Agim Bacelli
Aviatorët që do të qëllonin nëndetësen atomike ruse në Vlorë
Rrëfimet për heroizmat dhe ndëshkimet e aviatorëve gjatë kohës së komunizmit dhe si u shkatërrua arma pas viteve '90-të
Në jetën si pilot, komandant Bardhy Taçi, ka patur edhe momente kur e ka ndjerë veten ngushtë, kjo sidomos kur kanë ndodhur defekte në teknikë. Ka marrë pjesë në shumë stërvitje, ku ka vepruar dhe aviacioni, duke qëlluar me predha luftarake dhe bomba të kalibrave të ndryshëm. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë një stërvitjeje, ku komandant Bardhyl Taçi, së bashku me tre pilotë do të qëllonin në malin e Postenanit, atje atij iu pre ndërlidhja me vendkomandën dhe qe shumë e vështirë për të përcaktuar vendin ku do të qëllohej. Ia dolën mbanë kaçakshe. Nuk u tërhoqën.
Robert Marko
Qesh dhe thotë se detyrën e kryen shkëlqyer. Sigurisht që ai pranon se kjo rrugë që u solli suksesin qe e gabuar, por fitimtari nuk gjykohet. Aviacioni në procesin e stërvitjes ka bërë shumë eksperimentime, duke fluturuar në lartësi të ulëta dhe fluturime në qafa e gryka, gjatë njërit prej këtyre eksperimenteve për të bombarduar objektin natën, duke përdorur bomba ndriçuese.
Bardhyli u fut në rrezen e ndriçimit të bombës dhe pasi mbaroi misionin e doli nga rrezja e ndriçimit, iu errësua shikimi derisa ai u ambientua me errësirën. Ky ishte një moment shumë i vështirë, pasi jashtë bllokimit të shikimit, katastrofa është shumë afër. Qe fat që shpëtoi gjallë. Ky rast që ai e bën publik sot, është një guxim po aq i madh sa ai i bombardimit në atë situatë të vështirë, pasi komandant Bardhyli kurrë nuk i ka fshehur të metat e tij, duke qenë shembull për të tjerët.
Bardhyl Lubonja
Probleme të tilla në aviacion ka patur, por pilotët tanë kanë ditur t'i përballojnë situatat. E rëndësishme është mos humbja e toruas dhe largimi i frikës nga paniku. Repartet e aviacionit kanë patur një ngarkesë të madhe pune. Gjatë një viti kryheshin mesatarisht 25.000-28.000 fluturime natën dhe ditën, kjo kërkonte një gatishmëri të lartë teknike dhe përgatitje intensive të pilotëve në tokë. Këtu vlen për t'u përmendur puna vetëmohuese dhe sakrificat e inxhinierëve, teknikëve dhe specialistëve të aviacionit, ata nuk kishin orar pune të caktuar pa vënë avionët në gatishmëri fluturimi. Kujton me respekt inxhinierët dhe teknikët Foto Lako,Yzedin Koçi, Qirjako Trebicka, Muhamet Orieti, Gjon Pali, Ali Shehu, Sulo Gorica, Shyqyri Langozi, etj. Gjatë kohës që ka qenë komandant aviacioni në krye të regjimenteve, ka patur komandantë të aftë për të drejtuar fluturimet dhe gjithë aktivitetet e repartit, si Klement Aliko, Sokrat Prifti, Mahmut Hysa, Gizdar Vehipi, Harilla Rebi, Servet Murati, etj.
Heroizmat
Aviacioni është një profesion i bukur, që ngjall kënaqësi nga fluturimi në fluturim, por në kohën që Bardhyli fluturonte ka patur vështirësi shumë të mëdha, pilotët qëndronin me ditë dhe net në gatishmëri pranë avionit, pa pushime të dielave ose festave. Mosha e daljes në pension për pilotët ishte shumë e madhe dhe fluturimi në avionët gjuajtës deri në atë moshë ishte shumë i vështirë. Por, aviatori në pension, Bardhyl Taçi, nuk mban mend asnjë rast ankese apo dorëzimi përballë vështirësive dhe thotë se aviatorët shqiptarë kanë qenë të gjithë heronj. Janë me dhjetëra rastet kur piloti shqiptar ka çmuar avionin më të shtrenjtë se jetën e vet dhe ka bërë të pamundurën për ta shpëtuar atë. Disa nga pilotët që më kujtohen dhe që kanë bërë heroizma janë: Asim Budo, Luto Sadiku, Ismet Zervoi, Martin Bregu, Maksi Rexha, Skënder Demollari, Bilal Sina, Bujar Sheme, etj. Apo trima të tillë si, Niko Hoxha, Dhimitraq Robo, etj., që kanë qëndruar para vdekjes si burra, të qetë, të prerë në marrjen e urdhrave, të saktë në veprime e më zë burrëror, pa ju dridhur zëri asnjë fije. Të tjerë kanë kryer misione tepër të vështira, që do t'ua kishte zili edhe agjenti amerikan 0007, si p.sh. ish-piloti, Esat Tetova, i cili rrëmbeu avionin grek dhe e solli në Shqipëri. Esati është dekoruar nga krerët më të lartë të shtetit për këtë akt të lartë guximi dhe heroizmi. Ai u shqua në një operacion sekret dhe me rëndësi të madhe për sigurinë kombëtare.
Forcat Ajrore Shqiptare/Albanian Air Force
Ja disa episode reale: Ishte vera e vitit 1972 dhe ne kishim fluturime intensive për kalimin e studentëve nga avioni tip-61 mësimor, në avionin luftarak Mig-15. Për këtë ishin zgjedhur të përdoreshin disa nga aerodromet e Shqipërisë, si Rinasi, Kuçova, Vlora dhe Pish Poro. Instruktorët ishin të gjithë pilotë të rinj dhe shumë të fuqishëm, që nuk ndjenin lodhje. Disa prej tyre nuk ndërroheshin nga kabina e avionit dhe ushqimin e hanin brenda në avion. Në kulmin e fluturimeve jepet sinjali "Të gjithë agregatët (avionët) në tokë!" Të gjithëve na shkoi mendja tek ndonjë katastrofë ajrore. Sa herë që ndërpriteshin fluturimet në këtë mënyrë, gjaku na ngrinte neve në tokë. Me frymën pezull, qëndronim derisa të merrnim vesh se kush ishte dëmtuar apo më keq, qe vrarë! Shyqyr Zotit, atë ditë nuk ndodhi katastrofë, por një premisë për katastrofë. Qenë rrezikuar të vriteshin 4 aviatorë; dy instruktorët, Ivanov Meta e Muzafer Zaho dhe dy studentët, Ramadan Anija e Sami Bolena. Avioni i parë ra në det dhe u ngrit përsëri! Rast i rrallë. Them se ata i shpëtoi guximi dhe trimëria.
Rasti tjetër është ai me pilotin Martin Bregu. Një ditë, kur fluturonte Martini, temperatura në kabinë i shkon mbi 75 gradë celsius! Specialisti A.D. kishte bërë një gabim në regjistrimin automatik të ngrohjes së kabinës. Martini e ndërpreu menjëherë detyrën dhe vjen e ulet në aerodrom. Tekniku ishte i pari që e priti dhe i hapi kabinën. Një lëmsh avulli përvëlues që doli prej kabine i përvëloi fytyrën teknikut. Teknika na tregoi, "Preka Martinin sikur të kisha prekur thëngjij të ndezur! Zura me dorë dorezën e komandimit, ishte e pamundur ta mbaja dorën atje...-Martin!, - i them - çfarë ka ndodhur kështu? - Ujë! Ujë! Sillmëni ujë ju lutem!. Dikush më solli një enë me ujë që ia hodha Martinit në kokë. Pas pak ai u qetësua dhe rreth tij u mblodhën shumë shokë. Ngjarja qe vërtet e rëndë dhe sigurisht që u bë problem i madh. Puna shkoi në diskutimin për marrjen e një mase të rëndë për specialistin A.D. Si gjithmonë çudia me ne ndodhi. I pari që kërkonte falje për specialistin qe Martini dhe sigurisht që shoku u fal, duke ju dhënë një qortim.
Rasti tjetër - Ne nuk kishim pilotë kamikazë si japonezët, por pilotët shqiptarë që të gjithë ishin pilotë vdekjeje për Shqipërinë, shqiptarët dhe kombin. Një ditë erdhi rasti të duheshin katër pilotë që do të shkonin drejt vdekjes. Në jetën time s'kam parë ngjarje më rrëqethëse e burrërore, ku të gjithë pilotët deshën të shkonin për të goditur nëndetësen në Gjirin e Vlorës. Askush nuk i lëshonte rrugë shokut dhe gati plasi grushti. Katër pilotët më të shpejtë i kishin zënë vendet nëpër avionë, por të tjerët nuk i linin...U desh urdhri i komandant Klement Alikos, që gjendja të qetësohej. Neve, flokët na ishin ngritur përpjetë. Disa qanin nga inati pse nuk mundën të shkonin... pse nuk i zunë të parët ato katër vende!
Të katërt të parët e shkathët qenë vetë Kesi (kështu e thërrisnim ne Komandant Klement Alikon) nga qyteti i Korçës, Shahin Gurraj nga Perondia e Beratit, Lutfi Qyra nga Karkaveci i Librazhdit dhe Vagjel Kita nga Vithkuqi i Korçës. Mbaj mend, Lytfiu më thotë mua, "Na e bëni çdo gjë hallall!" Motorët u ndezën. Pritej vetëm sinjali i nisjes...Një pritje e gjatë. Ne i shikonim me dhimbje ato katër shqiponja, por njëkohësisht i shikonim edhe me krenari. Mendonim se ishte hera e fundit që shikonim njëri tjetrin. Pastaj vjen urdhri: -"Zbrisni nga kuajt"! Siç morëm vesh më vonë, nëndetësja sovjetike që kishte hyrë në Gjirin e Vlorës kishte patur reaktor atomik prandaj dhe nuk u qëllua.
http://www.sicilianculture.com/folklore/tarantellan.mp3
Bëj mirë se do gjesh mirë
Marrë nga masmedia elektronike amerikane.
(Mirësia ashtu si edhe ligësia shpërblehen në kët botë.)
Një ditë një djalosh i varfër që shiste gjëra derë më derë për të paguar shkollimin e tij, pa se nuk kishte bërë mjaftë të holla për shkollën dhe se ishte edhe shume i uritur. Vendosi që të kërkonte diçka për të ngrëne dhe në shtëpinë e radhës ku trokiti për të shitur diçka, kërkoj edhe ushqim. Ai kishte 24 orë pa ngrënë dhe e humbi fuqinë kur trokiti në derë. Kur doli një zonjë tek dera, ai në vend të ushqimit kërkoi një gotë qumësht duke u mbajtur pas derës. Gruaja qëlloi e zgjuar dhe e mirë dhe ia mori mendja se ai mund të ishte shumë i uritur dhe i solli një gotë të madhe me qumësht. Ai e piu ngadalë dhe e pyeti, "Zonjë, sa ju kam borxh?"
"Nuk më keni borxh asgjë, - ia ktheu ajo me mirësjellje. - Nëna na ka mësuar që kur të bëjmë mirë të mos marrim asnjë para."
Ai ia ktheu, "Atëherë të falënderoj nga zemra".
Kur Howard Kelli (djaloshi i varfër) u largua nga ajo shtëpi jo vetëm që u ndje më i fuqishëm fizikisht por besimi i tij në Zot dhe në njeri ishte edhe më i fuqishëm. Deri në atë moment ai kishte qënë shumë i dëshpëruar dhe në një gjendje të tillë sa të hiqte dorë nga gjithçka në besim.
