Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/23

Koncepti i sotëm i reporterit po ndryshon

Rrapo Zguri

Pedagog i mediave të reja dhe i gazetarisë online në Departamentin e Gazetarisë dhe të Komunikimit të Universitetit të Tiranës










































Doriana Metollari ka botuar së fundmi një libër me titull “G-Online”, që flet pikërisht për gazetarinë online. Metollari në një intervistë për gazetën “Tirana Observer” tregon se nga e mori këtë nisëm, kujt i shërben ky libër dhe cila është risia e tij. Duke qenë se tashmë gazetaria online shikohet si e ardhmja e gazetarisë, Metollari flet edhe për sfidat e kësaj gazetarie dhe vështirësitë që ajo ka. Aq më tepër që Metollari gazetarinë online e ka edhe fushën e saj, sepse ajo prej kohësh ka themeluar dhe drejton agjencinë e njohur të lajmeve online “Hermesnews”.
Nga se e morët nismën për të bërë një libër për gazetarinë online?
Libri flet për komunikimin online. Gazetaria online (G-Online) është një prej hapësirave të rëndësishme brenda librit, sepse është ajo çfarë stafi ynë bën çdo ditë. Kisha kohë që e bluaja, por nuk është se kisha vendosur të publikoja ndonjë gjë, thjesht kisha grumbulluar. Vendimi për ta bërë publik erdhi pasi e pashë se u duhej njerëzve një pjesë e gjithë asaj.
Cila është risia?
Shiko, në gazetarinë online e vërteta zhvendoset, nga ne tek publiku dhe këtë gjë duhet ta pranojmë. Shiko çfarë ndodh: Para disa viteve lexuesit nuk para shkruanin, nëse u kërkoje ta bënin, (disave) ishin gati për ta bërë vetëm nëpërmjet pagesës dhe në të njëjtën kohë kjo gjë nuk ndodhte me lexuesit e huaj. Pse? Në fillim menduam se shqiptarët janë shumë pak të përfshirë në të përditshmen e tyre,por u gabuam. Kultivuam pak durim dhe e morëm rezultate të tjera. Tani dimë se nëse u jep skenën, lexuesit janë gati të jenë aktiv brenda saj dhe më pëlqen. Na u desh të këmbëngulnim dhe të prisnim sigurisht. Ndoqëm të njëjtën filozofi pune, kemi bërë tentativa pas tentativave dhe kur flisja me kolegët e mi për këtë, ata gjithmonë mendonin se ndërtimi i një gazete online bëhet mbi bazën e një fondi, me bashkëpunëtorë që paguhen sepse lodhen së shkruari dhe pse (megjithë respektin për ta) mbase nuk thonin ndonjë gjë më tepër. Ne i thamë ‘jo’ kësaj praktike, nuk ishte mënyra sesi e shikonim gazetarinë online, as eimja dhe as e Edit. Jo domosdoshmërisht duhet të ekzistonte kjo praktikë. Bëmë zgjedhje tjetër. Donim të krijonim një gazetari participative (që në libër ka një kapitull të tërë). Pse? E thjeshtë, sot mediat janë bërë vegël që“të tjerë” i përdorin për interesa. Nuk është e re kjo gjë, lajmi i mirë është se “ata” nuk mund të kontrollojnë gjithçka. Dhe këtë mjet demokratik të të bërit gazetari, shqiptarët po e përdorin. Unë ju dhashë pak teori, shumëçka duhet ta gjejnë vetë, të përpiqen të lodhen dhe ta bëjnë. Online kemi arritur tek lexues që kanë qenë gati të denoncojnë fakte, që kur ua kam kërkuar politikanëve kanë heshtur. Kjo është fuqia e opinionit publik. Ata nuk e kanë ditur deri tani, sepse e kanë prekur pak me dorë dhe mbase kanë besuar pak. Puna jonë (e gazetarëve) është verifikim dhe publikim online, që do të thotë përfshirje e sa me shumë lexuesve në artikuj.
Cila është e veçanta e librit dhe pse një lexues duhet ta lexojë një ditë?













E veçanta është se është shkruar sipas mënyrës sime. Është i thjeshtë, baza e komunikimit online. Në edicionet e tjera do të ketë gjëra më të thelluara dhe më të vështira kuptohet. Nuk kam kërkuar një njeri që të më thotë bëje kështu e ashtu. Kam shkruar siç e kam ndjerë. Është një bisedë e drejtpërdrejte me lexuesit, pa i imponuar asgjë. Ka koncepte, histori, analiza. Ua këshilloj sidomos të rinjve, por jo vetëm. Të rinjtë, studentët, kanë një dritare më shumë. Pastaj le të thellohen me tej. Po të isha në vend të tyre unë do e bëja.
Duke qenë se ju drejtoni një agjenci të suksesshme online, ka Doriana ndonjë “recetë” të sajën?
Ne do të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë. Vazhdojmë të jemi në kontakt më të rejat e teknologjisë, sepse për një gazetar online është një prej atyre dhjetë gjërave (që unë i kam përmendur në libër) të cilat duhet gjithmonë t’i ketë parasysh. Do të vazhdojmë të jemi afër njerëzve, dmth t’ua bëjmë të ditur prezencën tonë, kjo mjafton që ata të marrin pjesë. Shqiptarët nuk janë indiferent, indiferent janë politikanët, indiferent ndaj problemeve reale që kanë njerëzit. Shqiptarëve ende nuk u është dhënë mundësia të bëhen protagonist, sepse deri nuk kanë patur besim. Prandaj them se nuk ka recetë, është eksplorim, por nëse kapesh pas principeve, dhe jo emocioneve të çastit gjërat ndryshojnë. Ne kultivojmë ndjenjën e lirisë brenda lexuesve. Askush nuk mund të censurohet sepse mendon të kundërtën. Kjo ndodh në diktaturë, në demokraci pranon të kundërtën e asaj qe mendoj unë dhe reflektoj nëse gjykoj se ia vlen. Liria fillon nga baza, është edukim. Por nuk kam ndërmend të nxjerr vlerat e vërteta që ka. Nëse shqiptarët presin që lirinë t’ua japin politikanët kanë gabuar që në nisje. Është pjesëmarrje, debat, informim, njohje. Njohja është baza. Qytetarët duhet të zgjohen më të interesuar për mediat online dhe të investojnë tek ato.
Duke pare evoluimin e ‘citizen journalism’, çfarë do të ndodhe me gazetarët një ditë?
Çfarë do të ndodhë me qeveritë një ditë? A do të ekzistojnë më sipas këtij modeli që ne njohim apo do të qeverisemi nga bankat? Shikoni Europën tonë, po qeveriset nga bankat. Por ti kthehemi pyetjes. Me siguri që koncepti i sotëm i reporterit po ndryshon, dhe filozofia e të bërit gazetari po ndryshon. Interneti po ndryshon filozofinë e gazetarisë. Nuk besoj se do ekzistojnë me gazetat version letër. As televizionet. Këtë e kane kuptuar shume gjigante mediatike në Amerikë. Dhe përshtypja ime është se pa televizion jetohet shumë më mirë të paktën për atë pjesë që jep efekt të kundërt me atë çfarë ju duhet njerëzve. Informim pasiv para tij, programe qe i mbyllin njerëzit brenda mureve, sidomos telefilmat qe krijojnë mite që për njerëzit normal, janë të paarritshëm, po le ta themi me sinqeritet, mitet televizive dhe për vete veten e tyre janë shumë të rremë. Le t’i kthehemi vlerave, le t’i kthehemi gjërave që na duhen me të vërtetë. Ne nuk morëm një model nga Italia, dhe e sollëm në Shqipëri, pa studiuar terrenin shqiptar.
A do të ndodhë shpejt kjo?
Është një proces që ka nisur në Shqipëri, Hermesi është një mjet, por jo i vetëm. Në Shqipëri ka gazeta të tjera online më filozofi të tjera por që po kultivojnë informimin online. Duhet të jemi të vetëdijshëm që nuk do të ketë një fund, do të ketë ndalesa, do të ketë arritje te reja. Editoret online janë të gjithë mjete, mediat sociale, janë po ashtu,gazetat vetjake (Twitter) po ashtu, po përdoren nga liderë, Forumet, janë të gjitha mjete. Në universin e internetit me motorë gjigantë kërkimi si Google janë pika uji në det, pra duhet të jemi të vetëdijshëm se gjëja e parë që duhet bërë është të mësojmë sesi të jemi prezent Brenda tij pra të kërkojmë online kanë marrë disa faqe të librit dhe kjo. Ajo që unë e përjashtoj kategorish është ideja që shqiptarët kanë për veten. Ata nuk janë pjesë e izoluar e pjesën tjetër të botës, asgjë nuk është e izoluar dhe çdo vendim ka pasojat rreth tij. Ndryshimin e bëjnë njerëzit dhe jo grindjet banale të politikës, qe nuk bien dakord as për interesat e 3 milion shqiptareve. Kur secili të jetë i ndërgjegjësuar për fuqinë që ka të qenurit aktiv brenda komunitetit, medias, shoqërisë, do te jene të vetëdijshëm se po ndërton demokracinë dhe kur qytetaret te marrin vetëdije për këtë nuk ua heq dot askush.
Tregu i mediave online gjithsesi është i vështirë…
Do të jetë derisa editorët të punojnë nëpërmjet skemave të vjetra, por tek e fundit të rejat kërkojnë kohë dhe pak kush është i predispozuar të presë. Lexuesit, flas lexues që kanë vlerësuar atë çfarë u kemi dhënë, më kanë shkruar duke thënë qe duan te kontribuojnë nga ana financiare brenda gazetës. Nuk është rast i rrallë, flas për lexues shqiptarë jo te huaj. Është fantastike kur shikon sesi bota ndryshon para syve te tu, dhe ajo për të cilën ke punuar, fillon e bën efektin e saj të marketingut social. Njerëzit duhet të jenë partner me gazetën, anëtare ku marrin pjese me propozime etj, etj. Ndryshimi ndodh kur fillon e mendon ndryshe, ndryshe jo.

