Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/05/20

100 vjet pavarësi




                                                                                                                                   



                                                                                                                                                                                                                                          




 Fëmijë gjeni :Elisa Bruqi 





100 vjet pavarësi

Unë jam e vogël
Dhe nuk di shumë gjëra ,
Por diçka di flamuri
Ynë është kuq e zi.
Atë Marigona e qëndisi




E Ismail Qemali e ngriti.
Shumë e shumë ne u munduam
Që Shqipëria jonë të bëhej ajo që duam.
Ne e arritëm atë që u munduam,
Dhe gjithmonë do ta duam!




E SHTRENJTË ËSHTË LIRIA JONË

Lirinë e duan të gjithë , lulet, kafshët e sidomos njeriu.
Liria është jeta jone, është bota jonë!
Pa liri nuk ia vlen jeta , pa liri nuk ka buzëqeshje, pa liri 
nuk ka asgjë. Kur dëgoi fjalën “LIRI” më gjallërohet
zemra e më gëzohet shpirti.!
Me mijra njerëz ranë për tokë që ne ta kemi këtë lirine 
tonë të shtrenjtë!




Flamuri kuq e zi


Flamuri ynë 
Është kuq e zi 
E valon në qiell
Pa asnjë pengesë



Flamurin kuq e zi
Të gjithë e duan
Është jeta jonë 
E dashuria jonë




Liria

Jet’ a vdekje,
Trishtim a lumturi,
Krenari,
kuq e zi!

Ne e duam lirinë
Ashtu si jetën
Pa të jeta 
Është trishtim.




28 Nëntori


Fest jonë e dashur
Përsëri na erdhi ,
Flamurin kombëtarë
Të gjithë e përshendesim.

Dita kur
Shqipëria u bë shtet,
E dita kur
E morrëm flamurin.

Të gjitë MARIGONËN
E falenderojmë,
Atë flamur të dashur
Që na e dhuroi!

                      

Perëndimi



Në vendin tim,
Kur dielli perëndon,
E gjithë natyra 
Ndalet ta shikojë.



Zogjtë duke kënduar,
Bariu me bagëti, 
Era fryn lehtë,
A s’është mrekulli?

Japoni, delfinët vihen në dietë kundër obezitetit

Delfinat kërcejne
Herë pas here,
E bretkosat 
Gurë në gurë.



Ato flutura 
Njëmij ngjyrshe
Herë pas herë
Lule në lule. ♥


Kur kam qenë e vogël…

Kur kam qenë
E vogël sa 
Një gogël çdo ditë
Këndoja e vallëzoja.

Herë këndej 
E herë andej
Unë qeshësha
E buzëqeshja....



Shoku im i dashur

Kam një shok
E dua fort
Luaj me te
E bashk mësojmë.

Është i menqur
Te habit
Me gjëra të bukura
Për çdo ditë

Me mëson
Me tregon
E me shpjegon
Çdo çudi qe nuk e di

Shkoj në shkollë me te,
Kush është a e di?
Ai është - libri im
shoku më i mirë.


NËNA IME



Nënën time
Shumë e dua,
Se kujdeset
fort për mua,

Me mëson,
më ledhaton
Për jetë ajo
mua me mëson.

Zëri i saj,
I ëmbli zë
në vesh  çdo natë
më këndon

Sa herë kam nevojë
për ndihmë,
është e para
që vepron.





Shkolla ime 

Shkolla ime e dashur
Shumë të falenderoj
Çdo ditë më meson,
E kurrë nuk mbaron.

Ajo zile 
Aq e ëmbël
Çdo ditë na cingërron 
E na këndon.

Fëmijë – fëmijë
Mësimi po fillon,
Nxitoni sa më shpejtë
Që të mësojmë. 




Vjeshta

Zogjtë ikën,
S’ka cicërima,
S’ka më flutura
E as trëndafila!

Toka mbushet me gjethe
Ngjyrash të lloj-llojshme
Nga pema ne tokë
Si fjolla bore.



NËNA IME 
Nënën time
Shumë e dua,
Se kujdeset
fort për mua,

Me mëson,
më ledhaton
Për jetë ajo
mua me mëson.

Zëri i saj,
I ëmbli zë
në vesh  çdo natë
më këndon

Sa herë kam nevojë
për ndihmë,
është e para
që vepron.


Shoku im i dashur

Kam një shok
E dua fort
Luaj me te
E bashk mësojmë.

Është i menqur
Te habit
Me gjëra të bukura
Për çdo ditë

Me mëson
Me tregon
E me shpjegon
Çdo çudi qe nuk e di

Shkoj në shkollë me te,
Kush është a e di?
Ai është - libri im
shoku më i mirë.



Elisa Bruqi është nxënëse e shkelqyeshme e shkollës fillore “Iliria” ne Prishtinë(klasa IV-të).
E lindur në Kanada, por jeton dhe shkollohet ne Prishtinë. Përpos suksesit të saj në shkollë, ajo vijon edhe kursin e baletit ku çdo herë na befason me shaqjet e mrekullueshme. E mos ta harrojmë talentin e saj në letërsi, ku qysh ne ditët e para të klasës se parë ajo ia filloi me thurrjen e poezive të saja të para. Ajo është shumë e talentuar në të dy gjuhet, shqipe dhe angleze. Është imitatore dhe manekene  dhe fotogjenike...
Elisës i deshirojmë sukses të madh në artin letrarë dhe shpresojmë se do të kemi kënaqësinë të lexojmë  punimet e saja të rradhës!

Kriminelet dhe krimet serbe në Kosovë: Bilanci zyrtar i luftës në Kosovë, humbën jetën 11.840 persona

Nga Flori Bruqi



Prokurorët e Kosovës nuk mund të hetojnë krimet që serbët i kanë bërë ndaj popullatës vendëse. Kjo për arsye se me këtë çështje merren ekskluzivisht prokurorët e EULEX-it.


Drejtësia ndërkombëtare në peshojë?

Rreth 12 mijë civilë shqiptarë llogaritet të jenë vrarë, pushkatuar, masakruar dhe në fund të zhdukur, e mijëra femra janë dhunuar nga forcat ushtarake e paramilitare serbe.

Shifra edhe mund të lëvizë pakës lart apo poshtë, pasi që nuk ka statistika të sakta dhe deri tash me këtë janë marrë vetëm organizatat joqeveritare.

Vetëm një vit më parë, Kosova themeloi Institutin për Krime të Luftës, i cili ka për qëllim të dokumentojë të gjitha humbjet, të cila i pësoi Kosova gjatë luftës së egër.

Por ky institut ende nuk është konsoliduar.

Udhëheqësi i tij, Zejnullah Gruda, me faktet që ka arritur t’i mbledhë, thotë se mund të tërheqë paralele mes luftës së Millosheviqit dhe të Hitlerit.

Megjithë faktet për krimet ndaj popullatës civile, Prokuroria e shtetit thotë se nuk ka kompetenca në duar për të hetuar krimet e luftës.

Nëpërmjet një komunikimi elektronik, zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Kozmaqi ka bërë të ditur se rastet për krime të luftës së fundit në Kosovë janë në kompetencë të Prokurorisë Speciale, respektivisht të prokurorëve të EULEX-it, prandaj për të marrë përgjigje lidhur me këtë çështje duhet drejtuar prokurorëve të EULEX-it”.

Ky fakt, nga penalistët shihet si lidhje e qëllimshme e duarve të prokurorëve vendës, në mënyrë që të mos zbardhen krimet dhe të barazohen ato.

Ismet Salihu i cili bashkëpunon me Institutin për Krime Luftë, thotë se interesi i UNMIK-ut si dhe i EULEX-it ka qenë dhe mbetet që të barazohen krimet.

Por, EULEX-i nuk pajtohet me këtë vlerësim dhe thotë se është duke mbledhur fakte për të ngritur padi për krime lufte, qoftë të bëra nga serbët apo shqiptarët.









Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi ka thënë se momentalisht janë duke u zhvilluar 82 hetime për krime të luftës, nga të cilat 61 janë në fazën paraprake, ndërsa 21 të tjera fazën e hetimeve.

Sipas tij, deri më tash prokurorët e EULEX-it kanë ngritur 10 aktakuza për krime lufte, ndërsa gjykatësit e EULEX-it kanë konfirmuar 7 aktakuza dhe kanë shqiptuar 23 aktgjykime për krime lufte.




Kosovë- Në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima shqiptare, prej tyre 1 741 femra.


14 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, vijnë shifrat zyrtare mbi pasojat e këtij konflikti të përgjakshëm. Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999, Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999, botime të Agjencisë Shtetërore e Arkivave të Kosovës, u promovuan dje në Akademinë e Shkencave në Tiranë.

Drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta, historiani Maringlen Verli e të tjerë të pranishëm e quajtën një ngjarje botimin e këtyre dy librave, që dëshmojnë për herë të parë, përmes shifrash zyrtare, masakrat serbe në Kosovë. Për drejtorin e Arkivave kosovarë, dr. Jusuf Osmani, grumbullimi i të dhënave mbi vrasjet, dhunimet, shkatërrimet, depërtimet, nuk ka qenë i thjeshtë.

Sipas tij, puna për grumbullimin e të dhënave është bërë në grup, me bashkëpunëtorë nga treva të ndryshme dhe me vizita pothuaj në çdo vendbanim të Kosovës.

Qëllimi themelor i botimit të këtyre librave është prezantimi i fakteve, që paraqesin dokumentacionin për krimet e Serbisë në Kosovë ndaj popullatës kosovare e posaçërisht ndaj fëmijëve gjatë viteve 1998-1999. Politika antishqiptare e serbëve është manifestuar me shekuj, me programe gjenocidale, duke filluar që nga Naçertania e Garashaninit, më 1844, e deri te programi Patkoi, më 1999, me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre.

Kjo luftë u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare, me synim spastrimin etnik, tha Osmani.

Ai shtoi se publikimi i këtyre shifrave është një detyrim ndaj viktimave dhe familjarëve të tyre. Sipas dr. Osmanit, opinioni ndërkombëtar ende është shumë pak i informuar mbi krimet gjenocidale që janë ushtruar mbi popullsinë e Kosovës.