Disa vite më vonë ajo grua u sëmur rëndë. Mjeket lokalë nuk kishin shpresë se ajo do të shpëtonte, dhe më në fund e dërguan në qytetin e madh ku u mblodhën shumë specialistë që të studiojnë sëmundjen e saj të rrallë. Për konsultime ishte thirrur Dr. Howard Kelly. Kur ai dëgjoi emërin e qytetit se nga ishte ajo grua, një shkëlqim i çuditshëm shkëlqeu sytë e tij. Përnjëherë u ngrit dhe duke vrapuar shkoi në dhomën e saj ku ishte e shtrirë. I veshur me mantelin e tij të bardhë hyri ta vizitojë atë. E njohu sapo e pa. U kthye në dhomën e konsultimeve i vendosur që të bëjë gjithçka që t'ja shpëtojë jetën asaj gruaje që i kishte dhënë qumësht kur ai ishte i varfër. Që nga ajo ditë u dha vetëm pas atij rasti. Pas peripecive të gjata, beteja u fitua. Dr. Kelly kërkoi nga zyra e biznesit që t'i dërgojnë atij faturën për aprovim. Ai e shikoi njëherë, e pastaj shkroi diçka në fund të faturës dhe iu tha qe t'ia dërgojnë në dhomën e saj. Ajo kishte frikë ta hapte sepse e dinte se do t'i duhej që gjatë tërë jetës së saj të paguante për atë faturë. Më në fund e hapi, dhe diçka e tërhoqi vëmendjen e saj, në fund të faturës ajo i lexoi:
"E paguar me një gotë qumësht."
Lotët e kënaqësisë mbushen sytë e saj dhe me gjithë zemër u lut, "Të faleminderit ZOT që dashuria jote është e shpërndarë."
"Ju shqiptarët, jeni një komb i bukur."
Nga Kujtimet e mija.
(Shkruar 15 vjet më parë kur unë banoja në Bay Ridge, Brooklyn.)
Ne jemi komb i bukur dhe dhe nuk e meritojmë të harrohemi apo më keq, të zhdukemi duke u prezantuar si të huaj.
Sot dua të tregoj një histori të vërtetë dhe mbreslënëse. Sa do të dëshiroja që këto shënime t'i lexonte vetë personi që më nxiti t'i shkruaj!
Ishte koha kur punoja në picerinë, "Rosamaria" në Bay Ridge, në Ave. e pestë e në 84 rrugë. Pronar ishte Stefano Gallo, një siqilian i mirë dhe shumë i nderuar prej meje. Ne u bëmë shokë pasi mardhëiet tona shkonin jashtëzakonisht mirë. Kishim vetëm një kontradiktë të vogël që nuk merreshim dot vesh. Jo rrallë Stefani më thoshte se, "Ju shqiptarët, jashtë Shqipërisë, e mohoni që jeni shqiptarë." Në këtë pikë ne qëndronin në pozita të kundërta dhe unë, për një kohë të gjatë, as që munda dot t'ja mbushja mendjen, megjithëse që ditën e parë i isha prezantuar si shqipëtar i cili qe rast i rrallë për të.
Dhe vjen një ditë që Stivit, (kështu e thërrisnin bosin tim), do ti mbyllej goja për gjithmonë në atë grindje të hapur mes nesh rreth shqiptarëve që prezantoheshin si jo shqiptarë.
Një mbrëmje, të djelë vonë, bosi ishte ulur si përherë në një tavolinë me dy miqtë e tij të çdo të djele, Pietro Giaccomo-n dhe Luigi Farina-n, duke luajtur letra. Unë dhe i biri i bosit, Rosario, qëndronim të gatshëm për t'ju shërbyer klientëve që në fakt pothuajse nuk vinin sepse puna kishte rënë shumë nga që atje afër ishin hapur edhe dy piceri të tjera. Por edhe nga që i biri, një djalë debil dhe mashtrues, i cili dinte vetëm të bënte hile me klientet në ushqimet dhe sidoms në picat.
Papritur në lokal u shfaq vetë Hëna apo Dielli! Hyri një vajzë kaq e bukur sa të gjithë thamë s'kishim parë prej shumë kohësh një bukuri të tillë. Për momentin, të gjithë ngelëm të ngrirë duke admiruar atë bukuri të rrallë. Letrat dhe gjithçka nuk po lëviznin më në lokal. Të gjithë prisnim me padurim se ç'far do të na kërkonte vetë Hëna Pesëmbëdhjetë.
Ajo hapi gojën dhe foli me një anglishte të çalë, "Do you speak italian?"
Rosario ju përgjegj se ai flet vetëm anglisht.Kështu që u hodha unë dhe i thashë se flas italisht. Pa e mbaruar unë fjalinë, ndërhyri bossi dhe ju drejtua italisht me shumë përzemërsi, "Ç'urdhëroni zonjushë e bukur?"
Midis të dyve filloi një bisedë e këndshme dhe dukej se bosi deshte të mblidhte sa më shumë informata për atë vajzë. "Mos jeni italiane?"
"Jo, - ja ktheu ajo.- Jam shqipëtare."
Përgjegja e shqiptarkës së bukur, ishte ç'far unë prisnja prej kohësh. Vetë Perëndia më kishte dëgjuar. Në ato çaste, të gjithë në piceri, më vështruan mua. Bosi u largua prej saj duke më thënë, "Xhimi! Është patriotja jote." Më pas shtoi, "Ju shqiptarët, jeni një komb i bukur."
I thashë në shqip se ç'far dëshironte dhe ajo mu përgjegjse kërkonte punë. Me porosinë e bosit e qerasa me një sllajsë pice dhe të dy u ulëm në një tavolinë dhe biseduam gjatë.
Epilog:
Ishte nga Fieri dhe kishte vetëm dy javë që kishte erdhur në New York pa dokumentat e saj të vërteta. Që ditën e parë kishte ngelur jashtë se nuk njihte askënd. Falë italishtes së përkryr e kishte marrë në punë një italian nga Saten Island ku punonte si babysitter. Ishte e fejuar dhe të fejuarin e kishte lënë në Tiranë me shpresë të ribashkoheshin. Më tha se sapo kishte mbaruar universitetin për gjuhë-letërsi në Tiranë.
12 perënditë “greke” sipas shqipes
Le të dalë sot një gjuhë tjetër në botë dhe ti shpejgojë 12 perënditë "greke" siç i shpejgon gjuha shqipe dhe unë atëhere dorëzohem, e mbyll gojën dhe nuk flas më për vjetërsinë e Gjuhës Shqipe.
Hapjen e gojës për të thënë se Gjuha Shqipe është Gjuha Nënë e gjithë gjuhëve, ma kanë dhënë kryesisht dy gjëra; vëzhgimet e mija pa fund në historinë gjuhësore botërore dhe Profesor Spiro Konda. Shkencëtari më i famshëm shqiptar në fushën e historisë së gjuhës shqipe.
Një nga shqiptarët më të mëdhenj të ditur që ende është në "sirtaret" e mëllefeve akademike shqiptare, është Profesor Spiro Konda, i cili na ka lënë një trashëgimi historike dhe gjuhësore shqipëtare si askush tjetër. Ai ka thënë me gojën plotë dhe pa frikë se, "Shqipja është nëna e të gjitha gjuhëve dhe shqiptarët duhet të konsiderohen për nga vjetërsia si baballarët e kombeve."
Per të shpejguar këtë thënie që ASHSH ja ka quajtur "një lajthitje", ai ka shkruar rreth 1200 faqe të cilat janë dorëshkrim dhe të arshivuara jo në arshivën e Akademise së Shkencave Shqiptare, e cila nuk e pranoi kurrë atë si anëtar të saj, por në arshivën e shtetit shqipëtar.
Profesor Konda ka qënë i vetëmi shqiptar që ka studiuar për gjuhët greke (e vjetër dhe e re), gjuhët latine dhe arabe në univeristetet e Ahinës, Kajros dhe Romës. Teoria e tij mbështetej tek historian Angely i cili ishte një historian i njohur dhe që pati thënë i pari atë që Konda është munduar ta vërtetojë shkencërisht.
Për sot le të shikojmë 12 perënditë (që padrejtësisht mbahen greke pasi kanë qënë dhe janë vetëm shqipëtare) që shpejgohen vetëm me gjuhën shqipe.
1. Zeusi (D'heusi) vjen nga fjala shqipe dhe, tokë sepse është zot i tokës dhe zoti suprem, zojsi suprem.
2. Apolloni (Apollsi) vjen nga fjala shqipe polli. Ç'far pjell gjithçka me që prej Diellit vjen jeta, pra është zot i diellit.
3. Poseidoni (nëse i doni) është fjalë shqipe që tregon për njerëzit e tokës të cilët mund të jetojnë edhe në det si në toke! Pra, është zot i detërave.
4. Hermesi (Herë) e fshehtë si era..... Pra është zot i fshehtësisë.
5. Klimnestra (Klima) është ruajtur edhe sot e qartë kjo fjalë që është bërë ndërkombëtare dhe vjen nga shqipja. Pra, është perëndia e klimës, motit - klim nestra (moti për nesër).
6. Aresi,(Harresi) që të harron, të heq nga lista e të gjallëve, është pra harrsi...zot i luftërave, marrësi i jetërave në luftëra - Marsi.
7. Dionisi (Më parë nuk thuhej në shqip dituria por dionia dhe dionis për dijetar.........Zot i të diturit dhe argëtimit.
8. Ethana, Athena, e thëna. Thana në gegnishten e sotme e ruan trajtën e vjetër. Pra është perëndia e të folurit, mbrojtjes dhe e bimëve.
9. Afrodita, Afërdita. (Afër është dita). Nuk ka asnjë gjuhë në botë, as greqishtja e vjetër dhe as latinishtja që ta shpejgojnë kaq qartë këtë perëndi që është edhe yll i cili lajmëron afrimin e ditës në mëngjez. Dita afron, perëndia e ditës, e bukurisë dhe dashurisë.
10.Hera, në fakt, në shqipen e vjetër për një të fortë përdorej fjala "HER", trim , i forte, i fuqishëm, që ka kuptimin e qëndresës, fuqisë qiellore. Pra perëndia e fuqisë.
11.Dhemetra (Dhe që i shtohet një prapashtesë metra (mitra), nënë. Është perëndia e bujqësisë - nëna e dheut, arës së bukës.
12. Artemidha (Artet mi dha) Perëndia e arteve dhe e gjuetisë - arte m´i dha, m´i dha artet.
Tradhëtia
Këtë histori po ta tregoj ashtu siç e di unë dhe siç ma ka treguar edhe Flora, shoqja e më vonëshme e dhomës së saj. Tregimi është ndërthurur me të vërtetat që unë i njoh. Të më falesh për ndonjë sekuencë tepër rozë por mendoj se duhet ta tregoj ashtu siç e kam ndërthurur në mëndjen time në bazë të atyre që mësova.
Një vajzë shqiptare e ngelur në rrugë pasi e kishte përzënë familja amerikane që i kishte dalë garant ta mbante derisa të kryente shkollën e mesme, (nuk i di arsyet e përzënies), u bë pjestare e shtëpisë sime.
Një ditë, kur isha duke gjuajtur peshk në bregun lindor, në lagjen Sheepshead bay të Bruklinit, në muajin mars, kur oqeani bënte shumë dallgë dhe mund të kapësh peshqit e uritur e të mbushësh thasët, pashë një vajzë që ju fut oqeanit në këmbë! Në fillim nuk u shqetësova por kur pashë se ajo tentonte të hynte thellë e më thellë, u tremba. Po shikoja se dallgët e godisnin furishëm dhe e flaknin në breg si leshterik, sikur ta paraljamëronin të largohej nga ai. U u shqetsova shumë dhe s'mund të qëndroja sehirxhi. I thirra disa herë por më kot. Ajo s'më dëgjonte. I lashë grepat dhe ju afrova. E pyeta se ç'far po bënte. S'më foli. Në sytë e saj kishte lotë dhe shumë egërsi. Ishte imcake. Ju afrova dhe e kapa përë dore.
"Lëshomë!"
Jo, s'të le të mbytesh! i thashë. U egërsua siç bëjnë macet e egra dhe me sa fuqi pati më çorri dhe shtyu aq sa fuqi pati por unë e freneva. Filloi të qante me dënesë. Befas në fjalët e saj anglisht mu duk sikur dëgjova një fjalë shqip, "nanë"!
