Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/07/02

Jozefina Topalli përballë dhëndrit…, rrëfyer nga e bija

Arta Çano

Arta Çano

Si e priti kryeparlamentarja historinë e dashurisë së të bijës, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe. Bisedat nënë e bijë. Pastaj takimi i parë i Luiz Ejllit me familjen e Megit. Dhe koha që ka rrjedhur deri tani, kur Megi dhe Luizi bëjnë gjashtë vjet që janë bashkë.

Kthyer nga Parisi për disa muaj, së bashku me Luizin, që jeton këto ditë tek ata, Megi rrëfen si e ka parë me sytë e saj Jozefina Topallin dhe Luiz Ejllin në raportet ku i ka vënë ajo…



Dhe pse në zemër të Tiranës, lokali që propozon Megi për t’u takuar, diku pranë shtëpisë së saj, e mban këtë fakt jashtë mureve prej kashte. Dhe është një pothuaj-arrati e mirë nga kryeqyteti në këto ditë të nxehta, ku Megi Topalli është kthyer vetëm dy ditë më parë. Sepse dhe kësaj radhe, vajza e kryeparlamentares ka kaluar disa ditë në Shkodër, bashkë me partnerin e saj, Luiz Ejllin.

“Oh, aty kalohet gjithmonë mirë”, thotë para se të nisë “pjesa serioze” e intervistës, për të cilën ka merak vetëm një gjë: Jo faktin se do tregojë për lidhjen me Luizin, detaje të prezantimit të tij në familje, marrëdhënien që ka e ëma, Jozefina Topalli, me djaloshin… “Unë thjesht nuk dua që të flas në emër të mamit, e madje as në atë të Luizit”. Dhe ashtu do jetë. Ajo do tregojë historinë e saj, atë të një vajze që dashurohet që në moshën 17- vjeçare, që flet me të ëmën (me të cilën ka një marrëdhënie shumë të hapur), për këtë djalë që kur ata ende nuk ishin lidhur, por që ajo kishte vënë re si e shihte ai, e kish nisur ta pëlqente dhe vetë…; për jetën e atyre të dyve në Francë, pastaj për prezantimin e tij në familje dhe për ditët sot, kur Luizi është bërë si djalë i shtëpisë. “Në fakt, Luizin familja ime e ka pritur dhe e trajton vërtet si një djalë, sepse ai e ka familjen shumë larg: prindërit dhe e motra me fëmijët e saj jetojnë në SHBA. Kështu që kur vjen në Tiranë, jeton te ne”.

U bënë gjashtë vjet që tashmë janë bashkë. “Ka kaluar goxha kohë, eh…”, qesh Megi, e cila duhet thënë se ka marrë më shumë se kurrë hijen e së ëmës. Është vetëm 23 vjeçe, sapo ka përfunduar Masterin e dytë në Paris në fushën e saj të studimeve për ekonomik dhe pret që në shtator të nisë doktoraturën, po atje në Paris, dhe pse tanimë do ketë mundësinë të kalojë më shumë kohë në Shqipëri, në vendin nga ka jo vetëm familjen, por dhe sytë. “Doktoratura është e tillë që më duhet të ndjek leksione vetëm tri ditë në muaj, kështu që do jem më gjatë në Shqipëri”. Megjithatë, do jetë përsëri e ndarë mes Tiranës dhe Parisit, ku punon dhe Luizi, i cili është Konsulli ynë i parë i Kulturës atje. Ai në të vërtetë e ndoqi që atëherë kur ajo shkoi në Strasburg për studimet bazë. Katër vjet më i madh se Megi, i kishte përfunduar studimet e larta dhe gjatë qëndrimit në Francë nisi të studionte gjuhën. Të lidhur shumë të rinj, sidomos Megi, kishin mundësinë për të konsoliduar më shumë marrëdhënien e tyre dhe pas tre vitesh, kur ajo do sillte në shtëpi diplomën, mendoi të sillte dhe Luizin, i cili nuk ishte i panjohur për familjen.

“I kisha folur mamit për Luizin që para se të viheshim bashkë. I thosha se është një djalë…që më ngacmon një fije, po që nuk është dhe fort i keq, që ka zërin e bukur dhe sytë e bukur…”. Dhe e vetmja gjë që i thoshte e ëma në atë kohë ishte: “Je e vogël moj mam”. 17-vjeçarja, jo vetëm mund të fliste me të ëmën si me një shoqe, por kishte nga familja lirinë e plotë për të dalë me shoqërinë e saj, ku bënte pjesë dhe Luizi.

Atë e kishte njohur në Shkodër, qytet nga i cili Megi dhe pse është larguar që 9 vjeç, nuk është shkëputur asnjëherë. Ka ruajtur kontaktet edhe gjatë viteve të gjimnazit dhe shkonte pothuajse çdo javë për të kaluar kohë me shoqërinë e saj, shumë të dhënë, ndër të tjera pas muzikës dhe volejbollit. Në këtë grup kish njohur edhe Luizin, i cili ndërkohë ishte bërë i njohur. E nëse ishte i njohur për të gjithë, ishte i njohur edhe për familjen Topalli: pas “Etheve”, kishte marrë pjesë në festivale, madje kishte fituar një festival kombëtar e kishte prezantuar Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Zjarr e ftohtë”, kështu që familja e Megit nuk kish mundësi të mos e njihte, pasi duke qenë shumë e dhënë pas muzikës, ndiqte çdo vit nga salla, festivalet e rëndësishme. Sigurisht nuk mund të mungonte në vitin 2010, kur Luizi këndoi me Juljana Pashën te ‘Kënga Magjike’ dhe fitoi çmim të parë, prani që u fiksua nga shumë kamera, për arsye se tashmë lidhja e Megit me Luizin ishte bërë publike. “Në të vërtetë nuk ishte diçka e jashtëzakonshme. Ne kemi qenë gjithmonë në sallat e festivaleve dhe sigurisht nuk mund të mungonim atë herë”, – kujton Megi, së bashku me një hije të errët që i erdhi rrotull atyre çasteve të shkëlqimit të Luizit dhe Juljanës, se ndoshta çmimi i parë kishte të bënte pikërisht me praninë e kryeparlamentares apo marrëdhënien familjare që ishte krijuar. Por fjalë ka pasur pothuaj gjithmonë për çmimet, dhe ndoshta gjithmonë do të ketë… “Unë mundohem ta nxis Luizin përherë që mos ta lërë pas muzikën, sepse ai e do shumë, aty e ka mendjen dhe mua kjo gjë më pëlqen. Pak rëndësi kanë fjalët që ndonjëherë thuhen. Unë pastaj i them se nuk ka si të preket nga asgjë që thuhet, sepse ai ka qenë i njohur para se të viheshim bashkë”.

E si të mos i pëlqejë Megit, talenti i Luizit, shpirti i tij prej artisti? Që kur kishin ende në atë fazën e shikimeve të ëmbla, për Krishtlindje ai i dhuroi një disk ku kishte regjistruar këngën “Margherita” (ky është emri i gjatë i Megit), të cilën e kish kënduar ai vetë për vajzën që donte. “Më pëlqen që Luizi është romantik. Ka krijuar dhe një këngë të vogël për mua, në Francë. Bleu një program atje dhe krijoi këtë këngën që nuk është e njohur sigurisht, e kemi dëgjuar vetëm unë dhe ai”.

Pak ditë pas dhuratës nga Luizi, fotoja e atyre të dyve u gjend nëpër gazeta. “Në atë kohë nuk ishim vënë bashkë tamam. Ishte një foto e prerë nga festa e Vitit të Ri, ku ne në fakt ishim një grup i madh, por na kishin prerë vetëm ne…që sigurisht ishim afër, pëlqeheshim, kjo dihej…”.

Por as kjo nuk do kthehej në skandal në shtëpinë e Megit. Vetë Kryetarja e Parlamentit nuk kishte asnjë arsye për t’u alarmuar. Sepse ajo e dinte që më parë se e bija kishte shok, ndoshta diçka më shumë se shok, Luiz Ejllin. E njihte për së largu nga ekrani. Dinte që ishte një këngëtar i talentuar me disa çmime që në fillim të karrierës. Ashtu siç dinte dhe faktin që ishte shkodran. “Nuk është se ishte kusht, po ndoshta ishte një plus”, – tregon duke qeshur Megi, dhe pse ajo as nuk i la kohë së ëmës të shprehte ndonjë preferencë për dhëndrin e ardhshëm, pasi në atë kohë ishte vetëm 17 vjeç dhe bisedat me dhëndër brenda ishin herët të hapeshin. Kjo nuk ndalonte asgjë, vetë Megi kujton se e ëma dhe pse mësoi për Luizin, nuk i kërkonte që Megi ta takonte më rrallë apo mos ta takonte hiç, përkundrazi ajo e lejonte ta takonte, ta njihte më mirë djalin që kishte qejf, por kaq… Bisedat për gjëra më të mëdha do i takonin një kohe tjetër. E në fakt ato gjërat e mëdha, zyrtare, ende janë një çështje për më vonë. “Nuk jemi të fejuar”, – gjen rastin ta sqarojë duke qeshur këtë që është ngatërruar nëpër gazeta e revista dhe pse të gjitha këto nuk janë thjesht detaje formale për ata të dy, që tashmë i kanë mbushur gjashtë vjet bashkë. Luizi tani jeton në shtëpinë e tyre kur vjen në Tiranë, është bërë shok i ngushtë me të vëllain e Megit, i pari nga familja e saj që e ka njohur Luizin, po i shkon muhabeti shumë mirë dhe me të atin e saj… “Ata të tre janë një natyrë, flasin e qeshin shumë, bëjnë batuta, e sa herë mblidhemi, ata flasin e unë e mami ndijmë. Kështu ka qenë që në fillim, unë e Luizi jemi krejt natyra të ndryshme, ai më i hedhur, e unë më e tërhequr”. Kjo natyra e tij, humori tipik prej shkodrani dhe e qeshura e përhershme e karakterizoi edhe në takimin e parë me familjen e Megit, ku bën pjesë, as më shumë e as më pak, po vetë kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë. “Jo, jo nuk e kishte problem fare, ishte shumë i çlirët”, – kujton Megi ditën, kur pasi ishte kthyer nga Strasburgu, tre vjet pas lidhjes, vendosi që atë djalin që e ngacmonte një fije, “me sytë e bukur” ta prezantonte në familje. Dhe çdo gjë shkoi mirë në atë takim. E kur shkoi atëherë, tani nuk ka ngelur më asnjë barrierë. Luizi dhe Jozefina (Znj. Jozefina Topalli, sepse ne nuk i kemi këto konfidenca) i thërrasin njëri-tjetrit në emër. Bëjnë bisedat që bëjnë anëtarët e një familjeje. Shkojnë të gjithë bashkë të pushojnë në Durrës, shpesh udhëtojnë… dhe këto janë çastet më të bukura. “Është shumë bukur kur jemi të pestë në makinë e nisim këndojmë, sepse dhe ne të gjithë në familje na pëlqen shumë muzika”. Kështu që një dhëndër (ende jo zyrtar, ama, që të jemi në rregull me termat) këngëtar, dhe shkodran për më tepër, ka rënë si me porosi në familjen e tyre. Dhe tani, në verë, është pikërisht koha për të tilla udhëtime. Sa të mbarojnë zhvillimet parlamentare. Sepse dhe pse Luizi i thërret në emër, Jozefina (Topalli) nuk është thjesht mami i Megit, por është dhe kryetarja e Parlamentit, ku zhvillimet vazhdojnë dhe në verë. Në pritje, ata të dy organizojnë pushimet dhe kohën e tyre boshe të verës, ndonjëherë dhe bashkë me vëllain e Megit: në Shkodër, në Jug…por edhe në Tiranë, në ndonjë lokal që ta largon ndjesinë e ngecjes në kryeqytet në pik të sezonit veror…si ai që propozoi Megi, pranë shtëpisë së saj, që të zhvendos vizualisht diku në…Tiki.

