Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/18

Kur sociopatit i jepet hapësirë mediale, ai promovon antivlera dhe antikombëtarizëm, por edhe dëshmon idiotësinë e tij

artikuj
Mr. Ardian Ramadani


Duke biseduar me miq dhe shokë, ata dashamirë të mi më sugjeruan që të mos merresha edhe më tej me disa ide të marra dhe me disa shpifje të individëve ndjellakeq dhe shpifës antikombëtarë. Por, si pretekst për këtë shkrim është nxjerrja në pah e realitetit dhe të vërtetës, si dhe demaskimi i shpifjeve dhe të pavërtetave në adresë time. Megjithëse para më se një viti e gjysëm ia dhash përgjigjet e merituara pseudoanalistit shizofren, të cilit thjesht për çështje higjienike nuk dua t`i përmend emrin, nuk ma morri mendja se do më dilte punë tani me sozinë e tij në ide dhe veprime, drejtuesin e një emisioni të çoroditur “Zona e lirë”, por e udhëhequr nga një mendje dhe shpirt i robëruar.
Edhe pse emisionet e këtij misogjeni, nuk i shikoj aspak, ngase kam për të shikuar emisione të tjera më të mençura dhe më profitabile, seç më rastisi të gjej në internet emisionin që daton nga data 20 maj 2011, ku në emisionin e këtij sociopati, ishte ftuar një pseudoanalist, surrogat i një përbindëshi dhe një injoranti, i përcjellë me ndjenja antihumane dhe me një islamofobi të çuditshme. Tema që trajtohej aty ishte, “Post Bin Laden”.
Edhe pse para këtij emisioni ishte shkruar një artikull se përse heshtën intelektualët dhe analistët në Kosovë dhe Maqedoni për vdekjen e Bin Ladenit, e kësisoj u përmend edhe emri im, se përse unë paskam heshtur, unë nuk reagova, por ky emision ku promovohen antivlerat më nxiti të reagoj. Jo pseudoanalisti dhe deklaratat e tij, ngase me të jam marrur kur është dashur, po me drejtuesin e emisionit, njeriun sociopat, i cili në fund fare të përgjigjeve të pseudoanalistit më quan të çmendur fare. Në pyetjen e Arian Çanit drejtuar K.M, se tani që Bin Laden u vra, a besoni që Ardian Ramadani, shef i departamentit të gjuhës frënge në një Universitet privat në Tetovë, ka të drejtë që ju quan spiun grek dhe serb, pseudoanalisti K.M i përgjigjet” Ky njeri është mjaft interesant, është shef i departamentit të gjuhës frënge në UEJL në Tetovë, dhe ka bërë një polemikë me mua në shtypin shqiptar të Maqedonisë, para një viti, dhe ai thotë se kush shan Islamin është spiun serb dhe grek. Këta tani janë arabizuar aq shumë saqë ajo arabishtja u duket krejt normale. Kush i bën ritet fetare në serbisht greqisht dhe arabisht është serb, grek është arab. Ky thotë, aludon në mua, dua të jem arab, e ata të tjerët grek dhe serb, Unë i them je njëlloj si këta të tjerët” Ndërsa ky sociopati Ariani shton si korb “Qenka i çmendur”
E tërë biseda mes këtyre dy horrave vazhdon edhe më tej, por ky fragment më iritoi tej mase dhe më detyroi të reagojë.
E para, me K.M. i kam qartësuar gjërat ngase ia kam dhënë përgjigjet me radhë, fije për pe si dhe me argumente konkrete. Sa për atë që unë qenkam arabizuar apo arab, kjo le të ngele pjesë e mendjes së tij të fëlliqur, ngase une e ndjej veten shqiptar, jam krenar për këtë, por poashtu nuk e fsheh dot se jam mysliman. Respektoj vëllezërit e mi të një gjaku dhe kombi, që kanë përkatësi të njëjtë kombëtare dhe etnike si unë, por edhe që kanë përkatësi fetare të ndryshme. Kësisoj, unë nuk jam prej atyre që ftoj shqiptarët në luftë fetare dhe në Shën Bartolomej. Këtë detyrë dhe mision, prej agjenturave të Asfalisë (shërbimit sekret grek) dhe shërbimeve serbe, e ka ky farë pseudoanalisti habdall dhe ky drejtuesi horr i këtij emisioni të sipërcituar.
E dyta, sa për vdekjen e Bin Ladenit, unë mund të them publikisht se më në fund ai morri dënimin e merituar, për gjithë të bërat e tij të dhembshme dhe antinjerëzore. Por, një gjë më shqetëson, se kur do marr dënimin e merituar ky farë pseudoanalisti K.M si dhe drejtuesi sociopat i emisionit “Zona e lirë”. Dallimi mes këtyre dyve dhe Bin Ladenit është fare i vogël. Bin Ladeni dontë të homogjenizonte botën përmes ideve ekstreme dhe të dhunshme, me prapavijë gjoja Islamin, e e vërteta është se pikërisht Islami dënon dhunën dhe terrorizmin si forma veprimi, mu ashtu siç dënon këto veprime çdo religjion, pra Bin Ladeni ishte edhe kundër njerëzimit, edhe kundër demokracisë dhe rendit botëror, por edhe kundër vet Islamit si religjion dhe fe që promovon paqe dhe tolerancë. Ndërsa, mu ashtu si Bin Ladeni, por në performim tjetër veprojnë edhe K. M dhe ky sociopati drejtues i emisionit “Zona e lirë”. Ata duan ta homogjenizojnë botën shqiptare me dreqi e di se çfarë idesh dhe konceptesh, ata me siguri botën shqiptare duan ta shohin të mbërthyer prej KOS it serb dhe atij grek. Ide pikërisht e njëjtë kjo si e Savë Batares.
Në fakt dallimi mes sociopatit Arian Çani dhe K.M., si dhe Bin Ladenit është në nuanca, ngase ky i fundit krijoi Al Kaedën, (bazën e organizatës terroriste antinjerëzore), ndërsa Arian sociopati dhe K.M. krijojnë dhe shpifin ide të rrezikshme që thërrasin në Shën Bartolomej mes shqiptarëve, në luftë vëllavrasëse, dhe shpiejnë ujin në mullarin e Asfalisë dhe shërbimit sekret serb. Të jesh sociopat, është e drejtë e njeriut, ngase e dij se diversiteti është pjesë e kësaj bote dhe duhet pranuar atë, por ama të jesh sociopat shpifës dhe të quash të çmendur ndokend sepse mendon ndryshe dhe me qartësi, kjo është e patolerushme.
Në fakt, po të ishim në ndonjë shtet normal demokratik evropian, me Arianin ndoshta do të shiheshim në gjyq, por edhe me këtë K.M. më përpara, por duke e ditur se në ç`farë rrethanash jetojmë dhe ku jemi, i kursej, sepse kam punë të tjera të mençura për të bërë.
Me sociopatin, drejtues i këtij emisioni, si dhe me këtë pseudoanalistin abdall dhe matuf K.M. ekziston vetëm një gjuhë komunikuese qoftë në emisione, qoftë ndokund tjetër, gjuha e gotave dhe dajakut, por ja që më mirë është që njeriu të ruhet mos të ndyhet me lloj lloj zagarësh dhe gjuetarë shtrigash.
Sociopati i cili don t`i thejë rregullat e shoqërisë dhe ndjen kënaqësi kur e bën atë, si misionar filogrek promovues antivlerash, në emisionin e tij së bashku me sozinë e tij të çmendur në ide dhe në qëndrime të mbrapshta, dëshmoi edhe diçka tjetër, se edhe ne Shqipëri, sikurse edhe kudo, ka individë që dijnë të flasin shqip, por që ky kusht nuk është i vetëm për të qenë shqiptar, andaj përdorin budallallëkun dhe manifestojnë gjenet e tyre prej zagarësh, për të dëshmuar se përpos që janë antikombëtarë, në misione për nxitje të urrejtjes ndërfetare mes njerëzve, ata janë edhe antinjerëzore dhe promovues të ideve të këqija. E unë duke qenë koshient për thënien e A. Ajnshtajnit “Bota nuk rrezikohet nga njerëzit e keqinj, por nga ata që nuk reagojnë kundër të keqes”, mund të shtoj se megjithë kombi shqiptar ka përbrenda vetes protagonistë të shkëlqyer, njerëz briliant në shumë fusha, nobelistë me të cilët mburremi, fatkeqësisht ka edhe individë me mendje dhe shpirt robi, njerëz sociopat që kanë probleme mendore, që kanë urrejtje dhe misogjeni absurde, që duan të fusin Shën Bartolomej mes shqiptarëve, por ama që lypset kritikuar dhe demaskuar. Jo rastësisht nuk thuhet se “Askush nuk skuqet në errësirë”, andaj e dij se edhe këta dy të ligët nuk do skuqen, por ama do reflektojnë se nuk mund të mashtrojnë opinionin shqiptar për idetë dhe bindjet e mia dhe të shumë e shumë bashkëmendimtarëve të mi. Krejt kjo ngase kanë me vete ide të errëta dhe përçarëse. Por, edhe ky është diversitet. Andaj Gandi me të drejtë thotë “Po mos të ishte bota e ndryshme nuk do të njihnim njëri tjetrin”. Kësisoj duke ditur se nuk ka mal pa derra dhe gomarë, e edhe ky mali ynë nuk është pa to (lexo: dy vetëm se i kemi, K.M dhe A.Ç., e fatkeqësisht i jepen edhe hapësirë dhe poste mediale, përfundoj shkrimin me thënien " Gomarin edhe me ari ta veshësh, ai prap gomar është"!

