Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/19

Mobilizohet Task Forca e Eulexit dhe Policisë speciale e Kosovës

Vritet pjesëtari i EULEX-it në Zveçan, sulm kundër paqes dhe Marrëveshjes


Shefi i këtij EULEX-it, Berndt Brochardt, së bashku me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Samuel Zbogar, gjatë një konference kanë dënuar vrasjen.
Bernd Borchardt, është shprehur të jetë i shokuar dhe ka thënë se ky rast bie nën kompetencën ekskluzive të prokurorisë speciale të Kosovës, e cila është aktivizuar menjëherë dhe se janë në vijim e sipër për hetimet rreth kësaj vrasjeje.
“Dënoj fuqimisht këtë akt qyqar e të dhunshëm kundër personelit tonë. Nëpunësi jonë i EULEX-it ishte polic i doganave me prejardhje nga Lituania, i përkushtuar për të siguruar stabilitetin në Kosovë dhe i kontribuonte normalizimit të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Borchardt.
Ai ka bërë thirrje komunitetin lokal, që kushdo që ka mundur të jetë dëshmitarë apo din ndonjë gjë lidhur me këtë incident të lajmërohet dhe t’i ndihmojë në zbardhjen e rastit.
“Për momentin tani është duke u punuar në një ekip të përzier në hetime, që do të thotë praninë e zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe Policisë së EULEX-it, dhe ne presim ofertën për ndihmë nga kolegët policë nga pjesa politike e Beogradit. Unë dua t'ju sigurojë se do të bëjmë çmos për t’i sjellë kryesit e kësaj vepre para drejtësisë”, është shprehur Borchardt.
Ai ka thënë, po ashtu, se përgjatë muajve të kaluar kanë shtuar praninë e pjesëtarëve të tyre dhe sa i përket shifrave të planifikuara kanë filluar me shtimin e pranisë, fillimisht në dy portat në veri. Një shtim mund të bëhet, sipas Borchardt, nëse për këtë ka ndonjë marrëveshje në dialog, por që nuk kanë ndonjë qëllim që të dërgojnë më shumë njerëz atje, por që do të rishikojnë edhe një herë aspektet e sigurisë për personelin e tyre.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, e ka dënuar rastin duke thënë se ky sulm tregon që nuk është në interesin e secilit të ketë normalitet të gjendjes në Kosovë, e në veçanti në veri.
Zhbogar, po ashtu, ka thënë se janë të përkushtuar për të vazhduar dialogun me Serbinë dhe se janë të përkushtuar për të krijuar kushte për një jetë normale në Kosovë.
“Sulmi ndaj EULEX-it, është sulm ndaj Bashkimit Evropian, mbi vlerat e Bashkimit Evropian dhe gjithçka për të cilat angazhohet BE-ja, duke përfshirë paqen, sigurinë, rendin dhe ligjin. Nuk duhet lënë hapësirë dhunës, procesi politik nuk duhet të pengohet nga dhuna.
Kjo vdekje tragjike duhet t’i bashkojë të gjithë në Kosovë, serbët dhe shqiptarët, në veri dhe në jug, si dhe Serbinë me Kosovën. Ne duhet të presim që hetimet të zbulojnë kryesit e kësaj vrasjeje, që ata të sillen para drejtësisë. Por, është e qartë nga vetë akti se ka ende interesa që nuk e duan normalizimin e situatës në veri të Kosovës dhe në Kosovë në përgjithësi”, ka thënë Zhbogar.
****


Anders Fogh Rasmussen dënon vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka dënuar sulmin ndaj EULEX-it, i cili ka çuar në vdekjen e një pjesëtari lituanez të misionit evropian.
“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen dhe të dashurit e pjesëtarit të ndjerë të EULEX-it, për të gjithë anëtarët e misionit të EULEX-it, si dhe për popullin dhe Qeverinë e Lituanisë. Të plagosurve u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka thënë Rasmussen.
Në deklaratën dërguar mediave, Rasmussen po ashtu ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin e tij: për të kontribuar për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe për lirinë e lëvizjes në Kosovë.
**********


Behgjet Pacolli: Akt qyqar dhe i patolerueshëm
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur indinjatën e thellë dhe e ka dënuar sulmin e armatosur kundër pjesëtarëve të EULEX-it që ndodhi sot në Komunën e Zveçanit ku si pasoj e kësaj humbi jetën një pjesëtar i EULEX-it.
“Një akt i tillë për mua është një akt plotësisht i patolerushëm i forcave që e kanë për qëllim destabilizimin e vendit tonë dhe prishjen e rendit. Po ashtu dëshiroj të shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes të së ndjerit dhe gjithë pjesëtarëve të EULEX-it”, thuhet në deklaratën e Pacollit.
**********

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se është thellësisht e pikëlluar me vdekjen e pjesëtarit lituanez të EULEX-it në veri të Kosovës.
“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë e viktimës. E dënoj në termat më të fuqishëm të mundshëm sulmin që ka çuar në vdekjen e një pjesëtari të stafit. Autorët duhet të sillen para drejtësisë”, ka thënë Ashton në një deklaratë për media.
Sipas saj, Bashkimi Evropian është i vendosur që të vazhdojë angazhimin në Kosovë dhe punën e tij në kontekst të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
“U bëj thirrje të gjitha palëve që të dyfishojnë përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet e arritura, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të pëmirësuar jetët e njerëzve në veri të Kosovës”, ka thënë Ashton.
Lëvizja e pjesëtarëve të EULEX-it në veri të Mitrovicës deri me tani është bërë me vetura te blinduara, ndërsa para pak ditësh ata kanë filluar të lëvizin me vetura të thjeshta.
Task Forca anti krim është mobilizuar dhe po bënë çmos për të identifikuar autorët e këtij rasti të rendë.
Vendi i ngjarjes tani është i rrethuar në një perimetër të gjerë dhe aty ndodhet edhe KFOR-i me njësitet përkatëse.
**************

Farid Zarif: Sulmi ndaj EULEX-it, sulm ndaj paqes
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif, ka dënuar në termat më të fuqishme sulmin fatal kundër EULEX-it, në afërsi të Komunës së Zveçanit, i cili ka rezultuar me vrasjen e një pjesëtari të misionit evropian.
“Ky akt i neveritshëm i dhunës është sulm direkt ndaj parimeve të paqes, drejtësisë dhe cvilizimit, të cilave u shërbejnë misionet ndërkombëtare në Kosovë. Çdo sulm kundër përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar është sulm ndaj bashkësisë ndërkombëtare në tërësi”, thuhet në deklaratën e Zarifit, dërguar mediave.
Po sipas saj, Kombet e Bashkuara në Kosovë i ofrojnë mbështetje të plotë EULEX-it dhe autoriteteve lokale për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit.
**************
Prof.dr.Jakup Krasniqi: Nevojë e ngutshme e forcimit të sigurisë
Me rastin e sulmit ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në Zveçan, ku nga plagët e marra vdiq zyrtari me inicialet A.S. nga Lituania, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi dha këtë deklaratë:”
Me trishtim e mora lajmin e hidhur për vrasjen e zyrtarit të EULEX-it në mëngjesin e sotëm në Zveçan.
Në emër të Kuvendit dhe timin, zotit Bernd Borchardt, shef i Misionit EULEX, i shpreh ngushëllimet e sinqerta, kurse nëpërmjet tij ngushëlloj edhe familjarët e të ndjerit në Lituaninë mike.
Duke dënuar këtë akt kriminal, kërkoj që vrasësit të kapen dhe të sillen para organeve të drejtësisë.
Ky sulm qyqar mori jetën e një zyrtari të pafajshëm, që po i kontribuonte interesit të të gjithë qytetarëve tanë dhe sigurisë e rendit, ligjshmërisë dhe zhvillimit institucional të Kosovës. Ai nxjerr para nesh edhe njëherë nevojën e ngutshme të forcimit të sigurisë, të lëvizjes së lirë dhe funksionimit normal të institucioneve të Kosovës”, theksohet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi.
*************
LDK: Aktet e tilla kriminale janë sulme ndaj evropianëve
Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj pjesëtarëve të EULEX-it në Zveçan, gjatë të cilit humbi jetën një pjesëtar lituanez i këtij misioni dhe u plagosën dy të tjerë. LDK-ja konsideron se aktet e tilla kriminale janë sulme ndaj të koncepteve evropiane, për të cilat angazhohen me të gjitha forcat qytetarët e Republikës së Kosovës. LDK-ja kërkon që rasti të hetohet dhe të zbardhet sa më parë që të jetë e mundur dhe që kryerësit e kësaj vepre tepër të rëndë të dalin para organeve të drejtësisë. LDK-ja çmon ndihmën që ka dhënë dhe po jep EULEX-si në vendin tonë dhe e konsideron atë si një vlerë evropiane në Kosovë.
******