Gazeta, muzikë dhe një filxhan kafe

Gladiola Bendaj


Një publik laraman, me halle e teka, faqe të para gazetash, studio të buzëqeshura dhe të ftuar jo gjithmonë të tillë. Pak muzikë, pak retro, të rejat e të vjetrat e një dite që sapo ka nisur e, në fund, një përshëndetje ogurmirë. Cilat janë sfidat e një emisioni mëngjesi, maratonat e para të një dite të re. Pritshmëritë dhe të papriturat për drejtuesit e tyre. Tregojnë për JAVA Bashkim Hoxha, Blendi Salaj, Endri Xhafo dhe Eno Popi
Jo domosdoshmërisht ata duhet të jenë më solarë se të tjerët, e megjithatë, duhet pranuar, këtë punën e dritës dhe “mirëmëngjesin” e përditshëm, ndoshta kanë zgjedhur ose kanë mësuar ta marrin më me sportivitet se gjithë ne të tjerët. Janë drejtuesit e emisioneve të mëngjesit në televizion. Ata që prej kohësh kanë bërë kompromis me zgjimin e herët e kanë hequr dorë nga mbrëmjet e gjata, pavarësisht zakoneve personale të gjithsecilit.
Nga kaq e ndoshta më shumë gjëra kanë mësuar të heqin dorë Bashkim Hoxha, Eno Popi, Endri Xhafo dhe Blendi Salaj, për të qenë gati në studiot e transmetimeve të tyre, me frenetizmin e një dite të re, që rrjedh me gjithë gjurulldinë e saj, në të mirat e të këqijat ditë të shqiptarëve. Edhe pse, vetëm në pamje të parë është thjesht kaq. Sepse sfidat që paraqet një emision mëngjesi nuk janë të pakta. Përtej pritshmërive të ideatorëve, drejtuesve dhe gjithë stafit që punon për ta, e papritura është gjithmonë aty, pas perdes, e cila nuk bie asnjëherë në një emision direkt.
Hapësira që kanë vite në tregun televiziv, por edhe nga ato të rejat, që me përkushtimin e duhur kanë krijuar  audiencën e tyre besnike, nën një përpjekje të përditshme për të përcjellë tek shqiptarët dhe anasjelltas, për të marrë prej tyre mesazhet e para të një dite të re, pa u lodhur.
“Në kohë të ndryshme vijnë probleme të ndryshme. Në kohë fushatash “vërshojnë” militantët dhe në kohë më normale vërshojnë “qytetarët… Gjithmonë njerëzit kanë diçka për të thënë, problemet janë të shumta dhe mbi të gjitha akoma “nuk jemi zgjuar” të gjithë”, thotë Bashkim Hoxha, që bashkë me leximin e gazetave të përditshme, ka plot 16 vjet që iu kujton shqiptarëve se është “Koha për t’u zgjuar”.
Siç, nga ana tjetër, Blendi Salaj me Klubin e Mëngjesit, tenton thjesht të bëhet njësh me ta. “Ne nuk pretendojmë të jemi në axhendën e tyre në mëngjes, nuk duam vëmendjen absolute. Duam vetëm t’ju bëjmë shoqëri dëgjuesve dhe teleshikuesve ndërsa ata gatiten për ditën e tyre. Duam të jemi të dobishëm, informues, argëtues, por mbi të gjitha miq…”.
Dhe më rëndësishmja, miq i të gjithëve, pavarësisht moshës dhe interesit. Ndaj Endri Xhafo e di mirë se cila është receta e duhur për programin e tij, teksa i fton mbarë shqiptarët në “Mëngjes me Endrin”. “Sigurinë në kohë, – të paktën një emisioni me formatin tonë, – ia japin dy gjëra: trajtimi i aktualitetit dhe dëshira me të cilën e bën emisionin. Aktualiteti është gjithmonë në lëvizje, pra nuk të lë në baltë. E vetmja gjë që mund të çalojë, të squllet me kohën, është dëshira. Në këtë rast mirë është të heqësh dorë në momentin e duhur, që të mbahesh mend për mirë”.
Por, sa kohë në zërin dhe fytyrat e tyre ka ende grintë, duket se mëngjeset televizive e radiofonike të shqiptarëve, pavarësisht halleve, do të kenë marrin gjithmonë dozën e duhur të optimizmit dhe entuziazmit. Pak rëndësi ka se çfarë menuje zgjedhin. “Wake UP ka pësuar në kohë ndryshime, ama një gjë ka mbetur e njëjtë, dëshira për të bërë zgjimin dhe shoqërinë e parë shikuese e dëgjuesve… nuk humbasim aktualitetin, politiken përpiqemi ta bëjmë më rrock, hallet e përditshme i trajtojmë pa shume stres…”, tregon Eno Popi.
Thellë thellë, ndryshe edhe nga drejtuesit e programeve të mbrëmjes, çunat e mëngjeseve, le ta pranojmë të gjithë, janë më altruist se të tjerë kolegë të tyret. Ka vend për të gjithë dhe, siç do thoshte Endri “më pëlqen ta shoh si puna e akulloreve, ka për të tëra shijet: me vanilje, çokollatë, karamele…”.
Një publik laraman, me halle e teka, faqe të para gazetash – që më së shumti nxijnë – studio të buzëqeshura dhe të ftuar jo gjithmonë të tillë. Pak muzikë, ndoshta pak retro, të rejat e të vjetrat e një dite që sapo ka nisur e në fund, një përshëndetje ogurmirë, që fundja nuk bën asnjëherë dëm.
****
Bashkim Hoxha:16 vjet dhe ende “nuk jemi zgjuar”   
Kanë kaluar 16 vjet qysh nga koha kur ju nisët t’iu kujtoni shqiptarëve se ishte “Koha për t’u zgjuar”. Si ka ndryshuar ky emision që atëherë?
Emisioni ka filluar  më 16 mars 1997. Në ditët e para ishte thjesht leximi i gazetave, por më pas, rreth dy javë më vonë, duke u rënduar edhe situata e ’97, lindi nevoja për të sjellë zërin e qytetarëve në ekran. Jeta atëherë ishte e mpirë. Njerëzit  qëndronin gjatë të mbyllur në shtëpitë e tyre, nëpër rrugë kërciste kallashi dhe mesazhet që vinin nga qytetarët kërkonin kryesisht paqe. Që atëherë ku emision nuk ka ndryshuar më strukturë: ai fillon me leximin e faqeve të para të gazetave, dhe më pas përmes telefonit të hapur qytetarët ftohen të nxjerrin “gazetën” e tyre me problematika që gjejnë dhe nuk gjejnë në faqet e para ta shtypit të ditës. Ajo që ka ndryshuar është vetëm përmbajtja. Në kohë të ndryshme vijnë probleme të ndryshme. Në kohë fushatash “vërshojnë” militantët dhe në kohë më normale vërshojnë “qytetarët”.
Çfarë specifikash ka një emision mëngjesi direkt, krahasuar me orare të tjera?
Mëngjesi është më i sikletshmi. Njerëzit sapo janë ngritur nga gjumi. Kanë bërë gjumë të mirë apo të keq. Përpiqen të fillojnë ditën të informuar dhe ti duhet t’i përgjigjesh interesimit të tyre në mënyrë sa më të plotë, por edhe me dinamikën e mëngjesit, që nuk ofron shumë shanse për biseda të gjata e të thelluara. Është një specifikë e emisioneve të mëngjesit që përpiqem ta respektoj.
Po audienca, çfarë duhet bërë për ta pasur atë të sigurt nga koha në kohë?
Di që emisioni im ndiqet në mënyre “besnike” nga publiku që nga dita e parë e krijimit. Tek ne nuk ka matje audience, por gjërat indirekt vlerësohen edhe tek interesi i biznesit për të qenë pjesë e emisionit, interesi i botuesve për leximin e gazetave të tyre, madje edhe për radhën e leximit në këtë emision, tek ndjeshmëria e politikanëve për gjithçka që thuhet në këtë emision. Di që për shumë njerëz, falë edhe jetëgjatësisë së emisionit, “Koha për t’u zgjuar” ka hyrë në axhendën e ditës së publikut. Shumë njerëz e kanë një mënyrë për të filluar ditën. Gjithmonë njerëzit kanë diçka për të thënë, problemet janë të shumta dhe mbi të gjitha akoma “nuk jemi zgjuar” të gjithë.
Çfarë do ta bënte të lodhshëm një mëngjes në studion tuaj?
I lodhshëm një emision behët atëherë kur nuk thuhet asgjë interesante ose kur pushtohet tërësisht nga vrullet e militantëve, pra kur minutazhi bëhet i padobishëm. Në këtë rast më shumë se i lodhshëm, emisioni sjell trishtimin e një realiteti për të cilin ndjen keqardhjen “sa i vonët është zgjimi për disa njerëz”.
****
Eno Popi: Rock me politikën
Sa kohë u bë me “Wake up” dhe si ka ndryshuar ky emision qysh nga fillimet e tij? 
Kemi plot 5 vite në transmetim. Wake UP ka pësuar në kohë ndryshime, ama një gjë ka mbetur e njëjtë, dëshira për të bërë zgjimin dhe shoqërinë e parë shikuesve e dëgjuesve. Na ka ndihmuar ne popullaritetin e programit transmetimi i njëkohshëm në radio. Tematikat vijnë si rrjedhojë e përditshmërisë, nuk humbasim aktualitetin, politikën përpiqemi të bëjmë më rrock, hallet e përditshme i trajtojmë pa shumë stres dhe artistët më të mirë shqiptarë e të huaj që kanë qenë në Tiranë kanë ardhur në studio.
Kujtoni vështirësi të fillimit? Ishit optimist për audiencën? 
Audienca është tregues i fortë. Shumë thonë se nuk e kanë qëllim, por për të punojnë. Fillimi ka kostot e veta, por kolaudimi ka po ashtu kosto. Na qëlloi që kjo e fundit të jetë pozitive, pasi programi mori udhën e tij dhe çdo periudhë rritej, konsolidohej dhe jemi këtu ku sot është markë mëngjesi.
Jeni mësuar tashmë me këtë regjim? A do ta ndërronit atë me ndonjë kolegun tuaj që drejton emisionet e mbrëmjes vonë?
Po pse jo. Nëse Alban Dudushit i është mërzitur Top Show, e ftoj të ndërrohemi (qesh) Shaka kjo. Humori luhatet si ne çdo pjesë të ditës. Askush nuk besoj se pretendon të ketë humor konstant, se pastaj i del humor kaps.
Sa përafërsisht ka qenë numri i të ftuarve që kanë vizituar studion e Wake Up? Si ndiheni kur mund t’iu refuzojnë?
Mesatarisht në Wake Up vijnë 120 persona në muaj. Kemi 5 vite në transmetim, bëni llogaritë vetë. Ka raste që kanë refuzuar, është krejt normale por ama vetëm për rrethana pamundësie, jo për çështje parimore.
****
Blendi Salaj: Mëngjesi, orari më i nënvleftësuar
Si është të jesh në timonin e një programi ku duhet të japësh maksimumin në një kohë kur të tjerët sapo janë zgjuar, ose janë ende në shtrat?
Është bukur të zgjohesh përpara të tjerëve, sidomos kur bëhesh i ndërgjegjshëm se ata janë ende në gjumë dhe ti duhet të informohesh mbi gjithçka të rëndësishme që ka ndodhur, të bëhesh gati në çdo aspekt, si një zot shtëpie, i cili, kur i vijnë miqtë e ka gjithçka gati dhe nuk zihet i papërgatitur. Unë zgjohem çdo ditë në orën 5 e 15, dhe i jap kohë vetes për shkak se më pëlqen që në mëngjes t’i marr gjërat me terezi (aq sa na lejon koha). Ne nuk thellohemi në çështje tepër serioze (aq më pak ato të politikës). Në mëngjes njeriu kërkon tjetër gjë. Mjafton të na shohë dhe dëgjojë për të kuptuar se jeta vazhdon dhe sot, dhe gjatë natës nuk ka ndodhur asnjë katastrofë.
Cilat janë specifikat e një emisioni mëngjesi, përparësitë dhe të papriturat që e shoqërojnë atë? 
Sekreti i programit është në mos marrjen e vetes tepër seriozisht. Në mëngjes njerëzit vrapojnë në shumë drejtime. Dikush rruhet, dikush ushqen fëmijët, dikush bën gati një prezantim të rëndësishëm pune… Ne nuk pretendojmë të jemi në axhendën e tyre në mëngjes, nuk duam vëmendjen absolute. Duam vetëm t’ju bëjmë shoqëri dëgjuesve dhe teleshikuesve ndërsa ata gatiten për ditën e tyre. Duam të jemi të dobishëm, informues, argëtues, por mbi të gjitha miq. Ne jemi si ata që na dëgjojnë, njerëz normalë, me këmbë në tokë, në një kohë kur normaliteti është bërë kaq i vyer.
Çfarë audience synon një emision mëngjesi dhe sa e sigurt është ajo nga koha ne kohë?
Unë mendoj se mëngjesi është orari më i nënvleftësuar. Njerëzit dalin jashtë dhe merrem me gjëra të ndryshme në të gjitha oraret e ditës dhe mbrëmjes – por pothuajse të gjithë zgjohen në shtëpitë e tyre kur vjen mëngjesi, ndezin TV apo radion, et voila, Klubi i mëngjesit. Është orar shumë i mirë, është momenti kur njerëzit i japin formë ditës së tyre. Edhe për reklamuesit është i mirë pasi nëse dikush dëgjon për diçka me interes, ka gjithë ditën përpara për të shkuar ta blejë. Reklamat e para në darkë, ndiqen nga gjumi i natës.
Si e shikoni konkurrencën e programeve të tjera të mëngjesit? 
Konkurrenca është shumë e shëndetshme në profesionin tonë. Ne jemi sfidantët në këtë lojë pasi të gjitha programet e tjerë të mëngjesit i kemi gjetur. Na vjen mirë që arritëm të zëmë vendin tonë në treg, dhe matjet e pavarura tregojnë se jemi në pozicion konkurrues me këdo. Në mëngjes ka diçka për secilën shije. Ne bëjmë radio për pasion dhe në shumë dashuri. Dëgjuesi i kujdesshëm e dallon këtë menjëherë.
****
Endri Xhafo: Mëngjeset? Janë si akulloret, ka për çdo shije
Cila ishin sfidat nëpër të cilat iu desh të kalonte “Mëngjesi me Endrin”, për të arritur aty ku është sot ? 
Sfidat ishin tre: E para, emisioni duhet t’i hapte vend vetes në morinë e emisioneve të mëngjesit. Goditjen e parë e dha me imazhin. Sado ide të kisha unë, në fund fare merita për këtë i takon skenografit Romeo Çani, paketës grafike të Ilir Beqirit, drejtorit të fotografisë Stefan Gajo, kameramanëve, ndriçimit dhe krejt teknikëve shumë të zotë që punojnë për këtë emision çdo ditë. Vijmë te përmbajtja. Dhe kjo ishte sfida e dytë. Pas emisioneve të mëngjesit të Ilva Tares në TV Klan dhe Adi Krastës në TCH, publiku duhej riedukuar me aktualitetin në mëngjes, sepse,tek e fundit, media, përveç se duhet të ndjekë kërkesat e publikut, duhet edhe ta edukojë atë, duke ia kultivuar shijet. Kurse sfida e tretë, – dhe kjo ishte më e rëndësishmja për mua,– ishte t’i provoja vetes dhe të tjerëve se mund të bëja diçka të mirë edhe pa qenë në një televizion kombëtar. Sot, pa modesti, mund të them se që ia kam arritur! Në këto momente që flasim, edhe nëse dikush nuk e ka parë emisionin, sepse është gjumash, të paktën ka dëgjuar për të.

