Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/01/06

Shqiptarët, një emër me peshë të madhe në Turqi

Nga Dr. Laurant BICAJ

“Nga 27 kombet që jetonin në Perandorinë Osmane, në krye të tyre dhe me statusin më të lartë (qëndronin mbi turqit e të tjerët) ishin shqiptarët.

Ata quheshin kombi “nexhip”, që do të thotë kombi “fisnik”. Këtë vend e këtë status e kanë dhe e ruajnë edhe sot shqiptarët e Turqisë…

Lagjë  Arnaut në Stamboll(Arnavutkoy)



Shqiptarët i gjen kudo në tërë poret e jetës turke, sidomos në poste drejtuese e komanduese si në aparatin shtetëror, në ushtri, në polici, në ekonomi, industri e tregti, në arsim dhe kulturë dhe ata gëzojnë respektin e mbarë popullsisë. Të përmendësh emrin shqiptar në Turqi, si dje dhe sot, është sikur të përmendësh një emër të shquar, të nderuar, me reputacionin më të mirë që mund të bëhet.

Në tërë shtresat e popullsisë, pavarësisht nga niveli shoqëror apo raca dhe në gjithë popullsinë e Republikës Turke, s’ka rëndësi përbërja etnike e saj, të thuash “arnaut” domethënë të kujtosh një emër me peshë të madhe, njerëzore që gëzon një respekt jo të zakonshëm. Nuk duam të zgjatemi në këtë pikë se do të shkonte gjatë ky shkrim.

Boshllëkun e mbushën çamët

Popullsia rume e Kajserit, e Konjës apo dhe e qyteteve e fshatrave të tjera të Anadollit Qendror me marrëveshjen e Lozanës u vu në rrugën e ikjes drejt Greqisë. Boshllëkun e tyre e mbushën çamët e Çamërisë dhe shqiptarët e Maqedonisë “greke” deri në qytetin e Mersinit në bregdetin e Mesdheut. Nga këto vise është shkrimtari, poeti e dramaturgu i njohur turk me origjinë shqiptare Nexhati Xhumali prej Follorine, që vdiq tani së voni, pas viteve 2000, në Turqi.

Viset e Jozgatit kanë të ardhur më shumë çamë kurse Kajseri, Konja, Nigde dhe Haxhi Bektashi etj., kanë shqiptarë nga Kosova, më pak nga Maqedonia, po diku dhe shqiptarë të ardhur herët nga Shqipëria, kryesisht nga jugu i saj. Diku fare pranë qytetit të Haxhi Bektashit janë dy fshatra shqiptare, ku ende edhe sot flitet shqip, siç na kanë bërë të ditur dëshmitarë okularë.

Shqiptarë nga tërë trevat e Ballkanit

Së pesti, kemi Rajonin e Adanasë apo të Juglindjes me qytete të tilla si Adana, Mersin, Iskenderun etj., që shtrihet kryesisht në një nga fushat më pjellore të Turqisë, të Çukurovës nën malet Toros, vargmale që përshkojnë tej për tej Anadollin. Aty gjen shqiptarë nga tërë trevat e Ballkanit, të trojeve etnike shqiptare, po edhe çamë. Autori i këtyre rreshtave ka takuar në një qytet të vogël, Dortjoll, të përfshirë në qarkun Osmanije, afër Iskenderunit, çamë të Pargës dhe të zonës së Igumenicës.

Në këto anë janë dy fshatra me shqiptarë të Kosovës, të dëgjuar në tërë Turqinë si Naxhar i Madh dhe Naxhar i Vogël, ku flitet sot e gjithë ditën shqip, të dy bashkë, me disa mijëra banorë. Këto emra të vjetër të këtyre fshatrave sot janë ndërruar, po shqipja vazhdon të dëgjohet edhe në këto anë të Anadollit. Çudia e autorit ishte, kur mësoi për ekzistencën e një a dy fshatrave shqiptare pranë kufirit me Sirinë, në zonën e qytetit Antakja apo provincës Hataj, siç thuhet ndryshe, e cila dihet hyri në përbërje të Republikës Turke me referendumin e vitit 1938.

Shqipfolës të çartur

Së gjashti kemi rajonin e Detit të Zi, apo Karadenizit (siç i thonë turqisht), kryesisht me qytetet e Samsunit, Amasjas, Sivasit, Bafrës po dhe të Sinopit e të Çankërë… Këtu ka kryesisht shqiptarë të ardhur në vitet 1877-78 nga qyteti dhe rajoni shqiptar i Nishit apo siç thirrej dikur Sanxhaku i Nishit, sot i mbetur nën Serbi. Janë me dhjetra mijëra, mos them qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në fshatra me masa kompakte si dhe në ndonjë qytet si Bafra, që mund të quhet pa frikë qytet shqiptar.

Janë për t’u përmendur shqiptarët e qytetit të Tokatit e të rrethinës së tij. Të gjithë ata që shisnin simite rrugëve të Stambollit me karroca ambulante ishin nga këto anë dhe kudo midis tyre ata flisnin shqip. Ata ishin shqipfolës të çartur, ndonëse disa breza kishin lindur e rritur në Turqi dhe në fshatrat e tyre flitej shqipja e patrazuar. Kur vinin në Stamboll në punën e tyre si simiteshitës atëherë fillonin të mësonin turqisht. Shqiptarë të çuditshëm, asht i pandryshueshëm i tokës arbëreshe. Të përkulem në gjunjë dhe të falem ty, o gen i tokës mëmë, që di të mbijetosh dhe i pashkolluar, siç ke mbijetuar në shekujt vrastarë e të pamëshirshëm e në kohërat “njerkë” për Shqipërinë e kombin shqiptar!

Shqiptarët e Nishit, një kapitull i veçantë i mbijetesës së racës shqiptare

Shqiptarët e këtyre anëve jetojnë në një gjeografi që përfshin qytetin e madh bregdetar të Samsunit, kryeqendër e Vilajetit me të njëjtin emër me mbi një milion banorë, në Sivas, në Amasja e Tokat po edhe në Sinop e Çankere. I gjen ata dhe në qytetet e Bollusë e të Zonguldakut si qendër minerare e metalurgjike e vendit, në Kastamonu etj. Fusha e Samsunit, ku rritet sidomos duhani e deri poshtë në thellësi të Anadollit zbukurohet edhe me qeleshet, plisat shqiptarë.

Sado që ka kaluar gati një shekull e gjysmë nga dëbimi i tyre prej trojeve amtare, shqipja ruhet edhe në këto anë në thellësi të Turqisë. Këta shqiptarë të Nishit përbëjnë një kapitull të veçantë të mbijetesës së racës shqiptare në këto anë. Një autor i Kosovës u ka kushtuar një monografi të tërë këtyre shqiptarëve me trup si lisat e bjeshkëve të tokës arbnore dhe me pasuri shpirtërore të jashtëzakonshme, palcë e shqiptarizmit që bartën kudo që shkuan genin e shqiptarit. Ata i dhanë emrit shqiptar përmasa dhe vend të veçantë, që s’guxon ta zërë kush në Republikën e Turqisë. Nderim e respekt të pamatë këtyre burrave të kombit shqiptar dhe nënave shqiptare që janë krenare për emrin shqiptar e për nënën Shqipëri!

Nishi dhe nishjotët kosovarë nuk vdesin kurrë! Ndaj detyrë e dy shteteve shqiptare është studimi i jetës dhe veprimtarisë së këtyre shqiptarëve të “harruar” të Samsunit, nxjerrja në dritë e tyre, ruajtja e gjuhës shqipe dhe përpjekja për moszhbërjen e tyre, duke ngritur qendra kulturore shqiptare, duke hapur panaire libri, duke dërguar grupe artistike-folklorike etj. Janë me qindra fshatra që gjallojnë shqip e si shqiptarë!

Rajoni i shtatë i llazëve

Së shtati: Rajoni i popullsisë llaze. Në të përfshihet zona e lindjes së Detit të Zi e banuar nga një popullsi që quhen llazë, në qytete të tilla si Trabzon, Artvin po dhe Ordu e Giresun. Pra, rajoni i shtatë i llazëve në një kuptim të kujton apo ngjet me rivierën shqiptare të Himarë – Sarandës. Aty ke dhe detin e kaltër dhe malin dhe fushën pranë e pranë njëra-tjetrës.

Kjo popullsi është shumë e afërt në tradita, zakone, konstitucionin shpirtëror me shqiptarët, aq sa dikush prej shqiptarëve apo dhe llazëve thotë se këto dy kombe janë “djem xhaxhallarësh”, “kushërinj”. Këto i kam dëgjuar në rajonin e Stambollit, të Zejtinburnusë, një nga më të mëdhenjtë, më të industrializuar dhe me më përspektivë të qytetit të stërmadh, gjysma e të cilit banohet kryesisht me shqiptarë të Maqedonisë e gjysma nga llazë të Detit të Zi.

Gjaku s’bëhet ujë

Duke dëgjuar turqishten e të dy palëve, që nuk i shpëton akcentit të gjuhëve përkatëse, të duket sikur po dëgjon turqishten e Prizrenit të Kosovës, të konservuar nga osmanishtja, turqishtja e vjetër, sidomos me theksimin e germës xh (c) dhe eliminimin në shqiptim të rrokjeve të fundit për shembull të formës së kohës së ardhshme: “do të vij“ – “gelexhehim – gelexhem”. Koha kërkon dhe kushtet janë krijuar, me botimet gjithnjë e më të shumta edhe në këtë gjuhë, pak të lëvruar siç është gjuha llaze – llazishtja – të bëhen nga gjuhëtarët tanë studime krahasuese e pse jo dhe gramatika e fjalorë në të dy gjuhët.

Atëherë do të dalë në shesh se sa të afërt me njëri- tjetrin janë këta dy popuj, që në Turqi i konsiderojnë si “kushërinj” dhe sa përkime e gjëra të përbashkëta e bile të njëjta ka në gjuhët e tyre, në veshjen e tyre, në traditat, zakonet, në historinë e tyre. A ka shqiptarë të vajtur në Trabzon, Artvin, Hopa e qytete të tjera më të vogla llaze? Ka, relativisht pak, si në historinë e largët e të afërt si dhe sot.

Gjithmonë janë shkrirë e bërë njësh me popullsinë vendase llaze, janë martuar aty e përthithur nga mjedisi llaz. “Kan çeker” – “tërheq gjaku”, thonë turqit e në këtë rast kjo vlen midis shqiptarëve dhe llazëve. Ngjasin në fjalët e urta, në shakatë e tyre e në se nuk ngjasin! Nuk mund t’i shpjegosh kollaj këto përngjasime kaq të mëdha.