(Autori është profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, magjistër i diplomacisë dhe shkencave politike, si dhe opinionist dhe kolumnist i rregullt)

Rezime skicës së mendimit politik shqiptar të Hysamedin Ferrajt

artikuj

 Mr. Ardian Ramadani


Libri i autorit të shquar, Hysamedin Ferraj « Skicë e mendimit politik shqiptar » i botuar vite më parë zgjoi kërshërinë time për lexim. Më sfidoi autori edhe me tjetrin libër, me titull « E pafilozofuara » një ese e shkëlqyer politike dhe historike, e gërshetuar me dromca filozofike, por ama libri « Skicë e mendimit politik shqiptar » është libër që me të vërtetë ia vlen të lexohet nga secili studiues dhe intelektual. Për vetë faktin se autori me një penë të mprehtë dhe argumentative shtjellon gjëra që jo vetëm i kanë munguar shkencës dhe historiografisë shqiptare, por edhe merr guximin t`i thotë këto gjëra, ngase ndoshta faktet edhe janë ditur, por ka munguar guximi për t`i radhitur në formë taksative dhe për t`i thënë troç. Kushtin e vendosur nga studiuesi, politologu dhe filozofi bashkëkohor gjerman, Jurgen Habermas, për atributin Intelektual, me gjasa e plotëson Hysamedin Ferraj. Krejt kjo ngase intelektuali duhet të ketë fantazi dhe guxim të flasë publikisht. Ferraj e ka bërë këtë gjë dhe po e bën edhe sot e kësaj dite.
Kësisoj Hysamedin Ferraj si përkrahës i nacionalizmit dhe ideve që dalin nga ajo, mëton të pohojë dhe përkrahë thënien e Entoni Kuintonit që nacionalizmi është përpjekje për të bërë shtetin dhe kombin të përputhen, nisur nga rrethanat kur nuk përputhen ato. Ndërsa duke cituar një varg autorësh, ai ndalet te thënia e Kantit, për ndërtimin e kombit duke pasur vullnetin e mirë për të ndërtuar diçka. E kësisoj edhe vullnetin e mirë për të ndërtuar kombin shqiptar. Sipas Ferrajt ekzistojnë 2 koncepte në teorinë e kombit dhe nacionalizmit :
1. Kombi politik, subjektiv, qytetar, i shtetasit të cilin e kanë anglezët, francezët dhe amerikanët
2. Kombin kulturor, etnik, objektiv, primordial, historik (rasti gjerman, rus dhe italian).
Ferraj duke dhënë informacione të shumta jep një informatë tejet të vlefshme që sipas fjalorit akademik francez të vitit 1777, atdheu përkufizohej si vendi apo shteti në të cilin është lindur ndokush. Kjo teori bazament për kombin politik francez, shërben për shkrirjen e gjithë etnive të tjera, si dhe nuk bazohet në teorinë e gjakut dhe të origjinës. Kësisoj sipas teorisë së parë del se kombi është shteti dhe shteti është kombi. Sieyes thekson që : kombi është trup njerëzish të bashkuar që jetojnë nën të njëjtat ligje dhe që përfaqësohen në të njëjtat mbledhje ligjvënëse. Sipas kësaj teorie shqiptarët nuk dalin të jenë në favor. Pse ? Ngase sipas mendimit tim këtu vjen në shprehje arsyeja shtetërore, e kjo arsye është shpesh herë pretekst për të shkrirë dhe asimiluar grupe të tjera etnike, (kujtojmë rastin e Kosovës ku edhe pse kishte ndonjë pëfaqësues shqifolës në institucione serbe, Kosova ishte e kolonizuar dhe e okupuar, shqiptarët e Kosovës jetonin nën ligjet e Serbisë, por nuk ishin pjesë e shtetit dhe kombit serb).
Ndërsa tek koncepti i dytë, i cili është në favor të shqiptarëve, ngase bazohet tek gjuha, gjaku, lashtësia, vlejnë edhe 4 kriteret e tjera që janë të domosdoshme për të ardhmen e kombeve : 1. Kriteri i mjaftueshmërisë (kombi të jetë i mjaftueshëm për të qenë si i tillë, respektivisht të qenësojë) 2. Kujtesa historike për një shtet (që ky komb të ketë si detyrë dhe obligim njësimin dhe bashkimin) 3. Ekzistenca e një elite kulturore (ngase pa elitat kombi shndërrohet në krejtësisht diçka tjetër e nuk mbetet komb) si dhe 4. Aftësia e dëshmuar për pushtime.
Shqiptarët këtë kriter të fundit nuk e kanë pasur. Ata duke mos qenë në gjendje të pushtojnë mbetën të eksponuar përballë rudhosjes dhe tkurrjes territoriale, nga fqinjët ballkanikë.
Kësisoj Ferraj duke argumentuar nëpër faza të ndryshme historike nevojën e jetësimit nga ana e shqiptarëve si komb, nxjerr në pah edhe divergjencat ndërshqiptare, lëvizjet kontradiktore dhe kundërshtuese ndërshqiptare. Kësisoj kombndërtimi tek shqiptarët, e më vonë shtetndërtimi është i përcjellur çdoherë me tezën dhe antitezën, me atë që është pro dhe kundër.
Kësisoj Ferraj duke u nisur nga periudha romake, duke dalë në periudhën bizantine e deri tek sundimi osman përshkruan në mënyrë briliante vasalitetin shqiptar përballë të tjerëve. Kësisoj ai nuk mund të paraqitet si rrënues i miteve, po përkundrazi demitizon mitet dhe i kthen në figura reale dhe objektive, në mënyrë që të kihet pasqyrë e qartë për secilin personazh se çka, kush dhe cili ka qenë, ç`farë ka punuar e kështu me radhë. Në dukje i rëndë, sulmi kritik ndaj figurës kombëtare të Skëndërbeut, si një figurë e cila kërkon të dalë me çdo kusht nga pluhuri i mitit dhe stërglorifikimit, i glorifikuar mvarësisht nga pushtetet aktuale që kanë qeverisur në Shqipëri, Ferraj na paraqet një Skëndërbe tjetër, ashtu si nuk do të donim të ishte, por një Skëndërbe real, vasal ndaj Venedikut dhe Papatit, ndërsa figurën e Hamza Kastriotit, Mojsi Golemit …. si figura vasale ndaj osmanëve. Bile dhe vet Skëndërbeu na paraqitet herë si vasal i sulltanit fillimisht, herë i fqinjëve, e herë i Venedikut…. pra, përmes kësaj autori mëton të tregojë se secila figurë shqiptare ka qenë e prirur drejt vasalitetit nga tjetri, për shkak të mosplotësimit të kushtit të vetmjaftueshmërisë dhe aftësisë për pushtime.
Ferraj duke e përshkruar këtë periudhë me një penë argumentative del tek figura e Ali Pash Tepelenës. Kjo figurë servile dhe kontribuese për lirimin e kombit helen, nuk është asgjë tjetër pos vasale ndaj helenëve. Dhe Ferraj me të drejtë shtron pyetjen se përse figura e Ali Pashës shikohet si heroike, ndërsa e Bushatliut heshtet dhe nuk përmendet. Me gjasa sepse ky i fundit nuk ishte vasal i helenëve por i osmanëve. Andaj nuk mund të shpallet hero vetëm njëri vasal, ose duhet të shpallen të dytë heronj ose asnjëri, por sipas tij asnjëri ngase të dytë kanë qenë vasalë.
Ferraj duke shkoqitur periudhën e lavdishme të Rilindjes Kombëtare, thekson se Rilindja Kombëtare dhe Lidhja e Prizrenit janë lëvizje që janë nxitur nga figurat kombëtare shqiptare që kanë qenë në poste kyçe në Perandorinë Osmane. Ai guxon të shprehet se po të mbahej si duhet kursi i Lidhjes së Prizrenit dhe po të luftohej kundër armiqve të vërtetë shqiptar, fqinjëve grabitqarë, e po mos të përçahej Lidhja duke nxituar me vrap shpalljen e luftës kundër Perandorisë Osmane, në momentin kur shqiptarët kishin privilegje në këtë Perandori, do të flitej për rrethana krejtësisht të tjera gjeopolitike.
Por Ferraj thekson se fuqia pëçarëse e fqinjëve grabitqarë bëri të vetën. Në këto rrethana lindi ideja e panballkanizmit. Kjo ide ishte e lansuar nga ministri i punëve të jashtme të asaj kohe Adam Czartoryski. Dhe pikërisht kjo ide, e detajuar më pas edhe nga Ilija Grashanini më 1844 me thirrjen « Ballkani i ballkanasve » nuk ishte asgjë tjetër përpos ishte si një kumt që ti nxiste shqiptarët për luftë kundër Perandorisë Osmane, në mënyrë që këta të dobësoheshin, e kur të dobësoheshin mandej do të ishin fqinjët ata që do t`iu ndërhynin në mes dhe do t`i aneksonin. Rezultati del të jetë kështu. Ferraj merr guximin të jep edhe një fakt të fortë historik, kur shprehet se shqiptarët po mos të përkrahnin panballkanizmin rus dhe serb, do të ishin në favore shumë më të mëdha sot. Ai poashtu shprehet se Isa Boletini, po të mos e kishte lëshuar frontin e luftës që kishte marrë përsipër në Ibër –Mavriq, ushtria serbe me gjasa do të ishte thyer. Ndërsa Ferraj na shpalos faktin e ditur tani më, që figura më e shquar e nacionalizmit shqiptar të jetë Hasan Prishtina, por i cili nuk u përkrah sa duhet nga të tjerët. Hasan Prishtina kishte shkëlqyer dhe gati e kishte thyer ushtrinë serbe në Merdar, por ama sipas Ferrajt një dallëndyshe nuk sjell pranverën.
Duke nxjerrë figurën e Hasan Prishtinës si një figurë të shquar të nacionalizmit shqiptar ai krahason figurat e shtetarëve të tjerë dhe udhëheqësve të tjerë. Kësisoj, Ferraj ndan veprimtarinë e udhëheqësve shqiptarë në dy rryma : 1. Në ata që kanë si synim bashkimin kombëtar duke luftuar fqinjët (nacionalistët e vërtetë), po që nuk e kanë si parësore luftimin e Perandorisë Osmane si dhe 2. Ata që mëtojnë të luftojnë Perandorinë Osmane, e kësisoj të bashkëpunojnë ngushtë me shtetet fqinje.