Jozefina Topalli ka thyer akullin.

Pas heshtjes së gjatë nga selia e Partisë Demokratike, Nënkryetarja e kësaj partie, Jozefina Topalli ka thyer akullin.

Me anë të një statusi të publikuar në rrjetin social, Facebook Topalli ka falenderuar të gjithë mbështetësit e PD, por nuk ka përmenduar humbjen. “Falenderim dhe mirënjohje për çdo militant, anëtar, simpatinzant e votues të Partisë Demokratike. Falenderim dhe mirënjohje për mundin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë absolute me të cilën mbrojtët alternativën dhe votën tonë", shkruan nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli.

Ndërkaq edhe deputetja e qarkut të Fieri, Mesila Doda me anë të një mesazhi në Facebook, i ka bërë thirrje mbështetësve të PD për reflektim, duke e cilësuar këtë si momentin më të vështirë që pas vitit 1997.

Ekskluzive, Ilir Meta do i bashkohet prapë PD-së!

Nga burime e afërta të Partisë Demokratike, kryetari i LSI-së Ilir Meta ka pranuar që t`i marrë 18 deputetët nga koalicioni i majtë dhe t`i bashkojë me partinë e Berishës nëse pranohet që ai të jetë kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë.

Thuhet se Berisha e ka pranuar këtë ofertë dhe me të njejtën ofertë do të jepë dorëheqje nga PD-ja.

Pra pritet zyrtarizimi i një koalicioni të ri Meta – Partia Dekokratike pa Berishën, i cili pas humbjes do të tërhiqet nga skena politike.

Braçe: E njihni një farë Berat Buzhala? Është injorant!




Deputeti socialist, Erjon Braçe i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Berat Buzhalës, duke i thënë se ajo çfarë ka shkruar për të është injorancë, se ai nuk e urren rrugën, për më tepër rrugën e kombit, por urren korrupsionin dhe përfitimet në emër të saj.

Braçe e ka quajtur Buzhalën, injorant

Postimi i Braçes për Buzhalën:

"E njihni një farë Berat Buzhala?
Me thone qe qenka deputet ne Kosove.
Paska shkruar sot edhe per mua e paska thene se:
Erjon Brace dhe soji I tij ka urryer "rrugen e kombit".
Nuk do ta therras Berat se ndyj Beratin tim me te. Poooor dy fjale dua tja them:
Ne Kosove te njohin per nje injorant tipik, te pa ditur dhe arrogant!
Une po te respektoj si te tille, jo ndryshe!
Injorant! Une nuk urrej rruge! (Perendi, cfare idioti, urren rruge thote. Si urrehen RRUGET).
Injorant! Une urrej korrupsionin!

Ne rrugen qe ti e quan te kombit abuzimi ka qene tmerresisht I madh, shume shume I madh.
Jane vjedhur parate e mia e te cdo shqiptari. Te tuat jo! Ti nuk PAGUAN taksa ne kete vend!
Natyrisht, sa here te ndodhe qe dikush, socialist apo pedeist te vjedhe parate e shqiptareve, une do te hetoj, deshmoj e luftoj kete akt kriminal!
Injorant! E di qe e ke te veshtire ta pranosh kete per shkak te ngushtesise mendore e morale.(per fat te keq I perket nje ambienti teresisht korruptiv).

Poooor, Ky eshte problemi yt! Ne dac te pelqeje e ne dac jo!
Me kete rast po te njoftoj se per aq sa perfaqesoj, bindje e njerez, ndershmeri e patriotizem modest, dje jam rizgjedhur deputet, per here te 6-te ne Kuvendin e Shqiperise sime!
Po ti kush je?
Gjithe te mirat injorant! Ndricohu!"

"Unë personalisht jam i bindur që Berisha e ka bërë një punë të mirë për Shqipërinë gjatë mandatit 2005-2009. Unë personalisht mendoj, gjithashtu, se Berisha e ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ndërtimin e rrugës së Kombit, projekt të cilin aq shumë e ka urryer Erion Brace dhe lloji i tij. Pra, Berisha, me të mirat dhe të këqijat e tij do të futet në histori si një kryeministër absolutisht `interesant` dhe polarizues. Emri i tij do te lidhet ngushtë me tranzicionin shqiptar", kishte shkruar Buzhala në një shkrim autorial.

AMANETI I FAN NOLIT

Rasim Bebo 

Zgjedhjet e 23 qershorit konsiderohen shumë të rëndësishme për të ardhmen e fatit të vendit dhe të zhvillimit demokratik të Shqipërisë. Kryeministri i ri, në qoftë se dëshiron të gdhendet emri i tij në historinë e kombit shqiptar, duhet në radhë të parë të punojë shumë, për lartësimin e sovranitetit të plotë kombëtar, të ashtu siç është gdhendur emri i mbretit Zog. Kur figura patriotësh të njohur të ortodoksisë shqiptare e pyetën mbretin Zog se si do t’i bëhej hallit për pavarësinë e KOASH, meqenëse Patrikana e Stambollit nuk pranon, ai u përgjigj: “Në Shqipëri jam unë mbret, nuk është Patrikana e Stambollit”. Dhe ëndrra e Fan Nolit u bë realitet. (Prof. Dr. Eshref Ymeri “. (1).

Tani i jepet rasti kryeministrit të ri, veç problemeve të tjera që i dalin për kombin, halli më i madh është uzurpimi i Kishës Noliane, është pa dyshim më fatalja e veprave antikombëtare të kryera në këto 100 vjet jetë të shtetit tonë nga politikanët shqiptarë.

Ajo që përbën thelbin e këtij artikulli, është amaneti i Fan Nolit, i cili nuk u vlerësua, gjatë gjithë fushatës së zgjedhjeve, nuk u tha asnjë fjalë për plagën e kombit shqiptar që e ka mbi kurriz, përulja ndaj kishës greke, që është fitorja më e madhe e saj të shekullit të kaluar. Për gjatë këtyre dy dekadave, është zgjeruar në mënyrë të mahnitshme dhe është thelluar helenizmi në dëm të kombit shqiptar, duke i bërë gjëmën, siç thotë NOLI: “Rruhuni nga kisha greke në qoftë se nuk doni t’u bëjë gjëmën”.

Ka 22 vjet që ajo po e kthen Shqipërinë në Helenizim, duke bërë kisha, shkolla, varreza me kufoma shqiptarë për ushtarë grekë dhe kohët e fundit iu shtua midea për të gërmuar në 700 vende për të kërkuar eshtra të ushtarëve grekë të vrarë deri në afërsi të Elbasanit, ku s’ka pasur shkelur kurrë këmbë greku andej. Me paturpësi, prifti Janullatos po prish monumentet e kulturës Shqiptare, duke dalë mbi ligjet kushtetuese që e ndalojnë.

Këtu do të shihet edhe vëmendja e kryeministrit të ri, për pastrimin e Shqipërisë prej hordhive greke me Janullatosin në krye, nëpërmjet një ultimatumi të diktuar nga ky kryeministër. Për herë të parë u dëgjua zëri i ish presidenti Moisiu: Priftërinjtë ortodoksë në Shqipëri predikojnë greqisht. Tiranë 15 qershor 2013 - ish kryetari i Shqipërisë Alfred Moisiu në një intervistë për Gazetën Shqiptare ka kërkuar që priftërinjtë Ortodoksë të japin meshën shqip “Ka disa pakujdesi në kisha.

Në disa raste, shërbimet fetare mbahen në gjuhën greke, kur duhet mbajtur në gjuhën shqipe”. (2) Rasti i dytë, kur “Aleanca Kuq e Zi” kërkoi prej Janullatosit që të shpallë shenjtor At Stath Melanin, burrin e shquar të Shqipërisë, i cili që nga fundi i shekullit 18- predikonte në gjuhën shqipe në kishë dhe për këtë e vranë në pabesi paraardhësit kriminelë të armikut të urryer të kombit shqiptarë me emrin Anastas Janullatos ... Ai do të shpallet shenjtor kur pas shporrjes së Janullatosit nga Shqiperia në krye të KOASH të jetë një figurë e nderuar shqiptare,.(3). Ku e gjen këtë mbështetje kaq të madhe Janullatosi në Shqipëri? E para të firma e Presidentit Ramiz Alia që i hapi derën e mirëseardhjes të përfshihej te strategjia e tij për të dalë në krye të KOASH. Ramizi u betohet: Kapitalistt dhe pronarët e ardhshëm, në një vend socialist, të jemi ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji, brenda 2-3 legjislaturash, do të arrijmë që nga klasa komuniste, të kryjojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes, që e kemi planifikuar dhe po e pregatisim vetë”.

