Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/11

Zbulohet kinezi me moshën 265 vjeçare. Formula e jetëgjatësisë


Herbalisti kinez, Li Ching-Yuen u lind me 1677 në Kinë sipas dokumenteve zyrtare (edhe pse ai vet thoshte që ka lindur në vitin 1763). Gjatë jetës së tij të gjatë, ai në mënyrë të vazhdueshme ka praktikuar Herbalizmin dhe artet marciale.



Në vitin 1930, New York Times kishte shkruar një artikull për të ku kishin zbuluar dokumente zyrtare kineze të papublikuara më parë. Në mesin e këtyre dokumenteve ishte edhe një komunikatë urimi e vitit 1827, ku qeveria i kishte uruar ditëlindjen e 150 atij.

Dokumente të më vonshme të vitit 1877, zbulojnë urime të tjera për ditëlindjen e tij të 200.

Si e arriti ai këtë moshë?

Li Ching-Yuen e ka shpjeguar jetëgjatësinë e tij me një formulë e cila përmban vetëm një fjali. “Mbaje një zemër të qetë, qëndro si breshkë, ec me shpejtësi pëllumbi dhe fli si një qen”.

Sidoqoftë, Li Ching-Yuen kishte ndërruar jetë me 6 maj të vitit 1933 pasi u kishte thënë studentëve të tij se ai e kishte përmbushur misionin e tij në jetë dhe ishte i gatshëm për të shkuar në “shtëpi”.

Ai, gjatë jetës së tij 265 vjeçare, kishte pasur 23 gra dhe kishte rritur më shumë se 200 fëmijë.

DEDE GJO LULI, MBROJTESI FISNIK I TROJEVE SHQIPTARE


-- nga Gjergj Nikprelaj


Gjergj NikprelajCeshtja shqiptare ne skenen nderkombetare u paraqit ne gjysmen e dyte te shekullit XIX dhe zgjati pa nderprerje deri ne vitin 1912, respektivisht deri te shpallja e pavaresise nga Kuvendi Kombetar, me 28 nentor 1912 ne Vlore. Njohjen e plote nderkombetare, Shqiperia e fitoi me 29 korrik 1913 ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer.

Ne kuader te Krizes Lindore me 1875, ceshtja shqiptare ne vecanti dhe ceshtja ballkanike ne pergjithesi, kane terhequr vemendjen e diplomacise evropiane. Posacerisht Austro-Hungaria dhe Rusia, ne garen e tyre per supremaci, u bene faktore determinues ne zhvillimet historike te Ballkanit, te cilave me vone iu bashkangjit edhe Italia. Prandaj "ceshtja e Orientit" ze vend paresor ne historine e popullit shqiptar. Ne radhe te pare gjate kesaj krize ishin te angazhuara Rusia, Austro-Hungaria dhe Anglia.

 Fuqi te tjera si Franca dhe Italia kishin me pak fuqi dhe interes per keto ngjarje, ndersa Gjermania u paraqit si pale e trete ne mes paleve ne grindje. Fuqia me e rrezikshme dhe shkaterruese per Perandorine e Stambollit tradicionalisht ishte Rusia. Status quo-ne per interesat e veta, per te bllokuar depertimin rus e ruanin me se forti Austro-Hungaria ne Ballkan dhe Anglia ne Mesdhe.

Rilindja Kombetare Shqiptare organizoi dhe mobilizoi popullin ne lufte per pavaresi dhe mevetesi. Krijoi nje permbajtje te re dhe vuri detyre ideologjike, politike, ekonomike dhe kulturore organizimin e luftes kombetare per clirimin e vendit nga sundimi shekullor otoman dhe bashkimin e vilajeteve shqiptare ne nje shtet te vetem dhe te pavarur.

Gjergj NikprelajAutonomia e Shqiperise, si kusht paraprak per arritjen e pavaresise kombetare, kishte hyre ne gjakun e cdo rilindasi dhe cdo patrioti shqiptar. Per fat te keq, parimi "Ballkani - popujve te Ballkanit", shpallur nga aktoret e skenes politike te atehershme, popullit shqiptar i mohohej edhe pse ishte nje nga popujt me te vjeter ne Ballkan. Shqiptaret kishin te njejtat aspirata kombetare qe i kishin realizuar popujt e tjere te Ballkanit pak kohe me pare. Por, Fuqite e Medha te kohes nuk donin shtet shqiptar ne Ballkan!

Historianet, publicistet dhe biografet e Dedes pohojne se ai filloi qysh ne moshe shume te re te merrej me veprimtari publike, politiko-shoqerore ne vendlindjen e vet ne Traboin ne Hot dhe me gjere. Ai bashkepunonte me Cun Mulen, Marash Ucin dhe me shume hoten dhe malesore tjere. Si vojvoda i Traboinit, sipas rregullave kanunore, atij i takonte vendi i dyte ne fisin e Hotit, pas bajraktarit qe ishte nga vellazeria e Cun Mulajve.

Dede Gjo Luli, i pari ne kushtrim per mbrojtjen e trojeve

Dede Gjo Luli "1840-1915) ishte i pari ne kuvend, ne kushtrim te luftes per mbrojtjen e trojeve tona. I pari mbeti edhe ne zemrat e popullit tone, Malesise ne vecanti dhe Shqiperise ne pergjithesi. A ishte edukuar me ndjenjen e e dashurise per lii "ne shkollen e tradites popullore" ku kishin mesuar malesoret qe te jene gjithmone te gatshem per te flijuar edhe jeten e vet per lirin e Atdheut, sic veproi ky kolos i mbrojtjes se Atdheut qe doli nga gjiri i popullit dhe gjithe familja e tij kreshnike e cila u flijua per atdhe. Deda u poq bashke me hallet e popullit, ndersa dita-dites i ndihmonte dhe keshillonte bashkevendasit dhe bashkeatdhetaret e vet.
Ded Gjo' LuliShume here i perfaqesonte edhe para autoriteteve osmane ne Shkoder dhe gjetiu. Ishte i mencur dhe largpames, shume i guximshem, orator i njohur sic e quante poeti yne i madh Gjergj Fishta "Kuvendar"! Per te patur me te qarte figuren dhe kohen ne te cilen lindi, jetoi, luftoi Dede Gjo Luli i Hotit, duhet te kemi parasysh rrethanat historike, mjedisin shoqeroro-ekonomik dhe politik. Mjerisht, gjate kohes se sundimit te Perandorise Osmane, Malesia ishte pjesa me e prapambetur e Shqiperise, ashtu mbeti edhe deri me sot. Dede Gjo Luli dhe luftetaret e tij nuk trembeshin nga askush edhe pse Shqiperia ishte e pushtuar dhe rrethuar nga armiqte shekullore, fjala eshte jo per popujt, por per estabilshmentet ballkanike qe gjithmone enderronin te aneksonin tokat shqiptare.

I respektueshem nga mjedisi si askush tjeter

Dede Gjo Lulin e njohu dhe e respektoi mjedisi si askend tjeter ne kohen e tij. Ishte burre ne ze, fjala e tij kishte peshe shume te madhe ne te tere Malesine. Ishte nder figurat me te medha qe pati Malesia ne kohen e tij. Ai udhehoqi kryengritjen legjendare te Malesise, ngriti flamurin shqiptar te Gjergj Kastriot Skenderbeut ne Bratile te Deciqit, me 6 prill 1911, pas katerqind e tridhjete e dy vjet dominimi te Perandorise Osmane, pasi shtate trimat e Kojes e hodhen pertoke flamurin me gjysmehene dhe rane deshmore. Mprehtesia e Dedes dhe talenti i artit ushtarak shkelqen ne menyre te vecante ne Luften e Malesise.
Ne nentedhjete vjetorin e vrasjes se heroit te popullit Dede Gjo Lulit, populli yne ne teresi dhe Malesia e tij ne vecanti perkulet plot respekt per vepren e kryetrimit, kryengritesit te madh qe tere jeten e kaloi me pushke ne dore kunder sunduesve te huaj, dhe me fjale te urta dhe te zjarrta ne shume kuvende u perpoq ta mbronte dhe ta nxirrte nga erresira shekullore Atdheun tone. Dede Gjo Luli i Traboinit te Hotit me luftaret e tij u radhit krahas figurave te Rilindjes sone Kombetare dhe Levizjes se armatosur antiosmane, prej Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ku u ndegjua zeri i tij per clirimin kombetar dhe deri ne vdekjen tragjike ne Orosh te Mirdites nga dora gjakatare e pushtuesit serb.

