2013-10-08

Filmi me protagoniste shqiptare merr çmimin e parë

Filmi me protagoniste shqiptare merr çmimin e parë

Një ndër dy protagonistët kryesorë të filmit "Neuland" është shqiptarja 21 vjeçe, Nazlija, e ardhur rishtas në Zvicër

Në festivalin e nëntë të filmit në Cyrih, që përfundon sot, çmimin “Syri i Artë” në kategorinë e filmit dokumentar të vendeve gjermanishtfolëse: Zvicër, Gjermani dhe Austri, e ka fituar filmi “Neuland” i regjisores Anna Thommen nga Cyrihu. Ky film bën fjalë për një klasë speciale shkollore për integrimin e të huajve dhe për punën që e bën mësuesi i kësaj klase për t`i aftësuar të rinjtë me prejardhje të huaj që të përballojnë jetën në Zvicër.
Një ndër dy protagonistët kryesorë të filmit është shqiptarja 21 vjeçe, Nazlija. Pas vdekjes së nënës, ajo vjen të jetojë te babai në Zvicër. Tjetri është një i ri pakistanez i cili ka kaluar një rrugë të gjatë me ndalesa, duke bërë një vit për të ardhur në Zvicër.
Filmin e cilëson një ngrohtësi e thellë njerëzore. Ai kundërshton paragjykimin se të gjithë migrantët e rinj janë kriminelë dhe sorollaten rrugëve pa punë.
Ndërkaq, çmimin kryesor të festivalit, atë për filma artistikë ndërkombëtarë e ka fituar filmi meksikan “La Jaula de Oro”. Si filmi më i mirë artistik në gjuhen gjermane është zgjedhur tragjikomedia gjermane “Funsterworld” e regjisores Frauke Finsterwalder.
Në këtë festival kanë marrë pjesë 122 filma, prej të cilëve 16 premiera botërore. Jane prezantuar ose kaë kaluar nëpër çilimin e kuq një numër aktorësh të njohur të Hollivudit. Ndërsa Harrison Ford dhe Hugh Jackmann kanë fituar çmimin për vepër jetësore

Regjisorja Morea Raça merr çmim ndërkombëtar

Regjisorja Morea Raça merr çmim ndërkombëtar
Regjisorja Morea Raça ka marr çmimin special të jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fano, për filmin e metrazhit të shkurtë të Amel Sinopsisi.
Filmi bënë fjalë për aktorën Amel e cila e provon fatin në një audicion filmi të një produksioni ndërkombëtar. Ajo arrin të kualifikohet dhe të marr një rol në këtë film por më vonë I shfaqen pengesat në rrugëtimin e saj.
Në film luajnë aktorët: Makfire Miftari, Bekim Mulaj,Veton Osmani,Hazir Haziri, Shengyl Ismajli, Arvanit Krasniqi.
Skenari dhe regjia është bërë nga Morea Raca. Fano Film Festival ka për qëllim të promovojë artistët e rinj dhe filmat inovativ që shprehin ide, tema dhe subjekte te reja.
Festivali organizohet nga institucionet dhe organet publike,në mesin e tyre Këshilli i qytetit të Fanos,Ministria e Trashëgimisë Kulturore, Universiteti i Bolonjës,Asociacioni Italian i Filmit.
Vecantia e tij qëndron në faktin se shumë artistë janë bërë të famshëm pas pjesëmarrjes në këtë festival si Janne-Pierre Cassel, Alessandra Mastronardi, Salvatore Cantalupo.

Arta Dobroshi nderohet me çmim në New Jork

Arta Dobroshi nderohet me çmim në New Jork
Arta Dobroshi nderohet me çmimin ”Professional Excellence Award” në New Jork nga organizata humanitare ”Motrat Qiriazi”. Arta është njëra ndër 4 personat që nderohen me rastin e 20 vjetorit të organizatës.
Ndër të tjerët janë edhe: Rose Kolaj, Jim Romeo dhe Dr. Anna Kohen.
Për këtë rast të veçantë dhe të rëndësishëm, Arta është e përkrahur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur.

7-të "armiqtë" më të mëdhenj të spermës për të cilët shumica e meshkujve nuk e dinë!