...“Të jemi të suigurt, që e arthmja do të jetë e jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqëve tanë. (4) Nëse lind nevoja, do të kemi edhe mbështetjen Veri dhe Jugë të aleatëve të jashtëm ideologjik në pushtet...me ta na bashkon kauza e jonë e përbashkët, që është pushteti i komunistëve. Pavarësisht nga nuancat dhe diskordancat e përkohshme”.

 Dihet që këto klasa politike në Shqipëri që ulen e ngrihen njëra pas tjetrës kanë si jastëk Janullatosin grek dhe janë të lidhura ngushtë me fije të dukshme e të padukshme me partitë kryesore greke për të ruajtur karriget e tyre. Këtu e gjen mbështetjen Janullatosi. Më shumë nga historianët dhe intelektualët shqiptarë, që janë në Shqipëri për këto 23 vjetëve të fundit, që kryqëzojnë Janullatosin, janë Avdi Baleta dhe Pëllumb xhufi, ky i fundit, në funeralin e Ramis Alisë lëshoi pika loti hidhërimi me shoqërimin e fjalimit funeral, që mbajti.
Për të çuar në vend amanetin e Nolit, duhet të dimë se kush është Janullatosi. P. Xhufi, të cilin e intervistoi D. Ndrenika, shkruan: “Në këto dy dekada të drejtimit të KAOSH-it, ka luftuar ashpërsisht e egërsisht për të ç’bërë profilin Nolian të Kishës Ortodokse Shqiptare dhe për shpërfytyrimin e gjuhës shqipe. Ka ngritur kisha të panumërta të stilit grek, ai ka vepruar qëllimisht për të identifikuar si grek, qoftë kishën, qoftë besimtarët ortodoks shqiptarë.

 Në Greqi, në Evropë apo në Amerikë, Janullatosi prezantohet si kreu grek i kishës ortodokse “greke” dhe i besimtarëve ortodoksë “grekë” të Shqipërisë. Janullatosi është autori i krimit të kobshëm të xhvarrosjes së kufomave të banorëve civile, burra, gra e fëmijë, dhe i kontrabandimit të eshtrave të tyre si eshtra të ushtarëve grekë. Janullatosi nuk pati frikë as nga ligji shqiptar, as nga Perëndia e as nga kanunet e Kishës së Shënjtë, as me kanunin e kishës së Grigor Nisanit, i cili thotë se “zhvarosja dhe trazimi i eshtrave konsiderohet njëlloi me vrasjen”.

 Janullatosi nuk shprehu asnjëherë keqardhje në vitin 1999, kur masakrohej populli i Kosovës nga krimineli sërb Milosheviçi. Përkundrazi ka shprehur solidaritetin e tij me kishën sërbe dhe me klerikët sërbe. Ndërsa mitropoliti i Beratit Ignati, deklaroi në ceremoninë e shugurimit të kryepeshkopit të ri sërb Irineut, se “besimtarët shqiptarë ishin me popullin sërb gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999” dhe se “Kosova është Jeruzalemi i Sërbisë”.

 Janullatosi me përpjekjet e Athinës dhe të diasporës ka emëruar dy mitropolitë të tjerë grekë, atë të Beratit dhe të Gjirokastrës, duke betonuar raportin 3 me 1 në Sinodin e Kishës. Me këtë ka vulosur të ardhmen e drejtimit grek të KOASH-it edhe pas vdekjes së tij. (5). Vallë si durohet nga qeveria dhe Akademia e Shkencave shqiptare kjo tradhti kaq e madhe? Dihet se Janullatosi është Jastëk i dy partive të mëdha PD dhe PS, në vazhdimin e forcimin e vijës komuniste helenizuese në Shqipëri. Por edhe të vdekur të jenë, do të gjykohen për këtë tradhti kombëtare.

 Flitet se: “Shqipëria ka nevojë për rotacion shumë më të madh dhe të thellë, duke nënkuptuar largimin e tërë politikanëve aktualë dhe ardhjen në skenën politike të një brezi të ri, të painfektuar nga enverizmi, si mundësi e praktike. (6) Ramiz Alia në testamentin e tij ka lënë: “E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur gjak, do të derdhim përsëri, po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë ne dhe fëmijët tanë. Nëse ndodh, që të na marrin pushtetin, dhe të na rrezikojnë, atëherë harram na qoftë, nëse nuk dimë të mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës... (7).Studiuesi Hamdi Jupe shkruan: “...Tek ky “normalitet” anormal i autoriteteve të larta të arsimit shqiptar ndaj atyre mijëra studentëve shqiptarë që kanë mbaruar shkollat jashtë vendit. ...

Për vitin 2011, janë njohur më shumë se 650 diploma. Kjo do të thotë se këtë vit numri do të shkojë mbi 800 veta të diplomuar jashtë vendit, që do t’u jenë njohur diplomat këtu, në atdhe. Entuziazmohem me këto shifra. I gëzuar drejtohem për në Ministrin e Arsimit dhe të Shkencës për të mësuar se kur do të shpërndahen këto diploma të njohura.

A do të ketë ndonjë ceremoni simbolike për këtë, apo jo? Sepse në verë është një rast i mirë që dikush nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës të takojë qoftë dhe një pjesë të këtyre të sapodiplomuarve. Pse jo, edhe vetë ministri i arsimit dhe Shkencës . Pse jo, t’u afrojë studentëve më të mirë p. sh. 10 për qind të tyre, ... si shenjë se atdheu mendon për ta, se atdheu i ka sytë edhe tek ata. Ata i kane afruar atdheut gatishmërinë e tyre për t’u kthyer e punuar këtu. Por kjo gatishmëri nuk gjen përgjigjen e merituar nga qeveria shqiptare. Me ta nuk ka as takime, as fjalime, as premtime. Ata kanë mbaruar shkolla të mira jashtë vendit. Atje nuk kane marrë diploma me mik e as me para. Lexuesi e kupton vete. (8).E kundërta ka ndodhur në Japoni. Mbas revolucionit borgjez në Japoni në vitet 1861-1863, u dërguan në universitetet më të mira të botës, dy turne studentësh: në turnin e parë rreth dekadës së shtatë të shekullit 19, u dërguan 10.000 studentë që kishin mbaruar shollën e mesme shkëlqyer. Perandori Japonez i mblodhi dhe i këshilloi duke u thënë: “Të mbani vetëm uniformën japoneze dhe të ktheheni me notën e shkëlqyer”. (Për ilustrim përmendet se vetëm një student në vend të notës 30 mori notën 29, dhe ky bëri harakirin në qytetin Hale të Gjermanisë). Në turnin e dytë u dërguan 20.000 me shkollë të lartë të çdo profesioni sidomos në Evropë dhe Amerikë, te punonin si punëtorë të thjeshtë në çdo dikaster që lidhej me dijet e tyre, me qëllim për të vjedhur sekretet e teknologjisë se kohës. Këta mbas disa viteve u kthyen në Japoni dhe e bënë Japoninë moderne.

(9).A do të mundet vallë ky Kryeministër i Shqipërisë të largohet prej busullës së Ramiz Alisë, për të pranua ajkën e kulturës të ardhur nga jashtë për të ndriçuar atdheun e dashur Shqipëri?...

Deklarata e dalë nga mbledhja e Këshillit drejtues të Federatës Panshqiptare Vatra: “VATRA”, si organizatë patriotike që shqetësohet për fatet e atdheut dhe me një histori të gjatë antikomuniste, i bën thirrje popullit shqiptar të jetë kundër ardhjes në pushtet, të çfarëdo forme, të partisë komuniste, si rrezik real për fatet e demokracisë së brishtë shqiptare: të votojë kundër rivendosjes së bustit të diktatorit në sheshet e qyteteve shqiptare ... që rrezikon stabilitetin e vendit. Vatra i bën thirrje popullit shqiptar të distancohet kundër aleancës “Rilindja 8 nëntorëshe,” të votojë kundër forcave që duan rikthimin e komunistëve në pushtet. (10). Nga Astrit Lumezi: “...

 Trashëgimtarët e partisë së Enver Hoxhës kërkojnë që më 16 tetor, me rastin e 105 vjetorit të lindjes së udhëheqësit të tyre, të vendosin bustin e tij, një monument në bronz me uniformë ushtarake ... te sheshi para piramidës. Kreu i Partisë së Punës së Riorganizuar Marko Dajti, thotë se ne nuk do të lejojmë të luhen lojëra politike me këtë bust, qoftë nga Sali Berisha qoftë nga Edi Rama. E kemi ruajtur me armë në dorë këtë bust për 22 vjet dhe po me armë jemi të gatshëm ta vendosim te vendi që i takon.  (11).

 Edi Rama si pasardhës besnik i klasës komuniste dhe i Ramiz Alisë është shprehur se Enver Hoxha ka vetëm ditëlindje. Edi Rama mundet të lëkundet, por duhet të thotë prerazi “JO”. Rezoluta çame u tradhtua nga vetë udhëheqësit çamë, në vend që të ishin kompaktë, u ndanë në dy parti kryesore dhe në vend që të vinin kusht për votimin e miratimit te Rezolutës ose të dilnin nga Parlamenti, ndonëse këtë e deklaruan, por nga interesi personal nuk e benë. U pa se kjo rezolutë pengohej nga brenda në vitin 2004, prej Fatos Nanos dhe Sali Berishës, që ishin dy barriera kryesore që sabotonin rezolutën. Sepse po të donin ata, gjithçka do të përfundohej shpejtë. Ata të dy ishin njerëzit që i vunë gur në rrota miratimit të rezolutës për çështjen çame. Sigurisht, pengesa kryesore dhe presioni më i madh vinte nga greku. Ne duhet të dilnim me një votim unik dhe unanim për rezolutën Çamërisë. Aty do te kishim treguar unitetin tonë politik për çështjen tonë kombëtare.

 Dhe nga ana tjetër do të hapnim rrugë ndërkombëtarëve për zgjidhjen njëherë e mirë të kësaj padrejtësie. Kjo padrejtësi u zhvillua edhe në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit me nuanca tallje dhe mashtrimi. Tani do të presim zgjedhjet e tjera për t’u tallur në qoftë se vazhdon e njëjta konjukturë.

