Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/07

Shtëpitë e heshtura të të vdekurve në Kosovë


Marie Colvin(ish gazetare e vrarë në Siri)


“The Sunday Times”, 15 mars të vitit 1998






Të gjithë ishin të vdekur. Në fund, atje ishte nëna e saj, Feridja, me flokët e shndritshëm të zinj dhe zërin që gjithnjë e bënte të ndihej mirë Besartën. Ajo qëndronte e shtrirë në tokë dhe kurrë më nuk do të përgjigjej në thirrjen “nënë” të së bijës.

Kosovë, mars-maj 1998 – Gjëja e fundit që i kujtohet Besartës nga familja e saj është se axha, Ademi, po këndonte këngë popullore shqiptare me zë, për ta mundur zhurmën dhe për të penguar panikun. Asaj i kujtohet çasti kur kënga u ndal. Pastaj, për 36 orë, vetëm zhurma e bombave mund të dëgjohej – shkruante Marie Colvin në “The Sunday Times” katërmbëdhjetë vjet më parë. Shkrimin e kësaj gazetarje, që u vra ditë më parë në Siri, e ribotoi sot “Koha Ditore”. Po e japim të plotë, si një homazh për të.

E tëra që kuptonte 11-vjeçarja Besarta Jashari ishte se predhat artilerike nuk po e godisnin më shtëpinë e saj. Tashmë sa orë zhurma kishte qenë e padurueshme. Derisa ajo shtrëngohej nën magje, të cilën nëna e saj e përdorte për ta përgatitur bukën, tavani kishte rënë dhe muret dukej se eksplodonin. Tani ishte heshtja ajo që e tmerronte. Duke u ngulfatur nga tymi dhe pluhuri, ajo bërtiti duke e kërkuar nënën.

Duke qarë derisa po zvarritej nëpër gërmadha, ajo gjeti motrat e saj, Lirien dhjetëvjeçare, Fatimen tetëvjeçare dhe shtatëvjeçaren Blerina. Ajo u mundua t’i zgjonte dhe u mbulua me gjak deri kur e pa se ato kishin vdekur. Pastaj Besarta pa vëllezërit e saj: Selvetin (20), Afetin (17), Besimin (14) dhe Blerimin (12). Ata gjithnjë i ishin dukur aq të fuqishëm. Tani, të gjithë ishin të vdekur. Në fund, atje ishte nëna e saj, Feridja, me flokët e shndritshëm të zinj dhe zërin që gjithnjë e bënte të ndihej mirë Besartën. Ajo qëndronte e shtrirë në tokë dhe kurrë më nuk do të përgjigjej në thirrjen “nënë” të së bijës.

Besarta kaloi nëpër një vrimë në mur dhe vrapoi përreth shtëpisë, duke bërtitur “Dikush... a është dikush ende gjallë?”. Kur askush nuk iu përgjigj, ajo u kthye nën magje. Pushimi midis granatimeve kishte qenë tejet i shkurtër. Besarta do të kalonte tërë natën dhe ditën e vetme, me familjen e vdekur rreth saj, derisa raketat serbe binin një nga një, duke u përplasur në shtëpinë me kulmin e kuq, që dikur kishte qenë shtëpia e saj. Besarta, një nxënëse e mirë dhe e lumtur, ishte e mbijetuara e vetme e një sulmi, i cili tani mund të shpaloset si asgjë më pak sesa një masakër e kalkuluar dhe gjakftohtë.

Shtëpia në Prekaz, fshatin me peizazhin pastoral, midis arave të punuara me mjeshtri, kodrave në afërsi, i kishte strehuar 22 anëtarë të familjeve të dy vëllezërve, Hamëz Jasharit, babait të Besartës, dhe Adem Jasharit, axhës së saj – shqiptarë të Kosovës, provincës më jugore të asaj që ka mbetur nga Jugosllavia e drejtuar prej serbëve. Vdekjet e tyre nuk ishin aksident i luftës. Unë e kam përmbledhur tmerrin e javës së kaluar nga ajo që Besarta – që tani po fshihet në qytezën e afërme të Skënderajt – u kishte thënë të afërmve, që arritën të iknin nga shtëpitë e tjera në Prekaz. Unë i pashë vrimat nëpër kulmet dhe muret e tri shtëpive të Jasharëve në kompleks – një shtëpi e gjyshërve të Besartës dhe shtëpitë e Hamzës dhe Ademit – si dhe gropëzat e lëna nga mitralozat e përdorur në një distancë të afërme në mure. Në oborrin e përbaltur shiheshin të shpërndara gjësendet e familjarëve që dikur jetonin këtu: një çantë djemsh; kartolina nga të afërmit në Gjermani dhe një antenë satelitore, që ishte bërë shoshë nga fishekët. Koni dhe bishti i dy raketave mund të shiheshin midis gërmadhash.

Dje, e tëra që lëvizte në kompleks, që dikur vlonte nga fëmijët, ishin dy lopë dhe një numër pulash, që po kërkonin nëpër gërmadha. Në anën tjetër të rrugës së përbaltur, që kalon para kompleksit, ishin 51 varre të reja. Atje ishte vendi i prehjes së Jasharëve që jetonin në shtëpi, katër të afërmve që u vranë në afërsi dhe fqinjëve që ia penguan rrugën forcave serbe.

Nuk ka dyshim se vëllezërit Jashari ishin të lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, një forcë militante që u shfaq nëntorin e kaluar, e përkushtuar të luftojë për interesat e shqiptarëve, që përbëjnë 90 për qind të popullatës së Kosovës. Ata e kishin humbur durimin nga politikat e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo lidhje përkrah rezistencën pasive ndaj taktikave brutale të Slobodan Milosheviqit, presidentit nacionalist serb të Jugosllavisë, i cili e revokoi statusin autonom të provincës rreth dhjetë vjet më parë. Megjithatë, kjo nuk kishte të bënte me vrasjen e terroristëve të dyshimtë gjatë një përleshjeje të armatosur dhe as me pritën e kriminelëve. Ishte sulm ushtarak mbi tri shtëpi familjare pa paralajmërim: mbi burrat, gratë dhe fëmijët, që ndodheshin në gjumë.

Ofensiva serbe mbi luginën e Drenicës, një rajon i fshatrave që paraqesin bastion të rezistencës shqiptare, kishte filluar më 28 shkurt, një ditë pasi që katër policë serbë u vranë në një pritë, derisa po ndiqnin gueriljet e UÇK-së. Pastaj, ata përgatitën sulmin mbi Prekazin, ku Jasharët ishin familja kryesore. Jetish Durmishi, shofer autobusi, mësoi për rrezikun kur një mik i telefonoi nga shtëpia e tij në afërsi të Stacionit lokal policor në Mitrovicë, me paralajmërimin se një konvoj me autobusë përplot me policë serbë ishte nisur në drejtim të Prekazit. Durmishi iku në male, duke e lënë familjen pas; në të kaluarën serbët kishin marrë në cak vetëm burrat. Ai e pa se çfarë ndodhi nga malet mbi kompleksin e Jasharëve.

“Brenda disa minutash, dukej, policia erdhi dhe fshati u rrethua nga një kordon i serbëve”, thotë Durmishi. “Ata po qëndronin përgjatë rrugës dhe kordoni i tyre mbërrinte deri në mal”. Të shtënat artilerike filluan në orën gjashtë të mëngjesit, nga një bazë serbe mbi Prekazin. Nuk pati paralajmërim. Të parët që u vranë ishin Agat, anëtarët e një familjeje rome, që u përfshinë nga paniku dhe tentuan të iknin nga shtëpia e tyre. Nëna, një djalosh i vogël dhe një vajzë u qëlluan për vdekje në oborrin e tyre. Viktima tjetër ishte Nazmi Jashari, që kishte një kioskë në Prekaz, ku shiste cigare dhe gjëra të ndryshme dhe jetonte përballë kompleksit kryesor të familjes. Ai u mundua që ta bartte nënën e tij të moshuar, Nailen, nga dera e pasme dhe u qëllua para syve të saj. Sinjali ishte i qartë. Secili që do të shihej duke u larguar nga shtëpia do të shndërrohej në cak të snajperëve serbë.

Familja e gjerë e Jasharëve u mblodh në atë që mendonin se ishte dhoma më e sigurt, që kishte një mur të ri me tulla. Mirëpo, ata mbetën të ngujuar. Ata përballeshin me të shtënat, po të dilnin, apo me bombardime, po të qëndronin brenda. Shumë shpejt granatat po vinin përmes kulmit, e më pas mureve. Gjëja e fundit që i kujtohet Besartës nga familja e saj është se axha, Ademi, po këndonte këngë popullore shqiptare me zë, për ta mundur zhurmën dhe për të penguar panikun. Asaj i kujtohet çasti kur kënga u ndal. Pastaj, për 36 orë, vetëm zhurma e bombave mund të dëgjohej.

Kur menduan se të gjithë brenda kishin vdekur, policia hyri në shtëpi, duke hedhur granata në disa dhoma që ndodheshin para tyre. Një polic bënte rojë, derisa tjetri po shkrepte në drejtim të trupave të pajetë. Mbase ata ishin ngopur duke vrarë, kur e panë Besartën të fshehur. Mbase menduan se ajo ishte shumë e re për t’i akuzuar. Apo mbase nuk mund ta shikonin në sy një nxënëse të tmerruar dhe ta qëllonin. Megjithatë, ajo është arsyeja që e vërteta mund të tregohet.

“U mundova të shtiresha se kisha vdekur”, i kishte treguar ajo axhës së saj, Hilmiut. “Mirëpo, njëri nga ushtarët ma vuri dorën në kraharor dhe e pa se isha gjallë”. Ende e veshur me këmishë të kuqe dhe pantallona të zinj, tashmë të mbuluar me gjak, asaj iu desh të kalonte mbi trupat e pajetë të familjes së saj, për të dalë nga dhoma, e rrethuar prej serbëve. Ajo u dërgua në bazën ushtarake në afërsi dhe u mor në pyetje për tri orë. Besarta besonte se shansi i saj i vetëm për të shpëtuar ishte të gënjente. Ajo mohoi të ishte e Jasharëve, duke pohuar se babai i saj jetonte jashtë dhe se ajo kishte qenë vetëm mysafire në kompleks.

“Ata pyetën për babanë tim dhe për mixhën Adem”, tregoi ajo. “Unë nuk iu tregova asgjë, asgjë”.

Serbët e lanë në një rrugë në Skënderaj, ku ajo iku me vrap në shtëpinë e një shoqeje të shkollës. Dhe, e tmerruar dhe duke e pasur të vështirë të fliste, atë po e mbronin duke e dërguar nga shtëpia në shtëpi. Atë që Besarta nuk e di është se, trupat e pajetë të babait të saj, nënës, axhës, gruas së axhës dhe të të gjithë kushërinjve ishin vendosur në rresht nga policia, në një depo autobusësh në Mitrovicë gjatë javës së kaluar. Kur askush nga familja nuk erdhi për t’i identifikuar, serbët i hodhën në një varr që e kishin hapur, përballë asaj që kishte mbetur nga shtëpia e tyre, duke mos i mbuluar mirë arkivolet. Fshatarët e mbijetuar u kthyen natën për ta kryer punën me respekt. E tëra që mbeti nga familja e Besartës ishte një rresht i qeseve të zeza me numra në stacionin e autobusëve, secila e mbushur me rrobat e përgjakura, që ata i kishin pasur të veshura ditën kur vdiqën.

MATEMATIKA POLITIKE SËRBE





Njeriu gjatë tërë jetës, mundohet të bëjë seleksionimin e kujtimeve.Disa gjëra, vërtetë duhet harruar, nga se ngarkojnë dhe rëndojnë trurin. Zakonisht njeriu tenton të eliminojë apo zbehë nga kujtesa e tij ngjarjet dhe gjërat e pakëndshme. Shpesh mendojmë se ia kemi arritur këtij qëllimi, por prap gjatë jetës, në momente të caktuara vie deri te riaktivizimi i tyre, si pasojë e ndonjë provokimi të fortë nga jashtë. Kohëve të fundit , kjo dukuri ndodhë si pasojë propagandës agresive dhe luftënxitëse sërbe. E gjithë kjo të përkujton kohën e vetë satanës kur ishte në pushtet, kriminelit të luftës dhe kasapit të Ballkanit Millosheviq. Nxënësit dhe pasardhësit e tij, prap dëshirojnë të bëjnë karrier në kurriz të Kosovës. Gjithë populli shqiptarë në Kosovë ishte dëshmitar i asaj që ndodhi në vitet 1998/99, dhe seicili nga ne kemi nga një histori të tmerrshme nga ato ditë. Çdo rrëfim nga ne përbënë në vehte një skenar filmi horror. Si fëmijë kisha dëgjuar nga disa njerëz të urtë një thënje të pabesuar dhe të pa kuptueshme për atë kohë. Ata shumë shpesh thoshnin: “ Do të vijë koha kur të gjallët do të ju kanë lakmi të vdekurve ” !
Gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë, si shumë tjerë edhe unë me tërë familjen mbeta në Gjakovë, nuk patëm fatin të evakuohemi me kohë. Bandat kriminale paramilitare sërbe, të cilëve ju kishin ardhë në ndihmë edhe shumë vëllëzër tjerë sllavoortodoks, i kishin duart e lira për të qëruar hesapet me popullatën duarthatë shqiptare. Luftë i thoshin kësaj, por këtu nuk kishte vijë të frontit si në luftërat e zakonshme.! Armiku sërb ishte brenda në qytet dhe në prag të shtëpisë. Nuk kalonte natë apo ditë , e të mos atakohej ndonjë lagje e qytetit. Vriteshin njerëzit e pafajshëm dhe pastaj improvizoheshin krematoriumet , duke djegur shtëpitë së bashku me viktimat e masakruara.Qyteti i Gjakovës çdo ditë e më tepër i ngjante Vukovarit. Ishte “ fatlum ” ai i cili vritej me armë zjarri. Kriminelët sërb ekzekutonin shqiptarët me armë të ftohta dhe me përpikëri, ashtu si i kishte mësuar Vasa Qubriloviq dhe Artemija. Gjysëm harku i “ PATKOJ” - it, nga plani famkeq sërb për lufën e fundit në Kosovë, sa vinte e zgjërohej nga brenda. E gjithë kjo masakër, udhëhiqej nga serbomalazezët “ vendas ” të cilët ishin akterët kryesor në aksionet vrastare. Ata ishin prijetar, nga se ishin rritur pran shqiptarve dhe tereni për ata ishte i njohur. Çdo natë tubohej shtabi i tyre në Kuvend të Komunës. Kryetari i dhunshëm dhe shefi i atij shtabi Momqillo Stanojeviqi, ishte shumë i knaqur nga raportet që vinin nga tereni. Sipas parimit të njohur sërb, vetëm shqiptari i vdekur është i mire, u ekzekutuan foshnjët, gratë, burrat, pleqtë… Masakra në Familjen Vejsa me dt.01.04.1999, ku u masakruan dhe u dogjen 22 fëmijë dhe gra, është shembulli më tipik i veprimtarisë “ heroike ” të luftëtarëve sërbë. Kjo ngjarje tragjike në mesin e shumë masakrave që u bënë në Gjakovë, do të mbetet në kujtesen e shumë gjeneratave të këtij qyteti të lashtë. Gjatë kësaj kohe, numri i viktimave në qytet dhe rrethinë arriti në disa mijë.Në ato ditë të errëta , jeta e shqiptarit nuk vlente asgjë. Ajo ishte koha kur unë kuptova mesazhin të cilin e kisha dëgjuar si fëmijë. Mesazh shumë apsurd , por shumë i vërtetë nga se personalisht admiroja të vdekurit ! Ajo ishte dhe koha kur me të vërtetë numri i sërbëve në Kosovë kishte arritur në më shumë se treqind mijë. Ky numër u arritë , me ardhjen e soldateskës çetnike nga Sërbia, ” Republika Sërbe ”, Mali i Zi … në ndihmë vëllëzërve të tyre minoritar në Kosovë dhe së bashku të japin goditjen e fundit në luftën e tyre të “ shenjtë “ për dëbimin dhe asgjësimin e popullit autokton shqiptarë. Gazetari sërb Miroslav Antiq në tekstin e tij “ Prodaja ili Predaja Kosova ” si dhe shumë zyrtarë sërbë, pikërisht këtë numër e kan theksuar , për të “shpërngulurit ’ serbë që duhet kthyer në Kosovë.!!! Popullata serbomalaziase vendore e involvuar thellë në krime, u shpërngul vullnetarisht nga këto troje duke ju bashkangjitur bandave paramilitare dhe ushtrisë sërbe gjatë tërheqjës së tyre të turpshme nga këto troje.Ata nuk u dëbuan nga shqiptarët, ata ikën të vetëdijshëm për atë çka ju bënë fqinjëve të tyre shqiptarë. Këto fakte si duket me qëllim dëshiron të anashkaloj dhe harroj dikush. Gënjeshtrat sërbe i kan specifikat e veçanta, ato shkojnë në rritje në trajtë të progresionit gjeometrik dhe përsëriten tërë kohën, për deri sa të filloj të besoj dhe vetë autori i sajë. Sikur ne të mos kishim jetuar atë kohë në Kosovë, dhe mos të kishim qenë dëshmitarë në ato vite të luftës, padyshim kishim filluar edhe ne të besojmë në trillimet sërbe, ashtu si kan filluar të besojnë shumë nga zyrtarët e jashtëm dhe … Edhe pse për një kohë mendoja , se është mirë të zbehen disa kujtime , për hirë të ardhmërisë, ato sa vijnë dhe kthjellohen kohëve te fundit. Saktësisht mund ta dijë dhe numrin e tyre në qytetin tim, nga se të gjithë ishin udhëheqës dhe drejtorë me “ kualifikim të lartë ” fillor. Si duket na bëjnë mirë gënjeshtrat sërbe !