Cilat janë specifikat, por edhe të papriturat në një mëngjes në transmetim direkt?
Një emisioni mëngjesi ka specifikë vetë “mëngjesin”. Kjo implikon përzgjedhjen e temave dhe trajtimin e tyre. Një emision mëngjesi nuk e ka luksin ta trajtojë një temë dy orë, si një emision mbrëmjeje. Fakti që emisioni mbështetet mbi të ftuar dhe është direkt, mund të të rezervojë të vetmen të papritur të pakëndshme, atë të mosardhjes pa paralajmërim të të ftuarve. Më ka ndodhur vetëm 2-3 herë në 7 muaj, me personazhe totalisht të papërgjegjshëm, jo miq, as të njohur, por as të mësuar me ekranin, kështu që emrat e tyre i kam fshirë përgjithmonë nga lista. Situata të tilla krijojnë “boshllëqe” që duhen mbushur shpejt por me stil, aty për aty dhe me stafin tënd. Ndërsa humorin ta prekin gjëra të tjera, individë të përgjumur që nuk ndajnë të njëjtin përkushtim me ty, që harrojnë detyrat, plane që kërcasin, vonesë në futjen e një materiali për transmetim, mosfunksionim i diçkaje në backstage që publiku nuk e sheh, por që ti e di se mund të bëhej edhe më mirë, e kështu me radhë.
Si e shikoni konkurrencën e programeve të tjera të mëngjesit, çfarë mendimi keni për ta?
I njoh drejtuesit e emisioneve të tjera të mëngjesit dhe kam shumë respekt për të tërë, pa përjashtim! Kurse atë që ju e quani “konkurrencë”, mua më pëlqen ta shoh si puna e akulloreve, ka për të tëra shijet: me vanilje, çokollatë, karamel, etj. Përveç kësaj, eksperienca e vendeve me matës të besueshëm të audiencës na ka mësuar një gjë: rrallë ndodh që emisioni më i ndjekur të ketë mbi 35-40% të audiencës. Për të ndenjur me këmbë në tokë, unë e lexoj këtë mbrapsht. Pra që, edhe po të kesh emisioni më të shikuar, në 100 veta 60 nuk do të të duan.