Kërkojnë studime të posaçme që unë kam bindjen që koha do t’i sjellë, bile më shpejt se sa mund të mendohet. Llazët, gjaku ynë pellazg nuk mund të zhduket kurrë!!! Zoti e ka ruajtur deri në ditët tona! Dhuratë e papërsëritshme! “Kan çeker”, po po “kan çeker”. Gjaku s’bëhet ujë po dhe n’u bëftë s’pihet… Me llazët është marrë, sidomos me gjuhën e tyre një shkencëtar, një gjuhëtar i shquar i ish- Bashkimit Sovjetik, N. Mari, i cili kritikohet direkt nga Stalini, në veprën e tij “Marksizmi dhe çështjet e gjuhësisë”.

Së teti, rajoni i fundit kurd. Ky përfshin viset e Anadollit të brendshëm lindor me kryeqendër qytetin e madh të Dijarbakërit (ose Dijarbeqirit) me qytete të tjerë si Gaziantep, Marash, Urfa, Malatia, Tunxheli, Elazig, Van, Mush, Siirt etj. të banuar kryesisht nga kurdët po dhe turqit.

Rajoni kurd dhe ai llaz nga pikëpamja që po flasim d.m.th. për vendndodhjen e shqiptarëve, janë dy rajonet më pak të rëndësishëm. Këtu në këtë zonë ka shqiptarë të turqizuar të sjellë në kohën e Ataturkut që janë nga ish Vilajeti i Selanikut apo dhe Gjiriti, siç i thonë turqit ishullit të Kretës në Detin Mesdhe.

Për shembull, autori i këtyre radhëve, i ka njohur të tillë “shqiptarë selaniklinj”, të vendosur në rrethinat e qytetit Elazig, me tradita, zakone etj. si shqiptarët e krejt Toskërisë. Vetëm ishte bjerë gjuha shqipe në brezat e rinj. Sigurisht nga pikëpamja sasiore në pjesën e Dijarbakërit, sidomos nëpër qytete, (Ataturku i vendosi këta emigrantë nëpër fshatra, u dha tokë, shtëpi, gjë të gjallë e katandi) numri i shqiptarëve është shumë më i madh se në brigjet e Detit të Zi.

Urë e fuqishme jo thjesht miqësie, por vëllazërie

Do t’i mbyllja këto rreshta duke iu drejtuar dy shqiptarëve në Turqi, njërit nga Dibra e tjetrit nga Kosova, nga Prizreni. I pari është filozof i mirënjohur në Turqi, Riza Tefik Dibrani, i cili shkruan se “kombi fisnik shqiptar i ka dhënë Perandorisë Osmane e më pas Republikës së Turqisë me dhjetra e qindra njerëz të mëdhenj që lartësuan emrin e Turqisë në Europë dhe në botë, përfshi këtu një Hoxha Tahsin, një Shemsedin Sami Frashëri e të tjerë”.

Së dyti, është shqiptari i Prizrenit e miku im, atdhetari i shquar Ibrahim Ikiz (Binaku) që dhe fëmijëve të vajzës së vet ua vuri emrat Naim e Besa. Ai më ka treguar se “nga 27 kombet që jetonin në Perandorinë Osmane, në krye të tyre dhe me statusin më të lartë (qëndronin mbi turqit e të tjerët) ishin shqiptarët. Ata quheshin kombi “nexhip”, që do të thotë kombi “fisnik”. Këtë vend e këtë status e kanë dhe e ruajnë edhe sot shqiptarët e Turqisë…

Autori i këtyre radhëve, duke menduar të ardhmen, ka bindjen e patundur dhe koha ka për ta treguar e vërtetuar, edhe historia ka për ta shkruar se shqiptarët e Turqisë janë një potencial i jashtëzakonshëm sasior (përbëjnë numrin më të madh të shqiptarëve në botë) dhe cilësor dhe si të tillë kanë një mision fisnik të trefishtë (ndonjë segment i të cilit vjen natyrshëm nga shekujt), së pari, të kontribuojnë maksimalisht për vendin ku jetojnë e punojnë, Turqinë; së dyti, të shërbejnë si urë e fuqishme jo thjesht miqësie, por vëllazërie midis Turqisë dhe Shqipërisë dhe, së treti, të shërbejnë në një mënyrë ose tjetër si një mbështetje dhe një lloj “leve Arkimedi” për zhvillimin e përparimin e Shqipërisë e të krejt kombit shqiptar, mjafton që vendi amë mos të bëjë indiferentin ndaj tyre siç e ka bërë deri më tani dhe të kujdeset për emancipimin e vazhdueshëm, sidomos shpirtëror, të tyre.

Prejardhja e kalendarit

Nuk ka njeri që nuk ka kalendar në shtëpi. Nuk ka shqiptar, shehërli apo katundar, që nuk ka një apo më shumë kalendarë, kalendarë të çdo forme, lloji, cilësie apo madhësie.
kalendari
Kalendari është bërë nevojë e përditshme e jetës. Jeta pa kalendar është diçka e paparë…!

Po, por prej nga vjen fjala kalendar?

Fjala kalendar vjen nga gjuha latine. Romakët ditën e parë të muajit e quanin kalendes ose kalendae. Prej fjalës kalendes-kalendae, që e ka burimin nga gjuha latine, prej fjalës kalare, që do të thotë shpallje solemne ose thirrje, vjen fjala kalendar.

Sot në botë, sipas llogarive të fundit, ka rreth (40) dyzet kalendarë. Prej këtyre më të përhapurit janë “Kalendari Kristian” ose Julian-Gregorian, që është Diellor ose Solar dhe Kalendari i Hixhretit, që është Hënor ose Lunar, që e përdor Bota Islame.

Kalendari (Julian) – Gregorian- Kalendar Kristian apo pagan?

Kalendari (Julian)- Gregorian që e përdor Europa dhe Amerika nuk është Kalendar Kristian, ai është kalendar pagan. Është kalendar pagan sepse nuk ka prejardhje kristiane, por ka prejardhje romake-pagane… Romakët e përvetësuan nga grekët, të cilët e kishin përvetësuar nga egjiptasit, të cilët e përvetësuan nga persianët, që e kishin përvetësuar nga babilonasit…

“Kalendari Kristian” apo Kalendari Gregorian, që në të vërtetë është Kalendari Julian, emërtuar sipas perandorit romak, Julius Cesarit, i cili me ndihmën e astronomit Sozigen nga Aleksandria, e reformoi kalendarin e vjetër romak në vitin 45 para Krishtit…

“Kalendari Kristian” që në të vërtetë është romako-pagan, ishte në përdorim para Krishterimit, por meqë kishte gabime, u detyrua Papa që të bëjë në të përmirësime. Sot, ky kalendar quhet Kalendari Gregorian, sipas Papës Gregori i XIII-të, i cili me urdhëresën, vendimin e tij: “Inter gravissimas” më 24 shkurt 1582, e reformoi Kalendarin Julian…

Me gjithë reformat, ndryshimi prej 10-të ditësh ndërmjet Kalendarit Gregorian dhe Julian sot është rritur në 13-të ditë.

Me gjithë këtë, Kalendari Gregorian u përhap shumë ngadalë nëpër Europën e krishterë.

Në fillim e pranuan vetëm vendet që kishin popullsi katolike, të cilat ishin nën ndikimin, kontrollin e Papës, Kishës Katolike. Më vonë e pranuan edhe vendet protestante, siç ishte Anglia në vitin 1752 dhe njëkohësisht, Amerika, aty ku kishte protestantë, po në vitin 1752.

Vendet me besim orthodoks e pranuan më vonë, kurse vendet me popullsi myslimane edhe më vonë. Shqipëria e pranoi në dhjetor të vitit 1912, kurse Turqia më 1 janar 1927….

Mbas shekullit XVIII-të Kalendari Gregorian filloi të përhapet me shpejtësi gati në tërë Europën.

Prejardhja e muajve të vitit

Prejardhja, Emërimi, Kuptimi…

Kalendari i lashtë romako-pagan kishte dhjetë muaj, të cilët kishin 304 ditë gjithsej. Viti fillonte në muajin Mars dhe përfundonte me muajin Dhjetor. Më vonë u shtuan edhe dy muaj dhe viti u bë me dymbëdhjetë muaj me 355 ditë. Dikur iu shtuan edhe dhjetë ditë dhe viti u plotësua me 365 ditë, sikur që është edhe sot e kësaj dite…

Emrat e këtyre dymbëdhjetë muajve kanë prejardhje pagane, janë emërtime nga gjuha latine dhe kanë këto kuptime:

1. Muaji i parë, Janari, është me prejardhje nga gjuha latine, vjen nga emri Janus, që ishte hyjni i dyerve dhe hyrjeve.

2. Muaji i dytë, Shkurti, përpara quhej Fruer ose Fror nga gjuha latine, Februalia, kështu quhej një periudhë kohore, kur bëheshin flijime, kurbane, hyjnive, për shlyerjen e mëkateve.

3. Muaji i tretë, Marsi, vjen nga gjuha latine, Martius, hyu pagan i luftës.

4. Muaji i katërt, Prilli, nga gjuha latine, prej fjalës Aperire, me hapë, hapje, çelja e natyrës…

5. Muaji i pestë, Maji, nga gjuha latine, prej emrit Maia, e cila ishte hyjnesha e të mbjellave, rritësja e zhvilluesja e tyre.

6. Muaji i gjashtë, Qershori, është shqip, muaji në të cilin piqen qershijat, por në gjuhët e tjera vjen nga gjuha latine, Junius, një nga hyjnitë paganë…

7. Muaji i shtatë, Korriku, është shqip, muaji i korrjeve, por në gjuhë tjera vjen nga gjuha latine Julius, sipas perandorit rromak, Julius Cesarit, është emërtuar në vitin 44 para Krishtit.

8. Muaji i tetë, Gushti, vjen nga gjuha latine, sipas perandorit romak, Augustus Cesarit, në vitin 8-të para Krishtit.

9. Muaji i nëntë, Shtatori, vjen nga gjuha latine, Septembres, që ka kuptimin: “ i Shtati”. Pse i shtati? Sepse viti fillonte me muajin Mars, kështu që ky muaj ishte dikur muaji i shtatë. Kështu emërtohen edhe tre muajt të tjerë që vazhdojnë, pra emërtohen me numra rreshtorë me prejardhje nga gjuha latine.

