2014-01-02

Ç'është Masoneria



Fjala mason përdorët shumë shpesh dhe me shumë kuptime e intepretime, madje edhe me njëfarë droje! Sipas Klaiqit masoni, (francmaçon, murator i lirë), është anëtar i një shoqate të fshehtë religjioze-filozofike... Në Fjalorin e gjuhës shqipe (Tiranë, 2002) për masonët thuhet: mason do të thotë ithtar i masonerisë, anëtar i organizatës së masonerisë. Ndërsa për Masonerinë, thuhet se ajo “është Rrymë e lëvizje e fshehtë, me rite mistike, që lindi në Evropë në sh. XVIII, për ndihmë e solidaritet dhe që u shndërrua në një organizatë ndërkombëtar; shoqatë e fshehtë”. Në SVEZNADAR, (Enciklopedia) Zagreb, 1953, për Muratorët e lirë (fr. Francmaconnerie, engl. Free-masonry, gjerm. Freimaurerei, (shqip Masoneria) thuhet që është një SHOQATË E FSHEHTË. Duke u mbështetur në format simbolike, figurat dhe shëmbëlltyrat, në shumicë, të muratorëve ,(masonëve) përmes moralit dhe fisnikërimit shpirtëror, kjo shoqatë përpiqet të krijojë një fat sa më të mirë për njerëzimin. Masonët jan të tubuar në oraganizata të veçanta, lozha. Ndahen në tri kategori: në shegertë, kallfë-ndihmës dhe mjeshtër; kryetar i lozhës është Mjshtri i Madh. Lozha e Madhe është Organi më i lartë. Msoneria zanafillën e vetë e gjen te ndërtimtarët mesjtarë, te shoqatat zejtare me të drejta dhe status të vetin të veçantë. Masoneria e re është krijuar më 1717, kur në Londër u bashkuan katër (4) punëtori (lozha an) ndërtimtare, u tërhoqën nga muratoria dhe qëllimi i tyre themelor mbeti ndërtimi shpirtëror, ngritja morale dhe bashkimi i gjithë njerëzimit. Në vitin 1721 Andersoni përpiloi Konstitucionet (Kushtetutën - Statutin) të cilat edhe sot janë bazë për veprimtarinë e lozhave. Në shekullin XVIII lozhat u zgjëruan me të madhe, ndërsa në periudhën e kapitalizmit dhe ngritjes së klasave qytetare shumica u bënë instrument i politikës borgjeze. Në Enciklopedinë e përgjithshme të Entit Leksikografik,1964, thuhet: Masoneria e përhapur në shumë vende, në mënyrë mistike, është një lëvizje e organizuar sipas një hierarkieje të ashpër e cila lindi nën kushtet e një qytetërimi liberal. Në fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave të muratorëve (maçon=murator) nga morën edhe emrin dhe simbolet e tyre (kompasin dhe këndëmatës). Aktet rituale i morën nga religjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre. Ndonëse detyrat programore dhe qëllim i tyre themelor ishte „fisnikërimi i moralit“, edhe pse në fillim përfaqësonte ide progresive, të një qytetërimi liberal dhe antiklerikal, kjo lëvizje reformatore u bë gjithnjë e më shumë një bashkësi ekskluzive për të ndihmuar reciprokisht pjestarët e shoqërisë së të pasurëve dhe të atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisë dhe borgjezisë së lartë“ Nga Enciklopedia mbi të gjitha religjionet, është nxjerrë ky definicion: Masoneria është një emërtimi i përbashkët për vallazëritë sekrete dhe bashkësitë e ngjashme të dala nga shoqëritë e muratorëve të Mesjetës” (Andaj ata janë muratorët...” Darius, (anonim nga Int.), ndër të tjera shkruan: “ Frankmasoneria është në fakt një organizatë vetëm për të iniciuarit (shuguruarit a.n.) dhe ka një karakter filozofik, vëllazëror, filantropik dhe progresist. Frankmasoneria nuk është pjesë e asnjë sekti, feje, partie politike sepse ajo nuk është doktrinare, nuk imponon asnjë dogmë dhe nuk perpiqet të fitojë pushtet”, madje parimi i saj thmeleor është: "NJIH VETVETEN, DUAJE TE AFERMIN, NDIHMO DUKE I RESPEKTUAR DINJITETIN E TJETRIT...

Masoneria (Muratorët e lirë)

Fjala mason përdorët shumë shpesh dhe me shumë kuptime e intepretime, madje edhe me njëfarë droje! Sipas Klaiqit masoni, (francmaçon, murator i lirë), është anëtar i një shoqate të fshehtë religjioze-filozofike... Në Fjalorin e gjuhës shqipe (Tiranë, 2002) për masonët thuhet: mason do të thotë ithtar i masonerisë, anëtar i organizatës së masonerisë. Ndërsa për Masonerinë, thuhet se ajo “është Rrymë e lëvizje e fshehtë, me rite mistike, që lindi në Evropë në sh. XVIII, për ndihmë e solidaritet dhe që u shndërrua në një organizatë ndërkombëtar; shoqatë e fshehtë”. Në SVEZNADAR, (Enciklopedia) Zagreb, 1953, për Muratorët e lirë (fr. Francmaconnerie, engl. Free-masonry, gjerm. Freimaurerei, (shqip Masoneria) thuhet që është një SHOQATË E FSHEHTË. Duke u mbështetur në format simbolike, figurat dhe shëmbëlltyrat, në shumicë, të muratorëve ,(masonëve) përmes moralit dhe fisnikërimit shpirtëror, kjo shoqatë përpiqet të krijojë një fat sa më të mirë për njerëzimin. Masonët jan të tubuar në oraganizata të veçanta, lozha. Ndahen në tri kategori: në shegertë, kallfë-ndihmës dhe mjeshtër; kryetar i lozhës është Mjshtri i Madh. Lozha e Madhe është Organi më i lartë. Msoneria zanafillën e vetë e gjen te ndërtimtarët mesjtarë, te shoqatat zejtare me të drejta dhe status të vetin të veçantë. Masoneria e re është krijuar më 1717, kur në Londër u bashkuan katër (4) punëtori (lozha an) ndërtimtare, u tërhoqën nga muratoria dhe qëllimi i tyre themelor mbeti ndërtimi shpirtëror, ngritja morale dhe bashkimi i gjithë njerëzimit. Në vitin 1721 Andersoni përpiloi Konstitucionet (Kushtetutën - Statutin) të cilat edhe sot janë bazë për veprimtarinë e lozhave. Në shekullin XVIII lozhat u zgjëruan me të madhe, ndërsa në periudhën e kapitalizmit dhe ngritjes së klasave qytetare shumica u bënë instrument i politikës borgjeze. Në Enciklopedinë e përgjithshme të Entit Leksikografik,1964, thuhet: Masoneria e përhapur në shumë vende, në mënyrë mistike, është një lëvizje e organizuar sipas një hierarkieje të ashpër e cila lindi nën kushtet e një qytetërimi liberal. Në fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave të muratorëve (maçon=murator) nga morën edhe emrin dhe simbolet e tyre (kompasin dhe këndëmatës). Aktet rituale i morën nga religjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre. Ndonëse detyrat programore dhe qëllim i tyre themelor ishte „fisnikërimi i moralit“, edhe pse në fillim përfaqësonte ide progresive, të një qytetërimi liberal dhe antiklerikal, kjo lëvizje reformatore u bë gjithnjë e më shumë një bashkësi ekskluzive për të ndihmuar reciprokisht pjestarët e shoqërisë së të pasurëve dhe të atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisë dhe borgjezisë së lartë“ Nga Enciklopedia mbi të gjitha religjionet, është nxjerrë ky definicion: Masoneria është një emërtimi i përbashkët për vallazëritë sekrete dhe bashkësitë e ngjashme të dala nga shoqëritë e muratorëve të Mesjetës” (Andaj ata janë muratorët...” Darius, (anonim nga Int.), ndër të tjera shkruan: “ Frankmasoneria është në fakt një organizatë vetëm për të iniciuarit (shuguruarit a.n.) dhe ka një karakter filozofik, vëllazëror, filantropik dhe progresist. Frankmasoneria nuk është pjesë e asnjë sekti, feje, partie politike sepse ajo nuk është doktrinare, nuk imponon asnjë dogmë dhe nuk perpiqet të fitojë pushtet”, madje parimi i saj thmeleor është: "NJIH VETVETEN, DUAJE TE AFERMIN, NDIHMO DUKE I RESPEKTUAR DINJITETIN E TJETRIT...

Ç’ËSHTË MASONERIA

Mori, përktheu dhe përpunoi Bashkëpunëtori (Përdoruesi) Andi Ballshi, nga këta autorë:
Mihajlo Popovski: “Bota e fshehtë masone” (GP “Bosheli” Skopje 1993); Harun Jahja (Yahya): “Frankmasoneria globale”(Int.); Xhasper Ridli: “Masonët” (Muratorët e lirë), Beograd, 2003; Anri Tor-Nuges: “Ideja masone”, Beograd: EVRO, 2004; Iva Zhic: Sociologjia II; Dan Braun: Kodi Da Vinçi, Bota Shqiptare,Tiranë, 2004; Dan Braun: Engjëj dhe djaj, “DUDAJ”,Tiranë, 2000; Simon Cox: Sekretet e Kodit Da Vinçi dhe Sekretet e engjëj & djaj, Bota Shqiptare,Tiranë, 2005; Jose Antonio Ullate Fabo: Kundër Kodit të Da Vinçit, Dituria, Tiranë, 2005; Nikola M. Nikolov, Komploti Botëror, Tetovë, 2003; Emil Çiç (Int.); Dr. Sever Havali: Premtimi i vërtetë Premtimet e rrejshme, Shkup, 2004, si dhe shkrime të tjera nga Interneti etj. Materiali në disponimin tuaj është punuar (por edhe plotësuar) gjat viteve: 1992 - 2009

HYRJE

Kush e përbën këtë Shoqatë misterioze, të qujatur: edhe Rrymë e Lëvizje, edhe Organizatë, edhe Rend e Urdhër, Institucion, edhe Shoqëri edhe Vëllazëri, Klub etj. por gjithnjë i-e fshehtë? Anri Tur, Mjeshtër i Madh i Lozhës së Madhe Franceze, në hyrje të librit të përmendur, shkruan: Në të vërtetë njerëzit që nga moti kanë shprehur interesimin për këtë institucion të quajtur “i fshehtë” por edhe “mistik”, dhe, edhe sot pyesin: Ç’është masoneria? Pse masoneria? Cila është natyre e saj? Cili është qëllimi? Cilat janë planet e masonerisë”... Pra, pse masonët? Pse njerëzit bëhen masonë? Pse ajo fshehtësi? Çfarë duan ata? Cilat janë qëllimet e tyre? Vërtet duan ta sundojnë botën apo kjo është vetëm një shpifje”?! A janë të gjithë masonët të rrezikshëm? A është e vërtetë se ata organizuan të gjitha luftërat, të gjitha revolucionet, me karakter botëror por edhe lokal? A është e vërtetë se asnjë kryetar shtetesh, as kryeministër nuk mund të zgjidhet pa “izën” – pëlqimin e tyre?! Këto janë pyetje që shtrohen më së shumti për masonët dhe veprimtarinë e tyre, që gjithnjë quhet ekzotike, e fshehtë e mistike por edhe shumë e rrezikshme. Përgjigjet janë të ndryshme, dhe shumë kundërthënëse, varësisht nga ata që merren me këtë çështje. Është vështirë të jipet një përgjigje e saktë, kur për këtë Lëvizje, ka mendime tejet të skajshme e kontradiktore. Ka mendime se përgjigjja e saktë nuk mundtë të jipet fare. Disa studiuesë mendojnë se përgjigjen e saktë këtë mund ta jepë vetëm ndonjë mason apo iluminat!. Natyrisht, ATA që i takojnë kësaj organizate, si dhe miqtë e simpatizuesit e tyre, flasin dhe shkruajnë vetëm për anët pozitive, ndërsa kundërshtarët e tyre vetëm për anët negative, deri në skajshmëri të thellë, duke fajsuar për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur, madje edhe që janë duke i ndodhur njerëzimit, madje, madje edhe për sëmundjet epidemike, si për sidën, katastrofat, termetet, etj. Për disa, përgjigjja është farë e thjeshtë: Masoni (muratori i lirë) është pjesëtar i vëllazërisë më të vjetër, që quhet edhe Masoneri, dhe se “Gjithçka ka filluar me formimim e shoqatatve të muratorëve të lirë”… Masoneria është një vëllazëri që paraqet një grup meshkujsh (mu ashtu siç paraqesin motrat një grup femrash) që bashkohen meqë: Ekziston diç që ata duan të bëjën në këtë botë, në rend të parë për vetveten, por edhe për të tjerët – ATA janë për progresin, dhe që duan ta ndryshojnë botën, natyrisht për të mirë, siç theksojnë vetë por edhe miqtë e tyre, që nuk janë të pakët. “Ishin ata njerëz që besonin në lirinë, dhe të drejtat njerëzore, Ishin ata që besonin në arsimin, përparimin…Qëllimi më i lartë i tyre ishte dhe është t’i shërbejnë jo vetëm kombit që i takojnë por edhe mbarë njerëzimit...” Për të tjerët ata janë një shkollë e çoroditur filozofike me karakter materialist e për disa vetëm një Mafie ndërkombëtare – një Grup njerëzish i organizuar në mënyrë të fshehtë, për të nxjerrë fitime me mjete dhune dhe të jashtëligjshme... Njëri ndër hulumtuesit më serioz, në këtë lëmi, turku, me pseudonimin Harun Jahja thotë: “Frankmasoneria është temë që ka ngjallur diskutime të shumta gjatë shekujve. Disa kanë akuzuar Masonerinë për krime dhe keqbërje përrallore. Në vend që të përpiqen që t’a kuptojnë “vëllazërinë” dhe t’a kritikojnë në mënyrë objektive, kritikën ndaj organizatës e kanë ashpërsuar deri në armiqësi. Nga ana e tyre, masonët kanë thelluar edhe më shumë heshtjen e tyre tradicionale ndaj këtyre akuzave, duke preferuar që të prezentojnë veten e tyre si një klub i zakonshëm shoqëror- çfarë në të vërtet ata nuk janë”. Heshtjen masone e theksojnë shumë autorë. Masoneria, vazhdon Harun, ka qenë njëri ndër fenomenet më interesante në dy shekujt e kaluar. Natyrisht, ajo ka tërhequr vëmendjen pasi ka karakter të mbyllur, të rezervuar dhe mistik. Në të njejtën kohë, një antipati ndaj Masonerisë u lind; ajo tenton që t’a prezentojë veten si një “institucion i parrezikshëm i mirëbërjes”, derisa kundërshtimet e caktuara ndaj Masonerisë janë rritur si rezultat i pohimeve kontradiktore të organizatës... Anri Tur, ndër të tjera shkruan: “Masoneria është një pjesë e historisë njerëzore. Ajo mund të kuptohet vetëm nëse e vëmë në kontekstin historik, shoqëror dhe kulturor... Duke iu falënderuar masonerisë, vazhdon Tur, kam njohur njerëz nga të gjitha nacionalitete, nga të gjitha racat, të të gjitha religjioneve, të gjiha filozofive, senzibilitetet dhe idetë e të cilëve kanë qenë dukshëm të ndryshme madje shumëherë edhe të kundërta. Njëkohësisht kjo njohje më ka sjellë miqësi të forta e të ngushta të cilat më janë të pazëvendësueshme...”.

'Shpirti çifut i masonerisë'

Shumë kritikë, e sidomos ushtaraku i njohur gjerman Erich von Ludendorff, pohojnë se Masoneria është një institucion çifut. Historia shkallët-gradat zyrtare, parullat dhe deklaratat, në tërësi janë çifute. Masoneria e fshehtë, vazhdojnë ata, është çifute. Masoni, nëse nuk është çifut, ai në lozhë shndërrohet në një "Çifut artist”, respektivisht ai përvetëson mentalitetin dhe cilësitë çifutet. Masoneria u shërben interesave çifute, ngritjes dhe sundimit të tyre me tërë botën, përfundon Ludendorffi, ashtu si dhe shumë bashkëmenditarë të tij. “Edhe pse pohimet e Ludendorff-it deri diku mund t’i konsiderojmë të tepruara, megjithatë, në tezën themlore të Ludenrorff-t, ka të vërteta, se masoneria është një refleks dhe vepër e shpirtit çifut. Nëse hollësisht i shikojmë ideologjitë masone, simbolet dhe ritulate e tyre drejtpërdrejt shihen ndikimet dhe influenca e tyre. Andaj është i pamohueshëm fakti se masoneria në të kaluarën më së shumti u ka shërbyer interesave të popullit çifut, i ka ndihmuar të lirohet nga getoja (Ghetta), ndarja nga bota tjetër, dhe u ka shërbyer të jenë në të gjitha rrethet diplomatike... Shpirti çifut ka depërtuar thell dhe është feymëzim i masonerisë, andaj sot janë dy nocione të pandashme. Janë dy binjak që me vështirësi mund të dallohen. Janë mu si zoti i lashtë - Janusi (Janoshi) me dy fytyra” thuhet në një fletushkë kroate të viteve të 30-ta... (Kromika sociale moderne). Iva Zhic, kroat, në librin Sociologjia (për vitin II), lidhur me Historinë dhe zhvillimin e masonerisë, shkruan se masonët, që nga shoqatat e para të muratorëve, themelimit të Lozhës së Madhe, përhapjes së tyre në shumë vende dhe përzierjes në disa revolucione, kanë qenë një shoqatë mistike... Për ta kuptuar masonerinë, në rradhë të parë duhet ta njohim historinë e saj, që zë fill nga Mesjeta. Zanafilla e saj është mjaft specifike, me çka edhe dallon nga grupet tjera mistike. Qëllimet e masonëve kurrë nuk janë zbuluar. Fshehtësia e ruajtur me një fanatizëm shpesh ka qenë një nxitje për të hyrë në këtë vëllazëri të fshehtë... Masonët janë një shoqatë në përgjithësi filantropike, dhe se njëri nga qëllimet e tyre është “shqyrtimi i të gjitha çështjeve shoqërore e ekonomike” që kanë të bëjnë me fatin e njeriut“, përfundon Zhic. Por, sipas promasonëve qëllimi i bashkimit në Masoneri është “Dëshira për ta ndryshuar, jo vetëm vetvetën por edhe mbarë njerëzimin e me këtë edhe vetë botën. Në Librin e Simon Cox: Sekretet e engjëj & djaj”, thuhet: Kjo shoqëri e ashtuquajtur e “fshehtë”, që numëron rreth katër milionë anëtarë dhe që ka qenë objekt i më shumë se gjashtëdhjetë mijë (60.000) librave, është njëra prej organizateve më të njohura të botës. Në tre shekujt e fundit, kjo vëllazëri në gjrin e saj ka përfshirë presidentë, senatorë e gjykatës të Shteteve të Bashkuara, anëtarë të familjes mbretërore britanike, përveç kryeministra, gjeneralë të ushtrisë dhe shefa të policsë së Mbretërisë së Bashkuar. Por, edhe në vende të tjera, ka prej kohësh një peshë të madhe...
Viteve të fundit janë publikura, sidomos në internet, shumë vepra e dokumnte të ndryshme për masonerinë, veprimtarinë e saj dhe veçmas rolin në zhvillimin e ngjarjeve më të mëdha botërore, duke filluar nga revolucioni Anglez, Revolucioni Francec e revolucionet tjera ku shihet roli i madhe i kësaj lëvizjeje. Por, mjerisht në gjuhën shqipe, përveç disa shkrimeve, më shumë pseudonime, në internet, sa dimë ne, kemi fare pak ose aspak botime të kësaj natyre. Fatos Aliu ka përkthyer dhe botuar Procesverbalet e pleqësisë sioniste, me titull: Sekreti i sundimit të botës, Tiranë, 2002, për të cilat është shkruar e përfolur shumë se prodhim i kujt janë: Të masonëve-çifutëve apo të kundërshtarëve të tyre. Edhe libri i përkthyer i Nikola Nikolov, Komploti botëror, Tetovë, 2003, trajton po këtë temë...

ZANAFILLA E MASONERISË (Muratorëve të lirë)II


ZANAFILLA E MASONERISË

(Sipas: Mihajlo Popovski: “Bota e fshehtë masone” (GP “Bosheli” Skopje 1993); Harun Jahja (Yahya): “Frankmasoneria globale”(Int.); Xhasper Ridli: “Masonët” (Muratorët e lirë), Beograd, 2003; Anri Tor-Nuges: “Ideja masone”, Beograd: EVRO, 2004; Iva Zhic: Sociologjia II; Dan Braun: Kodi Da Vinçi, Bota Shqiptare,Tiranë, 2004; Dan Braun: Engjëj dhe djaj, “DUDAJ”,Tiranë, 2000; Simon Cox: Sekretet e Kodit Da Vinçi dhe Sekretet e engjëj & djaj, Bota Shqiptare,Tiranë, 2005;Jose Antonio Ullate Fabo: Kundër Kodit të Da Vinçit, Dituria, Tiranë, 2005; Nikola M. Nikolov, Komploti Botëror, Tetovë, 2003; Emil Çiç (Int.); Dr. Sever Havali: Premtimi i vërtetë Premtimet e rrejshme, Shkup, 2004, si dhe shkrime të tjera nga Interneti etj.

Masonët dhe krijimi i njeriut të parë - Adamit

Edhe lidhur me zanafillën e Masonerisë ka mendime dhe rrëfime të ndryshme, të skajshme, madje dhe për atë moderne që, siç u tha në fillim, merret viti 1717, kur u themelua Lozha e Madhe Angleze, dhe ai i Konstitucioneve (Kushtetuta e Andersonit, viti 1723. Sipas masonëve ekzistojnë vetëm dy teori: 1. Zanafilla e tyre fillon që në lashtësi, në Greqinë antike, madje në Egjiptin e vjetër... dhe 2. Masonët rrënjët i kanë te esnafët gurëgdhendësit e Evropës mesjetare… Në fakt, edhe pse Masoneria zyrtarisht ishte themeluar dhe pranuar vetëm në fillim të shek. 18-të, (më 1717) në Angli, mendim i përbashkët i shumicës së historianëve është se gjeneza e kësaj lëvizjeje zë fill gjatë kryqëzatave nga shek.12-të, dhe se janë vazhdues të Tempullarëve... Por, për të tjerët, masoneria rrjedh drejtpërdrejt nga çifutët. Ndërsa disa pohojnë se lozhat e para masone i themleuan protestantët... Origjinën e masonerisë, sipas Harun Jahjas, por edhe shumicës së studiusve të tjerë që u morën me këtë çështje, e gjejmë (edhe më herët): te paganizmi, te magjistarët, priftërinjtë dhe materialistët e Egjiptit të Vjetër; te druidët e lashtë, te kabalistët, te judaizmi, te Abrahami e veçmas te Salomoni, madje edhe te Adami dhe bijt e tij,... “Ajo është themeluar nga qytetërimet e lashta pagane të Egjiptit të vjetër, Greqisë antike dhe Romës dhe verbërisht pason traditat e faraonëve dhe magjistarëve të tyre... Masoneria është pasuese e Tempullarëve, rosikrusantëve, e veçmas e Iluminizmit që konsiderohet si një degë e saj, përfundon Haruni por edhe të tjerët... Studiuesi tjeter, turk, Dr. Selami Isindag, në lidhje me ndikimin e Egjiptit të vjeter në origjinen e Masonerisë shkruan: "Frankmasoneria është organizatë shoqërore dhe rituale që i ka fillet e saja në Egjiptin e vjetër."

Masoni i njohur rus, Elagini, sipas Popovskit, thotë: “Masoneria nuk është trilluar nga mendja e njeriut, por ka ardhur nga vet Perëndia, meqë është fjalë e Zotit”. Ndërsa sipas interpretimit të një mësuesi të masonerisë, “Muratorët e Lirë” – Masoneria është “shkenca më e vjetër e shenjtë sekrete e cila ka ekzistuar me shekuj që nga fillimi dhe është “mbuluar” fshehur me alegori dhe simbole, kurrë nuk do të mbetet në harresë dhe nuk do të ndryshojë. Është e njëjta urtësi – mençuri e madhe që është ruajtur te patriarkët e Dhjatës së vjetër, pastaj në tempujt haldeje, egjiptiase, në shkollat e Salomonit, jeseje, sinaje dhe mësimet e Gjonit Pagzues, pastaj i është zbuluar Krishtit si bekim i ri...

Masonët për herë të parë u përmendën me rastin e ndërtimit të Kullës së Babilonit. Me rastin e ndërtimit të Ninivejit dhe qyteteve të tjera në Lindje, mbreti Nevrod, që edhe vetë ishte mason, dërgoi 30 masonë, të cilëve ju dha këto urdhëra: “T’i besoni njëri-tjetrit, ta duani çiltërisht njëri-tjetrin, dhe t’i shërbeni me besnikëri patronit, për nder dhe famë të mjeshtrit dhe për nderin tuaj... Duke i hulumtuar rrënjët e veta, Muratorët e lirë (masonët) konstatojnë se në zhvillimin e tyre ka ndikuar edhe veprimtaria e shoqatave fetare dhe vëllazëritë të cilat kërkonin kthim në shkencën e drejtë dhe të pastër të Krishtit. Shoqata të tilla kishte në të gjitha vendet e Evropës të shekullit XVII. Në Çeki ishte e njohur “Vëllazëria Çeke”. Udhëheqës i saj ishte pedagogu i shquar Jan Amos Kamenski... Një version tjetër, sipas, Popovskit e të tjerëve, thotë se zanafilla e muratorëve të lirë – masonëve, rrjedh nga e ashtuquajtura “Tradita esnafe”, sipas të cilës ekzistojnë shtatë shkenca të lira: gramatika, metodika, dijalektika, matemetika, gjeometria, muzika dhe astronomia. Të gjitha këto janë bazuar në një shkencë – gjeometri. Parimet e të gjitha shkencave i kanë gjetur dy të bijtë e Lamehut, Juvali dhe Toveli. Edhe këta dijet e tyre i kishin skalitur në dy shtylla guri, që ishte e mundur të jenë gjetur pas përmbytjes së Noit. Germesi gjeti njërën shtyllë për çka dhe njoftoi njerëzimin me dijen që ishte skalitur në atë shtyllë... Edhe Adami, madje edhe vetë Zoti ishte mason! Për zanafillën, e masonëve dhe traditën masone ka edhe shumë mendime të tjera dhe ekzistojën shumë legjenda e rrëfime të ndryshme. Shumë hulumtuesë e studiuesë, thonë është fakt se nuk kemi shënime të besueshme mbi ekzistimin dhe veprimtarinë e tyr para sh. XVII, edhe pse, siç u tha, ka mendime se kjo organizatë, jo nën këtë emër, ka ekzistuar edhe para Krishtit që nga kabalizmi... Masonët për vete, pohojnë se prejardhjen e kanë nga njeriu i parë, e Ai njeri i parë, edhe sipas Biblës, edhe sipas Kuranit, edhe sipas masonëve ishte Adami. Sipas hebrenjve Adami erdhi rreth 4.000 apo saktësisht 3.760 vjet para Krishtit. Sipas masonëve Adami ishte i pari dhe i vetmi njeri që u pa ballë për ballë me Krijuesin, Arkitektin e Madh, të të gjitha botërave... Pra, sipas tyre, masoneria filloi me Adamin e të bijtë e tij, vazhdoj me Noun, pastaj përmendet Abrahami, i cili edhe e shpiku gjeometrinë, të cilën ia mësoi Euklidit. Nga shkrimet e Euklidit bota mësoi gjeometrinë. Salomoni, sipas shumë autorëve ishte njëri nga më të njohurit, me ndërtimin e Tempullit të shenjtë mbretëror, e sidomos Kryemjeshtri i këtij Tempulli, Hiram Abifi... Edhe Krishti sipas tyre ishte mason... Dhe mu për atë që zbuloi fshehtësinë e ringjalljes, ngjalli Lazrin, masonët e kryqëzuan! Simon Cox, në librin e përmendur, shkruan: Zanafillat e para të Masonerisë qëndrojnë të mbështjella me mistere, pavarësisht vitetve të tëra me hulumtime intensive të drejtuara nga historianë masonë, nga teoricienët e konspiracionit dhe nga autorë të historisë alternative. Veprimtaritë e zhvilluara në vitet e para të Masonerisë (që mendohet se i takojnë shekullit XIV) regjistroheshin shumë pak, për këtë arsye thjesht nuk ekzistojnë prova të dokumentuara. Duke qenë të pakta të dhënat historike, është spekulluar lirisht dhe kanë lindur shumë legjenda, që i përkasin zanafillave të shoqërisë. Ka plot teori mbi transmetimin e një kulture të vjetër të fshehtë (për shembull dijet alkimike dhe gjeometria e shenjtë) tek masonët e parë nga ana e tempullarëve, (një urdhër i diskutueshëm murgjish-luftëtarë të krishterë), të arratisur në vitin 1307 në Skotlandë, pasi ishin përndjekur nga Kisha. Megjithatë, nuk ekzistojnë prova historike të asnjë farë lloji në mbështetje të kësaj teorie. Në Skotlandë nuk kishte as edhe një strehë të vetme të sigurtë për tëmpullarët: urdhëri u procedua në Edimburg në vitin 1309 dhe nuk pati “tempullarë të arratisur”, shkruan ndër të tjera Simon Cox. Harun Jahja thotë se Masoneria teorike apo organizata bashkëkohore (moderne a.n.) e Masonerisë është themeluar nga esnafët, ndërtimtarë mesjetar që i referojmë si Masoneria Vepruese (aktive, operative). Por, ata që sollën elementet teorike themelore të këtij krijimi ishin anëtarët e organizatave të caktuara që studiuan sistemet e fshehta parahistorike dhe njohurinë që ato përmbanin. Më e rëndësishmja nga këto organizata ishin Tempullarët dhe rosikrusanët, (Rosenkreutz) të cilët quheshin sipas një udhëtari të imagjnuar, me emrin Rose Cross... (Kristian Rozenkrojci). Ky rend, i dëgjuar për herë të parë në shekullin XV, tregoi interesim të madh për alkiminë, posaçërisht në Evropë, për çka anëtarët e tij thonin se posedonin njohurinë sekrete. Por trashëgimia më e rëndësishme e sotshme e rendit Rose Cross është filozofia natyraliste, dhe idea e evolucionit, që është pjesë e saj, shton Haruni Jahja. Lidhjen e rrënjëve të masonerisë me Tempullarët, (që sipas Simon Cox, ishte i pari Urdhër i Murgjëve Ushtarak, i krijuar më 1118, kur një kalorës i Shampanjës, një farë Huges de Peins, dhe tetë (8) shokë të tij...) e përkrahin gati të gjthë ata që mërren më këtë temë. Edhe Haruni thotë se Rendi i Tempullarëve ishte formuar në vitin 1118, apo, 20 vite pasi luftëtarët e Kryqëzatave pushtuan Jerusalemin. Ata u akuzuan si heretikë dhe u përndoqën e u dënuan që nga viti 1307, nga Kisha dhe nga mbreti francez Filipi i Bukur- (Philip Le Bel). Sipas Simonit Tempullarët ishin bërthama e parë prej së silës u zhvillua urdhëri i njohur më pas si Parësia (Priorati) e Sionit, kjo kishte ndodhur gjatë Kryqëzatës së Dytë... Disa të tjerë, nuk e mohojnë ekzistimin e Parësisë, por theksojnë se nuk kanë lidhje me tempullarët. Sipas historianit britanik, Dejvid Stivensonit, gjithçka fillon në vitin 1598 në Skotlandë, në Edinburg (Edinburgh), kur Vilijam So, ministër në mbretërinë e pavarur skoceze, themelon profesionin e muratorëve - ndërtimtarëve dhe futi gradat (shkallët) në kët profesion. Njëkohësisht territorin e ndau në ”lozha”, që në fillim ishin vetëm baraka për mjeshtrit. Ky ishte thjesht një profesion operativ muratorie, për dallim nga frank-masoneria, e ashtuquajtur murator të lirë ”spekulativ”... Siç shihet shumica pajtohen se gjithçka ka filluar në Mesjetë, me esnafët e muratorëve mesjetare - formimin e shoqatatve të muratorëve të lirë”… Përndryshe vetë masonët historinë e tyre e ndajnë në dy periudha: I. kohën kur në lozhë pranoheshin vetëm muratorët dhe II. në kohën kur shumicën e përbënin ndërtuesit simbolik- ndërtuesit e harmonisë dhe shkencës botërore... Shpjegimi më prozaik, por gjërësisht i pranuar, i zanafillës së Masonerisë, është ideja se ajo rrënjët i ka te shoqatat (Xhilda (esnafëria) e muratorëve mesjetarë) e para zejtare të muratorëve të cilët në Mesjetë, kur muratorët filluan të ndërtonin kështjella, ura, kisha e katedrale dhe se, në fillim, ishte një shoqatë e përbërë vetëm nga meshkujt dhe nga muratorët profesionistë... Nje tjeter Urdhër. (mendohet degë e Masonerise) ne shekullin XIX ishte Illuminati (Iluminizmi an.). Flitet qe njerezit me te pushtetshem ishin anëtarë të këtij Urdhri. Bëhet fjale për presidentë, mbretër kryeministra, njerëz të fesë, peshkopë e kryepeshkopë e kardinalë, etj. Emil Çiç, historian, kritik dhe muzikantë kroat, lidhur me zanafillën e masonerisë, pasi pohon se, edhe pse teza më e popullarizuar është: „Masoneria është një vazhdimësi i rendit të tempullarëve, mendim të cilin e përkrahin shumë autorë...“, thekson se versionet e përmendura janë pak të besueshme, dhe se sot edhe masonët edhe një pjesë e madhe e kundërshtarëve të tyre këto tregime i hedhin poshtë si legjenda dhe si version zyrtar pranojnë se masonët rrënjët i kanë nga organizatat e pavarura zejtare, (cehët) të Mesjetës. Shumica e historianëve pajtohen se Masoneria, është Vëllazëria më e vjetër në botë, dhe, meqë fillet e saj kanë humbur në lashtësi, askush nuk di saktësisht se sa e vjetër është ajo! —91.187.103.5 23 Janar 2010 13:46 (CET)