Mbi përgjegjshmërinë e gazetarisë

Dorian Koci

immagine













Gazetaria është një “gjueti lajmi” apo një reflektim serioz i ngjarjeve që ndodhin? Me pjesën e parë të fjalisë  nënkuptojmë se “lajmi i keq është lajm i mirë”, pra ai që mund të krijojë sensacion ndaj përzgjidhen detajet që mund të jenë më pompoze, por në të vërtetë nuk është se ata janë pjesa thelbësore e lajmit. Kurse me pjesën e dytë nënkuptojmë servirjen e fakteve të vërteta me një opinion shoqëruar, ku publiku lejohet që të krijojë dhe ai opinionin e vet. Varianti i parë, natyrisht që nuk përfaqëson gazetarinë serioze, por synon vetëm publicitetin e medias që përfaqëson dhe akoma më keq kur orientohet drejt një ideologjie apo mbështetet një grup të caktuar interesash kthehet në manipuluese të opinioneve dhe ndikon në deformimin e realitetit. Varianti i dytë është ai i një gazetarie serioze që synon informimin e vërtetë dhe ndërtimin e opinioneve mbi lajmin e vërtetë  duke respektuar në këtë lloj mënyrë etikën e gazetarisë dhe të profesionit të nderuar të gazetarit. Për fat të keq në Shqipëri si rezultat i kulturës së munguar të kulturës së informimit për shkak se Shqipëria vinte nga një sistem diktatorial ku censura kontrollonte çdo lajm apo dhe se pas viteve 90’mbijetesa në ekonominë e tregut “kërkon” që të dalësh përditë me lajme sensacionalë, mbizotëron varianti i parë i gazetarisë. Ky mbizotërim i kësaj gazetarie natyrisht që ngre disa pikë pyetje për vlerat morale të gazetarisë së sotme dhe hap udhë për një debat më te gjerë.
Opinioni publik shqiptar i ditëve të fundit u përball me një lajm që e tronditi pa masë. Gjetja e rastësishme nga ana e policisë së shtetit të një pedofili që pranoi se kish kryer një krim dhe ishte në tentativë për një tjetër, duket se ra si një rrufe në një qiell të pastër. Prej shumë kohësh mendojmë se raste të tilla janë larg prej neve dhe në mënyrë krejt naive ushqejmë iluzionin se jemi një shoqëri shumë e shendetshme moralisht. Shqipëria dhe shqiptarët nuk bëjnë ndonjë përjashtim nga vende dhe kombe të tjerë ku nëse me to ngjasojmë për mundësinë që ngjarje të tilla të hidhura mund të ndodhin, jemi krejt ndryshe për sistemet e paralajmërimit për të mos ndodhur ngjarje të tilla. Mirëpo si të mos mjaftonte kjo dobësi e sistemit të vlerave dhe strukturës shtetërore që kemi, në mënyrë paradoksale një tronditje tjetër iu shkaktua opinionit publik nëpërmjet publikimit të deponimit të pedofilit shqiptar në një të përditshme shqiptare. Ishte e kuptueshme që ky publikim të shaktonte një reagim fillimisht në rrjetet sociale por më vonë edhe në studiot televizive, çka detyroi drejtuesit e gazetës të kërkonin ndjesë ndaj familjarëve të fëmijës. Gjithsesi, përveç shijes shumë të hidhur që la publikimi i këtij lajmi, në të njëjtën kohë hodhi dritë dhe për llojin e gazetarisë që ushtrohet në Shqipëri. Nuk është hera e parë që ndodh kështu, por sigurisht që kësaj radhe ishte shumë më e dhimbshme sepse shkelja e etikës lidhej me jetën dhe fatin e një fëmije.
Mungesa e etikës nuk ka respektuar as vdekjen në këtë vend. Para disa kohësh, drejtori francez  i supermarketit Carrefour të hapur rishtazi në Shqipëri u gjet i vetëvarur në apartamentin e tij. Natyrisht që kjo ngjarje e rëndë do të pasqyrohej në të gjitha mediat, por trajtimi që iu bë në disa media të veçanta ishte abuzues dhe jashtë etikës profesionale. Së bashku me emrin e të ndjerit, u komentua dhe emri i biznesmenëve shqiptarë që kanë investuar në TEG, pa sjellë ndonjë provë investiguese të veçantë por thasheme rrugësh të kota, që një vetvrasje dëshironin ta shpjegonin me teorira konspiracioni për pronësinë e objektit në fjalë.Mirëpo për fat të keq lajmi nuk ndaloi këtu. Publikut iu desh të mësonte se viktima jetonte në të njëjtin pallat me gazetarin dhe drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu duke cenuar rëndë një pjesë të privatësisë të gazetarit të njohur dhe duke shtuar një detaj që ndoshta nuk i interesonte fare publikut.
Lajme të ndërtuara me tituj bombastikë për të pasur një klikim më tepër në site-in e gazetës apo njëshitje më tepër janël bërë gjëra të zakonshme në gazetarinë shqiptare. Kështu, është kthyer tashmë në një stereotip që sa herë do të ketë takime të nivelit të lartë të zyrtarëve shqiptarë me ata grekë, gjithmonë duhet të jetë diskutuar në fshehtësi edhe marrëveshja detare, ku si rregull i pashkruar pala shqiptare ka qenë ajo që ka ofruar maksimumin e konsesusit dhe sigurisht që është nënshtruar pa një pa dy. Nuk mund të vihet në dyshim që bisedime të tilla mund të ketë por të paktën duhet kërkuar një provë besueshmërie për ecurinë e tyre. Shtypi grek  është shumë i ndjeshëm ndaj axhendës diplomatike të vendit të vet dhe gjëja më e thjeshtë që duhet të bëjnë gazetarët shqiptarë që krijojnë lajmin është verifikimi i tij përmes burimeve të rëndësishme.Mungesa e etikës nuk ka respektuar as trajtimin e gjendjeve patologjike të dobësuara të krerëve shqiptarë duke demonstruar një shkelje akoma më flagrante të privatësisë por dhe të kodit të mirësjelljes shqiptare. Pas ndërprerjes së një fjalimi me rastin e 20 vjetorit të themelimit të PD nga ana e kryeministrit për shkak të një gjendje virusale që kish kaluar, shtypi elektronik u mbush me qindra lloje diagnozash dhe arsyetimesh pseudopsikologjikë rreth shëndetit dhe sjelljes së kryeministrit. Po kështu e njëjta gjë ndodhi disa ditë më parë kur udhëheqësi i opozitës Rama pati një gjendje të rënduar dhe u shtrua për pak orë në spitalin e Burrelit, ku një sërë gazetash dhe mediash elektronike sërish u morën me hamendësime rreth shëndetit të tij. Është e kuptueshme që kryeministri dhe lideri i opozitës të mos kenë gjithë shqiptarët ithtarë të politikave të tyre pasi duke qenë në një demokraci funksionale, ekzistenca e opozitës është e qenësishme dhe e domosdoshme por të përpiqesh të manipulosh opinionin publik duke krijuar skup mediatik është e pafalshme për gazetarë dhe drejtues mediash me përvojë. Çdo politikan i këtij niveli është një pasuri institucionale dhe njerëzore për Shqipërinë ndaj kërkohet një kulturë më e mirë qytetare, politike dhe gazetareske për të trajtuar raste të tilla.
Rastet e mësipërme tregojnë elementë të një krize besueshmërie që ka mbërthyer median shqiptare. Media, si pushteti i katërt në vend nuk mund të jetë e imunizuar nga “sëmundjet” që ka kapur dhe tre pushtetet e tjera ndaj është e rëndësishme që dhe ajo të hyjë në një reformë të thellë mentaliteti, qëllimi dhe aplikimi. “Bëhu i ditur që të jesh i lirë” thotë një fjalë e urtë latine, por i ditur në kohët e sotme nuk mund të bëhesh pa pasur informacionin e saktë. Në këtë sens beteja për lajmin e vërtetë, si pjesa ku fillon dhe ndërtimi i opinioneve të shëndosha, do të mbetet sfida jo vetëm e medies por dhe shoqërisë shqiptare.