PSHDK sulm terrorist, kundër EULEX-it dhe të ardhmes së Kosovës
Ky sulm terrorist, kundër personelit të EULEX-it, në këtë kohë kur po bëhen përpjekje maksimale për integrimin e veriut dhe shuarjen e strukturave paralele, nëpërmjet procesit të negociatave me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e dy qeverive, është një sinjal i keq për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Ky sulm qyqar, pikërisht në këtë kohë, është një goditje e rëndë ndaj institucioneve tona, përpjekje për të penguar procesin e implementimit të dialogut dhe dëshmi se krimi i organizuar është prezent dhe i organizuar në atë pjesë. Ne ju kërkojmë të gjitha instancave të sigurisë në Kosovë, që të mos zmbrapsën nga ky akt terrorist, por të veprojnë me tërë forcën e ligjit, për të shkatërruar krimin e organizuar dhe për të ndëshkuar atë, në atë pjesë të vendit dhe në tërë territorin e Kosovës. PSHDK-ja, me këtë rast, i shpreh ngushëllime EULEX-it për humbjen e personit dhe njëherësh kërkon që përgjegjësit e këtij akti terrorist, të gjinden dhe të dalin sa më parë para drejtësisë.
******
Sot në mëngjes, rreth orës 07:30, dy vetura të EULEX-it që i bartnin gjashtë pjesëtarë të tij për të bërë ndërrimin e rregullt në Portën 1 janë qëlluar me armë nga persona të panjohur në afërsi të Komunës së Zveçanit, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
Si pasojë e këtij incidenti ka vdekur një pjesëtar i EULEX-it. Task Forca Mitrovica është aktivizuar menjëherë dhe hetimet për këtë vrasje janë duke vazhduar. Zona përreth është bllokuar. Me këtë rast do të bëhet çmos për t’i sjellë kryerësit e kësaj vepre përpara drejtësisë, deklaron EULEX-i.
“EULEX-i e dënon fuqishëm këtë akt qyqar të dhunës kundër pjesëtarit të tij. Ne i bëjmë apel komunitetit lokal dhe kujtdo që mund të ketë qenë dëshmitarë, apo që din ndonjë gjë lidhur me këtë incident që të paraqiten dhe të na kontaktojnë në numrat e telefonit 00381 38 78 5555 ose 00381 38 78 5556”, thuhet në reagimin këtij misioni, i cili i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit.
Pas incidentit në Zveqan në veri të Kosovës që rezultoi me vdekjen e një pjesëtari të EULEX-it, shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt dhe shefi i Zyrës së BE-së, Samuel Zbogar, do t’u drejtohen mediave.

Kryeministri Thaçi dënon ashpër vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dënon ashpër sulmin e armatosur kundër pjesëtarëve të Misionit të EULEX-it, që ndodhi sot në afërsi të Komunës së Zveçanit, ku si pasojë e këtij incidenti ka vdekur një pjesëtar i EULEX-it. “Ky sulm kundër pjesëtarëve të EULEX-it është një akt i shëmtuar dhe qyqar kundër sundimit të rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës dhe si i tillë është i dënueshëm nga qytetarët dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë. Qeveria në bashkëpunim me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë është e vendosur që të vazhdojë t’i kryejë obligimet e veta kushtetuese dhe ligjore për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, me theks të veçantë edhe në pjesën veriore të vendit. “Kërkojmë nga organet kompetente që menjëherë të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që kryerësit e këtij akti që ndodhi sot në Komunën e Zveçanit të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Hashim Thaçi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit dhe gjithë pjesëtarëve të EULEX-it
*********
Një pjesëtar i EULEX-it është vrarë sot në mëngjes në territorin e komunës së Zveçanit, bën të ditur Beta e Beogradit. Janë plagosur edhe dy policë, të cilëve u është ofruar ndihma mjekësore.
Në automjetin e EULEX-it është shtënë me rafal e polici është goditur në kokë dhe bark. Merret vesh se polici i vrarë, A.S. është nga Lituania.
Në vendngjarje kanë dalë KFOR-i dhe njësitë speciale të EULEX-it.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, pa dhënë detaje shtesë.

Arif Kutleshi KUR TË ZË ´SHERRI´ ME FJALËN




Kujtim Rrahmani:´Vrimë e zezë, njolla blu dhe të kuqe´, roman, Dukagjini, Pejë, 1998

Në fillim ishte Fjala. Ajo e madhja, e shenjta, hyjnorja: ´Bëhu!´ Dhe u bë, e u bënë, njëra mbas tjetrës. Krijuesin, Artistin, Ndërtuesin, me Fjalën e zuri ´sherri´; kur u tha fjalëve:´Bëhuni!´ e i vuri si shenja të koncepteve në letër. Si shenja të ideve, të fascinimeve të tij në udhë e nën udhë të jetës. Duke gjurmuar nëpër golla të errëta leksikore dhe semantike, artisti vjel e vjel gjedhe të reja të formave arketipe. I vetëdijshëm se kuptimet e tyre ´pleqërishte´, siç do të thoshte Lasgushi, tashmë ka kohë që janë zvetënuar, ai i herr e i ´shkëlqen´ ndopak, dhe i përdor në relacione të reja semantike, duke mos u rrëmbyer nga asfarë sentimentalizmi poetik. Ky artist edhe nëse duke shkruar faqe të bukura proze dëshmon se në gji e ka të shartuar një brinjë gjenetike të poezisë, prapëseprapë, gjatë gjithë rrugëtimit romanësor sikur thotë, madje zëshëm: unë s´jam poet, o nanë!
E unë them për të: një prozator i rrepë i trajtave poetike. Një prozator i ftohtë dhe i ngeshëm për të krijuar idenë e madhërishme të tingullit, të ngjyrës, të rrënjës së trajtave jetësore të të qenit, duke e parë njeriun si homo sapiens jo krejtësisht ideal.
Qasja trajtave të mundshme të së bukurës përgjithësisht, është jo e druajtur por e kujdesshme, gradualisht e matur, e vrojtuar nga të gjitha anët si për inat të një nxitimi të dhunshëm e të papeshuar artistikisht.
Nisja, në stilin ´sherri, ky mot i paparashikueshme´ në vete bart së paku dy mundësi të të njëjtit rrafsh artistik të cilat në vazhdimësi pastaj sikur largohen nga njëra-tjetra.
´Sherri´ është konstatim i provuar i Astrit Gjokës, se loja e fjalëve nuk prodhon veç kënaqësi, por edhe zatetje, keqkuptime, vuajtje. Por ´rrëfimtari i gjithëdijshëm´ alias autori, duke e ´mbyllur´ heroin, ia hap derën fantazisë, meditimeve, përsiatjeve, me një fjalë, afirmon mundësinë komunikuese të të gjithë diskursit të tij letrar. Pjesa e dytë e kësaj sintagme ´i paparashikueshëm´ na shpie te dhomat e errëta, te nënshtresat e kujtesës kolektive, te pyllësia e kozmosit të pafund, te fati që mund të të përpjekë me ´vrimë të zezë´. Kozmosi është femëror thotë një astrologe amerikane, kurse globi për Astrit Gjokën dhe për filozofemat e tij është krejtësisht mashkullor.
Kujtim Rrahmani qysh në romanin e pare ´Secili e citonte Biblën´ pati provuar e dëshmuar prirjen e tij të natyrshme për t´i letrarizuar fragmentet jetësore, veçmas ato, si të thuash, anësoret e ruralet, duke zbritur deri në fëmijërinë e tij të hershme.
Postmodernizmi për të tjerët, për këtë autor po provohet katërçipërisht si ´modernizem i ri´, që pritet të ketë gjithnjë e më shumë përkrahës.
Motivet e zgjedhura nga ky autor, si njësi brenda tekstit narrativ, që përveç të tjerash sprovohen nëpërmjet literaritetit të ligjëratës, janë një ishull vërtetë intrigues epiko-lirik, që te ky autor rifunksionalizohen natyrshëm, e të cilat janë vrojtuar kaherë keqas nga njëfarë ish dalldie letrare-eksperimentale.
Ky është një nga ata autorët e rrallë që filozofinë popullore dhe filozofinë letrare i sheh si një simbiozë-filozofemë e të përceptuarit artistik. I liruar nga çfarëdo autocenzure, Rrahmani braktis të gjitha modat e mundshme letrare, për shkak të kodit të tij të rreptë krijues. I stolisur fundekrye me dije e emancipim letrari, ky autor, me këtë roman dëshmon se vepra të këtilla shkruhen vetëm nëse vetë shkrimtari është gjedh origjinar dhe origjinal i jetës.