Torturat dhe masakrat e kryera nga forcat serbe në Kosovë

Torturat dhe masakrat e kryera nga forcat serbe në Kosovë, shoqëruar me fotografi nga arkivi i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ).



-Ticë-Rahovec, civilë të masakruar nga forcat serbe, në mesin e tyre foshnja Alma Bajram Zeqiri, 25 mars 1999;


-Lugishtë (komuna e Prizrenit), pamje nga varreza masive”, “Dedaj-Has (rajon kufitar me Shqipërinë në rrethin e Prizrenit), Florim Temaj, 16 vjeç dhe Naim Morina, 18 vjeç të vrarë dhe masakruar nga forcat serbe si dhe të hedhur në pus, më 23 prill 1999;

-Beqir Xhafer Lepaja, 28 vjeç nga Bajçina (komuna e Podujevës) i vrarë dhe i djegur nga forcat serbe më 15 shtator 1998;

-Podujevë, Besnik Sahit Shabani, 19 vjeç, i vrarë nga snajperistët serbë më 13 mars 1999;
-Dyz-Podujevë, Plakë e masakruar nga forcat serbe më 17-18 prill 1999;

-Koliq-Prishtinë, civilë të vrarë dhe masakruar nga forcat serbe 18-19 prill 1999; Matiçan-Prishtinë, Adnan Maliqi, 20 vjeç, i arrestuar më 8 mars 1999 nga policia serbe në afërsi të mensës së studentëve në Prishtinë i cili u gjet i vrarë në fshatin Miradi të Fushë Kosovës më 9 mars 1999;

-Selim Berisha, profesor i historisë nga Drenofci i Prishtinës u vra nga forcat serbe duke rezistuar në shtëpinë e tij më 20 mars 1999;

-Mbetje të trupave të shqiptarëve civilë të vrarë dhe të masakruar nga forcat serbe në rajonin e Pejës, të gjetur nëpër varreza masive, 1999;

-Pavlan – Pejë: Hapja varrezës masive dhe ekzaminimi i kufomave të karboni­zuara, civilë të ekzekutuar nga forcat serbe më 14 maj 1999;

-Ekzaminimi i varrezës masive, ku ishin varrosur trupat nga masakra e Lybe­niqit të Pejës, 1 prill 1999;

-Mbetje të trupave të shqiptarëve civile të vrarë dhe të masakruar nga forcat serbe në rajonin e Pejës, të gjetur nëpër varreza masive, 1999;

-Obiliq, Rrahman Rrahmani (1964) i mbytur me torturë nga forcat serbe më 26 maj 1999;

-Kadri (Hajriz) Kadriu (45), banor i përhershëm i lagjes “Kroi i Vitakut” të Mitrovicës, i arrestuar nga kriminelët serbë më 11 mars1998, trupi i pajetë i të cilit u gjet më 12 mars 1999, në afërsi të minierës Trepça në Stantërg;
-Trupi i pajetë i Latif (Mehmet) Berishës 67 vjeç, profesor univer­siteti e poet, i pushkatuar nga forcat serbe në 24 mars 1999, në shtëpinë e tij në lagjen ‘Kroi i Vitakut’ në Mitrovicë, ku ishte dhe kryetar i LDK-së në komunë;

-Kafka dhe eshtrat e trupit të pajetë të Nevzat (Adem) Latifit 30 vjeç, banor i lagjes ‘2 Korriku’ të Mitrovicës, i cili u arrestua nga policia serbe më 11 maj 1999. Eshtrat u gjeten në 11 shtator 1999, në fshatin Vaganicë;

-Eshtra të trupit të njeriut të paidentifi­kuar, të gjetura buzë lumit Ibër në fshatin Fushë-Ibër, në korrik 1999;

-Rexhep Ismet Kelmendi, 16 vjeç, i vrarë nga forcat serbe në Balincë të Malishevës më 7 maj 1998;

-Kamenicë, Avdi Rasim Neziri i vrarë nga forcat serbe më 27 janar 1998;

-Kaçanik – Lagjja Rakoc, më 9 prill 1999 forcat serbe vranë 44 civile shqiptarë, ua zhveshën kufomave rrobat dhe trupat i çuan në drejtim të panjohur;

-Kaçanik, vendi i quajtur Shull ku forcat serbe i hidhnin trupat e shqiptarëve të vrarë e të masakruar;

-Kaçanik, shume shtëpi u dogjën nga forcat serbe gjatë vitit 1999;

-Hapja e varrezës masive në Kotlinë, shtator 1999 dhe varrezës masive në Kaçanik të Vjetër, 11-21 qershor 1999;

-Burgu i Dubravës, komuna e Istogut: Një serb ish-i burgosur vrasës i të burgosurve shqiptarë... Të burgosurit shqiptarë të vrarë dhe masakruar nga gardianët dhe të burgosurit serbë më 21-22 maj 1999;

-Të burgosur shqiptarë duke bartur viktimat; Masakra në Obri (komuna e Gllogocit) – Familja Deliu... dhe foshnjë e familjes Deliu, masakruar nga forcat serbe, 26 shta­tor 1998;

-Qirez (komuna e Gllogocit) - Rukije Nebihu, shtatzënë e ma­sakruar më 28 shkurt 1998; -Qirez – Nazmi Sheremet Sejdiu 24 vjeç, i masakruar më 28 shkurt 1998,
Qirez – vëllezërit Sejdiu , të masakruar më 28 shkurt 1998”, “Ab­dullah Behram Nika (1952) Gllanasellë, i masakruar në vendin e tij të punës në trafon e Elektrokosovës më 14 shkurt 1998 në Çikatovë të Gllogocit;

-Shemsi Rashit Elshani, 11 vjeç nga Krajkova i vrarë nga snajper­istët serbë më 24 tetor 1998”, “Likoshan, 28 shkurt 1998, predha të zbrazura të forcave serbe;

-Has-Prizren, turmë e dëbuar nga shtëpitë e veta, 3 prill 1999”, “Banorë të fshatrave të Drenicës - Prekaz, Lubavec, Galicë dhe Mikushnicë, të dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre nga ushtria e policia serbe më 20 gusht 1998;

-Ferizaj: Bilall Ali Shala 48 vjeç, i mbytur me torturë nga policia serbe më 29 gusht 1998, Cenë Dugolli, i mbytur me torturë nga policia serbe më 17 gusht 1998, Rexhep Bislimi (1966) veprimtarë i KMDLNJ-së, nga Ferizaj, i mbytur me torturë nga Sigurimi Shtetëror serb, më 21 korrik 1998;

-Deçan: Haxhi Mehmet Goga i vrarë në Lybeniq më 25 maj 1998, Bjeshkët e Strellcit -, Gjurmë të krimeve të forcave serbe - kufomë e djegur 1999, Irzniq-kafka e Hajdin Qerim Dervishaj (1927), i vrarë nga forcat serbe më 29 mars 1999, Strellc- Fragmente eshtrash të civilëve të vrarë nga forcat serbe 1999;
Masakrat serbe në Kosovë
-Rajoni i Dukagjinit, të larguarit me dhunë nga forcat serbe”, “Puturovc-Lipjan, Mulliri i vëllezërve Shabani, i djegur nga forcat serbe më 24 gusht 1998;

- Lipjan, NN i vrarë nga forcat serbe gjatë prillit 1999;

-Viktimë nga Gjakova e vrarë dhe e masakruar nga forcat serbe, fillimi i qershorit 1999”, -Rogovë-Gjakovë, masakra e 29 janarit 1999 ku u vranë 24 shqiptarë”.

Platformat serbe për plojat dhe masakrat ndaj shqiptarëve

Prof. Dr. Muhamet PIRRAKU 

(Titulli i redaksisë Floripress)


Platformat serbe për plojat dhe masakrat ndaj shqiptarëve datojnë nga periudha e ngritjes së shtetit të Serbisë. Ato i përuroi vojvoda Milosh Obrenoviç, me urdhëresën e vitit 1832: T’i jepen “25 të rëna me shkop” akëcilit shqiptar a boshnjak që do të kapet në Principatën e Serbisë, kurse më 1834 përdori ushtrinë “për t’ua djegur fshatrat” dhe “kuartet në qytete”, ngase shqiptarët dhe boshnjakët ishin vu në lëvizjen kombëtare për çlirimin nga Perandoria Osmane dhe çlirimi i Shqipërisë dhe i Bosnjës do të bëhej pengesë për zgjerime të reja të Serbisë.

Këtu e tutje të gjitha zgjerimet e Serbisë me toka të Shqipërisë u kryen me përdorim të plojave dhe të masakrave ndaj popullsisë shqiptare. Kjo strategji ishte institucionalizuar me platformën politike dhe juridike të shtetit serb nacional - “Naçertania” të vitit 1844, ku thuhej: “Serbia duhet të orvatet që nga godina e shtetit turk të heqë vetëm gur pas guri e t’i marrë ato që mundet nga ky material i mirë dhe mbi themelin e vjetër e të mirë të perandorisë së lashtë serbe të ndërtojë sërish e të mund të ngritë shtetin e ri serb”.

Vërtet, në periudhën e Krizës Lindore nga fillimvitet e ’50-ta të shekullit XIX dhe të Luftës ruso-turke të viteve 1877-1878, një botë e tërë e krishterë (evropiane e ruse), do të përlyhej me gjakun shqiptar. Madje, historiografia serbe kurrë nuk e ka fshehur urdhëresën e Princ Milan Obrenoviçit për ushtarakët e paramilitarët serbë: "Sa më tepër shqiptarë të shpërngulni, aq më të mëdha do të jenë meritat tuaja para atdheut...!". Urdhëresa kishte forcën e ligjit serb për etnocit ndaj shqiptarëve. Me strategjinë “Toka e djegur” u bë spastrimi shqiptar etnik i mbi 640 fshatrave dhe qyteteve shqiptare të Sanxhakut të Nishit.

Bashkëkohësi dhe përjetuesi i mizorive kanibaliste obrenoviçiane, Mita Petroviq, duke folur për pushtimin e Toplicës dhe të Kosaonicës nga ushtria serbe, u ndal në mynxyrat në fshatinTopanicë, ku kishte 500 familje shqiptare. Shkroi: "Në fshat pati gra dhe fëmijë, por askush nuk i shpëtoi dënimit. Të gjithë u vranë..." Sipas kësaj strategjie u masakruan më se 70 mijë shqiptarë nga të dy gjinitë dhe nga të gjitha moshat.

Aeropagu evropian -Kongresi i Berlinit (13 qershor – 13 korrik 1878) e shpërbleu gjenocidin e krishterë ortodoks të shteteve fshqinje të Shqipërisë, dukeua njohur të drejtën në rreth 24 458 km2 të tokës shqiptare. Viset e aneksuara u dealbanizuan sipas strategjisë “Toka e djegur”, duke shpërngulur me dhunë etnocidale të llahtarshme rreth 250 – 300 mijë shqiptarë etnikë. Pas copëtimit ndërkombëtar të përgjakshëm, më 1878, Njësia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë, e ndarë në katër njësi administrative dhe ushtarake osmane, kapte 90 100 – 90 270 km2 .

Në prag të copëtimit të dytë, më 1912/13, Shqipëria kishte 3 804 000 banorë, prej të cilëve mbi tre milionë shqiptarë. Këso kohe Vilajeti i Kosovës kishte 32 900 km2 me mbi 1 270 000 banorë. Shqiptarët përbënin mbi 65% të banorëve, kurse të tjerët ishin bullgaro-maqedonas, vlleh (cincarë), serbë, turq, romë, ebrej etj. Territori i Kosovës aktuale, prej 10 887 km2, më 1912, kishte vetëm rreth 3.7 për qind serbë, ndonëse Cvijiq flet për 5 për qind.

Viti 1912, me Kryengritjen e Përgjithshme të Shqipërisë nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, shënoi kthesën vendimtare për autonominë e Shqipërisë. Për ta penguar këtë fitore shqiptare, Rusia e hodhi në luftë Aleancën ballkanike, nën parullën: "Luftë për t'i çliruar popullsitë e krishtera nga pushtuesi shekullor turk dhe nga tirania islame...!".Së këndejmi, meqë kombi shqiptar në vendin Shqipëri ishte rreth 88% i përkatësisë fetare myslimane, lufta e Aleancës ballkanike në fakt ishte ndërmarrje kulturocidale, etnocidale dhe gjenocidale sllave e greke ortodokse antishqiptare me përkrahjen e Rusisë dhe të Evropës.