Media dhe gjyqësori, raportet dhe perspektivat

Brikena Kasmi


Duke pasur parasysh rolin e shumëfishtë të Gjyqësorit, një magjistrat është subjekt i kufizimit të të drejtave të tij në proporcion me rëndësinë e ushtrimit të funksionit dhe detyrës që ai ushtron. Kështu, disa të drejta themelore të cilat zakonisht nuk janë subjekt i kufizimit për qytetarët e tjerë, të tilla si liria e shprehjes ose liria e mbledhjes, janë të kufizuara për gjyqtarët e prokurorët. Nga ana tjetër, është i pamohueshëm roli që një media luan në informimin e drejtë të publikut. Kjo për arsye reale, sepse të drejtat dhe detyrimet, pavarësisht nëse është qytetar apo magjistrat, ndërveprojnë me detyrat që përfshihen në funksionin apo pozicionin e tij/saj. Detyrat mund të rrjedhin në përputhje me të drejtën penale të përgjithshme apo me konfidencialitetin për shkak të profesionit (p.sh. sekreti), por edhe nga rregullat disiplinore apo kërkesa thjesht etike. (Rasti i veshjes së një gjyqtareje).

Komunikimi i Gjyqësorit me median duhet në radhë të parë të shihet nga këndvështrimi i kërkesave etike dhe ligjore për gjyqtarët dhe prokurorët. Komunikimi masiv (me median nëpërmjet Gjyqësorit) konsiston në nevojën që gjyqtari mund/ duhet të dijë (investigojë, ose të gjykojë) të gjitha faktet e parashtruara para tij, i lirë nga çdo “influencë e jashtme dhe e panevojshme”. Si në çdo rast tjetër, në respektimin e dy të drejtave të individit kërkohet balancimi dhe proporcionaliteti në kuadrin e nevojës në një shoqëri demokratike. Në mënyrë natyrale gjenerohet konflikti (mospërputhja në dukje) midis nevojës për të mbrojtur veprimtarinë gjyqësore nga një “influencë të jashtme e të panevojshme dhe mbrojtjen e të drejtës së informimit”. E drejta e informimit dhe e drejta për një gjykim të pavarur janë të dyja të drejta të mbrojtura dhe të parashikuara në aktet ndërkombëtare dhe ato shqiptare, duke renditur të parën Kushtetutën e Shqipërisë. Garantimi i autoritetit dhe paanësisë së Gjyqësorit përfshin çështjet në të cilat aktiviteti i masmedias ka një impakt apo ndikim relevant.

Nga ana tjetër: “Procedimet dhe çështjet gjyqësore që kanë lidhje me administrimin e drejtësisë kanë interes publik. (Rregulli i përcaktuar nga neni 19 i Rekomandimit Nr. 12 të 2010-s). Qytetarët kanë nevojë të informohen në mënyrë periodike në lidhje me çfarë po ndodh në një gjykatë dhe si po jepet drejtësia në një vend të caktuar. Duke vazhduar shqyrtimin tonë, duhet përmendur se roli i medias nuk është vetëm informimi, por dhe zhvillimi dhe ndikimi në formimin e një opinioni publik në lidhje me një çështje të caktuar… Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut shprehet se termi “autoritet dhe paanësi e Gjyqësorit”, një vlerë që duhet të pajtohet me të drejtën për informim, duhet të interpretohet nën dritën e Konventës. “Për këtë qëllim, rëndësi i duhet dhënë pozicionit qendror që mban në këtë kontekst neni 6, i cili reflekton parimin themelor të shtetit të së drejtës”. “Termi “gjyqësor” (“pushtet gjyqësor”) nënkupton makinerinë e drejtësisë ose krahun gjyqësor të qeverisjes, ashtu si gjyqtarët në kapacitetin e tyre zyrtar. Nga ana tjetër, pavarësia e Gjyqësorit dhe funksionaliteti i tij mbështetet dhe ushtrohet mbi bazën e asaj që quhet autoriteti gjyqësor. Autoriteti gjyqësor ndikon drejtpërdrejt në besimin e publikut te drejtësia, zbatimin e vendimeve dhe dhënien e vendimeve të drejta e të paanshme. GJEDNJ ka përcaktuar se fraza “autoriteti i Gjyqësorit” përfshin në mënyrë të veçantë nocionin se gjykatat janë pranuar nga publiku i gjerë si të tilla, pra forumi i tyre për sigurimin e të drejtave dhe detyrimeve ligjore, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve relative mes tyre, prandaj, publiku i gjerë ka respekt dhe besim në kapacitetin e gjykatave për të përmbushur këtë funksion”. Sipas Gjykatës, pasojat e një sulmi (ose sulmi në dukje) mbi paanësinë mund të sjellin gjithashtu dhe një dëmtim të autoritetit të gjykatës. Duhen shmangur opinionet veçanërisht të trupës së Gjyqësorit për çështje (p.sh. penale, evazioni fiskal, por dhe të tjera), të cilat janë në gjykim dhe pa përfunduar dhënia e një vendimi përfundimtar. Gjykata e Strasburgut, në vendimet e saj është shprehur se Konventa parashikon nga njëra anë në nenin 6 – të drejtat e personit për një proces të rregullt gjyqësor, të paanshëm dhe të pavarur; nga ana tjetër parashikon nenin 10 – të drejtën e medias për t’u shprehur lirisht dhe për të kërkuar informacion nga çdo gjykatë. Megjithatë, GJEDNJ është shprehur se nëse aktiviteti i medias nuk pengon masat mbrojtëse procedurale të garantuara nga neni 6 i Konventës (p.sh. e drejta e mbrojtjes dhe mjeteve të barabarta për individin); dhënia e informacionit e garantuar nga neni 10, mund të jetë megjithatë në konflikt me prezumimin e pafajësisë garantuar nga neni 6, nëse një përhapje e tillë krijon besimin në opinionin publik për një vendim me dënim.

Do të analizojmë çështjen e mbrojtjes së Gjyqësorit në marrëdhëniet e tij nga sulme të jashtme. Shpesh ndodh që vetë media të jetë promotore e fushatave apo e financuar (investuar) nga politikanë apo persona privatë me interesa të tyre. Ka pasur raste që në media janë dhënë opinione të gjyqtarëve në detyrë, prokurorëve në detyrë, të cilët në tentativën për të analizuar drejt një ngjarje, kanë formësuar dhe opinionin publik. Është luks të marrësh opinion nga profesionistët, por në çdo rast ky luks nuk duhet të dëmtojë së pari vetë pushtetin gjyqësor dhe së dyti qytetarët pjesëmarrës në procese direkte apo procese të ngjashme me atë çfarë diskutohet. Duhet të garantohet ligjërisht një balancë ndërmjet së drejtës për informim, mbrojtjes së prezumimit të pafajësisë dhe garantimit të autoritetit dhe pavarësisë së Gjyqësorit, duke ditur se punonjësit publikë duhet të shmangen nga të quajtur një person fajtor përpara vendimit të detyrueshëm gjyqësor. Duke u bazuar më sipër, ka raste në praktikë, të cilat mund të vendosin vetë median në një pozicion të dyanshëm, pa komprometuar funksionimin e Gjyqësorit. Mundet që të kërkohet në kuadër të lirisë së shprehjes, shprehja e opinioneve (p.sh. të një personi publik) mbi mënyrën se si po ecën Gjyqësori sot, apo mbi çështje të organizimit të Gjyqësorit (p.sh. buxheti gjyqësor, p.sh. sallat e gjyqeve). Kjo pa dyshim që duhet të jetë në fokusin e medias, por media duhet të ushtrojë funksionin e saj në atë mënyrë që të tregojë te publiku paanshmërinë e saj në drejtim të funksionimit të Gjyqësorit dhe të tregojë se këto opinione janë thjesht dhe vetëm të personit që i shfaq këto opinione në publik, dhe se shpërndarja e këtyre opinioneve është vetëm për qëllim të informimit. Në të njëjtën mënyrë, media duhet të sigurojë për publikun, opinionistin, analistin dhe Gjyqësorin të njëjtat mjete, kohë në dispozicion, mënyrë dhe metoda për të dhënë mendimin e tyre lidhur me, fjala vjen, funksionimin e Gjykatës së Lartë.

Përveçse funksionimit të drejtësisë apo dhënies së saj, media mundet të tregojë me objektivitet në kuadër të ushtrimit të lirisë së shtypit, akuzat lidhur me një çështje penale që po shqyrtohet në gjykatë. Këto elemente mundet të hapen për publikun aq sa nuk prekin parimin e konfidencialitetit të hetimit. Gjithsesi, është e këshillueshme që media të përcjellë ato fakte apo elemente të akuzës që palët vetë në një proces gjyqësor i kanë ofruar në publik për të mbështetur këndvështrimet e tyre. Këtu luan një rol të rëndësishëm dhe marrëdhënia ndërpersonale e medias me personat që ushtrojnë funksione publike, sikurse gjyqtari, prokurori, ministri i Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë apo drejtuesit e gjykatave dhe prokurorive. Duhet të mbahet në konsideratë roli që luan media në forcimin e bindjes dhe besimit të publikut për dhënien e drejtësisë apo dhe “punën e mirë” të një personi që ushtron funksionet e dhënies së drejtësisë. Shpesh vërejmë se një gjyqtar, drejtues i një institucioni të Drejtësisë, në sajë të imazhit të mirë të ofruar nga media, arrin të bëjë përpara në karrierë (promovim brenda Gjyqësorit, politikë). Historia ka treguar (rasti i Italisë para disa vitesh si dhe vende të tjera), se dhënia e informacioneve/opinioneve nga gjyqtarët është përdorur si një trampolinë dhe si mjet që pikërisht këta gjyqtarë të hidhen në politikë të ndihmuar nga media. Së fundi, neni 18 i Rekomandimit parashikon: “Nëse komentojnë vendimet e gjyqtarëve, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ duhet të shmangin kriticizmin e tyre që do të dëmtonte pavarësinë ose besimin e publikut në Gjyqësor. Ata duhet gjithashtu të shmangin veprime që ngrenë pikëpyetje me gatishmërinë e tyre për t’u pajtuar me vendimet e gjyqtarëve, përveçse kur deklarojnë qëllimin e tyre për të apeluar”.