Por bashkëpunimi me shtetet fqinje është përjashtues për nacionalizmin shqiptar. Ky nacionalizëm i cili nuk është mesianik, është i rrezikuar mbi të gjitha nga ai serb dhe grek. Feraj duke analizuar në thellësi idetë nacionaliste shqiptare thekson se panballkanizmi dhe bashkëpunimi me fqinjët nuk ishte treguar dobiprurës për shqiptarët, as në epokën e Skëndërbeut, as në epokën pas tij, as në epokën e Hasan Prishtinës, e as në epokën e para dhe pas luftërave botërore. Ferraj duke analizuar tre rrymat, të cilat ai i quan si antinacionaliste shqiptare dhe përjashtuese për nacionalizmin shqiptar i ndan ato në : 1. Rrymën zogiste 2. Rrymën noliste 3. Rrymën komuniste dhe enveriste. Që të trija këto rryma janë antinacionaliste shqiptare dhe në thelb kanë panballkanizmin apo bashkëpunimin me fqinjët, në dëm të nacionalizmit shqiptar.
Kësisoj Ahmet Zogu i sjellur në p-- ushtet nga serbët, me 2 bateri artilerie fushore, 2 malore, me 10 mitraloza të rëndë, 20 të lehtë, me një ushtri të përbërë prej 1000 trupash të rregullta jugosllave, 1000 rezervistëve të tjerë dhe 500 matjanëve, me një sërë mercenarësh me pagesë afro 800 sosh të gjeneralit Wrangel, të komanduar nga 40 oficerë rus të bardhë si dhe me 16 oficerë të rregullt serb, dëshmon se nuk është asgjë tjetër përpos figurë antinacionaliste shqiptare dhe vegël serbe. Ferraj na jep edhe një fakt tjetër, atë se babai i Ahmet Zogollit, Xhelal Pashe Zogolli, pas Gaspër Krasniqit ishte shqiptari i parë që u rekrutua si agjent i nacionalizmit serb. Ai në Zvicërr kishte marrë emrin serb Stanko Ivanov dhe po nga Serbia i paguhej banesa, shërbëtorët dhe pensioni. Pra, kemi edhe të atin edhe të birin në shërbim të plotë të serbëve. Shkojmë më tutje, Ahmet Zogu në rrethin e tij të bashkëpunëtorëve kishte njerëzit që ishin kryekëput serbofilë : Ceno beg Kryeziu, Xhemil Dino, Iliaz Vrioni, Sejfi Vllajmasi etj. Ahmet Zogu i dekoruar me dekoratën e lartë « Ylli i Karagjorgjit » i klasit të parë më 1926 nacionalizmin shqiptar e kishte quajtur si aventurizëm, e mes tjerash kishte qenë kundër asaj që të zhvillohet luftë kundër pushtueses së krahinës shqiptare me emrin Kosovë, Serbisë pra. Kësisoj për Zogun serbë të mirë ishin radikalët e Pashiqit, por fill pas Zogut edhe Noli si dhe nolizmi si lëvizje antinacionaliste shqiptare del në vazhdën e atyre lëvizjeve që nuk kishin synim nacionalizmin shqiptar, por bashkëpunimin me fqinjët. Për Nolin nacionalizmi shqiptar ishte luks, ndërsa për të serbë të mirë ishin demokratët e Davidoviqit. E në fakt foli krejtësisht e kundërta, se as ata të Pashiqit për shqiptarët e as këta të Davidoviqit nuk do të ishin të mirë, po do ishin kobsjellës për shqiptarët. Lajthitjen e njëjtë do ta bënte edhe Enver Hoxha vite më vonë, duke mos marrë mësim nga historia dhe duke lidhë aleancë me komunistët jugosllavë në dëm të aspiratave nacionale shqiptare.
Sipas Ferrajt nacionalizmi shqiptar është përjashtues për bashkëpunimin me serbët dhe sllavët (përderisa ata e mbajnë të okupuar Kosovën dhe viset tjera shqiptare) si dhe me grekët (që mbajnë të okupuar pjesën shqiptare të Çamërisë). Megjithë thirrjen e disave, për shembull të Jani Vretos për një komb shqiptaro helen, kjo gjë për Ferrajn është antinacionalizmit shqiptar, sepse s`mund të ketë bashkëpunim as me sllavët e as me grekët, kur ata mbajnë territore të okupuara tonat.
Kur arrin te lëvizja komuniste shqiptare, e përbërë nga një sërë Kiçosh e Koçosh, me origjinë tjetërfare prej asaj shqiptare, lëvizje kjo e përkrahur nga jugosllavët, duke analizuar enverizmin dhe veprimin e tij dhe të makinerisë së tij, Ferraj nuk e dallon as figurën e Enver Hoxhës nga Zogu dhe Noli, bile thekson se enverizmi në fakt, është stalinizëm e stalinizmi është pansllavizëm i përcjellur me komunizëm. Koncepti enverist sipas Ferrajt barazon kufijtë e atdheut me ato shtetërorë. Më 1975 shkruhej nëpër libra « atdheu ynë nga Vërmoshi në Konispol » pra sipas konceptit enverist shqiptarët ishin vetëm nga Vërmoshi gjeri në Konispol, e jo jashtë këtij territori.
Vet ideja e komunizmit, e marksizmit dhe e leninizmit ishin në fakt përjashtuese për nacionalizmin shqiptar. Sipas Ferrajt, i cili citon studiuesin serb Gajo Petroviq, Marksi megjithë se nuk kishte menduar gjithmonë mirë për sllavët, me idetë e tij kishte pasur më shumë sukses tek to, por në formën e vet të stalinizuar apo sllavizuar.
Ferraj duke kritikuar mercenarizmin shqiptar, por edhe duke satirizuar me shembullin kur dikush i drejtohet shqiptarit : « Do shkosh në ferr ? Sa të paguajnë » atje i përgjigjet shqiptari, kritikon qasjen mercenare të udhëheqësisë shqiptare që është gati për privilegj e pushtet të bëjë gjithçka. Duke analizuar enverizmin si rrymë kryekëput antinacionalizmit shqiptar e bile edhe përjashtues për të, Ferraj me fakte provon të bind lexuesin se edhe Enver Hoxha nuk ishte asgjë tjetër, pos një njeri i cili për pushtet ishte i gatshëm të sakrifikonte gjithçka. Ndërsa vet idenë e komunizmit shqiptar të Hoxhës, Ferraj e njëson me stalinizmin, e stalinizmi është krejtësisht kundër nacionalizmit shqiptar. Ferraj ardhjen në pushtet të komunistëve shqiptarë ia atribuon komunistëve jugosllavë, ndërsa heshtja e komunistëve shqiptarë përballë krimeve dhe gjenocidit serb (lexo : masakra e Tivarit) e konsideron turp dhe njollë të keqe, si dhe vulosëse për meritimin e definimit të komunizmit shqiptar si anti nacionaliste.
Ferraj duke dhënë fakte të pamohueshme thekson ndikimin e rrymës vllehe në sistemin komunist shqiptar. Kësisoj nga 8 anëtarët për redaktimin e Historisë së Shqipërisë 5 sipas Ferrajt nuk janë shqiptarë, respektivisht 4 janë vlleh duke përfshirë edhe redaktorin përgjegjës Stefanaq Pollo, 1 është hebre Aleks Buda, i cili është edhe kryetar i ASHASH. Ferraj duke cituar autorë të tjerë e sheh komunizmin si revoltë të intelektualëve toskë kundër atyre gegë. Kësisoj edhe në aspektin e besimit feja islame dhe ajo katolike ishin më të persekutuara në Shqipërinë komuniste. Nga 2169 institucione fetare të rrënuara 1270 i takonin Islamit (740 xhami, 530 teqe, tyrbe dhe mekame) si dhe 157 kisha katolike. Si monumente kulture gjatë regjimit komunist ishin ruajtur vetëm 4 xhami, 1 kishë e besimit katolik dhe 14 të besimit ortodoks. Ndërsa prej të të dënuarve gjatë komunizmit me vdekje 5 ishin klerikë ortodoks, 23 muslimanë dhe 127 katolikë. Andaj edhe enverizmi, si antinacionalizëm shqiptar dhe stalinizmi si nacionalizëm rus nuk janë përjashtues për njëri tjetrin, respektivisht janë përjashtues për nacionalizmin shqiptar.
Pra, sipas Ferrajt zogizmi, nolizmi dhe komunizmi shqiptar (enverizmi) janë në thelb anti nacionalizmit shqiptar dhe përjashtues për të. Edhe pse nolizmi dhe zogizmi ishin kundërshtuese ndaj njëra tjetrës, ato janë përjashtuese për nacionalizmin shqiptar. Ndërsa sipas Tënes nga nolizmi kalohet lehtë në komunizëm shqiptar dhe anasjelltas, por që këto dyja të kenë lidhje me nacionalizmin shqiptar, kjo është e pamundur.
Për në fund mund të konstatojmë se kjo vepër e ndërtuar me një mprehtësi dhe argumentim shkencor, e dedikuar për studentët e shkencave politike dhe historisë, por edhe për ithtrët e librit, meriton të lexohet, jo që të pranohet verbërisht e tëra si e saktë, por të studiohet dhe analizohet me korrektësi dhe konsistencë. Përpjekja e Hysamedin Ferrajt për të nxjerrë në dritë dy lëvizjet, atë pro dhe kundër nacionalizmit shqiptar ia vlejnë të studiohen, komentohen dhe lexohen nga secili lexues. Ndërsa për atë se në çfarë gjendje jemi nuk duhet të fajësohet askush tjetër, pos nesh. Sepse edhe Franc Kafka do të shprehej në një rast se : « Fajësia është gjendja në të cilën ndodhemi të gjithë ne, pavarësisht fajit ». Por nuk duhet edhe të bëhemi ndjekës të verbër të atyre që shkruajnë, megjithëse mund të kenë edhe të drejtë. Lypset kundërshtuar dhe polemizuar. Krejt kjo ngase njeriu duhet të jetë dijetar, e ai është i tillë derisa merret me kërkimin e diturisë, por në momentin kur të mendojë se është bërë dijetar, ai është shndërruar në jodijetar.
(Autori është profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge, magjistër i diplomacisë dhe shkencave politike, si dhe publicist, opinionist dhe kolumnist i rregullt)

