Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/06/02

Vartësitë që na sundojnë


Laureta MIFTARI


Robërimi
Për të thënë që në fillim peshën e robërimit nga gëlltitja e substancave psikoaktive në përmasa të shëndruara në vartësi: ata rijnë të ngulitura në tru për sa jeta. Asnjëherë nuk mund të themi se shpëtuam përgjithmonë. Vartësitë e fituara nga ky lloj substancash në rastin dërmues nuk janë dëshira të tepruara ndaj ahengut apo çdo lloj ahengu tjetër se ata janë prezente edhe pa ndihmën e tyre. Konsumimi është pasojë e dëshirave shtazarake të subjektit. Por të shohim se pse nuk ka mundësi të shkëputjes së sigurt nga këto substanca. Shembulli më i mirë është se edhe pas shum vjetësh abstenimi, mjafton një rikëthim i vetëm për të filluar konsumin. Mjafton që ish alkoholoku vetëm ti mar erë pijes "së vet" për t’iu rrekur gotës. Një përjashtim shum i vogël bën ngadisaherë kokaina për të cilën do të shohim më tutje. Kur të flasim për duhanxhijtë, nuk do të shërbehem me asnjë statistikë për të vërtetuar të vërtetuarën nga të gjitha qendrat botërore për shërim dhe statistikë. Unë do të ndalem në rastin konkret të vet bisedave në mes vete kur flasim mbi ata që lan duhanin me muaj e vite. Sa nga ta qëndruan për tërë jetës dhe sa nga ta i u rekën përsëri nikotinit. Disa edhe në mos më shum herë e lanë dhe prap e ngjitën duhanin me arsyetimin e llojit : « Erdhi tezja nga fshati dhe më tregoi se i kishte ngordhur dhija e më ra keq… U mërzita shum për te dhe e ndoza një cigare, sebep dhija e ngjita përsëri këtë …. » Nëse dini dikend me të vertetë t’i ketë rrezistuar tentimit, a nuk është ai vallë dikush që i kanoset rreziku i vdekjes së afërt nga duhani..?

Momentet kritike

Gjatë jetës, çdo kush pa përjashtim, kalon, përjeton dhe ndien dobësi në raste të ndryshme si që janë ndarja nga të dashurit, dashuria e humbur, ndjenja e vetmisë, mossuksese shkollore e profesionale e shum të tjera shkaqe të panumërta. Në këto kohë jemi më të ekspozuar kanosjes… Mjafton që njëherë të kërkojmë ikje nga vuajtja nëpërmjet ndonjë mrekullije që na e këthen harenë. Mund të jetë kjo një lojë falas në internet dhe truri haron vuajtjen duke u dhënë pas sensacioneve që sjellë ky aktivitet. Euforia, dopingu, dëshira për të fituar dhe ja, mendimet e lodhshme këthehen dikah tjetër. Shumë mirë në fillim, dhe pasiqë çdokush është i lirë të « shërohet » me lehtësi e pa pasoja eventuale anësore nga ndonjë prodhim farmakologjik, në mënyre naive i nënshtrohet vesit që kalon me furi në vartësi.

Shum më të ekspozuar janë adoleshentët se ata, lojrat i kanë në fillim për argëtim që së shpejti këthehet në katrahurë për ardhërinë e vet si edhe për prindërit që përjetojnë zbarpsjen e fëmisë në shkollim dhe dëshirë për punë. Por, ky grup moshe, është gjithashtu i ekspozuari i parë ndaj drogave të ndryshme që shëndrohen në sëmundje (toksikomania tani konsiderohet sëmundje dhe fatmirsisht kjo tendencë e kaplon gradualisht tërë botën kështuqë kurrimi mer përmasa serioze pa paragjykime fyese) të gjatë dhe të mundimshme për shërim.

Konsumimi i parë kaloi. Pason familiarizimi që vjen menjëherë pas të dytit apo të tretit kontakt dhe tani më flasim për robërim ndaj substancës (apo objektit).

Faktori gjenetik

Duke konsultuar studime të ndryshme gjenetike e psikiatrike, nuk është aspak për të lënë pas dore të dhënat se nuk egziston një gjen i vetmuar i familiarizimit me substancat psikoaktive... Përkundrazi, këto gjene janë në numër të madh. Në këtë kontekst, duhet pasur parasyshe se ata që anojnë gjenetikisht nga një substancë e kur bien në kontakt me të shprehin gatishmëri e anim të lidhen më shpejtë ndaj prodhimit të "njohur" dhe "drita" e gjelbër ndizet menjëherë pasiqë nga e para sekretojnë dopaminë (për një cigare duhan, sekretimi zgjat rreth 20 minuta) kurse ky proces te persona të tjerë zgjat dukshëm më pak. Nëse kësaj dashurie në kontakt të parë ia shtojmë edhe faktorin psikologjik e karakterial, atherë robërimi është i rrufeshëm.

Faktori ikje nga vuajtja

Faktori tjetër është ikja (dalja) nga vuajtja. Mungesa e aftësisë për të duruar dhimbjet psiqike apo fizike çon subjektin që në çdo mënyrë të kërkoj lehtësues të jashtëm. Shpëtimi, sidomos në kohët më të reja është para dore, në çdo kënd e rrugë...

Faktori senzacion

Në këtë grup më së shumti i gjejmë ata që kërkojnë senzacione në ndërmarrje sportive spektakulare. Nga pamundësia për arritje maksimale ose nga kalimi i moshës (plakja sportive), fillon mungesa e kënaqsive të kërkuara dhe paraqitet shpraztia psikologjike për senzacione. Ky grup, më së shumti i bën thirrje alkoholit dhe drogës…

Faktori shum i rëndësishëm që çon shpesh në greminën e vartësisë nga substancat psikoaktive është gjallëria e tepërt e trurit. Këto personë nuk janë në gjendje të përqëndrojnë mendimet e veta në një rradhitje të rendomtë mbi diçka. Ata mendojnë pa pushim mbi qindra e mija gjëra në të njëjtën kohë. Nuk janë asesi në gjendje të shkëputen nga ku varg i pafund dhe mënyra për ngadalsim të eja-shkove trunore zakonisht kërkohet në kokainë…

Faktorët e lartëpërmendur ndihmuan shum në betejën e disa mjekëve shkencëtarë të mirëfilltë që më në fund, në shum shtete vartësia nga substancat psikoaktive të numërohet sëmundje dhe kjo bën të mundshme përcjelljen më adekuate për ndihmë dhe shërim të personave të prekur nga kjo barrë e rëndë psikofizike që demton rëndë edhe shoqërinë moderne në mbarë botën. Sot njihet shkenca dhe specializimi mjekësor në termin mjek-adiktolog e që mer më së miri për sipër kurrimi nga këto vartësi).

Familjarizimi dhe skllavërimi nga droga

Alkoholi

Ndër vrasësit e ngadalshëm shum të përhapur është alkoholi dhe besoj se rradhitja e tij në rangun e drogës është më se i saktë. Si edhe duhani, ai vret ngadal dhe shum shpejt. Numri i viktimave është shum më i lartë edhe se nga drogat e quajtura të forta - të ngurta. Përpos rrezikut të pakundërshtueshëm nga vdekja e parakohshme, qëndron edhe sindromi i rëndë i përjashtimit nga jeta shoqërore që akoma më tepër shton oreksin (poqese doni, po them etjen) për të pi gjithënjë më tepër pasiqë personi e ndjenë thellë këtë hedhje anash…

Janë hipokritë ata që propagandojnë dhe mbrojnë pimjen me masë apo "me mend" se ajo nuk qënka aspak e rrezikshme dhe e dëmshme… E ku është masa ? Cila është ajo ? Shum fillime bëhen me masë dhe vdesin "me masë". Vetëm ai që ka pi një, më së shumti dy herë gjatë dyzet - pesëdhjetë vjetëve thot se ka pi jashtë mase. Të tjerët, edhe ata më të zhytyrit në vartësi shumë rrallë thonë "u deha pa masë" dhe shtojnë për të treguar se megjithatë nuk e tepruan duke thënë: "... po u ktheva në këmbët e mia në shtëpi...". Po mar edhe një shembull tejet të rëndësishëm në botë këtyre viteve të fundit i cili demaskon përfundimisht pirjen me masë : një gotë venë prej dy dcl mjafton për të ngrënë një dënim të madh të qarkullimit rrugor dhe në rast përsëritje tërhjekje të lejes për grahje. Zero presje pesë përmijëshi në gjak është jashtë mase… No comment për ata që pijnë dhe propagandojnë "masën" dhe njëherit le të urdhërojnë e zbulojnë pse ky kufizim rigoroz i përqindjes…

Kur bisedojmë për dëmet e alkoholit, do të përmend faktin se vetëm në Francë evidentohen prej 3 000 gjer më 7 000 lindje me deformime neonatale në vit. Nuk do të merrem më tepër me statistika sepse qëllimi i shkrimit është i tjetër natyre…

Shërimi nga kjo vartësi alkoholike është shum i vështirë, gati i pakapshëm. Gëlltitja e ilaçeve që provokojnë të vjellura nuk ndihmon aspak se ata nuk shërojnë dhe e largojnë nga ditët e para të kurrimit pacientin nga marja e tij. Nuk ndihmojnë më tepër as kontrollet rigoroze nëpër qendrat spitalore të "shpërlarjes" sepse me të dalur nga ky "karantin" subjekti i rreket gotës dhe vartësia qëndron pa ndërprerje. Rastet e largimit nga gota janë shumë të rralla gjë që të gjithë e dijmë nga vet jeta e përditëshme. Mundohuni ti numëroni në gishtat e njërës dorë njerëzit që i njihni si të varur nga alkoholi e që kanë arritur të largohen definitivisht nga konsumimi qofshin ata edhe njerëz që thonë për vehte se pijnë me mend.

Mbrojtja

*

Për t’u mbrojtur më së miri nga një robërim eventual, mënyra më e mirë dhe efikase është që tryezën tuaj prindër, ta mbushni me pije freskuese natyrore, minerale dhe lëngje tjera pemësh duke i larguar rreptësisht aperitivet e ndryshme.
*

Nëse vërreni se fëmia i juaj (sidomos në adoleshencë) pin alkohol, dijeni se ai tanimë gjindet ne fazën e keqpërdorimit dhe kërkoni ndihmën e specialistit përkatës se si që përmenda, shum shpejtë bëhet vonë dhe shërimi, tejet i pasigurt.

Kanabis (marihuana, hashishi (hashashi) dhe vaji (është shum pak i njohur)

Tendencat për ta quajtur këtë drogë të butë që nënkupton të parrezikshme, krijon një mundësi më tepër për t’u kapur pas saj. Harohet se këtë "kullosë" e përdorën me shumicë rinia dhe fëmijtë. Them fëmijtë se fillohet aty nga mosha 13 vjeçe dhe kështu shkatërron pa mëshirë ardhmërine e brezit më të njomë. Kjo drogë përdoret apo nisë të përdorët më me pakicë mbi moshën 30vjeçe kurse nga mosha 50 vjeçare e më lartë ajo nuk gjen përdorim gati fare.

Përndryshe dihet se në botë, vendin në e parë qëndron Zelanda e Re me 75% konsumatorë dhe pas saj vijojnë ShBA etj.

Vartësia nga kjo drogë shkaktohet se ajo liron dopaminë që sjellë ndjenja të kënaqsisë e mu kjo është karakteristika kryesore e të gjitha substancave që mbjellin këtë veti. Në rastin konkret, kalimi nga përdorues i herpërhershëm në kronik bëhet nga ai moment kur subjekti konstaton apo ka ndjenjën se kjo i ndihmon të jetoj më mirë. Që nga ky moment, flasim për vartësi të vërtetë. Rreziku tjetër qëndron edhe aty se muajtë e parë kjo drogë nuk shkakton një vartësi. Vetëm pas muajëve të parë personi fillon të mos mundet pa të. Tani shpresat se një ditë jeta do të vaj mbarë dhe se më nuk do të ketë nevojë për këtë substancë e do të shkëputet vetëm me një të thënë "ndal" ose me një kurrim të thjeshtë është një utopi e mbjellë në tru si përgjigje shpresës se një ditë do të largohemi nga kjo vartësi…

Kokaina

Kjo drogë njihet me famën se të çmend. Eh po. Ajo të bën zot të botës dhe të qiejve… Kënaqsia më e madhe qëndron se zbritja nga qielli nuk është e shpejtë si me substantcat tjera psikoaktive. Zbritja në fer vjen vetëm pas 3-5 ditësh. Ja pra pse disa mendojnë se kokaina nuk na skllavëron. Por nuk duhet haruar se me të vërtetë në fillim konsumohet vetëm në fund të javës. Ani mirë pra, e nëse këtu nuk shofim një vartësi atëherë pse nevoja e pakalueshme që të konsumojmë përsëri në fund të javës tjetër? Kur zbritja fillon, e ajo është ramje e lirë nga lartësia, shumica e kokainomanëve përdor parashutën për ngadalsim, parashutën alkohol. Megjithatë, çdo gjë ngatërohet : puna e zemrës, shtypja, fëlçijtë nguren e dhëmbët kërcëllojnë edhe pse personi nuk e dëshiron këtë, muskujtë iritohen e nuk lënë të qetë. Kulminacioni i ferrit : dëshira e dhetëfishtë për dashuri shëndrohet në hî. Çfar debakli i paparë ! Po paranoja ? Çka t’i bëjmë asaj ? Friga nga vdekja, friga nga përcjellja e agjentëve të ndryshëm ?! Krejtë këto uragane shpirtërore çojnë drejtë vetëvrasjes.

Është e njohur se kokaina shëndron personin në megaloman dhe çdo zbritje në dinamikën e jetës reale bëhet fer. Duhet përsëri produkti që liron dopaminë për tu ngritur në lartësi mbretërore të botërave…

Përpos kësaj, si kulminacion, kokaina e ka një veti tjetër shum të keqe : rëzon shpejtë. Shpesh brenda disa muajve, por e ka një, më lejoni ta quaj, të mirë ndaj drogave tjera. Ajo pas një kurrimi korekt disa mujorë, ka gjasa shumë më të mira mbi të gjitha prodhimet tjera psikoaktive, të harohet përgjithmonë. Më një fjalë, mjekimi nga vartësia me kokainë është më i suksesshëm…

Heroina, kjo "heroinë" mbrojtëse e jonë

Kjo substancë ka famën të jetë prind, shok besnik që na mbron… Ditën na e bënë të bukur, natën na e bënë të bukur.

Por kur mungon ? Por para se të mungoj ?