Regjistri i fëmijëve të vrarë, të pafajshëm dhe të paaftë për vetëmbrojtje është gati i pabesueshëm. Nga janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë. Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës,- tha ai.

Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 12 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria. Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.

Bilanci i luftës në Kosovë

Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999

- Vrasjet, masakrimet

- Dëbimi i popullatës shqiptare nga Kosova

- Varrezat masive

- Vrasjet e të rinjve, femrave, pleqve, fëmijëve, intelektualëve, etj.

- Dhunimet e femrave

- Rrëmbimi i të rinjve dhe të tjerëve, dërgimi dhe vrasja në Serbi.

- Helmimet

- Rrënimi i objekteve të banimit, objekteve ndihmëse, objekteve ekonomike, arsimore, kulturore, fetare etj.

Shkatërrimet e shtëpive dhe objekteve të tjera

Shtëpi të shkatërruara dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589

Shkolla të shkatërruara të dëmtuara me dokumentacion: 358

Zyra të vendit: 71

Shtëpi kulture: 30

Biblioteka publike dhe shkollore: 93

Objekte shëndetësore: 123

Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215

Kisha katolike: 5

Objekte ndihmëse përcjellëse: 88.101.

Pasojat e luftës

Okupimi klasik i Kosovës

Sjellja e forcave të mëdha ushtarake në Kosovë

Masakra të mëdha

Vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra.

Periudha janar 1998 12 qershor 1999:

Vrarë: 11.840 viktima nga Kosova,

- 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.

- 296 fëmijë deri në 5 vjeç.

- 1739 femra

- 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.

- 1450 banorë ende janë të pagjetur.

Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.

Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove:

Janë dëbuar nga Kosova rreth 1 milion banorë

443.300 ishin vendosur në Shqipëri;

247.800 në Maqedoni,

69.300 në Mal të Zi;

21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100.

Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475

refugjatë, duke përfshirë

13.639 në Gjermani

7.581 në Turqi

5.829 në Itali

5.730 në SHBA

pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.

Kadare: Europiane, veshtroni nga ne

Kadare: Europiane, veshtroni nga ne


Në numrin e saj të parë revista filozofike “NOOR” themeluar nga një grup i njohur intelektualësh francezë përfshihet dhe një intervistë me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare, si dhe një novelë nga shkrimtari Ylljet Aliçka. Në intervistën e tij, Kadare ndër të tjera thekson se “Shqipëria nuk do kishte ekzistuar nëse ne nuk do kishim tolerancën mes myslimanëve dhe të krishterëve” dhe se “Ishte jeta jonë e vështirë që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës”. Revista gjashtëmujore “NOOR u shfaq suksesshëm këtë pranverë si një ide e një grupi filozofësh të njohur si Malek Chebel, Mark Ferro… me synimin “të nxisë debate dhe reflektime mbi spiritualizmin dhe laicitetin, mbi racizmat dhe radikalizmat në ngjitje, sinjale këto të një bote që po vdes nga frika dhe që ushqehen gjithnjë e më shumë nga abolutizmi i mendimit dhe nga humbja e pasioneve kolektive”.

Si lindi “Delikatesa”?

Nga dritarja e apartamentit të tij në Paris, David Foenkinos duket se gjeti subjektin e romanit të tij të ardhshëm. Një grua që puth papritur një burrë, do ta frymëzonte shkrimtarin që po i afrohet të 40-ave të shkruante romanin që do ta kthente në autorin më të shitur në Francën e sotme, “Delikatesa”. Prej kohësh ai mendonte të shkruante një histori për kthimin sërish në jetë, pas një ngjarjeje që mund të na e ketë errësuar atë… Dhe ajo puthje aq e beftë e asaj gruaje të panjohur, sikur i dha zgjidhjen dilemës së tij… Kështu lindi personazhi i tij kryesor, Natalia, gruaja që jetonte një martesë të përkryer me Fransuain deri në ditën që ai papritur vdes. Tashmë vejushë, ajo i ka ngritur një mur emocioneve të saj, ku nuk mund të hyjë askush.
Ka nje krize te leximit
E dërrmuar shpirtërisht, ajo kalon disa vite e zhytur mes dosjeve, deri sa një ditë gjithçka ndryshon… Një subjekt në dukje i thjeshtë, por i shkruar me stil nga Foenkinos, do të kthehej në një nga librat më të shitur në Francë. I përkthyer në tridhjetë e pesë gjuhë të botës, këtë vit ai ka ardhur në shqip nën përkthimin e Edmond Tupes. Fitues i dhjetëra çmimeve, në vitin 2001 libri u kthye në film me të njëjtin titull, ku interpretojnë aktorë të njohur francezë si Audrey Tautou dhe François Damiens. Nesër autori do të udhëtojë drejt Tiranës për të qenë i pranishëm të enjten në një mbrëmje letrare në librarinë “E Për7shme”, ora 18:00 për një bisedë me lexuesit dhe shkrimtarët shqiptarë, i ftuar nga ambasada franceze dhe botimet “Pegi”.

Foenkinos shkruan thjesht, por si një francez eleganca ndihet nga një faqe libri te tjetra. Kritika e huaj, sidomos ajo amerikane, është treguar e ndjeshme ndaj librave të tij, duke e përshkruar si “shkrimtarin që di të ndezë zemrën e një gruaje”. Më poshtë David Foenkinos vjen në një bisedë për gazetën “Shqip”, mbi letërsinë dhe gjërat që e shtyjnë drejt saj…

Le ta nisim bisedën nga romani juaj “Delikatesa”, një roman i botuar dhe në gjuhën shqipe, por që ka sjellë një kthesë në jetën tuaj si shkrimtar për vetë suksesin që ka pasur. Si lindi “Delikatesa”?

“Delikatesa” është një roman që lindi nga një skenë e shpirtit tim. Skena e një gruaje që puthte papritur një burrë. Përveç kësaj, është një roman mbi kthimin sërish në jetë, pas një ngjarjeje të hidhur që mund të kesh pasur. Një rilindje pas një drame, me idenë që jeta mund të jetë vërtet befasuese.

Duket një histori mes dashurisë dhe dhembjes… A është tani koha e dashurisë?

Ekzaktësisht. Në çdo çast jeta mund të marrë të përpjetën. Doja të shkruaja një histori dashurie me dramë, natyrisht, por edhe plot humor. Heroina kryesore e këtij romani herë pas here mbart dhe ndjenja që edhe ajo vetë nuk i kupton.

Ju keni studiuar muzikë. Sa ka ndikuar kjo në shkrimet tuaja?

Muzika dhe e shkruara ndonjëherë më duken njësoj. Unë isha një muzikant para se të nisja të shkruaja dhe të punoja me instrumentin tim ashtu siç tani punoj me fjalët. Secili prej nesh duhet të gjejë një mënyrë të përshtatshme të të shprehurit, mes gjërave që dëshiron të bëjë. Si përfundim, unë zgjodha fjalët.

Vini nga një vend si Franca, e cila ka një letërsi të madhe. Cilët janë shkrimtarët që ju kanë frymëzuar në rrugën tuaj drejt shkrimit?

Janë shumë shkrimtarë! Por sidomos ata të Lindjes, si Milan Kundera dhe Dostojevski. Në letërsinë amerikane më ka frymëzuar Philip Roth, por janë dhe shumë të tjerë që kanë ndikuar me librat e tyre tek unë.

Çfarë është të shkruarit për ju?

Është një fiksim. Një lidhje fizike. Pothuajse si një dashuri.

Flitet gjithnjë e më tepër për një mungesë të letërsisë së vërtetë dhe një lulëzim të librave bestseller apo rozë. Si e shihni këtë raport?

Jo, mendoj se duhet të mos u besojmë fenomeneve. Nuk duhet të përgjithësojmë. Do të ketë gjithmonë romanë befasues, të zgjuar.

A është letërsia sot në krizë?

Nuk besoj. Të paktën në Francë vazhdon të jetë i njëjtë numri i librave të botuar. Ndoshta ka një krizë të lexuesve. Është e trishtë të shohësh kaq pak të rinj nëpër librari. Isha shumë i lumtur që “Delikatesa” që u kthye në fenomen në Francë me më shumë se një milion kopje të shitura, u lexua shumë edhe nga të rinjtë.

Dhe pse kemi një rënie të kritikës, në Francë ajo vazhdon të jetë agresive?

Me lindjen e internetit sot të gjithë janë bërë kritikë. Lexuesit u referohen faqeve ku secili mund të japë opinionin e tij. Ajo që ka më shumë rëndësi janë fjalët që thuhen midis miqve e të njohurve. Më vjen keq që në Francë kritika është tepër agresive. Më pëlqen kritika që është edhe konstruktive për autorin.

Si është jeta juaj në Paris? Çfarë po shkruani tani?

Unë udhëtoj shumë dhe gjatë kthimeve në Paris, më pëlqen të rri në shtëpi. Jam i lumtur të gjej sërish apartamentin tim dhe tim bir. Ne jetojmë bashkë dhe bëjmë një jetë të thjeshtë. Tani po punoj mbi një roman të ri dhe një film të ri, gjithashtu. Ishte e mrekullueshme të realizoja filmin “Delikatesa” me aktoren e njohur Audrey Tautou. Prandaj po shkruaj, për të xhiruar sërish një film me një tjetër aktore të bukur.

A keni lexuar shkrimtarë shqiptarë?

Duhet të pranoj që jo. Njoh Kadarenë natyrisht, por nuk e kam lexuar. Prandaj jam shumë i gëzuar që do të vij në Shqipëri, që të zbuloj disa shkrimtarë. Dhe gjithashtu shqiptarët, dhe shqiptaret natyrisht!