Kur rreziku i copetimit ishte mese real

Pas luftes ruso-turke "1877-1878) dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit "1878-1881), si ngjarjes madhore te rilindjes kombetare dhe konfrontimit luftarak ne Ballkan ne mes te Malit te Zi dhe Serbise me ushtrine e Perandorise Osmane "1876-1881) ndryshoi harta politike e Evropes, gje qe, ne mes tjerash ndikoi shume edhe ne disfavor te ceshtjes shqiptare. Ne gjysmen e dyte te shekullit XIX, rreziku i copetimit te tokave shqiptare ishte i madh dhe mese real. Fuqit e Medha evropiane filluan per interesat e veta pazarlleqet me tokat shqiptare, nen sovranitetin e "Perandorise se semure" sic quhej ne ate kohe ky shtet, i cili u ndau tokat tona shteteve fqinje. Atdhetari dhe intelektuali i shquar i diaspores sone nga Bukureshti, Kristo Dako, shkruante ne librin e tij "Liga e Prizrenit", se "Paqja e Shen Stefanit per turqit ishte nj-_-_rim, per ne shqiptaret ishte nje helm vdekjeje".
Tryeza diplomatike per aprovimin e Traktatit me 3 mars 1878 ne Shen Stefan, ne mes te Perandorise Osmane dhe Rusise perfundoi me kushtet qe kjo e fundit ia diktoi Portes se larte, si fitimtare e luftes e cila synonte te realizonte planet e vjetra ekspansioniste dhe pansllaviste per dominimin e vet ne Gadishullit Ballkanik. Ajo donte te formonte Bullgarine e madhe ose "guberne" ruse ne Ballkan dhe te zgjeronte Serbine e Malin e Zi. Rusia cariste dhe diplomacia e saj u nguten dhe harruan interesat e fuqive tjera te medha evropiane dhe jo vetem interesat e shqiptareve.
Vendimet e Shen Stefanit u anuluan nga Fuqite e Medha, u vendos njezeri rishikimi i tyre ne Kongresin e Berlinit qe filloi punimet me 13 qershor, zgjati deri me 13 korrik te vitit 1878. Sic dihet Traktati paraprak i Shen Stefanit, vecanerisht prekte interesat e Austro-Hungarise i nderpritej udha e daljes ne Selanik. Po ashtu protestoi edhe diplomacia britanike. Anglia shqetesohej ne lidhje me problemin e sigurimit te Dardaneleve dhe bregdetit Egje. Popullit shqiptar nuk iu dha asnje e drejte. Kongresi sic do te shohim, nuk u dha pergjigjje memorandumeve, vendimeve dhe protestave te shumta qe u derguan nga populli shqiptar dhe mbeti i shurdher dhe i verber sepse as qe deshironte te degjonte per fatin e popullit tone.
As Memorandumi i njohur i Shkodres, per te cilin iu dha autorizimin kryeministrit britanik lordit Bikonsvelld "Beaconsfield) me 13 qershor qe ne Kongresin e Berlinit te mbroje interesat e popullit shqiptar, por nuk pati dobi. Fuqite e Medha te Evropes se atehershme, sic e kemi konstatuar me pare, ishin per ruajtjen e statusit quo-se ne Ballkan dhe kundra kryengritjeve te shqiptareve qe mbronin copetimin e trojeve etnike dhe historike. Kongresi ne fjale veproi edhe me keq se ai i Shen Stefanit. I ndau tokat shqiptare duke i dhene Malit te Zi krahinen e Kucit "Trieshin, Kojen, Fudnat dhe Rahojen).

Si u kembyen trojet?

Abasadori italian, konti Korti "Corti), propozoi qe ne vend te Plaves dhe Gucise, Malit te Zi t'i jepen Hoti e Gruda, gjoja se popullsia katolike nuk do ta refuzonte Kuroren e krishtere te Malit te Zi, per cka rane ne dakord palet e interesuara, gje qe u kundershtua rreptesisht nga popullsia e ketyre dy Maleve dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit -Dega e Shkodres. Fuqite e Medha ne kete rast kerkuan qe sipas vendimeve te Kongresit te Berlinit, Malit te Zi Porta e Larte t'i dorezonte Ulqinin. Ushtria e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit "Dega e Shkodres) tentoi ta mbronte edhe Ulqinin, bashke me popullsine vendase te cilen e kryesonin Mehmet Beci, Mehmet Gjyli, Sali Hyla, etj., te cilet heroikisht luftuan kundra ushtrise osmane te cilen e komandonte gjenerali turk Dervish Pasha, pasi i theu forcat mbrojtese vullnetare ne malin e Mozhures, ketu u vendos fati i Ulqinit. Flota nderkombetare e komanduar nga admirali anglez Sejmur, pa nderprerje bente presion luftarak per dorezimin e Ulqinit.
Me 26 nentor 1880, gjenerali turk porsa theu mbrojtjen popullore te ketij qyteti, i dorezoi Ulqinin Malit te Zi. Pas kongresit te Berlinit, Gruda, Hoti dhe Kelmendi u bene zona kufitare. Malesia e Mbishkodres u nda midis dy shteteve. Keto troje ishin pjese e Vilajetit te Shkodres, kurse ne pikepamje etnografike i takonin Malesise se Madhe. Tashti, Perandorise Osmane "Shqiperise) iu shkeputen trojet shqiptare: Trieshi, Koja, dhe Fudnat "nje pjese e banoreve ishin me kombesi shqiptare). Serbia fitoi dhurate me anen e spastrimit etnik dhe aneksimit me 1878: Pirotin, Prokuplen, Toplicen "Sanxhakun e Nishit) dhe pjeset te Kosoves Veilindore. Me mijera shqiptare u shperngulen me dhune edhe si muhaxhire u vendosen ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni e gjetiu ne territorin ku shtrihej Perandoria Osmane. Komiteti i Shkodres duhet te gjente rrugedalje per buke e pune, per te siguruar ekzitencen e mijera te zhvendosurve, nga Trieshi, Koja, Fudnat dhe pjesa e Grudes.
Lidhja e Prizrenit, ngjarje e rendesishme
Ne historine re te popullit shqiptar, Lidhja e Prizrenit e cila u themelua me 10 qershor 1878 tri dite para Kongresit te Berlinit, perben ngjarjen me te rendesishme ne historin e re te popullit tone. Ajo ishte organizata e pare politike dhe ushtarake shqiptare, me nje platforme e program gjithekombetar. Ajo kishte, sic dihet, organet lokale dhe qendrore me forcat e veta ushtrake. Nje rol te madh ka luajtur Dega e Lidhjes per Shkodren, ne mbojtjen e trojeve shqiptare. Me pelqimin e popullit, Malesia dhe Mirdita paten dymedhjete perfaqesues, Shkodra dy dhe Podgorica nje, ne Kuvendin e themelimit te Lidhjes, edhe pse keta mberriten me vone, me 30 qershor. Fakt eshte se lidhur me lidhjen e Prizrenit ekzistojne pikepamje te ndryshme dhe kontradiktore varesisht se kush merret me te dhe me cfare qellimi. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe kryengritjet e armatusura anti-osmane me 1909-1912 te Levizjes Kombetare, si shtyllat kryesore te pavaresise se popullit tone, deri me sot, ne historiografine sllavo-greke te Ballkanit, jane pare me dioptri te metodes kuazishkencore tradicionale me nencmime malicioze, insinuata, me gjoja se Lidhjen Shqiptare e ka organizuar Perandoria Osmane per qellimet e veta.

Veprimtaria politike e Dede Gjo Lulit mbetet e njohur

Veprimtaria patriotike, si u tha, edhe trimeria atdhetare e Dede Gjo Lulit dhe shokeve te tij gjate Luftes se Miletit per mbrojtjen e teresise tokesore etnike shqiptare eshte pak a shume e njohur dhe mbetet gjithmone ne kujtesen dhe analet historike te popullit. Kujtoj ketu protestat e krereve te maleve: Hotit, Grudes, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit, dhe krahines se Kucit "Trieshit, Kojes e Fudnave) drejtuar Fuqive te Medha kunder perpjekjeve per dhenien Malit te Zi, qofte edhe nje pellembe te tokes se tyre. Ata deklaronin si do te shohim, se ishin te vendosur, te mbronin me lufte trojet e veta deri ne vdekje. Vala e protestave u perhap si flaka ne te gjitha trojet shqiptare. Perfaqesuesit e popullit ju drejtuan dite e nate Kongresit te Berlinit dhe Fuqive te Medha. Te gjitha keto protesta, memorandume, vendime i kishte nenshkruar edhe Dede Gjo Luli i Hotit. Keta burra kreshnike, me pushke ne dore mbrojten trojet e veta nga ushtria malazeze.