Para se të mungoj dashurohet aq shum sa që shpesh e konsumohet me tepricëfatale, vdekjeprurëse. Nuk ka aspak ironi es as humor të zi dhe as që është qëllimi të arrij një efekt të tillë. Shprehem në këtë mënyrë vetëm për të vënë në pah sa më dukshëm rrezikun që bartë me vehte ky prodhim morfik e që ofron një rehati shpirtërore, eufori dhe ekstazë. Ndikon në formë të anksiolitikut dhe antidepresor. Mirëpo kjo nuk zgjat vetëm disa muaj të vegjël dhe pastaj fillon koha e nevojës së pashtershme (craving). Këto kohë shpesh fillon epopeja e shtimit të dozës. Mungesa që paraqitet përcillet me djersitje, dridhje të trupit, pagjumësi, vjellje dhe shtrembërim psiqik. Për më tepër, kjo drogë në sytë e masës është një nga më të këqijat. Ajo simbolizon stërngarkimin dhe vdekjen. Mos të flasim për vitet AIDS kur përdoruesit e heroinës ishin grupi më i kanosur se huazonin gjylpërat nga njëri tjetri kështu përhapnin epideminë. Dhe ky rrezik nuk është çranjosur akoma, sidomos në vendet ekonomikisht të dobta ku mundësitë për preventivë janë mizerje e vërtetë.

Ecstasy

Kjo sintezë daton prej kohës së para Luftës së Parë botërore dhe dallon krykëput nga ditët e sotshme. U zbulua në Gjermani dhe përdorej në rradhët e ushtrisë për të mposhtur lodhjen, frikën, urinë… Në vitet e shtatëdhjeta paraqitet përsëri në mjeksi (ShBA) me qëllime terapeutike por u përjashtua shpejtësisht nga autoritetet dhe u shti në grupin e narkotikëve të ndaluar nga ana OKB.

Ajo që nuk gjeti aplikim në psikiatri, gjeti vend në gjeneratat më të reja poashtu viteve të shtatëdhjeta në Kanadë e më vonë në Evropë dhe vende tjera të botës.

Nga përdorimi i parë, përmenda më lartë, sot nuk ka mbetur asgjë se tani kjo substancë që duhej ngritur efikasitetin e luftarëve, u shëndrua në "pilulë të dashurisë". Sot kjo substancë në hapat e para edhe nuk është aq tërheqëse se sjellë ankth dhe tharrje të gojës (kanoset një rrezik i madh nga dezitraimi, është mjaftë me rendësi që konsumatori të mar shpesh ajr të paster jashtë lokalit dhe të pij me shumicë langje (shih edhe më poshtë!) dhe ngren presionin arterik, mirëpo, këto efekte kalojnë shpejtë dhe fillon faza e hapjes ndaj botës, ndjenja e mirë shpirtërore dhe e lirisë. Dëshira për atmosferë të mrekullushme dhe prekjet trupore të afërta janë vetia dhe efekti i dëshiruar dhe i korrur në këto momente. Ja pse ecstasy bëhet pilulë e diskotekave dhe mbrëmjeve muzikore (sidomos tekno).

Efektet zgjasin 4-6 orë pas konsumimit e në raste të dozës së shtuar edhe gjer me 10 orë. Mirëpo pas kësaj kohe paraqiten orët e zbehjes që mund të zgjat gjer më tri ditë e që mund lehtësisht të provokoj depresionin psiqik.

Është me rëndësi të përmendet se në fillim kjo substance provokon gjithashtu mungesë të langjeve, ngren temperaturën trupore dhe vështirson pas masë muskujtë dhe veshkët. Kjo sjellë pas vehte epilepsi e në raste më të rralla paraqitet të verdhit (hepatiti) akut dhe helmues që sjelle vdekje të shpejtë.

Është shum e rëndësishme që përdoruesit e kësaj substance që së paku të kenë kujdes të madh gjatë konsumimit sepse në këtë grup prodhimi bëhen spekulime të mëdha e duke u zëvendësuar përbërja me elemente mjaftë të rrekikshme si që janë psikotropet e llojit të amfetaminëve, barbiturikët analgjesikët dhe të tjera produkte që këtë pilulë e bëjnë akoma më të kanosëse.

Si përfundim them se duhet ndoshta pritur edhe 3-5 vjetë për të mundur të flasim më mirë e më qarët për pasojat dhe dëmet e kësajë droge relativisht të re. Sa prej konsumuesve do të paraqiten me deficite të ndryshme në kuptimin relacionel, emotiv dhe sindrom të parkinsonit?

Para se të mbyllë punimin, këshilloj të gjithë që konsumojnë qoftë dhe vetëm në raste të ralla këtë pilulë të konsideruar si më e parrezikshmja, të ju drejtohen specialistëve adekuatë për konsultime dhe ndihmë që zvoglon reziqet që janë përpara…

Duhani

Mbi pakot e duhanit në shum vende të botës tani shkruan se duhani shkakton vdekjen. Simbilikisht shprehur, cowboy-i i Marlboro-s "vdiq". Po pra duhani sjell vdekjen e parakohshme. Ai vret dhe vret me një "ngadalë" të shpejtë, por me mundime të gjata. Vrasje mizore… Sëmundje e mushkërive, eshtrave, mëlçisë, trurit. Këtë e them duke u bazuar në rezultatet dhe parashikimet mjaftë serioze të realizuara nga qendra të specializuara si dhe nga Qendra Botërore për Shëndetësi (OBSh) që vlerëson se më vitin 2020 shkaku kryesor për vdekje të parakohsme do të jetë duhani.

Për të kuptuar këtë edhe nuk duhet shum filozofi sepse mjafton të shofim moshën e atyre që fillojnë duhanin dhe do të shohim se thithjet e para të drejtpërdrejta bëhen nga mosha 11-12vj. Të mos flasim për fëmijtë e ekspozuar tymit (së pari të prindërve) që nga fetusi e poqese doni edhe para, pasiqë prindërit kanë të rrasura qelizat e tyre me nikotinë. Në vend që vehten e sidomos foshnjen të ushqehet me frute e bylmet, prindërit duhanxhi, i japin të gëlltis katran…

Të këthehem rishtazi te mosha e parapërmendur dhe të them se tanimë në botë, dihet se nikotini edhe nuk është dëmi i parë dhe shkaktues kyq i vartësisë !!! Fabrikantët e cigareve me mjeshtri shtuan amoniakun dhe përbërje tjera që ndihmojnë në përmirsimin e shijes së tymit e sidomos rrisin vartësinë . Amoniaku vet rit shpejtësinë e lirimit të nikotinit kështuqë ai arrin në qendrat trunore shum më shpejtë se duhani i dikurshëm i tharrë në mure dhe i thurrur me dorë. Ata përdorën (dhe përdorin) metoda të rafinuara reklamuese me llojet e tyre "light" dhe "superlight" që ishin të dedikuara tregut femëror. Suksesi qe i rrufeshëm. Femra nuk u barazua ndoshta me mashkullin por iu afrua dhe tani qëndron vetëm një hap të shkurtër pas në këtë vartësi.

Duhani bëhet edhe psiqikisht i dëmshëm që nga momenti kur paraqitet friga e ngeljes pa të. Sa herë duhanxhiu i thot së pari vehtes : "Ah jo, nuk mund të hyj në shtrat pa cigare rezerve se nuk më mer gjumi pa to. Nëse natën zgjohem e nuk mund të flej përsësi çdo të bëj pa cigare ???" Por kjo është vetëm fillimi i psikozave. E keqja më e madhe vjen në momentin kur duhanxhiut i paraqitet dëshira për ta lënë cigaren. Me ditën që abstenon nga tymi, fillon depresioni, nervoza, pagjumsia, trashja, vetjaksia (egoizmi) dhe irritime të rrufeshme për çdo imtësi e nga çdo imtësinë. Edhe ndërprerjet më të shkurta krijojnë terrorizëm në tru dhe terorozohen edhe ata që jetojnë në bashkësi. Shembulli i besimtarit mysliman gjatë muajit të shejtë të agjërimit është më se i qartë... Megjithëse agjërimi është sublim, lumturi për këtë jetë dhë për jetën tjetër, duhanxhiu pak çan kokën. Ai është nervoz në atë masë sa që e tërë familja e lusin të ndërpresë agjërimin se ju nxinë jetën. Ai tani i shëndruar në monstër, arsyetohet se nuk mund të agjëroj për shkak të duhanit se nuk mund të rij pa të dhe bënë dy gabime të tjera në besim dhe në shoqëri.

Vartësia nga duhani është sëmundje

Fëmijtë, adoleshentët dhe ata të moshave më të shkuara është mirë të kenë njohuri të qarta mbi kohëzgjatjen e ahengut të duhanit. Kjo zgjatë disa javë dhe pastaj më kalon në vartësi kryeneçe jetësore. Përfundimi im është se duhani është vartësi fizike, psikologjike, e sjelljes dhe e gjesteve. Ani të shohim edhe pse duhani është dashuri e pasion i përjetshëm. Dashuri se nuk mund të shkëputemi nga vartësia e tij lehtë dhe pasion pasiqë për çdo cigare të ditës (nuk jam duke bërë ironi, vetëm ju përkujtoj senzacionet që rrjedhin nga ky pasion) e njohim me emrin e vet përkdhelës, ledhatues, hyjnor…Duhet të them se mes këtyre momentve të dashurisë me cigaren vetëm ajo që e quajmë « cigare esull » tingëllon pak ftoftë e krejtë çka vijon pastaj është « një me kafe – çaj », « cigarja e pritjes së autobuzit », « para se ta ndez veturën » , « e pushimit », « e drekës », « e pas ëmbëlsisë » e kështu me rradhë deri te ajo e « pas dashurisë » (pyete partnerin (partneren) tënd(e) që nuk e pi duhanin si e quan këtë cigare !).

Krejtë këto emra e sjellje a harrohen lehtë ? Ish duhanxhiu a guxon më ti afrohet cigares, ta ndezë vetëm për një rast dasme apo tubimi mes shokësh. Ai më nëse don me te të vertëtë të rezistoj vartësisë nuk guxon as në një zi më të madhe të thithë tymin... Duhet të ndalemi në psenë e kësaj që po them ?!

Të këthehem edhe një moment tek prindët duhanxhi dhe fëmijtë e tyre. Krahas rrezikut për shendetin e vet subjekti ndikon shum negativisht tek fëmijtë e vet se dihet nga gjithëherë se ata identifikohen në rradhë të parë me prindët, dhe… me mësusesin. O fatkeqsi për atë fëmi që njëri nga prindët e pin duhanin! O mjerim mbi mjerime për atë fëmi që të dy prindët e pijnë duhanin dhe mësuesi ia vëndon kapakun krejtë këtij çulli që ia përgatisim fëmisë duke qenë plotësisht koshientë se bëjmë krim. Adiktologët arrijtën të tregojnë se vartësitë nga drogat, pra dhe duhani janë sëmundje. Fatmirsisht trajtimi i personave të prekur nga këto vartësi bëhet në mënyrë më adekuate por kjo njëherit na bën të ditur se na me pirjen e duhanit e sëmujmë fëmiun tonë... Ja pse duhanxhiu është egoist… Gruaja që ndërpret duhanin gjatë shtatzënisë por i kthehet tymit ditën e lindjes së fëmisë është kulmi i të gjithë egoizmave… Nuk flas për shtatzanën që gjakun e vet e ka të lidhur nëpërmjet kërthizës së foshnjes dhe në vend të ushqimit të shëndoshë, i dhuron për ushqim: duhan, alkohol...

Vetmia

Studime të thelluara nga filozofë, psikologë, sociologë e hulumtuesë të profileve të tjera, vënë në pah se vetmia dhe izolimi nuk janë çështje që çrranjosjen me prezencë në turmë. Thjeshtë të jeshë i rrethuar me njerëz nuk e ndjek ndjenjën e vetmisë dhe të izolimit. Ajo bënë të harrohet për një moment vetmia, por nuk e çranjos ate.
Jetojmë në kohë të shpikjeve të përditëshme të cilat mundësojnë marrëdhënie ndërnjerëzore në të gjithë botën pa luajtur aspak nga vendi: telefonë, celularë, interneti..., janë në prani dhe në shëbim të njeriut. Kontakti me familje, ose për çështje afariste e profesionale, kudo që të jenë, është i lehtë dhe i përnjëhershëm. Aftësia për të kontaktuar kudo që të jemi, në fushë, mal, plazh e gjetiu, është privilegj i kohës dhe gjeneratës sonë.


