Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/21

POROSIA (NGA DITARI I NJË EPOKE, 29 PRILL 1998)













YMER HALIMI



Dje ishim në Likoc me N. Zariqin, dërguam ca gjëra ushqimore edhe barna. E pashë komandant Mujë Krasniqin, që kishte një gjendje të rendë, dhe siç thuhet “dukej si i vdekur, por frymonte”. Ishte i plagosur nga dora shqiptare e shërbimit serb. Takova, në ambulancë, jashtë spital, edhe kirurgun e UÇK-ës, dr. Fadil Bekën. Më sqaroi gjendjen që e kishte Muja, pas operacionit ditë më parë. Fadili e tha hapur: Duhet sa më parë për ta bërë operacion, se gjendja po i përkeqësohet. Ishte kërkesa që të jetë një kirurg i rryer i abdomenit dhe propozoi: prof. dr. Besim Elezin, nga Tirana, ose prof. dr. Riza Binishin. Më porositi që të angazhohem. Më t’u kthyer në Prishtinë kontaktova me dr. Shpëtim Robajn. Ai tha: Diçka në operacion sa duket nuk shkoi në mënyrën e duhur. Dhe gjithsesi duhet pasur një ekip mjekësh me eksperiencë. Shpëtimit i tregova propozimin e dr.Fadilit. Tha: “Po të bëhej ajo do të ishte mirë, por mundësisht disi ta bëjmë pa e lënduar ekipin e parë të operacionit”.... 

Krimet nuk përfliten çdo ditë, por nuk harrohen kurrë!

Lëkundjet politike në Kosovë, në mes të shqiptarëve dhe serbëve, kanë arritur shkallë maksimale, që prej pushtimit të Kosovës në vitin 1912 e deri sot. Akuzat dhe mohimet përherë janë si koncepte të kundërta, por akuzat serbe për shqiptarët janë sajim i qëllimshëm. Serbët janë të zhgënjyer që nuk arritën t’i realizojnë qëllimet politike mbi shqiptarët, pastrimin e territorit sipas porosive të paraardhësve të tyre, të Garashaninit, Çubriloviqit, Ivo Andriqit, apo më saktë platformës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe idesë së Kishës Ortodokse Serbe.


I pavdekshmi - Komandant Mujë Krasniqi - Kapuqi.

Kjo megjithatë u shkoi përdore shumë, pas viteve 1878, kur Evropa bënte sehir përballë një krimi shtetëror serb mbi një popullatë duarthatë shqiptare, të pazonjë, të papërgatitur për të mbrojtur veten dhe territoret e saj etnike! Sot shteti serb, përkundër një periudhe të një klime paksa relaksuese të marrëdhënieve mes këtyre dy popujve, që ishte për një kohë të shkurtër, ka shfaqur një urrejtje të papërmbajtur, sa na quajnë “shiftar”, “turq”, “arnaut” dhe assesi me emrin e vërtetë “Albanci”. Kjo urrejtje disi mohon etninë dhe autoktoninë tonë në këtë vend.

Kjo propogandë sa më shumë kohë që po kalon, veprimet brenda kombeve po i bënë më koherente dhe, nuk po lënë hapësirë për fqinjësi e lëre për bashkëjetesë. Kjo trysni serbe, sot mbi shqiptarët, ka shkallë të padurueshme. Shqiptarët, apriori, akuzohen për dhunime, shkatërrim varrezash, ngacmime fqinjësh e po çfarë jo! Madje, edhe për gjëra banale, kur as mundësia teorike nuk qëndron që shqiptarët të ishin aty, dhe prapë ata akuzohen. Edhe afinitetin homoseksual të Martinoviqit, (i cili ishte vetëlënduar me shishe në rektum, edhe mjekoligjorët serbë e vërtetuan vetëlëndimin) politikanët serbë e servuan mbi shqiptarët. Po ashtu, ai personalisht nuk akuzoi askënd. Por, serbët për devijant seksual botuan libër me qindra faqe, serbisht e anglisht, duke drejtuar gishtin drejt shqiptarëve. Në një rast krejt të thjeshtë, një udhëheqës kosovar, nga Lidhja e Rinisë së Kosovës, për rastin e dhunimeve tha: “Dy herë ka më shumë dhunime në Beograd brenda një dite se në Kosovë brenda një viti”. Statistika ishte e saktë. Dhunimet, edhe një i vetëm nuk arsyetohet, por krahasimi ia vlente. Kjo serbët i vuri ne siklet. Në politikë veprimet nuk i përgjigjen edhe momentit, por ato do reflektojnë tek pas një kohe, për veprime shtesë. Prandaj siç thuhet: për të kuptuar atë që mund të ndodhë është e nevojshme arsyeja. Është intuita që rrëfen konfrontimin e pashmangshëm mes serbëve dhe shqiptarëve. Shqiptarët e duan lirinë, e serbët pastrim etnik. Megjithatë, propaganda serbe po na dërgon te ky konfrontim i tmerrshëm. Evropa ua lejoi serbëve pastrimin etnik në Bosnje, e pse jo në Kosove!? Kjo vetëm mbetet të shihet.

Por, për gjithë civilizimin evropian, Kosova është diçka e veçantë: shqiptarët në Kosovë, edhe pse ishin dhe janë në shumicë, janë viktimë e pakicës serbe. Serbët e Kosovës janë të privilegjuar në çdo rrafsh jete, më shumë se çdo racë tjetër në Evropë. Kjo kështu ka filluar që prej kohës së kolonizimit, që shteti serb e bëri në Kosovë e viset shqiptare në përgjithësi. Serbët shqiptarëve ua merrnin tokat, shtëpitë, bagëtitë dhe dhunshëm i dëbonin për Turqi. Serbët, pa pasur asnjë përgjegjësi para ligjit, i vrisnin shqiptarët dhe i trajtonin e i trajtojnë si racë inferiore në sferën e tyre të jetës dhe assesi si të barabartë, dhe Evropa ishte në mbështetje serb.

Por, saktë, serbët, përkundër të gjithave enorme që kanë në Kosovë, ndjehen të pasigurt më shumë se kudo tjetër. Krejt natyrshëm, se bënë bëjnë krime sistematike mbi shqiptarët, herë më shumë e herë më pak. Kjo ka peshë psikologjike, aq më parë kur po shohin se shqiptarët po zgjohen. Është e kuptueshme, krimet nuk përfliten çdo ditë, por nuk harrohen kurrë. Edhe pse shqiptarët këto nuk i sistemuan e nuk i sistemojnë në mënyrën e duhur, në arkiva të tyre, megjithatë brenda familjeve i rrëfejnë, po si raca izraelite e shpërndarë nëpër botë, që e kujtojnë vuajtjen izraelite me mija vite dhe e përcjellin porosinë te brezat që: uratën e bukës, uratën e gjumit, uratën për Zotin, kudo që janë, ta bëjnë me gjuhë e shpirt izraelit. Edhe shqiptarët i shpjegojnë rrënjët e tyre me dhjetëra e dhjetëra breza që jetuan në këtë vend, para të gjithëve dhe përcjellin kujtimin për vuajtjet dhe ëndrrën e bashkimit kombëtar, prej së Evropa na copëtojë.

Megjithatë shqiptarëve, disi, u mungoi shpirti unik, ai “Zoti i tyre”. Në kisha, në xhamia, predikimet për Zotin i kishin në serbisht, bullgarisht, greqisht, arabisht apo turqisht, dhe shumë shqiptarë u serbizuan, bullgarizuan, greqizuan po edhe u turqizuan. Përfytyrimin për botën bënë duke i derdhur energjitë në kulturën e të gjithë fqinjëve, dhe fqinjët i konsiderojnë disi si pjesë e tyre, se derdhën gjakun për ta bërë Greqinë, Bullgarinë, Serbinë. Por fqinjët ua kthyen me armiqësinë më të egër të mundshme.

Qëllimin e shtetit serb, unë e mësova si fëmijë nga fjalët e axhallarëve të mi (1956). Jo pak herë e pat dëgjuar duke thënë: “Këta qyfarë nuk po na rrahin për pushkë...! Kanë qëllim tjetër, duan që të na heqin nga kjo tokë, kërkojnë të na përcjellin për Turqi”. Dikush nga ata që maltretonin asokohe, bajagi për armët, i kishin dhënë një porosi axhës Dakë: “Merrni vesikat e ikni se këtu vështirë se jetohet”. Në atë kohë, axhës Smajl, kushëririt tonë të parë, ia kishin sjellë “vesikat” për t’i shpërngulur për Turqi. Dhe, shkaku i vesikave atë e kishin lënë paksa më qetë. Si shembull. Por, u vendos që vesikat të digjen se ne nuk jemi turq. “Këtu do të mbesim” - u tha. Dhe kështu ndodhi. Vesikave u iku koha, thoshte axha Avdullah, se ne tash kemi armën më të fortë, e kemi shkollën e fëmijëve tanë. Ai e pohonte: “Në këtë të keqe të këtij socializmi, shkollën që na e lejuan u bë mirë”, se në Jugosllavinë e kralit po u gjet libri shqip bëhej tmerri.

Por sot, gjerat janë ndryshe. Që nga koha e lindjes së shtetit shqiptar, shqiptarët jashtë Shqipërisë Londineze e ruanin dhe e ruajnë në shpirtin e tyre ëndrrën më të lakmuar, atë që Evropa ua mohoi dhe mohon: që të jetojmë bashkë si të gjitha kombet. E kërkojnë lirinë, dhe brezave u lanë porosi të mos e harrojnë vuajtjen dhe qëllimin.

Megjithatë, pata rastin që nga axha im, Azemi ta mësoj edhe këtë: “Mashkullin e gjakut tënd nuk ke të drejtë për asgjë ta vrasësh, ama për asgjë, por kur ai bëhet krah me shkaun (serbin) po, edhe vëlla po ta kesh”. Do të thotë se tradhtia e kombit është më e rëndë se çdo tradhti tjetër që njeriu mund ta bëjë. E besoj, nuk është pak ta ngulitësh në kokë këtë porosi si fëmijë tetëvjeçar.

