Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/07

Isuf B. Bajrami:GRANATIMI I USHTRISË AKTIVE SERBE MBI VENDBANIMET E PA MBROJTURA CIVILE


DEKLARATË DËSHMIE 

http://www.albaniapress.com

PËR GRANATIMI I USHTRISË AKTIVE SERBE MBI VENDBANIMET E PA MBROJTURA CIVILE NË LAGJEN “QENAR QESHME” MË 28.03.1999, E CILA ËSHTË DORËZUAR NË GJYKATËN E QARKUT NË GJILAN PAS LUFTËS
Me fillimin e bombardimeve të NATO-së (me 24 mars 1999) mbi caqet e ushtrisë serbe në Kosovë, filloi një shpresë për jetën dhe lirinë e afërt për popullatën e pambrojtur në Kosovë. Njëkohësisht filloi edhe tmerri dhe frika e popullsisë civile shqiptare, e cila mbeti nën mëshirën e forcave paramilitare serbe dhe ushtarako-policore. 
Qysh në ditën e parë të bombardimeve të NATO-së caqet e Ushtrisë serbe në Komunën e Gjilanit, popullata e pambrojtur shqiptare në shumicën e fshatrave të Karadakut si në Livoq i Ulët, Livoq i Epërm, Cerrnicë, Pasjak, Bresalcë, Përlepnicë, Shillovë, Malishevë, Uglarë, Pogragjë, Velekincë, Llashticë, Lladovë, Zhegër, etj. u urdhëruan nga forcat paramilitare serbe, që banorët shqiptarë t’i lëshojnë këto vendbanime. 
Më 27. 03. 1999 para mbrëmjes, Komandanti i policisë serbe për lagjen e “Qenar Qeshmes”, Vitomir Iliqi, nga fshati Kormijan K. K. Kamenicë me vendbanim ne lagjen Kamnik (banesë shoqërore) ka qenë duke kaluar afër shtëpisë së Ramadan Azemit nga fshati Suharne. Ka trokitur në dritarën e shtëpisë së tij dhe kur ka dal mixha Ramë me bashkëshorten e tij, Iliqi i ka thënë;”... nesër do të ketë bombardime në lagjen “Qenar Qeshmë”!!!”. Kjo ka të bëjë lidhur me vëzhgimin e një grupi të oficerëve të Ushtrisë serbe, të cilët me një automjet të tipit NIVA (ishin tre vetë) e kanë vëzhguar lagjen tonë. Vëzhgimi ka qenë një javë para bombardimeve, të cilët për tri dite rresht e vëzhguan lagjen e “Bregut të Diellit” dhe në lagjen “Qenar Qeshmë”. 
Më 28.03.1999 në ora 22 Komandanti i policisë serbe për “Qenar Qeshme”, Vitomir Iliqi së bashku me dy persona ka ardhur afër derës së hyrjes së shtëpisë të Hetem Murtezit (baba i Hajdin Murtezit dhe Ukshin Ajdini). Ka vëzhguar terrenin (shtëpitë e Hetemit dhe të djemve të Ukshinit dhe Ajdinit) me qëllimin se ku kanë qenë, dhe në cilën shtëpi gjenden anëtarët e gjerë të familjes. 
Djali i Hetemit, Ukshini sëbashku me djalin e hallës së tij Ahmet Halili me vendbanim në fshatin Zhegër K.K Gjilan, ishte i strehuar së bashku me familjen e tij (tre fëmijë dhe bashkëshortja). Në kohën e lartpërmendur kishin dalë në derë të shtëpisë së babait të tij dhe në atë moment ndeshen me një civil të panjohur (kishte të veshur farmerka dhe një xhemper ngjyre hiri). Ai kishte tentuar ta hapte derën e dyerve të oborrit, por në atë moment e kishte parë Ukshinin dhe Ahmetin. Ishte tërhequr mbrapa dhe disa metra nga aty, kishte renë në një vend me rërë. Aty kishte qëndruar dy-tre minuta dhe pastaj është ngritur në këmbë për t'u larguar. Me rastin e largimit, ai i bashkohet në një vend më larg komandantit të policisë Vitomir Iliqit. Iliqi me këta dy persona të panjohur kanë vazhduar pastaj rrugën dhe afër 100 metra në rrugën e epërme që ka hyrjen tek varrezat, me këta tre kanë ardhur edhe tre persona të panjohur! Janë ulur dhe kanë biseduar për planet e tyre. Vitomir Iliqi u kthye me dy persona afër shtëpive tona te muri i varrezave, mbi shkollën fillore “Abaz Ajeti”, dhe aty janë ulur. Kurse tre personat tjerë, të panjohur (bashkëpunëtorë të Iliqit) kanë dalë në lagjen e epërme “Bregu i Diellit”, afër shtëpisë së mixhës Ramë dhe Shabanit të Uglarit. 
Të njëjtën natë, më 28.03.1999 në ora 22.00 e kam pare Iliqin kur e ka shkrepur revolen me predhë ndriçuese, për t’i sinjalizuar forcat e ushtrisë serbe të cilat ishin të stacionuara në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, për gjuajtje nëpër shtëpitë shqiptare në lagjen e “Qenar Qeshmë” dhe në lagjen “Bregu i Djegur” në Gjilan. 
Shumë qytetarë të lagjes “Qenar Qeshmë” dhe “Zabelit të Sahit Agës”, janë dëshmitarë të cilët e kanë dëgjuar komandën ushtarake: “Nishani” ( merrë në shënjestër) dhe komandën tjetër “Pali” (zjarr). Gjuajtja e parë me granatë është bërë në shtëpinë e Shaip Zekës. Nga kjo gjuajtje është goditur dhoma e ndejës. Fatmirësisht asnjë anëtarë i familjes nuk ishte në atë dhomë, pasi që në atë moment ata ndodheshin në oborrin e shtëpisë. Nga ky sulm, është dëmtuar një dhomë e shtëpisë së Shaipit, ku të gjitha tjegullat e shtëpisë kanë rënë në tokë. Përveç kësaj, në këtë sulm të ushtrisë serbe është plagosur djali i Shaip Zekës, Isa Zeka. 
Në afërsi të shtëpisë së Shaipit, nga ky granatim janë plagosur rëndë Zyhrije Pireva (e lindur me 13.08.1978) dhe Fikrije Pireva (1981). Familja Pireva menjëherë i marrin për t'i dërguar me automjet e tyre privat në ambulanten e qytetit. Sipas deklaratave të familjes, janë ndalur nga policia serbe dhe janë pyetur se;” ... ku jeni duke shkuar”, ata janë përgjigjur:” ...në ambulant, për kontrollim mjekësor. Janë të plagosura 2 vajza”. 
Policja serbe i ka urdhëruar të kthehen mbrapa dhe ju kanë thënë:”... lypni ndihmë prej UÇK-së dhe NATO-s!!!” Me atë rast një polic e ka gjuajtur veturën me automatik dhe e ka plagosur për së dyti herë Fikrijen. Këta prej frikës kanë shkuar drejt në spitalin e qytetit, dhe i kanë dërguar të plagosurit. 
Zyhrije Pireva ka vdekur në Spitalin e Gjilanit dhe është varrosur në varrezat e qytetit më 01.04.1999. 
E dyta Granatë është gjuajtur në shtëpinë e Ukshin Ajdinit. E ka kapur vetëm kulmin e shtëpisë. E shoqja e Ukshinit, Hasije Ajdini ka qenë në katin e 3-të, e frikësuar që e kishte kapur flaka e granatës. Për fat nuk kishte eksploduar në shtëpinë e tij, të gjithë fëmijët kanë qenë në shtëpi. Fëmijët e vëllezërve, Babai, Nëna, Fëmijët e nipit të Ahmet Halilit nga zhegra. Mbas 5 minutave ka ardhur Fqinji i parë Xhavit Daku dhe ka pyetur a keni shpëtua familja e juaj, se granata ka rënë në kulmin e shtëpisë së juve. 
Unë ju kam përgjigjur se jemi të gjithë mirë, fati i jone nuk ka eksploduar në shtëpi, por ka rënë në varreza. 
E treta gjuajtje e granatës është gjuajtur pranë shtëpisë mixhës Ramë, ka pasur të plagosur. 
Gjuajtja e katërt është gjuajtur në oborrin e mixhës Ramë, predha ka rënë në murin e oborrit para shtëpisë. Në dalje të derës kanë qenë në shtëpinë e mixhës Ramë, Ramadan Salihu është vra në vend, një copë e granatës e ka rrokur në kokë dhe të gjithë trutë ja ka qit në tokë. 
Hajdin Murtezi është plagosur rëndë, bashkë me të është plagosur mixha Ramë dhe e shoqja e tij që gjendet ende gjallë. 
Mixha Ramë dhe Hajdin Murtezi kan vdekur si pasojë e palgosjes prej Granatimit. 
Granata e pestë është gjuajtur te shtëpia e Shabanit të Uglarit. Granata ka rënë në kulmin e shtëpisë dhe të gjitha tjegullat kanë qenë të thyera. Granata e ka rrokur pllakën e katit të dytë të shtëpisë dhe copat i kanë rënë shtëpisë së Xhemajl Ymerit të LLadovës, shtëpisë së Aziz Kadriut të Zhegrës . Në ballkon të shtëpisë së vet është vrarë Xhemajl Ymeri. 
Granata e gjashtë prej forcave ushtarake serbe, përsëri është gjuajtur në shtëpinë e Xhemajl Ymerit, ku i ndjeri ishte i vrarë në vend. Kishte edhe të tjerë të plagosur, por nuk kanë guxuar të lajmëroheshin për shkak të policisë serbe! 
Shtëpitë kanë qenë të dëmtuara shumë prej granatimit, shtëpia e mixhës Ramë, shtëpia e Shabanit, shtëpia e Xhemajl Ymerit, shtëpia e turkut dhe banesa ku ka Banuar Hajdin Murtezi. 
Me datën 28. 03. 1999 në këto vrasje dhe plagosje nga ushtria dhe policia serbe, ajo mbrëmje ka qenë shumë e trishtueshme për këto familje dhe banorët e “Qenar Qeshmes”. Atë natë, vrasja e Ramadan Salihut dhe Xhemajl Ymerit, si dhe plagosja rëndë e Hajdin Murtezit dhe Zyhrije Pireva e Lindur më 13. 08. 1978. Në atë moment ka qenë Masar Morina dhe vajza e tij, e cila ishte motër medicionale. 
Të nesërmen në mëngjes me 29.03.1999 dita e Bajramit, tmerrin nga vrasjet dhe plagosjet prej forcave serbe, Hajdin Murtezin e kanë sjell Fëmijët e vet në shtëpinë e të Atit Hetem Murtezit. I plagosur shumë rëndë prej granatimit, as fytyra nuk i shihej, as sytë e gjithë lëkura i kishte rënë dhe mishi prej copave të granatës e copave të betonit!!! Kishte edhe copa të mëdha në tërë trupin e tij. Kishte dhimbje shumë, sikur kur e nxjerr prej zjarrit i djegur ishte prej flakës së granatës dhe copave. Ne nuk guxonim që ta dërgojmë në spital, shkaku se kishte ushtarë dhe polici serbe. Tentonin të na vrisnin dhe thoshin lypni ndihmë prej UÇK-së dhe NATO-s!!! 
Ne jemi detyruar ta thërrasim mjekun shqiptar në shtëpi për ndihmë mjekësore, ai ishte Shaqiri nga Burinca me banim në lagjen “Qenar Qeshme”, ku i ndihmonte edhe vajza e Ukshin Ajdinit (motër medicionale). Vajza e vëllait të Hajdinit, i kanë dhënë ndihmë mjekësore, ushqim artificial, injeksione dhe vaksinim kundër helmimit të gjakut. Edhe Shaqiri i kishte thanë Meritës se nuk e zënë 24 orëshi, ka për të vdekur se është rëndë i plagosur dhe merr helmim gjaku prej plagëve të rënda. 
Merita dhe doktori bënin pastrimin me alkool dhe me jod trupin e tij. 
Tre muaj ai është shëruar prej motrës medicionale Merita Ajdini dhe Shaqiri nga fshati Burincë me banim në Lagjen tonë dhe Dr. Maliq Bajrami doktor i syve. 
Ai ishte shtrirë në krevat dhe tërë kohën i kanë nxjerr nga trupi me pincetë copa të granatës, prej fytyrës, kokës dhe trupit deri në vdekje. Kanë mbetur shumë copa granate në trupin e tij dhe helmi i tymit të granatës ia dogji mushkëritë dhe organet e frymë marrjes. Vdiq në mënyrë më mizore, me plagë të rënda të granatimit të forcave ushtarake dhe policore serbe. 