Laureta Miftari


Jemi dëshmitarë të një mundësije të jashtëzakonshme për lidhje humane. Njeriu i shekujve të kaluar nuk pati as përafërisht këtë privilegj tonin. Megjithate, studime të ndryshme tregojnë se në shoqërinë bashkëkohore, numri i atyre që vuajnë nga vetmia është tejet i madh. Si mund që në këtë kohë kur të gjithë jemi të lidhur me tel e satelitë komunikues që lundrojnë mbi kokat tona, të krijojmë varfërim marrëdhëniesh?! Që absurdi të jetë akoma më i prekshëm, e për ilustrim, duhet të përmenden edhe mundësitë më të ngrohta të kontaktimit: avionë, vetura dhe të gjitha mjetët tjera për qarkullim, i japin njeriut aftësinë të ndjejë afërsinë fizike të atyre që dëshiron në momente të caktuara.
Si pra vetmia arriti të kaloj në "epidemi"? Duket se begatia teknike që lehtëson aq shum komunikimin të shëndrohet në një plogshti për afërsi më ata që janë gjeografikisht pranë. Në vendet më të zhvilluara industrialisht, kjo dukuri është më e përhapur se në vëndet tjera. Studimet tregojnë se në SHBA 60% të rijve nuk dijnë emrin e fquit: ata as kanë përgjigje se ku mund, në rast nevoje të lypin ndihmë. Fenomen ky i panjohur në shekujtë e kaluar.
Në botën moderne, absurde e moderne: planeta është zvogluar aq sa njeriut i nevojiten vetëm disa orë për të shkelur tokat më të largëta të saja, por që nga ana tjetër, edhepse i mbeshtjellur me turma njerëzish, mposhtet nga vetmia dhe izolimi. Ankthi nga vetmia merr përmasa shqetësuese, aq më tepër se ky ankth, çon në izolim, kështuqë tani preket shëndeti në përgjithësi. Zvoglohen aftësitë për zgjidhje të çështjeve të përditëshme, zvoglohet hapësira për informim e me këtë ngushtohen rrugëdaljet nga gjëndja e ankthit dhe pezmatimeve tjera shpirtërore. Njeriu ka nevojë për të shtërnguar dorën e tjetrit, ka nevojë për buzëqeshje, për ndërrim fjalësh. Keni vërrejtur fytyrat e njerëzve kur ia shtërngojnë dorën njëri tjetrit. Përjetim i mrekullueshëm apo jo? Po kur dy personë ndërrojnë përqafime? Po dora humane mbi sup? Njeriu është qenie shoqërore dhe mungesa e kohës së industralizuar dhe monetizuar, duket se luan rolin më të madh në zvoglimin e mundësive për kontakt, e pra, edhe mundësive për t'u kujdesur për tjetrin, për të zgjatur dorën drejt dorës, për t'u argëtuar bashkë, për të krijuar miqësi e për tu kujdesur për të.
Vetmia, fenomen shoqëror, komunikativ, karakterial dhe psikologjik
a) Vetmia shoqërore (sociale)
Njeriu, në marrëdhëniet me të tjerët, sa më i angazhuar që të jetë, se paku në hap shoqëror, është jashtë një izolimi të quajtur vetmi. Por kjo nuk mjafton që vetmia të jetë e mposhtur në kuptimin e plotë moral, të karakterit dhe atë psikologjik. Relacionet shoqërore profesionale mundësojnë lehtësimin e vetmisë së personit se është i pajisur me komunikim së paku në pjesën e domosdoshme të plotësimit të detyrave dhe angazhimeve. Ky lloj komunikimi ka pra, pjesën e "detyrueshme" shoqërore dhe instinktin e të fituarit për të jetuar a mbijetuar. Gjithësesi, këtu bëhet fjalë edhe për komunikim në rast të jokomunikimit. Vet fakti se nuk komunikojmë me tjetrin është komunikim. Nga kjo, konstatojmë se vetmi totale nuk ka dhe se kushtet për një fenomen të tillë nuk egzistojnë.
Pasiviteti shoqëror, pra tërheqja me dëshirë a me shkaqe të tjera jashtë mundësive të subjektit, nuk krijon kushte për vetmi të plotë dhe pra është e paqenëshme. Sikur të jetohet fizikisht larg çdo kontakti human, do të krijohen kontakte me rrethin egzistues natyror; një simbiozë që nuk toleron vetmi të skajshme dhe pa relacione me natyrën (dialogu i imagjinativ me bimët a me kafshët). Njeriu është i pajisur me mundësi për komunikim, në rradhë të parë me aftësinë e të folurit e kjo vetëvetiu krijon bazën materiale që çkyq vetminë totale, së paku në fushën relacionale.
Çkyqja nga jeta shoqërore me vendime të saj, lënia pas dore e individit, dënimi me burg, vetëmse janë shkëputje nga favoret që sjellin relacionet humane dhe vetmi e standardizuar me ligje ose me inate të gjithëndorëshme që mund të krijojnë ndjenjë vetmie, që gjithësesi është e pjesëshme.
Absurdi i të burgosurit të izoluar, të cilit edhe ushqimi i shërbehet me anë të instrumenteve elektrorobotike pa parë njëri ose qenie tjetër të gjallë, nuk është i vetmuar sepse nuk është i çkyqyr nga marrëdhëniet me tjetrin. Ai nuk është i çkyqur as nga komunikimi. Sjellja e ushqimit është në vehte komunikim me atë që vendos t'ia sjellë pjatën roboti. Aty janë konceptuesi dhe punëtorët që prodhuan këtë "maqinë".
Absurdi i dytë është më ekstrem; mbyllja e subjektit në vetmi dhe lënia pa ushqim gjer në mbarim. Izolimi është në fuqi; vetmia jo. Atë dikush e lë në vetmi fizike por relacioni shoqëror nuk mungon, andaj vetmi totale, në këtë rast nuk egziston. Subjekti është koshient se dikush e dënoi, se dikush i ndalon të tjerët t'i sjellin ushqim e pije… Relacioni me të tjerët egziston në çdo rrethanë dhe pra, në asnjë mënyrë nuk mund t'i shpëtohet tjetrit.b) Format e relacionit, komunikimi, mediat dhe sindromi i vetmisë në shoqëri
Pretendimet se jetojmë në një kohë komunikimi e pra ngritjes gjer në nivele më të skajshme të vetmisë janë aq sa të thjeshta sa dhe të gabuara. Mjetet e informimit të ditëve tona, konsiderohen në përmasa mjaftë të gjëra nga sociologë e filozofë se janë pasuri dhe element kryesor i komunikimit që i ka munguar gjeneratave të kaluara. Këto mjete të informimit të quhen mjete komunikimi sjell një vlerësim negativ mbi teorinë e përmendur. Televizioni, radioja, me përjashtim të mundësive që ofron interneti e telefoni, janë kumunikim-prezentim i një të dhëne a ideje pa mundësi të komunikimit. Këtu ka vetëm një lidhje virtuale në mes informuesit dhe dëgjuesit pa asnjë lloj forme të bashkëbisedimit. Konfuzioni qëndron në mes të informacionit dhe komunikimit. Thjeshtë mediat janë mjet informacioni dhe jo komunikim palësh.
Në këtë rast, dallohet interneti nga mjetet tjera informuese (e jo komunikative) se nëpërmjet të rrjetit, komunikimi edhe kur është virtual (forma të ndryshme të bisedave në linjë (chat) krijojnë lidhje reale në mes të palëve kështuqë mungesa e prezencës objektive fizike në afërsi, nuk peshon si vetmi. Përkundrazi ky lloj relacioni është tejet tërheqës nga numër njerëzish të cilët lidhen pas miqësive dhe dialogut në mënyrë adiktive, gjë që ngren një problem tjetër individual dhe shoqëror. Sidoqoftë, ndjenja e vetmisë ngritet nga personi, gjatë komunikimit virtual, edhepse është e qartë se fizikisht nuk ka prezencë të tjetrit në prani.
Si përfundim rrjedhon se televiozioni radioja, dhe shtypi janë mjete të informimit dhe jo komunikim në mes të subjekteve. Këtu subjektet nuk kanë marrëdhënie bashkëbiseduese. Njëra palë argumenton, dhe nuk ka asnjë mundësi të dëgjoj palën tjetër e as t'i ofroj tjetër përveç dëgjimit dhe shiqimit e gëlltitjes së dhënave.
Më së fundi, komunikimi përfshinë një dëshirë, një thirrje të brëndshme të papërballueshme për marrëdhënie mesnjerëzore. Çdo mungesë apo ndjenjë mungese në këtë drejtim, është një paaftësi e një realiteti të vullnetit tragjik. Një paaftësi për të dalur në shesh dhe për të ju ngjeshur marrëdhënieve ashtu si që janë.
c) Vetmia filozofike
Një lloj vetmije e dëshiruar, që mund të arrihet vetëm me vullnet të fortë gjer në një nivel të lartë, por jo edhe në absolutizëm është kufizimi ose largimi nga animet e ndryshme politike, sidomos ata të bashkuara në parti, largimi nga çdo lloj mbajtje krahu të pushtetit i çdo farë lloji që të jetë e pse jo edhe largimi nga mbështetja e ndonjë besimi qoftë grupor, qoftë me përmasa të mëdha numerike si që janë fetë monoteiste.
Kjo është forma më e lartë e mbajtjes larg shemave dhe shematizimit të mendimit. Kjo vetmi, nuk është asesi mbyllje absolute dhe largim nga ekspozimi: kjo është vetëm distancim nga kanalizimi i mendimit të lirë. Të lidhesh pas një ideje të shëndruar në platformë politike ose edhe përbërje tjera bëmirëse, është humbje e lirisë së mendimit të pavarur dhe skllavërim e kalim në rradhët partizane të një lëvizje. Nuk flas për tërhekje dhe izolim nga ndërtimi i jetës individuale dhe shoqërore. Nuk flas për ikje nga debatet dhe synimet për ditë të mira të njerëzimit por të jeshë partizan i komunizmit, i kapitalizmit, dhe sa e sa sistemeve të ndryshme që kanalizojnë jetën sejcila në mënyrë më "demokratike dhe të barabartë", është bartje e forcave psiko-fizike në anën e diçkahit që nuk mund as pres së largu të jetë sublime. Mendimtarë por dhe shumë individë pa aspirata shkencore a filozofike, hyjnë me deshirë e me mund të madh në një vetmi që do ta quaj vetmi filozofike. Kjo vetmi, të sqaroj gjer në fund, nuk i ik obligimeve dhe luftës për ndryshime dhe përparim: ajo vetëmse i largohet shemave që dëmtojnë lirinë e zhvillimit në trajta të tjera nga ato që i toleron një grup apo një parti a fe tjetër. Vetnmia e këtillë nuk, largon simpatizantët por në asnjë mënyrë nuk krijon hierarki as partiake as sektare por vetëm sygjeron zgjidhje në lamitë përkatëse.
d) Shkëputja e marrëdhanieve
Marrëdhëniet njerëzore përbëhen nga vlera të ndryshme në aspektin e cilësisë dhe masës. Shkalla më e ulët është veçimi dhe ndjenja e të qenunit i veçuar. Kjo ndjenjë, është në të vërtetë vuajtja nga veçimi i të tjerëve. Ndjenja e të veçuarit nuk mund të shlyhet pasiqë përbëhet nga hapësira TË TJERËT dhe UN i vënë mbënë e në vetmi. Këtu bëhet fjalë për një ndjenjë shumë të fortë vetmije që përfshin të gjitha moshat por që me së shumti kaplon një numër të konsideruesëm të moshuarish. Për të ikur nga kjo vetmi, e posaçërisht kur ajo është në shkallë të lartë dhe peshon rëndë mbi individin, ai vë televizorin, radion a internetin i cili mundëson marrëdhënie më realiste sepse ofron bisedën direkte të shkruar dhe audiovisuale. Kjo është në një formë prezencë dhe është pa rëndësi se çka konsiderohet nga ekspertë, jep një ngrohtësi të çmuar qënies shpirtërore që hulumton praninë e të tjerëve.
Në rastet akoma më të rënda të vetmisë, dalja në kafenenë e kuartit, është kërkim i idaljes nga izolimi, kërkim i pak ngrohtësie humane. Çdo ndjenjë e rëndë vetmie shtin në afrim drejt një çdokahu për të takuar dhe kështu gjetur ngrohtësinë e pranisë se tjerëve. Qendra e fshatit, kryet e mahallës, kroni, e pra çdo vendtakim i mundshëm largojnë së paku për një moment telashen e rëndë të të qenurit i vetmuar.
e) Vetmia dhe vetmimi
Hareja që njeriu shpreson t'i sjell shoqërimi, nuk është tjetër vetmëse një kohë e caktuar e shpëtimit nga vetmia. Ngulfatja e saj është vetëm kohore se shpejt pas këtyre tubimeve, njeriu përsëri është vet dhe ndjenja e vetmisë ringjallet. Kjo nuk do të thot se ajo bëhet barrë për subjektin për vet shkakun se vetmia, në pikë të parë, përjetohet në dy mënyra plotësisht të dalluara:
1. Vetmia është pjesë shpirtërore e pandashme nga e cila nuk ik njeriu; përkundrazi atë e lyp me intenzitet kur ajo i mungon. Jeta e përditëshme ngarkon me të gjitha llojet e emocioneve: stress, hare, luftë psikokonkurenciale në mes individëve (sundimi dhe mbisundimi psiqik), ahengu e çdo lloj tjetër aktiviteti, kërkojnë çaste të vetmisë për pushim. Përpos kësaj, personaliteti vet, bota psiqike vet, janë të ndryshme nga njeriu në njeri që vetvetiu në thelb është një vetmi e lindur. Unë nuk mund të jemë tjetri dhe tjetri nuk mund të jetë unë. Askush nuk mund të mendoj e të veproj si tjetri et si pasojë, tjetri nuk mendon e vepron si unë. Çdo kush mendon vet në kokën e vet dhe me këtë, rritet jeta shpirtërore dhe vlerat morale të individit. Kjo vetmi është përsosje e lindur dhe nga ajo nuk ka tentim ikje po përkundrazi, asaj shpesh i këthehet njeriu se ka nevojë për të. Kjo vetmi e ndërlidhur me marrëdhënie me të tjerët, krijon presonalitetin dhe si përmenda më parë, formon vijat e moralit dhe sjelljeve me botën.
2. Procesi që çon në vetmim është pasojë e mbylljes graduale në vetvete qoftë nga përjetime të dhimbshme, qoftë nga marrëdhënie të tendosura me të tjerët. Tendencat janë izolimi, shkëputja nga bota tjetër dhe mbyllje në vetvete. Në këtë formë të ndarjes më nuk ka vetmi por vetmim. Këtu shum pak ndihmon vrapi i kohpaskohshëm drejt tjetrit. Ndjenja e vetmisë persiston edhe në prezencë të tjetrit e sidomos rrikëthehett posa subjekti të gjindet vet. Vetmimi në plan psikologjik përshkohet me ndjenja të hedhjes nga të tjerët si dhe me fajësimin e vehtes e sidomos fajësimin e fatit të keq dhe fajësimin e botës që e rrethon. Shiquar në mënyrë rrënjësore, vetmimi është izolim dhe egocentrizëm. Është ndjenjë vetanake që nuk kërkon të ndaj e të kuptoj botën e tjetrit. Halli i vet është gjithëmonë më i madhi i halleve. Kjo ndjenjë, shkakton trazira të thella tanimë të luhatura te subjekti që kërkon shum shpesh, izolim (vetmim) dhe mbyllje ekstreme në vetvete. Kjo formë e vetmimit nënkupton edhe ndjenjën e braktisjes nga pala tjetër. Këtu flas për braktisje në dashuri. i "braktisuri" shpesh, tërhiqet në izolim duke ju nënshtruar sindromit të braktisjes e të hedhjes e kjo shëndrohet në vetmim të tendosur ankth, shpesh me përmasa tejet të thella.
f) Vetmia individuale, vetmia e turmës dhe vetmia e masave
Ndjenja e vetmisë dhe e harresës nga të tjerët nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Rastet e vetmisë së përbashkët ose vetmia e turmës është ndjenjë që çfaqet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla; në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë dhe akcione bëmirëse ose qëllimkëqija. Vetmia e grupit (dy e më tepër personë), është thelbësisht ndjenjë që lind nga situata e ndërlikuar dhe ngren ngulmin e trishtimit dhe nxit frikën e zhdukjes fizike. Grupi ndihet i harruar nga të tjerët: nga bashkëluftarët, nga eprorët, nga partia, nga zjarrëfikësit nga shokët e kështu me rradhë. Kjo vetmi shëndrohet edhe në kompleks të masave të gjera. Një popull i tërë kaplohet nga ndjenja e vetmisë në raste specifike të krijuara nga një politikë e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet a nga shtete të tjera, me blokada, izolime dhe shtypje të llojeve të ndryshme. Këto situata psikotraumatike janë në të vërtetë imponime kështuqë dhe lirisht mund ti quajmë me një emër vetmi e imponuar.
* * *
Më në fund, them se çdo njeri ka nevojë për vetmi të shëndoshë, se aty e gjen rrugën e duhur dhe më të përpiktë të jetës. Më së shumti mësohet mbi veten duke soditur në vetmi mbi relacionet me të tjerët dhe sjelljet e të tjerëve me ne.
"Vetmia është errësim i lidhjeve me të tjerët, izolimi është humbje e lidhjeve."
" Vetmia: Më e keqja nga vetmitë eshtë të jeshë akoma aty për të tjerët kur nuk je as për vetvete." (FRANÇOISE CHAUVIN)

Laureta Miftari

Në vend të përkujtimit për Arben Dervinën***



Nga Arben Dervina

Kosova Veriore VS. Kosova Lindore ( Lugina e Preshevës )


Shqiptarët këto ditë po kalojnë një kohë konfuzioni e paqartësie, duke mos kuptuar në të vërtetë se çka po ndodh me të ardhmen e tyre. Kosova është njëra nga problemet kryesore të pazgjidhura shqiptare në Ballkan, e cila edhe pse faktikisht e pavarur nga Serbia, juridikisht ka mbetur pjesë e saj.