Dokumenti i pare u nenshkrua ne 21 shtator 1879

Dokumenti i pare u nenshkrua me 21 shtator 1879, ne Shkoder, nga gjithe paria e Hotit dhe Grudes me Dede Gjo Lulin ne krye, Bajraktari i Rapshes Ahmeti, Nikolle Miraku, Ujke Miculi, Stak Breci, Mal Gjoka, Ahmet Dino, Mustafe Ujka, Mark Sula, Fran Haxhi, Dok Paloki, Mal Marku "Ismail Marku), Nike Ujke Preci, Pjeter Nika, Ismail Martini bajraktari i pare Grudes, Baca Kurti, Shaban Smaku, Dede Miraku, Dush Prela, Sokol Baci, Haxhi Gashi, Halil Qafa "nga Gruda), Tafil Kurti bajraktar i Grudes, Shul "Sul?) Uci, Zeke Alia dhe Beqir Osmani. Te gjithe jane te shenuar si "koxhabash" perpos bajraktareve. Kreret e Hotit, Kelmendit, Kastratit dhe Grudes i ishin drejtuar konsullit austro-hungarez ne Shkoder, Lipihut, dhe protestonin kunder gatishmerise se Qeverise Osmane per t'ia dorezuar keto krahina me dhune Malit te Zi
Protesten ne fjale e nenshkruan: Dede Gjo Luli, Mark Gjoku, Met Gjoni bajraktar, Mik Micali dhe Nikolle Mirashi. Te gjithe jane shenuar "krye". Nga Kelmendi: Kacel Turku bajraktar, Pal Deda, Nike Leke Pepa, Sokol Luci dhe Marash Gjeti. Nga Kastrati: Dode Preci bajraktar, Gile Vuksani "krye" dhe Prele Tome Nikolla. Te gjithe keta burra ishin anetare te deges se Lidhjes per Shkodren, pervec Gile Vuksanit qe ishte nga Kastrati dhe ishte perfaqesues ne Mbledhjen Komitetit Kombetar ne Prizren.
Paria e Hotit ishin drejtuar, po ashtu konsulli austro-hungarez ne Shkoder me 12 mars 1880 dhe rreptesisht protestonin kunder vendimeve te Qeverise Osmane per t'i dorezuar tokat e tyre Malit te Zi. Ndersa nga Tuzi, me 16 Korrik 1880, kreret e Hotit shprehen vendosmerine e vet per zmbrapsjen e sulmeve malazeze dhe per te fituar pavaresine e Shqiperise, ndonese Fuqite e Medha nuk dhane asnje ndihme. Deklaraten e kishin nenshkruar: Met Cuni - bajraktar "vula). Kreret: Nikolle Mirashi "vula), Mat Gjuka - shenje me kryq, Stak Breci - shenje me kryq, Dede Gjo Luli - shenje me kryq, Marash Uci, Gjel Marku, Leke Shabi, Leke Prela, Gjelosh Marku, Mark Deda, Elez Daka, Leke Marashi, Leke Alija, Leke Gjoni dhe Marash Gjeka.
Per mbrojtjen e Hotit dhe te Grudes nga Komisioni ad hoc i deges per Shkoder u formua Shtabi Ushtarak te cilin e kryesonte koloneli i karrieres Hodo Sokoli, ndihmes i tij Preke Bibe Doda, nga Shkodra anetare ishin: Selim Coba, Filip Ceka, Shaban Bushati, Zef Simoni dhe Selim Qyrezi. Nga Hoti, Dede Gjo Luli dhe Ismail Marku. Nga Gruda, Ismail Martini dhe Baca Kurti. Kelmendin e perfaqesonin Nike Leke Pepa dhe Nike Gila, kurse Kastratin, Shaban Elezi dhe Gjon Deda. Shtabi i ushtrise vullnetare e drejtonte luften mbrojtese, dhe se shpejti kur u larguan forcat osmane nga pozicionet e veta, ato i zuri ushtria vullnetare e Deges se Lidhjes per Shkodren, para se t'i pushtonte ushtria malazeze.
Lufta u ndez ne tere gjatesine e frontit. Diten e pare me 22 prill 1880 palet ne konflikt u ndeshen ne Ure te Zharnices. Forcat e Hotit e Grudes te udhehequra nga Ismail Marku dhe Baca Kurti thyen sulmin e armikut. Pasi humben disa ushtare, radhet malazeze u terhoqen ne drejtim te Podgorices. Po e njejta gje ndodhi edhe ne pjesen e frontit Vranje-Gollubovci. Ushtria malazeze organizoi edhe disa sulme me 23 dhe 24 prill, tentuan te pushtonin pozicionet e ushtrise shqiptare, por pa sukses. Qendresa ne frontin e Hotit dhe te Grudes zgjati pa ndryshuar disa muaj. Fitorja e kesaj ushtrie ne prill per mbrojtjen e ketyre dy maleve ishte shembull i larte heroizmi te forcave mbrojtese. Kjo beteje eshte e njohur si Beteja e Zharnices.

Tentativa per pushtimin e Hotit e Grudes deshtoi

Ne fillim te luftes, Shtabi i Deges per Shkodren numeronte kater mije ushtare, kurse me vone u grubulluan nente mije vullnetare nga te gjitha viset e Shqiperise. Sipas disa dokumenteve historike, Mali i Zi kishte angazhuar dymbedhjete mije ushtare, me pajisjet luftarake me moderne te kohes. Tentativa e Malit te Zi per te pushtuar Hotin e Gruden deshtoi. Shtabi ushtarak me seli ishte ne Tuz, forcat ushtarake mbulonin territorin e ketyre dy Maleve, njekohesisht u formua edhe pushteti civil lokal, kujdesej per pajisjen e popullit, e ushtrise, me ushqim, arme dhe municion. Njekohesisht ishte formuar edhe e ashtuquajtura "Qeveria e Tuzit" qe kujdesej per funksionin ekonomik-politik, gjendjen civile, ushtarake permes te keshillave te veta qe ishin i vetmi organ ne pushtet ne kete kohe.
Shtohet pyetja ne lidhje me fatin historik te krahines se Kuçit,(Trieshit, Kojes, Rahose dhe Fudnave) gjate Krizes Lindore.
Sic dihet, Serbia dhe Mali i Zi i shpallen lufte Perandorise Osmane me 30 qershor te vitit 1876. Ne fillim te kesaj lufte, pjesa me e madhe e luftetareve rezerviste nga keto treva "700 veta) te kryesuar nga disa krere te ketyre fiseve kaluan ne anen e ushtrise malazeze ne fillim te gushtit 1876.
Mali i Zi i aneksoi keto troje ne fillim te shperthimit te Krizes Lindore, nje pjese e banoreve te ketyre trojeve ju bashkangjiten Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe ardhjen-aneksimin malazez e perjetuan si pushtim klasik, e jo "bashkim vellazeror dhe clirim" si thonin eproret ushtarake te Malit te Zi. Paria qe i mbeti besnike Malit te Zi nga keto troje, shpejt fitoi poste te ndryshme civile dhe ushtarake nga okupuesit.
Ne kujtimet e veta nga kjo lufte, komandanti i frontit ne keto ane, Ilija Pllamenac, duket se i kishte harruar keto ngjarje dhe aspak nuk i cekte. Atij i kujtohej mire se ne betejen e madhe te Fudnave me 14 gusht 1876, kishin "marre pjese 200 malesore katolike nga Trieshi" ne anen e Malit te Zi ku ishte mbyllur fati i ketij fronti dhe ushtrise perandorake te cilen e komandonte Mahmut Pasha, sipas burimeve sllave, gjoja se kishte humbur me shume se 6000 ushtare?
Po ashtu vojvoda Mark Milani, ne punimin e tij voluminoz "Fisi i Kuçit" vepron ne te njejten menyre "hesht) edhe pse komandonte ne kete sektor te frontit. Por per rezistencen luftarake ne breg te Cemit qe benin malesoret kane shkruar "Srspske novine" te Beogradit, burimet diplomatike te Frances dhe Fuqive te Medha evropiane, si dhe autori i kesaj kumtese e shume te tjere.
Mali i Zi llogariste se ne anen e tij ne kete lufte do te kalonin: Hoti, Gruda dhe Kastrati, por keto fise me kembengulje refuzuan kete kerkese, kur pane se viktima e pare u be krahina shqiptare e Kucit. Ne vitet 1876-1877 u paraqit politika dyfytyreshe e Malit te Zi, edhe pse nje vit me pare Knjaz Nikolla i kishte thene Preng Docit te Mirdites, se gjoja, se nuk kishin kurrefare pretendimesh territoriale ndaj tokave shqiptare. Njekohesisht pasi deshtoi kryengritja e Mirdites kunder ushtrise osmane, "bashkepunimi" me Malin e Zi u pasivizua dhe u shkeput me ne fund. Po citojme edhe nje proteste energjike nga krahina e Kucit "Trieshi, Koja, Fudnat dhe Rahoja) kunder aneksimit nga Mali i Zi te ketyre fiseve te cilin e kishin nenshkruar: Rame Hysa "Qetkaj), nga Fudnat, Hasan Nika "Gjeloshaj) nga Trieshi dhe Gege Ivani "?) me 4 prill 1880 ne Shkoder. Burimi i kesaj proteste gjendet ne Arkivin e Malit te Zi ""Ministria e Puneve te Jashtme).