Të vrarë dhe të plagosur janë: 












1. Zyhrije Pireva. E Lindur me 13.08.1978 emri i babait Sherif, emri i nënës Bahtije e lindur ne fshatin Tugjec Komuna e Kamenices ne vitet 1970-ta familja e saj janë shpërngulur nga fshati dhe jetojnë në lagjen qenar qeshme (arbëria). Kanë shtepinë e vet, shkollen fillore dhe 8 vjeqaren Zyhrija e ka kryer në shkollen Thimi Mitko në gjilan, shkollen e mesme gjimnazin Zenel Hajdini e ka kryer në Gjilan si dhe fakulltetin pedagogjik e ka kryer në Gjilan. Esht plagosur rënd prej granatimit të ushtrisë aktive serbe me 28.03.1999 në ora 22:00, ka qenë ditë Bajrami. Ushtria serbe ka granatuar shtepine e Shaip Zekes Dhe Zyrija është plagosur rënd prej copave të granates, me të ka qenë edhe kusherira e saj Fikrije Pireva edhe kjo ka qenë e plagosur. Familjaret e Zyrisë e kanë marrur me makin për ta dërguar në ambullanten e qytetit policija serbe e kanë kthyer e kanë plagosur edhe një herë Fikrije Pireven me automatik dhe e kanë derguar në spitalin e Gjilanit ku dhe prej plagëve të rënda Zyhrija ka vdekur në spital me daten 01. 04. 1999 ka vdekur dhe është varrosur në varrezat e qytetit në Gjilan. 










2. Ramadan Salihu, i lindur me 23. 06. 1950 emri i babait Ymer Salihu, emri i nënës Mevlyde. I Lindur në Gjilan, shkollen fillore dhe 8 vjeqaren e ka kryer në shkollën Musa Zajmi, shkollen e mesme ekonomike e ka kryer në Gjilan, Fakulltetin Ekonomik e ka regjistruar, ka qenë futbollist i klubit futbollistik DRITA në Gjilan, ka punuar në entin e banimit (SIZ) në Gjilan, ka qenë shef i kontabilitetit. Me daten 28.03.1999 është granatuar prej ushtrisë aktive serbe shtëpia e Ramadan Azemit, granata ka rënë në murin e oborrit para deres së hyrjes së shtëpisë 7 metra para tyre. Ramadani gjeti vdekjen në vend, Hajdini dhe mixha Ramadan Azemi me bashkshorten u plagosen rëndë prej granates. Ramadan Salihu të nesermen është varrosur në varrezat e qytetit të Gjilanit. 










3. Xhemajl Ymeri, i lindur me 20. 06. 1938, emri i babait Zenel, emri i nënës Arzije. I Lindur në fshatin LLadov, komuna e Gjilanit. Shkollen fillore 8 vjeçare e ka kryer në Zheger, ka punuar prej vitit 1974 në KOSOVA TRANS të Gjilanit deri në vitin 1990. E kanë larguar prej punes dhe deri në vitin 1999 ka punuar si Taksi privat. Është granatuar shtëpia e tij prej ushtrisë aktive serbe prej Zabelit të Sahit agës. Granata ka rënë në shtëpinë e tij ku ai ishte në terasen e shtëpisë dhe është vrarë në vend. Copat e granates janë gjetur para shtëpisë së tij. Ky ka vdekur me daten 28. 03. 1999 në ora 22:00 në kohen e granatimeve. Varrimi është bërë të nesërmen në varrezat e qytetit të Gjilanit. 











4. Hajdin Murtezi, i Lindur me daten 20. 09. 1944, emri i babait Hetem M. Uka. Emri i nënës Nagjije. I Lindur në fshatin Sefer, Komuna e Preshevës. Shkollen fillore e ka kryer në fshatin Sefer, shkollen e mesme ekonomike e ka kryer ne Gjilan, Fakulltetin Juridik e ka kryer ne Prishtinë në vitet e 70-ta. Familja e tij erdhi në Gjilan për të jetuar me shtëpi në lagjen qenar qeshme numer 16/A në Gjilan. Hajdini është punësuar në Viti si shef në entin e inkuadrimit dhe pas andej ka kaluar në Gjilan në entin për inkuadrim ka punuar deri në vitin 1999. Me daten 28. 03. 1999 në ora 22:00 policia serbe ishte në vëzhgim. Ushtria serbe aktive granatoi shtëpinë e Ramadan Azemit, aty ishte Ramadan Salihu, vdiq në vend me daten 28. 03. 1999. Hajdin Murtezi u plagos rëndë dhe prej plagëve të rënda ka vdekur në vitin 2001 si dhe është varrosur në varrezat e qytetit në Gjilan. Ramadan Azemi është plagosur rëndë dhe ka vdekur në vitin 2000, gjithashtu ka qenë e plagosur edhe bashkëshortja e Ramadanit. Në vend të ngjarjes janë gjetur copat e granates të ushtrisë serbe. 










5. Ramadan Azemi, i lindur me 15.07.1928. Emri i babait Alim emri i nënës ?......./ i Lindur në fshatin Suharnë, Komuna e Bujanovcit. Është shpërngulur prej fshatit dhe kishte shtëpinë e vet në lagjen "ish-qenar qeshme" në bregun e diegur në Gjilan. Shtëpia e Ramadan Azemit është granatuar nga forcat ushtarake aktive serbe prej Zabelit të Sahit ages ku ishte depoja e ushtrisë serbe ku si pasojë gjeti vdekjen në vend. Ramadan Salihu u plagos rëndë, Hajdin Murtezi u plagos rëndë. Ramadan Azemit, granata ka rënë në murin e oborrit para deres së hyrjes, ku dhe prej pasojave të plagëve ka vdekur me daten 11. 05. 2000. Varri i tij gjindet në varrezat e qytetit të Gjilanit. Edhe bashkëshortja e tij është plagosur. 

6. Fikrije Pireva është plagosur me granatim, ku është plagosur për së dyti me automatik nga polici serb me datën 28.03.1999. 

7. Isa Zeka është plagosur në shtëpinë e vet, prej granatimit me 28. 03. 1999. 

8. Është rrahur prej policisë serbe plaku i vjetër, Tefik Vokshi. 

Pasi përfundoi granatimi në lagjen tonë, filluan ta granatojnë edhe fshatin Malishevë. Me rastin e granatimit të fshatit Malishevë, ka pasur të vrarë dhe të plagosur. Emrat nuk i di, por janë të njoftuar përgjegjësit e fshatit Malishevë. Gjuajtja është bërë nga ushtria serbe, me bazë ushtarake në “Zabelin e Sahit Agës”. 

Në ditën që janë vorrosur Ramadan Salihu dhe Xhemjal Ymeri, policia serbe që kan qenë në varrim i kanë ofenduar njerëzit, i kanë torturuar, ku në mesin e të torturuarve është edhe vellau i Ajdin Murtezit, Faredin Murtezi, të cilin edhe fizikisht e kanë rrahë. Katër policë, me uniforma dhe me makinën “ZASTAVA” e kanë derguar deri te salla e sporteve, pasi e kan torturuar dhe rrahur fizikisht e kan qit jashtë makines. Njëri prej tyre i kishte thënë me injorancë, “mbase je me ni datlindje të njejtë me timen po të liroj!!!”. 
Policia serbe katër herë kanë ardhë te shtëpia e Hetem Murtezit, me na regjistruar sa anëtarë jemi në shtëpi dhe kërkonin armë. Një herë kan ardhur me daten 10. 04. 1999 policia speciale me uniforma, të përgaditur me armatim të gjatë. Mbi dhjetë policë ishin, por ne anëtarët e familjes së Hetem Murtezit ishim të stresuar. Ata iu drejtuan babës - plakut 80 vjeqar në oborrin dhe i thanë; ”A i ke djemtë të gjithë në shtëpi, a keni armë ...!”. Babai Hetemi i tha po ..., se nuk e ka ndegjuar mir dhe prej merzisë se djalit që ishte i plagosur rëndë. Ajdin i tha;”... babë, i thuaj se nuk kemi armë .”Ai u tha se nuk kemi armë, por policia fillaun kontrollimin e shtëpive. Pasi kontrolluan shtëpi për shtëpi shkuan. Me policinë speciale këtë herë ka qenë edhe Vitomir Iliqi, policët tjerë rrinin në gjendje gadishmerie. 

Me datën 15. 04. 1999, kemi dalur Ajdin Murtezi me të vllaun Ukshin Ajdinin te shitorja. Aty banonin Romët, te banesa e socialit, në Lagjen tonë. Aty në atë moment ka ardhur Vitomir Iliqi, me makinë “Niva” ka qenë vet i 3-ti. Ka dalur vet prej makines dhe iu ka drejtuar Ajdinit, i cili ishte i plagosur prej granatimit dhe i tha;”... shif si je plagosur, se ti nuk na don neve, shtetin tonë serbinë. Kurse romet na dojnë neve dhe këta nuk i nguc kerkush.” 
Çdo herë që vinin me na regjistruar nëpër shtëpitë tona, na thojshin një problem ma i vogli me ndodh dhe ku ka terorista kem me gjujatë me topa. Ushtria serbe atyre shtepive që kanë terrorista shqiptarë ka me ja vra të gjithë familjen. Pysnin ku ka UÇK, në atë shtëpi ku dyshonin se kishte ushtarë të UÇK-së, ushtria aktive serbe gjuante me topa, në ato shtëpi dhe policia i rrethonte për t'i vrarë të gjithë. 
Në fund të muajit Maj, kanë kaluar me dhjetra makina paramilitare dhe kombi të mbushur plot me paramilitarë të cilët i kishin djegur shtepitë në fshatin Llashticë dhe Velekincë, si udhëheqës ( komandant ) i tyre ishte Zara. 
Në Lagjen tonë na lajmeruan, që të gjithë banorët e Lagjes të shperngulen, se ai që nuk shperngulet prej shtëpive të veta i vrasim dhe shtëpitë i kallim. 
Ne banorët që ishim në këtë lagje dolem 10 - 15 vetë, kurse të tjerët kishin ikur më herët. Aty erdhi një makinë, aty ishte një prej policisë speciale dhe na tha;”... e keni lypë NATO-në, le t’ju ndihmojë NATO. Çizme e ushtrisë së NATO-së, nuk ka me mundur të hyjë në Kosovë. 20% NATO-ja na ka shkatërruar neve, kurse ushtria dhe policija serbe juve shqiptarve 80% ja u kemi q... nënën. Ju kemi shkatërruar.” 
Gjuajtja që është bërë në këtë lagje, është bërë prej ushtrisë serbe - ushtri aktive, të cilët ishin të vendosur në bazen ushtarake “Zabeli i Sahit Agës”. Aty ishte edhe Depoja e armatimit serb. Në vëzhgim ishin edhe policia serbe, policia speciale dhe ushtria paramilitare serbe. 
Edhe në Malishevë, të njejtën mbrëmje, kanë gjuajtur ushtria aktive serbe . 
Ç'do herë që është bërë kontrolla e policisë, regjistrimin e shtepive, në krye të policisë ka qenë polici Vitomir Iliqi. Regjistrimi u bë nëpër disa kartela të mavita. 
Në shtëpinë e Fahri Idrizit, nga Zhegra me banim në Lagjen tonë, gjatë granatimit të ushtrisë aktive serbe nga Kazerma në “Zabel”, nji granatë të cilën e kishte goditur shtëpinë e Shabanit të Uglarit, copat i kanë goditur shtëpitë e Xhemajl Ymerit dhe Fahri Idrizit. Një copë të predhës nga Topi MT-12, i ushtrisë aktive serbe, gjendet akoma në shtëpinë e Xhemajl Ymerit. Kjo copë e predhës mund të shërbejë si provë materiale për të vërtetuar se me të vërtetë është gjuajtur nga topat e ushtrisë aktive serbe. 
Gjatë granatimit të NATO-së mbi caqet serbe, Vitomir Iliqi në muajin e pestë e ka burgosur edhe Masar Morinën. 

