MURATORËT (MASONËT) ISHIN NDRYSHE

Sipas Xhasper Ridlit, në Angli, në Francë, dhe në Evropën e Mesme, në Mesjetë, ka mbisunduar mendimi se muratorët janë ndryshe – dallojnë nga njerëzit tjerë. Ata ishin specialistë muratorë... ishin artizanë thellësisht të respektuar... Në Evropën e Mesme, shumica e popullësisë ishin çifçinj që punonin në pronat e feudalëve, që kurrë nuk ishin larguar nga vendlindja, përfveç ndonjëherë deri në tregun më të afërt... Muratorët udhëtonin në tërë vendin. Andaj ATA ishin ndryshe. Ata ndërtonin me gurë, në fillim ishin të rralla ndërtimet me gurë, vetëm pallatet mbretërore ngriheshin me gurë, dhe ndonjë ndërtim që më parë jepte leje mbreti, si kisha, katedrale, famulli, kështjella apo ndonjë urë me rëndësi.... Në Francë, në mes të viteve 1050-1350 u ndërtuan 80 katedrale, 500 kisha të mëdha dhe shumë famulli Në Angli ndërtimi i katedraleve shpesh zgjaste edhe mbi 100 vjet. Ndërtimi i tyre kërkonte mjaft shumë fuqi punëtore – profesionale dhe jo profesionale (argat). Muratorët ishin punëtorë profesionalë. Ekzistonin dy kategori. Kategoria e parë: “gurgdhendës-murator i thjeshtë” ose “Gurgdhendës i vrazhdë”. Kategoria tjetër quhej “murator fin”, muratorë me profesion të lartë, të cilët latonin dhe zbukuronin fasadet... Këta punonin me gurë të butë kretor-deltinor (Ky lloj guri gjendej në Angli por edhe në vende të tjera të Evropës) dhe quhej “Gur i lirë”, ndërsa muratorët që përpunonin-latonin këtë gur quheshin “muratorët e gurëvë të lirë”, që shpesh shkurtohej në “Muratorë të lirë”. Meqë ishin të njohur për shkathtësitë dhe aftësitë e tyre muratorët ftoheshin nga peshkopët dhe abatët për të ndërtuar katedrale. Merrnin oferta nga viset tjera të Anglisë, Francës dhe Gjermanisë që ta lënin punën dhe të shkonin atje për fitime-mëditje më të larta. Peshkopët dhe abatët dëshironin të pengonin shkuarjen e tyre pa përfunduar punimet, andaj, kushtet e përfundimit të punimeve caktoheshin me kontrata. Shpeshherë me këto kushte, muratorët nuk pajtoheshin, andaj mbreti shfrytëzonte fuqinë dhe autoritetin e vet që t’i detyronte ata që të punonin për të, madje edhe me dhunë barteshin deri në vendpunishte. “Masoneria ka një mendim të lartë, një mburravecëri për vete se ajo është diç e veçantë “ Mu për atë që Zoti i krijoi njerëzit që të jenë mbi të gjitha gjallesat, ashtu i krioi masonët që të jenë mbi të gjithjë njerëzit tjerë. E gjithë kjo ishte një ide e pakuptimët, por masonëve kjo u pëlqente. Meqë besonin atë që dëshironin, lexojmë në librin e përmendur të Xhasper Ridlit. Në periudhën 1555-1700, shkruan Ridli, u bënë ndryshime edhe në masoneri... Sindikatat e muratorëve, të cilat kishin pranuar doktrinën e Kishës katolike, tash nuk ishin më të paligjshme. U krijuan organizata intelektualësh të cilat ishin të gatshme për një tolerancë fetare dhe për miqësi në mes të njerëzve të feve të ndryshme. Mendonin që një besim i thjeshtë në Zotin mund të zëvendësojë doktrinën kundërthënëse fetare. Me gjuhën e asaj kohe “muratorët e pranuar” ose “zotërinjë muratorët”, si quheshin më shpesh në Skotlandë, u zëvendësuan me “muratorët operativ”, më vonë muratorët e pranuar u quajtën “muratorë spekulativ”, por këto shprehje nuk janë shfrytëzuar gjer në vitin 1757. Nuk ka prova të sigurta se si u bën këto ndryshime, ka vetëm supozime dhe skjarime që janë në kundërshtim njëra me tjerën si të vetë masonëve po ashtu të antimasonëve... Ka qenë një traditë e gjatë e shoqatave zejtare që për anëtarë të pranonin edhe njerëz që nuk ishin kurrëfarë zejtarësh. Shoqata e zejtarëve të Londrës (shoqata më e vjetër ishte e endësve, e formuar më 1155), në fillim përbëhej vetëm nga anëtarë të një zejeje të caktuar… Muratorët spekulatorë (në kundërveprim me muratorët e vërtetë, ata “veprues”, në realitet, ishin anëtarë nderi. Me kalimin e kohës dhe me mbizotërimin e “spekuluesve” këto esnafëri punëtorësh u shndërruan në (free masons) vëllazëri të muratorëve të lirë ose të pavarur. Muratorët që punonin me gurë ranorë në Skotlandë ishin më pak të suksesshëm, sa i përket pozitës së priveligjuar (nuk gëzonin privilegje) meqë në Skotlandë nuk kishte gurë të tillë. Në Skotlandë koha e shegertit u shkurtua për të fituar gradën e mjeshtrit murator, andaj ata u përpoqën të përforcojnë pozitën e tyre përmes parullave të cilat i dinin mjeshtrit muratorë, por jo shegertët paraprak. Në kët mënyrë njiheshin mesveti dhe u pamundësonin shegertëve të kryenin punët e tyre. Parulla ishte e njohur si “Besa masone”. Në Skotlandë ishte bërë shprehi të ftoheshin njerëzit me influencë për r’u bërë anëtarë të shoqatës...

Konstitucionet (Kushtetuta) e Andersonit

Siç pamë më lart ekzistojnë shumë rrëfime dhe legjenda mbi zanafillën dhe zhvillimin e masonerisë. Pas themelimit të Lozhës së Madhe të Londrës (1717), sipas urdhërit të Lozhës së Madhe, thekson Xhasper Ridli, në vitin 1723, i mblodhi dhe i publikoi, teologu i njohur, skocezi, z. Xhems Anderson (James Anderson), në librin e tij: “Libri mbi konstitucionet” (diku quhet edhe Kushtetutë e diku Statut). Në Statutin e Andersonit, shkruan: muratori duhet t’i përkulet ligjit të moralit; të lidhet për fenë që përcaktohen shumica: nuk guxon të përziehet në komplote kundër të mirave të vendit; të mos përzihet në politikë dhe religjion, etj... Popovski thotë se Andersoni punoi në këto dokumente plot gjashtë vjet, titulli i të cilave ishte: Detyrat e muratorëve të lirë të nxjera nga arkivët e vjetër, si nga lozhat përtej detit, ashtu dhe nga lozhat angleze, skotlandeze, dhe irlandeze, për nevojat e Lozhës në Londër – për t’i lexuar me rastin e pranimit të vëllezërve të rinj apo kur këtë urdhëron Mjeshtri”. Shihet se Andersoni është bazuar dhe frymëzuar në idetë e Valentin Andresë dhe Jan Komenskit. Këtë e vërtetojnë detyrat që dalin për muratorët e lirë: Muratori i lirë ka për detyrë t’u nështrohet ligjeve të moralit dhe nëse detyrën e vet e kupton mirë, nuk do të jetë i humbur nga Zoti, e as jobesimtar… Secilit anëtarë i lejohet përcaktimi i lirë fetar… Idetë e Komenskit, thekson Popovski, u përkrahën në tërësi, ndërsa pjesë të librit u përshkruan me dorë, u përhapën dorë pas dore. Ja disa frangmente, sipas Popovskit, që janë ruajtur deri më sot: “Drita duhet t’i afrohet gjithë njerëzisë… Nga dezorganizimi e shkatërrimi t’i kthehemi bashkimit, nga gabimet-mashtrimet kah thjeshtësia, nga dhuna kah liria. Të gjithë jetojmë në një vatër. Në Tokë, të gjithëve na ngroh një frymë jetësore. Të gjithë jemi krijuar nga e njëjta materie. Kush mund t’na pengojë që të bashkohemi në një bashkësi, me të njëjtat ligje... Për të arritur këtë duhet t’i kthehemi rrugës së mbretërisë, gjegjesisht dritës hyjnore, paqes dhe sigurimit, rrugës së bashkimit dhe lirisë... Rruga e lirisë kërkon që njerëzimi të hulumtojë, të vlerësojë dhe të bëjë vepra të mira, jo nga shpërblimi apo nga frika, por nga dëshira, vullneti i lirë... Liria është hyjnore të cilën vetë Zoti, sipas shembëlltyrës së tij, ia ka dedikura njeriut...Të gjithë ju që keni në zemër shpëtimin e juaj dhe të familjes suaj, dhe i frikësoheni Zotit, pavarësisht se cilit komb, gjuhe dhe sekti i takoni, të gjithë juve që u janë neveritur mashtrimet njerëzore, të krijojmë një bashkësi e cila di se çka do, çka duhet të gjakojë dhe çka duhet të bëjë…. Ejani ta lidhim një marrëveshje të shenjtë: që të gjithë ne ta kemi parasyshë një qëllim të përbashkët – shpëtimin e njerëzimit. Gjuha, kombësia, sekti, të jenë të parëndësishme... Më 1734 në Filadelfi, Fraklin Benxhiamini, i cili vetëm një vit më parë kishte hyrë në Lozhën Shën Gjoni, në Tun Tavern, publikoi Konstitucionet e Andersoni të viteve 1723, ku shkruante: “Ribotoi Franklini më 5734. Ky vit, sipas Xhems Usherit, teolog nga sh.XVII, ishte viti kur Zoti 4004 vjet para lindjes së Krishtit, krijoi Botën. Masonët mendonin se bota u krijua 4000 vjet para Krishtit, andaj u mor edhe si zanafilla e masonëve, thekson Xhasper Ridli. Edhe Anri i kushton një vend të gjërë Konstitucioneve të Andersonit, dhe ndër të tjera ai shkruan:... 48 faqet e para na njoftojnë me të kaluarën e “Vëllazërisë Masone, që nga koha e Biblës deri në sh. 17”. Në vazhdim përshkruhen Detyrat dhe Zotimet e masonëve; pasojnë rregullat e përgjithshme dhe mënyra se si themelohen lozhat e reja. Në fund libri përmban një numër kengësh masone: Kënga e Mjeshtrit; Kënga e Mbikëqyrësit; Kënga e Kompanionit dhe Kënga e kallfës...Neni I i Konstitucioneve të Andersonit përmban dhe përmbledh filozofinë e tolerancës. Na përkujton, se nëse në të kaluarën masonët në secilin vend ose komb ishin të detyruar ta përfaqësonin religjionin e atij vendi dhe të atij kombi, pavarësisht cili ishte”, tash si më i përshtatshëm konsiderohej religjioni që përfaqësonin shumica” (me çka tregohej njëfar ndërgjegjeje universale...


LOZHAT, RITET, SHKALLËT, SIMBOLET


Ç’është lozha?


Siç pamë edhe më lartë, shumica e studiuesëve pohojnë se masonët modernë rrjedhin nga masonët operativ të Mesjetës. Ata kudo që janë ftuar kanë ndërtuar monumente të mëdha që edhe sot na mahnitin. Ata tuboheshin në vendpunishte, në ventakimet të quajtura “lozha”. Fjala “Lozhë”, (Anglisht: lodge-lozhë) këtu do të thotë: strehë, kolibe... por edhe barakë prej druri, dhe ishte vendtakim i fshehtë i shoqatave politike ose religjioze. Kolibat, të cilat më vonë i quajtën LOZHA, zakonisht ngriteshin në afërsi të punishteve, ose ngjitas objektit në ndërtim, siç ishin kishat, katedralet, urat etj. Aty i ruanin veglat e punës, ku dhe dhe drekonin... Lozhat në fillim ishin vendstrehime vetëm për mjeshtrit, më vonë aty strehoheshin edhe muratorët gjat kohës së dimërit, dhe përpunonin gurët për ndërtime, ndërsa sot janë Vendtakime të masonëve ku zhvillohet e tërë veprimtaria e tyre dhe merren vendime përkatëse dhe quheshin Llozhat e muratorëve por masoneria moderrne i quajti “lozha masonike”. LOZHAT quhen edhe tempuj, meqë shumë simbole të tyre rrjedhin që nga ndërtimi i Tempuillit të Salomonit në Tokën e shenjtë... Secila lozhë, shkruan Anri, ka “tonin” nuancat me karakter të veçantë, ‘frymën” e vet, por në të gjitha mbisundon fryma shoqërore, vëllazëror… por gjithësesi duke ruajtur identitetin dhe personalitetin e secilit person. Kjo është një pasurim i ndërsjelltë i dallimeve, andaj secili duhet ta ruajë atë formulën e profesorit F. Zhakob (François Jakob): “Më i afërmi im, vëllau im”. Mikpritjen, që e cilëson masonerinë, klimën afektive, toni miqësor dhe vëllazëror e gjejmë në shumë raste konkrete, thekson Anri. Secila lozhë, formalisht, i nënshtrohet Lozhës së Madhe Nacionale, ndërsa të gjitha së bashku janë nën kulmin e Lozhës së Madhe Angleze. Kjo nuk vlen për masonërinë franceze, lozha qëndrore e tyre është Orienti i Madh, të cilën, për shkak të pranimit të ateistëve, por edhe të femrave, nuk e njeh Lozha e Madhe Angleze... Kastriot Myftaraj: (lidhur me lozhat dhe formimin e tyre, ndër të tjera shkruan; Në shekullin XVIII, në Angli, njerëzit hapën shoqatën e tyre sekrete .... duke përfshirë dhe aristokratët, duke krijuar atë që u quajt Grand Lodge of England Lozha e Madhe Angleze an.) e cila ishte në fakt bashkimi i katër llozhave masonike ekzistuese. Kjo ndodhi në Londër, në 24 qershor 1717 dhe mbahet si data e krijimit të masonerisë së lirë (spekulative) moderne. Me Grand Lodge of England, në vitet në vijim u bashkuan pjesa më e madhe e llozhave masonike të Anglisë. Një numër llozhash masonike ekzistuese nuk e pranuan këtë përqëndrim të masonerisë angleze, në një qendër dhe në 1751 krijuan një llozhë të madhe alternative, që e quajtën Antient Grand Lodge of England.... Në 1813 të dy palët u bashkuan me anë të një kompromisi, dhe Antient Grand Lodge of England u shkri tek Grand Lodge of England, që u quajt United Grand Lodge of England, ose siç njihet me akronimin UGLE. Masoneria spekulative moderne në Francë thuhet se ka ardhur nga Anglia, misionarët masonikë të së cilës krijuan në 1731 llozhën e madhe masonike të Parisit që u quajt Grand Orient de France Thuhet se çdo shtet sovran ka të paktën një lozhë të Madhe, si një forum, që përfaqëson dhe qeveris masonerinë në një territor të caktuar gjeografikisht. Lozha e Madhe është Organi më i lartë. Sipas disave edhe në Vatikan veprojnë katër (4) lozha masone. Madje edhe disa zyrtarë të lartë të Vatikanit janë masonë... Në internet, mund të gjejmë edhe këso konstatimesh: edhe shqipatërt kanë lozhat e tyre masone, tash për tash dihen vetëm ato në Amerikë e Kanada! Lozhat kanë edhe kuvendet e tyre. Lozha masone, sipas Anrit, nuk është vend i ndonjë kulti religjioz, ajo nuk është sinagogë, as kishë katolike, as kishë anglikane apo luterane, e as xhami. Andaj lozha vërtet mund të jetë një “Qendër unioni”. Ajo ndryshon nga të gjtha religjionet mu për atë se nuk është religjion në kuptim të drejtë, dhe meqë ajo nuk predikon ateizmin as materializmin, andaj sulmi dhe shkishërimi shumë i ashpër i Kishës, sipas Anrit, nuk është i drejtë, nuk ka asnjë arsye dhe është jashtë çdo kuptimi… Lozhat masone, vazhdon Anri, paraqesin dhe shënjonë njëkohësisht vendin dhe grupin, pra hapësirën dhe njerëzit... Historianët, përfundon Anri, edhe pse me një dyshim të vogël, kanë arritur të konstatojnë një kontinuitet jo vetëm nga lozhat e sh. 18, por edhe të sh. 12 dhe 14. Sipas Simonit, por edhe të tjerëve, në kohën e esnafërive mesjetare, lozha masone ishte një barakë prej druri provizore, ngjitas me murin e ndonjë ndërtese në ndërtim e sipër. Kjo lozhë u ofronte muratorëve mbrojtje nga shiu dhe nga bora, përveç se përbënte një vend takimi. Lozhat moderne kanë në krye të tyre një “Mjeshtër të Përnderuar”. Në këtë kontekst, i “Përnderuari” do të thotë: “thellësisht i respektuar” dhe “Mjeshtër”, që do të thotë “i pajisur me kualifikimet më të mira”. Ndërsa sot lozhat masone shpesh vendosen në ndërtesa madhështore me salla mbledhjesh të gjëra, statuja mermeri dhe mobilie antike. Popovski shkruan se pas miratimit të Konstitucioneve (Statutit), lozhat filluan të “binë” mu si këpurthat pas shiut, si në Angli ashtu në Skotlandë, (në Edinburg u themelua Lozha e Madhe më 1736, në Irlandë – Dablin më 1731), e pastaj edhe në shtetet tjetar të Evropës, në Amerikë, dhe nëpër koloni. Pas reformimit në Agli quheshin Rendi (Riti) i Gjonit, ndërsa në Skotlandë Rendi i Andrejit. Më vonë u paraqietën edhe dallime sipas shkallëve. Lozhat e Gjonit edhe sot kanë tri shkallë-grada, duke ia shtuar edhe shkallën e katërt e cila quhet “Royal Arch” (Rrethi Mbretëror) Disa thonë se themeluesit e parë të lozhave masone ishin protestantët, por që nga 1723, në regjiastrat e lozhave gjendeshin edhe emrat e çifutëve... Në secilën lozhë ekziston altari ku vëhet “Libri i ligjitt të shenjtë” Në Evropë dhe SHBA e Kanadë, gati gjithnjë është Bibla... Thuhet se Lozha masone, ose tempulli mason, është një tepmull që simbolizon gjithësinë, një tërësi që ka strukturën, që mban rend. Rëndom ka formën e një drejtkëndshi në një gjysmërrethi që anon nga lindja. Kjo paraqet tokën, qiellin dhe Arkitektin e Madh të Gjithësisë… Simbolikisht do të thotë largimi i errësirë dhe mbajtja e rendit në botë. Drita jep ditën, njëherit dhe rendin, meqë jep dhe mendimin, kuptimin, idenë, që është paraprijës i të gjitha gjërave... Hapësira e tempullit – lozhës, konsiderohet si hapësirë e shenjtë. Ajo paraqet lidhjen njerëzore me atë mbinjerëzoren…aty kemi pajisjen, veglat e ndryshme të muratorit si kompasin, këndmbatësin, çekanin, libelën, vizoren… Këto vegla zënë një vend të rëndësishëm në lozhë dhe shfrytëzohen në të gjitha ceremonitë masone dhe janë shenjë intelegjencie e njeriut... Lidhur me mobilimin e lozhës, Anri Tur thekson: Dyshemeja me mozaik na përkujton zemërbardhësinë (bujarinë) e atit në qiell i cili tokën ka mbuluar me qilim të mrekullueshëm të përpunaur me mozaik… Ylli flakërues është pika më sublime... Lozha masone, sot nuk është një vend anonim dhe një sallë e zbrazët, por e mobiluar me shumë piktura e sende të tjera. Në plafon shohim kupën e qiellit, një pamje simbolike me yje, në lindje dielli, hëna dhe një trekëndësh të madh, në brendësi është syri; në tokë – dysheme një qilim me disa vegla të muratorëve: kompasi, libela… pastaj shtyllat, litarë të lidhur nyje... Ndërsa sipas Popvskit, mobilimi i lozhës, përbëhet nga qiri, libri – Bibla, vizorja, kompasi... Lozha masone në fillim tubonte zejtarë – ndërtimtarë, ndërsa sot tubon njerëzit të të gjitha profesineve dhe të pozitave të ndryshme. Sot është një vend i takimeve, hulumtimeve, punës të njerëzve të vëllazëruar dhe pajisjeve… nuk është vetëm një vend, hapësirë, tempull, por një tubim i njerëzve të bashkuar. Është një “bashkësi e shpirtërave të kundërt”, thekson Anri. Lozha i nënshtrohet kierakisë së dyfisht, kierakisë së shkallëve (shegerti, kallfa dhe mjeshtri) dhe kierakisë së funksionit. Lozhën e kryeson Mjeshtri i Madh, i cili zgjidhet nga mesi i mjeshtërve, dhe quhet i përnderur –autoritativ. Pranë tij asistojnë dy mbikëqyrës, i pari është i ngarkuar për kompanjonët ndërsa i dyti ushtron-trajnon shegertët. Rëndom të gjithë mjeshtrit janë përgjegjës për ushtrime dhe arsimin e anëtarrëve të masonerisë. Në sh. XVII lozhat masone u bënë të njohura e të popullarizuara, nga rradhët e të ashtuquajturëve mendimtarë të lirë, të deistëve dhe politikanëve progresistë, gjë që ndikojë në përhapjen e ideve përkatësë.... Përfundon Anri Anëtar i lozhës masone mund të jetë edhe ateisti, por jo ateisti i marrë! Këtë e pohojnë edhe Anri, edhe Ridli, por edhe autorë të tjerë.

Ritet dhe Shkallë

Ajo që e karakterizon një sekt është se në të nuk mund të hysh pa kaluar më parë në një ritual stërvitor, citojmë të ketë thënë Karl Xhasperi (Jasperi). Anrit thotë se riti është një akt magjik... fjala vjen nga gjuha latine r i t u s dhe sanskrishtja rta, që tregon ndonjë fuqi kosmike dhe hyjnore… Funksioni i ritualit është të vendosë rend, “këtu dhe tash” por lidhur me atë që ka qenë; rend i cili, pra, jashtë “këtu” dhe “tashit”, që do të thotë që është transcendental në raport me vendin dhe kohën…Sipas Anrit, e disa shkrimeve, ritualet e masonëve, ashtu si edhe te religjionet janë të shumta dhe komplekse dhe se ekzistojnë rite te ndryshme të praktikimit. Ja disa prej tyre: Riti Antik Skocez ose Riti i pastruar skocez, Riti i Jorkut; Riti i emulacionit, Riti Francez (Oriental), Riti Memphis-Misraim, Riti ose Sistemi Suedez, Riti Skotlandez, etj. Shumica e tyre janë të ngjashëm... Riti skocez, (Rite Ecossais), është dega më e vjetër e Masonerisë, i ka fillet që nga shek.14-të, nga Tempullarët që u arratisën në Skotlandë... por, sipas disave prejardhjen e ka nga Franca. Mendohet se e ka themeluar skocezi Shevali Remzi (Chevalier Ramsay). Ky rit, jo vetëm që është më i vjetri, por edhe më popullori, më i përhapuri, i cili njëherit, nga pjesa më e madhe e studiuesve, konsiderohet si "masoneria e vertetë". Emil Çiq shkruan se më 1750 Ramsay aplikoi ritualin e përbër i cili u quajt: Rojal Arç (Royal Arch) - “Rrethi mbretëror”, që sipas disave origjina e tij është e paqartë. Ky rit në fillim ka inkuadruar vetëm tri shkallë të Lozhës së kaltër (të Gjonit), që më vonë është plotësuar. Riti tjetër që quhet Rendi i vjetër dhe i pranuar i masonëve skotlandezë, është themeluar në Amerikë më 1801. Ai përbëhet nga 33 shkallë, secila me emra dhe simbole masonike të veçanta. Ata të 33 shkallëve njëherit janë edhe anëtarë të Këshillit Suprem. Për masonët mbledhjet janë rituale frymëzimi, për të tjerët ato janë asgjë tjetër pos argëtime të parrezikshme dhe marrina... Dihet se Lozha e Madhe e Londrës (Angleze) u themelua më 24 qershor të vitit 1717, ditën e Shën Gjonit... Në lozhat, që i takonin kësaj lozhe, në fillim kishte vetëm një shkallë-gradë – të gjithë vëllezërit ishin të barabartë dhe i takonin një shkalle – Mjeshtër, dhe nga mesi i tyre zgjidhnin eprorin (Kryemjeshtrin) dhe “Rezervistin”. Në disa lozha dalloheshin dy shkallë, njëra quhej “më e lartë”. Por shumë shpejt Lozha e Madhe, përveç shkallës Mjeshtër, futi edhe dy shkallë më të ulëta: shegertin dhe Kallfën. Parparimi – gradimi i tyre bëhej në mënyrë ceremoniale, sipas traditave të vjetra të muratorëve, të cilat edhe sot zbatohen, shkruan Popovski. Ndërsa Ridli, në librin e përmendur, shkruan se kanë ekzistuar shumë shkallë-grada masone. Në fillim ishin vetëm tri. Anëtari i ri pranohej si nxënës muratori-shegert, pastaj përparonte në shkallën e ndihmësit-kallfës, ndërsa në ritualin (ceremoninë) e tretë ngritej në mjeshtër muratori. Pas këtij titulli pasonin tituj të tjerë deri në shkallën 33. (Sipas vërejtjeve të përkthyesit në gj. serbe, z. Ridli, nuk dallon ritet masone nga rendet. Në të vërtetë nuk ekziton shkalla më e lartë se Mjeshtër masoni. Shkallët më të larta kanë qëllimin vetëm të thellojnë dijen masone. Është e vërtet se riti Skocez i ka 33 shkallë, e disa rite të tjera i kanë edhe më shumë... Tri shkallët e para: shegert, kallf dhe mjeshtër, bëjnë pjesë në të ashtuquajturën "Masoneria Blu" (e Gjonit) (nga formohet Lozhat Kombetare), kurse gradat tjera bëjne pjesë në "Masoneria e Gradave të Larta", formojnë Këshillin Suprem të Masonerisë... Sipas Harunit emrat e dhënë shkallëve më të larta në Ritualin Skocez janë titujt që u janë dhënë kalorsëve në rendin e Tempullarëve. Këta tituj përdoren edhe sot... Një mason, që avansohet etapë pas etape përgjatë 33 shkallëve të kierarkisë masonike, mëson kuptimet e reja për çdo simbol në çdo etapë. Në këtë mënyrë, anëtarët zhyten gradualisht në thellësitë e filozofisë masonike. Sipas Popovskit secila shkallë masone ka shenjën e vetë... sa më e lartë që të jetë shkalla aq më të ndërlikuara janë shenjat dhe më vështirë për t’u mësuar. Ja disa shembuj Shenja e parë - toka – shprehet duke përkulur pak kokën, ndërsa me pëllëmbët e dorës së majtë, duke ndarë gishtin e madh, bëjmë një vijë në ballë, nga e majta kah e djathta, përbri vetullës. Shenja e dytë - uji - Dora e djathtë në zemër, përnjëherë lëshohet poshtë. Shenja e tretë - befasia dhe trishtimi. Koka kthehet majtas, duke shikuar në tokë. Pastaj ngriten duart të bashkuara, duke anuar pak nga e majta. Shenja e katërt - vatra - zjarri. Të dhjetë gishtërinjtë të bashkuar me pëllëmbë nga jashtë, mbulohet fytyra. Përgjigja në këtë shenjë jipet duke zgjatur dorën e djathtë në lartësi të shpinës. Shenja e pestë - ngazëllimi Ngritja e syve drejtë qiellit, duke ngritur duart mbi kokë, dora e majtë pak më poshtë, duke u ngritur pak thembrën e majtë, ndërsa me gjurin e majtë formon një kënd më thembrën e majtë. Shenja e gjasht - dielli. Sajohet duke vënë gishtin e madh të dorës së djathtë në syrin e djathtë, ndërsa gishti shrihet sikur të formojë një kënd... Kjo shenjë përfundon duke thënë këto fjalë: “Unë mas distancën me Diellin.Tri shkallët masone, sipas Popovskit, paraqesin tri etapat moshës së njeriut: shkalla e parë – fillestarin, shkalla e dytë – zejtarin dhe shkalla e tretë – Mjeshtrin.