*******


Kujtim Rrahmani: ANTROPOETIKË, një confession, botoi AIKD 190 faqe, 2008, Prishtinë.


Më në fund një studim interesant dhe i thellë për Antropoetikën; një studim i rrallë dhe i lexueshëm maksimalisht; një studim diskursiv-epistemologjik; me ngjyrime dhe ilustrime letrare-filozofike mbi ANTROPOIESISIN; një degë sa e re po aq e moçme, sa e njohur po aq e panjohur, sa e rrahur po aq e parrahur.
Një studim në formë të confession-it Augustinian që të rremben nga mënyra e shtjellimit, nga dashuria autoriale për rrëfimin universal, dhe rrëfimin personal-autorial mbi magjinë, mbi madhështinë, dhe mbi fuqinë e poezisë, por një studim që të rrëmben gjithashtu, edhe me mençurinë dhe pasurinë e autorit për kulturën dhe literaturën antropologjike.
Mirëpo gjithmonë simbas modelit qëllimisht të përdorur paradigmatik të Confessionit të lartëpërmendur të shekullit të V-të, Rrahmani, dialogon si rrallë ndokush, me lexuesin për punë të poezisë. Në të vërtetë, dialogon për punë të besimit mbi poezinë. Për punë të gjithëpranimit të poezisë. Të poezisë që na ka krijuar dhe na krijon çdo ditë, neve, krijuesve të poezisë. Sepse siç thotë ky studjues, vetë Jeta është Poezi; dhe vetë Poezia është Jetë.
Është ky një rrëfim, i sinqertë, i ngazëllyer, por i matur i peshuar e i ilustruar bindshëm.
Studimet e thelluara shqiptare në akëcilat fusha pra edhe në fushë të antropologjisë së letrave me gjithë ngecjet dhe pengesat materiale e njerëzore, tashmë pikërisht nga brezi i autorit në fjalë por edhe i një brezi më të ri, sa vjen e po intensifikohen, ndërsa studimi Antropoetikë, është rezultat i këtyre hulumtimeve.

www.albatrosi.npage.eu

LETËRSIA BASHKËKOHORE SLLOVENE




Letërsia bashkëkohore sllovene është një krijim hibrid. Për te është me rëndësi koekzistenca e drejtimeve pararendëse dhe i rrjedhave e i drejtimeve të reja letrare, të cilat zëvëndësohen, shpejt.

KARAKTERISTIKAT E DREJTIMEVE LETRARE, LIDHJET ME LETËRSINË E PARALUFTËS

Në letërsinë bashkëkohore sllovene kështu vazhdojnë drejtimet e romantikës së re të ripërtëritur dhe simbolizmit dhe drejtimet e realizmit dhe naturalizmit-drejtime prandaj, të cilat kanë lindur qysh në gjysmën e dytë të shekullit 19-të, njëkohësisht po zhvillohen drejtime të reja-modernizmi, avantgarda dhe postmodernizmi. Nën ndikimin e drejtimeve të reja vazhdon letërsia ekzistenciale, letërsia e absurdit, romani i ri dhe poezia konkrete.

Letërsia sllovene pas luftës së dytë botërore shikuar në rëndësinë e letërsisë, që zhvillohet në kohë të caktuar, e ndajmë në katër periudha kohore.

Periudha 1945-1950

E thekson ndikimi i fortë i estetikës socrealiste. Fillon literatura e shenjave ideologjike, e cila bëhet mjet i propagandes ideologjike. Fillon letërsia e aktivizmit ndërtimor dhe e poezisë së kazmës dhe lopatës sipas modelit të realizmit socialist sovjetik. Në të njejtën kohë vazhdon edhe drejtimi i realizmit social.

Periudha 1950-1960

Temat aktivistike zhduken, dhe zëvëndësohen me problemet intime të njeriut të vogël urban, shqetësimet e tij të përditshme dhe zhgënjimet personale. Historia letrare këtë drejtim e emëron intimizëm, më vonë shfaqet ekzistencializmi dhe nga fundi i viteve pesëdhjetë gjithashtu edhe modernizmi.

Periudha 1960-1980

Kjo është kohë e modernizmit, ultr
amodernizmit, ludizmit dhe avantgardes. Këto drejtime përjetojnë kulmin e tyre midis viteve 1960 dhe 1970. Të dyja vazhdojnë në drejtime të ndryshme të realizmit. Nga fundi i viteve shtatëdhjetë shfaqen fillimet e para të postmodernizmit.

Periudha 1980-1990

Kjo është kohë e postmodernizmit, i cili e menjanon modernizmin e tepruar dhe kthehet tek tradita letrare, edhe pse në një mënyrë të re të freskët dhe të detyrueshme. Në botë, ku modernistët dhe avantgardistët zbrazen dhe shkatërruan deri në fund, postmodernistët kërkojnë kuptim të ri, bukuri dhe virtute morale.

DREJTIMET NË LETËRSINË SLLOVENE PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE
INTIMIZMI NË POEZINË E PASLUFTËS

PËRFAQËSUESIT

Poetët e grupit të parë të brezit të parë të pasluftës janë: Tone Pavček, Janez Menart, Ciril Zlobec, Kajetan Kovič, Ivan Minatti, dhe Lojze Krakar.

KARAKTERISTIKAT

Shënjimi intimizëm vjen nga nga latinishtja, intimus, dhe ka kuptimin e marrëdhënies së brendshme, të afërt, të besueshëm, të përzemërt, të sinqertë, miqësor (nganjëherë gjithashtu edhe erotik) ndaj dikujt; që i përket rrethit më të ngushtë e më të afërt. (Verbinec, Franc: fjalor i fjalëve të huaja, CZ (Botuesi Cankar), Lubjanë 1976)

Ivan Minatti, është një ndër të parët i cili nga poezia e luftës kaloi tek poezia personale, intime.
Iu bashkua edhe Lojze Krakar, kulmi i intimizmit në poezinë sllovene të pasluftës shënohet me botimin e përmbledhjes VJERSHAT E TË KATËRVE, më 1953. Kjo është përmbledhja e parë e të katër poetëve, që iu prezentuan bashkërisht opinionit publik , Janez Menart, Tone Pavček, Ciril Zlobec, dhe Kajetan Kovič.

Shkruajnë poezi të rrëfimit personal, të cilat sipas ndërtimit të jashtëm janë edhe më tutje tradicionale (Menart, Zlobec ) apo veç shkojnë kah format moderne, dhe vargjet bashkëkohore. Intimizëm në rrafshin stilistik do të thotë ringjallje e një romantike të re, çfarë shihet para së gjithash në metaforikë.
Të shumta e të shpeshta janë poezitë e ndjenjave intime, refleksive, elegjiake, satirike, poezi të rrëfimit lirik. Subjekti lirik është të shpshten në veten e parë dhe është identik me autorin. Temat janë rrëfime intime; konflikti mes idealit dhe botës reale ; shpresat për jetë dhe pesimizmi e zhgënjimi, si pasojë e këtij konflikti; kërkimi i kuptimit të jetës; dashuria; barra etike e njeriut bashkëkohor.
Subjekti poetik prandaj është i lëvizshëm. Tematika objektive e viteve të luftës zëvëndësohet me temat subjektive të mendimtarit intim njerëzor,emocionet dhe preokupimet e bashkëkohorës, para së gjithash e botës urbane.

ABSURDI (EKZISTENCIALIZMI) NË POEZINË BASHKËKOHORE

Absurdi (lat. Absurdus, zëkeq, pakuptim), pakuptim, i kundërt me arsyen, logjikisht i pamundshëm.
Nocioni absurd në filozofinë ekzistencialiste tregon pozitën e njeriut modern; Albert Camus në Mitin e Sizifit insistimin e njeriut në absurd e kupton si një qëndrim i ri dinjitoz të njeriut bashkëkohor.
Ekzistencializmi është tregues për rrjedhat letrare filozofike, të cilat fillojnë kah mesi i shekullit 19-të me Kierkegaard-in. Prej tij pas luftës së parë botërore u zhvillua filozofia e ekzistencës, së pari në Gjermani (Jaspers, Heidegger) dhe pastaj edhe në Francë (Sartri). Njeriun e kuptojnë si ´ekzistencë´ të renditur në një botë pa kuptim, pa ´esencë.´

Është e njohur thënia e tyre: ekzistenca vjen para ´esencës´, ose jeta është para mendimit. Sartri pohon: njeriu është ai çfarë bën nga vetja. Fati varet vetëm prej tij, plotësisht është përgjegjës për jetën e vet. Kjo lënie plotësisht në dorë të tij e njeriut, zgjon porse tek njeriu bashkëkohor dhimbje, frikë, angushti, pavendosmëri, braktisje, madje edhe zhgënjim jetësor.