Mjekësia jonë në shërbim të Luftës Çlirimtare

Dje ishim në Likoc me N. Zariqin, dërguam ca gjëra ushqimore edhe barna. E pashë komandant Mujë Krasniqin, që kishte një gjendje të rendë, dhe siç thuhet “dukej si i vdekur, por frymonte”. Ishte i plagosur nga dora shqiptare e shërbimit serb. Takova, në ambulancë, jashtë spital, edhe kirurgun e UÇK-ës, dr. Fadil Bekën. Më sqaroi gjendjen që e kishte Muja, pas operacionit ditë më parë. Fadili e tha hapur: Duhet sa më parë për ta bërë operacion, se gjendja po i përkeqësohet. Ishte kërkesa që të jetë një kirurg i rryer i abdomenit dhe propozoi: prof. dr. Besim Elezin, nga Tirana, ose prof. dr. Riza Binishin. Më porositi që të angazhohem. Më t’u kthyer në Prishtinë kontaktova me dr. Shpëtim Robajn. Ai tha: Diçka në operacion sa duket nuk shkoi në mënyrën e duhur. Dhe gjithsesi duhet pasur një ekip mjekësh me eksperiencë. Shpëtimit i tregova propozimin e dr.Fadilit. Tha: “Po të bëhej ajo do të ishte mirë, por mundësisht disi ta bëjmë pa e lënduar ekipin e parë të operacionit”.

Si zakonisht, u konsultuam me Kryetarin e Kryqit të Kuq të Kosovës, prof. I.Dedushajn. Informacionin e gjendjes i dhashë drejtpërsëdrejti edhe dekanit të FM-së, Hashim Maloku. Në mbrëmje kontaktuam edhe me rektorin, Z. Kelmendin. Mbeti që nesër para orës tetë të takohemi në kafenenë “Top Kapi” në “Bregun e Diellit” që ishte aty pranë Fakultetit të Mjekësisë. Dhe ishin thirrur ca profesorë eminentë të mjekësisë, po edhe profesor R. Binishi. Edhe udhëheqja e Fakultetit. Aty ishte edhe Rektori, Z. Kelmendi. Në atë kafene mbretëronte një gjendjeje mosbesimi në vetveten tonë. Si t’ia dalim!? Por, ishte edhe një detyrim. Ishte një çast i veçantë i secilit nga ne. Mbretëronte gjysmë heshtje, po si ndriçimi i kafenesë që ishte i paktë. Zërat që llafosnin ishin gjysmëzërash. Është një kohë e fillimit të vështirë, e pa parashikuar! Udhëtimi për në Drenicë jepte një shkallë pasigurie të madhe. Duhet kaluar nëpër postblloqe të policisë, ku edhe maltretonin. Dhe po u kuptua nga pushteti serb, se dikush ka operuar në Drenicë “terrorist”, siç thonë ata, atëherë cilat janë pasojat?! Tmerri vet. Në anën tjetër, askush askujt nuk mund t’i japë një urdhër për të shkuar, përveç një sugjerim. Për një çast u ndalën llafet. Propozova: “Kushdo që shkon në Likoc, qëllimshëm adresova, po edhe profesor Riza, do të shkojë me gruan time, Dritën, dhe vajzën e vogël, Ilirianën. Edhe ato do të vijnë me ju për Drenicë, se kur të kalohet nëpër postblloqet e policisë serbe, do të duket si një udhëtim miqësor”. Ky u duk një mendim i habitshëm! U vendos. Pa humbur kohë, Shaban Hoxha shkoi e mori Dritën edhe Ilirianën, u pajisën me gjithë ato që duhej të merrnin me vete, së bashku me anasteziologun dr. Shpëtimin e profesor Binishin u nisen për të shkuar për në Likoc. Ishte një rast i detyrimit moral. Ishte një rast që na thërriste, ishte një rast që më e lehtë dukej vuajtja personale sesa mos kryerja e porosisë. Të pranishmit u treguan tepër të përgjegjshëm. Ishte një rast që duhej kap; çasti i duhur i historisë. Por në mua kumbonte porosia “është nder me të ra hise me luftua për atdhe”. Porosi dhe detyrim.

Më pas, derisa shkuam në zyrat e Kryqit të Kuq të Kosovës, profesor I. Dedushajt i rrëfeva këtë porosi e detyrim: “Është nder me të ra hise me luftua për atdhe”. Kur familja jonë pesëdhjetanëtarëshe ishte e shpërbërë, në konakun tonë shekullor, baba im ishte i vetmi nga brezi i axhallarëve që ende jetonte. Në një çast, derisa ne të dy e shikonim në TV, se si votohej për ndërrimet kushtetuese në Kuvendin e Kosovës, asokohe, nën trysninë e politikës së Serbisë, ku aty shihej edhe lavdia edhe tradhtia akademike, ende pa përfunduar mirë duarngritja, baba m’u drejtua me një tonë urdhërues: “Bir, është nder me të ra hise me luftue për atdhe, se shkojnë breza e breza e kjo nuk u takon. Lum atij brezi që i takon. Lufta është e vështirë, o biri im, por pasha të madhin Zot, sot pa e kap pushkën me luftue, po u ba kjo, me ty përkrah biro! Ju nuk e dini çka është shkau (serbi), ju nuk e dini çka është liria! Mos u mashtroni bir për asgjë, se serbët janë ata që na e kanë thithë gjakun me pamuk”. U ngritë në këmbë dhe doli në oborr. Ndoshta edhe me lot në sy, por për këta lot nuk jam edhe aq i sigurt? Megjithatë mosha ia lejonte. Si ta kuptosh një votim të tillë, veç si abuzim i të ardhmes me kombin tonë.

Por, porosinë më të shpejtë e shkrova me ngjyrë të kaltër, jo në fletë të pastër e as fletë fletoreje, por mbi shkronjat e librit te Kadaresë “Prilli i thyer”, që e kisha më afër, se u frikësova mos po m’i ik gjë kësaj shprehjeje. Ndoshta e kërkonte hakmarrjen për shokët që iu kishin vrarë pranë këmbëve të tij në Tivar; ndoshta i kujtoheshin torturat kur shtëpinë ua kishin e rrethuar xhandarmëria dhe ushtria, në një muzg nate në vjeshtë të 1924, e ai si shtatëvjeçar e kishte pa babën e vete si vdiste i rrethuar nga armiqtë e tij. Ndoshta i kujtohej rasti kur familjarisht, i gjithë katundi, i kishin kaluar në pyll net të tëra në dimër plot acar; apo e kujtoi kur farefisin tonë, siç thoshte, “mixhën Man e bacën Ramadan”, ua kishin mbyllur derën dhe i kishin djegur për së gjalli, ndoshta e ëndërronte lirinë në dimensionin e saj, ndoshta e kërkonte lavdin e historisë, apo hakmarrjen. Çfarëdo që të ketë menduar, kjo: “Është nder me të ra hise me luftue për atdhe”, është moto, që asnjëherë nuk bën të harrohet. Por, kjo luftë, siç kërkonte ai, nuk bëhet vetëm më armë, bëhet në çdo kohë. Me prof. I. Dedushajn derisa e përshkuam rrugën e “Dubrovniku”, llafosem shumë gjëra nga e kaluara, por mua mendja më thërret tek udhëtimi i ekipit për Likoc. Ndoshta edhe pa arsye. Por, dita ishte plotë diell.

 SHTETI I KRIMIT DHE VESI

Sot ishte si ditë vere. Është muaji i Ramazanit. Diku pak para iftarit, dëgjova se në afërsi të Nedakocit, në rrugë Prishtinë-Vushtrri ishin vrarë tre djem të rinj, në një pritë të milicisë serbe. Familjarë të mi, që jetojnë në hyrje të Vushtrrisë, më rrëfyen në telefon atë që e kishin parë: Se policia, të rruga që ndahej për në Samadrexhë, për një kohë nuk kishte lejuar asnjë veturë të kalojë në drejtim të Prishtinës. Të gjitha automjetet i kishte detyruar të shkojnë rrugës dytësore. Edhe nga ana e Prishtinës, në hyrje të Maxhunajve, po ashtu i kishin ndaluar veturat e tjera për të lëvizur për në Vushtrri. Kështu kishte mbetur një distancë prej rreth dy kilometrash, në të cilën nuk po lejohej qarkullimi i automjeteve. 

Së shpejti u mor vesh se në këtë fragment rruge ishte pritur të kalonte një veturë e shënjuar. Në kohën kur nga drejtimi i Prishtinës kishte ardhur vetura e pritur, jo larg pikës ku ndahet rruga për Samadrexhë, nga të dyja anët e rrugës, pa paralajmërim, policia kishte shtirë me armë në veturë. Ata që kishin zënë pritë nuk ishin të uniformuar me veshje policore e as ushtarake, dhe pranë nuk kishin vetura zyrtare të milicisë, por private. E gjithë kjo ishte bërë, që prita të ishte sa më e maskuar, që njerëzit në veturës të ishin të pa vëmendshëm për ndonjë një kurthe ndaj tyre. Në TV, menjëherë u lajmërua se u vranë tre terroristë dhe u shpalosen emrat e tyre: Zahir Pajaziti, Edmon Hoxha dhe Hakif Zenullahu. U shqetësova si shumica shqiptare në Kosovë. Kjo ndodh, mbase, se është një kohë ku si komb jemi të ngjeshur, në shumicë, njeri pranë tjetrit dhe çdo vdekje të kësaj natyre e përjetojmë si një vrasje të një të afërmi të familjes. I telefonova një mikut llapjan, I. Berishës, me qëllim që të kuptoj diç më shumë. Ma preu shkurt: shihemi në varrim. Përgjigjja kaq e shkurtër më dha shumë me kuptua.


.............................................

Pas kësaj bisede, diçka tjetër më tronditi aq sa edhe vetë vrasja: Pse ata djem të rinj shkojnë aq lehtë rrugëve të kontrolluara nga milicia, të vetëdijshëm për rrezikshmërinë e veprimtarisë së vet. Organizimi i vrasjes me vuri në një rrafsh dyshimi dhe më erdhi ndërmend diçka që kisha dëgjuar kohë më parë.

Kur një kushëriri im, Hyseni, ishte helmuar dhe për pasojë ishte detyruar të shtrihej për ca kohë në Spitalin e Mitrovicës (aso kohe edhe minatorët e “Trepçës” ishin të ngujuar në minierë), në dhomën ku lëngonte ky ishte edhe një serb i moshuar nga Kolashini. Aty bisedohej edhe për gjendjen politike që mbretëronte në atë kohë. Në një rast kolashinasi u kishte thënë hapur: “Ju shqiptarëve do t’ju sundojë Serbia, për aq kohë sa do të ketë shqiptarë që punojnë për të”! Ai e kishte thënë një të vërtetë, e cila nuk vlen vetëm për shqiptarët, por për të gjithë të pushtuarit. Por, vrasja e këtyre djemve më shqetësonte edhe më shumë sa më shumë që dëgjoja rrëfime që lidheshin me ta. Më vuri në dilemë morale “kush punoi për ta”. Kuptova se një ditë më parë ata kishin qenë në Vushtrri. E gjithë kjo më ngjason, nga ana tjetër, në një rrëfim që kisha dëgjuar nga profesori T. Imami, por edhe akademik O. Imami, se si e rrëfenin rastin e vëllait të tyre, Abdurrahmanit, i cili jetonte me karrierë oficeri të marinës, në Rjekë të Kroacisë. Ngjarja, Abdurrahmanit i kishte rastisur në një kontinent jashtë Evropës.