Shtypi i kohës për krimet serbe në Kosovë ne vitin 1912


 Nga Adem Nimani

Meqenëse shumica e popullatës autoktone në Kosove dhe në Maqedoninë Perëndimore ishin shqiptar, ushtria serbe pas depërtimit të papenguar në këto troje veproi me terror për shfarosjen e tyre.
Daily Cronicle, gazete angleze; me 12 nëntor te vitit 1912 shkruan; afër Shkupit u masakruan 2000 ndërsa afër Prizrenit 5000 shqiptar. Shumica e fshatrave u dogjën ndërsa popullata u masakrua.
L’Humanite e Parisit në po ketë muaj shkruan se ushtria serbe gjatë pushtimit te trevave shqiptare plaçkit dhe masakron. Përmendët në këtë raport asgjësimi 31 vendbanimeve shqiptare.
Riget e Danimarkës thekson; ushtria serbe po bënë masakra të tmerrshme. Sipas dëshmive te oficerëve dhe ushtarëve, mes Kumanovës dhe Shkupit u vranë 3000, ndërsa afër Prishtinës 5000 shqiptar. Shtëpitë e shqiptareve u dogjën ndërsa popullata pasi u dëbuan nga vatrat e tyre,u masakrua.
Reporteri special i Daily Telegraph shkruan se gjate marshimit nëpër Shqipëri ushtarët e Gjeneral Jankoviqit (me emrin e tij, serbët emërtuan Hanin e Elezit) vranë gra e fëmijë, pleq e të mitur me gjithë foshnjat ne djep. Mund te dëgjohej kudo parulla; “Pacifizimi i shqiptareve mund te behet vetëm duke i shfarosur ata”.
Ndërsa “Socialistiqka Zora”, gazetë e kohës ne Beograd, u kushtoi faqe e numra te tërë krimeve serbe mbi popullatën shqiptare. “Në Gjakovë dhe Pejë, mitropoliti Dozhiq po kishëron me dhune shumë familje shqiptare. Oficerët dhe ushtarët që tregonin egërsi të paparë shpërbleheshin, ndërsa kushdo qe tregohej sado pak human, dënohej.

Dëshmitarët Trocki, Novakoviq, Tucoviq...

Tre dëshmitarë të kohës e dëshmojnë këtë me se miri; Lav Trocki, reporter lufte nga Kievi i Ukrainës, Kosta Novakoviq dhe Dimitrie Tucoviq nga Serbia. Qe të tre këta dëshmojnë për kasaphanën e ushtrisë serbe ne Kosove, dhe mbetet vetëm konstatimi i shifrave te të masakruarve.

Lav Trocki në një rast po ndiqte për së afërmi terrorin e ekspeditave serbe mbi popullatën shqiptare. “Vetë Krajli serb kishte ardhur për të parë nga afër zbatimin e planit shfarosës”- shkruan Trocki. Një komandant e pyet krajlin se çka te bëjnë me robërit dhe kolonat e refugjateve, ndërsa “Cika Pera”, siç e quanin ata, i përgjigjet me urdhër:”Mos harxhoni municion, duhet t’i likuidoni me dru dhe kama”.

Për shkak te shkrimeve kritike ne shtypin e kohës, Lav Trocki, i njohur me vonë si kundërshtari më i madh i Stalinit, dëbohet nga Serbia, pastaj edhe nga Rusia dhe përfundon ikjen në Meksikë, ku shërbimi sekret rus organizon vrasjen e tij.

Kosta Novakoviq, ne vitin 1913, kaloi katër muaj si ushtar i korpusit ekzekutues te ekspeditës serbe ne Shqipëri. Ai përshkruan se si ushtaret dhe oficeret serb nuk kishin as edhe vullnetin me te vogël për pushtimin e tokës se huaj,mirëpo komanda supreme kishte dhënë urdhër, ndaj edhe duhej zbatuar. “Komandantet e caktuar me short kishin vendosur se cili batalion do te nisej i pari. Ushtaret ishin te veshur dobët, keq dhe nuk kishin ushqim. Ne atë marrshim lufte,qindra ushtar vdiqën ,jo nga plumbat e dikujt por nga uria, ngase për lufte nuk mund te flitej. Në atë gjendje ushtarët vetëm sa mund të zvarrisnin këmbët dhe thuaja se nuk kishin as vetëdije normale. Gjysma ishin zbathur e zhveshur, me shputa të ngrira. Shumicës i mungonte edhe buka. Ndonjë shqiptar fatkeq i rastit, me dele afër rruge, nëse ka tentuar te ruaj bagëtinë nga plaçkitjet ushtarake, ka mbetur i vrarë, ndërsa tufa e deleve i është marre dhe therë për ushqim te ushtrisë.

Të rraskapitur siç ishin, pati raste kur ushtarët mbeteshin nëpër kasollet e shqiptareve dhe shëroheshin derisa ngriheshin në këmbë për të vazhduar tutje. Komanda e ushtrisë serbe kishte urdhëruar vrasje të egra të fshatareve shqiptar, ndërsa ushtria kishte zbatuar urdhrin”. Ka ndodhur të kem pare nëntë varre ushtarësh serb, shkruan Kosta Novakoviq, ndërsa mbi hunj te varrezave te tyre,ishin mbërthyer kokat e shqiptareve te masakruar nga ushtria. Megjithëse kishin kërkuar nga fshataret qe t’u sillnin ushqim, posa këtë e bënin malësorët, ushtria serbe e merrte ushqimin dhe pastaj i therte si bagëtinë, po ata fshatar qe u kishin sjell bukë. Edhe atëherë kur dikush nga shqiptaret e armatosur u ishte dorëzua ushtrisë pas premtimit për falje , ata, te gjithë si një, përfunduan si mos me keq. Ata u theren apo u pushkatuan menjëherë nga ushtria serbe.
As për krimet me monstruoze askush nuk merrej ne përgjegjësi.

Është interesant se si e komenton Tucoviqi ndërhyrjen e ushtrisë serbe ne Dibër ne shtator te vitit 1913: “Atje ku kaloi ushtria serbe mbeti vetëm hiri”. “U dogjën te gjalle me qindra-mijëra fshatarë”. “Fshatrat u shndërruan në krematoriume”. “Nuk u kursyen as grat e pleqtë, madje as foshnjat dhe te sëmurët”.
Socialdemokracia serbe nuk u pajtua asnjëherë me veprimet e tilla te ushtrisë serbe mirëpo nuk ia doli te këtë sukses, përveç publikimit te ndonjë deklarate ne shtypin e kohës.

Kronika e krimeve serbe mbi shqiptaret në Kosovë nuk përfundon gjatë nëntë dekadave vijuese. Për spastrimin etnik të trevave shqiptare do të hartohen e zbatohen strategji shfarosëse nga më monstruozet. U nënshkruan edhe pakte shtetërore për shpërnguljen e dhunshme masive te shqiptareve ne Turqi. Marrëveshja ndërshtetërore Serbi-Turqi për shpërnguljen e shqiptareve ne Anadoll nuk është anuluar ligjërisht asnjëherë, megjithëse kane kaluar dekada.

Megjithëse, pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania kishte kapitulluar, në territorin e Kosovës, serish përgatitej likuidimi fizik i shqiptarëve. Të gjithë tashme e dinë apo kanë dëgjuar për Tragjedinë e Tivarit. Flitet për se paku 4 mije shqiptar te pushkatuar, pa as edhe një shpjegim. Likuidimi i brigadave te Shaban Polluzhes. U ndërmor aksioni për tubimin e armeve dhe tepricave të Bukës, i njohur si “Vishak”.

Pas dështimit te pothuajse të gjitha metodave për zhdukjen fizike te faktorit shqiptar në këto troje, 40 vjet pas LNQ, nëpër kazermat e armatës, ish-APJ, fillon vrasja sekrete e ushtarëve shqiptarë. U kurdisen vrasje për qëllime te caktuara. Prej rastit te kurdisur të Paraçinit deri te refuzimi masiv i ftesave te ushtrisë nga shqiptarët, neper arkivole u kthyen shumë djem shqiptarë të Kosovës. Ne raportin zyrtar te ministrit te punëve te brendshme të Kosovës, pas vitit 1981 thuhej se; “megjithëse kane kaluar me shume se 582 mije shqiptare neper duar te policisë, pacifizimi i këtij populli nuk u arrit. Ne vitin 1990, përjashtohen nga puna më se 280 mije punëtorë shqiptarë. Nxënësit dhe studentet shqiptar u nxorën me dhunë nga objektet e tyre mësimore. Afro dy milion shqiptarë te Kosovës, u përjashtuan nga sistemi juridik e politik pushtues tipik i Serbisë. Dy mediume te vetme informative te kohës, Rilindja dhe Radiotelevizioni i Prishtinës u mbyllen me dhunë. Ne luftën e fundit u masakruan afër 12 mijë shqiptarë, ndërsa afër 1 milion u detyruan te largohen nga shtëpitë e tyre.

Ndërhyrja e NATO-s/Ndërhyrja ushtarake e trupave të armatosura të NATO-s, në qershor te vitit 1999 i dha fund vrasjeve dhe masakrave,gati 100 vjeçare serbe, mbi shqiptaret. Përdorimi i metodave me monstruoze si; dhuna shtetërore e pandërprerë dhe kolonizimi i tokave ua nxinte jetën shqiptareve dhe në fund i detyronte të shpërnguleshin, te asimiloheshin apo te vriteshin pa gjyqe nga falangat paramilitare serbe qe vepruan lirshëm me leje te strukturave shtetërore. Nxitja e ekseseve me banale ndëretnike behej me qellim te caktuar për te pasur alibi për terrorin qe do të ushtrohej,jo ndaj individit përkatës te rastit konkret,por mbi gjithë popullatën e një rajoni të terë.

Çdo i interesuar mund te gjej dokumente me thes në arkivat shtetërore serbe për te gjitha krimet e kryera mbi shqiptar gjate gjithë periudhës gati një shekullore te mbretërisë “virtuale” serbe. Nuk është fjala për dhjetëra te vrare apo për rebel kryengritës por faktet flasin krejt ndryshe. Duke mos mundur te ballafaqohej asnjëherë me rebelet e rezistencës shqiptare, ushtria, policia dhe paramilitaret serb gjithë egërsinë e tyre e shfrynin mbi popullatën civile ,mbi gra e fëmijë, pleq e te rritur. Ne këtë kasaphane, nuk mbeti metode me monstruoze qe te mos jete përdorur vetëm e vetëm që një popullatë autoktone te shfarosej..

Serbët që guxuan të flasin hapur/Numri i serbëve qe folën, shkruan apo nuk u pajtuan me politiken shfarosëse te regjimeve serbe mbi shqiptaret për nëntë dekada mbeti dhe vazhdon te jete shume i vogël. Rreshtit te Kosta Novakoviqit e Dimitrie Tucoviqit tashme u janë bashkuar edhe Çedomir Jovanoviq e Natasha Kandiq, që së bashku me disidentët Bogdan Bogdanoviq e prof. Ivan Gjuriq, assesi nuk e bëjnë ende një dhjetëshe e cila do të mund të bënte më shumë për përmirësimin e marrëdhënieve serbo-shqiptare.
Cilin do njeri qe e intereson numri i shqiptarëve te vrarë do të mund të gjente dokumente me bollëk neper arkivat e Beogradit po edhe neper varrezat masive ende të pa hapura nëpër Serbi, edhe pas luftës se fundit. Zyrtarët aktualë serbë e dinë gjithë historinë kasaphanës së tyre.