A nuk është kjo një tradhti e madhe? Sot, pas 23 vjetëve, shumë gjëra kanë ndryshuar për një zhvillim dhe përparim, këtë mund ta shikojmë në Shkodër, që komunizmi e përgjaku më shumë nga çdo rreth dhe sidomos vrau dhe zhduku ajkën e kulturës kombëtare të klerikëve katolikë. Këta djem e vajza dhe nipër e mbesa të tyre e fshinë atë gjakderdhje të llahtarshme dhe dhanë votën, kur juve z. Edi Rama keni deklaruar më pare se vini nga hiri i Partisë Komuniste.

Megjithatë, ky brez pret ndryshimin për të hyrë ne EB. Këtu do të shohim se sa do të vlerësoni Amanetin e Nolit, për kundra hordhive greke që kanë zënë kombin tonë për gryke. A do te jeni juve një kopje e qeverisë Japoneze, që rrëmbeu kulturën botërore për zhvillimin e vendit përpara 130 vjetëve. Ndërsa ne, na kthehen djemtë e vajzat me diploma të larta dhe nuk janë vlerësuar, tani ju do t’i vlerësoni për t’i dhënë hopin zhvillimit të atdheut, se nga askush nuk rrezikoheni!...

Referenca: 1. Prof. Dr. Eshref Ymeri, ‘Tribuna Shqiptare” 3 prill 2012.

 2. Alfred Moisiu, Gazeta “Illyria”, 20 qershor 2013, f. 27.

 3. Prof. Dr. Eshref Ymeri, “Tribuna Shqiptare”, 24 dhjetor 2012.

 4. Ramiz Alia, “Raporti ne biron politike”, Gazeta “Illyria”, 19-11- 2004, f. 11.

 5. Denion Ndrenika, “Hirësia e tij...”, gazeta “Illyria”, 18-10-2010, f. 30.

 6. Andon Dede, “Habi, keqardhje dhe turp”, “Tribuna Shqiptare”, qershor 2013.

 7. Rasim Bebo, “Strategjia e Ramiz Alisë”, “Artikuj dhe ngjarje”, bot. 2012, f. 229.

8. Studjuesi Hamdi Jupe, Opinion e enjte 9 gusht 2012.

 9. Nga Historia e Lindjes se Largët.

 10. Nga Vatra, “Kundër ardhjes në pushtet,...” gazeta “Illyria”, 24-6-2013. F. 26.

 11. Astrit Lumezi “Do të rikthejmë bustin...” gazeta “Illyria”, 17-6-2013. F. 15.


Addison Çkago qershor 1013.



Xhepi i "fshehtë" i ligjit

Kujtimit të tim eti, Hazis Hysit

Tregim



Nga Përparim Hysi


Ky tregim imi, si të gjithë tregimet e tjera që kam shkruar, mund të marrë formën e një triptiku të mirëfilltë. I shtrirë në kohë e hapësirë që nga mezshekulli XIX- të, për t'u ngjizur në shekullin e XX-të dhe, për çudi, edhe në fillimet e këtij shekulli, ende qëndron ashtu as i gjallë dhe as i vdekur. I varrosur dhe i zhvarrosur nën mjegullën e kohës. Tregimi, në thelb, ka pronën. Atë pronë që për shekuj dhe shekuj,ende, nuk ka shkuar tek i Zoti. Ka ndodhur pak ashumë kështu: I zoti e jep, po nuk të lë tellalli. Prona është aty para sysh: e gjallë dhe gati të flasë. Por tellalli (nënkupto ligji) , ia ka marrë gojën pronës. i ka thënë, kur thotë turku :"sus!" dhe o e ka tjetërsuar, o e ka "ngrirë" për ta "shkrirë" në kalendrat greke a ca më tej. Nuk e kam zakon që t'i bie pragut që të dëgjojë dera, por i bie drejt e drejt, për ta çuar lexuesin atje ku rreh çekani. Pra, qëllimi im, përmjet këtij tregimi kaq real ( oh, unë ia kam pirë tërë palcën kësaj kocke të pronës,sa mënd më del për hundësh), është të bëj apel për pronat. Pronat e patjetërsueshme, me të cilat, si regjimi komunist, por, për fat të keq, edhe ky i paskomnizimit, sikur ka lozur arushë dhe në vënd të vinte vetullat i ka nxjerrë sytë.
Kur them se tregimi im ka formën e një triptiku, nuk e them kot. Jam i drejtpërdrejt dhe, për të mos e lodhur lexuesin, po rrëfehem.


* * *
Mesviteve të shekullit XIX-të, një katragjyshi im që i shërbente babadovletit (sulltanit turk), paska bërë një heroizëm: në betejë e sipër paska zënë rob një gjeneral armik. Sulltani e shpërbleu katragjyshin tim me titullin bej dhe bashkë me fermanin i dhuroi një goxha pronë që jo vetëm, në atëkohë të bënte zengjin, por, në fund të fundit, nga kjo pronë e madhe (është dhe sot e kësaj dite në qindra hektarë), vetëm të mira shikon. E bëri me ferman sulltani dhe, prej asaj dite të largët, titulli bej qe si një apendiks në fisin tonë, në Vërzhezhë të Skraparit. Bejllerëku shkoi e vajti si një atavizëm që koha e bëri dalje, por prona,ama, aty është. Në këtë sipërfaqe prej qindra e qindra hektarësh ka një pasuri të patundshme me vlera të pakompensueshme: kullota për bagëti, pyje, gurore e të tjera. Kjo pasuri me tapi me vulë të thatë shkoi për dhjamë qeni në kohën e sulltanit të kuq dhe shpërdorohet si mall pa zot, nga të fortët që kanë krahë në pushtet sot. Dikush do të thotë: ky po tregon përralla dhe duke humbur dhe kthiellimin,se goxha plak është ( e pranoj që mosha bën të vetën, por,deri tani, jam i kthiellët siç dhe kam qenë ). Por duke folur për këtë pronë kaq të madhe, unë nuk flas me apriori, por me nje realitet shumë domethënës.


* * *

Kishim ardhur në Myzeqe në vitin 1941. Nuk ishte themeluar partia. E blemë tokën në Petovë të Fierit me flori. Erdhëm ne në Petovë dhe ashtu si : shih rrushi-rrushin e piqet, pas nesh erdhën dhe të tjerë skraparlinj me të cilët kishim të bënim. U bëmë gati 10 familje. I gjithë fshati kishte 29 familje dhe veç ne, skraparlinjëve, kishte kosovarë,bosnjakë dhe një familje çame. A sa për arixhinjtë që qenë, pothuaj, mu mbi kurrizin tonë, ne nuk i llogarisnim jo se i përbuznim, përkundrazi: i donim dhe i ndihmonim, por këta (nja 20 e ca familje nuk kishin asnjë pëllëmbë tokë). Pra, nuk kishin pronë. Pa pronë,- them unë,- je kot. Je kështu si unë: Përparim-be, me pantollona me andra ! Pra, të rroftë bejllëku. Se mishin babai dhe kockat këlyshi. Mos dalë nga tema. Erdhëm e blemë me flori,por mbaroi lufta dhe,sa u bë reforma agrare, na morën tapitë e vjetra dhe na dhanë të rejat. Pa u tharë boja mirë tek tapitë e reja, ra "kolera". Filloi kolektivizimi dhe, ndërsa bosnjakët e kosovarët, nuk u bënë kooperativë, ne hëngrëm hapjen. Kur them ne, e kam fjalën për skraparlinjët e vendosur në Petovë. Dhe, ndërsa Aleks Çaçi këndonte: " Lërojnë së bashku njëzet pend qe/ Ashtu Myzeqe!", kjo këngë gjëmë ( se gjëmë qe kolektivizimi!) për skraparasit e Petovës, duhej të këndohej: "punojnë së bashku njezet bujq, se laj-thaj në gjithë këtë kooperativë të madhe ( të më ndjejnë gjuhtarët e sotëm që po e shkruaj me dy o këtë fjalë,se jam me të vjetrën), lëronin së bashku 4 pendë qe. Pra e gjithë ekonomia kishte tokë pa hesap, por qe për ta punuar kaq kishte. Një familje skraparase, ajo e Hamitit nuk u bë. Nuk u bë dhe po kalonte viti, po pse ndaheshin ata skraparlinjtë e Tiranës. Aty nga fundviti u bë dhe Hamiti. Im atë, ndjesë pastë, qe shef llogarie. Qemë mirë e bukur si individë, por me kolektivizimin po bënim prokopinë e breshkës. Tokë nuk na lanë fare dhe, petovas qe ai që ia tha këngës kur morën tokën që na dha reforma agrare:" Hëm na i dhe, hëm na i more, o moj bythëza shaptore!". Punët në kooperativë çdo ditë e më keq dhe një ditë prej ditësh, shefi i llogarisë, u hipi këmbëve dhe shkoi në Tiranë. Fati i madh që një prej kushërinjëve tanë, i ndjeri Syrja Hysi, qe bërë zvëndësministër bujqësie. Një rrugë e dy punë, qe ky i fiundit ( i ndritët shpirti ku prehet !) që ndihmoi që kooperativa e "madhe" të shkrihej. Anëtarët të lirë:o në fermë Çlirimi o ku t'u bëhej më mirë. Gëzimi i madh. Ik të ikim. Inventarin dhe ç'do vilej pas këtij inventari do ta bënte shefi i llogarisë. Asetet do shiteshin dhe të konvertuara në lekë, do ndaheshin sipas kontributit (punës). Me laps hesapi dilte mirë, por u gjet dhe këtu një pengesë. Hamiti që nuk kish kontribuar që në fillim kërkonte pjesën. Puna shkoi në gjyq. U kthyen në bazë të intresuarët dhe vendosën: - Ti, Hazis ( është fjala për tim-et!) ndiqje këtë gjyq dhe, pasi ta fitojmë çështjen, do të japim dhe ato që ke harxhuar npër gjyqe. Filloi gjyqi. Po si në atë kohë dhe sot, gjyqi i ngjan atij berberit që të lag sot e të rruan mot. Në gjyqin e parë që u bë në Fier,gjyqi vendosi në favor të tjerëve. Hamiti bëri diktim në Vlorë. Vlora vendosi për Hamitin. Hidh prit sa në një gjyq në tjetrin, më së fundi (ka qenë 30 dhjetor 1959), babai erdhi tërë gëzim në shtëpi. Ma dhanë çekun. Nesër do ta thyej në bankë dhe secili të marrë djersën e ballit. Natyrisht, babai im i shkretë, do merrte dhe atë hakën ku grisi një palë këpucë. Mezi priti të gdhihej dhe hapur pa hapur banka, i pari tek sporteli. E zgjati çekun jo pa gaz ( s'i thonë shaka bridh Fier-Vlorë-Tiranë e vice versa), kur arktari i dha mandatën: - Sipas ligjit ka kaluar një vit nga "ngrirja" e aseteve dhe ç'rrjedh nga shitja e tyre, kalojnë në arkën e shtetit !!!! Ndjesë pastë, babai im, sa herë qe i mërzitur,ia merrte këngës. Qe këngëtar i madh. Po si mos këndoje pas kësaj të "fshehte" ligjore që shtrinte panxhat mbi pasurinë private. Askush prej atyre që u zotuan për t'i kthyer qoftë dhe një lekë për harxhet poshtë e lart, nuk u bë i gjallë. Qe njësoj si të zije lepurin për t'i mbathur opingat.


