Kohët antike
Duke filluar nga shekulli V para erës së re, çrregullimet mendore, sidomos ato me karakteristika psikotike, konsideroheshin me origjinë mbinatyrore. Kjo pikëpamje ekzistonte si në Greqinë e lashtë, po ashtu edhe në Romën antike.
Hipokrati
Dorëshkrimet më të hershme rreth çrregullimeve mendore janë të shkruara nga grekët. Në shekullin IV para erës së re, Hipokrati parashtroi teorinë se abnormalitetet fiziologjike mund të jenë shkak i çrregullimeve mendore. Sido që të jetë, zhvillimi i mëtejmë i kësaj pikëpamjeje, pushoi pak kohë më pas, si rezultat i rënies së Perandorisë Romake. Liderët religjiozë dhe të tjerët filluan përsëri që të përdornin versionet e mëhershme të ekzorcizmit, për t’i trajtuar sëmundjet mendore, ku shpesh nënkuptoheshin edhe metoda nga më barbaret.
Mesjeta - psikologjia islame
Spitalet e para psikiatrike janë ndërtuar në mesjetë, në botën islame, duke filluar nga shekulli VIII. Spitali i parë psikiatrik ishte ndërtuar në Bagdad, në vitin 705, më pas u ndërtua spitali psikiatrik në Fes (në fillim të shekullit VIII) dhe ai në Kajro (në vitin 800). Për dallim nga mjekët e krishterë, të cilët bazoheshin në shpjegime demonologjike për sëmundjet mendore, mjekët mesjetarë myslimanë bazoheshin kryesisht në vrojtime klinike. Ata bënë arritje të dukshme në psikiatri dhe ishin të parët që filluan me psikoterapi dhe trajtim moral për të sëmurit mendorë, si shtesë ndaj formave të tjera të trajtimit, si p.sh banjat, mjekimin me barna, muziko-terapinë, dhe terapinë okupacionale.
Mjeku persian Rhazes
Ibn Sina - Avicenna
Në shekullin X, mjeku persian Muhammed ibn Zakarīa Rāzi (Rhazes), kombinoi metodat psikologjike dhe shpjegimet fiziologjike për të siguruar një trajtim për të sëmurët mendorë. Bashkëkohësi i tij, mjeku arab Najab ud-din Muhammed, ishte i pari që përshkroi një numër sëmundjesh mendore, siç është depresioni me agjitim (i agjituar), neuroza, priapizmi dhe impotenca seksuale (Nafkhae Malikholia), psikoza (Kutrib) dhe mania (Dual-Kulb).
Në shekullin XI, një mjek tjetër persian, Avicenna, dalloi "psikologjinë fiziologjike" në trajtimin e sëmundjeve që kishin të bënin me emocione, si dhe zhvilloi një sistem për të shoqëruar ndryshimet në puls me ndjenjat e brendshme, gjë që konsiderohet si paraardhës i testit të asociimit të fjalës të zhvilluar nga Karl (Carl) Jung në shekullin XIX. Avicenna po ashtu ishte një pionier i hershëm i gjendjeve neuropsikiatrike, si halucinacioneve, insomnisë, manisë, ëndrrave të këqija, melankolisë, demencës, epilepsisë, paralizës, sulmit (stroke), vertigos dhe tremorit.
Spitalet psikiatrike janë ndërtuar në Evropën mesjetare duke filluar nga shekulli XIII, me qëllim të trajtimit të të sëmurëve mendorë, por ishin shfrytëzuar vetëm si institute mbajtëse (ruajtëse – kustodiale), duke mos ofruar kurrfarë lloji të trajtimit.
I themeluar në shekullin XIII, "Bethlem Royal Hospital" në Londër, është njëri nga spitalet më të vjetra psikiatrike. Në vitin 1547, qyteti i Londrës mori përsipër këtë spital dhe vazhdoi funksionimi i tij deri në vitin 1948.
Periudha e hershme moderne
William Battie
Në vitin 1656, Louis XIV i Francës krijoi një sistem publik të spitaleve për ata që vuanin nga çrregullimet mendore, por sikur edhe në Angli, aty nuk ofrohej ndonjë trajtim i vërtetë. Në vitin 1758, mjeku anglez William Battie, shkroi "Treatise on Madness" që apelonte që në azile të aplikoheshin trajtime. Tridhjetë vjet më vonë, monarku i ri anglez, George III, vuante nga një çrregullim mendor.
Duke filluar nga shekulli V para erës së re, çrregullimet mendore, sidomos ato me karakteristika psikotike, konsideroheshin me origjinë mbinatyrore. Kjo pikëpamje ekzistonte si në Greqinë e lashtë, po ashtu edhe në Romën antike.
Hipokrati
Dorëshkrimet më të hershme rreth çrregullimeve mendore janë të shkruara nga grekët. Në shekullin IV para erës së re, Hipokrati parashtroi teorinë se abnormalitetet fiziologjike mund të jenë shkak i çrregullimeve mendore. Sido që të jetë, zhvillimi i mëtejmë i kësaj pikëpamjeje, pushoi pak kohë më pas, si rezultat i rënies së Perandorisë Romake. Liderët religjiozë dhe të tjerët filluan përsëri që të përdornin versionet e mëhershme të ekzorcizmit, për t’i trajtuar sëmundjet mendore, ku shpesh nënkuptoheshin edhe metoda nga më barbaret.
Mesjeta - psikologjia islame
Spitalet e para psikiatrike janë ndërtuar në mesjetë, në botën islame, duke filluar nga shekulli VIII. Spitali i parë psikiatrik ishte ndërtuar në Bagdad, në vitin 705, më pas u ndërtua spitali psikiatrik në Fes (në fillim të shekullit VIII) dhe ai në Kajro (në vitin 800). Për dallim nga mjekët e krishterë, të cilët bazoheshin në shpjegime demonologjike për sëmundjet mendore, mjekët mesjetarë myslimanë bazoheshin kryesisht në vrojtime klinike. Ata bënë arritje të dukshme në psikiatri dhe ishin të parët që filluan me psikoterapi dhe trajtim moral për të sëmurit mendorë, si shtesë ndaj formave të tjera të trajtimit, si p.sh banjat, mjekimin me barna, muziko-terapinë, dhe terapinë okupacionale.
Mjeku persian Rhazes
Ibn Sina - Avicenna
Në shekullin X, mjeku persian Muhammed ibn Zakarīa Rāzi (Rhazes), kombinoi metodat psikologjike dhe shpjegimet fiziologjike për të siguruar një trajtim për të sëmurët mendorë. Bashkëkohësi i tij, mjeku arab Najab ud-din Muhammed, ishte i pari që përshkroi një numër sëmundjesh mendore, siç është depresioni me agjitim (i agjituar), neuroza, priapizmi dhe impotenca seksuale (Nafkhae Malikholia), psikoza (Kutrib) dhe mania (Dual-Kulb).
Në shekullin XI, një mjek tjetër persian, Avicenna, dalloi "psikologjinë fiziologjike" në trajtimin e sëmundjeve që kishin të bënin me emocione, si dhe zhvilloi një sistem për të shoqëruar ndryshimet në puls me ndjenjat e brendshme, gjë që konsiderohet si paraardhës i testit të asociimit të fjalës të zhvilluar nga Karl (Carl) Jung në shekullin XIX. Avicenna po ashtu ishte një pionier i hershëm i gjendjeve neuropsikiatrike, si halucinacioneve, insomnisë, manisë, ëndrrave të këqija, melankolisë, demencës, epilepsisë, paralizës, sulmit (stroke), vertigos dhe tremorit.
Spitalet psikiatrike janë ndërtuar në Evropën mesjetare duke filluar nga shekulli XIII, me qëllim të trajtimit të të sëmurëve mendorë, por ishin shfrytëzuar vetëm si institute mbajtëse (ruajtëse – kustodiale), duke mos ofruar kurrfarë lloji të trajtimit.
I themeluar në shekullin XIII, "Bethlem Royal Hospital" në Londër, është njëri nga spitalet më të vjetra psikiatrike. Në vitin 1547, qyteti i Londrës mori përsipër këtë spital dhe vazhdoi funksionimi i tij deri në vitin 1948.
