një mënyrë apo në një tjetër ata që shohin filma të frikshëm, fitojnë një justifikim të drejtë për eksperiencat e tyre fëmijënore, që deri në atë kohë i quanin të paarsyeshme.

70 për qind e atyre që ndodhin në filmat horror, janë meritë e efekteve vizuale, që priren nga fantastikja, mbinjerëzorja dhe e frikshmja. Edhe pse është e qartë se gjithçka që ndodh në atë çast nuk është e vërtetë, magjia e efekteve dhe aktrimi i personazheve na drejtojnë për nga një botë tjetër, që shumë prej spektatorëve e shohin si interesante.

Sipas studimeve, meshkujt i pëlqejnë filmat horror më shumë se femrat, kjo për shkak se këta janë rritur me idenë e të qenurit trima dhe burrërorë.


Shumë meshkuj zgjedhin ta bëjnë të qartë aspektin e tyre burrëror, duke shkuar në kinema për të parë një film horror, që në takimin e parë me një femër.


Duke qenë se filmi do të japë efektin e tij të frikshëm, supozohet që femra të ndihet e tmerruar dhe do kuptojë sigurinë që mashkulli përkrah i jep. Kjo është një strategji e rrezikshme, pasi nëse filmi është tejet i tmerrshëm, ka mundësi që edhe mashkulli të trembet, duke marrë kështu lamtumirën nga femra përkrah.

Ekspertët i këshillojnë prindërit të tregohen të kujdesshëm për sa u përket filmave të frikshëm, që fëmijët e tyre mund të dëshirojnë t’i ndjekin.

Studimet tregojnë se personat që në fëmijëri kanë ndjekur filma horror, e kanë të vështirë t’i harrojnë ato edhe pas shumë vitesh, e për këtë arsye janë më të prirë nga problemet e gjumit dhe akthi. Fëmijët e moshës 5 deri 7-vjeçare besojnë gjithçka që shohin, ndaj ruajini fëmijët tuaj nga pasojat negative të filmave të frikshëm.

Pavarësisht spektatorëve të shumtë që kanë, filmat horror mundet që të ndikojnë për keq, pasi ndodh që personi që i sheh, jo vetëm që nuk kënaqet, por përkundrazi nis të ketë frikë ndaj veprimeve të ndryshme që në film janë paraqitur me skena të tmerrshme.

Për shembull, pas shikimit të filmit “Jaws”, ku peshkaqenët shqyejnë turistët që notojnë në oqean, shumë njerëz kanë pasur frikë të notojnë përsëri.

Të rinjtë shprehen se ata i shmangin filmat horror që kanë të bëjnë me profesionin apo mënyrën e tyre të jetesës.


NJË VEPËR THEMELORE E GJUHËTARIT AMERIKAN NOAM ÇOMSKI

Nga Prof. dr. Tefë Topalli


Të hysh në studimet gjenerativiste, pa përvetësuar këtë vepër të parë të Çomskit, është njësoj si të përpiqesh të lexosh një roman, pa mësuar alfabetin e gjuhës në të cilën është shkruar ai.

Puna kërkimore e Çomskit ka inkurajuar mjaft studiues, komuniteti i shkencëtarëve që merren me këto probleme, pedagogë, psikologë, logjikanë, gjuhëtarë, sociologë, antropologë, mjekë, i kanë çuar përpara studimet e kësaj fushe në të gjithë botën. Prirjen për gjuhësinë Çomski e trashëgoi nga i ati dhe që herët iu përkushtua kërkimeve në këtë fushë. Në Universitetin e Pensilvanisë u njoh me gjuhëtarin amerikan Z.Harris, një blumfildian nga më të njohurit e kohës dhe me rusin Roman Jakobson. Duket se pas kësaj ra në kontakt me të tjerë gjuhëtarë të mëdhenj, sidomos në Universitetin e Harvardit, ku hartoi e mbrojti edhe tezën e tij të doktoratës. Noam Çomski u përfshi ngultas në gjuhësi, më së pari, kur hartoi dhe botoi veprën e famshme Syntactic Structures, e cila është botuar shqip nga Shtëpia Botuese “Dituria”, me titull Strukturat sintaksore.

