2013-10-13

Drejtori i Google, Facebook po bën një punë të keqe

Drejtori i Google, Facebook po bën një punë të keqe








Drejtori i Googel, Larry Page, në një intervistë me Wired ka folur për paaftësinë e rrjetit social Facebook për të nxjerrë produkte të reja. Page tha se nga njëra anë Facebook është i mirë në anën sociale por nga ana tjetër po bën një punë të keqe me produktet e tjera.
Një pjesë e mirë e intervistës është e fokusuar në Google X, laboratori top-sekret i Google, një vend ku sipas Wired, Page kalon pjesën më të madhe të kohës duke zhvilluar iniciativat e reja të Google sic janë makinat pa shofer. Ai tha se është i shqetësuar në mënyren e menaxhimit të kompanive.
- See more at: http://medialajm.al/2013/01/drejtori-i-google-facebook-po-ben-nje-pune-te-keqe/#sthash.KOO1ERwV.dpuf

Teknologjia e informacionit, Shqipëria e fundit në kontinent

Teknologjia e informacionit, Shqipëria e fundit në kontinent








Për teknologjinë e informacionit, shqipëria është renditur e fundit në kontinent dhe në vendin e 80 në botë. Ky informacion është dhënë nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve, i cili ka bërë krahasimin në raport me një vit më parë.
ITU llogarit cdo vit indeksin e zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit mbështetur në 11 indikatorë, që lidhen me aksesin, nivelin e përdorimit dhe aftësitë e popullatës, për të përdorur teknologjitë e informacionit.
Indikatorët e mësipërm përmblidhen në një koficent të vetëm dhe sa më i lartë të jetë ky koficent aq më i lartë është zhvillimi i teknologjisë. Vitin e kaluar Shqipëria është renditur me një koficent 3.78 nga 3.48 që ka qenë një vit më parë, ndose ka pasur përmirësim koficenti nuk ka mjaftuar për t’a ngritur në renditje Shqipërinë.
Në këtë studim, vendi i parë në botë renditet Koreja e Jugut, ku indeksi i zhvillimit të teknologjive, është 8.56. Ndërsa pozicionimi më i mirë i Shqipërisë në këtë renditje është në indeksin e aftësisë së popullsisë për të përdorur teknologjitë e informacionit, në të cilin ajo renditet në vendin e 60 në botë.
Kjo tregon se shqiptarët i njohin dhe janë të aftë ti përdorin teknologjitë në një masë të kënaqshme, por kanë një akses të dobët në shërbimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ku renditetnë vendin e 94 në botë.
- See more at: http://medialajm.al/2013/02/teknologjia-e-informacionit-shqiperia-e-fundit-ne-kontinent/#sthash.B4hwXrSN.dpuf

Facebook ja ndryshimet

Facebook ja ndryshimet







“Newsfeed” është opsioni më ri në rrejtin më të madh social Facebook. Nëpërmjet këtij opsioni ai prezanton një faqe më të pasur ç’ka nënkupton se është i dizenjuar në mënyrë të tillë që të mbajë përdoruesit më aktivë dhe bashkëveprues, por edhe për t’i bërë apel reklamuesit.
Sipas drejtorit ekzekutiv te Facebook, Mark Zuckerberg, prezantimi u bë në janar për të adresuar mangësitë në lejimin e përdoruesve për kërkime për informacion në të gjithë rrjetin më të madh social në botë.

Shtetet që në epokën e internetit, nuk përdorin internet

Shtetet që në epokën e internetit, nuk përdorin internet








Kina, Irani, Rusia, Siria, Bahjreni dhe Vietnami janë shtete që në thelb ‘i bashkon’ një gjë e përbashkët, të 5-ta vendet janë ‘armiq të internetit’.
Sipas organizatës ‘Reporterët pa Kufij’, këta shtete janë shkelësit më të mëdhenj në të gjithë botën për lundrimin në internet të qytetarëve të tyre.
Raporti, sipas mediave ndërkombëatare tregon se ‘Kina udhëheq vendet kundër veprimtarive dixhitale në mbarë hapësirën globale, duke mos lejuar shtetarët kinezë të përdorin pjesë të konsiderueshme të navigimit në ‘botën e internetit’.
Irani nga ana e tij e ka izoluar përdorimin masiv të internetit, nën arsyetimin se një përdorim masiv i internetit në shtetin iraken do të ‘kërcënonte’ pozitat e Teheranit si fuqi bërthamore, sepse ‘përmes internetit hackerat do ta kishin më të lehtë të ndërhynin në fuqinë bërthamore që posedon Irani’.
Rusia ka marrë kritika nga ana e “Reporterëve pa Kufij”, për shkak se ka vënë censura dhe klauzola censurimi për fëmijët dhe grupmosha të caktuara për adoleshentët dhe fëmijët për navigimin në internet.
- See more at: http://medialajm.al/2013/03/shtetet-qe-ne-epoken-e-internetit-nuk-perdorin-internet/#sthash.YlgTrauf.dpuf