Londo, ndjese Kadarese per heshtjen pas pretences penale te 'Pallatit te endrrave'

Mbi librin me kujtime “Jeta që na dhanë”

Brenga e shkrimtarit që s’e mbrojti kolegun gjatë sulmeve për “Pallatin e ëndrrave”

Një botë bardhezi nuk ka nevojë as për letërsinë, as për shkrimtarin. Shoqëri të tilla janë totalitare. Ne ende e kemi kujtimin dhe trashëgiminë e një shoqërie të tillë. Në një aso shoqërie ekstremesh, ku vdekja e artit është siguri matematike, ku “e mira” dhe “e keqja” e skajshme ishin terminologjia jonë, lind pyetja: Si jetoi, si mbijetoi, si u transformua, si doli prej asaj shoqërie shkrimtari dhe intelektuali shqiptar, ai që pati fatin të jetojë në “liri”(të paktën nuk provoi drejtpërdrejt burgun)?
Londo, ndjese Kadarese per heshtjen pas pretences penale te 'Pallatit te endrrave'
Jam munduar ta shuaj kuriozitetin nëpërmjet hulumtimesh, bisedash, leximesh, por gjithmonë kam mbetur i pangopur, i pabindur, i turbullt pas përgjigjeve apo reflektimeve mbi librat që trajtojnë këso temash. Shija e manipulimit, e fshehjes, e tjetërsimit, e justifikimit të paranojës të mbetet gjatë në psihë si përkufizim i një gjysmëshekulli historie. Bardhyl Londo, poet e shkrimtar i njohur, i cili një pjesë të rëndësishme të jetës dhe të veprës i ka jetuar dhe realizuar nën komunizëm, ka ndërmarrë aktin moral e intelektual të rrëfimit nëpërmjet një libri, le ta quajmë kujtimesh.

Nuk jam i sigurt nëse “Jeta që na dhanë” duhet konsideruar një libër mirëfilli kujtimesh, sepse më shumë se ngjarja, subjektin e tij e dominon interpretimi i subkoshiencës të kohës pas një transformimi etik të dyanshëm: të shkrimtarit dhe të shoqërisë. Shkrimtari që në fillesë ka bërë një betim a përbetim pothuaj mbi Bibël: ai shpall se çdo gjë që rrëfen është e vërtetë dhe vetëm e vërtetë. Domosdoshmëria për t’u betuar nënkupton kërkesën për të marrë besim, por edhe krizën në të cilin besimi gjendet në shoqërinë e sotme shqiptare. Kodi i komunikimit është i rrejshëm dhe i projektuar mbi faktin se si duhet të ishim dhe jo si ishim me të vërtetë. Emetuesi dhe receptuesi në Shqipëri bëjnë lojën e së vërtetës tek servirin dhe pranojnë gënjeshtrën. Primo Levi, tek kujtonte Aushvicin shprehej: “Ndoshta çfarë ka ndodhur nuk duhet të kuptohet deri në masën sa të kuptosh do të thotë të justifikosh”.

Te libri i Londos justifikimi mungon. Të kuptuarit në këtë rast shërben për të ndryshuar. Në asnjë rresht shkrimtari nuk shfaqet si narrator neutral, por shpalos opinionin e tij mbi fytyrën, mbi mekanizmin, duke shquar pikërisht atë që ishte “perpetum mobile” e shoqërisë dhe sistemit tonë totalitar. Të kuptosh të keqen do të thotë edhe të propozosh mjetet që pengojnë kthimin e saj. Fjala në emër të së cilës rrëfehet thërret “mea culpa” për mungesën e fuqisë për t’u rebeluar, kundërshtuar, kuptuar më shumë e më thellë, e gjitha kjo e shumëzuar me shifrën disa milionëshe të këtij populli. Pa “ndoshta”, pa “sikur” Bardhyl Londo rrëfen një shoqëri të depersonalizuar, të mposhtur, të nënshtruar, të banalizuar e po aq të tillë intelektualin e saj. Ai rrëfen injorancën si vatër fanatizmi, fuqinë e saj mobilizuese. Dilemës së Rusoit “Të pranosh, apo të rezistosh” shoqëria jonë pothuaj njëzëri iu përgjigj: “Pranojmë!”. Leximi i “Jetës që na dhanë” të bën të kuptosh sesi intelektuali shqiptar zhytet në historinë “e re”, në historinë e fituesit pa i rezistuar asaj.

Jeta në liri e ka ndihmuar shkrimtarin ta çlirojë mendjen dhe të gjykojë mbi robërinë, duke kryer një nga analizat më të thella mbi vetëdijen dhe pavetëdijen e elitës, pseudoelitës, individit dhe masës. Kujtesa si shenjë është gjithmonë individuale, ndërsa kujtesa kolektive nuk është gjë tjetër veçse një diskurs i destinuar për hapësirën publike. Në këtë kontekst, ligjërimet nuk përputhen. Londo ka zgjedhur deheroizimin dhe gjykimin kritik. Të tjerë të kundërtën. Individi i rrëfyer nga Londo, duke nisur nga vetja, është një njeri pezull ndërmjet asgjësë, ankthit dhe dyshimit, i sulmuar në bindjet personale.

Ai ka humbur natyralitetin, ka humbur gjuhën, ka humbur besimin, ai është njeriu i ri, ai flet “newspeak”, ai beson në fenë e re dhe “Mesinë” e saj, Enver Hoxhën. Ai është pjesë e masës. Masa është turmë dhe turmat i “adhurojnë spektaklet ku vetë janë aktorët kryesorë, aktorë të cilët identifikohen me zhurmat, fjalët e përsëritura, të bërtitura, të ulëritura, fjalë të cilat e pushtojnë aq shumë mendjen, sa që e paralizojnë intelektin, e mbysin shpirtin kritik, e asgjësojnë sensin e dyshimit dhe bëjnë të triumfojë llahtaria gënjeshtare”. Mes turmës përpëlitet shkrimtari, i cili ishte “kompromisi me kohën në të cilën jetoi”.
Duke shoqëruar Bardhyl London në këtë rrëfim, nga rinia studentore në Tiranë te jeta në Përmet dhe izolimi në fshatin kufitar Zhepë dhe kthimi në Tiranë si gazetar i “Dritës”, e ndiejmë peshën e kohës dhe mënyrat se si ajo rëndon. Ndiejmë vuajtjen e fjalës.

Në formën e heshtjes, si frikë e skalitur kudo në fytyrat e njerëzve nga Jugu në Veri, tek heshtja si aprovim, tek heshtja si konsensus, tek heshtja si pranim, si kod i qeverisjes me të qeverisurin, i mundësit me të mundurin. Por, po aq ndihet krrokrrama e gjuhës ideologjike, e gjuhës citat, në shkollë, në zyrë, në vdekje, në dasmë, në dolli, në vëllime poetike, në poezi oficerësh dhe veteranësh, në të parin libër poetik të vetë Bardhyl Londos, prej të cilit nuk ka pasur kurrë kurajën të marrë një poezi te vetme për ta përfshirë në një antologji. Në një shoqëri totalitare, raporti i individit, i masës dhe, më shumë se i kujtdo tjetër, i shkrimtarit me gjuhën përcaktohet nga autocensura si instrument mendor, por edhe gjuhësor kundër vetë gjuhës.

Askush më mirë se gjuha nuk e shpreh thelbin e një sistemi që i friket lirisë në kulturë e jo vetëm. Londo e shpjegon në mënyrë racionale këtë gijotinë vdekjeprurëse mbi krijimin. E pranon haraçin që i ka paguar ai dhe krejt letërsia jonë.

Duke ecur më tej në këtë linjë, autori rrëfen rastet kur autocensura testohej nga natyrshmëria e ndërgjegjes dhe pikërisht këto momente shndërroheshin edhe në provë për komunitetin e krijuesve, për raportin e tyre me artin dhe sistemin. Artisti sulmohej në gjithë qenien e tij nga kanoni i socrealizmit, nga kolegu dëshmitar, nga studiuesi ekspert, nga aparatçiku i zellshëm, ndërsa mbi maskën e sistemit autocensura shkëlqente si emblema e gardës pretoriane.

Autocensura ka nevojë për terrenin e vet pjellor dhe ky terren ishte provinca e vogël dhe e madhe. Në optikën time, askush më mirë se Bardhyl Londo nuk e ka përshkruar atë si gjendje mendore, shndërruar edhe si realitet fizik. Provinciali shqiptar është njeriu “levantin” që historikisht i ka shitur shpirtin djallit. Ai është tjetërsuar sa herë ia ka kërkuar barku. Pa drojë ka vendosur interesin e atypëratyshëm mbi çdo ideal. Hilet i ka njohur para rregullave. Instinkti i dominon arsyen. Frika e nxit në veprim anarkik. Liria e tremb, e bezdis, nuk di si të sillet me të. Robëria është gjendja e tij e natyrshme. Suksesi i tjetrit është plaga e tij. Hibridë njerëzorë të tillë Bardhyl Londo gjen kudo përgjatë jetës së tij shqiptare në ditët e para të punës, në vijim të saj, në zbor me kapter Aliun, por edhe në “zemrën e kulturës”, në Lidhjen e Shkrimtarëve.

Mjerimi, frika dhe xhelozia e shkrimtarit shqiptar shfaqet ndoshta në një përmasë që krijon model të së keqes, kur në vitin 1982, Ismail Kadaresë i lexohej pretenca penale nga kolegët e tij të letrave dhe shefat e tyre partiakë për romanin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”. Të gjithë heshtin, askush nuk e mbron dhe të gjithë e braktisin tek i vetmuar dhe i zymtë zbret shkallët e Pallatit të Kulturës për në shtëpi. Të gjithë shtiren të pamëkatë, të gjithë gjuajnë edhe gurin e fundit kundër tij. Kjo është një brengë për Bardhyl London, i cili ishte aty i frikur si të tjerët. Kadare po i vetmuar dhe i zymtë e shndërroi letërsinë shqiptare në vlerë referenciale botërore, ndërsa Plenumi i vitit 1982 mbeti fytyra e vërtetë e provincës letrare shqiptare socrealiste. Duhet fuqi morale dhe intelektuale për t’u bërë pjesë e fajit të një epoke edhe atëherë kur ti gjendesh në skajin më të padëmshëm të tij. T’ia njohim këtë akt Bardhyl Londos.