NJË VEPËR THEMELORE E GJUHËTARIT AMERIKAN NOAM ÇOMSKI

Nga Prof. dr. Tefë Topalli 

Në të vërtetë, “Dituria”, që para 12 vjetësh, midis shumë botimesh në fusha të ndryshme, nisi në një kolanë të veçantë botimin e disa prej veprave dhe autorëve të shquar në lëmë të gjuhësisë. Është kjo një tufë librash nga gjuhësia moderne, që e ka ndihmuar mjaft studiuesin dhe studentet e fakulteteve filologjike, së cilës iu shtua edhe Strukturat e sintaksës - një vepër që sot në gjuhësinë moderne konsiderohet si një traktat bazë, sepse shënon promovimin e shkollës linguistike të gjenerativizmit prej N. Çomskit. Kjo vepër, manifest i shkollës së re, shkaktoi një revolucion në mendimin gjuhësor të shekullit të kaluar, apo, siç shkruan në hyrjen e librit David W. Linghtfoot, “Strukturat sintaksore e Çomskit qe topi i borës, i cili shkaktoi ortekun e ‘revolucionit kognitiv’ modern”. Sipas këtij studiuesi, gjuhëtari i madh amerikan ka sjellë në jetë edhe trajtime të reja të çështjeve të vjetra filozofike, nocione të kuptimit e të referencës, duke prirë në këtë fushë.



Vetë Çomski, në parathënien e traktatit Strukturat sintaksore, shprehet se studimi i tij merret me strukturën sintaksore si në kuptimin e gjerë (si e kundërta e semantikës), ashtu edhe në kuptimin e ngushtë (si e kundërta e fonetikës dhe morfologjisë). Ai synon të ndërtojë një teori të përgjithshme të formalizuar dhe të eksplorojë themelet e saj lidhur me strukturat e sintaksës. Gjuhëtari amerikan u nis të hetonte tri modele të strukturave gjuhësore e të arrinte në përcaktimin e limiteve të tyre dhe “zbuloi” modelin transformues.

Vepra e parë në historinë e gjenerativizmit nis si studim sintaksor i një gjuhe të dhënë dhe ka për qëllim ndërtimin e një gramatike që mund të konsiderohet një mjet i përshtatshëm për të prodhuar fjalitë e gjuhës në shqyrtim. Strukturat sintaksore ka 8 krerë, një përmbledhje të studimit dhe dy shtojca të shkurtra për terminologjinë e përdorur dhe disa modele të strukturës së sintagmës bashkë me rregullat transformuese të anglishtes. Vetë titujt e këtyre krerëve ishin një kombinim i gjuhësisë me filozofinë e gjuhës: Pavarësia e gramatikës, Një teori gjuhësore fillestare, Forca shpjeguese e teorisë linguistike e të tjera dëshmonin që një revolucion po ndodhte në këtë lëmë. Që në kreun e parë, autori jep 3 aksioma, të cilat do të jenë boshti i veprave të mëvonshme gjuhësore, si: gjuhë do të konsiderohet një tërësi a bashkësi (e fundme ose e pafundme) fjalish, secila me gjatësi të fundme dhe e ndërtuar nga një grup i fundmë elementesh; kriteret ku duhet mbështetur për të dalluar sekuencat gramatikore nga ato jogramatikore; nocioni “gramatikor”nuk mund të identifikohet me ‘kuptimplotë’ apo ‘domethënës’, në asnjë kuptim semantik.

Ky tekst i Çomskit është hapi i parë që duhet të bëjnë studiuesit e kësaj teorie gjuhësore, për të kuptuar vepra të tjera të tij, deri te formulimi i Gramatikës Universale; një radhë studimesh në përvetësimin e gjuhës nga të vegjlit, përdorimi i gjuhës në sfera e situata të ndryshme, modele të reja qasjeje ndaj historisë së gjuhës, të gjitha të formësuara nga nocioni thelbësor i një organi gjuhësor, me qendër kapacitetin mendor të qenieve normale njerëzore. Të hysh në studimet gjenerativiste, pa përvetësuar këtë vepër të parë të Çomskit, është njësoj si të përpiqesh të lexosh një roman, pa mësuar alfabetin e gjuhës në të cilën është shkruar ai. Pa dyshim, që edhe vepra të pak gjuhëtarëve tanë, të hartuara sipas drejtimit gjenerativist, do t’i ndihmojnë studentët dhe pedagogët tanë të rinj, jo vetëm të kuptojnë këtë teori gjuhësore, por edhe se çfarë duhet zbatuar në studimet tona filologjike prej saj.

Kushtetuesja: Diana Kastratit iu shkel e drejt për jetë


Gjykata Kushtetuese e Kosovës të martën ka shpallur të pranueshme kërkesën e Gëzim dhe Makfire Kastratit, të cilët pretendojnë se Gjykata Komunale në Prishtinë nuk kishte vepruar sipas Ligjit për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe si pasojë e këtij mosveprimi kishte ndodhur edhe vrasja e vajzës së tyre, Diana Kastrati, nga ish-bashkëshorti i saj Adnan Jashari.