Cfare mendonin ekspertet ushtarake te Austro-Hungarise?

Ekspertet ushtarake te Austro-Hungarise, te cilet i percillnin keto ngjarje ne vilajetet shqiptare me vemendje te madhe, vleresonin se ne nje lufte ne te ardhmen, Kosova me Manastirin mund te mobilizonin njeqind mije ushtare te armatosur. Shkodra vete mblidhte tete deri dhjete mije ushtare "bashke me emigrantet e Trieshit), qe do te thoshte me shume ushtri se sa kishte Mali i Zi ne ate kohe, shkruante Xhafer Belegu ne librin e tij. "Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj me 1939". Nga konstatimi i ketij autori, mund te konkludohet se fuqia ushtarake e ketyre trevave kishte bere nje rezistence te madhe kunder pushtuesit me 1876 -1877. Pas thyerjes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, ne pranvere te itit 1881, ne Malesine e Mbishkodres filluan trazirat ne mes te malesoreve dhe pushtetit turk, i cili vazhdimisht terrorizonte popullsine shqiptare pa ndonje arsye. Fiset e Malesise ishin te brengosura, per shkak te kontakteve sekrete midis pushtetareve turq me Malin e Zi. Pala osmane tentonte qe ne rast revolte "kryengritje), t'ua ndalonin malesoreve kalimin dhe strehimin ne Mal te Zi.
Per shkak te gjendjes te mjerueshme dhe te padurueshme, Malesia nuk pati rrugedalje tjeter po thirri Kuvendin e vet ne Kastrat me 26 prill 1883 dhe vendosi nje zeri te formonte te ashtuquajturen
"Lidhja e Vogel" e cila do te kundershtonte Porten e Larte dhe politiken dyfytyreshe te Cetinse, me arme ne dore. Hafiz Pasha ne qershor te vitit 1883 organizoi ekspediten ushtarake ndeshkimore per nenshtrimin dhe carmatosjen e Malesise se Madhe. Turqit dogjen Kastratin, Hotin e Gruden. Luftime te ashpra ne kete konflikt u zhvilluan ne Traboin, Qafe Kishe, Spi dhe gjetiu. Forcave mbrojtese u printe Dede Gjo Luli. Ne momentin kritik, ketyre u erdhi ne ndihme Hoti, Gruda dhe disa vullnetare nga Trieshi. Gjenerali famekeq Hafiz Pasha u detyrua te kerkonte armepushim, duke u premtuar malesoreve se ne te ardhmen, Porta e Larte do t'i respektonte privilegjet e dhena me mote "autonomine fisnore dhe fetare, te drejten e mbajtjes se armeve).
Ne kete kohe, gjendja ekonomike dhe politike ishte shume e acaruar. Ne periudhen e Hafiz Pashes, kur Perandoria Osmane ua merrte armet malesoreve. Dede Gjo Luli u largua nga vendlindja e tij, Bardhajt e Hotit, e doli komit ne bjeshket e Krasniqes dhe ndejti me shume sy dy vite te shoku i luftes, Qerim Binaku, "ne shtepine njohur atdhetare te Binak Alise), te Mehmet Shpendi i Shales e gjetiu. Pas kthimit ne Malesi, disa kohe jetoi ilegalisht neper shpella te Hotit e ne vende te tjera te Malesise. Dr. Pal Doci ne librin e tij "Dede Gjo Luli" citon: "frati i Brigjes at Agostini shkruante, me 29 janar 1886, Argjipeshkevise "se Shodres - V.I.) se shume i nderuami Dede Gjo' Luli i pari i arratisun gjendet ne kushte shume te veshtira jetese, i mungon deri buka. Familja e tij asht e madhe saqi ni kal miser nuk i mjafton as dy jave. Shtepine e djegun sapo e kane mbulue nji cope. Te ndimohet se asht ma i ndershmi dhe ma i dashtuni ne keto male".
Ne kete periudhe tragjike, Porta e Larte per shkak te percaktimit demokratik dhe atdhetar ne lufte per liri kishte akuzuar 12 krere nga Malesia ne Gjykaten Ushtarake "Divan Harebit), ku ishin denuar me syrgjyn "internim) te perjetshem, pasi i kishin ftuar paraprakisht ne Shkoder, gjoja ne lidhje me nje marreveshje per "ruajtjen e kufirit"!? Keshtu i futi ne kurth dhe mbeten ne Diar-Beqir "Dinari Bekir) te Kurdistanit, por jo vepra e mesazhi i tyre qe mbetet pergjithmone ne kujtesen dhe faqet e historise se popullit shqiptar ne pergjithesi dhe Malesise ne vecanti. Pas shume vjeteve u kthye i gjalle nga internimi vetem Ujke Dushi Kalaj nga Gruda.
Ne kete veshtrim, fjala eshte per aktivitetin e hershem te atdhetarit Dede Gjo Lulit dhe shokeve te tij qe ishte shumedimensional dhe i frytshem ne çdo lami. Ne burimet historike te kohes eshte konstatuar se Lidhjen Shqiptare te Pejes, qe e kryesonte patrioti i mirenjohur Haxhi Zeka, e perkrahu pa rezerve dhe Vilajeti i Shkodres "Kuvendi i Shkodres), qe veproi nga mesi i shkurtit deri ne fillim te marsit te vitit 1899, u perfaqesua, ne mes tjerash, dhe nga krahu autonomist me Dede Gjo Lulin ne krye.
Dede Gjo Luli, nji nga figurat me te ndritura, pas vdekjes mori permasa te merituara kombetare gjithnje e me te medha ne historine, publicistiken dhe artin figurativ shqiptar te autoreve si: Gjergj Fishta, Risto Siliqi, Hile Mosi Sterio Spasse, Sander Gera, Paloke Traboini, Pal Doçi, Ismail Kadare e shume te tjere.
Autori i ketij shkrimi perkujtimor dhe librit "Kryengritja e Malesise", eshte ne dijeni se deri tani nuk eshte hartuar ndonje bibliografi shteruese per Dede Gjo Lulin e as per Kryengritjen e Malesise, te cilen ai e udhehoqi.
Marrredheniet e reja miqesore ndermjet malesoreve dhe Kral Nikolles, paraqesin nje paradoks, kur merren ne konsiderate konfliktet e ashpra kufitare ndermjet Malit te Zi dhe fiseve shqiptare te Veriut "ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit), me rastin e vendimeve te padrejta te Kongresit te Berlinit, per dhenien e Plaves dhe Gucise, perkatesisht Hotit dhe Grudes si zevendesim Malit te Zi.
Shqiptaret, sidomos malesoret, heren e pare ne nje numer kaq te madh konfrontohen drejteperdrejt me ushtrine malazeze. Ne te kaluaren ata kane luftuar kunder Malit te Zi per mbrojtjen e trojeve te veta shume here por ne kuader te ushtrise perandorake, si qytetare te Turqise. Ne kohen e kryengritjeve shqiptare 1910 e 1911 "konflikti ushtarak mes shqiptareve dhe xhonturqeve), qeveria e Malit te Zi, emigranteve shqiptare nga Vilajeti i Shkodres dhe Kosoves qe kaluan ne Mal te Zi, u hapi dyert e shtetit te vet. Dihet pse! Me pretendime teritoriale ndaj Malesise dhe Shkodres.
Ne vjeshte te vitit 1912 kur filloi Lufta Ballkanike, Krajl Nikolla ne Proklematen e tij, qe i shpalli lufte Tuqise per clirim kombetar, i ftoi edhe "vellezerit shqiptare" nga Malesia, qe dy vite me radhe si thoshte ai derdhnin gjakun e vet per liri, te bashkohen me malazezet ne luften e perbashket perfundimtare. Ai u premtoi malesoreve se po sa te clirohet Tuzi dhe Malesia do te valvitet flamuri shqiptar ne keto troje. Por sic dihet historikisht ai i tradhtoi, ne vend te flamurit tone valeviti flamuri i Malit te Zi. Me kete rast, malesoret ne pergjithesi u ftohen dhe i kthyen shpinen Malit te Zi. Sic dihet, Ismail Qemali ne kujtimet e veta pohon, se ate e kishte ftuar Nikolla i Malit te Zi ne gusht te vitit 1912, ne Cetine per t'u marre vesh lidhur me "menyrat dhe kohen e rreshtimit te shqiptareve perkrah aleateve ballkanike"! Sic u pa me vone, ata kishin te vetmin qellim, te pushtonin tokat shqiptare...
Kohet e fundit, ne raste te ndryshme, shpeshhere degjohet se gjoja malesoret ishin ne anen e Malit te Zi ne Luften Ballkanike, por e verteta eshte se ata luftonin per clirimin e popullit te vet dhe jo per llogarite e Malit te Zi. Deshmia me e madhe eshte lufta e trojeve shqiptare, Hotit e Grudes per t'u bashkuar me shtetin ame kur Konferenca e Ambasadoreve ne Londer me 1912/13, me vendimet e veta te padrejta ia dha Gruden dhe gjysmen e Hotit Malit te Zi. Ushtria malazeze ne baze te vendimeve te lartpermendura pushtoi territorin e ketyre dy fiseve me 6 prill 1913.
Ne ate kohe nga vatrat e veta shekullore u shperngulen mese 560 familje nga keto troje dhe u vendosen ne afersi te Shkodres, ku formuan lagjet e veta Hotin e Ri dhe Gruden e Re. Atje gjenden edhe sot e kesaj dite. Malesia e Mbishkodres tentoi edhe ne vitet 1919/1920 me lufte te pergjakshme qe te shkepuste trojet e aneksuara shqiptare nga Mbreteria Serbo-Kroato-Sllovene, trashegimtare e Malit te Zi, qe humbi sovranitetin "shtetesine) erkohesisht me vendimin jolegjitim te Kuvendit te Podgorices ne fund te vitit 1918. E vertete eshte vetem se, "fanatizmi fetar dhe politika terroriste xhonturke gjate sundimit te tyre, bene qe te krijohet nje afersi e madhe e malesoreve me Malin e Zi". Sidomos gjate Kryengritjes se Malesise te vitit 1911. Por jo, ne dem te shtetit ame.
Poeti i njohur dhe kronisti i kryengritjes se Malesise, Risto Siliqi, qe luftoi me pushke e pende shkruan: " Emri i Dede Gjo Lulit i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra te gjalla, qe deshmojne edhe krepat e thepishme te maleve tona, vuloset i gdhendur ne historine tone kombetare".