Ja se çfarë ndodh në një minutë në internet

Ja se çfarë ndodh në një minutë në internet











Sipas një studimi të Intel ka rezultuar se në Internet në një minutë mund të ndodhin shumë gjëra. Sipas studimit, në Google për një minutë ka mbi 2 milionë klikime. Ndërsa përsa i përket e-mailit, në minutë dërgohen 204 milionë e-maile dhe shkarkohen 47 mijë aplikacione.
Amazon është një tjetër aplikacion që në minutë grumbullon 83 mijë dollar në minutë. Sipas studimit të Intel, 20 milionë foto, dhe 6 milionë faqe në Facebook shihen për një minutë, ndërsa në YouTube shihen 1.3 milionë video. “Ajo çfarë shumë njerëz nuk shohin është rritja e tmerrshme e përdorimit të internetit në celular, i cili ndikon në sasinë e të dhënave të trafikut në rrjet”, thotë një përfaqësuese e Intel.
Në celular ka 1300 përdorues të rinj të internetit në çdo minutë dhe gjithashtu dëgjohen në total 61.141 orë muzikë.
Përvec këtyre, në çdo minute shënohen 20 viktima të vjedhjes së identitetit.

Yahoo prezanton ndryshimin që mundëson shikimin e e-maileve me ekran të plotë -

Yahoo prezanton ndryshimin që mundëson shikimin e e-maileve me ekran të plotë













Yahoo ka prezantuar një version të ri, i cili mundëson që të shikoni e-mailin në ekran të plotë, si dhe të kaloni lehtësisht nga njëri e-mail tek tjetri njësoj si faqet që i shfletoni në revista.
Ky prezantim është bërë disa ditë më parë, kur shefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje kishte treguar fitimet që kishte arritur Yahoo gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Synimi kryesor i këtij ndryshimi është zhvillimi i shërbimeve dhe produkteve që janë për pajisjet mobile dhe këtë prioritet kanë filluar që ta ndjekin me një përditësim të fundit që kanë bërë në aplikacionin e ri për e-mail për pajisjet mobile.
Ky përditësim, që është në dispozicion për përdoruesit e Android-it dhe sistemit iOS, sjell një përvojë të përmirësuar me e-mailin. Ana më pozitive i këtij version është mundësimi i shikimit të e-maileve në ekran të plotë.
Lee Parry, Drejtor i Lartë i Yahoo Mobile tha se përditësimi i bërë ka për synim që të sjellë përmirësimin e tërësishëm të përvojës në e-mail dhe ofron një pamje më të mprehtë dhe më të pastër se sa në versionet paraprake dhe synimi i gjithë kësaj është për përdoruesit që të gjejnë, lexojnë dhe organizojnë e-mailet e tyre.

Zhduket Hotmail, zëvëndësohet me faqen Outlook.com

Zhduket Hotmail, zëvëndësohet me faqen Outlook.com












Zyrtarisht Hotmail është zëvëndësuar me faqen Outlook.com. Ky njoftim është dhënë nga Microsoft, i cili ka zhvendosur mbi 150 petabyte e-maile dhe informacione brenda gjashtë javëve.
Sipas kompanisë, rreth 400 milionë përdorues tani janë duke përdorur Outlook.com, e cila duket si një sasi e madhe për një shërbim të ri, por mbi një milion përdorues janë regjistruar brenda disa orëve në Outlook.com.
Ky version i ri i Microsoft është lançuar verën e kaluar, si një shërbim i ri e-mailesh që do të zëvëndësonte Hotmail-in dhe do të hapte dyert për përfshirjen e sa më shumë karakteristikave.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...