Çdo rezistencë shqiptare do të shuhej me gjak, ploja e masakra të shpërblyera nga Rusia dhe Evropa ngjashëm me ato në vitet 1877-1881, të rezistencës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për këtë fakt fliste qartë proklamata shqip me cirilik: "T'ton fiseve n'Shqipni, Or vllazni!", e gjeneralit Bozhidar Janko, drejtuar shqiptarëve porsa soldateska serbe shkeli në Mërdar e Përpallac, më 18 tetor 1912. Në këtë thirrje vihej në pah kërcënimi barbar kanibalist serb ndaj shqiptarëve: "Pushk'n kemi me qit m qato qi qet me nee, elle na lasht zoti, shkrum kemi me e bo qat shpi, e katundin, qi na kten pushk'n, e qato qi na pret vllaznisht kemi me prqaf vllaznisht, si kur vllau vllaun, se po bim m nji dor: bes'n e zotit, drejtn e njerzin, e me qetrn po bajim arm e zjarm...!"

Këtë platformë serbe për plojat mbi qenien shqiptare të Kosovës historike e legalizonte ndërkombëtarisht kërkesa publike e princit të Serbisë, Aleksie Karagjorgjeviç,porsa shkeli në tokën shqiptare në vise të Kumanovës: “Unë dëshirojë vetëm që këtu të vijnë disa mijëra njerëz evropianë me përgjegjësi e të shohin shqiptarët, të cilët ne i kemi zënë robër, dhe ata të binden se këta njerëz mezi mund të quhen njerëz dhe të përfitojnë bindjen se Ballkani patjetër duhet të spastrohet nga këto egërsira...!"

Fitorja e Aleancës ballkanike u kurorëzua në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e cila,nga Shqipëria e vitit 1912, shkëputi 61 510 km2dhe mbi tre milionë banorë me shumicë absolute shqiptare. Konferenca e Londrës, më 29 korrik 1913, e aprovoi projektin e "Principatës së Shqipërisë",një shtet shëmtirë, pa trup të plotë, tepër i gjymtuar, pa asnjë gjymtyrë për jetë. Ky shtet do të kishte rreth 28 760 km2 me rreth 800 mijë banorë.

Okupatorët serbë, malazez, bullgarë e grekë, më 1912/13, ushtruan kulturocid, etnocid dhe gjenocid në tokat shqiptare njësoj si në vitet 1877-1881. Mbi platformën e këtij shkretimi hodhën dritë tre bashkëkohës. Ushtaraku serb Dimitrie Tucoviç, socialist, duke informuar opinionin për krimet serbe në një fshat shqiptar në Lumë, më 1913, shkroi: “Fshati ka qenë i zhdukur për dy orë, me skena që është vështirë të pasqyrohen. Plutonet kanë rrëzuar gratë që mbanin foshnjat në gji; pranë nënave të vdekura klithnin foshnjat e tyre, të cilat qenë të kursyera rastësisht nga plumbat; trupat si bredh të malësoreve të bukura janë gërryer si krimbat nëpër lëndinë; gratë kanë lindur nga frika, për dy orë janë likuiduar rreth 500 shpirtra (…), kufomat janë hedhur në shtëpi, e shtëpitë janë djegur – ashtu që krimit t’i mbulohet gjurma. Kjo është e vërteta për këtë egërsi të tmerrshme”.

Ky pasqyrim është më i plotë po t’i shtohet konstatimi isocialistit, M. Kacleroviç - “Armata serbe ka djegur 35 fshatra shqiptare, pa u lejuar banorëve të tyre që të largohen (…). Armata serbe me urdhrin e qeverisë së vet ka masakruar 120 mijë shqiptarë”. Sipastë dhënave tësistematizuara ngastudiuesiitalian,A. Baldacci, - “janë nja 150 mijë shqiptarë të vrarë nga serbët në vitin 1912-13”.

Vërtet, të dhënat burimore flasin qartë se gjatë luftërave ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore në viset e Shqipërisë Etnike, përpos numrit të të vrarëve të përmendur më lart, me strategjinë “Toka e djegur” u rrafshuan përtokë mbi 800 lokalitete shqiptare dhe mbi 500 mijë shqiptarë u ndoqën në Azi e gjetkë. Po kështu, nga dhjetori i vitit 1918 e deri në përmbylljen e Paqes së Versajës - Parisit,më 1920, në viset shqiptare u zbatua kanibalizëm serbo-jugosllav. Sipas të dhënave të Shtabit të Luftës së Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare, të përmbledhura në Proklamatën e fillimtetorit 1945, “në vitin 1918, gjatë krijimit të Jugosllavisë mozaike, prapë sipas urdhrit të Beogradit, janë therë dhe mbytur mijëra shqiptarë. Aso kohe në Konferencën e Paqes është sjellë regjistri për tetëdhjetë mijë viktima, i përcjellë me një protestë energjike, por edhe kjo, si gjithherë, ‘Vox clamantis in deserto” për veshët e Evropës.

Për të mashtruar opinionin botëror dhe aktorët e Konferencës së Versajës, KomandaSupreme e Ushtrisë së Jugosllavisë udhëzonte çetat terroriste të spastrimit etnik shqiptar të terrenit, që vrasjet, therjet, gjenocidin ndaj shqiptarëve, djegiet e fshatrave e të lagjeve të qyteteve t'i kryenin pa bujë, fshehurazi nga opinioni publicistik e diplomatik, me sqarimin se "pas nënshkrimit të Traktatit të Paqes do t'i kemi duart e lira kundër shqiptarëve!".Dhe, vërtet, më 23 gusht 1919, Komanda Supreme e Ushtrisë Jugosllave i urdhëroi ushtrisë dhe njësive paramilitare terroriste të rrafshonin përtokë çdo fshat nga i cili do të shtihet nga pushka e rezistencës shqiptare dhe të vritet, aty për aty, secili shqiptar i arratisur! Kjo do të thoshte: legalizim institucional serbo-sllav i vrasjeve dhe i masakrave ndaj shqiptarëve.

Nga dokumentet e prejardhjes shqiptare, dërguar Konferencës së Versajës, shihet se numri i shqiptarëve në viset e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë së vitit 1912, kishte rënë nën numrin e shqiptarëve të viteve të 50-ta të shekullit XIX. Tashti në arealin e Shqipërisë Etnike kishte vetëm 1 779 929 frymë (833 000 në arealin e Shqipërisë londineze dhe 946 929 në viset shqiptare të aneksuara Jugosllavisë dhe Greqisë). Del se, vetëm midis viteve 1912-1920, numri i shqiptarëve në Shqipërinë Etnike ishte zvogëluar për mbi 1 220 000 frymë dhe kjo pa shtimin natyror të tre milionë shqiptarëve, sa kishte më 1912.

Madje, shqiptarët, për shkak se ishin kryesisht popullsi myslimane, nga pseudoshkenca serbe, edhe më tutje, do të paraqitën, para botës së krishterë antiislame, si masë amorfe e dekompozuar nga aspekti frymor e civilizues, pa perspektivë nacionale, e denjë për asimilim në serbë si akt civilizues. Për këtë synim propaganda antishqiptare serbe kishte mbështetje pa rezervë në qarqe të caktuara evropiane. Ja një shembull eklatant: Herman Vendel, më 1920 dhe 1921, shqiptarët do t'i paraqesë "popull rudiment ballkanik gjysmë të egjër, të dëmshëm për civilizimin evropian" dhe gjenocidin serb mbi shqiptarët do ta arsyetojë si masë të nevojshme të "civilizimit të krishterë", sepse, sipas tij,"historia nuk mund të durojë kërcënimet mijëravjeçare (...) të një race që po vdes..."!?!

Shfarosja mbi këtë platformë serbe për kulturocid, etnocid dhe gjenocid ndaj shqiptarëve vazhdoi gjatë tërë kohës së Jugosllavisë Versajase. Kjo ishte strategji serbe “Toka e djegur”, me pretendime të qarta: "Të ndërronin fizionominë e viseve të banuara pastër me shqiptarë" - do të konstatojë shtypi socialist jugosllav. “Jamjanët e Afrikës nuk mund të bëjnë atë që serbët u bëjnë shqiptarëve të Kosovës” - do të konstatojë Hasan Prishtina në qershor të vitit 1921, në Parlamentin e Shqipërisë Londineze.

Sipas venerimeve të Trockit të famshëm në vendin e ngjarjeve të përgjakshme, në Kosovën e viteve ’20-ta të shek. XX: “Ekzistonte një ndarje e punëve. Nëse ishte në pyetje ndonjë kaçak, shtëpitë e tyre së pari do t’i shkatërronte ushtria e rregullt. Më pastaj vinin në radhë rezervistët të cilët kryenin pjesën e tyre të punës. Pastaj vinin pjesëtarët e policisë e më në fund komitët”.

Se ky qellim po realizohej me bekim të Evropës, mund të vërtetohet edhe me një të vetmin prononcim të përfaqësuesit të Jugosllavisë në Shoqatën e Popujvenë Gjenevë, më 13 mars 1929, i cili, pa i luajtur gjaku në fytyrë, do të gënjejë: "Në vendet tona jugore, të cilat kanë qenë pjesë përbërëse të shtetit tonë, ose i janë ndarë Mbretërisë sonë para 1 shkurtit 1913, nuk ka pakica kombëtare" !?! Ky është morali i diplomacisë dhe i gjenit pushtues serb.

Në funksion të platformës serbe për dealbanizimin e tokave shqiptare, krahas plojave mbi shqiptarët, ishte edhe sjellja e elementit sllav në trojet e tyre. Këtë fakt e pasqyronte mirë një Anonim nga Peja në organin e PKJ-së, "Proleter", më 15 dhjetor 1929: "Ne, shqiptarët, jemi të detyruar që t'ua ngrehim shtëpitë (kolonistëve). Me paratë tona jemi të detyruar të blejmë konopin me të cilin do të na varin neve (...). Fshatra të tëra po i kallin, që t'u bëhet vend kolonistëve. Me pushkë, mitraloza dhe bomba po ndjekin mijëra e mijëra familje shqiptare nga vatrat e tyre". Në këtë frymë konstatonte, më 15 shtator 1931, edhe organi "Liria Kombëtare"e Gjenevës: "Afër një milion njerëz po shpërngulen nga pushteti serbomadh" dhe se "me thikë po kryhet serbizimi i emrave të njerëzve dhe të fshatrave, që kështu të shlyhej çdo dëshmi shqiptare, që të ndryshohet karakteri etnik i Kosovës".

Me aspirata të tilla në vijimësi u thellua spastrimi etnik shqiptar i Kosovës në vitet e 30-ta. Madje, më 1937, qarqet akademike, politike dhe ushtarake serbe kërkonin që brenda një afati shumë të shkurtër përqindja e elementit sllav - serb e malazez në Kosovë të ngrihej në 67.5%, kurse përqindja e shqiptarëve nga 80% të zbritej në 21.5%. Në urdhëresat për policinë dhe administratën vendëse në Kosovë kishte edhe ankesa: "Serbisë Jugore nuk po i kushtohet kujdes i duhur. Nëse ajo bëhet serbe, do të zgjidhet çështja jugosllave". Për ta arritur këtë, kërkohej që të largoheshin edhe 400 mijë shqiptarë nga Kosova për në Turqi, dhe krahas 143 mijë kolonëve serbo-malazez të sjellë deri më 1937, të silleshin edhe 470 mijë kolonë me prejardhje etnike sllave.

Në shërbim të këtyre planeve u futën akademikët, shkrimtarët, profesorët universitarë serbë, të tubuar në “Srpski Kulturni Klub” të Beogradit. Megjithatë, Elaborati i akademikut Vasa Çubriloviç: "Iseljavanje Arnauta" (Shpërngulja e shqiptarëve), i datës 7 mars 1937, është projekti më ogurzi që njohu historia për kulturocid, gjenocid dhe etnocid ndaj një populli të tërë dhe që do të mbetet i pavërejtur dhe i padënuar nga bota e qytetëruar, nga Evropa!?!

Në këtë projekt saktësohej: "Të pëmbledhim: Shqiptarët është e pamundur të zhduken vetëm me kolonizim permanent; ky është populli i vetëm i cili ka arritur që në një mijë vjetët e fundit jo vetëm të qëndrojë para bërthamës së shtetit tonë, Rasës e Zetës, por që edhe në dëmin tonë t'i shtyjë kufijtë tonë në drejtim të Veriut e të Lindjes (…). Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm - për zhdukjen e shqiptarëve dhe të shqiptarësisë së Kosovës - është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror, për çka ne jemi bindur mbi ta (...).

Mbetet vetëm shpërngulja në masë (...) E që të sigurohet shpërngulja masive, kusht i parë është krijimi injë psikoze të përshtatshme. Ajo mund të krijohet në shumë mënyra (...). Për këtë në radhë të parë, për shpërnguljen e shqiptarëve duhet të bëhen për vete klerikët dhe paria e tyre, ose me para ose me kërcënime (...). Mjeti tjetër do të ishte presioni i aparatit shtetëror (...), që sa më shumë t'u mërzitet ekzistenca shqiptarëve te ne: gjobitje, burgosje, përdorimi i pashpirt i të gjitha rregullave policore, dënimi i kontrabandës, prerja e pyjeve, maltretime, ndërsyerja e qenve, detyrimi në angari dhe me të gjitha mjetet e tjera të cilat është në gjendje t'i gjejë një polici praktike.

Ekonomikisht, mosnjohja e tapive të vjetra, puna në kadastre në ato vise, duhet përnjëherë të përfshihen me ngarkesa tatimore dhe me të gjitha borxhet zyrtare e private; marrja e kullosave shtetërore, kullosave bashkiake, ndërprerja e koncesioneve, lejeve për punë, ndjekja nga shërbimet shtetërore, private dhe vetëqeverisëse(...).

Në çështjet fetare, shqiptarët janë më të ndjeshëm, ndaj edhe aty duhet të preken. Ajo mund të arrihet me maltretime të klerit, kthimi i varreve në tokë pune (...). Kolonistëve tanë, sipas nevojës, duhet t'u ndahen armë. Në këto vise duhet të plasohet aksioni i vjetër çetnik dhe në mënyrë sekrete të ndihmohen në detyrat e tyre (...).

Kallja fshehtë e fshatrave dhe e lagjeve shqiptare në qytete" - të gjitha këto sipas planeve paraprake të sfiduara nga"punëtorët shkencorë të Universitetit dhe të Akademisë", dhe i tëri ky plan për zhdukjen shqiptarëve t'i dërgohet Gjeneralshtabit Madhor të Jugosllavisë, sepse "nga arsyet pastër të mbrojtjes popullore ushtria jonë ka interesqë në kufij veçanërisht të ndjeshëm të kolonizojë element të vetë".