Periudha e hershme moderne
William Battie
Në vitin 1656, Louis XIV i Francës krijoi një sistem publik të spitaleve për ata që vuanin nga çrregullimet mendore, por sikur edhe në Angli, aty nuk ofrohej ndonjë trajtim i vërtetë. Në vitin 1758, mjeku anglez William Battie, shkroi "Treatise on Madness" që apelonte që në azile të aplikoheshin trajtime. Tridhjetë vjet më vonë, monarku i ri anglez, George III, vuante nga një çrregullim mendor.
Pas remisionit të mbretit në vitin 1789, sëmundja mendore filloi që të shikohej si diçka që mund të trajtohej dhe të mjekohej (shërohej). Në vitin 1792, mjeku francez Philippe Pinel filloi me aplikimin e qasjes së trajtimit human për ata që vuanin nga çrregullimet mendore.
Shumë e konsiderojnë Philippe Pinel-in baba të psikiatrisë moderne
William Tuke adaptoi metodat e theksuara nga Pinel dhe, në të njëjtin vit, Tuke hapi "York Retreat" në Angli. Ai institucion u bë i njohur si model (shembull) në tërë botën për trajtimin human dhe moral të pacientëve që vuanin nga çrregullimet mendore. Kjo frymëzoi institucionet e ngjashme në SHBA, si psh "Brattleboro Retreat" dhe "Hartford Retreat" (tani "Institute of Living").
Shekulli XIX
Në fillim të këtij shekulli, Anglia dhe Franca, marrë së bashku, kishin vetëm disa qindra njerëz në azile. Kah fundi i viteve 1890 dhe fillimi i viteve 1900, ky numër pësoi një ngritje marramendëse, duke arritur vlerën prej qindra mijërave. SHBA-ja, në vitin 1904, kishte 150.000 pacientë në spitalet mentale. Vendet gjermanishtfolëse kishin më shumë se 400 azile publike dhe private. Këto azile ishin kritike për evoluimin e psikiatrisë, meqë ato ofronin një platformë universale të ushtrimit të këtij profesioni në tërë botën.
Edhe universitetet kishin rol në administrimin e azileve. Si rezultat i partneritetit midis azileve dhe universiteteve, Gjermania u bë lider botëror në psikiatri, gjatë shekullit XIX.
Në këtë vend ekzitonin më shumë se 20 universitete të ndara, ku të gjitha konkurronin midis veti për të arritura shkencore. Megjithatë, për shkak të gjendjes reale në Gjermani, si dhe për shkak të mungesës së rregullimit të azileve në nivel kombëtar, ky vend nuk kishte centralizim të organizuar të azileve, apo edhe vetë psikiatrisë. Britania, ngjashëm me Gjermaninë, po ashtu kishte mungesë të organizimit central për administrimin e azileve. Kjo mungesë ndikonte në "shpërndarjen" e ideve të reja në mjekësi, respektivisht në psikiatri.
Në vitin 1834 në SHBA, e veja e një mjeku, Ana Marsh, financoi ndërtimin e azilit të parë privat, me fond stabil. "Brattleboro Retreat" shënoi fillimin e spitaleve private psikiatrike në Amerikë, duke sfiduar institucionet shtetërore për pacientë, fonde dhe ndikim. Edhe pse i bazuar në "York Retreat" të Anglisë, ky spital do të kishte institucione të specializuara për çdo filozofi trajtimi.
Në vitin 1838, Franca miratoi një ligj për rregullimin si të pranimit në azile, po ashtu edhe të shërbimit të azileve në tërë vendin. Deri në vitin 1840, azilet, si institucione terapeutike, ekzistonin në tërë Evropën dhe në SHBA.
Megjithatë, idetë e reja dhe dominuese, se sëmujdet mendore mund të "mbizotërohen" ("conquered"), gjatë mesit të shekullit XIX pësuan një rënie të madhe. Psikiatrit dhe azilet u gjetën nën një presion të rritjes së vazhdueshme të pacientëve. Numri mesatar i pacientëve në azile, në SHBA, u rrit për 927%. Shifrat ishin të ngjashme edhe në Angli dhe Gjermani. Në Francë, numri i pacientëve ishte aq i madh, sa që azilet kishin një numër të dyfishtë të kapacitetit të tyre maksimal të pacientëve.
Rritja e popullatës së azileve mund të ketë qenë rezultat i transferimit të kujdesit nga familjet dhe shtëpitë për të varfër (poorhouses), por edhe sot e kësaj dite vazhdon që të diskutohet pse kishte ardhur deri te kjo rritje. Pa marrë parasysh shkakun, presioni mbi azilet kishte marrë haraçin e vet te azilet, por edhe te psikiatria në veçanti. Edhe një herë, azilet u shndërruan në institucione mbajtëse (kustodiale) dhe reputacioni i psikiatrisë në botën mjekësore ra në nivelin më të ultë.
Shekulli XX
Klasifikimi i sëmundjeve dhe rilindja e psikiatrisë biologjike
Shekulli XX paraqiti një psikiatri të re para botës. Filluan të implementohen perspektiva të ndryshme të qasjes ndaj sëmundjeve mendore. Karriera e Emil Kraepelinit vlen sidomos që të përmendet.
Në fillim, Kraepelini ishte shumë i interesuar për psikologjinë dhe injoronte idetë e psikiatrisë anatomike. Pas emërimit të tij si profesor i psikiatrisë dhe, më vonë, pas punës së tij në një klinikë psikiatrike universitare, interesimi i tij rreth psikologjisë së "pastër" filloi që të zbehej, për çka ai paraqiti një plan të një psikiatrie më gjithëpërfshirëse.
Kraepelini po ashtu filloi që të studiojë dhe promovojë idetë e klasifikimit të sëmundjeve për çrregullimet mendore, një ide e paraqitur për herë të parë nga Karl Ludwig Kahlbaum. Ideja fillestare e psikiatrisë biologjike, sipas së cilës të gjitha çrregullimet mendore kanë natyrë biologjike, evoluoi në një ide të re të "nervave" dhe psikiatria u bë një lloj (rough) neurologjie, apo neuropsikiatrie.
Emil Kraepelin
Sigmund Freud
Pas vdekjes së Sigmund Freud-it, filluan që të lëshojnë rrënjë edhe idetë që rridhnin nga teoria psikanalitike. Teoria psikanalitike u bë e popullarizuar në mesin e psikiatërve për shkak se ajo mundësonte aë pacientët të trajtoheshin në praktikë (ambulanca) private, në vend të azilit. Sido që të jetë, përparimi i psikiatrisë deri në vitet 1970, e shndërroi teorinë psikanalitike në një shkollë margjinale të mendimit, brenda fushës (së psikiatrisë).
Në këtë periudhë erdhi deri te rilindja e psikiatrisë biologjike. Psikofarmakologjia u bë një pjesë integrale e psikiatrisë, duke filluar me zbulimin nga Otto Loewi të neurotransmiterit të parë, acetilkolinës. Neuroimazheria u përdor për herë të parë si metodë në psikiatri, në vitet 1980. Zbulimi i klorpromazinës, respektivisht i efektit të saj në trajtimin e skizofrenisë, në vitin 1952, revolucionarizoi trajtimin e kësaj sëmundjeje, siç kishte bërë zbulimi i litium karbonatit në stabilizimin e luhatjeve të humorit te çrregullimi bipolar, në vitin 1948. Meqë çështjet psikosociale ende konsideroheshin valide, ilaçi i tyre konsiderohej psikoterapia.
Edhe njëherë filloi që të mendohej se gjenet luajnë rol në paraqitjen e sëmundjeve mendore. Biologjia molekulare hapi derën për identifikimin e gjeneve të veçanta, që ndikojnë në paraqitjen e sëmundjeve mendore. Deri në vitin 1995, u arrit që të zbulohen gjenet në kromozomin VI që ndikojnë në paraqitjen e skizofrenisë, si dhe gjenet në kromozomet 18 dhe 21 që kontribuojnë në paraqitjen e çrregullimit bipolar.
Anti-psikiatria dhe deinstitucionalizimi
Fillimi i përdorimit të barnave psikiatrike dhe përdorimi i testeve laboratorike, ndryshuan raportin doktor – pacient midis psikiatrit dhe pacientëve të tij. Animi i psikiatrisë kah shkencat "e forta" (hard sciences) është interpretuar si mungesë e brengosjes për pacientin.
