Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/07

SA PJESËTARË TË USHTRISË JUGOSLLAVE U VRANË GJATË LUFTËS NË KOSOVË (1998-1999)


Fitnete Ramosaj

Synimet serbomëdha për shfarosjen e shqiptarëve janë të hershme. Ato synime janë të paraqitura qartë në programet shoviniste serbe që prej vitit 1844 e këndej. Në harkun kohor të 164 vjetëve, deri më tani janë të njohura 24 programe serbe (me shumë pak ndryshime e modifikime nga njëra-tjetra), të cilat parashohin në mënyrë të detalizuar shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare. Në bazë të këtyre planprogrameve shfarosëse, qeveritë serbe kanë vepruar në mënyrë sistematike në relacion me shqiptarët. Në një masë kanë pasur suksese në gllabërimin e territoreve shqiptare dhe në dëbimin e spastrimin etnik, veçanërisht të mbi 700 fshatrave etnike shqiptare të Sanxhakut të Nishit, të Toplicës e Kosaonicës (1876-1878). Programe të tilla hartuan edhe Akademia Serbe e Shkencave, edhe Kisha Ortodokse Serbe... Mjafton të kujtohet “Naçertania” (1844) e Ilija Garashaninit, projektet e Jovan Cvijiqit (midis viteve 1912 dhe 1921), elaboratet e Vasa Çubrilloviqit (1937, 1944), projektet e Ivo Andriqit (1939) e të Stevan Moleviqit (1941) e deri te “Memorandumi” i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve (1986) dhe projekti i Millosheviqit “Të gjithë serbët në një shtet të vetëm” (1990), i cili shkaktoi luftëra të përgjakshme, spastrime etnike dhe ndërmarrje tjera gjenocidiale në gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë.

Në vazhdën e kësaj, përgatitjet e Serbisë për luftë kundër shqiptarëve në Kosovë, ishin të hershme dhe të parapara në detaje. Pothuajse secila parti serbe kishte nga një program “nacional”. Ato garonin me njëra-tjetrën se cila do ta zgjidhte “më mirë” një herë e përgjithmonë çështjen e Kosovës. Në mes tjerash, në vitin 1993/1994 në hapësirën ajrore të Maqedonisë pati dy rrëzime aeroplanësh, ku shumica e udhëtarëve ishin shqiptarë nga Kosova. Rrëzimin e tyre e pati marrë përsipër e ashtuquajtura “Lëvizje e Ripërtëritjes Serbe”, por, si në të gjitha rastet tjera kur viktimat janë shqiptarë, këto raste u lanë në harresë.
Platformat antishqiptare i pasqyron qartë edhe programi i Partisë Radikale Serbe (SRS), “Si do ta zgjidhin serbët problemin e Kosovës,” të cilin, Serbia, zyrtarisht, me çdo kusht e me të gjitha mjetet, tentoi ta vë në zbatim në Kosovë. Synimet serbomëdha nuk u arritën falë luftës mbrojtëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aleatëve të NATO-s në krye me SHBA-të, të cilët ndërhynë ushtarakisht për ndërprerjen e gjenocidit e të spastrimit etnik në Kosovë.
Kur Sllobodan Millosheviqi u zmbraps nga Kroacia dhe Bosnja, e më pas i humbi edhe zgjedhjet në Beograd (1996), ai vendosi që të tregojë forcën e tij në Kosovë. “Fushata e “spastrimit etnik” kundër shqiptarëve në Kosovë, të cilën Millosheviqi e planifikoi pas humbjeve të tij ushtarake, e bëri fushatën e mëparshme në Bosnjë të dukej si një provë fustani për ngjarjen kryesore të barbarizmit.”
Të drejtën për vetëmbrojtje nga fushata terrorizuese e gjenocidiale e Serbisë, me të drejtë e përligji Ushtria Çlirimtare e Kosovës – UÇK, që ishte e vetmja forcë vetëmbrojtëse në Kosovë. Që prej shfaqjes së UÇK-së e deri te tërheqja e forcave ushtarako-policore serbe nga Kosova, në qershor të vitit 1999, angazhimi i ushtrisë jugosllave ka përshkallëzuar brenda tri viteve, prej goditjeve taktike më 1996, deri te operacionet e nivelit strategjik më 1998/1999. Fillimisht angazhimi i ushtrisë jugosllave thuhej se ishte i kufizuar vetëm në vijën e kufirit ndërshqiptar (Kosovë-Shqipëri), meqë Beogradi kishte hedhur në luftë brenda territorit të Kosovës forca të mëdha të MUP-it, të motivuara, të pajisura mirë e me përvojë lufte, dhe s’kishte interes të shkaktonte përshkallëzim diplomatik të situatës. Po ashtu, ushtria kishte vënë në dispozicion të MUP-it të gjitha mjetet e nevojshme dhe infrastrukturën e vet, sikurse edhe Njësitë Speciale Antiterroriste - SAJ. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për ta shtypur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Gradualisht, ushtria jugosllave (serbe) u angazhua kundër UÇK-së gjithnjë e më tepër edhe në brendi të territorit të Kosovës, me artileri të rëndë dhe me njësitë tankiste, fillimisht në ofensivën e prill-majit 1998, derisa u hodh në sulm me gjithçka që kishte, në periudhën shkurt - qershor 1999.
Për Serbinë, “fronti i Kosovës”, tradicionalisht ka qenë detyra absolutisht më e besueshme. Në prag të fillimit të luftës në Kosovë, Shtatmadhoria e Armatës së “Jugosllavisë” siguroi armatimin më modern (të prodhimit gjerman, italian, izraelit dhe amerikan) si dhe pajisjet e gjeneratës së fundit për njësitet për aksione speciale, me të cilat ishin “më të shpejtë, më precizë dhe më vrastarë”. Armata e “Jugosllavisë” ka pasur njësite elite të stërvitura dhe ekipe të tjera, për aktivitetet e të cilave është ditur shumë pak. Më të njohurit ishin Njësiti i 63-të i Parashutistëve, Njësiti i 72-të i Specialëve, Hulumtuesit nga Pançeva dhe Antiterroristët (“Kobrat”). Si zakonisht, “Kobrat” stërviteshin në rrethin e Kazermës së Korpusit të Forcave Speciale. Të gjitha këto njësi zbarkuan në Kosovë.
Gjatë vitit 1998, në luftë në Kosovë u angazhua aktivisht Armata e Tretë si dhe Korpusi i Forcave Speciale. Ndërkaq, gjatë vitit 1999, u angazhuan edhe njësitë e Armatës së Parë dhe të Armatës së Dytë të UJ-së. Këtë e vërtetojnë edhe shumë dokumente të ushtrisë jugosllave (serbe). Armata e Tretë, Fronti Jugor e Juglindor, përbëhej nga Korpusi i Nishit, Korpusi i Leskovcit dhe Korpusi i Prishtinës. Vetëm Korpusi i Prishtinës kishte në përbërjen e tij Brigadën 15 të mekanizuar, Brigadën 52 të artilerisë mikse, Brigadën e lehtë 58 të mekanizuar, Brigadën e mekanizuar 102 antiblind, Brigadën 243 të blinduar, Brigadën 549 të motorizuar, si dhe Brigadën raketore kundërajrore, njësi këto të stacionuara anembanë Kosovës. Korpusi kishte gjithsejtë 10 000 (dhjetë mijë) trupa profesionalë të kontraktuar me rroga mujore, të cilët pas mobilizimit të përgjithshëm e mbërritën numrin në 25 000 (njëzet e pesë mijë). Ndërsa, Korpusi i Forcave Speciale përbëhej nga një brigadë e motorizuar, një brigadë e mekanizuar, nga Brigada 63 parashutiste në Nish si dhe nga Brigada 72 e sabotazhit (komandose) nga Pançeva. Armata e Tretë mbështetej nga dy njësi të zgjedhura: nga Policia Ushtarake si dhe nga Korpusi i Forcave Speciale, ose të ashtuquajturat “Beretat e Kuqe” (të ushtrisë). Policia Ushtarake komandohej direkt nga Drejtorati i Sigurimit pranë Shtatmadhorisë së UJ-së, si një ndër njësitë më të përgatitura për luftë në ushtrinë serbe.



“KOBRAT” DHE “SOKOLAT”, ME UNIFORMA TË UÇK-së, KRYENIN AKSIONE DIVERSIVE


Ajka e ushtarëve të Policisë Ushtarake dhe të “Beretave të Kuqe” (të ushtrisë serbe) trajnoheshin bashkërisht në dy njësi të posaçme për operacione sekrete: “Sokolat” dhe “Kobrat”, të cilët ishin të stërvitur në përdorim të armëve të heshtura, armëve paralizuese, pajisjeve optike për pamje natën, etj; P.sh.: “Kobrat” që përbëheshin nga dy aradha me gjithsejtë 60 pjesëtarë, ishin të stërvitur edhe në përdorimin e armëve jokonven-cionale. Këto njësi që nga fillimi i luftës në Kosovë janë përdorur për infiltrim dhe sulm ndaj disa caqeve të zgjedhura të UÇK-së. Disa herë “Kobrat” dhe “Sokolat” u veshën në uniforma të UÇK-së dhe kryen aksione diversive, përfshirë edhe disa vrasje të bëra në prapavijë të UÇK-së, në Alpet Shqiptare, si dhe brenda kufirit administrativ të Shqipërisë.
Përmendim këtu një rast të ditëve të para të fillimit të luftës në Kosovë (27 prill 1998), kur Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, zyrtarisht e akuzoi Serbinë për shkak se një njësi e komandosëve serbë e kishte kaluar kufirin dhe kishte hyrë në fshatin Pogaj, duke u prezantuar si luftëtarë të UÇK-së. Komandosi serb që fliste shqip, me një aksent tjetër nga ai i shqiptarëve etnikë të Kosovës, kërkoi t’i tregoheshin shtigjet që shfrytëzonte UÇK-ja për të kaluar në Kosovë. Ai po ashtu pyeti kryefamiljarin se sa ushtarë ka Shqipëria në kufi. Komandosë të tjerë me armë automatike gjermane po e pritnin jashtë. Duke dyshuar për shkak të aksentit, familja alarmoi fqinjët dhe forcat speciale të policisë shqiptare. Pas kësaj komandosët serbë u larguan duke shtënë në ajër për në postën kufitare në Gorozhup.
Në rajonin mbi fshatrat Gjocaj e Jasiq, gjatë muajve qershor-korrik 1998, pjesëtarë të Njësisë Speciale të UJ-së disa herë janë parë të uniformuar e me emblema të UÇK-së, të cilët kanë bërë disa vrasje në brezin kufitar, duke pasur parasysh se ky rajon është përdorur si kanal furnizimi me armë dhe kalim të popullsisë civile në drejtim të Shqipërisë. Një rast i tillë është rasti i vrasjes së ushtarit të UÇK-së, Avni (Osman) Avdimetaj (1968), nga Strellci i Epërm i Deçanit, më 5 korrik 1998, derisa bashkë me disa bashkëfshatarë po kthehej me armatim nga Shqipëria. Avniu, kishte mbetur të ruante armët derisa shokët e tij kishin shkuar në fshat për të kërkuar një mjet transporti. Në ndërkohë, në saje të maskimit, atij i ishte afruar një njësit i Njësisë Speciale të UJ-së, të maskuar me uniforma e emblema të UÇK-së, të cilët me krye të traktorit kishin dalë aty përmes rrugës malore nga baza e tyre në Koshare, përmes Zhares së Jasiqit.
Me fillimin e bombardimeve të NATO-s, “ushtria jugosllave” e ktheu tërë Kosovën në fushëbetejë. Në vazhdën e operacionit sekret “Patkoi”, forcat ushtarake serbe, në bashkëpunim me MUP-in dhe vullnetarët lokalë serbë, i përsëritën krimet më të neveritshme të luftës nga vitet ’90-të. Sipas kreut politik e ushtarak serb dhe aleatëve të tyre në rajonin e Ballkanit, me spastrimet etnike nëpërmjet operacionit “Patkoi” në Kosovë duhej të mbeteshin 400 000 – 500 000 shqiptarë dhe me kolonizimin e ri serb në Kosovë të krijohej një përqindje proporcionale e popullatës 50 me 50 për qind dhe të arsyetohej para botës. Për jetësimin e këtij operacioni është angazhuar Korpusi i Prishtinës, i përbërë nga shtatë brigada të këmbësorisë të motorizuara, regjimenti kundërblindues, regjimenti raketor-kundërajror, regjimenti artilerik dhe tri brigada blinduese; Korpusit të Prishtinës i erdhën në mbështetje forca të reja nga Serbia dhe Mali i Zi, si: Korpusi 21 i Nishit, i përbërë nga Brigada 211 e Blinduar (Nish), Brigada e Dytë e Këmbësorisë (Nish), Njësia 85 e Logjistikës (Nish), Brigada 175 e Këmbësorisë e Motorizuar (Leskovc), Brigada 150 dhe ajo 78 e Këmbësorisë e Motorizuar (Vranjë), Brigada e IV e Motorizuar (Pirot), Njësia e Inxhinierisë (Prokuple); Korpusi 37 i Uzhicës me Brigadën e Këmbësorisë të Motorizuar të Rashkës dhe Brigadën 19 të Pozhegës; Korpusi 24 i Kragujevcit me Brigadën 80 të Këmbësorisë; Korpusi 12 i Novi Sadit; Armata e Parë e Beogradit: Brigada 252 e Blinduar nga Kraleva, Brigada e Parë e Blinduar, Njësitë Parashutiste 72 dhe 63; Korpusi i Dytë i Podgoricës: Brigada e Pestë e Këmbësorisë e Motorizuar, Brigada Alpiniste e Kollashinit dhe Brigada e IV e Policisë Ushtarake të Podgoricës. Krahas këtyre, në këtë operacion në Kosovë, janë angazhuar edhe forcat e MUP-it serb nën udhëheqjen e gjeneral majorit Sreten Lukiq. Në këto njësi kanë marrë pjesë: Njësitë për Operacione Speciale, “Shkorpionët” e Arkanit, “Shqiponjat e Bardha” (Beli Orlovi) të Sheshelit, Njësitë vullnetare nga Republika serbe e Bosnjës, shumë mercenarë të ardhur nga Rusia dhe shtetet tjera sovjetike, përfshirë edhe vullnetarët vendorë serbë e malazezë.
Për realizimin e këtij operacioni, Shtatmadhoria e UJ-së në mbështetje dhe në ndihmë Komandës së Korpusit të Prishtinës i kishte dërguar “Grupin Taktik” nga Beogradi, i formuar posaçërisht për këtë operacion dhe përbëhej nga oficerë të lartë të të gjitha gjinive. “Grupi Taktik” ishte vendosur në katin e pestë të ndërtesës së Komandës Ushtarake në Prishtinë (tash ndërtesa ku është i vendosur UNMIK-u).
Dritën e gjelbër për Operacionin “Patkoi” e dha i ashtuquajturi “Këshilli i Sigurisë”, konkretisht Sllobodan Millosheviqi dhe Jovica Stanishiqi. Mbikëqyrja strategjike ishte detyrë e “Këshillit Suprem Ushtarak”, që ishte i vendosur në bunkerin komandues në Beograd, ndërsa komandant operacional ishte vet Shefi i Shtatmadhorisë Serbe, gjenerali Dushan Samarxhiq. Operacioni “Patkoi” u zhvillua nën komandën e “Ushtrisë Jugosllave”, por në bashkëpunim të ngushtë mes ushtrisë, MUP-it dhe kriminelëve lokalë serbë e malazezë. Operacioni u pasurua me forma jokonvencionale, të panjohura nga luftërat në Bosnjë e Kroaci. Një numër i njësive policore e ushtarake kishin urdhër të prerë t’i hiqnin uniformat çdo dhjetë ditë e të visheshin me rroba civile, për ta shtuar konfuzionin te UÇK-ja dhe për t’i mbuluar gjurmët e krimeve në rast të disfatës (meqë rezultati i luftës në Kosovë nuk dihej, për dallim nga lufta në Bosnjë, rezultati i të cilës ishte i ditur që nga fillimi).
Në Kosovë, gjatë vitit 1999, Serbia ka zbatuar edhe planin e njohur me emrin “Leopardi”. Përmes këtij plani zbatohej një metodë e sinkronizuar nga ushtria, policia dhe paramilitarët: “Frikëso dhe sulmo, fut nëpër bodrume njerëz të pambrojtur, një fshat ose një lagje të qytetit, në mënyrë që të lëvizë pastaj nga frika e tërë popullsia”. Në atë lëvizje pasonte gjahu i vërtetë i masakrimeve. Gjatë gjithë luftës, për t’i ngopur epshet e veta satanike ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Serbia veproi si gjithherë mbi parimet se:
- Në Kosovë flaka e tokës së djegur duhet t’i përfshijë të gjitha anët e saj;
- Tymi i vatrave shqiptare duhet të dëshmojë se ato vise janë fikur përgjithmonë;
- Hiri i kufomave të karbonizuara dhe shtëpive të bëra shkrumb duhet të shkaktojë trishtimin vdekjeprurës;
- Në botë duhet të japim lajme: “Po i vrasim, se po na detyrojnë”.

