2013-07-12

Bashibozukët “shqiptar, tuko-serbo-sllav” e sulmojnë udhërrëfyesin e letërsisë dhe kulturës shqiptare Ismail Kadarenë !



Nga Asllan Dibrani



Disa  "pseudogazetarë, psedodoktorrë , psedoprofesorë, psedoanalistë , dashurinë    e tyre   e kanë  orientuar  në   vendet   e huaja , drejt Azisë,drejt ish okupatorëve  tanë  sllavo-sllavo-turk!?... Ata derdhin  vrer kundër historisë së lavdishme shqiptare , kundër kulturës dhe vlerave   të artit dhe  shkencës shqiptare ,duke e mohuar çdo gjë qe ka te bëjë  me gjenezën shqiptare.!!!  Madje vërsuljet janë folklorizuar    Kundër Ismail Kadaresë së madh!!!

Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota, ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë,mundimin, poshtërimin  nënçmimin  abuzimin —dhe  çdo gjë! Dashuria është një ndjenjë   e fuqishme dhe e jashtëzakonshme për një njëri, një vend ose diçka tjetër. Çdo të thotë në ditët e sotme fjalia “Duani njeri-tjetrin”dhe "Ta duam njëri tjetrin"sigurisht s’mund të jete edhe ndryshe?

Dashuria është një motiv i shpresës, në të kundërt do të ishte një jetë boshe për njerëzimin. Dashuria ka forcën, të na bashkojë pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij!?... Vetëm dashuria nuk ushtron një ndjenje xhelozie, as tek njerëzit, as te kombet. Vetëm dashuria është e aftë të mos e ndajë njerëzimin as nga ideologjia, as nga raca e lere ma  përbrenda  nocionit kombëtar. 

Vetëm dashuria mund te na japë energjitë e pashtershme, të nevojshme për të zhdukur urinë dhe dëshpërimin .Dashuria   si term është e njohur edhe tek shqiptarët,  por kësaj here nuk kemi të bëjmë  me dashurinë   në mes dy partnerëve  të dy gjinive të kundërta , por  për çalimet  e    disa  "pseudogazetarëve  , psedodoktorrëve   , psedoprofesorëve , psedoanalistëve  që   dashurinë    e tyre   e kanë  orientuar  në   vendet   e huaja ,  drejt Azisë,drejt ish okupatorëve  tanë  sllavo- turk por edhe prapështitë   tani qe ekspozohen, duke e nxitur ekstremizmin  fetar  islamik  po nga dy të parët qe u përmenden ,por edhe nga disa shtete arabe në Kosovë,Shqipëri dhe  trojet tjera  shqiptare në Maqedoni!?...   


   -Këta  njerëz  të dyshimtë shqipfolës dhe shkarravitës  shkronjash  janë me  gjak të përzier   nga ish okupatorët  në trojet  tona !


-Të apostrofuarit këtë  dashuri  e bëjnë   në cilësinë  e   debilve , bashibozukëve, mercenareve dhe bashkëpunëtoreve  për interesa të huaja,duke   derdhur vrer kundër historisë së lavdishme shqiptare , kundër kulturës sonë dhe vlerave   të artit e shkencës. Këta  njerëz  të dyshimtë , po edhe me  gjak të përzier     me të lartpërmendurit qe ishin  si okupator në trojet  tona duan t’i rrënojnë  edhe themelet e këtij kombi, duke prekur veprat ma   të vlefshme,  qe me gjak dhe sakrifica i krijoj ky popull  liridashës . Këta mercenar   të dashuruar  në     ish pushtuesit  tanë  , fyejnë  , shajnë  ,   degradojnë  dhe  cenojnë  edhe identitetin tonë kombëtar .

-Kështu   po veprohet edhe  me  Ismail Kadarenë, shkrimtarin  që kaloj edhe kufijtë e Shqipërisë , pa mëdyshje është një shkrimtar  që u përkthye në mbi 50 gjuhë botërore. Mund të theksohet  se janë  gjuhët e popujve të mëdhenj  që veprimtarinë e tij e futën në thesarin  e gjuhëve të veta të  letërsisë dhe kulturave të veta, siç  janë gjuhët, gjermane, angleze, franceze, italiane, ruse etj.


Ne, populli shqiptar duhet të jemi shumë krenar , që një njeri  dhe një gjeni e rangut të këtillë, lindi dhe doli nga djepi  i kombit shqiptar! 


Me thyerjen e kornizës  nacionale në fushën e letërsisë,  zoti Ismail Kadare  kaloj në figurën e shkrimtarit me dimensione të rralla botërore.  Ne, populli shqiptar duhet të jemi shumë krenar , që një njeri  dhe një gjeni e rangut të këtillë, lindi dhe doli nga djepi  i kombit shqiptar. Shqipëria me  një  popull të vogël, po me  vepra të mëdha,  i dhuroj   këtë njëri Botës, që popujt tjerë nuk e kanë ,  në asnjë shtet të Ballkanit e ma gjerë.   

 - I madh është ai njeri që i shikon të gjithë një soj , që vepron pran  tyre një soj,  pa  anuar dhe që mendon për të gjithë njësoj në kornizat kombëtare.  I tille është  Ismail Kadare, flamurtar   i bashkimit  në kornizat  kombëtare, i cili frymëzimin e vet hedh  në oxhakun dhe sofrën shqiptare,   pa dallim krahine  e  shteti shqiptar. Fatkeqësisht   simpatizantët e këtyre  njerëzve  antishqiptar ndaj ish okupatoreve, bëjnë  të kundërtën,  bëjnë  përçarje në mesin e shqiptarëve  duke u mbështetur  në  fenë  e tyre  çoroditëse islamo-ekstremiste  të sojit anadollak, qe në parametrat qe janë duke  ecur  në bilancin matematikor, vendeve   dhe trojeve  shqiptare do tu sjellin  lufte  civile!!!...

Ismail Kadare  me pjesën dërmuese  të shqiptarëve e sidomos  intelektualëve  dhe njerëzve të ditur,  potencialin e vet e kanë drejtuar  me timon nga  Perëndimi , nga Evropa dhe  nga Amerika!

-Këta fundamentalist  duan ta  kthejnë vendin   vetëm në kornizat e një bramshi fetaro-islame, duke e harruar  nocionin  shqiptar. Në fjalorin e tyre  përmendet   fjala "mysliman" po kurën e kurës shqiptare! Ndërsa Ismail Kadare  me pjesën dërmuese  të shqiptarëve e sidomos  intelektualëve  dhe njerëzve të ditur,  potencialin e vet e kanë drejtuar  me timon nga  Perëndimi , nga Evropa dhe  nga Amerika. Atje i kemi  me miliona shqiptar ,biznesmen   njerëz të kulturës dhe   të shkencës, qe   janë urë   e bashkëpunimit  dhe përforcimit  të Kombit shqiptar. Ishin urë edhe gjatë  luftës së Kosovës  ndërsa ,zoti Kadare  u prononcua  në ngritjen  dhe afirmimin e kombit shqiptar në djepin e familjeve të mëdha ndër  popujt e Evropës .

Zëri i tij  u dëgjua edhe ne zgjedhjen e problemit të Kosovës  në Konferencën e Rambujes.  Ismail Kadare   i dallon shumë mire miqtë tanë  dhe  armiqtë , te tille janë edhe   pjesa dërmuese  e shqiptarëve , një pjese të medaljes   për situatën e krijuar e kanë edhe  Qeveritë aktuale në Shqipëri ,Maqedoni  dhe Kosovë qe  për interesat e tyre të ngushta me qëllim  përfitimit të ndonjë   vote , lejuan  të eskaloj   situatën e krijuar  rrëmujë me rastin e ngritjes se disa zërave  duke e mohuar  historinë e kombit tonë dhe  duke u përqurrur rreth  propagandës islamike me qëndrime antishqiptare  . Ma poshtë  ju sjellim disa emra nga ta  qe në emrin e interesave të  huaja njollosin  figurën e  zotit Ismail Kadarae.


-Nexhmedin  Spahiu deri dje  sahanlëpirës  dhe  njeri   me dorë te zgjatur ndaj pushtetit serbo-sllav, një njeri qe ka ardhur në   mënyra të dyshimta  deri të një kapital  nga rrjeta   financiare  serbo-ruso-arabe,i njëjti ka hapë një televizion   privat "TV Mitrovicën"qe organet kompetente duhet të merren me te, dhe t'ja mbyllin si  medium antishqiptar!


-T ë tillët janë , Nexhmedin  Spahiu deri dje  sahanlëpirës  dhe  njeri   me dorë të zgjatur ndaj pushtetit serbosllav!Edhe atëherë kur u dergjeshim nëpër burgjet jugosllave  për ta mbrojtur    identitetin   nacional, ai ishte   në kolltukët e tyre dhe lëshonte  leksikone kundër  nesh duke   e mbrojtur   Jugosllavinë nga  irredentizmi dhe  nacionalizmi shqiptar  pjesë e se cilës isha edhe unë, Asllan Dibrani ish i burgosur  politik.