Ronald David Laing, psikiatër, njëri nga përfaqësuesit e anti-psikiatrisë
Anti-psikiatria është theksuar më shumë në fund të shekullit XX, si rezultat i publikimeve në media, ku thuhej se çrregullimet mendore janë mit. Disa pjesëtarë të kësaj rryme thoshin se psikiatria është një lloj i kontrollit social dhe kërkonin që kujdesi i institucionalizuar psikiatrik, që kishte origjinën nga azili terapeutik i Pinelit, të ndalohej (hiqej). Gjatë sundimit të disa regjimeve totalitare, pati raste kur psikiatrit keqpërdorën profesionin e tyre, për ta ndihmuar sistemin që ta forcojë kontrollin politik, gjë që haset edhe ditëve tona. Shembuj historik të keqpërdorimit të psikiatrisë ndodhën në Gjermaninë naziste, në BRSS (Psikhushka), si dhe në sistemin e apartheidit në Afrikën Jugore.
Terapia elektrokonvulzive (ECT) ishte një trajtim të cilin anti-psikiatria donte ta eliminonte. Ata pohonin se terapia në fjalë dëmton trurin dhe se përdorej si mjet për disiplinë. Përderisa nuk ka dëshmi që truri të jetë dëmtuar nga ECT, në anën tjetër, duhet të thuhet se ka pasur raste të izoluara kur pacientët ishin kërcënuar me përdorimin e elektroterapisë, në mënyrë që ata të mbaheshin nën kontroll. Prevalenca e barnave psikiatrike ndihmoi në fillimin e deinstitucionalizimit, procesit të dërgimit të pacientëve nga spitalet psikiatrike, në komunitet. Pas 33 viteve qyshkur kishte filluar deinstitucionalizimi, në spitalet shtetërore psikiatrike në SHBA kishin mbetur vetëm 19% e pacientëve.
Transinstitucionalizimi dhe pasojat
Në vitin 1963, presidenti i SHBA-së, John F. Kennedy, në bazë të një ligji delegoi Institutin nacional për shëndet mendor, që të administrojë me Qendrat e shëndetit mendor në komunitete, për ata (pacientë) që ishin lëshuar nga spitalet psikiatrike shtetërore. Më vonë, përqendrimi i Qendrave të shëndetit mendor në Komunitet ishte përqendruar në mbajtjen e seancave të psikoterapisë për ata që vuanin nga çrregullimet mendore akute/apo të lehta. Përfundimisht, mund të thuhet se nuk ishin bërë aranzhime për pacientët e sëmurë aktivë që ishin lëshuar nga spitalet. Disa prej atyre që vuanin nga çrregullimet mendore u bënë të pastrehë, apo përfunduan në burgje. Studimet treguan se 33% e të të pastrehëve dhe 14% e të burgosurve tashmë ishin diagnostikuar me ndonjë sëmundje mendore.
Dr David RosanhanNë vitin 1972, psikologu David Rosenhan publikoi eksperimentin Rosenhan, një studim që analizonte validitetin e diagnozave psikiatrike. Si pjesë e studimit, tetë persona që nuk kishin histori të psikopatologjisë, kishin marrë për detyrë që të mundohen të pranohen në spitale psikiatrike. Në mesin e këtyre personave ishte një student, kishte psikologë, një artist, një amvise dhe dy mjekë, ku njëri prej tyre ishte psikiatër. Që të tetë personat ishin pranuar në spital, me diagnozën skizofreni, apo çrregullim bipolar. Psikiatrit më pastaj tentuan që t’i trajtonin këta persona me anë të medikamenteve.
Që të gjithë ata ishin liruar brenda një afati prej 7 deri në 52 ditë. Studimi i Rosenhan-it konkludoi se personat që nuk kanë çrregullim mendor nuk mund të dallohen nga ata që vuajnë nga çrregullimet mendore. Edhe pse kritikët, si psh Robert Spitzer, vunë në dyshim validitetin dhe kredibilitetin e studimit, megjithatë edhe ata qenë të detyruar që të pranojnë se konsistenca e diagnozave psikiatrike ka nevojë për përmirësim.
Dr Robert Spitzer
Psikiatria, si edhe shumë fusha të tjera të mjekësisë, ka një kërkesë të vazhdueshme sinjifikative për kërkime që merren me sëmundjet përkatëse, klasifikimin, origjinën dhe trajtimin. Psikiatria ka rënë pre e besimit fundamental biologjik se sëmundja dhe shëndeti janë elemente të ndryshme të adaptimit të një personi ndaj ambientit. Por, psikiatria po ashtu pranon se ambienti i qenieve të gjalla është kompleks dhe përfshinë elemente fizike, kulturore dhe elemente të raportit. Si reagim ndaj faktorëve të jashtëm, truri i njeriut duhet të njohë apo organizojë shpresat, frikët, dëshirat, fantazitë dhe ndjenjat e individit. Detyra e vështirë e psikiatrisë është që të tentojë t’i kuptojë këta faktorë, në mënyrë që ata të mund të studiohen si klinikisht, po ashtu edhe fiziologjikisht.
Sikur edhe me shumicën e fushave të tjera të mjekësisë – edhe kur flitet për psikiatrinë, mund të thuhet se edhe specialistët e fushave të tjera mund të diagnostikojnë dhe trajtojnë çrregullimet mendore, duke u shërbyer me parimet e psikiatrisë.
Një psikiatre duke biseduar me pacienten e saj
Psikiatrit janë mjekë që specializohen në psikiatri dhe janë të licencuar që të trajtojnë sëmundjet mendore duke aplikuar qasjen biomjekësore ndaj çrregullimeve mendore. Psikiatrit po ashtu mund t’u nënshtrohen trajnimeve të ndryshme për të bërë psikoterapi, psikanalizë, apo edhe terapi kognitive bihejvorale, por është trajnimi i tyre mjekësor, qasja ndaj laboratorëve mjekësorë dhe aftësia që të përshkruajnë barna, ajo që i dallon ata nga profesionistët tjerë të shëndetit mendor.
Kërkimet
Kërkimet psikiatrike, nga vetë natyra e tyre, janë ndërdisiplinore. Nga një perspektivë e përgjithshme, studimet psikiatrike kombinojnë qasje biologjike, sociale dhe psikologjike, si dhe faktin se si këto perspektiva shkaktojnë çrregullim mendor. Nën mbikëqyrjen e bordeve vrojtuese institucionale, kërkuesit shkencorë psikiatrikë shqyrtojnë një llojllojshmëri të çështjeve, si psh neuroimazheritë, gjenetikën dhe psikofarmakologjinë, të cilat nga ana e tyre ndihmojnë në qëndrueshmërinë diagnostike, në zbulimin e metodave të reja të trajtimit, si dhe në klasifikimin e çrregullimeve të reja mendore.
Hospitalizimi
Trajtimet psikiatrike kanë ndryshuar gjatë disa dekadave të fundit. Në të kaluarën, pacientët psikiatrikë shpesh qëndronin të shtrirë në spital për gjashtë muaj, apo edhe më shumë, me disa raste që rrinin të hospitalizuar me vite të tëra. Sot, pacientët psikiatrikë kanë më shumë gjasa që të trajtohen në mënyrë ambulatore. Nëse nevojitet hospitalizimi, koha mesatare e qëndrimit në spital është rreth dy javë, ku vetëm një numër i kufizuar i pacientëve rrinë në spital për një kohë më të gjatë.
Të sëmurët psikiatrikë mund të shtrihen në spital edhe përkundër vullnetit të tyre. Kriteret për hospitalizim të dhunshëm dallojnë nga shteti në shtet. Ato mund të jenë më të ngushta dhe më të gjera.
Trajtimi ambulator
Pacientët psikiatrikë mund të hospitalizohen, apo të mjekohen në mënyrë ambulatore. Trajtimi ambulator nënkupton vizita periodike te psikiatri për konsultime, në takime që mesatarisht zgjasin nga 30 deri në 60 minuta.
Shumë të krishterë dhe priftërinj të tyre janë duke e përdorur psikiatrinë si një mjet të referimit jashtë-biblik, bashkë me këshillimin priftëror. A është praktika psikiatrike bekim apo mallkim për të krishterët?
A ekziston psikiatri i krishterë? (kopertina e një libri me titull: "Dua një psikiatër të krishterë")
Fjalori i Websterit e definon psikiatrinë si "trajtim i çrregullimeve mendore", kurse një psikiatër përcaktohet si "ekspert në trajtimin e çrregullimeve mendore". Për t’i zbuluar këto "çrregullime mendore", psikiatri shërbehet me "psikanalizën", e cila është një metodë e hetimit (investigimit) "mendor", e zhvilluar nga Sigmund Freud, për të sjellë në dritë shkaqet e fshehura të sjelljes dhe për të caktuar efektet e tyre në jetën e individit. Fjala "psikiatri" rrjedh nga dy fjalë të greqishtes së lashtë: "psyche" (që dmth shpirt) dhe "iatros" (që dmth mjek, apo mjekësi). Në këtë mënyrë, fjala "psikiatri" dmth mjek i shpirtit, apo mjekësi e shpirtit.