Edhe si një shërbim emancipues për brezat e kulturës mund të konsiderohet “Jeta që na dhanë”, sepse i identifikon fenomenet, ideologjitë, njerëzit, i rrëfen ata në veprim, i gjykon në dy kohë, veprim, i cili ofrohet vetë për t’u gjykuar nga dy lexues të dy kohëve të ndryshme.

Shkrimtari shpjegon fazë pas faze se si e ka përjetuar kohën nën komunizëm në një qytet të privatizuar nga “sekretari i parë” dhe shpura e tij. Tek këqyr atë fotografi, sheh se si harliset mentaliteti i nënshtrimit dhe gjuha që e ushqen atë. Shkalla e ngjitjes për t’u bërë kastë drejtuese e regjimit evidentohet sa tek natyra e njeriut, aq dhe tek mbyllja mendore e shkaktuar nga izolimi e po aq nga joshja diaobolike e sistemit, tek lubrifikanti i tij: lufta e klasave. Këtë proces subjektiv shkrimtari na e shpjegon në dy përmasa, duke sintonizuar atë që ka ndodhur, emrat e ngjarjet me reflektime filozofike mbi natyrën e njeriut. Lasgush Poradeci në kujtesën e Londos na shfaqet tronditës, i veçantë, origjinal për mendjet mekanikisht të njësuara. Dy herë befasi, atëherë kur ka pasur fatin që në përvjetorin e lindjes ta dëgjojë e shohë dhe po kaq e mos më shumë tani pas gati 30 vjetësh, i rrëfyer si model i intelektualit që nuk “është kompromisi me kohën e tij”.

Të gjithë popujt që kanë lidhje të vonë me modernitetin kanë folklor të zhvilluar. Brenda këtij pohimi jemi edhe ne. Duke lexuar “Jeta që na dhanë” të krijohet ideja që tendenca folklorike e popullit e ka ndihmuar regjimin në krijimin e mitologjisë së tij. Folklori socrealist shfaqet si armiku kryesor i letërsisë shqipe të bashkëkohësisë, por edhe shpëlarësi kryesor i trurit.

Londo nuk është bukolik dhe himnizues i fshatit në rrëfimin e tij që i prek të gjitha, përkundrazi, ai është qytetar në kuptimin metafizik të fjalës dhe fokus i tij është ajo çka mund të përkufizohet si “shpirti i qytetit”, ajo që mbeti gjithmonë “polis”, por kjo nuk e pengon të konstatojë që veset e “njeriut të ri” kishin prekur më shumë qytetin se fshatin.
Provinca atij nuk i ndahet, e ndjek si hije kudo. Në Tiranë për pak kohë beson se i ka shpëtuar. Por jo: në tjetër formë, nën tjetër kozmetikë frikshëm ajo i del para përsëri me gjithë shëmtinë dhe kërcënimin e saj. Piramidale e kolektive e zbulon ai paranojën, atëherë kur kalon së pari kufirin shtetëror në vitin 1983, për një udhëtim në rolin e gazetarit për në Greqi.

Një sërë episodesh të rrëfyera mjeshtërisht dekonstruktojnë mitin e “shqiptarit krenar”, të “Shqipërisë, kopsht i lulëzuar”, atë “të epërsisë” së “njeriut të ri” mbi njeriun kapitalist.
Ndien një trishtim të thellë pasi ke lexuar këtë rrëfim, sepse zbulon se izolimi dhe ideologjia e kanë shndërruar shqiptarin e shek. XX në një foshnjë tragjikomike, naiv e paragjykues, mosbesues e tinëzar, me aparat të kufizuar komunikimi, ashtu si një memec me një njeri normal, të varfër deri në dhimbje. Elita e një vendi, si artistë e këngëtarë, shfaqen si skuadër pastrimi tek mbledhin shishe plastike rrugëve të shtetit helen apo tek vjedhin shishe uzoje.

Londo kur flet për të tjerët nuk përjashton veten. Nuk e fsheh paranojën e tij, habinë, frikën, paragjykimin, por edhe mundësinë e madhe që iu krijua për të dyshuar mbi dogmat dhe realitetin në të cilin jeton. Gjatë udhëtimit në Gjermani i rrëzohet miti i cigares “DS”, të cilat ndotin lokalin tek i pi dhe detyron klientët të dalin jashtë. Ulur gati në vetmi në Panairin e Librit në Frankfurt goditet nga ballafaqimi me realitetet europiane, ndien mjerimin kulturor e politik të vendit të tij. Në Bullgari, në vitin 1987, vendos dy karrige pas derës së dhomës në hotel nga frika hipotetike mos e rrëmbejnë shërbimet ruse…

Të gjitha diktaturat në parime performojnë njësoj duke ndërtuar mitin e kombit të zgjedhur, të udhëheqësit të pagabueshëm, të armikut të përjetshëm e gjithmonë aktiv. Rrëfimi i Bardhyl Londos në këtë libër të jetës është dëshmi e luftës për të mbetur njeri, por edhe e një luftë tjetër më të vështirë, të asaj për të mbetur shkrimtar në një shoqëri me dy ngjyra. Në optikën time, ky libër është rrëfimi më i plotë dhe më i ndershëm që një shkrimtar shqiptar ka bërë deri më sot për atë që ka qenë dhe mbi të gjitha për ç’nuk ka qenë.

(Titulli i autorit: “Bardhyl Londo në një rrëfim për veten dhe të tjerët, thyerjen dhe mbijetesën”)