Në fillim të viteve të gjashtëdhjeta, kur Abdurrahmani ishte edhe kapiten në anijen “Galeb”, me të cilën komunisti Tito kishte shkuar në një ekspeditë njëmujore në vendet e Afrikës dhe Azisë, për qëllimet e krijimit të bllokut të tretë të “Shteteve të Painkuadruara”, se si në një hotel në Aleksandri, ku kishte qëndruar plot tridhjetë ditë, në një mbrëmje deri sa ishte ulur i vetëm në një tavolinë, nga një tavolinë në distancë, një i panjohur pak sa më i moshuar i kishte bërë shenjë me dorë, duke e ftuar që t’i bashkohej në tavolinën e tij, ose anasjelltas. I vetmi shkas ishte se të gjitha tavolinat e tjera ishin në shoqëri më shumë veta, përveç këtyre të dyjave ku këta rrinin të vetmit, veç e veç. Abdurrahmani kishte shkuar te tavolina e tij. Ishte kuptuar se është shqiptar nga Jugosllavia, ndërsa miku i tavolinës ishte italian. Që në fillim, Italiani ishte kureshtar të dinte se nga cili vend konkretisht ishte Abrdurrahmani. Abdurrahmani si e injoroj njohjen e gjeografisë së italianit dhe me mospërfillje i kishte thënë: atje nga jugu i Jugosllavisë. Italiani ishte përgjigjur duke filluar t’i përmendë me radhe emrat e qyteteve si: Prizrenin, Gjakovën, Shkupin, Pejën, Prishtinën. Abdurrahmani ishte befasuar tej mase përballë një njohjeje kaq të saktë të italianit, për qytetet e Kosovës. Kush është ky njeri që këtu, në Aleksandri, në këtë mbrëmje që i shpjegon për Kosovën?! Italiani kishte sqaruar se kishte qenë në Kosovë gjatë viteve 1941/43, si pjesëtar i ushtrisë fashiste të Musolinit. Abdurrahmani e donte përshtypjen e tij dhe nuk kishte ngurruar t’i shtrojë pyetjen: Po si kaluat atëbotë atje?.

Pas një ofshame të lehtë, ndoshta nga kujtimet e kohës, oficeri i pensionuar kishte rrëfyer:

- Unë isha në Afrikë, edhe kur u pushtua Etiopia. Atje hasëm në një rezistencë të pashoqe. Edhe kur i kapnim njerëzit e rezistencës ndaj ushtrisë sonë, për asnjë çmim nuk kemi arritur të mësojmë fshehtësitë e organizimit të rezistencës së tyre. Heshtnin edhe kur i kërcënonim me vdekje, por edhe kur informatën e tyre e peshonim me ar. Për asnjë çmim nuk tregonin se ku gjendeshin forcat e tyre të rezistencës, që na luftonin pa mëshirë. Ndërsa në Kosovë, sa kam qëndruar unë, kemi pasur informata me bollëk, për ca njerëz që bënin një rezistencë te vogël. Bile edhe na bezdisnin, informatat e panevojshme. Ndoshta kjo ndodhte kështu - thoshte oficeri italian - se ai popull, pati robëri mijëra vjeçare, dhe është mësuar t’u shërbejë të huajve, e kështu, edhe e ka humbur besimin tek vetvetja.

Për të mohuar këtë mendim të oficerit italian, meqë ndjehej keq Abdurrahmani, për bindjen e këtillë, kishte shtuar: mos kjo gjendje ishte krijuar ngase sundimi serb ishte më mizor, se ai qe e kishte vendosur Italia fashiste. Italianët patën hapur shkolla shqipe edhe administratën e kishte shqip, ndërsa Serbia na ka vrarë po ta gjente abetaren shqip në shtëpi. Ndoshta për këtë ishit ajo mbeshtetje!?

- Jo, ishte përgjigj oficeri, se krejt ngjashëm ishte edhe n’anën tjetër, në shqipëri.

-Po, si gjithkund njerëzit i vishen forcës, përderisa nuk shohin rrugë tjetër. Por, në veçanti te ne, nuk ekzistoj një bosht shpirtërorë koheziv që të shfaqnim një tërësi unike as në kohën e Bizantit e as në kohën e sundimit Osman, që të zhvillonim, s’paku, mëvetësinë e brendisë tonë shpirtërore kolektive përveç gjuhës. Disi, si me lehtësi u veshëm me rite bizantine e pastaj me shallvare Osmane. Në çdo kohë e përvetsuam atë që erdhi në lakmin e ndryshimeve, po edhe të ndryshimit të qenies tonë shpirtërore. E gjitha si nuk kishim besim të vetja e jonë. Derisa fqinjët vepruan më ndryshe, ruajtën brendin shpirtërore dhe për një shekull më parë se ne u zgjuan si kombe.

* * *

Nuk di pse këto rrëfime m’u kujtuan bash në këtë çast? Ndoshta se më lindi dyshimi se vesi për t’u shërbyer të tjerëve, është ende në shprehje! Megjithate kësaj radhe kemi një frymë kolektive që po na diferencon nga të gjitha kohët e shkuara. Por, unë jetoj me bindjen e thellë se gjërat nuk janë edhe të rastësia.

...................................................


Makina e Zahir Pajazitit, me të cilën atë ditë kishin udhëtuar në drejtim të Vushtrrisë.

....................................................

Miku llapjan, në ditën e varrimit të tyre, më sqaroi se më 29 janar, Zahiri ishte në Vushtrri dhe e kishte lënë që të shkonte të nesërmen në kohën e caktuar. Ndoshta, për të mos thënë me siguri, koha e fiksuar me njeriun në Vushtrri, apo individët me të cilët ishte ndarë në Prishtinë në çastin e nisjes, ishin kobi i jetës së tyre! Miku Llapjan, më tha se Zahiri ishte një djalë shumë i vendosur dhe të gjitha aksionet në Llap lidhen me emrin e tij.

Si do që të jetë, një është e vërtetë, se Zahirin, Edmondin dhe Hakifin, milicia nuk i deshi të gjallë, sepse po t’i donin të tillë, do t’i kishin po atë ditë, por ata i duheshin të vdekur. Vrasja ishte qëllimi i shtetit serb, i cili veç po hyn në një spirale dhune, jo më me dajak, por me vrasje. Shqiptaret më nuk kanë pse t’i shpalosin lakuriqësinë e mavijosur apo fytyrat e përgjakura para kamerave. Tash janë të vrarët. Ndërsa ne, në çdo çast po fitojmë lirinë, lirinë shpirtërorë. Por kjo edhe nuk është pak.

Në atë mbrëmje na bashkojë dhembja ku, me prof I. Dedushaj e I. Krasniqin dhe N. Shabanin, në banesën time, qëndruam deri vonë duke kuvenduar për një kohë e procese krejt të padeterminuara.

(Autori është Profesor në Fakultetin e Mjekësisë në UP dhe ish-deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës - në vitin 2007.)

VRASJE E INSKENUAR E USHTARIT SHQIPTAR - AZIZ KELMENDI













BEQIR ELSHANI


Një ndër krimet më të rënda po aq edhe tronditëse, që arriti deri te aktivizimi i lëvizjes çetnike për ardhjen e Sllobodan Millosheviqit në pushtetin jugosllav, ishte vrasja e ushtar Aziz Kelmendit, i cili u vra më 03. 09. 1987 në kazermën ushtarake në Paraçin, qytet në jug të Beogradit. Ushtari shqiptar, Aziz Kelmendi, ishte në prag të zhveshjes së rrobave ushtarake, që ishte një ditë e madhe e përfundimit të obligimit ushtarak, të cilën çdo ushtar e pret me gëzim për kthim në vendlindje - në gjirin familjar, dhe atë duke shënuar me laps në mur vijat e mbetjes së ditëve të fundit javor. Të gjitha mjetet mashtruese me anën e sloganit "vëllazërim-bashkim" për shkrirjen e shqiptarëve në Jugosllavi ishin sosur, ndaj shovinistët serbë u morën me vrasjen e ushtarëve shqiptarë me plumb prapa shpine në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ). Për të thyer moralin e popullit shqiptar, APJ do të sakrifikonte jo vetëm katër ushtarët jugosllavë në kazermën e Paraçinit, por edhe me qindra ushtarë të tjerë jugosllavë, vetëm se vetëm që të arrinte deri te heqja e Kushtetutës së Kosovës (1974), që ishte njësi e federatës jugosllave dhe ishte një hap i madh drejt shkëputjes nga kolonizimi serb dhe bashkimin me shtetin amë - Shqiperinë. Këtë e kishte parasysh qeveria jugosllave, prandaj vepronte me të gjitha mjetet diplomatike, ushtarake e policore.

Ngjashëm porsi ushtar Aziz Kelmendi, përndryshe nxënës shembullor në gjimnazin e Prizrenit, në rrethana fort misterioze qysh pas përfundimi të Luftës së Dytë Botërore ishte vrarë edhe sekretari i PKJ në Kosovë, Miladin Popoviqi, në zyrën e tij të punës, për të cilin ishte kurdisur vrasja mësuesit të popullit, Haki Taha. Prandaj për të ardhur deri te Masakra e shqiptarëve më 6 maj 1945 në Tivar dhe zbatimi i Elaboratit të Vasa Çubriloviqit për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga Kosova, OZNA së pari u mor me vrasjen e Miladin Popoviqit, i cili ishte pengesë e diplomacisë vrastare serbe. Konkretisht, derisa shumë vende të Europës në Luftën e Dytë Botërore synim kishin çlirimin e vendit nga fashizmi gjerman, Jugosllavia kishte dy synime: çlirimin nga fashizmi gjerman dhe pushtimin e tokave shqiptare të Shqiperisë Etnike, edhe më keq ndarjen e Shqiperisë londineze në mes dy vendeve fashiste Serbi - Greqi. Për ta kuptuar obskurantizmin e ish-pushtetit jugosllav, më së miri mund të shikohen filmat e kinematografisë amerikane, sepse atë demaskim që bënin në shtetet kapitaliste nuk mund ta bënin dot në ish-Jugosllavinë Socialiste.


..............................................