* * *

Erdhi demokracia. E pritëm krahëhapur se jo vetëm fituam lirinë e vërtetë, por do merrnim dhe pronat. Im atë nuk e arriti atë ditë, por rronte xhaxhai dhe, tek punoja si kryetar pluralist në zonë qëndër në Fier, më erdhi në zyrë. Pasi u përqafova me të, më thotë:
- Nipçe, në Vërzhezhë ne me gjithë kushërinj kemi gjithë atë pronë, a nuk merresh ti me kërkimin e asaj prone se dhe me shkollë je. Unë, nga që qeshë djegur nga qulli, zura dhe i fryjta kosit: - Ta ndjek ashtu si im atë që shkoi për leshë dhe u kthye i qethur.As mos shpreso se mund të merrem me atë punë. Dhe nuk u mora,as unë dhe as ndonjë tjetër që kishte të bënte me këtë pronë që është e sot e kësaj dite e të gjithëve dhe e askujt. Por,ja që nuk është e ndershme kështu.

* * *

Edhe ca kushërinj tanë në Vërzhezhë kanë pronë të tillë, megjithëse referuar arshivave atyre që e kanë parë,( ne, bejlerët e qëmtomë kemi më shumë). Mirëpo në trungun e kushërinjëve tanë doli një pinjoll i gjallë. Një njeri dhe me formim ,por dhe me kapital financiar. Sherri do nge dhe davaja do para, thonë. Ky i sherrit nuk është fare, por kohën e ka me pashë dhe ngrohtë nga vakti dhe iu fut detit përmes. Bëri 6 vjet të mira gjyqe (epo drejtësia ka shpejtësinë e gurit,jo kur bie,po përfytyro një gur të rëndë të ecë!). 6 vjet harxhime lekë dhe kapitale të tjera dhe, më së fundi, ia arriti: - Sipas tapive origjinale të kohës ( thoni, po deshët, të babaqemos!),por e kopsiti vendimin e njohjes së pronës prej 55 hektarë për secilin prej 5 bashkëpronarëve që njihte ligji i kohës. Natyrisht, ata sot janë shtuar shumë, por, sidoqoftë, erdhi haka tek i zoti. Imkushëri pati korajo të madhe dhe luftoi,kur i thonë "edhe i vetëm e trim në luftë", por tani që u kthye me fitore nga kjo maratonë vrasëse gjyqësore, ndjehet sikur me të vërtetë të ketë fituar një luftë me një goliath që më se real, është i klonuar nga ligjet tona made in Maliq ! Tek e mbyll këtë tregim, shtroj pyetjen: po unë e mijëra e mijëra të tjerë që nuk i kanë këto këllqe të timkushëriri, si mund t'i fitojnë pronat e tyre, kur një gjë dihet mirë: Arshivat janë. Pronat janë. Pse mos bëhet një shpallje përmjet organeve të drejtësisë, ku të dalin ekzaktësisht pronat dhe pronarët dhe qeveria jo t'u bëj zbor shtetasve të saj, por të vjelë nga ata,sipas ligjit, vlerat financiare dhe t'u kthej atyre pronat. Pa bërë këtë, kurrë nuk do ketë as demokraci dhe as qetësi. Unë shpresoj ,sado që i madhi Asdren diku ka thënë: " Shpresa është malli që shitet më lirë". Të ketë qëlluar në shënjë rilindasi i madh. Dhe nuk jam negativist që të besoj në atë proverbin italian që thotë: "Njeriu rron me shpresa të mëdha dhe vdes me brekë të dhjera !" Epo të thëna janë. Shpresoj se do bëhet.


Tiranë, 1 korrik 2013

2013/07/01

Ç'ËSHTË PROGRAMI D.D.D.NË KOMPANINË FLOMED PRISHTINË?


PTC “FLOMED” - SHËRBIMET DDD

RRETH NESH



HISTORIKU I PTC FLOMED PRISHTINË

PTC FLOMED PRISHTINË është prezent që nga viti 1987 me një numër të madh të klientëve.
Ne si përfaqësues, çdo vit duhet të vijojmë trajnimet në: Borer chemie AG Zvicër,Schülke-Mayr GmbH Gjermani Gjithashtu çdo 3-6 muaj na bëhet vizitë nga Departamenti teknik i të Fabriakve të sipërshenuara me qëllim të kontrollimit të klientëve aktual, të përdorimit të preparateve kimike dhe të procedurave tjera.
Në këtë mënyrë, ne mund të garantojmë shërbim cilësor të të gjithë klientëve dhe me këtë e mbrojmë reputacionin e Flomed-it .

Ne jemi shendërruar në një kompani novatore e cila beson në cilësi, efektivitet, siguri dhe trajnime.
Kompanitë e tjera per parandalimin e dëmtuesve tek ne por edhe në vende tjera në mbarë botën përpiqen t’i kopjojnë standardet dhe metodat tona, por meqë e dimë që ky biznes është në zhvillim të vazhdueshëm, ne gjithnjë do t’i përsosim metodat tona.


FLOMED PRISHTINË është i certifikuar nga HACCP dhe AIB për përdorim të sigurt të preparateve kimike dhe kjo ka rrol të rëndësishëm sidomos tek prodhuesit ushqimorë dhe konsumatorët e tyre.

Të gjitha preparatet tona kimike janë te aprovuara nga:
EPA USA (Agjensioni për mbrojtjen e ambientit) www.epa.gov



Intro image



Ne i kuptojmë nevojat e juaja.
Ju nuk i doni dëmtusit në ndërtesen tuaj, dhe doni që ta minimizoni përdorimin e preparateve kimike në mjedisin tuaj.

GARANCIONI



Ne garantonjmë që do të jeni të kënaqur me shërbimet tona.
Nëse ka ndonjë problem me ndonjërin nga shërbimet,
Do të vazhdojmë të kryejmë shërbimin tonë në pronën tuaj pa pagesë deri sa të mbeteni të kënaqur ose për shërbimin e fundit paratë do të ju kthehen.





Mbroitja në 3 zona nga PTC FLOMED PRISHTINË është zgjidhja për këtë!



ZONA E GJELBËR: PERIMETRI

Puna më e madhe e PTC FLOMED-IT  përqendrohet në zonën e Gjelbër.
Gjëja më kryesore që t’i mbani dëmtuesit jashtë objektit tuaj është që së pari t’i mbani larg pronës suaj.
Programi i kontrollit tonë fillon me një kontroll të hollësishëm të pronës suaj.
Teknikët tanë i kërkojnë vendstrehimet dhe strofkat potenciale të dëmtuesve:
Drurët, shkurret, llumin, barin, vegjetacionin e kalbur, grumbujt e drurëve dhe të tullave, depot e vogla, vend-qëndrimin e kafshëve dhe burimet e lagështisë etj…të gjitha këto janë burim i shumimit dhe aktiviteteve të dëmtuesve.
PTC FLOMED  i trajton këto vende me granula, preparate likuide etj, për ta krijuar një zonë mbrojtëse të perimetrit në ato vende të jashtme pra duke e pakësuar popullatën e dëmtuesve përreth objektit.





ZONA E VERDHË: PIKAT HYRËSE

Zona e verdhë është mbrojtja e fundit e jashtme për ndalimin e pushtuesve që të hyjnë mbrenda.
Kjo zonë fokusohet në vendet përjashta menjëherë pranë ndërtesës, përfshirë dritaret, dyert, pragjet,pusetat dhe mbledhësit e ujit, pikat hyrëse të kabllove elektrike etj.
PTC FLOMED  vendosë një shirit lëngu, pluhuri dhe kurthesh etj për t’i ndaluar dëmtuesit që të hyjnë në zonën e kuqe.
Plasaritjet dhe të çarat ku mendohet të ketë aktivitet të dëmtuesve izolohen për tu mos lejuar hyrjen e tyre.



ZONA E KUQE: BRENDIA E OBJEKTIT

Është hapësira më kritike e stabilimentit. Vendet të cilat duhet të mbrohen nga kontaminimi. Shkaku i kësaj, do të përdorim vetëm produktet me cilësi afatgjate dhe të sigurt.
Për insektet do të përdorim karrem nëpër strofkat e insekteve.
Për brejtës në të shumten e rasteve përdorim ngjitësa special, kurtha dhe mjete të tjera mekanike pra rrall herë helme kundër brejtësve. Pra në pak raste përdorim Helm brejtësish brenda mureve të stabilimentieve tuaja.


PËRPARËSITË TJERA NGA FLOMED PRISHTINË

Përparësia më e madhe e shërbimeve tona është që preparatet tona janë PA ERË.
Njerëzit s’kanë nevojë të largohen nga ndërtesa kur ne e trajtojmë atë ndërtesë.
Era e preparateve kimike nuk i mbytë insektet. Në të vërtetë, erën e shkakton përzierësi me të cilin përzihen preparatet kimike.
Këta përzierës janë më të rrezikshëm për njerëzit se sa për insektet.
Një përparësi tjetër e shërbimeve tona është ajo që e quajmë : “Shërbim jo përgatitor”
Kjo domethënë që klientët tanë nuk kanë nevojë të përgatiten për shërbimin tonë dhe s’kanë nevojë të pastrojnë pasi që ta kryejmë trajtimin. Kjo ju kursen kohën dhe paratë.