Mënyra e jetesës së shqiptarëve në shek. XII-XV




Të dhënat për mënyrën e jetesës në shek. XII-XV janë mjaft të kufizuara. Ato vijnë kryesisht nga gërmimet e pakta arkeologjike të kësaj periudhe, nga ato pak monumente të ruajtura, si dhe nga dokumentacioni i shkruar i kancelarive mesjetare.
Vjetërsia e vendbanimeve dhe vendndodhja e tyre dëshmohet me një varg qendrash të banuara, të njohura që në antikitet, të cilat e vazhdojnë jetën e tyre edhe në mesjetë. Edhe regjistrimet osmane të shek. XV-XVI flasin për një numër të madh fshatrash, vendin ku ndodheshin dhe madhësinë e përafërt të secilit. Shumica e vendbanimeve gjendeshin në zonat kodrinore, në shpatet e maleve a rrëzë tyre dhe përgjatë luginave të lumenjve. Ka zona në Shqipëri ku mjaft fshatra janë shtrirë me kohë në dy ose tri nivele banimi, gjithnjë brenda kufijve të fshatit të tyre ose të malit a të vrrinit që u përkiste, p.sh. Bresti i Epërm e Bresti i Poshtëm (Dibër), Domja e malit e Domja e Poshtme (Shëngjergj-Tiranë), Gojani i Epërm e Gojani i Poshtëm (Mirditë), Lufaj i Epërm e Lufaj i Poshtëm (Mat), Preçi i Poshtëm e Preçi i Sipërm (Elbasan) etj. Në mesjetë këto fshatra kishin vetëm një nivel banimi, që ishte zakonisht atje ku ka pasur një kishë ose atje ku janë ose kanë qenë varret, ose atje ku ka një toponim “katund plak” a “katund i vjetër” etj. Me moshë nga mesjeta e hershme, në mos edhe më përpara, duhen konsideruar fshatrat që mbajnë emrin e një shenjti, si Shëngjergj, Shëmri, Shënjak, Shënkoll etj., ose thjesht një emër të krishterë, si Damian, Dedaj, Gjonomadh, Kolgecaj, Lekas, Lukan, Lleshan, Marinë, Marjan, Markaj, Martanesh, Matogjin, Mërtin, Mërtur, Nënmavriq, Nikas, Petran, Petrelë, Simon, Sotirë etj.
Përveç vendbanimeve të hapura, në mesjetë ka pasur edhe vendbanime të fortifikuara ose kështjella. Sipas arkeologëve të kësaj periudhe, në Shqipëri njihen rreth 70 kështjella që nga mesjeta e hershme deri në pushtimin osman. Ato gjenden kryesisht nëpër luginat e lumenjve kryesorë, si Drini, Shkumbini, Osumi, Devolli, Vjosa etj., dhe lehtësonin lidhjet e viseve të brendshme me vijat e mëdha të komunikacionit, pra edhe lidhjet ekonomike e shoqërore të kohës. Disa prej tyre kanë qenë kështjella të trashëguara nga antikiteti, të ngritura kryesisht në vende kodrinore, në bregdet ose afër tij, me sipërfaqe disi të mëdha, brenda mureve të tyre të trasha. Të tjerat ishin kështjella të lindura rishtas në afërsi të burimeve të ujit ose buzë lumenjve në pika zotëruese prej ku mund të kontrollohej i gjithë territori.
Mesjeta ishte një periudhë shumë e turbullt në Ballkan e në Evropë, me luftëra dhe me grindje të shumta midis zotërve feudalë, që kërkonin të zgjeronin zotërimet e tyre, me dyndje popujsh të ardhur nga larg, me lëvizjet e kryqtarëve, që përshkuan territorin e vendit, të nisur nga disa drejtime, për të shkuar në vendet e shenjta ose në Konstandinopojë. Pra jeta ishte e pasigurt dhe njerëzit parapëlqenin të banonin brenda mureve të kështjellave, megjithëse në kushte jo fort të përshtatshme. Në trojet brenda kështjellave ka pasur edhe shumë ndërtesa banimi, me mure të ndërtuara me gurë mesatarë, të mbuluara me tjegulla ose me lëndë druri. Rrënojat e Shurdhahut (shek. XII-XIV) tregojnë se ato ishin shtëpi me dy ose me më shumë të ndara. Për shkak të sipërfaqes së kufizuar që ndodhej brenda mureve rrethues të kështjellave, njerëzit banonin të ngjeshur në një hapësirë të vogël. Shtëpitë ishin të vogla, të ulëta, të errëta e me lagështi, ku duhej shfrytëzuar mirë çdo pëllëmbë e sipërfaqes. Rrugët ishin të ngushta e dredhuese, që dukeshin edhe më të ngushta, kur katet e sipërme dilnin mbi rrugë pak përtej mureve, për të shtuar sipërfaqen e banimit, duke penguar ajrosjen e mirë të rrugëve. E kështu jeta rridhte brenda një horizonti të ngushtë për sa kohë banorët detyroheshin të qëndronin në kështjellë, ngaqë nuk ishin të sigurt jashtë saj. Dendësia e popullsisë, lagështia por edhe vështirësia për të mbajtur pastërti, krijonin kushte të dëmshme për shëndetin; epidemitë e shpeshta e rëndonin edhe më tej gjendjen. Përmirësimi erdhi me ndërtimin e lagjeve të banuara jashtë mureve të kështjellave.
Shtëpitë e fisnikëve dalloheshin nga përmasat e mëdha, nga cilësia e materialit të përdorur e nga mjeshtëria e ndërtimit, si dhe nga pajisjet luksoze të tyre. Kështjellat monumentale dhe kishat e hijshme që u ngritën me shpenzimet e fisnikëve shqiptarë dhe që kanë arritur deri në ditët tona, dëshmojnë për mundësitë materiale të fisnikëve shqiptarë gjatë shekujve të mesjetës për të pasur kushte jetese sa më optimale.
Guri i latuar dhe druri i gdhendur kanë qenë materialet kryesore që hijeshonin pamjen e jashtme e të brendshme të banesave të familjeve fisnike, krahas përdorimit të tullës së pjekur si dhe të tjegullës si mbulojë për çatitë. Banesa, oborri, magazinat dhe stallat e kafshëve (që ngriheshin larg banesës), madje edhe kopshti bashkë me gropën e gëlqeres, zakonisht ishin të qarkuara me një mur të përbashkët e të lartë guri. Kur burimet e ujit të pijshëm ishin larg vendbanimeve, në oborrin e banesës hapej një pus. Paretet e tij visheshin me gurë cilësorë dhe puset lartësoheshin nga niveli i tokës me një grykë guri, që mbulohej me kapakë druri. Në mjediset e banesës ose në oborrin e saj ishte edhe furra familjare për pjekjen e bukës, të mishrave etj. Në oborrin e banesës kultivoheshin trandafila dhe lule të tjera.
Muret e brendshme të banesës ishin të suvatuara. Krahas lyerjes së shpeshtë të tyre me gëlqere, që përdorej gjerësisht edhe si material kryesor dizinfektimi, muret e dhomave të veçanta ishin të zbukuruara me afreske dhe ishin të pajisura me vatra të mëdha me oxhakë shumë të gjerë, të ngjashëm me ato që shihen në kuzhinat e manastireve të vjetra të vendit tonë. Natën ato ndriçoheshin me qirinj dylli, të vendosur në shandanë argjendi, me dy, tri ose me më shumë llambadha. Shandanët ishin të zbukuruar me gdhendje artistike.
Banesat fshatare ndërtoheshin me gurë të lidhur ose jo me llaç dhe nuk kishin dritare por vetëm frëngji. Në shtëpitë përdhese dyshemeja përbëhej nga trualli i ngjeshur mirë; ato nuk kishin ende tavanë dhe mbuloheshin ose me tjegulla, ose me rrasa guri ose me fluga pishe, atje ku kishte lëndë të mjaftueshme drusore. Shumica e fshatrave ishin të ndërtuara në terren të thyer, kështu që pjesa përdhese përdorej për kafshë dhe në katin e sipërm banonte familja. Muret ishin të pasuvatuara, dritaret të ngushta si frëngji nga jashtë, por të gjera nga brenda. Në mure nuk kishte dollapë me flegra, por kishte kamare si në antikitet (p.sh. në Kamenicë). Vatra e zjarrit nuk ishte krejt në mes, por disi më pranë njërit mur. Banesa e vjetër e Tiranës, në format e saj më fshatarake, duket se ruante mjaft tipare nga banesa mesjetare.
Në banesat e zakonshme tymtarët ishin të rrallë, por ata nuk mungonin në banesat e zotërve feudalë, madje atje edhe vatrat ishin të mëdha e me oxhakë shumë të gjerë.
Në të dyja anët e vatrës kishte, përveç shkambeve të thjeshtë, karrige ose frona druri, me forma mjaft të zhvilluara, me mbështetëse për shpinën e për parakrahët. Format e tyre shihen në disa skena afreskesh dhe si një fazë e thjeshtuar e tyre mund të konsiderohen disa nga format më origjinale të karrigeve prej druri të përdorura në rrethet Pukë, Mirditë etj. deri në shek. XIX. Në përdorim të fisnikëve të kohës përmenden edhe frona ose poltrona të dërguar nga Venediku. Dhe kështu Noli, jo rastësisht thotë për Vojsavë Kastriotin: “rrinte pranë zjarrit mbi një poltron venecian …” (në prozën e shkurtër “Kthimi i Skënderbeut në Krujë”). Edhe bujari Gjon Muzaka, në kujtimet e tij, përmend “një poltronë despotale”, të zbukuruar me një stem gurësh të çmuar të Andre Muzakës, rreth vitit 1372. Shembuj të tjerë luksozë të këtyre poltronave janë fronat e dhespotëve në disa nga kishat ortodokse të vendit, në të cilat shumë pajisje janë ruajtur me konservatorizëm të madh.
Orendi të përhershme ishin arkat ose sëndyqet e vogla prej druri për sendet e imta e të mëdha dhe për rrobat e trupit. Ato punoheshin prej zdrukthtarëve dhe marangozëve vendës, por, për bujarinë e lartë, silleshin edhe nga jashtë, sidomos nga Venediku. Arkat e punuara më mirë ishin arkat e pajës. Në zonat me pyje shumë, kishte fshatarë vendës që i punonin vetë orenditë shtëpiake prej druri, duke përdorur teknika tradicionale, pa përdorur gozhda metalike. Ndër këto orendi mund të përmenden fronat e gjatë e të thjeshtë pa mbështetëse, tryezat masive me dhoga të trasha, govata e magje, shtretër etj.
Për t’u çlodhur, malësori mund të ulej thjesht mbi një postiqe pranë zjarrit, kurse banori i fushës, për një pushim të shkurtër ulej gjysmë i shtrirë mbi një rrogoz, shtruar në një qoshe të freskët brenda shtëpisë ose në hije në oborr. Sidoqoftë, përsa u përket pajisjeve të fjetjes, në dokumente, sidomos në testamente, përmenden shtretërit prej druri, e në disa raste ata shihen edhe në skena ikonash. Krerët e shtretërve mund të ishin të zbukuruar edhe me gdhendje të thjeshta. Pajisjet e tjera të fjetjes ishin dyshekët ose më mirë shtresat dhe jastëkët a përkresat, që bëheshin me pëlhurë liri ose leshi, në formën e një këllëfi që mbushej me lesh ose kashtë. Për fisnikërinë e lartë dyshekët, sidomos jastëkët, duket se ishin të mbushur me pupla (siç dëshmon Gjon Muzaka).