Në aktgjykimin e Kushtetueses lidhur me këtë rast thuhet se kjo gjykatë ka vendosur ta shpallë kërkesën të pranueshme, të gjejë se ka pasur shkelje të së drejtës për jetën, të paraparë me nenin 25 të Kushtetutës dhe me nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), të gjejë se ka pasur shkelje të së drejtës për mjete juridike, të konsiderojë të panevojshëm trajtimin e pretendimit për shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, t'ua komunikojë palëve këtë vendim, ta publikojë këtë vendim në gazetën zyrtare si dhe ky vendim thuhet se “hyn në fuqi menjëherë”.

Prindërit e Dianës kishin kërkuar nga Kushtetuesja që të interpretohej shkelja e të drejtave individuale të Diana Kastratit, për shkak të mosveprimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë në lidhje me mos-lëshimin e urdhrit për mbrojtje.

Këtë kërkesë ata e kishin parashtruar edhe kundër Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Tek vlerësimi i kushtetutshmërisë së kërkesës në aktgjykimin e Kushtetueses thuhet se nga dokumentacioni i deponuar në gjykatë mund të konstatohet se autoriteti përgjegjës, në këtë rast Gjykata Komunale në Prishtinë, është dashur të dinte për rrezikun real që ka ekzistuar me rastin e dorëzimit të kërkesës për lëshim të urdhrit për mbrojtje emergjente, pasi Diana Kastrati ka shpjeguar në mënyrë kronologjike përkeqësimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, duke specifikuar edhe kërcënimet me vdekje nga ish-partneri dhe duke ofruar dëshmi për raportimin paraprak në organet policore për kërcënimet e pranuara.

“Për më tepër, Gjykata Komunale në Prishtinë paraprakisht ka trajtuar një lëndë të iniciuar nga D.K.-ja për shkëputjen e bashkësisë jashtëmartesore dhe për caktimin e kujdestarisë së fëmijës së të ndjerës dhe ish-partnerit të saj, kur edhe kishte filluar shfaqja e problemeve serioze ndërmjet tyre dhe që më vonë kishte rezultuar me kërcënime të ndryshme”, thuhet në interpretimin e Kushtetueses. Më tej në konkludimet e kësaj gjykate thuhet se Gjykata Komunale në Prishtinë ishte përgjegjëse për ndërmarrjen e veprimeve të parashikuara me Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhe se mosveprimi i saj paraqet shkelje të detyrimeve kushtetuese që rrjedhin nga neni 25 i Kushtetutës dhe nga neni 2 i KEDNJ-së.
Shteti p euml rgjegj euml s p euml r vrasjen e Diana Kastratit
Sa i përket të drejtës për mjete efektive juridike, në aktgjykim thuhet se parashtruesit e kërkesës janë ankuar edhe për shkeljen e të drejtave të tyre për mjete efektive juridike të garantuara me nenin 32 dhe 54 të Kushtetutës.

“Në këtë drejtim, gjykata vëren se legjislacioni në fuqi: Ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe Ligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, nuk ofrojnë mjete efektive juridike për mbrojtjen e të drejtave të parashtruesve”, thuhet në aktgjykim.
Shteti përgjegjës për vrasjen e Diana Kastratit
Sipas Kushtetueses, Ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje nga njëra anë nuk parasheh masa për adresimin e mosveprimit të institucioneve përgjegjëse në ato raste kur janë të detyruara të veprojnë. “E në anën tjetër, siç mund të shihet nga Ligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, e po ashtu edhe nga përgjigjja e KGJK-së, parashtruesit nuk kane mundësi tjetër përveç ankesës drejtuar Zyrës së Prokurorit Disiplinor, por jo edhe me tutje në faza të tjera të procedurës. Sipas nenit 45.5 të këtij ligji, është e drejtë, por jo edhe detyrim i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, të thërrasë dëshmitarë, si dhe dokumentet e nevojshme për hetim dhe të përcaktojë nëse rekomandimet për veprim disiplinor duhet të paraqiten tek Komisioni Disiplinor”, thuhet në aktgjykim.