Nexhmedin Spahiu   një njeri që ka ardhur në   mënyra të dyshimta  deri të një kapital  nga rrjeta   financiare  serbo-ruso-arabe ,ka hape një televizion   privat "TV Mitrovicën" me një program  të pa vlerë,  i pa vizion , i pa koncept  me  orientim    aziatik  ,  me  program   fetar, gjë që prodhon çdo ditë urrejtje  dhe  propagandë    për  sektin fetar vehabist    të   versionit  antishqiptar përmes " talibanizmit" shqiptar  duke  i mashtruar   njerëzit    e shkallës së  ultë   dhe të pa shkollë. Ky injorant shkon aq larg duke përgatitur edhe regrutë  mercenarë   shqiptarë për me luftuar për çështje  fetare  edhe ne  luftën  civile  aktuale në Siri!
Të    citojmë   thëniet e tij në  një artikull "Reagimi i pamatur i Kadaresë"

Në këtë  ka dhënë një sërë të pa vërtetash dhe   të njëanshme,  gjë që  e fyen edhe figurën e Skënderbeut ,  luftërat  shqiptare kundër   pushtimit osman ,   i injoron  rilindësit  duke e stërmadhuar figurën e vet  me një naivitet kontroverz i vetëquajtur  një publicist . 
  
Citat nga artikulli i tij  "Reagimi i pamatur i Kadaresë":

"Edhe pse në shkrimin e tij, Kadare nuk ma përmend emrin, shihet qartë se ai bënë aluzion në shkrimin tim të parafundit rreth rishkrimit të historisë të botuar në gazetat e portalet e Tiranës, Shkupit e Prishtinës. 

Mos përmendja e emrit të atij me të cilin polemizon është një dinakëri e llojit të vet. Këtë e bëjnë vetëm ata që nuk kanë guxim të polemizojnë me dikë, por kanë për qëllim baltosjen e tjetrit. Kësisoj duke mos i përmendur emrin atij me të cilin polemizojnë, ata  i shmangen përgjegjësisë kur citojnë shtrembër. Dhe Kadare e bënë këtë truk në shkrimin e tij, gjë që nuk është aspak e ndershme.

Kadare, duke mos pasur guximin intelektual t’u kundërpërgjigjet pohimeve në shkrimin tim, sepse i mungojnë argumentet, hedh një mori të sharash mbi autorë tjerë me emër e pa emër, me të cilët unë kam pak ose aspak mendime të ngjashme.

Kadare nuk kupton konceptin e kombit.

Unë e Kadare nuk jemi të barabartë edhe për  vetë faktin se unë kam lexuar çdo libër që Kadare ka botuar e madje edhe çdo intervistë të tij. Nga reagimi në fjalë, shihet se Kadare nuk ka lexuar as çerekun e librave të mi, dhe rrjedhimisht edhe ato që i ka lexuar nga unë i ka lexuar me paragjykim dhe s’ka arritur t’i kuptojë.
Që Kadare nuk i ka lexuar apo nuk i ka kuptuar librat e mi, kjo është një gjë e falshme, por nuk është e falshme që ai nuk i ka kuptuar në thellësinë e tyre shumë nga autorët shqiptarë të traditës". 

-Është shume   anakronike dhe  një  qëndrim qesharak nga një pseudopublicist  i pa cipë dhe  injorant si Nexhmedin Spahia, kur e hiperbolizon vetën e vet , apo e krahason vetën e vet me     njeriun e kalibrit botëror, kur aludon qe zoti Kadare, ti përmend emrin një  njeriu qe as   lagja e vet se njeh,  e lëre më  Ismail Kadare. Po normalisht, zoti Ismail Kadare   nuk mundet t’iu nënshtrohet   dogmave  dhe   shkarravinave  të   shqipfolësve shqiptarë me   qëndrime subversive dhe  antikombëtare,   duke u fshehur pas  fenomenit  fetar,  të   mjekrrave që  kanë lëshuar  plagë të rënda në   masë,  kohëve  të  fundit. 

Ky e quan Kadarenë një njeri   intelektual frikacak duke aluduar  që Kadare  të humb kohë  dhe të merret me një   gënjeshtar  turkofil!  Po të garantoj ty,  Nexhmedin Spahia , se zoti Kadare, as qe ta di emrin , as qe di që ekziston  kund një    njëri me këtë emër.  

Po mundohesh ta qitesh Kadarenë  në    shkallën  e  të lexuarit,   shkarravinat tua,  për ndryshe  Kadare nuk mund të jetë ai qe  është në rangun   piedestal të penave botërore.  Ky  injorant  ka një  bindje se  zoti Kadare  paska lexuar disa  nga  librat e  tij  ,  ku  shpreh një  pezëm qe s'ja paska lexuar të gjitha librat qe i paska botuar  , edhe këtë po ta heqi   nga    mendja injorant   ordiner , se Zoti Kadare as qe ta ka lexuar  as  edhe një libër të vetme  tuajën!!!

 Edhe për mua, je  një  njeri i pa njohur, siç  shitesh   për një njeri të madh siç pretendon të jesh.  Artikujt tu  botoj  në turqisht e  boshnjakisht  nëse të përkthen dikush  edhe arabisht qe nuk e njeh gjuhën  sa me ju bërë qefin vëllezërve tu sllavo- turk!

Citim tjetër  nga sllavo-turku Nexhmedin Spahiu:

"Shumë mësues fshatrash u thonë nxënësve se Skënderbeu ka luftuar për çështjen kombëtare! Tani shoh se kështu pak a shumë e thotë edhe Kadare. Skënderbeu as nuk luftoi për çështjen kombëtare e as që kishte komb atëherë, por ai u konsiderua krye-hero kombëtar nga rilindësit shqiptarë. Ashtu sikur përzgjodhën Skënderbeun kanë mundur ta përzgjedhin për krye-hero mbretin Priam të Trojës, Aleksandrin e Madh, Ali Pashë Tepelenën, Gjergj Elez Aliun apo Mujin dhe Halilin ".mbyllim citatin e tij!

Ja them  këtij kokëtrashi i dashuruar ne  bijtë e osmanlinjve,  se ne kemi një shtet  të posa formuar në Kosovë , po edhe se kemi një  shtet të ri ,ne nuk kemi programe  të veçanta  në shkollat  e fshatit me ato  në qytet  ,po kemi një program unik    , një plan program   si për atë të fshatit si për nxënësit    e qyteteve   ai  program shpjegohet për (kryetrimin Skënderbeun     njëjtë).   

 Disa here ju e cekni  Nexhmedin Spahiu shteti i Skënderbeut    tani thoni se s'ka luftuar ai për çështjen  nacionale kur ti je i fundit   ,bash i fundit qe  shkarravit për Skënderbeun. Shkrimtarët e huaj,poetet dhe   artistët  kanë krijuar me dhjetëra  vepra për Skënderbeunpara se me shkruar   shqiptarët.

Ata  e kanë    pasqyruar   veprimtarinë e tij    bile, bile  ne shqiptarët jemi të fundit që shkruajmë për te.  Veprimtarinë e tij e kanë shkruar   para nesh   popujt tjerë për vlerat e këtij   heroi   jo vetëm i shqiptareve, po edhe  i   Evropës u përkujdesen  shkrimtarë të mëdhenj  qe  lakmi kane  edhe shtet tjera .  Shembull konkret  armët  e tij  në muzeun e   Vjenës  në Austri   janë ndër veprat me vlerë pa u përfillur  mendimi i   shqipfolësve  qe fatkeqësisht   e kanë mësuar shqipen me  belbëzuar dhe shkarravitur  në stilin e zuzarëve  shkarravit  e  përçaj!... Rilindësit   tanë vonë kanë shkruar për te, se atëherë   pushteti osman i juaj , nuk ka lejuar të shkruhet pozitivisht për të madhin Skënderbeun!?

Zoti Kadareja e din  dhe nuk ka frikë nga  ndërrimi i historisë  sepse  populli ynë ka vlerat e veta , ky popull e beri  Turqinë me  shkrim dhe lexim   duke i krijuar edhe  alfabetin   e parë turk nga dijetari dhe  rilindësi i ynë  Sami Frashëri Po ashtu shqiptari ynë me prejardhje  nga Presheva  e bëri për herë të parë Turqinë si  shtet   modern !




Gjenezën  dhe vlerat historike , zoti Kadare i mbron me  penë   edhe në kohën  moderne , i mbrojti edhe në kohën e monizmit  në  Shqipëri,por  edhe për atëherë  në kohen  e mesjetës. Zoti Kadareja e din  dhe nuk ka frikë nga  ndërrimi i historisë , sepse  populli ynë ka vlerat e veta , ky popull e bëri  Turqinë me  shkrim dhe lexim   duke i krijuar edhe  alfabetin   e parë turk nga dijetari dhe  rilindësi i ynë  Sami Frashëri.