Shqiptarët dhe Kosova e Oliver Schmitit


artikuj

Mr. Ardian Ramadani



Autori austriak që merret me studimin e historisë së shqiptarëve dhe i cili bëri bum me veprë e tij mbi Skënderbeun, i cilësuar si shpesh kontraverz dhe i sulmuar e kritikuar nga kolegët e tij shqiptarë, Oliver Jens Schmitt vazhdon të sfidojë me veprat e tija, por edhe me guximin e tij intelektual.
Dy veprat e tij më të fundit janë dëshmi për këtë, « Shqiptarët një histori mes Lindjes dhe Perëndimit » si dhe « Kosova një histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike ». Përmes një përshkrimi që për mua është shumë sfidues dhe i guximshëm, autori në veprën e tij të pari fillon me elaborimin e tezës së historianit kroat Millan fon Shufflaj, i cili në çerekun e parë të shek. 20 zhvilloi tezën sipas së cilës shqiptarët përbëjnë « monadën e Ballkanit », ngase në historinë e tyre vjen e bashkohet në miniaturë krejt historia e Ballkanit, që nga lashtësia, me elementet e veta të vjetra ballkanike, greke, romake, sllave dhe osmane, krishterizmi katolik dhe ortodoks, islami sunit dhe ai dervish, thjesht vijnë e mblidhen të gjitha këtu. Sipas Schmittit Shufflaj skicon edhe tezën e simbiozës serbo shqiptare të dëshmuara mirë nga burimet, e sidomos ato mesjetare.
Sipas Shmittit i pari dijetar perëndimor që ka ngritur teori mbi prejardhjen shqiptare dhe gjuhën e tyre është Gottfried Wilhelm Leibniz. Sipas tij historia shqiptare deri në shek. 19 është domen i interesimit të dijetarëve gjerman, ndoshta mbase edhe përqasja e Shmittit për të studiuar historinë tonë vërteton këtë. Shmitt poashtu përmend edhe Jakob Philipp Fallmerayerin, historian dhe publicist gjerman, i cili para 150 vjetësh ka studiuar çështjet themelore të historisë shqiptare.
Në periudhën antike emri ALBAN sipas Shmittit del vetëm 1 herë në përmendjen e një qyteti Albanopolis dhe një malësie (greq. Albanoros). Në burimet e dokumenteve, shqiptarët shfaqen së pari herë në shek.11, ndërsa si grup që veprojnë së bashku ata shfaqen në shek. 14 kur emigrojnë në Greqi. Në të njëjtën kohë Shmitt shprehet se shqiptarët nuk janë « popull kulture » ngase nuk kanë pasur kurrë bashkim politik.
Schmitt poashtu shpjegon se ndërrimi i emrit nga « arbër » në « shqiptar », ndodhi në vitin 1700, ndërsa e njëjta sipas tij është veçanti europiane. Nocioni shqiptar sipas tij vjen nga shqipja, shqiptoj, flas qartë. Sipas Schmittit shqiptarët edhe pse ishin me përbërje të ndryshme fetare përsëri përkrahnin njëri tjetërin. Shembull për këtë është Pashko Vasa, i cili edhe pse ishte katolik, funksionar i lartë në Perandorinë Osmane qysh më 1879 skiconte programin hapësinor të Lëvizjes së Re kombëtare shqiptare. Emri Albania rishfaqet sipas Schmitit në shek. 11 si emërtim i një grupi etnik, albanoi ose arvanitaj, ndërsa më vonë rreth vitit 1100 edhe si emër vendi nga greqishtja Arbanon, pak më vonë në latinisht si Albanum dhe serbisht si Raban (emër i popullatës arbanas), ndërsa në « Les chansons des Roland » (Këngët e Rolandit) shqiptarët na shfaqen si « Albeigne ». Fakte interesante më tutje na jep Schmitt. Ai thekson se klerikët katolik shqiptarë e emërtonin Kosovën që në atë kohë qartazi bashkëbanohej nga shqiptarë, deri në shek. 17 pra, si « Serbi ». Ky fakt me të vërtetë më shokoi.
Sipas Schmittit ata që më së shumti janë marrë me gjuhën shqipe janë gjermanë. Kësisoj, themelues i albanologjisë është Johann Georg von Hahn, konzull austriak në Janinën epirote dhe në Siros të Detit Egje. Teza e vijimësisë iliro shqiptare e cila sipas Schmitt është e vjetër, në formë të përpunuar u paraqit së pari më 1778 nga dijetari suedez Johann Thunmann, mësimdhënës në Halle, ndërsa në shek. 19 ajo tezë hyri në diskutimin e përfaqësuesve të kombëtarizmit shqiptar në shek. 19. Sipas Schmitt ekzistojnë tre teza për prejardhjen e shqipes : 1. Që shqipja vjen nga ilirishtja që përfaqësohet prej historianit Georg Stadtmuller, i cili qysh më 1942 përpunoi tezën « e trevës së Matit ».2. teza e dytë është ajo që shqipja ka prejardhjen nga trakishtja, me përfaqësuesin më të njohur historianin nga Friburgu, Gottfried Schramm, i cili argumentoi se populli dak i besëve u kristianizua në Antikitetin e vjetër si dhe se kishte pasur një gjuhë të vetme kishtare. Sipas Thunman shumë pak gjë ka mbetur prej ilirishtes, andaj është aq e pamundur ta rindërtosh atë. Sipas tij ka tregues për vijimësinë iliro shqiptare, po dëshmi nuk mund të sillen. Për të spekuluese janë edhe devijimet nga trakishtja.
Schmitt duke vënë në theks kritik (vlerësues) edhe luftërat e Skëndërbeut sjell fakte interesante. Sipas tij në luftërat e Skëndërbeut ndodhi humbje popullsie mes 2/3 dhe ¾ të banorëve. Në zonën e sundimit të tij numri i fshatrave kishte rënë nga 178 (më 1431) në 90 (më 1467), ndërsa numri i vatrave familjare nga 2029 në 407.
Kur arrihet te rregullimi i kodeve zakonore, Schmitt tregon se shqiptarët përdornin Kanunet si formë të rregullimit të marrëdhënieve njerëzore. Kësisoj Shqipëria e Mesme Veriore përdorte « Kanunin e Lekë Dugagjinit , Shqipëria e Mesme « Kanunin e Skënderbeut », në Malësi të Madhe në Veri përdorej Kanuni i Malësisë së Madhe dhe Kanuni i Papazhulit (Labërisë) në Shqipërinë Jugperëndimore. Këto të dhëna Schmitt i merr nga Shtjefën Gjeçovi, i vrarë nga serbët më 1929. Por sipas Shmitt shqiptarët përmes Kanunit, respektivisht tek dispozitat e gjakmarrjes dhe hakmarrjes, humbnin shumë. Sipas Shchmitt, i cili përdor të dhënat e baronit hungarez Nopcsa Franz, si njeri i parë që regjistroi statistikisht pasojat e Kanunit, sidomos përmasat e gjakmarrjes. Kësisoj në Prusi nëse më 1914 në 100 000 banorë ndodhnin 1.9 vrasje, në Bavari 2.7, në Serbi 18, në Shqipëri të Veriut 60. Ndërsa vetëm në hapësirat e Shkodrës më 1863 kërcënoheshin 2000 burra.
Kësisoj Schmitt përpos këtyre argumenteve tejet të vlefshme që lexuesi mund t`i lexojë ofron edhe të dhëna të tjera që janë tejet të rëndësishme ndoshta për historiografinë shqiptare. Sipas tij arvanitasit ortodoks, që do të kryeministronin me Greqinë : Kiço Xhavella, Jorgos Kunturiotis, Antonios Kriezis, heroina e deteve Bubulina, luftuan kundër osmanëve për Greqinë, ndërsa në anën tjetër kemi shqiptarët në poste të lartë të Perandorisë Osmane. Është një fakt tejet interesant apo jo.
Mandej duke analizuar fenomenin e diskursit mbizotërues tek shqiptarët, term ky të cilin e përdor edhe Nathalie Clayer, studieuse e famshme franceze e njohur me librin e saj « Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë, diskurs ky që flet për atë që servohet nga Rilindja Shqiptare, tregon që termi Rilindje, është i marrë nga italianët të cilët kishin të njëjtin përfytyrim (Risorgimento) ose tek bullgarët (Văraždane), ndërsa argumenton se Rilindja shqiptare në fakt nuk ishte asgjë tjetër përpos Lindje, duke përdorur figurat mitizuese të të kaluarës.
Libri i cili është i strukturuar mjaft mirë dhe ofron radhitje taksative të argumenteve, i dedikuar për secilin dashamirë të leximit, në fund përfundon me një mesazh tejet interesant nga autori. Ai është se në çerekshekullin e fundit shoqëritë shqiptare, (pra në shumës shoqëritë e jo shoqërinë,) janë hapur mjaft dhe janë lidhur ngushtë njëra me tjetrën transterritorialisht më shumë se asnjëherë. Pra autori zhvillimin ndarasi të shoqërive shqiptare, për shkak të faktorëve historik, e sheh jo s një pengesë për bashkim, po përkundrazi, e sheh si një persistencë dhe vokacion të theksuar nga vet shqiptarët për bashkim kombëtar.
Ndërsa tek libri tjetër « Kosova një histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike » autori sikur përdor një stil pak më neutral ndaj çështjes së Kosovës, mirëpo në fakt ai nuk mbështetet edhe aq në nxjerrje të fakteve dhe në përdorim të tyre. Ai e ngushton dhe e redukton aq shumë problemin e Kosovës. Shkojmë me radhë.
Kësisoj fillimthi ai nxjerr në pah konceptet konkurruese të historisë shqiptare dhe serbe përmes figurave të interpretimit, edhe atë : 1. autoktonia- grupi im është që moti banor këtu, 2. Prioriteti kohor –grupi im ka qenë së pari këtu, 3. Vazhdimësia e banimit- grupi im ka banuar përherë në këtë territor, 4. Epërsia kulturore- përkatësisht rasti serb, 5. Misioni i civilizimit- grupi im ka vlerë më të madhe kulturore dhe civilizuese nga tjetri, që llogaritet si barbar. Duke shkoqitur në kontinuitet etapat e ndryshme historike, ku herë njëra palë sundon mbi të tjerat e herë tjetra, autori tregon se varësisht nga interpretimet e ndryshme mund të arrihet në konstatime që në Kosovë herë shqiptarët e herë serbët kanë sunduar njëri me tjetrin, po asnjëherë nuk kanë bashkëjetuar si duhet. Krejt në fund mesazhi i tij, varësisht nga qasja dhe interpretimi i tij, me të cilin mund të mos pajtohem, është se historiani nuk ka të drejtë të bëjë parashikime për të ardhmen, ai vetëm mund të konstatojë dhe vlerësojë dukuritë e së kaluarës. Ndërsa aksioma e diplomacisë që duhet patur nga secili është se : fajtor nuk është ai që e thotë gënjeshtrën, por ai që e beson.
E nëse pretendohet se Schmitt mund të ketë plasuar gënjeshtra, ashtu si shprehen disa, le të mos i besojmë ato, po halli im është se çka nëse ato janë të vërteta ????