3ba13a3b013531b230e98c88f690307a
S
Sperma ka shumë "armiq", mirëpo më të rrezikshmet janë ato të cilat nuk duken shumë të dëmshme, dhe për to shumica e meshkujve nuk e dinë se janë të dëmshme.
Në qoftë se dëshironi të krijoni familje, duhet të keni spermatozoide të shëndetshme. Ja cilët ushqime duhet të evitohen:
Ushqimet e konservuara  - Është e vërtetë se ushqimi brenda konservave nuk është i dëmshëm, por pjesa ku rri ushqimi përbën rrezik. Kënaqja përmban një shtresë e cila është shumë e dëmshme për spermën.
Kozmetika - Një numër i madh i shampove, sapunëve, deodorantëve si dhe kremave të rrojës përmbajnë materiale të cilat dëmtojnë spermën. Zgjidhni produktet të cilat nuk përmbajnë ftalate.

Cigaret - Për cigaret dihet se janë të dëmshme në çdo aspekt të shëndetit, mirëpo po ashtu përbëjnë rrezik edhe për spermën.
Marihuana - Sikurse te cigaret, po ashtu është vërtetuar se sperma e burrave të cilët konsumojnë marihuanë është më e dobët. Spermatozoidet te këta persona lëvizin më ngadalë dhe janë në numër më të vogël.
Stresi - Stresi është tepër i dëmshëm për spermën. Posaçërisht ndikon te testosteroni dhe zvogëlon sekretimin e tij.
Alkooli - Edhe alkooli është i dëmshëm për spermën. Është vërtetuar se alkooli zvogëlon ri-prodhimin e spermës dhe zvogëlon numrin e spermatozoideve.
Abstenimi - Më herët është besuar se abstenimi nga seksi është i dobishëm për spermën, mirëpo hulumtimet e fundit kanë hedhur poshtë këto pohime. E vërteta është se duhet një ose dy ditë që sperma të ripërtërihet, mirëpo abstenimi i gjatë mund të shkaktojë ndryshim në lëvizjet e spermatozoideve si dhe të ndryshojnë formën.

Publikohen fotografi të rralla të Hitlerit të cilat janë fshehur me dekada


Këto foto të rralla me ngjyra të Adolf Hitlerit kaluan një dekadë të fshehura nën dhe.


Fotografi i tij personal, Hugo Jaeger, i cili pati një akses të gjerë në koleksionet dhe dokumentet e Fyhrerit nga viti 1936-45, fshehu imazhet nga frika e persekutimit pas luftës.

Megjithatë, ai e nxorri përsëri në dritë koleksionin, ku përfshihen foto të jetës private dhe takimeve zyrtare të viteve 1930 në Bavari, në vitin 1955.

Koleksioni, i ripublikuar këtë të dielë nga “Life.com”, përfshin këto imazhe të rralla.


Shikojeni se si duket lindja e fëmijes në kushte shtëpiake


bf1f64bfb5d37c80fb031c02998b5973
LIFESTYLE
Çifti nga Novi Sadi ( Serbi ) Ivana dhe Daniel kanë vendosur që lindjen e fëmijës së tyre ta kryejnë në shtëpinë e tyre dhe të njëjtën ta filmojnë për ta ndarë me të gjithë.
Video është bërë një hit në Serbi por edhe më gjërë dhe më së shumtë ka karakter edukues se si duhet të veprohet në raste të tilla nëse nuk ka mundësi të arrihet në spital.

Shikoni se si shkaktohet virusi 'HIV' dhe si zhvillohet 'SIDA'!

Shikoni se si shkaktohet virusi 'HIV' dhe si zhvillohet 'SIDA'! (VIDEO ANIMACION)

4fee611c4a4d1f8df03f33e481fd370e
Nuk ka njëri i cili nuk ka dëgjuar për një ndër viruset më të rrezikshëm, atë të HIV-it. Mirëpo a keni menduar ndonjëherë se si qelizat e njeriut infektohen dhe më pas shkatërrohen nga ky virus? Si vjen deri te SIDA dhe te vdekja?
Përgjigjet nga këto pyetje mund të gjeni në video animacionin e mëposhtëm:



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...