Involvimi i fuqive botërore për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në OKB, tani për tani rezultojë me mossukses për shkak të kundërshtimeve të shtetit rus ndaj pavarësisë së saj.

Shtyrja e zgjidhjes së statusit të Kosovës sjell tensione dhe krijon rrezikun e ndezjes së konflikteve të reja dhe mundësinë e ndarjes së Kosovës. Tani për tani, mundësia e ndarjes së Kosovës nuk propagandohet hapur, por në sfondin e politikës serbe e cila përkrahet nga Rusia dhe në mënyrë të heshtur edhe nga disa vende tjera evropiane, po përgatitet tereni dhe po krijohen rrethanat që kjo gjë të jetë opcioni real, në mos i vetmi.

Serbia gjatë gjithë historisë së saj, ka luftuar dhe është zgjëruar me territoret e fqinjëve të tyre, e sidomos me territoret e shqiptarëve, dhe kjo politikë ekspansioniste e Serbisë po vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Territoret që mund të përfshihen në pazerllëqe ndarjesh janë: Veriu i Kosovës i cili është i banuar me shumicë serbe, dhe Kosova Lindore ( Lugina e Preshevës) e banuar me shumicë shqiptare.

- Veriu i Kosovës

Është i përbërë nga komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe pjesës veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës. Në këtë pjesë të Kosovës kanë mbetur shumë pak shqiptarë, sepse pjesa më e madhe e tyre janë detyruar të largohen nga kjo pjesë si rezultat i dhunës dhe presionit serb.
Kjo trevë është e pasur me minerale ku gjinden disa miniera të vogla në të. Miniera kryesore e Trepçës gjindet në pjesën shqiptare, ndërsa shkritorja e minierës gjindet në pjesën serbe.
Në rast ndarjeje të Kosovës, shqiptarëve i mbetet miniera dhe do t’u duhej ndërtimi i nje shkritoreje të re.
Poashtu, nëpër këtë territor kalon rruga e Ibrit që lidh Kosovën me Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë.
Në këtë pjesë të Kosovës jo edhe rastësisht u vendosen francezët, aleatë tradicional të Serbisë që nga Traktati i Versajës te cilët i kanë kontribuar krijimit te kësaj gjendje falë sjelljeve të tyre.

- Kosova Lindore (Lugina e Preshevës)

Është e përbërë nga tre komuna etnike shqiptare, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Presheva dhe Bujanoci kanë shumicë shqiptare, kurse në Medvegjë shqiptarët kanë mbetur pakicë për shkak të shpërnguljes në Kosovë e gjetiu.
Kjo zonë nuk është e pasur me minerale ashtu siç është Veriu i Kosovës, por rëndësia gjeostrategjike e kësaj treve shqiptare është me rëndësi tepër të madhe.
Lugina e Preshevës është udhëkryq i shumë rrugëve strategjike që lidhin Ballkanin dhe Evropën.
Në këtë pjesë kalon rruga automobilistike “Korridori 10″ dhe hekurudha që e lidhin Greqinë, Maqedoninë me Evropën dhe anasjelltas Evropën me këto shtete dhe shtetet tjera mediterane.
Rruga më e shkurtë dhe e shpejtë tokësore për të arritur ne Evropë nga Greqia kalon kah kjo trevë shqiptare kështu që edhe për shtetin grek mbajtja e Luginës së Preshevës nën sundimin serb paraqet interes nacional grek.

Në anën tjetër edhe për Serbinë kjo luginë paraqet interes të veçantë për ekonominë dhe qytetarët e saj , për të dalë në portin e Selanikut apo detin mesdhe duhet të kalojnë andej pari.

Poashtu në sferën ndërkombëtare Lugina e Preshevës është e rëndësishme për shkak se do të kalojnë pranë saj naftesjellësit dhe gazsjellësit qe vijnë nga Azia Qendrore.

Beogradi duke e ditur rëndësinë strategjike të kësaj treve, në vitin 1945 ndau nga Kosova komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe ia bashkangjiti Kosovës komunën e Leposaviqit dhe Zubin Potokun, pra u bë një ndërrim territoresh.

Këtu me bindje të plotë shprehë mendimin tim që kjo trevë shqiptare, gjithsesi duhet t’i takoj Kosovës apo Shqipërisë në rast definimi kufijsh në Ballkan.

Përfshirja e Luginës së Preshevës në shtetin e Kosovës apo të Shqipërisë së Bashkuar, përpos tjerash krijon një barazpeshë në mes shteteve të Ballkanit dhe shtynë shtetet fqinje të respektojnë dhe vlerësojnë etninë shqiptare.

Shembull konkret:
Shumë shpesh ndodh që autoritetet greke e mbyllin doganën e Kapshticës në jug të Shqipërisë pa ndonjë arsye të fortë, krijojnë kolona makinash shqiptare 10 – 20 kilometërshe. Pra shqiptarët presin me orë të tëra për shkak të tekeve (humorit ) grek pa u shqetësuar për përfitimet materiale që vjelin prej tyre.
Në rast të përfshirjes së Luginës së Preshevës në Kosovë apo Shqipëri, shqiptarët mund t’i kundërpërgjigjen grekëve dhe të tjerëve që lozin me ndjenjat tona në të njejtën mënyrë, duke mbyllur doganen për disa orë gjoja “për shkak mosfunksionimi të kompjuterëve” dhe duke krijuar kolonë makinash greke, serbe, etj.



Rëndesinë e kësaj zone e dijnë shumë mirë amerikanët, të cilët jo edhe rastësisht kanë zgjedhur rajonin e Gjilanit që gjendet pranë kësaj zone dhe kanë ndërtuar pak kilometra më larg bazën ushtarake të Bondstillit, ku mund të kenë ndikim në ngjarjet të cilat mund të pasojnë.

Kliko këtu për ta shikuar hartën e Luginës së Preshevës përmes Satelitit

Pra, në rast ndërrimi territoresh Lugina e Preshevës duhet t’i takojë Kosovës apo Shqipërisë, kurse komunat e Leposaviqit dhe Zubin Potokut t’i takojnë Serbisë.

Qyteti i Mitrovicës nuk bën të ndahet për shkak se do të ishte vatër krize për shumë dekada, dhe do të ndikonte negativisht në zhvillimin ekonomik të zonës së Mitrovicës dhe mirëqenjen e qytetarëve të saj.

Ndarja e qytetit të Mitrovicës krijon një Jerusalem të ri në Evropë, dhe kjo nuk duhet të lejohet nga shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar.
Ndarja e qytetit nuk do të ishte as në interesin e serbëve nëse mendojnë të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore në të ardhmen me shqiptarët.
Ura e Ibrit do të ishte arenë përleshjesh e të rinjëve për shumë e shumë vite edhe pas definimit të statusit të Kosovës. Nga ana tjetër, infrastruktura e qytetit që eshtë ndërtuar për gjithë qytetin, do të gjymtohej e do të ndahej në dysh dhe do të sabotohej, duke krijuar probleme për një kohë të gjatë.
Pastaj pronat dhe pasuria e patundshme do të tjetërsoheshin e të cilat në njëfarë mënyre nuk kompenzohen dot. Varrezat e objektet tjera të kultit, do të mbetëshin jashtë kufijve, që do të shkaktonin emocione e revoltë të madhe tek shqiptarët, nëse do të detyroheshin t’i lënë andej pos të tjerave edhe varrezat stërgjyshore.

Këto që u thanë më lart, ishin vetëm disa aspekte në pika fare të shkurtëra të problematikes territoriale në tentimin e zgjidhjes së problemit të Kosovës, e që është pandashëm i lidhur me të ardhmën e gjithë shqiptarëve si komb. Luftërat gjithmonë janë zhvilluar e do të zhvillohen për përfitime territoresh, pra, për të mira materiale e për zënien e pozitave strategjike që e bëjnë më të lehtë ekzistimin dhe zhvillimin e atij populli! Serbia me ndihmen e vëllaut të madh Rusisë, dhe me ndihmen e aleatëve tjerë, janë munduar e do të mundohen edhe tani për gllabërimin e tokave, pasurive natyrore të Shqipërisë Etnike. Shqiptarët duhet të jenë të përgatitur për të gjitha opsionet që mund të jenë në rend dite. Nëse të tjerët kanë arsye të luftojnë për gllabërimin e tokave të huaja,në këtë rast të tokave tona, atëherë ne kemi miliona arsye më shumë që të luftojmë për mbrojtjen e tokave tona shekullore, për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike.

Ne shqiptarët duhet të reagojmë si komb për çdo pëllëmbë të tokës sonë dhe të jemi të vendosur ta mbrojmë edhe me gjak nëse është nevoja, nëse dëshirojmë të jemi të fortë e të respektuar, nëse duam ardhmëri dhe të jemi të barabartë me të tjerët. Tjetër rrugë nuk kemi.

Dhe tek e fundit, “Dy duar janë për një kokë”.

http://floripress.blogspot.com/2012/04/ngushllime-miku-im-arben-dervina.html

*******

Jo Shqipëri e Madhe, por Natyrale




Intervistë me shkrimtarin e madh, Ismail Kadare, ku flet për Kosovën e pavarur, identitetin dhe vlerat shqiptare, Evropën, politikën, letërsinë...

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, thotë se e ashtuquajtura Shqipëri e Madhe ka qenë prej kohësh një motiv i preferuar për të justifikuar një prapambetje të çështjes shqiptare, një ngecje në vend. "Shqiptarët nuk thonë Shqipëri e Madhe. Asnjëherë. Thonë Shqipëria Natyrale ose Shqipëria Etnike. Pra, as e madhe as e vogël, por ajo që është dhe që duhet të jetë. Në fund të fundit Shqipëri e Madhe, apo siç kanë thënë Rusia e Madhe, Gjermania e Madhe, Kroacia e Madhe, këto terma ndryjnë në vetvete një koncept negativ, pra nënkupton një shtet i bërë i madh me dhunë, pa të drejtë, dmth duke uzurpuar të drejtën e të tjerëve", shprehet Kadare, gjatë një interviste ku flet për Kosovën e pavarur, identitetin dhe vlerat shqiptare, Evropën, politikën, letërsinë.

Zoti Kadare, bisedën po e zhvillojmë në një kohë kur shqiptarët në Kosovë, në Kushtetutën e re të sapohyrë në fuqi, vendosën themelet e një shteti të ri. Pra shqiptarët arritën ta realizojnë ëndrrën e tyre për një Kosovë shtet të pavarur. Sa i rëndësishëm është ky fakt për kombin shqiptar?

Ismail Kadare

Sigurisht që përgjigjja ime, si e çdo shqiptari, do të jetë pozitive. Shqiptarët, kombi shqiptar, sigurisht që nuk ka marrë një favor, por është rregulluar diçka që ishte çrregulluar në vite, në shekuj. Tashmë shqiptarët kanë hapësirën e tyre në Ballkan, shumë të rëndësishme me atë shtet që ata e meritojnë prej kohësh. Prandaj është gjetur një drejtpeshim, një ekuilibër për një drejtpeshim të prishur, pra është zëvendësuar ky i fundit që ka qenë. Dhe kjo është në radhë të parë për të mirën e kombit shqiptar dhe për të gjithë Ballkanin.

Pra, kjo rigjetje e ekuilibrit natyrisht që kjo do të luajë rol të madh ndaj të gjitha pikëpamjeve, si nga pikëpamja politike, ekonomike, psikike e kombit shqiptar, do të ndryshojë gradualisht, dalëngadalë vetëndjesia e tij. Dhe kur ndjesia e një kombi ndryshon për të mirë, siç është në këtë rast, atëherë pesha e tij e brendshme do të reflektojë në peshën e tij të jashtme. Sigurisht që kështu ndodh në gjithë popujt. Pra, psikologjia shqiptare do të ndryshojë nga kahu i mirë i saj, në të gjitha pikëpamjet.

JO SHQIPERI E MADHE, POR NATYRALE

Tani kemi dy shtete shqiptare. Por pse disa i i tremben një Shqipërie të Madhe dhe nuk u tremben dy shteteve shqiptare? Si e shpjegoni ju këtë?

Mendoj se është thjesht një frikë. Në botë, zakonisht ka frika që kanë një bazë të vërtetë, por shpesh ato kanë një bazë virtuale. Një bazë të shpikur, siç janë edhe irikët e fëmijërisë që krijohen nga fantazmat, nga gogoli, dhe me sa duket këto mbeten edhe në jetën politike ndërkombëtare disa herë. E ashtuquajtura Shqipëri e Madhe ka qenë prej kohësh një motiv i preferuar, për të qenë një lloj alibie, për të justifikuar një prapambetje të çështjes shqiptare, një ngecje në vend. Në fakt, prej shumë e shumë vitesh shqiptarët e kanë bërë të njohur vetë në gjuhën shqipe, në formën e të menduarit shqiptar, që kjo shprehje takohet shumë rrallë.

Shqiptarët nuk thonë Shqipëri e Madhe. Asnjëherë. Thonë Shqipëria Natyrale ose Shqipëria Etnike. Pra, as e madhe as e vogël, por ajo që është dhe që duhet të jetë. Në fund të fundit Shqipëri e Madhe, apo siç kanë thënë Rusia e Madhe, Gjermania e Madhe, Kroacia e Madhe, këto terma ndryjnë në vetvete një koncept negativ, pra nënkupton një shtet i bërë i madh me dhunë, pa të drejtë, dmth duke uzurpuar të drejtën e të tjerëve. Prandaj, të përdorësh këtë shprehje në këtë rast për atë që quhet Shqipëri e natyrshme, cenohet e vërteta. Kjo shprehje ka qenë një tingëllimë negative dhe është e përjashtuar për ne brenda vendit.

Zoti Kadare, kohë më parë ju keni zhvilluar një debat të gjatë lidhur me identitetin e shqiptarëve. A ka ndryshuar në parim identiteti i shqiptarëve pas krijimit të shtetit të ri të Kosovës, pra të shqiptarëve si komb me dy shtete?

Besoj, shumica e shqiptarëve janë dakord që identiteti shqiptar është homogjen, është i njëjtë, është pjesë e identitetit evropian. Nuk mund të ketë identitet shqiptar të përgjysmuar, as identitet shqiptar të gjymtuar ose të modifikuar, për shkak të një robërie të gjatë. Ne kemi njohur si të thuash një robëri klasike të jashtme që ka qenë robëria otomane dhe një robëri të brendshme që ka qenë me dy fytyra: robëria komuniste shqiptare në Shqipëri dhe robëria komuniste serbe, bashkë me robërinë e mbretërisë jugosllave në Kosovë. Ekziston një teori e keqe, do të thosha unë, që pretendon nga këto aksidente të rënda historike (njëra 5 shekuj e tjera më shumë se gjysmë shekulli) se identiteti shqiptar është modifikuar, është ndryshuar.