Shqiptarët tanë  i  shfrytëzoj Turqia për interesat e veta  .  Po që ndërrohet historia pa hile,  ne do te dalim  populli daminant në kulturë e histori, po barbaria   osmane  na e  dhunoi   me terror e zjarr. Ju duhet të  mos debatoni për vlerat tona  shqiptare pasi që edhe prejardhjen e keni   të dyshimtë? Armiqtë nuk mund ti presim ndryshe pos armëve  siç e kanë pas zakon  shqiptarët , e në këto momente kontestuese të imponuara nga ju   e kemi  penën    në  fushën e mejdanit!...  Po të na shkoj mendja me bërë krahasim Ismail Kadarenë me  Nexhmedin Spahiun rezultati del si Luani    gjigant  me një buburrecë  të birucave anadollake... 

Po të mos ishte Skënderbeu, babai i kombit shqiptar, sot, nuk do të kishte shqiptarë e as Shqipëri në Ballkan!

I sqarojmë  këtij buburreci (Po të mos ishte Skënderbeu, babai i kombit shqiptar, sot, nuk do të kishte shqiptarë e as Shqipëri në Ballkan, kështu flet jo vetëm historia kombëtare shqiptare dhe e Shqipërisë, por edhe historia e Evropës dhe e Ballkanit). Mirëpo, këtë të vërtetë aksiomatike, nuk e pranon  vetëm ai soj i vogël i juaj, Nexhmedin Spahiu, i  fanatikëve fundamentalistë shqipfolës, që ndjehen turkofilë, grekofilë, serbofilë, sllavofilë, latinofilë, bizantionofilë  etj!?.

Ne sulmin  e padrejtë    kundër  Ismail Kadaresë gjendet  edhe   "Mr. Ajni Sinani"  publicist i portaleve  private  islamike  elektronike me nxjerrjen e  dy tri shkrimeve   të vjedhura nëpër   artikuj  e gjuhëve të ndryshme  duke derdh lot krokodili për luftën  palestinezo  -izraelite. Ky  kodosh   Mr.  qe e turpëron këtë   titull  duke     gjykuar  Izraelin si   okupator,  pikërisht miqtë ma të mëdhenj të popullit shqiptar pas  amerikanëve. Citojmë një  thënie  të tij në një artikull " Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare"

(Janë të paktë ata që kanë marrë guximin për t’iu kundërvënë ideve dhe përfytyrimeve shpërfytyruese të Kadaresë ndaj Islamit. Është për çdo lëvdatë veprimi i Rexhep Qoses i cili pa hamendje, është ngritur kundër tij).

Në  çastet  dramatike   për kombin shqiptar  zoti Kadare ngriti zërin në nivele   botërore   gjë qe pati   ndikim edhe ne  fushën  politike, po edhe  në atë kulturore!  

 Ky  me aq ideologji të mykur qe nuk din të  shkruaj asgjë ma tepër se   në aspektin  fetar,  synon qe edhe Ismail Kadarenë , gjeniun e  letërsisë  shqiptare ta  fut në një kategori    naivisti  që të merret me   mbrojtjen apo   angazhimin e zotit Kadare   në   këtë   temë problematike  për kombin shqiptar, gjë që është një ofendim  i një ordineri   qe përmend  emrin  e  të madhit Ismail Kadare. Ky  kodosh   minuku  mundohet të fut edhe një përçarje të   akademikëve    shqiptare , apo ti krahasoj  dy figura qe vërtet  është një anomali dhe   diskriminim mendimi sipas këtij  turkomani.

 Mendimi  i Ajni Sinanit  bien  dhe rrëzohet  me shumë fakte dhe dëshmi,  sepse Qosja    ka shumë çalime     në fushën politike , bile, bile edhe shumë i amortizuar,  gjë që e  din çdo  shqiptarë  .Në  çastet  dramatike   për kombin shqiptar, zoti Kadare ngriti zërin në nivele   botërore   gjë qe pati   ndikim edhe në  fushën  politike, po edhe  në atë kulturore  , zëri i tij u dëgjua  , ndërsa  zëri i   zotit Rexhep Qosjes  nuk u  dëgjua ma larg se në   Prishtinë ,Tiranë dhe Beograd! Edhe ai  zë  i tij që u dëgjua  , u dëgjua    si zë   i përçarësit  dhe   të njëanëshemit,   duke e ndarë   popullin shqiptar në dysh, gjë qe edhe    sot e kësaj dite   vepron ashtu . Ky Rexhep Qosja shkoj aq larg saqë   nga  intelekti i tij i mplakur   e privatizoj Mitrovicën duke    u përpjekur   që të shkëmbej  territore shqiptare   me Mitrovicën ,   si rezultat   pazarllëqesh  me  tokat shqiptare për   zgjedhjen  e problemit të Mitrovicës . Zoti Kadare nuk u   zotua  në kësi marifetllëqesh folklori  duke  e përcjell kumbonën e tjerëve!  Asnjëherë nuk e ka gjet  veten  në veprime  naive të pa koncepte  dhe  pa  vizion për çështjen  kombëtare. Zoti  Kadare  u përballë gjithmonë me   vepra madhore për kombin shqiptar.

Citati tjetër  nga  Ajni Sinani ;

"Është evidente se ekziston një klimë dyshimi ndërmjet SHBA-së dhe shumë vendeve myslimane, veçanërisht pas pushtimit të Afganistanit dhe të Irakut. Disponimi antiamerikan sa vjen e rritet në shumë vende myslimane. Jo rrallë analistët myslimanë fjalët e Bushit pas 11 shtatorit dhe gjithë mobilizimin e tij ndaj disa vendeve myslimane në luftë kundër terrorizmit, i përshkruajnë si një kryqëzatë moderne".

Në përmbajtjen e  këtyre rreshtave   edhe naivi i verbër mundet me i nxjerr konkluzionet e këtij matufi  islamofil  qe përdhunos  interesat  tona kombëtare , i përbaltë  marrëdhëniet e mira amerikano -shqiptare,duke   e ruajtur gjuhën  e urrejtjes  dhe  qëndrimeve konservatore  të mykura antishqiptare. More injorant,  shqiptarët as amerikanët nuk mund te rrimi qengja pranë terrorizmit   dhe dhunës qe po e  servoni kundër lirisë së popujve , kundër    Amerikës  qe u sulmua në shtetin e vet   andaj,edhe ne shqiptaret po sulmohemi nga ju shqipfolës turkofilë, grekofilë, serbofilë, sllavofilë, latinofilë, bizantionofilë etj.

Ardian Ramadani   nuk ndanë mirë nocionin   kombëtar nga ai fetar!

Në rangun e   analistëve   lidhur me  problemin politik të  Kosovës dhe të kombit në tërësi u mundua të prononcohet edhe  Ardian Ramadani   me artikullin "Panballkanizmi dhe Kadare -  i cili  i përfshinë disa   të dhëna të   mira   për të kaluarën e   dhimbshme  të popullit tonë ,por kur është në pyetje    raporti me Turqinë apo   përfshirja  e   sundimit osman  i anashkalon  parimet thelbësore   duke aluduar    se  Turqia nuk paska pasur  qellim gllabërimi dhe  pushtimi!!!???.  Me një rast  thekson se  Kadare  me prononcimin e stabilizimit  të marrëdhënieve në Ballkan   nuk kërkon   një përgjegjësi të ngjashme ndaj pushtuesve  edhe ndaj  Turqisë,  siç ishte edhe   Serbia e Greqia  po përpiqet ta përbalt   zotin Kadare  nën paragjykimet    kundër   Turqisë apo edhe   duke  e përfolur në  terme  fetare islamike  duke u përpjekur edhe ky ta fut    zotin Ismail Kadarenë  në një   nivel qe merret  me analiza të    çështjes  fetare  pro apo kundra !?.

Mjafton një   citim i shkrimit të tij  ne  artikullin "Panballkanizmi   dhe Kadare"
Citojmë   deklaratën e tij  si ma poshtë;

Duke shkuar më tej, Kadare, i quan zuzarë dy penat e shquara shqiptare, R. Qosen dhe një tjetër (me gjasa S. Hamitin). Nuk e kuptoj mërinë dhe mllefin e tij ndaj Qosjes, por Kadare duhet të bindet se Qosja në polemikën e tij me të, kishte të drejtë dhe shprehte një objektivitet të faktuar dhe argumentuar, e ajo është se identiteti i shqiptarëve patjetër ka ndikimin lindor, sepse vet fakti që shumica shqiptare është myslimane vërteton këtë dhe rrënon synimin kadareist).


Këtu mund te bindet se  edhe ky  mbetet nën  ndikimin  fetar pa  e nda mire nocionin   kombëtar nga ai fetar, gjë qe pasojat e këtij sekti islamik    barbar   të ndikuar nga të tillët duan  ta  gllabërojnë  identitetin  kombëtar të ndërsyer  nga njerëzit  jo shqiptarë.