Mos je shqiptare? e pyeta shqip. Ajo ndali qarjen dhe ngriu në vend. Mu afrua siç afrohen macet tek të shtëpisë. Mbuloi fytyrën me dorë dhe qau butë.
"Dua të vdes! Të lutem largohu! Për mua, sot apo nesër, vdekja do vijë. Nuk e dua jetën..."
Si quhesh, i thashë, se ç'far halli ke si mund të ndihmoj. I fola ngrohtë, ëmbël dhe e përkëdhela pasi ishte kaq e re dhe e dashur sa po më dukej si vajza ime. U zbut në çast dhe pushoi së qari. Më tha se quhej Gonxhe.
E mora në shtëpi pasi i bleva dhe disa rroba rrugës. Gruaja dhe djemtë e pritën mirë dhe u gëzuan shumë kur morën vesh se ishte shqiptare. Më tregoi se kishte ngelur në rrugë të madhe. Nuk e pyeta fare pasi nuk desha ta lëndoja dhe porosita gruan e djemtë të mos e pyesnin. I premtova ta mbaj në shtëpinë time, shtëpi që ishte fare e vogël dhe papërshtatëshme për të mbajtur një të huaj. Ishte një sakrificë e madhe por ja vlente duke menduar se po shpëtonim jetën e njeriu të ri. E vura të flinte me gruan dhe unë me djemtë flinim në livingroom (dhomë ndënjie) pasi vetëm një dhomë gjumi kishim. Kështu kaluanë plotë nëntë muaj dersa e futëm në punë dhe i gjetëm një dhomë me qira bashkë me një shoqe, Florën. Po ashtu e regjistruam edhe në shkollë duke u bërë unë kujdestari i saj që do i përgjigjesha për gjithëçka.
Unë me Emrionin, para se të largoheshim për 20 ditë nga Nju Jorku e sistemuam tek Flora, por ajo, atë natë që ne ikëm, u kthye dhe fjeti në shtëpinë tonë pas mesnate me që djemtë ishin në Nju Xhersi tek një miku im, ndezi një qiri me që ishin pashkët orthodokse. Gonxhen e zuri një gjumë i rëndë dhe qiriu i ndezur ishte rrëzuar në jorganin që ajo ishte mbuluar. Do ishte djegur nëse tymi s'do kishte dhënë alarmin nëpërmjet dedektorit të tymit dhe komshinjtë thyenë derën dhe hynë brënda.
Ato ishin dy roomates, (shoqe dhome) që prej dy vjetësh. Më e vjetra, Flora, ishte e martuar por burrin e kishte me punë në Nju Xhers ku ai banonte. Ajo punonte në Manhaten vetëm fundjavëve, katër ditë, nga e premtja deri të hënë. Në ato netë ajo flinte së bashku me Gonxhen, një kushrirën time, e cila kishte filluar si studente për dentiste në NYU, (Universiteti i Nju Jorkut). Që të dyja shkonin mirë me njëra tjetrën për atë pakë kohë që mund të qëndronin së toku pasi Gonxhe, edhe ajo punonte part time (pak orë) mbasditëve të fundjavëve. Nga njëherë, Gonxhe s'kthehej në dhomë dhe i thoshte Florës se flinte tek unë.
Flora ishte nuse e bukur dhe e bëshme. E drejtë dhe e dashur. Shpesh qeshte pa asnjë shkak dhe fytyra rrumbullake i shkëlqente nga një padjallëzi fëmijnore. Kur qeshte i krijoheshin dy vrima në faqet e saj si speca të mbushura e të kuqe. Sytë e kaltër i bënin kontrast me flokët e zezë korb. Ishte puntore dhe pastërtore sa, gjithëçka tek ajo dhe dhoma e saj, shkëlqente. Ndryshe ishte Gonxhe, ajo që e vogël kishte vojtur nga sëmundja e meningjitit shkaktuar nga një bakter, i cili i kishte prekur koren e trurit në atë vatër që ka të bëjë me rritjen e trupit duke e lënë atë të pazhvilluar fizikisht. Ishte rreth dyzet kg. femër. E hollë, e verdhë, me fytyrë të venitur. Gonxhe kishte emrin por ngjante si lulekungulli në hije. S'kishte as gjinj dhe as vithe. Ishte femër që asnjë mashkulli s'i shkonte kurrë syri.
"Gonxhe, - e pyeti një ditë Flora, - këtë të djelë jam pushim. Kam dëshirë të vij me ty tek kushëriri jot (pra, do të vinte tek unë) sa për një kafe për t'u njohur para se të shkoj tek burri. Si thua?"
"Jo. S'mund të vish pasi këtë të djelë ne do të shkojmë vizitë tek miqtë e kushëririt, çorbaxhinjtë në Albany. Herë tjetër."
Flora u mërzit pak por se bëri veten. Ju afrua Gonxhes dhe i përkëdheli flokët e verdhë që i zgjateshin deri tek vithet. E vetmja gjë e bukur në trupin e saj.
"OK. Gonxhe, a ke dëshirë të vish me mua në Nju Xhers të m'a shohësh burrin? Genci është alamet zdapi dhe një hamshor i papërmbajtur. Oh çfar heq unë kur shkoj atje! Mos u mërzit se kur të vish ti, ne do të flemë bashke të dyja, siç flemë këtu."
Fytyra e verdhë e Gonxhes u gjallërua dhe lëkura ju tendos. Sytë i shkëlqyen dhe qafa ju zgjat duke i dhënë një pamje kënaqësie.
"Oh sa mirë Flora! Kam shumë dëshirë të vij. Pa më thuaj se si guxon dhe e le vetëm hamshorin tënd? Burrat e martuar dhe pa gra, janë më të rrezikshëm se beqarët", i tha kështu dhe ju afrua e puthi.
"Javës tjetër. Të martën pasdite. Bëju gati. OK?"
Flora ju shmang pyetjes së saj.
Gonxhe hapi TV në kanalin e saj të preferuar, 'Live Music TV' dhe e ftoi Florën në kërcim.
E marta e javës tjetër mbriti shpejt siç mbrinë tëra ditët në Amerikë dhe të dy shoqet u nisën me makinën e Florës për në Paterson të Nju Xhersit. Gonxhe hapi në maksimum radion tek kanali 91.5 i cili nganjëherë, edhe të martave, jep muzikë greke.
Këndohej një këngë dyshe popullore greke, burrë-grua. Gonxhe e shoqëronte me disa fjalë greqisht dhe këmbët e holla i kishte vënë sipër kroskotës, mbështetur pas xhamit të përparm.
"Të kam vënë re se ti Gonxhe e pëlqen shumë muzikën greke. S'të kam parë asnjëherë të dëgjosh të paktën një këngë shqip!"
"Nuk e di ti Flora se unë jam greke?!"
"Nga ta di, ti s'më ke thënë...Pastaj, si mund të jesh greke me këtë emër, Gonxhe?! Si ta quajnë babanë?"
"Mos na shiko emrat. Ne jemi familje greke. Babai im quhet Mazllum. Kishim frikë të deklaroheshim grekë se na vriste Enver Hoxha."
"E shikoj. Shyqyr që keni shpëtuar." Flora qeshi me ironi.
"Unë vdes për këngë greke si kjo me klarinetë."
"Gonxhe, kjo këngë është shqiptare dhe këndohet me fjalë greke."
"Ç'po na thua Flora?! Si qënka shqiptare?!"
"Të gjitha këngët pentatonike dhe polifonike që këndohen së bashku në grup dhe nga të dy sekset, janë shqiptare. Po ashtu dhe klarineta është shqiptare, ose më mirë duhet thënë epirote. Grekët i kanë marrë nga epirotët të cilët janë veçse shqiptarë."
"Ti Flora ja fut kot ngandonjëherë..."
Flora s'foli, i dha më shumë gaz makinës.
Pas dy orë udhëtim, sepse kishte trafik, ato mbritën në Paterson. Makina u ndal tek rruga "Ali Baba me 40 hajdutë", përballë apartamentit ku jetonte burri i Florës. Tek dera e jashtme e pallatit i priste Genci, i cili hapi krahët dhe perqafoi Florën, pastaj i dha dorën Gonxhes duke i thënë, "Gezohem qe po te shoh Gonxhe" dhe shtoi me shaka, "do ma paguash që më ke robëruar gruan!"
"Po ja ta solla, nuk e mbaj përgjithmon robinën time. Fundja, ne të dy e bëjmë me radhë. Tani është radha jote...Merre", shpotiti Gonxhe me dy nënkuptime.
Pasi kaluanë ditën së bashku duke vizituar Patersonin, në mbrëmje darkuan në restorantin famoz shqiptar me emër të çuditshëm, "Kush hyn, mbetet brënda...". Gonxhe ngeli shumë e kënaqur dhe ishte në qef pasi kishte rrëkëllyer disa gota verë të kuqe muskat. Për çudi, faqet ju përndezën dhe morën një ngjyrë të bukur.
Erdhi koha e gjumit. Për nderin e shoqes, Flora nuk do flinte me burrin në dhomën e tij të gjumit por do flinte në një dhomë me Gonxhen në livingroom. Para se ata të binin të flinin, Flora e dërgoi Gonxhen në dyqan që të blinte nga një hot chocolate (kakao të nxhetë) për të tre ta pinin para gjumit se u bënte mirë, siç thoshte Genci. Sa iku Gonxhe atyre mezi u pritej të mbërtheheshin dhe kështu, hynë për të bërë një dush duke llogaritur kohën e kthimit të mysafires. Por Gonxhe u kthye pak më shpejt se ç' duhej, i gjeti duke bërë akoma dush. Dera e dhomës së dushit ishte harruar paksa hapur. Që andej Gonxhe dëgjonte përplasjet e shpejta e ritmike të organeve seksuale dhe njëkohësisht edhe rënkimet e Florës. Gonxhes ju errën sytë. Gjaku vajzëror e goditi në tru dhe ajo pavëtdije ju afrua dhomës së dushit duke u dridhur nga ngacmimi seksual. Nëpërmjet avullit të dushit ajo mundi të shikonte shpinën e Gencit i cili e kishte marrë në krahë Florën duke e mbërthyer nga shalët në mënyrë që këmbët e saj ta rrethonin belin e tij, ndërsa ajo i varej në qafë me kokën varur nga prapa, në atë pozicion, ai e hidhëte dhe e priste ritmikisht ku përplaseshin fuqishëm 'plusi' dhe 'minusi' duke bërë një 'masë' elektrike nga e cila s'ka qënie në botë që të mos vdesë dhe ngjallet nga kënaqësia. Nganjëherë Genci e përplaste pas murit Florën dhe asaj, rënkimi i kënaqësisë, i përzihej me një uff...të dhimbjes. Gonxhe u dogj dhe u përvbëlua nga dëshira për seks. Vagina filloi ti rjedhë. Ajo futi gishtat poshtë brekëve dhe filloi masturbimin...Befas dëgjoi Florën, "Jepi! Jepi më! Të lutem...!" dhe më pas përgjigjen e Gencit, "më mbaroi karburanti. Ikim se mos na vjen Gonxhe." Vetëm përmëndja e emrit të saj e bëri Gonxhen që të reagonte dhe të largohej menjëherë sespe ajo kishte humbur në zjarrin përvëlues të ndezjes për seks.
Pasi pinë kakaot e nxehta, ato të dyja u rregulluan për të fjetur në dy divane që kishin në dhomën e ndënjes.
Aty nga ora dy e natës, kur Flora po gërhiste pak, Gonxhe që s'duronte dot përvëlimin e moshës së saj dhe që nuk kishte fjetur fare, ngrihet me shume kujdes, ngadalë dhe në majë të gishtave, si një mace e stërvitur për minj, shkon tek dera e dhomës së Gencit dhe e shtyn me shumë kujdes duke hyrë brënda. Flora flinte e qetë. Gonxhes i kishte shkuar temperatura në pikën e vëlimit, asaj i ishin errur syte dhe rrëshqitas si një kotele shkon dhe i futet Gencit në krevat duke i zënë gojën me dorë. Ai ishte në gjumë por puthjet dhe përkëdheljet e Gonxhes e zgjuanë. Për momentin ai kujtoi se ishte gruaja e tij dhe e rrëmbeu në krahë dhe e vuri poshte, por krahët e njohën që s'ishte Flora! Ndali një moment i zënë në befasi.