Simbolet

Masoneria është definuar si një institucion inciacioni shpirtëror me ndihmën e simboleve... Simbolet kryesore të masonerisë janë: trekëndshi, kompasi, dhe këndmatësi... ndërsa më i njohuri është kompasi i vendosur mbi trekëndësh. Masonët besojnë se simbolet janë mjet, armë për të kuptuar realitetin kosmik por edhe njerëzor.
Në Enciklopedinë e përgjithshme të entit Leksikografik,1964, thuhet se Masoneria është një lëvizje e organizuar sipas një hierarkieje të ashpër e cila lindi nën kushtet e një qytetërimi liberal. Në fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave të muratorëve, nga e morën edhe emrin dhe simbolet e tyre (kompasin dhe këndëmatësin). Aktet rituale i morën nga religjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre. Ndonëse detyrat programore dhe qëllim i tyre themelor ishte „fisnikërimi i moralit“, edhe pse në fillim përfaqësonte ide progresive, të një qytetërimi liberal dhe antiklerikal, kjo lëvizje reformatore u bë gjithnjë e më shumë një bashkësi ekskluzive për të ndihmuar reciprokisht pjestarët e shoqërisë së të pasurëve dhe të atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisë dhe borgjezisë së lartë“. Sipas Anrit masoni jeton në botën e simboleve. Disa simbole kanë prejardhje kosmike, si yjet, dielli, hëna etj. Të tjerat rrjedhin nga profesioni-zeja e muratorit: veglat, si kompasi, busulla, këndmatësi, vizorja e disa nga tradita kalorësiake-tempullarët... Thuhet se kjo organizatë është definuar si një institucion inciacioni shpirtëror me ndihmën e simboleve... Masonët, pavarësisht se cilin rit aplikojnë, cilës lozhë i takojnë, janë ngusht lidhur me simbolizminin. Sipas Simonit, për të evituar ndërhyrje të padrejta, muratorët disponojnë një farë numri simbolesh, shenjash dhe fjalësh, të njohura vetëm për ta. Nëpëmjet këtyre simboleve ata njiheshin edhe gjatë frekuentimeve dhe udhëtimeve të gjata përmes Evropës... Fjalët, fjalëkalimet, shenjat -simbolet dhe prekjet u ndihmonin muratorëve që të “njiheshin” nëpër punishte të ndryshme në Evropën mesjetare... Sipas Harunit, nga simbolet më të njohura të Masonerisë është kompasi i vendosur mbi trekëndësh. Masonët thonë se ky simbol paraqet konceptin e shkencës, rregullin gjeometrik dhe mendimin racional, por Haruni thotë se kompasi dhe trekëndëshi kanë krejtësisht kuptim tjetër. Këtë e shpjegon me mendimin e Albert Pike, i cili thotë:Trekëndëshi është simbol natyral i tokës... Kompasi dhe trekëndëshi, janë simbole të paganizmit arian dhe datojnë që nga Egjipti i vjetër... Edhe Hëna dhe dielli, janë simbole të rëndësishme në llozhat masone, dhe nuk është asgjë tjetër përpos reflektim i besimeve të kota të shoqërive të lashta pagane që adhuronin hënën dhe diellin, përfundon Harun. Popovski, shkruan se trekëndëshi i artë, është simbol i parimeve hyjnore dhe shpirtit të përkryer... në njëfar mënyre trekëndëshi është edhe shenjë mbrojtëse e vëllazërisë... Simbole masone hasim gati çdokund: në rrugë, në hyrje dhe brendi të ndërtesave. Aty zakonisht shihen këto simbole: Piramida dhe syri sipër piramides, ylli i Davidit, Shtylla e Dyfishtë, Obeliskët. Simbolet tjera: metri, dalta, mistria, vizorja, çekani, (çekiçi i argjendtë); vula e Salomonit, lavjerësi, niveluesi dhe tabela, akacia, bagreni, murrizi dhe shumë simbole të tjera... Domethënia e simboleve masone është e dukshme, kuptimplote, p.sh. çekiçi tregon rëndësinë e vetëkontrollës e të disiplinës, dhe forcën e mendjes... Këndmatësi konsiderohet simbol i saktësisë, drejtësisë mu për këtë ai është i rëndësishëm për Mjeshtrin... Këndi simbolizon gjërat në tokë por edhe nderin, karakterin, dashurinë e vërtetë dhe mënyrën se si duhet të sillemi ndaj rrethit që na rrethon… Kompasi – rrumbullaksimi i dëshirave dhe ulja e pasioneve të masonëve... por simbolizon edhe shpirtin... matë dhe vizaton sipas Ligjit të Moralit... gjërat shpirtërore, rëndësinë e jetës së mirë shpirtërore... Veglat si: “shpatla” – mëson mjeshtrin – masonin të çimentojë dashurinë vëllazërore. Sqepari simbol i punës, dalta tregon përparim arsimorë... metri tregon ditën prej 24 orësh që duhet shpenzuar për punë, për lutje dhe freskim e pushim. Segmenti – vija e drejtë, moralitetin dhe drejtësinë (ky lloj rekuiziti nuk ekziston sot te masonët amerikanë). Lapsi – fjala dhe vepra e masonit janë shkruar nga Arkitekti Suprem. Libri i hapur – pikëllimin për shkak të kalimit të kohës. Shkronja "G" paraqet gjeometrinë... Dhëmbi i thyer simbolizon brishtësinë e njeriut. Ora rënore na tregon kohën që gjithnjë rrjedh... pra na tërheq vërejtjen se koha është duke rrjedhur dhe nuk guzojmë t’i lëm punë për më vonë… Përparësja si dhe dorëzat e bardha janë simbol i pastërtisë, dhe dëshmojnë se mjeshtri nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Hiram Abifit. Tri dritat e mëdha janë: Bibla, katrori dhe rrethi -(Ndërsa sipas Anrit, Bibla, këndmatësi dhe kompasi). Bibla, sipas Popovskit, është simbol i dëshirës së Zotit dhe është në shërbim të Zotit, Vizorja – kontrata simbolizon mjeshtrinë e qeverisjes masone. Toka simbolizon pushtet; ajri-mençurinë; zjarri-pasionet dhe uji-emocionet... Akacia: simpati e pavdekshmëri meqë gjithnjë është e gjelbër por edhe ruan fshehtësinë. Dy shtylla – J dhe B: shtyllat tradicionale në hyrje që nga tempulli i Salomonit, shënojnë: bashkim, paqe dhe lumturi. Simbolet shërbejnë edhe për të dalluar dhe njohur “sivllaun” në mesin e të panjohurëve, e me qëllim të përcaktimit të pozitës së shkallës së tij, dhe përdorën tri mënyra: shenja për pamje; fjala për veshë dhe kontakti për prekje.
Piramida dhe syri sipër piramides

Dan Braun, në romanin Engjëj dhe djaj thekson se piramida, është një simbol i fshehtë, që paraqet prirjen drejtë lartësisë, drejt burimit të dritës. Syri brenda trekëndëshit është një simbol që çdoherë gjendet në llozhat masonike dhe në të gjitha publikimet masonike... tregon aftësitë e të përndriturve për të parë gjithçka e kudo... pra simbolizon syrin e zotit... Disa thonë se piramida me nje sy është simboli kryesor i illuminatit-masonerisë, i huazuar nga Egjypti i Lashte, dhe se është simboli i Horusit, perendia e Diellit, qe simbolizon ndriçimin, illuminiminizmin. Sipas Darius-it “Syri" nuk eshte thjesht shqisa fizike e te parit, por syri i mendjes dhe i shpirtit. Ky Sy në besimin Hindu quhet si "syri i trete" i mendjemprehtësisë, Syri i Osirisit në Egjyptin e Lashtë dhe Syri që Sheh çdo gjë... Ylli gjashtëcepësh, i njohur si Ylli i Davudit, simbol i çifutëve, sipas Harunit, origjinën e ka në Egjiptin e vjetër... Pesë shqisat: themeli i të gjitha diturive – veshi me të cilin thithim zërin dhe përjetojmë kënaqësinë muzikore dhe me të cilin mund t’u ikim shumë pakënaqësive. Sytë – me ndihmën e të cilëve dallojmë objektete, formën, ngjyrën, lëvizjen. Ndijimi (prekja) – shqisa më univesiale. (Këto tri shqisa janë më të rëndësishmet të masonët; të shihen shenjat, të dëgjohen zërat dhe të ndjehen prekjet). Dy shqisat tjera janë: shqisa e shijes, dhe të nuhaturit (erës).

PRANIMI NË SHOQATË, PROCEDURA E PRANIMIT, BETIMI DHE SEKRETI


Për t’u bërë mason, sipas Anrit, në rradhë të parë duhet plotësuar këto kushte: të jesh i pranuar, i integruar dhe i inicuar - shuguruar në ndonjë lozhë. Me qindra vjet masonët e kanë pasur të ndaluar të pyesin tjetrin se mos dëshiron të anëtarësohet- t’i bashkangjitet masonëve; ata mund të bisedojnë dhe të tregojnë se kanë hyrë në masoneri, dhe arsyen e hyrjes, anëtrarësimit, por nuk guxojnë të propogandojnë, t’i nxisin të tjerët që t’u bashkangjitën. Kur ndonjëri vendos që të bëhet mason ai duhet të paraqet lutje, të cilin ia dorëzon një masoni, ndërsa ai e dorëzon në lozhën lokale. (Sipas disa shkrimeve Indivi nuk mund të kërkojë të anëtarësohet por me nisiativën e ndonjë anëtari i cili mund t’i ofrojë pranim... (a.n) Eprori i lozhës formon një komitet i cili viziton kandidatin por edhe familjen e tij, të cilëve u flet për masonerinë, dhe përgjegjet në pyetjet e parashtruara. Komiteti paraqet raport pranë lozhës dhe pastaj votohet në lozhë mbi lutjen e paraqitësit. Nëse votimi është pozitiv, lozha informon kandidatin për ditën kur do të bëhet pranimi. Kur masoni i pranuar kalon nëpër tri shkallët e përcaktuara atëhere bëhet Mjeshtër Mason me të gjitha të drejtat në vëllazëri. Kandidatët duhet të jenë meshkuj, qytetarë të ndershëm dhe të shquar, etj. Secili kandidat konsiderohet i pranuar (anëtar) pas iniciacioni, ritualit të pranimit... Iniciacioni dhe hyrja në shoqatë është një akt mjaft dramatik dhe përplot simbole... Sipas Popovskit, anëtar mund të bëhej vetëm pas sprovimit trevjeçar, dhe nëse i plotësonte kushtet e vëllazërisë fitonte një sqepar, simbol i punës, një përparëse si simbol i pastërsisë dhe në palë rrobe përkatëse të vëllazërisë... Me rastin e hyrjes-pranimit në lozhë, shqiptohen këto fjalë: “Ardaler, Casmaran, Taliud, Turlae!”, që do të thotë: zjarrë, ajër, ujë dhe tokë... Pastaj shqiptohen me zë shkronjat: “ J – a – k - i – n - jakin, fjalë e shkallës së parë e rendit të Gjonit, (njëri ndër drejtimet më masovike, krahas atij skocez), e cila shpreh qëndresë dhe fuqi.

Procedura e inicimit – shugurimit (Iniciacioni) dhe Betimi

Hapi i parë (shkalla e parë): kandidati heq setrën dhe kravatën, largon të hollat dhe çdo mjet tjetër për të treguar se po hyrë në masoneri si një i varfër dhe pa asnjë centë. Këmba e majt shpërvilet deri në gju, zbërthen këmishën për t’u parë pjesa e majtë e gjoksit, zbathët këpuca e majtë, mbathën papuçet. I lidhën – mbyllën sytë, që të tregojë se si e ndien veten në “terr” dhe rreth qafës i vëhet litari- laku. Hapi i dytë: Përcillet brenda në lozhë nga roja e cila mban një thikë të drejtuar në gjoksin e zdeshur. Hapi i tretë: Përcillet për te Mjeshtri i Madh, udhëheqësi kruyesor i lozhës. Hapi i katërt: Kandidati tani ka hyrë në dritën masone. I zgjidhën sytë dhe i hiqet laku rreth qafës, i jipet shenja me shtrëngim dore dhe fjalë se është pranuar si “shegert” në masoneri. I tregohen këto vegla: metri, çekiçi dhe dalta. Dhe në fund udhëzohet të respektojë ligjet e masonerisë, të Biblës dhe të shtetit. Pas përfundimit të ceremonisë së pranimit, kandidati konsiderohet se ka kaluar “shkallën e parë” dhe pas disa muajve mund të arrijë dy shkallët tjera masone: ‘kallfë-mason’ dhe ‘mjeshtër-mason’. Masoni është një njeri i cili ka vendosur të ketë raporte të mirë me vetveten dhe të tjerët, të kujdeset për të kaliuarën por edhe të ardhmen dhe të bëjë çdo gjë në të mirën e të gjithëve. Ceromonia e pranimit të kandidatit në lozhën masone, sipas Popovskit, bëhet si vijon: Rishtari (kandidati) symblltas i afrohet eprorit të lozhës. Në përcjellje janë mbikëqyrësi-kujdestari i parë dhe i dytë. Në këtë cermonial bëjnë pjesë edhe: besedniku, mjeshtri – personi zyrtar i ritualit; përdëllestari, sekretari, thesarmbajtësi (arkatari) dhe orguleti. Edhe sot, pranimi në lozha të masonëve modern, bëhet në kuadër të ceremonisë rituale ku janë të ftuar vetëm masonët e rrgulltë të inicuar, pavarësisht se cili ritual aplikohet dhe cilit rit i takojnë… Në Lozhë nuk mund të hyjë si në ndonjë parti politike, sindikatë ose klub. Në Lozhë hyrët përmes iniciacionit, pas kryerjes së procedurës, (ceremonisë së pranimit)…Vetëm pas përfundimit të iniciacionit, (kandidati i paraqitur) konsiderohte mason i pranuar. Muratorët e sotit të lirë, ashtu si ata të sh.18 këtë ritual e konsiderojnë si një ceremoni shumë të rëndësishme dhe thelbësore, andaj edhe festohet me një solemnitet të madh dhe me emocione të larta... Anri thekson se Iniciacioni është një fshehtësi po ashtu siç është një vepër artistike... Iniciacioni i drejohet mbarë njerëzimit, në të gjitha dimensionet: intelektual, ndijor, shqisor, gjithë qenies së tij më të thellë, asaj që në të vërtet është dhe asaj që dëshiron të jetë… Sprova, tundimi, ashtu si edhe rrugëtimi prodhojnë iniciacion dhe çdo rrugëtim është një iniciacion… Iniciacioni mason shpreh përvojën njerëzore ashtu si dhe poezia, arti, filozofia…Sipas Darius-it, Inicimi (Iniciacioni ) masonik është nje transmetim energjie shpirterore nepermjet perdorimit te disa ritualeve te vecanta, secili me nje simbolistike specifike. Qellimi i inicimit eshte orientimi i individit drejt njohurise me ane te iluminimit interior [?!]. Inicimi ndihmon ne hapjen e qendrave interiore te perceptimit, te gjendura ne rrugen e zhvillimit shpirteror, hap mundesite te arrihen keto njohuri, drejt hyjnores ne kuptimin metafizik te fjales [edhe ky paragraf eshte shume konfuz]... Hyrja në kët shoqatë është një çështje serioze. Të bëhesh mason do të thotë të jetosh dhe të sillesh gjithnjë sipas rregullave dhe parimeve të caktuara. Ja vetëm disa: ta kemi një jetë të ndershme dhe të vlefshme, kultivimi i një besimi të ndërsjelltë, gatshëmria që me të tjerët të ndahet e mira dhe e keqja dhe besimi i fortë në Zotin. Askujt nuk kemi të drejtë t’i impnojmë një vednim të tillë.
== Betimi ==
Me rastin e pranimit, por edhe kur një murator ngritet në një shkallë më të lart, kandidati betohet në një libër të shenjtë, mund të jetë Bibla e krishter, Dhjata e vjetër çifute, Kurani ose cilido libër i shenjtë qoftë. Për të dëshmuar tolerancën e tyre apsolute, Orijenti i Madh në altarët e vet më 1877, ka zëvendësuar Biblën me një libër me faqe të zbrazëta. Këtë shembull e kanë ndjekur edhe disa lozha nacionale të vendeve latine. Lozha masone pa pranimin e Biblës nuk ekziston, thekson Popovski... Biblën masonët e quajnë “Drita më e madhe e masonëve” ose një “Dhuratë Zoti e një vlere të papërcaktuar”… Gjatë betimit, kandidati përulet para Mjeshtrit të Madh dhe përgjigjet në disa pyetje lidhur me ruatjen e fshehtësisë. Në rast të zbulimit të ndonjë fshehtësie pranon dënimin më të rëndë: prejen e gabzherit, nxjerrjen e gjuhës, varrosjen në zallishte” këto merren si simbolikë... Ose dëmkoset si një besëthyes”, që nuk do të ketë asnjë vlerë morale dhe plotësiht i papërshtatshëm për t’u pranuar në lozhë. Betimi, sipas Anrit, është një moment i rëndësishëm, i hyrjes në lozha dhe bashkangjitjes njerëzve që tani veç e përbëjnë dhe i përmbahen një rendi dhe një tradite që veprohet sipas Ligjit të moralit, që në thelb është ligji i dashurisë, drejtësisë dhe mëshirës... Masoni, thekson Anri, betohet se do t’i zbatojë rregullat e zejes, se zejën do ta ushtrojë (do të punojë) njësoj si për të varfërin ashtu për të pasurin, si për të dobëtin ashtu për të fuqishmin... Betimin masonët, thotë Anri, e japin mbi Biblën e hapur. Në Skotlandë betimi bëhet mbi Ungjillin e Shën Gjonit, nga i cili nganjëherë recitohen citate. Por sipas të tjerëve, përveç Biblës, në altar qëndrojnë edhe këndmatësi dhe kompasi... Me betimin në kompas dhe këndmatës masonët modern dëshmojnë besnikërinë ndaj traditës operative, meqë masonët spekulativ të sh. 18, dhe masonët e sotit, e quajnë veten vazhdues të masonëve operativë të Mesjetës dhe dëshirojnë të jenë të tillë... Sa i përket Biblës, duhet shikuar faktin se masonët operativë si edhe ata spekulativ, kanë lindur dhe janë zhvilluar në Evropën kristiane, dhe se vendi i tyre është përcaktuar brenda hapësirës kulturore të këtij civilizimi... Masonët betohen në Bibël se do të ruajnë fshehtësitë edhe përkundër kërcënimeve me dënime më të rënda. Masoni gjatë betimit, betohet, ashtu si Kryemjeshtri Hiram Abifi, se nuk do të zbulojë fshehtësinë e muratorit, dhe se, në rast të shkeljes së betimit, pranon që të vritet, (therret në fyt) dhe t’i nxirret gjuha, zemra, mëlqia dhe organet tjera të brendshme... ashtu si vrasëve të Mjeshtër Hiramit, që fatkeqësisht, me rastin e zbulimit të tradhëtarëve, (dezertorëve e renegatëve) të masonerisë, edhe sot përdoret kjo “teknikë”. Ky dënim është mjaft i ngjashëm me dënimin të cilin e pësojnë tradhtarët me rastin e dënimit me varje, mbytje në ujë dhe masakrim-kryqëzim. Është një betim, gati plotësisht i njejtë me betimin e jezuitëve, thekson Nikolov. Një betim, i cili bëhet në emër të Krishti, ku thuhet: Në emër të të kryqëzuarit në kryq, Krishtit, unë betohem se do t’i ndërpres të gjitha lidhjet me babën, nënën, vëllezërit, motrat, farefisin, shokët, me mbretin, gjykatësit dhe me çdo pushtet tjetër të cilit i kam shërbyer ose që jam betuar se do t’i nënshtrohem dhe do t’i shërbej. I ndërpres marrëdhëniet me vendlindjen time, prej tash e tutje ekzistenca ime është në sferën tjetër. Betohem se do t’ia shpaloj kreshefit tim të gjithë atë që bëjë, mendoj, lexoj, mësoj, dhe shikoj rreth vetes”. Sipas Popovskit, masoni betohet si vijon: Betohem se do t’i ndërpres të gjitha lidhjet pavarësisht me cilin kam pasur. Betohem se do të njoftoj eprorin tim – Mjeshtrin e Madh – për çdo gjë që shoh, lexoj, dëgjoj dhe di. Betohem se do t’u nënshtrohem urdhërave: që të pastrohet vendi nga tiranët dhe armiqtë e rendit tonë. Lirohem, heq dorë nga betimi që kam dhënë lidhur më detyrat ndaj Atdheut ose ligjit!”. Shumica e shkrimeve vërtetojnë se Parulla e njohur si “Besa e muratorit (masone)”, gjenezën e ka nga muratorët e Skotlandës dhe se ekziston që nga rreth viteve 1550 dhe u bartë në vendet më veriore të Evropës. Fjala në origjinal ishte “Mohayn”, dhe ka lidhje me fjalët merou (marrvv), që do të thotë kolegë ose shokë, shkruan Ridli. Përkthyesi i veprës së Ridlit, në gjuhën serbe, thotë se kjo fjalë, që nuk i dihet prejardhja, vetëm në vitin 1830, ka marrë kuptimin e vet mason: “Arkitekti është qëlluar”...

== Masonët Sekreti (Tempulli i Salomonit) ==

Masonët jane nje grupim si mijëra te tjerë por se çfare fshihet brenda lozhes masonike dhe se çfarë shkruhet janë spekullime dhe hipoteza, pasi sekreti ruhet në mënyrë perfekte... andaj thuhet se edhe sot, problemi më i madh mbetet fshehtësia e tyre, edhe pse masonët kategorisht e mohojnë këtë, duke arsyetuar, siç u tha më lartë, se të ghjitha veprimet e tyre janë të hapura, dhe se të gjitha publikohen, bashkë me regjistrin e emrave të anëtarëve në lozhat përkatëse...(nga Interneti) Popovski, lidhur me fshetësitë masone, shkruan: ... masonët besonjnë se çdo fshehtësi që “besohet”- shkruhet me ngjyrë dhe letër, nuk është më fshehtësi, ndërsa religjioni i tyre esencën e ka në fshetësi-misteriozitet. Kështu, sipas masonëve, pas këtyre ngjarjeve biblike, fshehtësinë e jetës ose “shkëndijat e dritës” i ka ditur vetëm i urti Moisi, të cilit ia ka zbuluar-shpallur në Sinaj, Arkitekti i Madh i Gjithësisë, duke ia dorëzuar pllakat me këto fshehtësi... Këto fshehtësi, Moisiu ua zbuloi 70 urtakëve. Librat e Moisiut janë shkruar në gjuhën kabalistike, andaj fshehtësitë e tyre mund të zbulohen, vetëm përmes interpetimeve mistike, të cilat sot, si besohet, i njohin vetëm rabinët dhe masonët. Në Bibël, libri i dytë i Kronikave, shkruan se si mbreti Salomon kishte vendosur të ndërtojë tempullin dhe se si kishte kërkuar nga Hirami, mbreti i Tirit, t’i dërgonte arkitektë dhe muratorë. (Në mitin e Master Hiramit,). Muratorët kanë shtuar shumë rrëfime rreth ndërtimit të tempullit. Rrëfenin për një tjetër Hiram – Hiram Abifin, i cili i dinte fshehtësitë e tempullit. Tre banditë e kishin rrëmbyer dhe kërcënuar me vdekje nëse nuk ua zbulonte parullat – fshehtësitë e muratorit... Meqë Mjeshtri nuk zbuloi fshehtësitë ata e vranë. (Diku thuhet se Abifin e mbytën dy çirakë, dhe e groposën nën një bagren, apo nën një akacie...) Kur Salomoni e mori vesh, kërkoi ta di se cila ishte fshehtësia e Hiram Abifit, apo mos është varrosur, me Hiramin, edhe fshehtësia. Salomoni dërgoi tre muratorë ta gjejnë trupin e Hiramit dhe të zbulojnë fshehtësinë, e nëse nuk mund ta zbulojnë, fshehtësia e tempullit – parulla do të jetë gjymtyra e parë e trupit të Hiramit që do të shihet. Pas gjetjes së trupit të Hiramit, së pari u pa dora e tij, dhe meqë nuk mundën të zbulojnë fshehtësinë, shtrëngimi i dorës dhe shenja të tjera të njohjes të cilat i pranuan muratorët, u pranuan si fshehtësi të reja... Me rastin e ceremonisë së pranimit në ritin “Rrethi mbretëror”, kandidatëve u zbulohej emri i Zotit, Arkitektit të gjithësisë. Kjo është njëra ndër fshehtësitë më të mëdha të masonëve. Dezertorët nga masoneria kanë publikuar se emri Jahbulon, 'Jah' dotë thotë Jahve, 'Bul' Baal, ndërsa 'On' Oziris. Me shndërrimin e emrit Baal-i në emër të përbër të Zotit, anëtarët e Rrethit mbretëror janë identifikuar me viktimat e mizorive të Mojsiut, thekson Iva Zhic. „Njohuritë“ e veta e fshehtësitë e mundshme i ruajnë për anëtarët e vet, ndrësa nga literatura e shfytëzuar qart shihet se ka të bëjë me përzierjen e një klubi me prestigj shoqëror me llomotitje ezoterike filozofike mbi vetëzhvillimin, dashurinë e përgjithshme mes njerëzve dhe mbretërinë botërore gati sipas vëllazërisë socialiste“, thotë Emil Çiq. Anri shton se sa i përket sekretit, muratorët nuk mund t’i tregojnë askujt sekretet e zanatit…Kah fundi i sh. 17 në Londër masonët ishin jopopullor. (jo fort të dëshiruar) në disa rrethe. Pyetja që shtrohej më së shpeshti ishte: Përse ajo fshehtësi, nëse masonët janë një shoqatë e ligjshme dhe me autoritet? Njerëzit nuk i mbulojnë virtytet dhe veprat e mira, por dëshirojnë t’i mbulojnë të metat dhe veprat e këqija.” Iva Zhic, shton se masonët mundohen t’na bindin se nuk janë shoqata të fsheta meqë publikojnë vjetarin me emrat e Mjeshtërve të mëdhenj dhe të funksinarëve të lozhave të mëdha dhe të mijëra emrave të mjeshtërve të tjerë të lozhave në tërë Anglinë dhe Uelsin; se kanë publikuar libra ku zbulojnë fshetësitë e më parshme të ritualeve të tyre dhe “besën masone”, etj. Megjithatë nëse ndonjë jomason shtron ndonjë pyetje, vetëm përgjegjësitë më të lartë tregojnë mirëkuptim, derisa anëtarët e kategorive më të ulta u ikun këtyre pyetjev, çoftë edhe me heshtje. Papa Klementi, si dhe kundërshtarët tjerë të masonëve, pyesshin: përse ajo fshehtësi nëse ata punojnë mirë e jo keq? Ata janë njerëz të shfrenuar, thoshte papa, të pamoralshëm dhe heretikë, meqë “gjithësesi, sikur ata njerëz të mos bënin keq, kurrë nuk do ta urrenin dritën”. Mu për këtë Papa, duke u kërcënuar me shkishërim ua ndaloi katolikëve të bëhen masonë., thekson Ridli. Por, miti mbi Fshehtësinë masone, sipas Gustav Rafit, mjeshër i madh i Lozhës së masonerisë italiane, është një spekulim i antimasonëve – masoneria nuk është më shoqatë e fshehtë… Në 50-të vitët e fundit çdo veprim është i hapur, publik… Nuk ka mistere në punën tonë, as në jetën tone e as në ritualet tona… nuk ka nevojë që aktiviteti ynë të fshihet, përfundon Gustav

Masonët feja morali femra

Lidhur me religjonet dhe masonët, Harun Jahja, ndër të tjera, shkruan: Masoneria lind, si një organizatë tërheqëse sekrete dhe interesante, kundërshtimi që i bëhej besimeve të përgjithshme të shoqërisë siguronte njëlloj kënaqësie psiqike tek antarët e vet. Karakteristikë themelore e riteve masonike, është shenjtërimi i simboleve dhe koncepteve pagane në vend të atyre tradicionale të feve monoteiste. Në këtë mënyrë, ata që bëheshin masonë, dhe ia kthenin shpinën krishterimit, bëhehin paganë... Masonerisë nuk i mjaftonte vetëm praktikimi i cermonialeve të çuditshme, por ajo pasonte edhe strategjinë e planifikuar që të largojë Europën nga fetë hyjnore, dhe t’a joshë në paganizëm... Përkudër studiuesëve të shumtë, që masonerinë e trajtojnë si ateiste, Harun thekson se masoneria nuk është ateiste, por koncepti i Zotit që ata kanë adoptuar ndryshon nga ajo fetare. Zoti i Masonerisë është një princip i lavdëruar. Është në kulm të evolucionit...” Ndërsa Xhasper Ridli shkruan: “Përkundër krijimit të sindikatave të fshehta, në kundërshtim me ligj, sa i përket religjionit muratorët plotësisht i nënshtroheshin dhe zbatonin ligjin. Ata nuk kundërshtonin doktrinat dhe autoritetin e Kishës rimokatolike dhe plotësisht e pranonin pa kurrfarë kundërshtie. Të dy gjonat, edhe Gjoni Pagëzues edhe Shën Gjoni, ishin të shenjtë dhe mbrojtës të tyre. Ndërsa festat e Gjonit Pagëzues, 24 qershori dhe ajo e Shën Gjonit, 27 dhjetori, ishin dy festa që muratorët i festonin. Muratorët nderonin edhe Barbarën e shenjtë, e cila i mbronte nga rrufeja si edhe katër (4) martirët. (Këta ishin katër muratorë që në kohën e Perandorit të Romës, nuk kishin pranuar të mohonin krishterimin, dhe sipar urdhërit të perandorit ishin varrosur për së gjalli në një arkë prej plumbi dhe ishin hedhur në një lumë. Pas 42 ditëve i kishte shpëtuar një i krishter dhe i kishte fshehur në shtëpinë e vet...)” Sipas Zhicit, masonët për vete, por edhe miqtë e tyre, thonë sa ata janë njerëz që besojnë Zotin, pavarësisht cilit, Zotit të Moisiut, Hyjit të Krishtit apo Allahut të Muhametit; Teorikisht çdo besimtar në Zotin, i krishter, hebre, mysliman, hindus, ose budist mund të bëhet mason... por, për disa ata janë pa parti dhe antikristianë... për disa vetëm antimyslimanë! Në një shkrim në internet, thuhet se Zoti sipas masonëve është Arkitekti i Madh i gjithësisë, Krijuesi (Luciferi) dhe nuk i takon asnjë feje. Mendimi se masonët janë ateistë, (por jo ateistë të marrë), dhe kundërshtarë, veçmas kundër tri religjoneve më të njohura monoteiste: Hebraizmit, Krishterimit dhe Islamizmit, dominon gati te të gjithë kritikët që janë marrë me zhvillimin dhe traditatat e masonersë... Masonët pohojnë se i pranojnë të gjitha fetë... Por mësimet e tyre përmbajnë shumë gjëra që të krishterët nuk i pranojnë... Rëndom pohohet se masonët besojnë në një Qenie (Forcë) gjë që fare lehtë mund të njësohet me Zotin…Principi i tyre: “Me rëndësi është të besosh; se si e quajnë krijuesin Zot, Allah apo Natyrë, nuk është e rëndësishme... Edhe pse akuzohen si antikristianë më të mëdhenj, ata theksojnë se Zoti i të krishterëve nuk është i tmerrshëm, hakmarrës, si te religjionet tjera. Ai është i butë, shumë i mëshirshëm, ndaj njerëzve, fëmijëve të vet. (Ai fali edhe vrasësit e të vetmit birë që pat!) Sipas Popvskit: “Masoni është i obliguar t’u nënshtrohet ligjeve morale, të ketë njohuri për artin dhe kulturën, dhe kurrë të mos jetë një ateist injorant e i marrë. Masoni duhet të kuptojë se Zoti “shikon” ndryshe nga njeriu, njeriu sheh vetëm formën e jashtme, ndërsa Zoti depërton në thellësi të zemrës së njeriut. I cilësdo fe çoftë masoni nuk guxon të largohet nge Rendi, ai duhet të besojë në Arkitektin e lavdishëm të qiellit dhe të tokës dhe të nderojë ligjet e shenjta të moralit” Karakteristikë themelore e masonerisë, thuhet është virtyti, morali i lartë. Masonët gjithsesi mund të vërtetojnë se janë organizata të rralla ku fjalët “virtyt dhe moral” merren shumë seriozishtë, edhe pse nganjëherë vie në kundërshtim me garim për të holla. Në kuadër të detyrave morale, ishin këto ndalesa: shkelja e kurorës, qëndrimi jashtë shtëpisë pas orës së tetë, shkuarja nëpër pijetore dhe shtëpi publike, ndalimi i kurvërisë, bixhozi etj. “muratori duhet t’i përkulet ligjit të moralit, thuhet në Statutin e Andersonit. Ridli, thotë se masonët kanë themeluar lozha “ku njerëzit pavarësisht nga religjioni dhe përkatësia, paraqesin kinse moralin hyjnor... Qëndrimi i masonëve ndaj femrave është një anakronizëm i skajshëm. Edhe pse sjelljet e tyre ndaj bashkëshorteve të tyre dhe të punësuarave është mjaft dashamirëse, ata, jo vetëm që përjashtojnë femrat nga rradhët e tryre, por refuzojnë të kenë punë me çfarëdo shoqërie qoftë ku ka femra. Ky fakt shpesh është komentuar negativisht. Në lozha mund të pranoheshin vetëm meshkuj. Meqenëse nuk pranonin femra në lozhat e tyre, masonët shumëherë u akuzuan si urrejtës të femrave, pra si antifeministë. Njerëzit çudteshin se si femrat ishin të përjashtuara nga lozhat kur të gjitha takimet konsideroheshin si ngjarje shoqërore. Masonët arsyetoheshin se nuk pranojnë femra, meqë historikisht ato kurrë nuk kishin punar si muratore, dhe se do të tërhiqnin vëmendjen e meshkujve, por edhe për të mënjanuar thashethemet mbi sjelljet jomarale në lozhë...Mirëpo Lëvizja Feministe në Francë, në vitet e 1880-ta kërkonte që edhe femrat të pranoheshin në lozha... Orienti i Madh kishte reaguar, por nuk kundërshtoi themelimit lozhave të përziera. Andaj Lozha e Madhe angleze, shkruan Zhic, kishte vendosur se nuk do të ketë punë me masonët të cilët janë tolerantë ndaj ateistëve, por edhe ndaj atyre që bashkëpunojnë me lozhat e femrave dhe lozhat e përziera. Ky ishte edhe një shkak i moszhvillimit të lozhave. Përkundër reagimeve të Lozhës së Madhe, në Francë, nga fillimi i sh. 18, edhe femrat pranoheshin për masonë. Kjo traditë vazhdoi edhe gjatë sundimit të Napoleonit. Mjeshtër i Madh ishte edhe vetë Zhozefina!