Kuba, 1963 & Siria, 2013

artikuj

Nga  Faik Miftari
Prizren,Kosovë 


Para plot 50 vitesh, në vitin 1963 ndodhi kriza raketore në Kubë, ku bota ishte buzë Luftës së Tretë Botërore, Kenedi dha urdhër anijeve luftarake të SHBA-ve të rrethojnë Kubën për të parandaluar depërtimin e anijeve luftarake të ish BRSS-së (Rusisë së tanishme) për të vendosur raketat në Kubë të cilët do të ishin një kërcnëmin serioz për sigurinë e SHBA-ve. Në çastin e fundit Hrushçovi jep urdhër për kthimin e anijeve luftarake prapa, me të cilin urdhër ish BRSS-ja(Rusia) u zbraps dhe u tërhoq prapa me të cilin edhe u evitua edhe kërcnimi më serioz i shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore në atë kohë. Në atë vitë, 1963, sapo isha i lindur, dhe babai i im, rahmet i pastë shpirti, shpesh më thoshte “ se ke lind në momentet më të vëshira të asaj kohe, kur bota ishte buzë Luftës së Tretë Botërore, por se ishe me fat, që nuk e përjetove sapo ishe foshnje e sapo lindur”. Shpesh më tregonte për karikaturën në shtypin e atëhershëm, e cila atë kohë kishte bërë bujë, në të cilin në të dy anët e murit të Berlinit(muri ndarës i dy blloqeve të atëhershme në Gjermani) ishin paraqitur nga një person i vizatuar, e të cilët përfaqësonin SHBA-në dhe BRSS-në, dhe pëshpëritnin në mes vete pran murit të Berlinit” luftë, luftë, luftë”!
Pas plot 50 vitesh, viti 2013, bota ishte seriozisht prap buzë Luftës së Tretë Botërore, por tani në rastin e Sirisë, por me protagonist të njëjtë, të SHBA-ve dhe Rusisë, dhe me kryetarët aktual, Obama dhe Putini. Si atëherë, ashtu edhe kësaj herë në çastin e fundit, mbisundoi logjika racionale, dhe bota evitoi kërcënimin më serioz të rrezikut nga shpërthimi i Luftës së Tretë Botërore, me ç’rast edhe pse anijet luftarake të Rusisë ishin rradhitur buzë brigjeve të bregdetit sirian dhe ishin ballë për ballë anijeve luftarake të SHBA-ve, dhe për një çast u shkrepën edhe dy raketa testuese balistike në Detin Mesdhe, përflitet se njërën e shkatëruan rusët, tjetrën amerikanët, por në çastin e fundit, kësaj rradhe ishin SHBA-ja dhe Obama, të cilët u tërhoqën dhe i dhanë rast marrëveshjes politike, e cila edhe u arrit pas disa ditësh bisedime në Gjenevë në mes Kerit dhe Lavrovit, lidhur me asgjësimin e armëve kimike të regjimit sirian të Bashar Asadit.
Pas kësaj ngjarjeje, bota do të pësoj ndryshime të mëdha, do të hyjë në një fazë të re, pasi që tani e tutje do të kemi prap në skenën globale dy blloqe apo më mirë të themi dy sfera, dy pole me interesa ekonomike, politike, strategjike, energjetike, ushtarake, që ndryshojnë në mes vete nga këndvështrimet dhe perceptimet e tyre politike për botën, në njerën anë është SHBA-ja me aleatët e saj, Britaninë e Madhe, Israelin, Gjermaninë, Francën, Italinë, Turqinë, Egjyptin, Arabinë Saudite e tjerë, dhe në anën tjetër kemi Rusinë, me aleatët e saj, Kinën, Indinë, Indonesinë, Iranin, Sirinë e tjerë.
E tëra nisi me fillimin e ashtuquajtur të revolucioneve “demokratike” arabe, që pas një kohe të gjatë të diktaturave prezente aktuale me dekada anembanë botës arabe, për popujt arab lindi një shpresë e re në horizont se edhe ata më në fund do të nisin t’i mposhtin diktaturat dhe të frymojnë lirisht dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parlament dhe kryetarët e shteteve në zgjedhje shumëpartiake të lira demokratike. Nisi me sukses në Tunis e Egjypt, vazhdoi në Libi e Jemen, akoma është duke vazhduar në Siri e Bahrein, por me grushtetin apo puçin ushtarak të kryer në Egjipt, ku u përmbys Mursi, kryetari i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike me votën e lirë të zgjedhësve, si dhe u shpërnda parlamenti dhe u shfuqizua kushtetuta e vendit e votuar në referendumin gjithëpopullor, u përmbysën proçeset e sapo filluara demokratike, dhe se në shesh dolën se këto kanë prapavi tjera politike, aspak demokratike, por intersat e ndryshme politike, ekonomike, strategjike, ushtarake, eneregjetike e tjerë, varësisht se cilit tabor apo bllok sferash i takojnë.Grushteti ushtarak i kryer nga gjenerali Sisi dhe ushtria egjyptiane, jo që nuk u kundërshtua si një atak i drejtpërdrejt ndaj demokracisë, por heshtas u mbështet nga SHBA-ja, shtetet evropiane(Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia), Israeli, e shtetet e pasura arabe me naftë dhe gas(Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët edhe financiarisht me miliarda dollar i shpërblyen krerët e huntës ushtarake të Egjyptit).
Edhe pse në Siri populli sirian u çue në protesta mbarëpopullore kundër regjimit të diktatorit Bashar Asadit, për të kërkuar lirinë dhe demokracinë sikurse në shtete tjera arabe, por se gradualisht me kalimin e kohës, ky revolucion i sapo filluar demokratik devijoi në një luftë të mbrendshme civile, sektare, duke ardhur nga shumë shtetet e ndryshme të botës vullnetarët e shumtë të cilët si në numër ashtu edhe në supe janë duke mbajtur dhe udhehequr luftën kundër ushtrisë siriane dhe regjimit të Bashar Asadit, jo për qëllime demokratike, por për qëllime ideologjike, doktrinare e sektare. Por rasti i Sirisë tregoi haptas në skenë interesat e ndryshme dhe diametralisht të kundërta të palëve luftarak të cilët janë duke marr pjes në luftën në Siri plot 2 vjet e gjysëm. Në njerën anë kemi SHBA-në me aleatët e saj perëndimor(Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Italinë etj.), e mbështetur nga Israeli, Turqia, shtetet e pasura me naftë të gjirit arab (Arabia, Katari, Kuvajti, Emiratet etj), të cilët e mbështesin me të gjitha mjetet opozitën siriane dhe vullnetarët e shumtë myslima nga të katër anët e botës në luftën e tyre kundër regjimit të Bashar Asadit, dhe në anën tjetër kemi Rusinë, Kinën, Iranin, të cilët e mbështesin me të gjitha mjetet regjimin aktual të Bashar Asadit dhe për këto tri shtete të lartëcekura, Siria është vija e kuqe, të cilin në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë të humbasin prej ndikimit që kanë, dhe që Siria të kalojë në taborin e bllokut të kundërt.
Janë tri premisa kryesore që janë duke u zhvilluar në prapavi të luftës së Sirisë, e të cilët duan njëra apo tjetra palë të realizojnë në dëm të tjetrës e në dobi të vetës.
E para, politike, SHBA-ja me aleatët e saj, janë duke u përpjekur që me çdo kusht që të rrëxojnë regjimin e Bashar Asadit dhe të largojnë ndikimin e Rusisë, Kinës dhe Iranit, duke instaluar një qeveri “demokratike” e cila do të jetë nën ndikimin dhe kontrollin e tyre të drejtëpërdrejtë, e kundër të cilit në mënyrë më të ashpër është duke rezistuar Rusia me aleatët e saj për të mos humbur ndikimin dhe kontrollin politik që kanë mbi Sirinë në përgjithësi dhe në regjimin e Bashar Asadit në veçanti.
E dyta, strategjike, SHBA-ja me aleatët e saj janë duke u përpjekur të thyejnë boshtin e rezistencës propalestineze apo aleancën ushtarake që paraqet rrezik për sigurinë dhe mbrojtjen e Israelit nga ndonjë sulm apo luftë eventuale ndaj tij, e Siria paraqet boshtin krysor të kësaj aleance, dhe me rrënjen e Sirisë, bie automatikisht Libani (Hizbullahu), Gaza (Hamasi), dhe mbetet i vetmuar vetëm Irani, i cili edhe ashtu gjeografikisht është larg Israelit. E ndaj kësaj përpjekjeje më së shumti është duke rezistuar Irani, i cili edhe haptas ka deklaruar se Siria paraqet vijën e kuqe për sigurinë e Iranit, dhe se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë mposhtjen dhe humbjen e saj.
E treta, energjetike, dhe sipas mendimit tim ndoshta edhe kruciale, në prapavi të luftës janë gërshetuar interesat e korporatave të fuqishme energjetike të cilët janë duke luftuar për shtrirjen dhe ndërtimin e gasësjellësëve të reja drejt Europës, me qëllim të përfitimit të tyre nga distribuimi i naftës dhe gasit nga vendet e pasura arabe me naftë. Në njërën anë kemi korporatat e fuqishme botërore të cilët dëshirojnë të ndërtojnë gasësjellësin prej Katarit( janë gjetur në kohët e fundit rezervat e shumta të gasit nëntokësor) në drejtim të Arabisë Saudite, Jordanit dhe Sirisë duke dal në brigjet e detit Mesdhe nga e cila më tutje do të vazhdojë me furnizimin e Evropës Perëndimore me gas, me të cilin do të ulet edhe varshmëria me gas e Evropës nga Rusia. Në anën tjetër janë korporatat rivale që dëshirojnë të ndërtojnë gasësjellësin prej Iranit(pasi që në kohën e fundit janë gjetur rezerva të shumta të gasit nëntokësor, krahas naftës që e posedon), nëpërmjet Irakut e drejt brigjeve të Sirisë në detin Mesdhe për të vazhduar drejt furnizmit me gas të shteteve të Evropës.
Vrasjet, helmimet, plagosjet, gjymtimet, të qindra, mijëra njerëzve të cilët mbesin pa kulmë mbi krye, me ekonomi familjare të shkatëruara, me fëmijët të mbetur jetim, infrastruktur të shkatëruar, me miliona të shkapërderdhur nëpër kampet e refugjatëve, paraqesin vetëm të ashtuquajtura”dëme kolaterale” të cilët nuk çojnë peshë, por me të gjitha mjetet e duhura dëshirojnë të realizojnë qëllimet e tyre të hartuara dhe programuara më parë.
Humbësit më të mëdhenj në të gjithë këtë katrahurë janë myslimanët në përgjithësi të cilët nuk i kuptojnë apo nuk duan të kuptojnë të gjitha lojërat dhe prapavijat e këtyre luftërave të cilët nodhin mbi ta, apo janë aq të dobët dhe shkurt pamës, sa që merren më me dëshirë në mes vete t’i qërojnë hesapet për shkak të përkatësive të ndryshme ideologjike, duke mos kursyer as jetët e tyre, por edhe civilëve të pafajshëm të cilët i sakrifikojnë si rrëke për interesat e veta doktrinore sektare, e për të cilin para ca ditës dha një deklaratë edhe kryeministrit israelit Benjamin Natanjahut për këtë dukuri aktuale prezente në mes të myslimanëve ” gjersa myslimanët e sotshëm janë në kulminacionin e luftës sektare në mes vehte, ne kurrë më të përbashkuar nuk kemi qenë”.