10. Muaji i Dhjetë, Tetori, vjen nga gjuha latine, Octombres, muaji “ i Teti”, sepse ishte muaji i tetë.

11. Muaji i Njëmbëdhjetë, Nëntor, vjen nga gjuha latine: Novembres; i “Nënti”, sepse ishte muaji i nëntë.

12. Muaji i Dymbëdhjetë, Dhjetori, vjen nga gjuha latine: Decembres, i “Dhjeti”, sepse ishte muaji i dhjetë, i fundit, kur viti kishte dhjetë muaj, me 304 ditë.

Shënim: Muaji korrik, në fillim, në origjinal quhej Quintilis, nga gjuha latine: i “Pesti” ndërsa muaji gusht quhej Sextilis, nga gjuha latine: i “Gjashti”. Këta dy muaj më vonë u emëruan në shenjë nderimi ndaj perandorëve paganë, me emrat e perandorëve romak Julius Cesarit, në vitin 44 para Krishtit dhe nipit të tij, Augustus Cesarit, në vitin 8 para Krishtit.

Pra, prej 12-të muajve të vitit, vetëm tre muaj janë në gjuhën shqipe dhe kanë kuptim shqip. Muaji i dytë Shkurti, i cili siç dihet, për një ditë-dy-tri, është më i shkurtër se muajt e tjerë. Muaji i gjashtë, Qershori, muaji në të cilin piqen qershijat dhe muaji i shtatë, Korriku, në të cilin fillojnë korrjet…

Të gjithë muajt të tjerë të vitit, që mbesin nëntë, janë me prejardhje nga gjuha latine. Disa prej tyre emërtohen në nderim të hyjnive paganë, perandorëve paganë, kurse të tjerët me numra rreshtorë, sipas renditjes që kanë…

Me pak fjalë, ky është Kalendari i lashtë romako-pagan, i reformuar nga perandori romak-pagan, Jul Cesari, në vitin 45 para Krishtit, që është quajtur Kalendari Julian, më vonë u “krishterizue” dhe u emërtue si “Kalendari Kristian”, sepse u reformua me urdhër nga Papa Gregori i XIII-të në Vatikan, dhe u quajt Kalendari Gregorian, por mbeten emërtimet latine në nderim të hyjnive paganë…!

Prejardhja e ditëve të javës

Emërimi dhe kuptimi …

Të gjithë e dijmë se java i ka shtatë ditë, por pak kush e di se nga e kanë prejardhjen ditët e javës dhe ç’kuptim kanë!?

Në një ilahi, në gjuhën shqipe, e cila këndohet aq shpesh, nëpër Kosovë, sidomos në Gjakovë, në një varg të kësaj ilahije thuhet:

”Shtatë ditë ymër n’kët dynja…”

Pra, e gjithë jeta në këtë botë, e shkurtër apo e gjatë, jeta në këtë dynja vetëm shtatë ditë i ka!

Prej kah e kanë prejardhjen ditët e javës?

Ditët e javës, java prej shtatë ditësh, s’pari u përvetësue në Romë në shekullin e katërt, prej nga u përhap më vonë në Europë.

Me urdhër të perandorit romak, Konstantini i Madh, në vitin 321 u vendos që dita e parë e javës të caktohet dita e diel.

Dita e diel u caktua si ditë e parë e javës në nderim të Diellit, sepse Kulti i Diellit adhurohej prej rromakëve paganë si Sol Invictus, (Dielli i pathyeshëm, i pamposhtur)…

Por, ditët e javës qenë përvetësuar nga romakët prej egjiptasëve, prej tyre i përvetësuan popujve tjerë për rreth Detit Mesdhe. Egjiptasit i kanë përvetësuar ditët e javës prej persianëve, të cilët i kanë përvetësuar prej babilonasëve në Mesopotami.

Ditët e javës janë emërtuar sipas emrave të trupave qiellor ose planeteve. Të gjitha këto emërtime janë nga gjuha latine. Por, këto emërime nga gjuha latine, në të vërtetë, janë përkthime. Janë përkthime nga greqishtja, të cilat i përvetësoj latinishtja.

Dita e parë, e Diel, sipas Diellit, i cili adhurohej nga romakët paganë si hyjni i pamposhtur, por edhe prej grekëve, egjiptasve, persianëve paganë me emrat: Helios, Ra, Apollo, Ogmios, Mithras…

Mithra që thirrej Bir’i Zotit dhe Dritë e Botës besohej se kishte lindur me 25 dhjetor, siç besohej se kishin lindur edhe Osirisi, Adonisi dhe Dionisi, hyjni paganë…

Dita e dytë, e Hënë, sipas Hënës, hyjneshë e adhuruar me emra të ndryshëm: Selene, Luna, Mani…

Dita e tretë, e Martë, sipas Marsit, i cili te romakët paganë adhurohej si hyjni i luftës me emrin Martius.

Dita e katërt, e Merkurë, sipas Merkurit, i cili ishte hyjni pagan te romakët, kurse te grekët adhurohej me emrin Hermes.

Dita e pestë, e Enjte, adhurohej si hyjneshë e fuqisë…

Dita e gjashtë, e Premte, sipas Venerës, dita kushtuar Venerës, hyjneshë e dashurisë.Të gjitha planetet rrotullohen rreth Diellit në drejtim të kundërt me akrepat e orës, përveç Venerës, hyjnesha e dashurisë, që sillet në drejtim të akrepave të orës.

Dita e shtatë, e Shtunë, sipas Saturnit, i cili adhurohej prej romakëve paganë si hyjni i bujqësisë.

Pothuajse të gjitha gjuhët e Europës i përvetësuan këto emërtime, me përjashtim të gjuhës gjermane, e cila katër ditë të javës, në vend të emrave të trupave qiellor i zëvendësoi me emërtime të katër hyjnive pagane romake…

Mbeturinat e besimit pagan në simbiologjinë e krishterë janë të dukshme, janë të pamohueshme…



Burimet kryesore:



1. E. G. Richards, Mapping Time – The Calendar and its History Oxford Universiy Press, Oxford, 1998

2. Frank Parise, The Books of the Calendars, Facts on File, New York, 1982

3. Agnes K. Michel, The Calendar of the Roman Republic Princeton, 1967

4. Parker.R.A., The Calendars of the Ancien Egypt, University of Chicago, 1950

5.The Washington Post July 5, 2001 The History of the Calendars

6. Encyclopaedia Britanica….

nga Mexhid YVEJSI

TRE VLLEZËR TRE SHTETE PAS ARDHËS TË PELLAZGËVE



Nga Rasim Bedo




Pёr kёtё artikull mora si shkak artikullin e Z. Mehdi Hyseni i lёshuar nё internet mё 26-7-2011. Artikulli ёshtё i pёrsosur duke shpjeguar gjёndjen aktuale tё mjeruar nё Shqipёri. Kur flitet pёr armiqtё e Shqipёrisё qё duan tё tregohen…mё grek se grekёt, mё sёrb se serbёt, mё malazezё se malazezёt dhe mё Maqedon se Maqedonёt. Kёtu, nuk duhet folur pёr Maqedonёt shqiptarё (ka sllavo-maqedon) njё popull indoevropian, si pasardhёs tё pellazgёve parahistorikё dhe tё stёrgjyshёrve mё tё afёrt, maqedonё. Ështё populli mijёra vjeçarё mё i vjetёr se grekёt dhe hebrejtё para se ata tё vineshin nё jetё. (Robert Temple). Jeton nё kёto troje si pasardhёs tё pellazgёve dhe tё shqiptarёve tё sotёm, aq sa mund tё flasim edhe pёr Epirotёt ose pёr Ilirёt. Ali Eltari thotё: “…sёrbo-grekёt donin ta gllabёronin e ta zhduknin vendin nga faqia e botёs, emrin shqiptar pellazg dhe ta mohonin pёrfundimisht qёnien e kёtij kombi hyjnorё”. Por nuk kanё mundur dhe as do e mundin ndonjё herё.

Pak histori.

Si pasardhёs tё denjё tё popullit hyjnorё pellazgё, zunё europёn pas shkrirjes sё akullnajёs, qё para 10.000 vjetёsh. Nё vazhdim tё historisё pasardhёsit e pellazgёve tё shqptarёve tё sotёm janё Ilirёt Maqedonёt dhe Epirotёt. Shqiptarёt janё krijuesit dhe qeveritarёt e perandorive mё tё madha tё njerёzimit, “ Ata mundёn shpesh u bёnё perandorё ose thyen perandorё”. (1)

Ata studjues tё huaj, tё cilёt njohёn historinё, e vlerёsojnё lart kontributin qё kanё dhёnё Shqiptarёt pёr qytetёrimin botёror. Njё nga kёta ёshtё Amerikani Xh. Ёilliams, i cili dёnon ashpёr persekutimin e shqiptarёve nё shek. e XIX-te, kur thotё: “Ёshtё tragjedi tej çdo pёrfytyrimi qё kjo rracё e madhe dhe shumё e lashtё tё katandisej nё kёtё gjёndje, e cila meriton tё quhet skandal i qytetёrimit europian” (2)

“Herodoti pohon se, vendi i kultit apo vendi i shёnjtё parahelen, mё i lashti dhe i vetmi i njohur, ishte ai i pellazgёve nё Dodonё… Homeri nuk ka cituar emrin e Delfit, vёnd i shёnjtё tipik grek, i cili u shfaq pas shek. VIII-tё para Krishtit. (3).

Homeri mё parё dhe mё pas Herodoti (485-425) para e.s. Ka thёnё qё Ilirёt janё pasardhёsit e pellazgёve nё gadishullin tonё si lashtёsi e si qytetёrim vetёm tre popuj numurojnё mijёvjeçarё tё thellё (Ilirёt, Maqedonёt dhe Epirotёt shёn im. (4).

Prof. Oto Muleri Thotё: “Mbretёritё e kёtyre tre provincave: Epir, Maqedoni dhe Iliri, vishnin njё lloj rrobash, kishin tё njёjta zakone, dhe ishin lidhur me krushqi e me gjini kurdoherё midis tyre. Kёsisoj Nunela e Aleksandrit tё Madh ishte iliriane dhe e ёma, Olimpia, prej Epirit nga dera e Prros” (5)





Pёr Maqedoninё shqiptare:

Nga Nijazi Muhameti nёnvizojmё: “Hapi i parё nё likuidimin e njё populli ёshtё tё fshini kujtesёn e tij. Shkatёrroni librat e tij, kulturёn e tij, historinё e tij. Atёhere, vini dikё tё shkruaj (si historiani Suedes Karl Grindbergu, manipulon, shpik, historinё e Greqis, duke e kthyer mbrapa nga revolucioni i 1821 nё 1250 para erёs sono, mbi 3000 vjet shёn im) libra tё rinj, tё krijojё njё kulturё tё re, tё shpikё njё histori tё re. Para se tё kalojё shumё kohё, kombi do tё harrojё se çfarё ёshtё dhe çfarё qe”.