Ushtar Aziz Kelmendi ka mbetur figura më e ndritshme në historinë kombëtare dhe ndërkombëtare për shkatërrimin e Armatës Terroriste të Jugosllavisë, meqë APJ udhëhiqej kryesisht nga krerët e neofashizmit serb. Vrasja e ushtar Azizit nuk ishte çështje vetjake e familjes Kelmendi nga Prizreni, por ishte sinjal i paralajmërimit të despotizmit serbosllav se kështu do të vepronin me të gjithë djemtë ushtarë shqiptarë. Kur shumica e eprorëve serbë në kazermë në mënyrë raciste e urrejnë ushtarin shqiptar, ata i kanë të gjitha mundësitë që ta provokojnë duke marrë në pyetje të shpeshta, ta detyrojnë të pastrojë nevojtoret dhe të bëjë kujdestari. Nuk ka asnjë dyshim që shkaktarë të përgjimit nga oficerët e KOS-it në garnizonin ushtarak ishte “mbrojtja popullore” në komunat e Kosovës, e cila për çdo ushtar shqiptar dërgonte karakteristikën politike, përjashtim bënin vetëm rekrutët serbë, qoftë edhe kriminelë të ishin. Sipas kësaj do të thotë se Armata Popullore e Jugosllavisë ishte krijuar jo për mbrojtjen e Jugosllavisë Socialiste dhe Federative, por pikërisht për të shtypur shqiptarët në Kosovë. Asnjë shtet fqinj nuk e sulmoi Jugosllavinë, përkundrazi ishin jugosllavët që ndërhynin në të gjitha vendet fqinje. Ishin jugosllavët që helmonin dhe torturonin nxënësit e mbarë Kosovës dhe në fund i flaknin në rrugë; që prapa shpine i vrisnin rekrutët shqiptarë; që mbyllën të vetmen dritare televizive të Kosovës; që shfrytëzonin pasuritë e Kosovës; që ndërtonin burgje nergut për burgosjen e rinisë së madhe shqiptare etj. etj. Pa dyshim se kështu kanë i torturuar të gjithë shqiptarët, që pikësynim kanë pasur çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, dhe jo të vriten për hesapet e Jugosllavisë Fashiste, që kurrë nuk i ka dashur bijtë dhe bijat shqiptare. Prandaj atdhetarët në diasporë kurrë nuk janë pajtuar me jetën luksoze të Evropës Perëndimore, por vazhdimisht kanë vepruar në shërbim të Kosovës Republikë, siç thotë Andon Zako Çajupi, ku është balta më e ëmbël se mjalta. Ishte një kohë e vështirë kur serbomëdhenjtë në bashkëpunim me kolaboracionistët shqiptarë e dhunojnë flamurin kombëtar kuqezi, duke ia hequr yllin nga balli, që ishte shenjë e paralajmërimit të luftës kundër Kosovës; ishin vitet e rënies heroike duke luftuar me forca të mëdha ushtarake dhe policore çetnike: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha; që fill pastaj vazhdoi me vrasjen e ushtarëve shqiptarë, të cilët i kthenin në arkivol me diagnozën ”vetëvrasje”.

Ky projekt për inskenimin e vetëvrasjeve të ushtarëve shqiptarë nuk ishte spontan, por ishte vazhdim i vrasjes së tyre 50 vjet me radhë, dth. ishte projekt i përpunuar dhe i organizuar mirë një kohë të gjatë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Prandaj më 3 shtator 1987 në garnizonin ushtarak të Paraçinit, agjentura ushtarake serbe vret katër rekrutë (dy boshnjakë, një kroat dhe një serb), fill pas kësaj shpallet vrasja ushtar Aziz Kelmendit, i cili ishte në prag të përfundimit të tij ushtarak. Dihet se agjentura serbe së pari ka vrarë ushtar Aziz Kelmendin, pastaj me pushkë automatike ka masakruar ushtarët në dhomën e fjetjes, duke plagosur edhe pesë ushtarë të tjerë. Qëllimi i skenarit ishte shumë i thjeshtë, i ngjante djegies së Parlamentit Gjerman “Raistagut” në Berlin në vitin 1933 nga ana e nazistëve gjerman në krye me Adolf Hitlerin, të cilët i fajësuan komunistët gjermanë. Vrasja e ushtarëve “jugosllavë” çoi pluhur të madh duke paraqitur si shembull i politikës shqiptare të gjenocidit kundër serbëve. Ministria e Mbrojtjes Jugosllave paralajmëroi solemnisht kinse armiku shqiptar ka filluar të zbatojë metoda të reja të çrregullimit. Shumica e serbëve që u ndanë nga funerali i ushtarit serb, shkuan drejt varrit të ultrashovinistit Aleksandar Rankoviq, u betuan për hakmarrje dhe bërtitën me parullën: ”Shqiptarë, jashtë nga Jugosllavia”. Përfundimi tregon se me anën e këtij inskenimi gjakpirës, shovinistët serbë kërkonin ringjalljen e kohës së Rankoviqit. Kështu Sllobodan Millosheviqi e shfrytëzoi rastin dhe zgjidhet kryetar i Lidhjes Komuniste të Serbisë. Ky shkatërrues i fundit kishte dalë si pasojë e gabimeve të mëdha vite me radhë të politikës jugosllave në krye me renegatin, Josip Broz Tito, ku si rezultat i tyre lindi neofashisti serb - Sllobodan Millosheviq. Prandaj kumtoj se vrasja misterioze e ushtarit shqiptar, Aziz Kelmendi, ishte plan i përpunuar për të arritur deri te masakrimi i popullatës shqiptare si dhe ndjekja nga trojet e tyre. Për ta kuptuar obskurantizmin e ish-pushtetit jugosllav, më së miri mund të shikohen filmat e kinematografisë amerikane, sepse atë demaskim që bënin në shtetet kapitaliste nuk mund ta bënin dot në Jugosllavinë socialiste.

....................................................

KËNGË KUSHTUAR DËSHMORIT AZIZ KELMENDI


.................................................

Që vrasja e katër ushtarëve me kombësi të ndryshme gjatë natës në gjumë më 3 shator 1987, të cilën e kishte kryer udba jugosllave, është kurdisur në kurriz të ushtarit shqiptar - Aziz Kelemendi. Nuk ka asnjë dyshim që vrasjen e ushtarëve e ka bërë oficeri i sprovuar serb, për të cilin kanë dëshmuar ushtarët e plagosur. Që skenari serb pati sukses, u pa se menjëherë pas masakrës në kazermën ushtarake në Paraqin, serbët kërkuan hapjen e frontit të luftës kundër shqiptarëve të paarmatosur. Në qytetet serbe dyqanet shqiptare u thyen, dhe argatët shqiptarë në Beograd, Paraçin, Velevë e në Suboticë u rrahën, gjithashtu një vogëlushit, përndryshe bir i bukëpjekësit shqiptar, ia nxorën dy sy prej ballit. Ky ishte kulmi i urrejtjes shqiptare nga ana e Serbisë, prej nga APJ me një ushtri tepër të madhe heterogjene po aq edhe të fuqishme, që një kohë të gjatë ishte investuar nga buxheti i mbarë Jugosllavisë dhe tani priste vrasjen e shqiptarëve, sipas sloganit shovinist: ”Do vrasim, do therim, kush me neve nuk do!”, të cilën serbët e këndojnë një kohë të gjatë. Një përkrahje e ngjashme fashiste kishte ndodhur edhe në Francë, në vitin 1934 ishte formuar organizata fashiste “Rinia Patriotike dhe Aksioni Francez”, natyrisht që si emër ishte i bukur “Rinia patriotike”, mirëpo qëllimi i programit ishte vrasje e popujve të pafajshëm, prandaj masa popullore franceze iu kundërpërgjigj me anën e demonstratave dhe formave të fuqishme. Duket qartë, një gjë e tillë kurrë nuk kishte ndodhur në ish-Jugosllavi. Fill pas kësaj erdhi deri te helmimi i nxënësve në të gjitha shkollat fillore e të mesme në Kosovë, pastaj erdhi te ndarja e konvikteve të studentëve në Universitetin e Prishtinës me bazë etnike. Të gjitha këto ngjarje të më pastajme tregojnë se skenari i vrasjes së katër ushtarëve dhe e ushtar Aziz Kelmendit në prag të përfundimit të shërbimit famëkeq ushtarak ishte inskenuar dhe studiuar në qarqet shoviniste të APJ e LKJ-së. Kjo e fundit pasqyron më së miri që ushtar Azizi ka qenë anëtar i LKJ-së, në të cilën gjendet biografia e tij si nxënës shembullor në gjimnazin e Prizrenit dhe si student solid në vitin e parë të studimeve në Universitetin e Prishtinës, por edhe viti i lindjes së tij 1967 me vitin e vrasjes së tij 1987. Pastaj si çdo kryengritës shqiptar ka qenë i burgosur për veprimtari atdhetare – Kosovën Republikë, me anën e së cilës nga organet komunale i është përcjellë karakteristika në garnizonin ushtarak, për mbikëqyrje policore. Që skenari është përgatitur nga qarqet shoviniste serbe më së miri tregon edhe libri i Millosh Cërnjanskit, i cili shkruan se çdo shqiptar i shkolluar është armik i Jugosllavisë, prandaj me këmbëngulje policore kërkonin mbylljen e Universitetit të Prishtinës.

Shkrimtarët shkruajnë se bëhen 100 vjet gabime në pushtet, mirëpo në pushtetin ish-jugosllav nuk janë bërë 100 vjet gabime, por 100 vjet terror ndaj popullit shqiptar. Derisa në Francë arrin të zbardhet dënimi i padrejtë ndaj oficerit francez, Alfred Drajfus, një gjë e tillë kurrë nuk ndodhi në ish-Jugosllavi dhe as që do të ndodhë në Serbinë e sotme vrastare për zbardhjen e dënimit me pushkatim të ushtar Aziz Kelmendit. Kështu kjo makineri e fundit e vrasjes së kurdisur solli në këmbë fashizmin serb në krye me Sllobodan Millosheviqin. Prandaj ardhja e kryekriminelit serb në pushtetin jugosllav nuk ishte befasi, por ishte një aktivitet i politikës së shovinistëve serbë, të cilët punonin me programin e tyre kundër popullit shqiptar. Vlen të përmendim kushtrimin fashist, të cilët serbët e këndonin në rrugët e Beogradit: “Do t’i vrasim, do t’i therim, kush me ne nuk vjen”, dhe më vonë euforia serbe do të kërkojë të zbatohet programi i Çubrilloviqit për dalje në detin Adriatik, prej nga prijësin e tyre serboçetnik do ta thërrasin: “Ec përpara Sllobodan, n’koft nevoja deri në Tiranë.” Ky veprim tregon se lufta në ish-Jugosllavi për shfarosjen e popujve tjerë joserbë – shqiptar, kroatë boshnjakë e hungarezë, ka qenë e programuar.