Republika e Tretë e Maqedonisë


artikuj

Nga Afrim Gashi

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, respektivisht në vitin 1943, popujt sllavë të jugut vendosën të themelojnë shtetin e përbashkët federativ – Jugosllavinë, në kuadër të së cilës Maqedonia do të ishte njësi federative e saj. Në fillim të viteve të ‘90-ta situata pas disa luftërave brenda republikave jugosllave rezultoi me ndarjen e Sllovenisë, Kroacisë e, më pas, edhe të Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa nën ndikimin e këtyre zhvillimeve edhe Maqedonia e shpalli mëvetësinë e saj si shtet i pavarur dhe sovran.
Pikërisht më 8 shtator bëhen 22 vite nga pavarësimi i Maqedonisë. Pas 2-3 viteve ajo u njoh ndërkombëtarisht dhe u pranua në OKB, por vetëm pasi u kënaqën apetitet e Greqisë, e cila kontestoi ekskluzivitetin e emrit të shtetit, andaj në komunikimin ndërkombëtar ajo edhe sot njihet si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Më pas iu vërsul edhe Bullgaria, duke ia kontestuar gjuhën dhe kombin e, më pas, edhe Serbia, duke mos ia njohur autoqefalinë e Kishës. Kaq sa u takon problemeve në planin e jashtëm, sepse megjithatë Maqedonia problemin kryesor e ka në planin e brendshëm. Duke qenë nën ndikimin evident të politikës serbomadhe, edhe përskaj të gjitha problemeve me fqinjët, elitat politike maqedonase krijuan opinionin publik, sidomos brenda etnisë së vet, se megjithatë shqiptarët janë rreziku më i madh për ekzistencën e shtetit të “tyre”. Në këso rrethanash u disenjua kushtetuta e parë (nëntor 1991) e Maqedonisë, e cila në thelb ishte monoetike, majorizuese dhe përjashtuese për shqiptarët, duke i lënë ata qytetarë të rendit të dytë dhe të diskriminuar në secilën sferë jetësore.
Në rrethana të këtilla gjendja sa shkonte e vështirësohej, duke u bërë e padurueshme për shqiptarët. Zhgënjimi ishte edhe më i madh kur dihet se shqiptarët kishin pritur që demokracia t’ua zgjidhte të gjitha problemet, e nga ana tjetër gjendja e statusit të tyre juridiko-kushtetues dhe ekonomik jo që nuk përmirësohej, por përkundrazi përkeqësohej. Me një temp të tillë arriti konflikti i armatosur i vitit 2001, i cili u shndërrua në një luftë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, që me anë të intervenimeve kushtetuese të rregullohet statusi i shqiptarëve. Si rezultat i asaj lufte erdhi deri te Marrëveshja Kornizë e Ohrit, e cila e ndali konfliktin dhe e ndryshoi kushtetutën. Me ato intervenime synohej të ndërtohej një Maqedoni e re në aspektin juridiko-kushtetues, ku shqiptarët do ta kishin statusin e popullit shtetformues. Kaluan 12 vite dhe gjendja në terren na bën të konkludojmë se megjithatë efekti i pritur nuk u arrit. Maqedonia vazhdon të dominohet nga etnia maqedonase, e cila e konsideron veten si bartëse ekskluzive të pronësisë shtetërore të Maqedonisë, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të konsiderohen armiq numër një të shtetit. Me ndërhyrjen e MO-së në kushtetutën e 1991, Maqedonia tashmë është një mish-mash në aspektin kushtetues, sepse s’mund të definohet as si shtet i pastër një-etnik, as binacional dhe as qytetar. Edhe pse de jure ajo në kushtetutë ka inkorporuar mekanizma të demokracisë konsensuale, de facto ajo vazhdon të jetë shtet i dominuar nga maqedonasit. Mbetet evident fakti se ka një diskrepancë të thellë mes realitetit shoqëror në Maqedoni dhe rregullimit kushtetues të saj.
Kohëve të fundit Sekretariati për Implementimin e MO-së ka organizuar disa tribuna të hapura me një gamë të gjerë të fytyrave akademike, politike, ekonomike dhe intelektuale, për të vlerësuar arritjet e MO-së. Konstatimi, gati unanim, është se implementimi i saj përfundimtar ka dështuar. Përveç ngecjeve në secilën sferë, në aspekt të arritjeve praktike, si: përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në administratë, decentralizimi politik e fiskal, dygjuhësia e të tjera, dështimi më evident është në ndërtimin e konceptit të shtetit. MO-ja, edhe pse ka dhënë disa rezultate, ajo nuk ka arritur ta realizojë qëllimin primar të saj. Ajo nuk i bëri shqiptarët shtetformues dhe as nuk i barazoi me maqedonasit, ndërsa gjendja konfliktuoze mes etnive vazhdon të jetë në rritje, ku secila etni ushqen nacionalizmin e vet, duke mbjell urrejtje ndaj etnisë tjetër në kurriz të mirëqenies së të gjithë qytetarëve dhe në dobi të interesave të ngushta të disa individëve ose grupeve klanore-tenderokrate. Andaj, është humbje kohe nëse ende vazhdojmë të merremi me implementimin e MO-së kur tashmë janë shterur të gjitha mundësitë që ajo t’i japë efektet e saj. Ndërtimi i konceptit për një Maqedoni tjetër është sfida e radhës dhe mundësia e vetme për të gjetur rrugën drejt ndërtimit të një shteti të drejtë, i cili do të prodhojë mirëqenie për të gjithë qytetarët.
Nëse më lejohet ta shfrytëzoj qëndrimin e Albin Kurtit për shtetësinë e Kosovës, kujtoj se ka ardhur koha për Republikën e Tretë të Maqedonisë.