Bazuar në burimet serbe, lidhur me të vrarët gjatë luftës në Kosovë, të publikuara në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë në publikimin “Žrtve albanskog terorizma na Kosovu i Metohiji” (Viktimat e terrorizmit shqiptar në Kosovë), në Kapitullin e Parë, përkatësisht nënkapitullin 1.1.4 Pjesëtarë të Ushtrisë së Jugosllavisë (1.1.4 Pripadnici Vojske Jugoslavije), të këtij libri, jepet edhe lista e pjesëtarëve të Ushtrisë Jugosllave -UJ, të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Që në fillim të kapitullit (1.1.4) botuesit sqarojnë se “në këtë listë nuk janë të përfshirë pjesëtarët e UJ-së të cilët kanë humbur jetën nga bombardimet e NATO-s, por vetëm ata që janë vrarë në luftime me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Në këtë listë përfshihen emrat e treqind e pesëdhjetë e një (351) ushtarëve e oficerëve të Ushtrisë Jugosllave (UJ) të vrarë gjatë luftës në mbarë territorin e Kosovës. Njëqind e shtatëmbëdhjetë (117) prej tyre janë vrarë në luftimet e zhvilluara në rajonin e Zonës Operative të Dukagjinit. Tridhjetë e gjashtë (36) oficerë, shtatëdhjetë e nëntë (79) ushtarë dhe dy (2) mercenarë nga Rusia (Vitalija Gleboviq, oficer vullnetar në Ushtrinë Jugosllave nga Habarovska e Rusisë dhe Shulga Fjodor, oficer vullnetar nga Moska).
Gjatë trajtimit të kësaj “liste”, krijohet përshtypja, se përpilimi i saj më shumë është bërë në bazë të rasteve të paraqitura pranë Qeverisë së Serbisë nga familjarët e të vrarëve, se sa që është një evidencim i saktë zyrtar shtetëror serb. Prandaj, si të tilla, mund të konsiderohen të dhëna jo të plota, aq më tepër kur është lënë hapësirë manipulimi me numrin e të vrarëve, për vetë faktin se që në fillim është sqaruar se në “listë” nuk janë përfshirë “pjesëtarët e UJ-së që kanë humbur jetën nga bombardimet e NATO-s”.
Sado që humbjet në radhët e Ushtrisë Jugosllave, të paraqitura për herë të parë në këtë publikim, mund të konsiderohen të minimizuara, megjithatë është me rëndësi se paraqiten emra të ushtarëve dhe oficerëve të UJ-së, të vrarë në operacione ndëshkimore në rajonet e ndryshme të Kosovës, në rastin konkret në rajonin e Dukagjinit, edhe pse zyrtarisht Serbia edhe më tutje vazhdon të mohojë pjesëmarrjen e UJ-së në ato operacione luftarake, veçanërisht gjatë pranverës dhe verës së vitit 1998. Përderisa të gjitha datat e vrasjeve të pjesëtarëve të UJ-së, të paraqitura në këtë publikim, përputhen me ofensivat masive të ndërmarra nga ana e forcave serbe kundër rajoneve përkatëse shqiptare, në anën tjetër sikurse edhe në publikimet e mëhershme serbe, pjesëtarët e UJ-së paraqiten se janë vrarë si pasojë e sulmeve të “terroristëve shqiptarë” (!!!).
Ndonëse, Serbia, duke tentuar të mohon pjesëmarrjen e ushtrisë serbo-jugosllave në luftë në Kosovë, në publikimet zyrtare të saj, zyrtarisht pranon vrasjen e ushtarëve të saj vetëm prej datës 5 maj 1998 e tutje, të dhëna të shumta nga terreni (burime vendore dhe të huaja), dëshmojnë për implikimin e ushtrisë jugosllave në operacionet kundër shqiptarëve në Kosovë shumë më herët, dhe atë jo vetëm në “brezin kufitar”. Kështu, dhjetëra ushtarë të “UJ”-së kanë mbetur të vrarë në luftimet e zhvilluara te Suka e Cermjanit, që filluan më 21 prill 1998, ku ushtria jugosllave me forcat tjera serbe sulmoi me forca të shumta këmbësorie dhe me artileri të rëndë. Kufomat e këtyre ushtarëve mbetën disa ditë pa u tërhequr.
Këtu, sa për ilustrim, duhet përmendur edhe një rast tjetër. Në pikën strategjike, në fshatin Hulaj, në karaullën “Gjeneral Iliq” të UJ-së, në mbrëmjen e 25 prillit u vendosën forca ushtarake shtesë, të përbëra nga 30 tanke dhe 40 kamionë me ushtarë. Dy ditë më vonë, kur ushtria “jugosllave” në pritën që kishte zënë më 27 prill 1998, kundër pjesëtarëve të UÇK-së në vendin e quajtur “Sergun” në afërsi të fshatit Voksh, sipas burimeve të konfirmuara, janë vrarë katër ushtarë serbë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, dy prej të cilëve janë plagosur rëndë. Dragan Millojkoviq dhe Zllatko Gjorgjeviq, ishin në rrezik jete dhe ishin dërguar urgjentisht në spitalin ushtarak të Nishit. Sipas konfirmimit të një mjeku malazez, i punësuar në qendrën shëndetësore “Isa Grezda” në Gjakovë, në mbrëmje, “në kazermën e Gjakovës, aterroi një helikopter ushtarak, i cili mori me vete katër viktima nga përleshja e Hulajt. Të vrarët, ishin ushtarë serbë, të vrarë në kazermën ushtarake në afërsi të fshatit Voksh”.
Të dhënat e mëposhtme që do të paraqiten lidhur me pjesëtarët e UJ-së, të vrarë gjatë luftës në rajonin e Dukagjinit, janë marrë nga publikimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë, edituar në ueb-sajtin www.media.srbija.sr.gov.yu/medsrp/dokumenti/ ubijeni_0198-0699.pdf, Kapitulli I, Nënkapitulli 1.1.4 Pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave (Pripadnici Vojske Jugoslavije), f. 65-104, të publikimit “Žrtve albanskog terorizma na Kosovu i Metohiji”.



PJESËTARË TË USHTRISË JUGOSLLAVE TË VRARË GJATË LUFTËS NË KOSOVË NË VITIN 1998


Ushtari Dorin Gjula (1978), nga Pançeva, thuhet se është vrarë më 7.5.1998 në rajonin e Karaullës “Bogiqe” në përleshje me grupin e “terroristëve shqiptarë”.
Gjatë luftimeve të zhvilluara në Smolicë të Gjakovës, si pasojë e hapjes zjarr nga minahedhësit prej fshatit Smolicë, më 29.5.1998, sipas burimeve zyrtare serbe, kanë mbetur të vrarë ushtarët e Ushtrisë Jugosllave: Dragan Ignjatoviq (1972), nga Leskovci, Vojkan Matiq (1977) nga fshati Trnjane, komuna e Aleksinacit, Marko Matiq (1978), nga Çaçaku dhe Dushan Tasiq (1977), nga Pozharevci. Për këtë të fundit thuhet se është vrarë në fshatin Smolicë, në rajonin e Karaullës “Morina”, komuna e Gjakovës, me rastin e sulmeve të “terroristëve shqiptarë”, duke hapur zjarr nga minahedhësit prej fshatit Smolicë, vdiq në helikopter para transportimit në VMA; Dragan Ristiq (1970), nga Knjazhevci, tetar, është vrarë më 30.7.1998, në afërsi të fshatit Smolicë, me rastin e sulmit të “terroristëve shqiptarë” në kolonën e automjeteve ushtarake (jugosllave); Vlladimir Ratkoviq (1976), nga Beogradi, ushtar, thuhet se është vrarë më 8.6.1998, në fshatin Popoc të Gjakovës, kur “terroristët shqiptarë” nga pusia, me dy mina kumulative sulmuan kolonën e automjeteve luftarake (jugosllave).
Ndërkaq, më 28 korrik 1998, në luftime me njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas burimeve serbe, janë vrarë katër pjesëtarë të UJ-së: Dragan Dushaniq (1950), nga Dobreva e Epërme, komuna e Prishtinës, kapter i Klasit të Parë, thuhet se është vrarë në rajonin e Karaullës “Koshare”, komuna e Gjakovës, në përleshje me “terroristët shqiptarë”; Goran Ostojiq (1962), nga Nishi, major, thuhet se “është vrarë me rastin e sulmeve të “terroristëve shqiptarë” nga pusia”. Srgjan Stançeviq (1974), nga Beogradi (i lindur në Nish), kapter i Klasit të Parë, është vrarë “me rastin e shpërthimit të rrethimit”; Radosh Ceroviq (1978), nga Leskovci, ushtar, është vrarë po më 28.7.1998, në rajonin e Karaullës “Koshare”, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë”;
Nemanja Liviq (1979), nga Beogradi, ushtar, thuhet se është vrarë më 2.8.1998 në rajonin e Sukës së Cermjanit me rastin e sulmeve të “terroristëve shqiptarë” në pozicionet e njësive ushtarake (jugosllave); Aleksandar Njagul (1974), nga Pançeva, tetar, është vrarë më 2.8.1998 në rajonin Radenice, komuna e Deçanit, nga shpërthimi i minës kundër-këmbësorike; Dalibor Dimov (1976), nga fshati Obrenovac, komuna e Pirotit, tetar, është plagosur më 4.8.1998 në rajonin e Karaullës “Koshare”, vdiq po atë ditë në VMA në Beograd; Vitomir Kuzmanoviq (1969), nga Kamenica e Sremit, kapter i Klasit të Parë, është vrarë më 7.8.1998 në fshatin Jasiq, komuna e Deçanit, gjatë përleshjeve me “terroristët shqiptarë” pas urdhrit të njësisë së tij ushtarake (“po rasporedo jedinice”).
Më 11 gusht 1998 janë vrarë: Bratisllav Iliq (1972), nga Prokupla, rreshter, është vrarë në rajonin e gjerë të fshatit Dubravë, komuna e Deçanit, në përleshje me “terroristët shqiptarë”; Zoran Iliq (1977), nga fshati Bukovik, komuna e Arangjellovacit, ushtar, është vrarë në rajonin e Karaullës “Mitar Vojinoviq”, komuna e Gjakovës, pasi kishte shkelur në minë dhe Zhelko (Antun) Martinoviq (1967), nga Vukovari, Kroaci, kapiten i UJ-së, është vrarë në rajonin e fshatit Gllogjan, komuna e Deçanit, kur tanku në të cilin gjendej, u godit dhe u shkatërrua nga “terroristët shqiptarë”.
Nikolla Vujiçiq (1970), nga Zrenjanini, toger, është vrarë më 15.8.1998, në Voksh të komunës së Deçanit, në përleshje me “terroristët shqiptarë”. Misho Uboja (1978), nga Ruma, ushtar, është plagosur më 15.8.1998 në përleshje me “terroristët shqiptarë” në fshatin Drenoc, komuna e Deçanit. Vdiq duke e transportuar në VMA; Bozho Xhuver (1976), nga Podgorica, ushtar, është vrarë më 8.9.1998, në rajonin e fshatit Jabllanicë, komuna e Gjakovës, në luftë me “terroristët shqiptarë”; Millan Bundallo (1950), nga Vranja (i lindur në fshatin Zhegar, komuna e Obrovacit), aspirant i Klasit të Parë, është vrarë më 30.9.1998, në udhëtim nga karaulla “Maja e Çobanit” kah Karaulla “Morina”, në çastin kur makina e blinduar në të cilën gjendej ai, ra në minën antitank. Ndërkaq, Milladin Gobeliq (1978), nga Sjenica, ushtar nga Posta Ushtarake (VP) 1410 - Nish, Mirosllav Jociq (1968), nga fshati Donja Reçica (Reçicë e Poshtme), komuna e Prokuples, kapter i ri me kontratë (mlagji vodnik po ugovoru), Posta Ushtarake (VP) 1410/3 - Nish, Ilija Pavloviq (1979), nga Beogradi, ushtar nga Posta Ushtarake (VP- Vojna Poshta) 1410 - Nish, Millosh Pavlloviq (1970), nga Nishi, Posta Ushtarake (VP) 1410/3 - Nish, kapter i ri me kontratë dhe Vlladimir Radojçiq (1979), nga Beogradi, ushtar nga Posta Ushtarake - VP 1410 Nish, janë vrarë më 30.9.1998, në afërsi të Karaullës “Koshare” në kufirin Kosovë-Shqipëri, siç thuhet në raportet serbe nga ana e “grupeve të terroristëve shqiptarë”; Aleksandar Drazheta (1974), nga Prishtina, nëntoger i UJ-së, është vrarë në rajonin e Karaullës “Gjeravica”, më 25.10.1998; Dejan Arizanoviq (1978), nga Surdulica, rreshter i ushtrisë jugosllave, është vrarë më 13.11.1998, në Dushnje në rrugën Gjakovë – Punashec, me ç’rast janë plagosur edhe gjashtë ushtarë të tjerë që gjendeshin me të në kamion.



PJESËTARË TË UJ-së TË VRARË GJATË LUFTËS NË KOSOVË NË VITIN 1999

Sa pjesëtarë të UJ-së u vranë vetëm në frontin e Koshares?