Ushqimi e rregullat e të ngrënit njihen më mirë, sepse shumë artikuj ushqimorë shfaqen në mallrat tregtare të kohës. Për pjesën më të madhe të vendit, artikulli kryesor ishte buka prej gruri, sidomos në zonat ku toka punohej mirë, siç ishte rrethi i Tiranës, por edhe pllajat e kultivuara me grurë, thekër, mel etj. Drithi, si artikull i rëndësishëm eksporti, duket se i plotësonte mirë kërkesat e kultivuesve, por padyshim, kishte edhe zona në luginat e thella ku nuk mjaftonte gruri dhe kështu hahej edhe meli, megjithëse prej tij dilte një bukë shumë e qullët. Në disa dokumente, krahas artikujve të tjerë për eksport, përmendet edhe buka. Këtu është fjala për bukë të thekur (peksimadhe), artikull shumë i nevojshëm për detarët sa kohë ishin në lundrim, sepse i qëndronte më mirë lagështirës, dhe ky ishte një zakon i përhapur gjithandej në brigjet e Mesdheut.
Drithi bluhej në mullinj, që punonin tashmë me forcën e ujit, megjithatë mokrat prej guri vazhduan të bëjnë pjesë në orenditë shtëpiake, duke bluar në to edhe grurin për trahan etj. Të tjera orendi për të grimcuar ose shtypur sende ushqimore ishin shtypësat e ndryshëm prej druri ose prej guri. Gruri i bluar trashë e i zier është padyshim një nga gatimet e hershme, që i paraprin bukës. Me kohë ai mbeti në përdorim jo si ushqim i përditshëm, por si ushqim ritual për të kremtet e motmotit e sidomos për rastet e përkujtimit të të vdekurve.
Krahas bukës e gatimeve të tjera me bazë mielli (si qulli, mëmëliga, përsheshi, pitet, petullat etj.) në shekujt e mesjetës vinte përdorimi i bulmetit dhe i yndyrnave. Në dokumentacionin e kohës, krahas djathit përmendet në eksportet edhe qumështi. Në gjelltarinë e kohës është i pranishëm shpesh vaji i ullirit e kokrrat e tij, artikuj ushqimorë tipikë mesjetarë por që njiheshin që në antikitet. Mullinj vaji kishte tashmë jo vetëm pranë banesave të zotërve feudalë, por edhe pranë manastireve që kishin ullishte.
Mishi konsumohej më shumë në dimër se në verë. Në qytet ai konsumohej veçanërisht në tryezat e fisnikëve e të kështjellarëve të kohës. Baza ishte mishi i pjekur, për të ftuarit më të nderuar edhe mish shpendësh e zogjsh gjahu. Përdorej shumë edhe vera. Në kushtet e kohës mishi ose konsumohej pas therjes ose ruhej i kripur shumë, prandaj para gatimit duhej lënë në ujë që t’i dilte kripa. Edhe peshku konsumohej mjaft sidomos në qytetet e bregdetit, i freskët ose i tharë. Në dokumente të kohës përmenden ngjalat, krapi e putargat e Shkodrës por dëshmon edhe ekzistenca e dajlaneve, përveç mënyrave të tjera të peshkimit. Pak a shumë këto ishin ushqimet që konsumoheshin edhe në tavernat e qyteteve kryesore, si Durrësi, Vlora, Shkodra. Llojet më të përdorura të perimeve ishin qepët, preshët, hudhrat, specat djegës, të freskëta dhe të regjura (turshi). Gjithashtu gjerësisht përdoreshin fruta të freskëta, të thata dhe shurupe, si kumbullat, mollët, dardhat, qershitë, fiqtë etj. Në gjellët e ndryshme të kësaj kohe përdorej shumë edhe uthulla, për të shtuar shijen, gjë që vazhdon edhe në shekujt e mëvonshëm.
Mjalti ishte gjithashtu një artikull i përdorur gjerësisht.
Nëse në tryezat e fisnikëve të kohës mbizotëronin enët prej argjendi masiv, në forma disqesh e pjatancash të mëdha, si edhe potirët me fron dhe kupat po ashtu prej argjendi, në tryezat e shtresave të mesme qytetare përdoreshin gjerësisht tasat, pjatat dhe pjatancat prej qeramike, të glazuruara me kujdes e hijeshi si brenda, ashtu edhe jashtë, format e të cilave shihen në gjetjet arkeologjike të mesjetës së hershme.
Në mënyrën e jetesës zinin vend edhe ngrohja e ndriçimi. Lënda djegëse në këta shekuj duket se ishin shkarpat e drutë. Është përdorur edhe qymyri i drurit, i cili njihej që në lashtësi, por në një masë shumë më të kufizuar. Lënda djegëse sigurohej që gjatë verës dhe vendosej në stiva pranë banesës. Drutë digjeshin në vatër dhe për të lehtësuar djegien mbështeteshin te një almise e thjeshtë prej hekuri, që quhej “kali i druve”. Rreth këtij zjarri i kalonte familja fshatare orët e gjata të mbrëmjeve gjatë dimrit.
Në banesat qytetare, sidomos në kështjellat e zotërve feudalë, kishte vatra e oxhakë të mëdhenj (ndoshta të ngjashëm me ato që shihen në kuzhinat e manastireve më të vjetra të vendit). Në banesat e vogla fshatare mjetet e ndriçimit ishin, copat e pishës, të vendosura mbi një pishtar të thjeshtë hekuri, pranë vatrës.
Sipas një tradite që vjen nga antikiteti, zonat ku rritej ulliri përdornin për ndriçim kandilat me vaj. Ndriçimi me këto kandila me vaj është ruajtur deri në shek. XX në kishat ortodokse të vendit. Kandilat me vaj, në format e tyre kryesore, bëheshin krejtësisht prej argjendi dhe të mbuluara me gdhendje artistike, që u jepnin një shkëlqim të veçantë mjediseve që ndriçonin. Këta kandilë të kushtueshëm janë pjesë e artit dhe e kulturës bizantine të këtyre shekujve dhe janë përdorur gjithandej në viset e Bizantit.
Përdorim të gjerë kishin edhe qirinjtë prej dylli, me trashësi të ndryshme, që vendoseshin në shandanë argjendi, me dy, tri ose me më shumë lambadha, që vendoseshin mbi tryezat a në vende të tjera të ngritura, për të ndriçuar më mirë.
Të dhënat për veshjet në shek. XII-XV janë të pakta e mjaft fragmentare. Për shkak të ngjarjeve historike të njohura, vendin e përshkuan turma të mëdha njerëzish nga dyndjet e barbarëve, nga kryqtarët, nga ushtri të vendeve fqinje etj. Në anën tjetër, këta janë shekujt e një zhvillimi mjaft të shpejtë të zejtarive. Veshjet nuk i prodhonte vetëm zejtaria shtëpiake, por edhe zejtarët e vendosur në qytetet e kohës. Ndikoi në prodhimin e veshjeve me cilësi të lartë edhe importimi i vazhdueshëm i cohërave të ndryshme. Përmirësimi i disa proceseve teknike, siç ishin avlemendi horizontal, që dha mundësinë e punimit të pëlhurave me katër lisa, ose përhapja e dërstilave që punonin me forcën e ujit ishin arritje që solli përmirësime të dukshme. Pjesë të veçanta të veshjeve popullore të mëparshme, si linjat e gjata e me mëngë të gjera, tirqit, hlamidat ose strukat e leshta por edhe xhupet e opingat, vazhdojnë të mbahen rregullisht. Në një dokument të vitit 1335, përmenden pjesët e veshjes së një detari, ndër të cilat edhe këmisha, fustani e fustanella (camisia, fustanum etc.). Gjatë shek. XIII e pastaj edhe në shekullin pasues, importohej rregullisht një lloj pëlhure e pambuktë, mjaft e qëndrueshme, e quajtur fustan, me të cilën filluan të bëhen edhe ato funde këmishe të gjera për burrat që u quajtën fustanella. Por familjet princore dhe aristokracia e lartë vazhduan të ndjekin në veshje modën bizantine, duke përdorur sako brokartesh të kushtueshme apo kadife e stofra, të zbukuruara rëndë me qëndisje me fije ari e me gurë të çmuar. Edhe stolitë e tyre, si kurora e diadema, vathë e tëmthore, gjerdanë me medalione të mëdha, breza etj. ishin prej ari, me perla e me gurë të çmuar. Në shek. XIV-XV përmenden më shpesh hlamidat e dyfishuara, domethënë me dy faqe dhe mantelet e veshur përbrenda me gëzof. Është interesant fakti se në fillim të shek. XV të tilla hlamida, në dokumentet veneciane, cilësohen me fjalët ad modum Albanesibus ose secundum eorum ritum.
Së fundi, mund të kujtojmë se nga shek. XV deri në shek. XVIII, në shtresa të ndryshme të shoqërisë është mbajtur një lloj kapele mjaft e lartë dhe me strehë rreth e qark, që cilësohet në Francë si kapelë shqiptare (“chapeau albanois” ose thjesht “albanois”, nga F. Rabelais).
Krahas rrobaqepësve e gëzoftarëve, si zeje më vete, përmenden në qytetet e Shqipërisë edhe këpucarët, çizmarët e papuçinjtë.
Deri nga fundi i shek. XV veshja e fisnikëve vazhdoi të zhvillohet jo vetëm nën ndikimin e qytetërimit bizantin, por edhe nën ndikimin perëndimor, që hynte te ne kryesisht nëpërmjet marrëdhënieve me qytetet më të zhvilluara italiane të kohës. Këtu nuk duhet harruar se shumë nga familjet bujare të kohës, si Balshajt, Topiajt, Dukagjinët, Gropajt, Muzakët, Zahariajt, Arianitët, Kastriotët, Jonimajt etj. ishin të përzier midis tyre me lidhje të shumëfishta gjaku e krushqie. Madje disa prej tyre kishin të tilla lidhje edhe me dinastitë e mëdha të kohës si paleologët, asienët, anzhuinët, si edhe me aristokracinë kroate, serbe e boshnjake, pra e mbanin veten të barabartë me ta, madje edhe me fisnikët e Italisë së Jugut.
Këto familje fisnikësh kishin secila oborrin e vet, ku vinin rrotull një varg zotërinjsh e fisnikësh, kancelarësh, qefalinjsh e vojvodësh të rangjeve të ndryshme, si edhe një mori kalorësish, kasnecësh e shërbëtorësh, si edhe të ftuar të shumtë.
Kjo fisnikëri nga kontaktet me fisnikët e Perëndimit, synonte të jetonte e të zbavitej si ata. “Për një kohë shumë të gjatë, - thotë Shuflai, - fisnikët dhe zotërinjtë e hinterlandit, kishin zakon të shkonin në Durrës shumë herë në vit, për punët e veta dhe për dëfrim (“pro suis factis, vel pro placere”). Në një marrëveshje midis anzhuinëve dhe despotit shqiptar Andre Muzaka, në vitin 1336, u jepej liri anëtarëve të kësaj familjeje që të vinin në Durrës sa herë dëshironin dhe ata mbetën, deri në shpërnguljen e tyre në Itali më 1476, në raporte miqësore me familjet fisnike të Durrësit. Këto lidhje miqësie, që favorizonin shtrirjen e modës veneciane në gjithë mënyrën e jetesës, duket se vazhduan edhe në shek. XVI.
Nën ndikimin perëndimor, sidomos të anzhuinëve, fisnikët e vendit tonë fillojnë të përdorin edhe stemat e vulat, duke zgjedhur secili shenja e simbole të veçanta. Stema e gdhendur në gur vendosej, zakonisht, në hyrjen kryesore të kështjellës. U bë zakon gjithashtu që familjet fisnike të hartonin edhe gjenealogjitë e tyre, më fort për të konsakruar prejardhjen e tyre, por edhe për t’u treguar pinjollëve pasardhës ku shtriheshin pronat e zotërimet e tyre. Një shembull i mirë për këtë është Gjon Muzaka, i cili në vitin 1510 hartoi gjenealogjinë e familjes së vet, duke na dhënë kështu një dokument shumë të vlefshëm për kohën