Zhvillimi historik i Masonerisë në botë IV


Masoneria e re, apo mederne, karrierën e vet e ka nisur dhe zhvilluar në Angli, zyrtarisht nga viti 1717

Shumica e autorëve që janë marrë me këtë temë, Harun Jahja, Xhasper Ridli, etj., pajtohen se masoneria e re, apo mederne, karrierën e vet e ka nisur dhe zhvilluar në Angli, zyrtarisht nga viti 1717, dhe nga ky shtet janë përhapur lozhat nëpër gjithë botën (gjë që vërtetojnë të gjitha burimet relevante), dhe thuhet se ajo që është Roma për katolikët, për shumicën e masonëv është Londra. Viti 1717, ishte viti kur katër (4) lozha angleze vendosën të themelojnë Lozhën e Madhe Kombëtare, e cila do ta shtrijë pushtetin në të gjitha lozhat e Anglisë. Tri lozhat e para, në shumicë, përbëheshin nga muratorë ose gurgdhendës aktivë, ndërsa anëtarët e lozhës së katër ishin zotërinj dhe ndonjë fisnikë... Masonët u tërhoqën nga muratoria dhe qëllimi i tyre themelor mbeti ndërtimi shpirtëror, ngritja morale dhe bashkimi i gjithë njerëzimit... Për dallim nga vitet e më hershme, masonët filluan të tërhiqnin vëmendjen e opinionit. Me rastin e festës së tyre, më 24 qershor, për çdo vit gjatë procesionit, rrugëve të Londrës dhe të Uestminsterit, parakalonin të veshur me uniforma muratorësh, në ballë të tyre ishte Mjeshtri i Madh... Masonët përjetuan një fitore të madhe, kur më 1737, mjeshtri i madh kishte hyrë në oborrin e princit nga Uelsi dhe kishte pranuar princin në rendin e masonëve. Ata i shfrytëzuan të gjitha mjetet e tyre për një publicitet në gazeta, por njëkohësisht nuk zbuluan fshehtësinë e tyre, përndryshe nuk do t’i tërhiqnin njerëzit të bëheshin masonë, ndërsa tërheqja, simpatia ishte ideja që të uleshin në një tyezë me ndonjë dukë apo fisnik. Masonët, në shumë gjëra, imitonin oborrin mbretëror dhe fisnikët (p.sh. të pirët e duhanit që ishte e ndaluar, etj.) Deri në vitin 1730 u themeluan lozha masone në Holandë, në Francë, Gjermani, Perandorinë Austriake, në disa shtet italiane, në Spanjë, dhe në Suedi. Disa lozha i themeluan përfaqësuesit e Lozhës së Madhe angleze, disa vendasit, që ishin të pavarura nga Lozha e Madhe, por të frymëzuar sipas shembujve anglezë. Masonët i joshën fisnikët dhe klasën e mesme në Evropë, edhe pse ata shkaktonin njëfarë frike. Në Angli fisnikët kishin siguruar një prestigj por ishte përhapur edhe njëfarë dyshimi për veprimtarinë e tyre... Idetë e masonëve, anglezë, thekson Popovski, filloi t’i simpatizojë aristokracia e cila u bënë ithtare më të flakët e saj, edhe pse ajo, si për nga prejardhja, si për nga tendencat, ishte institucion qytetar. Në Angli, në krye të lozhave do të vijnë madje edhe mbretër. Po kështu do të ndodhë edhe në Gjermani, edhe në Rusi. Në Angli, masoneria, madje, filloi të zhvillohet nën mbrojtjen e mbretit, ndërsa princi nga Uellsi hoqi dorë nga Mjeshtri i Madh, pas hypjes së Eduardit VII në fronin e mbretit. Në vend të tij, mjeshtër i Lozhës së Madhe të Londrës, u emërua i vëllai, Augustus Frederiku, ndërsa Mjeshtër i Madh i lozhës së madhe të Yorkut u bë i vëllai, Eduard Augusti. Të dy vëllezërit arritën t’i detyrojnë këto dy lozha të mëdha t’i harrojnë dallimet mesveti dhe të bashkohen. Lozha e Madhe e bashkuar u themelua më 1813, ndërsa për Mjeshtër të Madh u emërua August Frederiku... Sipas Zhicit Lozha e Madhe Angleze gjatë gjithë shekullit XVIII vazhdoi të themelojë lozha masone në tërë botën. z. Stamford Raffles themeloi lozhën e masonëve në Singapur... Britanikët formuan shoqata të masonëve në Australi që në vitet e para të kolonializmit. Lozha e parë në Zelandën e Re u thmeleua më 1842. Edhe pse Britanikët heret filluan të themlonin lozha në Indi, ishin të gatshëm të pranonin vetëm myslimanë, por jo hindusë, me arsyetim se hindusit pranonin shumë zotëra, dhe jo vetëm një – Arhitektin e Madh të gjithësisë. Masonët francezë Lozhës angleze, (Loge Anglaise) thotë Ridli, ia ndërruan emrin dhe e emëruan Lozha e Madhe Franceze, (Grand Loge de France), ndërsa më 1773 e emëruan Lozha e Madhe Nacionale ose Orienti i Madh Francez (Grand Orient)... Lozha e madhe franceze sot konsiderohet si lozha më e madhe masone në botë. Masoneria franceze, pati shumë probleme, ajo u zhvillua nën kërcënimet e kishës dhe të shteti... Muratorët francezë, sipas Iva Zhic-it, sidomos muratorët që kryenin punimet latuese dekorative në gurë ranorë, ishin elita e fuqisë punëtore e punësuar në ndërtimin e katedraleve. Ajo iu bashkangjit Kompanionëve, (compagnon- ortak). Kompanionët pranonin punëtorë nga të gjitha profilet dhe organizonin udhëtimet deri në vendet e punës. Mbertërit dhe qeveria e Francës këtë nuk e lejonin andaj nxorën ligje dhe vendime kundër kompanionëve... Në Gjermani dhe në Evropën Qendrore, në Steinmetzen, muratorët, po ashtu ishin një elitë e fuqisë punëtore e punësuar në ndërtimin e katedraleve. Shoqatat e tyre zejtare kishin përcaktuar rregullat e veprimtarisë. Zhvillonin organizatën nacionale e cila mbulonte tërë Gjermaninë dhe Evropën Qendrore... Në fillim të sh. XVII, pas 30 vjetësh lufte në Gjermani, vërehet një dukuri, edhe pse në pakicë, për nje tolerancë ndaj fesë. Disa pranuan sektin Rozenkrajs. Disa nuk ishin inkuadruar në asnjë lëvizje ose organizatë, ndërsa disa ishin bërë muratorë të lirë – m a s o n ë. Sipas Zhicit, i cili thirret në librin e Ridlit, më 1610, në Gjermani ishte paraqitur një sekt i ri fetar, i quajtur rozenkrojcerët, (Rosenkreutz) ose Vëllezërit „Kryqi i trëndafiltë”. Këta doktrinën e vetë e kishin zhvilluar sipas librit “Reformacioni universial dhe i përgjithshëm i mbarë botës”, që si besohet, kishte qarkulluar në dorëshkrim që nga viti 1610, edhe pse së pari ishte botuar në Kassel, në Rhineland, më 1614. Në këtë libër përshkruhej se si një anëtar i shoqatës, duke bredhur nëpër pyll, kishte hasur në varrin e Kristian Rozenkrajcit (Christian Rosenkrantz), që u përmend më lartë, dhe pranë këtij varri kishin qenë tre libra ku Rozenkrojci kishte paraqitur vizionin e vet mbi Parajsën e ardhshme, në të cilin njerëzit besojnë në Zotin ose Qenien superiore. Ndërsa liria e fesë do të jetë e garantuar. Shumica mendojnë se Rozenkrajci as që ka ekzistuar, ndërsa librin e përmendur e ka shkruar Johan Valentin Andrea, teolog luterian gjerman. Masonët u përhapën në Gjermani dhe zgjuan interesimin e Fridrihit, pretenduesit të Prusisë, i cili më vonë zuri fronin e mbretit të Prusisë, Fridri II, që në histori njihet si Fridrih i Madh. Në vitin 1738 Fridrih, në mënyrë të fshehtë u bë mason, andaj ai inkuadroi masonerinë në Prusi. Në Çeki lozha masone u shfaq më 1730, ndërsa disa vite më vonë edhe në Austri dhe Hungari. Në Norvegji lozha e parë e masonëve është themeluar më 1745. Gjithnjë derisa Norvegjia ka qenë nën sundimin e Suedisë, masoneria është zhvilluar nën mbrotjen e Mjeshtrit të Madh, mbretit suedez. Kur Norvegjia u nda nga Suedia, më 1905, dhe u bë monarki e pavarur, masonët me sukse vazhduan veprimtarinë e tyre.

Shtrirja e Masonerisë, në botë, sipas Popovskit

Lidhur me gjeografinë e masonerisë Popovski shkruan: Sipas burimeve autentike amerikane, “Harta botërore” e masonëve të sotit (1984) perfshinë: Argjentinën, Belgjikën, Bolivinë, Brazilin, Kanadanë, Amerikën Qëndrore, Çilin, Kolumbinë, Kostarikën, Kubën., Republikën Dominikane, Eskavadorin, El salvadorin, Anglinë, Finskën, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Hondurasin, Izraelin, Italinë, Holandinë, Nikaragvën, SHBA, Panamanë, Paragvain, Perunë, Filipinet, Skocinë, Turqinë, Urugvain, Venecuelën, si dhe vendet skandinave: Danimarkën, Norvegjinë dhe Suedinë. Në këtë hartë janë të përfshira vetëm Lozhat e mëdha, të cilat nën juridiksionin e tyre kanë edhe organizata të shteve të tjera.. Psh. Lozha e Madhe e Atinës, ka themeluar pesë lozha në pesë qyetet të Qipros, e nën jiridiksionin e saj janë edhe llozha e Kaires dhe Aleksandrisë. Kështu është rasti edhe me lozhat e Indisë të cilat veprojnë nën patronazhin e Lozhës së Madhe Agleze. Kjo hartë e masonëve të botës po ashtu zbulon se kjo lëvizje më e përhapur është në Shtetet e Bshakuara të Amerikës, se ka mbi 10 milionë anëtarë dhe se është mjaft e pasur me aktivitete dhe manifestime të hapura… Kështu p.sh. më 6 nëntor 1974, komandant i lartë Henri C. Klausen, ishte i ftura në Shëtpinë e Bardhë të cilin e priti kryetari Ford.... T’i kthehemi edhe një herë Evropës, ku kjo lëvizje është në numër më e vogël, por aspak më me pak ndikim. Kuvendi i përgjithshëm i masonerisë franceze, tubohet për çdo vit në Paris, dhe gjithnjë në muajin shtator. Lozha e Madhe “Grand Orient” apo Orienti i Madh, është ndër më të mëdhat në Francë… Në kunvendet e veta tubon rreth 500 delegatë – mjeshtër të mëdhenj të lozhave më të vogla, të cilat veprojnë nën ombrellën-mbrojtjen e saj. Pas këtij kuvendi mbahen edhe kunvendet e lozhave të tjera- të Lozhës së Madhe Franceze, lozhës “Të drejtat njerëzore” dhe të Lozhës së Madhe të femrave franceze. Zhak Miterani, për rëndësinë e këtyre takimeve shkruan: “Atmosfera, në mes vëllazërisë, në kuvende të habitë, mund të them se gati nuk ka kurrfarë gjashmërie me kongreset dhe konfercat tjera të ngjashme, në të cilat, për dallim nga këto tonat, as përafërsisht nuk arrihet ajo që dëshirohet…” Megjithatë për masonët më mirë dihet kur për ta shkruajnë dhe flasin të tjerët. Vetëm atëherë P.sh. mund të zgjidhet enigma e tyre se çdo të thotë në zhargonin mason “deputat”, çfarë është për Tajvanin dhe Kinën “vëllai” H. Mun Shen nga Sakramenti. Masonët grekë. Por, përveç “Ofiçinave” publike dhe atyre të regjistruara, ekzistojnë edhe lozha të fshehta.. Kështu ishte që moti. Masonët grekë, në udhejzën e Jonit (ekzistojnë që nga viette 1740) kishin “Ofiçinën” ilegale deri në vitin 1925, kur Kryetari i Republikës, (pas rënies të mbretit Konstatin), nënshkroi dekretin mbi legalizimin e lozhave masone. Por pas konstatimit se Lozha e Madhe e Athinës ishte themeluar me ndihmën e akcioneve të kompanive dhe bankerëve të mëdhenj, me para të huajaj e jo të masonëve vendas, përsri kaloi në ilegalitete… Edhe pse më shumë vepronin jashtë ligjit, ata janë shumëzuar dhe sot në Greqi numërohen rreth 10 mijë anëtarë... Edhe mbreti Konstantin ishte mason. Masoneria greke nuk do të ishte interesante sikur Liço Gjeli, mjeshtër i madh i Lozhës sekret italiane “P-2”, të mos ishte shumë i afërt me “vëllazërinë” greke. Françesk Siniskalki, ka pohuar para gjykatësve hetues se Gjeli ka dhënë shuma të mëdha parash për masonët grekë dhe se ka patur lidhje dhe ka intriguar me CIA-n dhe Huntën ushtarake greke. Se Liço Gjeli ishte një “zog” i madh dhe një figurë qëndrore spiunazhi, tregon fakti se ai pati mundësi nga burgu shumë i siguruar në Zvicër, të “Fluturoi”… Gjeli “humbi” por policia zbuloi listën me 953 emra të italianëve më të shquar, anëtarë të Lozhës së fshehtë… Në kët listë ishte Pjetro Longo, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialodemokrate, sicialisti dhe ministri Enriko Manko, dy ministra nga partia Demokristiane, Franko Foski dhe Adolfo Sarti e shumë emra të tjerë të njohur… Shumë prej tyre gjenden në burgjet hetuese, por jo pse ishin anëtarë të ‘vëllazërisë të paligjshme, por për veprimatri mafie, vjedhje dhe krime… —

Masonët dhe Napoleon Bonaparta

Me ardhjen në pushtet, Napoleoni lejoi ekzistimin e masonëve, meqë nuk dëshironte që Kisha katolike të mbetej shumë e fuqishme... Megjithatë, më 1811, Napoleoni nxori një dekret me të cilin shpalli të paligjshme formimin e çfarëdo organizate me më shumë se nëntë (9) anëtarë, përveç nëse ajo organizatë nuk merr leje më parë nga qeveria. Masonët francezë tregonin një admirim ndaj Napoleonit përkundër humbjeve në Spanjë dhe në Rusi. Lozha e Madhe e Orientit të Madh kishte dhënë 5000 franaga për blerjen e kuajve për ushtri, por pas rikthimit të Luigjit XVIII në fronin e mbretit, masonët u kthyen kundër Napoleonit. Napoleoni ishte zënë, por Zhozefi (Joseph) Bonaparti arriti të ikë në Amerikë dhe atje i kaloi 29 vitet e fundit të jetës. Në atë kohë ai ishte Mjeshtër i Madh, ndërsa masonët disa herë e kishin lutur që të tërhiqej. Zhozefi nuk kishte pranuar, andaj masonët vendosën të mos zgjedhnin Mjeshtër të Madh, këhtuqë mbetën pa Mjeshtër 38 vjet. Pozita e masonëve gjatë sundimit të Luigjit XVIII nuk ishte e kënaqshme për shkak të zërit të tyre si revolucionarë dhe kundërshtimit të Napoleonit. Grofi nga Artoi, i vëllai i mbretit, ishte mason dhe trashëgoi të vëllain më 1824, duke zënë fronin e mbretit Karli X. Në vitin 1830 shpërtheu revolucioni kundër tij, të cilin e udhëhoqën masonët e ri në lozhat të cilat i kishin marrë grupet revolucionare, andaj mbreti abdikoj dhe iku në Angli. Revolucionarët e vedosën Luigj Filipin për mbret, meqë ishte më liberal se të gjithë të tjerët dhe kishte mbështetje të plotë nga masonët. Sipas Ridlit, Napoleoni, nuk ka qenë mason, mirëpo, edhe para se të bëhej një personalitet i shquar, katër (4) vëllezërit të tij ishin masonë...

Disa nga vështirësitë, skandalet dhe përqeshjet (Sipas Ridlit)

Problemet me Dr. Uiliam Dod, një prift dhe akademik i lartë në kishën angleze; një njeri megaloman, plangprishës që bënte një jetë luksoze e me dëfrime. Flitej se merrej edhe me prostitucion, u përpoq të “blej” vendin e peshkopit, duke i premtuar një mit prej 3.000 funtash gruas së mbretit… të gjitha këto ndikuan në largimin e tij nga kapelani i mbretit, por dhe nga Lozha.Por të gjitha këto skandale dr.Dod pati sukse t’i heshtte, dhe posa paraqiti lutjen për pranim, lozha në Sent Alban menjëher e pranoi me nderime të veçanta… Më 1776 u zgjodh Kapelan i Lartë… Më vonë u dënua me vdekje për falsifikim... Pas dënimit Lozha e madhe më 7 prill 777, shpalli se i përmenduri njëzëri ishte përjashtuar nga shoqata e tyre. Dod u egzekutua me varrje, por ishin përhapur fjalë se trupin e tij, ende të gjallë, e kishin marrë masonët, të cilin pastaj ilegalisht e kishin bartur në Francë. Tregimi për dr. Dodin kishte përfunduar tragjikisht. Opinioni i kishte përqeshur masonët edhe lidhur me rastin e Shevali D’Eonit, i lindur më 5 tetor 1728, në një familje të njohur nga Toneri, në Burgundi…Shevaliu më 1755 filloi të punojë si diplomat në ambasadën franceze në Sankt Peterburg. Këtu ishte ngarkuar me një detyrë të fshehtë me rëndësi të madhe - të përcjellë ambasadorin anglez. Detyrën e kishte kryer me sukses. Luigji XV i kishte dekoruar për trimëri gjatë luftës. Gjatë bisedimeve, pas përfundimit të luftës, në mes të Francës dhe të Britanisë, më 1762, D’Eon u emërua anëtar i delegacionit frances. Ndërsa pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike emërohet sekretar i parë i ambasadës në Londër. Për shka të një zënke me ambasodorin e vet, D’Eon ik nga ambasada duke marrë me vete shumë dokumnte të rëndësishme sekrete... Tash jetonte në Londër si një zotëri. E dinte se fshehtësitë nuk mund t’i publikonte, andaj vendosi t’ia dorëzojë atij që paguan më shumë. Partia politike Tory-konzervative i ofroi 40.000 funta. D’eon refuzoi duke shpresuar se nga Luigji XV do të merr edhe më shumë... Ishin bërë shumë përpjekje për kidnapimin e tij por të pasuksesshme... Por habia më e madhe ishte kur u përhap fjala: D’Eon është femër! D’Eon ishte i sigurtë se këtë trillim e kishte shpikur z. Gverçi, ambasodor francez. Lidhur me identitetin e tij, se ishte fëmër apo mashkull, kishin filluar njerëzit të vënë bast. Flitej se fondi i bastit kishte arritur shumën 120.000 funta... Rasti ishte paraqitur edhe në gjyq. Njeriu që kishte vën bast se D’Eon është femër, kërkonte nga gjykata që të vërtetohet gjinia e D'Eonit. Dy dëshmitarë, një gazetar dhe një mjek ishin betuar para gjyqit se D’Eoni është femër... D’Eon kishte pranuar se vërtet është femër dhe kishte pranuar se nuk do të vishej më rrobe meshkujsh. Më 1777 kishte udhëtuar për në Francë i veshur, për herë të fundit, me unifomë oficeri. D’Eoni vdiq më 21 maj 1810. Mjekët që përgatiten trupin e tij për varrim ishin befasuar - D’Eoni ishte mashkull! Për njerëzit e viteve 1810, si dhe për ne, në kohën e sotme, ka mbetur enigmë, përse dr. D’Eton 30 vjet mbajti rrobet e femrave!?, shkruan, ndër të tjera, Xhasper Ridli.

Masoneria (Muratorët e lirë) V.

Masonët akuzat politika dhe roli i tyre (në organizimin e revolucioneve etj.)

Kundër Masonerisë u nxorën, u shpallën,u lëshuan edikte, enciklika, bula, dekrete, ndalesa të ndryshme... Por, dënimi (gjykimi) dhe qortimi më i ashpër dhe më gjithëpërfshirës i masonerisë është shpallë nga papa Luani (Leoni) XIII më 1884 Iva Zhic shkruan: Shpesh ndodhë që njerëzit, por edhe organizatat, të bëhen asosh për çfare i akuzojnë kundërshtarët e tyre. Kur masonët u akuzuan se po përgatitnin revolucion në lozhat e tyre, shumë revolucionarë të rinj iu bashkangjitën masonëve, madje me kohë disa lozha vërtet u bënë qendër e agjitaconeve revolucionare. Është e vërtetë se edhe në Revolucionin Francez edhe në atë Amerikan, shumica e udhëheqësve kanë qenë masonë, mirëpo edhe pse ata, gjithnjë mbanin anën e të fortiti, të fituesit, ka patur edhe në anën e kundërt, ka pasur masonë që e kanë dënuar Komunën, konstatojnë disa të tjerë. Lozha e Madhe, më 1793, ditën kur Britania i shpalli luftë Francës, kishte dërguar Mjeshtrin e Madh, princin nga Uellsi, që, në emër të tyrë, t’i dorëzojë një letër mbretit, për t’i shprehur lojalitet dhe përkrahje në luftë. Zhirondinët në Lion (Lyon) morën kontrollin mbi lozhat e masonëve. Masonët e Lioni kanë lozur rolin kryesor kundër jakobinëve të Parisit, konstaton Zhic. Sipas Nikola Nikolovit, e disa të tjerëve, masonët (dora e fshehtë), kanë qenë organizuesë të të gjitha revolucioneve, të të gjitha luftërave, si asaj të parës, ashtu Luftës së Dytë Botërore, por edhe luftave lokale. Revolucionin Francez, si dhe të gjitha revolucionet tjera i organizuan një grup i vogël ultrakapitalistë të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me popullin, por ata vetëm i mblidhnin frytet e mundit të tij, përfundon Nikolov. Xhasper Ridli shkruan: Në Perandorinë Austro-hungareze Maria Tereza ka udhëhequr një plotikë antimasone, edhe pse i shoqi i saj, mbreti Franjo I, kishte vdekur si mason... Për befasinë e të gjithëve dhe zhgënjimin e masonëve, Josipi II, i njohur si liberal, më 1785, lëshoi ediktin, me të cilin pohonte se egziston rreziku nga masoneria, i cila është një organizatë e fshehtë, dhe se lozhat e tyre mund të keqëpërdorën për veprime revolucionare, andaj e kufizoi numrin e lozhave në mbretërinë e tij. Në mbretërinë austriake si dhe në Francë, ka patur kundërthënie sa i përket poltikës ndaj masonëve. Çështja u ashpërsua edhe më shumë kur në Bavari u shfaq shoqata e fshehtë “Iluminat”, themeluar nga Adam Vajshopi ( VVeishapt), çifut, i cili kishte pranuar krishterimin, profesor i së drejtës kanonike në universitetin rimokatolik të Ingoldstaidit në Bavari... Në Skotlandë, thotë Zhic, ashtu si dhe në Angli, në fillim masonët kishin mjaft simpati dhe gjenin fisnikë për t’u bërë Mjeshter të mëdhenj. Andaj edhe disa revolucionarë, rreth viti 1797, iu bashkangjitën lozhave të masonëve... Fshehtësia e lozhës shërbente si shkak për përgatitjen e revolucionarëve skotlandezë... (Lëvizja revolucionare në Skotlandë nuk bazohej në lojalitetin religjoz). Sipas Ridlit, në shtetin Nju-Jorkut, më 1826, ndodhi një vrasje të cilin siç besohej, e kishin kryer masonët. Fjala ishte për Uilliam Morganin, i cili ishte mason. Ai ishte grindur me disa anëtarë andaj e kishte braktisur shoqatën. Pastaj ishte kërcënuar se kinse kishte shkruar një libër për masonët, andaj ata kishin bërë përpjekje që ta pengonin, në çdo mënyrë. Besohej se e kishin kidnapuar dhe dërguar në Niagare dhe atje e kishin likuiduar, por asgjë nga kjo nuk është dëshmuar... Rasti i Morganit kishte nxitur një fushatë kundër masonëve, andaj edhe kishte rënë numri i anëtarëve... Mirëpo kah fundi i shekullit 19, Masonët në SHBA u këndellën, kështu që derisa gjatë fushatës më të madhe antimasone, më 1830, në SHBA ishin 40.000 masonë, në vitin 1870 u bënë 500.000, ndërsa në vitin 1995 arriti numrin në 4.600.000 anëtarë. Nga 41 kryetarë të SHBA,15 prej tyre kanë qenë masonë. Masonët në SHBA nuk janë ndonjë lëvizje politike, ata janë lojal ndaj politikës së SHBA dhe Flamurit amerikan. Rdili, shton se studimet e fundit kanë treguar se, sa i përket ndikimit të masonëve në Revolucionin Amrekan, është tepruar... Në Spanjë, shkruan Zhic, masoneria, më shumë se në cilindo vend në botë, ka organizuar komplote revolucionare. Ferdinandi VII më 1814, ndaloi lozhat ilegal, ato ishin organizata revolucionare shoqërore mjaft mirë të organizuara. Kishin një mbështetje të caktuar nga fisnikët, por mbështetja më e rëndësishme ishte ajo nga oficerët në ushtri... Ndjekja e masonëve në Spanjë ishte ndërprerë pas vitit 1829, pas martesës së Mbretit Ferdinand me princeshën Maria Kristin. Ajo e bindi mbretin ta ndërpres ndjekjen dhe të bëjë ndërrime në Ligjin e trashëgimeve. Kjo shkatoi një luftë në mes të izabelistëve dhe karlistëve. ( Maria Kristina dëshironte të ndërrohej Ligji mbi trashëgimninë me qëllim që mbretin ta trashëgonte e bija e saj, Isabeal. Pas vdekjes së Ferdinandit vëllai i tij Don Carlo refuzoi të pranonte Isabelën për mbretëreshë. Kjo shkatoi luftë qytetare në mes izabelisëve dhe karlistëve. Izabelistët mbështën klasën e mesme, liberalët dhe revolucionarët të majtën ekstreme antiklerkiale, shumica e udhëheqësve ishin masonë. Karlistët i mështeti Kisha, pronarët e mëdhenj dhe fshatarësia). Fituan Izabelistët. Në luftërat qytetare që kishin shpërthyer në Brazil dhe Argjentinë, masonët morën pjesë në të dy anët. Në Meksikë udhëqeqës i puçit ishte masoni gjeneral Augustin de Iturbide, i cili edhe u vetëshpall mbret i Meksikës. Kjo shkaktoi pakënaqësi andaj gjenerali Antonio Lopez de Santa Anna, po ashtu mason, me ndihmën e liberalëve e largoi. Më vonë u kthye kundër tyre dhe u shndërrua në një diktator. Shumë qytetarë të Shteteve të Bashkuara, u ngulitën në krahinën e Meksikës, në Teksas. Edhe në Teksas po ashtu, më 1835 shëpërtheu revolta. Masonët francezë në Orijentin e Madh, pas Revolucionit të 1830, ishin lojal ndaj mbretit Luigji (Luj) Filipit. Policia kujdesej për masonët dhe herë pas here raportonte se si disa lozha masone merreshin me veprimtari politike. Kur për këtë u njoftua Lozha e Madhe e Orientit të Madh, ajo i përjashtoi nga anëtarësia lozhat revolucionare. Më 1847 masonët organizuan disa bankete ku oratorët kritikonin qeverinë. (Kishte vazhduar tradita e banketeve masone të para revolucionit të 1830, kur Lafajeti (La Fayett) kritikonte qeverinë e Karlit X). Masonët ishin deklaruar se besojnë në monarkinë kushtetuese. Karbonarët dhe masonët kanë patur rolin kryesor në revolucionin Milanos. Kur Luigji Filip abdikoi, ndrësa në Francë u shpall republika e dytë, Lozha e madhe e Orientit të Madh, u deklarua se përkrah regjimin e ri, Republikën dhe qeverinë e përkohshme... Revolucionin në Hungari e udhëhoqi masoni Lajosh Kossuth. Premijer i Hungarisë u emrua grofi Gyula Andrassy, i cili po ashtu ishte mason. Dhe pas vitit 1867 lozhat masone ishin plotësisht të lira. Lozha e parë masone në Greqi u themelua në Kërf, më 1814, pastaj u përhapën edhe në gjithë Greqin. Lozha e quajtur Filiki Eteria (Shoqata e miqve) i priu Revolucionit grek më 1821, kundër sundimit të Turqisë, e cila arriti pavarësinë më 1830. Në Turqi ka pasur shumë masonë të cilët luftonin për pushtetë. Masonë të njohur ishin: Cleant Scalieris, Midhat pasha, princ Murati, Talaat begu, i cili më vonë u quajt Mehmet Talaat pasha, që ishte edhe Mjeshtër i Madh i Orientit të Madh turk, pastaj Qemal Mustafa, i njohur si Kemal Ataturku, etj. Në Çeki pas viti 1872, ekzistonte shoqëria e cila në të vërtetë, edhe pse nuk emërtohej si e tillë, ishte lozhë masone, (edhe pse ende zyrtarisht masonët në Austri ishin të ndaluar??). Në Spanjë, më 1940, Frankoja, formoi Gjyqin mbi ndalimin e masonëve i cili u anulua në vitin 1963, meqë e kishte kreyer detyrën-duke çrrënjosur masonët. Ndalimi i masonëve në Spanjë ka vazhduar gjatë gjithë sundimit (jetës) të Frankos. Pas vdekjes së tij, më 1975, mbreti Juan Carlos anuloi ndalimin. Ngjashëm ishte edhe në Portugali. Regjim diktator i dr. Oliveir Salazarait kishte ndaluar masonët Salazari kishte arritur të pengojë revolucionin dhe luftën qytetare. Pas vdekjes së tij, u rivendos demokracia në Portugal, dhe u lejua veprimtaria e lozhave masone. Lozha e Lautarës vazhdoi të luajë një rol aktiv në politikën meksikane. Pas rënies së Santa Annesë, në pushtet erdhi kryetari liberal Ignacio Comonfort, i cili ishte mason. Kisha Katolike ishte kundër liberalëve, masonëve dhe Benita Juárezit, i cili ishte ministër i drejtësisë, po ashtu mason. Lufta qytetare e udhëhequr nga Juárezi, zgjati tre vjet. Juárezin e trashëgoi Porfirio Díaz, një diktator prej 35 vitesh, që ishte mason. Disa kryetarë të Meksikës, në sh. XX ishin masonë. Masonët nga lozha e Lautarosë, gjatë sh. 19 e 20, vazhduan me veprimtarinë revolucionare në Amerikën Latine. Këta patën një rol të madh edhe në çlirimin e Kubës nga sundimi spanjoll. Masonët kanë lozur një rol të madh edhe në ndarjen-shkëputjen e Filipineve nga Spanja. Përçarja në mes të masonëv anglezë dhe atyre të kontinentit u shtua kur Lozha e Madhe angleze më 1929, shpalli kushtet sipas të cilave pranohen masonët e huaj dhe bëhet bashkëpunimi me ta. Kushti për përjashtimin e femrave ka qenë dukshëm i theksuar. Më 24 qershor 1967, në tubimin e madh, në Albert Holl, në Londër, festuan 350 vjetorin e themelimit të Lozhës së Madhe. Sot, në Angli dhe në Uels, ka më shumë se 8000 lozha masone. Roli i masonëve në zhvillimin e revolucioneve ka qenë tepër i zmadhuar. Megjithatë ka qenë e vërtetë se parimet e masonëve kanë trimëruar njerëzit për një besim në Liri, Barazi dhe vëllazërim dhe që të veprohet kundër despotizmit dhe monarkisë apsolute si dhe kundër Kishës Katolike, thekson Zhic. Sa i përket pjesëmarrjes në politikë Anri Tor, ka gati një mendim krejtësisht të kundërt me shumicën e kritikëve të masonerisë. Ai ndër të tjera shkruan: “Masoneria, për shkak të principeve të veta përjashton çdo anim partiak... tradiconalisht masoneria, veçmas lozha e Madh Franceze, e cila në Daklaratën e vet thekson: ‘Lozha e Madhe franceze, si edhe lozhat e saj nuk përzihen në kurrfarë diskutimesh që kanë të bëjnë me çështje vepron…Si një institucion i pavarur e sovran, Lozha e Madhe franceze “është kundër çdo asimilimi… Masoneria, si institucion, nuk i jep të drejtë vetës që të intervenojë në jetën publike, përveç në rast të rrezikimit të ekzistencës dhe identitetit të vetë… Përveç kësaj masoneria është përcaktuar si një institucion me karakter pluralist, duke përfshirë njerëzit nga të fgjitha pozitat, kombet, racat, fetë, filozofitë, dhe nga anëtarët e vet kërkon tolerancë të ndërsjelltë. Njeriu nuk është vetëm një homo politicus ose homo oeconomikuc, por është edhe një “shkencëtar”, “poet”, “filozof”, “artist”. Në vazhdim autori përmend veprat e Anjshtanit, Bodlerit, Valeries, Betovenit, Shubertit, të cilët i përjashton nga politika… duke e mbyllur me këtë konstatim: Nuk është çdo gjë politika në jetën e njeriut… ekziton lëmia e religjionit, shkecës, artit, ose filozofisë të cilat nuk mund të reduktohen sipas kriteriumeve politike… Kështu që religjioni është përcaktuar për të gjetur shpëtimin, shkenca për të gjetur të vërtetën, arti gjakon për të bukurën… Nëse ekziston partia e “majta, e “djahta” ose e qendrës” nuk ekziston shkenca e djathtë ose e majtë… Njeriu është qytetar por edhe poet, edhe artist, muzikant, filozof etj… andaj nuk mund të reduktohet njeriu vetëm në një dimension… Konstitucionet e masonerisë na përkujtojnë principet e larta të njeriut: respektimi i paqes, lojaliteti ndaj sovranitetit, sigurimi dhe respektimi i ligjit, garancioni i lirisë etj. Lidhur me këtë, Anri Tor citon filozofin Alen, i cili thotë: “Njeriu duhet të mësohet të ndëgjojë njeriun”...” Pohimet mbi ndikimet masone në politikën globale është një mit… Edhe kur ndonjë mason gjendet në politikë, ai nuk është mason për shkak të funksionit, por me dëshirë që këtë botë ta bëjë më të mirë… Masoneria nuk është organizatë (drejtim) politike… Politika i ndanë njerëzit, masoneria i bashkon… thekson, Gustav Rafi, mjeshër i madh i Lozhës së masonerisë Italiane…