“Kurё e krye tё Shqipёrisё ёshtё njё klasё politike mercenare, e cila i ka nxjerrё nё ankand interesat kombёtare tё vendit tonё dhe ёshtё vёnё kokё e kёmbё nё shёrbim tё shovenizmit greko- karagjoz. Kur ambasadori i OSBE-sёz. Volfarth, urdhёron qё tё kryhet regjistrimi me deklarim tё kombёsisё e tё fesё, kur vetё Europa nuk e parashikon, pёrfshirё kёtu edhe shtetin e Greqis, kёrkon t’ia imponojё Shqipёrisё. Nuk ёshtё e rastit vizita e ambasadorit Volfarth nё Pёrmet, atje ku u shkatёrrua Pallati i kulturёs qё mbante emrin e Naim Frashёrit, qё pёr ne ёshtё krenari kombёtare. Prishja e atij pallati ёshtё sulm i hapur i shovenizmit grekokaragjoz pёr deshqiptarizim. Nuk ёshtё e rastit vizita e ambasadorit Volfarth nё Himarё, nё kёtё palcё tё Labёrisё, tё cilёn Greqia karagjoze dhe kisha shoveniste greke kёrkojnё ta shpallin zonё minoriteti”. (Prof. Dr. Eshref Ymeri).

Kur nuk kemi Akademi tё Shkencave, kur asnjё nuk interesohet pёr shqiptarёt e trojeve natyrale dhe tё vёndeve kudo qё ndodhёn, kur parlamenti aprovon me fallcifikim regjistrimin me fe dhe etni, kur nё Greqi janё vrarё 147 djem nёne edhe me turrtura makabre, ndёrsa Janullatosi hesht si njeri i zotit dhe ngriti zёrin vetёm pёr Gumёn. Kur qeveritё shqiptare nё Tiranё, Prishtinё dhe Shkup lejojnё qё sёrbi, greku, sllavo-maqedonasi tё bёjё ligjin, tё diskriminojnё shqiptarёt, tё rruajnё ligjin e luftёs, tё mos njohin Çamёrinё, tё marrin nёpёrkёmbё shqiptarёt e maqedonisё, tё malit tё Zi, Tё Çamёrisё, tё luginёs Preshevёs, Medvejevёs dhe Bujanovskit dhe qeveritё heshtin.

“Encikopedia e Maqedonisё”. Ka bёrё formulime tё pa sakta dhe antishkencore, se shqiptarёt nuk kanё qёnё tё pranishёm nё viset e sotme tё Maqedonisё as nё antikitet, as nё Mesjetё, dhe kolonizimi i shqiptarёve nё Maqedoni janё regjistruar kryesisht pas shekullit XVI-tё. Periudha e dytё ndodhi nё fillim tё viteve 40 tё shekullit XIX-tё, pra nё vitet e tanzimatit. Dhe vala e tretё e “ardhacakёve” paska ndodhur nё fillim tё shekullit XX-tё. Kurse vala e fundit e kolonizimit shqiptarё tё Maqedonisё paska ndodhur pas vitit 1944. Kёshtu pohon historiani maqedon Hristo Polljanski. Ky historian arriti tё xnjerrё nga goja se maqedonasit e sotshёm ishin stёrnipёrit e Lekёs sё Madh. Dhe mё tej kur “profesoi Pollajnski” tha se Skёnderbeu nuk ishte shqiptar, por maqedonas. (6)

“Ne e pёrmbajtёm veten, por e pyetёm: Profesor, pёr cilёt maqedon flisni, sepse pёr ne historianёt, ne kohёn e Aleksandrit tё Madh, juve bridhnit ende nё stepat e Rusisё, kurse nё viset e Aleksandrit te Madh ju keni ardhur 10 shekuj mё vonё. Polljanski u pёrgjigj… Ne, tha ai, maqedonёt, me tё vёrtetё kemi ardhur shekuj mё vonё, por pёrderisa u vendosёm nё trojet e maqedonёve tё lashtё, ne jemi pasardhёsit e tyre, jo vetёm pasardhёsit e tyre kulturorё, por edhe gjenetik. (7)

Historianёt sёrbё e kanё deformuar betejёn e Fush-Kosovёs (15 qershor 1389). Dhe e kanё trajtuar si fitore, kur atё e fituan otomanet. Heroi i betejёs ishte shqiptari Millosh Kopiliqi nga njё fshat midis Pejёs dhe Mirtovicёs, qё i nguli heshtёn nё zemёr sulltan Bajazitit. Dhe kёtё duan ta bёjnё tё tyren. Betejёn e Fush-Kosovёs e kanё kthyer nё njё mit pёr tё pёrligjur mashtrimin, se Kosova na qёnka djepi i Sёrbisё. Ky mendim i historianёve sёrbё ёshtё hedhur poshtё nga penat e arta tё kombit shqiptar, si Faik Konica, Mit’hat Frashёri , Gjergj Fishta etj. (8)

Nё vitin 1991, kur ish Republika maqedone e Jugosllavisё u bё republikё e pavarur nё Ballkan, udhёheqёsit e saj adoptuan pёr flamur kombёtar tё tyre flamurin e Aleksandrit tё Maqedonisё. Tё adoptosh emrin e lashtё tё Maqedonisё si emёr kombёtar tё republikёs sё krijuar nё shekullin e 20 dhe tё adoptosh pёr kёtё republikё tё re flamurin e Aleksandrit tё Maqedonisё…kёtu kemi tё bёjmё me njё ndryshim tё rremё, fals tё indetitetit kombёtar. Si mund tё ndryshohet tri herё indetiteti kombetar brenda njё shekulli? Çfarё kombi ёshtё ky, pjestarёt e tё cilit janё sllave dhe si tё tyllё nje shekull mё pare quheshin bullgarё, pastaj e shpallёn veten maqedonё, por pёrsёri sllavё, kurse pas vitit 1991 e quajnё veten maqedonё antike, pra jo sllavё? Na vjen keq qё fqinjet tanё janё ende nё kёrkim tё njё indetiteti pёrfundimtar kombёtar. (9)

Disa akademik sllavё tё Shkupit nuk duan tё dinё fare pёr saktesitё historike. Pёr ta maqedonёt e ditёve tona, vellezёrit e bullgarёve apo kushrinjtё e sёrbёve, kur e do puna janё sllavё, kur nuk e do puna nuk janё sllavё. Kur flitet pёr autoktoni ata nuk janё sllavё, por pasardhёsit e maqedonёve tё Aleksandrit tё Madh. Pёrkundrazi, kur takohen me vllezёrit e familjes sё tyre etnogjuhёsore me rusё, bullgarё, sёrbe, ata shndёrohen nё sllavё. (10)

Kur nё çerekun e dytё tё shekullit XI-tё shfaqet emri etnik i shqiptarёve, sllavёt u detyruan tё pranojnё se nga popullsitё e lashta tё kёsaj treve kishin shpёtuar pa u zhdukur disa “ashkla” tё cilat nuk quheshin mё ilirё, por emёrtoheshin albanё, albanezi, arvanitё, arbanski etj. (11).

Popullata Ilire, Maqedonё dhe Epirote ka qenё nё atё kohё shumё dinamike nё jetёn ekonomike, shoqёrore, politike tё Perandorisё Bizntine. Ka qёnё kaq dinamike dhe e populluar sa nxorri nga gjiri i saj gjatё shekullit tё VI, tre perandorё tё Bizantit me origjinё ilire (maqedone). Ata qenё: i pari Justini (518-527 nga Berediana pranё Shkupit. I dyti, Justiniani (527-565), i mbiquajturi i Madh, nipi i Justinit, i cili lindi nё Tauris fshat afёr Beredianёs nё afёrsi tё Shkupit edhe ky ilir. I treti Justini II (565-578), i nipi i Justinianit tё Madh.

“Justiniani ndёrtoi dhe rindёrtoi nё shek. nё VI-tё mё shumё se 158 kala, (nё Epirin e Ri 58 kala; nё Epirin e vjetёr 36 kala; nё provicёn maqedone 46 kala). Justiniani pёrmёndet pёr “Kodi i Justinianit”, vepra legjislative Justinianit. Dёrtoi Qytetin e Ohrit dhe e riemёroi Justiniana Prima. Qyteti arriti nё njё shkallё ndёrtimi mё tё lartё duke u bёrё Selia e Kryepeshkopit tё Iliricumit. Ndёrtoi Katedralen e Shёn – Sofisё, njё kryevepёr arkitekture qё imagjinoi Justiniani vetё dhe qё ka tёrheqё admirimin e botёs gjatё 14 shekujve. (12).

Pёr humor: “Sllavёt janё Munduar tё provojnё se Justiniani ёshtё i rracёs sё tyre, kur vetё sllavёt nuk kishin ardhё nё kёtё kohё nё Ballkan. Historiani anglez James Bryke thotё se: “Ky jetёshkrim ёshtё njё dukument i fabrikuar nga njё prift jugosllav, Kostandin Namavic nё shekullin e XVII-tё, pёr tё çuar lartё prestigjin e rracёs sllave. Ndёrsa historiani Rus A. Vasiliev shkruan se: teoria e origjinёs sllave tё Justinianit duhet skartuar..”. (13).

Manija sllave. Sllavo-bullgaret kishin marrё njё zgjerim tё madh nёn carin Semion. Flitej se: “Nga muret e Korinthit drejt nё muret e Stambollit shkonte fjala e Semionit. (carit sllavo-bullgar).

Falmerayer citon: Ambicja mё e madhe e Semionit ishte tё kurorёzohej Perandor nё Katedralen e Shёn-Sofisё. Njё luftё e pa rreshtur vazhdoi me vite nё mes tё Bizantit dhe mbretёrisё bullgare. Mbas vdekjes Semionit, vjen nё fuqi Samueli, nё mbarim tё shek. X-tё, pushtoi Durrёsin, portёn imperiale tё Adriatikut. Ndёrkaq perandori i bizantit Vasili i II-tё u drejtua me ushtrinё e tij kundёr qendrёs sё mbretёrisё Samuelit. Njё luftё pёr vdekje vazhdoi pёr katёr vjet. Beteja e fundit u zhvillua nё lumin Strumё nё vitin 1014. 15.000 bullgaro-sllavё u zunё rob dhe perandori urdhёroi qё tё vёrboheshin tё gjithё, me pёrjashtim tё njё njeriu nё çdo grup prej 100 vetёsh.