Të menaxhosh lajmin online

Idaver Sherifi


Përhapja e internetit si një mjet komunikimi nga fundi i shekullit XX, ka ndryshuar shumëçka në jetën e njeriut. Interneti jo vetëm që ka ndryshuar në masë të madhe mënyrën e komunikimit mes njerëzve, por edhe e ka zëvendësuar atë me një formë të re, për formësimin e të cilës, me apo pa vetëdije, të gjithë ne kontribuojmë çdo ditë.

Shtimi i numrit të përdoruesve të internetit në një anë dhe lehtësitë që teknologjia ofron në komunikimin e përditshëm në anën tjetër, kanë detyruar median tradicionale që të ndryshojë shumëçka nga “të vërtetat e pandryshueshme” të deri para disa viteve. Në fakt, duhet pranuar se ndryshimi në masë të madhe në median tradicionale është një ndryshim i imponuar dhe jo një zgjedhje e tyre.

Avantazhet si shpejtësia në transmetimin e informacionit, ulja e kostove por edhe humbja e vazhdueshme e audiencës ndaj medias së re, ka detyruar median tradicionale të pranojë realitetin e ri dhe të mundohet të përshatetet me epokën e re, e cila në vendin tonë sapo ka nisur.

Interneti në Shqipëri aq sa është i vjetër, është edhe i ri. Pavarësisht që përdorimi i tij në institucionet shtetërore ka filluar që në fillim të viteve 90-të, bumin e vërtetë do t’a përjetonte vetëm pas 20 vitesh. Por edhe ky “bum” i sotëm i përdorimit të internetit në Shqipëri është shumë poshtë nivelit të përdorimit në vendet e tjera të rajonit. Megjithatë, edhe ky nivel penetrimi i internetit ka bërë që shumë gjëra të ndryshojnë.

Ky fillim i ndryshimit, solli në skenë edhe aktorë të ri në botën mediatike shqiptare. Pa patur nevojën e investimeve të mëdha të nevojshme për themelimin e mediave vizuale apo të shkruara, interneti hapi rrugën e një forme të re të gazetarisë, e cila ndërthur karakteristika të medias vizive dhe asaj të shkruar.

Ky sektor i ri brenda botës mediatike, me aftësinë e lartë konkuruese sidomos brenda audiencës 18-35 vjeç, ka tronditur mediat tradicionale duke i detyruar edhe ata të fillojnë të bëhen pjesë e ndryshimit që tashmë ka filluar.

Pikënisja

Rrugëtimi i pakthim i mediave tradicionale drejt internetit fillon në vitin 1995. Në fillim të këtij viti, disa prej gazetave amerikane si The Washington Times, New York Times, etj. filluan t’i publikonin në internet materialet e publikuara në gazetat e printuara. Në të njëjtin vit, në Evropë të njëjtën rrugë ndjekin edhe International Herald Tribune dhe Daily Mirror.

Në Shqipëri, kjo fazë e digjitalizimit të pjesshëm të mediave fillon pas vitit 2000. Ndër mediat e para që kishin faqet e tyre në internet rënditen Balkanweb, Top-Channel, Gazeta Korrieri, Gazeta Shekulli dhe Gazeta Koha Jonë. Por të gjithë këto faqe kryenin (dhe kryejnë akoma) funksionin e websajtit zyrtar të televizioneve apo gazetave dhe asnjëra prej tyre nuk ishte një media online e mirëfilltë.

Në vitin 2003, themelohet media e parë online shqiptare e cila do të quhet Portali Albeu.com, që filloi si një blog informativ pa qenë pjesë e ndonjë grupi mediatik apo vazhdimësi e një media tradicionale. Portali Albeu.com, pas një periudhe një vjeçare si blog, në vitin 2004 mori formën e një portali dhe që më vonë do të kthehej në një ndër portalet më të klikuara në gjuhën shqipe.

Dy vite më vonë, pikërisht në fillim të vitit 2006 themelohet gazeta e parë online në gjuhën shqipe Gazetastart.com ndërsa disa muaj më vonë edhe portali Telegrafi.com me qendër në Prishtinë.

Pas kësaj periudhe filloi edhe periudha e hapjes së një numri të madhë të faqeve informative, shumica prej të cilave u mbyllën pas një kohe jo shumë të gjatë. Edhe sot, trendi i hapjes së faqeve informative vazhdon me ritëm të lartë, por numri i të “mbijetuarve” pas 5-6 muaj funksionim është shumë i vogël.

Humbja e ekskluzivitetit të lajmit

Me shfaqjen e mediave online çështja e ekskluzivitetit të lajmit ka hapur një debat mes gazetarëve tradicionalistë dhe atyre që mbrojnë median e re. Ekspertët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë, por pavarësisht mendimeve që mbrojnë palët, një gjë është e sigurtë: “De facto” nuk ka më ekskluzivitet dhe shumë gjëra tashmë kanë ndryshuar.

Për të ilustruar këtë çështje do merrja një shembull nga përditshmëria që ka të bëjë me mënyrën e re të komunikimit të politikanëve shqiptarë.

Nëse deri para pak kohësh, marrja e një deklarate, interviste apo prononcimi nga një politikan deri diku ishte mision i pamundur për mediat e reja por edhe për mediat jo afër tyre (politikanëve), sot mund të thuhet se të gjithë janë të barabartë në aksesin e këtyre informacioneve.

Nëse më parë, kryeministri ose lideri i opozitës do të jepte një intervistë, shanset më të mëdha ishin për 2-3 mediat kryesore. Të gjithë tjerët, dhjetëra televizione, gazeta, portale, radio, etj. ishin të detyruara më vonë të merrnin intervistën apo deklaratën nga media që kishte realizuar këtë intervistë. Edhe në rastet kur jepej një deklaratë për të gjitha mediat, shumica e mediave të reja por edhe mediave tradicionale më të vogla, nuk arrinin t’a ndiqnin deklaratën përmes gazetarëve prezent në konferencë.

Sot, kjo gjë është gati e kaluar. Duke analizuar 3 mujorin e fundit (Janar-Mars 2013), vërehet se në 90 për qind të rasteve, liderët politik kanë preferuar t’u drejtohen direkt qytetarëve përmes rrjeteve sociale, pa ndier nevojën e “një ndërmjetësi” për të përcjellë fjalët e tyre. Natyrisht, deklaratat e tyre arrijnë deri te çdo lexues përmes transmetimit në media të këtyre deklaratave të bëra në rrjetet sociale por ekskluziviteti i deklaratës në këtë rast nuk është më i askujt. Nuk është një televizion ose gazetë e madhe ajo që ka “pronësinë” e deklaratës dhe më pas të gjitha mediat tjera i referohen asaj. Ajo deklaratë u është servirur të gjithë njerëzve dhe mediave njëkohësisht, si televizioneve ashtu edhe gazetave, portaleve, radiove, blogjeve, etj dhe në këtë rast, ekskluziviteti i një deklarate të këtillë që dikur bënte ndryshimin kryesor mes “të mëdhenjve” dhe të tjerëve, nuk ekziston më. Të gjithë aktorët në tregun mediatik, janë në të njëjtën masë “pronarë” të atij lajmi.

Kjo strategji e re e komunikimit të politikanëve, në një anë ka zbehur ndikimin e mediave në elektorat duke i spostuar nga roli i transmestuesit ekskluziv të informacionit, ndërsa në anën tjetër ka rritur peshën e rrjeteve sociale dhe mediave online, të cilat tashmë futen të barabartë (nëse jo në avantazh) me mediat tradicionale në garën për transmetimin e informacionit.

Si menaxhohet lajmi në një portal?

Menaxhimi i lajmit në një portal është një proces sfidues dhe i komplikuar e që bëhet i tillë më shumë për shkak të presionit të kohës si dhe ekspozimit direkt ndaj kritikave të lexuesve. Meqë sfida kryesore në portale është koha, gazetari është i detyruar që sa më shpejtë të marrë informacionin, t’a verifikojë, t’a përpunojë, të gjejë foton përcjellëse të lajmit dhe më pas t’a publikojë versionin përfundimtar të lajmit.