PËRFAQËSUESIT
Pas luftës së dytë botërore kjo filozofi pati ndikim të madh në letërsi. Tek sllovenët ekzistencializmit iu ofruan poetët e grupit të dytë të brezit të pasluftës ; Gregor Strniša, Dane Zajc, Veno Taufer, mes tregimtarëve dhe dramaturgëve është edhe Peter Božič, Dominik Smole dhe Primož Kozak. Mes këtyre hyn edhe poeti më i rëndësishëm i tmerrit njerëzor, zhgënjimit dhe absurdit Dane Zajc.
Për nga vjetët janë moshatarë me poetët intimistë, edhe pse poezia e tyre për nga motivi tematika dhe mbarështrimi, ndryshon nga poezia intimiste.

KARAKTERISTIKAT

Poezia e absurdit është poezia jopersonale e zhgënjimit, vdekjes dhe pakuptimësisë jetësore. Subjekti lirik i vetes së parë, karakteristik për poetët intimistë, tash zëvëndësohet me subjektin pavetor lirik. Poetët e këtij grupi lëshohen në temat personale, të cilat flasin në mënyrë indirekte për vetë ata, për ndjenjat e tyre për kuptimin dhe përjetimin e botës.

Mendojnë për çështje të ngjarjeve themelore. Besojnë se, kërkimi i njeriut i është lënë pakuptimsisë së jetës, bota në të cilën jetojnë është e errët, pa shkëlqimin e bërthamës në thellësi ku prore zë pusi vdekja, tmerri, ashpërsia, indiferenca dhe krimi. Të kuptuarit e tyre të botës e paraqesin me imazhe mite dhe karaktere të botës reale dhe të trilluara, fiktive. Format e këtyre poezive janë të ndryshme; disa janë të shkruara në stil dhe vargje tradicionale, të tjerat priren kah modernizmi, e shliruar nga korrektësia sintaktike, shenjat e pikësimit, rima, ndarjet; vargu është tamam i lirë/ nuk respekton renditjen e rrokjeve të theksuara e të patheksuara/vargu i shëmbëllen prozës, substanca e vargjeve ruhet në lojën përmes ndarjeve grafike , dhe rrokjeve solemne poetike. Shpesh pjesë përbërse e vargjeve është paralelizmi i nyjeve, në te krijohet atmosferë e veçantë liturgjike dhe ritëm i brendshëm i poezisë. Disa poetë, mes tyre veçmas Veno Taufer, shpesh në mënyrë moderne parodizojnë format klasike poetike, para së gjithash, sonetin.

LIRIKA BASHKËKOHORE

Në lirikën bashkëkohore radhiten katër breza letrarë të para dhe pasluftës.

BREZI I POETËVE TË PARALUFTËS

Këtij brezi i takojnë Matej Bor, Cene Vipotnik, Edvard Kocbek dhe Jože Udovič. Të katërtit ishin pjesëmarrës të luftës nacional-çlrimtare, edhe pse qysh atëherë u takonin drejtimeve të ndryshme letrare, gjë që më së miri u duk kjo në zhvillimin e pasluftës.

Mes poetëve të paraluftës përjashtohen Edvard Kocbek dhe Jože Udovič, të cilët shkruajnë poezi bashkëkohore moderne. Këtyre u interesojnë temat metafizike; kuptimi i botës, amshimi, fundi, vdekja, dilema e njeriut midis të mirës dhe të keqes. Vargu është i lirë, herë herë i afrohet prozës poetike. Poezia del si renditje asociative. Gjuha poetike është vërtetë poetike, dhe estetiko-polisemantike.

BREZI I PARË I POTËVE TË PASLUFTËS

Morën formë dy grupe.
Grupit të parë i takojnë intimistët, që shkruajnë poezi të rrëfimit personal.
Poetët intimistë janë : Ivan Minatti, Lojze Krakar, Tone Pavček, Kajetan Kovič, Janez Menart, Ciril Zlobec.

Grupit të dytë i takojnë eksistencialistët që shkruajnë poezi jopersonale. Shumica i këndojnë temës së dëshpërimit, vetmisë së skajshme, tjetërsimit, sëmundjes fizike dhe psikike dhe vuajtjes së rëndë deri në vdekje. Për këtë shkak disa historianë të letërsisë këta i quajnë pjesëtarë të valës së zezë në poezinë sllovene. Përfaqësuesit e grupit të dytë janë : Dane Zajc, Veno Taufer, Gregor Strniša.

BREZI I DYTË I PASLUFTËS

Ky brez përfshinë një numër poetësh, të cilët dallojnë shumë mes vete. Disa shkojnë gjurmëve të poetikës të romantikës së re ripërtëritëse apo realizmit social, të tjerët janë modernistë, modernistë të skajshëm, ludistë, shkruajnë poezi fakultative, që është vetëm një lojë e lehtë e fjalëve dhe metafora të pazakonta, të tretit u takojnë avantgardistëve dhe shkruajnë poezi konkrete, që ka efektin e shkrimit figurativ dhe tingullor. Këta janë : Svetlana Makarovič, Tomaž Šalamun, Niko Grafenauer, Ervin Fritz, Andrej Brvar, Marko Kravos, Gustav Januš.

BREZI I TRETË I POETËVE TË PASLUFTËS

Poetët e këtij grupi shkruajnë poezi tradicionale dhe moderne. Nga këta duhet kërkuar bërthamën e poetëve postmodernë, të cilët në një mënyrë të re bëjnë lidhjen e traditës me modernizmin dhe kërkojnë kuptime dhe bukuri të reja.

Përfaqësuesit janë, Milan Jesih, Milan Dekleva, Ifigjenia Zagoričnik, Milan Klec, Boris A. Novak, Ivo Svetina, Denis Poniž.

BREZI I KATËRT I POETËVE TË PASLUFTËS

Këtij grupi i takojnë poetët që janë të lindur rreth viteve 1960. Shkruajnë poezi moderne dhe postmoderne, dhe këta janë përfaqësuesit : Alojz Ihan, Maja Vidmar, Uroš Zupan, Aleš Debeljak, dhe Maja Haderlap.

(Përktheu nga sllovenishtja : Arif Kutleshi )

Shkrimi u huazua nga www.gradivo.e-univerza.net/.../sodobna_slovenska.ht..

INTERVISTË E HUAZUAR

LETËRSIA ËSHTË SHPREHJE E TRAZIMIT INDIVIDUAL TË NJERIUT

Mitja Čandar (1974), u takon atyre, të cilët më të madhe kanë ndikuar në gjallërimin e skenës letrare sllovene. Ishte redaktor i ´Tribunes´, pastaj i faqeve letrare të ´Dialogi´-t të Mariborit, nga v. 1996 gjendet në krye të revistës më të suksesshme letrare në Slloveni - ´Beletrina´. Gjithashtu është një kritik dhe eseist i shkëlqyer, dramaturg, kolumnist, skenarist i dokumentarëve dhe organizues i jetës letrare. Në kuadër të shtëpisë botuese studentore të Mariborit ´LITERA´ para pak kohësh doli libri i tij i parë letrar ´Shënimet e natës´, në të cilin në shtatë eseje përpunon lirisht disa tema interesante letrare dhe jetësore.

Libri mban titullin ´Shënimet e natës´. Në hyrje shkruani se për ta krijuar këtë libër keni kaluar shumë netë pagjumë. Bëni pjesë në grupin e jo të rrallëve tek, të cilët trazimi kreativ u përvjedhet orëve të vona?
Jo vetëm që është element imi, por natën punoj më me andje. Ka që zgjohen në pesë të mëngjesit dhe kështu menjëherë koncentrohen dhe ia nisin punës, unë nëse nuk pi ndonje kafe në mëngjes nuk mund të funksionoj fare.

A ndryshojnë mendimet e natës nga ato të ditës?

Mendoj, jo. Mitologjia personale e shkrimtarit natyrisht është e lidhur me faktin si jeton dhe kur shkruan, por në të shkruar, koha e krijimit, nuk ndikon. Ditën bota është e hapur, me andje i hap vetes udhë se duhet të dal dikund, se duhet të telefonoj…Natën është qetësi, bota qetësohet dhe rrëmuja e jetës s´mund të më ndajë nga shkrimi.