Trupi dhe shpirti?
"Webster" e definon shpirtin si pjesën jo-materiale të njeriut; selinë morale dhe emocionale të ndjenjave, për dallim të intelektit. Nga këto definicione, duhet të jetë evidente se psikiatrit mundohen që të merren me të padukshmen, emocionalen, me problemet morale, duke i quajtur ato "sëmundje mendore", apo "çrregullime mendore". Klishetë dhe shprehjet si "sëmundje mendore", apo "çrregullim mendor" shpesh përdoren nga psikiatrit për të përshkruar çështjet që, në të vërtetë, janë shpirtërore, nga aspekti i etiologjisë së tyre. Çka duhet të bëjnë të krishterët me këto tendenca psikiatrike për t’u marrë me sjelljen "mëkatare", me çështjet e moralit, mendimeve dhe emocioneve në një nivel laik, humanist? Ndoshta do të jetë më së miri që të fillojmë me leximin e ekstrakteve nga shkrimet e vetë Sigmund Freudit, për të parë prej nga vinte ai dhe cilat ishin rrethanat që çuan deri te formulimi i psikanalizës. Le të shohim se a janë idetë e tij me të vërtetë bekim, apo ndoshta mallkim për të krishterët...
Rrënjët e psikiatrisë
Në hyrjen e librit të tij "Totem dhe Tabu" (një libër rreth ritualeve pagane), Freud thotë:
"Asnjë lexues i (versionit hebraik të) këtij libri nuk do ta ketë të lehtë që ta vejë veten në një pozitë emocionale të një autori i cili është injorant rreth gjuhës së shkrimeve të shenjta, i cili është plotësisht i tëhuajësuar nga religjioni i baballarëve të tij (judaizmi), si dhe nga të gjitha religjionet e tjera... "
Kopertina e librit të Freudit: "Totem Und Tabu"
Këtu shohim se, përkundër faktit që Freud ishte i vetëdijshëm për librat e shenjtë, megjithatë ai, me dëshirën e vet, hoqi dorë jo vetëm nga judaizmi, por nga TË GJITHA besimet fetare. Nga kjo ne vetëm mund të konkludojmë se Freud ishte një ateist jo-renegat, i pa-shpëtuar, një njeri natyral – një apostat i trashëgimisë së vet fetare – duke përdorë vetëm burimet e intelektit të tij të kufizuar për të gjykuar të gjitha fetë dhe vlerat morale. Ai u bë gjykatësi i vetes së tij, juria dhe Zoti i vetvetes! Nga shkrimet e tij, ne dimë se, si njeri "i natyrës", ai nuk pranonte gjërat hyjnore, ato për të ishin marrëzira. Ai ishte i paaftë që të kuptojë gjërat shpirtërore dhe, siç pranon në një letër dërguar një mikut të tij, ai nuk kishte ndjenja për të përjetshmen, siç nuk kishte as besim për një gjë të tillë. Sikur edhe B.F. Skiner, ai ishte një ateist dhe gjykonte vetëm në bazë të asaj që shihte, si dhe nuk besonte se njeriu ka një shpirt të pavdekshëm brenda vetvetes.
"Religjioni" i Freudit
Si rezultat i kësaj, Freud ishte i detyruar që ta shpikë religjionin e tij personal... psikiatrinë... duke bërë dogmat e tij personale, si dhe duke re-definuar në aspektin semantik shprehjet biblike, si mëkati, në kompleks, një psiko-terminologji e cila duket shkencore për shkak të përputhjes së saj me terminologjinë psikologjike dhe atë mjekësore moderne. Siç tha Carl Jung, një psikanalist tjetër, rreth Freudit:
"Ai ia kishte përkushtuar jetën dhe energjinë e tij ndërtimit të një psikologjie e cila ishte formulim i vetë qenies së tij.
E, çka ishte "vetë qenia" e Freudit? Vet ai e quante veten e tij "një hebre plotësisht ateist", si dhe "një pagan të papërmirësueshëm". Shkrimet e Freudit shpesh janë cinike, kritike dhe arrogante në dënimin e besimeve fetare të çfarëdo natyre. Në librin e tij "Totemi dhe Tabuja", ai thotë:
"Ia kemi arritur që t’i kuptojmë demonët, meqë i kemi shpjeguar ata si projeksione të ndjenjave armiqësore të ekzistencës kundër vdekjes... Do të ishte një çështje tjetër sikur demonët të ekzistonin me të vërtetë. Por, ne e dimë se, sikur edhe zotat, ata janë krijesa të mendjes njerëzore".
Në studimet e tij të besimeve pagane dhe të besimeve të tjera, Freud ka zbuluar se demonologjia dhe shpirtrat e këqij (ligë) shpesh fajësoheshin për sjellje abnormale në këto fe. Freud u përpoq që t’i spjegojë idetë e tilla si pjesë të pa-sofistikuara të imagjinatës njerëzore.
Demonët nuk ekzistojnë?
Të krishterët e dinë se Freud ishte një njeri i verbër dhe i mashtruar në aspektin shpirtëror, sidomos kur bëhet fjalë për demonët, meqë demonologjia gjithmonë ka qenë një doktrinë aktive në besimin e krishterë dhe, vetë Krishti ka përzënë demonë. Por arroganca dhe injoranca e Freudit rreth demonologjisë nuk merr fund me kaq. Ai po ashtu mohon edhe ekzistimin e shpirtrave.
Psikiatria dhe religjioni Komentet e lexuesve Intervista
Në të njëjtin libër, "Totemi dhe tabuja", ai thotë:
"Shpirtrat, si edhe demonët, siç kemi parë... janë vetëm projektime të vetë impulseve emocionale të njeriut."
A ekzistojnë demonët?
Duke mohuar botën shpirtërore, Freud ishte i detyruar që të përqendrohet në emocionet dhe trupin e njeriut si bazë të krijimit të psikanalizës, prandaj ai eliminoi konceptin e çdo gjëje shpirtërore nga filozofia dhe mësimet e veta. Meqë ai vetë ishte ateist, patjetër edhe idetë e tij duhej të ishin ateiste.
"Mitet" e krishtera
Freud po ashtu mohonte doktrinën e krishterë të lindjes së Krishtit nga virgjëresha Mëri (Mari), duke thënë:
"Fisi Arunta i Australisë qendrore e ka zgjeruar edhe më shumë mitin rreth mbarësimit të një virgjëreshe nga shpirti, duke e shndërruar atë në një teori të përgjithshme të mbarsjes, por kjo nuk është arsye që atyre t’u përshkruhet një injorancë më e madhe sesa njerëzve të antikitetit, në kohën e lindjes së miteve të krishtera.
Në këtë mënyrë, në mënyrë subtile Freud mohon lindjen e Krishtit nga një virgjëreshë, duke e konsideruar atë mit, duke mohuar në këtë mënyrë edhe Hyjninë e Krishtit. Për Freudin, krishterimi ishte mitologji.
Virgjëresha Mari, njëra nga figurat kyçe të krishterimit
Ai thotë se, "Nuk mund të ketë dyshim se, në mitin e krishterë, mëkati origjinal ishte kundër Babait". Në një libër tjetër, "Civilizimi dhe të pakënaqurit me të", Freud thotë:
"Njëri nga këta njerëz të jashtëzakonshëm e quan veten mik timin, në letrën që ma dërgon. Unë ia dërgova atij librin tim të vogël ("E ardhmja e një iluzioni"), ku religjioni trajtohet si iluzion – dhe ai u përgjigj se plotësisht pajtohet me pikëpamjen time rreth religjionit."