Meshari rivjen per lexuesin shqiptar

Si zor të ketë menduar profesor Çabej, qoftë edhe në ndonjë befje mendimi, se "Meshari" i tij do të vinte ndonjëherë nga e bija, e cila menaxhon botimet "Çabej". Por, ja që realiteti shpesh është shumë më i koklavitur se ëndrra dhe Brikena Çabej pas një pune titanike e risolli "Mesharin" e përgatitur nga i ati i saj, i ndjeri Eqrem Çabej. Në botimin e ri përfshihen faksimile të tekstit origjinal të vitit 1555, transliterimi dhe transkribimi i tij, si dhe një hyrje e vetë Profesor Çabejt për Buzukun, i cili përbën një studim të hollësishëm dhe të thelluar të librit më të parë në shqip njohur deri më sot, shkruan Gazeta Shqiptare.

Për ata që s’e kujtojnë, "Meshari", është një librat më fatkeq në Shqipëri. Ai u botua më 1968, pak muaj pasi Shqipëria e kishte kryer deri në fund luftën e saj me fenë. Mesharit të prof. Çabejt, iu desh, për fatin e keq të shtypej për plot 10 vjet në Rumani, pas një pune që profesori e kishte mbaruar afër fundit të viteve '50. Vrulli i histerisë fetare përfshiu dhe librin e meqë "ky më i pari libër shqip" ishte një meshar, pra libër mirëfilli fetar, nuk u lejua të dilte në qarkullim në libraritë e vendit. Ai do të strehohej në bodrumet-magazina të Institutit të Gjuhësisë, kurse vetëm ndonjëherë apo tek-tuk dhurohej me ndonjë rast special. Duhet të ketë qenë një nga shqetësimet më të mëdha të profesorit sepse nuk mundi ta shihte sa ishte gjallë të ishte i lirë në shitje. Një brengë që e ka shtypur pak nga pak, siç kujtojnë shumë prej njerëzve që e kanë njohur. Anipse, nuk ishte e thënë që kalvari do të mbyllej këtu me vetëm strehimin në bodrum. Për katër dekada, pjesa më e madhe e 4000 kopjeve të tirazhit, u kalbën dalëngadalë, kurse ato kopjet e mbetura që i patën shpëtuar disi kalbjes, pas vitit 1992 përfunduan trotuareve, njësoj me lloj-lloj librash që u botuan gjatë viteve të regjimit. Edhe nëse do të bëhej sot një investigim i gjatë sesi dolën nga magazinat e Institucioneve shtetërore për t'i shitur Mesharët trotuareve të Republikës, kjo me sa duket s'do përballohet dot si ndërmarrje në një vend si Shqipëria ku mungojnë dokumentet.

Duhet të ketë qenë si një detyrim, apo si një nevojë për plotësimin e amanetit të pashprehur të Çabejt, e gjithë kjo ndërmarrje e botueses. Dihet se ky libër është një prej punëve më të rëndësishme të tij, vepër që shërben edhe sot e gjithë ditën si model për studiuesit e fushës. Të mendosh punën për të, atëherë e kupton marrëzinë e madhe që i përcjell ngado shqiptarët: Buzuku i kushtoi Çabejt thuajse 10 vjet punë ndërsa libri s'u shpërnda asnjëherë. Jo më kot, e përsërisim, mosqarkullimi i botimit duhet të ketë qenë një peng i tij deri në fund të jetës.

Nga përmasat, dukja dhe puna e kryer është një nga botimet më prestigjioze që janë bërë në vitet e fundit, ndërsa për Çabejn nga më të rëndësishmit botime gjer më sot dhe krenaria e saj në panairin 2013.

"Meshari" erdhi në Shqipëri pak ditë para përkujtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe ishte një nga evenimentet më të respektuara, që u bënë në këtë vit. Në formën që është deri më sot, ruan 188 faqe, ndërsa i mungojnë 16 faqet e para, por edhe disa të tjera syresh në mes. Ndaj, duke mos pasur as kopertinë, as faqen e parë, nuk dihet titulli i vërtetë i veprës dhe as vendi i vet i botimit etj. Në një farë mënyre, kjo fatkeqësi mund të quhet edhe fat, pasi hamendësohet se po ta kishte kopertinën ose faqen e parë, libri mund të ishte zhdukur, sepse, mesa duket, ka qenë në listën e atyre librave që kanë qenë ndaluar. Ai u zbulua më 1740 në Bibliotekën e Propaganda Fides prej ipeshkvit të Shkupit, Imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova. Me patos për këtë gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetën në Palermo, të cilit i dërgoi edhe një faqe. Libri supozohet të jetë shtypur në Venedik me alfabetin latin, me ndihmën e edhe të disa shenjave cirilike për tingujt në shqip. Ky zbulim bëri bujë të madhe, sepse është libri i parë që njohim deri më sot në gjuhën shqipe. E megjithatë mbeti ne heshtje për më tepër se një shekull, deri më 1909, kur e rizbuloi arbëreshi Pal Skiroi, në Bibliotekën e Vatikanit në Romë, ku gjendet edhe sot me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194. Më 1932 libri u fotokopjua në tri kopje, njëra nga të cilat gjendet në Bibliotekën Kombëtare Shqiptare në Tiranë. Për fat, më 1968, gjuhëtari më i madh shqiptar Eqrem Çabej, përfundoi studimin shkencor te veprës së Buzukut, shoqëruar edhe me një studimin interesant për gjuhën dhe vlerat e autorit. Aq i madh është nderimi për këtë libër, saqë ekspozimi i veprës origjinale për herë të parë në Shqipëri në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë, në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, u kthye gati në një pelegrinazh popullor.