Gjatë luftimeve të zhvilluara në brezin kufitar Kosovë-Shqipëri, në rajonin e Koshares, ku ka operuar me sukses Brigada 138 “Agim Ramadani” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Dukagjinit, duke filluar nga 9 prilli i vitit 1999 deri në përfundim të luftës, ndonëse çdo ditë janë zhvilluar luftime të përgjakshme, sipas burimeve serbe zyrtarisht thuhet se janë vrarë vetëm pesëdhjetë e pesë (55) pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave (!) dhe një mercenar rus.
Kështu, ushtari Mirosllav Stojanoviq (1978), nga Leskovci, thuhet se është vrarë më 9.4.1999, me rastin e sulmeve nga drejtimi i Shqipërisë ndaj Karaullës “Koshare” dhe se sulmi zgjati prej orës 4:15 deri në orën 15:00. Të njëjtën ditë është vrarë edhe Nikolla Popoviq (1979), nga Novi Pazari, ushtar i UJ-së, i cili është vrarë në fshatin Koshare, kur automjeti, në të cilin gjendej, u përplas në minën antitank, të vënë nga “terroristët shqiptarë” në rrugën e fshatit Batushë – Karaulla “Koshare”, komuna e Gjakovës.
Pikërisht në ditën e parë të sulmit për thyerjen e kufirit të dhunshëm ndërshqiptar, më 9.4.1999, në luftime të rrepta të zhvilluara gjatë sulmit të ndërmarrë kundër pozicioneve të armikut në vendin e quajtur Te Vrojtoret në Koshare, kanë rënë dëshmorë vërtet heroikisht në vijën e parë të frontit komandanti i togut Bashkim (Ramadan) Jasiqi (1977), nga fshati Jasiq, komuna e Deçanit, me bashkëluftëtarët Abush (Liman) Loku (1978) nga fshati Kotlinë, komuna e Kaçanikut, Rifat (Sokol) Çelaj (1980), nga fshati Leçinë, komuna e Skënderajt dhe Ramiz (Binak) Krasniqi (1974), nga fshati Dejë, komuna e Rahovecit, të cilët njëherit janë edhe dëshmorët e parë të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërkaq, më 11.4.1999, “duke luftuar kundër terroristëve shqiptarë” në rajonin e Karaullës “Koshare” janë vrarë ushtarët serbë: Darko Bjellobrk (1979), nga Baça, Predrag Bogosavleviq (1979), nga fshati Bogunovac, komuna e Medvegjës, Milenko Bozhiq (1979), nga fshati Llaqarak, komuna e Mitrovicës së Sremit, Radisha (Millan) Iliq (1975), nga fshati Gunjevac, komuna Ub dhe Ivan Vasojeviq (1975), nga Sjenica, kapter i UJ-së dhe Dragan Komarica (1969), nga Smedereva, kapter i Klasit të Parë të Ushtrisë Jugosllave. Ushtari Simo Popoviq (1977), nga Novog Crkviçkog Pola, komuna Crkviçko Pole, është vrarë po më 11.4.1999 te Karaulla “Morina”, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë”.
Nga ana e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këto luftime tejet të rrepta e të pabarabarta, më 11.4.1999, kanë rënë vërtet heroikisht në vijën e parë të frontit në Koshare, Komandanti i Brigadës 138, Agim (Hysni) Ramadani (1963), nga fshati Zhegër e Gjilanit, i cili kishte ardhur nga Zvicra për të luftuar në Kosovë; luftëtarët Harun (Nebih) Beka (1951), nga fshati Gushafc, komuna e Mitrovicës, (i cili vullnetarisht erdhi nga Gjermania për të luftuar për lirinë e Kosovës), Rrahman (Jetullah) Tafa (1962) nga fshati Carralevë, komuna e Shtimes, Arben (Skënder) Isufi (1976), nga fshati Cërnicë, komuna e Gjilanit, Emri (Pajazit) Curri (1971), nga Hani i Elezit, i sistemuar në Batalionin e Parë të Këmbësorisë të Brigadës 138. Pastaj, policët ushtarakë Driton (Gani) Veliu (1971), nga fshati Polac, komuna e Skënderajt (i cili erdhi nga Zvicra për të luftuar për çlirimin e Kosovës) dhe Sylejman (Adem) Shala (1970), nga fshati Vidishiq, komuna e Mitrovicës (i cili erdhi në luftë nga Gjermania), të cilët ranë heroikisht në vijën e parë të frontit në Shkozë të Molliqit. Për shkak të luftimeve të rrepta, trupat e këtyre dy policëve ushtarakë mbetën të patërhequr. Pas luftës në përpjekje për t’i tërhequr trupat e tyre u vranë nga shpërthimi i minave Bylbyl Breçani e Ali Fejzullahu.
Ndonëse në regjistrat serbë nuk figuron ndonjë pjesëtar i vrarë i UJ-së, në anën tjetër, më 13.4.1999, nga ana e UÇK-së kanë rënë dëshmorë: Ali (Daut) Ivaja (1968), nga fshati Cërnillë, komuna e Ferizajt, (kishte ardhur nga Gjermania për të luftuar në Kosovë) i cili ka rënë heroikisht te Rrasa e Koshares; Xhafer (Rexhë) Thaçi (1964), nga Gjakova dhe Genc (Mustafë) Bytyçi (1971), nga Gjakova (erdhi nga Gjermania për të marrë pjesë në luftë), të sistemuar në Batalionin e Tretë të Brigadës 138, kanë rënë heroikisht në kufi, në vendin e quajtur Te Vrojtoret, në një luftë të rreptë që zhvillohej edhe në 20 metra afërsi, gjatë tërë kohës të sulmuar nga toka e nga ajri (me artileri të rëndë dhe bombardime aeroplanësh).
Më 14.4.1999 në rajonin e Karaullës “Koshare”, përkatësisht në fshatin Koshare, gjatë luftimeve me njësitë e UÇK-së janë vrarë ushtarët e UJ-së Danillo Vojvodiq (1977), nga Peja, Branisllav Negiq (1978), nga Banja e Kovilaçës, Stojadin Tomasheviq, nga fshati Suho Gërllë, komuna e Istogut, togeri Ivica Petkoviq (1968), nga Krushevci (i lindur në Prokuple) dhe kapiteni i Klasit të Parë Krunosllav Ivankoviq (1964), nga Shidi, për të cilin thuhet se është vrarë në luftë kundër “terroristëve shqiptarë” me rastin e tërheqjes së ushtarit të vrarë Negiq.
Më 14.4.1999 nga ana e UÇK-së kanë rënë dëshmorë në vijën e parë të frontit Kasim (Ibish) Uka (1970), nga fshati Ponoshec, komuna e Gjakovës, komandant togu në Njësitin Komando “Delta” të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, i cili ka rënë heroikisht në pikën kufitare Te Vrojtoret. Fisnik (Bajram) Salihu (1978), nga fshati Morinë, komuna e Gjakovës, mori plagë vdekjeprurëse në luftime të rrepta të zhvilluara në afërsi të Shkozës së Molliqit. Bashkim (Mustafë) Idrizi (1967), nga Gjakova, dhe Korab (Masar) Binxhia (1967), nga Gjakova, kanë rënë dëshmorë në luftime të rrepta me forcat serbe dhe mercenarët rusë te Rrasa e Koshares; Xhevat (Qaush) Nitaj (1978), nga fshati Voksh, komuna e Deçanit, ka rënë në krye të detyrës gjatë vëzhgimit të terrenit në Koshare.
Përderisa në shënimet e lartpërmendura serbe nuk paraqitet ndonjë pjesëtar i UJ-së, që është vrarë në frontin e Koshares më 15.4.1999, në anën tjetër, nga ana e UÇK-së, në luftime të ashpra të zhvilluara në afërsi, në Koshare ka rënë heroikisht Afrim (Bislim) Selmanaj (1973), nga fshati Savrovë, komuna e Shtimes (u kthye nga Italia në luftë), i sistemuar në Batalionin e Parë të Këmbësorisë.
Më 16.4.1999 janë vrarë pjesëtarët e UJ-së: Lubisha Bozhillov (1978), nga Surdulica, (i lindur në Dobrin të Austrisë), ushtar, i cili është vrarë në rajonin e fshatit Koshare. Ivica Ivanoviq (1955), nga Banja e Kovilaçes (i lindur në fshatin Baçki Brag, komuna e Somborit), ushtar, është vrarë në Maje të Gllav’s (“Maja Glave”) - në rajonin e Karaullës “Koshare”. Millan Jokiq (1968), nga Kragujevci (i lindur në Deçan), ushtar, është vrarë në rajonin e Majës së Gllav’s, në Koshare. Nenad Golluboviq (1976), nga Batajnica, ushtar, është vrarë në rajonin e fshatit Koshare. Stojan Popoviq (1969), nga fshati Vrbiq, komuna Krupanj, ushtar, dhe Josip Siç (1953), nga Subotica, ushtar, janë vrarë në rajonin e Majës së Gllav’s, në afërsi të fshatit Koshare, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë”. Edhe Gjuro Gredeleviq (1935), vullnetar nga Beogradi (i lindur në fshatin Korita tek Lipika - Kroaci), është vrarë në rajonin e Majës së Gllav’s, komuna e Deçanit, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë”. Zhelko Mihajloviq (1979), nga Zemuni, ushtar, është vrarë në fshatin Morinë e Poshtme, komuna e Gjakovës.
Më 16.4.1999, nga ana e UÇK-së kanë rënë në frontin e luftës në Koshare: Gëzim (Haxhi) Morina (1976), nga fshati Gjergjicë, komuna e Gllogocit, (erdhi nga Gjermania në luftë), i sistemuar në Batalionin e Parë të Këmbësorisë “Bashkim Jasiqi”, dhe Halil (Mehmet) Bajraktari (1969), nga Gllogoci (erdhi nga Gjermania për të luftuar), komandues togu i këmbësorisë, ranë heroikisht gjatë një beteje të rreptë të zhvilluar në Shkozë të Molliqit; Zeki (Xhevat) Shulemaja (1974), nga Prishtina, me banim në Këln të Gjermanisë, i sistemuar në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë, ra heroikisht gjatë luftimeve të rrepta, të zhvilluara në vendin e quajtur “Pishat” te Rrasat e Koshares; Fadil (Halil) Maloku (1978), nga fshati Gjocaj, komuna e Deçanit, komandues i Njësisë Diversante Vëzhguese “Kobra” të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, ka rënë heroikisht gjatë sulmit të ndërmarrë kundër forcave serbe te Rrasa e Koshares; Zekri (Musa) Dardhishta (1970), nga Çairi i Shkupit (i shpërngulur nga fshati Korbaliq i Kaçanikut), ra heroikisht te Rrasa e Koshares; Ismet (Esat) Mustafa (1970), nga fshati Çerkez i Kumanovës, ra heroikisht në vijën e parë të frontit gjatë luftimeve, i goditur nga një predhë në Koshare dhe, Mujdin (Qerim) Aliu (1974), nga fshati Poroj i Tetovës, i cili ra heroikisht në luftimet e zhvilluara te Rrasa e Koshares.
Më 17.4.1999, janë vrarë ushtarët e UJ-së: Denis Gjuriq (1971), nga Prokupla (i lindur në Metkoviq, Republika e Kroacisë), i cili është vrarë te Karaulla “7 Korriku” në rajonin e fshatit Morinë e Poshtme, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë” dhe Sllavisha Miciq (1978), nga fshati Kovaçeve Bare, komuna e Leskovcit, i cili duke e tërhequr ushtarin e plagosur ra në minën antitank në fshatin Morinë. Ndonëse, po më 17. 4. 1999, gjatë një aksioni diversiv të ndërmarrë nga një njësit i UÇK-së, i prirë nga Shefqet Mustafaj, te Rrasa e Koshares, është eliminuar një njësit prej 18 ushtarëve serbo-jugosllavë, të cilëve u është marrë edhe armatimi që e posedonin, sikurse edhe në raste të tjera, nuk figurojnë fare në regjistrat serbë të të vrarëve.
Më 18.4.1999, Zllatko Axhiq (1979), nga Smederevska Pallanka, ushtar, është zhdukur bashkë me kapterin Dejan Mitiq, në rajonin e Majës së Gllav’s (“Maja Glave”) në afërsi të Morinës së Epërme, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë”. Me vendim gjyqi është shpallur i vdekur. Ndërsa Srgjan Koshanin (1968), nga Beogradi i Ri (i lindur në fshatin Ushqe, komuna e Kralevës), kapiten i Klasit të Parë të UJ-së, është vrarë të njëjtën ditë, te Karaulla “Koshare”; ushtari Naser Vuçel (1977), nga fshati Shutelovac, komuna e Novi Pazarit dhe Ivan Mihajloviq (1977), nga Leskovci, rreshter, janë vrarë më 19.4.1999, në rajonin e Karaullës “Koshare”, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë”.
Më 18.4.1999, nga ana e UÇK-së, është vrarë Gëzim (Sahit) Sahiti (1974), nga fshati Pojatishtë, komuna e Ferizajt (u kthye nga Italia për të luftuar për lirinë e Kosovës), pjesëtar i Njësitit të Kundërajrorëve, i cili ka rënë heroikisht gjatë një beteje të zhvilluar në Koshare.
Më 19.4.1999, në frontin e Koshares është zhvilluar një ndër betejat më të ashpra edhe në afërsi, me ç’rast në anën e forcave serbe ka pasur humbje të konsiderueshme në njerëz. Megjithatë, në regjistrin zyrtar serb të pjesëtarëve të UJ-së, çuditërisht, nuk figuron asnjë i vrarë në këto luftime. Përderisa nga ana e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këto luftime tejet të rrepta, kanë rënë dëshmorë: Sali (Beqir) Çekaj (1956), nga fshati Broliq, komuna e Deçanit (erdhi nga Perëndimi për të luftuar në Kosovë), Komandant Operativ i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, ka rënë heroikisht në vijën e parë të frontit te Rrasa e Koshares; Shefqet (Fazli) Mustafaj (1969), nga fshati Gllogjan, komuna e Deçanit (erdhi nga Gjermania në luftë), komandant kompanie i Brigadës 138, është vrarë në një përleshje të rreptë te Rrasa e Koshares, gjatë një aksioni të ndërmarrë kundër forcave të armikut; Mejdi (Abdullah) Korrani (1977) nga fshati Pozharan, komuna e Gjilanit, ka rënë në krye të detyrës në luftime të rrepta në Koshare; Hysni (Sylë) Temaj (1976), nga fshati Kushnin, komuna e Prizrenit, i sistemuar në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë, u vra te Rrasa e Koshares; Ilir (Ahmet) Hoxha (1979), nga fshati Dushanovë, komuna e Prizrenit, i sistemuar në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë, ka rënë heroikisht në vijën e parë të frontit, i goditur me snajper te Rrasa e Koshares; Aziz (Bajram) Gashi (1975) nga fshati Balincë, komuna e Malishevës (erdhi nga Gjermania për të luftuar në Kosovë), i sistemuar në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë, ra në krye në detyrës, gjatë luftimeve të rrepta të zhvilluara te Rrasa e Koshares; Izet (Islam) Morina (1961), nga fshati Astrazub, komuna e Malishevës (erdhi nga Gjermania për të luftuar në Kosovë), ra heroikisht në luftimet e zhvilluara te Rrasa e Koshares; Afrim (Ahmet) Stojaku (1981), nga fshati Dushanovë, komuna e Prizrenit, Fatos (Shefqet) Limani (1978), nga Prishtina, Fisnik (Aledin) Ibrahimi (1978), nga Dragashi, me banim në Beograd dhe Leonard (Dedë) Palucaj (1978), nga Klina, kanë rënë dëshmorë gjatë luftimeve në një betejë të përgjakshme të zhvilluar kundër forcave serbe në Koshare; Luan (Ruzhdi) Gashi (1977), nga fshati Hoçë e Vogël, komuna e Rahovecit (erdhi nga Gjermania për të luftuar), i sistemuar në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë, ra heroikisht te Rrasa e Koshares dhe, Bejtë (Azem) Kajdomçaj (1963), nga fshati Dedaj i Hasit, komuna e Prizrenit, i sistemuar në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë, ra në vijën e parë të frontit te Rrasa e Koshares.
Më 20.4.1999, në rajonin e Karaullës “Koshare” në përleshje kundër “terroristëve shqiptarë” janë vrarë: ushtari Stanoje Jovanoviq (1978), nga fshati Dobra, komuna e Gollubacit; rreshteri i UJ-së Tomisllav Kostiq (1962), nga Beogradi; kapteri i Klasit të Parë Miroslav Marinkov (1971), nga Sivca, komuna e Kullës; kapteri i Klasit të Parë Zoran Milojeviq (1970), nga fshati Velika Ivança, komuna e Mlladenovacit; kapteri i Klasit të Parë Zoran Filipoviq (1971), nga Pançeva (i lindur në fshatin Dojlloviq, komuna e Novi Pazarit) dhe ushtari Tibor Cerna (1978), nga Beogradi. Ndërsa Jovan Tepavac (1957), nga Zharkova e Beogradit (i lindur në fshatin Markoviqevo, komuna Plandishte), kapter i vjetër i Klasit të Parë, është vrarë po më 20.4.1999, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë” në rajonin e Karaullës “Boro Vukmiroviq”; rreshteri Bojan Bogojeviq (1978), nga fshati Rgotinë, komuna e Zajeçarit, është vrarë më 21.4.1999 në rajonin e Karaullës “Koshare”.
Më 21.4.1999, nga ana e UÇK-së kanë rënë dëshmorë: Hamëz (Ali) Thaçi (1963), nga fshati Xërxë, komuna e Rahovecit, i sistemuar në Batalionin e Parë të Këmbësorisë, dhe Nazim (Mon) Lushaj (1976), nga fshati Dushanovë, komuna e Prizrenit, i sistemuar në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë; kanë rënë gjatë luftimeve në një betejë të përgjakshme të zhvilluar kundër forcave serbe në Koshare.
Më 25.4.1999, luftëtari i UÇK-së Dukagjin (Ruzhdi) Vula (1978), nga Gjakova, nga plagët vdekjeprurëse të marra gjatë luftimeve të rrepta në frontin e Koshares, ndërroi jetë në Spitalin e Tiranës.
Më 27.4.1999, nga ana e UÇK-së kanë rënë dëshmorë në vijën e parë të frontit te Rrasa e Koshares, Fetah (Sylejman) Sylejmani (1968), nga fshati Shajne, komuna e Dragashit, komandant skuadre në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë dhe Bekim (Lutfi) Thaçi (1968), nga fshati Dushanovë, komuna e Prizrenit, i sistemuar në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë.
Më 28.4.1999, në rajonin e fshatit Koshare në përleshje me UÇK-në janë vrarë ushtarët Vlladimir Nestoroviq (1977), nga Beogradi, Dragan Petkoviq (1953), nga Bavanishta, komuna e Kovinit, Zoran Stajiq (1964), nga Beogradi dhe ushtari Radovan Periq (1950), nga Bella Cerka, i cili ka vdekur më 28.4.1999, për shkak të plagëve të marra më 25.4.1999, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë”, në rajonin e Karaullës “Koshare”.
Ndërkaq, më 28.4.1999 nga ana e UÇK-së në frontin e luftës në Koshare kanë rënë dëshmorë: Milazim (Sadri) Mavraj (1966), nga fshati Saradran, komuna e Istogut (erdhi nga Gjermania për të luftuar në Kosovë), komandant togu, ra heroikisht në vijën e parë të frontit në luftimet e zhvilluara te Rrasa e Koshares; Shaban (Fetah) Hajzeraj (1979), nga fshati Veriq, komuna e Istogut, i sistemuar në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë, ra në luftimet e zhvilluara te Rrasa e Koshares; Shpëtim (Idriz) Bojku (1979), nga Peja, i sistemuar në Njësitin Komando “Delta”, ra dëshmor në mbrojtje të pozicioneve te Rrasa e Zogut; Hasan Latifi, nga Kumanova, ra heroikisht në luftimet e zhvilluara në Koshare; Jusuf (Ibush) Hoxha (1967), nga Komorani, komuna e Gllogocit (erdhi nga Gjermania për të luftuar në Kosovë), i sistemuar në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë, ra heroikisht te Rrasa e Koshares.
Në regjistrat zyrtarë serbë për periudhën 29 prill deri më 4 maj 1999, nuk figuron asnjë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave që të jetë vrarë gjatë luftimeve në frontin e Koshares, edhe pse gjatë kësaj kohe çdo ditë janë zhvilluar luftime të përgjakshme. Nga ana tjetër, nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë rënë në ballë të luftës:
Më 29.4.1999, kanë rënë dëshmorë luftëtarët e Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së, Sinan (Sahit) Thaçi (1962), nga fshati Zojz, komuna e Prizrenit, komandant togu këmbësorie, i cili u godit nga një predhë minahedhësi e forcave serbe te Rrasa e Koshares dhe Selver (Bajram) Kryeziu (1969), nga fshati Rogaçicë, komuna e Kamenicës (erdhi nga Zvicra për të luftuar në Kosovë), i cili po ashtu ra heroikisht te Rrasa e Koshares.