Duke qenë një evolucionist, Freud po ashtu ishte i detyruar ta gjente një mënyrë për t’i justifikuar premtimet e tij psikanalitike, prandaj shkroi përsëri në "Civilizimi dhe të pakënaqurit me të":
"Njeriu i rëndomtë nuk mund ta paramendojë këtë mbrojtje hyjnore (Providence) në ndonjë formë tjetër, përpos në formën e një babai shumë të ekzaltuar, meqë vetëm si i tillë ai mund t’i kuptojë nevojat e të bijve të njeriut, apo mund të zbutet nga lutjet e tij, duke u ndikuar nga shenjat e pendimit të tyre. Tërë kjo mesele është kaq infantile, kaq e papërshtatshme me realitetin... sa që është e dhembshme të mendohet se pjesa më e madhe e njerëzve të rëndomtë kurrë nuk do të jenë në gjendje që të ngrihen përtej kësaj pikëpamjeje për jetën".
Është evidente se Freud mendonte se vetë është ngritur mbi njerëzit e rëndomtë në aspektin evolutiv, duke i vënë idetë e tij mbi shkrimet e shenjta. Duke mohuar ekzistimin e Zotit, Freud po ashtu eliminon edhe nevojën dhe efektin e lutjeve. Nëse me të vërtetë njeriu varet nga ndokush, atëherë ky është psikanalisti i tij, e jo Zoti.
Psikiatri i krishterë – një kontradiktë
Duke analizuar këto që u thanë më lart, atëherë shtrohet pyetja se a mund të ekzistojë një psikiatër i krishterë. Sipas realitetit biblik, kjo është e pamundshme – është njësoj sikur të thuhet një i krishter ateist. Me siguri se Freud do të rrotullohej në varr sikur të merrte vesh se sot ekzistojnë psikanalistë të krishterë dhe, pa dyshim, bazuar në mënyrën e të menduarit të Freudit, ai do t’i quante këta njerëz "skizofrenikë".
Një psikiatër i krishterë - mision i pamundur?
E çka mund të thuhet për psikologët? Fjalori i Webster-it thotë se psikologjia është "ajo degë e metafizikës që për subjekt ka shpirtin (soul) e njeriut, natyrën e tij, vetitë dhe operacionet". Në këtë mënyrë, një psikolog ("psycho-logos" – greqisht "përshkrues i shpirtit") mund të quhet "diagnostikues i shpirtit", kurse psikiatri -"mjek i shpirtit" – ("soul").
Psikiatri i krishterë – një kontradiktë
Duke analizuar këto që u thanë më lart, atëherë shtrohet pyetja se a mund të ekzistojë një psikiatër i krishterë. Sipas realitetit biblik, kjo është e pamundshme – është njësoj sikur të thuhet një i krishter ateist. Me siguri se Freud do të rrotullohej në varr sikur të merrte vesh se sot ekzistojnë psikanalistë të krishterë dhe, pa dyshim, bazuar në mënyrën e të menduarit të Freudit, ai do t’i quante këta njerëz "skizofrenikë".
Një psikiatër i krishterë - mision i pamundur?
E çka mund të thuhet për psikologët? Fjalori i Webster-it thotë se psikologjia është "ajo degë e metafizikës që për subjekt ka shpirtin (soul) e njeriut, natyrën e tij, vetitë dhe operacionet". Në këtë mënyrë, një psikolog ("psycho-logos" – greqisht "përshkrues i shpirtit") mund të quhet "diagnostikues i shpirtit", kurse psikiatri -"mjek i shpirtit" – ("soul").
Shëndeti mendor dhe shërbimet në shoqëritë islame
Spitalet e para psikiatrike në botë me gjasë janë ndërtuar në botën arabe: në vitin 705 në Bagdad, në vitin 800 në Kajro dhe në vitin 1270 në Damask. Në Turqi, në vitin 1555 ishin formuar reparte të veçanta të psikiatrisë në spitalet e përgjithshme, kurse spitali i veçantë psikiatrik ishte ndërtuar në vitin 1583.
Mjekët e mëdhenj myslimanë përfshijnë al-Raziun (vdiq më 925), i cili shkroi një enciklopedi mjekësore me 24 vëllime dhe i cili trajtoi pacientë psikiatrikë, si dhe Ibn Sinanë (Avicenna; vdiq më 1037), i cili shkroi "Kanunin e mjekësisë" me 14 vëllime, i cili është përdorë në Perëndim për 700 vjet. Ibn Sinai mohoi mendimin se sëmundjet mendore shkaktohen nga shpirtrat e këqij (xhinët).
Shtetet me shumicë myslimane (për shkak të përmasave të vogla të hartës nuk shihet Shqipëria dhe Kosova, që po ashtu bëjnë pjesë në këtë grup vendesh)
Meqë ekzistojnë më shumë se 50 shtete islame, nuk mund të ketë një përshkrim të vetëm, të përbashkët të shërbimeve të shëndetit mendor. Spitali i parë modern psikiatrik në Lindjen e Mesme ishte Spitali Psikiatrik "Rozbeh" në Teheran, i cili u hap në vitin 1937 dhe ku punonin dy psikiatër të edukuar në Perëndim. Në disa shtete islame, si psh në Arabinë Saudite, pjesa më e madhe e popullit beson se sëmundja mendore është dënim nga Zoti, apo se shkaktohet nga shpirtrat e këqij. Në këtë shtet, ka disa regjione ku ofrohet një trajtim i përparuar psikiatrik, por në regjionet tjera metodat e trajtimit përfshijnë kauterizimin, rrahjet dhe ekzorcizmin.
Para vitit 1950, në Arabi nuk kishte vendosje të rregulluar për të sëmurët psikikë, prandaj ata rrinin në shtëpi banimi. Spitali i parë modern psikiatrik në Arabinë Saudite ishte ndërtuar në vitin 1962.
Një gjendje e ngjashme është edhe në Pakistan, ku shumica besojnë se sëmundja mendore shkaktohet nga hyrja e djallit në trup. Pacientët ende mbahen të lidhur, rrihen dhe u digjen pjesë të caktuara të trupit.
Murad dhe Gordon, megjithatë raportojnë se "Në shoqëritë bashkëkohore arabe, psikiatria ka themele të mira... ".
Malajzia është duke bërë një reformë të madhe në shëndetin mendor, sidomos në aspektin e legjislaturës dhe vëmendjes ndaj kujdesit të shërbimeve.
Shërbimet e shëndetit mendor në Egjipt janë duke marrë vëmendjen e duhur. Libani ka përgatitur një program kombëtar të shëndetit mendor në vitin 1987, por progresi ka qenë i ngadalshëm. Në këtë vend ekzistojnë dy spitale të mëdha mendore, të cilët të shumtën e kohës shfrytëzojnë kapacitetin e tyre të plotë, si dhe ka vetëm 1,2 psikiatër për 100.000 banorë. Kuvajti dhe Bahrejni kishin spitale të mëdha "mbajtëse", të cilët kryesisht janë zëvendësuar me struktura më moderne psikiatrike. Katari (me rreth 500.000 banorë) kurrë nuk ka pasur ndonjë spital psikiatrik, por shërbimet e kësaj fushe janë ofruar nëpërmes reparteve të psikiatrisë, në kuadër të spitaleve të përgjithshme.
Pamje e një spitali të Iranit
Irani ka një shërbim të tërë psikiatrik. Një studim i kohëve të fundit, që ka marrë si mostër 35.000 persona, gjeti se prevalenca e çrregullimeve mendore përputhet me atë të studimeve ndërkombëtare.
Një studim i OBSH-së për depresionin në kultura të ndryshme në mbarë botën, tregoi se tablotë klinike të kësaj sëmundjeje në Teheran ishin të ngjashme me ato në pjesët e tjera të botës.
Te të mbijetuarit e luftës Iran–Irak është raportuar prania e PTSD-së, gjë që ishte konstatuar edhe te të mbijetuarit e tërmetit në Bam.
Në Malajzi, depresioni dhe anksioziteti rëndomë paraqiten si simptoma somatike. Çrregullimi obsesiv-kompulsiv më së shpeshti shoqërohet me rituale dhe përmbajtje fetare.
Në shoqëritë arabe të Gjirit, somatizimi dhe simptomat disociative janë gjendje të shpeshta psikiatrike, kurse në Arabinë Saudite, Sindroma e Munchausenit (by proxy) me gjasë është forma kryesore e abuzimit të fëmijëve.
Përdorimi i drogave dhe alkoolit janë vepra që dënohen ashpër. Kur’ani parasheh 80 goditje me kamxhik, të cilit dënim mund t’i shtohen edhe dënime të tjera të caktuara nga autoritetet, por rrallë ndodhë që të dënohen ata që kërkojnë ndihmë. Ekzistojnë dënime të ashpra për dilerët dhe furnizuesit. Në Arabinë Saudite dhe në Iran mund të gjenden spitale të specializuara që trajtojnë varësinë nga substancat dhe alkooli.