Edhe  myslimani Hysamedin Feraj injorant  me titull të doktoraturës  të blerë,një karagjoz   insiston  heqjen  e shtatoreve   të  Skënderbeut në Tiranë ,Prishtinë e gjetiu për ti zëvendësuar  me ato të Sulltan Muratit !!!



Këtë fenomen e ka luftuar   në   deklaratat  e ti zoti Kadare  nga i cili  del i  fituar në  analizat e ti karshi     të apostrofuarve  të lartpërmendur qe kanë mbetur    nën  presionin e   "allhuekberave" të   analfabeteve   hoxhallarë   nën  dirigjimin e serbo-sllao-tuko -ababise    në lidhje me Rusinë.
 Me  leksikone   boshe   ka quar  pluhur edhe një  ekstremist  islamik tjetër  ,një   njeri i  ashtuquajtur   Hysamedin Feraj.  Qe nga   atëherë kur  ne  kemi pas në Kosovë   një Hysamedin Azemin    si  mashë e   Serbisë,  s’kam pas dëshirë me dëgjuar këtë emër ma kurrë , po për fat të keq doli një injorant  mashe e  Turko-Arabisë , duke u përpjekur ta  njollos   Ismail Kadarenë,   gjeniun e   trungut   kombëtar në fushën e letërsisë. Aq ma keq, ky  turkofil   thirret në titullin e "doktorit"  me  disa artikuj  fyes  për  Ismail Kadarenë!. Një injorant  me tituj të blerë...  U përpoqa të gjejë diçka  në internet  nga ai  në  fushë  shkencore,  gjë që  me shkoj huq koha se nuk ka edhe të vetmin punim shkencor   të shkruar me titullin e  doktorit . Këtu  njeriu vjen në konkludim , qe ky  kokëbosh për çështje  shqiptare  pro  Turqisë e mohon çdo gjë shqiptare. 
Ja citojmë të dhënat e tij  në nja dy-tre artikuj  qe i ka kryqëzuar    vetëm me karakter fetar  si bazë.   Ky karagjoz   dhe soj i tyre kanë insistuar heqjen  e shtatoreve   të  Skënderbeut në Tiranë, Prishtinë e gjetiu  për t’u zëvendësuar me atë të Sulltan Muratit.  Ma tej shkon  me fjalët  e pa besueshme po realitet  duke  e sanksionuar  kryetrimin  si “antishqiptar  Gjergj Kastriot Skënderbeun, ku thekson se është protagonist kryesor i historiografisë komuniste, i futur në tekstet e historisë prej komunistëve”. H. Ferraj ky, e të tjerë si ky, duke abuzuar dhe shantazhuar në  cilësinë e propaganduesve  me shprehje karikatureske e antishqiptare ,po pjellin   frymë    me veprime antikombëtare gjë qe është për ti gjykuar çdo shqiptar si të dëmshme! Kjo  paraqitje  barbare  e këtij kodoshi "doktor"   pasqyron  qëndrimin  e     projektuesve   për ta zhbëre  kombin shqiptar !

Në kontestin e këtij fenomeni, zoti Kadare ka qëndruar  stoikisht  duke i gjykuar  ketë soj fundamentalistësh  islamik  kur preken  piramidat  dha baza  kombëtare siç ishte   figura e Skënderbeut, Nënë Tereza që përbalten dhe   sanksionohet pikërisht që janë shtylla e  këtij kombi si figura  të  veçantë në te gjithë kohërat.

- Në një moment, Kadare thotë citojmë:

“Rrënimi i Skënderbeut është i pandarë nga rrënimi i Shqipërisë. Gjergj Kastrioti është vënë kështu në një rrethim të dyfishtë: nëse përbaltet, siç ëndërrojnë rimohuesit, problemi mbyllet thjesht. Nëse mbetet në këmbë, siç ka ndodhur e do të ndodhë përsëri, të mbetet i tillë jo si shqiptar, por me tjetër kombësi”.

-Ndonëse Kadare ka konstatimin e faktit se kundërshtarët e Skënderbeut mbase nuk duan ta mohojnë kontributin e tij por të mohojnë identitetin e tij shqiptar dhe edhe sikur të mbetet i tillë figurë historike ai të mos jetë shqiptar. Ne këto   parametra  zoti Kadare     kundërshton  fanatiket     islamik dhe jo fenë  islame qe ju imponua shqiptareve  dhe  sot  një pjesë e madhe    kryen obligimet ndaj kësaj  feje pa e prishur  imazhin  në popull shqiptar.

 Në këtë kontekst  Ismail  Kadare  qëndron   stoikisht me ballë lartë duke aluduar  në   progresivitetin  e shqiptarëve  në  shkencë, kulturë dhe art, pro shteteve të   perëndimit dhe  pro familjeve    të popujve   të   Evropës. Konstatojmë  se    çdo përpjekje për t’i identifikuar shqiptarët me fanatikët islamikë sigurisht është dhe do të jetë   e  dështuar. Çdo përpjekje për t’i larguar nga Perëndimi  shqiptaret sigurisht është  dhe do të jetë e dështuar dhe një degradim ideologjik. Shkarravina të tilla,  po në te njëjtën    kornizë  ka bërë edhe  Sali Kabashi  nga një njeri  i  kundërthënieve     edhe me vetveten   duke u mbështetur  n ete kaluarën e tij.

Stephen Schwartz i   konvertuar në fenë islame belbëzon për Kadarenë!

Çuditërisht këtu  gjendet edhe një emër   jo shqiptar, as i  vendeve islamike,  as i përzier si këta të lartpërmendur  .  Stephen Schwartz,  një amerikan,   emri i tij thotë si me qenë  me prejardhje gjermane, nuk është me rendësi , po vlen te përmendim se ky qenka i   konvertuar në fenë islame, bile edhe  prononcohet në një artikull në një intervistë për “Telegrafi”, shtojmë   citatin e tij;

“Jam bërë mysliman në Bosnjë në vitin 1997, duke e lexuar Kuranin në mënyrën përkatëse, në rrethana islamike, thash: ‘Ky është religjioni im’”.
- Ai vazhdon matutje“Kadare ka shkarravitur kryesisht noveleçka që vlejnë vetëm për lexime pushimi ,Kadareja nuk është i aftë dhe do të harrohen nga  letërsia  shqiptare etj!.Ai madje thotë se Kadare kurrë nuk do ta fitojë çmimin Nobel.
Kur  e pash këtë emër  , kërkova diçka ma shumë ,po nuk gjeta!. Në bazë të  deklaratave të tij  me detyroj  te përgatitem për një ujk, po me doli  një  lepur  ky far Schwarzi ,nga e cila  njeriu  ma i thjesht mundet me i vërejtur pozicionimet e tij tendencioz  dhe   me  bindje    fetare nga e  cila vet dëshmon se qenka konvertuar  në   besimin islam . Asgjë të keqe   nuk kishte me pas sikur ky  njeri   mos ta kishte tradhtuar    fenë dhe besimin e tij  të  familjes se vet dhe të kombit amerikan. Andaj       mendimi i tij rrezohet me  argumente  dhe fakte krejt të kundërtën sipas  deklarimit të tij!Do t’i hedhim poshtë një e nga një, pasi janë te shënuara me paramendim   nen  presionin e tij     fetar nga e cila  e  u përpoqa qe ta gjeje një  të dhënë ma te saktë për ketë injorant  qe nuk sjell asgjë argumentuese!?.  Me fakte po i them se  ngatërron  Ismail Kadarmi, nga  monopoli  i imponuar i  fesë aq ma  keq kur përmend  Bosnjën Hercegovinën, një shtet i pa identitet  dhe i pa vlerë, për kombin tonë shqiptar!.
Ja them këtij injoranti se Kadare u përkthyer në mbi 50 gjuhë  të botës dhe shumë shoqata  shkrimtaresh  krijues,shkrimtar dhe njerëz të penës  madje  edhe shumë universitete botërore e kanë fut  në radhën e shkrimtarëve  të letërsisë   botërore .Zotit Schwarz dhe të  tjerëve  ju sjell   një  fakt dhe   agrumet se unë e kam     vajzën Arta Dibranin  studente e   vitit të tret në Universitetin e  Tubingenit   në Gjermani,   studiuese e Gjermanistikës dhe letërsisë botërore nga e cila   ne projektet e  plan programit e kanë pas edhe Ismail Kadarene. Një universitet me emër   jo vetëm në Gjermani, po edhe në Evropë  me  veprimtari mbi 300 vjet. Mendimi i këtij demagogu  duhet të jetë i sanksionuar  nga  ndonjë vlerë. Shkrimet e tij duhet  ekstraduar  drejt   në koshin e plehrave . Pastaj  këtu je  i   humbur me urrejtjen tuaj   me rastin e konvertimit në islam. Letërsia me fenë nuk  përputhen,po   as me huqet tua    të besimit islamik, nga e cila   zoti Kadare merret me  kulturën  e artin e te shkruarit   e jo me fe!?.