Arkitektura në shek. VI-XV


Veprat më të rëndësishme të artit që njihen në Shqipëri nga shekujt e mesjetës i përkasin arkitekturës. Kjo shpjegohet me faktin se arkitektura ishte e lidhur me nevojat e jetës së përditshme, me banimin, mbrojtjen e vendit si edhe me nevojat e forcave politike drejtuese të kohës për vepra monumentale. Përveç kësaj monumentet e arkitekturës kanë mundur t’u qëndronin më mirë dëmtimeve të kohës sesa veprat e tjera të artit, që u shkatërruan nga luftërat e shumta.
Gjatë periudhës së mesjetës, përgjithësisht, në fushën e arkitekturës u bë një përparim i ndjeshëm në teknikën e ndërtimit. Shek. VI karakterizohet nga ndërtime masive në territorin e Shqipërisë që përfshihej në provincat e dy Epirëve dhe Prevalitanës. Mbizotëruan kryesisht ndërtimet me karakter mbrojtës, që synonin t’u bënin ballë sulmeve avaro-sllave. Perandori bizantin Anastasi I (491-518) fortifikoi qytetin e tij të lindjes, Durrësin, me tri radhë muresh, ndërtoi kështjella dhe riparoi mure qytetesh.
Periudha e Justinianit I (527-565) ishte më intensivja në fushën e ndërtimeve, sidomos të atyre me karakter ushtarak. Përveç tyre ai ndërtoi shumë kisha, ujësjellësa etj. Këtë veprimtari e bën të njohur në veprën e tij Mbi ndërtimet historiani i Justinianit, Prokopi i Qezaresë. Por gjithë këto ndërtime pjesërisht nuk janë ruajtur, ndërkaq shumica e emrave të vendeve të përmendura nga Prokopi është vështirë të identifikohen me emrat e rinj.
Fortifikimet më të rëndësishme të shek. VI janë pa dyshim muret rrethuese të Durrësit që i takojnë periudhës së sundimit të perandorit Anastasi I. Ato janë ndërtuar krejtësisht me tulla dhe kanë një gjerësi prej 3,50 metrash. Çdo 60-65 metra janë ndërtuar kulla të fuqishme pesëkëndëshe, të cilat kanë patur një lartësi prej 18 m dhe ndaheshin në tri kate me dysheme druri. Kati përdhes kishte një lartësi të dyfishtë dhe shërbente si depo. Kati i parë përbëhej nga një hapësirë e vetme e pajisur me frëngji për katapulta. Kati i dytë mbulohej nga qemere mbi të cilat ndodhej tarraca e rrethuar nga parapeti me frëngji. Muret e qytetit përshkoheshin nga një numër i madh portash, prej të cilave ruhen vetëm dy prej tyre në murin jugperëndimor. Hyrja kryesore e qytetit, e cila nuk ekziston më, duket se ndodhej nga verilindja. Sipas përshkrimit të Ana Komnenës, para kësaj porte qëndronte një statujë prej bronzi, e cila me sa duket kishte mbetur aty nga koha romake dhe i kushtohej perandorit Adrian.
Në shumë drejtime vlerat arkitektonike të Durrësit në fushën e artit të fortifikimit i kalojnë kufijtë krahinorë. Para se gjenerali i Justinianit, Belizari, të ndërtonte në Romë një tip të ri bedenash, që siguronin një mbrojtje anësore, dhe që sipas Prokopit bëri përshtypje në atë kohë, ato i gjejmë të zbatuara në kështjellën e Durrësit.
Gjatë periudhës së Justinianit vërehet një tendencë për ndërtimin e kështjellave mbi lartësinë e kodrave, përdorimi i akropoleve dhe nënndarje të tjera, që s’ishte gjë tjetër veçse kthimi në format e vjetra të periudhës helenistike apo të fortifikimeve më të hershme ilire. Shembuj të tillë ndeshen në kështjellën e Zvezdës, Zaradishtës, Çukës së Ajtojt etj. Frëngjitë fillojnë të bëhen gjithnjë e më të ngushta, hyrjet e vjetra murosen ose ngushtohen duke e bërë mbrojtjen gjithnjë e më pasive.
Një vend të rëndësishëm midis monumenteve të arkitekturës mesjetare zënë ndërtesat e kultit të krishterë. Ndërsa banesat brenda kështjellave ishin të thjeshta, përgjithësisht njëkthinëshe, ndërtimet e kultit të krishterë përbëheshin nga godina të mëdha, të tipit bazilikal ose me planimetri qendrore, prej të cilave mbizotëronte tipi i parë. Këto ndërtime ndoqën në vija të përgjithshme skemat arkitekturale të shekujve të fundit të arkitekturës romake.
Mjaft monumente kulti të kësaj periudhe janë nxjerrë në dritë nga gërmimet arkeologjike në Ohër, Amantia, Bylis, Butrint, Elbasan, Lin (Pogradec), Tiranë, Paleokastër (Gjirokastër), Tushemisht (Pogradec), Polenë (Korçë), Karbunarë (Vlorë), Pluk (Fier) etj. Deri tani janë zbuluar gjurmët e rreth 30 bazilikave, dyshemetë e të cilave në pjesën më të madhe kanë qenë shtruar me mozaikë. Vetëm në qytetin antik të Bylisit, brenda mureve rrethuese të ngritura nga Justiniani I, janë zbuluar pesë bazilika të mëdha.
Numri i madh i këtyre monumenteve, cilësia artistike e realizimit të tyre si dhe përmasat shpesh gjigante tregojnë se në trevat iliro-shqiptare, arkitektura kishtare, veçanërisht në shek. VI, kishte marrë një zhvillim të madh.
Bazilikat ishin ndërtime që kishin një shtrirje të theksuar gjatësore. Ato ndaheshin në tri hapësira kryesore (nefe) nëpërmjet një sistemi arkadash mbi pilastra apo mbi kolona dhe mbuloheshin me çati mbi kapriata druri (varianti helenistik) ose me qemere (varianti oriental).
Në anën lindore ndodhej absida ku vendosej altari, ndërsa hyrja kryesore ndodhej nga perëndimi dhe paraprihej zakonisht nga një parasallë (narteksi). Në bazilikat e mëdha kishte dhe një oborr të hapur me kolona (atrium) si dhe ambiente të tjera ndihmëse (Bazilika e Arapajt-Durrës).
Më të rralla janë ndërtesat e kultit me planimetri qendrore. Karakteristikë e tyre është ndërtimi rreth një ambienti kryesor, që ndodhet në qendër të ndërtesës. Ndryshe nga bazilikat, në këto ndërtime mbizotëron boshti vertikal kundrejt atij gjatësor. Këto ndërtesa që mbuloheshin në të shumtën e rasteve me kupolë, përbëjnë veçoritë themelore të arkitekturës bizantine në shekujt në vazhdim. Në vendin tonë deri tani janë zbuluar dy ndërtime të mirëfillta me planimetri qendrore: kisha e Linit (Pogradec) dhe Baptisteri i Butrintit, të cilat shquhen dhe për vlerat e mëdha artistike të mozaikëve të dyshemesë.
Gjatë shekujve të parë të mesjetës, që u karakterizuan nga pushtimet avaro-sllave, të cilat sollën si pasojë shkatërrimin e shumë qyteteve dhe kështjellave si dhe shndërrime të mëdha etnike në Ballkan, vihet re një rënie ekonomike dhe për pasojë edhe rënie në fushën e ndërtimeve civile apo të kultit. Në ndonjë rast shpenzimet kalojnë në favor të fortifikimeve, si në Butrint ku një pallat peshkopal mbeti i papërfunduar, ndërkohë që rindërtohet një mur mbrojtës në shek. VII. Gjurmë të tjera ndërtimesh mbrojtëse të mesjetës së hershme hetohen gjithashtu në kështjellën e Lezhës dhe të Pogradecit. Për dy shekuj vazhduan të përdoren të njëjtat monumente kulti në zonat që i qëndruan pushtimeve sllave. Riparimet apo rindërtimet janë realizuar me një teknikë të varfër, që tregon për vështirësitë ekonomike të kohës. Bazilika e madhe e Butrintit e ndërtuar në shek. VI rindërtohet në shek. IX. Gjithashtu, në shek. XI vazhdon të përdoret bazilika e Ballshit, ku mbreti Boris i bullgarëve, në vitin 865, kthehet në fenë e krishterë.
Gjatë shek. X vërehet në përgjithësi një rritje e nivelit të ndërtimeve. Kriza që u shkaktua nga inkursionet arabe në detin e Jonit dhe shfaqja e frankëve në kufijtë perëndimorë rriti rolin e Temës së Durrësit në fortifikimin e qyteteve bregdetare të Shqipërisë. Mure mbrojtëse të kësaj periudhe, të pajisura me kulla trekëndëshe dhe kontraforta, hetohen në Kaninë dhe Butrint. Në shek. X u fortifikuan gjithashtu një radhë qytetesh rreth Shkodrës, si Sarda (Shurdhahu), Drishti (Drivast) dhe Deja. Në fushën e ndërtimeve të kultit vazhdimi i traditës bazilikale hetohet në kishën e Shën Kollit në Perondi të Beratit, si dhe në bazilikën nën xhaminë e Fatihut në Durrës. Arkitektura e kultit arrin kulmin me kishën e Shën Mërisë në Labovë të Kryqit të Gjirokastrës e tipit kryq i brendashkruar me kupolë. Kjo kishë e ndikuar nga arkitektura kryeqytetase shquhet për ngritjen e saj vertikale (lartësia 17 m), për tamburin masiv mbi të cilin mbështetet kupola, si dhe për dekoracionin e pasur me tulla.
Këto elemente si dhe konceptimi i hapësirës së brendshme krijojnë ndjenjën e madhështisë. Arkitektura kishtare bizantine gjatë shekujve X-XV në Shqipëri dallohet për shumëllojshmërinë e tipave arkitektonikë duke filluar nga kishat njënefëshe, bazilikat, tipat në formë kryqi me kupolë si dhe nga tipa të tjerë ndonjëherë unikalë.
Përveç këtyre monumenteve për vlerat e tyre të veçanta arkitektonike shquhen edhe objekte të tjera të stilit bizantin, që u përkasin shekujve XIII-XIV, si: kisha e Ristozit në Mborje të Korçës, manastiri i Apolonisë, kishat bizantine të Beratit (Shën Mëria Vllaherna, Shën Triadha, Shën Mëhilli i ndërtuar në shkëmb), manastiri i Mesopotamit (Sarandë), ai i Zvernecit, kishat në fshatin Perondi të Beratit, në Kurjan të Fierit, ajo e Marmirojt në Orik të Vlorës, e Labovës në rrethin e Gjirokastrës etj. Vlera të veçanta artistike paraqet kisha e manastirit të Pojanit, e ndërtuar në shek. XIII nga perandori bizantin Androniku II. Shtyllat në oborrin e saj përbëjnë elementë të huaj që nuk gjenden në asnjë ndërtesë tjetër të këtij stili dhe që janë dëshmi e stilit romanik të përhapur në viset Veriore të Shqipërisë dhe në ato Perëndimore të bregdetit ballkanik.