Është e pamundur që këtu të pasqyrohet tërë kompleksiteti i politikës kulturocidale, gjenocidale dhe etnocidale kanibaliste serbosllave midis Dy Luftërave Botërore ndaj shqiptarëve, por as nuk mund të pasqyrohen të gjitha mënyrat e rezistencës për mbijetesë shqiptare kundër asaj dhune. Vetë Kryeministri i Jugosllavisë,me aktin sekret të datës 16 prill 1937, ua tërhoqi vërejtjen subjekteve zbatuese të shfarosjes së shqiptarëve se në Serbinë Jugore ka ende më së paku 900 mijë shqiptarë, të cilët banojnë vise kompaktedhe i urdhëronte pushtetit të zbatonte masa ekonomike shfrytëzuese e shkatërruese të rrepta,"në mënyrë që shqiptarët të jetonin nën psikozën e skamjes permanente". Ndërkaq, Ministri i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, me aktin tepër rezervat të datës 29 dhjetor 1937, urdhëroi të gjitha instancat pushtetore, "që të dhënat për pakicat kombëtare (...) në të ardhmen, të mos publikohen pa lejen e kësaj ministrie!"

Madje, duhet të vihet në spikamë se Gjeneralshtabi i Ushtrisë së Jugosllavisë, duke vlerësuar se pushteti civil dhe policor nuk po ia dilnin të shfarosnin popullin shqiptar në viset e aneksuara Jugosllavisë Versajase, kërkoi, më 1938, nga Ministria e Ushtrisë qëthyerjen e shqiptarëve t'ia lëshonte në kompetencë elementit serb e malazez dhe ushtrisë, që do të thotë: paramilitarëve çetnikë të ndihmuar nga ushtria.Më tutje, saktësonte: "Ushtria jonë do të ketë për detyrë, si edhe deri tashti, e posaçërisht tashti, që në këto vise të kryejë detyrën e vet shtetërore dhe misionin nacional dhe kulturor".

Këtu tashti duhet të theksohet fakti se në prag të Luftës së Dytë Botërore një pengesë madhore për shfarosjen e shqiptarëve në Jugosllavi paraqiste ekzistimi i Shqipërisë Londineze si shtet. Për t'u liruar nga kjo pengesë, Jugosllavia u lidh me të gjitha shtetet që synonin një copë të Shqipërisë Londineze. Nga fundi i vitit 1938, Jugosllavia do t'i imponohet Greqisë dhe Italisë për një aleancë për ndarjen e Shqipërisë së Ahmet Zogut, me çka do të krijoheshin rrethana për zhdukjen fizike dhe asimilimin e tepricës shqiptare në serbë, në grekë dhe në italianë."Aneksimi i pjesës Veriore dhe të pjesës së Shqipërisë së Mesme shtetit tonë është një nga interesat jetësore të popullit tonë. Kjo do të ishte realizimi i aspiratave tona natyrore dhe kënaqja e dëshirave tona shekullore!" - i shkruanin kryetarit të qeverisë mbretërore të Jugosllavisë, duke i theksuar edhe këtë:

"Në popullin tonë kurrë nuk ka pasur simpati për shqiptarët as herët as sot. Janë shikuar si armiq të vendit tonë dhe të popullit tonë. Në kombinacionet tona politike e diplomatike dhe politikën tonë ballkanike gjithmonë kemi synuar që t'i hedhim poshtë të gjitha kërkesat shqiptare për formimin e shtetit tëpavarur, nga shkaku i thjeshtë, se ai shtet mund të krijohej vetëm kundër nesh dhe kundër synimeve tona nacionale. Me marrjen dhe aneksimin e Shqipërisë Veriore do të vritet irredenta shqiptare, e cila është shumë e rrezikshme për viset tona jugore. Elementi luftarak shqiptar në territorin tonë do të përfshihej nga lindja dhe perëndimi dhe do të dënohej në asimilim të lehtë".

Mbi këtë platformë serbe kundërshqiptare është ngritur edhe Elaborati i akademikut novelist, Ivo Andriç, më 30 janar 1939: "Me marrjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila, në situatë të re, më lehtë do të asimilohet!" Sipas Andriçit, Jugosllavia me këtë zgjerim në Shqipërinë Veriore do të merrte rreth 300 mijë shqiptarë, shumicë katolike, pa rrezik të madh për Serbinë, sepse "shpërngulja e shqiptarëve myslimanë në Turqi gjithashtu do të zbatohet në rrethana të reja, ngase nuk do të ndodhë kurrfarë aksioni i madh që ajo të pengohej".

Sipas direktivave akademike serbe, diplomacia jugosllave kundër qenies shqiptare të Kosovës historike do të mbështetej me vrasje të personaliteteve shqiptare - "si të ishin egërsira!" - gjykonte saktësisht Lëvizja studentore përparimtare - komuniste e viteve '30-ta. Këtë strategji shtetërore serbe për shfarosjen e shqiptarëve do ta pasqyrojë bukur kolonisti malazias komunist, Radovan Zogoviç, mik i shqiptarëve përjetësisht: "Pushteti serbomadh bën çdo gjë që më presion ekonomik, me shkollë policore, me ndërprerjen e ndihmave medicinale kundër malaries e të tjera, t'i nxjerrë nga ligji dhe t'i shfarosë banorët shqiptarë...".

Më herët u tha se me burimet e proveniencës së Shoqatës së Popujvemund të vërtetohet se në Jugosllavinë Versajase, më 1920, kishte946 929 shqiptarë. Sipas shtimit natyror rreth 40 për një mijë, që kishin shqiptarët, deri më 1941 numri i shqiptarëve në Jugosllavi duhej të arrinte në mbi dy milionë. Së këndejmi, del se pushteti serbo-jugosllav midis dy luftërave botërore likuidoi dhe shpërnguli mbi një milion shqiptarë.

Okupimi nazifashist i tokave shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze, nga mesprilli 1941, ndonëse erdhi si infuzion për shqiptarësinë e tyre në agoni, nuk do ta zgjidhë Çështjen shqiptare, kurseLufta Nacionalçlirimtare Antifashiste, krahas popujve të Jugosllavisë, do të shfrytëzohet për rianeksimin serb, malazias dhe bullgaro-maqedon as të tokave shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze. Vërtet, koha e vërtetoi se Deklarimi i Titos, më 4 dhjetor 1943, para një reporteri anglez të luftës, se "ardhmënia e Kosovës ka për t'u vendosur me plebishit dhe se kufijtë, nëse tregohet nevoja, kanë për t'u ndrequr në dobi të Shqipërisë", ishte kurth tradhtie për çlirimtarët antinazifashistë shqiptarë, njësoj si edhe Rezoluta e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovë e 2 janarit 1944, në të cilën ngërthehej kërkesa politike jetike e shqiptarëve:

"Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit asht nji krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipnin. Rruga e vetme që populli shqiptar i Kosovës e i Rrafshit të Dukagjinit të bashkohet me Shqipnin asht lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjaksuer dhe rrogtarve të tij. Sepse kjo asht rruga e vetme të fitohet liria, kur të gjithë popujt pra edhe shqiptarët do të jenë në gjendje të deklarohen për fatin e vet me të drejtë në vetëvendosje deri në shkëputje.

Garant për këtë asht UNÇJ dhe UNÇSH me të cilën asht e lidhun ngusht. Krahas kësaj për këtë janë garantë aleatët tanë të mëdhej: Bashkimi Sovjetik, Anglia dhe Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit)".

Mirëpo, porsa shkeli në tokat shqiptare këmba e partizano-çetnikëve serbë, malazez dhe maqedono-bullgarë, aleatë të Rusisë, të Anglisë, të SHBA-ve dhe të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, UNÇJ-ja e gjuajti lëkurën e qengjit dheu rivesh me gunën tradicionale të ortodoksizmës kundër qenies së Shqipërisë Etnike. Më 3 dhjetor 1944, prapë V. Çubriloviç, tashti Ministër për Ekonomi i Serbisë kominterniste, lëshoi për përdorim sekretinstruksionet për qarqet ushtarake e politike të Jugosllavisë - për zhdukjen me të gjitha mjetet të shqiptarëve etnikë, të gjermanëve dhe të etnive të tjera josllave “në Jugosllavi”. Dhe, pasi konstatoi se "ne kurrë nuk kemi pasur kushte më të mira dhe rast (më të volitshëm) për vendosjen e çështjes së minoriteteve", udhëzonte:"Krahas spastrimeve ushtarake”,gjatë operacioneve luftarake përfundimtare, duhet të përdoren edhe mjetet e tjera:shqiptarëve "t'u merren të gjitha të drejtat, të nxirren para gjyqit ushtarak, të dërgohen në kampe përqendrimi, t'u konfiskohet pasuria dhe të detyrohen për shpërngulje!".

Akademiku, me moralin histerik serb, përfundonte: "Ndoshta kurrë më nuk do të na ofrohen këso rrethanash që shtetin tonë ta kthejmë në vend të pastër etnik", dhe përkufizonte qartë se, "nëse ketë problem nuk e zgjidhim tash, kurrë më nuk do të arrijmë ta zgjidhim!"

Në përmbyllje,Çubriloviç, duke hedhur poshtë të drejtën e Kosovës për vetëvendosje, të proklamuar nga PKJ-ja para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, u shtronte për detyrë qarqeve politike, ushtarake, gjyqësore e shtetërore në përgjithësi: “Ne nga Kosova dhe Dukagjini nuk mund të heqim dorë edhe për shkak të rolit të tyre historik dhe rëndësisë edukative nacionale: Krejt deri sa Kosova dhe Dukagjini të mos bëhen përfundimisht serbe, gjithmonë serbët dinarikë nuk do të kenë paqe"; "Do të ishte ideale sikur të mund të liroheshim nga të gjithë shqiptarët në vendin tonë dhe atë përnjëherë"; "Me kolonizim nuk është siguruar të thuash asgjë" dhe përfundonte:"Dy janë mënyrat të cilat do të merreshin parasysh për spastrimin radikal të shqiptarëve: që t'i shfarosim ose që t'i shpërngulim!"

Për t’i plotësuar urdhërkërkesat që dilnin nga Udhëzimet e Çubriloviqit, në tokat shqiptare, deri në fundnëntorin 1944, do të përqendrohen 20 - 25 brigada, të quajtura "partizane"- serbe, malazeze, bullgare e "maqedonase", me udhëzime tepër rezervat: Nën masën kinse për ndjekje të bashkëpunëtorëve të okupatorit, të vriten personalitetet e shquara kombëtare shqiptare, të provokohen revoltime të popullsisë dhe në shenjë të shtypjes së "revoltës", të vriten me plumb, thikë e zjarr, më së paku 50% të shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera jashtë Shqipërisë Londineze!

Kjo urdhëresë është zbatuar në masë të madhe. Sipas burimeve relevante nga mesi i nëntorit 1944 deri në vitin 1947 u vranë mbi 47 mijë shqiptarë. Të vrarë për rëndësinë e shqiptarësisë së Kosovës janë edhe qindra mijëra të shpërngulur me dhunë në Anadoll.

Dhe, më herët u tha se, sipas burimeve ushtarake jugosllave sekrete, në Jugosllavi, më 1937, kishte mbi 900 mijë shqiptarë. Sipas regjistrimit të vitit 1948, në Jugosllavi pati 750 431 shqiptarë, që do të thotë mbi 149 569 shqiptarë më pak se më 1937.

Po të kihet parasysh fakti se shqiptarët nën Jugosllavi midis regjistrimit të 1948-tës dhe të 1981-tës, pra për 33 vjet, u shtuan në 1 226 736 frymë, ose për 2.7 herë, del edhe më marramendës numri i shqiptarëve të likuiduar fizikisht dhe të ndjekur nga Kosova e vendet e tjera shqiptare. Ky tmerr duhej të ishte edhe më rrëqethës kur dihet se 412 000 shqiptarë ishin larguar nga Jugosllavia sipas Marrëveshjes gjentlemene Jugosllavi - Turqi të vitit 1953.

Këtu duhet të saktësohet edhe fakti se Lidhja Socialiste e Kosovës,më 1976, kishte të dhëna për shpërnguljen e një milion shqiptarëve vetëm nga Kosova midis viteve 1912-1966. Të dhënat jugosllave policore, flasin edhe për mbi 280 mijë shqiptarë të burgosur nga viti 1945 deri në vitin 1966, por burgosje të shumta pati edhe në vitet 1967-1980. Ndërkaq, nga pranvera e vitit 1981 Kosova ishte në luftë të hapët me Jugosllavinë. Burimet e proveniencës gjyqësore dhe policore flasin për rreth 900 mijë shqiptarë të burgosur politikë, e të trajtuar në polici, deri në fund të vitit 1991 (750 mijë në Kosovë dhe 150 mijë në vise të tjera: Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Bosnjë, Kroaci, Slloveni).

Në vitet ’90-ta të shekullit XX, Kosova dhe viset e tjera shqiptare nën Jugosllavinë Versajase ishin të nxjerra jashtë ligjit. Të gjitha mynxyrat e dhunës kulturocidale, gjenocidale dhe etnocidale kanibaliste serbe mbi shqiptarët, prapë, do të ushtrohen me udhëzime publike e sekrete të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Serbisë, tashti në krye me akad. Dobrica Qosiç.Bazën e këtyre udhëzimeve, për zhdukjen e shqiptarësisë së Kosovë dhe të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllvinë Avnojiste, ngërthente Memorandumi legal i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë i vitit 1985.

Ky trakt politiko-policor, në fakt, paraqiste Projektin për Serbinë e madhe nga Vjena deri në Stamboll, me prejudikim se Serbi është deri aty ku gjendet një serb, ose një varr serbi! Me pak fjalë, Akademia e Beogradit mori mbi vete detyrën që "popullit serb t'i sigurojë programin shoqëror dhe nacional bashkëkohor, me të cilin do të frymëzohen brezat e sotme dhe të ardhshme"(!?!)

Këtu duhet të theksohet fakti se në këtë Memorandum u projektua një strategji politike serbe plotësisht tjetër nga platformat serbe shekullore për shfarosjen e shqiptarëve. Të gjitha tezat dhe veprimet serbe kundër shqiptarëve këtu u kthyen me kokëtatëpjetë. Çdo veprim antishqiptar i planifikuar dhe i zbatuar nga shteti i Serbisë, së paku nga viti 1832, për shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Ballkan, në Memorandumin e ASHAS-së u paraqitën si krim i kryer, si kulturocid dhe etnocid i shqiptarëve ndaj serbëve dhe serbizmit në Kosovë, në një vijimësi historike nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe veçanërisht në periudhën e Jugosllavisë Avnojiste pasPlenumit IV të LKJ-së, më 1966.Me këtë Memorandum duhet të nxitej gjakmarrja dhe hakmarrja serbe e jugosllave përfundimtare ndaj shqiptarëve, me theks të veçantë ndaj shqiptarëve myslimanë, që shqiptarësia e Kosovës të zhdukej me një strategji politike të pranueshme nga sllavët në veçanti dhe krishterimi në përgjithësi.