Në fund vlen të shtoj se Azi Kelmendi nuk ishte njeri i pashkolluar sa të mos kuptonte se ç’do të thotë shërbimi i detyrueshëm ushtarak për secilin ushtar pa dallime etnike, të cilët me padurim prisnin përfundimin ushtarak, që sa më parë të kthehen në gjirin familjar, jo më të vrasin moshatarët e vet ushtarë. Parashtrohet pyetja, pse Azizin e detyruan të shkojë ushtar, ndërkohë që ai ishte student i rregullt në Fakultetin Juridik, kur dihet që me dhjetëra studentë bëjnë çmos për të përfituar indeksin sa për t’iu shmangur shërbimit ushtarak. Ai ishte ende i ri dhe sapo kishte përfunduar vitin e parë të studimeve në juridik. Një gjë dihet, asnjë fakultet nuk dëshiron t’i largohen studentët shembullorë prej leksioneve dhe prej provimeve deri në diplomim. Duhet pasur parasysh se student Aziz Kelmendi, i vrarë para 25 vjetësh në Kazermën Ushtarake të Paraqinit, sot do të ishte një veprimtar dhe intelektual i madh në shërbim të kombit dhe atdheut, sepse qysh si nxënës e ndjeu peshën e rëndë të kolonizatorit serb, prandaj dëshironte lirinë e popullit shqiptar dhe Kosovën Republikë. Jo vetëm si akademik, por edhe si familjar ai do të kishte trashëgimtarët e tij, që do të ishte një fitore për familjen dhe Kosovën kreshnike.

DHOMAT E KRIMIT SERBË NË QENDËR TË PRISHTINËS, KU SHQIPTARËT TORTUROHESHIN ME SHUFRA HEKURI E SHKOPINJ BEJZBOLLI, MBYTESHIN ME ELKTROSHOK E SHARRITESHIN ME SHARRË DRURI!










SHERADIN BERISHA


Pas përfundimit të luftës (në qershor 1999), gjurmët e krimit serbë, janë gjetur pothuajse në çdo vendbanim të Kosovës. Shqiptarët e shpërngulur kur janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre, kanë gjetur qindra dokumente madje edhe fotografi, në të cilat shihen qartë kriminelët serbë, duke buzëqeshur mistershëm me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapluar zjarri, duke plaçkitur pasuritë e shqiptarëve etj. Edhe trupat e NATO-s (KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë, kanë gjetur dhjetra varreza masive dhe shumë objekte publike dhe private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët.

Në këtë kuadër, me këtë rast vë në spikamë zbulimin e një qendre të Krimit në Prishtinë, nga KFOR-i anglezë.

Njësitë parashutiste të KFOR-it anglezë, gjatë kontrollimit të objekteve publike në Prishtinë, në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer torturë dhe pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.


(Në fund mund të shikoni foto'dëshmitë dhe videomaterialin)

*   *   *

Në dhomat e krimit janë gjetur shumë dëshmi rrënqethëse!

Aty janë gjetur:

- shpata të gjata,

- thika e maska të zeza dhe mjete tjera të metalta, 


si:

- shufra dhe boksa të metalit,

- sopata,

- shkopinj bejzbolli të thyer,

- drogë dhe shiringa për marrjen e saj,

- litarë të përgjakur për ngulfatje etj. 


Në dhomat e krimit janë gjetur edhe krevate ku shqiptarët të lidhur këmbë e duar janë mbytur me torturë!

Aty, mbi një tavolinë është gjetur edhe një motorsharrë me shenja gjaku, dhe kjo dëshmon se aty janë prerë shumë koka e gjymtyrë të shqiptarëve!

Për më tepër në një dhomë tjertër është gjetur edhe një akumulator, që është përdorur për mbytje me elektroshok!

Përveç mjeteve të shumta të torturës dhe ekzekutimit të shqiptarëve, aty janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri gjatë luftës së dytë botërore në llogoret e vdekjes!

Në dhomat e krimit, janë gjetur edhe shume uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion si dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), të cilat dëshmojnë qartë për krimin monstruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit.

* * *

Pas zbulimit, këtë qendër të krimit i pari e ka vizituar një Ekip i prokurorëve dhe hetuesve të Tribunalit të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar një për një të gjitha provat e gjetura aty.

Tani me të drejtë pyesim:

- Ku kanë përfunduar këto dëshmi?, 

sepse edhe pas 14 vjetësh…,nga përfundimi i luftës, askush nga kryesit e këtij krimi të pashembullt në historinë e njerëzimit, nuk është arrestuar për t'u përballur me drejtësinë! Për më tepër, duket se kjo qendër e Krimit është harruar nga të gjithë (!!!) për faktin se deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë:

- as policia, prokuroria dhe gjyqtarët e UNMIK-ut (1999-2008),

- as ato të EULEX’it (2008-2013), 


- madje për fat të keq as policia, prokuroria, gjyqësia dhe institucionet tjera shtetërore të Kosovës (1999-2013) nuk e kanë hetuar këtë krimë të tmerrshëm, kundër shqiptarëve, madje edhe kundër fëmijëve, për të cilët nuk dihet, as numri i saktë i tyre dhe ku kanë përfunduar, mbetjet e tyre mortore!

Është i tmerrshëm edhe një fakt tjetër.

Ne ende nuk e dimë numrin e saktë të të vrarëve gjatë luftës në Kosovë (1998-1999). Në shumë prezentime të politikanëve, historianëve, publicistëve, analistëve, të shoqatave për të drejtat e njeriut etj.etj, përdoren shifra të ndryshme.

Thuhet se gjatë luftës në Kosovë janë vrarë:

- 10 000,

- 12 000,

- 13 000 apo

- 15 000 shqiptarë!


Kjo shpërfaqje e shifrave flet, se sa të papërgjegjshëm jemi ne, karshi njerëzve tanë që u flijuan për këtë vend!

* * *

Kur bëhet fjalë për qendrën e krimit serbë në Prishtinë, më shumë se fjalët flasin fotodëshmitë, të cilat po i prezentojmë në vijim:

NJË FOTO FLET MË SHUMË SE 10 000 FJALË!
















 








kthehu

FYTYRA E BARBARËVE TË SHEKULLIT XX!











SHERADIN BERISHA


Tashmë dihet mirëfilli, se, gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë e masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë dhe 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar mijëra femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës afër 1000 mijë prej tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi (Peruqac, Petrovo Sello dhe Batajnica 1, 2 dhe 3), ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 1.800 shqiptarëve të tjerë që konsiderohen si të zhdukur (të pagjetur). Sipas një përllogaritjeje të publikuar në raportin e KMDLNJ’së (1999), numri i objekteve të shkatërruara, të djegura ose të dëmtuara - i shtëpive dhe i banesave, i lokaleve afariste dhe i fabrikave, i shkollave dhe i objekteve të tjera arsimore, kulturore e shkencore, i objekteve fetare, i monumenteve kulturore e historike që nga lashtësia e deri në ditët e sotme është tejet i madh. Pas përfundimit të luftës, kur popullata e shpërngulur kthehet në Kosovë, ka gjetur dokumente ushtarake e madje edhe fotografi, në të cilat shihen qartë militarët e paramilitarët serbë në aksione, duke buzëqeshur mistershëm me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapluar zjarri. Edhe pse emrat e kriminelëve që kryen mijëra masakra, janë identifikuar nga njerëzit që mbijetuan krimin, deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë, as policia apo prokuroria e EULEX’it, as policia e Kosovës apo prokuroria vendore, por as institucionet tjera ndërkombëtares dhe as ato vendore (Qeveria, presidenca, Kuvendi apo shoqëria civile), nuk kanë treguar as më të voglin interesim, për t´i ndjekur e arrestuar këtë mori kriminelësh. Ndërkohë EULEX’i po i ndjek e arreston luftëtarët e lirisë, të cilët me armë në dorë e mbrojtën popullatën nga gjenocidi dhe etnocidi serbë! Kur kihen parasysh të gjitha këto fakte dhe mijëra të tjera si këto, natyrshëm bëhen përgjegjës, gjithë lidershipi politikë e institucional i Kosovës nga Hashim Thaçi… deri te Presidentja Atifete Jahjaga, për neglizhencën totale rreth ngritjes së një Padie penale, kundër shtetit serbë, për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosovë. Turp, Turp, Turpi i mbuloftë përjetësisht!!!

NJË FOTO'KRIM QË FLET SA 10 000 FJALË!


Rrëfimi i vogëlushes nga Dukagjini: “I pari më dhunoi gjeneral Vujiçi në sy të milicëve…”

Pesë ditë e dhunuar nga ushtarët “I pari më dhunoi gjeneral Vujiçi në sy të milicëve, pastaj thirri ushtarët që mu sulën me tërbim. Vajzat e tjera i dhunuan oficerët e tjerë, të cilët pasi mbaronin punë me to, ua jepnin ushtarëve”. Kështu e nisi rrëfimin e saj për mjeken në Tiranë vajza nga Dukagjini, e cila ishte dhunuar dhjetë ditë me radhë nga ushtarët në një kazermë ushtarake. Më në fund arriti të bindej dhe filloi të rrëfejë me lot në sy tërë atë skenë makabre. “E çfarë duhet t’u tregoj? Çka do të mund të rregulloni në plagën e madhe që shkaktuan serbët? Pse po më mundoni? A nuk ju mjafton ajo që në të njëjtën tavolinë ku u dhunova unë, vdiqën edhe tri vajza të tjera që u dhunuan si unë? ”. Unë e kam humbur shpresën se ndoshta ka diku shkëndija jete për mua! E vetmja shkëndijë është të bëj diçka për ato që vdiqën nga dora e fëlliqur e shkaut”. Kur e tha fjalën “shka”, ajo u tjetërsua në pamje dhe nofullat iu shtangën, shtrëngoi grushtet e vegjël e të dobët. Lotët që i rridhnin si shi, sikur e bënin edhe më të mjerë vogëlushen nga Dukagjini, siç e quanin të gjithë vajzën e bukur dukagjinase. “Dua të më thuash, se si ndodhi që ratë në duart e kriminelëve, kur ndodhi saktësisht dhe sa veta ishin me ty atje”, e ngacmonte mjekja, e cila më parë kishte aktivizuar aparatin për incizim. Vogëlushja prapë hodhi vështrimin mbi horizont, sikur atje të shihte atë që ndodhi, dhe shtoi ngashëryeshëm: “Shikoni, po flas, por më premtoni se do të më ktheni shpejt atje”, dhe vazhdoi. “Kur na e dogjën fshatin, ato ditë të ftohta janari e tërë popullata filloi të ikte. Ne femrat vendosëm të niseshim për në Shqipëri. Në afërsi të Smolicës na ndalën ushtarë e paramilitarë serbë dhe pasi na plaçkitën, ne nëntë femrave, na ndanë nga kolona. Tri ishin më të reja se unë, kurse tri ishin më të vjetra, në mesin e atyre edhe një nuse shtatzënë. Kur na morën me vete, na thanë se do të na pyesin për UÇK-në. Disa minuta më vonë, pasi na futën në bodrumin e errët, morën njërën prej nuseve dhe pas disa çasteve nga dhoma, ku e futën filluan të dëgjohen klithjet e saj. Pas disa çasteve, kur reshtën klithmat, u dëgjua një breshëri automatiku. Aty kishte përfunduar jeta e saj. Këtë do ta kuptoja vetëm pas tri ditësh, kur do të më vinte radha edhe mua për të hyrë në bodrumin ku ishin dhunuar shoqet e mija. Pasi më futën aty, m’i shqyen rrobat, më shtrinë dhe më lidhën në atë tavolinë të mallkuar dhe ashtu, me duar e këmbë të lidhura, më çnderoi njëfarë gjeneral Vujiç, sa munda të lexoj në uniformën e tij.