Më 30.4.1999, kanë rënë dëshmorë luftëtarët e UÇK-së: Lutfi (Avdush) Musiqi (1968), magjistër i shkencave të elektroteknikës nga Vushtrria (erdhi nga Londra për të luftuar për çlirimin e Kosovës), komandant togu në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë, i cili ra në krye të detyrës i goditur nga një granatë e forcave serbe, gjatë luftimeve të zhvilluara te Rrasa e Koshares dhe, Rifat (Xhelil) Kastrati (1968), nga fshati Polluzhë, komuna e Gllogocit (erdhi nga Belgjika për të luftuar), i sistemuar në njësinë e këmbësorisë, ra po në luftimet që u zhvilluan te Rrasa e Koshares.
Më 2.5.1999, në luftimet e zhvilluara te Rrasa e Koshares ka rënë dëshmor luftëtari i UÇK-së Besim (Saqip) Rexhepi (1974), nga Ferizaji (erdhi nga Gjermania për të luftuar), i sistemuar në njësitin e artilerisë; më 3.5.1999, luftëtari i UÇK-së Rifat (Xhafer) Goxhufi (1969), nga fshati Koliq, komuna e Prishtinës (erdhi nga Gjermania për të luftuar për çlirimin e Kosovës), ka rënë heroikisht në luftimet e zhvilluara në vendin e quajtur Maja e Gllav’s (“Maja Glave”) në Shkozë.
Ushtari serb Nikolla Josiq (1956), nga Kostrolci, është vrarë më 4.5.1999 në rajonin e Karaullës “Koshare”; ushtarët Darko Millosheviq (1978), nga Liga, dhe Dejan Misirliq (1976), nga fshati Jarçujak, komuna e Kralevës (i lindur në fshatin Bërkovc të Klinës) janë vrarë më 5.5.1999 në rajonin e Karaullës “Koshare”, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë”; ushtari Slavko Kruniq (1978), nga fshati Kamenicë, komuna e Gornji Millanovacit (i lindur në Çaçak), është vrarë më 6.5.1999 në rajonin e Karaullës “Koshare”.
Ndërkaq, nga ana e UÇK-së, më 5.5.1999, kanë rënë dëshmorë, luftëtarët: Januz (Qazim) Zejnullahu (1975), nga fshati Gjylekar, komuna e Vitisë, komandant skuadre në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, i cili në ditën e rënies heroike, shtrëngon bombat në duar, përshëndetet me bashkëluftëtarët, niset drejt armikut dhe arrin të hyjë drejt në bunkerin e ushtrisë serbe (jugosllave), duke hedhur në ajër shumë ushtarë serbë. Në këtë aksion edhe vet merr plagë vdekjeprurëse. “Mic Sokoli i Dytë” e quajtën bashkëluftëtarët; Ramush (Ilaz) Shatrolli (1963), nga fshati Pleshinë, komuna e Ferizajt (erdhi nga Gjermania për të luftuar për lirinë e Kosovës, ra në një përleshje të rreptë me forcat serbe në Koshare; Shabi (Faik) Kajolli (1961), nga Shkupi, ra heroikisht në luftime të rrepta me forcat serbe të zhvilluara te Rrasa e Koshares; Murad (Muhamed) Ali (1969), nga Algjeria, ushtarak profesionist, ra në pikën më të nxehtë të frontit te Rrasa e Koshares. Trupi i tij mbeti i pa tërhequr deri pas luftës; Behxhet (Ajet) Shabani (1965), nga fshati Baks, komuna e Skënderajt (erdhi nga Gjermania në luftë), ra heroikisht në luftimet e zhvilluara te Rrasa e Koshares; Florim (Baki) Maliqi (1977), nga fshati Sadovinë, komuna e Ferizajt (erdhi nga Gjermania në luftë), ushtar këmbësorie, ra në një betejë të rreptë të zhvilluar kundër forcave serbe te Rrasa e Koshares; Abedin (Hysen) Murtezi (1975), nga fshati Mollopolc, komuna e Shtimes, i sistemuar në Batalionin e Parë të Këmbësorisë, mori plagë vdekjeprurëse nga një granatë minahedhësi, gjatë luftimeve të rrepta te Rrasa e Koshares (trupi i tij është zhdukur).
Më 6.5.1999, kanë rënë dëshmorë luftëtarët e Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së, Afrim (Mehmet) Krasniqi (1968), nga fshati Tërpezë, komuna e Malishevës (erdhi nga Suedia për të luftuar për çlirimin e Kosovës), zëvendës-komandant togu, ra heroikisht te Rrasa e Koshares, në një betejë të rreptë, në të cilën luftimet zhvilloheshin edhe në afërsi prej njëzet metrash; Liman (Aziz) Rekaj (1973), nga fshati Prelez i Muhaxherëve, komuna e Ferizajt (erdhi nga Anglia në luftë), komandant togu në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë, ka rënë heroikisht te Rrasa e Koshares; Njazi (Ramiz) Rexhepi (1967), nga fshati Sllatinë, komuna e Vitisë (erdhi nga Italia për të luftuar për çlirimin e Kosovës), i sistemuar në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë, ra heroikisht në luftimet e zhvilluara në Koshare; Safet (Qemajl) Rexhepi (1980), nga fshati Zhiti, komuna e Vitisë (erdhi nga Gjermania në luftë), ra heroikisht në luftimet e rrepta të zhvilluara te Rrasa e Zogut; Tafil (Veli) Osmani (1971), nga fshati Shipol, komuna e Mitrovicës (erdhi nga Italia në luftë), ka rënë heroikisht në Koshare, gjatë një kundërsulmi të forcave serbe, i goditur me RBG.
Më 7.5.1999, gjatë luftimeve të zhvilluara në frontin e luftës në Koshare kanë rënë dëshmorë vullnetarët që kishin ardhur për të ndihmuar luftën e drejtë të popullit shqiptar, Paillard (Arnaud) Pierre (1971), nga Sen Remiti, Francë, i cili është vrarë në luftimet e zhvilluara me forcat serbe “Te Vrojtoret” dhe Françesko (Giuseppe) Bider (1961), nga Biella, Itali, ushtarak profesionist, i sistemuar në Batalionin e Dytë, i cili ra heroikisht në një betejë të rreptë të zhvilluar te Rrasa e Koshares.
Më 11.5.1999, kanë rënë dëshmorë luftëtarët e UÇK-së, Ali (Miftar) Hasi (1951), nga fshati Cërmjan, komuna e Gjakovës, përgjegjës i Logjistikës të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Naim (Shefket) Arllati (1979), nga fshati Brestovc, komuna e Rahovecit, Emin (Ruzhdi) Kryeziu (1975), nga fshati Ragoçicë, komuna e Kamenicës (erdhi nga Zvicra për të luftuar), Fatos (Muhamet) Ademaj (1980), nga Katundi i Ri, komuna e Pejës, polic ushtarak, Kreshnik (Avdi) Ademaj (1982), nga Katundi i Ri, komuna e Pejës, Nikollë (Mhill) Dodaj (1966), nga fshati Dujakë, komuna e Gjakovës, të cilët janë vrarë në Padesh nga bombardimet e aeroplanëve serbë (MIG) që bombarduan malet e Koshares; Urim (Gani) Mehmeti (1975), nga fshati Cërnicë, komuna e Gjilanit, pjesëtar i Policisë Ushtarake, ka rënë dëshmor “Te Vrojtoret”, i goditur nga një predhë e artilerisë serbe; Besim (Ismajl) Nuka (1972), nga Mitrovica, ka rënë dëshmor gjatë luftimeve të rrepta që zhvilloheshin edhe në një metër afërsi te Rrasa e Koshares, ku pozicionet e UÇK-së sulmoheshin nga toka e nga ajri dhe me helme kimike; Izet (Ali) Beqiraj (1977), nga fshati Baballoç, komuna e Deçanit, komandant skuadre, është vrarë te Rrasa e Koshares dhe Xhevdet (Rrustem) Loshaj (1970), nga fshati Carrabreg i Epërm, komuna e Deçanit, ka rënë heroikisht në sulm kundër forcave serbe në Koshare.
Burimet serbe që i kemi në trajtim edhe në periudhën 6 -14 maj 1999, nuk paraqesin humbje në radhët e veta. Ndonëse burimet shqiptare të kohës, vazhdimisht kanë bërë të ditur për dëmet e shkaktuara në radhët e armikut. Kështu, më 14.5. 1999, nga terreni raportohej se gjatë luftimeve të zhvilluara në mes të njësiteve të UÇK-së dhe forcave serbe janë vrarë 3 ushtarakë serbë. Me atë rast është zënë sasi e madhe e armatimit dhe municionit. Sipas burimeve serbe, më 15.5.1999, në rajonet e Karaullës “Koshare” është vrarë ushtari Dragan Miliqeviq (1978), nga fshati Mihajllovac, komuna e Trestenikut.
Në anën tjetër, më 15.5.1999, janë vrarë luftëtarët e UÇK-së: Muharrem (Fadil) Mehmeti (1981), nga fshati Pakashticë, komuna e Podujevës (erdhi nga Gjermania për të luftuar për çlirimin e Kosovës). Ra heroikisht gjatë luftimeve të zhvilluara në vendin e quajtur “Te Pishat” – në Rrasën e Koshares; Ilmi (Smajl) Bahtiari (1965), nga fshati Blaç, komuna e Dragashit (erdhi nga Perëndimi për të luftuar), është vrarë gjatë luftimeve të zhvilluara te Rrasa e Koshares; Lulzim (Nail) Veselaj (1976), nga fshati Reçan, komuna e Suharekës, komandues skuadre në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë, mori plagë vdekjeprurëse nga bombardimet e aviacionit luftarak serb te Rrasa e Koshares. Ndërroi jetë më 18 maj 1999 në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Më 16.5.1999, kanë rënë në ballë të frontit pjesëtarët e UÇK-së: Abaz (Isuf) Thaçi (1964), nga fshati Osdrim, komuna e Skënderajt (erdhi nga Gjermania për të luftuar për çlirimin e Kosovës), komandant kompanie, i cili ra heroikisht në njërën prej zonave më të rrepta të luftimeve te Rrasa e Koshares. Atë ditë u zhvillua njëra ndër betejat më të rrepta të luftës në këtë front; Hasan (Sali) Çerkini (1975), nga fshati Zaskok, komuna e Ferizajt (erdhi nga Gjermania për të luftuar për çlirimin e Kosovës), ra heroikisht në një betejë të rreptë të zhvilluar te Maja e Gllav’s (“Maja Glave”) në Shkozë të Koshares, gjatë tentimit të forcave serbe për të marrë këtë pikë strategjike. Palës serbe në këtë vendluftim u mbetën dhjetëra të vrarë si dhe teknikë e shkatërruar luftarake, pa mundur ta thyejnë qëndresën e luftëtarëve të UÇK-së.
Më 18.5.1999, janë vrarë luftëtarët e UÇK-së: Fitush (Rrustem) Kukaj (1982), dhe Burim (Ajet) Grajçevci (1980), të dy nga Prishtina (nip e dajë), të cilët janë vrarë në vijën e parë të frontit, në vendin e quajtur “Te Vrojtoret” të goditur nga një predhë gjatë bombardimeve të MIG-ëve serbë ndaj pozicioneve mbrojtëse të UÇK-së, të cilat gjatë tërë kohës falë luftës vetëmohuese të luftëtarëve të lirisë ishin treguar të pathyeshme. Në këtë vend ra dëshmor edhe Safet (Imer) Gjinovci (1968), nga fshati Makërmal, komuna e Skënderajt (erdhi nga Zvicra për të luftuar për lirinë e Kosovës), komandant togu në Batalionin e Tretë të Brigadës 138 “Agim Ramadani”. Derisa po ua jepte ndihmën bashkëluftëtarëve të plagosur, Fitush Kukaj e Burim Grajçevci, u godit nga një predhë e artilerisë serbe, e cila i shkaktoi plagë vdekjeprurëse.
Vitalija Gleboviq, oficer rus, mercenar në Ushtrinë Jugosllave, nga Habarovska e Rusisë, me banim në rrugën Krasnodarskaja, i lindur më 2.1.1965, në qarkun e Habarovskit (Rusi), nga babai Bullah, është vrarë më 19.5.1999 në rajonin e fshatit Koshare, komuna e Gjakovës, në luftë me “terroristët shqiptarë”. Gjithashtu më 19.5.1999, janë vrarë edhe ushtarët e UJ-së: Zoran Veseliq (1972), nga Mitrovica e Sremit, i cili është vrarë në rajonin e Karaullës “Koshare”, Vlladan Gobeliq (1965), nga Kraleva, dhe Srgjan Llakiqeviq (1959), nga Vrnjaçka Banja (i lindur në Andrijevicë, komuna e Beranës), janë vrarë në rajonin e fshatit Molliq, komuna e Gjakovës; ushtari Dragi Laliq (1965), nga Majdanpeku, është vrarë në rajonin e fshatit Koshare; ushtari Sllavisha Gjukoviq (1976), nga fshati Dobravë ose fshati Soçanicë, komuna e Leposaviqit, thuhet se është vrarë më 19.5.1999 në fshatin Dërvar, komuna e Vushtrrisë, ose në fshatin Molliq, komuna e Gjakovës, me rastin e kalimit nëpër pusinë e “terroristëve shqiptarë”.
Në anën tjetër, më 19.5.1999, pjesëtarët e UÇK-së, Afrim (Xhafer) Gashi (1969), nga fshati Hajvali, komuna e Prishtinës (erdhi nga Belgjika për të luftuar për lirinë e Kosovës), pjesëtar i Batalionit të Katërt të Këmbësorisë të Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe Xhafer (Haxhi) Lipoveci (1974), nga Gjakova, kanë rënë dëshmorë gjatë luftimeve të rrepta të zhvilluara me një njësit të forcave ruso-serbe. Këta dy luftëtarë janë vrarë gjatë luftimeve të zhvilluara në pritën që ua kishte zënë oficeri rus Vitalija Gleboviq me njësinë e tij. Më pas në këtë përleshje, sipas dëshmitarëve okularë janë vrarë katërmbëdhjetë (14) pjesëtarë të forcave të armikut (rusë e serbë), përfshirë edhe oficerin rus Vitalija Gleboviq, vrasjen e të cilit organet zyrtare serbe e pranojnë zyrtarisht.
Më 20.5.1999, në publikimet serbe thuhet se ushtari Radisha (Zhivorad) Iliq (1978), nga Kragujevci, është vrarë në rajonin e Karaullës “Koshare”, duke kryer detyrën ushtarake.
Më 21.5.1999, nga ana e UÇK-së kanë rënë dëshmorë në krye të detyrës në Koshare, Xhemshir (Haziz) Islami (1973), nga fshati Mikushnicë, komuna e Skënderajt (erdhi nga Gjermania për të luftuar), i sistemuar në Batalionin e Katërt të Këmbësorisë; Faik (Beqir) Çabrati (1982), nga fshati Planejë, komuna e Prizrenit, i sistemuar në Batalionin e Tretë; Mentor (Isa) Humolli (1976), nga fshati Lupç, komuna e Podujevës, i sistemuar në njësitin e këmbësorisë; Nazim (Misin) Buduri (1973), nga fshati Hoçë e Qytetit, komuna e Prizrenit, i sistemuar në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë dhe, Jonuz (Mehmet) Krasniqi (1971), nga fshati Dushanovë, komuna e Prizrenit; më 24.5.1999, luftëtari i UÇK-së, Hamdi (Brahim) Sheremeti (1976), nga fshati Shipol, komuna e Mitrovicës (i lindur dhe i rritur në Heilbron të Gjermanisë, erdhi nga Gjermania për të luftuar), i sistemuar në Njësitin e Snajperistëve të Batalionit të Parë të Këmbësorisë, ka rënë dëshmor në vijën e frontit “Te Vrojtoret”, i goditur nga një predhë artilerie, gjatë bombardimeve të pozicioneve të UÇK-së nga forcat serbe.
Më 28.5.1999, luftëtari i UÇK-së, Imer (Isak) Kryeziu (1955), nga fshati Pagarushë, komuna e Malishevës, i sistemuar në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë, ka rënë heroikisht në vijën e parë të frontit gjatë luftimeve të rrepta, të zhvilluara te Rrasa e Koshares.
Në publikimet serbe thuhet se rreshteri i UJ-së Branko Petrikiq (1971), nga Negotini, është vrarë më 29.5.1999, në rajonin e Karaullës “Koshare”, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë”.
Më 29.5.1999, në Koshare, ka rënë dëshmor luftëtari i UÇK-së, Gëzim (Rasim) Berisha (1978), nga Gllogoci; më 30.5.1999, luftëtari i UÇK-së Ramadan (Gani) Salihu (1976), nga fshati Zaskok, komuna e Ferizajt (i rritur e i shkolluar në Gjermani, prej nga erdhi për të luftuar për lirinë e Kosovës), i sistemuar në Batalionin e Parë të Këmbësorisë, ka rënë dëshmor në vijën e frontit te Rrasa e Koshares.
Më 31.5.1999, në publikimet serbe thuhet se ushtari Srgjan Llazareviq (1973), nga fshati Uglar, komuna e Zubin Potokut, është vrarë te Karaulla “Morinë”, komuna e Gjakovës. Për ushtarin Vlladisllav Bullatoviq (1974), nga Peja, i plagosur në fshatin Koshare, thuhet se vdiq më 14.6.1999.
Në anën tjetër, më 31.5.1999, kanë rënë dëshmorë luftëtarët e UÇK-së, Xhemajl (Metë) Fetahaj (1964), nga fshati Raushiq, komuna e Pejës (erdhi nga Gjermania për të luftuar për çlirimin e Kosovës), përgjegjës për Zbulim-Kundërzbulim dhe zëvendëskomandat i Njësisë Komando „Delta“ dhe bashkëluftëtari i tij Milazim (Qazim) Shala (1965), nga fshati Baballoç, komuna e Deçanit, komandant togu në Njësinë Komando “Delta”, të cilët ranë heroikisht në një betejë tejet të rreptë me forcat serbe, që u zhvillua te Rrasa e Zogut, pikërisht në majën më të lartë, në vendin e quajtur “Maja e Zezë” (te Piramida C-1). Në anën e forcave të armikut, aty mbetën të vrarë katër pjesëtarë të njësive elite jugosllave.
Nga ana e UÇK-së, më 2.6.1999, luftëtari Ernes (Nazmi) Zariqi (1972), nga Prishtina, i sistemuar në Batalionin e Tretë të Këmbësorisë, ka rënë në vijën e parë të frontit gjatë luftimeve të zhvilluara në Shkozë të Molliqit.
Më 5.6.1999, luftëtari i UÇK-së, Gazmend (Zenel) Berisha (1968), nga Peja, ka rënë dëshmor në krye të detyrës në Koshare, kur gjatë vëzhgimit ra në një minë kundërkëmbësorie të vënë nga forcat serbe.
Më 10.6.1999, kanë rënë dëshmorë luftëtarët: Fatmir (Haki) Kërçeli (1969), nga fshati Softaj, komuna e Ferizajt (erdhi nga Gjermania për të luftuar për çlirimin e Kosovës), i cili ra në luftimet e rrepta kundër forcave serbe te Rrasa e Koshares; Haziz (Rasim) Tolaj (1965), nga fshati Potoçan, komuna e Rahovecit, ushtar i Batalionit të Parë të Këmbësorisë, u vra nga një predhë rakete tokë-tokë, e cila goditi në oborrin e Komandës së Brigadës 138 në Padesh; Remzi (Danush) Xhaferi (1963), nga Haraçina e Shkupit, i sistemuar në njësitin e mbrojtjes kundërajrore, u godit nga një predhë tanku gjatë luftimeve të përgjakshme, te Bunkerët në Koshare.
Më 13.6.1999, luftëtari i UÇK-së Arsim (Rexhep) Rexhepi (1975), nga fshati Sazli, komuna e Ferizajt (erdhi nga Gjermania për të luftuar), ushtar i Batalionit të Parë të Këmbësorisë, ra heroikisht gjatë luftimeve të zhvilluara Te Vrojtoret në Koshare.
Ndërkaq, në ditët e para të përfundimit të luftës, më 19.6.1999, në Koshare, ka rënë dëshmor luftëtari i UÇK-së Adem (Bajram) Selmani (1967), nga Tropoja (Shqipëri); më 25.6.1999, në krye të detyrës kanë rënë luftëtarët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Bylbyl (Hazir) Breçani (1974), nga fshati Markaj, komuna e Bujanit dhe Ali (Sadik) Fejzullahu (1972), nga fshati Bajgorë, komuna e Mitrovicës, kanë rënë dëshmorë në Shkozë të Molliqit, nga shpërthimi i minave, gjatë tentimit për të nxjerrë trupat e dy bashkëluftëtarëve të vrarë gjatë luftës. Po këtë ditë si pasojë e rënies në mina antitank, në Zhare të Koshares, kanë rënë dëshmorë edhe vëllezërit Besnik (Sali) Jasiqi (1981), komandant i Njësitit të Artilerisë, dhe Bujar (Sali) Jasiqi (1979), nga fshati Jasiq, komuna e Deçanit, pjesëtar i Njësitit Diversant “Kobra” të Brigadës 138 “Agim Ramadani”.
Pjesëtarët e UJ-së që u përmendën më lartë, Serbia zyrtarisht pranon se janë vrarë gjatë luftës në rajonin e Koshares, ndonëse bazuar në burimet shqiptare ky numër është shumëfish më i madh. Në këtë vijë të frontit, ndonëse u përdorën njësitë elite serbo-jugosllave, njësitë speciale të ushtrisë jugosllave “Kobrat” por edhe ato ruse, armatimi i rëndë, bombardimet e vazhdueshme nga toka dhe nga ajri, duke pasur parasysh edhe përdorimin e vazhdueshëm të helmeve kimike e biologjike, megjithatë forcat serbe, në këtë vijë fronti u thyen keq dhe pësuan humbje të mëdha në njerëz dhe në teknikë lufte. Edhe nga ana e Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së kanë rënë dëshmorë 113 luftëtarë të saj dhe janë plagosur mbi 200 të tjerë. Në mesin e të rënëve janë edhe eprorët e lartë Agim Ramadani, Sali Çeku, Abaz Thaçi, Xhemajl Fetahaj, Shefqet Mustafaj e shumë të tjerë, të cilët me luftën dhe qëndresën e jashtëzakonshme bënë që kjo vijë e frontit të mos thyhet asnjëherë.