Për habi, politika aktuale serbe ende i bie daulles së Regjimeve te mëparshme

Meshkujt u Ekzekutuan, u Dogjën, u Hodhën në Lumë



Kështu është dukur shtëpia e masakrës | Ilustrimi: Besnik Krivanjeva
Kështu është dukur shtëpia e masakrës | Ilustrimi: Besnik Krivanjeva



Lumi | Foto: Ekrem Fazliu



Rresht dhe duart lartë | Ilustrimi: Ekrem Fazliu



Qamil Shehu | Foto: Valdet Salihu



Bajram Zylfiu | Foto: Valdet Salihu



Prokurori Cezary Michalczuk | Foto: Valdet Salihu





Varrezat e të gjeturve | Foto: Ekrem Fazliu
































































































































































Brenda dy ditësh, 70 për qind e meshkujve të fshatit u vranë nga forcat serbe. Ata u vendosën në dy dhoma me duart lart në kokë. Nga dyert dhe dritaret u shtie në ta me automatikë. Shtëpia u dogj e shumë nga trupat u gjuajtën në lumë. Katërmbëdhjetë vjet që nga masakra e Krushës së Vogël, ndër më të mëdhatë në vend, 86 nga 113 të vrarët mbeten të zhdukur. EULEX-i thotë se ka identifikuar 56 të dyshuar.

Në fillimin e vitit 1999, Krusha e Vogël kishte popullsi të përzier. Dhjetë për qind ishin serbë, ndërsa pjesa tjetër ishin shqiptarë.

Nuk flitej se ndërmjet fqinjësh kishte pasur ndonjë problem serioz...deri kur ndodhi ajo që pak kush mund ta besonte. Kur u ekzekutuan pothuajse shumica e meshkujve shqiptarë të fshatit, duke mos u kursyer as fëmijët e moshës trembëdhjetë vjeçe.

Pasi i ekzekutuan, forcat serbe, të udhëhequra nga fqinjët serbë, për ta mbuluar krimin trupat e të vdekurve i dogjën.

Trupat e eshtrat e mbetur dyshohet gjithashtu se i hodhën në lumin Drini i Bardhë.

I mbijetuari Qamil Shehu, të cilit në këtë masakër i ishin vrarë dy djemtë, tre vëllezërit dhe rreth dyzetë anëtarë të familjes, thotë se natën e 26 marsit 1999 banorët kishin dalë të shikonin në oborre sulmet e NATO-s.

“Kur është bërë ora katër e mëngjesit, tanket e ushtrisë serbe e rrethuan vendin dhe filluan të gjuajnë me armë nëpër oborre”, kujton ai. “Atëherë, nga frika, burra e gra, jemi nis e kemi dalë në mal.

“Dikur në mbrëmje erdhën atje e na morën”.

Forcat ushtarake e policore serbe i kishin ndarë burrat nga gratë dhe pastaj i kishin vrarë dhe masakruar. Shtëpisë me plot trupa burrash ia kishin vënë zjarrin dhe e objektin e kishin gropuar.


Gratë dhe fëmijët i kishin dëbuar drejt Shqipërisë.

“Kur na ndanë nga gratë, me ne burrat kishte edhe fëmijë të moshës trembëdhjetë vjeçare. Na bënë rresht për tre, na detyruan t’i lidhim duart mbrapa kokës dhe na drejtuan për te shtëpia e familjes Batusha”, kujton Shehu.


“Shtëpia kishte dy dhoma dhe një korridor. Aty kemi qenë 109 meshkuj. Në secilën dritare ishin nga dy serbë me automatikë në dorë. Po ashtu me automatikë në dorë kanë qenë edhe te dera e hyrjes”.

“Filluan rafalet nga të gjitha anët. Vendi u mbush me kufoma dhe gjaku notonte si ujë...”

“Në dhomën ku kam qenë unë, kemi shpëtuar tre persona, sepse kemi mbetur nën kufoma. Sapo u larguan pakës serbët, kemi ikë nëpër mal. Ata na u vërsulën mbrapa”.

“Unë u futa në një kaçube”.

“Pat shpëtuar edhe një djalë i ri, po ai u ndal në breg. I ngriti duart lartë, po e vranë. E kisha pasë kushëri, po në atë moment nuk e njoha”, rrëfeu Shehu.


“Në atë shtëpi (të masakrës), në hyrje ka qenë një invalid me karrocë, e quanin Sahit Hajdari. Ai është vrarë i pari, pastaj edhe të tjerët”, tregon Zylfiu.

“Në fund edhe kufomat janë djegur, edhe karroca ka qenë djegur”.

“Pasi që është kryer masakra, serbët e fshatit objektin e kanë rrënuar të tërin duke e nxjerrë nga themelet edhe kanë hedhur në lumin Drini i Bardhë. Madje pasi e kanë prishur objetin, me bagerë e kanë rrënuar edhe shtëpinë që ka qenë afër, me mendu që NATO e ka shkatërru vendin me bombardime...”.



Eulex-i identifikon 56 kryes të krimit

Vitin e kaluar, prokurori i EULEX-it, Cezary Michalczuk, zyrtarisht ka filluar hetimet për krimet e luftës të kryera në fshatin Krushë e Vogël.

Në objektin e shkollës fillore “Zenel Hajdini” në fshat, prokuroria e Eulex-it ka improvizuar një zyrë në të cilën është duke mbledhur prova dhe fakte për këtë masakër.

Deri më tash prokuroria ka identifikuar 56 persona të dyshimtë për kryerjen e kësaj masakre, të cilët priten të përballen me akuza për krime lufte.

“Kemi nisur hetimet zyrtarisht në fund të muajit maj të vitit kaluar. Saktësisht më 31 maj 2012. Së paku, numri i të dyshuarve arrin numrin 56, tash për tash”, tha prokurori Michalczuk.

Prokurori shtoi se koha përbën problem në këtë hetim. “Çështja është që disa nga dëshmitarët i kujtojnë shumë gjëra, por megjithatë, nuk kujtojnë gjëra të tjera. Por, ne po mundohemi maksimalisht. Do të duhen edhe së paku disa muaj, për tu kryer këto hetime”.




Michalczuk tha se prokuroria po bashkëpunon me zyrën e Prokurorisë së Republikës së Serbisë.
“Jemi në komunikim dhe duke bashkëpunuar për të mbledhur dëshmi shtesë nga ta. Por, Serbia nuk është organi i vetëm ndërkombëtar me të cilin bashkëpunojmë, ne gjithashtu bashkëpunojmë edhe me Tribunalin e Hagës”.

“Sapo të finalizohet procesi i grumbullimit të dëshmive, do të flasim, pikësëpari, për përgjegjësinë individuale të kryerësve, për veprimet e tyre individuale, dhe pastaj çështja e arrestimeve do të ngrihet në kohën e duhur, nëse grumbullojmë dëshmi të mjaftueshme”.

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Olivier Salgado, tha se ky misione “kishte shikuar në ngjarjet e Krushës së Vogël në vitin 2003 dhe më pas i ka dorëzuar gjetjet në ICTY në Hagë e cila kishte juridiksion mbi çdo krim të mundshëm të luftës së kryer atje”.

Sllobodan Millosheviçi dhe udhëheqësit tjerë serbë qenë akuzuar për vepra penale nga Tribunali Penal Ndërkombëtar duke përfshirë krimet kundër njerëzimit për ngjarjet sikur kjo në Krushën e Vogël.

Rreshteri i policisë, Bedri Limani, kishte udhëhequr hetimet për këtë masakër.

“Kemi gjetur edhe prova material”, tha rreshteri Limani.

Shefi i njësisë për krime lufte nga radhët e Eulex-it, Eduard Gold, thotë se hetimet për Krushën e Vogël nga Eulex-i kanë filluar nga viti 2008.

“Rasti i Krushës së Vogël në fakt ka filluar kur EULEX-i mori mandatin më 2008. Vështirësitë që i kemi pasur në këtë rast ishin, në fillim, natyrisht, me periudhën e tranzicionit nga UNMIK-u tek EULEX-i, për pak kohë. Thjeshtë pranim-dorëzimi i sasisë së jashtëzakonshme të dëshmive për të gjitha rastet në Kosovë gjatë konfliktit më 1998-1999”.

“Ka shumë informata edhe për të dyshuar, edhe për dëshmitarë. Koha që nevojitet për t’i kontrolluar të gjitha këto informata është shumë e gjatë. Në momentin që ne shohim se ka dëshmi të mjaftueshme për të proceduar tutje, natyrisht që vazhdojmë me hetimet. Nuk dua të jap afat kohor, por natyrisht nuk dëshirojmë të marrim shumë kohë”, shtoi Gold.

“Ne po punojmë me shumë zell në këtë rast dhe e tërë Njësia për Krime të Luftës në EULEX është duke punuar në të”, tha Gold.



Qytetarët shprehen skeptikë se kryesit e vërtetë të krimit do të marrin dënimin e merituar.

Nga 113 personat e zhdukur, vetëm trupat e 27 prej tyre janë gjetur, ndërsa për fatin edhe të 86 personave tjerë akoma nuk dihet.

“Për dy ditë Krusha e Vogël ka humbur 102 persona. Ditën e parë më 25 mars ka humbur nëntë persona, ndërsa ditën e dytë a humbur edhe 102 persona”, thotë Agron Limani, drejtor i shoqatës “26 marsi 1999”.

“Po ashtu, pas përfundimit të luftës, pas kthimit të popullatës nga minat ka humbur jetën edhe një fëmijë 12 vjeçar, d.m.th. gjithsej kanë humbur jetën 113 persona nga fshati Krushë e Vogël, apo thënë ndryshe 70 për qind të meshkujve, duke përfshirë fëmijë, të rritur, burra e pleq”, tha Limani.

I mbijetuari Shehu thotë se Eulex-i ka dalë në fshat dhe banorët duan të besojnë se diçka do të bëhet. “Mirëpo jemi djegur disa herë sepse edhe UNMIK-u kështu na premtonte, por në fund asgjë nuk bëri”.

Aktivisti Limani thotë se banorët duhet “relativisht të besojnë” në këtë hetim.

“Kur t’i shohim ata që kanë vrarë 113 civilë shqiptarë, kur të sillen para drejtësisë në gjykatat vendore, atëherë mund të flasim se a i besojmë apo jo”, thotë ai.

Përveç masakrës të kryer në fshatin Krushë e Vogël, të cilën Eulexi është duke e hetuar, në Kosovë kanë ndodhur edhe shumë masakra tjera, të kryera, të cilat presin zbardhjen dhe dënimin e kriminelëve.