Për ta vu në jetë me sukses këtë "program nacional serb”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë kujdestaroi në ngritjen politike e shtetërore të personalitetit Slobodan Milosheviç, të cilin e nxori në krye të lëvizjesserbomadhe: "Dogodio se narod"(Ndodhja e popullit), të mbështetur në trillime, paragjykime dhe në kërkesa histerike për ekspansion serb: "Kosova është zemra e Serbisë", kurse "Serbia e Madhe - prej Horgoshit – Viroviticë e Karllobag deri në Durrës e Selanik" - do të realizohej duke u mbështetur në "të vërtetat", serbe për Kosovën "serbe", - pa serbë historikisht, por me pushtet serb dhunues gjakësor prej tetorit të vitit 1912. "Kosova është tokë serbe për të cilën kurrë nuk mund të flitet ndryshe përveçse si për tokë serbe të shenjtë", sepse "Kisha në krye me mbretin dhe me aparatin propagandues e ka ndërtuar mitin e Kosovës". Dhe,duke emarrë mitinkishtar për tapi toke, patriku serb, German, më 28 korrik 1988, ftonte serbët në luftë "për hakmarrje të re të Kosovës!" Vërtet, të “vërtetat” serbe për Kosovën “serbe” janë gënjeshtra të përsëritura me mijëra herë, në gjuhën serbe dhe në gjuhë të ndryshme evropiane – frymë kjo e patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencisë serbe të lindur - siç mund të thuhet me maksimën e Qosiçit.

Me mbështetje nga kisha dhe me bekimin e patrikut, Slobodan Milosheviç, më 28 qershor 1989, në Mitingun e Gazimestanit, e nxori përfushe planin për ripushtimin dhe për serbizimin përfundimisht të Kosovës, me strategjinë serbe “Toka e djegur”: "Është treguar se Kosova dhe përcaktimi për Kosovën e mban të bashkuar tërë popullin serb", dhe tashti "Miti i Kosovës nuk është vetëm çështje kishtare", por "është çështje e popullit", ndaj, e vërteta se "çka është historike e çka legjendë në Betejën e Kosovës (1389), ajo më nuk është me rëndësi”, sepse "gjashtë shekuj pas asaj edhe sot, prapë, jemi në beteja dhe para betejave!"

Vitet ’90-ta ishin paraparë për zbritjen e përqindjes së shqiptarëve në Kosovë nga 93% nën 50%. Kjo do të arrihej me të gjitha metodat dhe strategjitë e njohura në botë për spastrimin etnik të një vendi. Në funksion të këtij qëllimi në vitet ’80 dhe ’90, me dhunë ekonomike dhe policore, u ndoqën nga Kosova rreth 400 mijë shqiptarë të aftë për luftë.

Spastrimi etnik shqiptar i Kosovës, me shumicë absolute të përkatësisë fetare islame, mbi 98.2%, sipas pseudoshkencës dhe politikës pushtuese serbe, edhe më tutje paraqitej akt civilizues në interes të krishterimit në përgjithësi. Dhe, vërtet, sado që Çështja e Kosovësnë thelb fare nuk është çështje fetare, interesat e fesë së krishterë (ortodokse dhe katolike) dhe të asaj islame, penguan dhe do të pengojnë zgjidhjen e drejtë të Çështjes së Kosovës. Këtë fakt bukur e ka konstatuar diplomati i rryer, z. Henry Kissinger, më 12 tetor 1998: Çështja e Kosovës "është një tragjedi e shkaktuar me ndeshjen midis islamizmit dhe krishterimit në Ballkan, që vazhdon qindra vite".

Në të vërtetë, Çështja e Kosovës ishte faktikisht dhe është aktualisht çështje ekzistenciale kombëtare shqiptare, është paqe ballkanike dhe evropiane - po u zgjidh drejt. Në funksion të kësaj zgjidhje institucionet e Kosovës, UNMIK- u, SHBA-të, Evropa dhe KS i OKB-së duhet ta kenë parasysh konstatimin e Prokopit të Cezaresë, i cili në përmasa gjeniale ka konstatuar: "Siç tregon historia e vjetër, sllavët janë të gatshëm të marrin armët edhe pa pasur arsye (...), e bëjnë luftën pa shkak dhe pa e shpallur atë dhe nuk duan ta mbarojnë me një marrëveshje. Më në fund e fillojnë pa të drejtë dhe e mbarojnë me dhunë".

Vërtet, midis serbëve dhe shqiptarëve qëndron një det gjakshqiptari, i derdhur nga thika serbe. Mynxyrat ndaj qindra mijëra familjeve gjithandej Kosovës historike, realisht nga viti 1811, kur një hordhi serbe prej 300 vetash masakroi familjen tridhjetanëtarëshe të Demë Ahmetit në Mavriq të Kryellapit, deri në qershorin e vitit 1999, janë prova dhe kujtesë trishtuese. Faktet historiografike tregojnë se nuk ka vëllazëri shqiptare në pjesën e Shqipërisë Etnike jashtë Shqipërisë Londineze, por edhe të atyre në viset kufitare të “Shqipërisë” me “Jugosllavinë”, në kufijtë ndërkombëtarë londinezo-versajas nëpër tokat pastër shqiptare etnike, që nuk kanë përjetuar vrasjen dhe dhunën kanibaliste serbe.

Shkretërimi i asaj që mund të quhet shqiptarësi aty ku shkeli këmba e soldateskës serbe në tokat shqiptare - janë prova. Veçanërisht dhuna dhe dhunimi, plojat dhe masakrat mbi civilët e pambrojtur, burra, gra, pleq e fëmijë anekënd Kosovës, nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, periudhë kjo e Bombardimeve të NATO-s mbi makinerinë ushtarake të Serbisë, janë plagë të prekshme që vazhdimisht kullojnë gjak. Nga 28 shkurti 1998 - 10 qershor 1999 nga Kosova u ndoqën me lemeri, ploja e masakra rreth një milion shqiptarë të Kosovës, eksod përtej bibliko-kuranor, por këtu nuk ka mundësi të përmendim tërë përmasën e gjenocidit ndaj shqiptarësisë së Kosovës. Soldateska serbe zbatoi mbi 30 ploja në fshatra dhe qytete, vrau mizorisht mbi 15.000 civilë - pleq, burra, gra dhe fëmijë (mbi 3400 të zhdukur), plagosi mbi 3.219 dhe burgosi mbi 1.360 veta. Me strategjinë “Toka shqiptare e djegur” - dogji 1.007 fshatra (nga 1392 sa ka Kosova), mbi 212.347 shtëpi, objekte përcjellëse, objekte shoqërore (prej tyre 218 xhami), lokale afariste. Dhe, dhunë mbi dhuna është dhunimi i mbi 20.000 femrave, prej të cilave të evidencuara 2.019 nëna që kanë 3.007 fëmijë të traumatizuar përjetësisht. Kjo nuk ka çmim.

Aktualisht, edhe mbi 2.800 shqiptarë as në jetë as me varre - në duar të Beogradit zyrtar për ta mposhtur fitoren e UÇK-në - lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si hap i domosdoshëm për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Evropën e lirë dhe demokratike – janë plumb në zemër të shqiptarëve. E, mbi të gjitha, Masakra serbe në Burgun e Dubravës ndaj të burgosurve shqiptarë, prej datës 19-24 maj 1999, përmasat e së cilës ende nuk i dimë, është provë mbi të gjitha provat se Serbia me dorën e vetë e ka kallur pjesën serbe, pikërisht atë koloniale, në Kosovë.


Të përfundojmë: Nëse historia është mësuesja e jetës, siç besohet nga latiniteti, Çështja e statusit shtetëror të Kosovës, në pritje, nuk mund të zgjidhet duke i mbyllur sytë para 188 vjet krimi e etnocidi institucional serb, malazias, grek e bullgar mbi shqiptarët në përgjithësi dhe shqiptarësinë e Kosovës në veçanti. Serbia, veçanërisht, nga janari i vitit 1878 deri në qershor të vitit 1999, pra për 121 vjet rresht, përveç dëmit material të pallogaritshëm, është përgjegjëse për copëtimin e Shqipërisë dhe për jetën e rreth tre milionë shqiptarëve. Në këtë krim janë bashkëfajtore Fuqitë e Mëdha të Evropës dhe Rusia, sepse me zgjidhje të dhunshme në Ballkanin jugperëndimor, duke e ndarë një vend dhe një komb vetëm pse fati ia ngarkoi të mbijetojë si mysliman, krijoi kriza që gjeneruan në gjakderdhje, gjenocid, kulturocid dhe etnocid shekullor ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë historiko-etnike.

Ky është pengu që Kosovën dhe Serbinë i detyron të mbesin njëra pranë tjetrës dhe kurrë më së bashku nën një çati shtetërore të përbashkët. Dhe, nëse faktori ndërkombëtar i vendosjes aktualisht ngul këmbë për rilidhjen me dhunë të jetës shtetërore të Kosovë me Serbinë, pa vullnetin e shumicës etnike historikisht të Kosovës, do të bëhet shkaktar i gjakderdhjeve të reja ndëretnike në Kosovë dhe gjetkë në tokat shqiptare, të copëtuara me dhunë ndërkombëtare.

Se Serbia dhe serbët nuk mund ta durojnë ekzistimin e kombit shqiptar, se Serbia dhe serbët janë degjenerikë racistë antishqiptarë përtejmesjetarë, se Serbia dhe Shqipëria duhet të kufizohen me kufijtë etnikë si ardhmëni e vetme e Ballkanit ortodokso - “islam” - dëshmi e prekshme është“notesi”: 29 maj 1968 - 14 shtator 2004, i akademikut monstruoz, Dobrica Qosiq - “Kosovo. Biblioteka Istine, Knjiga broj 1”, Beograd, 2004, ISBN 86-7446-038-0, fq. 257. Del se nuk ka rrugë të drejtë tjetër, pos dënimit ndërkombëtar të Serbisë dhe pranimit të së drejtës ndërkombëtare për vetëvendosjen politike dhe shtetërore të shqiptarëve në shtrirjen natyrore etnike kompakte.

Shteti i shqiptarëve në kufijtë e Shqipërisë Etnike nuk është Shqipëri e Madhe, gogol serbo-ruso-evropian antiislam të periudhës së imperializmit, por është më pak se dy të tretat e Shqipërisë (Albania, Arnautlluk) të shekujve XV-XIX - islame, ortodokse dhe katolike. Pra, është vetëm pjesa e Shqipërisë e vaditur me gjakun shqiptar pa dallim feje deri në ditën e sotme, e ruajtur edhe me mëshirën e Zotit.

***
Literatura:

Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej (Me vështrim të veçantë mbi burimet serbe të fakteve), Simpozium, 20-21 janar 1994, Prishtinë 1995; Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare (1844-1990), Tiranë, 1992; Dr. Muhamet Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë, 1992; Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1941-1951, Prishtinë, 1995; Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000; Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovës (Shtator 1944- Korrik 1945), Tiranë, 1994; Dr. Hakif Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës (1844-1995), Prishtinë, 1995; Dëbimi i shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Prishtinë, 1997; Zekeria Cana, Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913 (Dokumente), Prishtinë, 1996; Mr. Lush Culaj, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1924, Prishtinë, 1997; Dr. Izber Hoti, Çështja e Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore, Prishtinë, 1997; Dr. Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, 1997; Mero Baze, Shqipëria dhe Lufta e Kosovës, Tiranë, 1998; Gjenocidi serb në Kosovë. Sesion shkencor, Tiranë, 29 qershor 1999; Arben Kondi, Krimi i fundshekullit, Tiranë, 1999; 100 ditet e luftës në Kosovë. Kronikë e ngjarjeve 25 mars - 4 korrik 1999, Tiranë, 1999; Shaban Sinani, Kosova në syrin e ciklonit, Tiranë, 1999; Milazim Krasniqi, Kosova pas 22 janarit 1998. Politika serbe e gjenocidit / qëndrimi i Fuqive të Mëdha / politika(t) e shqiptarëve të Kosovës, Prishtinë, 2000; Barbaria serbe ndaj monumenteve islame në Kosovë (Shkurt 1998 - Qershor 1999),Prishtinë, 2000; Dashamir Uruçi, Kosova dhe e drejta e vetëvendosjes, Shkodër, 2001; Krimet e Luftës në territorin e Komunës së Pejës mars-qershor 1999, Pejë 2000; Sanije Aliaj, Pasojat e Luftës në Kosovë (28 shkurt 1998 - 10 qershor 1999, Prishtinë, 2000; ICRC - Comite Internacional Geneve, Persons missin in relacion to the events in Kosovo from January 1998, 2nd edition issued in March 2001; Besim Cengu, Përmasat e mbijetesës, Kukës, 2003; Gafurr Elshani, Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dokumente dhe artikuj, Botim i tretë, Prishtinë, 2003; Naser Husaj, Dubrava - Rruga drejt vdekjes, Pejë, 2004; Masakra e Raçakut krim kundër njerëzimit, Shtime, 2004; Mr. Ibrahim Çitaku, Drenica 1991-1999, Prishtinë, 2004; Marek Antoni Novicki, Të ndihmohen viktimat e dhunës seksuale në vitin 1999, Zëri, Prishtinë, 6 nëntor 2004, fq. 4; Milosheviq: “Rasti i burgut të Dubravës, një film i dobët horror i Prokurorisë së Hagës”, Koha Ditore, Prishtinë, 25 mars 2005, fq.7.

PLATFORMAT SERBE PËR PLOJAT DHE MASAKRAT MBI SHQIPTARËT NË FUNKSION TË TRAGJEDISË GJENOCIDALE

Sheradin Berisha 


(Titulli i redaksisë Floripress)

Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosu.. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.

***

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në një shkrim hulumtues për masakrën e Qyshkut (14.05.1999), të publikuar nga Michael Montgomery dhe Stephen Smith, hetuesi i OKB-së për krime të luftës, Dennis Milner - ka theksuar se (po citoi): “…Puna e ekipit të tij do të vazhdojë të fokusohet thuaja tërësisht në rangun e lartë të regjimit të të kryeakuzuarit për krime lufte, kryetarit jugosllavë Sllobodan Millosheviq”. “Mund të thuhet se Tribunali (i Hagës- vërejtja ime) as që është themeluar ndonjëherë ose kurrë nuk ka pasur për qëllim të vihet pas gjykimit të akterëve të krimeve në nivelet e ulëta”… “Ne do të insistojmë”, thotë z. Milner - “në atë se ata në krye janë personat përgjegjës….dhe se ata, duke qenë të implikuar, kanë tërhequr këmbëzën.”. E dhe M. Cherif Bassiouni, një tjetër hetues i OKB-së për krime lufte në Kosovë, mbështet fokusimin e Tribunalit të Hagës vetëm mbi Sllobodan Millosheviqin dhe bashkëpunëtorët e tij të lartë. Z. Bassiouni, për çudi deklaron (Po citoi): “Çështja themelore, nuk është në dënimin e krimeve të kaluara, por në parandalimin e krimeve të ardhshme”…!!!