Vetëvrasja është krim sipas Sheriatit, kështu që tentimet e vetëvrasjeve mund të pasohen me ndjekje ligjore. Megjithatë, problemi i vetëvrasjes mbetet problem madhor për Turqinë, Uzbekistanin dhe vendet e tjera të Azisë qendrore.
Emri i Zotit (All-llah xh.sh.) dhe profetit Muhamed (a.s.) - "ikonë" e shpeshtë në Botën Islame
Është interesant rasti i vetëvrasjes së një myslimani të ri në Australi. Kishte rënë në sy fakti që familja e të vetëvrarit ishte leçitë nga komuniteti lokal mysliman, për shkak të stigmës që kishte shoqëruar këtë ngjarje.
Malajzia, Egjipti, Irani dhe shumë shtete të tjera islame kanë departamente aktive universitare të psikiatrisë, që ofrojnë një kujdes të kualitetit të lartë të trajtimit ambulator dhe spitalor për personat me sëmundje mendore dhe për të varurit nga përdorimi i substancave. Në Irak, etika mjekësore është lëndë e dalluar në Universitetin e Basrës.
Psikiatria forenzike në Islam
Për shkak të numrit të madh të shteteve islame, si dhe për shkak të literaturës së mangët në gjuhën angleze, është vështirë që të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës. Kutaiba Çelebi ka bërë monografinë e parë në gjuhën angeze të psikiatrisë forenzike në jurisprudencën islame.
Kopertina e librit "Psikiatria forenzike në jurispudencën islame", nga Kutaiba Çelebi
Mens rea (qëllimi për ta kryer veprën) është një koncept i pranueshëm dhe i domosdoshëm për shpalljen e dikujt fajtor. Pra, nuk ka krim, nëse ai bëhet pa qëllim. Profeti Muhammed a.s. konsideronte të miturit, personat në gjumë dhe "të çmendurit" si të lirë nga faji për veprat që mund t’i kenë bërë. Në Perëndim, deri në shekullin XV nuk kishte pasur rast të lirimit nga përgjegjësia për shkak të çmendurisë, derisa ligji islam merrej me këtë çështje në shekullin VII dhe VIII.
Çmenduria (junun), sipas ligjit islam, përcaktohet në gjyq, në bazë të këshillës së psikiatrit. "Çmenduria" nuk ka një definicion të përgjithshëm, por rëndom nënkupton "çrregullimin e mendjes, me ç’rast veprat dhe të folurit nuk kontrollohen nga arsyeja, me disa përjashtime të vogla".
Në Turqi, kur mendohet se ndonjë çrregullim i theksuar psikiatrik të ketë kontribuuar në kryerjen e ndonjë krimi serioz, kryesi i veprës dërgohet (dënohet) në një njësit të spitalit mendor, mirë të ruajtur, ku trajtohet të paktën për një vit.
Një xhami e bukur
Ligji islam njeh konceptin e hutimit (shushatjes) të papritur (dahish), që mund të përkthehet edhe si ‘e befasishme’ ose ‘e jashtëzakonshme’. Kjo asocon me humbjen e papritur të mendjes dhe, sipas disa shkollave të ligjit, sa i përket përgjegjësisë kriminale, duhet të trajtohet njësoj sikur çmenduria.
Shumica e vendeve arabe nuk kanë ligj të shëndetit mendor, si të tillë, apo kanë vetëm atë që ka mbetur nga periudha kolonialiste.
Në Arabinë Saudite, të sëmurit mendor i caktohej një kujdestar i cili duhej ta jepte pëlqimin rreth trajtimit.
Sipas ligjit islam, sa i përket hospitalizimit të pavullnetshëm (dhunshëm), rrezikshmëria nuk ka rëndësi primare. Theksi nuk është te mbrojtja e lirisë, por te sigurimi i trajtimit (përkujdesjes).
Gjatë historisë islame, shteti ka pasë të drejtën që t’i marrë përsipër çështjet financiare të personit, në bazë të parimit të Al-Hajjer-it. Kjo është relevante kur personi ka një sjellje shumë të çmendur (safahah), si psh nëse harxhon paratë. Hajjer caktohet nga një gjykatës, nëse një person vepron kundër interesave të tij, pa marrë parasysh praninë e sëmundjes mendore. Por, Hajjer nuk ndikon në aftësinë e personit që t’i menaxhojë çështjet tjera personale. Nëse ky parim shtrihet (zgjerohet) sipas analogjisë (qiya) edhe në hospitalizimin jo të vullnetshëm, ai mund të përfshijë edhe hospitalizimin e dhunshëm të personave të varur nga alkooli dhe drogat, si dhe të atyre me personalitet psikopatik. Në Turqi konsiderohet se personat që nuk mund t’i kontrollojnë sjelljet e tyre, nuk mund t’i praktikojnë të drejtat e tyre. Neni 89 i Ligjit Civil Turk thotë se vetëm personat me arsye (që mund të logjikojnë) kanë të dejtë që të martohen. Neni 112 deklaron se nëse gruaja apo burri kanë vuajtur nga ndonjë çrregullim psikiatrik gjatë kohës kur janë martuar, atëherë martesa mund të konsiderohet e pavlefshme. Këto nene janë paraparë me qëllim të mbrojtjes së njerëzve nga rreziqet potenciale materiale dhe morale.
Ligji islam, i preokupuar me familjen dhe shoqërinë, ka rregulla respektive që kanë të bëjnë me trashëgiminë. Një person mund t’ua lejë vetëm deri 1/3 e pasurisë së tij personave që nuk janë trashëgues natyralë të tij. Ligji nuk pranon një testament që është shkruar nga një individ jokompetent në aspektin mendor. Ende nuk është përcaktuar saktësisht testi i kompetencës mendore. Siç u tha edhe më lartë – edhe pse vetëvrasja është ilegale, ajo ndodhë. Në disa vende, rregullat dhe politikat e spitaleve janë rregulluar në atë mënyrë që limitojnë konfidencialitetin, kështu që tentuesit e vetëvrasjes mund të raportohen në polici. Raportet e kohëve të fundit nga Azia Qendrore flasin për një gjendje të vështirë ekonomike dhe për një rritje dramatike të vetëvrasjeve. Në Kirgistan, një lider mysliman tash vonë ka deklaruar se, ata që bëjnë vetëvrasje mund të varrosen me rituale fetare, gjë që paraqet largim nga Ligji islam.
Në rast të shkurorëzimit, në përgjithësi, Ligji islam parasheh që fëmijët më të vegjël se 7 vjet, të mbeten me nënën e tyre. Pas kësaj moshe, babai do ta fitojë të drejtën e përkujdesjes. Këtu ka edhe disa faktorë gjinorë: fëmija i gjinisë mashkullore mund të zgjedhë me cilin prind mund të shkojë, pa marrë parasysh moshën, kurse fëmija femër nuk e ka këtë të drejtë. Babai mbetet furnizues (kujdestar), pa marrë parasysh se me kë jeton fëmija. Merren parasysh interesi më i mirë i fëmijës, për çka psikiatrit mund të japin informacione rreth shëndetit mendor të prindërve, në lidhje me atë se me cilin prind është më mirë që të rrijë fëmija. Islami i jep një përkrahje të fuqishme konfidencialitetit.
Gjysmëhëna (shpesh me yll) është një simbol i myslimanëve
Disa autorë mendojnë se nëse ndaj mjekëve në gjyq ushtrohet presion që ta thyejnë konfidencialitetin, atyre u lejohet që të japin dëshmi të rrejshme, pa frikë se do të dënohen nga Zoti. Sistemi ligjor islam e njeh parimin e dëshmitarit ekspert. Sido që të jetë, vetëm një mysliman mund të dëshmojë në gjyq kundër një të akuzuari mysliman, po ashtu edhe psikiatri duhet të jetë mysliman, nëse jep mendim rreth ndonjë pacienti mysliman. Me shekuj të tërë, përgjegjësitë e mjekëve janë përcaktuar qartësisht, prandaj janë familjarë shprehjet: lëndim i qëllimshëm, respektivisht i paqëllimshëm, shkelje e standardeve profesionale, injorim, trajtim pa pëlqim, mashtrim, refuzim i trajtimit dhe thyerje e konfidencialitetit.