PËRFITIMI

• Ne i përdorim mjetet dhe preparatet më të reja,
• Nuk përdorim Organofosfate dhe Karbamate dhe pa sperkatje,
• Teknikët tanë janë të trajnuar mirë dhe të certifikuar,
• Te certifikuar nga HACCP ,
• Perdorim sitemin e shërbimeve I.P.M,
• Kemi këshillime të vazhdueshme në qendrat tona në Evropë,
• Teknikët tanë janë kontrolluar dhe hollësisht është shikuar historiku i tyre,
• Teknikët e PTC FLOMED-IT  janë të trajnuar dhe të certifikuar nga drejtorët teknik në Gjermani dhe Zvicër.
• Ne krijojmë partneritet me ju dhe mjedisin,
• Ne bëjmë kontrollime të vazhdueshme,
• Teknikët tanë i komunikojnë gjetjet e tyre pas çdo vizite,
• Ju ofrojmë raport me shkrim për gjetjet tona.

RRETH AROMATIZIMIT

Ptc “Flomed”Prishtinë që nga viti 2012 ofron shërbime profesionale të aromatizimit në partneritet me kompaninë SCENT::LINQ e cila mirret eksluzivisht me prodhimin e makinave për shpërndarje të aromave dhe kompaninë GjermaneS-M  dhe atë Zvicërane Borer  të dyja këto të cilat merren vetë me prodhim të aromave.
Falë kualitetit të lartë të makinave dhe aromave kjo kompani është zgjëruar ne shume vende të botës si në:

Kolombi, Guatamala, Portugali, Spanjë, Franca, Danimarkë, Holandë, Belgjikë, Rumani, Qipro, Kosovë, Rusi, Israel, Algjeri, Katar, Kuvait, UAE, Bahran, Azerbeigjan, Nigeri, Afrikë, Hong Kong, Kinë, Tailandë, Japoni dhe së shpejti në shumë vende tjera.

SHQISAT E TË NUHATURIT:

Shqisat e të nuhaturit janë të vetmet shqisa të trurit të cilat funksionojnë 24 orë dhe janë të vetmet shqisa të cilat janë të lidhura direkt me memorje dhe emocione të cilat ndodhën në të njeitin vend të trurit të njeriut.




NDIKIMI I AROMAVE TE NJERIU:

Njeriu mund ti dalloj rreth 10,000 lloje të Aromave dhe merr frymë mesatarisht 30,000 herë në ditë.
Kjo më së miri nënkupton se sa shumë jemi të ekspozuar ndaj aromave dhe për këtë vendet e aromatizuara padyshim ndikojnë direkt në memorjen tonë.
Pra duke përdorur aroma specifike klienti mund të ju kujtoj juve edhe jashtë objektit tuaj.


dezodorizacija

NDIKIMI I AROMAVE NË BIZNES:

Është vërtetuar se aromat kanë ndikim shumë të madh në botën e biznesit duke lidhur ngusht klientin me juve prandaj shumë kompani në mbarë botën përdorin aroma si armë kryesore ndaj konkurencës.
“Qëllimi ynë është që të ju ofrojmë aroma sa më të këndshme,
duke ju krijuar lidhje sa më të fortë me klientin“



NDIKIMI I AROMAVE NË AMBIENT:

Rritë interesimin për ofertat apo produktet e juaja për: 35 %

Ndikon në blerje spontane për: 35 %

Ndikon në disponim dhe produktivitet të punonjësit tuaj për: 30 %

Satisfaksioni juaj: 100 %


MAKINAT

Makinat tona përdoren në mjedise të ndryshme dhe mbulojn sipërfaqe prej deri në 300 deri në 3000 M3 varësisht nga qarkullimi i ajrit dhe lloji i veprimtarisë.
Janë makina profesionale me kontroll kompjuterik i cili na lejon të planifi kojmë çdo ditë të javës duke caktuar orët e shpërdarjës së aromës dhe sasinë intenzitetit të shpërndarjës së aromës.
Për përhapjen e aromave makinat tona posedojnë teknologji Amerikane“submicron microdiffusion” e cila prodhon grimca deri në 1 mikron apo më të vogla ku edhe më një lëvizje të vogël të ajrit në një dhomë të madhe grimcat aromatike udhëtojnë dhe shpërndahen në mënyrë të njëtraitshme, homogjene dhe të shëndetshme në ajër dhe më pas zhduken pa lënë ndonjë gjurmë ose mbetje.
Kjo quhet edhe “avullim i ftohtë” ose “avull i thatë”
Makinat të tjera në treg prodhojnë grimca aromatike të madhësisë 80 mikron të cilat janë shumë të rënda prandaj ato bien në tokë pothuajse menjëherë, nuk zgjasin shumë dhe janë të lagështa.

AROMAT

Përparësia e aromave tona është se ato janë të përbëra në bazë vaji, pa gas, pa alkool, pa aerosol, nuk ndizen, nuk shkakotojnë alergji, kokëdhembje dhe janë aroma që zgjasin shumë në ambient.
Të gjitha aromat tona i permbushin rregullat e shendetit të BE-së, dhe janë të aprovuara nga IFRA (Shoqata ndërkombëtarepër aromë).
Për çdo aromë në kemi në dsipozicion të gjitha certifikatat, analizat dhe A-testet që tregojnë që janë të padëmshme për njeriun.
Aromat tona janë të aprovuara nga HACCP, ISO 9000 dhe ISO 9002.



BREJTËSIT



Brejtësit shkaktojë dëme të konsiderueshme të pronës me breitjen e tyre të pandërprerë.


PËRSE E BËJNË KËTË PËRVEQ KËRKESËS PËR TU USHQYER?

Dhëmbët e parë te brejtësve rriten vazhdimisht dhe si rezultat ata duhet vazhdimisht ti gërryjë ato që të ketnë mundësi të ushqehen pa pengesë përndryshe do të ngordhnin nga uria. Këtë gërryerje ata zakonisht e bejnë duke brejtur kabllo elektrike, derrasa dhe gjësende të ndryshme.










KAFSHIMI NGA BREJTËSIT:



Jo vetëm që brejtësit brejnë, ata gjithashtu mund të kafshojnë!
Një pickim nga brejtësit mund të përhapë Strep bakterje tek viktima e saj. Fëmijët e vegjël dhe foshnjat më së shpeshti janë viktima të kafshimit të brejtësve dhe ka shumë raste ku foshnjat kanë pësuar me humbjen e këmbëve, ose kanë vdekur si rezultat i kafshimit të miut.





2. DËMTUESIT DHE VEKTORËT



Vektorët, të tilla si pleshtat, rriqërat, marimangat, jetojnë së bashku me brejtësit.
Këto insekte mirëpresin brejtësit duke thithur gjakun e tyre dhe kështu transmetojë sëmundje nëpërmjet këtij shkëmbimi të gjakut.
Ata janë të njohur si transportues të një shumëllojshmërie të sëmundjeve si:
Tifoja murine, dhe janë konsideruar shkaktar për përhapjen e murtajës bubonike.
Infeksioni transmetohet pasi një plesht ka pickuar apo kafshuar një brejtës të infektuar dhe pastaj ka kafshuar një njeri.







KONTAMINIMI – NDOTJA



Salmonella: është bakterie e cila përhapet nga brejtësit me jashtëqitjet të infektuar. Kjo sëmundje sjell dhimbje barkut diarre , ethe etj.
Hantavirus: është gjetur në urinë, pështymë, feces të brejtësve të infektuar. Dikush mund të infektohen nëpërmjet inhalimi i pluhurit të ndotur, duke prekur gojën apo hundën pas punëve me materiale të ndotura, ose thjesht duke jetuar në një mjedis me brejtës të infektuar.

razlike izmedju misa i pacova

LLOJET E BREJTËSVE:

razlike izmedju misa i pacova

Domaći crni pacov


razlike izmedju misa i pacova


Sivi pacov



Bizamski pacov


Hrčak


Slepo kuče


Krtica

Miu i Qatisë

Karakterizohet me ngjyrë të zezë ose të kafët, 20 deri 25 cm i gjatë me nje bisht të gjatë dhe veshë të mëdhenjë. Zakonisht jetojnë në tavane dhe ushqehen me fruta.
Ky lloj I brejtësve është veshtirë të kapet sidomos udhëheqësi I tyre I ashtuquajturi Alfa Rat.


Miu Norway

Karakterizohet me ngjyrë të kafët. Ka peshë më të madhe se miu I qatisë por me gjatësi pak më të vogël. Ka sy dhe veshë të vegjël ndërsa bishi është më i shkurtë se trupi I tyre.
Jetojnë në tokë dhe preferojnë të ushqehen me mishra te të gjitha llojeve.
Edhe ky lloj e ka udhëheqësin e vet Alfa Rat.


Miu i shtëpisë

Karakterizohet me ngjyrë të kafët ose hiri të qelët me veshë të mëdhenjë he sy të vegjël. Preferojnë të ushqehen me gjithqka.
Ky lloj nuk ka udhëheqës prandaj kapja e tyre është pak sa më e lehtë.

Način provedbe obveznih DDD mjera - Tko? Gdje?
BUBASHFABAT

FURTARËT

Bubashfabat janë të pranishme që nga koha e dinosaurëve!
Një Bubashfabë mund të jetojë gati një muaj pa ushqim!
Një Bubashfabë mund të jetojnë rreth dy javë pa ujë!
Bubashfaba femër qiftëzohet vetëm njëherë gjatë jetës së vet dhe lind të vegjël gjatë tërë jetës!
Prej vetëm dy Bubashfabave mund te lindin rreth 100, 000 të vegjël në vit!
Një Bubashfabë mund të jetojë deri në një javë pa kokën e tij!
Bubashfabat mund të mbajnë frymën e tyre për deri në 40 minuta!
Bubashfabat kanë reflekset më të shpejtë se njerëzit.
Çdo Bubashfabë jeton deri në 7 Muaj!