Si tërësi libri është shprehje e individualizmit, që zërin e vetë më intim e gjenë në letërsi. A pajtoheni?
Pajtohem. Letërsinë e shoh si shprehje të trazimit individual të njeriut, gjë që nuk është ky një qëndrim i ri. Teoritë sociologjike, filozofike e të tjera provojnë të peshkojnë jetën e bashkësisë, kërkojnë modele të jetës kolektive të njeriut dhe me këtë rast patjetër paguajnë tagrin e kufizimit të tyre, sepse nga studimi i tyre rrjedh gjithçka që është intime dhe individuale; ëndërrimet, shpresat, malli, dëshirat. Në kundërshtim me sociologjinë dhe me filozofinë letërsia ka mundësinë dhe fuqinë, t´i rrafshojë tamam këto rrudha njerëzore individuale dhe t´i shndërrojë në atë formë që mund t´i projektojnë edhe njerëzit e tjerë, lexuesit

Çka mund të na thoshit për qëndrimin tuaj të shkrimtarit? A u krijuan esetë simbas një plani të thukët apo spontanisht? Mendoj, disa gjëra janë ndërthurur në shkrim pa qenë fare të planifikuara? Disa tema të cilat i rrahni në esetë, momentalisht janë gjithësesi në trend (multikulturalizmi, globalizmi, trupi), të tjerat prore aktuale (pushteti, historia), të tretat tema të lira ndoshta edhe banale (xhelozia, fataliteti). Si i keni zgjedhur temat për të cilat shkruani?

Kur hyn në botën letrare, disa tema të imponohen mbi pjatë si relevante, janë pjesë e debatit aktual shoqëror mbi letërsinë dhe në shumicën të duket, se duhet të diskutosh mbi to. Mua më kanë shqetësuar tema paksa , për dikend ndoshta bizare dhe të paqena; gjatë nuk kam qenë i bindur se ndonjëherë do t´ia dal me përgjegjësi t´i përimtësojë. Njëra prej këtyre detyrave është për shembull mendimi mbi shkrimtarët Franz Kafka dhe Henry Miller si dy parime jetësore: Miller m´është dukur si parim i të dehurit letrar, i hapur në jetë, Kafka si parim i narkomanit letrar, i cili është tërësisht i distancuar nga jeta, gjë që sigurisht që shprehet qartë në letërsitë e tyre. Tema tjeter “e paqenë” është marrdhënia mes intelektualit racionalist dhe femrës iracionale fataliste. Para se gjithash më ka lindur pyetja, në cilën gjuhë mund t´i përpunoja këto tema. Eseistika u tregua si zgjidhje ideale, sepse është e individualizuar dhe lloj i lirë, mundëson më mirë një gjuhë personale, mund ta vjelësh, përdor nocione dhe shprehje të tilla teorike, të cilat të qëndrojnë afër, të tjerave u hap udhë.

Një liri e tillë në monografinë shkencore nuk është e mundur, në eseistikë “inkonsekuenca” lejohet dhe dëshirohet.Shkrimi ka rrjedhur plotësisht spontanisht, intuitivisht. Disa gjëra të caktuara i kisha në mendje edhe para fillimit të shkrimit, konturat themelore tematike i kam parandjerë, shumëçka ka hyrë në ese plotësisht mbas përfundimit, janë gërshetuar p.sh. filmi dhe librat, të shikuar e të lexuara gjatë kohës sa shkruaja. Shkrimi ishte udhëtim, hulumtim. Natyrisht më vonë jam marrë shumë gjithashtu edhe me strukturen e eseve të veçantë, sepse jam përndryshe një shahist. Krijimi i këtyre eseve ishte një kombinim i iracionales dhe rendit.

Në eseun e parë të folurit letrar qëndron kundër utopisë historike?

Letërsia është gjithmonë në opozitë ndaj çfarëdo utopie, individuale apo kolektive. Njerëzit modern pothuajse nuk do të mund të jetonin pa vizionet e përbashkëta të së ardhmes pozitive të shoqërisë, ky vizion duhet të përmbajë rend dhe strukturë të qartë. Mbi këtë bazohen të gjitha utopitë perëndimore, le të jetë ky komunizmi, nacizmi, a demokracia. Letërsia flet për një tjetër histori, në ballë vë individualistin, të cilit shumë herë i dalin detyra të paparashikueshme dhe çdo hap i tij në ardhmëri humb në mjegull. Letërsia flet për dridhjet personale të cilat nuk mundesh kurrë t´i ngjitësh në vizione të ardhmërisë kolektive

Fabula e dashurisë mes James Joyce-it dhe Nores së tij është një burim i pasur i frymëzimit për shkrimtarët sllovenë, për natën e tyre në stacionin hekurudhor të Lubjanës kanë shkruar përmbledhja të tëra. Një tjetër anë e kësaj fabule ju ka frymëzuar juve, dhe përndryshe fakti fare shpirtëror, e cila gjykuar sipas korrespondencës së tyre karektirizon marrdhëniet në fillim, deri te një trup i lakuriqësuar, mbi të cilen bie trup e tëthuer humori miqësor në llogari të pavetëdijes së saj të dikurshme?
Kjo ngjarje e dashurisë simbas të gjitha hulumtimeve shkencore të Joyce-it më duket se është e padenjë, dhe më ka irituar së tepërmi. Kjo është në të vërtetë një ngjarje kurioze, për këtë mësojmë nga korrespondenca e tyre. Ishin njerëz të cilët duanin që sëbashku ta përshtegtonin jetën; ai ishte i arratisur nga atdheu dhe nga mentaliteti i kontekstit të tij i cili e kufizonte atë, ajo bashkështegtare e tij e vetme në këtë udhë. Dramatika e korrespondencës së tyre ka një rrjedhë interesante: në fillim ai e përshkruan atë me shprehje shpirtërore, kur thotë se në fillim të lidhjes së tyre ajo kishte edhe miq të tjerë, dhe e cilëson atë si të përdalur e me shprehje fyese. Në marrdhëniet e tyre papritmas hyn gjuha seksuale, trupore. Edhepse për mua kjo ngjarje është interesante para së gjithash , sepse flet gjithashtu edhe për letërsinë xhojsiane, mbi atë se si ka devijuar nga fillimet spirituale (fundja ai kishte një edukatë jezuite) në ato tokësore, kaotike, erotike. Uliksi është erupcioni i këtyre ndjeshmërive jo vetëm ndaj raportit me gruan, porse ndaj raportit me botën. Edhepse Joyce nuk ishte burrë erotik dhe senzual, por më shume brenda këtij shkaku senzual ruante koncentrimin spiritual, të cilin e thotë përmes angazhimit të tij të madh për formën.

Me trupin e njeriut mjaft intensivisht po merret i ashtuquajturi arti bashkëkohor, mungesë me gjasë është, që trupi është temë mjaft relative dhe mjaft e shpeshtë letrare. Mbi këtë tërheq vëmendjen eseu, në të cilin flisni mbi romanin e Michela Houellebecqa, Breta Bastona Elisa, dhe dramaturges Sarah Kane?
Në përformansat, shpesh trupin duam ta skandalizojmë. Edhe letërsia shpesh provon të paraqitet si skandal, si shok, vetë shoku simbas mendimit tim nuk është i mjaftueshëm për artin. Disa autorë, të cilët shkruajnë mbi trupin, ishin tepër të skandalizuar; të gjithë pyesnin, nëse shkrimi i tyre ishte në nivel, nëse ishte moralisht i përceptueshëm, dhe nëse diçka do të vlente për shoqërinë tonë, anën artistike të veprave të tyre e kam marrë në shqyrtim, mbi atë që kam dashur ta tërheq vemendjen. Para së gjithash më ka interesuar, çfarë na zbulojnë për trupin. Teza ime është, që na japin vizionin e tyre të padyshimtë - trupin si strehimore e fundit e autenticitetit të mundshëm, gjë që nuk është plotësisht joproblematike.

Eseizmi i tipit të tillë në kohë të fundit në Slloveni nuk është gjithaq i shpeshtë?

Nga autorët e rinj eseistikë bashkëkohorë shkruajnë po e zëmë Tomo Virk, Matevž Kos ndoshta edhe ndonjë tjetër, mes të vjetërve të tillë kishte shumë -më parë më kujtohet Marjan Rožanc, i cili ka shkruar me një lehtësi të jashtëzakonshme, njëkohësisht mjaft qartë dhe rrëmbyeshëm.Te eseu duhet të arrihet njëkohësisht liria dhe obligimi, gjë që është vështirë. Shumica e shkrimtarëve sllovenë më me dëshirë fshihen mbas kritikës letrare, mbas teorive të rënda apo mbas pamfletizmit. Në botë eseistika letrare gjithkund është një lloj i zakonshëm - le t´i përmend disa shkrimtarë të shkëlqyeshëm: Czeslav Milosz, Octavio Paz, Zbigniew Herbert.