Të thuash këtë gjë për një popull është t‘i bësh fyerjen më të madhe. Një popull që i ndryshohet identiteti prej robërisë është mjeran, është thellësisht fatkeq dhe ka mungesa në dinjitetin e tij. Përse popujt e tjerë të Ballkanit nuk e ndryshuan identitetin dhe përse i paska rënë popullit shqiptar kjo fatkeqësi dhe ky cenim i rëndë? Pra, nuk është e vërtetë. Identiteti shqiptar, pavarësisht nga të gjitha ndikimet që kanë pasur të gjitha vendet e Ballkanit nga robëria e gjatë otomane kanë mbetur ata që janë, të pamodifikuar. Pra, të gjitha ato përrallat për identitetin e modifikuar mbeten vetëm përralla, dhe jo vetëm kaq, por ato janë edhe të dëmshme. Një popull mund të jetojë në dy shtete. Por tani flitet për një problem tjetër që ka dalë.

A ka Kosova identitet tjetër apo ka identitetin klasik shqiptar?

Bëhen shumë përpjekje për këtë gjë, ka shumë doktrina dhe lloj-lloj teoricienësh që tentojnë për të vërtetuar se Kosova ka identitet tjetër. Kjo nuk është gjë tjetër veçse, versioni që thashë më parë, versioni se një populli, robëria mund t‘ia ndryshojë identitetin. Në qoftë se ne pranojmë që Kosova, për shkak të një qëndrimi 70-vjeçar nën sundimin jugosllav paska krijuar identitet tjetër, ky është përsëri, siç thashë më sipër, një mjerim i madh për popullin tënd. Përse e paska ndërruar? Kosova ka qenë e bashkuar me Shqipërinë përpara. Ka qenë vazhdimi i hapësirës shqiptare. Nuk ka pasur kufij gjatë pesë shekujve që fola unë. Gjatë perandorisë otomane ka qenë e njëjta zonë, zonë që administrata turke e quante me emra të ndryshëm, por ka qenë kjo zonë qe është sot.

Pra, përse ndryshoi ky identitet për këto 70 vjet? Përse? Ku janë arsyet, ku është ndryshimi? E folmja? E folmja në Kosovë është absolutisht më e afërt disa herë me gjuhën që flitet në përgjithësi në Shqipëri, sesa në shumë pjesë, zona të Shqipërisë që kanë dialekte shumë të larguara nga pjesa e përgjithshme shqiptare. Unë, kur flas me kosovarët apo kur lexoj shtypin kosovar, gjuha është shumë më e afërt sesa disa gazeta në Shqipëri, si në Gjirokastër, në Shkodër, në Kukës në Elbasan. Pra, është tepër natyrale kjo, e megjithatë do të shtoja se nuk është vetëm gjuha që përcakton identitetin, edhe pse është një nga faktorët themelorë. Identiteti është edhe historia e përbashkët, është të ndjerit e përbashkët, janë emocionet e përbashkëta si komb, të cilat janë të krijuara gjatë shekujve, të mijëvjeçarëve. Prandaj, nuk e kuptoj këtë këmbëngulje për ta deformuar identitetin e shqiptarëve. Një popull mund të jetojë në dy shtete, kjo nuk do të thotë asgjë. Në radhë të parë është e rëndësishme si ndjehet vetë kombi, çfarë kombësie ndjen ai në ndërgjegjen e vet historike, në moralitetin e vet historik. Kjo këmbëngulje me duket përsëritje e tezave që nuk të çojnë askund.

Po cilat janë vlera shqiptare dhe a janë ruajtur ato edhe sot? Ju këmbëngulni për ruajtjen e tyre. Ka të bëjë kjo edhe me identitetin e shqiptarëve?

Sigurisht, identiteti i një kombi ka të bëjë me vlerat që bart kombi, por njëkohësisht edhe me gjenet e tij. Por nuk duhet të kemi frikë t‘i themi, siç flasim për vlerat me shumë të drejtë, me kurajo duhet të flasim edhe për gjenet e tyre, për t‘i korrigjuar ato, ashtu sikurse njerëzit e fortë janë më të aftë t‘i gjejnë mungesat e tyre sesa njerëzit e dobët, të cilët nuk flasin kurrë për mungesat e tyre.

EVROPA PO BEN MJAFT PER SHQIPTARET

Ju shpesh keni bërë vërejtje ndaj Evropës, e cila i ka qëndruar larg shqiptarëve,nuk i ka afruar sa duhet, bile në rastin e dramës së Kosovës shpesh ka qenë e shurdhërose dhe e verbër, sipas jush. Sot, ajo duket se është më afër se kurrë pranë shqiptarëve, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. A mjafton kjo apo fati për të hyrë në familjen e Bashkimit Evropian e kanë vetë shqiptarët?

Kjo është një pyetje interesante dhe shumë e rëndësishme. Unë jam vetë një evropianist i vendosur, ashtu si dhe shumica e shqiptarëve. Por kjo nuk do të thotë se, unë çdo gjë që kam bërë ose bën Evropa e shoh në mënyrë të pakushtëzuar, në mënyrë pozitive gjithmonë. Dhe gjithmonë njeriu i bën vërejtje në radhë të parë vendit të vet, zonës së vet ku është shteti i tij dhe kontinentit të vet. Prandaj, ne kur i bëjmë vërejtje Evropës, të gjitha këto janë vërejtje që ia bëjmë kontinentit tonë, kontinentit mëmë, ku bën pjesë edhe populli shqiptar në familjen e popujve evropiane. Pra, këtu nuk kemi ndonjë ndjesi të keqe, as ndonjë kompleks. Kjo është e natyrshme.

Evropa dihet që për një kohë të gjatë ka pasur një qëndrim, që është gjykuar përfillës ose shpërfillës, zakonisht për gjithë Ballkanin, sidomos për Shqipërinë. Për fat të mirë, prej vitesh ajo është bërë e ndërgjegjshme, ka korrigjuar mjaft gjëra në këtë qëndrim, ka korrigjuar gjërat themelore. Evropa, Aleanca Atlantike, SHBA-ja e ndihmuan kombin shqiptar në mënyrë jashtëzakonisht të vendosur në një luftë të armatosur për t‘i mbrojtur të drejtat e tij. Pra, më duket se epoka që ne duhet të ankoheshim në përgjithësi për Evropën ka mbaruar. Sigurisht që tani populli shqiptar ndjehet gjithmonë e më tepër evropian, sepse në njëfarë mënyre kemi qenë të përjashtuar nga ky kontinent, disa herë jemi përjashtuar nga fati dhe disa herë kemi përjashtuar veten, Shqipëria komuniste në programin e saj kishte përjashtimin absolut të Evropës dmth të quheshe evropian në atë kohë do të thotë të ishe mik me botën perëndimore, dmth me botën armiqësore.

Prandaj për gjysmë shekulli ka qenë faji i Shqipërisë. Sot epoka ka ndryshuar tërësisht për të mirën tone dhe tani marrëdhëniet me Evropën janë themelore për mbarëvajtjen e vendit. A mund të bëjë Evropa akoma? Evropa po bën mjaft kuptohet, aksione të tilla, si rivendosja e ekuilibrave në Ballkan është një aksion kolosal, që kushtëzohet nga shumë faktorë dhe Evropa i ndjek hapa pas hapi. Nuk është e lehtë, por dhe nuk është kaq e vështirë, mjafton të respektohen disa parime bazë të së drejtës universale, të lirisë universale.

Evropa e ka këtë detyrë. P.sh. në Shqipëri vazhdon agonia politike, zvarriten reformat, mungesë përgjegjësie në plotësimin e kritereve që kërkojnë standardet e BE-së e tjerë? Cila është detyra e politikës shqiptare në këtë drejtim?

Kjo tregon që në Shqipëri ka mbeturina që e trajtojnë Evropën si një hapësirë jomiqësore, ose si një hapësirë të huaj, ose si një hapësirë që na ka borxh gjithmonë dhe duhet të na rregullojë punët tona. Në qoftë se pretendojmë që të jemi një vend evropian, në radhë të parë e ndërtojmë ne vetë Evropën, brenda nesh dhe pastaj në mënyrë të natyrshme të integrohemi në Evropë.

Zoti Kadare, veprat tuaja madhore janë krijuar në kohën e një regjimi diktatorial. A ndikojnë te krijuesi regjimi, sistemi politik? Pra, cilët janë raportet e shkrimtarit me sistemin politik të vendit?

Mendoj se teprohet gjithmonë ndikimi i një regjimi politik i një shteti, i një diktature apo i një demokracie mbi krijimtarinë letrare. Studiuesit, kritikët e kanë shumë komode të thonë që ndikon. E vërteta është ndryshe. E kam thënë shumë here se letërsia ka ligjet e saj të cilat nuk përputhen me ligjet shoqërore. Letërsia është shpërfillëse për sistemet shoqërore, politike. Letërsia lind dhe zhvillohet në çdo kohë, në çdo regjim sado i ashpër të jetë, sado i butë të jetë, nuk luan ndonjë rol të madh në zhvillimin e saj.

Shumë njerëz e teprojnë me këtë gjë dhe kanë shumë qejf edhe të kapen pas kësaj, pas sistemit shoqëror për të shpjeguar një letërsi. Letërsia mund të jetë e fortë ose e dobët në çdo sistem shoqëror. Mund të jetë e fortë në një regjim të keq dhe mund të jetë e dobët në një regjim demokratik. Shumica e librave që botohen sot, si këtu në Gjermani ku jemi, ku kemi një sistem demokratik dhe ka letërsi të mirë dhe të keqe apo edhe më të keqe, mediokre fare edhe pse është një sistem nga më të përparuarit në botë. Dhe po të ishte ashtu, që letërsia varet nga sisteme, ateherë gjithë sistemet e përparuara duhet të kishin letërsi të mrekullueshme dhe art të mrekullueshëm dhe sistemet e prapambetura duhet të kishin të kundërtën. Por nuk është kështu, shpesh ndodh e kundërta.

Mbi autorësinë e veprës “Bibliografi e Skënderbeut”, Era, Prishtinë, 2005 (Pjese nga libri)


Begzad Baliu


Hyrje


Në Arkivin e profesor Jup Kastratit, krahas materialeve të tjera nga fusha e bibliografisë, kam pasur nderin të mund të fotokopjoj edhe materiale të tjera që lidheshin me probleme të natyrës së komunikimit me individin dhe institucione shkencore gjatë kohës, që profesor Jup Kastrati merrej me projekte të ndërliqshme shkencore, siç ishte “Bibliografia e Skënderbeut”. Për kohën që u përgatit, përtej karakterit shkencor, kjo vepër kishte dhe karakter politik dhe kombëtar. Mes dokumenteve të karakterit kërkimor dhe shkencor, me lejen e profesor Jup Kastratit, kam mundur të fotokopjoj dy materiale të së njëjtës kohë (të cilat fillimisht mendoja se janë versione të njëra-tjetrës, pavarësisht nga numri i madh i faqeve), ndërsa më vonë kam kuptuar se, në të vërtetë, ato tekste plotësojnë njëra-tjetrën. Dorëshkrimi i parë mban titullin “Informacion mbi punën që kam bërë për hartimin e “Bibliografisë së Skënderbeut” dhe ka 12 faqe, pa datë dhe vit, ndërsa dorëshkrimi tjetër mban titullin “Relacion mbi punën që kam bërë për hartimin e veprës “Bibliografi e Skënderbeut” dhe ka 32 faqe. Në fund të dorëshkrimit të dytë është shënimi Shkodër, 10 gusht 1974. Në të dy dorëshkrimet, faqet kanë nga 36-37 rreshta makine dhe duket qartë se teksti i parë është dërguar për individë dhe institucione të caktuara, ndërsa teksti i dytë, ndonëse shumë më i gjerë, nuk ka ndonjë ndryshim esencial të përmbajtjes. Ky tekst plotëson dhe përplotëson të parin, përveçse me të dhëna të reja brenda tekstit, dhe me anekse të shumta që shoqërojnë dorëshkrimin prej 32 faqesh, të cilat gjenden në fondin e personal të Arkivit të profesor Jup Kastratit dhe në Fondin e Albanologjisë në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë.

Rëndësia e këtyre dorëshkrimeve qëndron në faktin se ato hedhin dritë në disa fakte shumë të diskutueshme, siç është autorësia e veprës, autorësia e parathënies, gjendja e kërkimeve dhe e rezultateve të vëllimit të dytë dhe të tretë, historia e “botimit” të saj të parë etj. Pa dashur që të merrem me komentimin e një mendimi, shpesh më shumë të përfolur sesa të shkruar, me rastin e botimit të vëllimit të parë më 1997 dhe duke dashur që sado pak lexuesi të ketë një ide për historikun e plotë të fillimit dhe përgatitjes së veprës, këtu po sjellim (me lejen e profesorit të nderuar) dorëshkrimin e parë dhe të dytë, që më shumë se një dëshmi, është një shembull për jetën shkencore të një studiuesi dhe të institucioneve tona, se si duhet të sillemi dhe ta përcjellim zhvillimin shkencor ndër ne.

VERSIONI I PARË

Profesor JUP KASTRATI: Informacion mbi punën që kam bërë për hartimin e “Bibliografisë së Skënderbeut”


Më 28 janar 1966, Ministri i Kulturës Fadil Paçrami ka komunikuar vendimin e dikasterit për hartimin e veprës “Bibliografia e Skënderbeut”, si një aksion me rëndësi kombëtare, politike dhe shkencore. Po atë ditë, ka komunikuar Grupin e punës që do të përpilonte librin, të përbërë nga Zef Prela, Jup Kastrati, Kasem Biçoku, si dhe Komisionin drejtues, udhëzues, redaktues dhe kontrollues, të përbërë nga prof. Aleks Buda (kryetar), prof. Dhimitër S. Shuteriqi, prof. Mahir Domi dhe Marika Vogli. Vepra do të ishte botim i Bibliotekës Kombëtare. Më 19 prill 1966, zv. Ministri i Kulturës, Ali Abdihoxha, në prani të shoqes Marika Vogli, më ka komunikuar në zyrën e vet vendimin e dikasterit për të punuar në Bibliotekën Kombëtare për hartimin e Bibliografisë së Skënderbeut, fillimisht për pesë muaj rresht, nga 18 prill 1966 deri më 1 shtator 1966, i shkëputur nga procesi mësimor. Mbasi kam kryer këtë punë, më 26 nëntor 1966, Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, me shkresën nr. 34/13, dërguar drejtorisë së Institutit Pedagogjik të Shkodrës, shkruante: “Shoku Jup Kastrati do të punojë për tre muaj e gjysëm pranë Bibliotekës Kombëtare për përgatitjen e Bibliografisë së Skënderbeut, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit. Prandaj të zëvendësohet nga një kuadër i jashtëm me tetë orë në javë. (Nënshkruar:) Ministri d.v.