“VEZHBET” E UJ-së LANË PAS VETES DJEGIE E SHKATËRRIME NË MASË, VRASJE E MASAKRIME TË BANORËVE SHQIPTARË


Për ushtarin e UJ-së Rasho Dunjiq (1979), nga Beogradi, në publikimet zyrtare serbe thuhet se është vrarë më 29.3.1999 në rajonin e fshatit Pozhar, komuna e Deçanit, kur “terroristët shqiptarë” e goditën tankun ku gjendej ai; ushtari Velko Petroviq (1978), nga fshati Petrovac–Zhiça, Matarushka Banja (i lindur në Viti të Kosovës), është vrarë më 30.3.1999, në paralagjen Kapeshnicë të Pejës, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë”.
Liljana Zhikiq - Karagjorgjeviq (1957) nga Kragujevci, pjesëtare e UJ-së, thuhet të jetë vrarë më 1.4.1999 në rajonin e fshatit Lybeniq, komuna e Pejës, me rastin e kryerjes së detyrës luftarake.
Duhet kujtuar se më 1 prill 1999 nuk ka pasur luftime në rajonin e fshatit Lybeniq, nuk ka pasur as incidentin më të vogël, në mes UÇK-së dhe forcave serbe. Megjithatë, këtë ditë në fshatin Lybeniq të Pejës, mu rrëzë bjeshkës, nga ushtria jugosllave, policia dhe paramilitarët serbë u plaçkitën, u ekzekutuan e masakruan mizorisht, e më pas ua dogjën kufomat mbi 80 civilëve shqiptarë. Edhe në ditët që vijuan në bjeshkët mbi fshatrat Lybeniq dhe Strellc, ushtria jugosllave, përkatësisht njësitë speciale të UJ-së, masakruan dhjetëra civilë shqiptarë nga Lybeniqi, Buçani etj., përfshirë edhe gra shtatzëna e fëmijë 2-vjeçarë. Në bazën ushtarake në Zagermë (ngjitur me fshatin Lybeniq) në këtë kohë ishin të përqendruara njësitë e Armatës së Tretë Jugosllave, të ardhura nga Nishi.
Ushtari Dragolub Gjorgjeviq, nga fshati Lebane, thuhet të jetë vrarë më 2.4.1999, në rajonin e fshatit Ponoshec, komuna e Gjakovës, duke kryer detyrën luftarake; ushtari Millovan Topliçanin (1949), nga fshati Maçkovac, komuna e Krushevcit, është vrarë më 8.4.1999, në rajonin e fshatit Lubizhdë, komuna e Istogut, siç thuhet, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë”, kur po transportonte ushqimin për në njësinë e tij ushtarake; ushtarët Miodrag Miladinoviq (1962), nga Istogu, dhe Momçillo Miniq (1961), nga Istogu, janë vrarë më 11.4.1999 në fshatin Tomoc, komuna e Istogut, nga pusia e “terroristëve shqiptarë”; ushtarët Jovica Milenkoviq (1975), nga Kragujevci dhe Branko Çuturilo (1957) nga fshati Klenak, komuna e Gospiqit, Kroaci, janë vrarë më 11.4.1999, në fshatin Strellc i Poshtëm, komuna e Deçanit, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë”; ushtari Aleksandar Kisin (1972) nga Gajdobra, komuna e Baçka Pallankës, thuhet se është vrarë më 20.4.1999 në Pejë, i qëlluar me snajper nga “terroristët shqiptarë”;
Togeri Aleksandar Majstoroviq (1968), nga Çaçaku (i lindur në Mostar), është vrarë më 1.5.1999, në rrugën Mrasor – Klinë, duke rënë në pusinë e “terroristëve shqiptarë”; kapteri i Klasit të Parë Goran Trifunoviq (1973), nga fshati Prevest, komuna e Rekovacit (i lindur në Jagodinë), është vrarë më 6.5.1999, në rajonin e Karaullës “Boro Vukmiroviq”, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë”; Aleksandar Gjuroviq, toger nga Priboji, i lindur në vitin 1974 në Prijepole, është vrarë në natën ndërmjet 6 dhe 7.5.1999 në rajonin e Karaullës “Boro Vukmiroviq” në luftë kundër “terroristëve shqiptarë”; ushtari Milovan Ivoviq (1973), nga Peja, është vrarë më 9.5.1999 në fshatin Carrabreg, komuna e Deçanit, (në magjistralen Deçan-Gjakovë, te Ura e Bajramhasanëve – v. j.) kur “terroristët shqiptarë” goditën kamionin e tij me minahedhës; ushtari Radomir Mikiq (1977), nga Peja, është vrarë më 9.5.1999 në Pejë, nga “terroristët shqiptarë”; ushtari Zoran Shiliq (1963), nga fshati Zhabar, komuna Topolla (i lindur në Pançevë), është vrarë më 11.5.1999, në fshatin Irzniq, komuna e Deçanit, kur automjeti në të cilin gjendej, shkeli në minën antitank, të vënë nga ana e “terroristëve shqiptarë”; ushtari Nenad Ristiq (1975), nga fshati Lubizhdë, komuna e Istogut, është vrarë më 19.5.1999, në rajonin e fshatit Prigodë, komuna e Istogut, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë”; ushtari Borisha Stuplanin (1969), nga fshati Velika Drenova, komuna e Trestenikut, është vrarë më 19.5.1999, në rajonin e Deçanit nga “terroristët shqiptarë”; kapteri Zhivan Periq (1958), nga fshati Plloçicë, komuna e Kovinit, është vrarë në vijën e frontit më 20.5.1999, në rajonin e Gjakovës; ushtarët Dragiq Gjorgjeviq (1977), nga fshati Vodicë, komuna e Prokuples, Dejan Ivkoviq (1973), nga fshati Megjë ose Bojnik (i lindur në fshatin Drenoc i Poshtëm), komuna e Zhitoragjës, Dragan Kuzmanoviq (1961) nga Kurshumlia, Millan Miletiq (1976), nga Prokupla, Goran Millosheviq (1970), nga fshati Orlane, komuna e Dolevacit (i lindur në fshatin Samarinovac, komuna e Zhitoragjës), janë vrarë më 24.5.1999 në fshatin Kralan, komuna Gjakovës, nga shpërthimi i minës kundërkëmbësorike që e kishin vënë “terroristët shqiptarë”; ushtari Dejan Miletiq (1978), nga fshati Baçinë, komuna e Varvarinit (i lindur në Krushevc), është vrarë më 28.5.1999, në fshatin Lumbardh, komuna e Deçanit; Shulga Fjodor, vullnetar nga Moska, me banim në rrugën “Klenovi Bulvar” nr.8/3, i lindur më 21.1.1963 në Sibir, Rusi, nga baba Fjodoroviqi, thuhet se është vrarë më 31.5.1999, në rajonin Mrçaja (?) të komunës së Deçanit apo të Gjakovës, me rastin e sulmeve të “terroristëve shqiptarë”. Po ashtu edhe ushtarët Zhelko Boshkoviq (1978), nga fshati Grançarevo, komuna e Bello Poles dhe Darko Bujosheviq (1979), nga Zajeçari, thuhet se janë vrarë më 31.5.1999 në rajonin e fshatit Mrçaja (?), gjatë sulmit të “terroristëve shqiptarë”; tetari Nebojsha Zdravkoviq (1978), nga fshati Parallovë, komuna e Gjilanit, është vrarë më 5.6. 1999 në rajonin e fshatit Mrçajë (?), komuna e Gjakovës, në luftë kundër “terroristëve shqiptarë”; ushtari Gjoko Dela (1962), nga Knini (Kroaci), është vrarë më 10.6.1999, në rajonin Guri i Gatë (në Bjeshkë të Belegut) komuna e Deçanit, duke kryer detyrën ushtarake; ushtari Safet Liqina (1956), nga Berana, thuhet se është vrarë në krye të detyrës luftarake, më 12.6.1999, në Pejë.
Ndonëse duke pasur në posedim armatimin më modern, artilerinë e rëndë dhe mjetet më të sofistikuara luftarake, njëkohësisht duke pasur parasysh dallimet jashtëzakonisht të mëdha në numër të forcave ushtarako-policore serbe në krahasim me UÇK-në, megjithatë, dëmet në radhët e forcave serbe gjatë luftimeve me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin shumë të mëdha, ndonëse Serbia gjithnjë i ka mohuar e në rastet tjera i ka minimizuar humbjet në radhët e forcave të veta. Këtë e dëshmon edhe një dokument tre-faqesh, i shkëputur nga Libri i Protokollit në Qendrën Spitalore Rajonale të Pejës. Në bazë të këtij protokolli del se në Spitalin e Pejës, vetëm në periudhën gjashtëditore (31 maj – 5 qershor 1999), janë shtruar për mjekim 49 pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave, të plagosur rëndë në luftime. Duhet kujtuar se në këtë periudhë kohore, siç është raportuar nga terreni gjatë luftës, në frontin e Dashinocit e të Lumbardhit, luftëtarët e UÇK-së janë ndeshur madje edhe trup më trup me këmbësorinë e ushtrisë jugosllave - serbe, ku shumë prej tyre kishin mbetur të vrarë e të plagosur, por pa mundur të thyejnë pozicionet e UÇK-së.
Më poshtë do të paraqesim regjistrin e pjesëtarëve të plagosur të UJ-së, të shtruar në Spitalin Regjional të Pejës në periudhën (31 maj – 5 qershor 1999):

1. Miodrag Nikoliq (1960), nga Leskovci, rezervist, V.P. 8365/46,
2. Nenad Lesheviq (1967), nga Kraleva, V.P. 8365/74,
3. Zoran Gjorgjeviq (1951), nga Lebane, rezervist,
4. Radosav Toskiq (1954), nga Vrnjaçka Banja, V.P. 3753/85,
5. Zvonko Stojkoviq (1959), nga Mitrovica e Kosovës, V.P. 8365/15,
6. Sllavomir Rangjeloviq (1960), nga Dolevaci, V.P. 3341/7,
7. Sllagjan Timotijeviq (1973), nga Leposaviqi, V.P. 8365/7,
8. Millorad Zhivaleviq (1960), nga Peja, V.P. 8365/20,
9. Predrag Vojinoviq (1966), nga Peja, rezervist,
10. Desimir Grulanoviq (1966), nga Peja, rezervist,
11. Radovan Kovaçiq (1968), nga Bugojna, V.P. 8365/82,
12. Ivan Mlladenov (1970), nga Mitrovica e Kosovës, V.P. 8365/4,
13. Radisha Tanasijeviq (1963), nga Kraleva, rezervist,
14. Miodrag Orloviq (1955), nga Mitrovica e Kosovës, rezervist, V.P. 8365/62,
15. Goran Mitiq (1962), nga Nishi, rezervist,
16. Miodrag Milkoviq (1969), nga Leskovci, rezervist,
17. Zoran Petroviq (1970), nga Tresteniku, V.P. 4356/83,
18. Voja Mojoviq (1956), nga Kraleva, V. P. 8365/83,
19. Svetisllav Prashçeviq (1968), nga Peja, V.P. 4386/2,
20. Zhivorad Bakiq (1959), nga Peja, rezervist,
21. Mirolub Arsiq (1952), nga Prishtina, rezervist,
22. Dejan Triçkoviq (1978), nga Knjezhevci, ushtar, V.P. 8070/7,
23. Nebojsha Velikoviq (1972), nga Mitrovica e Kosovës, V.P. 3341/3,
24. Stanisha Stojanoviq (1960), nga Leskovci, V.P. 3441/10,
25. Dragan Millosheviq (1970), nga Beogradi, V.P. 4544,
26. Zoran Portiq (1970), nga Peja, V.P. 6191/18,
27. Srgjan Arsiq (1977), nga Smedereva, V.P. 8365/21,
28. Goran Stoilkoviq (1968), nga Leskovci, V.P. 8365/53,
29. Millorad Stanisavleviq (1949), nga Peja, V.P. 6141/17,
30. Novica Shapiq (1979), nga Kraleva, ushtar, V.P. 8365/18,
31. Sasha Millosheviq (1975), nga Prokupla, V.P. 8365/82,
32. Srgjan Dakiq (1974), nga Peja, V.P. 8365/19,
33. Bojan Joksimoviq (1979), nga Prishtina, V.P. 8365/63,
34. Miodrag Periq (1961), nga Mitrovica e Kosovës, V.P. 8365/83,
35. Filiq Qiriq (1979), nga Piroti, ushtar, V.P. 8365,
36. Grado Milosavleviq (1960), nga Mitrovica, V.P. 8365/46,
37. Vlladan Jaqimoviq (1965), nga Leposaviqi, V.P. 8365/61,
38. Srgjan Shlivançanin (1978), nga Zhabla, V.P. 8365/64,
39. Jovica Jonjiq (1962), nga Mitrovica e Kosovës, V.P. 8365/60,
40. Srgjan Timotijeviq (1973), nga Leposaviqi, V.P. 8365/7,
41. Miodrag Mirkoviq (1957), nga Kraleva, V.P. 4356/30,
42. Milomir Vukanoviq (1974), nga Leposaviqi, rezervist,
43. Millosh Panteliq (1977), nga Arangjelovaci, ushtar,
44. Danillo Marjanoviq (1979), nga Gjakova, V.P. 8238/3,
45. Nebojsha Stevanoviq (1968), nga Kraleva, V.P. 9356/29,
46. Dalibor Popoviq (1979), nga Zajeçari, V.P. 7238/5,
47. Emil Bahtjaroviq (1977), nga Prizreni, V.P. 8365/72,
48. Igor Milidragoviq (1974), nga Mitrovica e Kosovës, V.P. 8365/4,
49. Nebojsha Velkoviq.



Humbjet e mësipërme të forcave serbe sado që realisht me të drejtë mund të konsiderohen shifra të zvogëluara të pranimit të humbjeve në radhët e UJ-së, megjithatë edhe si të tilla janë të mjaftueshme, në mos për asgjë tjetër, për të dëshmuar pjesëmarrjen e ushtrisë jugosllave në operacione luftarake në rajonet e lartcekura. Sepse pa qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në operacione luftarake pjesëtarët e UJ-së nuk kanë mundur të vriten në Kosovë.
Sado që dikush përpiqet t’i ikën përgjegjësisë, megjithatë është fakt i pamohueshëm se Ushtria Jugosllave gjatë luftës në Kosovë, me theks të veçantë në gjithë rajonin e Dukagjinit, ishte pjesëmarrëse në operacionet kundër UÇK-së, pjesëmarrëse në krime kundër popullsisë civile dhe rajoneve shqiptare përgjithësisht. Për këtë ka qindra dëshmi madje edhe të vet ushtrisë jugosllave-serbe. Operacionet luftarake ndëshkuese kundër popullit shqiptar në Kosovë e që në dokumentet e UJ-së paraqiten si “vezhbe” (stërvitje), lanë pas vetes djegie e shkatërrime në masë, vrasje e masakrime të panumërta të banorëve shqiptarë.


“USHTRIA JUGOSLLAVE” PËRGJEGJËSE PËR VRASJEN E TË PAKTËN 800 FËMIJËVE GJATË LUFTËS NË KOSOVË


Fushata e spastrimit etnik, e vrasjeve dhe e masakrave të forcave pushtuese serbe mbi popullatën shqiptare, synohej të paraqitej si luftë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por, faktet dëshmojnë se në shënjestër të kësaj fushate, ishin jo vetëm pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre, por të gjithë shqiptarët pa dallim, madje në sa e sa raste edhe ata që konsideroheshin si qytetarë lojalë ndaj pushtuesve serbë. Këtë e dëshmojnë edhe vetë pjesëtarët e ushtrisë dhe të policisë serbe, të cilët morën pjesë në fushatën e terrorit dhe të gjenocidit kundër shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.
Forcat policore-ushtarake serbe vepronin së bashku nëpër qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Taktikat gjithnjë ishin të njëllojta dhe kasaphana kundër civilëve i vuri shumicën e shqiptarëve të tmerruar në ikje. Shumë shpejt forcave serbe u mjaftonte të ekspozonin vetëm një apo dy kufoma për të boshatisur një fshat të tërë.
Një “raport i brendshëm”, i cilësuar “tepër sekret”, i hartuar nga shërbimet sekrete të “Ushtrisë Jugosllave”, në janar/shkurt të vitit 2000, jep një pamje të përmasave të krimeve të tmerrshme që kryen forcat ushtarake serbo-jugosllave gjatë pranverës së vitit 1999 në Kosovë. Veçanërisht tronditëse ishin dëshmitë për vrasjen e fëmijëve. “Dëshmitë e përbashkëta të oficerëve në terren, tregojnë se njësitë e Ushtrisë Jugosllave kanë qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 800 fëmijëve shqiptarë nën moshën pesë vjeç.”
Raporti ishte publikuar nga gazetari Miroslav Filipoviq nga Kraleva. Në artikullin e tij për IWPR-në, “Oficerë serbë tregojnë krimet”, i botuar më 4 prill 2000, Filipoviq ka cituar këtë raport tepër sekret mbi krimet e luftës në Kosovë, të cilin ushtria jugosllave e nxori në pranverë të vitit 2000, në përpjekje për të ndaluar Sllobodan Millosheviqin që të mos shkaktonte një konflikt të ri në Mal të Zi. Me këtë raport janë njoftuar personalisht gjeneralkoloneli Nebojsha Pavkoviq, atëherë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UJ-së, dhe Sllobodan Millosheviqi, kryetar i RFJ-së. Dokumenti tepër sekret paraqet një pamje shumë të errët të oficerëve të “Ushtrisë Jugosllave”, të cilët kanë treguar për krimet e tmerrshme të kryera nga “Ushtria Jugosllave” në Kosovë gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s.
Siç del nga ky dokument, për shumë nga oficerët, propaganda që bën Beogradi është e pavërtetë dhe e pabesueshme. Komandanti i një njësie tankiste ka hedhur poshtë pretendimet e pavërteta serbe se fushata e Kosovës kishte për synim shtypjen e “separatistëve” shqiptarë, duke thënë:

Gjatë gjithë kohës sa kam qenë në Kosovë nuk kam parë asnjë ushtar armik dhe njësia ime nuk është përfshirë asnjëherë në luftime apo nuk ka hapur zjarr ndaj objektivave ushtarake. Tanket moderne janë dërguar kundër fshatrave të pambrojtura shqiptare. Tanket, që kushtojnë 2.5 milionë dollarë amerikanë secili, janë përdorur për të masakruar fëmijë shqiptarë, ka thënë ky oficer, për të përfunduar se për gjithë këtë “më vjen turp”.

Një oficer tjetër, i quajtur Drazhen, i cili ka marrë pjesë në luftë në Kosovë, kujton:

Kam parë me sytë e mi se si një rezervist rreshtoi para një muri rreth 30 gra dhe fëmijë shqiptarë. Mendova se ai donte vetëm t’i frikësonte ata, por pastaj shkoi pas një mitralozi të rëndë kundërajror dhe tërhoqi këmbëzën. Plumbat 12 milimetërsh i këputnin në mes trupat e tyre. Më dukej si një skenë e ndonjë filmi aksion, por në fakt ajo ndodhi me të vërtetë. Drazheni përfundon: Nuk e di se si do të jetoj me këto kujtime, se si mund t’i rris fëmijët e mi. Unë dëshiroj t’i shoh ata që kanë kryer këto krime përpara gjykatës.