Ditën e pestë arrita t’i zgjidh duart dhe u përpoqa të hakmerresha, duke e goditur me çfarë mu gjend atë farë “gjenerali” të fëlliqur, që luftonte me gra. Si dënim, më dërguan të lidhur jashtë dhe më lanë në shi, derisa erdhën një dyzinë ushtarësh, të cilët më dhunuan barbarisht dhe pa mëshirë. Ditën e parë më dhunuan mbi tavolinën e bukës, ndërkohë që përballë meje çnderonin edhe tri vajza të tjera. Madje, atyre ua prenë edhe organet gjenitale, duke i lënë të vdekura në vend. Assesi nuk më kujtohet kur më lanë, por e di se e kam shumë të vështirë të jetoj. Ndoshta, më lehtë e kam të vdes dhe të zhdukem nga faqja e dheut. Më thuaj, si ta ngushëlloj veten, si t’i dal përpara familjes, miqve. Ata e dinë çka ka ndodhur me mua. Unë e di se do ta kem përkrahjen e tyre, por tani trupi im është i ndotur, i fëlliqur. Dhe jeta ime në këtë mënyrë më duket më e vështirë se çdo vdekje”, përmbylli vajza nga Dukagjinit me lot në sy. (Shkëputur nga Dosja e dhunimit" të përgatitur nga Luljeta Selimi)

Besa: "Tentonin të na dhunonin edhe para fëmijëve!"

Për herë të parë në Kosovë një grua e përdhunuar nga paramilitarët serbë në vitin 1999, flet publikisht për tmerret që ka përjetuar ditëve kur është zënë rob me fëmijët e saj, dhe për tre ditë e tre netë është përdhunuar dhjetëra herë. Gruaja që foli publikisht për RTK, me emër të sajuar Besa, dhe fytyrë të mjegulluar tregon traumat e asaj periudhe, se si ka ngel shtatzënë, dhe se si ka abortuar fëmijën nga paramilitarët serbë. "Për tre ditë e tre netë kemi qenë të ngujuara. Kemi qenë gra prej shumë fshatrave, na kanë mbledhur dhe na kanë dërguar me një fshat tjetër. Aty kanë qenë gjithë mjetet luftarake, polici, paramilitarë, militarë por edhe policia e rregullt, të gjithë flisnin shqip, vetëm se ishin të maskuar sepse nuk donin tu a shihnim fytyrat. Aty kemi qenë 3 ditë e 3 netë, gjithë burrat 70 burra i kanë vrarë, sot e atë ditë nuk dihet fati i tyre’, - nis rrëfimin tronditës Besa. Burrin e kam pasur ushtarë të UÇK-së, shtatë muaj unë nuk jam parë me të, kunati në Gjermani komunikonte me të, ne me kunatin, na tregonte se është mirë, kaq.

"Ishim në shtëpitë e atij fshatit ku qëndronim, fshat në fushën e Dukagjinit, aty ishim nëpër shtëpi të fshatit, ishte një fshat i boshatisur, na ndanë në grupe të ndryshme në shtëpi të ndryshme. Vini nga dy nga tre, nga katër burra, i ngujonin burrat me një dhomë, fëmijët me një dhomë, edhe fëmijët i kisha me vete, i kisha nga mosha 6 vjeçare deri 10 vjeçare, më thoni ‘nëse dëshiron këtu para fëmijëve e bëjmë mua nuk më vjen turp’, pra tentonin të na dhunonin edhe para fëmijëve". Në vijim Besa thotë: "Më kapën për flokë, unë i kisha flokët e gjata, mi kapi flokët dhe më tha ec para, ngjitu shkallëve dhe mos e kthe kokën mbrapa, na ngujonin me një dhomë, edhe të rrihnin edhe të përdhunonin, sa shkonte njëri vinte tjetri, nja në nga dy, shanin gjithçka, nënën shqiptare, do të dërgojmë në Serbi kurrë nuk do ti shohësh fëmijët, fjalët më të pista që vetëm ata i dinin … Tre ditë e tre netër resht, burrat i morën, neve na liruan, na thanë shkoni kah të doni, i morëm fëmijët, të rrahur, të frikësuar, nga rrahja se dinim cili fëmijë është i yni, i njoha prej rrobave, unë për vete veç e shihja murrin si bëhej kuq prej gjakut, edhe tash më dhemb koka nga goditjet për muri.

Besa thotë se edhe pse burri i saj dhe fëmijët i dinë gjithë përjetimet e saj, asnjëherë nuk kanë hapur temën e përdhunimeve. Dy herë ka tentuar të bëj vetëvrasje, duke pirë mjetin e lëngshëm pastrues Domestos, ndërsa për atë se sot është gjallë falënderon Zotin që e ka shpëtuar dhe burrin që e ka përkrahur, në momentet kur rrethi e kishte përqeshur atë sikur ajo të kishte qenë fajtore për atë që i ka ndodhur.

NJË FOTO'KRIM QË FLET SA 10 000 FJALË!



.......................................................



____________________________

RREZE ABDULLAHU, NJË ANA FRANK E KOSOVËS: A DO TË MË VRASËSH SOT, QË KAM DITËLINDJEN?! PSE, VËRTET QAJNË EDHE SHKIJET?!















PETRIT PALUSHI



  Diku kam lexuar: ..çka na duhet të shkruajmë për luftën, për dokumentimin e saj, kur një shtëpi e djegur dhe rrënuar tregon më shumë se sa mijëra fjalë. Ndoshta ne shkruajmë për luftën për të treguar se njeriu përveç që dinë të rrënoj dinë edhe të krijoj. Ja përse shkruajmë. Nuk e besoj se keni pasur rastin për të lexuar diçka për luftën dhe përjetimin e saj sikur ky shkrim që do të mund ta lexoni në vijim. Gjatë punës disa mujore për trajtimin e personave që janë përballur me situata traumatike, kam hasur njerëz me përvoja të ndryshme gjatë luftës dhe që më kanë bërë ta kuptojë si kurrë më parë fjalën e famshme Njeriu është më i fortë se guri (vështirë se mund ta gjejë njeriu këtë thënie te popujt e tjerë) por asnjëherë në jetën time nuk jam ndjerë sikur kur kam lexuar shkrimin e voglushes, Rreze Abdullahu. Kjo vogëlushe ofron qasjen më të mirë të botëkuptimit të fëmijës për luftën, shembullin më të mirë për të parë reflektimin e luftës dhe pasojat e saj në shpirtin e padjallëzuar të fëmiut. Ne kemi me qindramijëra raste që dëshmojnë luftën por deri më tani vetëm një shkrim të një fëmiu që dëshmonë se përderisa ata që shpirtin ia kanë falur djallit shkatërrojnë pa asnjë grimë mëshire ka edhe të tjerë që i janë dorëzuar engjullit dhe që nuk urrejnë por që përpiqen të krijojnë dhe të fillojnë të ndërtojnë ëndërra në atdheun e tyre të djegur, rrënuar, plaçkitur,... por mbi të gjitha të Lirë dhe të Dashur!!


RREZE ABDULLAHU

P.S -Shpresoj se do të më falni për ndjenjat që mund të ju ketë shkaktuar ky material i dërguar.

*   *   *

Rreze Abdullahu, një Ana Frank e Kosovës: Pse, vërtet qajnë dhe shkijet?!

Po përcjellim disa fragmente nga ditari i çuditshëm i Rreze Abdullahut (vajzës nga Ferizaj - Kosovë), që po përgatitet për shtyp. Rrezja ka mbajtur shënime, në një fletore shkolle, në pranverë të '99, kur asokohe qe vetëm 9 vjeçe. Në nëntor të 2012-s, e gjeti atë fletore dhe, me mirëdashjen e vet, na e ofroi ditarin, që të marrë udhën e botimit.Tani, rreth 14 vjet mbas asaj kohe që shkroi ditarin, Rrezja është studente e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Në këtë ditar, është përshkrimi i luftës dhe gjithçka përreth me sytë e një fëmije. Drama e atyre ditëve është e pranishme në çdo fletë. Dhe, Rrezja, nuk e sheh luftën si lodër, por si realitet. Ajo veneron edhe imtësi, të denja për një prozë të kultivuar artistike. N'ato ditë dramatike ajo gjen kohë edhe të ëndërrojë: kur të rritej, të shkonte në Amerikë, të bëhej gazetare e të shkruante çfarë kishte pa me sytë e saj, duke harruar se, pikërisht mu në moshën 9-vjeçare, ajo po linte dëshminë e saj tronditëse. Në ditar, janë edhe shënimet e datës 10 prill 1999, ditën kur Rrezja mbushte 9 vjeç. Krejt fleta e ditarit më bëri përshtypje, por sidomos fraza: "Unë veç s'po due me vdekë, po due me qenë gjallë... ", e cila më kujtoi nji varg të poetit të njohur I. Sarajliq: "Të gjitha i kam provuar, përveç vdekjes". Fleta e ditarit përmban edhe të papritura të tjera. Rrezja shkon te ushtari serb që i ruante dhe i thotë se kishte ditëlindjen dhe e pyet se a kishin me i vra. Ushtari nis e qan. Rrezja befasohet se kishte kujtuar se "shkijet nuk qajnë".