Nëse bazohemi në deklarimet e këtyre “faktmbledhësve” të OKB-së për krimet e kryera në Kosovë, me lehtësi mund të nxjerrim përfundimin, se: qindra kriminelë të formacioneve militare dhe paramilitare serbe duke përfshirë këtu edhe serbët lokalë, të cilët u përfshinë drejtpërdrejtë në vrasjen e shqiptarëve, plaçkitjen, djegjen dhe shkatërrimin e pasurive të tyre si dhe në shpërnguljen me dhunë nga trojet stërgjyshore…, nuk do të arrestohen kurrë për të dalur para drejtësisë ndërkombëtare apo asaj vendore.

Edhe pas tetë vjetëve nga përfundimi i luftës, duket se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës por dhe vetë gjykatat vendore në Kosovë janë marrë shumë pak (mos të theme aspak) me arrestimin e kriminelëve, të cilët lirshëm shetisin në Serbi, Mal të Zi, nëpër Kosovë dhe gjithandej nëpër botë.

Ndonëse në shkrimet e mija kam prekur në mënyrë fragmentare këtë temë mjaftë serioze, në vijim do të shpërfaqi disa argumente tjera që kanë të bëjnë pikërisht me krimet dhe kriminelët, emrat e të cilëve tashmë dihen botërisht, por çuditërisht nuk merret askush me ta.

***

Si u ekzekutuan 45 shqiptarë në Reçak ?

Në mëngjesin e 15 janarit 1999, banorët e fshati Reçak u zgjuan të rrethuar nga formacionet militate dhe paramilitare serbe. Sipas dëshmitarëve që mbijetuan krimin forcat serbe të pozicionuara në disa vende përreth fashtit fillimisht kanë granatuar Reçakun me artileri të rendë ndërkohë që këmbësoria ka filluar të lëvizë në brendi të fshatit. Në këtë situatë dramatike shumë fshatarë gjatë përpjekjeve për t´u larguar nga fshatit zihen robë nga njësitë kriminale serbe dhe grumbullohen në oborrin e shtëpisë së Sadik Osmanit. Nga dëshmitarët mësohet se, kriminelët serbë pasi i kanë legjitimuar burrat e zënë, i kanë shtri për toke dhe kanë filluar t´i rrahin mizorisht duke përdorur kondakët e armëve, shqelmat, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta.

Gjatë rrahjeve të pamëshirshme në oborrin e Sadikut, dëgjohej large gjëma dhe britma e burrave, ndërsa në bodrumin e shtëpisë, qanin e lemeritnin tmerrshëm gratë dhe fëmijtë e mbyllur me dry.

Pas një orë e gjysmë rrahjesh për vdekje, njësitë barbare serbe (dikur në mesditë) këta burra i rreshtojnë në kolon për një duke i urdhëruar të ecin në drejtim të malit dhe te vendi i quajtur ”Gropa e Bebushit” ndalohen nga njësitë tjera kriminale serbe. Pikërisht në këtë vend barbarët me rafale automatike (nga afërsia) i ekzekutojnë 45 veta, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Atë ditë të kobshme janari u vranëutë ASLLANI, Banush AZEMI, Ragip BAJRAMI,Halim BEQIRI, Rizah BEQIRI, Zenel BEQIRI, Lutfi BILALLI, Ajet EMINI, Bujar HAJRIZI, Myfail HAJRIZI, Skënder HALILI, Haqif HYSENAJ, Hajriz IBRAHIMI, Hakip IMERI, Murtez IMERI, Nazmi IMERI, Mehë ISMAJLI, Muhamet ISMAJI, Ahmet JAKUPI, Eshref JAKUPI, Hajriz JAKUPI, Mehmet JAKUPI, Xhelal JAKUPI, Jashar JASHARI, Raif JASHARI, Shukri JASHARI, Fatmir LIMANI, Nexhat LIMANI, Salif LIMANI, Bajram MEHMETI, Hanumshah MEHMETI, Arif METUSHI, Haki METUSHI, Ahmet MUSTAFA, Asllan MUSTAFA, Muhamet MUSTAFA, Sadik OSMANI, Jashar SALIHU, Shukri SALIHU, Bajrush SHABANI, Ahmet SMAJLAJ, Sheremet SYLA, Shyqëri SYLA, Bajram XHELADINI, .Njazi ZYMERI.

Me 16 janar 1999 shefit i misionit të OSBE-së ambasadori amerikan William Woker, gjatë një vizite në vendin e ngjarjes pa hezitim do të deklarojë se:” Ky është krim kundër njerëzimit…!” (Lexo Librin “Masakra e Reçakut – krim kundër njerëzimit” Shtime 2004)

Kush janë barbarët serbë që morën pjesë në Masakrën e Reçakut

Sipas dëshmitarëve që mbijetuan krimin, në vrasjen e bashkfshatarëve të tyre (përveç njësive militare dhe paramilitare serbe) morën pjesë edhe serbët lokalë, që punonin në postë, në kuvendin komunal të Shtimes etj.

Më 10 qershor 2005 Lëvizja KAN tani Lëvizja „Vetëvendosje“, së bashku me familjarët e Reçakut, përmes një çarçafi (të vendosur përpara selisë së UNMIK-ut) kanë publikuar disa emra të kriminelëve serbë që morën pjesë në masakrën e Reçakut.

Në këtë çarçaf ishin skalitur emrat e këtyre kriminelëve:

1.Bizhidar Markoviç
2.Çedomir Aksiç
3.Zhivorad Stojçetoviç
4.Bogdan Nojiç
5.Jovica Stojkoviç
6.Momir Ristiç
7.Zvonko Ristiç
8.Ljubomir Nojiç
9.Nenad Marinkoviç
10.Pavle Marinkoviç
11.Zoran Nedelkoviç
12.Sllavisha Marinkoviç
13.Vojisllav Janiçijeviç
14.Milivoje Çanoviç
15.Jovica Jovanoviç
16.Stojan Aksiç
17.Millorad Kostiç
18.Dragisha Kostiç
19.Dragan Tasiç

***

Kush janë 35 kriminelë serbë që morën pjesë në vrasjen e 750 shqiptarëve

dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga Gjakova

Më 7 maj 2005 Lëvizja „KAN“ tani „Vetëvendosje“, së bashku me organizatën“Thirrjet e Nënave”nga Gjakova, në ndërtesat afër UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës, kanë vendosur një Çarçaf me dimensione 20m x 4m, në të cilin kanë skalitur 35 emra të kriminelëve serbë që akuzohen nga familjarët e viktimave si përgjegjës për vrasjen e 750 shqiptarëve dhe rrëmbimin e 680 të tjerëve nga komuna e Gjakovës.

Emrat e kriminelëve janë:

1.Stanojeviç Momçilo

2.Çamoviç Sreten

3.Stanojeviç Milan

Çoliç Rade
Slavkoviç Milan
Stanojeviç Sava
Kovaç Slobodan
Stojanoviç Sava
Dekiç Milan
Dekiç Momçilo
Raçiç Dragan
Mirkoviç Vuk
Vujoviç Vaso
Vujoviç Nikotin
Ragiç Darko
Simiç Bozhidar
Stefiç Nikola
Stefiç Bojan
Obradoviç Ljubisha
Pantoviç Radovan
Pantoviç Miliç
Jovanoviç Aca
Bozhoviç Çedomir
Jovanoviç Sava
Ristiç Predrag
Jovanoviç Goran
Shqepanoviç Millosh
Krstiç Srgjan
Dikiç Milan
Dikiç Momçilo
Dimiç Zvezdan
Jovanoviç Sinisha
Rajkoviç Gojko
Drashkoviç Laza
Lazareviç Doka
***

Organizata, “26 marsi 1999”: Në vrasjen dhe masakrimin e 113 mashkujve të

Krushës së Vogël, morën pjesë 56 kriminelë serbë lokalë!

Më 26 mars 2005, Organizata, “26 marsi 1999”, nga Krusha e Vogël në bashkëpunim me Lëvizjen KAN tani Lëvizja „Vetëvendosje“, në një tjetër çarçaf të vendosur përballë Selisë së UNMIK-ut dhe Qeverisë së Kosovës kanë skalitur emrat e 56 kriminelëve serbë lokalë (vendas) që akuzohen nga familjarët e viktimave për vrasjen, masakrimin dhe djegjen e 113 burrave dhe djemëve të fshatit Krushë e Vogël. Organizata “26 marsi 1999”, nga Krusha e Vogël ka përgatitur edhe një material prej disa faqeve (me fotografi etj) ku ka sqaruar masakrën e ndodhur më 26 mars 1999 në këtë fshat, dhe këtë material ia kanë dorëzuar:

-Prokurorisë Publike – Prizren,

-Prokurorisë Publike – Prishtinë,

-Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-t – Prishtinë,

-Njësisë së Policisë së UNMIK-t për Krime Lufte – Prishtinë dhe

Njësisë së Tribunalit të Hagës – Prishtinë.

Por, për çudi asnjë organ i këtyre instancave të drejtësisë, nuk ka marrë mundin të nisin hetimet për këtë masakër mizore, në mënyrë që barbarët të arrestohen dhe të marrin denimin e merituar. Duket sikur këta mekanizma të drejtësisë, kanë lidhur një pakt “mirëkuptimi” me barbarët, duke zhvilluar një “diskriminim pozitiv” ndaj tyre.

***

Kush janë barbarët që masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj në fshatin Padalishtë

Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000 thuhet: Në Skënderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalishtë masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj (në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16 vjeçare). Të masakruarit janë: Afrim IMERAJ (2), Ardiana IMERAJ(13), Arijeta IMERAJ (11), Avdyl IMERAJ (67), Bekë IMERAJ (53), Feride IMERAJ (21), Fetije IMERAJ (42), Florije IMERAJ (19), Hasan IMERAJ (63), Mihane IMERAJ (72), Mona IMERAJ (72), Muhamet IMERAJ (19), Nexhmidin IMERAJ (?), Rab IMERAJ (30), Rustem IMERAJ (73), Sabahat IMERAJ (21), Shehide IMERAJ (70), Violeta IMERAJ (17), dhe Xhyfidane IMERAJ (14). Kjo listë e emrave i është dorëzuar edhe përfaqësuesve të tribunalit të Hagës.

Kriminelët që kanë ekzekutuar mizorisht familjen Imeraj, janë serbë të ardhur nga disa fshatra të komunës së Burimit (ish-Istogut).

Ata janë:

-Predrag Belosheviq (Pjesëmarrës i luftrave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë); vëllezërit Grujica e Lubisha Belojeviq, Zharko Belosheviq, Zhika Belosheviq, vëllezërit Malisha e Çeda Tijaniq, Goran Tijaniq, Dejan Tijaniq, Vedran Tijaniq, Obrad Tijaniq, Zhivan Vuçiq, Mirolub Vuçiq, Dushan Vuçiq, vëllezërit Rade e Milisav Ivanosheviq, Igor Shapiq, Gradibor Radunoviq, Ivan Gajin dhe Zoran Shlaniq – të gjithë nga fshati Cërkolez; Dushan Shapiq e Zharko Shapiq nga Belica; Dragan Cvetkoviq nga Uça dhe Sllobodan Petkoviq nga Zhakova. Pas përfundimit luftës, Shumica prej këtyre kriminelëve janë parë duke shëtitur të lirë në Cërkolez, fshat ky që ruhej nga pjestarët e KFOR-it spanjollë.

Sa shqiptarë u vranë më 28 mars 1999 në Izbicë të Skënderajt (?!)

Dihet mirëfilli se pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe, forcat militare dhe paramilitare serbe ndërmorën një ofensivë me përmasa shafrosëse kundër popullatës shqiptare, dhe kjo fushatë zhvillohej në kuadër të operacionit të koduar ”Patkoi”. Në këto zhvillime të të jashtëzakonshme, duke filluar nga data 25 mars forcat serbe me anë të artilerisë së rëndë granatuan dhe pastaj i dogjën disa fshatra të Drenicës si, fshatrat: Klladernicë, Qirez, Leçinë, Turiçec, Vojnik etj. Sipas dëshmitarëve, gjatë këtij operacioni njësitë barbare serbe në fshatin Qirez i zunë robë disa gra dhe fëmijë dhe i ngujuan në një hambar të misrit. Me këtë rast disa femra u përdhunuan seksualisht ku 8 prej tyre u vranë mizorisht dhe pastaj kufomat u hodhën në tri puse të fshatit.

Në këtë fushatë shfarosëse për shqiptarët, më 27 mars 1999 forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe granatuan edhe fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve të fundit qenë stehuar rreth 5 mijë banorë (kryesisht gra, pleqë dhe fëmijë) të fshatrave përreth. Më 28 mars forcat kriminale serbe rrethojnë vendin ku ishte përqëndruar kjo popullatë dhe pas një maltretimi të rënë fizik, burrat ndahen (në dy grupe) nga gratë dhe fëmijët. Grupi i parë është dërguar në një kodër të afërt, ndërsa grupi i dytë është grumbulluar në shtratin e një lugine dhe sipas planit kanë hapur zjarrë në drejtim tyre. Me këtë rast janë vrarë e masakruar mizorisht 147 veta. Po atë ditë (pas masakrës në Izbicë) gratë dhe fëmijtë që ishin mbledhur në një lëndinë u detyruan të largoheshin dhe të ecnin këmbë në drejtim të Klinës, të Gjakovës, Prizrenit dhe me në fund kanë përfunduar në Shqipëri.

Më 28 mars 1999 në Izbicë u ekzekutuan barbarisht: Jetullah ALUSHI, Asllam (Q) AMRUSHI, Asllan BAJRA, Bajram BAJRA, Bajram C. BAJRA, Bajram S. BAJRA, Brahim BAJRA, Fazli BAJRA, Ilaz BAJRA, Sami BAJRA,Bislim BAJRAKTARI, Hajdar BAJRAKTARI, Demush BEHRAMI, Muhamet BEHRAMI, Nuredin BEHRAMI, Asllan DAJAKU, Dibran A.DANI, Sali DERVISHI, Bajram DERVISHI, Ilaz DERVISHI, Musli DOQI, Hamdi DOQI, Ali DRAGA, Cen DRAGA, Hajriz DRAGA, Ismet DRAGA, Murat DRAGA, Rrahim DRAGA, Rustem DRAGA, Zade DRAGA, Avdullah DURAKU, Bel A.DURAKU, Dibran DURAKU, Rexhep DURAKU, Muhamet EMRA, Lah FETAHU, Ibrahim GASHI, Ramë GASHI, Halil HAJDARI, Halit HALITI, Fejz HAXHA, Hazir HOTI, Qerim HOTI, Rifat HOTI, Rrustem HOTI, Tahir HOTI, Muhamet HOTI, Sadik HOTI, Shefqet A. HOTI, Vehbi HOTI, Zenel ISUFI, Beqir JETULLAHU, Kajtaz D. KAJTAZI, Bajram KELMENDI, Jetullah KELMENDI, Ramë KOTORI, Brahim KOTORI, Hajzer KOTORI, Deli KRASNIQI, Mustafë KRASNIQI, Rrahim KRASNIQI, Azem KUQICA, Sami LOSHI, Jashar LOSHI, Selman LOSHI, Halil MORINA, Sokol H. MURSELI, Beqir MUSLIU, Ilaz MUSLIU, Shaban MUSLIU, Halit MUSLIU, Naim MUSLIU, Mehmet MUSLIU, Hasan MUSTAFA, Azem OSMANI, Fatmir OSMANI, Hetem OSMANI, Muharrem OSMANI, Pajazit D. QAKA, Sabit QALLAPEKU, Ismajl QELAJ, Rexhep QELAJ, Metush QELAJ, Hamz QUPEVA, Ramadan RACI, Halit RAMAJ, Mujë REXHEPI, Mustafë SEJDIU, Azem SHABANI, Hysen A. SHALA, Idriz SHALA, Isuf SHALA, Isuf SHALA, Mujë SHALA, Sali SHALA, Zymer SHALA, Halim SHALA, Hijraz SHALA, Sadik SHERIFI, Zeqir SHPATI, Riza SPAHIU, Ramë SYLA, Brahim TAHIRI, Gani TEMAJ, Hamdi TEMAJ, Hami B. THAQI, Ramë H. THAQI, Ajet D. THAQI, Sheremet THAQI, Ukë UKA, Zenel VELIQI, Idriz XHEMAJLI, Qazim XHEMAJLI, Jahir ZEKA, Milazim ZEKA, Një mashkull i paidentifikuar…(..) Më 28 mars 1999 gjatë rrugëtmit për në Shqipëri në rimorikio u dogjën për së gjalli: Zyre FEJZA (61) dhe Zoje OSMANI (70). (Kjo listë nuk është e plotë))

Kush janë barbarët që morën pjesë në ekzektutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë

Sipas raportit të KMDLNJ-së (6 prill 2000) në ekzekutimin e 147 shqiptarëve në Izbicë janë përfshirë edhe serbët lokalë të fshtarave të Drenicës dhe të Burimit (ish-Istogut).