Në Kosovë: të ndershëm përgjatë pushtimit dhe me krim ekonomik pas çlirimit


artikuj

Mr. Iljasa Salihu
Kumanovë, Maqedoni




S’ka dyshim se liria (paqja) dhe shëndeti janë dy dhuntitë dhe begatitë që nuk kanë çmim, mbase përcaktimi i vlerës së tyre assesi nuk mund të përafrohet përmes caktimit të ndonjë çmimi. Ndaj kur të shkruajmë për paqen e shumëpritur në Kosovë, për të cilën u derdh shumë gjak, djersë dhe mund, nuk e kemi ndërmend që këtë proces ta shohim dhe paraqesim si tërheqje të krimit ekonomik, mbase duhet pasur parasysh se pas gjithë asaj katrahure të llahtarshme ngadhënjeu e vërteta mbi të pavërtetën, pra me 17 shkurt të vitit 2008 Kosova u shpall shtet i pavarur, ku menjëherë e njohën shtetet më të fuqishme të botës. Me këtë konstatim nuk duam t’i glorifikojmë të arriturat e Kosovës, por sikur duam të artikulojmë një ndjesi rreth lirisë së shumëpritur, por e njëjta prej aktorëve dhe spektatorëve shqiptarë të Kosovës nuk mbeti dot në natyrshmërinë e saj, ngase menjëherë pas dëbimit të forcave barbare serbe nga Kosova, filluan të lëshojnë shtat ata të cilët me dekada kishin luftuar me varfërinë e skajshme, duke e harruar shumë shpejt emblemën dhe domethënien e UÇK-së, kontributin dhe dëshmorët e kësaj ushtria të lavdishme.
Është në logjikën e shteteve dhe të qytetarëve të saj, që pasi të çlirohen prej armikut shekullor, gjasat që të fillojë një “luftë” dhe urrejtje ndërmjet vete dhe miqve janë shumë të mëdha. Kjo ngase në qeveri dhe udhëheqësi do të vendosen njerëz profesionalisht të dobët dhe të uritur për të mira materiale, njerëz të cilët për dekada me radhë kishin qenë të përndjekur dhe burgosur prej armikut, duke i mbyllur kështu prej gjitha institucioneve shtetërore, pse jo edhe prej atyre private. Kurse pas çlirimit të vendit shihet se uzurpuesit e dikurshëm ia kishin bërë dushk për në vendet dhe shtëpitë e tyre, ndaj pavarësisht kualifikimit, nxitimthi kontribuesi i dikurshëm për komb dhe atdhe, tashmë gradualisht filloi të shihet me syrin e urrejtjes prej qytetarëve, sepse si rrjedhojë e paaftësisë për të qeverisur drejt dhe urisë për të qeverisur ndershëm fillojnë që të mirat materiale me “shpejtësinë e dritës” ta begatojnë sfondin e tij familjar, ndërsa në anën tjetër mbahen peng qytetarët e thjeshtë nga shijimi i gjallërisë së ekonomisë së përgjithshme. Mbase në librin, “Sfidat e radhës” të autorit Ibrahim Kelmendi, shohin konstatimin se në Kosovë kriminaliteti i organizuar (korrupsioni, tregtia me njerëz, prostitucioni, vrasjet e paguara, krimi ekonomik etj) e ka zanafillën te shërbimet sekrete serbe të ish-Jugosllavisë. Në ish-RSFJ nuk do të mund të ndodhte krim i organizuar nëse nuk do të kishin përbëra shërbimin e UDB-së, KOS-it, sepse ishte shtet i rreptë policor. Si rrjedhojë e këtij monopoli shtetëror, shteti i atëhershëm serb e shfrytëzonte pozitën e epërsisë në forcë, për të kontrabanduar kështu mallra strategjike, për të cilët nëse do të paguhej kontributet tatimore, do të kishte një mbushje të mjaftueshme të buxhetit. Më vonë edhe disa shqiptarë e mësuan këtë ves të keq, ves që i shërbeu shumë, edhe atë fill pas ikjes së armikut serb. Fundërrinat e këtij sistemi shpejtas dhe lehtas, këtë zanat e transformuan edhe tek ata që dikur një gjë të tillë skajshmërisht e urrenin.
Mbas operacionit të suksesshëm të NATO-s, Këshilli i Sigurimit miratoi rezolutën 1244 për vendosjen e Kosovës nën administrimin ndërkombëtar. Në Kosovë u vendos prezencë civile nga UNMIK (United Nations Mission in Kosova) dhe prezencë ushtarake nga NATO (KFOR) në bashkëpunim me partnerë të saj, si prezencë paqeruajtëse në Kosovë për të rivendosur stabilitetin dhe sigurinë për të gjithë banorët e Kosovës (Lisen Bashkurti, “Krizat ndërkombëtare”, Tiranë, 2008, fq. 136). Ndërsa duket sheshit se edhe njëra, edhe tjetra prezencë civile me mision ndërkombëtar nuk e kryen detyrën si duhet, mbase si duket shpejt e panë se në Kosovën e pasluftës paska mjegull shumë, kurse dihet mirëfilli se ujqit “e brumosur” nëpër kopshte zoologjike, po qe se lëshohen në lugina të dendura me mjegulla, shumë shpejt do të jenë të prirur t’iu kthehen zanatit të tyre të vjetër. Kështu përafërsisht vepruan UNMIK-u dhe KFOR-i! E para duke mos qenë aq e interesuar në luftimin e korrupsionin, madje në shumë raste vetë ajo e ndihmoi një gjë të tillë, për këtë duket se mjafton prononcimi i kryeministrit të Kosovës, i cili e ndërlidh misionin civil të Kombeve të Bashkuara UNMIK me korrupsionin në Kosovë.
Thaçi deklaroi se si kryeministër nuk mund të bëjë asgjë më shumë nga ajo që ka bërë në luftën kundër korrupsionit, me këtë rast duke shtuar se sistemi gjyqësor nuk është reformuar, por funksionon me “botëkuptimin” e UNMIK-ut. Doemos duhet të them se edhe më tej ekziston botëkuptimi i UNMIK-ut në sistemin gjyqësor të Kosovës, që shpie drejt korrupsionit, kishte thënë z. Thaçi, ndërsa kjo e dyta shumë herë dështoi në ruajtjen e paqes dhe integritetit territorial, mbase si dëshmi i kemi trazirat e marsit ku pati humbje të mëdha materiale, humbje në njerëz dhe ngadalësim të proceseve shtetformuese, pastaj moszgjidhje e problemit të veriut, lejimi i bandave kriminale nëpër enklava serbe e të ngjashme.
Kombinati më i madh dhe i mirënjohur “Trepça” vazhdon (2005) të ketë 10.000 punëtorë në regjistra dhe është mbyllur në vitin 2000 nga KFOR-i për shkaqe të ndotjes së ambientit. Në mesin e viteve ‘90-ta kompania greke e metaleve ka nënshkruar disa kontrata me Agjencinë e Serbisë për Tregti të Jashtme për ta rikapitalizuar operimin e Trepçës me pritjen se do të marrë një pjesë të barabartë të fitimin gjatë privatizimit eventual të kompleksit (Albin Kurti, “Zgjohu”, Prishtinë, 2003-2007, fq. 28). Përmes këtyre veprimeve dhe shumë pengesa të tjera, për të cilat askush sot e kësaj dite nuk jep sqarim, mision civil i këtyre organizatave në Kosovë që në ditën e para si duket me kënaqësi u mishëruan me anarkinë e përgjithshme në Kosovë. Tashmë EULEX-i, duket se çështjen e luftës kundër korrupsionin e ka marrë më seriozisht (me gjithë vërejtjet që mund të bëhen edhe kundër këtij misioni evropian). Ngritja pluhur përmes disa aferave të korrupsionit, që kishin në shënjestër personat me pozita të larta shtetërore, qytetarët i entuziazmoi që edhe ata të fillojnë më bindshëm dhe më guximshëm t’i thonë JO përdorimit të korrupsionit, madje vetë ky mision evropian thirri në ndërgjegjen e qytetarëve që korrupsionit t’i shpallet luftë edhe prej hierarkisë së poshtme (shoqërisë).
Si rrjedhojë e këtij sensibilizimi, qytetarët e Kosovës kanë filluar ta shohin luftën e korrupsionit si luftë e dytë pas asaj me armiqtë serbë, mbase vetë çlirimi nga korrupsioni do të thotë çlirim i dytë i Kosovës, sepse vazhdon të jetë shqetësues raporti i Transparency International për Kosovën, ku Kosova mbetet shteti më i korruptuar në rajon dhe e zë vendin e 110 nga 178 shtetet e vlerësuara. Nota e Transparency International për vitin 2010 është 3,8 në radhitje të korrupsionit, shumë afër notës më negative 5. Veprimet dhe infiltrimet e korrupsionit në prokurimin publik, ndërhyrjet politike në emërime profesionale e deri te mosveprimi i shtetit në rastet e korrupsionit e kanë ulur besimin e qytetarë, duke e vënë shtetin e ri të Kosovës në kthetra të rrezikshme që do ta rrezikonin seriozisht paqen dhe stabilitetin e vendit.
Kësisoj, paqja dhe liria në Kosovë, përskaj shumë të mirave të panumërta që solli në vend, solli edhe dukuri të reja negative që më parë nuk ishin të pranishme në këtë vend apo ishin, por kryheshin nga aktorë të tjerë, mbase një pjesë e strukturës shoqërore shqiptare nuk kishte kohë të merren me evitimin e këtyre rasteve, ngase në agjendën e tyre ekzistonte diçka tjetër (zgjidhja e çështjes kombëtare). Kurse pas çlirimit të vendit, filluan të ndërrohen aktorët e atyre aferave të ndyta për shoqërinë. Ata të cilët tenderët as në ëndërr s’i kishin parë, tashmë pas çlirimit u bënë vetë pjesë e asaj garniture që jepte tenderë, dhënie që u shoqërua me përqindje të lartë të tenderdhënësve. Ata të cilën nuk merrnin vesh prej institucioneve vendimmarrëse shtetërore, tashmë pas çlirimit u bën pjesë e asaj garniture, që harruan se në veprime kriminale janë duke e zëvendësuar armikun e dikurshëm. Ndërsa pavarësia e Kosovës nuk e përshkallëzoi korrupsionin, por i përshkallëzoi zbulimet e aferave të korrupsionit. Pas pavarësisë filloi të kundërmohet era e korrupsionit, që me dekada ishte ruajtur e fshehur nëpër sirtarë të zyrave shtetërore. Pavarësia e Kosovës ka filluar ta bëjë ndarjen e shapit prej sheqerit, ku për ata që dikur populli derdhte lot, pas pavarësisë ka filluar i njëjti popull të derdhë kob dhe mallkim, po për të njëjtët njerëz.