Unë, dëshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptarëve në Shkup



genocide_against_albanians_-_by_ger
Reportazhi i plotë i Leon Trockit, botuar në gazetën ruse “Kievskaja Misl”, në dhjetor 1912, veç të tjerave shërben për të rrëfyer edhe përsëritjen e historisë me masakrat e gjenocidin serb gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.
Nga: Leon Trocki
genocide_against_albanians_-_by_ger
Kam pasur rastin, për fat apo fatkeqësi, ta vizitoj Shkupin, disa ditë pas Betejës së Kumanovës. Qysh në fillim u irritova nga autoritetet e Beogradit lidhur me lejen për qarkullim. Për shkak të pengesave që më bëri Ministria e Luftës, fillova të mendoj se njerëzit që e udhëhiqnin luftën nuk e kishin ndërgjegjen të pastër dhe se atje poshtë, ata po kryenin veprime krejt ndryshe nga sa paraqitej në shtypin zyrtar.
Kjo përshtypje ose parandjenjë mu përforcua pas takimit me një oficer, i cili kishte qenë në Shkup me ushtarët e Shtabit të Përgjithshëm.
Oficeri, të cilin e kisha njohur për një kohë të gjatë, ishte njeri i ndershëm. Mirëpo, sapo ai e mori vesh se unë po shkoja për në Shkup, meqë realisht edhe e kisha marrë lejen për të shkuar atje, me një qëndrim të hapur armiqësor më tha se nuk duhet të shkoja dhe se nuk e kuptonte se pse Beogradi po vepronte në këtë mënyrë, sipas tij, duke i lejuar “të huajt” të shkonin në Shkup.
Në Vranjë, në kufirin me Serbinë, kur e kuptoi se nuk do ndryshoja vendimin, oficeri serb e ndërroi zërin dhe filloi të më përgatitë për pamjet që do të shikoja kur të arrija në Shkup.
“Këto janë gjëra të pakëndshme, por fatkeqësisht janë të paevitueshme”, më tha ai.
Kjo, më duhet ta pranoj, se më bëri edhe më shumë të dyshoja. Kjo do të thotë se veprat e liga, për të cilat ishte dëgjuar deri në Beograd, nuk ishin të rastësishme, nuk ishin raste të veçanta e të izoluara, përderisa një oficer i trajtonte si “nevoja të shtetit”.
Dikush duhej të kishte të dhëna për këto. Kush? Ushtria apo qeveria? Përgjigjen për këto pyetje e mora sapo arrita në Shkup. Trishtimi im filloi porsa e kaluam kufirin. Në orën 5 pasdite iu afruam Kumanovës. Dielli po perëndonte dhe errësira tashmë kishte fituar terren. Sa më shumë errësohej, aq më tepër shiheshin flakët e zjarrit që shkonin përpjetë. Po digjej gjithçka përreth nesh. Të gjitha fshatrat shqiptare, të afërta dhe të largëta, ishin kthyer në shtëllunga zjarri, deri te hekurudha.
Ishte ky shembulli i veçantë i një lufte të tmerrshme shkatërruese që pashë në zonat e luftimeve. Në një çast, pasuria e atyre njerëzve, e trashëguar nga gjyshërit e stërgjyshërit dhe e fituar me mund, po kthehej në flakë. Kjo monotoni zjarri na përcolli gjatë gjithë rrugës deri në Shkup.

Masakra serbe
Zbrita nga vagoni me të cilin udhëtova. Tërë qyteti ishte i heshtur, në rrugë nuk shihje njeri të gjallë, vetëm para stacionit të trenit ishte një grup ushtarësh, prej të cilëve mbërrinin zëra të dehurish. Secili shkoi në rrugën e vet, ndërsa unë mbeta i vetmuar në stacion. Shkova te grupi i ushtarëve. Katër ushtarë mbanin bajonetat në gjendje gatishmërie.
Në mesin e grupit të ushtarëve qëndronin dy të rinj shqiptarë, me takije të bardhë. Një ushtar, çetnik i dehur, mbante në dorë thikën, ndërsa në dorën tjetër shishen e rakisë. Çetniku i urdhëroi shqiptarët të shtriheshin për tokë. Ata, gjysmë të vdekur nga frika, u ulën në gjunjë. Pas urdhrit tjetër, ata u ngritën. Këtë ai e përsëriti disa herë….
Pastaj çetniku, duke sharë dhe duke kërcënuar, u drejtoi majën e thikës edhe viktimave të tjera. I detyroi të pinë raki, pastaj… i puthi. I dehur nga forca, rakia dhe gjaku, ai argëtohej duke luajtur me ta ashtu si macja e egërsuar me minjtë. Të njëjtat veprime, e njëjta psikologji.
Tragjedia_e_Tivarit
Të tre ushtarët e tjerë, edhe ata të dehur, qëndronin duke ruajtur se mos shqiptarët po iknin ose do kundërshtonin, derisa çetniku të argëtohej.
“Këta janë arnautë”, më thotë një ushtar, “tash do t’ i ther”.
Prej frikës u largova nga grupi. Nuk kishte kuptim të mundohesha për të mbrojtur shqiptarët. Ata mund të shpëtonin nga këta ushtarë vetëm nga një forcë tjetër e armatosur. E gjithë skena luhej në stacionin e trenit.
Sapo mbërriti treni tjetër, ika për të mos dëgjuar britmat e tmerrshme dhe thirrjet e shqiptarëve për ndihmë…
Në rrugët e qytetit dhe në vetë qytetin ishte aq qetësi, sa dukej sikur ishte i shkretë. Të gjitha dyert ishin mbyllur qysh nga ora gjashtë pasdite. Me të rënë nata, çetnikët fillonin punët e tyre. Futeshin dhunshëm nëpër shtëpitë e shqiptarëve dhe turqve, duke vrarë e plaçkitur. Shkupi kishte 60 mijë banorë, gjysma e të cilëve ishin shqiptarë e turq.
Disa nga ata sigurisht që kishin ikur, por shumica kishte mbetur. Tashmë, gjatë natës kundër tyre kryheshin krime.
Dy ditë pas arritjes sime në Shkup, e para gjë që me të cilën përballesha në mëngjes ishte grumbulli e kufomave të shqiptarëve me koka të thyera nën Urën e Vardarit, mu në qendër të qytetit.
Disa thoshin se ishin shqiptarë, të cilët ishin mbytur nga çetnikët, të tjerët thoshin se ata i kishte sjellë uji i lumit. Vetëm një gjë dihej: ata njerëz nuk ishin vrarë në luftime…
Shkupi ishte kthyer në një kamp të rëndomtë ushtarak. Popullata, sidomos shqiptarët dhe myslimanët fshiheshin nëpër rrugë për të mos u parë nga ushtarët serbë. Në mesin e masës së ushtarëve dallohen edhe fshatarë serbë, të cilët kanë ardhur këtu nga vende të ndryshme të Serbisë. Duke u justifikuar se kanë ardhur për të gjetur bijtë dhe vëllezërit e tyre, ata kalojnë nëpër Kosovë duke plaçkitur.
Bisedova me tre prej atyre “torbaxhinjve”. Më i riu, një burrë i shkurtër, i sojit të “trimave”, lavdërohej sesi me pushkën e tij kishte vrarë dy shqiptarë, ndërkohë që dy të tjerë i kishin ikur. Bashkudhëtarët e tij, fshatarë të moshuar, e vërtetonin rrëfimin e tij.
“Një gjë nuk është e mirë”, ankoheshin ata. “Nuk kemi para me vete. Këtu mund të marrësh sa të duash qe dhe kuaj. Paga e ushtarit është dy dinarë (75 kopekë). Ushtari shkon në fshatin e parë të shqiptarëve dhe e merr kalin e parë që gjen. Përmes ushtarëve mund të marrësh një pendë qe për 20 dinarë.
Serbët nga rrethina e Vrajës, në mënyrë masive janë nisur drejt fshatrave shqiptare me qëllim për të rrëmbyer gjithçka që gjejnë. Gratë serbe kanë ngarkuar në shpinë edhe dyer e dritare të cilat i kanë marrë nëpër fshatrat shqiptare.
Ndërkohë erdhën dy ushtarë. Ata bëjnë pjesë në çetat, të cilat çarmatosin shqiptarët. Një ushtar pyet ku mund ta këmbejë një lirë. Kërkova të ma tregojë lirën, meqë nuk kisha parë monedhë turke. Ushtari fillimisht shikon anash, pastaj e nxjerr floririn nga qesja, duke rrëfyer se ka edhe të tjera, por nuk dëshiron të rrëfejë sasinë. Një lirë turke këmbehet me 23 franga. Erdhën edhe ushtarë të tjerë. Po dëgjoja bisedat e tyre.
“Nuk e di sa shqiptarë kam vrarë”, thotë njëri, “por te asnjëri prej tyre nuk kam gjetur diçka të vlefshme për ta marrë. Dhe, kur ia kam hequr kokën një nuseje të re, te ajo kam gjetur 10 lira”.
Për bëmat e tyre, ata flasin krejt lirshëm. Kjo është e zakonshme për ta. Njerëzit nuk e kuptojnë se sa ndryshime të brendshme kanë sjellë vetëm disa ditë të luftës. Mund të shihet se deri në çfarë niveli shkon njeriu nga rrethanat. Në kushte të organizmit barbar të luftës, njerëzit shpejt brutalizohen dhe këtë ndoshta edhe nuk e kuptojnë.
Një tog ushtarësh po marshonte rrugës kryesore të Shkupit. Një i dehur, sipas të gjitha gjasave, një turk i marrë, filloi t’i mallkonte. Ushtarët ndaluan. E mbështetën turkun tek muri më i afërt dhe e pushkatuan në vend. Toga vazhdoi tutje, ashtu sikur edhe popullata që ishte në rrugë.
Biseda me oficerin që e njihja
Në mbrëmje, në një pijetore, takova një oficer, të cilin e njihja. Njësia e tij kishte qenë e stacionuar në Ferizaj, në qendrën e shqiptarëve, “Serbia e vjetër”. Me njerëzit e tij, rreshteri kishte tërhequr një top të madh të rrezikshëm, gjatë marshimit nga Koçani deri në Shkup. Topi do t’i dërgohej ushtrisë, e cila kishte rrethuar Edrenenë.
- Çfarë detyrash keni tani në Ferizaj mes shqiptarëve? – e pyes.
“Po pjekim zogj dhe po vrasim arnautë. Jemi lodhur tashmë”,- thotë,- duke bërë grimasa dhe duke hapur gojën nga lodhja. Pastaj vazhdon: “Ka shumë njerëz të pasur mes tyre. Afër Ferizajt kemi hyrë në një fshat të pasur, me shtëpi si kështjella. Pronari ishte një njeri i pasur, i cili kishte tre bij. Ishin katër meshkuj dhe shumë gra. Të gjithë i kemi nxjerrë nga shtëpia, i kemi radhitur gratë dhe para syve të tyre u kemi therur burrat. Gratë nuk qanin nga frika. Na u lutën t’i lejonim të futeshin në shtëpi dhe të merrnin rrobat e tyre. I lejuam. Ato pastaj na dhanë nga një dhuratë. Pastaj i vumë zjarrin tërë vendit…”
- Si mund të veproni në mënyrë kaq brutale?,- e pyes i tmerruar nga rrëfimi i tij.
“Nuk e di as vetë, mësohet njeriu. Në një kohë tjetër, nuk do të kisha qenë në gjendje ta vrisja një plak apo një fëmijë të pafajshëm. Në kohë lufte, sikundër e dini, komandanti urdhëron dhe ju duhet ta zbatoni urdhrin. Shumë gjëra si këto kanë ndodhur. Gjatë bartjes së atij topi deri në Shkup, gjatë rrugës takuam një qerre, në të cilën ishin shtrirë katër burra të mbuluar deri në brez. Menjëherë nuhata erën e jodit. Diçka ishte e dyshimtë, mendova. Ndalova qerren dhe i pyeta kush ishin dhe ku shkonin. Heshtnin, duke u justifikuar se nuk dinin serbisht. Me ta ishte vetëm qerrexhiu, një rom, i cili na tregoi se katër të plagosurit kishin marrë pjesë në luftime në Merdar. Ishin plagosur dhe tani po ktheheshin nëpër shtëpi. E kuptova se kush ishin. -Zbritni!,- urdhërova.
E kuptuan çfarë po u thosha, por hezitonin. Ç’të bësh? Vendosa bajonetën në pushkë dhe i thera të katërt…
E kisha njohur këtë njeri. Kishte qenë kamerier në Kragujevc. Njeri pa ndonjë kualitet. Jo luftarak nga natyra, kamerier, ashtu sikur të gjithë kamerierët në vendet e tjera. Një kohë ishte edhe në Sindikatën e Kamerierëve. Ishte madje edhe sekretar, por u largua… Dhe shikoni tani se në çfarë është kthyer!”
- Përse veproni si banditë, po vrisni dhe po plaçkitni, pa bërë asnjë dallim!,- bërtita, duke ndier një neveri për njeriun me të cilin kisha biseduar.
Eprori u gjend në një situatë të vështirë. U duk sikur diçka i kishte rënë ndërmend. Pastaj duke u munduar ta justifikonte veten, i bindur dhe serioz, shqiptoi një frazë, e cila kishte edhe më shumë të zeza sesa kisha parë dhe dëgjuar.
“Jo. Nuk është ashtu. Ne, ushtria e rregullt, i përfillim në mënyrë rigoroze rregullat, asnjëherë nuk vrasim njeri më të ri se 12 vjeç. Për çetnikët nuk të them asgjë me siguri. Ata janë kokë më vete. Unë mund të siguroj për ushtarët”.
Rreshteri nuk siguronte për çetnikët. Dhe me të vërtetë, ata nuk pranonin asnjë kufizim. Të rekrutuar nga mesi i të papunëve, të paaftëve, elementë të ligj dhe të pavlerë, nga turma më e ulët, argëtoheshin me egërsinë e tyre me krimet, plaçkitjet dhe dhunën. Veprat dëshmonin shumë kundër tyre. Edhe ushtria e shteti ndiheshin jo mirë nga banalitete të tilla të përgjakshme të çetave të degjeneruara. Ata u detyruan të marrin masa dhe ende pa mbaruar lufta, i çarmatosën dhe i kthyen nëpër shtëpitë e tyre.
Kthimi
Nuk isha në gjendje ta duroja edhe më tej atë atmosferë, nuk kisha stomak për ta duruar. Interesi politik dhe vetëdija morale, për të parë me sy se si bëhen gjërat e tilla, u fundosën. Tashmë kisha vetëm një dëshirë: Të kthehesha sa më parë. Sërish u gjeta në tren. Po shikoja fushat e gjera rreth Shkupit. Çfarë bukurie, çfarë gjerësie! Njerëzit mund të jetonin mirë këtu. Çfarë dobie ka të flas kur ju vetë i dini këto ide, porse ato në atë vend më tingëllonin dhjetë herë më fort. Pesëmbëdhjetë minuta nga nisja e trenit, hodha vështrimin jashtë dhe pashë në një largësi prej 200 jardësh nga stacioni një kufomë me takije në kokë, me fytyrë përdhe dhe duar të shtrira. Rreth 50 jardë nga hekurudha po qëndronin dy roje serbe, pjesë e forcave që po ruanin hekurudhën. Me siguri kjo ishte vepër e tyre. Tutje, tutje, vetëm të largohem sa më parë nga ky vend.
Jo larg nga Kumanova, në një livadh, afër hekurudhës, ushtarët po hapnin një gropë të madhe. I pyes se për çfarë po hapej ajo gropë. Më thanë se gropa po hapet për mish të prishur, që ndodhej në dhjetë apo 15 kamionë, të cilët ishin parkuar anës rrugës. Ushtarët nuk e kishin marrë mishin që u kishte takuar. Krejt nevojat e tyre ushqimore, madje edhe më shumë se u nevojiteshin, ata i merrnin nga shtëpitë e shqiptarëve: djathë, qumësht, mjaltë.
“Në atë kohë hëngra më shumë mjaltë, që ua merrnim shqiptarëve, sesa kisha ngrënë gjatë tërë jetës sime”, më thotë një ushtar. Për çdo ditë, ushtarët serbë thernin qe, dele, derra, pula, të cilat i hanin duke i hedhur mbetjet tej.
“Neve nuk na duhet mishi. Sa e sa herë u kemi shkruar atyre në Beograd të mos na dërgojnë mish, por ata e bëjnë këtë sipas disa rregullave”. Kështu qëndrojnë gjërat kur shikohen nga afër. Mishi po prishet, si mishi i njerëzve, ashtu edhe i kafshëve, fshatrat janë bërë shkrumb e hi, njerëzit po dëbohen, “njerëzit mbi 12 vjet”… të gjithë janë barbarizuar, duke humbur fytyrën e tyre njerëzore…
Lufta po del në sipërfaqe si kryesorja dhe më e rëndësishmja, do t’i shihni krimet nëse shpalosni pak perden, e cila rri varur para veprave të “trimërisë” së ushtarëve…
 Marrë nga “Kievskaja Misl”, nr. 355, 23 dhjetor 1912.