Në këtë masakër mizore kanë marrë pjesë: 42 pjestarë të familjeve Tomasheviq nga Syrigana, e këta janë:

Mihajlo Tomasheviq
Veselin Tomasheviq
Sllavko Tomasheviq
Vujadin Tomasheviq
Nenad Tomasheviq
Stojadin Tomasheviq
Igor Tomasheviq
Miloje Tomasheviq
Vladan Tomasheviq
Radoslav Tomasheviq
Vasilije Tomasheviq
Milosh Tomasheviq
Radivoje Tomasheviq
Preda Tomasheviq
Srgjan Tomasheviq
Millorad Tomasheviq
Mileta Tomasheviq
Radenko Tomasheviq
Mile Tomasheviq
Stojadin Tomasheviq
Milenko Tomasheviq
Milan Tomasheviq
Dragoljub Tomasheviq
Gjoko Tomasheviq
Boshko Tomasheviq
Zhivorad Tomasheviq
Zhivojin Tomasheviq
Najdan Tomasheviq
Nebojsha Tomasheviq
Nenad Tomasheviq
Branillav Tomasheviq
Ratko Tomasheviq
Filip Tomasheviq
Dejan Tomasheviq
Gordan Tomasheviq
Predrag Tomasheviq
Despot Tomasheviq
Tadisha Tomasheviq
Sinisha Tomasheviq
Tomisllav Tomasheviq
Zoran Tomasheviq e
Goran Tomasheviq , Pastaj
Branisllav Kragoviq
Ratko Kragoviq i biri – po nga nga Syrigana.
Pastaj,

Marko Ristiq
Marko Damjanoviq
Dragoljub Rajkoviq
Jovica Rajkoviq
Rade Kovaçeviq – Zec
Dika Kovaçeviq
Ognjan Kovaçeviq
Gjorgje Mojsiq
Radosav Kovaçeviq – Cule
Mile Jokiq
Nebojsha Kovaçeviq
Sinisha Jokiq
Svetozar Ristiq
Zoran Kovaçeviq – Princ , të gjithë nga Banja;
Momir Milentijeviq
Zoran Jovanoviq
Milutin Arisiq,
Milan Todoroviq
Dejan Spasiq
Nebojsha Nikçiq
Miodrag Komatina
Niqifor Kovaçeviq
Dragan Dimitrieviq
Vukmiq Lazareviq – nga Runiku
Todor Deverxhiq
Rade Deverxhiq
Dragisha Deverxhiq
Milan Shteviq
Dragomir Shteviq
Miliq Petroviq e
Ognjan Petroviq, nga Radisheva
Nenad Shmigiq
Radoje Shmigiq
Cvetko Shmigiq
Dragan Shmigiq e
Gollub Shmigiq nga Leçina.
Dadosha Iliq
Zhivoin Iliq dhe
Momçillo Radovanoviq – nga Kuçica.
Zhivko Jokoviq e
Radosllav Kandiq nga Kotorri, si dhe
Radivoje Rasha – Kalenoviq me të bijtë
Dejan Rasha dhe
Dushan Rasha
Zvonko Jovanoviq
Zoran Jovanoviq
Bllagoje Çolakoviq
Nenad Çolakoviq
Radosh Lajoviq
Ilija Trajkoviq
Rajko Rajçiq
Vllado Bakraçeviq
Lubisha Iliq
Momo Peleviq
Sllagjan (polic i komunikacionit)
100.Sadudin Rexhepagiq (boshnjak) – të gjitha nga Skënderaj.
Goran Shapiq,
Rade Shapiq dhe
Dushan Shapiq, që të tre nga Belica e Burimit (ish-Istogut).
Këtë listë me emra të barbarëve serbë e kanë në duar UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës, por sa dihet deri më tani asgjë nuk kanë bërë që këta barbarë të dalin përpara drjetësisë.

Kush janë bandat tjera kriminale serbe që kanë kryer krime në Drenicë

Në tetor 1999 në fshatin Sankoc të Drenicës, gjatë pastrimit të terenit nga njësiti i TMK-së, të Batalionit I-rë „Ymer Alushani“ të Brigadës 121 „Kumanova“, në njërën nga ish-bazat e shtabit komandues të bandave kriminale serbe, është gjetur një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë. Aty janë gjetur edhe numra të telefonave dhe fotografi të ndryshme si dhe ditarë që këta kriminelë kanë mbajtur gjatë luftës në Kosovë.(Shih: revistën Ekskluzive, nr.1. janar 2000, f.101)

Lista e emrave të barbarëve serbë, është si më poshtë:

1.Llazareviq Dragisha, nëntoger

2.Gjorgjeviq Sinisha, rreshter

3.Blanusha Mile, rreshter i vjetër

4.Korçag Goran, rreshter i klasit të parë

5.Millanoviq Predrag, dhjetar

6.Radulloviq Nebojsha

7.Simiq Goran

8.Kostiq Sasha

9.Daniq Sllobodan

10.Gjorgjeviq Zoran

11.Shabiq Zvonko

12.Qausheviq Nenad

13.Jovanoviq Dragi

14.Momqilloviq Miroslav

15.Ivanoviq Milivoje

16.Dejanoviq Verolub

17.Janjusheviq Zhivorad

18.Nedelkoviq Bratisllav

19.Petkoviq Bogolub

20.Gjoriq Sllavolub

21.Vaniq Rasha

22.Dimiq Dushan

23.Bajrami Igor

24.Aliq Zoran

25.Branko Jançiq

***

Kush janë barbarët serbë që u përfshinë në vrasjen e Shqiptarëve në

Sllatinë të Fushë- Kosovës (?!)

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në garazhin e shtëpisë së Rrahim Imerit në fshatin Sllatinë të Fushë-Kosovës është gjetur një listë me emra të pjesëtarëve të forcave ushtarake e policore serbe që morën pjesë në vrasjen e shqiptarëve në Sllatinë dhe në plaçkitjen e djegien e shtëpive të shqiptarëve në këtë fshatë. (Revista: Ekskluzive nr.4 prill 2000, fq.52)

Në këtë listë figurojnë emrat e këtyre kriminelëve:

Zoran Vukdragoviq - toger
Lubisha Simiq - rreshteri
Zoran Ristovski
Dushan Jevriq
Zoran Joviq
Mladen Peshiq
Milosh Mihajloviq
Marko Zhivoinoviq
Slavisha Gjorgjeviq
Miodrag Pejatoviq
Dejan Mikiq
Igor Gurkoviq
Ivan Stanojeviq
Zoran Mimiq
Radoje Bulatoviq
Mile Rangjeloviq
Cvetko Boshkiq
Radoslav Ristia
Slobodan Gjurgjeviq
Darko Miloviq
Dragisha Ivanoviq
Ivan Steviq
Vladeta Stojanoviq
Sasha Aksiq
Nenad Jovanoviq
Nenad Zhivkoviq dhe
Dejan Slaviq.
(Krimineli Dejan Saviq mësohet se ishte pjesëmarrës edhe në masakrat ndaj civilëve shqiptarë në Opojë)

***

Cilat njësi barbare serbe vranë e masakruan 42 shqiptarë në fshatin Qyshk

dhe 35 të tjerë në fshatrat fqinje Pavlan dhe Zahaq të Pejës

Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk (2-3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe.

Në këtë ditë të kobshme për Qyshkun , u vranë e një pjesë e tyre edhe u dogjën: Ramë Dervish Gashi (65), Xhafer Ramë Gashi (40), Rrahim Dervish Gashi (55), Rasim Hysen Ramaj (45), Metë Shala (55), Selim Maxhun Gashi (50), Haki N. Gashi (45), Jashar Azem Gashi (58), Muharrem Azem Gashi (50), Avni Drevish Gashi (50), Skënder Dervish Gashi (35), Musë Shaban Gashi(63), Ibish Kadri Gashi (55), Rrahim Shaban Gashi (55), Ahmet Rrustem Gashi (35), Emin Bekë Gashi (60), Emrush Krasniqi, mysafir nga Vranoci, Ismet Bajraktari, mysafir nga Raushiçi, Hasan Metë Hatamaj - mysafir nga Batusha, Gani Avdyl Hasanaj, mysafir nga Batusha, Hasan Ahmet Çeku (70), Bedri Ahmet Çeku (65), Isuf Shala, mysafir nga Grabofci, Çaush Rrustem Lushi, Ardian Çaushi (30), Ardian Çaush Lushi (20), Osman Haxhi Lushi (48), Sefedin Haxhi Lushi (44), Avdullah Lush Lushi (45), Ukë Lush Lushi (43), Ramiz Lush Lushi (40), Xhafer Lush Lushi (35), Skënder Lush Lushi (30), Nifa Din Kelmendi (55), Skënder Din Kelmendi (50), Besim Din Kelmendi (38), Ardian Skënder Dina (20), Rrahim Sylë Kelmendi (40), Xhemë Isuf Kelmendi (40), Mentor Shaban Kelmendi (22), Avdi Shaban Berisha (58) dhe Zeçir Aliaj - mysafir nga Zllopeku.

Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht edhe 35 shqiptarë të pafajshëm.

-Në fshatin Pavlan u ekzekutuan:
1. Zymer Sadik Gashi (70), 2. Agush Selman Gashi, 3. Liman Hajzer Gashi, 4. Haxhi Rexhë Dreshaj (41), 5. Shaban Tahir Kelmendi(52), 6. Zenun Shala, mysafir nga Fusha e Pejës, 7. Musë Isuf Lulaj (75), 8. Rrahim Salih Nikçi (55), 9. Xheirane Brahim Nikçi(25), 10. Hatixhe Kamer Nikçi (50), 11.Ajshe Avdyli dhe 12. Gashi-Kelmendi (40).
-Ndërsa në Zahaç janë ekzekutuar këta persona:
1. Zenel Bekë Berisha, 2. Shaban Kasem Neziraj, 3. Sadri Ymer Ramaj, 4. Faton Sadri Ramaj, 5. Valdet Nezir Ramaj, 6. Shpend Rexhë Hyseni, 7. Naim Hajrullah Hyseni, 8. Ismet Hajrullah Hyseni,
9. Haki Hajrullah Hyseni, 10. Sabit Hajrullah Hyseni, 11. Bajrush Avdyl Hyseni, 12. Fehmi Rashit Gjokaj, 13. Hysen Rashit Gjokaj, 14. Ruzhdi Halil Dobraj, 15. Muhamet Halil Dobraj, 16. Halil Halil Dobraj, 17. Bekim Ahmet Delijaj- rom, 18. Shaban Sokol Ramaj, 19. Zymer Osmanaj, 20. Shaban Osmanaj, 21. Fakë Rexhep Murati - mysafir, 22. Demë Ahmet Hatashi, nga Leshani.


Në masakrimin ecivilëve shqiptarë kanë marrë pjesë:

-Formacioni “Frenki”, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq - “Frenki”, e cila ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si “Crvene beretke” (Beretat e kuqe).

-“Operativna Grupa” ose “OPG” (grupi operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten “Magla” (mjegulla), sepse pas aksioneve të ndërmarra ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. “OPG-ja” mësohet të ketë marrë urdhrat nga gjeneralë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-s kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, në Abri të Ulët, në Reçak, në Pavlan, në Zahaç etj.

-Njësiti snajperist i Armatës së Tretë “Jugosllave”, grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë serbe. Pastaj, grupet paramilitare të ashtuquajtur “Munja” (vetëtima). “Munja”, në një raport të organizatës “Human Rights Watch-it” (HRW), përshkruhen se “ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë”.

(Shih më poshtë Fotogalerinë e barbarëve)

***

Në çfarë rrethanash u masakrua prof.Ruzhdi Berisha

Pro.Ruzhdi Berisha ka lindur më 1952 në fshatin Buçe të komunës së Sharrit. Me fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë, Ruzhdiu (edhepse ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së në Sharr (ish-Dragash) aktivisht mori pjesë në shtrirjen dhe organizimin e UÇK-së në këto anë. Për këtë qëllim Prof.Ruzhdi Berisha ( pa e ditur “shokët”e tij në LDK) disa herë do të udhëtojë për në Shqipëri për të vënë kontakte bashkëpunimi me disa nga drejtuesit UÇK-së.



Prof.Ruzhdi Berisha

Për të mësuar më gjerësisht lidhur me aktivitetin e Ruzhdiut dhe lojërat qëllimkiqja të luajtura në adresë të Ruzhdi Berishës, nga dy zyrtarë të LDK-së në Sharr, Halim Shemsidini Kryetar i LDK-së (aktualisht edhe kryetar i komunës së Sharrit) dhe Shaban Halimi sekretar i LDK-së (aktualisht deputet i kësaj partie në Parlamentin e Kosovës) - dhe për të ditur për odisejadën deri te vrasja e tij, lexoni shkrimet e gazetarit Bedri Halimi: RUZHDI BERISHA: NJË JETË PËR DIJE DHE LIRI + VËRTET, KUSH E LA VETËM RUZHDI BERISHËN NË OPOJË ?!