"Shpirt, jam unë. Bëmë të lumtur, - i pëshpëriti ajo duke rënkuar. - Edhe ti do të ndjesh një kënaqësi që s'e ke provuar kurrë. E kam shumë të ngushtë. Provoje!"
Gencit, të cilit edhe atij i vlonte gjaku, nuk e zgjati dhe i futi duart ti hiqte mbathjet por ajo i kishte hequr vetë. Ai u shtri në krevat dhe e mori Gonxhin mbi vete që të mos e mbyste me peshën e tij të rëndë. E preku organin seksual të saj dhe pa se ishte lagur...Duke rënkuar i drejton organin e tij i cili relativisht ishte i madh dhe e shtyn butësisht brënda trupit të Gonxhes e cila filloi të qaje me ngashërim por që të mos i dilte zëri ajo mbante kafshuar njërën llërë të dorës. Penisi nuk po depërtonte! Provoi disa herë por nuk hynte që s'hynte.
"Shpirti..., pëshpëriti ajo, bëma nga prapa, është më kollaj për ty."
Genci u ngrit dhe e vërtiti në krahë me lehtësinë sikur ta kishte një kukull e me shpejtësi skëterre nga padurimi e mbështeti në cepin e krevatit duke i dalë nga prapa. Pastaj vendosi penisin shpejt por me kujdes tek buzët e vaginës së saj dhe e shtyu më tërë fuqinë e tij. Ai depërtoi brënda me vrull dhe u dëgjua një zhurmë sikur shpërthyen ujërat e një rezervuari kur çahet diga. Gonxhe, nga dhimbja dhe kënaqësia, s'mundi ta mbante dot rënkimin dhe bëri një "auuuu..." të mprehtë e cila zgjoi Florën.
Ata ishin në kulmin e ekstazës seksuale kur në derë hyri Flora e tërbuar. Nga nxitimi ajo u pengua në një nga rrugicat e dhomës së gjumit por shpejt u ngrit dhe u hodh mbi burrin. Nga mëndja e prishur ajo nuk ndezi as dritën. Gonxhe përfitoi nga errësira dhe pasi mori çfar i zuri dora nga plçkat e saj, doli me vrap lakuriq nga shtëpia në rrugë.
Një ditë, pasi kishte kaluar rreth një muaj nga ajo natë e cila e kishte tronditur atë psiqikisht, Flora pasi bleu një pistoletë doli në kërkim të Gonxhes. Fillimisht erdhi tek unë.
"Më falni për këtë vizitë të papritur. Unë kam qënë shoqja e dhomës së 'kushërirës' suaj, siç edhe mund ta dini. Ajo është zhdukur që prej një muaji dhe s'kam patur asnjë kontakt. Tek dhoma ime ka lënë të gjitha plaçkat e saj dhe më duhet të kontaktoj. Dini gjë se ku është?"
"Jo. Ne s'kemi asnjë lloj kontakti me Gonxhen që kur ajo iku nga shtëpia jonë para dy vjetësh dhe s'është berë e gjallë."
"Dale një sekondë. S'ka qënë këtu asnjëherë?!"
"Jo. Asnjëherë. Bile as në telefon s'ka marrë kurrë. Ne s'dimë se çfar bëhet me të. I jati nga Tirana na ka marrë në telefon nja dy herë dhe na ka thënë se i dërgon për çdo muaj vajzës së tij nga një mijë dollarë dhe na lutej që të kujdeseshim për të. Ne i kemi thënë disa herë që ajo nuk ka fare kontakt me ne por ai ngul këmbë në të tijën që ne të kujdesemi..."
"Çudi! Ajo ikte shpesh nga dhoma jonë dhe më thoshte se 'po shkoj të fle nga kushëriri!' Më erdhka shumë çudi!"
"Jo, jo. Të jesh e sigurtë që ne nuk jemi takuar fare me Gonxhen dhe s'dimë asgjë për të."
Këtu u mbyll biseda jonë.
Flora, pas disa ditësh, u nis direkt tek NYU ku ajo studionte dhe prtiti në rrugë me orë të tëra por më kot. Të nesërmen shkoi përsëri por herët që në orën gjashtë të mëngjezit dhe priti. Më në fund Gonxhe u duk në rrugë me çantën e shkollës në dorë. Ecte kokulur dhe këmbët e holla, fare të holla, dukej sikur do ti thyheshin në çdo hap që hidhte.
"Gonxhe!" Bërtiti Flora sa kishte në kokë. Gonxhe ndali këmbët dhe kur pa Florën me pistoletë në dorë drejtuar drejt saj, këmbët ju thyen vërtetë dhe u kolaps në rrugë. Flora ju afrua dhe pa ju dridhur aspak dora zbrazi mbi trupin e saj të shtatë plumbat që kishte pistoleta.
Dëshmi për "Mysafirët e Largët"
Çdo njeri që lexon, kërkon, apo që është kurioz e ambicioz për gjithçka që e rrethon dhe për të cilën e vret mendjen, mund të krijojë një përftytërim rreth se panjohurës ndërplanetare. Edhe unë po e bëj këtë gjë duke dhënë thjesht mendimin tim që bazohet në leximet, vëzhgimet, përvojën e të tjerëve, shkencën kozmollogjike dhe mbi të gjitha, në imagjinatën time, pamvarsisht se të gjitha këto janë shumë të prapambetura në krahësim me mendimin dhe teknollogjinë e avancuar të atyre që mund të jenë jashtë tokës sonë.
Midis reales dhe ireales, shkenca e astronomisë mendon se janë rreth 100 miliard galaktika në univers. Duhet të dimë një gjë se, gjithçka që thuhet për misteret është thjeshtë një supozim shkencor, sigurisht i bazuar në mprehtësinë e mendimit më të avancuar njerëzor. Vetëm galaktika jonë e cila është njera nga ato, ka rreth 100 miliard diej si ky që shohim ne! Në tërë këtë hapsirë galaktikash dhe planetesh pafund, nuk mund të jetë vetëm bota jonë më e privilegjuara që të ketë gjallesa dhe qënie të arsyeshme siç jemi ne njerëzit toksorë! Duhet të jenë me miliona në mos me miliarda planete të banueshme por, problemi qëndron se ato janë kaq larg nesh sa, sot per sot, është krejt e pamundur që të kapim sinjalet e tyre të cilat mund të jenë edhe të një forme dhe përmbajtjte ndoshta të pa diktueshme nga ne. Por edhe nëse sinjalet e tyre do të jenë të kapshme nga ne, duhen disa miliona vite drite që të vijnë etk ne.
Me qe ne nuk dimë asgjë rreth tyre, na duhet ti imagjinojmë por, imagjinata jonë për ta, nuk i largohet dot realitet tonë tokësor dhe kështu, ne kemi një parafytërim krejtësisht të gabuar. Ne, kurrësesi nuk mund të dalim dot jashtë këtij realiteti.
Mendje të fuqishme shkencëtarësh dhe kozmonologësh, kanë dhënë imagjinata të ndryshme të qënieve intelegjente jashtëtokësore. Për mendimin tim, mund të mos qëndrojë asnjëra prej tyre sepse jeta në planetet e tyre mund të ketë përmasa hapësinore, kohore, sipërfaqësore, tokësore, atmosferike, rëndesore,... ndoshta edhe lëndore, të tjera nga ato që kemi ne në tokën tonë. P.sh., nëse në një planet të banushëm ka presion atmosferik të ndryshem nga ai qe kemi ne, edhe qëniet e gjalla do të kenë pamje të dryshme; nëse presioni është shumë më i lartë nga ky që kemi ne, qëniet e gjalla edhe sendet do të jenë më të sheshëta, bile edhe mali më i lartë mund të jetë vetëm disa cm! Nëse temperatura e mjedisit do të jetë më e lartë nga kjo që kemi ne, atëhere edhe qëniet e gjalla do të kenë mbulesa mbrojtëse, (lëkurën) që të durojë fjala vjen 5.000 grade C! Trupi i tyre, veçanërisht lëkura, do të jetë më rezistent se një çelik zjarrdurues tokësor! Por nëse presioni barometrik do të jetë më i ulët se ky që kemi në tokë, atëhere qëniet e gjalla do të jenë shumë të larta dhe një mal mund ti kalojë, fjala vjen, 30.000 m! Po jetëgjatësia? Kjo varet nga cikli i plotë i rrutullimit të një planeti rreth Diellit të tij, nëse një planet, fjala vjen, do të rrotullohet rreth Diellit për 365.000 ditë, atëhere jeta e njerëzve në atë planet do të jetë afërsisht 1.000 herë më e gjatë se kjo që kemi ne, dmth nëse ne jetojmë mesatarisht 77 vjetë, një homologu jonë në atë planetin tjetër do të jetojë 77.000 vjet! Por duhet të kemi parasysh se të gjitha këto të dhëna, unë i jap duke patur si bazë jetën tonë këtu në tokë dhe parametrat lëndore të tokës. Nëse planeti, fjala vjen ta quajmë "Planeti X", nuk është i përbërë nga kjo lëndë që ne kemi dhe njohim, atëhere çdo gjë që unë mendoj dhe them, është një hiç.
Do të duket fare e pabesueshme por ja ndodh edhe kështu, planeti Afërdita (ose Venusi sipas latineve), është një planet që rrotullohet shumë ngadale rreth boshtit të saj. Një rrotullim i plotë bëhet për 243 ditë tokësore, (ditë në tokën tonë). Por Afërdita rrotullohet rreth diellit për 224 ditë tokësore, pra, dita në Afërditë është më e gjatë sesa viti!
Të tilla përfytërime dhe imagjinata për yjet, planetet dhe jashtëtoksorët mund të japim shumë, aq sa njohim dhe, asnjë planet nuk i ngjet askujt tjetër. Çdo gjë është e bërë njëherë dhe vetëm një herë pa patur përsëritje. Prandaj unë kam dalë në mendimin tim privat se një qënie humane tjetër siç jemi ne toksorët, nuk duhet të ketë askund në asnjë kohë!
Megjithate, edhe disa nga këto përfytërime për planetet që janë jashtë sistemit tonë diellore, mund të janë të gabuara pasi imagjinata jonë bazohet në përmasat tona tokësore, fjala vjen në ato të materies, hapsirës dhe kohës sonë. Që të imagjinojme realisht na duhet patjetër që të jemi në një pozicion kushtëzor të përafërt me ato qënie jashtëtokësore që do të imagjinojmë e cila gjë është krejt e pamundur. Që të kemi një ide akoma më të qartë për këtë që them, po jap një shëmbull tipik që ne kurrë nuk mund ta konceptojmë dot.
Fjala vjen, ne na mungon ajo përmasë e cila të bëjë të mundur që, nëse na mbyllin brënda një sfere çeliku, pa dyer e dritare, të kishim mundësinë të dilnim jashtë saj! Gjëra të kësaj natyre janë jashtë realitetit tonë dhe mundësisë tonë prandaj ne as nuk mund ta shpejgojmë dot se si mund të ndodhë kjo gjë e cila ndodh vetëm në truket e iluzionistëve. Po ashtu, mendoj, edhe për një jashtëtokësor (nëse ka) do të qe krejt e pamundur që ai të na mendojë neve ashtu siç në fakt jemi dhe, në rast të erdhjes së tij këtu, ai as që s'mund të jetojë dot në kushtet e konditat e tokës sonë. Por a ka mundesi që diku të jetë njëlloi si tek ne? E thashë edhe më parë, (dhe dua ta përforcoj këtë mendim) une mendoj se jo, pasi me aq sa ne njohim në të gjithë planetet e sistemit tonë apo edhe pakë më jashtë tyre, vërejmë se askund nuk ka një natyrëshmëri të ngjashme me njëri tjetrin. Gjithçka është krejt unikale dhe gjithçka ndryshon. Kjo na jep mundësinë që të mendojmë se me që nuk ka ngjashmëri nuk ka as kushte dhe kondita të njëjta, askund dhe asnjëherë!