Këta ekstremist barbar dhe primitiv   trokitën deri në  parlamentin e Kosovës!

Këta ekstremist barbar dhe primitiv   trokitën deri në  parlamentin e Kosovës,duke u përpjekur qe  zërat  primitiv të hoxhallarëve ti  qesin  në stafin  e parë në ngritjen e    vetëdijes  duke i  rrënuar  institucionet   profesionale dhe   shkencore me   leksikonet  , nga  ekstremistet   islamik shqiptar , trefortalshit  me mjekra  të pa lara se si t’i  ngritin   poshtë lart  vithet e tyre duke u lutur  në zot për ti fale mëkatet e tyre qe i bëjnë ndaj botës njerëzore . Shtresa  intelektuale  dhe e emancipuar  e  femrës shqiptare  u   quajt   në formën  barbare   rraspija   të degjeneruara,   të pa moralshme   nga hoxhë, Irfan Salihu  i Prizrenit. Ai i ka mbledh një  grumbull kondomash  pas marrëdhënieve  seksuale të rejave   “myslimane” qe nuk kane kurrfarë lidhje me femrën shqiptare. I them  Irfan Salihut se edhe se nuk je shqiptar shkolloni  ato vajza të juaja myslimane ma shumë sepse  nuk mundet  me i mashtruar  as kush lehtë, po ato qe i mbështillni  në shamia  dhe i  leni pa shkolla kush të qohet i pari i mashtron  dhe  ti ke me mbetur duke  mbledhur  kondoma të tyre   për gjithë jetën    në hedhurina  e koshave të plehut! Ky  analfabet qe  turqishten e flet në shtëpi  shprehet duke e përzier  edhe fjalorin  e shqipes  "kurva " nga  vëllezërit e vet sllav "kuqka"etj .
Kjo fe  imponohet edhe në mesin e fëmijëve qe në vendet perëndimore   mund të ngritën edhe  vepra penale kundër tyre!

Soji i tyre  nuk ndalen me kaq po prekin në   moshën e re  duke ju imponuar   ketë fe  edhe në mesin e fëmijëve!
-Çfarë diskriminimi bëhet  sot në Kosovë  ne Shqipëri dhe në Maqedoni  kur  këta  terroristë pretendojnë  që fëmijët tanë t’i fusin në terr, duke i fshehur nën shamia, nën peçe, nën shalla e shallvare, me përshëndetje “Esselamu Alejkum”! Kjo bandë ekstremiste bën presion në qytetarë e në nxënës që nga mosha 5 vjeçare t'u nënshtrohen dogmatizmit të tyre fetar, duke i torturuar me obligim agjërimi  e me adete tjera  fetare, gjë që në shtetet më demokratike konsiderohet si shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut, dhe për banda të këtilla ekstremiste mund të hapen dosje për ndjekje penale, ngase fjala është për imponime të kurdisura kundër njeriut, shoqërisë e sidomos  emancipimit të femrës shqiptare. Vepra të shëmtuara dhe skandaloze janë këto imponime deri ne moshën 18 vjeçare.  Këto vepra kundër fëmijëve  është  cenim i të drejtës së zhvillimit dhe formimit te botës  së fëmijëve te lirë!…Këtu nuk ka ma shumë se turp për shqiptarët qe i lënë këto mbeturina të futen në mesin  e shqiptarëve !?.

Teuta  unanimisht trashëgoj  Frontin  deri në  vdekje ,ndërsa femra turke ose islame,  edhe  sot është  e  diskriminuar   sikurse në atë periudhë të shumë shekujve ma herët?

-Edhe  femra shqiptare  ka, dhe ka pas  vlerat e veta   gjithmonë  edhe para popujve tjerë e sidomos  para atij turk. Mbretëresha Teuta pas vdekjes së Agronit pas  disa orëve  e trashëgoj  udhëheqjen e  betejës  ku ishte shumë interesant që kishte edhe shumë gjeneral të larte përkrah  Agronit, por ja besoj frontin   gruas,   një  fenomen i rralle i asaj kohe  për gjithë rruzullin botëror.  Kultura, arsimimi dhe  qytetërimi i lart i atëhershëm   ne mirëkuptim te gjinisë femërore ishte tek shqiptarët. Teuta  unanimisht trashëgoj  Frontin  deri ne  vdekje ,ndërsa femra turke ose islame,  edhe  sot është  e  diskriminuar   sikurse në atë periudhë të shumë shekujve ma herët? Ç’mund të pres  njeriu  i sotshëm shqiptar  modern   nga një  bandë abuzuese, hipokrite  dhe skandaloze  për popullin tonë?

- Këta xhihadistë myslimanë janë ata që e sulmojnë figurat ma të ndritura të popullit shqiptar siç është  e Shenjta Nëna Terezë! 

-Nga mendimi i shëndoshë lind pyetja po qe se mbushet Kosova, Shqipëria  po  edhe  trojet tjera shqiptare  me hoxhallarë dhe hoxhovica,  kush do të na mbajë? Kush do të na ushqejë? Kush do të  punojë për neve,  kur  në bazë  praktike, këta janë një shtresë butakësh që jetojnë në formë parazite, dhe që vetëm harxhojnë  dhe shpenzojnë. Vallë, a na duhet neve vetëdija si popujve tjerë  në fushat e shkencës, të kulturës, artit  dhe teknologjisë?! A na duhet  neve që ta përcjellim zhvillimin  teknologjik qe po ecë me orë në shkalle botërore botë ndërsa  shqiptarët  kanë mbete  në debate,   në shkolla uzina, familje   dhe parlamente duke biseduar për fenë!!!???....
- Këta xhihadistë myslimanë janë ata që e sulmojnë figurat ma të ndritura të popullit shqiptar siç është  e Shenjta Nënë Tereza, që ishte simbol i  gjithë botës  për humanizmin e saj, pa e harruar  popullin shqiptar në ditët më tragjike  të luftës në Kosovë, pa e harruar ndihmën e saj përmes Vatikanit me SHBA-të , duke u bërë zanafilla e mirëkuptimit dhe kushtrim kundër gjenocidit serb mbi popullin   shqiptar të Kosovë. I hyjmë në hak po qe e harrojmë Bill Klintonin e famshëm, që pas vdekjes e vizitoi varrin e saj  duke i pëshpëritur të varri : “Amanetin Tuaj e dërgova në vend”!   

Mbi të gjitha këto teori, plane për rrënimin e kombit tonë,  sikurse dihet  historia i ka hedhuri te pa vlera, ashtu do të ndodh edhe me  mercenarët dhe tradhtarët  shqipfolës në  kohën e sotme, edhe  këta  barbarë  historia do t’i ruaj diku  dhe do të jenë përgjegjës  për veprimet  e tyre antishqiptare.
Shqiptarët edhe pse e njohin filozofinë e robërisë, në saje të “angazhimit” publicistik e politikë në tërësi të personazheve të këtij  shkrimi, ata kurën e kurës nuk do ta pranojnë këtë filozofi jetësore si filozofinë e tyre. Fakti  është se ata nuk e pranuan kurrë robërinë, por përkundrazi derdhën gjak dhe dhanë gjithçka për lirinë e tyre. Në këtë kontekst  nuk mund të jenë përfaqësues të shqiptarëve individët që përpiqen të përhapin  teori të tilla, edhe nëse ata mbajnë tituj doktorësh në fusha të ndryshme. Të tillët ne menjëherë i njohim se i takojnë llojit të mercenarëve , injorantëve , falsifikatorëve , demagogëve,  politikanëve të korruptuar etj. Janë këto arsye të fuqishme që më shtyjnë drejt këtij qëndrimi por më kryesorja sepse jam i  bindur se këto rryma, të cilat nëpërmjet indoktrinimit fetar të popullatës, synojnë identifikimin me fenë dhe jo me kombin, na e rrezikojnë identitetin kombëtar, na çojnë në regres, në epokën e diskriminimit të grave, larg kulturës perëndimore me te cilën  zoti Kadare këto rryma  i gjykon  si të tilla. Këto teza janë sa  injorante, po aq  të  dëmshme që  mund të na e rrezikojnë lirinë, për të cilën u derdh shumë gjak dhe këta  të lartpërmendurit s’qajnë kokën për gjakun e shqiptarëve qe në të gjitha kohërat shkoj lum .
Ata  që harrojnë   meritën e  ShBA-ve  e cila  sakrifikoj  për ti sjellë lirinë  Kosovës, po edhe kombit shqiptar janë  antishqiptar . Ai që mendon për interesat e veta, është njeri i ulët dhe harron atë kombëtaren. I harron  vlerat  dhe   identitetin  kombëtar  ,  vetën  e sakrifikon për fenë islamiko- terroriste .Këta    nuk dallojnë tezën  komb  dhe fe!. Nuk i dallojnë këto  siç i quajnë vëllezër  të gjitha shtetet   islamike qe akoma  nuk e njohën  shtetësinë e Kosovës   duke  filluar nga Bosna e  Hercegovina , a nuk është kjo një  tradhti!?...