Masonët kundërshtar të të gjitha religjioneve

Akuzat më të rënda ndaj masomerisë dhe veprimtarisë së saj i janë bërë lidhur më çështejn fetare. Dënimi dhe qortimi më i ashpër dhe më gjithëpërfshirës kundër masonerisë, siç u tha, është shpallë, më 1884, nga Papa Luani XIII Masonët akuzohen më së shumti se i vetmi qëllim i tyre është për ta sunduar botën, duke shkatërruar të gjitha fetë, veçmas atë të krishter dhe islamizmin. Ata akuzohen si shkatërrimtarët më të mëdhenj të njerëzimit... Armiqësia e Kishës, veçmas asaj katolike, ndaj masonëve, është shumë e hershme. Këtë konstatim e vërtetojnë shumë shkrime të vjetra, të hershme, por edhe shkrimet e sotit. Simoni shkruan se qysh në vitin 1312, Klementi V, kishte ndaluar Urdhërin e Kalorësve Tempullarë, që siç u pa më lart, konsiderohet fidanishtja e masonerisë.
ENCIKLIKA (qarkorja) e vitit 1884, e Papës Luani XIII, me të cilën u drejtohet “Të gjithë patrikëve, primatëve; kryepeshkopëve dhe peshkopëve të përndritur të botës katolike...” është vërejtja dhe paralajmërimi më serioz që i bëhet njerëzimit për rrezikun nga masoneria. Edhe sipas shumë shkrimeve, masonët janë trajtuar, edhe sot trajtohen, si armiqtë më të mëdhenj të të gjitha religjioneve, veçmas atij katolik dhe mysliman. “Masonët, vazhdon, Papa Luani, luftojnë Mbretërinë e Hyut – gjegjësisht Kishën e Jezu Krishtit, me armë të ndryshme dhe në çdo kohë, edhe pse jo gjithëherë me të njëtin zjarrë dhe të njëtin tërrbim... Sot, ndërkaq, si duket pasuesit e të keqës farkojnë e përgatisin komplote dhe të gjithë së bashku, nën udhëheqjen dhe me ndihmën e disa njerëzve të bashkuar, që ka gjithëkund, e që janë fort të lidhur – që quhen masonë... Por, i pari që paralajmëroi për rrezikun nga masonët, më 1738, ishte Papa Klementi XII, i cili i shkishëroi masonët dhe i shpalli armiq ndër shekuj, ndërsa në një letër private ata i trajton si shkaktar e përgjegjës për Luterianizëm; Një vit para se Klementi XII të shpallte Bulën kundër masonëve, Luigji XV, më 1737, ua ndalojë veprimtarinë masonëve në Francë, dhe paralajmëroi fisnikët që iu bashkangjiten masonëv se nuk do të pranoheshin në pallatin mbretëror. Megjithatë pak vjet më vonë lejoi disa fisnikë të bëheshin masonë. Benedikti XIV, në vitin 1751, e kishte gjykuar dhe ndaluar veprimtarinë e masonëv. Piu VII pasoi që të dytë, ndërsa Luani XII përgjithnjë vërtetoi rrezikun nga masoneria... Me të njëjtën gjuhë kishte folur edhe Piu VII, Gërgur XVI, e disa herë edhe Piu IX... Mbreti Ferdinand IV në Napol lëshoi një dekret kundër masonëve, ishte dekreti i parë që pasonte Bulën e Papës të vitit 1751. Selia Apostolike i ka kërcënua dhe dhe haptas deklaron se sekti mason është konsitituar kundër ligjeve dhe nderit dhe njësoj është i rrezikshëm si për krishterimin ashtu për mbarë shoqërinë në tërësi… Shumë sunduesë dhe shtetarë pajtoheshin me papët, duke mohuar masonerinë para Selisë së Shenjtë, ose duke nxjerrë ligje me të cilat dënonin si një të keqe, siç vepruan në Holandë, Austri, Zvicër, Spanjë dhe Bavari dhe në disa pjesë të Italisë. Sipas Dr. Sefer Havali, Malarja e zezë, që ishte shkak për vdekjen e miliona njerëzve, ishte pjellë e çifutëve-masonerisë dhe papa, për këtë malarje i akuzonte çifutët, madje ai thoshte se çdo fëlliqësirë ose e keqe që ndodhë në botë, vie nga çifutët, andaj ndërmori një aksion për të pastruar shoqërinë evropiane në shekujt XII, XIV e XV... Në kët libër, ndër të tjera thuhet edhe kjo: Nuk do të ndodhë Kijameti derisa myslimanët nuk i luftojnë çifutët. Atëherë çifuti do të fshihet pas drurit dhe gurit, kurse guri dhe druri do të thonë: O mysliman, o rob i All-llahut, pas meje kam një çifut, eja dhe vrite... Mirë po, edhe pse masoneria, me këtë edhe çifutët konsiderohen si armiq, sidomos të feve monoteiste, Harun Jahja shkruan se antisemitizmi është një gjë e huaj për muslimanin e vërtetë: Çifutët janë ata që për një kohë kanë qenë popull i zgjedhur i Zotit dhe u janë dërguar shumë profetë. Gjatë historisë ata vuajtën shumë mizori, bile kanë qenë të ekspozuar edhe gjenocidit, por ata kurrë nuk e mohuan identitetin e tyre. Në Kur’an, Zoti i quan ata, së bashku me të krishterët, njerëzit e Librit, dhe urdhëron muslimanët që të sillen mirë dhe drejt me ta, përfundon Jahjaja. Lidhur me armiqësinë me Kishën, M. Popovski, thotë Muratorët e lirë, (masonët) gjithnjë, ndoshta që nga ekzistimi i tyre, kanë qenë armiq të Kishës rimokatolike… (Këtë armiqësi, jo vetëm ndaj Kishës Katolike por edhe të të gjitha feve monoteiste, siç u pa e nënvizojnë të gjithë autorët që janë marrë më këtë temë an).

Ndalesat dhe përndjekjet vazhdojnë

Lidhur me akuzat ndaj masonëve, Ridli shkruan: Masonët në Britani, edhe një herë në vitin 1999, u vunë në shënjestër. U akuzuan se janë një shoqatë e fshehtë e meshkujve të cilët betohen nën kërcënimin e dënimeve më të rënda se do të ruajnë vetëm interesat e veta, në dëm të jomasonëve; që njëri-tjetrin e njohin sipas shenjave të fshehta dhe se pastaj ndihmojnë njëri-tjetrin, edhe përkundër detyrave të tyre publike. Mu për këtë edhe nuk është e dëshirueshme që ata të kanë pozita në pushtet, veçanërisht në polici dhe gjyqe… Natyrisht masonët e mohojnë këtë. Ç’ka këtu të vërtetë? Nëse hulumtojmë historinë e masonëve në 300 vitet e fundit, do të bindemi se masonët vërtet e thonë të vërtetën; plotësisht është e pavend frika se ata ndihmojnë shokët e tyre në shkeljen e ligjit, përfundon Ridli. Lidhur me AKUZAT ndaj masonerisë, Emil Çiq shkruan: Gati që nga zanafilla e saj masoneria ka hasur në shumë armiq, të cilët janë sulmuar për shumë shkaqe. Regjistri i këtyre shkaqeve është mjaft i gjatë, dhe përfishinë si herezinë, minimizimin e çështjes nacionale, përhapja e ideve revoliconare dhe të padëshiruara, dëshira për të sunduar botën gjer në sodomi, djallëzimi-satonizmi, magjia etj. Masonët në shumë shtete janë ndjekur dhe ndaluar nga pushtet e shenjta por edhe ato shtetërore laike.. Sumë pushtetarë të civilizuar i kanë ndjekur; e disa vetë ishin masonë. Në shumë shtete katolike për shumë kohë kanë qenë të ndaluar, në disa shtete i ndoqën për shkak të dyshimit të fshehtësisë së tyre që gjoja nxitë ide çoroditëse. Në kohën e re kështu kanë vepruar Hitleri dhe Musolini. Në Itali masonët ishin të ndaluar, ndërsa vetë mbreti Viktor Emanuel III, si dhe gjyshi i tij, Emanueli II, ishin masonë, shkruan Ridli. Musolini, me ardhjen në pushtet, në Itali, më 1922, i ndëshkoi masonët, ai nuk mund të toleronte ekzistimin e shoqatave të fshehta që mund të shndërroheshin në organizata revolucionare... Ai Urdhëroi të gjithë fashistët t’i lëshonin lozhat masone. Disa, në fshehtësi, mbetën masonë. Disa italianë, simpatizuesë të fashizmit, i fajësojnë masonët për organizimin e puçit kundër Musolinit në vitin 1943. Si rëndomë edhe këta e teprojnë sa i përket rolit të masonëve. Grofi Dino Grandi, i cili lozi rolin kryesor në organizimin e kryengritjes kundër Musolinit, nuk ishte mason. Masonët nuk ishin fajtorë për përmbysjen e tij por fakti që Musolin humbi luftën. Ridli, si dhe Popovski, shkruajnë edhe për Lozhën italiane P-2, themluar nga Luçio Gjeli, dhe rolin e madh të saj, meqë në këtë Lozhë bënin pjesë 43 deputetë, tre prej tyre ministra, 43 gjeneralë, 8 admiralë, e shumë shefa të shërbimeve sekrete... Në tërë Evropën, në vendet ku vepronte Inkuizicioni masonët janë ndjekur dhe janë torturuar. Për Kishën, masonët ishin të padëshirueshëm për shkak të bindjeve të tyre kundër fesë, e sidomos pas thirrjes së Volterit: «shkatërronie faqezezën“. Ideja kryesore me këtë rast është shfaqur nga Klementi XII, kur deklaroi: meqë i fshehin mësimet ajo patjetër duhet të jetë një e keqe e madhe, një kob... Orienti i Madh francez, më 1877 kishte vendosur të mënjanojë nga ceremonialet e veta të gjitha ushëzimet që kishin të bëjnë me Zotin dhe Arkitektin e Madh, po ashtu të heqë Biblën nga lozhat e tyre dhe të pranojnë agnosticistë dhe ateistë. Orijenti i Madh pohonte se pranimi i ateistëve do të thotë hapi i fundit në politikën e tolerancës fetare, të cilës masonët gjithmonë e kishin mbështetur. Elen Vajt, një shkrimtare amerikane, shkruan se Franca është komb i parë i cili ka ngritur dorën kundër krijuesit të kozmosit… është kombi i vetëm në botë që me vendimin e Kuvendit, (më 1793), shpalli se Zoti nuk ekziston... Lozha e Madhe angleze dhe masonët amerikanë ndërpren marrëdhëniet me Orientin e Madh... Ridli thekson se muratorët kishin themluar shoqatat sindikale të cilat ishin në kundërshtim me ligj, andaj mbledhjet dhe vendimet e marra ishin të fshehta. Në vitin 1425 qeveria dhe parlamenti nxorën Statutin në të cilin konstatohej se muratorët kishin shkelur ligjin meqë kishin formuar shoqata dhe kishin marrë vendime për një rritje të tepruar të meditjeve…Mbretërit dhe qeveritë ishin kundër kompanionëv (shoqatave), andaj kundër tyre u nxorën ligje dhe u morën vendime më 1498,1506 dhe 1539… Me Satut të vitit 1601 kompanionëv iu ndalua përshëndetja në rrugë dhe të shkojnë në kafe së bashku, mbi tre veta. Pas vitit 1655, doktorët e Sorbonës, në Fakultetin e Telogjisë, në Paris, kompanionët, i shpallën “njerëz të ulët e me tipare të këqija, që shkelin Ligjin e Zotit”. Ata filluan të vepronin në fshehtësi. Iva Zhic thekson se në mbretërinë e Napolit, më 1815, u ndaluan lozhat e masonëve, por ata vazhduan të takoheshin në mënyrë të fshetë. Në Rusi. Pas vdekjes së Katarines së Madhe, u ndërpre ndjekja e masonëve, megjithëse pozita e tyre ndërronte shpesh. Në Poloni lozha e parë e masonëve u themelua më 1735, por menjëherë ishte sulmuar. Mbreti Stanislav August Ponjatovski ishte simpatizues i masonëve andaj edhe vetë u bë mason më 1777. Masonët ishin mjaft në pozitë të veshtirë pas shuarjes së Polonisë si shtet. Në Rusi po ashtu masonët u akuzuan, se janë një maskë për realizimin e planit të sundimit të hebrenjve në botë. Masonët ishin të ndaluar në Rusi gjatë gjithë shekullit XIX , që të gjithë carët rusë ishin kundër masonëve. Megjithatë liberalët rusë dhe socijalistët iu kishin bashkangjitur ilegalisht lozhave të masonëve. Në Bashkimin Sovjetik Komunist nuk ka pasur ndjekje serioze të masonëve. Në Perandorin Austriake dhe në Çeki, në sh.19, është zhvilluar një luftë e madhe kundër masenorisë Liberali i madh çek, Tomásh Garrigue Masaryk ishte kundër ndjekjeve të masonëve, dhe pas zgjedhjes së tij për kryetar të shtetit të ri të Çekosllovakisë, masoneria lulëzoi... Lufta qytetare në Spanjë shkaktoi sulmime të reja ndaj masonëve. Frankoja dhe idhtarët e tij, masonerinë e injoruan dhe trajtuan si një forcë që sjell vetëm kob... ndërsa e djathta franceze theksonte se masonët francezë ndihmonin vëllezërit spanjollë që të fillojë revolucioni në Spanjë. Masonët i dhanë mbështetje të plotë luftës por shumë masonë kanë sulmuar qëndrimet e kryetarit të Orientit të Madh, gjatë luftës së Dytë Botërore që sillej me lajka dhe servilizëm ndaj secilës qeveri që vinte ne pushtet. Në Francë, më 1940, erdhën në pushtet antimasonët, në mesin e të cilëve ishte dhe Philippe Pétain. Ai lëshoi një dekret me të cilin ndaloheshin shoqatat e fshehta, andaj edhe u formua shërbimi për shoqata të fshehta. Në Gjermaninë naciste, masonët u ndaluan më 1934. Roli që lozën masonët dhe katolikët në lëvizjen e rezistencës mundësoi që më në fund të pushojë lufta duqindvjeçare në mes të masonëve evrapianë dhe të Kishë Katolike. Në Zvicër masonët u sulmuan shumë ashpër. Demonstrata antimasone dhe kontrademonstrata të aktivistëve antifashistë u bën në Bern më 1933 dhe më 1934, pas fjalimit të Hitlerit në tubimin e madh antimasonë në Zürich. Pas refrendumit të pasuksesshëm mbi ndalimin e masonëve më 1937, lëvizja antimasone pushoi së ekzistuari. Vështirësi për masonët u paraqitën edhe në Japoni. Lozha e parë ishte themeluar nga ushtarët britanikë, më 1864, në Jokoham. Qeveria japaneze ua ndalonte gjithë japonezve të bëheshin masonë. Megjithatë disa intelektualë japonezë, jashtëvendit, pranuan të anëtarësoheshin në masoneri. Edhe në Japoni, si dhe në shumë vende të tjera, masonët u lidhën me hebrenj andaj i konsideroni revolucionarë të rrezikshëm komunistë. Pas hyrjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, policia e fshehtë filloi t’i burgosë masonët të cilët u ndoqën më shumë se në të gjitha vendet evropiane, nën okupimin nacist. Ndjekjet u përhapën në të gjitha vendet e pushtuara nga Japonia – në Kore, në Manxhuri, në Kinë, në Hong Kong, në Filipine dhe në Singapur. Edhe sot masoneria është e ndaluar në B. Sovjetik, në Kinë e shumë vende të tjera... Shumica e kishave ndalojnë hyrjen në masoneri... Por kisha anglikane dhe ajo protestane nuk e ndalon... andaj edhe shumë anëtarë të këtyre kishave kanë zënë vende të larata në masoneri dhe kanë ndikim të madh në oprganizatat afariste... Me të madhe reklamohen ndihmat për qëllime bamirëse, si ngritja e objeketeve të ndryshme: shkollave, spitaleve masone, etj... Iva Zhic shkruan se në vitet e fundit të sh. XIX janë shtuar në parmasa histerike kundërshtarët e masonëve... Njëri nga kundërshtarët e mëdhenj ishte Gabriel Jogand-Pagès i cili ka shkruar libra dhe artikuj nën pseudonimin Leo Taxil. Ai në fillim ishte mason francez por më vonë ndryshoi mendimin e vet dhe veproi kundër masonëve. Kundërshtarë të masonëve ishin edhe Erich von Ludendorff dhe ithtari i Hitlerit, dr. Custos. Antisemitizmi në sh. 19 ka pasur ndikim te masonët. Ai deri diku ka tërhequr vërejtjen nga ata. Derisa masonët britanikë rrebtësisht u përmbaheshin rregullave për mospërzierje në politikë, masonët francesë kanë qenë ngusht të lidhur me partitë politike republikane. Pas konflikteve dhe ndjekjeve me shekuj, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur ata ishin në anën e lëvizjeve-rezistencës, masonët gjithnjë më pak janë akuzuar madje edhe nga Kisha.... Pas Luftës së II Botërore, masonët askund nuk u ndoqën, madje thuhet se ata, ndonjëherë, ishin të lidhur me boljshevizmin, sidomos me rastin e propogandës naciste, por më 1922, Kominterna akuzoi masonerinë si një lëvizje të degjeneruar e cila përfaqëson interesat borgjeze dhe kapitaliste. Andaj në vendet socialiste masoneria nuk ka ekzistuar deri në fillim të viteve të 90-ta të sh. XX. Në këtë kohë filloi edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kishën. Nga viti 1965, nuk vlejnë më rregullat mbi ekskomunikimin e katolikëve që iu bashkangjitëshin masonëve, ndërsa nga viti 1983, veprojnë reciprokisht dhe janë „për dialog dhe nderim të ndërsjelltë“. Sumë peshkopë të Kishës Anglikane janë deklaruar si masonë, është për të besuar se edhe shumë peshkopë dhe priftërinjë ishin masonë, thekson Emil Çiq. Masonët u akuzuan si organizues, jo vetëm të Revolucionit frances dhe për të gjitha luftërat botërore, për inflacion në Gjermani më 1924, për luftën qytetare në Spanjë... por edhe për gjithë të këqijat që i kanë ndodhur, madje edhe që janë duke i ndodhur njerëzimit, siç u tha në fillim të këtij punimi. Është thënë dhe thuhet se Ata janë: një ogurzi, gogol, njollë e zezë, madje, siç u pa më lartë, edhe malarja e zezë... Masonët shpesh janë gjetur në shënjestër dhe u akuzuan edhe si lajkatarë, servilë e hileçar, por më së shumti, si u pa, edhe si komplotistë. Ullate Fabo, lidhur me këtë shkruan: “...duhet të themi që kush mohon ekzistencën e këtij lloj komploti është një mendjeshkurtër... këta komplotistë gëzojnë fuqi të fshehta mbinjerëzore.Të përndriçuarit, framasonët, karbonarët dhe qindra organizata të fshehta i janë kushtuar “komplotit” në hije për të arritur qëllimet e veta, duke angazhuar sa kanë mundur energjitë e tyre dhe duke përfituar nga dobësitë e të tjerëve, përfundon, Fabo. Harun Jahja thotë se masonët janë kritikuar deri në armiqësi, por, edhe përkundër kësaj sipas Iva Zhic, ata as që çajnë kokën për kritika dhe as që duan t’u përgjigjen kritikave. Mirëpo masonët shumëhere u gjenden në të dy anët e barrikadave, si me rastin revolucioneve ashtu edhe luftërave të tjera. Pas vendosjes së Republikës së Tretë pasoi Komuna e Parisit, disa udhëheqës të saj ishin masonë, por pati të tillë, siç u tha, që e kanë dënuar Komunën. Gjatë luftës së Dytë Botërore masonët i dhanë mbështetje të plotë luftës por shumë sishë kanë sulmuar qëndrimet e kryetarit të Orientit të Madh. Disa thonë: nacionalistët janë kandidat ideal për masoneri, dhe se masonët kanë dhënë knirtibut të madh në ruatjen e kombësisë, të tjerët të kundërtën - ata nuk njohin komb as fe, dhe se janë shkatërruesë edhe të kombit edhe të religjionit. Per masonerinë flitet se është organizata më e pushtetshme ne toke, një shoqatë secrete që sundon botën, e përbër nga njerëz të shquar, janë “elita e shoqërisë botërore”, ajo, me pushtetin e parasë, drejton proceset shoqërore dhe krijon historinë... të gjitha vendimet perfundimtare mbi shumicen e çështjeve politike merren ne kuadrin e kësaj shoqate, dhe se ne kurrë nuk kemi per ta marre vesh te verteten... Ajo është forca më e errët që nën hije drejton rrjedhat e historisë... Natyrisht në krye të piramides është një grup i kryesuar nga kryemjeshtri i madh që asnjëri nuk di se cili është! Edhe pse shumica e kanë emëruar si një organizatë shumë sekrete ka edhe mendime të kundërta që me plotë gojën theksojnë të kundërtën, (sidomos masonët dhe miqtë e tyre) duke theksuar se kjo shoqatë nuk është fare sekrete meqë askush nuk i ndalon që të deklarohen si të tillë… se ekzistojnë regjistrat e anëtarëve të tyre, se të gjitha mbledhjet i kanë publike, etj, etj... Edhe studentët, madje edhe nxënësit theksojnë se shumica e profesorëve i mbrojnë masonët!!?? Masonët për vete thonë: “gjithnjë kemi një armik, për çdo të keqe na akuzojnë, kurse ne jemi armiq vetëm të së keqes... Ne jepim ndihmën tonë për nevojtarë... gjithmonë ndihmojmë, u dalim përkrah të pafuqishmëv dhe skamorëve, dhe gjithmonë nga njëra palë shihemi si armiq, ndërkohë që ne jemi armiq vetëm të së keqes” Idhtarët-simpatizuesit e masonëve përfundojnë: Masonët janë njerëz, që e duan njerëzimin, njerëz që e duan arsimin, njerëz që e duan punën, këtë vërtetojnë edhe simbolet e tyre kryesor të muratorëve, projektuesve dhe ndërtimtarëve të të gjitha veprave në tokë, e këto janë, siç u tha edhe më lart, kompasi, trekëndëshi, vizorja, mistria, lavjerësi, çekani, libela etj.

MASONËT NË (BALLKAN) ISH-JUGOSLLAVI VI.

Masonet në (Ballkan) ish-Jugosllavi

Sipas Xhasper Ridlit, historia e masonëve në Ballkan është vështirë të interpretohet, meqë është shumë e maskuar dhe e përcjellë me akuza më fantastike. Idetë liberale kanë pasur ndikime të madh te masonët, në Kroaci, në Slloveni, në Bosnjë e Hercegovinnë, në Serbi, në Mal të Zi dhe në Maqedoni, ashtu si dhe në vendet të tjera.... Asapak nuk befason fakti që në Jugosllavi, më tepër se çdokund tjetër, propoganduesitë reaksionarë masonët i kanë akuzuar për krime më të llahtarshme dhe si përgjegjës për gjithë të këqijat që kanë përjetuar popujt e Ishullit Ballkanik, gjatë shekulli të tmerrshëm XX. Sulmi ndaj masonëve ka qenë veçanërisht i shprehur në Kroaci, ku Kisha rimokatolike ka ndjekur revolucionarët, kritikët liberal dhe ateistë, në atë masë që askund nuk ka qenë përveç në Spanjë. Shtypi vazhdimisht ka sulmaur masonët, shembulli i fundit është nga e kaluara e afërt, maj 1999* Edhe para Luftës së Parë Botërore masonët janë akuzuar si agjentë të Lozhës së Madhe angleze dhe të shërbimit të fshehtë britanik, të cilët veprojnë për të krijuar haos në Ballkan, në mënyrë që qeveria britanike të shfrytëzonte këto fshehtësi. Ka qenë e njohur se Eduardi VII ishte Mjeshtër i Lozhës së Madhe. Është konsideruar si njeri kryesor për lidhjen e qeverisë britanike me masonë. Autorët kroatë, si dhe gjermanët Ludendorf dhe Kustos, kanë akuzuar masonët për organizimin e vrasjes së princit trashëgimtar Ferdinadit në Sarajevë më (18 qershor) 1914, me qëllim që të shpërthejë lufta e Parë Botërore, dhe me aleatët e tyre të shkatërrojnë Gjermaninë. Ridli, shkruan se sikur masonët britanikë dhe Eduardi VII, të mos e rrëzonin Dinastinë e obrenoviqëve, Serbia, në Luftën e Parë Botërorë, do të luftonte si aleate e Austrisë, si të gjithë ballkanasit. Aleatët fituesë nuk do ta shpërblenin Serbinë më 1918, me krijimin e shtetit të ri – Jugosllavinë, ku mbisundonin serbët. Serbia nuk do të kishte forca të mbrohej nga presioni gjerman më 1941 dhe nuk do të hynte në luftë në anën e Britanisë. Aleatët fitimtarë të 1945, në Jaltë, nuk do ta impononin një Jugosllavi komuniste... Serbia u bë aleate e Rusisë, ndërsa Bullgaria kaloi në anën e Austrisë dhe të Gjermanisë. Princin trashëgimtar, Ferdinandin, në Sarajevë nuk e vranë masonët por anëtarët e grupeve të fshehta nacionaliste serbe. Është pak e besueshme se ata kanë patur një plan më të gjërë për provokimin e një lufte me karakter evropian. Është e mundur se ata kanë vepruar nga urrejtja ndaj Austrisë, e cila 6 vjet më parë me forcë aneksoi Bosnën e Hercegovinën. Aleatët fitimtarë, krijuan shtetin e ri – Jugosllavinë. (Sipas Çerçilit ky ishte njëri nga gabimet më mëdha të Evropës, shënim i përkthyesit në gj. shqipe). Mbreti serb, tashti ishte mbret i Jugosllavisë..., Serbët kishin sunduar kroatët, sllovenët, boshnjakët, malazezët dhe maqedonasit, andaj këta ishin shumë të zemëruar. Meqë Jugosllavia ishte anëtare e koalicionit të cilin aleatët e kishin formuar kundër Rusisë bolshevike, komunistët, ashtu si edhe nacionalistët kroatë – ustashët iu kundërvunë qeverisë jugosllave andaj edhe u ndaluan... Qeveria ustashe e Pavleviqit, me përkrahjen e Kishës kroate katolike, vrau armiqtë e fesë katolike – serbët ortodokës, hebrenjtë dhe komunistët. Ustashët kishin filluar t’i vrisnin hebrenjtë tre muaj para Hitlerit... Serbët sot thonë se gjatë Luftës së Dytë Botërore, ustashët kanë vrarë 750.000 serbë, ndërsa kroatët pohojnë se janë vrarë më pak se 70.000. Histarianët asnjanës thonë se janë vrarë diku rreth 330.000. Ustashët, me përcjelljen dhe bekimin e klerit katolik, në kampin e përqëndrimit në Jasenovac, por edhe nëpër fshatra, kanë likuiduar një numër të madh, dhe kanë vrarë të gjithë serbët ortodokës të cilët refuzonin të pranonin fenë katolike... Nëse fëmijët kryqëzoheshin sipas ritit katolik, nga e majta në të djathtë, ua kursenin jetën, por, nësë kryqëzimi bëhej nga e djathta në të majtë, sipas traditës së kishës serbe ortodokëse, atëherë i vritin... Ustashët i ndoqën edhe masonët, por, ashtu si edhe nacistët në Gjermani, ndaj tyre ishin shumë më tolerantë se ndaj hebrenjve dhe komunistëve. Propoganda e qeverisë pandërpreje akuzonte masonët, ndërsa gazetat publikonin edhe emrat e tyre, duke shprehur një urrejtje të hapët ndaj tyre, ashtu siç kishte vepruar edhe Shërbimi i Fajoit për shoqatat e fshehta në Francë... Megjithatë, në Kroaci, nuk janë likuiduar masonët ashtu si hebrenjtë dhe romët... Në Serbi po ashtu është zhvilluar një fushatë kundër masonëve, pas vendosjes së qeverisë marionetë progjermane të gjenral Nediqit dhe Dimitrie Lotiqit, nga ana e qeverisë të okupatorit gjerman. Lotiqi dhe gjermanët, më 1941, organizuan një ekspozitë antimasone në Beograd, duke i paraqitur masonët si një lëvizje revolucionare që kishte lidhje me komunizmin... Pas luftës, kroati Josip Broz Tito vendosi pushtetin komunist në Jugosllavi... Titoja, që nga 1920-ta, kur iu bashkangjit Partisë Komuniste të Jugosllavisë, me besnikëri ndoqi rrugën e caktuar nga Stalini dhe Internacianalja Komuniste në Moskë... Më vonë u rebelua kundër mbisundimit sovjetik... Partia Komunsite e Jugosllavisë u përjashtua nga Informbyroja më 1948. Shumica e komunistëve ishin kundër Stalinit, dhe e mbështetën Titon, pati edhe në anën e Stalinit. Policia e fshehtë e Titos, e kontrolluar nga ministri i punëve të brendshme, Aleksandër Rankoviq, i përcillte idhtarët e Informbyrosë. Shumë janë burgosur dhe janë mbajtur nën kushte shumë të veshitira nëpër llogore, si në Goli-otok të Adriatikut... Njëri nga baskëpunëtorët më të ngushtë ishte veterani komunist Mosha Pijade, hebrenj, nga shtresa e mesme e Beogradit. Ai ishte teoricienti udhëheqës marksist në Partinë Komuniste Jugosllave, për të cilën punoi me besnikëri 30 vjet. Mosha i dha përkrahje të madhe Titos kundër Stalinit. Megjithatë, më 1948, policia e fshehtë e kishte marrë në pyetje, ashtu si të gjithë anëtarët e Partisë, që të vërtetonte se nuk kishte lidhje me Informbyronë. Gjatë marrjes në pyetje ishte zbuluar se Mosha Pijade kishte qenë mason!....