Atëhere si shpejgohen rastet e shumta të objekteve ajrore (UFO) të pa identifikuara?! Le të marrim rastin e fundit që ne pamë në kanalin televiziv prestigjoz, në CNN që dha një pamje krejt të çuditëshme të filmuar nga disa aviatorë meksikanë më 5 Mars 2004 të cilët pilotë po kontrollonin bregun e Oqeanit Atllantik në Gjirin e Meksikës. Aviatorët që fluturonin me avionë të tipit C26A, thonë hapur dhe pa asnjë dyshim se,
"Ne kemi parë dhe filmuar 11 disqe fluturuese! ...Ne u friksuamë shumë pasi menduamë se ata (jashtëtoksorët) na vunë re qe po i ndiqnim dhe kur ne menduamë të friksuarë se na rrethuanë, ata befas shtuanë shpejtesinë dhe u zhdukën në sekondë...Ne mendojme se nuk jemi vetëm."
Zyrtarë të Forcave Ajrore Meksikane, kanë publikuar një video ku ata thonë se mund të shihen 11 objekte fluturuese të paidentifikuara. Për pesë ditë e tërë Aeronautika Ushtarake Meksikane punoi që të identifikonte 11 diqet fluturuse por nuk arritën asnjë rezultat! Sidoqoftë, zyrtaret e paaftë (ashtu siç jemi të gjithë toksorët përballë jashtëkosorëve) mendojnë se objektet që fluturonin në hapsirën mbi shtetin Campeche janë jashtë-tokësorë. Ndërsa unë do të shtoja mendimin tim që tashmë e kam thënë disa herë se, ne jemi krejt të paaftë për të shpejguar me inteligjencën, shkencën apo teknologjinë tonë tokësore se cilët ata në fakt janë!
Pilotët meksikanë thanë se vidio u xhirua nga një kamera me rreze infra të kuqe, (teknollogjia jonë toksore) gjatë patrullimit ajror për trafikantët e drogës mbi zonën bregdetare dhe që zgjati 15 minuta. Njoftimet thonë se vidioja, e cila u transmetua edhe nga televizionet meksikane, tregon objekte të ndritshme si prozhektorë që fluturonin në qiellin e erret. Sipas pilotëve, ato objekte të çuditëshme i rrethuan aeroplanët ushtarakë ndërkohë që pilotët po zhvillonin misionin në kërkim të trafikantëve. Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve Reuters thotë se Meksika njihet si një rajon ku janë parë objekte jashtëtokesore, pohime të cilat janë hedhur poshtë nga shkencëtarët e paaftë në shpejgime, jo për fajin e tyre por për faji të teknologjisë së prapambetur toksore në krahësim me atë tekollogji të panjohur të jashtëtoksorëve, duke thënë se fjala është për mbeturina qiellore, raketa, balona për parashikimin e motit, apo fenomene të tjera natyrore si tope drite, shkreptima elektrike, etj. Por ka edhe mendime ndryshe.
Profesor Dr. Julio Herrera i National Autonomous University, nuk është i këtij mendimi. Ai thotë hapur,
"Mos flisni budallalleqe! Nuk ka shkreptima në qiell të pastër!"
Vërtetë shumë shkencëtarë mendojnë ashtu? Nuk e besoj. Një shëmbull i tillë që tregon se jo tërë shkencëtaret flasin mbroçkulla, është edhe Dr. Julio Herrera. E them këtë, pasi sot në botë rastet e UFO-ve janë shtuar kaq shumë sa ne kemi me qindramijra dëshmitarë okularë, ndoshta një ditë do të na bjerë rasti edhe neve të shikojmë ndonjë UFO dhe nuk do të na besojnë të paaftët.
Në Shqipëri ka patur shumë raste të UFO-ve dhe sidomos në vitet '60 të shekullit të kaluar kur pilotët tanë në disa raste janë rrethuar nga "Ballona" të zjarrta dhe në një rast, na kanë sulmuar! Për këtë unë kam bërë një tregim që titullohet "Top Sekret" treguar sipas pilotit Bardhi Lubonja dhe që ndodhet tek Agideba Proza Ime. Po ashtu, në verën e 1995 në Tiranë u shaq një UFO që e panë me dhjetra vetë dhe bile, UFO ishte në një lartësi shumë të vogël dhe dëshmitarët thoshin se i dukeshin dritaret! Ky rast është konfirmuar edhe në dëshmitë për UFO-t në një site amerikan.
Megjithatë, unë personalisht akoma jam në dyshime për rastet si ai në Tiranë në vitin 1995 pasi jo vetëm që fenomenet e natyrës janë kaq të çuditëshëm dhe të shumëllojshëm sa mund të na shfaqen edhe në formën e disqeve fluturuese por edhe tekollogjia ushtarake amerikane ka krijuar disa diqe të tilla! Për këtë që them kam edhe një provë shumë të qartë dhe tepër të sigurtë se në vitet '80, SHBA-të kanë prodhuar disa disqe fluturuese pa pilotë që dështuan dhe që janë nxjerrë jashtë përdorimit në vitet '90. Unë disponoj edhe një vidio kasetë për këto disqe që nuk kanë qënë më të mëdha se një tepsi e madhe byreku, por pesë a gjashtë herë më të thellë se ajo, dhe që lëshoheshin vetëm natën nga ushtria amerikane, bile njëri prej tyre ra në një autostradë dhe bllokoi trafikun për rreth një orë. Ata nuk kishin zhurmë.
(Këtë kasetë kam përtuar ta hedh në një DVD për ta patur të lehtë ta fus në kompjuter dhe për t'jua treguar juve. Një ditë do ta bëj.)
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për UFO-t e sotme që nuk kanë zhurmë. Ndoshta Amerika ka rifilluar programin e disqeve fluturuese më të avancuarë?
Në fakt, një shqiptar që shkruan me pseudonimin Darius, ka një mendim tjetër, ai thote se SHBA dhe Kanadaja kanë prodhur diskun e parë që në vitin 1951!
Këta disqe fluturues u quajtën AVRO. AVRO u dizenjua nga John Frost dhe në vitin 1953 u publikua si lajm në gazetën Toronto Star, prodhimi i tij në njërin nga stabilimentet e Avro-Canada në Molton, Ontario (vetëm 24 km nga qyteti i Torontos). Për prodhimin e tij ka zëra se është përdorur teknologjia e përftuar nga uzinat sekrete naziste qe u sekuestruan mbas pushtimit të Berlinit dhe u gjetën skema, projekte dhe disa nga pjesët e motorrit që tregonin jo vetëm për zhvillimin e madh të Gjermanisë Naziste por edhe faktin e frikshëm që nëse lufta do kishte vazhduar edhe disa muaj më shumë, sot nuk do dihej sesi do ishte rrjedha e historisë dhe mbase unë e ti do flisnim gjermanisht. Projekti në fjalë u publikua me bujë por më pas kaloi në harresë si një dështim i plotë. Ka disa dëshmi që përforcojnë faktin se ajo ishte thjeshtë një përpjekje e amerikanëve dhe kanadezëve për ti hedhur hi syve të botës dhe për të justifikuar valën e shumtë të shfaqjes së UFO-ve të vërtetë nëpër vende të ndryshme të botës. Kështu ka lindur edhe një dyshim për bashkëpunimin sekret të SHBA-ve me jashtëtoksorët! Megjithatë nga dokumentat e shumta sekrete që kanë dalë, dëshmi të ish ushtarakëve dhe njerëzve në pozicione kyçe të projekteve sekrete, qeveria amerikane prej dhjetra vitesh është në pronësi të mjeteve fluturuese që e kalojnë shumë herë imagjinatën tonë. Një shembull i vogël, avioni stealth B-52 që u bë i njohur për gjithë botën në fund të viteve 80-të dhe shumë i njohur në Luftën e Gjirit në vitin 1992, në fakt si teknologji dhe si avion është ndërtuar që në fillim të viteve 50-të. Që prej asaj kohe merret me mend se çfare zhvillimi ka sot. Psh Aurora, një tjetër mjet fluturues në formë trekëndëshi thuhet se arrin shpejtësi deri në 20 mach dhe se përdor antigravitet (1 mach=1200 km/h).
E fundit që dua të them është edhe qëndrimi tepër indiferent ndaj publikut për këto objekte të paidentifikuara, prodhim i shumë shteteve të fuqishme si SHBA e të tjerë. Po ashtu i çuditshëm është edhe qëndrimi tepër indiferent i vetë Kombeve të Bashkuara. Çuditem si nuk ka asnjë reagim, përgënjeshtrim apo sqarim shkencor i shkencëtareve për njerëzit e thjeshtë, të cilët, sa vjen e më shumë po shqetësohen për pranin e "mysafirëve" të largët e të pa ftuarë?!
Nju Jork, Mars 2004
SEKRETET E ATIT TIM
Djegia e shtëpisë
Që kur u sëmur, im atë filloi të më rrijë më afër. E kuptova se deshte të më tregonte sekretet e tij pasi disa ditë me radhë fillonte të më thsohte histori që i linte pa mbaruar.
Derisa një ditë nuk ndaloi rrëfimin.
"Shtëpia jonë në Mesmal, nisi të më tregonte ai, është djegur nga gjermanët ditën e martë, ora 16 të datës 4 Janar 1944 dhe u bë shkrumb e hi me gjithëçka kishte brënda.Të njëjtin fat pësuan edhe 70% e shtëpive të fshatarëve të mij të lidhur me Nac-Çlirimtaren.
Mbaj mend se dimër më të ashpër se ai, ne kishim vite që s' kishim parë. Dëbora kishte arritur vende-vende një shtresë prej dy metrash. Në disa vënde dhe rrugët qënë të bllokuara. Në fshat dhe përballë, nga ana e lindjes, nuk kishte shumë dëborë. Në këtë gjendje vetëm gjermanët mund të lëviznin me mjetet e tyre të fuqishme dhe të blinduara, të cilët erdhën nga Plerinat që ndodhet në rrugën që vjen nga Dolani. Po ashtu dua të shtoj se operacioni gjerman i dimrit '43-'44 kundër partizanëve u bë në atë qamet të madh. Ne, brigada jonë e katër që sapo ishim formuar, mbijetuam mirë dhe ju shmangëm goditjes frontale me gjermanët, mirpo disa brigada të tjera si ajo e dytë dhe e tretë, na thanë se ishin shkatërruar fare. Shumë partizanë të Brigadës së parë ishte shpërndarë pa urdhër dhe Mehmet Shehu mundohej ti mblidhte ata shtëpi më shtëpi.
Atë mëngjez, para se gjermanët dhe ballistët ti drejtoheshin fshatit tonë, një ballist, mik i familjes tonë, vjen dhe i thotë nënës sime se, 'Gjermanët do t'ju djegin shtëpinë si shtëpi partizane dhe si bazë angleze. Largo fëmijët, anglezët dhe plaçkat. Kaq mund të bëj për ju. Kurseni ç’të mundeni.' Nëna, e cila ishte lajmëruar edhe njëherë tjetër më parë (të mërkurë më datën 1 dhjetor 1943) se do t'na digjënin shtëpinë, i kishte nxjerrë të gjitha plaçkat me vlerë si qilima, sixhadera të bukura persiane, enë guzhine farfurie, plaçka të saja dhe të djemëve që babai i kishte sjellë nga Amerika, etj. dhe i kishte depozituar në një vënd sekret afër Kroit të Madh, por të nesërmen gjermanët nuk na e dogjën shtëpinë dhe kur nëna shkoi tek vendi ku kishte fshehur plaçkat, nuk i gjeti shumicën e tyre! Tani vijen përsëri një ballist dhe i thotë që ti nxjerrë jashtë të gjitha plaçkat pasi do t'ja djegin shtëpinë dhe nënës, ndoshta nuk ju besua por edhe kishte frikë ti qiste jashtë sendet e shtëpisë. Për këtë ajo ju përgjegj ballistit se ishte betuar që të mos i nxirrte jashtë plaçkat dhe se, vetëm kur të nxirte xhenaze (të vdekur) të shtatë djemtë e saj do ti nxirrte plaçkat jashtë shtëpisë! Ballisti i mirë iku i çuditur.