Të ngjashëm   me emrat që u përmendën  më sipër janë apo kanë qenë, edhe Ben Blushi, Fatos Lubonja,  Abdi Baleta,  etj.   Këta e treguan më së miri veten  gjatë  të gjitha kohërave, andaj edhe kësaj here do ta fitojmë betejën  ndaj të lartpërmendurve,   mashe  e huaj,  dorë e zgjatur   e ish okupatoreve , armiqve të  popullit  dhe kombit shqiptar. Këta të  pa ditur  mundohen ta identifikojnë  popullin  shqiptar përmes fanatikëve fundamentalistë shqipfolës, që ndjehen turkofilë, grekofilë, serbofilë, sllavofilë, latinofilë, bizantionofilë etj.
Çdo përpjekje për t’i larguar edhe nga aleatja e Perëndimit amerikano perëndimore  do të jetë e dështuar  se   aty është perspektiva  dhe ky popull do te  zgjohet nga amullia,  do ta gjykojnë drejt  të kaluarën e vet , të tashmen e  vet dhe të ardhmen e vet, pa   njerëzit  bashibozuk e tradhtar  dhe të shitur  për anadollake e sllavo-arab etj 
Nga Asllan Dibrani, ish i burgosur politik, gazetar,  piktor dhe publicist anëtar i kryesisë së "Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve  dhe Krijueseve Shqiptarë në Gjermani" veprimtar shumëvjeçar dhe humanist.

2013-07-10

Aleksandri i Maqedonisë, Greqisë apo i Shqiptarëve ?




Emri i Aleksandrit të madh ende vazhdon të krijojë trubullira politike edhe sot këtu e dymijë e dyqind vjet nga vdekja e tij duke bërë që politikat e vendeve të ndryshme të varen shpeshherë nga lavdia dhe emri i tij për ta privatizuar.
A ishte grek Aleksandri? Çfarë e lidhte atë me shqiptarët dhe grekët mbretin e Maqedonisë Antike?
Disa pseudo historianë të sotëm të fqinjëve tanë të afërt dhe të largët pretendojnë që Leka i Madh nuk ka prejardhje shqiptare. Por historianët e lashtë kanë lënë shënime që tregojnë se Aleksandri i madh ishte i biri i mbreti të Maqedonisë Filipit II dhe i Olimbisë, një princeshë Ilire e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I.
Shumë shkrues të historisë Antike ndër ta babai i historisë greke Herodoti dhe Tukidi na lajmërojnë se Pellazgjët (shqiptarët) janë popull para grekëve "proelinioi

FILIPI II

Filipi lindi në vitin 382 p.K., nga një baba maqedon dhe nënën e kishte ilir e cila quhej Euridike dhe ishte nga fisi ilir i Lynkestisë. Lynkestët ishin ilirë, këtë na e dëshmojnë studiuesit dhe historianët antikë si: Livi, Plini, Straboini, Ptolemeu etj.
Ilirët Lynkestë banoni përreth liqenit ët Ohrit dhe kryeqytet kishin Manastirin e sotëm. Pra, vetë Filipi ishte gjysmë maqedonas dhe gjysëm ilir. Mbas vdekjes të babait Amynta, Euridikja e dërgon Filipin në Iliri tek Lynkestët. Dhe më tej në Tebë. Mbas disa vitesh Filipi bëhet mbret i Maqedonisë më 359 p. K. Filipi u martua me iliren Olimbi dhe nga kjo martesë do të lindte Kleopatra, Kynëna dhe Aleksandri, një burrë i fort, një legjendë Biblike. Filipi me të hipur në frontin e Maqedonasve nënshtroi fisin e nënës së tij Lynkestët të cilët kishin udhëhequr politikën e maqedonasve. Më tej Filipi i drejtoi synimet e tij për të spastruar territoret e Maqedonisë nga kolonët grekë. Ai shtiri në dorë Selanikun, Thraqin, Skithinë etj., duke zhdukur mbi 200 koloni greke. Demosdenin i cili ishte oratori më i madh grek i quajtur edhe mbrojtësi i grekëve kundra maqedonasve ka thënë për Filipin mbasi pushtoi të tërë Greqinë në ligjëratën e tij të titulluar "FILIPIKA e Tretë" thotë: "Filipi, jo vetëm që nuk është grek, edhe asnjë lidhje nuk ka farefis me grekërit, por ai është një murtajë e ndyrë e Maqedonisë... ". Ndërsa Straboni shkruan: "Maqedonasit janë quajtur si paion". Por nga historia kemi mësuar se në të vërtetë paionët ishin ilirë. Një nga dashnoret e Filipit e akuzoi Olimbinë se Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit por, Olimbia e kishte me Amonin. Amoni ishte një gjarpër, perëndia më i lartë. Olimbia u fye rëndë nga kjo akuzë. Pasi Filipi e ndau Olimbinë ajo bashkë me Aleksandrin shkuan për disa kohë të jetojnë mbretërinë e Lynkestëve. Atëherë Filipi i shpalli luftë Lynkestëve, por gjatë betejës ai desh u vra. Më tej Filipi kërkoi që Aleksandri të kthehej në Maqedoni, por Aleksandri këmbëngulës i vuri kusht që të kthehej edhe nëna e tij Olimbia dhe të respektohej si mbretëreshë. Fili e pranoi kushtin. Ai për tu afruar me fisin ilir të Olimbisë kërkoi që vajza e tij Kleopatra të martohej me mbretin e Epirit vëllanë e Olimbisë. Gjatë dasmës, Aleksandri në bashkëpunim me nënën e tij dhanë urdhër që Filipi të vritej. Gjatë dasmës një ushtar maqedonas i afrohej Filipit dhe i ngul thikën në zemër duke e lënë te vdekur në vend atë. Me ngjitjen e Aleksandërit në frontin e Maqedonasve Olimbia e vret gruan e re të Filipit bashkë me fëmijët e saj.

OLIMBIA

Gruaja e Filipi dhe nëna e Aleksandri të Madh Olimbia vinte nga visi i Ilirëve të Epiriotëve. Olimbia ishte stërmbesë e mbretit të Mirmidonëve Akilit i cili u vra në luftën Trojë. Pra Olimbia ishte e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I, i cili rridhte nga fisi i Pirro Neoptolemi djali i Akilit. Pirro Neoptolemi mbas luftës së Trojës u vendos në Toskëri duke themeluar mbretërinë e Epirit. Pirro Neoptolemi është stërgjyshi i Pirros së Madh që luftoi deri në Romë në shekullin III përpara Krishtit. Olimbia dhe Pirrua janë kushurinjë të parë. Emri i vërtetë i Olimbisë ishte Mirtal, pra edhe kjo një fjalë shqipe e përbërë nga MIR-DAL(në gjuhën shqipe shpesh herë shkronja T ngatërrohet me D, sikurse S me Z, etj.). Më vonë Mirtalia u quajt Olimbia. Edhe kjo fjalë rrjedh nga gjuha shqipe të cilën do ta shpjegojë më poshtë. Olimbia ishte shumë bukur me flokë të verdha me onde të gjata. Bukurisë së Olimbisë nuk i rezistoi Filipi i cila la gruan e tij të parë që ishte ilire dhe quhej Audata. Siç duket bukuria e veçantë, zgjuarsia e Mirtalisë ka bërë që më tej ajo të thirrej me emrin madhështor Olimbi... Olimbia është një emër shqiptar që përbëhet nga bashkimi i fjalëve pellazgje OLI dhe MBI. OLI do të thotë i madh dhe MBI, sipër. Emri OLIMBI është një emër që tregon madhështi. Lojërat më të mëdha në botë quhen Lojrat OLIMBIKE, mali më i madh në Greqi quhet Mali i OLIMBIT. Pra, emri Olimbi ka kuptimin e madhështisë "MBI TË GJITHË". Dhe vërtetë a nuk janë Lojrat Olimbike aktiviteti më i madh sportivë në botë? Sot gjuhëtarët shqiptar e ngatërrojnë fjalën Olimbi me Olimpi. Fjala OLIMBI në greqisht shkruhet OLIMPI dhe shqiptohet OLIMBI. Shkronja MP në greqisht është B dhe në disa raste MB. Gjuhëtarët shqiptar kanë bërë deri më sot transkriptim të fjalës greke OLIMBI, duke bërë që kjo fjalë të humbi kuptimin e saj që rrjedh nga gjuha shqipe (pellazgjike) ... Gjuhëtarët tanë me dashje ose pa dashje kanë bërë shumë gabime në disa fjalët shqipe duke i quajtur si fjalë të ardhura nga greqishtja, sllavishtja, latinishtja etj. Por po të studiohet më thellë do kuptojmë se kemi fjalë të gjuhës shqipe të përvetësuara nga gjuhët e tjera.