A ishte Titoja mason?

Ridli shkruan se si pushtetar i Jugosllavisë Titoja ka udhëhequr një politikë të ekuilibruar ndërmjet popujve, ashtu si ndërmjet komunistëve të dorës së fortë dhe atyre liberalë. Në vitet e 50-ta burgosi liberalin Milovan Gjilas. Më 1966 e largoi shefin e policisë së fshehtë, Aleksandër Rankoviq, si pasues të vijës së fortë. Diktatura e ashpër në Jugasllavi u zbut paksa nga viti 1966-1971, gjer në paraqitjen e Lëvzjes për pavarësinë e Kroacisë, kur përsëri, me urdhërin e Titos u vendos regjimi represiv.
Disa individë, në ish Jugosllavi, edhe sot besojnë se Titoja ishte mason. Për një mendim të tillë ekzistojnë dy arsye: Arsyeja i parë është, mbishkrimi mbi varrin e tij vetëm: “Josip Broz Tito, 1892 – 1980”, pa asnjë fjalë, asnjë shenjë tjetër zbukuruese, ashtu si është traditë edhe te masonët. Ka mendime se Titoja ishte fymëzuar nga varri i Franklin D. Ruzveltit, në SHBA, në të cilin ishte një mbishkrim modest: “Frenklin Delano Ruzvelt, 1882 – 1945”. Ruzvelti kishte qenë mason, andaj edhe ky me siguri do të ishte shkaku... Arsyeja tjetër ishte largimi i Rankoviqit dhe ata të vijës së fortë më 1966. Vendimi i largimit të tyre me siguri është marrë për shkaqe politike, meqë Tito besonte se atëhere ishte e mundur dhe e dëshirueshme ta zbusë diktaturën. Meqenëse Rankoviqi dhe ndihmësit e tij ishin serbë, ata kishin bindjen – sot edhe më shumë është përforcuar kjo bindje – se Titoja si kroat i kishte larguar pse nuk i donte serbët. Ata, po ashtu besojnë se masonët qëndrojnë prapa vendimit për rrëzimin e Rankoviqit me shokë, thekson Ridli. Zhvadin Simiqi, vazhdon Ridli, një aleat i Rankoviqit, dhe një personalitet i lartë në policinë e fshehtë serbe, ka pohura se Titoja ishte mason i fshehtë. Sipas disa shkrimeve të fundit, Titoja tashti na del agjent i shumëfishtë, mason i madh, që herë na paraqesin të ketë qenë anëtar i lozhës në Zagreb, e herë në Beograd e Moskë, por kohëve të fundit botohen libra ku ai paraqitet si anëtar i lozhave Angleze, Franceze, Spanjolle dhe Polake... Pas shpalljes së pavarësisë së Sllovenisë dhe të Kroacisë më 1991, Bosnës dhe Hercegovinës më 1992, agresionit të ushtrisë serbe në Kroaci dhe në Bosne dhe krimeve të serbëve në Vukovar e Sarajevë, në Kroaci janë publikuar fakte të reja të cilat masonët akuzohen për krime. Flitet se të gjitha fatkeqësitë në Jugosllavi i kanë planifikuar masonët si De Mikelisi, anëtar i Lozhës masone P2 të Orientit të Madh italian... Lorens S. Igël Bergeri etj. Kur filluan luftimet në Kroaci dhe Bosne, Kombet e bashkuara dërguan vëzhguesë në Jugosllavi, të cilët duhej të raportonin se ç’po ndodhë atje. Një kohë të gjatë nuk ndërmorën asgjë kundër serbëve, andaj kroatët dhe boshnjakët i akuzuan si proserbë. Më vonë propozuan që Serbisë t’i veheshin sanksionet ekonomike. Flitet se e gjithë kjo ishte një komplot mason. Me mosndërmarrjen asgjë me kohë, që në fazën e parë, e më vonë me sanksionet ekonomike, masonët siguruan vazhdimin e luftës dhe shkatrrimin e ekonomisë së Serbisë, dhe në këtë mënyrë ata krijuan haos të cilin mund ta shfrytëzonin për qëllime të veta... Sipas përkthyesëve të librit të Xhasper Ridlit, në gj. serbe, komentet lidhur me pikëpamjet e autorit (Xhasper Ridlit, a.n) mbi zhvillimet politike në Jugosllavi do të ishin të tepërta dhe kërkojnë shumë intervenime... Lozhat e para, sipas tyre, janë themeluar në Slloveni dhe Kroaci në sh. XVIII. Deri në fund të sh. 19 masonët u zgjëruan në territorin e Serbisë dhe të Bosnes. Në vitin 1912 është themeluar Lozha e Madhe në Serbi. Shtat vjet më vonë, në Zagreb është themeluar Lozha e Madhe e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, në të cilën kanë hyrë të gjitha lozhat që kanë vepruar në territorin e “kralevinës”. Kjo Lozhë e Madhe, në vitin 1929 u emërua: Lozha e Madhe “Jugoallavia”. Më 1931 lozha jugosllave me Lozhën e Madhe angleze pranuan që ta njohin njëra-tjetrën. Përfaqësuesi i parë i Lozhës angleze ishte Mjeshtri i madh Xhorxh Vajfert. Më 1940 Lozha “Jugosllavia” mori vendim që të pushojë çdo veprimtari e saj... Është dashur të kalojnë plot 50 vjet që në territorin e Jugosllavisë të ripërtrihet masoneria, pikërisht më 23 qershor 1990. Shkatërrimi i vedit ndikoi në themelimin e lozhave të reja nëpër republikat e ndara, në Kroaci më 1995, në Slloveni mkë 1999. Në Serbi dhe Mal të ZI sot veprojnë disa lozha të mëdha. Që të gjitha rrënjët i kanë te Lozha e Madhe “Jugosllavia”, andaj Lozha e Madhe e bashkuar Angleze ka njohur vetëm Lozhën e Madhe të rregullt “Jugosllavia”...

MASONERIA (Muratoret e lire) sipas Publicistit, historianit dhe muzikantit kroat, Emil Çiç

PARATHËNIA
Ky punim ka për qëllim të paraqet të dhënat themelore mbi masonët, një shoqatë e përcjellë me shumë kundërthënie. Do të fillohet nga historia e shoqatës, nga rrëfimet e vjetra bazuar në legjenda, nga ato që besohen si të vërtetat (Esnafët - shoqatat zejtare-cehe) dhe nga burimet historike. Pason një pasqyrë e zhvillimit të tyre në Angli, themelimi i Lozhës së Madhe dhe statutit të saj. Në kreun pasues flitet për përhapjen e masonëve në vende të tjera, shtresat nga janë regrutuar anëtarët, si dhe angazhimi i tyre politik i cili deri më sot ka mbetur njëra nga kontraverzat-kundërthëniet më të mëdha. Në kët punim do të paraqitën edhe disa të dhëna lidhur me ndjekjen dhe ndalimin e tyre. Pason krey-kapitulli mjaft i thukët mbi strukturën-ndërtimin e shoqatës-organizatës, sidomos të atyre që shpeshherë kanë pasur të bëjnë me masonët, si dhe të ashtuquajturën lidhje masoneri-çifute. Kreu i fundit flet për masonerinë kroate, si dhe rolin e mundshëm në themelimin e Jugosllavisë. Në fund autori distancohet nga nxjerrja e ndonjë përrfundimi konkret për shkak të mungesës së literaturës dhe të të dhënave dhe përkrah tezën se shoqata sot po vepron ndoshta edhe si një „povver club“ i sojit të vetë... nëse përjashtojmë idenë mbi karakterin e vërtetë okultist (të fshehtë). Punim i shkurtër,
HYRJE
I. „Masoneria është një shoqatë (lidhje) e vërtetë iniciative e fundit, që lindi në punëtoritë e ndertimtarëve të mesjetës e cila shfrytëzoi format dhe sjelljet e tyre. Bashkon meshkujt që quhen vëllezër, pavarësisht nga religjioni, raca, statusi social apo përketësia shtëtërore. Ata, përmes ritualeve ekzistues, përpiqen të arrijnë një moral të fortë e të pastër, një kultivim të të drejtave të njeriut dhe zgjërim mendor e shpirtëror. Luftojnë për një tolerancë, liri dhe dinjitet të njeriut... Masoneria është e shpërndarë nëpër lozha dhe lozha të mëdha. Është përhapur në të gjitha vendet, me kushtetutën e vet masone ose Konstiticionet e veta, ndërsa në shtetet diktatoriale është ndaluar për shkak të luftës për lirinë e të menduarit.“
II. «Masoneria (framasoneria, engl. freemasonry, frëngjisht. Franc – masonnerie, gjer. Freimaurerei) e përhapur në shumë vende, në mënyrë mistike, një lëvizje e organizuar sipas një hierarkieje të ashpër e cila lindi nën kushtet e një qytetërimi liberal. Në fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave të muratorëve – gurgdhendësve, nga morën edhe emrin (maçon=murator) dhe simbolet e tyre (kompasi dhe goniometri=këndëmatësi. Aktet rituale i morën nga relogjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre. Ndonëse detyrat programore dhe qëllim i tyre themelor ishte „fisnikërimi i moralit“ edhe pse në fillim përfaqësonte ide progresive, të një qytetërimi liberal dhe antiklerikal, kjo Lëvizje reformatore u bë gjithnjë e më shum një bashkësi ekskluzive për të ndihmuar reciprokisht pjestarët e shoqërisë së të pasurëve dhe të atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisë dhe borgjezisë së lartë“
Këto dy citate, I pari nga «Amenkamen – „Libri mbi masonerisë“, /Branko Shomen(Šőmen) , Zagreb, 2001, ndërsa i dyti nga Enciklopedia e përgjithshme e entit Leksikografik,1964, japin dy definicione të kundërta për muratorët e lirë, gjegjësisht Masonerinë. Citai i parë natyrisht është i pëlqyer, meqë është marrë nga publikimet e masonerisë, derisa i dyti është jo i këndshëm, (Për këtë Shoqatë AB). Kundërthënia e paraqitur në mes tyre është vëtem njëra nga shumë mospajtime që ekzistojnë për këtë shoqatë, siç janë mitet e fshehta dhe fantastike, të cilat janë pjesë të masonerisë. Në këtë punim, sipas lëndës në disponim, do të përpiqemi t'i paraqesim disa prej tyre si dhe do të japim një paqsqyrë të shkurtër historike rreth organizimit, qëllimeve dhe simboleve të masonerisë. Shumica masonerinë e identifikojnë me çifutërinë botërore, kështuqë do të shqyrtojmë edhe rolin e çifutëve dhe lozhave të tyre.
Shkurtimisht do të shqyrtojmë edhe paraqitjen e masonëve në Kroaci, dhe rolin e tryre në krijimn e Jugosllavisë së Versajës, për çka i fajsojnë një pjesë e opinonit të atëhershëm. Njohurive të mundshme mistike të masonëve do t'u kushtohet diç pak vend për shkak të mungësës së lëndës përkatëse si dhe problemeve të ngjashme. Për këtë shkak, çfarëdo përfundimi që do të mirret duhet marrë me rezervë, megjithatë nuk do të heqë dorë nga nxjerrja e një përfundimi....

Paraqitja dhe historia e hershme

Përveç rrëfimeve dhe legjendave, sipas së cilave masonëria zë fill që nga ndërtuesit e kullës së Babilonit, njëri nga rrëfimet e shpeshta është ai mbi ndërtimin e Tempullit të Salomonit, të cilin e kishin ndërtuar disa ndërtimtarë fenikas dhe sirianë. Udhëheqës ndërtimin, kinse kishte qenë Hiram Abiff, i cili posedonte dije dhe urtësi të mëdha. Tre ndihmës kërkuan nga ai që t'ua zbulonte fshehtësitë e muratorëvë, ai kishte refuzuar. Andaj ata e vranë. Sipas këti versioni, masoneria vërtetë është një shoqatë, e cila që nga fillimi i historisë njerëzore, e lindur nga shumë njohuri të fshehta....?? Ajo në Orient-Lindje mbijetoi deri në luftërat e kryqëzatave, kur tempullarët (kalorës, fisnikë) kaluan në Perëndim. Ku version i historis së masonerisë është pak i besueshëm. Teza tjetër më e popullarizuar thotë se masonët ishin „offshot“ ose një vazhdimësi i rendit të tempullarëve. Gjatë luftërav të kryqëzatave për Palestinën, papa formoi tre rende për mbrojtjen e mbretërive të reja kristina: gjonistët (Kalorësit e Shën Gjonit), teutonistët (magjistarët) dhe Kalorësit tempullarë. Tempullarët shumë shpejt u bënë luftëtarë të shkëlqyeshëm. Shumë shpejtë u pasuruan, duke fituar prona në tërë Evropën feudale. Në lindje disa rënë nën ndikim e sektev të ndryshme, dhe sipas disa burimeve filluan të adhuronin idhuj të ndryshëm, në mes të tjerëve Baphomet-in (disa pohojnë se ky ishte vetëm një keqetrajtim i emrit «Muhamed» (Nigel Cavvthorne : The vvorld`s greatest cults, kap. Knights Templar), por ekzistojnë dëshmi të vërteta se disa nga tempullarët pranuan islamizmin). Me emrin e tyre filluan të lidhën teregimet mbi posedimin e Shën Graalit, si dhe tregimet e përmendura për Tempullin e Salomonit. Në Evropë u përhapën zëra për heretizëmin, sodaminë, hamoseksualizmin e tyre si dhe ritualet dhe takimet e fshehta ku pështyhej kryqi dhe adhurohej djalli etj. Kjo përfundoj në atë mënyrë sa që mbreti francez Filipi i Bukur, konfiskoj gjithë pasurinë e tyre dhe i akuzoi për herezi. Në kët lojë u inkuadrua edhe inkuzicioni i papës, i cili Mjeshtri i Madh i rendit, Jacques de Molaya, pas shumë torturave u detyrua të pranojë satonizmin etj. Pas kësaj tempullarët në Evropë u ndoqën dhe u mbytën. U përhapën zëra se de Molay, para se të vdiste, kishte mallkuar edhe Filipin edhe papën Klementi. Brenda një viti që të dytë vdiqën. Është e mundur që Filipi ka sulmuar tempullarët për shkaqe mjaftë prozaike: ishte para falimentimit për shkak të luftës dhe u kishte borxhe të mëdha tempullarëve. Po ashtu u përhapën fjalë se disa tempullarë ikën në Skoci dhe atje themeluan masonerinë, gjë është e pabesueshme./2
Sot edhe masonët edhe një pjesë e madhe e kundërshtarëve të tyre këto tregime i hedhin poshtë si legjenda dhe si version zyrtar pranojnë se masonët kanë rrënjët nga organizatat e pavarura (cehe)-zejtare të Mesjetës. Vërtet, sipas këtij versioni, muratorët kishin liri më të madhe, ishin më të kërkuar dhe më të shquar nga punëtorët tjerë. Kishin të drejta më të mëdha se zejtarët tjerë. Me kohë ata, (informatat e para datojnë që nga sh. 13 – 14) u organizuan në shoqata të ngjashme me sindikatat e sotme. Vendet ku takoheshin i quanin lozha./2 Ekzistojjë shënime se shoqatat e muratorëve janë themeluar dhe zhvilluar edhe në Agli, Francë dhe Gjermani. Por deri në sh.16 –17/3, në Evropën kontinentale nuk kanë funksionura. (ato nuk kanë ekzistuar ab). Këto shoqata vazhduan të veprojnë në Angli. Pas një kohe në këto shoqata filluan të anëtarësohen edhe individë nga shtresat e larta shoqërore, të cilët me zejen e muratorit nuk kishin të bënin asgjë. Ata u quanin «muratorë të pranuar ose spekulativ“ gjegjësisht mason (engl. murator=mason, dhe nga kjo emërtimi ndërkombëtarë për muratorin është mason, ndërsa për muratorë të lirë: Masoneri/1. Ekzistojnë shënime për paraqitjen e lozhave të tilla, posaçërisht në Skoci (Jasper Ridley : The Freemasons, kap.1.) Në Britani, në sh. 16 e 17 pati shumë trazira qytetare, luftëra dhe ndjekje fetare. Më 1533, Henriku VIII braktisi pushtetin e Papës, për shkak se papa nuk i lejoi të shkurorëzohet nga bashkëshortja. Deri në këtë kohë në Angli ndiqeshin protestantët. Në këtë kohë mbreti shpalli veten kryetar suprem të Kishë Angleze, e cila u quajt Kisha Anglikane. Deri në këtë kohë në Angli i ndiqnin protestantët, ndërsa tash ndiqeshin katolikët, kleri katolik, etj. Secili prift duhej të jepte betimin para mbretit, ndërsa u nxorën edhe shumë ligje mbi konfiskimin e pasurisë së Kishës. Ndërkohë u paraqitën edhe disa sekte kristiane, kurse nga froni ndërroheshin sundimtarët katolikë por edhe ata që ishin protestantë. Pjestarët e njërit religjon ndiqnin ata të religjionit tjetër. Mbas pak plasi lufta në mes Mbretit dhe parlamentit./3. Nën këto rrethana, të dhunimev të ndryshme, në disa rrethe shoqërore filloi të zhvillohet toleranca fetare, veçmas në mesin e pejsëtarëvë të shtresave më të larta në lozhat masone. Së shpejti fulluan të anëtarësohen gjithnjë e më shumë intelektualë nga klasa e mesme. Ata kontribuan sidomos në heqjen e dogmave të imponuara, pavarësisht se nga cila Kishë vinte. Gjithnjë e me shumë përhapej deizmin, besimi në Zot, por jashtë kornizave të vendosura nga institucionet. Kjo mori përmasa të gjëra sa që edhe sot vlejnë rregullat, se çdo kandidat për hyrje-inkuadrim në masoneri duhet të jetë deist, megjithëse besimi mbetet çështje e tij personale. Përjashtim nga kjo bënin shumica e lozhave franceze, të cilat pranoni edhe ateistë, si dhe lozhat në disa shtete latine.../3

Lozha e Madhe

Më 1688 në Angli definitivisht u vendos toleranca fetare. Katolikët edhe më tutje ishin të diskriminuar, u ndalohej qasja në të gjitha shërbimet shtetërore, por nuk ndiqeshin as nuk vriteshin. ... Muratorët e vërtetë, gjegjësisht profesionalistët, mbetën pakicë drisa më në fund u shuan plotësisht. Mbetën simbolet e tyre, si kompasi dhe goniometri (këndëmatës) etj. (Norman MacKenzie: Shoqata e fshehtë - masonët)
Më 1717 4 (katër) lozha të Londrës vendosën të themelojnë Lozhën e Madhe, si Lozhë nacionale, mbikëqyrëse e të gjitha lozhave të tjera. Edhe sot çdo lozhë e re duhet të jetë anëtare e lozhës nacionale të shtetit përkatës, por edhe duhet të pranohet nga Lozha e Madhe Angleze. Këtu bën përjashtim vetëm Lozha Franceze, të cilën Lozha e Madhe Angleze nuk e njeh për shka të qëndrimeve të tyre ateiste./3 Kreu (Kryepar) i çdo lozhe është Mjeshtri i Madh, i cili zgjedhet nga mesi i anëtarëve në afat prej një viti. Shumë shpejt, që në vitin 1721, për Mjeshtër të Madhe të Lozhës së Madhe, u zgjodh fisniku, John Montagu, vojvodë nga Maontagi. Kjo mënyrë u bë si rregull, sidomos kur ishte fjala për zgjedhjen e Mjeshtrit të Madh, për Lozhën e Madhe Angleze, kështuqë edhe shumë mbretër britanikë ishin mjeshtër të mëdhenjë. Shumica, në të vërtetë, pas zgjedhjes për mbret, kishin vetëm titullin mbrojtës i rendit, ndërsa për mjeshtër të madh pastaj zgjedhej trashëgimtari i fronit, i vëllai i mbretit ose ndonjë pjestarë i aristokracisë së lartë./3
Më 1723/4 James Anderson, me kombësi skoceze, ish prift prezbiterian, hartoi librin e Statutit të vëllazërisë së vjetër dhe të ndershme të muratorëve të lirë dhe të pranuar, të cilën e përpunoi me rastin e botimit të dytë, më 1738. Anderson nuk e përpiloi statutin (Konstitucionet ab) në mënyrë të pavarur, por sipas urdhërit të Këshillit të formuar nga 14 anëtarë udhëheqës të Lozhës së Madhe. Në Statut definohen disa rituale, rregulla të sjelljeve, etj. Ndërsa disa dispozita më të rëndësishme kanë të bëjnë me ndalimin e diskutimeve politike - në lozha, theksimi i rolit udhëheqës të fisnikëve dhe parime religjioze të ngjashme me deizmin. Po ashtu shprehet lojaliteti ndaj shtëpisë së qeveritarëve, Hannover (Jasper Ridley : The Freemasons, kap. Lozha e Madhe)/4 Andi -- ""

Lozhat, organizimi, ritet

Struktura themelore e kësaj shoqate është: Secila lozhë, formalisht, i nënshtrohet Lozhës së Madhe Nacionale, ndërsa të gjitha së bashku janë nën kulmin e Lozhës së Madhe Angleze. Kjo nuk vlen për masonërinë franceze, lozha qëndrore e tyre është Orienti i Madh, Lozha e Madhe angleze këtë nuk e njeh-pranon për shkak të pranimit të ateistëve. Në të vërtetë është traditë që gjatë dhënies së betimit me rastin e pranimit, kandidatët betohen në një libër të shenjtë, mund të jetë Bibla e krishter, Dhjata e vjetër çifute, Kurani ose cilido libër i shenjtë qoftë. Për të dëshmuar tolerancën e tyre apsolute, Orijenti i Madh në altarët e vet më 1877, ka zëvendësuar Biblën me një libër me faqe të faqe të zbrazëta. Këtë shembull e kanë ndjekur edhe disa lozha nacionale të vendeve latine. Secila lozhë zgjedh Mjeshtrin e vet të madh, ndërsa ai i lozhës së Madhe Angleze, detyrimisht duhet të jetë pjestar i aristokracisë-bujarisë së lartë angleze. Ekzistojnë edhe ndihmësit e Mjeshtrit të madh, por edhe forume tjera udhëheqëse./5 Kandidatët duhet të jenë meshkuj, qytetarë të ndershëm dhe të shquar, etj./6 Secili kandidat konsiderohet i pranuar (anëtar) pas ritualit të pranimit. Më 1750 Ramsay aplikoi (vuri në përdorim) ritualin më të ndërlikuar, i cili u quajt Royal Arch (kraljevski luk-qarku mbretëror). Në origjinal ka inkuadruar vetëm tri shkallë të Lozhës së kaltër (e Gjonit), më vonë është plotësuar. Në rganizim, sistem tjetër është Rendi i vjetër dhe i pranuar i masonëve skocezë, i themeluar në Amerikë më 1801. Ai përbëhet nga 33 shkallë me emra mjaft ilustrativë. Ata të 33 shkallëve njëherit janë edhe anëtarë të Këshillit Suprem. /6 Supozohet se pas çdo shkalle të ngritjes, kandidati përfiton edhe njohuri dhe fshehtësi të reja. Në shkallën e parë, gjoja mësohet-dihet emri i Zotit, gjegjësisht i Artkitektit të Madh, që kinse quhet Jabulon (Ja për «Jahve», bu për «Baal» dhe «on» për Ozirisin, në frymën e teizmit joreligjioz. Lidhur me ritualet në lëndën në shfrytëzim, nuk ka të dhëna të mjaftueshme, përveç rreth ceremonisë mjaft përbërëse, shpatat, simbolet e muratorëve, paraqitja e pyetjeve nga Mjeshtri i Madh dhe përgjigjet të përgatitura më parë nga anëtari në pranim, si dhe dhënia e betimit të fshehtësive në shkallën e parë etj./6 Andi-- "

Disa shoqata që kanë lidhje me masonët

B`nai B`rith – rendi i pavarur është themeluar më 1843, në Nju-jork. Pranon vetëm meshkuj të rritur të fesë çifute. Edhe pse parimisht pranon se të gjithë njerëzit janë të barabartë, konsideron se çifutët janë popull i zgjedhur dhe se në mesin e anëtarëve ata kanë një rol të posaçëm. Ky rend ka ritet e veta. Një zhurmë të madhe, kah fundi i sh. 19, shkaktun Protokolet e dijetarëve sionë, shkrime gjoja të një lozhe masone në Francë të cilat i rën në dorë klerit ortodoks, Nusilov, i cili i përkthei në gjuhën ruse. Në këto protokole (Proceverbale/1) theksohet se si çifutët, përmes paras, bankave dhe shkatërrimit të qeverive të krishtera do të sundojnë botën, ndërsa të gjiothë popujt tjerë do t'u shërbejnë. Arma kryesore do të jetë masoneria. Protokollet janë njëri nga shkaqet kryesore të lidhjes së çifutërisë me masonerinë, si dhe fakti që shumica, veçmas çifutët marikanë janë kapitalistë të pasur njëherit dhe masonë. Edhe pse në gjykimin në Zvicër, në vitet e 30-ta të sh. XX, është nxjerr një vendim se Protokolet janë origjinale, sot në përgjithësi mendohet-ekziston bindja se janë të trilluara. Është e mundshme se Nusilovi i ka shkruar sipas urdhërit të policisë sekrete ruse. Çifutët edhe ashtu nuk ishin të dëshiruar në Rusinë cariste, ndërsa masonët përhapnin ide kundër shtetit dhe ortodokësisë. Është apsurde ajo që thuhet në parathënie se masonët kanë lidhje me bolshevizmin, kur dihet së më 1922, Kominterni i kishte dënuar masonët?!!!
Iluminizmi – themeluar më 1776, në Bavari nga Adam Weishopi. Iluministët kanë marrë shumë nga rozenkrojcerët. VVeishopi në Ingolstadt themeloi shkollën e fshehtë të diturisë, e pastaj rendin iluminist (Ndriçimtarë). Anëtarët e Soqatës ishin me psudonim; gati shumica e fisnikëve bavarian ishin anëtarë, pastaj u shuan dhe disa shkallë i morën nga masonët. Zyrtarisht Sot nuk ekzistojnë./6 Në sh. 18, në masoneri solli një pështjellim-ngatërrim Aleksandër «grof» Cagliostro, emri i vërtetë ishte Giuseppe Balsamo. U paraqit si okultist dhe magjistar. Në të vërtetë ishte njër nga mashtruesit më të mëdhenjë në atë kohë. Në Londër ishte pranuar në lozhë; shumë shpejt themeloi „Rendin egjiptias“ ndërsa veten e shëpalli për «Kopton të lartë“. Ai mendonte edhe për lozhat e femrave. Vdiq në burg në Vatikan./6 Disa shoqata të tjera që lidheshin me masonëerinë janë Kalorësit Kolubianë, Oddfellovvs, madje dhe Ordo Templi Orientis okultist i njohur Aleister Crovvley.

Masoneria në Kroaci

Lozhat e para kroate ishin ushtarake diku aty afër Glinës. Thuhet se janë themeluar që në vitin 1740. Në periudhën pasuese njëri nga propagandistët më të mëdhenjë të masonerisë ishin grofët Ivan dhe Janko Drashkoviq. Zyrtarisht masoneria në kroaci është përhapur nën patronazhin e Lozhës së Madhe të Hungarisë. Ivan Drashkoviqi ka hartuar Observaconet sipas së cilave kanë vepruar lozhat kroate. Lozhat të cilat kah fundi i sh.18, kanë vepruar në Kroaci: Ditura, Miqësia luftarake, Dora e pamposhtur ushtarake, Zgjuarësia, Shpirtmadhësia etj./6/7 Deri në Luftën I Botërore zhvillimi i masonerisë në Kroaci përcjellë atë të trendeve botërore. Pas luftës, gati të gjitha lozhat ishin anëtare të Lozhës së Madhe të S.K.S. me qendër në Beograd, më vonë të Lozhës së madhe të Jugoslavisë. Pohohet se masonët ishin ishtarët e jugosllavizmit dhe të idesë serbomadhe, meqë kroatët përfaqësonin katolikizmin në këto hapësira. Në të vërtetë masonët serbë i mashtroni dhe gënjenin kroatët duke iu falëndëruar asaj që ata vepronin sipas ritit skocez me më shumë shkallë?? Te disa masonë kroatë, si në shumë rastë në botë, komponenta nacionale, ishte vendimtare andaj edhe u themeluan lozha ekskluzive kroate por që nuk u pranuan-njohën. Në Luftën II Botërore NDH i ndoqi masonët, ndërsa pas luftës në SFRJ ishin të ndaluar. Në Kroaci veprojnë nga viti 1991, si shoqata legale qytetare. Nga viti 1997 vepron Lozha e Madhe Kroate (shënmiet e fundit nga Amenkamen-i, Branko Šomen, 2001.)
Përfundim
Në këtë punim vetëm sipërfaqësisht është folur për histotinë zyrtare të masonerisë, diç nga organizimi dhe ritrualet e tyre. Shumë gjëra të diskutueshme as që janë prekur, siç është qëllimi dhe synimi i tyre etj. Për një pasqyrim më të plotë, në rradhë të parë nuk pati vend meqë ishte një punim mjaft i shkurtër, ndërsa në kohën e shkrimit na mungonte një literaturë më e gjërë, sidomos ajo që ka të bëjë me qëllimet alternative të ekzistimit të masonerisë, dhe ritualeve të tyre. „Njohuritë“ e veta e fshehtësitë e mundshme i ruajnë për anëtarët e vet, ndrësa nga literaturën e shfytëzua qart shihet se ka të bëjë me përzierjen e një klubi me prestigj shoqëror me llomotitje ezoterike filozofike mbi vetëzhvillimin, dashurinë e përgjithshme mes njerëzve dhe mbretërinë botërore gati sipas vëllazërisë socialiste. Sa i përket simbolikës vërtetë ka diç të muratorëve (rrënjët, trashëgim, prejardhje muratore), por dukshëm nën ndikimet e kulteve dhe lëvizjeve të ndryshme./7 Nëse supozojmë se ekzistojnë qëllime të tjera nga këto që paraqitëm, ndërsa refuzojmë ato që zyrtarisht janë paraqitur (vetëzhvillimi etj) si tepër banale, (sidomos në raste kur kemi të bëjmë me politikanë dhe njerëz me pozita të larta) si dhe njohuritë e vërteta okuliste dhe marrim parasyshë regjistrin vërtetë të pabesueshëm të njerëzve që kanë qenë masonë, marr guximin të përfundoj se përveç asaj që tani më kemi thënë, (ezoterija + rrethi i elitës të shoqërisë) mund të themi se ka të bëjë edhe me povver clubin anëtarët e të cilit ndihmohen reciprokisht për të zënë pozita, përhapjen e kapitalizmit liberal etj. Këtë përfundim nuk do ta zgjëroja për të ndërtuar një teori paranoike konspirative me planet e tyre për të sunduar me botën. Historia ka treguar se në shumë raste vëllezëria masone, shumëherë janë gjetur në anë të kundërta. Duke u bazuar në literaturën e shqyrtuar dhe të dhënat në disponim, si dhe të këtij këtij punimi të shkurtër, përfundimi mund të jetë mjaft i luhatshëm, megjithatë, unë personalisht pak besoj se të gjiothë ata njerëz rastësisht kanë qenë masonë.15 shtator-rujan 2005
Literatura : 1. Branko Šomen : Amenkamen – slobodnozidarska čitanka, Lumen, Zagreb, 2001. 2. Jasper Ridley : Slobodni zidari, Prometej, Zagreb, 2000. 3. Nigel Caëthorne : The ëorld`s greatest cults, Chancellor press, London, 1999. 4. Norman MacKenzie : Tajna društva, AGM, Zagreb, 2002. Përktheu dhe përshtati Andi Ballshi -- ""
PËRFUNDIM VII