Ekzorcizmi dhe raporti i tij me religjionin dhe psikiatrinë
Ekzocizmi (nga latinishtja ‘exorcismus’, si dhe nga greqishtja ‘exorkizein’ – bëj be, kërkoj solemnisht) është një praktikë e dëbimit të demonëve apo shpirtrave të tjerë të këqij nga një person apo vend, të cilin ata besohet se e kanë pushtuar. Kjo praktikë është goxha e vjetër dhe është pjesë e një sistemi të besimit të shumë kulturave dhe religjioneve.
Filmi "The Exorcist" e bëri ekzorcizmin "aktual" për kohën tonë
Personi që bën ekzorcizmin, i njohur si ekzorcist, shpesh është klerik, apo person që besohet se ka aftësi apo fuqi të veçanta. Ekzorcisti mund të përdorë lutje dhe material tjetër fetar, si psh formula të ndryshme, ikona, gjeste, simbole, hajmali, etj. Ekzorcisti shpesh fton Zotin, Krishtin si/ose edhe engjëj të tjerë të ndryshëm që të intervenojnë në ekzorcizëm.
Marrë në përgjithësi, personat e pushtuar nga djajtë nuk konsiderohen si të këqij në vetvete (sui generis), e as të përgjegjshëm për veprat e tyre, për këtë shkak, ekzorcistët e konsiderojnë këtë praktikë më shumë si trajtim shërues, sesa si ndëshkim. Për këtë shkak, rëndom nuk ushtrohet dhunë ndaj personit të pushtuar nga djajtë, me përjashtim të lidhjes së tij, në rast se është i dhunshëm.
Historia
Koncepti i posedimit (pushtimit) nga shpirtrat e këqij dhe praktikimi i ekzorcizmit janë shumë të lashtë dhe shumë të përhapur. Ato mund ta kenë origjinën në besimet shamanistike prehistorike.
Ikonografi shamanistike
Besëlidhja e Re e të krishterëve përfshinë ekzorcizmin në kuadër të mrekullive që i ka bërë Jezu Krishti. Për shkak të këtij precedenti, pushtimi nga djajtë ka qenë pjesë e sistemit të besimit të krishterë që nga fillimi i kësaj feje, prandaj nuk habitë fakti që ekzorcizmi ende është një praktikë e pranuar e katolicizmit, ortodoksisë dhe e disa sekteve protestante. Edhe Kisha e Anglisë ka nga një ekzorcist zyrtar në secilën dioqezë.
Pas epokës së iluminizmit, praktika e ekzorcizmit ka pësuar rënie në aspektin e rëndësisë që i është dhënë, duke u rralluar edhe praktikimi i saj, sidomos në Perëndim. Marrë në përgjithësi, gjatë shekullit XX, ekzorcizmi është praktikuar kryesisht në Evropën lindore dhe në Afrikë, me disa raste që janë bërë të njohura më gjerë, siç është për shembull rasti i Anneliese Michel-it. Në ditët e sotme, si rezultat i studimeve të trurit dhe mendjes, shumë raste, që në të kaluarën do të ishin kandidate të përshtatshme për ekzorcizëm, tani konsiderohen si çrregullime mendore dhe trajtohen si të tilla.
Megjithatë, pasi që në vitin 1973 doli filmi "The Exorcist", u ringjall përsëri ideja e ekzorcizmit, gjë që pati ndikim të madh në Evropë dhe në SHBA. Mund të thuhet se, ndoshta si rezultat i kësaj, besimi në pushtim nga djajtë dhe në ekzorcizëm gjetën vend në shoqërinë bashkëkohore.
Ekzorcizmi në krishterim
Te të krishterët, ekzorcizmi bëhet duke përdorë "fuqinë e Krishtit", apo "në emër të Krishtit". Kjo bazohet në besimin se Krishti kishte urdhëruar pasuesit e tij që të përzejnë shpirtrat e këqij në emër të tij (Mateu 10:1, Mateu 10:8; Marku 6:7; Luka 9:110:17), (Marku 16:17). Në bazë të artikullit mbi ekzorcizmit të Enciklopedisë katolike: Krishti dëbonte djajtë në shenjë të profetësisë (Messiahship) të tij, duke ua dhënë këtë fuqi edhe dishepujve të tij.
Enciklopedia çifute, në artikullin rreth Krishtit, deklaron se ai ishte sidomos i përkushtuar ndaj përzënies jashtë trupit të demonëve, duke e transmetuar këtë aftësi edhe te pasuesit e tij, megjithatë ai ishte superior ndaj tyre në këtë drejtim.
Gjatë kohës së Krishtit, burimet çifute jashtë Besëlidhjes, raportojnë për ekzorcizëm të bërë me dhënien e preparateve me ekstrakte helmuese të rrënjës (së bimëve), apo duke bërë sakrifica (flijime) - (Josephus, "B. J." vii. 6, § 3; Sanh. 65b). Ato nuk raportojnë se Krishti ishte një ekzorcist, por pohojnë se ekzorcizmi praktikohej nga dega Esene e judaizmit (Rrotullat e Detit të Vdekur në Kumran).
Ekzorcizmi dhe rimo-katolicizmi
Rimo-katolicizmi konsideron se, për dallim nga baptizmi apo të rrëfyerit, ekzorcizmi është një ritual që nuk është i shenjtë. Për dallim nga një kungatë (sacrament), integriteti dhe efikasiteti i ekzorcizmit nuk varen... nga përdorimi rigid i ndonjë formule të pandryshueshme, apo në një vazhdë të caktuar veprimesh. Efikasiteti i tij varet nga dy elemente: autorizimi nga autoritetet valide dhe legale kishtare, si dhe nga besimi i ekzorcistit. Duke marrë parasysh këtë, mund të thuhet se ekzorcizmi katolik mbetet njëra ndër format më rigide dhe më të organizuara të të gjitha ritualeve ekzistuese ekzorciste.
Pikturë e Francisco Goya-s, ku shihet shenjti Francis Borgia duke bërë një ekzorcizëm
Ekzorcizmi solemn, në bazë të Ligjit Kanonik të kishës, mund të ushtrohet vetëm nga ndonjë prift (apo nga ndonjë prelat më i lartë), me lejen e peshkopit lokal dhe vetëm pas një ekzaminimi të thuktë mjekësor, për ta përjashtuar mundësinë e ekzistimit të ndonjë sëmundjeje mentale. Enciklopedia katolike (1908) shton: "Nuk duhet që besëtytnia të përzihet me fe, pa marrë parasysh se sa të ndërlidhura mund të jenë historitë e tyre, e as me magjinë, sado e ndërlidhur të jetë ajo me një rit legjitim fetar". Gjërat që përmenden në ritualin katolik si indikatorë për posedim të mundshëm nga djajtë, janë edhe: të folurit në gjuhë të huaja, apo të lashta, të cilat i pushtuari nuk i ka ditur më parë, aftësitë dhe fuqitë mbinatyrore, njohuritë rreth gjërave të fshehura dhe të kaluara, të cilat i poseduari nuk ka pasur mundësi që t’i njohë, averzioni ndaj çfarëdo gjëje të shenjtë, blasfemia e shprehur, apo sakrilegji.
Kisha katolike e ka ndryshuar (revizionuar) Ritin e Ekzorcizmit në janar të vitit 1999, përkundër faktit që Riti (tradicional) i ekzorcizmit në latinisht lejohet si mundësi. Akti i ekzorcizmit konsiderohet të jetë një detyrë mjaft e rrezikshme shpirtërore. Rituali nënkupton që të merret pëlqimi nga personat e poseduar, përkundër faktit që demonët mund ta mbajnë kontrollin mbi trupin e tyre (fizik). Në të kaluarën kanë mundur të jenë përdorur formula të tjera, siç është “Vade retro satana” benediktin. Në epokën moderne, Kisha katolike rrallë autorizon ekzorcizmin, duke i konsideruar rastet e dyshimta si raste të sëmundjeve mendore apo fizike.
Ekzorcizmi në sajëntologji
Pjesëtarët e religjionit të sajëntologjisë besojnë se qeniet e jashtme (të huaja), të quajtura Thetanet e trupit (Body Thetans), janë grumbulluar rreth personit, duke shkaktuar konfuzion te ai. Qëllimi i sajëntologjisë është që këto krijesa të largohen nga personi i caktuar.