ALEKSANDRI I MADH

Plutarku shkruan për Aleksandrin e Madh se ai ishte biond, me një përskuqje të lehtë në faqe dhe në gjoks. Dua të shtoj se edhe Pirrua i ynë kishte një përskuqje në të tërë fytyrën e tij. Aleksandri pamjen e jashtme i ngjante nënës së tij Olimbisë dhe dajallarëve të tij që ishin nga fisi ilir i Epirit. Filipi për të mësuar Aleksandrin në edukimin e tij mori dy mësues Leonidhën që ishte kushëri me Olimbinë dhe Lisimakun që edhe ky ishte nga krahina e Dodonës Pellazgjike. Pra siç del nga historia me edukimin e Aleksandrit u morën dy mësues ilirë. Më vonë Filipi solli edhe Aristotelin, një filozof i zoti nga Selaniku për të mësuar Aleksandri gjuhën greke dhe letërsinë e tyre. Në moshën 18 vjeçare Aleksandri në krye të 2000 kalosër mposhti ushtrinë e Athinës. Mbas vrasjes së Filipi Aleksandri në moshën 20 vjeçare bëhet mbret i Maqedonisë dhe i Greqisë në një moshë të re në verën e vitit 336 p.K. Në vjeshtën e vitit 335 p.K Aleksandri i Madh u kthye në Pellë për të përgatitur planin e tij të madh për të pushtuar Azinë dhe të shkatërronte perandorinë perse. Aleksandri gjatë udhëtimit të tij për në Azi bëri edhe një ndalesë të vogël në bregdetin e Trojës që tashmë ishte shkatërruar e tëra nga lufta dhjetëvjeçare midis Trojanëve dhe Akejve. Kur mbërriti në Trojë Aleksandri u mallëngjye. Ai, librin më të dashur kishte ILIADËN dhe nëpërmjet Iliadës kishte mësuar për Trojën dhe luftën e saj. Gjatë vizitës në Trojën e shkatërruar Aleksandri bëri fli në kujtim të mbretit të pafat të Trojanëve Priamit të cilin e kishte vrarë djali i Akilit, Pirroja. Por nga heronjtë e luftës së Trojës ai adhuronte Akilin mbretin e Mirmidonëve që e kishte stërgjyshin e tij nga nëna. Ishte mëngjesi i 3 qershorit ët vitit 323 p.K., kur Aleksandri ndeu se kishte zjarrmi të brëndëshme, pasi bëri një banjë ai ushtri përsëri në gjumë. Kur u zgjua thirri të gjithë gjeneralët për planin e betejës, por pa se vetë ai ishte i pamundur. Për disa ditë ai rënkoi në shtrat nga temperatura e lartë dhe më 13 qershor vdiq në krevat i sëmurë. Kështu, mbreti i Maqedonisë që kishte mposhtur në fillim Greqinë dhe i kishte marrë emrin nuk mundi të realizonte ëndrrën e tij për të pushtuar tërë botën. Ai për dhjet vjet pushtoi pjesën më të madhe të botës, ndërsa stërgjyshi i tij Akili me aleatët e tij iu deshën dhjetë vite për të mposhtur Trojanët me dredhi. Aleksandri vdiq, por mbeti gjallë emri, legjenda e tij. Lavdia e tij ndriçon e herë errëson dhe krijon probleme, dymijë e dyqind vjet pas vdekjes së tij. Sipas disa studiuesve të huaj Aleksandri i madhe quhej Meryamun Aleksandri, këtë mendim studiuesit e mbështesin në një mbishkrim që është gjetur në Egjipt. Ku thuhej në një citim "meryamun setepenra Aleksandros" . Kjo është një dëshmi që tregon se emri Aleksandër është i mëvonshëm. Ose më mirë të themi që është Llagap. Shpesh herë duhet të na punojë logjika e thjeshtë për të mësuar shumë të fshehta të njerëzve në kohën antike. Po ta ndajmë emrin ALEKSANDËR në tre pjesë do të lexojmë tre fjalë, A-LEKS-ANDËR, që do të thotë: A është fjala e sotme shqipe ËSHTË, LEKS q; është emri LEK dhe ANDRA është një fjalë e vjetër pellazgje që e përdorin grekët sot, dhe do të thotë BURRË. Pra, emrin ALEKSANDËR do të thotë LËKA ËSHTË BURRË. Dhe me të vërtetë Leka ishte burrë i madh që mbeti në historinë e botës. Sot shqiptarët emrin Aleksandër e kanë në disa variante si: LEK, ALEKS, SANDRI, LEKSANDËR. Shqiptarët që njihen ne Itali me emrin arbëreshë dhe në Greqi me emrin arvanitas në vend të emrit Aleksandër ata përdornin Leksandër. Duhet të dimë që në kohët e lashta njerëzit shpeshherë e humbnin emrin e pagëzimit dhe thirreshin me Llagapet e tyre. Më vonë Llagapet u bënë mbiemrat e familjeve. Një variant tjetër mund të të jetë për zbërthimin e emrit Aleksandër dhe A-LEKS-ANDËR. Mundet që fjala ANDËR të ketë kuptimin e fjalës ËNDËR. Pra, LEKA ËSHTË NË ËNDËR. Ka mundësi që ketë Llagap ta ketë marrë nga gjeneralët e tij kur Aleksandri deklaronte që do të pushtonte të tërë botën. Dhe ata ndoshta mërmëritni se LEKA ËSHTË NË ËNDËR. Sot në Greqi ndodhet një ishull me emrin ANDRA. Gjatë një studime që kam bërë në vitin 2001 për këtë ishull kam zbuluar se ky ishull banohej që në shekullin e XII nga shqiptarët. Edhe sot ishulli Andra (ËNDRA) banohet nga 90% e popullsisë greke që flet në familje gjuhën shqipe, pra nga shqiptarë që njihen me emrin arvanitasit. Ishulli ANDRA ka 27 fshatra shqipfolës, toponime, dhe mbiemrat e familjeve janë të kuptimit të gjuhës shqipe. Ndoshta Llagapi ALEKSANDËR mundet të rrjedhi nga fjalët LEKA ASHT NË ANDËR.

ELEMENTËT QË TREGOJNË ORIGJINËN ILIRE TË ALEKSANDRIT TË MADH
1.-Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipi dhe Olimbisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimbia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra shkencërisht ALEKSANDRI I MADH është Ilir, duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Pra, Filipi ishte i sigurtë djali i Eurodikes që vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Dhe për Aleksandrin kemi të sigurtë që ishte djali i ilires Olimbisë që vinte nga fisi ilir i Epiriotëve. Më lartë thamë që Olimbia akuzoheshe shpeshherë që Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit...
2.-Nga pamja e jashtme dhe karakteri Aleksandri i ngjante Olimbisë, kishin të përbashkët ngjyrën e flokëve, bukurinë e fytyrës, ambicien, zgjuarsinë etj.
3.-Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet në gjuhën shqipe të dialektit geg, MER-JAM-UN. Sot disa fshatra shqiptar në Maqedoni ende thonë: MER JAM UN, që në gjuhës standarde është MIR JAM UNË.
4.-Emri i njohur botërisht nga bëmat e Miriamun ishte Aleksandër që siç e shpjegova më lartë ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe në dy variante.
5.-Aleksandri ishte mbajtës i brirëve të Cjapit. Më vonë këtë shenjë do ta mbante Pirrua i Epirit dhe Skënderbeu ynë i madh.
6.-Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit geg të Maqedonisë. Aleksandri greqishten e mësoi nga Aristoteli.
7.-Në vitin 1925 Republika e Shqipërisë që drejtohej nga Ahmet Zogu monedhës shtetërore e quajti me emrin LEK për nder të Aleksandrit të madh. Dhe në faqet e monedhës shqiptare LEK pasqyrohesh nga figurat e Aleksandrit, Herkulit, Akilit, Pirros etj. Kur shteti shqiptar kishte këto elemente në monedhën e tij në vitin 1925 që vazhdoi deri në vitet 1950.

PËRFUNDIMI
Siç del nga ky studim Aleksandri dhe shumë heronj të kohës Antike ishin pellazgj, ilir, pra shqiptar. Sot intelektualët, studiuesit dhe politikanët shqiptar duhet të mbrojnë trashëgiminë e tyre të lashtë pellazgjike- ilire nga mos privatizimi i kombeve të tjerë që nuk kanë heronj trashëgimtarë të Historisë Antike të cilët sot këto kombe janë futur në garë për të fituar privatizimin e tyre. Nga gjiri i Kombit shqiptar kanë dalë burra që udhëhoqën shtetet si Francën, Rumaninë, Greqinë, Turqinë, Italinë etj. Xhuzepe Garlibardi, Napoleon Bonoparti e shumë burra të tjerë lindën nga prindër shqiptar.