Një avantazh i rëndësishëm në gazetarinë online është mundësia e përpunimit dhe përditësimit të vazhdueshëm të lajmit. Në këtë mënyrë, gazetari fillimisht mund të publikojë një version me pak informacione dhe më pas në varësi të informacioneve që vijnë, i njëjti lajm të përditësohet dhe pasurohet. Me këtë arrihen disa synime. E para, gazetari fiton në kohë dhe arrin t’a publikojë lajmin shumë shpejt ndërsa lexuesi po aq shpejtë merr informacionet bazë për një ngjarje. Me përditësimin e mëtejshëm, portali arrin t’a mbajë të lidhur lexuesin me ngjarjen në zhvillim ndërsa lexuesi arrin që vazhdimisht dhe në kohë reale të marrë informacione të reja. Kështu, edhe portali rrit audiencën por edhe lexuesi informohet shumë shpejtë.

Një avantazh tjetër në gazetarinë online është edhe eliminimi i mekanizmave të kontrollit dhe hallkave që duhet të kalojë një lajm deri sa të publikohet në një gazetë apo television. Këto hallka kontrolli, në të shumtën e rasteve shërbejnë edhe si filtra censurimi të lajmit. Në mediat online, struktura organizative eliminon disa hallka të këtij lloji duke e bërë më të thjeshtë dhe më të shkurtër procesin e publikimit të lajmit. Kjo edhe e ul mundësinë e kontrollit dhe censurimit së lajmit.

Ndryshe nga mënyra e funksionimit të mediave tradicionale, në mediat e reja lajmi është i ekspozuar direkt ndaj komenteve dhe kritikave. Publikimi i një lajmi ose opinioni në një portal dhe mundësia që ka lexuesi të ndërveprojë me të, duke komentuar apo duke e shpërndarë në rrjetet sociale, siç mund të ndihmojë pozitivisht në rritjen e imazhit të portalit dhe shpërndarjen e lajmit tek lexues të tjerë, mund të ketë edhe efekt të kundërt nëse i njëjti nuk pëlqehet dhe kritikohet nga lexuesi.

Kjo gjë, edhe pse në shikim të parë duket si gjë negative pasi bëhet objekt diskutimi dhe kritike negative, në fakt shërben si “hallkë kontrolli” në një portal. Ky ndërveprimi me lexuesin, i shërben portalit që të eliminojë gabimet e mundshme, por edhe është një lloj sondazhi se çfarë pëlqen dhe çfarë nuk pëlqen lexuesi. Marrja parasysh e këtyre kritikave dhe komenteve ndikon ndjeshëm në rritjen e cilësisë në një portal, ndryshe nga media tradicionale ku komunikimi me lexuesin është i njëanshëm dhe pothuajse nuk merret kurrëfarë reagimi (feedback-u).

Përfundim

Pavarësisht problemeve me të cilat ballafaqohet sot media e re, e ardhmja e saj është premtuese. Problemet me financimet e portaleve (të ardhurat e të cilëve mvaren në masën 100 për qind nga reklamat) duket sikur me kohë do të zgjidhen me shtimin e numrit të kompanive që reklamojnë në internet, dhe kjo përveç se do t’u sigurojë portaleve një të ardhme më të sigurtë, do të ndikojë ndjeshëm edhe në rritjen e cilësisë së këtyre mediave, duke e rritur kështu aftësinë konkurruese me median tradicionale, e cila çdo ditë e më shumë po humb terren.

Rritja çdo ditë e numrit të përdoruesve të internetit, përdorimi i internetit si mjet parësor informimi nga brezat e rinj si dhe kalimi në internet i një pjese të mirë të shërbimeve të kompanive dhe institucioneve shtetërore, vetëm se i hapin rrugë ngirtjes së mëtejme të portaleve dhe gazetave informative.

Mark Thompson: E ardhmja e shkëlqyer për gazetarinë serioze


Mark Thompson, President dhe CEO i New York Times (NYT), beson se industria e shtypit të shkruar (gazetave) mund të marrë mësime nga Hollywood në atë se si mund të gjenerojë burime të ndryshme të ardhurash nga një produkt.
immagine
Në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm që kur e ka marrë postin e tij në New York Times, Thompson argumenton se kërkesa për gazetari serioze ishte më e madhe e kurrë dhe i mbetet industrisë që të gjejë një mënyrë për ta paguar atë. Produksioni i filmave është vërtet i shtrenjtë, por ka përfitime. Kjo bëhet e mundur përmes përdorimit të shpeshtë që Hollywood i bën të njëjtit produkt: filmi shfaqet fillimisht në kinema, pastaj në DVD dhe në fund shfaqet në kanalet me pagesë.

Përveç kësaj, sipas Thompson, ofrohen edhe produkte të tjera: „Lajmet varen shumë nga koha kur ato botohen, dhe nuk mund të përdoren përherë, por zhvillimi i një sërë formatesh të ndryshme gazetareske për përdoruesit mund të sillte të njëjtin përfitim ekonomik.” Me këtë fjali, Thompson bëri paralele gjatë fjalimit tim në fillim të shtatorit me rastin e 30 vjetorit të bursave Reuter, në Universitetin e Oksfordit, mes mediave që ofrojnë informacione dhe fushës së filmit. Ai theksoi se kërkesat për gazetari cilësore ishin sot më të mëdha se kurrë. Vetëm se sektori i mediave duhet të gjente rrugë për t’i bërë përdoruesit të paguanin. Sipas Thompson që mori drejtimin e NYT në nëntor 2012 pas tetë vjetësh në krye të BBC, zgjidhjet do të vijnë nga gazetat cilësore: „Gazetaria që ushtrohet në gazetat cilësore vazhdon të jetë e shkëlqyer dhe e pazëvendësueshme, dhe aktualisht mund të vëmë re aty më shumë kreativitet dixhital se sa në gazetat bulevardeske apo në mediat audiovizive.“

Thompson vuri në dyshim gjatë fjalës së vet faktin që të ardhurat përmes reklamës online janë të mjaftueshme për të bërë të mundur financimin e një shërbimi shumë të lartë cilësor të lajmeve. Në vend të kësaj ai foli për një strategji më të diferencuar. Fitimet nga reklama dixhitale duheshin kombinuar me të ardhura nga burime të tjera: ai kujtoi abonimet si dhe produkte dhe shërbime që janë të lidhura me markën e „New York Times“, si për shembull konferenca, formate të tipit Smart-Game dhe E-Commerce.

Në varësi të asaj se çfarë shërbimi dhe përmbajtje ekstra kërkon përdoruesi, NYT mund të ofronte një model dixhital të ardhshëm të ndarë në kategori të ndryshme çmimesh. „Ne duam që gjithkush të jetë në gjendje të përjetojë gazetarinë që bëhet në Times, por ne duam gjithashtu që për këtë të paguajnë sa më shumë njerëz të jetë e mundur”, thotë Thompson. Sipas tij, njerëzit janë gati të paguajnë për emrin e mirë të gazetës New York Times, edhe jashtë vendit. „Që kur kemi futur kufizimet e pagesës para dy viteve e gjysmë, kemi pasur gati 70.000 abonime të reja online jashtë SHBA, krejt pa bërë marketing, edhe pse nuk e kemi pasur ende mundësinë, t’u ofronim secilit informacione në gjuhën e tyre të nënës apo t’i bëje ata të paguajnë me monedhën e tyre përveç dollarit. Kështu që do të shohim nëse mund të ofrojmë më shumë përdorues, nëse i përmbushim këto elementë”.