Megjithëse ka qenë hartuar një bibliografi speciale nga G. T. Petrovich (1881) për Skënderbeun, për të metat që kishte kjo, nuk mund të shërbente më si pikëmbështetje e veprës sonë dhe, prandaj, binte një punë e gjerë dhe e madhe për t’u bërë për hartimin e një bibliografie të Skënderbeut, e plotë, me kritere shkencore, që t’u përgjigjej kërkesave të shkencës sonë të re. Që në mbledhjet e para të Komisionit, u përcaktuan qartë detyrat që duheshin kryer, kriteret e punës që duheshin ndjekur e zbatuar si edhe çështjet tjera të përgjithshme dhe të veçanta, organizative, administrative, teknike, shkencore, tipografike etj. Kriteret e hartuara nga prof. Aleks Buda u bënë objekt diskutimesh të gjalla, debatesh dhe mendimesh, në mënyrë që vepra të dilte sa më mirë, sa më e plotë dhe sa më shkencore që të ishte e mundur. Këto kritere, pasi u analizuan dhe u miratuan njëzëri në gji të komisionit, u vunë në bazën e punës sonë ditore për përpilimin e tekstit. Por kriteret, gjatë procesit të punës, pësuan edhe ndryshime, gjithmonë me vendim të komisionit. Për shkak të gjerësisë së librit, u vendos që, kontribute për hartimin e veprës në fjalë, do të ipnin, jo vetëm anëtarët e Grupit të punës, por edhe anëtarët e Komisionit drejtues si edhe persona të tjerë specialistë, historianë dhe bibliografë të Bibliotekës Kombëtare. Megjithqë Grupi i punës përbëhej prej tre vetësh, ky, në fakt, u reduktue vetëm në Jup Kastratin. Zef Prela u tërhoq që në ditën e parë, sepse kërkoi të kryej vetë Bibliografinë, pa bashkëpunim me të tjerët. Ai u largua pa dorëzuar absolutisht asgjë. Të gjitha indikacionet bibliografike, që kishte për Skënderbeun, ai o i mori me vete, o i zhduki. Grupi i punës nuk trashëgoi asgjë nga gjurmimet e tij disavjeçare si bibliograf dhe si përgjegjës i sektorit të albano-ballkanologjisë të Bibliotekës Kombëtare. Kasem Biçoku, për shkak të ngarkesave të ndryshme në Institutin e Historisë, me dy vëllime dokumentare të viteve 1407 – 1443 dhe 1479 – 1506, me kumtesa në Bari të Italisë dhe në Konferencën e Dytë të Studimeve Albanologjike, si edhe me angazhime e detyrime të tjera, nuk arriti të punojë, me gjithë kërkesat e mia të herëpashershme të Komisionit, veçse në periudhën 16-26 prill 1967, nja dhjetë ditë, në kohën kur unë isha në Shkodër për provime të studentëve në Institut.

Hartimi i Bibliografisë së Skënderbeut kërkonte punë të shumfishta dhe procese të ndryshme pune. Duheshin gjetur e përcaktuar veprat që flisnin për Skënderbeun, që kishin ndonjë gjë për të ose që duheshin parë se mund të kishin. Dhe kjo ishte një punë shumë e madhe. Për këtë, duhej kaluar nëpër duer gjithë fondi i Bibliotekës kombëtare, duheshin nxjerrë të dhënat nga botimet bibliografike, në radhë të parë nga Petrovich, Legrand, Pekmezi dhe nga një varg bibliografish të tjera shqiptare, në gjuhën shqipe ose në gjuhë të huaja; gjithashtu, nga studimet me karakter historik duheshin qitë në pah tregues bibliografikë për heroin tonë. Nga fondi i Bibliotekës Kombëtare duheshin bërë lexime të librave që flisnin, pjesërisht, për Skënderbeun ose që kishte gjasë se mund të kishin ndonjë gjë për të. Duheshin nxjerrë nga bibliografitë shqiptare dhe nga burimet e tjera referimet bibliografike ose vetëm titujt e librave ose të punimeve që kishin lidhje me Skënderbeun dhe me epokën e tij. Duheshin mbledhur të dhënat nga bibliotekat kryesore evopiane për literaturën që mund të kishin, lidhur me heroin tonë kombëtar dhe epokën e tij. Veprat përkatëse duhej të siguroheshin, pastaj, me anë të huazimeve, mikrofilmimit ose të fotokopjimit bëhej përshkrimi i tyre nga aspekti bibliografik. Pas këtyre, vinte puna e përshkrimit të hollësishëm bibliografik të veprave që do të hynin në Bibliografi. Ishte për t’u bërë, pra, një proces pune i gjatë, i ndryshëm, i ndërlikuar, që, domosdo, kërkonte shprehitë e nevojshme praktike të një bibliografi me përvojë dhe me stash, njohuritë teorike përkatëse si edhe horizontin kulturor. Përshkrimet e librave do të shoqëroheshin me shënime sqaruese për përmbajtjen, të cilat, në fillim, u menduan sa më të hollësishme; më vonë u reduktuan në minimum. Nga ana tjetër, titujt e librave të huaj, nga rreth njëzetë gjuhë të ndryshme, do të ipeshin edhe me përkthimin shqip. Bibliografia ishte menduar që, përveç veprave, të cilat do të mund të shtiheshin në dorë, për të qenë sa më e plotë, të kishte edhe njësi të tjera, të nxjerra nga bibliografi të ndryshme. Qe vendosur që Bibliografia do të përfshinte jo vetëm veprat e veçanta kushtuar Skënderbeut ose epokës së tij, por edhe studimet e artikujt e botuar nëpër revistat dhe gazetat.

E gjithë kjo punë u krye në këtë mënyrë: Unë dorëzova, që në fillim, listen e gjithë bibliografive shqiptare, shqip dhe në gjuhë të huaja, të hartuar deri më atë ditë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, në periudhën 1881 – 1966. Ajo përbënte 66 vepra bibliografike. Gjithashtu dorëzova listen e bibliografisë së shtypit shqiptar (1848 – 1966), që përmban 629 tituj organesh (revista, gazeta, buletine). Vjelja nga ana ime, e veprave bibliografike, ka dhënë burimet e para për hartimin e skedarit fillestar të Bibliografisë së Skënderbeut. Megjithëse të mangëta dhe me kritere e destinacione të ndryshme heterogjene, këto bibliografi më kanë vënë në udhë për të gjurmuar burime të mëtjeshme, në lidhje me figurën e heroit tonë kombëtar. Nga bibliografitë kryesore nxora 1.100 skeda (nga Legrand 105 skeda; H. Güys 20; Albanica 150; Manek-Pekmez-Stotz 30; Petrovich 215; Göllner 90; Lamouche 150; Noli 205; M. Petta, G. Petrotta, A. Gegaj, Stadtmüller 80; në Bibliotekën e Shtetit – Shkodër 50; mikrofilma 25. Puna filloi, së pari, me materialet paraprake. Burime bibliografike dorëzuan edhe prof. Aleks Buda, prof. Mahir Domi, prof. Dhimitër S. Shuteriqi. Lidhur me shtypin periodik, duke u mbështetur në listen time bibliografike, punuan Idajete Bejtja dhe Ervehe Dishnica, duke nxjerrë indikacione të ndrushme, por këto kishin të bënin me periudhën e mëvonshme të Bibliografisë së Skënderbeut, me vëllimin e dytë dhe të tretë. Të dhëna nga shtypi i huaj dorëzoi prof. Mahir Domi. Ndërkaq, u përgatit një letër “qarkore”, e cila iu dërgua bibliotekave kryesore të Europës, me lutje që të njoftonin se çfarë veprash posedonin për Skënderbeun. Mbi tridhjetë biblioteka të huaja çuan lista librash me lëndë për heroin tonë kombëtar. Në bazë të literaturës së ofruar nga këto institucione dhe të materialeve të qëmtuara në vend, u bënë kërkesa, nga ana e Bibliotekës Kombëtare dhe Bibliotekës së Universitetit Shtetëror të Tiranës, për të siguruar, me rrugë të ndryshme, lëndën përkatëse për hartimin e Bibliografisë së Skëndërbeut. Në këtë mënyrë, erdhën 450 njoftime librash. Të gjitha sinjalizimet, indikacionet dhe informatat që na kishin ardhur nga 28 biblioteka kryesore të Europës, i kam pasë sistemuar në një kuti të pasaçme. Në bashkëpunim me shoqen Marika Vogli, kam hartuar listen e porosive që do të bëheshin në botën e huaj, për vëllimin e parë dhe të dytë të Bibliografisë së Skëndërbeut. Për këtë çështje, kam bashkëpunuar edhe me shokun Thanas Konini, i sektorit të jashtëm pranë Bibliotekës Kombëtare, si edhe me shoqen Mediha Frashëri për porositë e librave që do të bëheshin jashtë shtetit, qoftë nga Biblioteka Kombëtare, qoftë nga Biblioteka shkencore e Universitetit të Tiranës. Nga indikacionet që na kishin ardhë prej bibliotekave të shteteve të huaja, kam nxjerrë 80 vepra që nuk i kishim në bibliotekat tona. Këto i kemi porositë për të na ardhë me huajtje, me mikrofolmim ose me fotokopje.

Në fillim, m’u caktua që të spoljoja revistat shqipe dhe të shfrytëzoja fondet e antikuarit, albano-ballkanologjisë dhe të librit shqip të bibliotekave të Shkodrës; të përpunoja bibliografitë shqiptare ekzistuese, të vendit tonë dhe të viseve të huaja, si edhe botimet historike, kushtuar shekullit XV, për të nxjerrë skeda sinjalizuese dhe informuese; të merresha me spoljimin e skedarit sistematik të Bibliotekës Kombtare, duke e plotësuar këtë vjelje me atë alfabetik të albanologjisë, ballkanologjisë, antikuarit si edhe me skedarin topografik të fondeve të vjetra. Kam spoljuar mbi 40.000 skeda në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës, në ish-ndërtesën e vjetër, në vitin 1966. Si rrjedhim, kam nxjerrë 1550 skeda, nga të cilat 750 skeda direkt për figurën e Skënderbeut; kurse 800 të tjera, nga të cilat mund të dilnin gjëra me interes për te. Nga ana tjetër, në Shkodër kam shfrytëzuar fondet e Bibliotekës së shtetit dhe të Bibliotekës së Institutit Pedagogjik të këtij qyteti. Me riprodhimin e skedave të mia, është krijuar një skedar i vaçantë, i posaçëm, për figurën e Skënderbeut, pranë atij të albanologjisë të Bibliotekës Kombëtare, në sallën e punonjësve shkencorë. Për kryerjen e veprës, “Bibliografisë së Skëndërbeut”, unë kam punuar edhe në Tiranë, edhe në Shkodër. Në Tiranë kam punuar gjithsej 348 (treqindedyzetetetë) ditë; konkretisht ndër këto data: 27-28 janar 1966 (2 ditë); 11-13 shkurt 1966 (3 ditë); 18 prill – 6 maj 1966 (19 ditë); 20 qershor – 30 gusht 1966 (70 ditë); 16-18 tetor 1966 (3 ditë); 11-13 nëntor 1966 (3 ditë); 3-25 janar 1967 (23 ditë); 5 shkurt – 15 prill 1967 (69 ditë); 20 maj – 14 shtator 1967 (116 ditë); 10-15 nëntor 1967 (6 ditë); 10-13 dhjetor 1967 (20 ditë); 9-11 janar 1968 (3 ditë); 28-30 janar 1968 (3 ditë); 31 korrik – 4 gusht 1968 (5 ditë); 13-15 qershor 1969 (3 ditë). Jam shkëputur plotësisht ose pjesërisht nga puna mësimore në Institutin Pedagogjik të Shkodrës, sidomos gjatë viteve 1966 dhe 1967, për tre semestra. Kam sakrifikuar pushimet e mia vjetore verore për dy vjet me radhë, më 1966 dhe 1967, si edhe pushimet e aspiranturës, me të vetmin qëllim që “Bibliografia e Skëndërbeut” të bëhej gati për botim për jubileun e heroit. Megjithëse kam pasë normë të reduktuar në Institut, si zv. kryeredaktor i “Buletinit shkencor”, si zv.përgjegjës i katedrës së gjuhës dhe letërsisë, si aspirantë dhe si kryeredaktor i vjetores “Shkodra”, prapëseprapë, në Tiranë, kam punuar paradreke dhe pasdreke, duke mos shikuar edhe një anë tjetër të rëndësishme që unë vuaja nga sëmundja e zemres dhe kisha porosi nga kardiologu për një punë të rregullt, normale, pa sforcime. Unë kam qenë më i ngarkuari në hartimin e kësaj vepre, por e kisha për zemër, punoja plotë entuziazëm dhe me shumë qejf, sepse e gjithë puna bibliografike, megjithëse disiplinë e ftohtë, më dukej një poezi e vërtetë. E kam vlerësuar, me të drejtë, si një vepër me shumë rëndësi, si nga ana shkencore, ashtu edhe nga ajo kombëtare e politike. Më 25 janar 1967, më vdiq vajza pesë vjeç, në Shkodër. Me gjithë dhembjen e thellë shpirtërore, unë shkova, përsëri, në Tiranë, pas dhjetë ditësh, për të vazhduar punën, duke lënë gruan të sëmurë nga trauma e fortë psikologjike dhe dy fëmijë të vegjël në shtëpi.

Si rrjedhim i kësaj pune të madhe intensive, më 1 korrik 1967 kam bërë gati veprën maket, variantin e parë të “Bibliografisë së Skëndërbeut”, e cila u është shpërndarë anëtarëve të Komisionit për ta studiuar dhe analizuar. Më 10 korrik 1967, në mbledhjen XI të komisionit, prof. Aleks Buda ka dhënë këtë vlerësim pozitiv për veprën time: “Puna është bërë e mirë dhe me kriter. Të vazhdohet kështu”. Më 14 shtator 1967, kam dorëzuar variantin e dytë të veprës në fjalë, me 470 tituj librash të përshkruar. Më 12 janar 1968, kam dorëzuar variantin e tretë me 735 faqe të daktilografuara, më 659 tituj veprash të përshkruara, nga të cilat 320 nga fondet e Bibliotekës Kombëtare (libra, mikrofilma, fotokoje), me këtë përmbajtje:

shekulli XV (1473-1500) 15 vepra të përshkruara (f. 14-29);
shekulli XVI (1501-1600) 333 vepra të përshkruara (f. 30-390);
shekulli XVII (1601-1700) 160 vepra të përshkruara (f. 391-577);
shekulli XVIII (1701-1800) 151 vepra të përshkruara (f. 578-735).

Vërejtjet e holla e të imta të profesorëve të mi të nderuar Buda, Shuteriqi, Domi, unë jam munduar t’i vë në jetë me skrupulozitet shkencor. Megjithëse isha bibliograf prej një të katërt shekulli dhe, në mjaft vise, mund të mos isha dakord me disa çështje bibliografike që më sygjeronin kolegët e mi për t’i bërë, unë u jam nënshtruar vendimeve të komisionit dhe, si rrjedhim, kam zbatuar, pikë për pikë, çdo gjë që më është kërkuar nga redaksia dhe që është miratuar, më përpara, nga kolektivi i punës. Komisioni e ka quajtë veprën time si një punë të mirë. Ajo ishte realizuar në nivel të duhur shkencor, kishte burime të shumta dhe të ndryshme, vepra të njohura më parë, të paregjistruara e të pashënuara në bibliografi të tjera.