Autor: Arben LLALLA /Historian

Presheva jetime apo turpi ynë kombëtar

Nga Ilir Vata

Zemrat e shqiptarëve kudo në botë dhe në pesë shtete në rajon, rrahën në një ritëm Bashkim Kombëtar, pas incidentit të Preshevës. Serbët po ua shpejtojnë bashkimin shqiptarëve, pasi sa më shumë që ata të prekin liritë e shqiptarëve, aq më shumë ata do mendojnë të jenë një komb.

Historia i ndëshkoi shqiptarët, por kurrë si ndalën përpjekjet veçmas dhe së bashku për lirinë e shqiptarëve dhe falë tyre, nga brigjet e Adriatikut dhe në zemër të Ballkanit flitet shqip.

Sot, serbët provokuan dhe i treguan botës shqiptarë dhe mbarë diplomacisë ndërkombëtarë që politikanët serb janë pasardhës të Milloshevicit dhe se me politika e tyre provokues, nacionalistë të tipit primitiv kërkojnë të destabilizojnë Ballkanin.

Provokimi i Preshevës nga ushtria serbe shënojë dhe incidentin më të rëndë e më provokativ, duke iu prekur shqiptarëve vlerat, vetë luftëtarët që ranë për dheun e tyre dhe vlerat mbarëshqiptare, kur pas përpjekjeve dhe jetëve të tyre, bënë karshillëk gjenocidi serb, që ende rri i zgjuar në skuta e nacionalizmit egoist.
Provokacionet serbe, tunduan mbarë opinionin shqiptarë, ndonëse diplomacia, Tirana zyrtare pati një reagim diplomatik, por Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, nuk hezitoj të shkruaj në faqen e tij se Bashkimi Kombëtar është i pashmangshëm.

Shqipëria është vend i Aleancës së Atlantikut, pra NATO-s dhe pesha e saj në rajon është dominuese, pasi shqiptarët janë një komb që nuk kanë sulmuar një komb tjetër dhe kjo i bën ata të gjerojnë stabilitet në Ballkan.

Realiteti i shqiptarëve të lirë në rajon i trembën çdo ditë e më shumë serbët, që ende nuk pajtohen me këtë realitet, ende politikanët serb, ecin me temperaturën e Sllobodan Milloshevic dhe hija e tij po i ndjek nga pas, ndonëse krime, vrasjet masive dhe spastrimet etnik ishin të pa imagjinueshëm, madje makabre për kohën kur ne jetojmë, politikanët serë jo vetëm mendojnë si dishepulli i tyre tiran, por po veprojnë si ai.
Ky makabritet, ka lënë pasoja dhe trama e pasluftës ende nuk janë shëruar, ka fëmijë jetim, njerëz të humbur, heronj e lapidarë dhe një Kosove të pavarur që po punon për integrimin në BE, po hynë në bisedime për të falur nga e kaluara për të ndërtuar të ardhme, por politikanët serb flenë me hakmarrjen dhe në mëngjes zgjohen Sllobodan Milloshevic.

Fundi i diktatorëve, tashmë dihet dhe e gjithë Bota mbarë u ka treguar vetëm një çmim dhe fati i tyre nuk do të ndryshojë për jetë. Ashtu siç dihet sesa më shumë të ushtrosh presion ndaj një populli, aq më shumë liri do të kërkojë dhe dëshira e shqiptarëve, tashmë dihet, Bashkimi Kombëtar për të qenë në mënyrë natyrale të bashkuar.

Kjo frikë ka prekur politikanët mediokër, që e shkuara i ka zënë për fyti dhe nuk i lëshon, kur e ardhmja është liria e shqiptarëve dhe ajo tashmë ka ndodhur, vetëm se serbët dhe politikanë e atjeshëm po e përshpejtojnë Bashkimin Kombëtarë.

Sllobodani, shënoi dhe fundin e një gjakderdhje në Ballkan dhe ai e provoi se sa më shumë preku liritë e shqiptarëve aq më shumë luftuan ata, sa më shumë spastrime e gjenocid, aq më shumë bota e qytetëruar, SHBA, BE dhe aleanca e atlantikut luftua dhe sollën fundin e një tirani dhe një tiranie dhe solli paqe. Lira e popujve është e shenjtë, bota e qytetëruar e mbron atë me çdo çmim.

Sot, para shqiptarëve u ngjall sërish ushtria e Sllobodanit, pasi u preku atyre bijtë e lirisë dhe kjo është në favor e tyre, pasi e kanë të ligjshme të mendojnë për bashkimin, pasi rron në të drejtën e tyre natyrorë dhe është një nga mënyrat klasike bashkimi vullnetarë.

Shqiptarët duruan një shekull padrejtësitë dhe e festuan shekullin e pavarësisë më me dëshirë për bashkim, pasi padrejtësisht e ndarjes së shqiptarëve në konference e Londrës është një trumpet për Europën, pasi u ka borxh shqiptarëve, jo vetëm padrejtësinë, por dhe pasoja që erdhën me pas, deri te incidenti i Preshevës.
Më herët një shkrim citonte, “Një komb dy shtete”, “Një shqipe dy koka” se ky është realiteti aktual, por shqiptarët, realisht, jetojnë në pesë shtete dhe zemra u rreh në një komb në një shqipe.

Incidenti i Preshevës i bëri zemra e shqiptarëve kudo në botë të rrahin me një ritëm dhe ky është vetë Bashkimi Kombëtar.

****

Presheva jetime apo turpi ynë kombëtar

Të vjen mirë tek dëgjon fjalët Prevezë e Preshevë së bashku, teksa këto dy fjalë përbëjnë atë që do ta quaja ekstremitetet shqiptare që historia ua qethi shqiptarëve. Por, tek lexon lajmet e sotme, fjala Preshevë përbënë turpin tonë, turp që mund të përkthehet me lënien e jetimëve në punën e vetë. “Preshevë, serbët heqin lapidarin e UÇPMB-së”, mund të lexosh në shtypin e sotëm.

Dhe kjo është sfidë ndaj gjithë shqiptarëve. Nëse politikanët shqiptarë në Tiranë, Prishtinë dhe pse jo edhe në Shkup, nuk kanë folur kurrë për nëpërkëmbjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e troje të tjera nën Serbinë, rasti i ngritjes, mbajtjes apo i heqjes së një lapidari është rasti që shqiptarët kudo që janë të bashkohen dhe të mbrojnë të drejtën e vëllezërve të tyre të një gjaku.

 Dhe, të kuptohemi, këtu nuk bëhet fjalë për luftë, por për një betejë demokratike me një Serbi që, gjithsesi, nuk do luftën sot. Në një kohë që Serbia pretendon të futet në Europë, duke e parë se shqiptarët, qoftë ata të Prishtinës, qoftë ata të Tiranës, kurrë nuk arrijnë të artikulojnë kërkesa në mbrojtje të shqiptarëve nënë Serbi, Serbia pra, e di mirë se heqja e një lapidari nuk i fut asnjë gjemb në këmbë.

Por nëse protestat masive do të pushtonin çdo qendër të banuar ku jetojnë shqiptarë, në të gjithë Ballkanin apo nëpër botë, atëherë bota ta shikonte ndryshe Kosovën Lindore, që është bërë Kosova e re e Ballkanit. Por për të bërë një gjë të tillë, duhet mobilizim, duhet organizata vërtet shqiptare dhe jo parti që vetëm emrin kanë nacionalist. Me heqjen e lapidarit të UÇPMB-së, Serbia u shpalli duel shqiptarëve duke u treguar arrogante dhe e pafytyrë. Duke u nisur nga qëndrimi i deri tanishëm i shqiptarëve, sigurisht që Serbisë nuk do t’i hyj ndonjë gjemb në këmbë. Por nëse, shqiptarët do të dinë të organizohen dhe nuk do ta lënë Preshevën vetëm, serbët do të mendohen dy herë para se të ndërmarrin veprime si ky i sotmi. Do ta durojnë shqiptarët turpërimin serb? Le të shikojmë, topi është në terrenin e tyre. Ndeshja vazhdon …

Erdogan për Shqipërinë e Madhe


Kryeministri turk Erdogan në një intervistë për kanalin shtetëror turk deklaron se Turqia do mbeshtesë vëllezërit shqiptarë nëse do jetë e nevojshme edhe me trupa ushtarakë, ai shtoj më tej se populli Shqiptar ka të drejtën e vetëvendosjes për krijimin e një shteti të madh Shqiptar, dhe se UÇK nuk është organizate rebele-terroriste por vullneti i shqiptarëve për të mbrojtur trojet e tyre, transmeton “Graviteti.com".
Erdogan ka kërcënuar me shpërbërje të Maqedonisë dhe gjithë Ballkanit nëse te drejtat e shqiptarëve nuk merren parasysh. Ai shtoi se trupat kombëtare turke janë në gatishmëri dhe do ndihmojnë shqiptarët për çlirimin e trojeve shqiptare. Kjo deklaratë ka bere qe ministrat e jashtëm grek dhe serb të reagojnë ashpër.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...