Ndoshta problemi qëndron në atë se tek ne nuk ka gjithaq shkrimtarë të mëdhenj?
Më parë do të thosha se problemi qendron tjetërkund. Tek ne është rrënjosur bindja, që gjërat më përpara duhet të thuhen bindshëm teorikisht, tek pastaj mund të bisedohet mbi (kë)to, në mënyrë të lirshme. Tashti kur janë vënë këta gur të paluajtshëm teorikë me Dušan Pirjevc, Anton Ocvirk, Janko Kos dhe të tjerët, ndoshta ndihet nevoja për shkrimet të një dore më të lirë.

Dëgjojmë, që veç po përgatisni esetë mbi letërsinë sllovene?

Në librin tim të parë u kam ikur referencave sllovene, në të ardhmen me andje imtësisht, lirshëm eseistikisht do ta përpunoj kontekstin slloven, traumat sllovene, vizionet etj. Këto tema më interesojnë në qendrimet individuale tek shkrimtarët tanë të mëdhenj, siç janë Jančar, Kovačič, Zupan, šeligo. Do të rrëfej me kënaqësi, çfarë pozicionesh janë të mundshme gjithashtu në kontekstin slloven.

Si u përvodhen trenat në shkrimet tuaja? Audhëtoni me qejf me ta?

Mjeti më i adhuruar imi i udhëtimit janë trenat. Në ta gjej metaforen e madhe, janë metafora të shpresës, mallit, udhëtimet në largësi. Herë mbas herë më kaplonin poashtu ndjenja të errëta lidhur me ta, siç shkruan në romanin ´Romani i një të pafati´ nobelisti Imre Kertesz, i ngarkonin njerëzit dhe i dërgonin në kampet e përqendrimit. Njësoj si utopia naciste ashtu edhe ajo komuniste nga treni e bënë mjetin, nga i cili nuk mund me të zbresësh dhe i cili të shpie në vdekje. Marrë nga DELO. Bisedoi: Valentina Plahuta. (Përktheu nga sllovenishtja.: Arif Kutleshi)

www.albatrosi.npage.eu

Ludizmi...Kali në lëmë



"Mbaj mend përshtypjen e veçantë që ndjeva tek kaloja nëpër katundet shqiptare e tek flisja me fshatarë e barinj, pas qëndrimit në Tiranë dhe bisedave me shumë të rinj e intelektualë të kryeqytetit. Dëgjova një gjuhë krejt të ndryshme e të papajtueshme. Tiranasit më kishin folur për programe nacionaliste, për rivendikime, për sajesa të ndërlikuara diplomatike, tamam sikur këto të ishin problemet më urgjente që shtroheshin përpara jetës shqiptare. Më kishin folur edhe për partira e ideologjira, për prirje autoritare e demokratike, për shtetin dhe individin, për kufizime, kontrolle, sisteme e kushtetuta. Kishin thënë për to madje edhe gjëra me mënd.
Por fshatarët, barinjtë, ai populli i vogël që në fund të fundit përbën masën e gjerë, kombin shqiptar, nuk i njihnin fare këto gjëra. Kur iu drejtova atyre: "Ju, çfarë dëshironi?", ata ma kthyen secili me fjalët e veta, por të gjithë njëlloj: "Duam që të mos vidhen paratë e kredive të huaja, duam që kjo tokë të kthehet nga moçalishte, në tokë buke, që rruga të vijë deri këtu, që të kemi shkollë ku të shpiem fëmijët tanë, që buka të jetë e siguruar e të mos varet nga moti, që sëmundjet të zhduken, që shtëpitë tona të jenë të vërteta e jo kasolle me lagështirë". Kësi gjërash më thoshin fshatarët. Askush prej tyre s‘më tha asnjëherë se duhej organizuar një parti, apo se duhej kufizuar pushteti i shtetit. Askush s‘më kërkoi liri; bukë më kërkonin edhe rrugë e tokë për të mbjellë, edhe shtëpi e qe.
Ndërsa mua më shkonte mendja sikur të ishin kryevepra të humorit, te librat që kisha lexuar për Shqipërinë, libra gazetarësh amerikanë, anglezë, francezë, ku flitej se problemi shqiptar ishte ai i organizimit të lirive demokratike".
Prisni, mos u nxehni e mos e zini inatin me mua, duke më thënë që këto i dini e s‘po u them ndonjë gjë të re. Kjo, sepse këto radhë nuk janë të mijat, por të një gazetari të huaj, kështu që punët qenkan vërtet keq, që kur se edhe të huajt na i kanë kuptuar se ku e kemi të keqen, ndërsa politika jonë as e ka kuptuar e as do që ta kuptojë. Po ka edhe keq e më keq. Radhët e mësipërme, vërtet i ka shkrojtur një gazetar i huaj, por jo sot, por gati treçerek shekulli më parë. I ka shkrojtur Indro Montaneli, në reportazhin e tij për vizitën në Shqipëri, në fillim të vitit 1939 (!!!). Nuk kam ndërruar asnjë fjalë, nuk kam përshtatur asnjë frazë dhe në s‘besoni, hapeni e shiheni në librin e tij, "Shqipëria një dhe njëmijë".
1939-2009, plot 70 vjet. Një popull, për të cilin të shkrojturat e treçerek shekulli më parë nuk dallohen në janë shkruar atëherë apo sot, domethënë që është sjellë rrotull si kali në lëmë, ndaj duhet t‘i thërresë mendjes se s‘e ka mirë.

NEO-LUDIZMI

Në batarenë e lajmeve që na bombardojnë ditën, shkëputa këtë: "Në Bulqizë hidhet në erë me tritol një galeri miniere për arsye konkurrence".
Për sa mund të duket një shpikje shqiptare, kjo e hedhjes në erë të llagëmeve nuk është aspak e tillë. Në Mesjetë, gjatë rrethimit të kështjellave, ndodhte shpesh që rrethuesit gërmonin tunele nën themelet e kalave të rrethuara, që pastaj i hidhnin në erë për të shkatërruar muret. Pastaj, si kundërpërgjigje, të rrethuarit përgjonin se ku ishin, duke avancuar këto llagëme nëntokësore të armikut dhe përpiqeshin nga ana e tyre t‘i hidhnin në erë, përpara se të arrinin nën muret e tyre. Mëndja ta do që këto metoda të egra të ishin harruan në errësirë të kohërave. Për herë të fundit në historinë e luftërave, një gjë e tillë ka bërë vaki në frontin italo-austriak të Luftës I Botërore, më 1916. Të bllokuar për shumë kohë në llogore malore përballë njëri-tjetrit, austriakët më nj‘anë dhe italianët në anën tjetër, të dy palët filluan të hapin galeri nën llogoret e kundërshtarit, të cilat pastaj i mbushnin me dinamit dhe predha dhe i hidhnin në erë. Kjo është konsideruar si një nga shfaqjet më barbare të gjithë asaj lufte.
E pra, po ndodh sërish. Por kësaj radhe, të paktën njëqind vjet nga hera e fundit kur kishte ndodhur. Jo midis ndërluftuesish armiq të njëri-tjetrit, por mes njerëzish që flasin një gjuhë, që kanë jetuar deri dje bashkë në një qytet, që kanë vuajtur e vuajnë njësoj, që kanë ngrënë e hanë bukën e fukarallëkut në brimat e të njëjtit mal.
Si ta shpjegoj? Të them që ata fatkeqë janë në nivelin e zhvillimit të para treqind vjetëve, do më akuzoni për antishqiptar. Të them se ky është niveli i zhvillimit të ekonomisë shqiptare, edhe këtë s‘e them dot. Para njëqind apo dyqind vjetësh, kur minierat e qymyrit të Anglisë, Belgjikës apo Gjermanisë kishin të njëjtat kushte pune, apo edhe më keq se këto tonat sot, askush në ato vende nuk u përpoq ta zgjidhte hallin, duke hedhur në erë galerinë e komshiut, por duke u organizuar mes tyre. Ta krahasoj këtë që ndodh në Bulqizë me lëvizjen ludiste të shekullit XVII, prapë nuk shkon për dy arsye. E para, se i thonë 300 vjet përpara dhe, e dyta, në kohën e lëvizjes ludiste, punëtorët bashkoheshin me njëri-tjetrin për të shkatërruar makinat dhe nuk ndaheshin kundër njëri-tjetrit për të shkatërruar makinën e komshiut. Të them se është një rast i veçuar, as kjo nuk vlen se, po në të njëjtën faqe gazete, flitej për hedhjen në erë të digës së një rezervuari në një fshat të Jugës.
Njerëzit e kënduar, ka ca vite që po flasin për ringjalljen e neo-shqiptarizmës, rrymë mendjesh të ndritura të viteve ‘30. Mirë se neo-shqiptarizmën mund ta ringjallim duke mbushur gazetat këtu në Tiranë, por me neo-ludizmën e Bulqizës kush do merret, jo për ta ngjallur e ringjallur, por për ta hequr qafe. Ndaj po ja le secilit prej jush t‘i vërë epitafin që i thotë mendja, kësaj marrëzie shqiptarësh kundër shqiptarëve, por me kushtin që të jetë i ndryshëm nga epitafi që i vuri Konica: "Shqipëria ka shumë armiq, por me i keqi armik i Shqipërisë janë shqiptarët".