Ata qё shihnin tёrhoqёn me vete tё verbёrit dhe u nisёn me urdhёr tё Vasilit tё II-tё, qё tё ktheheshin te car Samueli. Kur pa kёtё prçesion tё llahtarshёm, Cari u godit nё zёmёr dhe vdiq nga marazi mё 1014. (14)

Historiani cek Prof. Dvornik thotё: “Sllavёt nuk kanё asnjё legjendё heroike qё tё kujtojnё vendosjen e tyre nё gadishullin Ballkanik”. T. Zavalani “historia e Shqipёrisё” bot. 1998, f. 71.

Fon Hahni thotё: “Shqiptarёt zbresin drejtpёrdrejt nga Ilirёt, qё ashtu si dhe popullsitё e Maqedonisё dhe Epirit, rrjedhin tё gjithё nga parahistorike Pellazgё”. E. Mashi nё Annales des Voyages shprehet se: “ёshtё drejt tё besohet se gjuha moderne e shqiptarёve ёshtё ajo qё flisnin nё lashtёsi Maqedonёt, Ilirёt dhe Epirotёt”. Petrota Shkruan: “Tё gjithё ata qё kanё pranuar tezёn e origjinёs pellazgjike tё shqiptarёve tё sotem, tё pranojnё dhe tё quajnё si njё tё vёrtetё historike tё padiskutueshme njёjtёsimin me ata tё Ilirёve, Maqedonёve dhe Epirotёve, dhe tё kёtyre me Pellazgёt e lashtё.” (15).

Prof. Ylli Popa thotё: “Emigrimi i trurit”, humbje pёr shtetin. Problemi qё e shqetёson shumё sot pёr sot vendin tonё dhe Akademin e Shkencave, ёshtё pikёrisht “emigrimi i trurit”, mё e keqja ёshtё se shumica e potencialeve tё mёdha intelektuale tё vendit tonё, qё ndodhen jashtё shtetit, punojnё ç’tё munden pёr tё mbajtur familjen. Kjo ёshtё fatkeqёsi, shprehet kryeakademiku, mё e dhimbёshme ёshtё qё nuk egziston mundёsia financiare qё atyre t’u kёrkohet tё vinё nё Shqipёri. Dikur kriteri i fortёsise sё njё shteti ishte forca ushtarake, kurse tani ёshtё forca e dijes. (16).

Ёshtё fatkeqёsi, dy figura tё Akademisё sё Shkencave z. M. Kokurti dhe Mancaku quajnё pasardhёsit e ilirёve si para ilirё, sepse nuk guzojne tё pёrdorin emёrtimin “pellazgё”… “ata bazohen nё atё qё thonё “ajtollahёt”. Pra meqёnese gjuha shqipe arrin tё deshifrojё “pellazgjishten e vjetёr “ , Ilirёt (pasardhёs tё mirёnjohur tё shqiptarёve) nuk mund tё jenё veçse pasardhёs tё pellazgёve. Kjo ёshtё matematike”. Mathieu Aref. (17)

Kur Ahmet Zogu ishte president i Republikёs sё Shqipёrisё mё 31 janar 1925, monedhёn shqiptare e quajti LEK pёr nderё tё Aleksandrit tё madh. Nё faqet e lekut shqiptar pasqyrohej figura e Aleksandrit, Pirros, Herkulit dhe e stёrgjyshit tё tyre Akilit, qё jetoi 900 vjet pёrpara tyre. Por ky materjalizim i linjёs pellazgo-ilire-shqiptare nga Ahmet Zogu e pati jetёn e shkurtёr sepse, nё vitin 1950, komunistёt shqiptarё, me Hoxhёn nё krye, me urdhёr tё fqinjёve greko-sёrb, e hoqёn nga qarkullimi kёtё monedhe, e cila, sot e kёsaj dite, nuk ёshtё rikthyer. (18)

Vazhdon Mehdi Hyseni: “Populli shqiptar nuk duhej tё votonte qё tё vinin nё krye tё Shqipёrisё, sepse ata janё mё e keqja mё e zeza dhe tragjedia mё jetё te gjatё e shqipёrisё dhe e kombit shqiptar nё Ballkan”.

Kohёt e fundit media greke njofton fitoren mё tё madhe tё shekullit XX-tё, qё hodhi nё dorё Kishёn Ortodokse, Autoqefale Shqiptare. Ramiz Alia, Fatos Nano, Sali Berisha, nё kёto 20 vjetё (1990-2011) e kanё fronёzuar nё krye tё KAOSH nё Tiranё priftin grek Janullatos. Prof. Dr. Eshref Ymeri thotё: qё tё jetё e qetё shqipёria duhet tё shporret Janullatosi.


Kongresi i Parë Mysliman Shqiptar, sanksionimi i mëvetësisë së Bashkërisë Islame të Shqipërisë, themel i zhvillimit kombëtar

Nga Prof. Dr. Gazmend Shpuza

Kongresi Mysliman Shqiptar për­faqëson një ngjarje shumë të rëndë­sishme, jo vetëm për jetën fetare, shoqërore e shpirtërore të shqiptarë­ve, por edhe për jetën politike kom­bëtare të mbarë popullit tonë. Është një moment që ka tërhequr fare pak, madje më tepër vëmendjen e autorë­ve të huaj, pa arritur të vlerësohet sa dhe si duhet në shkallën që i takon. 90- vjetori i tij na jep rastin të ndalemi dhe të fillojmë ta vëmë në vend këtë moment të historisë kombëtare, të cilit historiografia jonë i ka jo pak borxh.
Tirana (65)
Vendimet e qeverisë së Vlorës për mëvetësimin e komunitetit islam në vendin tonë, në përputhje me realitetin e ri politik, të krijuar me Shpalljen e Pavarësisë, kishin hedhur prej kohësh bazën për ndërmarrjen e nismës për mbajtjen e Kongresit të parë Mysli­man Shqiptar, i cili nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të sanksiononte këtë akt. Fjala është për caktimin e kryemyftiut dhe kryekadiut të Shqi­përisë, pa pyetur qendrat përkatëse në Stamboll.

Thirrjet për pavarësimin e xhamisë dhe krijimin e Bashkësisë Islame në Shqipëri, qenë lëshuar që më 1921. Realizimi i kësaj dëshire dhe detyre u bë i mundur 90 vjet më parë, më 24 shkurt 1923.

Detyra e parë e Kongresit ishte shpallja e mëvetësisë së Xhamisë shqiptare. Kongresi, siç mendohej, do të merrej edhe me çështje të tjera të karakterit arsimor- kulturor dhe, madje, dhe shoqëror, si predikimi në gjuhën amtare e të tjera.

“Sot Kur’ani, – pohonin në shtypin e kohës, – jo vetëm nuk të ndalon të shkruash me karakter latinisht shqi­pen, por të thotë dhe t’i lutesh Zotit në gjuhën tënde, që Kur’anin mund ta përkthesh dhe të mos kesh gjynah, por përkundrazi”.

Në krye të kësaj nisme për thirrjen, organizimin, mbajtjen dhe përfundi­min me sukses të Kongresit të Parë Mysliman Shqiptar, u vunë jo rastë­sisht elementë të tillë si Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu e të tjerë. Ata qenë jo vetëm di­jetarë të shquar islamë, por dhe vep­rimtarë aktivë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Haxhi Vehbi Dibra në fjalën e tij të hapjes në Kongres, pasi vuri në pah karakterin liberal e demokratik të fesë myslimane, theksoi se: “…dera e mejtimit të ixhtihadit (pikëpamjeve) nuk asht e mbyllun dhe jemi gati për me i mejtue disa çashtje fetare, se me ndërrimin e kohës ndërrojnë edhe gjy­kimet”. Siç shihet, organizatorët dhe drejtuesit kryesorë të këtij Kongresi e kishin ideuar këtë tubim jo si një mbledhje të zakonshme organizati­ve të bashkësisë islame në Shqipëri. Ata vinin në këtë mbledhje me një mendim të qartë dhe largpamës të detyrave që qëndronin para tyre.

Kryemyftiu i Shqipërisë u kujtonte delegatëve gjendjen mikse të vendit në pikëpamje fetare dhe detyrat e be­simtarëve për të vënë mbi gjithçka, çka vlen të nënvizohet, bashkimin kombë­tar pa dallim besimi e, madje, vëllazëri­min kombëtar të të gjithë shqiptarëve. “Sikurse e dini zotëria juaj, popullsia e shtetit tonë përmbahet prej tre ele­mentesh, d.m.th. Musliman, Katolik dhe Ortodoks, po në pikëpamje të kombësisë në mes kemi, – iu drejtua Vehbi Dibra delegatëve, – një vllaznie të plotë e të patundshme, e nuk mund të thohet e të kuptohet asnjë send që e tund atë vllaznie të plotë. Çashtja e fesë asht një çashtje e posaçme e sej­cili asht i lirë për me sigurue forcimin e fesë së vet”.

Vehbi Agolli (Dibra), pjesëtar aktiv i Kuvendit të Vlorës, i zgjedhur kryetar i këtij kuvendi historik e më pas kryetar i senatit, të dalë prej tij, jo rastësisht u vu në krye të këtij Kongresi. Për më tepër ai qe emëruar nga qeveria e Vlorës, kryemyfti, ndërsa Vejsel Naili kryekadi i Shqipërisë.

siç kuptohet, e debateve jo të pakta të zhvilluara në gjirin e Kongresit, nuk bëhet fjalë shprehimisht për shkëput­jen e Bashkësisë Islame Shqiptare të porsa organizuar nga Kalifati dhe Meshihati i Stambollit. Një fakt i tillë, nuk ka dyshim që nënkuptohej, a më mirë të thuhet, as nuk diskutohej, për­derisa në këtë Statut nuk bëhej fjalë, gjithashtu, për kurrfarë lidhjeje fetare organizative me Stambollin, as me Kalifatin dhe me Shejh- ul- Islamin. Gjithë organizimi dhe funksionimi i kësaj Bashkësie ishte menduar i pa­varur nga asnjë qendër tjetër fetare e huaj, kushdo qoftë ajo. Këshilli i Lartë i Sheriatit zgjidhej nga Kongre­si i Bashkësisë Islame Shqiptare me shumicë votash dhe të gjithë anëtarët e tij duhet të ishin me kombësi apo, siç theksohej në Statut, prej racës shqiptare.

Pra, mbetet jashtë çdo dyshimi se Bashkësia Islame Shqiptare u shkë­put, tashmë edhe juridikisht, nga qe­ndra e saj botërore, Kalifati. Me këtë organizim sanksionohej de jure ajo gjendje e krijuar de fakto që para 11 vjetësh, pas Shpalljes së Pavarësisë, me vendimet e Qeverisë së Vlorës për emërimin e kryemyftiut dhe kryeka­diut të Shqipërisë.