Për herë të parë në muzeun e Shkodrës bëhet prezent dorëshkrimi i At Shtjefën Gjeçovit, përmbledhës i dokeve dhe zakoneve që më pas u njoh si Kanuni i Lekë Dukagjinit.


Për herë të parë në muzeun e Shkodrës bëhet prezent dorëshkrimi i At Shtjefën Gjeçovit, përmbledhës i dokeve dhe zakoneve që më pas u njoh si Kanuni i Lekë Dukagjinit. Historiani, Besi Bekteshi tregon rrugëtimin e Gjeçovit për të realizuar këtë Kodik.Për shoqëri kishte një shkop. Bashkë shkelën gjithë viset e veriut shqiptar duke grumbulluar doket e zakonet. I përmblodhi në një kodik që sot njihet me “Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

Rrugëtimi i At Shtjefen Gjeçovi nisi në vitin 1898 dhe u mbyll me botimin e Kanunit në vitin 1928.

Një fletore në të cilën është shënuar e gjithë puna në kodifikimin e Kanunit. Në këtë 80 vjetor të botimit të “Kanunit të Lekë Dukagjinit” studiuesi dhe historian i Muzeut Historik të Shkodrës, Besi Bekteshi për herë të parë ekskluzivisht për “ABC News” nxjerr në dritë dorëshkrimin e At Shtjefën Gjecovit

Këtu në Muze të Shkodrës është ruajtur edhe shkopi i At Shtjefën Gjeçovit. Në të janë të shënuar gjithë vendet ku Frati Françeskan ka ecur për të bërë të mundur grumbullimin e këtij dokumenti ndër më të rëndësishmit të së drejtës zakonore shqiptare.

At Shtjefën Gjeçovi edhe arkeolog, albanolog dhe studiues i madh mundësoi edhe hapjen e Muzeut të Françeskaneve.

Prej këtij muzeu në vitin 1945 janë marrë shumë artefakte të cilat sot ndodhën në Muzeun e Shkodrës.

Një shkrim me shumë elegancë, një shqipe e pastër e pandikuar nga barbarizmat gjuhësore, ky dorëshkrim të cilin Gjeçovi e quan si përmbledhje ose thënë ndryshe Kokrra Kanuje të Kanunit të Lek Dukagjinit, janë një thesar të cilat i kanë rezistuar pluhurit të arkivave dhe vijnë në ditët e sotme si vlerë e shtuar e pasurisë tonë kombëtare.

Faik Konica dhe i biri

... Është e njohur se më 1889, djaloshi 13-vjeçar Faik Schichgo Konitza e mban vrapin nga liceu perandorak Gallatasaraj i Stambollit në liceun e Karkasonës, Francë, nga Lindja në Perëndimin evropian, me një hovje të paparë, që do ta bëjë adoleshentin shqiptar të kapërcejë me hapa talenti të paradokohshëm dy klasë njëherësh brenda një viti shkollor. Dhe do ta vazhdojë këtë hovje gjer në mbarim të kolegjit dhe liceut në dy-tre qytete franceze, para se të përfundojë si poliglot e filolog kurset e specializuara universitare të Sorbonës dhe të Kolegjit të Francës, njohur ndryshe si Akademia Franceze.

Pikërisht, në moshën 13-vjeçare, Konica bie për herë të parë në kontakt me fyellin apo flautin që, edhe sot e kësaj dite është instrumenti simbol, më klasik e domethënës i orës së muzikës në kolegjin francez. Djaloshi Konica nuk do t'i ndahej më fyellit magjik e magjeps, që të kujton sa titullin e veprës së përkryer të Mozartit, aq edhe rrëfimin Fyelltari i Hamelnit të Prosper Merimesë. Do mësonte kësisoj që herët, krahas një duzine gjuhësh të huaja, edhe "gjuhën e perëndishme të muzikës", siç e quan ai, duke mësuar të luante vetë në gati tërë instrumentet frymore, ku vendin e parë do e zinin klarineta, oboji dhe kornëmuza, apo gajdja angleze, siç na e dëshmon Apolineri.

E jo vetëm kaq, por me mësimin e "gjuhës së perëndive, që ka një tërheqje magjike", ai do dinte të shijonte në thellësi të shpirtit muzikën klasike, shi atë Muzikë të Madhe të kompozitorëve gjenialë, që parakalojnë gati të tërë nën penën e tij, nga Beethoveni, te Mozarti, nga Bachu, Shcuberti, Chopin, Bizet, Giordani, Verdi, Debussy, Rachmaninov, Ravel, Prokofiev, List, Dvorak, Massenet e deri më në fund te gjigandi Richard Wagner, 200-vjetori i lindjes të të cilit po vazhdon të kremtohet këtë vit me madhështi të paparë në botën e qytetërimit e të përparimit.

Konica dhe i biri

Vagneri! Me siguri kompozitori i madh gjerman e ka kulmuar në mënyrën më sipërore krejt adoleshencën e Faikut, për arsyen e thjeshtë se ai do shihte te Vagneri të ndërthureshin mjeshtërisht e mrekullisht dy elementë themeltarë: Drama e jetës dhe Muzika hyjnore, si tipar i veçantë vagnerian i muzikës klasike. E themi këtë pa kurrfarë mëdyshje, duke pasur parasysh se aty nga mosha 18-19 vjeçare, në lulen e çelur të adoleshencës, krahas hoveve të gjithanshme në fushën e dijes dhe muzikës, Konica do ndjente dhe do ndiqte edhe rrahjet e ethshme të zemrës djaloshare, hovet e marra shpirtërore, dridhjet e ëmbla mishtore, tek ra për herë të parë në dashuri me bukuroshen leshraverdhë ojonakse Hugon Sophie Josephine Annette, 15-16 vjeçare, dhe kur u bë me të me djalë në qershor 1897, në Sent-Zhil të Brukselit, djalë të cilit Konica i vuri emrin Henrik Lohengrin beg Konitza Schischgo.

Nuk është e vështirë për të pikasur në këtë emër të të birit të Konicës mënyrën shqiptare të të shkruarit të emrit Henrik, me k, dhe jo Henrique apo Henric, ashtu siç do duhej shkruar në gjuhë të huaj. Por në mënyrë të veçantë bie në sy këtu emri ndajshtimor Lohengrin, që të kujton në çast veprën e famshme të Rikard Vagnerit, operën Lohengrin, përqendruar te personazhi kryesor simpatik vagnerian me të njëjtin emër, "Kalorësi me mjellmë".