Ludizmi dhe nihilizmi i kryeministrit Edvin Rama!





Paraqitja e Ramës para Legjislativit të Shtetit shqiptar
Mohim i arritjeve qeveritare paraprake



Si kryeministër i vendit, së paku, për hir të kortezisë funksionale, të dinjitetit të kryeqeveritarit, do të duhej t’i konfirmonte dhe t’i vlerësonte përshtatshëm arritjet qeveritare paraprake



Shkruan: Profesor Dr.Sci. Riza SMAKA


Ludizmi ishte botëkuptim dhe lëvizje e klasës punëtore, fillimisht në Britaninë e Madhe e, rrjedhimisht , edhe më tej, i lindur në shekullin XIX , i cili synonte ta luftonte revolucionin industrial përkatësisht ta …” ndalonte rrjedhën e lumit Nil”; konkretisht , Ned Ludd, anglez, ishte i pari që e pati shkatërruar fabrikën e mekanizuar të trikotazhit të çorapeve, me bindjen se, ashtu, do ta pengonte pakësimin e nevojave për punëtorë dhe, do të siguronte më shumë vende pune, aq të nevojshme për të papunët; sikundër ai, edhe jo pak të tjerë, gjykonin se, mekanizimi, e më tej edhe automatizimi i proceseve teknologjike industriale, përkatësisht i përparimeve shoqërore të përgjithshme, do ta përjashtonte nevojën për punëtorë dhe se ata të fundit do të pësonin. Në atë opinion paksa kishte të vërteta, por,e kundërta përkonte me progresin e pandalshëm sikundër në teknologjinë industriale ashtu edhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore, në përgjithësi! Më tej, sipas emrit të Ned Luddit, edhe nisma dhe filozofia kundër progresit u quajt “Ludizëm”; rrjedhimisht, në konotacionin e Ludizmit kuptohet cilado përpjekje kundër progresit, përfshirë edhe të arriturave të deritashme si parakusht për progresin në rrjedhje; pra, edhe mohimi përkatësisht nihilizimi i arritjeve të mëparshme karakterizohet si ludizëm e herë-herë ludizëm nihilist!

Ludizmi, në kuptimin e mohimit të arritjeve paraprake aq të dobishme për hapërime të mëtejme, është një nga segmentet e ludizmit, i cili, jo rrallëherë është manifestuar dhe vijon të manifestohet nga persona veçanërisht të proveniencës shqiptare (sic) zakonisht egoistë, egocentrikë, inferiorë para vlerave të mirëfillta dhe personave influentë e autoritativë. Për ludistët e tillë, historia fillon me ata/o, nga filli i stazhit politik, profesional, eventualisht shkencor të tyre; për ata/o, arritjet e deritashme , të mëparshme, janë nule, të pavlera, madje, edhe të dëmshme; u mor vesh se filozofia e tillë ishte dhe kurdoherë do të mbetet prapanike, egoiste, egocentrike deri në mizantropizëm; së andejmi, bartësit e asaj filozofie nuk janë gjë tjetër pos egoistë, egocentristë e mizantropistë!

Kryeministri i Shqipërisë së sotme, z. Edvin Rama, ludist!

Ditë më parë, kur z. Edvin Rama, tanimë kryeministër , në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë e shpalosi Programin Qeveritar për debatim, atë, kryesisht, e bëri në stilin “copy & paste” nga fjalimet paraelektorale të tija , të paelaboruara sa dhe si do të duhej, përgjithsueshëm, pa sistematizime të temave, pa identifikime e definime konkrete të çështjeve të hapura, pa precizime të afateve, kushteve dhe të mjeteve për financimin e projekteve të vëna në gojë; në anën tjetër, jo pak herë, ai , z. Edvin Rama , arritjet evidente e të vlerësuara afirmativisht të qeverisë pararendëse, të “Qeverisë Berisha”, jo që nga tendenca dashakeqe “Mala Fidei”, i minimizoi fyeshëm, por edhe i nihilizoi ( sic).

Më tej, kryeministri Rama, në vend që të paraqitej para Legjislativit të Shtetit shqiptar me dinjitet të premierit të qeverisë, përkatësisht të burrit të shtetit, duke kapituluar para ndjenjave urrejtëse malicioze, madje, edhe nga ato të inferioritetit përballë ish-kryeministrit Berisha, kundër këtij të sprasmit, hodhi fjalë e fjali fyese, nihiliste, përçmuese, provokuese, përkatësisht shprehje të nivelit shumë më të ulët nga ato që do të përkonin me funksionin që e ka fituar! Pra, sipas pikëpamjeve të shprehura të ludistit nihilist në fjalë, eksplicite e publikisht, në Parlamentin e Shqipërisë, historia qeveritare e qeverisëse në Shqipërinë moderne, do të fillonte nga dita e inaugurimit të tij për kryeministër të vendit.

Ndjenja e inferioritetit

U mor vesh se puna nuk qëndron ashtu, por, përkundrazi; madje, edhe po të ishte situata çfarë e prezantoi dhe e avokatoi ai, z. Edvin Rama, kryeministri i Qeverisë së Shqipërisë, pikërisht po ai si kryeministër i vendit, së paku, për hir të kortezisë funksionale, të dinjitetit të kryeqeveritarit, do të duhej t’i konfirmonte dhe t’i vlerësonte përshtatshëm arritjet qeveritare paraprake dhe, për aq do të ishte më i përmbajtshëm, më i kujdesshëm, më prudent, më i matur, më i përgjegjshëm, dhe, mbi të gjitha, më burrë, së paku, i segmentit shtetëror!

Se zoti Edvin Rama, pos tjerave, vuan edhe nga ndjenja e inferioritetit, veçanërisht përballë burrave shtetërorë legjitim e të autoritetshëm, çfarë ishte Dr. Ibrahim Rugova, presidenti historik e lideri me famë i popullit të Kosovës, ndër raste të tjera, u vërtetua botërisht jo kur “harroi”, por kur nuk guxoi, jo t’ia konfirmojë të bëmat madhore, por as t’ia përmendë emrin, ndryshe të përhershëm e të pavdekshëm në historinë politike të shqiptarëve , në përgjithësi, e të atyre kosovarë në veçanti! Së andejmi, zoti Edvin Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë sonë të çmuar, posi ludist u manifestua dhe atestua si nihilist i veçantë, sui generis (sic).




-----------------------

Riza SMAKA ( RS) u lindë në Rugovë të Pejës, në vitin 1943 ,ku e kreu shkollën fillore katerklasëshe , ndërsa , shkollën e mesme ,gjimnazin - drejtimin e shkollës normale, e kreu në Pejë më 1963/4, në të cilin vit shkollor ,në rezultatet e konkursit “ Kërkojmë nxënësin më të mire në Kosovë”, në prillin e vitit 1964, ka qenë shpallur nxënësi më i mirë në Kosovë.

Dy vite më pas, RS , ushtroi mësuesinë dhe , gjatë shërbimt ushtarak (1966/7) në Bileqë , Maribor dhe në Zagreb, e kreu Shkollën e Oficerëve të Këmbësorisë.

Pas diplomimit në Fakultetin Juridik më 1971,më 1972, RS, e kreu Provimin për Jurisprudencë ; RS, paralelisht i frekuentoi studimet post universitare në shkencat historike dhe në shkencat juridike , ashtu që , në këto të fundit, në gjeneratën e parë , i pari, magjistroi (1979 ) dhe, në po atë gjeneratë, i pari doktoroi ( 1987 ).