Nëna, megjithatë ju dha alarmin anglezëve të cilët për 5 minuta u bënë gadi dhe u nisën në drejtim Shën Kostandinit, afër Voskopojës ku ishin forcat e shumta partizane të Nexhip Vinçanit, ku ishim edhe ne dy djemtë e saj; Rako dhe unë dhe ku kishim depot me materiale si veshëmbathje dhe armatim dhe të tjera materiale luftarake. Raqi Qirinxhiu këtu bëri një gabim të madh, pasi u dha alarmi që gjermanët po vinin në atë drejtim, partizanët i kërkuan që mallin ta merrnin duke jua shpërndar secilit partizan aq sa të mundej por ai nuk lejoi të merrej asgjë nga depot. Ai vet ngarkoi vetëm dy mushka me paisjet personale të anglezve dhe u nis drejt Lavdarit ku kishte shkuar N.Vinçani dhe Koçi Xoxe që në mëngjez. Të parët që mbritën në Lavdar qenë rreth 4000 partizanë e civila, ndërsa Raqi me anglezin, Terrin dhe dy fshatarë nga Mesmali i ndoqën nga pas. Në Lavdar u mblodh shtabi i brig. ku asistonte dhe Koçi Xoxe si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushrisë Nac-Çlirimtare. Për të diskutuar si ta kalonin Qafën e Beçit pasi kjo qafë ishte zënë nga gjeramanët. Nexhipi mendonte që forcat partizane të kalonin në krahun e majtë të Ostrovicës dhe Koçi ngulte këmbë që të kalonin në krahun e djathtë. Koçi i nxehur e urdhëroi Nexhipin që të bëhej ashtu siç ai urdhëronte por Nexhipi i tha këto fjalë burrërore, 'Nëse ti dëshiron që partizanët ti kalosh drejt kasapanës, mblidhe brigadën, shkarkomë mua nga detyra si komandant i saj dhe pastaj bej si të duash! Ndryshe, unë do të bëj ashtu siç mendoj vetë.' Kështu, Koçi u dorëzua, pamvarsisht se që të dy mendonin për t'i shpëtuar partizanët. Rruga që deshte Koçi të bënim ne partizanët, ishte rruga më e gjatë por jo më e sigurtë pasi gjermanët e zgjuar kishin kapur të gjitha qafat, luginat, rrugët dhe shtigjet e mundëshme nga ku do të kalonim për ti dalë rrethimit tonë në Voskopojë.
Kalimi u bë natën jo më larg se100 m larg gjermanëve në njësh kollonë pa bërë asnjë fjalë, pa pirë duhan, pa bërë asnjë zhurmë dhe në një distancë prej 10 metro larg njëri tjetrit. Edhe kollitja duhej të mbahej duke kafshuar dëborë. Kushdo që do të gabonte do të vritej në çast duke u mbytur me një shall a me një rryp nga shoku prapa! Vetëm kështu mund të shpëtohej brigada. Urdhëri ishte kategorik. Në fund të kollonës ishte majori anglez Viktor Smith, Raqi, Lefteri dhe dy fshatarët e mij; Seit e Shupe Bebri me Isufin e Ademit të cilët udhëtuanë bashkë deri në Lavdar ku Raqi u dha urdhër që të kthehen në shtëpitë e tyre në Mesmal, pas një incidenti të ndodhur.
Gjatë kthimit dy vëllezërit mundën të arrijnë në shtëpi ndërsa Isufin e kapën gjermanët. Në një vend gjermanët panë një lepur dhe filluanë ta ndjekin, në këtë kohë Isufi së bashku me një qytetar korçar që edhe ai ishte zënë rob, ja dhanë këmbëve dhe ikën. Korçari nuk arriti dot të largohej shumë dhe aq shpejt sa Isufi dhe kështu që ai u vra ndërsa Isufi ra në përruan e Osojës dhe pastaj në lumë duke ecur përpjetë lumit derisa arriti arriti tek Ura e Koços. Doli nga lumi dhe u kthye tek kasollet e Qerim Dardhës. Atje Isufi ngeli dy ditë sa ju shruan këmbët që ishin henjtur dhe i ridhnin gjak.
Ne partizanët e brigadës së katërt e kaluam me sukses Ostrovicën dhe arritëm të gjithë gjallë në pyjet e Zaloshnjës duke ecur për tërë natën. Në mëngjez gjermanët u çuditen sesi gjurmët e një autokollone partizane u kishin kaluar aq afër pa i degjuar! Kjo qe situata kur gjermanët na dogjën shtëpinë neve dardharëve.
Në këtë kohë që ne kalumë në drejtim të Qafës së Beçit, vëllezërit e mij të vegjël, Beso, Rama dhe Ligori shkuanë nga xhaxha Taqi. Bato ishte në mulli dhe Marko kishte 5 vjet që kishte emigruar në Australi. Në shtëpi kishte ngelur vetëm nënë Sano.
Sapo kaloi mezi i ditës, gjermanët dhe ballistët erdhën e u dukën sipër mbi Shullë të fshatit. Pasi e mitraluan për disa çaste fshatin nga sipër Shullërit dhe vranë kushëririn tim të parë, Yzin djalin e xhaxha Taqit që ne e kishim korier, ata zbritën në fshat dhe i vunë zjarrin. Spërkatën tërë shtëpinë tonë me benzinë dhe i vunë zjarrë. Shtëpia ishte e madhe dy katëshe dhe të gjitha gjërat e shtëpisë u bënë shkrumb e hi. Nuk shpëtoi asgjë, bile një gjerman kur pa qenin tonë të madh me emrin Xhovi që ishte strukur i friksuar në një qoshe afër ashefit (guxhinës) e qëlloi me plumb në kokë. Nëna, siç më thanë fshatarët më vonë, kishte qëndruar trimëreshë dhe nuk kishte bërë fare zë. Si ikën gjermanët, nënën e mori kunati, Pasho muslimani, në shtëpinë e vet i cili banonte 20 metro më lartë shtëpisë sonë. Ne kishim tre vjet, që nga vdekja e babait, që nuk flsinim me xhaxhanë për një çështje të ngatërruar dhe jo fortë të qartë; punë vjedhje. Thuhej se 16 dhenë ishin vjedhur nga disa miq të tij.
Duhet thënë që të vetmen gjë që bëri nëna për të shpëtuar, para se të vinin gjermanët të digjnin shtëpinë, ishin monedhat e floririt (disa dhjetra kilogram) që babai i kishte grumbullar nga shitja e tokave dhe bagëtive tre vjet më parë se të vdiste dhe paratë e Amerikës që i kishte kthyer në flori. Po ashtu, edhe anglezët, në ikje e sipër, kishin lënë disa monedha floriri të cilat nëna i numëroi dhe i bashkoi me arin e vet për t'jua dhënë atyre kur të ktheheshin. Të gjithë sasinë e floririt e fshehu diku prapa shtëpisë, në selishtën pranë lëmit që shtrihej midis shtëpisë sonë dhe asaj të xhaxha Pashos, në një 'vend të sigurtë'. Këtë gjë e bëri sapo ajo mori lajmin se do të na digjnin shtëpinë, pra, në atë mëngjez që u dogj shtëpia. Si u vra Yzi ajo, në fillim ajo shkoi nga shtëpia e xhaxha Taqit ku kishte rënë zija e vdekjes së djalit të tij.
Duhet thënë se pas ikjes së gjermanëve, nëna shkoi të marrë floririn por nuk e gjeti. Hysnia, e bija e xhaxha Pashos që ishte martuar në Guramadh së bashku me të jëmën, gruan e xhaxhait, ishin parë duke hyrë në shtëpinë e Pashos me një teneqe të madhe në dorë. Nëna ju tha se ato e kishin marrë floririn dhe në fakt atje përveç dy familjeve tona askush tjetër nuk mund të hynte. Ato i thanë të vinte në shtëpi dhe të bisedonin. Në këtë kohë Hysnia mori nënën për krahu dhe i thotë se në këtë fatkeqësi ne do t’ju jemi pranë dhe se nëna duhet të shkonte tek i kunati, që ishte i jati i saj. Nëna tepër e traumatizuar, për çastin, nuk mendoi gjatë dhe e shkeli amanetin e babait tonë që i kishte thëne se me Pasho Muslimanin, të mos kishin asnjë mardhënie dhe të mos flisnin kurrë. Në shtëpinë e të kunatit ajo gjeti ngushëllimin e çastit dhe kaloi natën e parë. Kur ardhi koha që ti jepnin florinjtë, ata e mohuan grabitjen!
Floriri
Xhaxha Pasho në atë kohë ishte në moshën mbi shtatëdhjetë vjeçare por i mbajtur mjaftë mirë.
Nëna pas kësaj filloi të ishte e lemerisur jo vetëm për floririn por edhe për humbjen e gjithçkaje tjetër përveç jetës së saj dhe të shtatë djemëve. Ajo zbriti me vrap poshtë duke qarë dhe shkoi tek shtëpia e kunatit tjetër, Taqit, i cili banonte disa dhjetra metro më poshtë se shtëpia jonë. Shtëpia jonë ka qënë midis shtëpisë së Pashos dhe asaj të Taqit.Vëndi vinte i pjerrët dhe me një bregore që ngjante si një taracë nga ato që hap sot rinia në bregdet.
Xhaxha Taqi megjithë hallin e madh që kishte e priti ëmbël dhe e futi brënda duke u munduar që ta qetësonte nënën e cila dridhej e tëra nga fatkeqësia dhe inati që kunata, 'su ngop me shtëpinë dhe mallin e djegur, dhentë që i shiti në Senisht por më mori edhe floririn që e ruaja për të rritur djemtë jetimë!' siç do të thoshte ajo në ato momente. Më në fund pasi e mblodhi mëndjen, ju lut Taqit që të më lajmeronin mua dhe Baton. "Nëse ti Taqi nuk i lajmeron djemtë e mij, Demen dhe Baton, qysh nga ky moment, unë nuk qëndroj asnjë minutë në shtëpinë tënde." Taqi i tha se duhet të priste deri të nesërmen, dhe se ajo duhet të pushonte pak e ndërkohë ta diskutonin se kë të dërgonin deri në Lavdar apo gjetkë ku ishte disllokuar Brigada e Katërt Sulmuese që po bëhej gati të shkonte në Skrapar. Kjo gjë paraqeste rrezikshmëri shumë të lartë pasi kudo ishin gjermanët.
***
Unë pasi dëgjova nga anglezët që erdhën nga fshati jone se, "Mesmali është djegur" mora leje dhe u nisa. Në oren 5 të mëngjezit mbrita në fshat. Nuk e di nëse eca rrugës apo fluturova! Nuk ndjeja asgjë, nuk shikoja asgjë, nuk mendoja asgjë tjetër veçse nënockën time dhe vëllezërit e mij të vegjël të ngelur në dyertë e botës, pa asnjë mall e plaçkë pasi e kisha ditur me kohë që ajo thoshte se, 'Nëse na djegin shtëpinë, unë kurre s'kam për të nxjerrë jashtë shtëpisë asgjë!'
Mbrita në krye të fshatit tek vendi që ne e quajmë "Vadha e Varreve" dhe pashë shumë shtëpi të djegura dhe midis tyre shtëpinë tonë që dukej nga larg si një pirg i zi dhe që akoma nxirrte tym. U lëshova tatëpjetë siç lëshohet një shqiponjë kur gjuan prenë dhe për disa minuta mbrita tek porta e madhe e xhaxha Taqit të cilën e gjeta mbyllur. Nuk u drejtova nga shtëpia e Pashos pasi babai para se të vdiste më kishte thënë, 'Biri im, po vdes nga dora e vëllait.' Kjo është një histori më vete që nuk dua ta tregoj në këto kujtime pasi atë e dënoi Perëndia siç do ti dënojë të gjithë atë që gëzohen me fatkeqësinë e tjetrit.