Ndërkaq, një oficer zbulues i një brigade xheniere, i quajtur Vladimir, ka thënë se rezervistët e “Ushtrisë Jugosllave” në Kosovë ishin krejtësisht të pakontrolluar dhe komandantët e tyre nuk kanë bërë shumë për të ndërhyrë:

Gjatë një operacioni të spastrimit etnik në një fshat në Kosovën Juglindore, ne u dhamë fshatarëve gjysmë ore kohë për t’u larguar nga shtëpitë. Ata qëndronin në një rresht të gjatë, përgjatë rrugës që të çonte jashtë fshatit. Një rezervist i mbiquajtur “Crni” iu afrua një plaku, i cili mbante në dorë një fëmijë rreth tre ose katër vjeç. Ia mori fëmijën nga duart dhe kërkoi nga plaku një pagesë prej 20 000 markash gjermane. Shqiptari kishte vetëm 5 000 marka. “Crni” e mori fëmijën për flokësh, nxori një thikë nga brezi dhe i preu kokën. - “5 000 marka janë të mjaftueshme vetëm për trupin!”, tha “Crni” dhe eci përpara fshatarëve të tjerë, duke mbajtur kokën e fëmijës nga flokët.
E gjithë kjo ka ndodhur në sytë e dhjetëra njerëzve, vazhdon Vladimiri. Ne ishim të gjithë në një gjendje shoku: disa ushtarë vollën, ndërsa nëntogeri ynë i ri në moshë humbi ndjenjat para një pamjeje të tillë makabre të trupit pa kokë në tokë. “Crni” më pas u deklarua si i papërgjegjshëm mendërisht, u shkarkua dhe u dërgua në shtëpi. Por ai është akoma i lirë, megjithëse ka kryer këtë krim të tmerrshëm.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, “Ushtria Jugosllave” kishte nisur një hetim për sjelljen dhe veprimet e rreth 245 ushtarëve të saj. Ndaj 183 prej tyre janë ngritur akuza për krime të kryera në periudhën 1 mars 1998 - 26 qershor 1999. Asnjë prej këtyre akuzave nuk lidhet me ato që kanë ndodhur në minierën e Trepçës apo me kamionin frigoriferik nga Peja. Asnjë hollësi nuk dihet rreth këtyre akuzave, madje nuk dihet as identiteti i personave të akuzuar dhe është fare e dyshimtë nëse ata do të dalin ndonjëherë para drejtësisë.
Përkundrazi, vetëm sa janë graduar dhe ngritur në pozita. Vlen të përmendet rasti i kolonelit të KOS-it ushtarak serb, Momir Stojanoviq, i cili jo vetëm që nuk është përgjigjur për krimet dhe masakrat e bëra gjatë luftës në Kosovë, por, përkundrazi, në mars të vitit 2003, u emërua shef i Shërbimeve Sekrete të Ushtrisë serbe – VBA.
Momir Stojanoviq, ka qenë anëtar i Komandës së Përbashkët ushtarako-policore serbe në Kosovë, e krijuar në vitin 1998, me qendër në Gjakovë, e cila ishte formuar për koordinimin e operacioneve ndëshkuese luftarake, të cilën e drejtonin Dushan Matkoviq, Milomir Miniq, Zoran Angjelkoviq, Sreten Lukiq, Nebojsha Pavkoviq, David Gajiq, etj.
Dëshmi të pakontestueshme tregojnë se Miomir Stojanoviq ka qenë njëri ndër përgjegjësit për planifikimin dhe zbatimin e ekzekutimit më të madh në masë gjatë luftës në Kosovë. Stojanoviq, i cili kishte marrëdhënie të ngushta me Nebojsha Pavkoviqin, ka urdhëruar vrasjen dhe masakrimin e qindra civilëve shqiptarë në Mejë e Korenicë të Gjakovës, më 27 prill 1999.
Vendimi për kryerjen e kësaj masakre është marrë në prill të vitit 1999, në një shtëpi private afër kazermave të “ushtrisë jugosllave” në Gjakovë, ku është mbajtur një takim jozyrtar, në të cilin kanë marrë pjesë shumë zyrtarë të policisë dhe të ushtrisë, ka dëshmuar ish-oficeri aktiv i ushtrisë jugosllave, Nikë Peraj, në gjykimin kundër Millosheviqit në Hagë, në maj të vitit 2002. Personalisht Peraj ishte i pranishëm në atë takim. Gjithashtu, më pak se një javë pas kryerjes së kësaj masakre, Peraj ka thënë se e ka dëgjuar Stojanoviqin duke i siguruar oficerët e tjerë se ai do t’i mbronte ndaj çdo hakmarrjeje të mundshme. Për më tepër, ai ka përmendur miqësinë e tij të ngushtë me gjeneralin Nebojsha Pavkoviq. Peraj ka thënë se ai ka qenë gjithashtu në Shtabin e Përgjithshëm të UJ-së në Gjakovë, më 28 prill 1999, kur majori Zdravko Vinter ka përgatitur një raport për komandën e Armatës së Tretë në Nish, një ditë pas masakrës në Mejë dhe Korenicë. “Zdravko Vinter ka theksuar në raportin e tij se 74 terroristë janë vrarë në Korenicë dhe 68 në Mejë,” ka thënë Peraj.
Faktikisht, në Mejë e Korenicë, më 27 prill, nuk është ekzekutuar asnjë “terrorist”, por janë ekzekutuar 377 civilë shqiptarë, të nxjerrë me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe nga kolona e të dëbuarve për në Shqipëri, në mesin e tyre djem të rinj 13-14-vjeçarë e pleq... Mbetjet e eshtrave të mbi 340 prej tyre janë gjetur në varrezat masive në afërsi të Beogradit, në Batajnicë.
Xhemajl Avdullahun nga Popoci i Gjakovës, të cilit në luftë iu vranë tre djem dhe dy të tjerë i vuajtën burgjeve të Serbisë, edhe sot e mbulojnë djersë të ftohta dhe rrëqethet kur kujton 27 prillin e vitit 1999. Atë ditë me familje gjendej në fshatin Sheremetaj, kur ishin dëgjuar britmat “Po vjen ushtria serbe!”, “Po vijnë njësitë e Arkanit!”. Popullatën e tmerruar po e grumbullonin dhe dëbonin në drejtim të Gjakovës. Derisa me qerre me kalë po udhëtonte bashkë me familjen në kolonën e të dëbuarve, afër Mejës, i ndaluan forcat ushtarako-policore serbe. Një ushtarak, me fytyrë të ngjyrosur, ua rrëmbeu nga duart mbesën 4-vjeçare, Edonën. E kapi për flokësh, e ngriti lartë dhe ia vuri thikën në fyt, duke kërkuar para në këmbim të saj. Edonën e lëshoi pasi Xhemajli ua dha paratë (marka gjermane) aq sa kërkuan. Sapo e lëshuan Edonën, ia rrëmbyen djalin 15-vjeçar, Imerin. “O babë, pashë Zotin mos më le!”, bërtiste me sa zë që kishte duke iu ngjitur për gjoksi për të mos u shkëputur nga babai. Xhemajli tenton t’u japë sërish para, por paratë nuk bëjnë punë më. “Merrmëni mua në vend të tij, e lëreni këtë se është fëmijë”, u thotë. Por jo. “Me ty kemi krye punë”, ia kishte kthyer njëri prej tyre, me uniformë kamuflazhi e maskë në fytyrë, që dukej se e njihte mirë. Djalin ia mënjanoi te grupi i të ndaluarve, që më pas u ekzekutuan, të tjerët i urdhëruan të vazhdojnë rrugën... “O babë, mos më le, pashë Zotin mos më le…”, edhe sot i tingëllon thekshëm zëri i të birit që i vinte nga prapa. Dy vjet më parë, mbetje eshtrash të Imer Avdullahut (15) janë sjellë nga varrezat masive të Serbisë dhe janë varrosur në Mejë.
Xhemajli më vonë e kishte marrë vesh se ditën e 27 prillit, në pushkët e para që u dëgjuan në Sheremetaj, në përleshje me forcat serbe, ishte vrarë njëri prej djemve të tij, Mustafë Avdullahu (1969) së bashku me Xhavit Fetahajn (1958), arsimtar nga Skivjani i Gjakovës, Rexhep Hajdarajn (1962), mjek nga fshati Shaptej i Deçanit dhe Hasan Metajn (1957) nga Skivjani i Gjakovës. Më pas, forcat serbe kishin tentuar t’ua digjnin kufomat. Kufomat e tyre ashtu gjysmë të djegura i shpëtuan disa fshatarë, të cilët i varrosën fshehurazi në mal, para se të mbërrinte njësia serbe e “spastrimit të terrenit”.

Gjuetia serbe në shqiptarët e Kosovës




Të zhveshur, të prerë dhe të dëbuar. Të quajtur shtazë dhe të lënë totalisht pas dore, pa asnjë ndihmë nga askush, kishin mbetur shqiptarët në Luftën e Parë Ballkanike. Kështu e përshkruan Kosovën gazetari i gazetës “Riget” nga Danimarka, Fritz Magnussen, cili sjell rrëfime nga fronti serb në muajt tetor-nëntor 1912. Rreth 25 faqe raporte gazetareske të gazetarit ende ruhen në Arkivin e Bibliotekës Mbretërore të Danimarkës, të cilët tani, pas 100 vitesh, janë lejuar për botim. “Express” sjell disa nga rrëfimet e gazetarit Magnussen.

Çfarë raportonte gazetari danez nga frontet e luftës pushtuese serbe, në tetor-nëntor 1912? Raportonte për njerëz të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjenin kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të tmerrshme të ushtrisë serbe në Shkup, Prizren, Vranjë dhe Gjakovë. Po flasim këtu për gazetarin danez të revistës “Riget”, Fritz Magnussen, shkrimet e të cilit një pjesë rastësisht ishin gjetur në internet nga gjuhëtari Palle Rossen Brenderup.

I interesuar për zhvillimet në Ballkan, që nga viti 1992, Brenderup kishte përcjellë me vëmendje marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Kosovës. Madje, ai kishte lexuar me vëmendje vepra historike mbi këtë çështje. “Një ditë jam ulur me studiuesin letrar Robert Elsie, i cili ka shkruar librin “Kosovo in the Heart of the Poeder Keg” (New York 1997 ). U befasova kur gjeta një citat nga një gazetar danez, Fritz Magnussen, që ishte korrespondent i gazetës daneze “Riget” për Luftën e Parë Ballkanike, në vjeshtën e vitit 1912”, shkruan Brendrup, pasi kishte lexuar Elsienë dhe kishte shkuar për të lexuar shkrimet e gazetarit Fritz Magnussen.

Gazetari Fritz Magnussen

Viti 1912 ishte një vit i vështirë, kur njerëzit mund të merrnin informata për luftën, sidomos nga vijat e para të frontit të Luftës se Parë Ballkanike. Kështu ka qenë edhe për gazetarin Fritz Magnussen (1878-1920). Ai ka qenë piktor dhe artist i arteve figurative. Që në artikullin e tij të parë ai është skeptik mbi censurën dhe ai humbet shpejt besimin për konferencat zyrtare të shtypit. Kur ai përmend dekretin mbi lirimin e të burgosurve të Mbretit Petar, është një informacion që ai e ka marrë nga burime zyrtare, por është hera e vetme që ai përdor informacione të tilla direkt.

Në herët e tjera ai u drejtohet burimeve vetjake ose përmbledh përshtypjet e tij. Me 12.11.1912 përmend masakrën shqiptare pranë Kumanovës (Gra dhe fëmijë të shpuar me bajoneta), ku thotë se “nuk mund ta dimë nëse kanë qenë bandat shqiptare që e kanë marrë këtë veprim, apo bëhet fjalë për një propagandë serbe”. Por mund të kuptohet që gazetari e ka marrë këtë tregim nga një ushtar që ka jetuar tetë vitet e tij të fundit në Berlin. Këtu ka mundësi që është ajo pjesë, e cila e bën Freundlich të shkruajë pikëpamjet e tij proserbe. 3000 shqiptarët e vdekur përmenden këtu si të vdekur në luftë.

Më 15 nëntor ai shkruan: “Serbët kanë të drejtë që të gëzohen”. A është mendimi i tij apo duhet të jemi të vëmendshëm të besojmë që, siç ka bërë të ditur, vetë korrespondentët e luftës janë të regjur me shpërthimet të fuqishme të gëzimit kombëtar? Në një moment, kur ai bëhet i qartë për masakrën dhe shfarosjet, ai zgjedh që fshehurazi të dërgojë mesazhin. Ai shkruan telegram special jo më vonë se data 3 nëntor (1912) dhe ky mesazh u shtyp në “Riget” më datë 7 nëntor. Nuk është e lehtë të kuptosh sesi ka punuar censura. Por puna e tij nuk ka qenë efektive dhe ka pasur mungesë të përkthyesve danezë. Por, a mund të themi se vonesa në informacion është vetëm për shkak të kaosit dhe konfuzionit? Apo bëhet fjalë për një arrogancë të pastër? Apo ndoshta “gardianët e burgut“ e kanë vonuar dërgesën e informacioneve vetë?


Lufta e Parë Ballkanike

Shumica e historianëve thonë se arsyeja e Luftës së Parë Ballkanike ka qenë dobësimi i Perandorisë Osmane. Italia në shtator 1911 i kishte deklaruar luftë Turqisë dhe kishte arritur në Tripolis. “Riget” raporton në mënyrë të vazhdueshme mbi luftën.

Pas kësaj Bullgaria, Greqia dhe Serbia i shpallën luftë Turqisë. Mali i Zi ishte anëtari i katërt i aleancës së re që i hapi luftë në tetë tetor 1912. Është me interes të shihet se këto katër vende të krishterë i shpallën luftë Turqisë pa u këshilluar me Fuqitë e Mëdha. Serbët e mbështetën shpalljen e luftës, me arsyen se donin të siguronin zbatimin e Traktatit të Berlinit të vitit 1878 dhe shpallën autonominë për të krishterët. Të 10 artikujt që janë botuar në gazetën “Riget” duken interesante si nga gjuha, ashtu edhe nga përmbajtja. Përkthyesit e dokumentit kanë gjetur probleme me gjuhën, pasi sipas tyre, është përdorur gjuhë e vjetër, por që gjatë leximit duken si pjesë pikante të mënyrës së të shkruarit. Gazetari ka përdorur fjalën moderne Albansk, në vend të fjalës që ai përdorte shpesh në artikuj, që ishte Albanesisk.


Gazeta “Riget”

Gjuhëtari Elsie kishte marrë citate nga austriaku Leo Freundlich dhe nga librin i tij “Albanians Golgatha - Anklageakten eide die Vernichter des Albanervolkes” (Eien 1913), dhe e gjithë përmbajtja e librit është një ripublikim i “Poeder Keg”, faqe 338-360.

Përndryshe, “Riget” në atë kohë ishte një gazetë me një projekt ambicioz, që pati një jetë shumë të shkurtër. Ajo u botua nga viti 1910 deri në vitin 1913. Kryeredaktori i parë ishte Franz von Jessen, i cili kishte bërë një pjesë të madhe të punës përgatitore për të gjetur para dhe gazetarë. Përmbajtja e gazetës duhet të ishte kombëtare. Një pjesë e rrethit të botuesve kishin dëshirën që të ishte një gazetë e majtë, mbështetëse e qeverisë së Berntsen-Neergaard. Në të kundërt, Franz von Jessen dëshironte një gazetari të pavarur.

Gazeta pësoi tronditjen e parë, ku pas 38 ditësh shkrimtarët L. C. Nielsen, Johannes V. Jensen dhe Ludvig Holstein duhet të largoheshin nga gazeta me propozim të Von Jessen. Për këtë çështje u shkruan shumë artikuj, të cilët dëmtuan imazhin e gazetës.

Përveç kësaj, gazeta u prezantua si një gazetë cilësore dhe serioze, që u kushtonte shumë vëmendje çështjeve të jashtme dhe kulturës.



Shkrimi i parë i Fritz Magnussen për Ballkanin
Kryeshtabi në Vranjë - Të burgosurit e parë arnautë
Nga korrespondenti ynë i dërguar në Vranjë, 24 tetor 1912

“Kur u zgjova në Vranjë, gjëja e parë që dëgjova ishte bubullimat dhe krismat që vinin nga Kumanova. Vranja dukej si një qytet gjysmëaziatik në mes të maleve të larta. Unë arrita dje në mbrëmje me automobil. Ushtria ka konfiskuar gjithë automobilat, me përjashtim të katër automobilave që janë vënë në dispozicion të korrespondentëve. Përndryshe, stacioni i trenave gjendet disa kilometra larg qytetit.

Të reshurat e vrullshme të shiut i kishin shndërruar rrugët që shpinin drejt qytetit në turma të vogla malesh, dhe vetëm një pip fishkëllimë i paralajmëronte rojet për ardhjen dhe kalimin tonë. Hotel “Vranja” është selia e shtabit gjeneral. Këtu gjendem unë i vendosur me shumicën e shokëve të mi që kemi ardhur nga vende të ndryshme. Hoteli funksionon si një qendër e një kampi lufte. Të gjithë oficerët nga grada më e lartë deri tek ajo më e ulëta takohen këtu në mesditë dhe në mbrëmje. Figura kryesore rreth së cilës sillen të gjithë është princi, Alexis Karagjorgjeviç, përndryshe djali i axhës i mbretit Petar Karagjorgjeviç. Alexis është një oficer i çmueshëm, i cili nuk lodhet nga pyetjet tona të shumta që ia parashtrojmë çdo ditë kur kthehet nga fusha e betejës në Kumanovë.

Ai ulet në mesin tonë me një çerek litër verë në dorë dhe na tregon në gjuhën frënge, gjermane dhe angleze se çfarë ka parë gjatë ditës. “Karakteristike, - thotë princi, - është se shumë pak nga të vrarët dhe të arrestuarit janë trupa të rregullta turke, shumica që luftojnë në këtë front janë shqiptarë. Shqiptarë janë edhe gjithë të arrestuarit që sot i kam parë këtu në qytet, që ishin në grupe të vogla të lidhur me litarë të hollë. Shumica e tyre kanë të veshur uniforma ngjyrë si të dheut. Janë të zbathur dhe shikojnë përpara vetes kur ecin”. Vërehet se shumica e tyre janë të qetë dhe duket se janë pajtuar me fatin e vet, bile edhe pak buzëqeshin kur i fotografojmë. Fati i tyre pothuajse, po ashtu, është i butë pas lëshimit të një dekreti për lirimin e të gjithë të burgosurve turq nga ana e mbretit Petar. Pikërisht sot u soll këtu komplet një fshat i burgosur turk. Dhe tani burra dhe gra me fëmijët në dorë bredhin rrugëve të qytetit, ku normalisht në mënyrë jovullnetare kanë ardhur këtu, por shikojnë si turistë qytetin. Burgu që në mëngjes ishte i mbushur dhe nuk kishte vend për më shumë të burgosur, tani në mbrëmje është bosh pa asnjë të burgosur.