Ismet Azizi: Çka po mbahet në fshehtësi nga shkenca serbe në Sanxhak


Arsa mendohet se është monument i vetëm në të cilin është “selia” e nji shteti të Evropës në të cilin është e ndaluar hyrja


Shkruan: Ismet Azizi

Lugina e lumit Rashka me rrethinën e vet, e cila i takon komunës së Pazarit të Ri, paraqet një ndër hapësirat më interesante Ballkanike për shkencën e historisë së mesjetës. Procesi i kolonizimit të Sllavëve në këtë hapsirë nuk është hulumtuar sa duhet nga historianët tanë. Kolonizimi është bërë në etepa, dhe kolonozimi kryesor është bërë përgjat luginave të lumenjëve. Në fillim të shek. të VII-të Sllavët depërtuan në këto vise, pasi që sundimi i bizantit gati nuk ekzistonte.

Para ardhjes së sllavëve këto vise kan qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkelogjike: Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit "Rashka"; mandej të mbeturat nga ari dhe qehlibari të gjetura para shum viteve te Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e sëcilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.

Toponimet e shumta në këto vise ruajn kujtimrt për ilirët. Emrat : Ras, Ibër, Peshter, Bishevë,Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë,lim-Lumi; Ibër- i bardhë; Vapë - vapa,-ë; Peshter :Pesh- peshë; ter- terr (terrësi), ter - thatësi.

Kur sebët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, i detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Gjithësesi të gjith vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre kan mbetë në viset malore për rreth duke u marr me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise , qka na bënë me dije edhe prezenca e sotshme e tyre në këto vise.

Arsa është qytet i vjetër i mbretërisë Ilire

Arsa është emër i vjetër latin i Lokalitetit të vjetër Ras, të cilin serbët e quajn Stari Ras.
Stari Ras, pra Arsa i njohur në atë kohë si Ras, ishte një nga kryeqytetet e para të shtetit mesjetar serb të Rashkës, dhe më e rëndësishmo për një periudhë të gjatë kohore . I vendosur në rajonin e sotëm të Sanxhakut , qyteti ishte në qendër të shtetit të hershme mesjetare që filloi të përhapet në të gjitha drejtimet. Ai u themelua në mes të shekujve 8 dhe 9 dhe u braktisur diku në shekullin e 13-të. Pozicionin i tij ishtei favorshëm, përgjatë grykës së Lumit Rashka, në udhëkryq midis detit Adriatik dhe shtetit të Zetës, Bosnjë në perëndim dhe në lindje Kosovës kishte shtuar rëndësinë e tij si një qytet. Sot qytetet i lashtë është i rrënuar kryesisht parrethuar dhe I pa mbrojtur në afërsi pre vetëm 11 km nga Novi Pazari, Stari Ras është shpallur monument kulture me rëndësi të jashtëzakonshme në vitin 1990, dhe është i “mbrojtur” nga Republika e Serbisë.

Arsa mendohet se është monument i vetëm në të cilin është “selia” e nji shteti të Evropës në të cilin është e ndaluar hyrja. Arsa përmendet qysh në shekullin e dytë (historiani romak). Ndërsa përmendët vetëm një here deri në shekullin e gjashtë. Marko Popoviq nji hulumtues serb në elaboratet e tij ka aq shum paragjykime sa që për shkencën është thjeshtë e pakonceptueshme.

Një gjetje interesante është veçanërisht dy fragmente të bukës së djegur. Si zakonisht kur haset në diqka që nuk i përket Nemanjiqëve ekziston justifikim për këtë: "Koha e krijimit të këtij muri tash për tash nuk është e mundur të vërtetohet". Dhe kështu zgjatë deri sa dikush nga shkenca serbe të cilët megjithate dëshirojnë të dijnë të tregojnë se ku nodhet Arsa.

Deri vonë , para 15 viteve për derisa në N. Pazar nuk ka ardh ekipi i arkeologëve të fakultetit Filozofik të Beogradit në krye me akademiken Jovanka Kaliq, të gjith në Sanxhak dhe më gjerë dhe në Evropë kan qenë të bindur se Arsa ( Ras) ndodhej në vendin e quajtur Pazarishtë, në afërsi të Sopoqanit, ku Stefan Nemanja vendosi themelet e shtetit serb. Këshu mendohej edhe pse nuk kishte kurfar argumenti shkecor.

Për ekzistimin e Arsit në afërsi të lokalitetit Pazarishtë , dhe se nuk duhej të dyshoohej është “ vërtetuar” viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, ekipi i arkeologut të njohur serb prof. dr. Marko Popoviqit , i cili ekip pas disa dhjetra viteve të hulmtimit të këtij lokaliteti “ në këtë temë” publikoi disa libra dhe punime shkencore.

Në bazë të këtyre hulumtive të Popoviqit , Arsa ( apo siq e quajn serbet Stari Ras ) në vitin 1978 , si trashëgimi kulturore , është future në listën e UNESKO-s.

Por një ekip tjetër pra e akademikes Kaliq ka ardh në përfundim se “ Arsa gjegjësisht Stari Ras nuk ka qenë në lokalitetin Pazarshtë , por në Gradinë , në lokalitetin Postenjë jo larg kishës së Petrovës , e cila poashtu është nën përkujdesjen e UNESKO-s.

Nuk ka asnjë dyshim se vendi fronit serb ishte Kisha e Pjetrit. Në biografinë e Stefan Nemanja, e shkruar nga Stefan djali i tij, qartë shkruan se Kisha e Pjetrit gjindet në selinë e shtetit të atëhershëm.
Këtë tezë të prof. Kaliç dhe kolegët e saj e pasurojnë me zbulimet arkeologjike të shumta në lokalitetin Gradinë në postenjë (5 km nga Novi Pazar, përgjat rrugës për Rashkë, ku janë mbetjet e kishës, të tipit të fronit rezendecial , selisë së Nemanjës dhe shumë materiale të vlefshme arkeologjike.

Ana tjetër, disa ekspertë të cilët jan në krah të Marko Popoviq, kurrë nuk kan dashtë të dëgjojnë për zbullimet e Jovanka Kaliç as të diskutojnë seriozisht. Opinioni në Serbi, si dhe sanxhaklinjët kan mbetur të hamendur.

Pse kurrë nuk jan takuar këto dy ekipe të shquar "ekspertësh", të ulur në tryezë pran autoritetev e më të larta të Akademise Serbe, me argumentet e tyre një herë dhe përgjithmonë ta zgjidhin këtë dilemë, do të shihet më vonë thot etnografi Sulejman Aliqkoviq.

Të hutuar janë edhe turistët, të cilët gjithnjë kërkojnë të shohin të dy lokalitetet e "Rasin e Vjetër” gjegjësisht Arsën e Vjetër, mandej kan probleme edhe mësuesit, sepse ata shpesh nuk kanë argumente për të dhënë nxënësëve përgjigjet e duhura shton tutje Aliqkoviq.

Të dyja ekipet vijnë rrallë në Novi Pazar: Marko Popoviq thotë se punës së tij i ka dhën fund , ndërsa ekipi i Joan Kaliç për kërkime të mëtejshme në Gradina mungon paraja.

Ndërsa për ekzistencën e Stari Rasit serb, Myftiu i Madh i Bashkësisë Islame në Serbi Muamer Zukorliç në një konferencë të rëndësishme , pat deklaruar: "Ne boshnjakët jemi me prejardhje ilire. Nëse dikush ju pyet prej nga kjo tash , lirisht përgjigjuni, "na ka thënë Myftiu ".

 Dhe ajo kala mbi Novi Pazar,për të cilat ata pretendojnë se ishte selia dhe djepi i shteitt serb, në fakt është Arsa, kryeqyteti i vjetër i ilir dhe nuk ka lidhje me kurfar Rasi dhe me shtetit e vjetër serb ".shkruan e përditshmaje beogradase “Politika”.
Shum ka për tu shkruar në lidhje me këtë qytet të vjetër, por një është e saktë se Ras –Arsa ( Arza) është qytet i mbrëtërisë ilire.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...