Ja një gëzim madhor e madhështor në jetën e një njeriu kur bëhet me fëmijë për herë të parë! Dhe në ç'moshë! Ja dhe një pagëzim konkret vagnerian i foshnjës ardhur në jetë me emrin Henrik Lohengrin Konitza! Gjëmojnë trumbetat e engjëjve dhe të hyjve vagnerianë në shpirtin e djaloshit Faik, si në preludin e parë të operës Lohengrin. Shqyen dhe çahen retë në furtuna qiejsh e ndjenjash, dhe nuk do të vonojë drita e tejteshme e shpresës dhe e lumturisë për të ardhmen, nën rrezen e parë të një dielli shpirtëror patriotik. Konica, i bërë me djalë, por edhe me fletë, nxjerr me shpejtësi rrufe, atë vit 1897, numrat e parë të kryeveprës së tij Albania, në Bruksel, boton në frëngjisht esenë Mbi Edukimin (1898), ku nuk mungon të përmendë publikisht, për herë të parë e të vetme, praninë e djalit të tij në jetë. Gjithçka premtuese fillimisht midis Faikut 20-vjeçar dhe Sofisë 16-vjeçare, e mes tyre engjëllushi Henrik Lonhengrin. Një aventurë e tërë, tërë ëndje dashurore, ashtu si në operën e Vagnerit Tristani dhe Izolda, ku Dashuria (me germë të madhe), që ushqehet ethshëm nga arti lirik gjatë shekullit të romantizmit, personifikohet tek këta dy personazhe të Mesjetës kelte në shkallën e saj më të epërme. Dhe ashtu si Vagneri, që e shndërroi operën në dramë muzikore të fuqishme, plot shkëndijime dhe ëndje të mishit e gjakut, mbartur në pentagrame hyjnore, po ashtu edhe Dashuria mes Faikut e Sofisë, shfaqur ëmbël midis Dr. Gjilpërës (Konica d.v.) dhe personazhit të Verës nuk do vononte të kishte një përfundim fatal, kur udhët e jetës zënë e ndahen dhe zhurmë tronditëse e kataraktit alpin të dashurisë vagneriane zë e shndërrohet në murmurimë pasionesh e zënkash, në përplasje botëkuptimesh, gjer në shuarje të plotë.

Profesor Isak Sheme është i pari që ka shfletuar dokumentet arkivore të Brukselit për Faik Konicën. Që më 1997, ai e ka përmendur tashmë faktin që Faiku ka pas njohur një vajzë në Francë me emrin Sophie Annette Hugon, me të cilën ka pasur një djalë, Henrikun (Vepra 5, f. 335). Por gjithë informacioni, ndonëse tepër i vyer, kufizohet me kaq. Në fakt, pas disa vitesh bashkëjetese të lumtur në Francë e Belgjikë me Sofinë, me hovet dhe përplasjet e duhive të zemrës, Konica do detyrohet të largohet nga Brukseli për në Londër (1902), duke vazhduar Albania-n e tij, teksa francezia Sofia, duke mos mundur t'i përshtatet shqiptarit Faik, do dashurohet pas një piktori në Bruksel, Sylvestre Arschoot, me të cilin do kthehet në Ojonaks të Francës, vendlindja e saj, dhe do të ketë edhe një vajzë, Jeanne Joséphine Catherine, gjysmë motra e Henrikut, me baba tjetër, e cila do të ndërronte jetë jo më parë se në maj 2007, në moshën 98 vjeçare.

Henriku, djali i Konicës (që u rrit nga e ëma Sofia, së bashku me Katerinën, gjysmë-motrën e tij), më 1920, do martohej me Marthe Suzanne Sieg, dhe do kishin për prikë një lokal, Café des Sports në Sent-Klod të Zhyrasë, pikërisht vendi nga ku Henriku do t'i shkruante letër Fan Nolit në kërkim të atit të tij, e ndoshta edhe vendi ku do takohej më pas (në vitet 20-30) edhe me mikun e tij Sejfulla Malëshovën, ish sekretarin e Nolit më 1922.

Për Vagnerin

Por le të kthehemi te Vagneri, te muzika dhe Konica, para se të japim të përkthyer letrën e Henrikut. Shumë herë Konica e përmend emrin e gjenialit Vagner në shkrimet e veta. Në esenë Skicë metode për t'u duartrokitur nga borgjezët, shkruar drejtpërdrejt në frëngjisht dhe botuar nga Apolineri te revista e tij le Festin d'Esope më 1903, Konica, jo pa humor, e sheh edhe vetë rolin e dirigjentit brenda lëkurës vagneriane. Por në mënyrë të veçantë vëren se në epokën e tij "kompozitori, për t'u vlerësuar, duhet të jetë vagnerian, të ndjekë stilin vagnerian, që e bën muzikën të vijë gradualisht kreshendo, me mbisundim të instrumenteve frymore". Është pikërisht ky stil muzikor klasik elementi thelbësor që e dallon muzikën tipike/atipike të Vagnerit. Sepse, kur violinat shushurijnë ëmbël një vijë melodike me ulje-ngritjet e veta, si një erë që luan me gjethet e thara gjer në vrumbullimë të marrëzishme të tyre, një linjë e dytë melodike, në harmoni të plotë me të parën, vjen e dallgëzohet rëndë-rëndë përmes instrumenteve frymorë, për të përfunduar ethshëm e furishëm në shpërthime furtunash të detit e qiellit me një bruhaha të paparë. Gjëmojnë atëherë kimbalet, xingohet e oshtin ajri krejt, përmes rrezatimesh të tilla shpuese që paralajmërojnë ngadhënjimin hyjnor. Këtë ndjesi, nuk ka si të mos e provojë gjithkush që përpihet nga muzika gjeniale e Vagnerit. Unë vetë, tërë këto ditë, me kufjet në vesh, për gati një orë majë biçikletës sime eliptike, u përpoqa të ndjekë sa më pranë veprën e kompozitorit të adhuruar të Konicës. Dhe e trallisur, krejt qenia ime u përpi nga muzikë e tij, nga maja e flokut te thoi i këmbës, si një magji plot lirizëm.

Në tërë këtë madhështi vagneriane, Faik fisnik Konica ynë, në pararojë të intelektualitetit evropian dhe të modernitetit të kohës, përkrah Apolinerit me shokë, do shkonte edhe më tej për të vlerësuar veprën e kompozitorit gjerman. Ai nuk do interesohej thjesht për muzikën e këtij kolosi klasik, por edhe për veprën e tij të shkruar, për esetë dhe shkrimet teorike e filozofike të Vagnerit (rreth njëzet vepra).

Pikërisht, për të pasqyruar mendimin e tij për muzikën vagneriane, Konica do gjejë rastin për t'i shkruar një letër të parë Apolinerit, gjeniut poet francez, aty nga shtatori 1903, shoqëruar nga një koment i tij. Për fat të keq, komenti ka humbur, por gjithçka lë të kuptohet se Konica po interesohej nga afër për rubrikën e revistës L'Européen titulluar Një anketë mbi Vagnerin, organizuar nga muzikologu dhe kritiku Hugo Tomicich. Apolineri, që punonte në atë kohë si redaktor i kësaj reviste, fillon kështu, nga ajo kohë, një letërkëmbim të rregullt me Konicën. Nuk do mungojnë atëherë rastet kur do kuvendojnë së toku për një anketë të re muzikore të revistës le Festin d'Esope, lidhur me tematikën Evolucioni 200-vjeçar i orkestrës. Dhe kohë më pas, konkretisht në vitet e Havardit, do e shohim tashmë Konicën t'i hyjë edhe studimit të Shopenhauerit e Niçes, duke ditur që ndikimi i tyre ishte i madh në veprën vagneriane.

Nga ana tjetër, është i njohur edhe letërkëmbimi i Konicës me bashkatdhetarët, kur ndan me ta gëzimet e veta për Muzikën e Madhe. Veçojmë këtu letrën drejtuar mikut të tij Milto Gurra, ku Konica flet se ka shkuar në 14 koncerte në Vjenë brenda një periudhe të shkurtër, duke ndjekur sonatat e Scarlattit, simfonitë e Mahlerit, të babush Haydenit, të Beethovenit, kantatat e Bachut, etj. etj. Dhe përmend një pas një me radhë tërë dirigjentët e njohur të kohës, violinistët më të mirë e gjer te orkestruesit dhe kantautorët, me atë entuziazëm të artdashësit erudit që di të ngazëllehet nga "muzika e parajsës", pa hequr dorë një hop prej saj.

"Në Bruksel, Londër, Vjenë, Romë, thotë Konica, asnjëri s'ka qenë më besnik, më i rregullt se unë në koncertet simfonike. Kur hyj në tempull të muzikës, kam një të qëlluar të zemrës me shpejtime, ndjej nderim të frikësuar e të përulur" (Vepra 2, 252). Sepse Muzika e Madhe është, siç shprehet ai, "Dritë e shpirtit tim", tek hedh në kartë me këtë rast një vjershë nga më të bukurat, një arie të vërtetë, mbështetur në melodinë e Guiseppe Giordanit. Dhe ja si shkruan: "Drit' e shpirtit t'im, / Ki pakëz besim:/ Se pa ty s'rroj dot, / Jeta është kot. / Un' i mjeri heq, / Zemra më rënkon: / Si s'të vjen keq,/ Pse më mundon? (Vepra 1, f. 82).