 Srebrenica-Memoriali


Leon Trocki, i njohur edhe si bashkëpunëtor në disa gazeta të rëndësishme të kësaj kohe, dhjetori i vitit 1912 e gjen atë si të dërguar special të gazetës ruse “Kievskaja Misl” në Shkup dhe rrethinat e tij për të bërë një reportazh lufte. Por, i gjendur në mes të një masakre të organizuar të serbëve ndaj popullsisë shqiptare, ai nuk ngurron të shkruajë me tone akuzuese për atë që pa me sytë e tij.
Gazeta “Kievskaja Misl” që botohej në Kiev në gjuhën ruse, në atë kohë ishte më e madhja dhe më e rëndësishmja që botohej jashtë kryeqytetit, Moskës. Për të shkruanin pothuaj të gjitha penat më të mira të kohës, nisur nga publicisti Lunaçarski, duke vazhduar me shkrimtarët Korolenko, Paustovski e Gorki e për të përfunduar me politikanët si Leon Trocki e të tjerë.
Dihet se Leon Trocki, me origjinë hebreje, ishte një nga dy pretendentët për të marrë postin e Leninit pas vdekjes. Por ai humbi përballë Stalinit dhe më pas u detyrua të largohej nga Bashkimi Sovjetik për të gjetur vdekjen në Meksikën e largët, pas një atentati të organizuar nga kundërshtarët politikë.
Koha që Trocki sjell në reportazhin e tij ka qenë nga më të vështirat për shqiptarët dhe mbijetesën e tyre. Me fillimin e Luftës Ballkanike, Shqipëria ishte gjysmë e shkretuar dhe trupat serbe, në emër të luftës kundër Perandorisë Osmane, ndërmorën një sërë pushtimesh, të cilat u shoqëruan me masakra masive kundër popullsisë krejtësisht të paarmatosur.
Sipas shtypit të kohës, gjatë kësaj ofensive humbën jetën rreth 250 mijë shqiptarë.
Gazetari austriak Leo Frojdlih, edhe ky me origjinë hebreje, autor i librit “Golgotha Shqiptare”, i përshkruante masakrat e serbëve në vjeshtën e vitit 1912, deri në pranverën e 1913-s, në trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni me këtë gjuhë:
“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’u shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më keq e pësonin ata që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, të fshehurit gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilët përdhunoheshin, lidheshin, dhe pasi bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzëna, u çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija, vendosej në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.|

Brukseli dhe multifytyrat e ndarjes etnike në Kosovë


Arbër ZAIMI

Krijimi i një entiteti territorial serb brenda Kosovës? E ku përfundoi vallë ajo ëndrra europiane për Kosovën multietnike? Të lodhur prej gabimeve që po i palosin sërë-sërë në historinë e re, njësoj si në të vjetrën, pushtetmbajtësit e Brukselit po u dorëzohen pasioneve territoriale (e shovene) të qeveritarëve serbë, dhe janë veç një hap larg shndërrimit të Kosovës në një Bosnjë të re, përmes legalizimit të strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë, që formalisht do të quhen asociacion/bashkësi e komunave serbe në Kosovë e që, me ç’duket, do të kenë kompetenca të shtrira edhe mbi disa elemente që do të duhej të ishin atribute të shtetit.

Kështu, shqiptarëve që pranuan multietnicitetin në fjalorin e tyre politik e në praktikat e tyre institucionale, u dëshmohet tani se sa absurd ka qenë ky pranim. Por kjo nuk dëshmohet prej vetë shqiptarëve, që duke qenë shumicë dërrmuese në Kosovë (mbi 92%), e duke banuar në një nga zonat më homogjene kulturalisht sa i përket Ballkanit do të ishin të interesuar ta dobësonin e ta rrënonin konceptin e multikulturalizmit. Multikulturalizmin paradoksalisht priren ta braktisin të parët ata që pritej të ishin garantët e tij, ata që ishin dikur imponuesit e tij, pra ndërkombëtarët. Me kërkesën e atyre që janë në fakt përfituesit më të mëdhenj prej multikulturalizmit në Kosovë, minoritetit serb.

E njëjta logjikë funksionon edhe për Pakon e Ahtisarit apo Kushtetutën e Kosovës. Pikërisht ata që i imponuan këto marrëveshje, madje duke i paraqitur edhe si “lëshimin e fundit”, si kompromisin final dhe të domosdoshëm të shqiptarëve në Kosovë, sot janë gati që të shkelin edhe sipër tyre, për të bërë lëshimin e radhës, në emër të kompromisit “të ri e të pashmangshëm”.

Por, asgjë nuk duhet të na habisë. Për sa kohë pushteti në Kosovë e në Shqipëri vijon t’i servirë popullit një ideologji supremaciste, sipas së cilës ne qenkemi më të mirë se tjetri, më të mirë se serbët, e prandaj jemi tolerantë dhe lëshojmë pe – kjo punë kështu do të vazhdojë. Serbët janë më pak se 80% në shtetin e tyre, e prapëseprapë nuk pranojnë të shpallen republikë multietnike. Serbët kudo që ndodhen, kërkojnë as më pak e as më shumë se autonomi republikane e nuk pranojnë të jenë minoritet, si në rastin e Bosnjës (Republika Srpska), ashtu edhe në të Kroacisë (Republika Serbe e Krajinës), e tani edhe te Kosova (vini re dallimin e politikës dinjitoze mes Kroacisë – që nuk e lejoi këtë budallallëk të rrezikshëm – dhe Bosnjës – që i bëri gropën vetes). Pushtetarët shqiptarë, si zemërgjerë që janë, nuk tremben nga perspektiva e Bosnjës dhe as nuk kërkojnë të njëjtën gjë që kërkojnë serbët, as në Serbi, as në Maqedoni e as në Mal të Zi. Sepse, sipas bindjes në fjalë, kur u ndanë virtytet, kështu na ranë. Ne qenkemi popull që pjellim stabilitet, dhe serbët pjellkan veç destabilitet – kjo është ajo bindje romantike supremaciste për të cilën flas, që është e dallueshme në dekada të politikës moderne shqiptare e që, si çdo supremacizëm, premton rrënim.
Supremacizmi mëshiror i pushtetarëve shqiptarë natyrisht që është veçse një mbulesë për të vërtetën, që është servilizmi i skajshëm ndaj ndërkombëtarëve, që janë instanca e fundit e pushtetit në Prishtinë e Tiranë. Ky servilizëm u është i domosdoshëm për të ruajtur pushtetin në kushtet e dështimeve ekonomike e shtetformuese, si dhe të humbjes së legjitimimit në dhjetëra afera korruptive. I vënë përballë shovinizmit serb (edhe ky një ideologji që pushtetarët e Beogradit e përdorin për të mos u përballur me problemet reale të atij vendi dhe të atij populli), prodhohet situata aktuale me tri komunat që gjenden në veri të Kosovës, prej të cilave në 12 vitet e fundit janë përzënë dhunshëm mbi 12.000 shqiptarë.

Apologjetët e pushtetarëve mund të thonë se s’kemi ç’bëjmë, këto janë kushtet që na i imponojnë “miqtë tanë ndërkombëtarë” dhe ne duhet t’i pranojmë që të mos mbesim të izoluar. Por kjo është gënjeshtër. Miqve ndërkombëtarë u duhet bërë e qartë se bosnjëzimi i Kosovës dhe ndarja e saj në entitete etnike do të prodhojë pasiguri dhe jo stabilitet. Kjo rrethanë jo vetëm që do të defunksionalizojë Prishtinën, siç ka bërë me Sarajevën, por do të ndikojë edhe Tiranën sepse, sado distantë që ta mbajnë veten pushtetarët e atjeshëm, lidhja e Shqipërisë me Kosovën është kërthizore (jo thjesht për shkaqe kulture, etnie apo folku, po për shkaqe të interesave ekonomikë dhe interaksionit njerëzor mes pjesëtarëve të një kombi). Njësoj siç ndikon keq Bosnja në vendet me të cilat ndan kufi, e më gjerë në gjithë rajonin.