Në vitet e Luftës së Dytë botërore, Ana Frank dëshmoi për Holokaustin. Në vitin 1999, thuajse 70 vite më vonë, Rreze Abdullahu dëshmoi për mizorinë e ushtrisë dhe milicisë serbe mbi Kosovën. Analogjitë s'janë të rastit dhe do të jenë të pranishme, derisa bota të shlirohet nga eksperimentimi i metodave mesjetare edhe në kohnat moderne.

Ditari i Rreze Abdullahut është dëshmi e asaj çka ndodhi në Kosovë në 99-n. Natyrisht, nji dëshmi reale, jo fiktive dhe e pakontestueshme.

Nuk kam bërë asnji ndryshim në tekstin e saj, përveç do ndryshimeve të vogla gjuhësore.

Ja disa fragmente nga ditari.

Nga RREZE ABDULLAHU 

1. 

Krejt po folin për luftën, krejt po thojnë: Luftë, luftë.

Gjyshja ka thanë se veç Zoti mundet me na ndihmu. Un po i ndij tue folë për luftën, edhe pse krejt po dojnë me e mshefë. Nganjiherë edhe po qajnë. Në televizion kanë thanë se kanë vdekë do njerëz. Un, kur i kam vetë n'shpi, m'kanë thanë që nuk asht kjo puna e fmijve. Ne, veç duhet me luejtë. Po ne nuk jemi budallë. Un krejt e dij çka ka me u ba n'luftë. Ndoshta kanë me na vra. Beja ka thanë: "Un ju marr në Zvicer se atje kurrë nuk bahet luftë".

2. 

Ka ardh Beci me ndejtë, edhe kanë qenë tue fol me hallën. Beci ka thanë: "Janë do shkije, e kanë emrin Dora e zezë, me maska...". Ata kishin dashtë me marrë edhe nji djalë, te ne, e kanë kapë për setre e ai e ka zhveshë setrën e u ka ikë. Un s'muj me nga shpejt, ata mujnë me m'zanë mu, po Albani mundet me nga shpejt. Ata s'mujnë me zanë Albanin. Un e kam vetë babin, babi m'ka thanë se mos m'u tutë. Krejt burrat e mahallës hiç nuk flejnë, na ruejnë neve. Ka thanë mos m'i kallzu kërkujt: as Albanit, as Dardanit, as Ardit. Ata nuk kuptojnë sikur un. Edhe babi ka thanë se un jam princeshë e shkijet princeshat nuk i marrin. Po un nuk jam princeshë përnjimend, veç për babin. E dorës zezë hiç nuk i intereson a jam un princesha e babit a jo! Un e kam vetë babin: "A mujna me shku n'Amerikë?". Babi ka thanë: "Mbas lufte se ne kemi me qenë gjallë!". Un kam m'u rritë, m'u ba e madhe, m'u ba gazetare, me shku vetë n'Amerikë, ata na dojnë ne. Un kam me taku plot njerz e kam me u kallzu për luftën tonë, për shkijet, për dorën e zezë, për fëmijtë që i kanë vra, për UÇK-në, për Adem Jasharin, për krejt, për krejt, për krejt.


5. 

Janë ba dy javë e ne sot kemi shkue në shkollë. Kur kemi shkue në shkollë, na ka shti msusi me lexu. Un kam qenë tue lexu. E kemi ndi oshëtimën, po nuk e kemi ditë çka ashtë tue u ba. Mirëmbajtësi i shkollës ka bërtitë që po vijnë shkijet, me ndi krejt. Mësusi e ka çelë derën e klasës, ka dal me kqyrë te dritarja edhe i ka pa shkijet te shitorja e bacit Haki, me tanke, me pushkë t'mdhaja. Mësusi na ka thanë me hy ndër banka edhe mos me qajtë. Ne jemi tutë, ama s'kemi qajtë se ka thanë mësuesi. Kemi ndejtë pak ashtu derisa ata kanë shku. Hiç s'na kanë vra këtë herë. Kam shku shpejt te klasa e Dardanit dhe e Ardit; i kam marrë ata dy dhe jemi përqafu. Kemi ndejtë mbrenda n'klasë derisa ka ardhë gjyshi me na marrë. Kur ka ardhë gjyshi s'ka mujtë gati frymë me marrë. Gjyshi plak u lodh dhe u tut shumë për ne. Kur kemi ardhë te shpija kanë qenë tue qajtë krejt. Masandej mami na ka mbaru nji tortë, ka dashtë me na gëzu. Ka thirrë Beja prej Zvicre në telefon, edhe axhi Sylë; janë mërzitë shumë dhe kanë thanë me u incizu nji video. Ne jemi veshë mirë dhe kemi recitu vjersha me i pasë ata për kujtim prej nesh, nëse kanë me na vra shkijet.

11. 

Kam pa andërr mbramë.

Kishin ardh shkijet këtu keshe i kanë vra babin, gjyshin, Albanin, Dardanin dhe Ardin. I kanë marrë m'u rritë nji herë (e) m'i vra. Mami keshe nuk dojke me ja dhanë shkijeve e tani e kanëë plagosë. Masandej mue ma kanë marrë fletoren, ma kanë lexu e kanë pa që un kam thanë se shkijet janë si dreqi, kanë dashtë me më vra, po nana u ka dal përpara dhe e kanë vra nanën. Kishe ka mbetë veç mami plagostë edhe halla, e keshe mue m'kanëë marrë me m'çu n'Serbi. Jo,jo. Oh Zoti jem, un s'po du me shku n'Serbi, u kam than keshe shkijeve se ma mirë me m'vra. Un kisha qenë tue fol jerm, më ka thirrë mami, ma ka dhan do ujë me pi, edhe m'ka marrë n'gji, kemi fjetë bashkë, un s'tutna kur flej me mamin, asaj i vjen era mam. Oh Zoti jem, sa shumë e du un mamin, nuk du m'i ba kërkush keq, un luftoj edhe me shkijet për mamin! Mami i ka bërtitë Flamurit, i ka thanë: "Mos me na folë ma fjalë për luftën, as për masakra!"

Natën e mirë!

13. 

Mami m'ka kallzu kur ka qenë n'shkollë, studente, ka nisë lufta. Mami me shoqet e veta kishin ba demonstratë për Kosovën Republikë... Shkijet i kishin marrë mamin dhe shoqet e veta n'burg... I kanë lshue, po ma nuk i kanë lanë me shku n'shkollë. Mami, gjynah, se ka mësue shumë. Mami n'burg e kish pas emrin Tringa, mu m'ka pëlqy shumë. Mami, gati menjiherë mbas lufte, u feju dhe u martu... na ka lindë neve. S'pari ka lindë Rrezja, motra jeme qe ka vdekë, ajo kish qenë shumë e bukur. Kahnjiherë s'po tutna me vdekë se shkojna në qiell, në qiell e takoj un motrën teme atje veshun njejtë. Nëse ne na vrajnë, ajo del me na pritë ne. Në qiell nuk ka luftë, në qiell nuk ka shkije, ka veç engjuj.

Natën e mirë!

14. 

Sot kemi ik prej shpije, kemi dalë krejt me traktora.

Shkijet na kanë kalu përrethi, na kanë thanë me shku në Varosh e m'u kthy me vonë. Ne kemi shku krejt, po qentë na kanë mbetë te shpija: Buci edhe Benxhi. Më ka ardhë gjynah prej Benxhit se ashtë qen plak. Un kam qeshë sot pak me gjyshin, e kam pa qe ai ka mbathë kpucat ndryshe.

Mbasdite na kanë thanë m'u kthy prap te shpija.

Oh Zoti jem, kur i kemi pa krejt shpijat tue u kallë! Njerzit kanë bërtitë shum, kanë qajtë, kanë nga. Un jam habitë, veç kam bërtitë dhe ma s'kam mujtë me lëvritë prej vendit. Tani dada Zylë ma ka mëshu shuplakë të madhe. Kemi kcy prej traktorit, krejt kemi nga te shpija, kemi dashtë me i shkymë. Un e kam pa Benxhin, e kanë plagosë. Oh Zot, Benxhi e ka pasë plumbin në qafë. Ka shku gjyshi e ka kapë në krah, kemi provu krejt me ia hjekë plumbin. Oh Zot, Benxhi po vdekë, Benxhi po cofë. Zoti jem, shkijet e kanë vra Benxhin! Pse ata e kanë vra, pse Benxhi ka qenë shumë i urtë! Benxhi nuk u ka ba keq shkijeve. Benxhi gjyshin e ka kqyrë në sy, n'drita t'synit. M'ka thanë me i ndihmu. Un s'kam mujtë, kërkush nuk ka mujtë. Oh Zoti jem, Benxhin e kanë mbytë! Mami më ka thanë mos m'e harru kurrë ket ditë. Un kurrë nuk kam me harru, kurrë nuk kam me harru Benxhin...


17. 

Sot asht 10 Prill.

Un sot e kam ditëlindjen. Hiç nuk jam tue e festu, askërkush nuk ma ka uru. Po un nuk jam hidhëru hiç me kërkand, un e dij, un kuptoj që asht luftë, kanë vdek shumë njerëz, i kanë vra plot fëmi, gra, pleq, edhe gra shtatzana. I kam pa në televizion, edhe i kam ndij në shpi tue folë, kanë thanë se edhe ne jemi në rrezik. Tash ne na kanë djegë krejt shpinë, na janë djegë krejt gjanat. Mue krejt fletoret, librat, kukullat prej Zvicre, aparati. Mami ka thanë se si të kryhet lufta t'i blejmë tjera. Un e kam pa, un e dij që ata janë mërzitë shumë që na kanë djegë shpinë tonë të re, jam mërzitë edhe un, krejt shoqet më kanë thanë se na e kemi shpinë shumë të mirë. Edhe un për ditëlindje kam pasë me i marr krejt klasën te shpija, me thirrë edhe mësusin. Po tash hiç ma nuk po du me festu ditëlindjen, nuk po du as me me ble kurgja. Un veç s'po du me vdekë, po du me qenë gjallë bashkë me shoqet e mija, mamin, babin, nanën (gjyshen), gjyshin, hallën, dajtë, tetën, msusin e krejt njerzit që un i du shum. Un po du krejt njerzit me qenë gjallë.

Nuk po du me na masakru sikur në televizion qysh kanë kallzu.