Në Shqipërinë Qendrore, por më tepër në atë të Epërme lulëzoi në mesjetë edhe arkitektura romaniko-gotike, kjo sepse krahinat veriore mbetën të lidhura më shumë me kishën perëndimore, ndërsa në Durrës dhe krahinat rreth tij vepronin të dyja kishat, por kishte përparësi kisha lindore. Në kushte të tilla përveç tipave arkitektonikë të pastër kemi dhe ndikime të ndërsjellta të arkitekturës bizantine dhe asaj perëndimore. Ndikimet e arkitekturës perëndimore vërehen dhe në ato krahina ku për periudha të shkurtra erdhën sundimtarë perëndimorë.
Shembujt më të shquar nga arkitektura romaniko-gotike datohen në shek. XII-XIII. Kishat e këtij tipi në Shqipërinë e Epërme dhe Qendrore karakterizohen nga planimetritë kryesisht njënefëshe me theksim të boshtit gjatësor perëndim-lindje me absida rrethore ose drejtkëndëshe, nga përdorimi i frantonive në anët më të ngushta, nga çatitë mbi kapriata druri me rrathë mbi qemere cilindrike, si dhe nga prania e këmbanave.
Prej tyre dalloheshin për trajtimin e tyre arkitektonik monumental dhe për kërkesat artistike, kisha e Shën Serxhit dhe e Bakut pranë fshatit Shirgj të rrethit të Shkodrës, kisha e Shën Mërisë në Vaun e Dejës, kisha e Rubikut etj., prej të cilave dy të parat ndërtuar në shek. XIII mbi bazën e ndërtimeve më të hershme, ndërsa e fundit në shek. XII. Pjesa më e madhe e këtyre kishave ka qenë zbukuruar me piktura murale.
Elemente arkitektonike karakteristike romaniko-gotike ishin të përhapura prej bregdetit të Shqipërisë së Epërme deri në Kosovë, ku kjo arkitekturë pati një lulëzim të veçantë në ndërtimet e kultit në shek. XIV, siç është kisha e manastirit të Deçanit pranë Pejës.
Banesat mesjetare i njohim më tepër nga të dhënat burimore. Ato ndërtoheshin me gurë, dru apo të ndërthurura. Çatitë mbuloheshim me furde ose me kashtë. Tjegullat përdoreshin në godinat e kultit dhe në ato të shtresave të pasura. Banesat e Shurdhahut (Sarda) të datuara në shek. XI, janë përgjithësisht dykthinëshe, si dhe të tilla me një ambient qendror midis tyre. Shtrimi i dyshemeve me pllaka guri tregon se ato duhet të kenë qenë njëkatëshe.
Gjatë shekujve XIII-XIV morën gjithashtu një zhvillim të dukshëm ndërtimet mbrojtëse, zgjerohen dhe rindërtohen muret e qyteteve dhe në disa raste rrethohen me mure edhe lagjet e jashtme (varoshet). Në këtë veprimtari u dalluan despotët e Epirit dhe më vonë fisnikët shqiptarë, si Topiajt, Balshajt, Muzakajt etj. Kështu Topiajve me qendër në Krujë dhe Pertelë u atribuohet nga Barleci ndërtimi i kështjellës së Petrelës, ndërsa Balshajve kështjella e Shkodrës. Rreth mesit të shek. XIV Karl Topia rindërton kështjellën e Krujës, ndërsa në vitin 1389 Muzakët ndërtuan Kullën e Pirgut në derdhje të Semanit.
Monumentet kryesore të arkitekturës civile në Shqipëri janë kështjellat. Tipa më interesantë paraqesin kështjellat e Beratit, Shkodrës, Lezhës, Shurdhahut, Krujës, Rodonit, Petrelës, Kaninës etj. Për një pjesë të mirë ato janë ndërtuar mbi themelet e kohës antike të herët ose të vonët, por janë rindërtuar gjatë shekujve të mesjetës. Kështjellat kryesore të vendit në gjendjen e tyre të sotme në themel u përkasin shek. XII-XV.
Mjaft kështjella dhe qytete të fortifikuara të vendit tonë ruajnë edhe sot tiparet arkitektonike të shek. XIII-XIV, kur ato u ndërtuan apo patën periudhën e lulëzimit më të madh gjatë mesjetës. Shembulli më tipik është kështjella e Beratit, muret e sotme të së cilës janë rindërtuar në fillim të shek. XIII prej despotit Mihail Engjëll Komneni, monogrami i të cilit qëndron mbi portën e parë të hyrjes. Muret rrethuese që ndjekin konturin e terrenit kanë një gjatësi prej 1 400 m dhe përforcohen nga 24 kulla me forma planimetrike dhe përmasa të ndryshme. Në pjesën më të mbrojtur të platformës së kodrës ndodhet kështjella e përforcuar nga pesë kulla. Vetë kështjella përmban edhe një ndarje tjetër më të vogël, të përforcuar me dy kulla që shohin nga oborri i kështjellës. Kjo ndarje shërbente si vend i qëndresës së fundit, por më tepër për të veçuar selinë e fortifikuar të sundimtarit nga garnizoni.
Kështjella ka një hyrje kryesore nga veriu, e cila mbrohet nga një barbakan. Përveç ndërtimeve të mësipërme, në shpatin jugor të kodrës zbritnin dy mure nga qyteti deri në lumë, duke përfshirë brenda tyre një sipërfaqe prej 6 ha nga 16 ha që zë krejt sistemi i fortifikimit të Beratit.
Brenda mureve të kështjellës ndodhej bërthama kryesore dhe më e vjetër e qytetit. Edhe sot në kështjellë ndodhet një lagje e tërë me emrin “Kala”, më e vjetra e qytetit të Beratit. Duke u zgjeruar, qytetet mesjetare dolën jashtë mureve të kështjellës, ku u formuan te këmbët e saj lagje të jashtme, “varoshet”, të fortifikuar me mure shumë të dobëta. Nganjëherë varoshi lidhej me mure me kështjellën, siç ndodhte në Lezhë, në Drisht e në vende të tjera.
Një nga fortifikimet që ka marrë trajtën themelore gjatë shek. XIII-XIV është kështjella e Shkodrës, e cila me gjithë ndërtimet dhe rindërtimet që ka njohur gjatë sundimit osman, ruan strukturën e saj të brendshme dhe të jashtme që ka pasur në ata shekuj. Sipërfaqja e brendshme e kështjellës, ndahet nëpërmjet muresh në tri oborre që komunikojnë me porta midis tyre. Oborri i tretë që zë një sipërfaqe më të vogël nga të tjerët, ndodhet në pjesën më të lartë e të mbrojtur të kodrës dhe luante rolin e një kështjelle.
Gjatë shekujve XIII-XIV vihet re rritja e lartësisë së mureve dhe sidomos të kullave. Këtë e tregojnë sidomos kullat e kështjellës së Beratit. Deri në shfaqjen e armës së artilerisë ato duhet të ishin sa më të larta, për të vështirësuar ngjitjen në to me shkallë, dhe me mure të fuqishme për t’u rezistuar makinave gurëhedhëse. Kullat ndaheshin në disa kate me dysheme druri ose me qemere. Zakonisht kati i sipërm mbulohej me qemer, mbi të cilin krijohej një platformë e rrethuar me bedena. Përveç kullave të zakonshme në kështjella ndërtoheshin dhe kryekulla (donzhone), që mund të ishin të shkëputura nga muret rrethuese dhe të zinin një vend qendror në kështjellë, mund të ishin të lidhura me muret apo krejt të veçuara. Kryekulla ishte pjesa e fortifikuar më me kujdes e një kështjelle dhe ishte e aftë t’i qëndronte një rrethimi të gjatë. Ato i hasim kryesisht gjatë periudhës së Despotatit të Epirit, si në Durrës, Butrint etj.
Gjatë shek. XIII-XIV u ndërtuan edhe kështjella më të vogla. Të tilla ishin kështjellat në grykat e disa lumenjve që mbronin skelat tregtare, si kështjella e Pirgut në grykën e Semanit, e Bregut në atë të Shkumbinit, e Rodonit në grykën e Ishmit etj. Nga këto ruhet ende sot në gjendje të mirë kështjella e Bregut. Planimetria e saj është katërkëndëshe, me nga një kullë të rrumbullakët në të katër skajet. Muret e trasha kanë përsipër bedena dhe, sikurse kullat, janë pajisur me frëngji për t`u përdorur për mbrojtjen. Brenda mureve ndodheshin ndërtesa banimi, depo ushqimesh etj.
Një tjetër tip kështjellash qenë ato që u ndërtuan në formë kullash në viset malore nga feudalë shqiptarë. Zakonisht të ndërtuara në vende strategjike, nga ana arkitektonike ato ishin të thjeshta. Gjurmët e disa prej tyre duken edhe sot në Guribardhë (Mat), në Kalanë e Lekës (Va-Spas), në kullën e Turanit (Korçë) etj.
Shek. XV shënon një epokë të re në zhvillimin e fortifikimeve, e cila lidhet me periudhën e përdorimit të armës së artilerisë dhe të përsosjes së saj. Në territorin e Shqipërisë fillojnë të gjejnë zbatim parimet moderne të fortifikimit, siç janë kullat për artileri që u quajtën “Rondelo”, të ulëta dhe me mure të fuqishme, të barabarta me lartësinë e kullave, hendeqet e fortifikuara etj. Kjo ndodhte në një kohë kur në disa vende të Evropës Perëndimore vazhdonin të ndërtonin gjithnjë e më tepër në lartësi për të vendosur sa më lart artilerinë mbrojtëse. Frymëzimet, më tepër teorike se praktike vinin nga Gadishulli Apenin. Në këtë fushë konkurruan Skënderbeu, venecianët dhe turqit, prej të cilëve këta të fundit nuk patën zhvillime të shënueshme të teorive moderne të fortifikimit në territorin e Shqipërisë. Ndërmjet shumë fortifikimeve të realizuara në këtë periudhë, përmenden fortifikimi në Kepin e Rodonit, të cilin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e ndërtoi në vitin 1463 dhe kulla për artileri në kështjellën e Durrësit etj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...