E megjithatë, është e kotë të kërkosh moral prej atyre qeveritarëve që po shkojnë në negociatat famëkeqe, në kushte të tilla. Ata vetë e dinë mirë se ç’po bëjnë, i njohin dhe pasojat. Edhe nëse personalisht mund të jenë injorantë, i kanë aq para sa të blejnë ekspertizë e këshilla prej atyre që kanë aftësi më të mëdha njohëse. Çështja është se përmes korrupsionit e krimit brutal ia kanë futur këmbët vetes në një këpucë. E kanë humbur legjitimitetin në sy të ndërkombëtarëve e në sy të popullit të vet, dhe e vetmja mënyrë për të mbajtur pushtetin (pra për të mos shkuar në burg) është që të binden për gjithçka, të lëshojnë pe kudo që kërkohet, me shpresën që kur të vijë puna te votat, t’i lejojnë sërish që të vjedhin 140%. Pra, kompromiset e tyre rrjedhin nga komprometimi, dhe janë të barabarta me të. Ndryshe do të ishte puna po të kishim të bënim me qeverisje dinjitoze.

Në të tillë rast, së pari nuk do të pranohej asnjë marrëveshje me Serbinë që nuk ka rangun e marrëveshjes ndërkombëtare, pra që nuk ratifikohet nga dy kuvendet (marrëveshjet aktuale, për sa kohë nuk janë të ratifikuara, kanë për t’u hedhur poshtë herët a vonë). Së dyti, kushtet dhe kërkesat e vendosura për bisedime do të ishin transparente dhe të argumentuara mbi bazë aktuale e historike. Kryekushti do të ishte reciprociteti, njohja e Kosovës nga Serbia dhe njohja e krimeve të luftës. Nuk ka send më emancipues se barazia, dhe për sa kohë që këmbëngulim se marrëdhënia mes shqiptarëve dhe serbëve duhet të emancipojë dy popujt, atëherë rruga duhet të jetë ajo e barazisë së shprehur, formale dhe thelbësore, dhe jo ajo e dhelpërive si në shekujt e shkuar. E sa u përket ndërkombëtarëve, do të qe krejt e lehtë të bindeshin që kjo është rruga e vetme drejt stabilitetit rajonal, natyrisht po të kishin të bënin me njerëz seriozë, që i dinë pozicionet e veta dhe të popullit që përfaqësojnë, që synojnë zhvillim të përbashkët, e që nuk shesin gjithçka për një grimë pushtet. Qeverisje të tilla sot për sot nuk i kemi, por rezervat që ushqejnë poshtërsinë e korrupsionin po shterojnë. Por herët a vonë, vetë mjerimi ynë do të na e sjellë dinjitetin.

SHQIPTARËT NGA VRAJA DHE RRETHINA E SAJ U DËBUAN PARA DHE PAS KONGRESIT TË BERLINIT 1878


” Masurica, e cila ishte jasht teritorit të Pustarekës janë vërejtur shtëpi të forta të ndërtuara nga guri të cilat ishin ndërtuara aty kushedi se kur.”
Këtë më së miri e dëshmon edhe fakti se mbi lumin e Masuricës dhe të Surdulicës Vërlla. Jakup Haxhiu e kishte ndërtuar me kohë mullirin me matrial të forte prej guri, në të silleshin dhe bluanin nga fuqia e ujit në të njëjtën kohë të gjashtë gurët e tij. Siç thoshin të moshuarit tanë se rreth mullirit dhe për gjatë lumit, nga banorët e Masuricës dhe të Surdulicës ishin të ngritura me kohë kopshtije dhe pemishte të shumëta e të begata të mbjedhura me të gjitha llojet e perimeve dhe të pemëve që i nevoiteshin banorëve të Masuricës e të Surdulicës.

Të parët tanë ishin nga Kaza e Vrajës (Rrethi i Vrajës), kishin filluar të shpërnguleshin qysh nga viti 1870 dhe përfundimisht gjatë viteve 1877-1878 dhe nga fundi i vitit 1883, këta të shpërngulur dhunshëm në fillim u vendosën përkohësisht nëpër trevat e Bujanoci, Preshevës, Bilaçit, Malësinë e Hogoshtit, Dardanës, Shoshajën e Poshtme, Konjare të Kumanovës mandej në vetë qytetin e Kumanovës dhe në ate të Shkupit. Një numër bukur i madhe i tyre, pastaj në etapa të ndryshme do të emigrojnë për në Turqi, Siri dhe vendet tjera aziatike, kurse një numër i tyre i konsiderueshëm vendosen në Vilajetin e Kosovës, ndërsa një numër minor i tyre vendoset edhe në Vilajetin e Manastirit, kurse në Vilajetin e Shkodrës dhe në atë të Janinës, s’ka të dhëna që të jenë vendosur muhaxhirët tanë të shpërngulur me dhunë nga Masurica dhe Kaza e Vrajës.
“Prandaj pa u shpërngulur, mbetën edhe 14 fshatra të trevës së Masuricës e të Kazasë së Vrajës, banorë këta të cilët nuk u shpërngulën gjatë muajt të fundit të vitit 1877 dhe as gjatë vitit 1878, por pas disa vitesh (ky ishte një numër shumë i vogël që kishte mbetur pa u shpërngulur gjatë vitit 1877-78, vër. autorit ).
Këto fshatra ishin: Suvojnica, Allashnica, Surdulica, Masurica Plakë (si fshat) [1] etj. Këto fshatra përmenden edhe në dokumentet arkivale, ku thuhet se shqiptarët gjendeshin nëpër shtëpitë e tyre edhe gjatë vitit 1879, pastej edhe gjatë vitit 1881 [2], ata qëndruan së paku deri më 1882 nëpër pasuritë e tyre të patjetërsueshme. Mirëpo, edhe këta më në fund u detyruan t’i lëshonin ato vende dhe të kalonin në anën e Perandorisë Osmane, gjegjësisht në Preshevë [3]. Kjo ishte e natyrshme, sepse në këtë kohë fillun torturat e serbëve ndaj shqiptarëve të fshatrave Surdulicë e Binoc [4].

Pra, nga tri grupet e fshatrave të përmendura shihet se banorët e grupit të parë dhe ata të grupit të dytë u detyruan t’i lëshonin vendbanimet e tyre qyshë nga fundi i verës në gusht të vitit 1878, ndërkaq, fshatarët e fshatrave të rrethinës së Masuricës dhe Kazanë e Vrajës, mbetën aty deri në vitin 1881 e ndoshta edhe deri më 1882 e më vonë. Themi më vonë sepse, siç do të shihet më tutje, në shënimet statistikore të vitin 1884 në atë anë hasen ende disa familje muslimane, sidoqoftë shumica e shqiptarëve u shpërngulen menjëherë pas mbarimit të Kongresit të Berlinit, pra në gusht të vitit 1878, disa të tjerë, siç e pamë (ato të anës së Vrajës) shpërngulen aty nga viti 1882. Pra, u detyruan të shpërnguleshin të gjithë shqiptarët që i shpëtuan shpërnguljës së parë të dimrit të vitit 1877-1878. Në këtë mënyrë u pa se ishtin të kota shpresat në Kongresin e Berlinit dhe në fjalimet e Millan M.Obrenoviqit, i cili me 6 janar 1878 në Nishë pat deklaruar se të gjithë qytetarët pa marrë parasyshë përkatësinë e tyre fetare dhe kombëtare, do t’i gëzonin të gjitha të drejtat e barabarta, mirëpo fjalët e tij i morri era dhe nuk u bë ashtu siç foli.”
Siç e cekëm edhe më lartë pas vendosjës të popullatës muhaxhire nëpër këto lokalitete, hasën në banor tjerë dhe se muhaxherët tanë i quanin këta jerli (vendor). Dhe se këta jerlit para ardhjës të të parëve tanë nëpër këto troje, domatet e kuqe i grumbullonin dhe i hidhnin si të kalbura e të pa nevojshme. Muhaxhirët tanë nga Sanxhaku i Nishit dhe Serbia Juglindore ua mësuan këtyre vendoreve shumë gjëra të reja e të nevojshme për jetën e tyre të përditëshme.
Poshtë mullirit të Masuricës për rreth Vërllës ishin të mbjellura gjithashtu edhe nëpër tërë fshatin, mjaft pemë të llojeve të ndryshme në Masuricë më së tepërmi rritej dhe kultivohej arra mandej dardha e që banorët e quanin turke ndërsa në: Allakincë, Allashnicë Surdulicë, Zhitoragjë, Prekodellnicë, Kallababë Binoc etj. rritej dhe kultivohej me shumicë kumbulla, molla topolake dhe pemë tjera të llojeve të ndryshme.
Që nga shpërngulja e shqiptarëve me dhunë dhe represion nga serbët duke filluar shumë para viteve 1877-78 dhe gjerë nga fund viti i 1883. Shtëpitë dhe pasuritë tjera të tundëshme dhe të patundshme të banorëve shqiptarë të: Masuricës, Allashnicës, Surdulicës, Kallababës, Dugojnicës, Binocit, Zhitoragjës etj, qenë të uzurpuara nga serbë uzurpator të ardhur nga malësia e rrethinës të Surdulicës dhe nga ata të Cërnatravës, ndërsa mulliri i Masuricës i Jakup Haxhiut, ishte uzurpua nga serbët uzurpator të Levosojës së Bujanocit. Këtë na e dëshmoi një mjeke dhe ndihmesa e saj në repartit e sonatoriumit të Surdulicës, mandej e njëjta gjatë bisedës spontane tha se tek varrezat e Masuricës ku edhe pushojnë eshtrat e të parëve tanë, serbët ardhacak e uzurpatorët të vendosur dhunshëm nëpër shtëpitë, arat, livadhet, kopshtijet dhe zabelet tona. Kanë filluar tash së fundi t’i ngrisin kopshtiet e tyre mbi varrezat e Masuricës e së fundi mbi atarin e varrezave e kan ngritur fushën e fudbollit dhe se gjatë punimit të terenit kishin hasu në kocka njerëzish! Po, po në kocka njerëzish, ku këta uzurpator përveçse na i moren pasurit dhe shtëpitë e na dëbuan me dhunë dhe terror nga vatrat tona shekullore,tash së fundi kanë filluar t’na i usurpojnë edhe varrezat e të parëve tanë. Siç më patë thënë axha im Shaip Avdiu aty ishte i varrosur edhe stërgjyshi ynë Jakup Haxhiu me shumë masuricas tjerë..
Sipër Masuricës dhe Surdulicës ngriten malet e larta të Vardernikut më plotë gjelbrim dhe me bukuri tjera të rralla natyrore. Masurica dhe Surdulica janë vende mjaftë piktoreske, ku në mes njërit dhe tjetrës lokalitet nga ana lindore rrënzmaleve janë të ngritura tash me kohë shtëpia e pleqëve dhe pushimorja e piknikut, ku gjatë verës njerëzit e rrethinës së Vrajës dhe turist të huaj vijnë për t’i vizituar këto bukuri të rralla natyrore, gjithashtu në periferi të Surdulicës gjendet edhe sonatoriumi. Të gjitha këto objakte janë të ngritura dhe ndërtuara nëpër trojet e shqiptarëve dhe se vet shkolla tetëvjeçare e Masuricës është e ngritur në oborrin e shtëpisë të Mehmet Mehmetit që ishte shpërngulur me dhunë me tre vëllezërit tjerë të tij gjatë vitit 1870. Ai vetë mbetet dhe vendoset në Bilaç ndërsa vëllau i tij më i vogël Avdiu vendoset në Bushtran, ndërsa dy vëllezërit tjerë të tij Tefiku dhe Murati vendosen në Konjare të Kumanovës.
Poshtë Masuricës dha Surdulicës shtrihet fusha e paskajshme, pastaj këtu graviton dhe pjesë merr në këtë fushë Surdulica tash si qytet dhe Zhitoragja pastaj fusha nga ana Perëndimore shtrihet deri posht Morava-Jugore te Hani i Hasan Haxhijës.Që shtrihet edhe ky si qytez, rreth Moravës, ku edhe sot ende i rrjedhë gjaku i Hasan Haxhiut sipër mbi lum që e kishte vrarë Vlladika (prifti) i Vranjës më1877 deri sa po flinte natën vonë në gjumë! Ku mandej ia mori hanin, shtëpinë bagëtinë e siç thotë populli dhe mbarë katandinë, mandej, e emërtoi me emrin e tij neveritës sllavë kinse Hani i Vlladikës nga Vraja.
Këtë përveç rrëfimeve të pleqëve, që e vërtetojnë dhe e ndriçojnë se Hani në Moravën-Jugore ishte i Hasan Haxhiut janë edhe shumë familje tjera shqiptare me mbiemrin Haxhiu, deri më tani të sllavizuara që nuk ishin shpërngulur edhe pas fundvitit 1883 nga vatrat e tyre shekullore. Dhe se familje me mbiemëra tashë të ndryshuar nga Haxhiu në Haxhiq, përveç se që hasen sot në Masuricë, në numër më të madh familje me mbiemër të njëjtë ka në vetë qytetin e Surdulicës. Prandj për ta vërtetuar edhe më mirë rastin se një shqiptar në Masuricë tash i sllavizuar i mbanë dy emra: Ali dhe Dejan. Dhe se ky Dejan Ali Haxhiqi, vajzat e tij s'kishte dashur t’i fejonte dhe martonte me serb por me shqiptarë njërën vajzë e kishte martuar në Zhunicë të Preshevës dhe dy të tjerat në Bilaç të Bujanocit.
Ndërsa familja tjetër edhe më e madhe shqiptare që është serbizuar gjer më tani janë Lekiqët e Surdulicës, gjegjësisht familjet Lekaj të Surdulicës, njëri nga pjesëtarët e kësaj familje Boca Lekiq, thot dhe shprehet kështu, gjyshërit tanë gjer sa ishin gjall i mbanim të gjitha traditat shqiptare pastaj edhe baballarët tanë me vështërsi i pranuan ritet dhe zakonet e serbëve. Por më në fund ne të rinjtë e familjes son duke qenë gjithnjë të shantazhuar nga serbët dhe pushteti u detyruam të kalonim në fenë e tyre.
Çka ishte më interesat për këto familje shqiptare kur u ndamë nga ata akoma e mbajnë traditën e përcjelljes se mysafirit deri tek dera e oborrit, duke na falimenderuar për vizitën tonë të ngrohtë vëllazërore na thanë ejani për vizita sa më të shpeshta këtu në Memleqetin tonë të vjetër se ne jemi të një gjaku dhe trungu familjar.