Sot ka shku mami te shpia, prej malit me marrë bukë, un kam ikë prej traktorit edhe kam shku te nji ushtar i Serbisë, që ka qenë tue na ruejtë. I kam thanë që e kam ditëlindjen edhe e kam vetë a kanë me na vra. Ai ja ka nisë me qajtë, un gjith kam mendu që shkijet nuk qajnë, un jam tutë shumë edhe kam ikë shpejt, shpejt…

Ndoshta ata nuk na vrajnë neve, fëmijve, po çka me ba na fëmia vetë, nëse ata i vrajnë këta tjerët, qysh kemi me jetu na vetë?!

19. 

Na kanë than m'u nisë, me dalë prej ktu, na kanë përzanë prej vendit tonë, prej Kosovës. Rrugës kemi pa plot kafshë, edhe ato kanë mbetë pa shpi, edhe ato janë tue u tutë. Shkijet na kanë lypë pare rrugës, ama nuk e kanë vra kërkand, kta shkije kishin qenë ma të mirë. Janë tue na çu në Maqedoni, atje ka plot shqiptarë. Jemi n'kufi t'Maqedonisë, jemi tue pritë qe s'di sa orë. Po na japin ndihma, po na japin ushqim, mbulojë. Dita ka shkue me i ndihmu t'smutit, ka shumë njerz qe janë t'smutë, edhe nana u s'mu, pa vetdije, gati asht tue vdekë, gjyshi asht smutë pak ma pak. Veç po vjellin, kanë marrë ilaçe. Un s'po du me vdekë nana dhe gjyshi; kemi shpëtu gati prej shkijeve, veç edhe pak dhe kufinin kemi me kalu.

25. 

Nuk e di po un sot shumë jam mërzitë.

Nji ditë ka me ardhë liria e ne kemi m'u kthy n'Kosovë, n'vendin tonë, n'shpijat tona, në shkollën tonë.

Këtu njerzit janë shum t'mirë, po un s'po dukem sikur te shpija! Po më duket sikur zemra jeme asht krejt e zbraztë. Ktu po folet edhe maqedonisht, po më duket mue sikur janë shkije. Ne po na shtijnë me lexu, me msu maqedonisht. Msuesja hiç s'po na don. Nuk e di, nuk e di, n'shpi, n'Kosovë krejt janë ma t'mirë. Edhe mue m'kanë dhanë plot kukulla, po un s'po muj m'u knaqë ma, s'po muj. Mue shpesh po më kujtohen krejt. Edhe Benxhi, sytë e Benxhit me lot. Ktu edhe gjumi po më vjen ma ndryshe. Ndoshta n'Shqipëri me shku isha knaqë ma shumë se janë krejt shqiptarë. Krejt sendet po m'vijnë pa lidhje edhe pse jemi gjallë. Kurgja nuk asht si n'shpi, kurgja. Nuk kam ma çka kam pasë n'shpi, krejt jeta ka ndryshu.

Mami na ka thanë nji ditë: "Lufta u ka rritë para kohe".

26. 

Un nuk e di a ka me u ba ndonjiherë jeta normale, a kemi m'u kthy qysh kemi qenë. Kjo nuk mundet me ndodhë, njerzit kanë vdekë edhe s'mujnë m'u ngjallë, ata që janë gjallë s'kanë ma pare me i mbaru shpijat.

Ne nuk mujna me harru luftën kurrhiç, bash kurrë.

Edhe pse gati po vjen liria, ne po gzohemi, po çka për ata që ju kanë vra familjet? Un nuk po muj me ditë a asht gzim apo çka! Më ka marrë malli me dalë n'mal, me shetitë, m'ka marrë malli me vrapu, m'ka marrë malli me luejtë me shoqe, m'ka marrë malli mos m'u tutë, m'ka marr malli me kqyrë nji film vizatimor edhe me qesh shumë.

Lajme, lajme, veç lajme. Luftë, luftë, luftë, veç luftë.

Mirë ka thanë mami. Po më duket sikur nuk jam hala fmi, jam e madhe duhet me kuptu edhe luftën që e bëjnë njerzit e mdhaj. Kahnjiherë po më duket sikur prrallë, prrallë e keqe me përbindsha që na tregojke gjyshi. Po prrallat e gjyshit u kryhshin, kjo jo, hiç s'po kryhet. Me prrallat e gjyshit ne flejshim e me kta s'po na nxe gjumi.

Ah, kur t'kthehemi te nji ditë te shpija, sa shumë malli m'ka marrë e t'i ndihmoj mamit me mbjellë lule, lule t'kuqe edhe t'bardha, lule me erë të mirë, mos me ardhë ma era luftë. Kur t'shkojmë n'shkollë, ta përqafoj msusin me duer e shoqet t'i shtrëngoj shumë. Kur vjen dita me shku te shpija, kur edhe pse ma s'kemi shpi, ne atje e kemi shpinë, kemi m'u kthy n'oborr me fjetë.

Shpija jonë e djegtë, Benxhi jonë i vdektë, m'ka marr malli shumë!

27. 

Po kthehemi n'shpi, po shkoj.

Shkijet kanë ikë prej Kosove. Kosova asht e lirë. E di, ne s'kemi shpi ma, s'kemi kurgja, po ne e kemi Kosovën e lirë, Kosovën pa luftë.

Ne s'kemi me u tutë ma, kemi me jetu sikur n'krejt botën. Ne jemi gjallë. Ne po shkojmë te shpija. Krejt po qajnë prej gzimit. Un e kam dijtë që liria asht e mirë, po jo kaq shumë!

Po shkojmë te shpija, te Kosova ime me lot e me gjak. Te Kosova ime e djegtë,

te Kosova ime e lirë.

Të dua, Kosovë!

================================

Rreze Abdullahu, një Ana Frank shqiptare?!



Nga Ben Andoni

Prozatori i njohur Petrit Palushi këmbëngul që ky ditar, i cili po botohet për herë të parë, është autentik dhe ai po ia dhuron "Milosaos" me mirëkuptimin e autores. E marrim të mirëqenë dhe urojmë të jetë i tillë. Në faqet e ditarit mund të shikosh përcjelljen e jehonës së luftës nga një fëmijë që di të shkruaj, por luftën e sheh shumë "çuditshëm", ashtu si mund ta shikoj një fëmijë në moshë të tillë. Pa notat e zakonshme të lavdisë (por që edhe asaj çuditërisht nuk i mungojnë), dhe me një qashtërsi fëmije ajo tregon për gjyshin e vet, nënën, qenin plak, familjen, mësuesin, Maqedoninë dhe ushtarin serb që i ruan dhe shumë e shumë gjëra të tjera?!

Atë që ke parasysh nga imazhet e stacioneve të huaja televizive për Luftën në Kosovë, në këtë rast, ke mundësi ta shikosh direkt nga dëshmia e një fëmije vetëm 9 vjeç. Me një gjuhë që është gjithnjë më e largët për ne në Shqipëri, por që është e justifikuar sepse është nga dora e një fëmije, vajza rrëfen gjithçka, ëndrrat, dëshirën, mësuesit dhe realitetin që e rrethon. Njerëzit mundohen që tek fëmijët lufta të vijojë sa më e vogël, por edhe tek Rrezja e asaj kohe ky kumbim i tmerrshëm nuk mund të fshihet dot. Ditari, nëse është vërtetë autentik, ka shumë vlera dhe ia vlen që të botohet por edhe të ekranizohet. Nëse s'është i tillë dhe kjo botë për dreqin është e mbushur me raste të tilla, atëherë do të rreshtohet si një shembull i keq, deri ku mund të arrijë keqësia njerëzore për protagonizmin. Gjithsesi, gjuha e përdorur, por edhe gjendja e letrës, si thotë kuratori i saj z.Petrit Palushi i cili po merret me të, nuk lë vend për diskutime dhe i takon realisht kësaj kohe. Për ne, nëse do e merrnim të mirëqenë këtë fakt, do të thoshim se një letërsi e tillë i bën nder Kosovës dhe Shqipërisë dhe është një subjekt i jashtëzakonshëm për Luftën e Kosovës. Faktet e thjeshta sesi fëmija e shikon luftën, por më shumë akoma dashurinë për jetën tregojnë se lufta s'është aq 'e tmerrshme', por njerëzit që e bëjnë atë janë mostra. Serbët janë njerëz, ashtu si edhe shqiptarët, që urrehen prej tyre, janë po ashtu. Të gjithë kanë problemet e tyre, kanë fëmijë, kanë familje dhe e duan jetën. Por, kokënxehja e disave që nuk e shikojnë fare jetën është e tmerrshme. Dhe, këtë solli lufta të cilën analistët mund ta lidhin me lloj-lloj gjërash që shpjegohen me gjeostrategjinë. Për Rrezen e vogël këto s'kanë rëndësi. Ajo na jep dëshminë me vetë sytë e saj. Na tregon ëndrrat, eksodin, ikjen në Maqedoni, mundësinë që s'ua jep mësuesi maqedon dhe pikëllimi i saj është se ditën e saj të lindjes nuk ia uroi askush. Madje ka frikë se do ta vrasin. Por, ushtarit serb që i ruan, kur e pyet nëse do i vrasë, ai e shikon i çmeritur, sepse ndoshta edhe vetë e presin fëmijët në shtëpi. "A do më vrasësh sot, që kam ditëlindjen?" A vriten njerëzit kështu?! Por më mirë le të flasë vetë kjo vogëlushe e mrekullueshme, që fati e la gjallë për të na dhënë këtë dëshmi të jashtëzakonshme:

"Edhe un për ditëlindje kam pasë me i marr krejt klasën te shpija, me thirrë edhe mësusin. Po tash hiç ma nuk po du me festu ditëlindjen, nuk po du as me me ble kurgja. Un veç s'po du me vdekë, po du me qenë gjallë bashkë me shoqet e mija, mamin, babin, nanën (gjyshen), gjyshin, hallën, dajtë, tetën, msusin e krejt njerzit që un i du shum. Un po du krejt njerzit me qenë gjallë.

Nuk po du me na masakru sikur në televizion qysh kanë kallzu.

Sot ka shku mami te shpia, prej malit me marrë bukë, un kam ikë prej traktorit edhe kam shku te nji ushtar i Serbisë, që ka qenë tue na ruejtë. I kam thanë që e kam ditëlindjen edhe e kam vetë a kanë me na vra. Ai ja ka nisë me qajtë, un gjith kam mendu që shkijet nuk qajnë, un jam tutë shumë edhe kam ikë shpejt, shpejt…

Ndoshta ata nuk na vrajnë neve, fëmijve, po çka me ba na fëmia vetë, nëse ata i vrajnë këta tjerët, qysh kemi me jetu na vetë?!"




============================

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...