Këtë fuqi të magjishme të muzikës klasike, Konica e ngre në piedestal hyjnor në shkrimin The sëeet poëer of music, duke mbështetur përkufizimin shekspirian se Muzika, të ligën e bën të mirë, dhe të mirën e shtyn tek e liga. "Muzika, do shprehet me këtë rast Konica, nuk është qejf. Është fe. Muzika është lutja më e madhe e fesë sonë, që na lartëson e na forcon në luftë me shëmtimet e jetës." Ja fjalë të arta koniciane me pathos gjeniu, një përkufizim mjeshtëror për Muzikën e Përjetshme, që "zgjon ndjenja në fund të shpirtit me fuqi të ëmbël", që edhe një tufë kuajsh të hazdisur i zbut "po të dëgjojnë një erë (aire) muzike".

E ndërsa Konica nuk mungon të lëvdojë e shenjtërojë tërë kampionët e muzikës klasike, Vagneri, dhe vetëm Vagneri ha bukë veç tek ai. Sepse ai e mban të mbërthyer, pa e lëshuar, e dalldis në mendime, e shpie tutje larg në kujtime, te Sofia dhe Henriku, thjesht me atë mesazh të pavdekshëm muziko-filozofik të pranimit të fatit, të përuljes para tij, por edhe të shkëputjes nga rrënimet e jetës dhe të gjetjes së baraspeshës shpirtërore, gjer në prehje e qetësi fisnike mes furtunave.

Atëherë, ashtu siç e shohim me sytë e mendjes Konicën e ri, të zymtë e të menduar, duke dhënë "koncertin e vet me klarinetë" në shtëpinë e tij në Londër (1904), përpara mikeshës së tij të dytë Antonia (Ingrida e Dr. Gjilpërës) dhe përpara Apolinerit, dy spektatorët e tij të vetëm, e shohim po ashtu Konicën e mpakur dhe serioz (vitet 30-40), rënë në të thella, tek ndjek ethshëm përmes gramafonit të tij grykë-hinkë Preludin e parë dhe të dytë të operës Lohengrin. Domosdo, si çdo prind, do dëshironte ta kish pranë Henrikun e tij, Lohengrinin e tij, për ditë të mirë e ditë të keqe, pas tërë atyre tallazeve e luftërave të ashpra të jetës, pas tërë atyre gëzimeve e zhgënjimeve që kish kaluar. Domosdo i drithërohet zemra dhe i dridhen mishtë për çdo haber që merr për të nga Lamja i Vogël (i urti dhe fisniku i përkorë Sherif Delvina më ka pohuar se S. Malëshova lidhi në Francë miqësi me Henrikun) apo nga vetë Noli, i cili, siç e dimë, në shuarjen e eruditit të paarritshëm shqiptar, do të organizonte ceremoninë e varrimit të tij nën tingujt magjikë të uverturës Lohengrin në dhjetor 1942, tinguj që do merrnin me vete në pafundësi dhe do lartonin madhërishëm emrin dhe figurën emblematike të atij që themeloi gjuhën letrare shqipe si thesarin më të çmuar që kemi sot, të atij që hodhi bazat e kritikës letrare, të estetikës shqiptare, të sociologjisë, filozofisë, qytetarisë moderne shqiptare, të atij që u përkushtua me mish e me shpirt për Përlindjen shqiptare, për prirjen dhe zhvillimin perëndimor evropian të shpirtit të përparuar kombëtar shqiptar.

Duke u përulur gjithë nderim para Veprës së Konicës, para Veprës së Vagnerit, me një anatemë për gojëshpuarit e gojëlëshuarit që nuk dinë të vlerësojë gjeniun dhe gjeninë, s'na mbetet veç të bëjmë një thirrje për fisnikët e shpirtit: Zotërinj, hiqni kapat, kur të përmendni emrat e tyre!


Tipologjitë e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizimit në Kosovë

Skema të mëdha të shpëlarjes së parave në Kosovë i ka identifikuar Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF), e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Financave (MF). Kompani të huaja, në bashkëpunim me ato vendore, së paku në 19 raste janë zënë duke shpërlarë para përmes bankave, kompanive të sigurimit, kazinove, patundshmërive, prostitucionit etj.Në raportin e Inteligjencës Financiare (NJIF) “Tipologjitë e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizimit në Kosovë” të siguruar nga gazeta “Zëri”, thuhet se NJIF-ja ka identifikuar rastet kur kreditë bankare janë përdorur për justifikimin e prejardhjes së fondeve.

Në këtë raport NJIF nuk përmend emrat e bizneseve dhe personave fizikë të përfshirë në pastrim parash, me ç’rast për shkak të ndjeshmërisë së rasteve dhe hetimit të tyre u referohet me iniciale.

Në raportin e NJIF-së thuhet se personi i identifikuar si “S”, ishte pronar i dy kompanive të identifikuara në raport si “A” dhe “B”, të cilat morën dy kredi mjaft të larta në një bankë në Kosovë, në të njëjtën periudhë kohore. Vlera e atyre kredive bankare ishte 1.500.000 euro dhe 450.000 euro, ku qëllimi i marrjes së atyre kredive ishte “rritja e kapaciteteve të biznesit” dhe “blerja e mallrave”.



Por, Inteligjenca gjatë analizimit të rrjedhës së atyre kredive ishte vërejtur se ato shuma kishin një destinim krejtësisht ndryshe nga çfarë ishte kërkuar fillimisht.

Tri poezi nga Përparim Hysi




1. Pashë një të bukur


Pashë një të bukur që shkonte në kishë
Bobo si ish! Si ish...

E ndoqa me sy tek hyri brënda
Ju them të drejtën: më iku mëndja!!!


Pse duhet të falet në kishë bukuria
Kur veças nga shoqet e ka bërë Perëndia?!!!


Kështu jap e marr, të gjej një përgjigje
Thashë, kur dhe Zoti bëka me "hile?!!"

Ç' faj kam , i gjori,që më iku syri
Kur pashë këtë të bukur që në kishë hyri.


Hyri ajo, po mua mëndja më la
Thashë me vete:- Të pres dhe ca...


Prit... edhe prit; ja tek po vjen
Si hyri,doli... mua s'ma vërshëllen...


10 nëntor 2013

2. Sikur...

Sikur kam helm në zemër
Se mikja ka kohë që hesht
Mike, moj, s'të flas me emër
Dimër pse ma kthen kët' vjeshtë ?


Dhe më thoshte:- Rri i qetë!
Asnjë çikë mos u trondit.
Por si duket ka vënë "fletë"
Se shkoi shumë që "prit e prit".

Ka vënë "fletë" e fluturon
Kushedi se në ç'limer?
Heshtja e gjatë më tregon
Dimri vjeshtës erdh kët' herë.

8 nëntor 2013

3. Kur më "mburret" Sherif Bali *
( miqësore)

Zë më "mburret" Sherif Bali
Për një mike (e quajnë Lume!)
Përparimi nga Mbrostari **
S' numron "netët kaltëruqe" ***

I kujtohet kohe e shkuar
( Qe kënaqur me një Lume?!!!)
Sherif Bali, mik i çmuar!
Me mua dot hiç nuk munde!

Jo për vargun. Ti shkruan bukur
Por për "Lumen" e të tjera
E them troç: " Bastin" ke humbur
Se unë jam si "protohera".

Ti nga fshati. Unë nga fshati
Sa zili të kam në vargje!
Mbushur magja hoje mjalti
Të vë poshtë ( në tjetrën "lagje?!")

Tek kjo "lagje" kam domenin
( Të kam mik,po s'lëshoj pe?!!!)
As për Lumen as për Nepin ****
Kam pranverë dhe në Shënndre...

*Një nga lirikët më të ëmbël,miku im nga Lushnja.

** Mbrostar-Ura, fshati ku kam banuar, në Fier.

*** varg i Sherif Balit

**** mikesha të poetit Sherif Bali (shiko "Nacional" 6 tetor 2013)

Tiranë, 11 nëntor 2013


Përparim Hysi ka lindur më 21 janar të vitit 1943, në fshatin Petovë të Fierit. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arësimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier. Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi. Ka botuar katër libra me poezi: “Rektimat e dashurisë”, “Prushi i dashurisë”, “Më piku dashuria”, ““Luftë” me dashurinë”. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...