Reshat AVDIU

Preshevë, mars 2013

P.S.
"Në fakt në nenet 35 e 39 të Traktatit të Berlinit është formuluar shprehimisht se në rrethet e cederuara*, si myslimanët, (këtu shqiptarët vër. Autorit) ashtu edhe të krishterët, do t’i gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtat civile e politike dhe do t’i zotërojnë lirisht pasuritë e tyre të tundshme dhe të patundshme.

Referencat:

1. Muhaxhirët e Shoshajës së Poshtme,komuna e Preshevës,e quajtën ashtu Masurica Plakë.
2. AS, MUD-P C.9-77 1879, Pov br. 121. 1.IV.1878. Këtu vërehet një lloj bashkëpunimi i fshtarëve të Dllogojnicës Llukavicës, Prekorogjës, Zhitoragjës, Surdulicës me pushtetin serbë. Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe kërkohet që të çarmatosen shqiptarët(AS,MUD P,9-77,1879,br.3360,datë 21.IV.1879 Suvojnica).
3. AS, MUD-P.Beograd 3.V.1879 (9- 77) Surdulica 24.V.1879.Disa shqiptarë të 9 fshatrave që mbetën atje u mbytën nga serbët. Kjo shifet nga një procesi gjyqësor.
4. Po aty, sipas aktit prej 19 majit 1879 nr.2504.Qatipi Jovan Vukmanoviq tregon se janë mbytur disa shqiptarë dhe se pastaj shteti ka caktuar roje për t’i ruajtur shqiptarët. Surduljica,1879.

Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve të Preshevës”.

Argumentet shqiptare kundër ultranacionalizmit serb


Rexhep Torte

Sa herë që Serbia të ngrejë pretendimet e saj të pabaza ndaj shtetit të Kosovës, ne shqiptarët kemi të drejtë dhe obligim moral e kombëtar t’i tregojmë Serbisë se ka qenë e vogël sa një gogël kur ka ardhur në shekullin e gjashtë nga Karpatet dhe se është zmadhuar duke përgjakur vrarë e djegur popuj e troje të huaja e më shumë ato shqiptare.

Betimi i xhandërmarisë serbe më 28 qershor të këtij viti në shënimin e 130 vjetorit të themelimit të saj, në ditën e Vidovdanit, fjalët e tij kërcënuese ndaj Kosovës, përshkuar nga një frymë luftënxitëse e romantike i tregoi mbarë botës se Serbia me lazdrimet që po i bëhen nuk mbushet mend dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë nga rruga e saj gjakatare e vrasëse. Me shprehjet e betimit të xhandarmërisë serbe se, “Pa Kosovën nuk ekziston as populli im serb. Pa Kosovën nuk ekziston Serbia ime. Pa Kosovën nuk ekzistoj as unë. Popull serb, vëllezër e motra

Betohem para Zotit. Do të fitoj me nder apo do të vdes. Për nderin tim. Për origjinën time. Për familjen time.

Për Serbinë time…”, Serbia dhe serbët dëshmuan edhe njëherë ultranacionalizmin e tyre në dëm të shqiptarëve autoktonë të Kosovës. Kanë kaluar më shumë se dhjetë vite që kur u çlirua Kosova nga Serbia dhe tashmë është shpallur Shteti i Kosovës të cilin gjer tani e kanë njohur 91 shtete të botës. E vërteta është gjithsesi në anën e shqiptarëve, Megjithatë Kosova dhe blloku shqiptar duhet të jenë më energjik në pasqyrimin sistematik të çështjes së Kosovës, sepse bota nuk i ka përjetuar në lëkurën e saj mizoritë serbe dhe mbamendja e saj edhe mund të zbehet shpejt. Të pavërtetat e turpshme sistematike të Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës, tregojnë qartë sa duhet punuar ndërkombëtarisht për të treguar se si Serbia e vogël është futur në Kosovën e madhe.

Të shumta janë argumentet e Kosovës për të zezat, masakrat dhe tmerret gjenocidale që serbët i kanë bërë ndaj popullit shqiptar. Dëshmitë e pamohueshme historike flasin për gjenocidet e viteve 1878, 1912, 1944 dhe 1999. Të dhënat historike të pakontestueshme flasin qartë se Serbia ka qenë shtet në miniaturë si sanxhak i Beogradit, dhe se zgjerimi i saj është bërë gjithnjë nëpërmjet okupimeve të trojeve të huaja me vrasje e djegie, e më së shumti të trojeve shqiptare. Këto të dhëna historike i dëshmon edhe Faksimili i hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, ku shihen qartë kufijtë realë të Serbisë në periudhën e viteve 1804, 1810, 1812, 1815, 1820, 1867 që janë shënuar në brendinë e kësaj harte. Kufijtë e sotëm të Serbisë ku përfshihet edhe Kosova, janë arritur vetëm nëpërmjet ekspeditave të përgjakshme serbe ndaj shqiptarëve. Në fshatin S… të Kosovës jeton një nënë shqiptare, si edhe mijëra nëna tjera shqiptare zemërplagosura, shpirti i të cilës do të mbetet gjithnjë i trishtuar. Jo pse në luftën e padrejtë që imponuan serbët në Kosovë, ia vranë burrin, djalin, ia përdhunuan para syve vajzën e re, por i bënë edhe gjëmën më të madhe që s’do ta kishte bë as soji i bishave më të tërbuara. I nxorën me hanxhar syçkat e djaloshit tre vjeçar dhe ashtu të përgjakura e të ngrohta e detyruan me forcë që t’i gëlltisë. Këtë ia bënë serbët nënës së urtë e të ndershme shqiptare, si edhe mijëra nënave tjera, të cilat gjithnjë patën në zemër nderin, bujarinë e fisnikërinë, e të cilat asnjëherë nuk ditën as të fyejnë e as të ngucin kënd. Hordhitë ushtarake, policore dhe paramilitare, dogjën e vranë, prenë koka fëmijësh dhe përdhunuan mijëra gra e vajza shqiptare dhe detyruan të shpërngulen më shumë se një milion e gjysmë shqiptarë nga Kosova.

Kemi apeluar disa herë, te Shqipëria, Kosova,Liga Shqiptaro - Amerikane, Lidhja Shqiptare në Botë, apo te biznesmenët shqiptarë, që ta financojnë përkthimin në gjuhë të huaja, botimin dhe shpërndarjen sa më parë nëpër botë të librave rrëqethës dhe tepër argumentues të autoreve kosovare që dhunën serbe ndaj femrave shqiptare e kanë përshkruar në libra. Apeli ynë mbetet që Libri “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” i autores Luljeta Selimi dhe dy librat e tjerë të botuara rishtas po nga autoret kosovare, të përkthyera tu dërgohen sa më parë Ban Ki Munit- kryetarit të OKB-së diplomatëve në OKB dhe tërë lidershipit botëror. Secili që do t’i lexonte këto libra, do të rrëqethej kur do të kuptonte se çfarë krimesh kanë bërë serbët edhe ndaj femrave shqiptare në Kosovë. Kjo me siguri do të ndihmonte shumë që të kuptonin dhe ta forconin bindjen e tyre për të qenë në anën e shtetit të ri të Kosovës, në anën e të vërtetës, në anën e shqiptarëve. Ja disa shembuj nga libri i Luljeta Selimit, “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishn futur rërë, këmbët i kishte të gërvishtura dhe mes dy gjinjve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”.

Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Më dhunuan para syve të nënës”, “Më dhunuan e ma prenë gjirin”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “Me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim, “Më detyronin t’i shikoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me darë , “Motrën e mbytën me kondak të pushkës”, “14 vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hodhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzënisë më përdhunoi para vjehrrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale”….

Këto janë disa sekuenca të mizorive serbe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, duke mos harruar mijëra e mijëra të vrarët, djegiet, varrezat masive dhe afër dy mijë të zhdukurit, për të kuptuar më mirë se çfarë mizorisht kanë kryer ata edhe në gjenocidet më të hershme ndaj shqiptarëve. Kështu është zgjeruar Serbia në dëm të territoreve shqiptare. Ministrat e diplomatët shqiptarë le t’i vazhdojnë takimet dhe lobimet për Kosovën, por gjithsesi gjatë takimeve nëpër botë është më se e domosdoshme që bashkëbiseduesve të tyre tu lënë edhe nga një libër të përkthyer të autoreve kosovare për dhunimet serbe në Kosovë. Kjo me siguri do të shërbente si argument i fuqishëm që të huajt t’i kuptojnë më së mëri barbaritë e ushtrisë dhe policisë serbe ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë. Nuk ka asnjë dokument historik që mund të dëshmojë se shqiptarët kanë okupuar qoftë edhe një metër të territorit të huaj. Përkundrazi serbët janë ata që kanë okupuar shumë troje shqiptare. Këto janë të vërtetat për tua mbyllur gojën Serbisë, Rusisë e kujtdo tjetër dhe për tua hapur sytë atyre shteteve që u besojnë atyre. Serbia i ngjan një gjarpri helmues, të cilit po nuk ia shtype mirë kokën, ai sërish ngjallet për të kafshuar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...