Masonët historikë e parahistorikë-legjendarë

Nga shkrimet në shqyrtim del se gati që të gjitha figurat, njerëzit më të shquar të njerëzimit, në të gjitha kohërat dhe nga të gjitha kombet e racat ishin masonë.... Ata ishin të pranishëm në të gjitha poret e jetës dhe ndikimi i tyrë në shoqëri është tejet i madh… Sipas shumicës së autorëve, në Lëvizjen masonerike kanë qenë të përfshirë, edhe sot janë, fytyrat më të shquara, duke filluar nga suverenë shtetarë, mbretër e princër, madje dhe mbretëresha, ushtarakë të lartë si gjeneralë e mareshalë, oficerë të lartë e të ulët, politikanë, njerëz në pozita të larta në qeveri dhe administratë të shumicës së shteteve, madje, shkohet aq larg sa që thuhet se asnjë ministër i asnjë shteti, nuk mund të qëndroi nëse nuk është anëtar i ndonjë lozhe masone!!! Sipas masonëve edhe Adami ishte mason, edhe Nou ishte mason (muratorinë, dhe mjeshrinë ia besoi të birit, Shemit), edhe pse arkën e ndërtoi nga druri e jo nga guri, Abrahami ishte mason. Mason ishte Salomoni, për të cilin flitete më së shumti lidhur me ndërtimin e Tempullit të shenjtë, në tokën premtuar, ashtu si dhe i ati Davidi. Mason ishte edhe Krishti, i cili zbuloi fshehtësinë e ringjalljes së njeriut, dhe mu për këtë edhe u kryqëzua! Mason ishin edhe Shën Albani e Shën Augusti. Masonë ishin: mbreti kinez, Fo Hi, Aleksandri i Maqedonisë, themeluesi i Romës – Romuli, mbreti anglez Riçardi zemër Luani… Mbreti Eduard, Henri I, Henri VII... Mbretëresha Elizabetë I nuk i donte masonët, meqë si femër nuk mund të bëhej anëtare e tyre, por, Xhemsi I, Çarlsi I, Çarlsi II dhe Viljami III ishin masonë… Eduard VII, i cili ishte Mjeshtër i Madh, por edhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore vazhduan lidhjet me masonët. Mbreti Viktor Emanuel III, (si dhe gjyshi i tij), mbreti i Suedisë Gustavi, Petri i Madh etj. Ishin masonë. 14 kryetarët e SHBA, duke filluar nga Xhorxh Uashingtoni, që të dy Roseveltat, Gerald Ford, Harry Truman, Regani e deri te Bushi i vjetër dhe Bushi i ri e Klintoni, ishin masonë... Edhe Vinston Çerçil, Zhak Miterani, Silvio Berlsconi, Menahem Begini, Henry Kisinxher, Gjilasi, Mosha Pijade, Koça Popoviq… ishin masonë. Edhe Mehmet Ali Pasha edhe Qemal Mustafa, i njohur si Kemal Ataturku ishin masonë.… Nga disa shkrime thuhet se masonë ishin edhe Hitleri, Lenini, e Stalini, (diku tjetër thuhet se, nga diktatorët ndërkombëtar, vetëm Stalini dhe Hitleri, nuk ishte mason), Fidel Kastro,Tito, Enver Hoxha, Pol Poti, Sadam Hyseni etj. Ishin masonë. Figurat më të shquara, të të gjitha lëmive, si dhe numri më i madh i shkencëtarëve dhe filozofëve, si Pitagora, (që kishte shpallur veten, gjysmë njeri, gjymë perëndi!), Platoni, Ciceroni, Niche, Shopenhauer, Da Vinçi, Isak Njuton, Teslla, Darvini, Garibaldi, Marksi, Engelsi, Forojdi, Zhan Poll Sartër… Zbuluesi i penicilinës, Aleksandër Flemingu, ishin masonë. Anëtarë të masonerisë franceze (Muratorëve të lirë), që nga ekzistimi i saj, ishin njerëzit më të shquar, jo vetëm enciklopedistët, Monteskjë, Volteri, (për Volterit, diku thuhet se nuk ishte mason), të cilët konsiderohen baballarë shpirtëror të Revolucionit Francez, por edhe të gjithë udhëheqësit e Revolucionit: Mirabi, Dantoni, Mara, Robespieri... të gjithë iluministët, thuhet, ishin masonë. Masonë ishin edhe filozofët e shkrimtarë, si: Franklini, Miraba, Lafajeti, Luj Blana, Renani, Litrea, Pol Bera, Helveciu, Didëro, Viktor Hygoi, Mezmeri, dhe shumë të tjerë.... Shumë ministra dhe sekretar shtetëror, si në kohën e mbretërisë ashtu edhe të Republikës së parë, të dytë, të tretë, të katërt, madje edhe të fundit ishin masonë… Nga oborri mbretëror i Bonaparatëve, gati që të gjithë meshkujt kanë qenë në pozita udhëheqëse të masonerisë… katër (4) vëllezërit e Napoleonit ishin masonë... Masonë ishin edhe Guiseppe Mazzini, Gëte, Balzaku, Kërlezha, Pushkini, Remboa, Bodleri, Oskar Vajld... Si përfundim: (Sipas promasonerisë, por edhe antimasonerisë) masonë ishin: profetë, papë, rabinë, filozofë, shkencëtarë, piktorë, shkrimtarë, poetë, romasierë, dramaturgë, profesorë universitetesh, fizikantë, gjeografë, matematicientë, publicistë, mjekë, pedagogë, gjykatës, zejtarë, farmerë, industrialistë e tregtarë të mëdhenj e të vegjël, etj. Do të ishte tepër, tepër e mërzitshme të jipej lista me të gjithë emrat e masonëve historikë, në gjithë rruzullin tokësor, vetëm nga fillimi i sh.18 e deri më sot, thuhet në një shkrim në internet. Ne Explorere Univers më 23.09) (19.09. në Forumi Shqiptar & Prezantoni veten në forum Faqja 41 – Forumi Shqiptar – W. &. Posto një temë të Re -W
VËREJTJE: Nga përpiluesi (përkthyesi):

Në këtë punim, vetëm shkurtimisht e sipërfaqësisht, nga një matreial mjaftë voluminoz, lidhur me histotirikun e Masonerisë, është marrë diç nga zanafilla, organizimi në lozha dhe ritualet e tyre. Shumë gjëra të diskutueshme as që janë prekur, siç është qëllimi dhe synimi i tyre që janë shumë të kundërta, për të dhën një pasqyrim dhe një konkludim më të plotë, gjë që edhe nuk ka qenë qëllimi ynë. Do ta përfundonim me një konstatim të Emil Çiqit, që u përmend më lart: „Nëse supozojmë se ekzistojnë qëllime të tjera nga këto që paraqitëm, ndërsa refuzojmë ato që zyrtarisht janë paraqitur (vetëzhvillimi etj) si tepër banale, (sidomos në raste kur kemi të bëjmë me politikanë dhe njerëz me pozita të larta) si dhe njohuritë e vërteta okuliste, dhe marrim parasyshë regjistrin vërtet të pabesueshëm të njerëzve që kanë qenë masonë, marr guximin të përfundoj se, përveç asaj që tani më kemi thënë, (ezoterija + rrethi i elitës të shoqërisë) mund të themi, ka të bëjë edhe me povver clubin anëtarët e të cilit ndihmohen reciprokisht për të zënë pozita, përhapjen e kapitalizmit liberal etj. Këtë përfundim nuk do ta zgjëroja për të ndërtuar një teori paranoike konspirative me planet e tyre për të sunduar me botën. Historia ka treguar se në shumë raste vëllezëria masone, shumëherë janë gjetur në anë të kundërta... Duke u bazuar në literaturën e shqyrtuar dhe të dhënat në disponim, si dhe të këtij punimi të shkurtër, përfundimi mund të jetë mjaft i luhatshëm, megjithatë, unë personalisht pak besoj se të gjithë ata njerëz rastësisht kanë qenë masonë, përfundon Emil Çiq.

KREJT NË FUND

Mund të them se unë, në këtë punim, nuk kam paraqitur asgjë prej gjëje timen, asnjë mendim, asnjë ide, por të tëra ose janë përkthyer nga autorët e përmendur, nga një literaturë mjaftë e bollshme ose janë marrë drejtpërdrejt nga interneti, në mes viteve 1996-20006. Është, e qartë se në vitet e fundit, duke iu falëndëruar një vërshimi të shumë librave dhe tekstestev, për masonët kemi informata të bollshme. Mund të jetë e vërtetë ajo që thuhet, se në 50 vitet e fundit, është shkruar më shum se gati për pesë (5) shekuj që nga ekzistimi i tyre, por, mjerisht, më duhet edhe një herë ta përsërisë, në gjuhën shqipe ka fare pak shkrime të kësaj natyre.
Zgjodhi, përktheu dhe përpunoi: Andi Ballshi, në Prishtinë,1996-2007

10 SHOQËRITË SEKRETE MË TË FAMSHME

10 SHOQËRITË SEKRETE MË TË FAMSHME

Teoritë konspirative mbi vëllazëritë e fshehta me anëtarë të famshëm.... Nga “Skull and Bones”, “Illuminati”, Kalorësit Templarë e deri tek “Opus Dei” Shoqëritë sekrete kanë shërbyer gjithnjë si burim kundërshtish duke krijuar mjaft teori konspirative mbi to. Pjesa më e madhe e këtyre teorive pretendojnë se shoqëritë sekrete kanë pak a shumë të njëjtin qëllim, i cili është ai i udhëheqjes së botës. Disa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura dhe vazhdojnë të veprojnë prej më gjatë se një shekulli. Edhe pse anëtarët e shumë prej tyre janë të njohur, ritet dhe ajo çfarë ndodh në takime nuk bëhet asnjëherë publike. Anëtarësimi në këto shoqëri përgjithësisht bëhet me anë të rekomandimit të një anëtari ekzistues. Shoqëritë kërkojnë që anëtarët të kryejnë një betim, sipas të cilit të premtojnë se do mbështesin organizatën, do ruajnë sekretet dhe se do mohojnë anëtarësimin në organizatë...
1. “Skull and Bones”
Një prej shoqërive (Urdherit ab) sekrete më të famshme është ai i “Skull and Bones”. Urdhri i “Skull and Bones” është një shoqëri e Universitetit të Jeilit dhe fillimisht njihej si “Vëllazëria e Vdekjes”. Është një prej shoqërive sekrete studentore më të vjetra në SHBA. Është themeluar në vitin 1832 dhe anëtarësimi është i hapur vetëm për pak njerëz të elitës. Shoqëria përdor rituale me nuanca masonike edhe në ditët e sotme. Anëtarët takohen çdo të enjte dhe të diele në një ndërtesë që e quajnë “Varri”. Sipas Judy Schiff, arkiviste në librarinë e universitetit të Jeilit, emrat e anëtarëve nuk mbaheshin sekret deri në vitet ’70, por ritualet kanë qenë gjithnjë sekret. Dy presidentët Bush kanë qenë anëtarë të kësaj shoqërie, kur studionin në Jeil, si dhe një sërë emrash të tjerë njerëzish të famshëm e të pushtetshëm.
2. Fremasonët
Një tjetër shoqëri sekrete është ajo e lozhës masonike. Lozha e Madhe Masonike u krijua në vitin 1717, kur katër grupe lozhash të vogla u bashkuan. Nivelet e anëtarësimit fillimisht ishin të shkallës së parë dh etë dytë, por në vitin 1750 ato u zgjeruan për të krijuar dhe një shkallë të tretë. Kur një person arrin në gradën e tretë quhet “Master Mason”. Masonët i kryejnë takimet e tyre të rregullta sipas një rituali të caktuar. Kjo përfshin shumë referenca ndaj simboleve arkitekturore, siç është kompasi dhe katrori. Ato i referohen zotit si “Arkitekti i madh i universit”. Masonët përdorin shenja dhe shkëmbim duarsh për të hyrë në takimet e tyre, si dhe për të identifikuar veten ndaj njerëzve të tjerë që mund të jenë masonë. Për t’u bërë mason duhet të rekomandohesh nga një mason tjetër.
3. “Rosicrucian”
Urdhri “Rosicrucian” besohet se ka qenë ideja e një grupi protestantësh gjermanë në vitin 1600, kur u botuan tre dokumente: “Fama Fraternitatis Rosae Crucis”, “Confessio Fraternitatis” dhe “Martesa kimike e Rosenkretuzit kristian anno 1459”. Dokumenti i parë tregon historinë e një alkimisti misterioz, i cili udhëton në pjesë të ndryshme të botës për të përftuar njohuri sekrete. Dokumenti i dytë flet për një vëllazëri sekrete alkimistësh, të cilët po përgatiteshin të ndryshonin faqen politike dhe intelektuale të Evropës. Anëtarët e kësaj vëllazërie pretendojnë se origjina e tyre është më e lashtë se këto dokumente. Sot ka shumë grupe të tilla dhe secili pretendon të ketë lidhje direkte me origjinalin.
4. “Ordo Templis Orientis”
OTO (Urdhri i tempullit të Lindjes) fillimisht u modelua si vëllazëri masone, por në drejtimin e të vetëquajturit “bisha e madhe”, Aleister Crowley, filloi të ndiqte parimet e sistemit të tij fetar të quajtur Thelema. Anëtarësimi është sipas disa shkallëve dhe gjatë këtij procesi përdoren shumë rituale. Kjo vëllazëri, aktualisht ka mbi tre mijë anëtarë në gjithë botën. Vetë Crowley ka krijuar një meshë specifike për vëllazërinë. Rituali kryhet sipas një stili të caktuar dhe për këtë përdoren priftëresha të virgjëra, fëmijë dhe priftërinj. Gjatë meshës thërriten zotat e lashtë egjiptianë, si dhe djalli dhe në një pikë priftëreshat kryejnë një ritual të zhveshur.

5. Urdhri hermetik i agimit të artë
Urdhri i Agimit të Artë është krijuar nga dr. William Robert Woodman, William Wynn Westcott dhe Samuel Liddel MacGregor Mathers. Të tre këta kanë qenë fremasonë dhe anëtarë të shoqërisë “Societas Rosicruciana in Anglia”. Sistemi i besimit të Agimit të Artë vjen më së shumti nga misticizmi kristian, hermeticizmi, besimet e Egjiptit të lashtë, alkimia, teozofia, magjia dhe shkrimet e Rilindjes. William Yeats dhe Aleister Croëly janë dy prej anëtarëve më të famshëm të këtij grupi. Dokumentet themelore të urdhrit njihen si Dokumentet e Koduara. Ato përfshijnë 60 faqe që përmbajnë rite magjike.
6. Kalorësit Templarë
Një tjetër shoqëri sekrete e njohur është ajo e Kalorësve Templarë Kalorësit Templarë janë një degëzim i masonëve dhe nuk kanë lidhje direkte me Kalorësit Templarë origjinalë, një grup ushtarak fetar i formuar në shekullin e 12-të. Anëtarët e kësaj shoqërie nuk pretendojnë lidhje direkte me vëllazërinë mesjetare, thjesht një huazim simbolesh. Për t’u bërë anëtar i këtij grupi, një person duhet të jetë Mjeshtër mason kristian. Kjo organizatë është e veçantë dhe jo thjesht një shkallë e lartë e masonerisë. Urdhrat e huazuar nga shoqëria mesjetare përshkruhen si “urdhra përkujtimorë” ose gradë. Gjithsesi, disa masonë ose jo të tillë, madje dhe anti-masonët insistojnë se disa rite masonike kanë influencë direkte nga templarët.
7. “The Illuminati”
Një lëvizje mendimtarësh të lirë që ishin dega më radikale e Iluminizmit, pasuesit e së cilës morën emrin “Illuminati” u themelua më 1 maj 1776 në Igolstadt (Bavaria e epërme) nga Adam Weishaupt. Edhe pse ishte ilegale, shumë intelektualë me influencë dhe politikanë progresistë e konsideruan veten anëtarë. Fakti se kjo shoqëri nuk kërkonte besimin në një qenie supreme e bëri atë të famshme në mes ateistëve. Ka shumë teori konspirative, sipas të cilave “Illuminati” vepron akoma sot e kësaj dite dhe menaxhon veprimet kryesore të qeverive të botës me dëshirën për të krijuar një qeveri mbarë botërore të bazuar në principe humaniste dhe ateiste.
8. Grupi Bilderberg
Ky grup është pak i ndryshëm nga të tjerët sepse nuk ka anëtarësi zyrtare. Anëtarët e këtij grupi janë njerëz me influencë të madhe, të cilët takohen çdo vit në mënyrë sekrete. Çështjet e diskutuara mbahen sekret. Struktura e takimeve i ngjan një konference dhe zakonisht takimet kryhen në hotele me pesë yje në vende të ndryshme të botës. Pjesëmarrja në takim është vetëm me anë të ftesave. Takimi i parë u krye në vitin 1954 në hotelin “Bilderberg” në Holandë. Edhe pse axhenda dhe lista e pjesëmarrësve është publike, nuk është akoma e qartë nëse këto detaje bëhen të ditura nga vetë grupi apo jo.
9. Paria e Sionit
Pas botimit të librit “Kodi i Da Vinçit” të Dan Brown emri i kësaj shoqërie ka ngjallur shumë kërshëri në mbarë botën. Në fakt, ky grup është krejtësisht fiktiv. Ishte një rreng i krijuar në vitin 1956 nga një pretendent i fronit francez, Pierre Plantard. Letrat ekzistuese që datojnë në vitet ’60 dhe që Plantard, de Cherisey dhe de Sede i kanë shkruar njëri-tjetrit konfirmojnë se të tre ishin përfshirë në këtë rreng, duke përshkruar skemat e mbrojtjes së tyre ndaj kritikave dhe si do të mund ta vazhdonin këtë mashtrim. Pavarësisht kësaj, ka nga ata që besojnë se Paria ekziston dhe funksion edhe në ditët e sotme.
10. “Opus Dei”
“Opus Dei” është një organizatë e kishës Katolike që thekson besimin katolik se jeta e zakonshme është rruga drejt shenjtërisë. Anëtarët e kësaj organizate jetojnë në qendra speciale. Urdhri u themelua në vitin 1928 në Spanjë nga prifti katolik, Josemaria Escriva, me aprovimin a papa Piut XII. Pjesa më e madhe e organizatës prej rreth 87.000 anëtarësh të të dyja gjinive janë njerëz të thjeshtë që drejtohen nga një prelat i zgjedhur nga një mbledhje e përgjithshme e pranuar nga Papa. — "" 23 Janar 2010 13:53 (CET)

Zanafillae Masonerise


Sipas Xhasper Ridlit, në Angli, në Francë, dhe në Evropën e Mesme, në Mesjetë, ka mbisunduar mendimi se muratorët janë ndryshe – dallojnë nga njerëzit tjerë. Ata ishin specialistë muratorë... ishin artizanë thellësisht të respektuar... Në Evropën e Mesme, shumica e popullësisë ishin çifçinj që punonin në pronat e feudalëve, që kurrë nuk ishin larguar nga vendlindja, përfveç ndonjëherë deri në tregun më të afërt... Muratorët udhëtonin në tërë vendin. Andaj ATA ishin ndryshe. Ata ndërtonin me gurë, në fillim ishin të rralla ndërtimet me gurë, vetëm pallatet mbretërore ngriheshin me gurë, dhe ndonjë ndërtim që më parë jepte leje mbreti, si kisha, katedrale, famulli, kështjella apo ndonjë urë me rëndësi.... Në Francë, në mes të viteve 1050-1350 u ndërtuan 80 katedrale, 500 kisha të mëdha dhe shumë famulli Në Angli ndërtimi i katedraleve shpesh zgjaste edhe mbi 100 vjet. Ndërtimi i tyre kërkonte mjaft shumë fuqi punëtore – profesionale dhe jo profesionale (argat). Muratorët ishin punëtorë profesionalë. Ekzistonin dy kategori. Kategoria e parë: “gurgdhendës-murator i thjeshtë” ose “Gurgdhendës i vrazhdë”. Kategoria tjetër quhej “murator fin”, muratorë me profesion të lartë, të cilët latonin dhe zbukuronin fasadet... Këta punonin me gurë të butë kretor-deltinor (Ky lloj guri gjendej në Angli por edhe në vende të tjera të Evropës) dhe quhej “Gur i lirë”, ndërsa muratorët që përpunonin-latonin këtë gur quheshin “muratorët e gurëvë të lirë”, që shpesh shkurtohej në “Muratorë të lirë”. Meqë ishin të njohur për shkathtësitë dhe aftësitë e tyre muratorët ftoheshin nga peshkopët dhe abatët për të ndërtuar katedrale. Merrnin oferta nga viset tjera të Anglisë, Francës dhe Gjermanisë që ta lënin punën dhe të shkonin atje për fitime-mëditje më të larta. Peshkopët dhe abatët dëshironin të pengonin shkuarjen e tyre pa përfunduar punimet, andaj, kushtet e përfundimit të punimeve caktoheshin me kontrata. Shpeshherë me këto kushte, muratorët nuk pajtoheshin, andaj mbreti shfrytëzonte fuqinë dhe autoritetin e vet që t’i detyronte ata që të punonin për të, madje edhe me dhunë barteshin deri në vendpunishte. “Masoneria ka një mendim të lartë, një mburravecëri për vete se ajo është diç e veçantë “ Mu për atë që Zoti i krijoi njerëzit që të jenë mbi të gjitha gjallesat, ashtu i krioi masonët që të jenë mbi të gjithjë njerëzit tjerë. E gjithë kjo ishte një ide e pakuptimët, por masonëve kjo u pëlqente. Meqë besonin atë që dëshironin, lexojmë në librin e përmendur të Xhasper Ridlit. Në periudhën 1555-1700, shkruan Ridli, u bënë ndryshime edhe në masoneri... Sindikatat e muratorëve, të cilat kishin pranuar doktrinën e Kishës katolike, tash nuk ishin më të paligjshme. U krijuan organizata intelektualësh të cilat ishin të gatshme për një tolerancë fetare dhe për miqësi në mes të njerëzve të feve të ndryshme. Mendonin që një besim i thjeshtë në Zotin mund të zëvendësojë doktrinën kundërthënëse fetare. Me gjuhën e asaj kohe “muratorët e pranuar” ose “zotërinjë muratorët”, si quheshin më shpesh në Skotlandë, u zëvendësuan me “muratorët operativ”, më vonë muratorët e pranuar u quajtën “muratorë spekulativ”, por këto shprehje nuk janë shfrytëzuar gjer në vitin 1757. Nuk ka prova të sigurta se si u bën këto ndryshime, ka vetëm supozime dhe skjarime që janë në kundërshtim njëra me tjerën si të vetë masonëve po ashtu të antimasonëve... Ka qenë një traditë e gjatë e shoqatave zejtare që për anëtarë të pranonin edhe njerëz që nuk ishin kurrëfarë zejtarësh. Shoqata e zejtarëve të Londrës (shoqata më e vjetër ishte e endësve, e formuar më 1155), në fillim përbëhej vetëm nga anëtarë të një zejeje të caktuar… Muratorët spekulatorë (në kundërveprim me muratorët e vërtetë, ata “veprues”, në realitet, ishin anëtarë nderi. Me kalimin e kohës dhe me mbizotërimin e “spekuluesve” këto esnafëri punëtorësh u shndërruan në (free masons) vëllazëri të muratorëve të lirë ose të pavarur. Muratorët që punonin me gurë ranorë në Skotlandë ishin më pak të suksesshëm, sa i përket pozitës së priveligjuar (nuk gëzonin privilegje) meqë në Skotlandë nuk kishte gurë të tillë. Në Skotlandë koha e shegertit u shkurtua për të fituar gradën e mjeshtrit murator, andaj ata u përpoqën të përforcojnë pozitën e tyre përmes parullave të cilat i dinin mjeshtrit muratorë, por jo shegertët paraprak. Në kët mënyrë njiheshin mesveti dhe u pamundësonin shegertëve të kryenin punët e tyre. Parulla ishte e njohur si “Besa masone”. Në Skotlandë ishte bërë shprehi të ftoheshin njerëzit me influencë për r’u bërë anëtarë të shoqatës...

Konstitucionet (Kushtetuta) e Andersonit
Siç pamë më lart ekzistojnë shumë rrëfime dhe legjenda mbi zanafillën dhe zhvillimin e masonerisë. Pas themelimit të Lozhës së Madhe të Londrës (1717), sipas urdhërit të Lozhës së Madhe, thekson Xhasper Ridli, në vitin 1723, i mblodhi dhe i publikoi, teologu i njohur, skocezi, z. Xhems Anderson (James Anderson), në librin e tij: “Libri mbi konstitucionet” (diku quhet edhe Kushtetutë e diku Statut). Në Statutin e Andersonit, shkruan: muratori duhet t’i përkulet ligjit të moralit; të lidhet për fenë që përcaktohen shumica: nuk guxon të përziehet në komplote kundër të mirave të vendit; të mos përzihet në politikë dhe religjion, etj... Popovski thotë se Andersoni punoi në këto dokumente plot gjashtë vjet, titulli i të cilave ishte: Detyrat e muratorëve të lirë të nxjera nga arkivët e vjetër, si nga lozhat përtej detit, ashtu dhe nga lozhat angleze, skotlandeze, dhe irlandeze, për nevojat e Lozhës në Londër – për t’i lexuar me rastin e pranimit të vëllezërve të rinj apo kur këtë urdhëron Mjeshtri”. Shihet se Andersoni është bazuar dhe frymëzuar në idetë e Valentin Andresë dhe Jan Komenskit. Këtë e vërtetojnë detyrat që dalin për muratorët e lirë: Muratori i lirë ka për detyrë t’u nështrohet ligjeve të moralit dhe nëse detyrën e vet e kupton mirë, nuk do të jetë i humbur nga Zoti, e as jobesimtar… Secilit anëtarë i lejohet përcaktimi i lirë fetar… Idetë e Komenskit, thekson Popovski, u përkrahën në tërësi, ndërsa pjesë të librit u përshkruan me dorë, u përhapën dorë pas dore. Ja disa frangmente, sipas Popovskit, që janë ruajtur deri më sot: “Drita duhet t’i afrohet gjithë njerëzisë… Nga dezorganizimi e shkatërrimi t’i kthehemi bashkimit, nga gabimet-mashtrimet kah thjeshtësia, nga dhuna kah liria. Të gjithë jetojmë në një vatër. Në Tokë, të gjithëve na ngroh një frymë jetësore. Të gjithë jemi krijuar nga e njëjta materie. Kush mund t’na pengojë që të bashkohemi në një bashkësi, me të njëjtat ligje... Për të arritur këtë duhet t’i kthehemi rrugës së mbretërisë, gjegjesisht dritës hyjnore, paqes dhe sigurimit, rrugës së bashkimit dhe lirisë... Rruga e lirisë kërkon që njerëzimi të hulumtojë, të vlerësojë dhe të bëjë vepra të mira, jo nga shpërblimi apo nga frika, por nga dëshira, vullneti i lirë... Liria është hyjnore të cilën vetë Zoti, sipas shembëlltyrës së tij, ia ka dedikura njeriut...Të gjithë ju që keni në zemër shpëtimin e juaj dhe të familjes suaj, dhe i frikësoheni Zotit, pavarësisht se cilit komb, gjuhe dhe sekti i takoni, të gjithë juve që u janë neveritur mashtrimet njerëzore, të krijojmë një bashkësi e cila di se çka do, çka duhet të gjakojë dhe çka duhet të bëjë…. Ejani ta lidhim një marrëveshje të shenjtë: që të gjithë ne ta kemi parasyshë një qëllim të përbashkët – shpëtimin e njerëzimit. Gjuha, kombësia, sekti, të jenë të parëndësishme... Më 1734 në Filadelfi, Fraklin Benxhiamini, i cili vetëm një vit më parë kishte hyrë në Lozhën Shën Gjoni, në Tun Tavern, publikoi Konstitucionet e Andersoni të viteve 1723, ku shkruante: “Ribotoi Franklini më 5734. Ky vit, sipas Xhems Usherit, teolog nga sh.XVII, ishte viti kur Zoti 4004 vjet para lindjes së Krishtit, krijoi Botën. Masonët mendonin se bota u krijua 4000 vjet para Krishtit, andaj u mor edhe si zanafilla e masonëve, thekson Xhasper Ridli. Edhe Anri i kushton një vend të gjërë Konstitucioneve të Andersonit, dhe ndër të tjera ai shkruan:... 48 faqet e para na njoftojnë me të kaluarën e “Vëllazërisë Masone, që nga koha e Biblës deri në sh. 17”. Në vazhdim përshkruhen Detyrat dhe Zotimet e masonëve; pasojnë rregullat e përgjithshme dhe mënyra se si themelohen lozhat e reja. Në fund libri përmban një numër kengësh masone: Kënga e Mjeshtrit; Kënga e Mbikëqyrësit; Kënga e Kompanionit dhe Kënga e kallfës...Neni I i Konstitucioneve të Andersonit përmban dhe përmbledh filozofinë e tolerancës. Na përkujton, se nëse në të kaluarën masonët në secilin vend ose komb ishin të detyruar ta përfaqësonin religjionin e atij vendi dhe të atij kombi, pavarësisht cili ishte”, tash si më i përshtatshëm konsiderohej religjioni që përfaqësonin shumica” (me çka tregohej njëfar ndërgjegjeje universale.