Dezinsekcija bubasvabe
Bubašvaba
USHQIMI

Bubashfabat pëlqejnë ushqime të llojeve të ndryshme.
Ata gjithashtu hanë edhe sende të tilla si pastë dhëmbësh dhe libra!

VENDI KU JETOJNË

Bubashfabat jetojnë në vende të ngrohta dhe me lagështi dhe të errëta, si kuzhina, banjo, dhe vendet ku njerëzit hanë dhe pinë.

NDIKIMI

Bubashfabat zvarriten nëpër zona të pista dhe pastaj ecin nëpër shtëpitë tona prandaj bartin shumë baktere dhe mikrobe. Ata mund të kontaminojnë ushqimin nga lëkura e tyre.
Ato duke u rritur ndërrojnë lekuren e tyre që mund të shkaktojnë reaksione alergjike, të astmës dhe sëmundjeve të tjera, sidomos tek fëmijët.
Egzistojnë lloje të ndryshme të bubashfabave por 3 llojë preferojnë të jetojnë bashkë me njerëzit a to janë:
Bubashfaba Gjermane (më e përhapura ), Amerikane, E kafet Bandet etj

Dezinsekcija



Žuti mravi


MILINGONAT



Milingonat zakonisht jetojnë jashtë në natyrë në koloni sociale duke ndërtuar fole mbitokë dhe nëntokë me një rrjet të rrugëve speciale për të mundësuar milingonave punëtore të udhëtojnë jasht dhe mbrenda folesë, por ato mund të hyjë në objektin e juaj përmes çarjeve të vogla, dritareve, dhe dyerve. Ato krijojnë foletë e tyre brenda duke u ushqyer me sheqerna, yndyrna , proteina etj që milingonat mund ti gjejnë lehtësisht në objektet tuaja.
Buba rus
Siq e cekëm më lartë Milingonat jetojnë në koloni, ku ata të gjithë punojnë së bashku dhe kryejn funksione individuale. Kolonia përbëhet nga: Mbretëresha, Punëtorët dhe meshkujt.

Crni mravi

Vetëm Milingonat punëtore mund të dalin nga foleja për të konsumuar dhe të mbledhin materiale ushqimore për pjesën tjetër të kolonisë dhe rregull e veqant e tyre është se asnjëherë më shumë se 5% e popullatës nuk dalin jasht folesë.
Buba rus
Disa milingona janë të njohur për të transmetuar sëmundje si Salmonella dhe Aureus.

Për parandalimin më të mirë, mbani të gjitha hyrjet e objektit të mbyllura mirë dhe mbani të gjitha ushqimet të mbyllura mir.
Hiqni çdo material bimore kalbur nga oborri.

MIZAT

Domaća muva

Egzistojnë mbi 300.000 lloje të mizave.
Kur ato hyjnë në objektin tuaj atëher fillon problemi i ballafaqimit me to.
Në krahasim prej disa insekteve tjera mizat nuk kafshojë apo nuk thithin gjak nga ju por bëjnë dëme tjera.
Mizat në pergjithsi jetonë rreth 30 ditë. Kjo është mirë të dihet sepse nëse ata mbesin të të bllokuar në objektin tuaj, ju nuk duhet të shqetësoheni sepse ato nuk do të jenë aty për kohë të gjatë !!!

Mizat lëshojnë deri në 3.000 vezë gjatë jetës së tyre prej një muaji.
Pra në qoftë se ju jeni duke pritur për atë mizë të vdesë në objektin tuaj pas një muaji, ju do të keni probleme të mëdha në sepse shumë shpejtë do të keni një numer të madh mizash të posalindura.

Ne shpresojme se kjo është një mizë mashkull që është bllokuar në objektin tuaj!!!

Mizat kanë vetëm 2 krahë ndërsa Insektet tjera zakonisht kanë 4 krahë.
Krahët e tyre të lëvizin deri në 200 herë në sekondë dhe ato ndalojnë menjëherë kur këmbët e tyre prekin në sipërfaqe.

Nëse ju doni të kapni një mizë, është më mirë të filloni ngadale sepse ato janë në gjendje të ju shmangën nëse ju nuk jeni të shpejtë.
Ato kanë aftësi të kërcejnë prapa para se të lëvizin përpara.
Mizat lëshojnë vezët në ushqimin e tyre. Kjo gjithashtu mund të jetë ushqimi juaj.

Mizat posedojnë një substancë mbi shputat këmbëve të tyre që ndihmojnë ato të rrinë apo ngjtën në sipërfaqe.
Mizat duhet të vjellin në ushqim para se të hajnë atë. Ata mund të konsumojnë vetë lëngje pra vjella e tyre është një mjet për të kthyer në gjendje të lëngët ushqimin e tyre.
Mizat kryjnë jashtqitje çdo 4-5 minuta.
Shpresojmë se ata nuk ju prekin juve në atë moment!!!
Si përfundim mizat nuk do të ju dëmtojnë juve me një pickim , por ata me siguri bartin shumë sëmundje me të vjella, vezë dhe feces mbi ju dhe ushqimin tuaj.

Sipas një studimi të më shumë se 378.046 mizave është vërtetuar se ato përmbajnë 1.941.000 bakterie në trupat e tyre. Mizat me të vërtetë janë përgjegjës për vdekjet e shumë njerëzve por edhe kafshëve.

Sëmundjet të cilat përhapin janë: stafilokoku, E-sherikia-koli, salmonela dhe herpesi.

KËSHILLAT TONA:

Mizat pëlqejnë të ushqehen dhe mbarshtohen në mbeturina dhe jashtqitje të kafshëve atëher gjithmon mbani pastër dhe të mbyllur me kapak kontinjerët e mbeturinave si dhe pastroni jashtëqitjet e kafshëve.
Mbeturinat hidhni në qese te mbyllura mirë.
Vendosni rrjeta mbrojtëse në dyer dhe dritare.

MUSHKONJAT



Mushkonjat janë bartësit më të rrezikshem të sëmundjeve në histori dhe janë përgjegjës për më shumë vdekje njerëzish se nga çdo kafshë tjetër.
Mushkonja mund të bartin lloje të ndryshme të sëmundjeve vdekjeprurëse, duke përfshirë: Malarian, ethet tropikale, ethet e verdha, Virusin West Nil dhe encefalitin.
Si pasoj e mushkonjave çdo vit në mbarë botën vdesin rreth 3 milion njerëz.
Pas çiftëzimit, mushkonja femër në mënyrë aktive e kërkon shujtën e gjakut nga ndonjë njeri apo kafshë tjetër gjak-ngrohtë për të marr sasi të mjaftueshme të proteinave dhe energjisë për të prodhuar numrin maksimal të vezëve.

Ajo e gjen nikoqirin e përshtatshëm nëpërmjet shqisave të saj dhe e ndjekë erën(aromën) deri te burimi i saj.
Qëllimi jetësor i mushkonjës mashkull është vetëm një…të çiftëzohet. Ai është gati për t’u shumuar rreth 24 orë pasi që të del nga pupa.
Që të dy mushkonjat, femra dhe mashkulli kanë nevojë për ushqim nga sheqernat e bimëve të afërta dhe nektari i luleve.
Vetëm mushkonja femër ka nevojë për shujtë gjaku kur të përgatitet t’i prodhojë vezët.
Çdo lloj i mushkonjës ka tipare të ndryshme. Për shembull, koha e ditës kur mushkonja do të thumbojë do të jetë e ndryshme.
Ato që bartin sëmundje do të thumbojnë nga muzgu deri në agim.
Mushkonja e sezonit të vonshëm, e cila tashmë ka pasur disa shujta gjaku, ka më shumë gjasa të bartë sëmundje ngase virusi ka pasur mundësi të shumëzohet brenda insektit dhe të bëhet më virulente.

ÇKA E TËRHEQ MUSHKONJËN?

Derisa ekzistojnë shumë teori për këtë temë por e vërteta është që mushkonjën e tërheq era, pamja dhe nxehtësia.
Ajo mund ta dallojë nxehtësinë e trupit, lëvizjen, karbon dioksidin që lëshohet nëpërmjet frymëmarrjes dhe erën/kundërmimin e trupit.
Ajo mundet ta ndjej erën apo ta dallojë avullin e erës(aromës) deri në 30 metra largësi në drejtim të kundërt të erës.
Ajo mund të sheh deri në 9 metra largësi. Mushkonja i preferon ngjyrat e errëta, por jo shkaku i ngjyrës!
Ngjyra e errëta e absorbojnë më shumë nxehtësinë gjë që e bën personin që ka veshur këmishë apo kostum të ngjyrës së errët, të djersitet më shumë. Është djersa, ose aroma e djersës, që emetohet nga individi, ajo që e tërheqë mushkonjën.
Parfumet, deodorantët dhe prodhimet e banjës, gjithashtu mund të tërheqin insektin.
Kur mushkonja është në 3 metra largësi nga njeriu apo kafsha gjak-ngrohte, ajo mund ta “sheh” nxehtësinë që lirohet nga trupi i njeriu apo kafshës.
Si? Me rreze infra të kuqe!

SUGJERIMET TONA PËRFSHIJNË:

Largimi (hedhja) i gomave të vjetra, konservave, kovave të plastikës, plastmasit etj
Të zbrazet uji nga vazot qeramike, pjatat e vazove, etj.
Vazhdimisht të largohen mbeturinat nga ulluqet e shiut.
Të largohet uji që qëndron nga çatitë e rrafshëta.
Shponi vrima në fund të kontejnerit riciklues që të mos e mbledhë ujin e shiut.
Kthejeni përmbys pishinën plastike të fëmijëve kur nuk përdoret.
Vendoseni karrocën e dorës vertikalisht kur nuk përdoret.
Zbrazni dhe mbushini me dhe vendet ku ka tendencë të formohen gropa me ujë.
Largoni trungjet e drurëve ku mund të qëndrojë uji.
Hidhni peshq mushkonja-ngrënës në pellg dhe në pishinën zbukuruese.
Eliminoni rrjedhjen nga gropat septike dhe koritat e ujit.
Krasiteni vegjetacionin në oborrin prapa shtëpisë dhe largojini barishtet e gjata.
Ndërrojeni ujin nëpër pjatat e ujit për kafshët e qejfit, çdo të dytën ditë.