Më 3 dhjetor 1967, shoqja Marika Vogli më shkruante një letër nga Tirana, në të cilën, ndër të tjera, më thotë edhe këto: “Bibliografia është gati për t’u shqyrtuar në Komision. Të gjithë i kanë marrë kopjet e tyre. Nuk di kur mund të vini për të caktuar datën e mbledhjes. Çëshja ka karakter tepër urgjent, pasi në komisionin qeveritar është raportuar që vëllimi i parë ka shkuar në shtyp dhe po punohet për vëllimin e dytë. Zgjatja e punës për dorëzim do të ketë pasoja serioze. Shokët e Ministrisë së Arsimit e të Kulturës më porositën ta dërgojmë urgjent në shtyp”. Në këto rrethana u vendos që të çohej në shtyp vëllimi i parë, që përfshin periudhën 1473 – 1700, d.m.th. shekujt XV, XVI, XVII, që ishin shqyrtuar nga Komisioni, duke hequr nga ky vëllim shekullin XVIII, për të fituar kohë për shtypshkrim. Unë kisha dorëzuar edhe veprat e viteve 1701 – 1800, të përshkruara, por Komisioni, për arsye objektive, nuk kishte pasë mundësi t’i analizonte dhe t’i studionte. Më 12 janar 1968, ditën e hapjes së Konferencës së dytë të studimeve albanologjike, Agjensia Telegrafike Shqiptare botoi këtë njoftim: “u dha për botim volumi i parë i “Bibliografisë së botimeve rreth figurës së Skëndërbeut”: “Në kuadrin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Biblioteka Kombëtare po përgatitet për një bibliografi, ku do të pasqyrohen botimet e bëra në vende, kohë, gjini e gjuhë të ndryshme rreth figurës së Skënderbeut. Për këtë u shfrytëzuan, në radhë të parë, fondet e sektorit të albanologjisë të Biblioteka Kombëtare dhe të bibliotekave të tjera të vendit si dhe u siguruan njoftime të rendësishme dhe mikrofilma që ndodhen në bibliovtekat e vendeve të tjera. Bibliografia do të botohet në disa vëllime. Deri tani është përfunduar dhe dhënë në shtyp vëllimi i parë që përfshin botimet e bëra gjatë periudhës 1473 – 1700. Në këtë vëllim janë përshkruar mbi 320 vepra në 12 gjuhë të ndryshme. Nga këto, rreth 180 ndodhen në fondet e Bibliotekës Kombëtare. Për përgatitjen e këtij vëllimi kanë punuar Jup Kastrati e Kasem Biçoku. Bibliografia ilustrohet me frontescipet e veprave”1.

Në mbledhjen e datës 17 dhjetor 1967, që ishte mbledhja e XIV, u shtrua në Komision çështja e autorësisë së Bibliografisë së Skëndërbeut. Aty u diskutua në se ka vend marrja pjesë e Kasem Biçokut si bashkautor teksti, përderisa ai, për arsye objektive dhe subjektive, nuk kishte pasë mundësi të jepte atë që i ishte caktuar nga Ministria e Kulturës. Më 25 qershor 1968, kam marr në Shkodër një letër nga shoqja Marika Vogli, në të cilën, ndër të tjera, më shkruante edhe këto: “Më 14 qershor 1968 u mblodh komisioni i “Bibliografisë së Skëndërbeut”. U diskutua rreth parathënies dhe u vendos që ajo të përpunohet sipas vërejtjeve të bëra, nga shoku Aleks Buda në bashkëpunim me ju. Lidhur me autorët, u mendua që të dali me dy autorë, duke marrë parasysh si kontributin e deritanishëm të Kasemit, ashtu edhe punën më të madhe që do ta kryej në të ardhmen, si për vëllimin e parë, ashtu edhe për vëllimet e tjera. U bënë edhe mjaft sugjerime e vërejtje lidhur me vetë tekstin, me përkthimet dhe u sinjalizuan disa burime të tjera për ta plotësuar. Të gjitha këto kërkojnë akoma punë mbi vetë tekstin. Unë e kam tërhequr tekstin nga shtypshkronja dhe po pres të vini në Tiranë për të organizuar diskutimin pjesë-pjesë në Komision dhe për përpunimin përfundimtar… Ju lutem, më njoftoni me një herë kur do të vini dhe afatin e qëndrimit tuaj në Tiranë”.

Në mbledhjen XVII të datës 27 korrik 1968, Komisioni ka marrë këto vendime: “Ripunimi i parathënies dhe i hyrjes së veprës “Bibliografia e Skëndërbeut” do të bëhet nga prof. Aleks Buda në bashkëpunim me Jup Kastratin. Shënimet përkatëse për veprat e përshkruara, plotësimet eventuale si edhe aparatin shkencor do t’i bëjë Kasem Biçoku. Me këtë mënyrë Kasemi do të kompensojë punën që u donte të bënte, por që, për arsye objektive dhe subjektive, nuk kishte pasë mundësi ta bënte gjatë viteve 1966 dhe 1967. Me atë rasë do të shfrytëzonte edhe shënimet shkoqitëse të librit “Albanica” për disa vepra që flasin për Skënderbeun dhe epokën e tij”. Këtë punë Komisioni vendosi që ta bëjë Kasem Biçoku, duke kompensuar, kështu, pjesëmarrja e pakët e tij në farët e punës dhe në hartimin e Bibliografisë. Nuk ishte nevoja, pra, për rimarrje të punës ose për hartim të një vepre të re, rishtazi. Edhe vet Kasem Biçoku është shprehur në një mbledhje të Komisionit, se do të bëjë vetëm plotësime të rastit. Në mbledhjen XXI të Komisionit, të mbajtur më datën 14 qershor 1969, shoqja Marika Vogli, ndër të tjera, tha: “Kasemi ka bërë gjurmime në bazë të shënimeve të Jupit”. Në lidhje me vërejtjet e fundit të Komisionit, unë nuk isha në gjendje t’u përgjigjem këtyre kërkesave, sepse kisha vite që po punoja, kisha halle familjare; nga ana tjetër, edhe Instituti Pedagogjik i Shkodrës nuk ishte më i dispozuar për të më lejuar më gjatë në vajtje-ardhjet e mia në Tiranë; prandaj kërkova që të merrej Kasem Biçoku me vazhdimin e kësaj pune. Nuk ishte përmbysje teksti, por vetëm plotësim i ndonjë mungese evntuale, shënime përposhtë librave të përshkruar si edhe hartim i aparatit shkencor.

Vepra u bë gati për shtyp, që në dhjetorin e vitit 1969. Mbeti për t’u përfunduar hyrja nga prof. Aleks Buda mbi bazën e variantit tim të parë dhe të sugjerimeve të shokëve. Në të vërtetë, hyrja qe vendosur nga Komisioni që të bëhej nga prof. Aleks Buda, por, duke qenë i zënë ai me punë të ndryshme, m’u la që të bëja unë, të cilën e hartove në Shkodër më 10 mars 1968 (12 faqe të daktilografuara). Kjo hyrje e imja u diskutua në një mbledhje të posaçme të Komisionit më 14 qershor 1968 dhe më 27 korrik 1968. Në mbledhjen e XVII të Komisionit, mbajtur më 27 korrik 1968, prof. Mahir Domi, ndër të tjera, tha edhe këto: “Parathënia e paraqitur për diskutim nga Jup Kastrati është punuar mirë; problemet janë trajtuar me kompetencë, por autori duhet të kapet më tej se me problemet bibliografike, të ketë konsiderata për letërsinë e Skënderbeut”.

Që në mbledhjen e parë të Komisionit, është përcaktuar dhe vendosur që vepra do të kishte të bënte, jo vetëm me Skënderbeun, por edhe me epokën e tij. Në bazë të këtij kriteri, në Bibliografi u futen edhe vepra, për të cilat nuk ishim të sigurt nëse flitej për heroin tonë. Këta libra u nxorën, kryesisht, nga “Turcica” e Göllnerit, me porosi dhe sipas udhëzimeve direkte të prof. Aleks Budës, i cili më ka shënuar me lapës në këtë tekst librat që do të nxirja për t’i futur në Bibliografinë tonë.

Përveç se në Tiranë, unë kam punuar edhe në Shkodër për “Bibliografinë e Skënderbeut” mbi 360 ditë, dhe konkretisht: më 29-31 janar 1966; 15 shkurt – 15 prill 1966; 7 maj – 19 qershor 1966; 19 tetor – 2 janar 1967; 26 janar – 4 shkurt 1967; 16 prill – 19 maj 1967; 15 shtator – 10 nëntor 1967; 1shkurt – 10 mars 1968; 22 mars – 10 shtator 1969; Rezultatet e kësaj pune kanë qenë këto:

hartimi i listës së 65 bibliografive shqiptare (1881-1966)
lista e plotë bibliografike e shtypit shqiptar (1848-1966) me 629 tituj organesh së ndryshme;
gjurmime në bibliotekat e qytetit të Shkodrës;
vjelja e bibliografive shqiptare në gjuhë të huaja dhe përpilimi i 1110 skedave sinjalizuese;
punimi i parathënies së “Bibliografinë e Skënderbeut”;
përfundimi i variantit të tretë (1473-1800);
rishikimi i tekstit definitive.

Punës për hartimin e veprës “Bibliografia e Skënderbeut” unë iu kushtova gjatë viteve 1966, 1967, 1968 (inkluziv); kurse në vitin 1969 jam marrë vetëm me shqyrtimin e tekstit, të përpunuar nga Kasem Biçoku. Nuk kam pasë mundësi që të marr pjesë, përveç pengesave të punës ditore në Institutin Pedagogjik të Shkodrës dhe shkaqesh të tjera, në disa mbledhje të mëtjeshme të bëra nga Komisioni, në vitin 1969-1970.

Përveç vëllimit të parë, që përmenda më sipër, kam dorëzuar edhe materiale të tjera. Veprimtaria ime kërkimore shkencore në fushën e Bibliografisë së Skënderbeut nuk është kufizuar vetëm me këtë punë, por ka vazhduar deri në ditët tona; por nga kjo lëndë u vendos në Komision që të përfshihen vetëm ato që i përkisnin (i takonin) vëllimit të parë, kurse të tjerat të mbeteshin në skedaret sinjalizuese në kasafortën e Drejtorisë së Bibliotekës Kombëtare. Një pjesë e mirë e këtyre skedave i përkisnin vëllimit të dytë dhe të tretë të “Bibliografisë së Skënderbeut”. Përveç këtyre kam dorëzuar edhe një vëllim tjetër me 248 faqe të daktilografuara, që përfshin vepra të përshkruara, në mënyrë të plotë ose të pjesshme, sinjalizime ose indikacione të ndryshme, të ndara në këtë mënyrë:

për vitet 1800 – 1836: 50 vepra (f.1-50); b) për vitet 1836 – 1867: 190 vepra (f. 51-241).
Puna ime për hartimin e Bibliografisë së Skënderbeut dëshmohet nga një tok dokumentesh zyrtare:


nga procesverbalet e mbajtura në gji të Komisionit, ndër 21 mbledhje të ndryshme, gjatë viteve 1966, 1967, 1968, 1969;
nga korrespondenca ime me shoqen Marika Vogli, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare (letra, telegrame, shkresa të ndryshme);
nga vendimet e Komisionit dhe Grupit të punës;
nga kriteret e ndryshme të hartimit të veprës, punuar e miratuar disa herë nga Komisioni;
nga shënimet e mia personale;
nga kopjet e veprës “Bibliografia e Skënderbeut”, në tri variantet e ndryshme dhe, sidomos, nga ai definitive (1473 – 1800);
nga përshkrimet e librave me shkrimin tim;
nga materialet e daktilografuara të dorëzuara shoqes Marika Vogli në pesë vëllime të ndryshme:
157 faqe të daktilografuara; përmban relacionin tim të hollësishëm, kronologjik dhe analitik;
735 faqe të daktilografuara; përmban tekstin e plotë të “Bibliografisë” sime për periudhën 1473 – 1800;
241 faqe të daktilografuara; përmban vepra të viteve 1800 – 1967;
IV–V) 391 faqe të daktilografuara; përmban procesin e punës sime për përshkrimin e veprave të shekullit XVIII. Gjithsej 1524 faqe të daktilografuara, të dorëzuara në drejtori të Bibliotekës Kombëtare. Të 348 (treqindedyzetëetetë) ditët e mia të punës që kam qëndruar në Bibliotekën Kombëtare, duke punuar paradreke e pasdreke për hartimin e “Bibliografisë së Skënderbeut”, dokumentohen me anë të zyrës së llogarisë të Pallatit të Kulturës, në fletët e udhëtimeve të dietave.

Së fundi, desha të shënoj edhe këtë fakt me rëndësi: Në periudhën dyvjeçare (1966 – 1967), kur kam qenë i angazhuar plotësisht për këtë vepër, unë në të vërtetë, kisha edhe plane të tjera pune, si, b.fj., kontratën me NSHB “Naim Frashëri” për dorëzimin e poemës së De Radës “Skënderbeku i pafanë” (në kuadrin e 500-vjetorit të Skënderbeut, pesë libra, 12.000 vargje, me transliterim, transkribim, përshtatje në gjuhën e sotme dhe koment gjuhësor) si edhe mbrojtjen e disertacionit “E folmja e Thethit” për marrjen e gradës shkencore “Kandidat i shkencave filologjike” pranë Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë”. Por i sakrifikova këto dy vepra me qëllim që “Bibliografia e Skënderbeut” të bëhej gati për shtyp.

Komisioni, gjatë tri viteve të para (1966 – 1969), ka punuar mirë dhe ka bërë mbledhje të herëpashershme, bashkë me Grupin e punës, ku janë diskutuar e miratuar kriteret, janë shqyrtuar çështjet e ndryshme që lindin gjatë punës korrente, janë biseduar masat e ndryshme që duheshin marrë, lidhur me organizmin dhe procesin e mëtejshëm të punës. Mbledhjet janë karakterizuar nga kritika e rrept shkencore, nga fryma e mirëkuptimit dhe e respektit reciprok. Në komision janë diskutuar pjesë të Bibliografisë. Në fund, gjatë vitit 1968, është analizuar krejt vepra ime. Në përgjithësi, mund të thuhet, se hartimi i kësaj Bibliografie, ka pasur një karakter kolektiv. Vepra iu pat besuar, nga ana e Ministrisë së Kulturës, Bibliotekës Kombëtare, duke i dhënë një rol të veçantë edhe Komisionit drejtues, lidhur me hartimin e saj në një nivel të duhur shkencor. Në periudhën 1966 – 1969, Komisioni ka bërë 21 (njëzetenjë) mbledhje të rregullta së bashku me Grupin e punës, ndër këto data: I) Më 28 janar 1966; II) 12 shkurt 1966; III) 22 prill 1966; IV) 14 korrik 1966; V) 9 gusht 1966; VI) 17 tetor 1966; VII) 12 nëntor 1966; VIII) 24 janar 1967; IX) 11 shkurt 1967; X) 24 shkurt 1967; XI) 24 maj 1967; XII) 10 korrik 1967; XIII) 16 dhjetor 1967; XIV) 17 dhjetor 1967; XV) 29 janar 1968; XVI) 14 qershor 1968; XVII) 27 korrik 1968; XVIII) 1 gusht 1968; XIX) 2 gusht 1968; XX) 3 gusht 1968; XXI) 14 qershor 1969.