Pos gjuhës amtare – shqipe, RS korrespondon mirë në Kroatisht & Sërbisht, English-t dhe, shërbehet me literaturë në Frangjisht.

Pas suprimimit violent të autonomisë politike – kushtetutare të Kosovës nga Sërbia (1989-1999), në periudha të caktuara , ka qenë inkuadruar në aktivitete të organizuara për Kauzën e Kosovës :
 antar i kryesisë së Forumit të Intelektualëve Shqiptarë të Kosovës;
 antar i kryesisë , sekretar e mëpastaj kryetar i Shoqatës së Juristëve të Kosovës;
 antar i kryesisë dhe sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare në Botë;
 antar i Komisionit Kushtetutar të Kuvendit të Kosovës për Hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës , të miratuar më 1990 në Kaçanik dhe njëni nga katër
 konsulentët kosovarë për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë të miratuar në vitin 1997…
Pas vitit 1999, RS, në periudha të caktuara, ishte:

advokat-koordinator i UNMIK’s NRC CRP ,
 koordinator i Këshillit të UNMIK-ut për Gjyqësorin e Kosovës,
 antar i Komisionit Përbashkët të UNMIK-ut për Çështje Ligjore të Kosovë ( Joint Advisory Commetee on the Legal Mater) ,
 antar i Këshillit Legjislativ të Qeverisë së Kosovës.
Deri në vitin akademik 2008/9 , RS ishte profesor ordinar ( Programi Bachelor) për lëndën E Drejta Biznesore & Nderkombëtare ( viti i parë) , Kontratat në Biznesin Nderkombëtar ( në vitin e tretë) në Fakultetin Ekonomik të UP-së ; Në Programin Master, në Fakultetin Ekonomik të UP-së ligjeroi lëndën Menaxhmenti në shërbimet publike e ,ndërsa, në Fakultetin e Shkencave të UP-së, ligjeroi lendën Zhvillimi i Qendrueshëm .

Nga viti akademik 2009/10 , RS është profesor i rregulltë për lendën E Drejta Biznesore ( Bachelor Programm), Aspekte Krahasimore të Drejtës së UE –së ( Master Programm) dhe Konflikti i Ligjit ( Master Programm) në Kolegjin Dardania në Prishtinë dhe, në punë plotësuese, në Fakultetin Ekonomik të UP-së e ligjeron të Drejtën Biznesore Nderkombëtare ;

Në anketime të organizuara , sipas opinionit të studentëve të FE të UP-së dhe të UMI –t – Prishtinë, disa here është vlerësuar pedagogu më i mire me notën maksimale!

Për punën dhe aktivitetet e zellshme dhe të sukseshme ,RS ka marrë shumë mirënjohje , nder të cilat :
 Mirënjohja për kontributin në Organizimin e Aksioneve të Hulumtuesve të Rinjë të Kosovës ( 1984);
 Plaketa e Universitetit të Prishtinës për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin e Fakultetit të Mjekësisë, 1985
 ABA CEELI , UNMIK, JACLM, Certificate of Attendance, 2001
ASU Arizona State University, University of Pristina Educational Pertnership, 2001
 Ceritificate of Appreciation , UNMIK. Joint Advisory Council on Legislative Matters, 2002
 Mirënjohje Publike e Lidhjes së Ekonomistëve të Kosovës,, 2003
 Mirënjohje Publike nga Shoqata e Pavarur e Juristëve të Kosovës, 2004 & 2011
Mirënjohje e Kolegjit Universitar “ Biznesi “,Prishtinë, 2007
 Mirënjohje nga Kolegji Universitar “Dardania” ,Prishtinë, 2011

RS ka bër udhëtime dhe qendrime studimore të shumta , nder to , në Londër, Amsterdam , Bruksel…

RS, deri tani, i ka botuar kater tekste universitare të cilat i ka ribotuar të plotësuara , të përmirësuara dhe të recensuara: E Drejta (1995) , E Drejta dhe Shteti (1997), E Drejta Biznesore (2003) dhe E Drejta Biznesore Ndërkombëtare (2009) .

Riza Smaka    ka botuar mbi 191 punime profesionale dhe studime dhe, ka marrë pjesë në shumë tryeza profesionale , tryeza të rrumbullakta, simpoziume dhe në konferenca shkencore. Nga punimet e publikuara pas vitit 2000 , veçohen këto :

 Aspekte Ligjore dhe Gjenocidi : Legal State ang Genocide, Juridicial Aspects, E Drejta , FJ , UP, Prishtinë, 20O1


Aspekte juridike në funksion të Strategjisë së Zhvilimit Ekonomik të Kosovës, Kosova- Strategjia e Zhvillimit Ekonomik, ASHAK, 2002

Shoqëria Bashkëkohore në Transicion dhe Universiteti i Saj, studim i prezantuar në tryezën shkencore referuar Universitetit Sot mbajttë nga SHJK dhe Universiteti i Prishtinës, 2003 ( më pastaj i publikuar në përmbledhje të punimeve);

Divergjencat inkonsekuente ndermjet juridikës dhe politikës ndërkombëtare referuar Çështjes së Kosovës, referat në Konferencën Shkencore të organizuar dhe mbajtur nga UMI - Prishtinë, 2003

Problematika e kamatave në kontratat bankare për kredimarrëdhënie/ The Issue of Interest Rates With the Banking Contracts Regarding to Loans, E Drejta, FE i UP-së, 2007

Reformimi universitar në funksion të punësimit cilësor në Kosovë, Lajm, Prishtinë, 2008

Zgjidhja e kontesteve në transaksionet juridike – biznesore nëpërmjet arbitrazhit, Iliria, revistë shkencore, UMI, Prishtinë, 2008

Diskurs për origjinën e dy kolosëve të lashtësisë, Aristotelit dhe Lekës së Madh, Nacional, 2008 ( po ky punim i plotësuar është publikuar në revisten shkencore Iliria , UMI, Prishtinë, 2009

Konstitucionalizmi dhe legaliteti, kumtesë e lexuar ( dhe më pastaj e publikuar në përmbledhje të punimeve) në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Shoqata e Juristëve të Kosovës në Prishtinë, 2010…Vetëm gjatë vitit 2011, RS , në shtypin ditor , në portale e revista të ndryshme , ka publikuar 33 vështrime analitike referuar temave aktuale në vend e jashtë, ndër të cilat:

Almanaku, një libër i madh, me gabime jo të vogla;

Clavus Clavo, Extratidur, z. Karl Bild;

Gjuha shqiper , e durueshme;

Përgjegjësia politike, ç’është ajo.

Aspekte juridike rreth konstitutimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Nevoja imediate për modifikime kushtetutare,

Diskurs për imunitetin,

Etosi dhe patosi të Shqiptarët,

Diskurs kritik për Propozimin Përmbledhës ( jo …për “Pakon e Ahtisarit..”) për Zgjidhjen e Statusit Politik të Kosovës,

Rasti Leo, incident skandaloz,

Diskurs kritik referuar burimit formal të Kushtetutës sonë,

Dinamika shoqërore dhe statika juridike,

Edhe disa zgjidhje kushtetutare problematike,

Aristoteli e Leka i Madh, dy kolosë të lashtësisë,

“Bisedimet teknike” dhe gabimet teknike të Editë Tahirit,

Pse ashtu z. Kadare ?

Pse ashtu z. Presidente?

Actio Popularis,

Pozita juridike e femrës në shoqërinë kosovare,

Puçi dhe grushtshteti i Sërbisë në Kosovë në vitin 1989

Për gjuhën shqipe, standarde, unike kombëtare,

Mandati i Presidentës, kushtetuta, parimi i sigurisë juridike, parimi i të drejtave të fituara dhe “marrëveshja politike “…

Riza Smaka  , gjatë Legjislaturës se tretë të Kuvendit të Republikës së Kosovës , 2008-11 ka qenë :

deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku , edhe sipas vlerësimeve profesionale të KDI-së, në të gjitha etapat dhe kategoritë ishte deputeti më i sukseshëm ;

 antar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të miratuar në vitin 2008;

ishte njëni nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë dhe i Kushtetutës së Republikës së Kosovës , në vitin 2008;

Në librin e Prof dr. Ismet ELEZIT : “ Mendimi Juridik Shqiptar” ,Tiranë, 1999, në faqet 249,250 dhe 251,ndër të tjera ,theksohet se” ..Dr Riza SMAKA, ka dhënë kontribut të çmuar në fushën e teorisë së shtetit dhe të së drejtës, të drejtës kushtetuese dhe të drejtës administrative…”


Përgatiti:Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...