Ndërkaq për të mësuar, se kush kanë qenë Shaban Halimi, Halimi Shemsidini... në kohën e regjimit të Millosheviqit..., lexoni shkrimin “Vazhdimësia e pushtetit serb në komunën e Sharrit! ISH-PUSHTETARËT E REGJIMIT SERB UDHËHEQIN SOT KOMUNËN E SHARRIT “

Dihet mirëfilli se pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe në Kosovë (24 mars 1999), Serbia intensifikoi fushatën e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e veta dhe në këto zhvillime edhe popullata shqiptare në Opojë do të detyrohet të largohet nga vatrat e tyre. Kjo ngjarje ndodhi më 31 mars 1999 kur policia serbe jep urdhër që brenda dy orësh popullata shqiptare e Opojës t´i braktisin shtëpitë e tyre dhe të shpërngulen për në Shqipëri. Vetëm dy ditë më herët (më 29 mars) Kryesia e degës së LDK-së për Sharr (ish-Dragash), në një mbledhje të mbajtur në shtëpi të Shaban Halimit në Buzez, merrë vendimin, që “nëse vjen deri te shpërngulja e popullatës nga Opoja ne si kryesi e LDK-së asesi nuk duhet të shpërngulemi por duhet të qëndrojmë këtu”.

Prof.Ruzhdi Berisha meqë këtë vendim e mori shumë seriozisht, nuk do të shpërngulet për në Shqipëri, ndërsa antarët e tjerë të kryesisë së LDK-së, përfshirë këtu edhe kryetarin e LDK-së për Sharr, z.Halim Shemsidini (aktualisht edhe kryetar i komunës) dhe sekretarin e saj, Shaban Halimi (aktualisht deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës) nuk e respektojnë këtë vendim dhe para të gjithëve kalojnë në Shqipëri. Pra me këtë rast duket se Ruzhdiu tradhëtohet nga “shokët”e LDK-së dhe kjo tradhëti do t´i kushtojë me jetë. Gjatë qëndrimit të Ruzhdiut në Buqe (në fshatin e tij të lindjes), forcat kriminale serbe (përmes informatorëve shqipfolës) i bien në gjurmë, dhe pasi maltretohet tmerrshëm fizikisht vritet e masakrohet në format më mizore.

Në qershor të vitit 1999, kur njësitë e UÇK-së futen në Opojë, puna e parë për ta ishte vendndodhja dhe fati i Prof. Ruzhdi Berishës dhe të disa personave të tjerë që konsideroheshin zhdukur.

PU e UÇK-së, informatën e parë për vrasjen e Prof.Ruzhdi Berishës e merr në fshatin Krushevë të Gorës nga personi Sadik Idriz – aktualisht Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Agim Çekut.



Sadik Idriz - Ministër i Shëndetsisë në qeveinë Çeku!

Sadik Idriz i lindur me 28.02.1954 në fshatin Krushevë, deklaron se në fund të muajit prill 1999 në një lokal - ëmbëltore në Dragash, e cila ishte pronë e një fshatari nga Zlipotoku i Gorës, ka biseduar me një epror serbë me emrin Mitojeviç Dragutin, i cili në besim i ka treguar se Ruzhdi Berishën e kanë vrarë në karakollin Stojanoviç (në kufi me Shqipërinë).

Krimineli Dragutin, Sadik Idriz(it) i tregon se: “Ruzhdi Berisha pasi që është vrarë është mbuluar me dhe, dhe me dega (dru) dhe kur të nesërmen kemi kaluar aty pari kemi parë se kafshët e egra e kishin shpluar kufomën e tij dhe se ja kishin hëngër njërën pulpë të këmbës.” Barbari Dragutin në fund të bisedës, Sadik Idriz(it) i ka thënë, se:”pas luftës do të shkoi në Slloveni sepse rrjedh nga një familje Serbo-Sllovene” dhe me këtë rast ia ka dhënë adresën dhe numrin e telefonit të vetë.

Adresa e tijë është: Mitojeviç Dragutin – Rusianov TRG-3. Nr.tel. 99386-61-263-632.

Pas këtij informacioni të hidhur Policia Ushtarake e UÇK-së nis kërkimin për gjetjen e kufomës së Ruzhdiut dhe të gjërave përsonale të tij.

Fillimisht u mësua se letërnjoftimi i prof.Ruzhdiut është në depon ndërtimore të pronarit Taip Sadikut nga fshati Bellobrad, ( Taip Sadiku ishte bashkëpunëtor i UDB-së dhe njëri nga bashkëpunëtorët kryesor të eprorit të policisë serbe Gradimir Zekavica). Letërnjoftimi së bashku me një dekleratë me shkrim në stacionin e PU-së është dorëzuar nga Kujtim Neziri – vëlla i inspektorit federativ të sigurimit shtetëror serb, Lulzim Nezirit nga fshati Kuk. Gjatë hulumtimeve në teren, në shtëpinë e kriminelit Miroslav Gapiç në Prizren janë gjetur: një flamur, patent shoferi dhe libreza ushtarake të prof.Ruzhdi Berishës si dhe një thikë e gjakosur, me të cilën dyshohet të jetë masakruar Prof. Berisha.



Krimineli Mirosllav Gapiç

Ndërkohë në Lipjan është gjetur edhe vetura e tij. Pas shumë përpjekjesh, më 19 shtator 1999, disa ushtar të UÇK-së nën udhëheqjen e Zahadin Krasniqit, afër kufirit Shqiptaro-Shqiptar e gjejnë edhe kufomën e masakruar të Ruzhdi Berishës.



Leja e çarkullimit dhe vetura (makina) e Ruzhdi Berishës!

----------------------------------------

Pas disa ditësh i gjithë dokumentacioni i gjetur i është dorëzuar hetuesve të gjykatës së Hagës, me qëllim të arrestimit dhe daljes para drejtësisë të të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në vrasjen dhe masakrimin e Ruzhdi Berishës, por për fat të keq çdo gjë ka përfunduar me dorëzimin e këtij dokumentacioni, sepse deri më tani askush nuk është arrestuar edhe pse dihen mirëfilli emrat dhe mbiemrat e atyre që u përfshinë në vrasjen e intelektualit Ruzhdi Berisha.

***

Pas përfundimit të luftës, po në këtë rajon bariu i fshatit Brezne Hasan Kadri Krasniqi, te vendi i quajtur “Fusha e Hutit” në drejtim të Lugut të Gjeraçinës ka gjetur gjashtë kufoma të gjinisë femrore. Ka informuar komandën e UÇK-së në Opojë të cilët menjëherë kanë angazhuar një njësi ushtarake për këtë qëllim. Për këtë krim është informuar UNMIK-u, KFOR-i dhe mediat lokale dhe të gjithë kanë dalur në vendin e ngjarjes (në Brezne) ku kanë marrë të gjitha të dhënat si dhe kanë bërë inçizimin e kufomave. Këto femra të masakruara ishin prej dy fshatrave të komunës së Therandës (ish-Suharekës).1.Rafije Krasniqi – nga Studençani (49 vjeç), 2.Behare Krasniqi – nga Studençani (22 vjeç),3.Bahrije Gashi – nga Terjna (1938),4.Rahime Voci – nga Terjna (1947),5.Ajmone Gashi – nga Ternja (1966),6.Besarta Gashi – nga Terjna (1985).

Si i dogjë Kompleksi Memorial i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Tri ditë pas fillimit të bombardimeve të NATOS-s kundër forcave Serbe në Kosovë, pikërisht në orët e mbrëmjes të datës 27 mars 1999 kriminelët serbë u futën në ambientet e Kompleksit Memorial të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, dhe me këtë rast e dogjën Shtëpinë muze të lidhjes me rreth 11 mijë eksponate historike. Gjithashtu edhe lapidaret e dy personaliteteve të mëdha të kombit tonë: Abdyl Frashërit dhe Haxhi Ymer Prizrenit u hoqën nga basamenti i përbashkët dhe pasi u dëmtuan u gjuajtën jashtë Kompleksit Memorial. Për këtë akt barbarë ekziston një material i faktuar me dëshmi të shumta( fotografi dhe dokumente tjera) si dhe emrat e 11 kriminelëve serbë që u përfshinë në djegjen dhe shkatërrimin e KM të LSHP. Ky material është dorëzuar edhe Tribunalin Ndërkombëtar në Hag, por,(bazuar në praktikat që ndjek ky tribunal) ashtu sikurse shumë dëshmi të tjera edhe ky material ka përfunduar në sirtarët e prokurorisë dhe prandaj nuk do të merret kurrë në shqyrtim.

***

Kush janë barbarët serbë që kryen krime në fshtatin Kishnicë dhe në

disa vende tjera të Kosovës

Në nëntor 1999, në fshatin Kishnicë (afër Prishtinës), në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra barbarësh serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare nëpër shumë pjesë të Kosovës. Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe në adresat e tyre, rezultonë se këta barbarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlija. Një pjesë prej tyre, krime kanë kryer edhe në fshatin Kishnicë. Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që kanë shpëtuar nga thikat e këtyre kriminelëve.(Ekskluzive nr.1 janar 2000, fq.101)

Në listën e gjetur janë skalitur këta emra:

Berisha Ruzhdi – Bekim, rom
Iliq Stalin – Velko
Paniq Pavli – Sinisha, Prelloc i Prishtinës
Cvejiq Lubisha – Lan, Hallaq i Madh – Lipjan
Vukadinoviq Jovan – Njegosh, Kurshumli
Andriq Mirko – Drashko, Prishtinë
Dikiq Branko – Nebojsha, Prilluzhë
Krastiq Rade – Svetisllav, Skullan i Lipjanit
Selishnik Jelica – Tomisllav, Kishnicë
Sinisha Jovanoviq, Kishnicë
Jovan Karaxhiq, Kishnicë
Goran Trajkoviq, Kishnicë
Boban Trajkoviq, Kishnicë
Dejan Trajkoviq, Kishnicë
Predrag Gjorgjeviq, Kishnicë
Petar Saveliq, Kishnicë
Mile Bulajiq, KIshnicë
Gjorgje Bulajiq, KIshnicë
Zhivorad Mitiq – Zhiko, Kishnicë
Dragan Mitiq – Burdo, KIshnicë
Dragan Miliq, Kishnicë
Zoran Trajkoviq, Kishnicë
Mike Iliq, Graçanicë
Dushan Iliq, Graçanicë
Kush janë 22 barbarët që janë përfshirë në vrasjen e shqiptarëve në Klinë

Më 12 Nëntor 1999, është gjetur edhe një listë me emra të kriminelëve serbë, që kanë vrarë, ekzekutuar e masakruar mizorisht qindra civilë Shqiptarë në komunë të Klinës. Në mesin e barbarëve figuron edhe një barbar shqipfolës. Dihet mirëfilli se në komunën e Klinës janë përfshirë më së shumti serbë lokalë në vrasjen e Shqiptarëve.

Lista përmban këta emra:

Danë Balaj
Zoran Dobriq
Zharko Stepiq
Vitomir Saviq
Millorad Stepiq
Gollub Stashiq
Dragomir Stashiq
Bado Bogiqeviq
Zaiq Vojo
Dobishleviq Sreta
Dançiq Vojo
Popi Zoran
Pavlloviq Dragan
Zhivkoviq Radosllav
Zhivkoviq Llazar
Vushtiq Radoje
Zariq Sreqko
Kiziq Gollub
Kiziq Gjoko
Dashiq Nevica
Krstiq Millan
Dobriq Dushan
Kush janë barbarët serbë që me emrin”Toga e tmerrit” vranë e

masakruan civilë shqiptarë në Viti …

Më 2 dhjetor 1999, janë gjetur disa dokumente në Samakovë, Viti, Goshicë, Kabash, Binçë, Kllokot, Zhiti etj., në të cilat dëshmohet se paramilitarët serbë, në këtë rajon kanë vepruar me emrin”TOGA E TMERRIT”. Kjo togë është formuar më 19 maj 1999 dhe për një kohë të shkurtër ka vrarë e masakruar 22 civilë pleq, plaka, fëmijë, gra dhe burra që i zunë nëpër shtëpitë e tyre.

Emrat e kriminelëve janë:

Miodrag Stanishiq
Sasha Jeriniq
Stanisllav Vukiq
Sasha Vujiq
Mirosllav Mihajlloviq – Mikica
Millovan Ivkoviq
Vidosllav Kojiq
Moma Vasoviq
Nenad Perzhiq
Branko Arizonoviq
Nebojsha Stanojoviq
Zoran Cvetkoviq
Sllavisha Maksimoviq
Dragisha Dinqiq
Novica Jakovleviq
Lubisha Arsiq
Sinisha Jovanoviq
Aleksander Jovanoviq
Srgjan Ristiq
Goran Arsiq
Nebojsha Stanishiq
Dragan Nojkiq
Canko Spasiq
Bogoso Krqmareviq
Millosh Mitroviq (komandant i togës)
Kush janë barbarët serbë që kryen krime dhe spastrim etnik në Fushë-Kosovë

1.Sllavisha Andrijeviq- (njëri ndër organizatorët kryesorë për dëbimin me dhunë të

shqiptarëve nga Fushë-Kosova)

Dragomir Popoviq
Boban Mitroviq
Dragan Dabizhleviq
Lazar Deniq
Radomir Dishiq
Radovan Petroviq
Dragan Mitroviq
Radojica Mitiq
Dragan Iliq
Aca Stankoviq
Zhika Begnellaviq
Mlladen Laziq
Sllavisha Grujiq
Sasha Mihajlloviq
Sava Drashkoviq
Miodrag Bangjur
Millan Milkoviq
Boban Grujiq
Sasha Maksimoviq
Nebojsha Stefanoviq
Vllastimir Jovanoviq
Dushan Zharkoviq
Dragan Zhekiq
Dobri Artinoviq
Stanko Milankoviq
Sllobodan Mitroviq
Dobrivoje Gjorgjeviq
Darko Milosheviq
Dragolub Lakaqeviq
Lubisha Veliqkoviq
Zharko Vasiq
***

Çka u gjetë në “qendrën e torturimit” në Prishtinë

Gjurmë të krimit dhe të kriminelëve janë gjetur pothuajse në çdo vendbanim të Kosovës.Me këtë rast vë në spikam zbulimin e të ashtuquajturit “qendër e torturimit” në Prishtinë.Në qershor 1999 gjatë futjes së trupave të NATO-s në Kosovë, njësitë britanike (ato parashutiste) gjatë kontrollimit të objekteve publike në Prishtinë, në një ndërtesë pesë katëshe, kishte zbuluar një dhomë e cila nga njësitë kriminale serbe ishte përdorur, si qendër e torturës dhe e vasjeve mizore të shqiptarëve. Në këto ambiente u gjetën armë të ftohta si: thika me gjak, shkopinjë gome, shkopinjë bejzbolli të gërvishtura nga goditjet e fuqishme, arka të mbushura me drogë, që kriminelët kishin përdorë gjatë kryerjes së krimeve etj. Nga këto gjetje rezulton, se në këtë qendër krimi, të jenë torturuar e mbytur mizorisht shumë shqiptarë, duke ju prerë pjesë të trupit: veshët, hunda, ekstremitetet (këmbë e duar), organet gjenitale etj. Armë të ftohta: si thika, Kamo, Sopata, litarë të përgjakur për ngulfatje, drogë dhe siringa për marre të drogas janë gjetur edhe në rajonin e Gollakut, në fshatin Dresnik të Pejës, në Rrthinë të Rahovecit si në Celinë dhe Krushë të Madhe etj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...