Përveç Komisionit, në vepër kanë kontribuar edhe bibliograf të Bibliotekës Kombëtare: Qanije Haxhihasani është marrë me leximin dhe riprodhimin e mikrofilmave, duke bashkëpunuar me mua në interpretimin e saktë të frontescipeve, të parathënieve dhe të shënimeve në kolofon. Lidhur me shtypin periodik, duke u mbështetur në listën time bibliografike kanë punuar Idajete Bejtja dhe Ervehe Dishnica, të cilat kanë nxjerrë indikacione të ndryshme, kryesisht për vëllimin e dytë dhe të tretë. Kanë kontribuar edhe bibliotekaret Fato Haxhiu dhe Katerina Goshi, me shërbimin e përpikët, punonjësit e Bibliotekës kombëtare Gani Dogani, Thanas Konini, Filip Prifti dhe xha Zyberi; daktilografistet Leo dhe Ismeti, duke e daktilografuar tekstin deri në pesë herë. Në mënyrë të vaçantë, gjithë këtë punë e ka ndjekur, drejtuar, udhëzuar, stimuluar dhe ndihmuar, pa u kursyer, shoqja Marika Vogli, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare. Ka ndihmuar mjaft edhe Biblioteka shkencore e Universitetit Shtetëror të Tiranës, sidomos në lidhje me porositë e librave përkatës, me mikrofilmet si edhe me korrespondencën që ka mbajtë me disa nga bibliotekat e shteteve evropiane. Në këtë drejtim, ka ndihmuar Mihal Hanxhari dhe Mediha Frashëri. Kapakët e librave i kanë përkthyer: Veniamin Dashi e Daniel Rodiqi nga gjermanishtja; Skënder Luarasi e Refik Kadija nga anglishtja; Henrik Lacaj nga latinishtja; Aleks Thani nga greqishtja e re; Leo Prela nga spanjishtja; Qevqep Kambo nga polonishtja; Xha Zyberi nga turqishtja, etj. Verifikimin e shqipërimeve e ka bërë Komisioni me Grupin e punës. Për klishetë e frontespiceve të veprave të ndryshme u pat caktuar fotografi Halit Gjiriti. Përveç Grupit të punës dhe Komisionit, indikacione bibliografike kanë dhënë edhe Injac Zamputi e Selami Pulaha.

Jup Kastrati

PASTHËNIE
PSE ANKOHEJ PROFESOR JUP KASTRATI



Duke bërë kërkime në arkivin personal të Profesor Jup Kastratit, na ka rënë në dorë një dorëshkrim i shkruar shumë vjet më parë, madje i shkruar në tri versione. Një i shkurtër (tetë faqe makine) dhe një tjetër më i gjerë (tridhjetë e tri faqe), sado që të dy pa ndonjë ndryshim të madh në aspektin përmbajtësor, gjendeshin në një dosje. Versioni i tretë gjendet në një dosje tjetër dhe ka 157 faqe.

Diku në fund të viteve ’60 Profesor Jup Kastrati, me kërkesën e drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, kishte shkruar një tekst me titull: Informacion mbi punën që kam bërë për hartimin e “Bibliografisë së Skënderbeut”.

Ndonëse në pamje të parë Profesori i nderuar ankohej për punën e jashtëzakonshme dhe të lodhshme gjatë përgatitjes së Bibliografisë së Skënderbeut, në të vërtetë teksti bëhet në kontekst të dëshmisë deri në imtësi për autorësinë personale të kësaj vepre.

Megjithëse, duket sikur ai ankohet për situatat familjare, kolegiale dhe institucionale, nëpër të cilat ka kaluar gjatë kohës që po merrej me përgatitjen e veprës, në realitet ai ankohet njëkohësisht për vetminë e tij, për ndërkëmbjen dhe për nëpërkëmbjen e autorësisë së kësaj vepre.

Shkruante Profesori për të gjitha në dorëshkrimin e njërës prej dosjeve të tij: saktë – për kohën dhe për hapësirën, dendur – për numrin e madh të dëshmive, besueshëm – për racionalitetin e arsyetimit, rrjedhshëm – për elekuencën e sintaksës së mendimit.

Profesori nuk tha deri në fund vetëm një gjë, sado dëgjohet larg ankimi i tij: Bibliografia e Skënderbeut, duke u mbështetur në kërkimet afatgjata, sintezat, referimet, përgatitjet dhe madje Hyrjen, janë punë e tij prej titaniku, që ajo është vepër personale e tij, e cila iu mor në emër të disa kombinacioneve meskine nga drejtues politikë të institucioneve shkencore dhe kulturore të Tiranës.

Ja disa shembuj nga dorëshkrimi i tij:

Më 28 janar 1966, Ministri i Kulturës Fadil Paçrami ka komunikuar vendimin e dikasterit për hartimin e veprës “Bibliografia e Skënderbeut”, si një aksion me rëndësi kombëtare, politike dhe shkencore. Po atë ditë, ka komunikuar Grupin e punës që do të përpilonte librin, të përbërë nga Zef Prela, Jup Kastrati, Kasem Biçoku, si dhe Komisionin drejtues, udhëzues, redaktues dhe kontrollues, të përbërë nga prof. Aleks Buda (kryetar), prof. Dhimitër S. Shuteriqi, prof. Mahir Domi dhe Marika Vogli. Vepra do të ishte botim i Bibliotekës Kombëtare.

(…)

Megjithë që Grupi i punës përbëhej prej tre vetësh, ky, në fakt, u reduktue vetëm në Jup Kastratin. Zef Prela u tërhoq që në ditën e parë, sepse kërkoi të kryej vetë Bibliografinë, pa bashkëpunim me të tjerët.

(…)

Më 1 korrik 1967 kam bërë gati veprën maket, variantin e parë të “Bibliografisë së Skëndërbeut”, (…). Më 14 shtator 1967, kam dorëzuar variantin e dytë të veprës në fjalë, me 470 tituj librash të përshkruar. Më 12 janar 1968, kam dorëzuar variantin e tretë me 735 faqe të daktilografuara, më 659 tituj veprash të përshkruara, nga të cilat 320 nga fondet e Bibliotekës Kombëtare (libra, mikrofilma, fotokopje).

(…)

Më 3 dhjetor 1967, shoqja Marika Vogli më shkruante një letër nga Tirana, në të cilën, ndër të tjera, më thotë edhe këto: “Bibliografia është gati për t’u shqyrtuar në Komision. Të gjithë i kanë marrë kopjet e tyre. Nuk di kur mund të vini për të caktuar datën e mbledhjes. Çëshja ka karakter tepër urgjent, pasi në komisionin qeveritar është raportuar që vëllimi i parë ka shkuar në shtyp dhe po punohet për vëllimin e dytë. Zgjatja e punës për dorëzim do të ketë pasoja serioze. Shokët e Ministrisë së Arsimit e të Kulturës më porositën ta dërgojmë urgjent në shtyp”. Në këto rrethana u vendos që të çohej në shtyp vëllimi i parë, që përfshin periudhën 1473 – 1700, d.m.th. shekujt XV, XVI, XVII, që ishin shqyrtuar nga Komisioni, duke hequr nga ky vëllim shekullin XVIII, për të fituar kohë për shtypshkrim.

(…)

Në mbledhjen XVII, të datës 27 korrik 1968, Komisioni ka marrë këto vendime: “Ripunimi i parathënies dhe i hyrjes së veprës “Bibliografia e Skëndërbeut” do të bëhet nga prof. Aleks Buda në bashkëpunim me Jup Kastratin. Shënimet përkatëse për veprat e përshkruara, plotësimet eventuale si edhe aparatin shkencor do t’i bëjë Kasem Biçoku. Me këtë mënyrë Kasemi do të kompensojë punën që duhej ta bënte, por që, për arsye objektive dhe subjektive, nuk kishte pasë mundësi ta bënte gjatë viteve 1966 dhe 1967.

(…)

Vepra u bë gati për shtyp, që në dhjetorin e vitit 1969. Mbeti për t’u përfunduar Hyrja nga prof. Aleks Buda mbi bazën e variantit tim të parë dhe të sugjerimeve të shokëve. Në të vërtetë, hyrja qe vendosur nga Komisioni që të bëhej nga prof. Aleks Buda, por, duke qenë i zënë ai me punë të ndryshme, m’u la që të bëja unë, të cilën e hartove në Shkodër, më 10 mars 1968 (12 faqe të daktilografuara).

(…)

Puna ime për hartimin e Bibliografisë së Skënderbeut dëshmohet nga një tok dokumentesh zyrtare:
nga procesverbalet e mbajtura në gji të Komisionit, ndër 21 mbledhje të ndryshme, gjatë viteve 1966, 1967, 1968, 1969;
nga kopjet e veprës “Bibliografia e Skënderbeut”, në tri variantet e ndryshme dhe, sidomos, nga ai definitiv (1473 – 1800);
735 faqe të daktilografuara; përmban tekstin e plotë të “Bibliografisë” sime për periudhën 1473 – 1800;
241 faqe të daktilografuara; përmban vepra të viteve 1800 – 1967;
391 faqe të daktilografuara; përmban procesin e punës sime për përshkrimin e veprave të shekullit XVIII. Gjithsej 1524 faqe të daktilografuara, të dorëzuara në drejtori të Bibliotekës Kombëtare.
(…)

A është Profesor Jup Kastrati studiuesi i vetëm, ankimet e të cilit kemi mundur t’i lexojmë dhe t’i dëgjojmë edhe më parë, dhe a është kjo vepra e vetme e cila në një mënyrë apo një tjetër iu përvetësua?

Jo!

‘Në prag të themelimit të Akademisë së shkencave, – kujtonte shpesh Profesori ynë – një pasdite vere, në derë të shtëpisë me troket X. Y. Në mbledhjet bazë të partisë, ishte tërhequr vërejtja se disa drejtues shkencorë po tregonin dobësi në kërkimet shkencore, prandaj nëse donin të vazhdonin drejtimin e institucioneve shkencore ata, së pari duhej të tregonin rezultatet e tyre. Për këtë arsye, shoku (X. Y.) kishte ardhur nga Tirana në Shkodër për të më marrë dorëshkrimin Vepra filologjike e Jeronim de Radës, që ta botonte në Akademi si vepër të tij. Nxora nga sirtarët dorëshkrimin e përgatitur me mund e djersë, si ta nxirrja një krah nga trupi im dhe ia dhash. X-i mori dorëshkrimin dhe shkoi. Si njeri që më shumë e kam dashur librin se mundin tim, një kohë e kam pritur me ëndje botimin e saj. Pas tri vjetësh kam kuptuar se dorëshkrimi Vepra filologjike e De Radës ende po priste në sirtarët e një sekretarie. Kam gjetur një rast të volitshëm dhe e kam tërhequr pa zhurmë, pa guxuar ta përmend askund, deri në vitin 1990.

Sot ka shënime dhe kujtime të pafundme, të cilat e dëshmojnë përvetësimin e pjesërishëm apo të plotë të materialeve të terrenit, të dosjeve, të arkivave, të përkthimeve të veprave (dorëshkrime) dhe më në fund të pjesëve të veçanta të rezultateve shkencore nga studiues të caktuar.

Kur një ditë të shkruhet një histori kritike e albanologjisë, do të shohim se ankimet e shumë studiuesve, të lëna në dorëshkrim, si ato të Profesor Jup Kastratit, do të jenë të përligjura. Në institucionet shkencore edhe sot mund të gjenden dorëshkrime të autorëve të ndaluar a të pabotuar, pjesët e studimeve të të cilëve janë përvetësuar edhe nga ata studiues pa të cilët ’nuk mund’ të shkruhet historia e albanologjisë; në veprat e shumë studiuesve sot mund të gjesh referenca shkencore (nga vepra apo materiale arkivore), të cilat autorët kurrë s’i kanë parë, e megjithatë i kanë komentuar në formë të ndërmjetme, pa marrë mundin më të vogël që të shënojnë autorin apo veprën e ndërmjetësuar; në studime, për të cilat besohet se janë shumë serioze, mund të gjesh citate të tëra të përkthyera nga autorë të ndaluar, kryesisht në Shqipëri, për të cilët studiuesit tanë nuk e ndiejnë aspak të moralshme që të shënojnë përkthyesin, veprën e përkthyer në dorëshkrim, arkivin e institucionit shkencor prej nga i kanë vjelë etj.

(Kohë më parë, në një nga institucionet tona shkencore në Prishtinë, na ka rënë të shohim një artikull të Joklit të përkthyer në vitet ’60 në gegnishten letrare, të cilin një studiues i mëvonshëm kishte provuar ta kthente në standard, në mos edhe ta botonte. Nuk e dimë arsyen e mosbotimit, por e dimë se fjalitë e nënvizuara autori i ka përfshirë në studimin e tij pa referencë).

Nuk e kemi e kemi fjalën për numrin e madh të veprave, në të cilat shkruhen pasuse të tëra pa thonjëza me një fusnotë formale në fund të tekstit, po i lëmë mënjanë edhe ato koncepte të kompiluara a të përmbysura, të nxjerra brenda studimeve shqiptare, teori e koncepte të përvetësuara nga shkollat e huaja, e të cilat më pas nga fillimi deri në fund mbushen me shembuj të albanologjisë. Nuk e kemi fjalën për ndikimet shkollore dhe metodologjike. Fjalën e kemi për përshkrime të tëra, të idesë dhe të projektit personal deri në plagjiaturë.

Sa shumë ankime të heshtura do të ketë pasur, kur X autorit i merrej përkthimi i Joklit nga gjermanishtja e nuk i përmendej emri; kur Y autorit i merrej skedari i leksikut, i mbledhur me aq mund ndër krahinat e ftohta e të largta, dhe bëhej kumtesë për sesion shkencor, pa iu shqiptuar emri qoftë edhe në fusnotë; kur N autorit i merreshin rezultatet e përfunduara të një studimi krahasues me gjuhët e vjetra greke e romake dhe duhej të heshtte.

Po Profesor Jup Kastrati, pse nuk i publikoi Relacionet… pas viteve ’80, apo pas daljes së vëllimit të parë të Bibliografisë së Skënderbeut? Sigurisht, se duhej të përmendte shumë emra të tjerë!

Ndërsa, nomina sunt odiosa!

Deri kur do të kenë të drejtë latinët e mençur?!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...