Masoneria (Muratoret e lire)
LOZHAT, RITET, SHKALLËT, SIMBOLET
Ç’është lozha?
Siç pamë edhe më lartë, shumica e studiuesëve pohojnë se masonët modernë rrjedhin nga masonët operativ të Mesjetës. Ata kudo që janë ftuar kanë ndërtuar monumente të mëdha që edhe sot na mahnitin. Ata tuboheshin në vendpunishte, në ventakimet të quajtura “lozha”. Fjala “Lozhë”, (Anglisht: lodge-lozhë) këtu do të thotë: strehë, kolibe... por edhe barakë prej druri, dhe ishte vendtakim i fshehtë i shoqatave politike ose religjioze. Kolibat, të cilat më vonë i quajtën LOZHA, zakonisht ngriteshin në afërsi të punishteve, ose ngjitas objektit në ndërtim, siç ishin kishat, katedralet, urat etj. Aty i ruanin veglat e punës, ku dhe dhe drekonin... Lozhat në fillim ishin vendstrehime vetëm për mjeshtrit, më vonë aty strehoheshin edhe muratorët gjat kohës së dimërit, dhe përpunonin gurët për ndërtime, ndërsa sot janë Vendtakime të masonëve ku zhvillohet e tërë veprimtaria e tyre dhe merren vendime përkatëse dhe quheshin Llozhat e muratorëve por masoneria moderrne i quajti “lozha masonike”. LOZHAT quhen edhe tempuj, meqë shumë simbole të tyre rrjedhin që nga ndërtimi i Tempuillit të Salomonit në Tokën e shenjtë... Secila lozhë, shkruan Anri, ka “tonin” nuancat me karakter të veçantë, ‘frymën” e vet, por në të gjitha mbisundon fryma shoqërore, vëllazëror… por gjithësesi duke ruajtur identitetin dhe personalitetin e secilit person. Kjo është një pasurim i ndërsjelltë i dallimeve, andaj secili duhet ta ruajë atë formulën e profesorit F. Zhakob (François Jakob): “Më i afërmi im, vëllau im”. Mikpritjen, që e cilëson masonerinë, klimën afektive, toni miqësor dhe vëllazëror e gjejmë në shumë raste konkrete, thekson Anri. Secila lozhë, formalisht, i nënshtrohet Lozhës së Madhe Nacionale, ndërsa të gjitha së bashku janë nën kulmin e Lozhës së Madhe Angleze. Kjo nuk vlen për masonërinë franceze, lozha qëndrore e tyre është Orienti i Madh, të cilën, për shkak të pranimit të ateistëve, por edhe të femrave, nuk e njeh Lozha e Madhe Angleze... Kastriot Myftaraj: (lidhur me lozhat dhe formimin e tyre, ndër të tjera shkruan; Në shekullin XVIII, në Angli, njerëzit hapën shoqatën e tyre sekrete .... duke përfshirë dhe aristokratët, duke krijuar atë që u quajt Grand Lodge of England Lozha e Madhe Angleze an.) e cila ishte në fakt bashkimi i katër llozhave masonike ekzistuese. Kjo ndodhi në Londër, në 24 qershor 1717 dhe mbahet si data e krijimit të masonerisë së lirë (spekulative) moderne. Me Grand Lodge of England, në vitet në vijim u bashkuan pjesa më e madhe e llozhave masonike të Anglisë. Një numër llozhash masonike ekzistuese nuk e pranuan këtë përqëndrim të masonerisë angleze, në një qendër dhe në 1751 krijuan një llozhë të madhe alternative, që e quajtën Antient Grand Lodge of England.... Në 1813 të dy palët u bashkuan me anë të një kompromisi, dhe Antient Grand Lodge of England u shkri tek Grand Lodge of England, që u quajt United Grand Lodge of England, ose siç njihet me akronimin UGLE. Masoneria spekulative moderne në Francë thuhet se ka ardhur nga Anglia, misionarët masonikë të së cilës krijuan në 1731 llozhën e madhe masonike të Parisit që u quajt Grand Orient de France Thuhet se çdo shtet sovran ka të paktën një lozhë të Madhe, si një forum, që përfaqëson dhe qeveris masonerinë në një territor të caktuar gjeografikisht. Lozha e Madhe është Organi më i lartë. Sipas disave edhe në Vatikan veprojnë katër (4) lozha masone. Madje edhe disa zyrtarë të lartë të Vatikanit janë masonë... Në internet, mund të gjejmë edhe këso konstatimesh: edhe shqipatërt kanë lozhat e tyre masone, tash për tash dihen vetëm ato në Amerikë e Kanada! Lozhat kanë edhe kuvendet e tyre. Lozha masone, sipas Anrit, nuk është vend i ndonjë kulti religjioz, ajo nuk është sinagogë, as kishë katolike, as kishë anglikane apo luterane, e as xhami. Andaj lozha vërtet mund të jetë një “Qendër unioni”. Ajo ndryshon nga të gjtha religjionet mu për atë se nuk është religjion në kuptim të drejtë, dhe meqë ajo nuk predikon ateizmin as materializmin, andaj sulmi dhe shkishërimi shumë i ashpër i Kishës, sipas Anrit, nuk është i drejtë, nuk ka asnjë arsye dhe është jashtë çdo kuptimi… Lozhat masone, vazhdon Anri, paraqesin dhe shënjonë njëkohësisht vendin dhe grupin, pra hapësirën dhe njerëzit... Historianët, përfundon Anri, edhe pse me një dyshim të vogël, kanë arritur të konstatojnë një kontinuitet jo vetëm nga lozhat e sh. 18, por edhe të sh. 12 dhe 14. Sipas Simonit, por edhe të tjerëve, në kohën e esnafërive mesjetare, lozha masone ishte një barakë prej druri provizore, ngjitas me murin e ndonjë ndërtese në ndërtim e sipër. Kjo lozhë u ofronte muratorëve mbrojtje nga shiu dhe nga bora, përveç se përbënte një vend takimi. Lozhat moderne kanë në krye të tyre një “Mjeshtër të Përnderuar”. Në këtë kontekst, i “Përnderuari” do të thotë: “thellësisht i respektuar” dhe “Mjeshtër”, që do të thotë “i pajisur me kualifikimet më të mira”. Ndërsa sot lozhat masone shpesh vendosen në ndërtesa madhështore me salla mbledhjesh të gjëra, statuja mermeri dhe mobilie antike. Popovski shkruan se pas miratimit të Konstitucioneve (Statutit), lozhat filluan të “binë” mu si këpurthat pas shiut, si në Angli ashtu në Skotlandë, (në Edinburg u themelua Lozha e Madhe më 1736, në Irlandë – Dablin më 1731), e pastaj edhe në shtetet tjetar të Evropës, në Amerikë, dhe nëpër koloni. Pas reformimit në Agli quheshin Rendi (Riti) i Gjonit, ndërsa në Skotlandë Rendi i Andrejit. Më vonë u paraqietën edhe dallime sipas shkallëve. Lozhat e Gjonit edhe sot kanë tri shkallë-grada, duke ia shtuar edhe shkallën e katërt e cila quhet “Royal Arch” (Rrethi Mbretëror) Disa thonë se themeluesit e parë të lozhave masone ishin protestantët, por që nga 1723, në regjiastrat e lozhave gjendeshin edhe emrat e çifutëve... Në secilën lozhë ekziston altari ku vëhet “Libri i ligjitt të shenjtë” Në Evropë dhe SHBA e Kanadë, gati gjithnjë është Bibla... Thuhet se Lozha masone, ose tempulli mason, është një tepmull që simbolizon gjithësinë, një tërësi që ka strukturën, që mban rend. Rëndom ka formën e një drejtkëndshi në një gjysmërrethi që anon nga lindja. Kjo paraqet tokën, qiellin dhe Arkitektin e Madh të Gjithësisë… Simbolikisht do të thotë largimi i errësirë dhe mbajtja e rendit në botë. Drita jep ditën, njëherit dhe rendin, meqë jep dhe mendimin, kuptimin, idenë, që është paraprijës i të gjitha gjërave... Hapësira e tempullit – lozhës, konsiderohet si hapësirë e shenjtë. Ajo paraqet lidhjen njerëzore me atë mbinjerëzoren…aty kemi pajisjen, veglat e ndryshme të muratorit si kompasin, këndmbatësin, çekanin, libelën, vizoren… Këto vegla zënë një vend të rëndësishëm në lozhë dhe shfrytëzohen në të gjitha ceremonitë masone dhe janë shenjë intelegjencie e njeriut... Lidhur me mobilimin e lozhës, Anri Tur thekson: Dyshemeja me mozaik na përkujton zemërbardhësinë (bujarinë) e atit në qiell i cili tokën ka mbuluar me qilim të mrekullueshëm të përpunaur me mozaik… Ylli flakërues është pika më sublime... Lozha masone, sot nuk është një vend anonim dhe një sallë e zbrazët, por e mobiluar me shumë piktura e sende të tjera. Në plafon shohim kupën e qiellit, një pamje simbolike me yje, në lindje dielli, hëna dhe një trekëndësh të madh, në brendësi është syri; në tokë – dysheme një qilim me disa vegla të muratorëve: kompasi, libela… pastaj shtyllat, litarë të lidhur nyje... Ndërsa sipas Popvskit, mobilimi i lozhës, përbëhet nga qiri, libri – Bibla, vizorja, kompasi... Lozha masone në fillim tubonte zejtarë – ndërtimtarë, ndërsa sot tubon njerëzit të të gjitha profesineve dhe të pozitave të ndryshme. Sot është një vend i takimeve, hulumtimeve, punës të njerëzve të vëllazëruar dhe pajisjeve… nuk është vetëm një vend, hapësirë, tempull, por një tubim i njerëzve të bashkuar. Është një “bashkësi e shpirtërave të kundërt”, thekson Anri. Lozha i nënshtrohet kierakisë së dyfisht, kierakisë së shkallëve (shegerti, kallfa dhe mjeshtri) dhe kierakisë së funksionit. Lozhën e kryeson Mjeshtri i Madh, i cili zgjidhet nga mesi i mjeshtërve, dhe quhet i përnderur –autoritativ. Pranë tij asistojnë dy mbikëqyrës, i pari është i ngarkuar për kompanjonët ndërsa i dyti ushtron-trajnon shegertët. Rëndom të gjithë mjeshtrit janë përgjegjës për ushtrime dhe arsimin e anëtarrëve të masonerisë. Në sh. XVII lozhat masone u bënë të njohura e të popullarizuara, nga rradhët e të ashtuquajturëve mendimtarë të lirë, të deistëve dhe politikanëve progresistë, gjë që ndikojë në përhapjen e ideve përkatësë.... Përfundon Anri Anëtar i lozhës masone mund të jetë edhe ateisti, por jo ateisti i marrë! Këtë e pohojnë edhe Anri, edhe Ridli, por edhe autorë të tjerë.

Ritet dhe Shkallët
Ajo që e karakterizon një sekt është se në të nuk mund të hysh pa kaluar më parë në një ritual stërvitor, citojmë të ketë thënë Karl Xhasperi (Jasperi). Anrit thotë se riti është një akt magjik... fjala vjen nga gjuha latine r i t u s dhe sanskrishtja rta, që tregon ndonjë fuqi kosmike dhe hyjnore… Funksioni i ritualit është të vendosë rend, “këtu dhe tash” por lidhur me atë që ka qenë; rend i cili, pra, jashtë “këtu” dhe “tashit”, që do të thotë që është transcendental në raport me vendin dhe kohën…Sipas Anrit, e disa shkrimeve, ritualet e masonëve, ashtu si edhe te religjionet janë të shumta dhe komplekse dhe se ekzistojnë rite te ndryshme të praktikimit. Ja disa prej tyre: Riti Antik Skocez ose Riti i pastruar skocez, Riti i Jorkut; Riti i emulacionit, Riti Francez (Oriental), Riti Memphis-Misraim, Riti ose Sistemi Suedez, Riti Skotlandez, etj. Shumica e tyre janë të ngjashëm... Riti skocez, (Rite Ecossais), është dega më e vjetër e Masonerisë, i ka fillet që nga shek.14-të, ngaTempullarët që u arratisën në Skotlandë... por, sipas disave prejardhjen e ka nga Franca. Mendohet se e ka themeluar skocezi Shevali Remzi (Chevalier Ramsay). Ky rit, jo vetëm që është më i vjetri, por edhe më popullori, më i përhapuri, i cili njëherit, nga pjesa më e madhe e studiuesve, konsiderohet si "masoneria e vertetë". Emil Çiq shkruan se më 1750 Ramsay aplikoi ritualin e përbër i cili u quajt: Rojal Arç (Royal Arch) - “Rrethi mbretëror”, që sipas disave origjina e tij është e paqartë. Ky rit në fillim ka inkuadruar vetëm tri shkallë të Lozhës së kaltër (të Gjonit), që më vonë është plotësuar. Riti tjetër që quhet Rendi i vjetër dhe i pranuar i masonëve skotlandezë, është themeluar në Amerikë më 1801. Ai përbëhet nga 33 shkallë, secila me emra dhe simbole masonike të veçanta. Ata të 33 shkallëve njëherit janë edhe anëtarë të Këshillit Suprem. Për masonët mbledhjet janë rituale frymëzimi, për të tjerët ato janë asgjë tjetër pos argëtime të parrezikshme dhe marrina... Dihet se Lozha e Madhe e Londrës (Angleze) u themelua më 24 qershor të vitit 1717, ditën e Shën Gjonit... Në lozhat, që i takonin kësaj lozhe, në fillim kishte vetëm një shkallë-gradë – të gjithë vëllezërit ishin të barabartë dhe i takonin një shkalle – Mjeshtër, dhe nga mesi i tyre zgjidhnin eprorin (Kryemjeshtrin) dhe “Rezervistin”. Në disa lozha dalloheshin dy shkallë, njëra quhej “më e lartë”. Por shumë shpejt Lozha e Madhe, përveç shkallës Mjeshtër, futi edhe dy shkallë më të ulëta: shegertin dhe Kallfën. Parparimi – gradimi i tyre bëhej në mënyrë ceremoniale, sipas traditave të vjetra të muratorëve, të cilat edhe sot zbatohen, shkruan Popovski. Ndërsa Ridli, në librin e përmendur, shkruan se kanë ekzistuar shumë shkallë-grada masone. Në fillim ishin vetëm tri. Anëtari i ri pranohej si nxënës muratori-shegert, pastaj përparonte në shkallën e ndihmësit-kallfës, ndërsa në ritualin (ceremoninë) e tretë ngritej në mjeshtër muratori. Pas këtij titulli pasonin tituj të tjerë deri në shkallën 33. (Sipas vërejtjeve të përkthyesit në gj. serbe, z. Ridli, nuk dallon ritet masone nga rendet. Në të vërtetë nuk ekziton shkalla më e lartë se Mjeshtër masoni. Shkallët më të larta kanë qëllimin vetëm të thellojnë dijen masone. Është e vërtet se riti Skocez i ka 33 shkallë, e disa rite të tjera i kanë edhe më shumë... Tri shkallët e para: shegert, kallf dhe mjeshtër, bëjnë pjesë në të ashtuquajturën "Masoneria Blu" (e Gjonit) (nga formohet Lozhat Kombetare), kurse gradat tjera bëjne pjesë në "Masoneria e Gradave të Larta", formojnë Këshillin Suprem të Masonerisë... Sipas Harunit emrat e dhënë shkallëve më të larta në Ritualin Skocez janë titujt që u janë dhënë kalorsëve në rendin e Tempullarëve. Këta tituj përdoren edhe sot... Një mason, që avansohet etapë pas etape përgjatë 33 shkallëve të kierarkisë masonike, mëson kuptimet e reja për çdo simbol në çdo etapë. Në këtë mënyrë, anëtarët zhyten gradualisht në thellësitë e filozofisë masonike. Sipas Popovskit secila shkallë masone ka shenjën e vetë... sa më e lartë që të jetë shkalla aq më të ndërlikuara janë shenjat dhe më vështirë për t’u mësuar. Ja disa shembuj Shenja e parë - toka – shprehet duke përkulur pak kokën, ndërsa me pëllëmbët e dorës së majtë, duke ndarë gishtin e madh, bëjmë një vijë në ballë, nga e majta kah e djathta, përbri vetullës. Shenja e dytë - uji - Dora e djathtë në zemër, përnjëherë lëshohet poshtë. Shenja e tretë - befasia dhe trishtimi. Koka kthehet majtas, duke shikuar në tokë. Pastaj ngriten duart të bashkuara, duke anuar pak nga e majta. Shenja e katërt - vatra - zjarri. Të dhjetë gishtërinjtë të bashkuar me pëllëmbë nga jashtë, mbulohet fytyra. Përgjigja në këtë shenjë jipet duke zgjatur dorën e djathtë në lartësi të shpinës. Shenja e pestë - ngazëllimi Ngritja e syve drejtë qiellit, duke ngritur duart mbi kokë, dora e majtë pak më poshtë, duke u ngritur pak thembrën e majtë, ndërsa me gjurin e majtë formon një kënd më thembrën e majtë. Shenja e gjasht - dielli. Sajohet duke vënë gishtin e madh të dorës së djathtë në syrin e djathtë, ndërsa gishti shrihet sikur të formojë një kënd... Kjo shenjë përfundon duke thënë këto fjalë: “Unë mas distancën me Diellin.Tri shkallët masone, sipas Popovskit, paraqesin tri etapat moshës së njeriut: shkalla e parë – fillestarin, shkalla e dytë – zejtarin dhe shkalla e tretë – Mjeshtrin.

Simbolet
Masoneria është definuar si një institucion inciacioni shpirtëror me ndihmën e simboleve... Simbolet kryesore të masonerisë janë: trekëndshi, kompasi, dhe këndmatësi... ndërsa më i njohuri është kompasi i vendosur mbi trekëndësh. Masonët besojnë se simbolet janë mjet, armë për të kuptuar realitetin kosmik por edhe njerëzor.
Në Enciklopedinë e përgjithshme të entit Leksikografik,1964, thuhet se Masoneria është një lëvizje e organizuar sipas një hierarkieje të ashpër e cila lindi nën kushtet e një qytetërimi liberal. Në fillim ishte e lidhur me traditat e shoqatave të muratorëve, nga e morën edhe emrin dhe simbolet e tyre (kompasin dhe këndëmatësin). Aktet rituale i morën nga religjionet dhe kultet e ndryshme orientale, nga legjendat dhe mitet e tyre. Ndonëse detyrat programore dhe qëllim i tyre themelor ishte „fisnikërimi i moralit“, edhe pse në fillim përfaqësonte ide progresive, të një qytetërimi liberal dhe antiklerikal, kjo lëvizje reformatore u bë gjithnjë e më shumë një bashkësi ekskluzive për të ndihmuar reciprokisht pjestarët e shoqërisë së të pasurëve dhe të atyre me „prestigj“ nga mesi i aristokracisë dhe borgjezisë së lartë“. Sipas Anrit masoni jeton në botën e simboleve. Disa simbole kanë prejardhje kosmike, si yjet, dielli, hëna etj. Të tjerat rrjedhin nga profesioni-zeja e muratorit: veglat, si kompasi, busulla, këndmatësi, vizorja e disa nga tradita kalorësiake-tempullarët... Thuhet se kjo organizatë është definuar si një institucion inciacioni shpirtëror me ndihmën e simboleve... Masonët, pavarësisht se cilin rit aplikojnë, cilës lozhë i takojnë, janë ngusht lidhur me simbolizminin. Sipas Simonit, për të evituar ndërhyrje të padrejta, muratorët disponojnë një farë numri simbolesh, shenjash dhe fjalësh, të njohura vetëm për ta. Nëpëmjet këtyre simboleve ata njiheshin edhe gjatë frekuentimeve dhe udhëtimeve të gjata përmes Evropës... Fjalët, fjalëkalimet, shenjat -simbolet dhe prekjet u ndihmonin muratorëve që të “njiheshin” nëpër punishte të ndryshme në Evropën mesjetare... Sipas Harunit, nga simbolet më të njohura të Masonerisë është kompasi i vendosur mbi trekëndësh. Masonët thonë se ky simbol paraqet konceptin e shkencës, rregullin gjeometrik dhe mendimin racional, por Haruni thotë se kompasi dhe trekëndëshi kanë krejtësisht kuptim tjetër. Këtë e shpjegon me mendimin e Albert Pike, i cili thotë:Trekëndëshi është simbol natyral i tokës... Kompasi dhe trekëndëshi, janë simbole të paganizmit arian dhe datojnë që nga Egjipti i vjetër... Edhe Hëna dhe dielli, janë simbole të rëndësishme në llozhat masone, dhe nuk është asgjë tjetër përpos reflektim i besimeve të kota të shoqërive të lashta pagane që adhuronin hënën dhe diellin, përfundon Harun. Popovski, shkruan se trekëndëshi i artë, është simbol i parimeve hyjnore dhe shpirtit të përkryer... në njëfar mënyre trekëndëshi është edhe shenjë mbrojtëse e vëllazërisë... Simbole masone hasim gati çdokund: në rrugë, në hyrje dhe brendi të ndërtesave. Aty zakonisht shihen këto simbole: Piramida dhe syri sipër piramides, ylli i Davidit, Shtylla e Dyfishtë, Obeliskët. Simbolet tjera: metri, dalta, mistria, vizorja, çekani, (çekiçi i argjendtë); vula e Salomonit, lavjerësi, niveluesi dhe tabela, akacia, bagreni, murrizi dhe shumë simbole të tjera... Domethënia e simboleve masone është e dukshme, kuptimplote, p.sh. çekiçi tregon rëndësinë e vetëkontrollës e të disiplinës, dhe forcën e mendjes... Këndmatësi konsiderohet simbol i saktësisë, drejtësisë mu për këtë ai është i rëndësishëm për Mjeshtrin... Këndi simbolizon gjërat në tokë por edhe nderin, karakterin, dashurinë e vërtetë dhe mënyrën se si duhet të sillemi ndaj rrethit që na rrethon… Kompasi – rrumbullaksimi i dëshirave dhe ulja e pasioneve të masonëve... por simbolizon edhe shpirtin... matë dhe vizaton sipas Ligjit të Moralit... gjërat shpirtërore, rëndësinë e jetës së mirë shpirtërore... Veglat si: “shpatla” – mëson mjeshtrin – masonin të çimentojë dashurinë vëllazërore. Sqepari simbol i punës, dalta tregon përparim arsimorë... metri tregon ditën prej 24 orësh që duhet shpenzuar për punë, për lutje dhe freskim e pushim. Segmenti – vija e drejtë, moralitetin dhe drejtësinë (ky lloj rekuiziti nuk ekziston sot te masonët amerikanë). Lapsi – fjala dhe vepra e masonit janë shkruar nga Arkitekti Suprem. Libri i hapur – pikëllimin për shkak të kalimit të kohës. Shkronja "G" paraqet gjeometrinë... Dhëmbi i thyer simbolizon brishtësinë e njeriut. Ora rënore na tregon kohën që gjithnjë rrjedh... pra na tërheq vërejtjen se koha është duke rrjedhur dhe nuk guzojmë t’i lëm punë për më vonë… Përparësja si dhe dorëzat e bardha janë simbol i pastërtisë, dhe dëshmojnë se mjeshtri nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Hiram Abifit. Tri dritat e mëdha janë: Bibla, katrori dhe rrethi -(Ndërsa sipas Anrit, Bibla, këndmatësi dhe kompasi). Bibla, sipas Popovskit, është simbol i dëshirës së Zotit dhe është në shërbim të Zotit, Vizorja – kontrata simbolizon mjeshtrinë e qeverisjes masone. Toka simbolizon pushtet; ajri-mençurinë; zjarri-pasionet dhe uji-emocionet... Akacia: simpati e pavdekshmëri meqë gjithnjë është e gjelbër por edhe ruan fshehtësinë. Dy shtylla – J dhe B: shtyllat tradicionale në hyrje që nga tempulli i Salomonit, shënojnë: bashkim, paqe dhe lumturi. Simbolet shërbejnë edhe për të dalluar dhe njohur “sivllaun” në mesin e të panjohurëve, e me qëllim të përcaktimit të pozitës së shkallës së tij, dhe përdorën tri mënyra: shenja për pamje; fjala për veshë dhe kontakti për prekje.

Piramida dhe syri sipër piramides
Dan Braun, në romanin Engjëj dhe djaj thekson se piramida, është një simbol i fshehtë, që paraqet prirjen drejtë lartësisë, drejt burimit të dritës. Syri brenda trekëndëshit është një simbol që çdoherë gjendet në llozhat masonike dhe në të gjitha publikimet masonike... tregon aftësitë e të përndriturve për të parë gjithçka e kudo... pra simbolizon syrin e zotit... Disa thonë se piramida me nje sy është simboli kryesor i illuminatit-masonerisë, i huazuar nga Egjypti i Lashte, dhe se është simboli i Horusit, perendia e Diellit, qe simbolizon ndriçimin, illuminiminizmin. Sipas Darius-it “Syri" nuk eshte thjesht shqisa fizike e te parit, por syri i mendjes dhe i shpirtit. Ky Sy në besimin Hindu quhet si "syri i trete" i mendjemprehtësisë, Syri i Osirisit në Egjyptin e Lashtë dhe Syri që Sheh çdo gjë... Ylli gjashtëcepësh, i njohur si Ylli i Davudit, simbol i çifutëve, sipas Harunit, origjinën e ka në Egjiptin e vjetër... Pesë shqisat: themeli i të gjitha diturive – veshi me të cilin thithim zërin dhe përjetojmë kënaqësinë muzikore dhe me të cilin mund t’u ikim shumë pakënaqësive. Sytë – me ndihmën e të cilëve dallojmë objektete, formën, ngjyrën, lëvizjen. Ndijimi (prekja) – shqisa më univesiale. (Këto tri shqisa janë më të rëndësishmet të masonët; të shihen shenjat, të dëgjohen zërat dhe të ndjehen prekjet). Dy shqisat tjera janë: shqisa e shijes, dhe të nuhaturit (erës).

MASONERIA-SHQIPETARE

-Masonet jane grupe sekrete ku adhurohen kultet asiriane apo sumeriane te koheve te egjiptit te vjeter. Ata kane simbolet e tyre, te cilat i kane huazuar me se shumti nga babilonia e vjeter, nga periudha e faraoneve apo dhe nga tradita judeo-kristiane dhe muslimane. Pra nje mish-mash kultesh, simbolesh dhe idhujsh. Zotin e quajne THE Master of the Univers apo Mjeshtrii Universit. Anetare te tyre jane si te themi njerez qe pretendojne se jane muslimane, kristiane, apo dhe te ndonje feje tjeter. Anetaret kane detyrim absolut te heshtin per ato qe ben THE GRAND MASTER apo mjeshtri i madh i cdo lozhe, apo si te themi kryetari, qofte kjo dhe ne kundershtim me ligjet morale, fetare apo ligjet e kushtetutave ku jetojne. Nese del nga Urdhri, denohesh me vdekje dhe vritesh. Kete fat pati bankieri i madh i vatikanit ne vitin Roberto Calvi, i cili u gjet i varur ne nje ure ne Angli (Ura ishte simbol i masoneve). 
Megjithate ata bashkpunojne me shume llozha te tjera te njejta ne plane dhe kulte: Si psh: klani Illuminati. Me keta te fundit ata ne shek. XVI-XIX u bene aktiviste te papare me idete ilumniste te perhapura ne Europe, per pavaresine nga kisha dhe dhenies perparesi llogjikes dhe shkences. Lindja e tyre dhe evolimi i tyre ka ardhur ne shume etapa porse hov te madh ideve te tyre i dha persekutimi qe i behej aso kohe shkencetareve nga kisha. Llozhat jane shume te perhapura ne vendet e Europes dhe ne Usa. Historia e tyre eshte shume interesante, sepse ne ato kohe anetare ne keto llozha kane qene nga shkencetaret me te medhenj ne Bote, bankieret me te medhenj dhe gati shumica e familjeve mbreterore. Kjo tradite vazhdon sot e kesaj dite. Njihen per shume komplote te medha politiko-ekonomike dhe per vrasje te papara. Momentalisht jam ne lexim te historise se tyre, liber qe shpresoj ne te ardhmen te botohet.Tashme ata kane hapur edhe degen e tyre ne tirane! 


trebeshina thote-
Meqenese tema qe une hapa tek teologjia eshte mbyllur une po i postoje dhe nje here ato qe kam shkruajtur atje, pa dashur qe t'ju merzis me lexime te kota: 

Egziston masonizmi ne shqiperi?. 
A ka qene Enver Hoxha mason?
A eshte Edi Rama mason?
Po leshoje kete pyetje dhe me pas do t'ju sjelle fakte mbi kete organizate te fshehte e cila ka nje ndikim shume te fuqishem ne boten e sotme. 
pse shkruajta me siper se z.Hoxha ka qene mason?
Sepse gjate gjithe veprimtarise se tij si drejtues i vendit ai ka zbatuar me perpikmeri programin e tyre i cili mbeshtetet ne tezat e udheheqesit shpirteror Adam Weishaupt si me poshte:
1 - Shkatërrimi i të gjitha qeverive paqedashëse.
2 - Heqja e trashëgimisë.
3 - Zhdukja e pronës private.
4 - Zhdukja e patriotizmit.
5 - Zhdukja e familjes.
6 - Heqja e fesë.
7 - Krijimi i një Qeverie botërore.
Kete teori e perqafuan udheheqesit shpirteror te Hoxhes, Marksi dhe Engelsite cilet ishin pasuesit e Weishauptit.
Kjo teori njeh si date te saj te themelimit 1 Maj 1776.
1 Maj ishte ngritur ne kult nga Hoxha si dite e demonstrimit te punetoreve te cilet kerkonin vendosjen e nje rendi te ri boteror.
Ai glorifikonte simbolet masone, si syri qe shikon cdo gje.
Po tju kujtohet pllakati qe mbushte ane e kend shqiperine ku ishin te nderthurur me njeri tjetrin nje shqiponje dhe nje njeri ku syri i njeriut ishte i perbashket me syrin e shqiponjes dhe shoqerohej me shprehjen "vigjilence ..." 
Gjithashtu ylli me pese cepa simboli i satanisteve u be mbizoterues kudo.
Ai shqiponjes me dy koka qe ishte ne flamurin tone kombetar ( e cila gjithashtu eshte nje simbol mason) i bashkengjiti dhe yllin me pese cepa ne krye te saj.(vazhdon)



trebeshina thote-Sot kam gjatur nje fotografi te varrit te nje emigranti te vjeter shqiptar me banim ne USA i cili ka vdekur ne vitin 1925. Ka qene pjestar ne ushtrine amerikane gjate luftes se pare boterore. Ne fotografine e varrit te tij ne krahun e majte siper emrit kishte te gdhendur stemen e masoneve kompast dhe vizore.
Per te interesuarit do mundohem ta beje copy paste,. Emri i tij ishte Islam Cato (Ilam Chato). Kishte dhe nje vule ku rreth e qark shkruhej emri i tij Islam Zenel Cato, dhe ne mes te vules ishte ylli 6 cepesh.
Origjina e ketij emigranti ishte nga Maleshova Permet.


LIR111 thote-Ne USA eshte botuar nje pjese e vogel e nje DITARI (te vjedhur) te nje masoni me grade 33 (zhduket shpejt nga qarkullimi)

interesante ishte nje pjese ku flitej per "GODITJET E ZOTIT"

cilesoheshin goditje (hakmarrje)te ZOTIT:
(me sa me kujtohet)
- Renia e BABILONISE
- Renia e Perandorise Romake
- Renia e Perandorise Bizantine
- Renia e Perandorise Otomane
- Renia e bllokut komunist
- Permbytja e TITANIKUT
- Goditja dhe shembja e kullave binjake ne manhaten
- Vdekja e tre aktoreve qe kane luajtur (te njejtin rol) ne filmin SUPERMAN etj,etj,,,,,,,,,,,

ne pergjithsi flitej per luften qe kabere,ben dhe do te beje LUCIFERI kunder krijuesit ZOTIT 


kete me ka ik petlla per ta bere:

celjanfr thote-Termi MASONET mberrin qe nga thellesia e te pakten tre shekujve nga Skocia, ndersa tani ka me dhjetera organizata e grupe okulte qe kane patur Masonet e Lire si frymezues apo baze te ideologjise dhe riteve.
Ja disa prej tyre:

Feja anti-krisht Thelema(e ashtuquajtura Bisha e Madhe 666)

Shoqata okulte Martiniste

O.T.O(Ordo Templi Orientis - shoqate okulte satanike gjermane)

Shoqata Theosofikale( qe pretendon se zoteron doktrinen sekrete qe do ta coje njerezimin drejt nje race mbinjerezore)

Trusti Lucis (dikur Luciferi)

Wiccan (shtrigeria e bardhe)

"Cdo vend masonik eshte nje tempull fetar ndersa mesimet e tij jane instruksione fetare".
Albert Pajk, Grada e 33-te.


Shumica e Masoneve sot nuk kane ndonje ide per domethenien e ritualeve dhe simboleve te tyre.Sigurishte qe keta nuk mund ti quash njerez te keqij.Shume prej tyre jane filantropiste te medhenj qe ndihmojne komunitetet e tyre.Per fillestaret nuk eshte e nevojshme qe te ngjiten me lart se grada e trete e mjeshterise Mason.Ata e dine se ka edhe 30 grade te tjera nese deshirojne te ngjiten dhe kjo kerkon vite.Per ta eshte mire qe nuk vazhdojne.
"Gradat Blu jane oborri i portes se Tempullit.Pjese simbolesh qe shfaqen ketu si fillim, por qellimi nuk eshte qe ato te kuptohen por te imagjinohet sikur ato kuptohen,Princat e Masonerise" (Grada 32 dhe 33).

Gjenerali Albert Pajk i shkroi keto fjale ne nej punim te quajtur "Morali dhe dogma ne Ritin e pranuar skocez" me 1871.Ne ate kohe ai ishte komandand i larte i keshillit suprem te ritit skocez ne Uashington.Libri konsiderohet i respektueshem nga te gjitha grupet okulte rreth e qark globit, por shumica e Masoneve nuk e kane lexuar ate, e aq me pak ta kene kuptuar.Nese do ta kishin kuptuar, ka shume mundesi qe ta kishin braktisur vellazerine.Libri sqaron origjinen okulte te simboleve dhe ritualeve te Masoneve te lire.Libri jeo shpjegime te hollesishme edhhe per gradat e organizates dhe thote se mjaft Masone pretendojne se mbajne grada me te larta se vete shefi i tyre i cili, nese zgjidhet me nje ceremoni solemne, mban me se shumti graden e 32-te.



"Masoneria eshte nje kerkim per driten.Ky kerkim na kthen mbrapa te Kabala.Te ky liber i lashte dhe pak i kuptuar, e pafundmja gjen burimin e shume doktrinave dhe ajo here pas here mund te vije perte kuptuar filozofet Hermetike, Alkimistet, gjithe Mendimtaret anti-papale te Mesjetes si dhe Emanuel Suedenburg".



"Masoneria, pasuese e Mistereve (Babel,Mitra,Tumuz,Vhika etj) ende ndjek mesimet e lashta, ajo paraqet nje imazh te papersosur te shkelqimit te tyre, rrenojat e madheshtise se tyre".


Gradat Masonike




Struktura e tyre




Tani me ne fund dollari i famshem, shikoni me kujdes cdo simbol, por edhe vete washingtonin, presidentin e pare te SHBA i cili ishte mason, pse mendoni se shumica e lidereve boteror ishin pjesetar te kesaj vllazerie, e cila pretendon se ruan sekretin e madhe, disa thone se sekreti ka te bej me mbrojtjen nga kisha katolikeve te pjesetareve te familjes se jezu krishtit nga nazaret, ju si mendoni?




Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...