Këtu në Vranjë fitohet përshtypja e vërtetë për entuziazmin ndaj luftës që i josh serbët. Oficerët janë të palodhshëm të paraqesin shkaqet kryesore të saj, që sllavët e jugut i kanë kundër armiqve të vet të vjetër. “Arnautët (shqiptarët) janë si kafshë të egra”: është thënia e zakonshme këtu. Ata që i kanë parë duke luftuar në Prishtinë dhe Egri Palanka kanë kuptuar se janë një mijë vite pas zhvillimit. Është urrejtja e madhe te sllavët ndaj shqiptarëve: aq më shumë nxiten shqiptarët që në luftën e përgjakshme dhe vdekjeprurëse, akoma më shumë i kundërvihen kundërshtarit fitimtar. Lëndimet që vijnë si pasojë e luftës së ashpër u ngjajnë mishtoreve. Ushtarët sllavë me lëndime të tmerrshme të shtruar në spitalin e Vranjës, janë dëshmi e një përleshjeje të karakterit mesjetar.

Disa mijëra sllavë nga veriu, Çekia dhe Sllovenia janë paraqitur vullnetarisht të luftojnë krahas me serbët. Ndërkohë, këta persona janë refuzuar si shkak i numrit të madh të ushtarëve serbë. Një gjuetar slloven tetëmbëdhjetëvjeçar është pranuar, pasi ka qenë këmbëngulës për të marrë pjesë në luftë. Kur austriakët ia ndaluan kalimin e kufirit në Semlin, ai e tejkaloi me not lumin Sava me rrymë të ashpër dhe u paraqit te njëri nga komandantët në Beograd. Kur atje u refuzua, me iniciativë tuboi një numër boshnjakësh dhe shkoi për në front. Aty, më në fund, pas shumë përpjekjesh, u vendos që të pranohet si pjesëtar i komitëve vullnetarëve. Nga ana tjetër, studentët nga Laibach (Lubjana) u refuzuan. Ne kemi në mesin tonë një numër të konsiderueshëm të korrespondentëve sllavë dhe në veçanti rusë, mes tyre edhe korrespondentin e njohur çek, Klofatsch, që po ashtu është entuziast për luftën, sikur edhe revistat e buta austriake. Megjithatë, asnjë nga ne nuk ka parë ndonjë gazetë këtu, bile edhe nuk kemi parë gjatë shtatë ditëve të fundit ndonjë gazetë. Aq më pak të kemi dëgjuar diçka nga vendlindjet tona. Tani kemi një zyrë të rregullt të gazetarëve me kritere të rrepta pune. Zoti e di a do të arrijnë letrat tona në destinacionin e duhur. Posta dhe telegrafi janë këtu në gjendje kaotike. Askush nuk e di edhe sa do të na lejojnë të qëndrojmë këtu në Vranjë. Ushtria është e gatshme për të hyrë në Shkup. Edhe pse jo komforte për të qëndruar, Vranja do të ishte në kushte të tjera tepër interesante për turistët. Ky qytet i vjetër turk është tejet i ngjyrosur, dhe bahçet e shtëpive shkëlqejnë me të gjitha ngjyrat që sjell vjeshta.

Qyteti ka edhe një lagje me romë, që banojnë në kasolle dhe kulla vëzhgimi të ndërtuara nga druri. Në afërsi të qytetit gjendet një mal, që për momentin e konsiderojmë si vendi i qëndrimit të të dashurave tona. Kemi telashe të arrijmë deri atje, si shkak i kontrolleve të shumta nga ana e komitëve të armatosur me bajoneta. Komitët nuk kanë respekt edhe për shiritin trengjyrësh që e mbajmë në dorë, sepse ata mendojnë se ne do të dezertojmë dhe do t’iu dorëzohemi turqve. Nga ky mal gati sa nuk shohim kampin ushtarak në Kumanovë, pasi nga këtu shihen trenat që bartin kafshë, miell, bukë dhe vezë deri tek vija frontale. Mjekët e malaries, të armatosur rëndë, marrin kuajt me vete për të arritur deri te fusha e betejës dhe për të arritur qëllimin. Do të donim sikur të na lejohej edhe neve të shkonim bashkë me ta! Ne vëzhgojmë çdo tym që ngjitet në qiell në drejtim të Egri Palankës dhe Kumanovës. Mirëpo grupet e njerëzve që gjithnjë i shohim nëpër lugina janë ushtarët, të cilët akoma nuk kanë arritur te pika e zjarrtë, por i dëgjojmë krismat e tyre kur gjuajnë larg. Ndoshta do të vijmë njëherë deri atje. Vagonët që sjellin çdo ditë të lënduar nga fronti dëshmojnë për luftime të ashpra. Neve na është premtuar se në betejën e madhe në Ovçe Polje do të na mundësohet të vëzhgojmë nga afër betejën”.

Botimi në “Riget” më 7.11.1912

Gjueti serbe njerëzish

Trupat serbe drejtojnë një luftë shfarosëse të frikshme ndaj popullsisë arnaute, ndërsa banorët hidhen jashtë nga shtëpitë dhe qëllohen me armë si minj: telegram special nga korrespondenti ynë i dërguar pranë komandës serbe

Yskyb mbi Semlin, e mërkurë

Lufta serbe ne Maqedoni ka marrë karakterin e një masakre të tmerrshme të popullsisë arnaute (shqiptare). Ushtria ndjek një luftë shfarosëse të tmerrshme. Sipas prononcimeve nga oficerë dhe ushtarë janë vrarë 3000 arnautë midis Kumanovës dhe Yskyb (Shkupit) dhe 5000 përreth Prishtinës. Fshatrat arnaute rrethohen dhe më pas iu vihet zjarri. Banorët që dalin nga shtëpitë qëllohen për vdekje si minj. Kjo gjueti njerëzish tregohet me gëzim nga ushtria serbe. Gjendja në Yskyb është e tmerrshme. Janë bërë kontrolle në shtëpitë e arnautëve dhe nëse gjenden gjëra që ngjajnë me armë, njerëzit qëllohen në vend. Është shumë e pasigurt që të qarkullosh në rrugë, sepse vazhdon të qëllohet drejt shtëpive dhe brenda tyre. Në çdo moment fluturojnë plumba të vegjël nëpër rrugë. Dje, 36 arnautë u dënuan me vdekje pa gjyq dhe u ekzekutuan në vend. Lumi sipër në të djathtë është i mbushur me kufoma. Çdo ditë krijohen ekspedita gjuetarësh në fshatrat përreth. Dje, një oficer serb me tha mua se kishte marrë pjesë në një gjueti të tillë, ku njëkohësisht mburrej se pardje më në fund kishte vrarë nëntë arnautë. Nuk kalon asnjë ditë pa pasur ndonjë vrasje makabre e ndonjë arnauti. Unë dërgoj këtë telegram me një korrier të veçantë nga Yskyb në Semlin, për të shmangur censurën e fortë. Do të provoj më vonë që të dërgoj korrespondencën.

Masakra serbe e Smirës, Viti

Në Smirë të Vitisë u gjetën eshtra të banorëve të vrarë nga ushtria serbe në vitin 1912. Mbetje mortore të këtyre qytetarëve të vrarë para se më shumë se 100 viteve u zbuluan gjatë punimeve të banorëve në përgatitjen e lapidarit për nder të martirëve të kësaj masakrës së Smirës .

Të vjetrit tregojnë se viktimat janë varrosur, në jug-lindje, mbi fshat, në vendin ku janë vrarë, në vendin e quajtur Bjeshkallavë. Isuf Demiri, banorë i fshatit Smirë i moshës rreth 80 vjeçare thotë se dyshohet se në këtë vend janë të varrosur të paktën 60 banorë, të Smirës të cilët janë vrarë në këtë masakër.

"Atë ditë në Smirë janë vrarë 72 veta, disa thonë edhe më shumë, por nuk ka shënime të sakta. Serbët i kanë mbledhë nëpër fshat kë e kanë zënë dhe i kanë sjellë këtu e i kanë vrarë", ka thënë Demiri .

Ai ka theksuar se ndonëse e ka ditur se janë të varrosur aty, ndihet pak më i lehtësuar që u gjetën eshtrat e të parëve të vrarë në vitin 1912, sepse ka pasur dëshirë t`i shohë edhe vet me sy këto shenja.

Sipas banorëve masakra në Smirë dhe në disa fshatra tjera përreth të komunës së Vitisë si Lubishtë e Tërstenik, nga aradhat serbe, erdhi në shenjë hakmarrje, një ditë pas Luftës së Ferizajt, ku kishin marrë pjesë edhe banorë të kësaj ane.

Me rastin e shënimit të 100-vjetorit të rënies së viktimave të maskrës së Smirës dhe rënies së dëshmorëve Xukë Zuka, Sahit Gorani e Bajram Ahmeti, që ranë në Luftën e Ferizaj më 1912, më 26 tetor, në Bjeshkallavë dhe në hyrje të fshatit do të shpalosen lapidarë për nder të tyre .

Ditë më parë edhe banorët e fshatit Lubishtë në vendin ku janë duke ngritur lapidarin për nderë të të parëve të tyre të vrarë gjatë vitit 1912 kanë zbuluar mbetje mortore.

Masakrat serbe nder shqiptar


Me njëzet e nëntë nëntor 2012.kane kaluar plot 100 vite nga themelimi i Mbretërisë së Serbisë ne rrethin e Durresit .Kjo datë nuk do të jetë e shenuar si feste .Historiografia serbe është përpjekur për të "mos informuar " këtë aventurë neper Shqiperi të Pashiqit neper shkollat e tyre dhe te kaluaren e tyre , per keto tekste nuk jane te informuar tek nxnensit dhe gjeneratat serb .

Në fillim të shekullit të njëzetë, Perandoria Osmane miratoi kërkesën e fiseve shqiptare për krijimin e një vilajeti të veçantë shqiptare në kuadër të Perandorisë.Për Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë, të cilat kanë pasur plane për pushtimin e ketyre tokave ishte sikur thirrje per alarm ne kete pjese Turqise . Lufta e Parë Ballkanike, te cilen këto ditë në Serbi festojmë me krenari të madhe, nuk ishte asgjë tjeter vetem se nje lufte pushtimi te shteteve te vogla Ballkanike .
Sipas dëshmisë të disa ushtarëve serbë të shkolluar në këtë fushatë, veçanërisht Dimitrije Tucović dhe Kosta Novakoviç, Serbia ka treguar brutalitetin e forcave pushtuese. Nuk ka kursyer as civile por te njejten metode ka perdorur edhe ushtaret e vet dhe jane keqtrajtuar , mijera ushtare serb kane lene jeten e tyre atje pa u vrare nga plumbi (nga vet ushtria serbe ( shkaku qe kane kundershtuar padrejtesit te ushtris se tyre, shenimi im ). .
Ata te cilet kan shkrpeur zjar ose kane perdorur thika , kane lene historine me te turpshme te sebise te historise moderne srbe .
Nuk kishte donje rezistence te madhe nga ana e shqiptareve ne ate kohe , por si avansonte ushtria serbe gjate luftes , së pari në Kosovë dhe më pas në Shqipëri , krime dhe mizori te panumerta jane kryer ne emer "kinse" po kunderivihemi kryengriteseve .

Ndër krimet më të mëdha të kryera nga ushtria serbe në vitin 1912 është masakriimi i popullates civile shqiptare ne Lume ne krye me Jankoviq .B . ( emri i nje qyteti ne kufirin me Maqedoni - Jankovic , pas pavarsise te Kosoves quhet Hani e Elezit,shenim i im)
Trupat serbe masakruan civilë duke përfshirë gratë, fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët dhe dogjën 27 fshatra. Sipas raportit të Komisionit Ndërkombëtar për luftërat e Ballkanit, ne ate raport Ndërkombëtar eshte thene per krime të veçanta mizorike, duke përfshirë edhe djegien gjallë të grave dhe fëmijëve para syve te baballareve dhe burrave te tyre .

Pas kësaj, 400 njerëz vullnetarisht u dorëzuan tek autoritetet serbe, por ata u dërguan në Prizren dhe u ekzekutuan aty. Krimi në pyje u përsërit në shtator 1913, në fund e të ashtuquajtur "aventura shqiptare". Edhe pse Konferenca e Londrës u vendos që Luma ti përkas në Shqipërise, ushtria serbe nuk tërhiqet prej saj.

Për dy orë u zhduken 500 shpirtra ", thotë Tucoviç. Raporti i Komisionit Ndërkombëtar konstaton : "Unë nuk guxoj të them më shumë, por unë mund të them se Luma (zona shqiptare pranë lumit me te njejtin emer Lume) nuk ekziston më. Nuk ka asgjë, por vetem kufoma, pluhur dhe hi. Ka fshatra prej 100, 150, 200 shtëpi, ku nuk ka më një njeri . . Grabitje në të gjitha anët. Oficeri u tha ushtarëve për të shkuar në Prizren dhe shesin gjërat që ishin vjedhur ".

Pas masakrës në Lume, në vitin 1912, ushtria serbe "në stilin e njëjtë," vazhdoi penetrimin në Shqipërinë qendrore dhe qëllimi i saj kryesor - Deti Adriatik. Më 29 Nëntor 1912, duke fituar Shqipërinë veriore dhe qendrore,
Mbretëria e Serbisë shpalli rrethin Durres nën kufijte e Serbise. Ky qark është i përbërë nga katër rrethe: Durrës, Lezh, Elbasan dhe Tiranë. Ata menjëherë kane ngritur të gjitha organet administrative në kete rrethin.

Ne krye te kesaj rrethine ishte Ivan Ivanoviç, dhe kryetari qytetit te Durrësit, ishte Pjetri Đurašković. Pas entuziazmit fillestar te popullates Ortodokse ne këtë fushë (kryesisht greke dhe të krishterët shqiptarë), sistemi i qeverisjes despotike e autoriteteve serbe, arroganca e tyre , detyruan per mbledhjen e taksave nga popullsia e varfër, si dhe raprezaljet brutale qe provokoi reagim dhe rezistenca e të gjithë popullatës. Pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare.

Megjithatë, vendimi i Fuqive të Mëdha, Serbia u detyrua të largohet së shpejti nga Shqipëria. Në prill 1913, anijet ushtarake serbe u transferuar në Selanik, ku ata kthehen përsëri në Serbi.
Në ate gjysmë vit të qëndrimit të serbeve në Shqipëri, autoritetet serbe kanë mbjellë vetëm, grabitje frikë dhe vdekje. Dhe çfarë do të presim më vonë, pas 100 vitesh ? - mosbesim dhe urrejtje në mes të popullit serb dhe shqiptar.
Ky episod në historinë e Serbisë është përjashtuar plotësisht nga tekstet e historisë serbe."

Platforma antishqiptare e pushtetarëve serbë për asgjësimin e shqiptarëve

Platforma antishqiptare e pushtetarëve serbë për asgjësimin e shqiptarëve ka gjetur zbatimin e saj në vazhdimësi kohore në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Ajo ka pasur kulmet e veta herë në fushën ekonomike, herë në atë politike, herë në atë fetare apo në atë ushtarake, por vazhdimisht të gërshetuara.

Ndaj popullatës dhe vendbanimeve shqiptare, policia, ushtria dhe paramilitarët serbë në masë të gjerë, duke filluar në mars të vitit 1998 e deri në pranverë të vitit 1999 ndërmorën ofensiva për vrasjen e popullatës shqiptare dhe rrënimin e vendbanimeve të tyre. Kjo shtypje kulmin e arriti në muajt mars - qershor 1999. Në këtë fundshekulli, kur bota përgatitet të hyjë në mijëvjeçarin e tretë me arritje njerëzore e qytetare, shqiptarët e Kosovës pësuan një tragjedi të vërtetë: ata u ndodhën përpara mizorive dhe reprezaljeve makabre si dhe përpara një spastrimi të egër etnik të ushtruar nga ana e forcave policore e ushtarake si asnjëherë tjetër më parë. Millosheviqi dhe bashkëpunëtorët e tij, në zbatimin e planeve të përgatitura në fshehtësi, hodhën kundër shqiptarëve kosovarë armatën 45-mijëshe të policëve, ushtarakëve dhe paraushtarakëve serbë. Repartet e saj me uniforma e pa uniforma nxirrnin dhunshëm brenda disa minutave shqiptarët nga banesat dhe shtëpitë e tyre, disa nga të cilave ua vinin flakën, ndërsa njerëzit i nisnin drejt kufirit shqiptar e maqedonas. Millosheviqi kishte vendosur që t’i qëronte hesapet përgjithmonë me shqiptarët e Kosovës, ta spastronte etnikisht tokën sa më parë nga këta banorë autoktonë. Kështu planifikonte që 610 vjetorin e Betejës së Kosovës ta “festonte” në Gazimestan pa shqiptarë në Kosovë.

Edhe përkundër vrasjeve, masakrave e dëbimeve të shqiptarëve, pushteti serb me qëllim të kolonizimit të Kosovës bënte propagandë dhe vazhdonte ndërtimin e objekteve të banimit për popullatën serbe. Kështu, siç njofton gazeta “Jedinstvo” e Prishtinës, e datës 11 mars 1999, në lagjen “Bazhdarhane” në Prizren me 10 mars 1999 filloi ndërtimi i 236 banesave për nevoja të Ushtrisë Jugosllave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe kuadrave të nevojshme për ekonominë e Prizrenit.

Vala e terrorit të institucionalizuar shtetëror serb, e vrasjeve, e masakrimeve, e ekzekutimeve të shqiptarëve përfshiu mbarë Kosovën. Paramilitarët e policët, por dhe ushtarët e egërsuar serbë mund të vrisnin dhe vrisnin kë të donin e kur të donin - pa ndjerë kurrfarë përgjëgjësie as morale, as njerëzore e as ligjore. Mund të vrisnin edhe vrisnin të rinj e të reja, pleq, plaka e burra, duke mos kursyer as fëmijë e as foshnja. Vrisnin - me apo pa motiv. Vetëm pse ishin shqiptarë. Vetëm pse donin t’i zhduknin nga faqja e dheut, t’i zhduknin nga Kosova, në mënyrë që ata, që mund të shpëtonin nga plumbi ose nga thika e tyre, të iknin, të detyroheshin të largoheshin nga Kosova, në qoftë se rastësisht mund të shpëtonin nga arrestimi apo deportimi i dhunshëm i tyre.