Në detyrat kryesore të Këshillit të Naltë të Sheriatit rreshtohen:

“Të sigurojë nisjen (Bashkimin –G.Sh.) ndërmjet muhamedanve dhe të shfaqë shpirtin liberal Hyr dhe ndjerzuer të muhamedanizmës me një zhvillim modern (aser) e kombëtar tuej bamë reforma pa i prekë themelet fe­tare.”

Detyrë parësore e këtij organizmi të lartë të Bashkësisë Islame Shqiptare qëndronte gjithashtu dhe përmirësimi i medreseve, siç theksohej, “mbas re­formave të reja” dhe mbi baza kombë­tare shqiptare. Forumi më i lartë islam në Shqipëri, në mënyrë të veçantë, do “Të përkujdeset me sigurue mësimin fetar e të përgatisë në gjuhën kom­bëtare Hytbeh dhe predikime e libra sipas shekullit të sotëm”. Prandaj në­për faqet e shtypit ato ditë vazhdonin të informonin, se midis risive, të disku­tuara, mendohet, që të zëvendësohet arabishtja me shqipen në predikimet kanonike.

Nga jehona që pati në shtyp dhe nga vendimet e marra në kongres del plotësisht e qartë, se gjithë shqetësi­mi i delegatëve pjesëmarrës ka qenë vënia e organizimit dhe e funksionimit të Bashkësisë Islame të Shqipërisë mbi baza kombëtare dhe më bashkë­kohore. Ky kujdes shihet në detyrat që parashtroi Kongresi, duke filluar nga sigurimi i karakterit etnik shqiptar të vetë përbërjes së këtij organi më të lartë të fesë myslimane në vendin tonë.

Lajmi për vendimet kryesore të Kon­gresit, u prit kudo, siç kumton shtypi i kohës, me miratim dhe entuziazëm të theksuar nga gjithë opinioni publik shqiptar, pavarësisht nga besimi. U përshëndet në shkallë të gjerë, duke u shndërruar në një festë të vërtetë. U bënë lutje fetare, në të shumtën e ras­teve, siç theksohet, në gjuhën shqipe. Ky lajm i rëndësishëm u përshëndet, madje, dhe me të shtëna artilerie.

Si përfundim, mund të konkludohet, se Kongresi i Parë Mysliman Shqiptar sanksionoi mëvetësinë apo, siç shpre­hej shtypi, autoqefalinë e bashkësisë islame në Shqipëri. Ai programoi punë për shqipërimin e veprave fetare isla­me, duke mos përjashtuar edhe vetë Librin e Shenjtë, Kur’anin. Kësaj pune madhore iu vunë ideologë të mirënjo­hur fetarë dhe laikë si: Sh. Muka, F. Vokopola e të tjerë. Midis tyre bie në sy, madje dhe ndonjë bashkatdhetar i krishterë si I. M. Qafëzezi dhe shquhet Hafiz Ibrahim Dalliu.

Megjithëse vendimet e Kongresit Mysliman Shqiptar ndeshën në ndo­një rast dhe në qëndrime jo të drejta të rretheve të caktuara fanatike të huaja e vendase, pavarësisht nga besimi, kleri atdhetar dhe i kul­turuar mysliman vazhdoi punën e tij përparimtare të filluar në Kongresin e Parë.

Qëndrimet intolerante nuk arritën, në fund të fundit, të ushqenin artificialisht frikën se mos me organizimin kom­bëtar dhe bashkëkohor të Bashkësisë Islame dobësohe­shin pozitat e besimit islam në Shqipëri. Në të vërtetë, Kon­gresi hidhte bazat e forcimit të tyre në frymën e kërkesave bashkëkohore dhe të vetë pozitës evropiane të vendit tonë, çka kërkohej me forcë asokohe.

Formimi i Këshillit të Lartë Mysliman Shqiptar si organi më i lartë i Bashkësisë Islame Shqiptare, ishte një për­gjigje e qartë në momentin e duhur ndaj përpjekjeve që kishin filluar po në atë kohë për formimin e një komiteti panislamik në Shqipëri.

Parë me këtë sy, përballë përpjekjeve që po bëheshin në këtë drejtim për të formuar një organizëm me një fizio­nomi panislamike, krijimi i Bashkësisë Islame në Shqipëri mbi baza kombëtare dhe i organit të saj të pavarur nga një qendër e huaj, e jashtme, shënon një sukses shumë të madh, jo vetëm për atë kohë, por edhe për të ardhmen, për vetë fatet e kësaj Bashkësie dhe të bashkëjetesës me vëllezërit e krishterë.

Përpjekjet për organizimin modern të Bashkësisë islame në përputhje me kërkesat bashkëkohore dhe pozitën gje­opolitike evropiane të Shqipërisë përbëjnë një meritë jo të vogël të organizatorëve sa atdhetarë, aq dhe të emancipuar e largpamës të këtij Kongresi, jo vetëm në kuadrin shqiptar, por dhe më gjerë.

Vendimet e Kongresit Mysliman në mars 1923, ashtu sikurse dhe vendimet e Kongresit Bektashian të Prishtës, në janar 1922 dhe të Kongresit të Kishës Ortodokse në Berat, në shtator 1922, i vunë organizmat fetare të masës dërrmuese të popullsisë shqiptare në vendin tonë mbi baza kombëtare, administrativisht dhe organizativisht, jashtë ndikimeve politike të huaja, të dëmshme apo të rrezikshme. Me këto vendime viheshin më tej në jetë idealet e rilindësve tanë për sigurimin e bashkimit dhe vëllazërimit kombëtar të mbarë shqiptarëve pa dallim besimi.

Vendimet e qeverisë së Vlorës për riorganizimin e ko­munitetit islam në vendin tonë në përputhje me realitetin e ri politik të krijuar me Shpalljen e Pavarësisë dhe sido­mos vendimet e Kongresit Mysliman Shqiptar të vitit 1923 dëshmojnë katërcipërisht që në Shqipëri kemi pasur dhe kemi të bëjmë me një bashkësi islame të organizuar mbi baza kombëtare dhe të prirur fuqimisht drejt zhvillimeve bashkëkohore.

Mëvetësimi i Bashkësisë Islame nuk i cenoi ndjenjat dhe bindjet fetare të besimtarëve. Përkundrazi, ai hapi rru­gën për zhvillimin e tyre mbi bazën e besimit të vërtetë, të zhveshur nga shtresat dhe paragjykimet e huaja jo vetëm me traditat e vendit tonë, por edhe me vetë thelbin e këtij besimi. Këto qëndrime tolerante të besimtarëve myslimanë shqiptarë dhe të vëllezërve të tyre të krishterë ishin dhe mbeten provë dhe dëshmi e dëshirave dhe e aftësive të tyre për t’u integruar në qytetërimin bashkëkohor. Ato në të njëjtën kohë janë dhe një kontribut jo i vogël që pasuron qytetërimin evropian.

Në dritën e këtyre vendimeve dhe këtyre qëndrimeve në revistën “Zani i Naltë” dhe më gjerë në shtyp shtrohej me forcë që myslimanizmi të zhvillohej më tej në luftë me fanatizmin, të ecte përkrah qytetërimit bashkëkohor, çka përbënte, sipas autorëve të këtyre shkrimeve, një kërke­së të vetë fesë myslimane të konsakruar dhe me librin e shenjtë, Kur’anin.

Feja asnjëherë nuk i ka penguar shqiptarët, përfshirë myslimanët, që të përqafojnë dhe të përvetësojnë arritjet e qytetërimit modern perëndimor dhe të kulturës përparimta­re evropiane. Depërtimi i ideve iluministe evropiane dhe të çdo gjëje të mirë të arritur në Perëndim midis shqiptarëve, çka besohet se nuk mund të vihet në dyshim dhe nuk ka nevojë të provohet, në përgjithësi, nuk mund të arrihej kurr­sesi pa mbështetjen dhe pjesëmarrjen aktive të shqiptarëve myslimanë, që përbëjnë pjesën dërrmuese të kombit.

Detyrat e shtruara që në Kongresin e Parë Mysliman të Shqipërisë mbeten aktuale dhe sot e kësaj dite. Fjalët e organizatorit dhe kryesuesit të tij, klerikut të lartë dhe atdhetarit të shquar Haxhi Vehbi Dibrës, për karakterin liberal e demokratik të fesë myslimane, e cila i ka hapë lirisht portat për diskutimin e lirë të të gjitha problemeve që i interesojnë botës myslimane i kanë qëndruar kohës dhe vlejnë dhe për të ardhmen.

Shprehim bindjen se Bashkësia Islame e Shqipërisë do të ecë edhe në të ardhmen në rrugën e hapur nga Kongresi Mysliman i vitit 1923, duke iu përmbajtur vazhdimisht fry­mës dhe vendimeve të tij, për të vënë mbi gjithçka bashki­min kombëtar pa dallim besimi e, madje, për të ruajtur atë “vllaznie,- siç u tha në Kongres 90 vjet më parë, – të plotë e të patundshme” midis shqiptarëve.

Gatishmëria e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në shenjën më të parë që u dha me sensibilizimin që iu bë në gazetën “Rilindja”, për përkujtimin e kësaj ngjarjeje me rë­ndësi historike jo vetëm fetare, por edhe kombëtare mbarë shqiptare, flet qartë për atë që ai është i ndërgjegjshëm për detyrat që ka parashtruar ai Kongres jo vetëm në ruajtjen e karakterit kombëtar të Bashkësisë Islame të Shqipërisë, por dhe për zhvillimin modern të saj. Pra, detyrat e parashtruara 90 vjet më parë mbeten aktuale dhe sot e kësaj dite.

Traktati turko-bullgar i janarit 1914 dhe Shqipëria


Nga  Prof.Gazmend Shpuza

Kryengritja Shqiptare e vitit 1913 përfaqëson preludin heroik të qëndresës dhe të luftës shekullore të shqiptarëve në ish Jugosllavi për çlirim dhe të drejta kombëtare. Sipas autorit, traktati Turko-Bullgar mbeti i sigluar, sepse projektimi i një lufte të tretë ballkanike në prag të Luftës Botërore as nuk mund te mendohej. Pavarësisht nga fati i tij, ai mbetet i vetmi traktat që merrte parasysh qoftë dhe pjesërisht interesat legjitime të shqiptarëve mbi trojet e tyre etnike.