Pak etikë për Kodin e Etikës

Afrim Krasniqi

Lajmi rutinë që kryeministri i ri mund t’u ketë kërkuar ministrave të nënshkruajnë një Kod Etike në marrëdhëniet mes tyre dhe sidomos në përcjelljen e lajmit tek publiku po prodhon lajm dhe zhurmë shumë më tepër sesa programi i qeverisë. Ka dy grupime: një palë që e mirëpret (pjesa pro qeverisë) dhe një palë që anatemon (natyrisht pjesa pro opozitës). Ironikisht në këtë debat janë përfshirë edhe figura drejtuese politike që më parë kanë qenë/janë protagonistë negativë të ushtrimit të pushtetit pa transparencë apo që kanë bërë të njëjtën gjë edhe gjatë drejtimit të tyre.
Interesant është rrjedha e kulturës së debatit në Shqipëri. Të gjithë flasin, të gjithë analizojnë dhe askush nuk merr mundimin të shfletojë ligjet që kemi dhe të na thotë si shprehen ato, të shfletojë praktikat që kemi dhe t’i krahasojë ato, të dallojë modelet perëndimore dhe t’i këshillojë ato. Unë nuk dua të bëj pjesë në këtë logjikë turme të debatit pa etikë për Kodin e Etikës, ndaj po bëj të kundërtën, – po u referohem ligjit dhe praktikave.
Kushtetuta e Shqipërisë, neni 23, thekson se “e drejta e informimit është e garantuar” dhe se kushdo ka të drejtë “në përputhje me ligjin” të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore. Pra, informimi është detyrim dhe e drejtë kushtetuese, ligji përcakton kufizimet dhe kriteret specifike. Në rastin konkret bëhet fjalë për Këshillin e Ministrave, dhe për këtë kemi një ligj për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave. Konkretisht, ky ligj (nr. 9000, 30.01.2003) në nenin 17 flet për parimet e besueshmërisë dhe solidaritetit. Sipas këtij neni “anëtarët e Këshillit te Ministrave duhet t’i respektojnë vendimet e marra ne mbledhjet e Këshillit te Ministrave. Ata duhet te mënjanojnë ne mënyrë te veçante çdo shprehje mospajtimi dhe te mbrojnë ose te përkrahin vendimet e lartpërmendura, pavarësisht nga fakti nëse kane marre pjese ose jo ne mbledhje, ose nëse kane votuar pro ose kundër tyre.
Vlerësimet, debatet dhe raportimet mbeten kofidenciale”. Ja pra që “censura” është ligjore, është detyrim ligjor, votuar me konsensus politik dhe bën pjesë në ligjet themelore të shtetit. Më tej, në ligjin 9131 mbi etikën në administratën publike (neni 3) shkruhet detyrimi i nëpunësve “të ruajë konfidencialitetin e informacionit, që ka në zotërim, por pa cenuar zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”. Madje më tej (neni 16) detyron nëpunësit e administratës publike që pas largimit nga detyra nuk duhet ta përdorin informacionin konfidencial, të marrë gjatë kryerjes së detyrës, për interes personal. Pra edhe ministrat, edhe nëpunësit kanë detyrimin ligjor për etikën zyrtare të komunikimit.
Le të shohim tani praktikat perëndimore. Në një analizë krahasuese çdo vend demokratik evropian përfshirë Francë, Gjermani, Britani, Holandë, Itali, Spanjë, etj, kanë kode të tilla etike në hierarkinë politike të qeverisjes. Në shumicën e këtyre vendeve ka pasur raste kur zyrtarë të lartë janë shkarkuar pikërisht për nxjerrje të sekretit dhe debateve konfidenciale. Këtu është mbështetur edhe alibia e veprimit të fundit. Po a mund të jenë të ngjashme praktikat? Vetëm pjesërisht. Sepse standardi ynë politik dhe qeverisës është shumë larg standardit perëndimor. Vetëm një detaj: në standardin perëndimor të paktën pesë ministra të rinj, 12 deputetë dhe kreu i parlamentit nuk do të mund të ishin aty ku janë pas 23 qershorit…por ne i kemi, i pranojmë dhe kështu pranojnë një standard tjetër demokracie, atë “për Shqipërinë”. Dhe në këtë standard modelet perëndimore duken shpesh të largëta, pa domethënie, të pakuptueshme.
Le të shohim modelet tona të informimit publik. Gjatë gjysmës së parë të viteve ‘90 nuk kishte konferenca shtypi, por njoftime zyrtare për çdo nivel. Konferencat e rralla që bënte ish Presidenti ishin me gazetë të zgjedhur, dhe 99% të pyetje të porositura. Vetëm pyetja nga ZP dhe KJ nuk ishte tërësisht e porositur. Qeveria në atë kohë nxori një gazetë zyrtare qeveritare dhe e centralizoi informacionin qeveritar në këtë gazetë (Lajmi i Ditës). Natyrisht ishte një veprim pa sukses. Qeveritë e majta dhe të djathta (Nano, Meta, Majko, Berisha) që erdhën më pas krijuan praktikë të re: zëdhënësi i kryeministrit u bë shefi i zëdhënësve të çdo ministrie dhe institucioni qendror, çdo deklaratë mori pëlqimin paraprak të tij, d.m.th, të shefit të tij. Pra versioni i Zyrës së Shtypit në KQ u aplikua edhe për zyrat e shtypit të qeverisë dhe kulmi erdhi me ngritjen zyrtare të komisionit të censurës në mars 1997. Kulmi i pasojave ishte fundi i viteve ‘90 kur një ministër i majtë (BB) u shkarkua nga kryeministri me akuzën e nxjerrjes në media të bisedës me sekretaren amerikane të shtetit apo më 2004 kur qeveria kërkoi arrestimin e një deputeti (NL) për shkak se publikoi një vendim shpërblimi financiar për kryeministrin e stafin e tij.
Kjo praktikë kontrolli në forma më të moderuara u aplikua edhe më 2005 kur zyra e shtypit e qeverisë shpërndau një urdhër për institucionet qendrore sesi do flitej dhe deri edhe se kujt gazete i duheshin dhënë reklama shtetërore. Atëherë një shkresë e tillë shkaktoi skandal, por praktika nuk ndryshoi, vetëm sa kryeministri krijoi një zëdhënës të ri qeverie, me post ministror (M.B), e cila e centralizoi aq shumë informimin zyrtar sa përcaktoi edhe emrin e zyrtarit që do merrte pjesë në debatet e ndryshme televizive. Pra, ajo ishte zyra e censurës ku merrej leja për të vajtur në TV, një praktikë e ndjekur edhe nga kabinetet Nano e Meta, madje nga zyrtarë të lartë politikë të së majtës që sot, për ironi, janë deputetë të opozitës së re.
Përfundimisht, praktika e fundit e qeverisë, por edhe kritikat që shoqëruan atë vuajnë vetë nga mungesa e etikës dhe transparencës publike. Pala që kritikon nuk sjell argumente ligjore dhe as modele, por vetëm konteston, – një praktikë jetëshkurtër, pa rezultat dhe që të kujton modelet nihiliste të tranzicionit. Pala në qeveri po mbrohet në mënyrë të gabuar, duke mos reaguar, duke mos sqaruar, duke mos dhënë garanci sa duhet për shqetësimin e një pjese të publikut, pavarësisht nëse kjo pjesë është pakicë apo nëse është votuese pro apo kundër.
Për të, çështja që ende hap debat është nëse një Kod Etike midis ministrave zëvendëson ligjet dhe sa korrekt do të jetë ai me ligjin dhe detyrimin kushtetues të transparencës. Për shkak se ende nuk është provuar nuk kemi arsye ta anatemojmë, por për shkak se njohim praktikat e deritanishme politike, përfshirë edhe atë të kryeministrit të ri, kemi arsye të jemi skeptik. P.sh, zoti Rama ashtu si z. Berisha kanë një praktikë pune të ngjashme në marrëdhëniet publike: ata nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë konferenca shtypi, por japin deklarata shtypi. Gazetarët që ftohen janë të kontrolluar më parë, shpesh pyetjet janë të porositura dhe nëse bëhet pyetje jashtë porosisë, secili merret me personin që pyet, subjektin mediatik ose me batuta dhe jo me detyrimin për përgjigje serioze dhe transparencë publike. Ose më tej: Berisha, Rama, Meta, etj aplikuan në zgjedhje modelin e kasetës së gatshme, lajmit të gatshëm, censurës mbi median dhe takimeve të parapërgatitura më parë nga stafet, duke shkelur dukshëm etikën e komunikimit publik, detyrimin ligjor për transparencë, të drejtat e informimit dhe standardet e atyre zgjedhore. Natyrisht që kjo krijon dyshim, dhe ka nevojë për tu provuar, ka nevojë vetë si praktikë për më shumë transparencë dhe për më shumë garanci ndaj interesit publik dhe përgjegjësisë kushtetuese. Një këshillë thelbësore që vlen për dy palët, palën që do qeveris dhe palën tjetër që me akuzat e keqqeverisjes mori 1 milion vota kundër dhe që vijon të mos dëshmojë akte të reflektimit, transparencës dhe vendimmarrjes demokratike.
Ky vend nuk ka vuajtur nga derdhja e informacionit, por nga censura dhe kontrolli i informacionit. Transparenca është kulturë, është standard, është modernitet dhe element thelbësor për demokracinë. Ndaj ikja nga debate të tilla fiktive apo praktika skeptike kërkojnë akte konkrete transparence dhe akte shoqëruese institucionale e administrative. P.sh, qeveria e re le të hapë zyrat e saj për publikun, çdo qytetar të ketë mundësi të njihet online dhe pa censurë me aktet e saj zyrtare, me buxhetin, me treguesit socialë, me projektet ligjore dhe me të dhëna mbi vendimmarrjen e ministrave dhe zyrtarëve të lartë. Qytetari duhet të vendosë cili është informacioni që ai ka nevojë të dijë, dhe jo një zyrtar, kushdo qoftë ai, në zyrën e tij të pajisur dhe paguar me taksat qytetare. Lajmi politik mund të ndryshohet, por lajmi zyrtar, administrativ, teknik, duhet të jepet në kohë dhe i plotë. Gjë që nuk ka ndodhur, gjë që duhet të ndodhë, gjë që ende nuk ka garanci se do të ndodhë. Sistemi ndryshohet duke ndryshuar praktikat, ligjet, sjelljen dhe mentalitetet, jo vetëm duke ndërruar ca njerëz në poste e zyra. Për ta treguar këtë palët politike, sidomos ajo në qeveri, është në sprovë dhe në sfidë më parimet e shpallura prej saj, me pritshmëritë publike dhe me nevojën për më pak distancë midis standardeve për Shqipërinë dhe standardeve për çdo vend demokratik.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...