Trokita tek shtëpia e xhaxha Taqit, bile nga padurimi e shtyra me tërsëllime. Nga brenda dëgjova zërin e xhaxhait, 'Ja, ja erdha. Kush je ti?' Unë e pyeta nëse është nëna atje. Xhaxhai më hapi derën dhe më përqafoi duke më thënë, 'Sano është këtu biri i xhaxhait. Ruani gjakftohtësinë bir! Mos ja shtoni më hallet vetes.' Nuk e dija se Yzi i shkretë qe vrarë.
Hyra brënda dhe e rrëmbeva nënockën në krahë dhe e putha. Nënockë, - ju drejtova, - ne jemi të rinj dhe ti ke 7 diva që mund të ngrenë shtatë saraje si të Sulltanit e jo më një shtëpi si ajo që iku. Nëna më puthi dorën.
Pas pak ajo e theu heshtjen.
"Bir i nënockës, nuk më erdhi aq keq për shtëpinë por..." Dhe nëna heshti.
"Çfar ka ndodhur?! Më thuaj nënockë!"
"Më parë shko përcillu me tët kushëri që është vrarë nga gjermanët, me Yzin pastaj të tregoj se Pashua na mori tërë floririn e shtëpisë dhe ca nga ato që lanë anglezët kur ikën dje ashtu rëmba - këmbës."
Gjaku më hipi në kokë. Po ky nuk u ngop me babanë që na e vdiq të ri por edhe këtë na bëri që të na vrasë të gjithëve! Mendova këto dhe pa shkuar tek i vdekuri, rrëmbeva pushkën e ika si veriu jashtë. Mbrita tek porta e Pasho Dardhës dhe i dhashë një shqelmë e ajo u shqye e u rrëzua për tokë. I futa plumbin në gojë pushkës dhe ngjita shkallët për tek oda e Pashos që binte pas ballkonit të shtëpisë. U betova se nëse xhaxhai nuk do të më jepte floririn, unë do ta vrisnja si një qen! Gone, është hera e parë në jetën time që po e tregoj këtë histori të poshtër.
Nga dritarja prapa shtëpisë dëgjova që largohej me vrap i biri, Likua, i cili kur krijova kooperativën ka dashur të më vriste. Këtë ti e di se ta kam thënë. Ndërsa e shoqja e Pashos më doli përpara dhe më kapi për xhakete por i dhashë një të shtyrë dhe ajo u rrëzua nëpër shkallë. Hyra tek oda e Pashos. Ai ulur këmbëkryq me tespie në dore, rrinte ulur mbi një shilte të trashe jeshile dhe pa e prishur shumë terezinë mu drejtua,'Erdhe bir!'
I drejtova pushkën por ai dukej fare i qetë ndërsa unë isha në kulmin e egërsisë. Pasho! i thashë. Nxirr florinin e vjedhur! Nuk bëj asnjë muhabet me ty. Për shpirtin e babit të pres vetëm pakë minuta dhe ti bashkë me këdo që do të më dalë përpara do vdisni si qenë!” Ai më vështroi drejtë e në sy.
“Ngadalë o bir, mërre shtruar. Le të bisedojmë si është puna…”
Më dridhej trupi dhe kjo zgjatje e tij më dukej një dredhi apo më keq akoma. Ajo gjakftohtësi ma shtonte më shumë egërsinë.
“Jo Pasho! Asnjë bisedë. Fjala e fundit, do të ma japësh floririn që na keni vjedhur apo jo? Nuk dua asnje fjalë tjetër, vetëm një “po” ose një “jo”!” Ndërkohë sytë po i bëja katër rreth e rrotull megjithëse e dija se Likua ishte frikacak. Ai uli kokën dhe po mendohej. Koha që ai s’po fliste mu duk aq e gjatë sa e humba fare durimin. Qëllova me pushkë mbi kokën e tij E dija se Pasho ishte trim, bile shumë trim dhe këtë e tregonin të gjithë ata që e njihnin. Mendova ta vras dhe më pas të vras dhe veten. I dhashë karar mëdyshjes. “Pasho edhe një herë po të them, do ma kthesh floririn apo jo? Ke vetëm një minutë kohë.” Fillova të numëroj. Nuk e di se sa kisha numëruar kur ai i qetë më tha, “Deme! Unë s’të kam marrë ndonjë flori. Dëgjova nga gratë që Hysnia ka marrë diçka dhe e ka nisur në Guramadh. Më jep kohë ta verifikoj dhe nëse ajo ju ka marrë floririn, le të shkojmë në Guramadh ta marrim.”
Kur kisha shkrehur pushkën, ishte dëgjuar nga xhaxha Taqi. Nëna së bashku me Baton që sapo kishte mbritur nga mulliri, erdhen me vrap tek xhaxha Pashua. Nëna mu hodh sipër dhe më mbajti pushkën ndërsa Bato hyri mes meje dhe Pashos.
“Deme, - do të më thoshte Bato, - Qetësohu! Ne do t’jua marrim floririn. Si thua xhaxha Pasho?”
Pashua nuk foli derisa Bato e përsëriti disa herë atë pyetje. Pasho më në fund premtoi se kjo punë do zgjidhet shumë shpejtë dhe se ata të dy do të merreshin vesh bashkë. Mua, nëna me Baton, më nxorrën jashtë. Ika ashtu siç edhe kisha erdhur. Brigada ishte nisur për në Skrapar, siç e tregova në fillim. I ndoqa pas.
Këtu ai ndaloi një cop herë dhe pasi psherëtiu më tha se herën tjetër do më tregonte diçka tjetër. Mendova se ai ishte i tronditur dhe ju afrova. Në fakt dukej fare i qetë. Më buzëqeshi dhe më ra krahëve.
"Ishin kohë shumë të vështira. Mos ardhshin kurrë ato kohë!"
Do ta mbyllte babai bisedën për atë ditë.
Bato
Pas disa ditësh në shtëpi, im atë, ashtu siç më kishte premtuar, mu afrua dhe pasi më pa gjatë në sy më pyeti:
"Ke kohë të vazhdojmë bisedën e lënë..?"
"Po si jo. Me gjithë dëshirë."
"Këto që të tregoj nuk i di njeri. Nëna ime ka vdekur, Bato po ashtu. Pasho dhe Liko janë harruar nga kjo botë. Vëllezërve nuk jua kemi thënë kurrë pasi nëna na ishte betuar për këtë. I vetmi njeri sot që i di këto ngjarje të këqia jam unë dhe s'dua t'i marr me vete..." Ndaloi bisedën dhe u ngrit e shkoi tek soba e ngrohjes dhe trazoi prushin si për të shtuar nxehtësinë. Atë ditë ishte shumë i ftohtë.
"Do një çaj mali të ta bëj, sikur nxehesh pak nëse ke ftohtë?" e pyeta.
"Jo. Sot dua ta përfundoj rrëfimin e floririt dhe historinë më të keqe të familjes tonë. Dua të më dëgjosh me vëmëndje sepse dëshiroj shumë që ti të mësosh nga kjo histori. Më vjen keq që ti nuk beson në Zot por gjithsesi do shohësh se bota nuk është pa një Zot i cili kontrollon gjithçka dhe që i jep gjithësecilit të 'hajë' atë që ai gatuan për tjetrin prandaj mundohu të 'gatuash' për tjetrin ato gjëra që ti i pëlqen për veten tënde.
Gone, para se të vazhdoj historinë dua që ti të më japësh fjalën se këto që po të them sot s'do t'jua tregosh të tjerëve por ti dish vetëm ti derisa të vish në moshën time."
Unë tunda kokën në shënjë miratimi dhe ai vazhdoi të më tregoi. Dua të ve në dukje i dashur se sot që po e tregoj këtë histori, unë jam po në atë moshë që ishte im atë kur ma tregoi atë.
"Siç të thashë, - vazhdoi im atë, - unë ika në mal tek shokët partizanë dhe historia e floririt nuk ishte zënë më në gojë derisa u ktheva nga lufta që përfundoi me fitoren tonë. Pasi fillova punë si sekretar lokalititeti në Voskopojë dhe kisha mundësinë të filloja të bëja një shtëpi për nënën dhe për ne gjashtë vëllezërit, i hapa nënës bisedën e floririt.
Nënë, i thashë, unë kam disa para por nuk na dalin të bëjmë një shtëpi të rehatshme për nëntë vetë (Bato ishte i martuar dhe kishte një vajzë një vjeçe) dhe se ne të tjerët, një ditë kur të martohemi, të kemi një shtëpi disi të bollshme për të qënë të gjithë së bashku siç dëshiron ti. Nëse Bato i ka marrë florinjtë që na grabiti xhaxha Pasho, le ta fillojmë një shtëpi të madhe, ose edhe dy shtëpi pranë e pranë..."
"Dëgjo Deme, Bato më tha një ditë se mori disa florinj nga i ungji por me ata florinj ai ndërtoi një mulli dhe një dërstilë afër Shipckës dhe s'i kanë ngelur më."
"Si ka mundësi?! Florinjtë ishin afër një kuintal me të cilat mund të ndërtosh jo një mulli por tërë mullinjtë e Shqipërisë. S'ka mundësi?!"
"Kështu më tha."
"Thirre ta bisedojmë bashkë."
"Unë s'dua sherr. Di se xhaxha Pasho nuk ja dha të gjitha..."
"Dhe ju heshtët?!"
"Po kemi heshtur."
"Të lutem thirre Baton."
"Mirë."
Pas disa ditësh ne u mblodhëm të tre tek ashefi dhe pasi mbyllëm derën që të mos na shqetësonin vëllezërit e vegjël, hapëm bisedën e florinjëve.
"Bato, filloi nëna e para, ju kam thirrur të dyve të sqarojmë punën e florinjëve. Ti e di se ne kishim gati një kunjtal flori. Më the se i ke marrë Pashos aq florinj sa bëre një mulli dhe një dërstilë. Aq janë shumë pakë. Ku janë florinjtë e tjerë?"
Bato uli kokën dhe u mendua gjatë derisa nëna ndëryri përsëri.
"Ty po të them, më jep përgjigje, ku janë florinjtë e tjerë?"
"Dëgjo nënë. Të kam thënë se sa florinj kam marrë..."
"Jo! S'më ke thënë asgjë se sa. Ti më ke thënë vetëm se ja more florinjtë Pashos. Ku janë florinjtë!"
"Unë i mora aq sa ai më dha."
"Jo! S'të besoj. Ti nuk ja more të gjithë floririn dhe heshte?!"
"Po, heshta."
"Pse?"
"S'desha sherr. Pastaj ai mu betua se vetëm aq kishte..Ndoshta nuk ja kthyen ata të Guramadhit."
"Jo, ti s'më ke thënë asgjë nga këto. Ku është floriri? Mos e ke fshehur gjë?"
Këtu Batua kërceu përpjetë sikur ta kishte kafshuar gjarpëri por unë e kapa fortë për shpatullash dhe e detyrova të ulej e të fliste shtruar. Kam qënë shumë herë më i madh me trup dhe me fuqi se sa Batua por s'mund të them se isha më i fortë se ai pasi Bato kishte një shpirt të pamposhtur, një shpirt vigan që nuk ja ulte kokën askujt. E këshillova ta dëgjonte me kujdes nënën dhe të mos kërcente më përpjetë.
"Unë fshehur?! Jo nënë. Je gabim. Unë s'kam më flori dhe mos kërkoni nga unë. Kaq ju them."
Po më dridhej trupi nga inati. E ndjeja se Bato gënjente. Ju vërsula me të shara dhe kërcënime. Ai nuk lëvizi nga e tija. Ndoshta do bënim jo vetëm sherr por edhe do godisnim njëri tjetrin nëse nëna s'do ndërhynte me shumë zgjuarasi ta shuante atë sherr.
"Dëgjo Bato! Dëgjo edhe ti Deme. Ne s'do merremi dot vesh por unë s'dua sherr. Ju e dini këtë gjë. Kjo bisedë do mbyllet sot këtu pasi ti Bato do të më betohesh ashtu siç dua unë se nuk ke më flori. Je gati të betohesh?"