Me çështjen e kufijve të shtetit shqiptar të porsa-njohur Konferenca e Londrës u mor shumë gjatë. Dhe kjo përfaqëson pjesën më të dhimbshme të këtij forumi të diplomacisë ndërkombëtare për shqiptarët. Porse, nuk mund të mos përmendim që po në këtë konferencë fuqitë evropiane njohën, falë Shën Adriatikut, dhe pavarësinë e Shqipërisë, çka nuk mund të injorohet kurrsesi. Pas përgjysmimit të trupit të Shqipërisë me vendimet e padrejta të marsit dhe të gushtit të vitit 1913 nuk do të hedhim poshtë dhe vendimin e 29 korrikut të po atij viti, e cila njohu pavarësinë Shqipërisë. E shohim të nevojshme ta theksojmë këtë fakt sepse gjatë këtyre muajve në Shqipëri në mjaft artikuj të shtypit dhe në ndonjë veprimtari shkencore vendimi shumë i rëndësishëm, madje, jetik për të ardhmen e shtetit shqiptar ngatërrohet keqas me vendimet e sipërpërmendura të Fuqive të Mëdha, të cilat e sakatuan Shqipërinë pavarur.
E pasaktë është gjithashtu të pretendohet se vendimet për copëtimin e trojeve shqiptare qenkan sanksionuar në një traktat të Londrës të vitit 1913, të cilin bëhet thirrje t’i jepet fund më 2013. Me sa duket, ngatërrohen vendimet e Konferencës së Ambasadorëve me Traktatin e Fshehtë të Londrës të vitit 1915, i cili parashikonte fundin e pavarësisë shqiptare dhe copëtimin e plotë të shtetit shqiptar. Këtë traktat populli shqiptar, duke përfituar nga koniunktura e re ndërkombëtare pas Luftë së Parë Botërore, e hodhi poshtë me Luftën e Vlorës dhe me vendimet e Kongresit të Lushnjës.

Vendimet e vitit 1913

Për të pasur mire parasysh rëndësinë e vendimit të 29 korrikut 1913 mjafton të sjellim para jush, veç të tjerash, direktivën që u jepte Pashiqi përfaqësuesve të Serbisë në kryeqytetet e Fuqive të mëdha të Europës: “ja të shuhet Shqipëria, ja të bëhet sa më e vogël dhe e paaftë për të jetuar” (?!)
Mbi bazën e këtij perceptimi të cunguar të vendimeve të Konferencës së Londrës edhe në Tiranë më 20 shtator 2013 u mbajt një veprimtari me temë “Konferenca e Londrës, padrejtësia më e madhe e shekullit për Dibrën dhe Shqipërinë”, organizuar nga Bashkësia Dibrane dhe Unioni i Krijuesve Dibranë. U fol dhe për dibranët e shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre, të cilët gjetën strehë dhe mikpritje pikërisht në atë pjesë Shqipërie të njohur më 29 korrik 1913 në Londër nga përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha.
Kosova, Shqipëria Lindore dhe anët veriperëndimore të saj, si dhe Çamëria, vatra të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare, midis tyre dhe Dibra e kuvendeve dhe e kongreseve historike të Rilindjes (1878, 1880, 1909), nuk e meritonin fatin historik që i caktuan përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Konferencën e tyre të Londrës më 1913, pa dëgjuar zërin e përfaqësuesve legjitimë të popullit shqiptar.
Nga ana tjetër, banorët e këtyre trevave, sikurse mbarë populli shqiptar nuk ua patën borxh të gjithë atyreve që u vunë në shërbim të armiqve të kombit tonë në të gjithë atë vorbull të pazarllëqeve diplomatike të Fuqive të Mëdha dhe të monarkive të Ballkanit në kurriz të trojeve të tyre. Kryengritja e Shtatorit e vitit 1913 kundër zgjedhës serbe vërtetoi padrejtësinë e vendimeve të Konferencës së Londrës përsa i takon kufijve të shtetit shqiptar. Hodhi poshtë pretendimet e fqinjëve tanë për justifikimin e synimeve të tyre aneksioniste, veç të tjerash, me kinse misionin e tyre qytetërues mbi shqiptarët, të quajtur prej tyre, primitivë e, madje, të egjër.
Në rrafsh ballkanik kjo kryengritje shpalosi, sapo shpërtheu, forcën dhe peshën e faktorit shqiptar në zhvillimet politike ndërshtetërore dhe ndërnacionale në gadishullin tonë, fill pas vendimeve të Konferencës së Londrës. Këtë faktor, aleatët ballkanikë nuk e kishin marrë në konsideratë dhe e nuk e përfillën gjatë Kryengritjeve të Mëdha të shqiptarëve në vitet 1909-1912 dhe gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Më pas, është i padyshimtë ndikimi i kësaj kreyngritjeje në ecurinë e bisedimeve turko-bullgare që kishin nisur për krijimin e një aleance të re kundër Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Ideatorët e saj e patën të qartë se në kontekstin ballkanik faktori shqiptar, tashmë, nuk do të mund të injorohej në të ardhmen në asnjë projekt të tillë. Tjetër problem ishte se në çfarë mase do të përfillej.
Në rrethet politike shqiptare shtypja e egër e Kryengritjes së Shtatorit përforcoi bindjen se në rrethanat e krijuara, të brendshme dhe të jashtme, detyra e çlirimit dhe e bashkimit të trojeve shqiptare nuk mund të zgjidhej pa siguruar aleatë të jashtëm. Kombinimet politike që po projektoheshin midis Perandorisë Osmane dhe Bullgarisë u dhanë atyre një rast të mirë për të vepruar. Interpret aktiv i tyre u bë me autoritetin, përvojën dhe maturinë e vet kryetari i qeverisë së Vlorës, Ismail Qemali.

Pasojat e Turqisë

Në të vërtetë, pas Luftës së Dytë Ballkanike Turqia e mundur dhe Bullgaria e pakënaqur, me nxitjen e qarqeve të caktuara të Austro-Hungarisë, në vjeshtën e vitit 1913, filluan bisedimet për krijimin e një aleance kundër Athinës dhe Beogradit. Krahas bisedimeve në shkallë qeveritare, u zhvilluan bisedime dhe midis komitetit xhonturk të Stambollit dhe komitetit të verhovistëve bullgarë (“Komiteti epror maqedonas”, i themeluar në Bullgari më 1894 nga elementë liberalë të mërguar nga Maqedonia, i përkrahur nga nacionalistët dhe rrethet monarkiste bullgare si kundërpeshë ndaj organizatave revolucionare demokratike maqedonase) për të organizuar veprime çetash në tokat shqiptare dhe maqedonase të aneksuara prej Serbisë dhe Greqisë.

Angazhimi i Shqipërisë në këto projekte pamundësohej nga statusi i saj i përcaktuar në Londër si shtet asnjanës, nën garancinë dhe kontrollin e Fuqive të Mëdha. Në këto rrethana, si hap i parë për t’ia arritur qëllimit, xhonturqit mendonin të zgjeronin në Shqipëri lëvizjen në favor të princit mysliman. Në qoftë se lëvizja do të kurorëzohej me sukses dhe në se Fuqitë e Mëdha, të vëna përballë faktit të kryer, do ta njihnin princin mysliman në fronin e Shqipërisë, ky, duke ruajtur zyrtarisht asnjanësinë, do të lejonte që në territorin shqiptar të organizoheshin fshehurazi çeta, të cilat do të vepronin në prapavijat e forcave serbe dhe greke.
Me këto plane u bashkuan menjëherë një varg personalitetesh politike shqiptare, çka lehtësoi mjaft punën e grupit të emisarëve xhonturq, të kryesuar nga majori shqiptar B. Grebeneja, heroi i qëndresës së popullsisë shqiptare të aneksuar nga Greqia.

Grupi i pare së bashku me B. Grebenenë arriti nga Stambolli në Shqipëri në muajin tetor për të konkretizuar bashkëpunimin me shqiptarët. Në krahina të ndryshme të vendit u krijuan komitete të fshehta. Këto komitete, në bashkëpunim me emisarët xhonturq, u përpoqën që në lëvizje të përfshiheshin grupe me prirje të ndryshme politike dhe shtresa të ndryshme shoqërore, duke bërë, sipas rastit, një propagandë të diferencuar. Në radhë të parë emisarët xhontruq shfrytyzuan gatishmërinë e shqiptarëve për të çliruar trojet e tyre të mbetura, sipas vendimeve të Konferencës së Londrës, nën zgjedhën e re dhe për t’i bashkuar ato me Shqipërinë e pavarur. Kjo gatishmëri ekzistonte në mënyrë të veçantë të dhjetra mijë muhaxhirë kosovarë që prisnin me padurim të ktheheshin edhe me luftë në vatrat e tyre. Udhëheqësi i shquar kosovar Hasan Prishtina u bë një ndër aktivistët kryesorë të kësaj lëvizjeje për bashkimin kombëtar.
Projekti i një aleance, në fakt, turke-bullgare-shqiptare synonte për palën shqiptare çlirimin e tokave të robëruara të Kosovës dhe Çamërisë. Prandaj, aksioni gjeti mbështetje edhe nëpër kolonitë shqiptare të mërgimit në Rumani e Bullgari si dhe në atë të Stambollit ku B. Grebeneja zhvilloi një propagandë tepër aktive. Midis tyre u dallua atdhetari i shquar Ibrahim Temo. Ato organizuan një fushatë të gjerë për grumbullimin e mjeteve financiare dhe blerjen e armëve dhe dërgimin e tyre në Shqipëri. Ndërkaq, nga kolonitë u nisën për në atdhe edhe vullnetarë që do të merrnin pjesë në këtë aksion me armë në dorë.
Në nëntor 1913 Fuqitë e Mëdha pranuan përfundimisht që princ i Shqipërisë të ishte gjermani Vilhelm fon Vid, i propozuar nga Austro-Hungaria dhe Italia. Kjo ngjarje pati jehonë të gjerë në rrethet politike shqiptare dhe i dha shkas gjallërimit të konflikteve politike. Rrethet patriotike brenda kufijve të shtetit shqiptar pranuan, në përgjithësi, vendimin e Fuqive të Mëdha, duke ushqyer shumë iluzione te princi gjerman, si simbol i Shqipërisë së pavarur. Të dëshpëruar nga anarkia, që kishte mbërthyer vendin dhe të shqetësuar për fatin e atdheut, këta patriotë shpresonin se princi do ta bashkonte Shqipërinë, do ta shpëtonte atë nga rreziku i copëtimit dhe nga pushteti i reaksionit çifligar dhe do të krijonte kushtet për zhvillimin e shpejtë ekonomik e shoqëror të saj. Ata kujtonin, gjithashtu, se princi i huaj dhe protestant, pra, i pangatërruar në taraflleqet, krahinarizmat, bajraktarizmat dhe, sidomos, në ndarjet fetare në Shqipëri, do të ishte në gjendje të ushtronte me paanësi autoritetin e lartë në dobi të kombit shqiptar. Me këto rrethe u bashkua dhe një pjesë e mirë e çifligarëve, të cilët, nga ana e tyre, kishin besim se princi për qeverisjen e vendit do të mbështetej tërësisht te përfaqësuesit e tyre.