Disa simbole të sajëntologjisë (scientology)
Në nivelin e avancuar të sajëntologjisë - "OT3", "thetanet trupore" dëbohen nga organizmi, duke përdorë një teknikë të komplikuar. Ekzorcizmi i thetaneve, me një teknikë të thjeshtësuar, parashihet me nivelin e avancuar "OT5", të njohur edhe si "New Era Dianetics for Operating Thetans". Pas këtyre niveleve (që përdoren për të arritur edhe qëllime të tjera, jo vetëm për "ekzorcizmin" e thetaneve trupore), supozohet se personi duhet të jetë i lirë nga ndikimi i thetaneve trupore.
Raste të famshme (njohura) të ekzorcizmit
Thuhet se Salvador Dali-t i është bërë ekzorcizëm nga një klerik italian, Gabriele Maria Berardi, derisa ai ishte në Francë, në vitin 1947. Dali bëri një skulpturë të Krishtit në kryq, të cilën ia dha klerikut, në shenjë falënderimi.
Piktori i famshëm Salvador Dali - i pushtuar nga djajtë?
Anneliese Michel ishte një grua katolike nga Gjermania për të cilën thuhej se ishte e pushtuar nga gjashtë a më shumë djaj, për çka edhe iu nënshtrua ekzorcizmit në vitin 1975. Dy filma artistikë, "The Exorcism of Emily Rose" dhe "Requiem", bazohen deri diku në storjen e Anneliese-s.
Një djalë, i njohur me nofkën "Roland Doe", ishte subjekt i ekzorcizmit në vitin 1949, duke u bërë kështu subjekt i "The Exorcist", një romani horror (dhe filmi të mëvonshëm), të shkruar nga William Peter Blatty.
Ekzorcizmi – pikëpamja shkencore
Rituali katolik i ekzorcizmit ua tërheqë vërejtjen priftërinjve që të shikojnë për praninë eventuale të shenjave të sëmundjes mendore. Shumë sëmundje mendore janë trajtuar si posedim nga djajtë, meqë kanë shfaqur simptoma që janë interpretuar si të tilla.
I sëmurë, apo i pushtuar nga djajtë?
Posedimi (pushtimi) nga djajtë nuk është diagnozë valide psikiatrike apo mjekësore, prandaj nuk njihet as nga DSM-IV apo ICD-10. Ata që besojnë në pushtimin nga djajtë, herë-herë i kanë përshkruar simptomat që shoqërojnë sëmundjet mendore, si histeria, mania, psikoza, Sindroma Tourette, epilepsia, skizofrenia apo çrregullimi disociativ i identitetit, si shenja të pushtimit nga djajtë. Në rastet e çrregullimit disociativ të identitetit, kur është pyetur personaliteti tjetër që të identifikohet, në 29% të rasteve thuhet se ata janë identifikuar si djaj. Për më tepër, ekziston një formë e monomanisë që quhet demonomani ose demonopati, në të cilën pacienti beson se është i pushtuar nga një a më shumë djaj.
Mjekësia mund t’i shpjegojë disa aspekte të "simptomave" të manifestuar nga personat që pohojnë se janë të pushtuar nga djajtë: dihet se "fuqia mbinatyrore" është e rëndomtë në disa raste të çmendurisë (mania, histeria, etj.).
Fakti që ekzorcizmi bën punë te personat që përjetojnë simptoma të pushtimit nga djajtë, i përshkruhet efektit placebo dhe fuqisë së sugjestionimit. Disa persona për të cilët dyshohet se janë të pushtuar nga djajtë, në të vërtetë janë persona narcistikë, apo vuajnë nga vetëbesimi i ulur, prandaj e luajnë rolin e personit të pushtuar nga djajtë, për ta fituar vëmendjen e të tjerëve. Sido që të jetë, ka pasur raste të shumta të lëndimeve serioze, e edhe të vdekjeve të personave të "pushtuar nga djajtë", si pasojë e ushtrimit të ekzorcizmit.
Ekzorcizmi në fenë islame
Pushtimi (posedimi) nga shpirtrat e këqij (xhinët), apo djalli (Sheitani), si dhe ekzorcizmi, janë pjesë e besimit islam që nga fillimi i tij.
Në bazë të shkencëtarëve islamë, "xhini hyn në trupin e njeriut dhe e bën atë që të flasë fjalë të pakuptueshme, të panjohura edhe për vetë atë person,... "Xhinët hyjnë në një njeri të prekur nga sulmet (kriza), duke ndikuar që ai të flasë me fjalë të pakuptueshme, të panjohura edhe për vetë atë; nëse ndokush i prekur nga këto kriza goditet me një fuqi që do ta vriste një deve, ai nuk e ndjenë atë." (Sheik al-Islam ibn Tajmijah, Majmoo al-Fatawa.)
Kopertina e një libri me titull "Bota e xhinëve"
Edhe kleri islam tregon maturi kundër përdorimit të tepërt të ekzorcizmit, duke thënë se, në pjesën më të madhe të rasteve, kemi të bëjmë me shkaktarë psikologjikë, apo fizikë, që gabimisht konsiderohen si posedime nga djajtë. Rastet e vërteta të pushtimit nga djajtë janë të rralla dhe besimtarëve u tërhiqet vërejtja që të kenë kujdes nga ekzorcistët që inkurajojnë diagnozën e posedimit nga djajtë, pa menduar mirë, meqë ata mund të jenë të shtyrë nga shkaqet e përfitimit material.
Autoritetet islame po ashtu mohojnë mundësinë e pushtimit nga shpirtrat e personave të vdekur, duke thënë se shpirtrat e këqij mund të pohojnë se janë shpirtra të personave të vdekur, në mënyrë që ta inkurajojnë sjelljen mëkatare në mesin e njerëzve, siç janë psh adhurimi i varreve dhe mbajtja e hajmalive për dëbimin e shpirtrave të këqij.
Ekzorcizmi në Kur’an dhe Sunet (praktikën e profetit Muhammed a.s)
Citati vijues i Kur’anit krahason gjendjen e mëkatarëve në Ditën e Gjykimit, me gjendjen e atyre që janë çmendur nga djalli:
275. Ata që e hanë kamatën nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit.... (Surja Bekare 2:275). Shkencëtarët islamë, si Al-Kurtabi, citojnë këtë pjesë të Kur’anit si dëshmi kundër atyre që mohojnë pushtimin nga xhinët, apo e përshkruajnë atë si pasojë të shkaqeve natyrore, si dhe kundër atyre që pohojnë se Djalli (Shejtani) nuk hyn në njerëz, e as që i prekë ata.
Ka edhe tregime rreth asaj se profeti Muhammed a.s dhe pasuesit e tij kanë dëbuar shpirtrat e këqij nga trupat e besimtarëve, duke u shërbyer me pjesë të Kur’anit, lutje drejtuar Zotit, si dhe duke përdorur ujin e shenjtë të Zem-zemit.
Një dijetar islam (foto-ilustrim)
Ky shembull tregohet Ja'la ibn Murah:
E kam parë profetin e Allahut (paqja qoftë mbi të) duke bërë tri gjëra që nuk i ka parë askush para apo pas meje. Shkova me të në një udhëtim. Gjatë rrugës, kaluam pran një gruaje që rrinte ulur afër rrugës me një djalë. Ajo thirri: "O i Dërguar i Allahut, ky djalë është vënë në sprovë dhe, për shkak të tij – edhe ne jemi vënë në sprovë. Nuk e di se sa herë në ditë ai preket nga sulmet (ngërçet)". Ai (paqja qoftë mbi të) tha: "Ma jep mua". Kështu, gruaja e ngriti djalin dhe e ofroi afër profetit.
Ai (paqja qoftë mbi të) më pas, e vuri djalin midis vetes dhe mesit të shalës, e hapi gojën e djalit dhe fryu tri herë në të, duke thënë: "Në emër të Allahut, unë jam rob i Allahut, dil jashtë, armik i Allahut!" Më pas, ai ia ktheu djalin gruas dhe i tha: "Dil e na tako kur të kthehemi në këtë vend, për të na treguar se si ka qenë djali". Ne shkuam. Me rastin e kthimit, e gjetëm atë grua në të njëjtin vend, me tri dele. Kur profeti i tha asaj: "Si ka qenë djali juaj"? Ajo u përgjigj:"Pasha atë të Vetmin që të ka dërguar ty me të vërtetën, deri tani nuk kemi hetuar asgjë të pazakonshme në sjelljen e tij... " (Musnad Ahmad (vol: 4, p. 170), dhe al-Haakim, i cili e deklaroi autenticitetin e tij)
Përgatiti:F.Bruqi