"Betohem si të duash ti nënë."
"Dëgjo Bato! Unë dyshoj prandaj dua që betimi jot të bëhet i nxehtë dhe të lerë një shënjë për tërë jetën e jetës tënde që sa herë ta kujtosh nëse ke gënjyer, të të dhembë dhe të të shkatërrojë jo vetëm ty por edhe familjen tënde. Je gati të bësh atë që dua unë?"
"Jam."
Nëna mori mashën dhe trazoi zjarrin në vatër pastaj e la mashën për pakë kohë në prush.
"Do ta qis mashën e nxehtë nga prushi dhe ti Bato do ta kapësh me dorën e djathtë të mbështjellë me një leckë. Dua që dora jote të digjet disi dhe ndërkohë të thuash ato fjalë që do them unë. Dakort?"
"Dakort."
Nëna nxorri mashën nga zjarri dhe, pasi ja lidhi dorën me një leckë, ja zgjati Batos.
"Kape!"
Bato e kapi mashën e nxehtë dhe lecka u dogj sakaq dhe më pas filloi ti digjte dorën. Ai nuk bërti dhe mashën nuk e lëshoi. E dija guxmin e tij dhe po ndjeja keqardhje.
"Nënë, të lutem lere mashën. Batos po i digjet dora. Të lutem nënë?"
"Bato, betohu! - Bërtiti nëna. - Betohu kështu, i kam marrë Pashos aq flori sa kam prishur."
"I km marrë Pashos aq flori sa kam prishur."
"Sot unë s'kam asnjë flori nga ato që i mora Pashos."
"Po, sot unë s'kam asnjë flori nga ato që i mora Pashos."
"Betohem në Zot! Nëse gënjej, Zoti më dënoftë!"
"Betohem në Zot dhe nëse gënjej, Zoti më dënoftë!"
"Mos e gëzofsha jetën nëse gënjej dhe mos pafsha një ditë të bardhë dhe çupa ime mos u trashëgoftë kurrë sa unë të jem gjallë!"
"Mos e gëzofsha jetën nëse gënjej dhe mos pafsha asnjë ditë të bardhë dhe çupa ime mos u trashëgoftë sa të jem gjallë!"
"Hiqe mashën nga dora!"
E tmerrshme. Bato ishte djegur keq por as rënkoi dhe as lotoi! Ai qëndronte triumfant mbi nënën dhe mbi mua. Fillova ta besoj se dënimi i tij ishte i pamerituar. E përqafova me keqardhje dhe i thashë të më falte për dyshimin. Ndërsa nëna dukej e palëkundur në atë ndëshkim.
"Nga sot kjo bisedë do të jetë e mbyllur dhe kushdo që ta rihapi qoftë i mallkuar nga unë", na tha ajo të dyve nëna.
Pasi tha këto fjalë ajo u ngrit dhe doli jashtë. Unë u mora me dorën e Batos. Ja futa në ujë të ftohtë për disa minuta pastaj ja lava me të verdhë veze dhe i vura duhan mbi plagë dhe ja lidha. I propozova të shkonim në spital në Korçë po ai s'pranoi.
Kanë kaluar kaq shumë vite dhe kam konstatuar se Bato na pati gënjyer. Ai vërtetë nuk ja mori të gjitha florinjtë Pashos por mori aq sa çupa dhe djali i tij kanë edhe sot e kësaj dite. Këtë konstatim e kam bërë me disa raste që më japin të drejtën të dyshoj. Të dy fëmijët e Batos i kanë dhëmbët prej floriri. Të dy kanë orë prej floriri që jua ka bërë vëllai ynë Marko në Australi të cilit Bato i dha florinj kur ai u largua nga Shqipëria. Një shqiptar emigrant nga Hobarti më ka treguar për këtë, quhet Islam Riza. Kam parë se Ollga i ka dhënë forinj edhe gruas së Flamurit për të vënë një dhëmb floriri. Kur e pyeta Ollgën më tha se, Flamurit i nxjerr flori nga rezervat e shtetit i vjehrri i tij. Edhe unë nga ai kam marrë!! Rasti e solli që Flamuri më erdhi në shtëpi dhe e pyeta. Ai mu përgjigj se Ollga i ka shitur disa monedha floriri. Siç e shikon, Bato ka fshehur floririn por kjo temë është e mbyllur sepse unë i jam betuar nënës. Konstatoj se deri sa vdiq im vëlla, vuajti për bukën e gojës dhe këmbët i hoqi zvarrë pasi i ra në pjesë edhe një grua e keqe. Po ashtu, e bija e tij sot është gjashtëdhjetë vjeçe dhe akoma beqare. Mallkimi i nënës do ta ndjekë edhe në varr.
Kaq për kët problem. Nga ky moment s'dua që ti të flasësh më për këtë gjë. Dakort?
Këndez-Gjel-Kokoshi-Kaposh
Gjeli, ora më e vjetër që i ka bërë zgjimin njeriut prej disa miliona vetësh
Të thuash se këndezi, ose siç thuhet ndryshe, gjeli, kaposhi apo kokoshi, është një enciklopedi më vete, sigurisht që dikush do të qeshi dhe dikush tjetër mund të thotë, "epo s’lanë as gjelin pa e hyjnizuar dhe pa i thurur gojdhëna këta shqiptarët e sotëm!" S'është aspak e vërtetë se gjelitt po i thuren lavde të kota.
Gjeli është një shpend shumë simpatik, trim, krenar, qejfli, e plotë epitete të tjera që i përshtaten për bukuri. Ecja e tij i ngjan një njeriu që mbahet me të madh e shet tangërllëk. Lufta që ben me gjela të tjerë është luftë për ta patur zili pasi ai nuk di të tërhiqet e të tregohet frikacak. Pas shqiponjës është shpendi më i pëlqyer i njeriut i cili dëndur e përdor në simbolet e tij të trimërisë dhe guximit.
Në mithollogjinë shqiptare gjeli është një simbol drite për shkak se e kënduara e tij lajmëron ardhjen e agimit. Kjo këngë në kohën e Perigjelit është më e bukur dhe më e zgjatur se në kohën e Afeligjelit. (Distanca më e afërt dhe më e largët e tokës me diellin.) Në Shqipëri gjelit i është kënduar vazhdimisht. Bile, në disa zona, gjeli është adhuruar si personifikim i energjisë diellore dhe në disa zona të tjera mbahet si simbol i paqes. Se si mbahet Simbol i Paqes po ju tregoj një gojdhënë.
Tregojnë se një herë e një kohë, dy fshtra fqinj, që kishin një madhësi afërsisht të barabartë, ziheshin për një rip toke që ishte në mes tyre. Puna kishte vajtur deri aty sa ata të luftonin me armë me njëri tjetrin. Ajo copë tokë, pa shumë rëndësi, kishte ngrënë disa koka nga këto dy fshatra, doshta vrasja do të vazhdonte gjatë derisa një ditë të shuheshin krejt nëse një një plak i mëncur, në një fshat pak më larg dy fshtarave që vriteshin, ju dha një mendim shumë origjinal për ta zgjidhur atë problemin. Ay takoi dy më të moçmit e dy fshtarave dhe u tha që ti tregonin dy shtëpitë që ishin në qendër të çdo fshtati. Pasi përcaktoi ato dy shtëpi, plaku i zgjuar ju kërkoi të zotërve të këtyre dy shtëpive që në mëngjez, sapo ata të dëgjonin këngën e gjelit, të niseshin drejt fshatit fqinj. Atje ku ata do takoheshin, do të ishte dhe kufiri ndarës dhe kështu u bë. Fshatrat armike u pajtuan përfundimisht dhe rrojtën në paqe deri më sot.
Gjeli nderohet kudo
Në Amerikë, me rastin e ditës së Falenderimeve, presidenti fal një gjel që të jetoi. Ky episod qëndron në origjinë të ceremonisë së përvitshme të "faljes së gjelit". Presidenti i jep lejën gjelit që të jetojë i lumtur edhe një vit në ndonjë fermë shpendësh.
Gjelit i janë thurur vargje e i janë kënduar edhe këngë. Një nga këto poezi është dhe rubaira e famshme e Omar Khajamit, shqipëruar nga Noli, ku thuhet:
A e di përse këndezi po këndon Me natë nga gjumi po të zgjon? Që shkoi një dite të lajmëron, Dhe ti, çkujdesur fle dhe ëndërron.
Kurajua dhe shpirti luftarak i gjelit
Në Lezhë kam patur një “këndez-qen”. Mos u çuditëni që them këndez-qen. Shtëpia ime ishte përbri Shtëpisë së Ushtarakëve, përballë Vënd Varrimit të Skënderbeut dhe gjithë ajo copë lagje e kujton akoma këndezin tim. Aty është një copë e lagjez “Skënderbe” që shtrihet sipër rrugës që shkon tek ura e vjetër e Lezhës dhe poshtë rrugës që të shpie tek Gryka e Zezë dhe më tutje për në Raboshtë e Kallmet. Aty gjendeshin tre-katër shtëpi private dhe tre pallate. Unë kisha një kopsht të vogël përmbi murin e rrugës së urës së vjetër. Në një cep të kopshtit kisha bërë një qymez me nja 20 pula. Kisha vetëm një këndez që nuk lejonja të therej. Ishte një këndez i madh, i bardhë, që ecte shumë krenar dhe që i ruante pulat me shume fanatizëm dhe besnikëri se mos vidheshin, goditeshin apo “përdhunoheshin” nga këndezat e lagjes. Askush nuk guxonte të kalonte afër kopshtit tim pasi këndez-qeni im i turrej dhe e kafshonte! Më thoshin ta lidhja por s’pranova t’ja kufizoj lirinë të cilën e meritonte. Kishte bërë vaki që Nakon, komshiun tim, e kishte sulmuar keq e gjakosur sa ai mu betua se do ta vriste. Me shaka i thashë Nakos se po të më vriste burrin e një zetë pulave, do ta bëja atë burrin e tyre dhe kështu e zbuta zëmërimin e tij. Ndërsa Berti, vëllai i poetit Rudolf Marku, do ta shpallte gjelin tim si Mbretin e Gjelave të Lezhës. Ky gjel, përveç meje, nuk lejonte as nënën, as gruan dhe as djemtë e mij të hynin në kopsht. Edhe kur u plak nuk e humbi atë krenari dhe kurajo që pati në rini. Sulmonte burra dhe gra që ishin nga 100 kg kur vetë nuk peshonte më as 2 kg!
Mithollogjia botërore
Në traditën Greke, njëlloj si në traditën shqiptare, gjeli i është dedikuar Perëndise Diellore, me një ndryshim, nga grekët këndezi është edhe personifikim hënor.
Në disa vende Europiane, gjeli është parë si imazh i zemërimit, manifestimi shpërthyes i dëshirave të irrituara dhe të papërmbajtshme për horgji.
Budizmi tibetian i drejtohet gjelit në mënyrë të veçantë si simbol i fatalitetit. Shfaqet në qendër të rrotullës së jetës, afër derrit dhe gjarpërit, si një nga tre helmet. Simbolizon epshin, ngjitjen (dashurinë) dhe lakminë që vënë në lëvizje rrotullën e ligjit.
Në Islam, gjeli shijon një nderim të veçantë. Vetë profeti pohon se gjeli i bardhë është shoku i tij sepse shpall prezencën e Ëngjëllit. Për më shumë, profeti ka thënë se ndalohet të mallkosh gjelin, të cilin e thërret me lutje. Në analizat e ëndrrave, gjarpri dhe gjeli janë interpretuar si simbole të kohës.
Vdekja e gjelit tim
Sipas traditës së lashtë shqiptare, gjeli, ashtu si qengji, ngelet mes kafshëve që ofrohen në sakrificë në ritet mortore dhe dasmore. Prandaj më këshilluan ta therja mbi varrin gjatë zhvarrimit të eshtrave të babait tim se shpirtin e gjelit e komandoka Aiqëlepërsëriu i cili është perëndia që me fuqitë e tij shëruese, sjell të vdekurit mbrapa në jetën e tokës!