Vrasjet dhe masakrat barbare më monstruoze, që bëri pushteti kundër popullit shqiptar në Kosovë, me synim plotësisht të qartë për shfarosjen totale të tërë popullatës shqiptare të Kosovës demaskoi plotësisht politikën dhe karakterin gjenocidal të pushtetit dhe të shtetit serb. Falangat dhe kordonet ushtarake, policore e paramilitare serbe të vdekjes nuk kursyen jo vetëm civilët e paarmatosur shqiptarë, por as gratë, as fëmijët, as foshnjet e as pleqtë e tyre. Duke treguar haptas tërë egërsinë e tyre dhe duke u munduar t’i fshinin gjurmët e dhunës makabre, forcat serbe dogjën viktimat e terrorit të tyre, ose edhe i zhvarrosën dhe i dërguan trupat e tyre në drejtime të panjohura, të cilat sot po zbulohen në varrezat e shumta nëpër Serbi.

Me fillimin e konfliktit të armatosur në Kosovë (mars 1998), spastrimi etnik e gjenocidi morën formën e një veprimtarie barbare, që sfidoi gjithë bashkësinë ndërkombëtare në prag të shekullit XXI. Bombardimet e NATO-s të filluara më 24 mars 1999 kishin për synim ndaljen dhe ndërprerjen e spastrimit etnik të Kosovës me vrasje, masakrime e ekzekutime, me plaçkitje, rrënime e djegie të vendbanimeve të tëra dhe me deportimin masiv të popullsisë shqiptare nga trojet e veta etnike, që ushtronte pushteti ushtarako-policor serbë mbi popullatën shqiptare.

Planet serbe, të propozuara edhe nga Dobrica Qosiq e akademikë të tjerë serbë, deri edhe nga qarqe të politikës zyrtare të Beogradit, kanë planifikuar zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët. Për të arritur këtë qëllim, është ushtruar gjenocid i plotë mbi një popullsi të tërë në Kosovë. Është masakruar gjithë ajo popullsi civile, për t’u poshtëruar në atë masë aq barbare e për t’u deportuar ajo në tri drejtime: Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi. Ky dëbim ishte eksoduesi, përkatësisht zhvendosja më masive në Evropë që nga Lufta së Dytë Botërore.

Dëbimi - nxjerrja e njerëzve me dhunë nga shtëpitë dhe banesat e tyre, ku para tytave të automatikëve urdhëroheshin që të vazhdojnë drejt stacionit të trenit ose të motorizuar, madje edhe këmbë iknin drejt Shqipërisë, kufirit me Maqedoninë, por edhe drejt viseve me popullatë kryesisht shqiptare e boshnjake në Mal të Zi. Nga të katër anët e Kosovës kolona njerëzish në këmbë, me traktorë, me makina e me tren kishin marrë rrugën e mërgimit, të ndjekur e të persekutuar nga forcat serbe. Në mesin e tyre kishte edhe të sëmurë e të moshuar dhe të hendikepuar, gra shtatëzëna e fëmijë dhe foshnja të posalindura. Udhëtonin këta të ndjekur ose ecnin këmbë kilometra e kilometra në kushte të vështira atmosferike e me përjetime e kujtime tronditëse për njerëz të vrarë e të pavarrosur, kufoma të hedhura anës rrugëve, djegie të tyre e të shtëpive të tyre. U sendërtuan në vepër thëniet e kriminelit Sheshel, i cili vazhdimisht theksonte se shqiptarët duhet të ndiqen përtej Bjeshkëve të Nemura, të vdekur ose të gjallë... Ndërsa, pushteti serb kishte bërë plane që pas kësaj të gjithë refugjatët nga Kroacia e Bosnja të sillen në Kosovë si dhe një numër i popullatës serbe nga e ashtuquajtura “Srpska Republika”, p.sh. pjesë e popullatës së Banja Llukës në Prishtinë e kështu me radhë.

Për të dëbuarit në Maqedoni vend i ferrit ishte Bllaca, ku njerëzit ballafaqoheshin me vdekjen. Të moshuarit, të sëmurit, fëmijët, të lodhur e të rraskapitur, të mërdhirë e të uritur erreshin, por nuk gjenin dot të gjallë. Bllaca ishte një katastrofë njerëzore e politikës antihumane ndaj një populli të pambrojtur. Bllaca, si e këtillë, u dënua nga opinioni demokratik e humanitar botëror.

Pas asaj rrëmuje të invazionit të policëve dhe të paramilitarëve, shtëpitë shqiptare mbetën dyerhapur. Mbetën edhe shporetat e ndezur, edhe buka në shporetë, gjellëra mbi të e përgatitur, tryeza e shtruar.

Gjatë dëbimit iu plaçkitën të hollat, gjërat me vlerë, automobilët. Ata që nuk kishin maltretoheshin, rraheshin apo edhe vriteshin. Dokumentet personale u merreshin dhe menjëherë ua grisnin, me qëllim që ata të mos kenë dëshmi legjimiteti. Ata ishin të bindur se shqiptarët nuk do të kthehen kurrë. Edhe gjatë dëbimit paramilitarët serbë u thonin: Se kurrë nuk do ta shohin Kosovën më, e nëse e shohin ate do ta shohin nëpërmjet ekranit të televizionit!; Se vetë e keni kërkuar këtë, shkoni në Shqipëri se ajo është juaja, kjo është Serbi!; Qe kjo është NATO-ja, vetë e këni kerkuar atë, etj.

Para tërheqjes, paramilitarët serbë ekzekutonin shqiptarët në vend, ndërsa gjatë tërheqjes ndanin burrat nga gratë, nga anëtarët e familjes dhe i kanë ekzektuar apo i kanë humbur, ndërsa gratë dhe vajzat ka raste kur i kanë dhunuar.

Lidhur me dëbimin e popullatës shqiptare nga Kosova, Kadare shkruante: “Deportimi i shqiptarëve të Kosovës është e treta tragjedi, më e egra, më e pashembullta e më mizorja. Por ajo ka brenda, bashkë me zinë, edhe dritën e së ardhmës. Është hera e parë që shqiptarët do të kthehen përsëri atje prej nga u shkulën. Në fatin tonë ka ndodhur nj ndryshim, nga ato që quhen hyjnore. Shqipëria, pas gjithë anktheve të saj po skajohet më në fund në atë pjesë të botës, që ëndërronin njerëzit me të ndritur të saj, që nga Gjergj Kastrioti gjer të rilindasit: në zonën evropiane, ku ka qenë e aty ku e kishte vendin. Të tjerët, fqinjët e saj të egër le të shkojnë ku të duan. Atë Kosovë, që e lanë si një të keqe, shqiptarët do të mbushin përsëri me praninë e tyre, me djemtë dhe vajzat e bukra, me rrudhat e pleqve, me armatë e pathyeshme të foshnjeve e të fëmijëve, që do të përtërihen të gjitha, siç përtërihej jeta pas ikjes së mortajës. Jeta e rikthyer pas një sezone çmohen më shumë, dhe po ashtu çmohet me shumë toka dhe shtëpia, ninullat dhe librat, de gjithçka tetër që përbën atë që thuhet vendi i atit, atdheu. Duke u ndarë nga një natë e zezë tmerri, shqiptarët nuk duhet të harrojnë në jetë të jetëve atë që u ndodhi. Jo për të rënë në kurthin e urrejtjes shterpe, por për të çmuar e për ta mbrojtur më mirë jetën e tyre…”.[1]

Pushteti ka luajtur lojën e dyfishtë, atë të krimit të organizuar e të krijimit të bindjes te popullsia lokale serbe e malazeze se me dëbimin e shqiptarëve kjo anë do të jetë gjithmonë Serbi. Disa serbë vendorë naivë janë nxitur të bëjnë krime e mizori mbi fqinjët e vet shqiptarë, madje edhe pronat e shqiptarëve u janë ndarë serbëve lokalë. Kështu shumë serbë vendorë janë vënë pas krimit, plaçkës e ndarjes së tokave të shqiptarëve. Mirëpo, në fund pasi u shfrytëzuan u tradhtuan nga pushteti dhe një numër i tyre, pas kthimit të shqiptarëve, pas muajit qershor 1999 në atdhe, pasi i kishin duart e përgjakura bashkë me paramilitarët, policët e ushtarakët, shkuan pas tyre në Serbi e gjetiu, ku pjesa më e madhe e tyre kishte shtëpitë dhe banesat e veta.

Vandalizmi i pushtetit serb krahas krimeve çnjerëzore mbi shqiptarët, rrënimit të fshatrave shqiptare me tërë infrastrukturën, në shënjestër të shkatërrimeve sistematike pati edhe objektet shkollore, ambulanca, shtëpi të kulturës, objekte me vlerë të trashëgimisë historiko-kulturore, si p.sh. shumë kulla të vjetra shqiptare, me 27 mars 1999 ndërtesën e kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Çarshinë e Gjakovës, Çarshinë e Pejës, më se 209 xhami, shumë teqe, shtëpi të vjetra me vlerë të madhe arkitektonike etj., si dhe shumë dokumente arkivore, libra, eksponate muzeale etj.

Gjatë kësaj periudhe pushteti serb kishte plaçkitur nga kuvendet komunale, zyret e vendit etj., tërë dokumentacionin e ofiçarive, siç ishin librat amë të të lindurve, të të kurorëzuarve, të të vdekurve, librat e nënshtetësisë, pastaj dokumentacionin e shërbimeve kadastrale etj. Ato i kishte shpërndarë nëpër qytete të Serbisë. Ndërsa, dokumentet e tilla personale dhe pronësore që posedonin shqiptarët, soldateska serbe u kishte djegur së bashku me shtëpitë dhe gjithë pasurinë që kishin, ose ua kishin grisur gjatë dëbimit të tyre. Qëllimi i tërë kësaj ishte, që dokumentet e gjendjes civile, së bashku me librat e shërbimeve kadastrale dhe dokumentet e tjera me vlerë që dëshmojnë qenësinë dhe indentitetin shqiptar të Kosovës, ajo i plaçkiti për t’i fshehur gjurmët e spastrimit etnik që bënte në Kosovë dhe për të ndërruar me dhunë strukturën demografike të popullsisë në favor të pakicës serbe e malazeze dhe për t’ua ndaluar me dhunë të dëbuarve përgjithmonë kthimin në Kosovë, duke u munduar që para syve të opinionit botëror të paraqesin mungesën e këtyre dokumenteve, si “argument” se ata nuk kanë qenë kinse asnjëherë banorë të kësaj treve. Nga Arkivi i Kosovës është marrë dokumentacioni për kolonizimin e Kosovës ndërmjet dy luftërave botërore, ai i revizionit të reformës agrare dhe dokumentacion tjetër për çështje pronësoro-juridike dhe ate të dënimeve politike pas Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu edhe nga institucionet tjera shtetërore janë marrë dokumentet si ai nga Sekretariati i Punëve të Brendshme të Kosovës, nga Enti i Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës së Kosovës, Muzeu i Kosovës dhe shumë institucione të tjera.

Deri në fillim të majit 1999, nga Kosova ishin përzënë rreth 730.000 shqiptarë. Prej tyre 605.000 u strehuan në Shqipëri, në Maqedoni, Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa 125.000 të tjerë në vende të ndryshme të Evropës dhe të Amerikës dhe Australisë. Po t’u shtohen këtyre refugjatëve edhe të ikurit deri më 1996, del se shovenizmi serb shpërnguli me dhunë deri në maj afro 1.000.000 shqiptarë të Kosovës ose më shumë se ½ e popullsisë shqiptare të këtyre trojeve. Rreth 700.000 shqiptarë u shpërngulën nga banesat dhe shtëpitë e tyre dhe u detyruan të jetonin në rajonet malore të Kosovës në një situatë dramatike.[2]
Sipas të dhënave të UNCHR në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosovë 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Izrael etj.[3]

Duhet theksuar se në mbrojtje të popullatës vendore shqiptare, të pragut të shtëpisë, në kthimin e krenarisë kombëtare, në sensibilimin e çështjës shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe në çlirimin e vendit kishte dhën padyshim Ushtria Çlirimtare e Kosovës, bijët dhe bijat më të mira të popullit tonë. Disa nga ata dhanë vlerën më të shtrejtë për liri e pavarësi – jetën.

Njësitë militare e paramilitare anticivile serbe kanë bërë në Kosovë krime të rënda, përmasa të krimeve kundër njerëzimit. Kriminelët serbë, përkundër gjithë egërsisë që kanë treguar duke vrarë, ekzekutuar, masakruar dhe torturuar në mënyrën më të tmerrshme viktimat, gjatë tërë kohës janë munduar t’i fshehin gjurmët e krimeve të veta, duke varrosur e zhvarrosur trupat e vrarëve e të të masakruarve, duke i bartur nga një vend në vendin tjetër, duke i hedhur në puse e humnera ose edhe duke i djegur e zhdukur në mënyra të ndryshme. Megjithatë, edhe në Kosovë po shihet se krimet nuk mund të fshehen. Këtë e ka vërtetuar edhe zbulimi i rreth 550 varrezave masive dhe i qindra e mijëra varreve individuale me trupat e dekompozuar e skeletet e viktimave që ende po gjenden nëpër vise të ndryshme të Kosovës të shkaktuar nga kriminelët serbë.

Numri i të vrarëve, të ekzekutuarëve, të masakruarëve, të djegurve për së gjalli apo për së vdekuri, sipas parametrave të deritashëm, vlerësohet të jetë së paku 11.000. Mbi 2.000 shqiptarë të burgosur dihet se po dergjen nëpër burgjet e Serbisë e të Vojvodinës, ndërsa deri në 4.000 vlerësohet të jetë numri i të zhdukurve dhe i të kindapuarve. Ushtarët, policët e paramilitarët serbë kanë dhunuar femrat shqiptare në pjesë të ndryshme të Kosovës. Numri i objekteve të shkatërruara, të djegura ose të dëmtuara - i shtëpive dhe i banesave, i lokaleve afariste dhe i fabrikave, i shkollave dhe i objekteve të tjera arsimore, kulturore e shkencore, i objekteve fetare, i monumenteve kulturore e historike që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, lokaleve afariste, punëtori zejtare, fabrika etj. - është tejet i madh. Vlerësohet se gjatë luftës në Kosovë (mars 1998 - qershor 1999) sipas të dhënave jokomplete janë shkatërruar dhe djegur 204.285 shtëpi, pastaj banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, në 1300 vendbanime të 29 komunave, 534 shkolla dhe 240 institucione shëndetësore, kurse 617 vendbanimeve janë shkatërruar instalimet dhe objektet për furnizim me rrymë, ujë të pijes dhe kanalizim.[4]

Këto shkatërrime ata i bënë në emër të edukatës ksenofobe e, sidomos, të politikës serbomadhe të Millosheviqit dhe të klikës së tij. Në shtyp, në masmedia dhe në meshat e tyre ata e mbiquajtën Kosovën “Djep i shtetit serbë”, “Jeruzalemi serb”, “Serbi e Vjetër” etj. Dhe për ta gdhendur në mendjet e zemrat e gjeneratave të tyre, ata asgjësuan, përshtatën, modifikuan, krijuan ose ngritën buste, monumente, vendosën pllakata e simbole të reja anembanë Kosovës.

Strategjia serbe eshtë strategji e tokës së djegur dhe të vdekur. Spastrimi etnik që të pushtohet tërësisht territori. Pushtetarët serb kanë zhvilluar strategjinë e vet me një parim të luftërave të mëparshme të vjetra me shekuj, që thotë se “asnjë popull nuk mund të pushtohet”. Për të pushtuar territorin ata kanë zgjedhur taktikën e spastrimit etnik. Kanë pasur për qëllim që të okupojnë tokat, por nuk kanë dashur që ato toka të kenë popull joserb, lëvizja për çlirim do të ishte e vazhdueshme dhe një ditë patjetër ai popull do të gëzonte lirinë.

Mirëpo, populli shqiptar, rinia e tij përherë iu kishte kundërvën këtij terrori e kësaj dhune, e atë me forma të ndryshme. Në fillim me organizimin e organizatave ilegale, pastaj marrjes së aksioneve kundër organeve të pushtetit si dhe në vitet e fundit edhe me rezistencën aktive - forminin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën ishin përfshirë bijt dhe bijat më të mira të popullit shqiptar në mbrojtje dhe çlirim të atdheut. Falë kësaj ushtrie, e cila filloi nismën e çlirimit të vendit, pastaj angazhimi i forcave të Aleancës Veriatlantike - NATO-s në sulmet ajrore ndaj forcave serbe që nga 24 marsi e deri me 12 qershor 1999, kur forcat tokësore të NATO-s hyn në Kosovë triumfalisht. Forcat okupuese serbe nënshkruan kapitullimin dhe u detyruan të tërhiqen nga Kosova, kurse populli shqiptar të kthehet në vatrat e veta në liri dhe të marshojë në rrugën për pavarësi.

Pas tërheqjes së trupave serbe ushtarake nga Kosova, rreth 47.000 trupa ushtarake përpara afatit të pranuar në Marrëveshjen ushtarako-teknike të nënshkruar nga NATO dhe komandantët ushtarakë të ish RFJ-së me 9 qershor 1999, janë tërhequr afro 800 tanke, transportuese të blinduara, topash dhe gryka zjarri artilerie. Menjëherë, po atë ditë dhe ditëve të tjera popullata shqiptare filloi kthimin në vatrat e veta. Këtë e bënë së pari refugjatët nga Maqedonia, pastaj ata nga Shqipëria e kështu me radhë, përkundër apelit të UHNCR të rrezikut nga minat, duke mos pritur fare kthimin e organizuar që paralajmëronin organizatat dhe institucionet ndërkombëtare humanitare e të tjera.

Kthimi i shpejtë i refugjatëve nga Maqedonia, nga Shqipëria dhe nga vendet perëndimore e të largëta, si SHBA, Kanada, Australia etj. është një fakt mahnitës për botën, që tregon se sa shumë janë të lidhur shqiptarët për tokën e vet, sa shumë dashuri kanë për atdhe.

Forcat aleate të NATO-s në krye me SHBA bënë aktin më humanitar deri më tani ndaj në populli të përvujtur, duke e mbrojtur nga asgjasimi total. Ato kontribuan që Kosova sot po shkon drejt pavarësisë. U bë konstituimi i organeve të pushtetit në udhëheqjen e UNMIK-ut të cilat gradualisht kompetencat janë duke ua lëshuar vendorëve. Ndërsa, popullata serbe dhe malazeze por edhe të tjerë e cila nuk kishte kurrfarë dorë në dhunë e terror me krijimin e kushteve filloi të kthehet në Kosovë, ndërsa me zgjidhjen e statusit të Kosovës ajo duhet definitivisht të kthehet dhe të jetojë së bashku me popullatën vendore shqiptare dhe të tjerë në barazi të plotë dhe në një shtet të ri e perspektivë – Kosovën.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...