MËNYRA PËR REDUKTIMIN NGA BEZDISJA E MUSHKONJAVE.

Rrini brenda gjatë agimit, muzgut dhe gjatë mbrëmjes së hershme, nëse është e mundur.
Mushkonjat e përdorin CO2 që njerëzit e lëshojnë si tregues primar të lokacionit të tyre.
Fatkeqësisht, mbajtja e frymës nuk është zgjidhje afatgjate për t’iu shmangur bezdisjes nga mushkonjat.
Ka produkte në treg që përdoren në lëkurë për t’i debuar mushkonjat. Përdoreni sipas udhëzimeve.
Shmanguni përdorimit të mjeteve elektrizuese të insekteve ( siç janë vrasësit e insekteve), meqë janë treguar të pasuksesshme në reduktimin e popullatës së mushkonjave jashtë objektit.
Pastaj, ato mund t’i dëmtojnë popullatat e insekteve të dobishme.
Pritni barishtet dhe kositeni barin rregullisht për ta reduktuar mjedisin e favorshëm të mushkonjave. Mushkonjat e rritura preferojnë të pushojnë nëpër barishte dhe vegjetacion tjetër.

RRIQËRAT

Rriqrat janë araknide të vogla që janë shumë të përhapura në disa vende në Kosovë. Ato janë ekto-parazite që ushqehen me gjakun e zogjve, zvarranikëve dhe gjitarëve, përfshirë njerëzit. Fatkeqësisht mund t’i bartin sëmundjet te njerëzit si Ethet Hemorragjie, Roki, Anaplasmosa dhe Sëmundja e Etheve (Lyme disease).

NË KOSOVË JANË DY LLOJET MË TË PËRHAPUR TË RRIQRAVE:

Rriqëri këmbë-zezë (Ixodes hyaloma plumbeum) dhe (Dermacentor variabilis).
Ndërtimi i shtëpive në vendet periferike apo pyjore e ka shtuar mundësinë e kontaktit me jetën në natyrë dhe rriqrat.

Por ju mund ta zvogëloni numrin e rriqrave afër shtëpisë suaj duke e ndryshuar ambientin, duke i ndryshuar apo trajtuar vatrat e rriqrave dhe duke përdorur pesticide më pak toksike.
Shumica e njerëzve sëmuren nga ethet hemorragjike te rriqrave nga faza nimfale e rriqrave të cilat janë aktive vonë në pranverë dhe gjatë verës. Prandaj, përpjekjet e kontrollit drejtohen drejt fazës nimfale (e zhvillimi të hershëm).
Rriqëri i llojit Ixodes hyaloma plumbeum i rritur është aktiv edhe gjatë vjeshtës, gjatë ditëve të ngrohta të dimrit dhe në pranverë.

VATRAT NATYRORE QË JANË INDENTIFIKUAR NE KOSOVË JANË:

Malishevë, Therandë, Prizren, Lipjan, Klinë, Drenas, Gjakovë, Skenderaj, Shtime, Gjilan, Podujevë, Obiliq, Dragash, Prishtinë.

Sipas statistkave rajoni me i prekur mbetet Malisheva ku janë rregjistruar pickimet më të shpeshta dhe vdekeshmeri të njerëzve nga rriqërat duke bartur virusin vdekjeprurës të etheve hemoragjike Krime Kongo.
Që nga viti 1999 e deri me tani si pasojë e rriqërave në Kosovë kanë vdekur mbi 50 persona ku 30 prej tyre vetëm në rajonin e Malishevës.

Vetëm në vitin 2013 kanë gjetur vdekjen mbi 10-ta persona në Malishevë.

KËSHILLAT TONA:

- Shmanguni vendeve ku ka rriqëra,
- Nëse keni oborr ateher mbajeni barin e kositur mirë,
- Vishuni në mënyrë të përshtatshme,
- Bëjeni kontrollin e rriqrave dhe mënjanojini ato menjëherë duke u drejtuar te mjeku,
- Kërkoni ndihmë mjekësore nëse sëmureni pas kafshimit nga rriqrat.

Ecni nëpër mes të shtigjeve për t’iu shmangur rriqrave gjatë fërkimit me kaçubat apo gjethet. Gjithashtu është me rëndësi që në oborrin tuaj të mos ketë sipërfaqe të përshtatshme për rriqrat.Barin priteni dhe krasitni kaçubat, sidomos pranë sipërfaqeve ku familja juaj shëtitë apo luan. Minimizoni burimet e joshjes për minjtë të cilat mund të shërbejnë si rezervuare për rriqrat dhe t’i sjellin në oborrin tuaj.

VESHJA E PËRSHTATSHME

Rriqrat nuk kërcejnë, fluturojnë ose nuk bien nga drurët, por ngjiten për gjethe të rëna ose bar të gjatë. Kjo quhet kërkim dhe paraqitet si reagim ndaj stimulimit siç janë lëvizja, nxehtësia ose përqendrimi i shtuar i dioksid karbonit.

Vishni rroba me ngjyrë të çeltë dhe me mëngë të gjata dhe këmbëza të gjata.

Me këtë ekziston mundësia që rriqrat të shihen dhe të mos ngjiten në lëkurën tuaj.
Këmbëzat e pantallonave futini në çorape për mbrojtje shtesë.
Hiqni ndonjë rriqër eventual nga rrobat pasi që të hyni brenda, pastaj pastroni dhe thani mirë rrobat e juaja në temperaturë të lartë.
Përdorni preparat insekt mbrojtës në pjesët e ekspozuara të lëkurës sipas rekomandimeve të prodhuesit.

BËNI KONTROLLIN E RRIQRAVE DHE MËNJANONI RRIQRAT SHPEJTË

Kur të ktheheni në shtëpi ose ktheheni brenda, kontrolloni veten dhe anëtarët e familjes (përfshirë qentë dhe macet) për praninë e rriqrave.

Kafshimet e rriqrave rëndom nuk dhëmbin prandaj njerëzit dhe kafshët e qejfit mund të mos e dinë që rriqrat i janë ngjitur.

MOLI I DYSHEKUT – BED BUG

Moli i Dyshekut apo Bed Bug egzistojnë që nga shekulli i 11-të dhe shumë mirë kanë mësuar të jetojnë dhe të lulëzojnë bashk me njeriun.
Këto insekte mund të jetë një problem i vërtetë kur gjendet në shtëpinë ose biznesin tuaj p.sh në: Hotele, Spitale, Qerdhe etj .
Ato mund të jetojë deri në një apo një vit e gjysmë, duke prodhuar ndërmjet një dhe tetë vezë në ditë.
Pickimi i një insekti Bed Bug zakonisht nuk shkakton dhimbje dhe nuk është i njohur për të transmetuar ndonjë sëmundje, por ju mund të merrni infeksion dhe kruarje nga ky pickim.
Nëse jeni alergjik në pështymë të këtij insekti atëher ky mund të jetë një problem i madh.
Molët i Dyshekëve pëlqejnë specie me gjak të ngrohtë , pra NE jemi të preferuarit të tyre, por ata gjithashtu ushqehen me gjak nga kafshët tjera dhe shpendët.

Për fat të mirë, qentë dhe macet tuaja nuk janë aq tërheqëse për to.

Invazioni i tyre zakonisht fillon rreth krevatit. Trupat e tyre të sheshtë lejojnë ato për tu fshehur në dyshek dhe pjesët tjera më të imëta të tij.
Nese invazioni i tyre rritet shumë atëher ato mund të gjenden edhe në anësore të krevatit dhe kudo nëpër shtëpi.
Ato dijnë të udhëtojë deri në 5 metra për të marrë një shujtë gjaku.

SYGJERIMET TONA PËRFSHIJNË:

Kontrolloni nën dhe rreth dyshekut tuaj.
Pastroni shtratin tërësisht me thithëse elektrike dhe menjëher hidhni jasht në mbeturina thesin e thithëses elektrike.
Përdorni makinë me avull të nxehtë në të gjitha pjesët e dyshekut për të shmangur qeljen e vezëve apo shumimin e insekteve të rritura.

ZOGJËT

PROBLEMI:

golub

Shpendët siq janë Pëllumbat, Qavat, Harabelat etj mund të përbëjë një kërcënim serioz për shëndetin e njerëzve për shkak të afërsisë së tyre me njerëzit. Këta banorë urban u kanë përshtatur plotësisht mënyrës tonë të jetës dhe të lulëzojnë në ndërtesat tona dhe të hanë ushqimin tonë.




šiljci


Në qoftë se ju do të ishit zemëruar për të gjetur një koloni të brejtësve jetojnë në tavanin tuaj, ju duhet të jeni i shqetësuar dhe i mërzitur në mënyrë të barabartë për të gjetur fole zogjësh në tavanin apo kulmin tuaj.
Sa i përket bartjës së sëmundjeve, brejtësit dhe shpendët janë të ngjajshëm në këtë aspekt.
Shpendët janë të përsosur për përhapjen e sëmundjeve, ata të udhëtojnë distanca të mëdha dhe përhapin mbi dyzet parazitë të ndryshme dhe mund të përhapin më shumë se gjashtëdhjetë lloje të sëmundjeve infektive.
Glasat e tyre shkaktojnë korodim të madh të objekteve të llojeve të ndryshme sidomos ato me konstruksion metalik dhe automjeteve tuaja.

3 MËNYRAT E SËMUNDJEVE TË BARTURA NGA SHPENDËT TEK NJERËZIT

1. Ushqim dhe ujë i kontaminuar me feces
2. Inhalimi i pluhurit nga fekalet e tyre
3. Kontakti i drejtpërdrejtë me feces

Mbani mend: Nuk është e mjaftueshme për të hequr apo eliminuar zogjtë, vendet ku kanë qëndruar ata duhet të pastrohen dhe te dezinfektohen mirë që të eliminohen parazitet.

KËSHILLAT TONA

Krijoni zona të pa përshtatshme që shpendët të krijojnë fole duke:
Mbyllur të çarat dhe vrimat në objekt
Mbyllni kapaket e kontinjereve te mbeturinave
Mbani pastër rrethinen e objektit






Prishtinë,29.06.20013.                                             PTC “FLOMED”PRISHTINË

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...