Kushtetuesja më tej rikujton se institucioni përgjegjës kryesor, Gjykata Komunale në Prishtinë, ka dështuar të ofrojë përgjigje në pyetjet e ngritura nga gjykata dhe nuk ka ofruar dokumentacionin që ka për këtë rast. Prandaj, Gjykata Kushtetuese konkludon se mosveprimi i Gjykatës Komunale në Prishtinë, në kërkesën e së ndjerës Diana Kastrati për lëshimin e urdhrit për mbrojtje emergjente, si dhe praktika e zhvilluar nga KGJK-ja për adresimin e mosveprimit të gjykatave të rregullta, atëherë kur duhet të veprojnë, ka penguar viktimën dhe parashtruesit e kërkesës në realizimin e të drejtave të tyre për mjete efektive juridike.

Gjyqtari Robert Carolan, njëri nga anëtarët e Kolegjit të Kushtetueses që sollën këtë aktgjykim, ka shprehur mendim konkurrues dhe mospajtues lidhur me vendimin.

Sipas Carolan, parashtruesit e kërkesës, në këtë rast prindërit e Dianës, pranojnë që asnjë zyrtar nuk ka bërë gjë për të penguar vdekjen e Diana Kastratit. Parashtruesit, sipas tij, lënë të kuptohet që pretendojnë se nëse gjyqtari komunal do të kishte vepruar sipas kërkesës së Diana Kastratit për urdhër mbrojtës, ajo nuk do të vritej, si dhe ky mosveprim nga Gjykata Komunale ka shkaktuar vrasjen e saj.

“Ky është një konkludim i gabueshëm. Urdhri mbrojtës do t'i jepte policisë një vegël shtesë për ta mbajtur vrasësin e D.K.-së larg nga ajo. Po, nuk do të mund të garantonte që ai nuk do ta kryente krimin, gjë që tragjikisht e ka bërë”, ka thënë gjyqtari Carolan.

Më tej në mendimin e tij mospajtues thuhet se për aq sa mundësia e dënimit të rëndë sipas ligjit që mundet apo duhet të vendoset nëse vrasësi i Diana Kastratit kapet dhe dënohet për vrasje, nuk e ka ndaluar atë në veprën e vrasjes së Dianës, është “spekulative” të supozohet se urdhri gjyqësor për mbrojtje do të ishte i mjaftueshëm në këtë rast që ta ndalonte atë nga kryerja e vrasjes apo që policia do të ishte në gjendje ta kapte në kontaktin e ndaluar me Diana Kastratin para se ta kryente vrasjen.

“Pasi që nuk ka pretendim, e aq më pak dëshmi, që dështimi i gjyqtarit komunal si zyrtar shtetëror ka qenë shkak i përafërt i vdekjes së D.K.-së apo ka ndihmuar në kryerjen e vrasjes së saj, të drejtat e saj sipas nenit 25 të Kushtetutës nuk janë shkelur nga shteti apo nga ndonjë zyrtar shtetëror”, thuhet, ndër të tjera, në mendimin e këtij gjyqtari.

Gëzim Kastrati, babi i së ndjerës Diana Kastrati, së bashku me avokatin e tij Korab Sejdiu, pritet t’u drejtohen mediave përmes një konference të mërkurën lidhur me shpalljen e këtij aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gëzim dhe Makfire Kastrati, prindërit e së ndjerës, në prill të vitit të shkuar patën dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një mocion kundër Gjykatës Komunale në Prishtinë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Ata pretendonin se këtu kishte të bëhej me shkeljen e të drejtave individuale të së ndjerës Diana dhe të vetë atyre si prindër të saj, të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.

Diana Kastrati është vrarë dy vjet më parë nga ish-bashkëshorti i saj, Adnan Jashari, me të cilin kishte bashkëjetuar plot 10 vjet dhe ishte ndarë, për shkak të problemeve personale. Ata kishin një vajzë.

Disa muaj pas ndarjes, Adnan Jashari vendosi t’i zgjidhte problemet, duke e vrarë Dianën. Teksa ajo ishte nisur në një mëngjes drejt Fakultetit të Mjekësisë, aty ku ishte gati në përfundim të studimeve, ish-bashkëshorti e kishte qëlluar me armë zjarri, duke e lënë 27-vjeçaren të vdekur në vend.

Emri i vrasësit të Dianës i shkruar gabimisht në faqen e Interpolit

Vrasësi i Diana Kastratit është në mesin e personave që kërkohen nga Interpoli, por emri i tij është i shkruar gabimisht në ueb faqen e kësaj organizate policore ndërkombëtare. Adnan Jashari figuron si “Adnon Jashari” në listën e personave të kërkuar nga Interpoli. Në faqen e Policisë së Kosovës tek rubrika e personave në kërkim, ky emër është i shkruar saktë “Adnan Jashari”, ndërsa data e lindjes së tij është e njëjtë në të dyja faqet.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...