Prandaj, aksioni i sapo ndërmarrë në vend në bashkëpunim me B.Grebenenë në kuadër të aleancës së projektuar turke-bullgare mbeti në mes të rrugës. Midis tyre kishte jo pak prej atyre që deri dje qenë përkrahës të kandidaturës së një princi mysliman. Një politikë me dy faqe luante në këto rrethana Esad Toptani. Ndërsa zyrtarisht u shpall mbështetës i V. Vidit, që të siguronte një pozitë me rëndësi në kabinetin e tij, nga na tjetër, vijoi të nxiste lëvizjen për një princ me “fes te kuq” me qëllim që ta përdorte në të ardhmen në favor të vet.

B. Grebeneja i kërkoi I. Qemalit në Vlorë pjesëmarrjen e Shqipërisë në realizimin e planeve ushtarake turko-bullgare kundër Serbisë dhe Greqisë. Ai u zotua, në emër të Komitetit xhonturk të Stambollit, siç del nga burime të tërthorta, se në rast fitoreje Shqipërisë së pavarur do t’i ktheheshin Kosova dhe Çamëria. I. Qemali nuk ishte, në parim, kundër bashkëpunimit me Turqinë dhe Bullgarinë. Ai ishte në kontakte me konsullin e përgjithshëm bullgar në Vlorë, Pavllov. Por megjithëse i premtohej kthimi i tokave shqiptare të pushtuara nga shtete fqinjë, I. Qemali, me të drejtë, u tregua i rezervuar dhe nuk dha zyrtarisht pëlqimin e tij.
Megjithatë, I. Qemali i vijoi kontaktet për të përcaktuar të drejtat dhe detyrat që rridhnin nga pjesëmarrja e mundshme qoftë dhe jo zyrtare e Shqipërisë në marrëveshjen turke-bullgare. Me sa duket ai pranoi në parim që Shqipëria të shërbente si bazë për veprimin e forcave ushtarake turke e bullgare, në formë çetash jo të rregullta, në kufijtë e Serbisë dhe të Greqisë. Me këtë hap ai mendonte, gjithashtu, se do të mund ta nxirrte shtetin e ri shqiptar nga izolimi diplomatik, dhe t’i hapte perspektivën zgjidhjes së çështjes kombëtare mbarëshqiptare. Marrëveshja turko-bullgare e sigluar nga të dy palët, në janar të vitit 1914, është dëshmi e faktit se deri në çfarë shkalle u morën parasysh interesat e palës shqiptare të parashtruara nga Kryetari i Qeverisë së Vlorës, Ismail Qemali. Konkretisht: Në nenin IX të këtij traktati pranohej që shtetit të pavarur shqiptar i njihej e drejta për territoret në vijën Ohër, Dibër, Prizren dhe Prishtinë. Çfarë parashikohej në këtë traktat nuk përmbushte tërësisht aspiratat e ligjshme të shqiptarëve, megjithatë ai do të shënonte një hap të madh në drejtim të korrigjimit të padrejtësive të Konferencës së Londrës në kurriz të kombit shqiptar. Diplomacia bullgare me këtë akt diplomatik pranonte që përkatësia etnike e banorëve, të paktën, e trevave të shënuara në traktat, ishte shqiptare.

Përmbajtja e marrëveshjes

Përmbajtja e këtij neni të marrëveshjes turko-bullgare të janarit të vitit 1914 dëshmon që autoritet bullgare dhe organizatat revolucionare bullgare që vepronin në Maqedoni e kishin të qartë se Kryengritja e Shtatorit e vitit 1913 është zhvilluar në vise me popullsi në shumicë shqiptare. Fakti që ndonjë pjesëtar i këtyre organizatave si Nikolla Matov, me prejardhje siç e pranon dhe vetë në kujtimet e tij nga Mati, ku nuk ka pasur popullsi sllave, madje, në kohët e reja, as edhe besimtarë ortodokse, ai iu përgjigj ftesës së udhëheqjes së Kryengritjes dhe të “qeverisë së Dibrës” për bashkëpunim, nuk mund të shpërdorohet. Dëshmi të tilla nuk përligjin fare pretendimet e historianëve në Shkup dhe në Sofje sa të pretendojnë se para 100 vjetësh në ato treva qenka zhvilluar një kryengritje bullgaro-shqiptare apo maqedono-shqiptare. Ata shkojnë aq larg sa që faktorin shqiptar ta nxjerrin në rrafsh të dytë.

Mirëpo projekti i aleancës turke-bullgare, me pjesëmarrjen e padeklaruar të palës shqiptare, me gjithë masat ushtarake që u ndërmorën dhe hapat që u hodhën nuk arriti të realizohej. Marrëveshja për caktimin e V. Vidit në fronin e ri të Shqipërisë e bllokoi këtë nismë të rretheve të caktuara të Vjenës. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, përfshijë dhe përfaqësuesin e Austro-Hungarisë, u njoftua nga konsulli serb P. Gavrilloviç rreth aksionit të B. Grebenesë. Për denoncimin e tij u angazhuan dhe kundërshtarët politikë të I. Qemalit, M. Libohova dhe S. Vlora deri atëherë edhe vetë në lidhje të ngushta me B. Grebenenë, se bashku me E. Toptanin. Me urdhër të KNK-së u shpall, më 6 janar 1914, gjendje rrethimi dhe gjatë kontrollit që iu bë anijeve austriake të ankoruara në gjirin e Vlorës, më 7 dhe 8 janar u gjetën në to 11 oficerë dhe më tepër se 200 ushtarë, shumica shqiptarë të ardhur nga Turqia. Oficerët u arrestuan, ndërsa pjesa më e madhe e ushtarëve u nisën për në Trieste. Në Vlorë u bënë arrestime të shumta. Midis të arrestuarve ishin dhe B. Grebeneja dhe atdhetarë të njohur si Ç. Topulli e të tjerë. KNK e shfrytëzoi këtë rast për të bërë një zhurmë rreth të ashtuquajturit “komplot xhonturk” të qeverisë së Vlorës me qëllim që ta eliminonte kryetarin e saj nga skena politike që para ardhjes së princit të ri. Kësaj propagande i shërbeu edhe gjyqi ushtarak, i cili e dënoi B. Grebenenë me vdekje. Dënimi u kthye në burgim të përjetshëm dhe përfundimisht u fal nga princ Vidi. Ndërsa 23 bashkëpunëtorë të tjerë u dënuan me burgime të ndryshme. Para këtij gjyqi u detyrua të paraqitej dhe vetë I. Qemali (!?).

Në rrethanat e kohës, përfaqësuesit e rretheve politike shqiptare nuk e patën të lehtë, sikurse dhe para Luftës Ballkanike, të hynin në lidhje me përfaqësuesit e popujve fqinjë në ish vilajetet perëndimore të Perandorisë Osmane, të lidhur ngushtë me kryeqytetet e shteteve fqinje. Synimet e tyre territoriale i tejkalonin aspiratat e drejta nacionale të popujve të tyre në kurriz të trojeve shqiptare. Diplomacia e tyre, përjashto Bullgarinë, e pati më të lehtë të lidhej me Esad pashën se sa me Isamil Qemal beun.

***
Janë për t’u përshëndetur nismat vendore për përkujtimin e Kryengritjes Shqiptare të shtatorit të vitit 1913. Kam parasysh veprimtaritë e organizuara ditët e fundit të muajit shtator në Strugë, organizuar nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni. Dega e këtij qyteti, mbështetur nga Komuna e Strugës dhe kryetari i saj, zoti Ziadin Sela. Ka përpjekje për organizimin e tyre dhe në qytete të tjera. Veprimtari të tilla nuk janë siç mund të pretendojë ndonjëri, shprehje e një patriotizmi lokal. Porse është detyrë e dorës së parë e forcave politike shqiptare në Maqedoni që ato të ngrihen mbi bajraktarizmin e tyre partiak dhe të bashkërendojnë dhe të mbështesin nismat shkencore të Shoqatës se Historianëve Shqiptarë ne Maqedoni dhe të katedrave të Historisë në Universitetet e atjeshme. Qëndrimi i njësuar i faktorit shqiptar në Maqedoni do të mundësonte bashkërendimin e forcave më të kualifikuara shkencore për organizimin e një veprimtarie të përbashkët. Në të do të jepej mundësia e trajtimit të Kryengritjes Shqiptare të vitit 1913 në rrafsh problemor, si një e tërë dhe jo të copëzuar, rrjedhimisht në nivel më të lartë shkencor.

Kryengritja Shqiptare e vitit 1913 përfaqëson preludin heroik të qëndresës dhe të luftës shekullore të shqiptarëve në ish Jugosllavi për çlirim dhe të drejta kombëtare. Traktati Turko-Bullgar mbeti i sigluar, sepse projektimi i një lufte të tretë ballkanike në prag të Luftës Botërore as nuk mund te mendohej. Pavarësisht nga fati i tij ai mbetet i vetmi traktat që merrte parasysh qoftë dhe pjesërisht interesat legjitime të shqiptarëve mbi trojet e tyre etnike. Dhe kjo nuk ishte pak po të kujtojmë që pothuajse në të njëjtën kohë me të u nënshkrua Protokolli i mirënjohur i Korfuzit dhe Traktati i fshehtë i Londrës i cituar më sipër pa vijuar më tej.

Intervistë me Prof. Dr. Eshref Ymeri


Blerina Braho


-Profesor Dr Eshref Ymeri është një nga bashkëpunëtorët më të rregullt  në “Agjencionin Floripress”. Kjo intervistë ndonëse i është dhënë një gazete  para disa vjetëve në Tiranë,është aktuale edhe në ditët e sotme  i drejtohet edhe lexuesve të Floripress-it – Admin




Prof Dr Eshref Ymeri


1. Profesor Ymeri, faleminderit që jeni bërë pjesë e personaliteteve që kanë ndarë mendimet e tyre në bashkudhëtimin tonë drejt ideve sfiduese dhe objektive. Çfarë do të thotë për ju të jesh personalitet i fushës?

Para së gjithash, ju falënderoj për ftesën që më bën gazeta juaj për të ndarë disa probleme që rrihen kohë pas kohe në faqet e saj. Të jesh personalitet i fushës, për mendimin tim, do të thotë të jesh i pajisur me një kulturë të begatë profesionale dhe me një horizont të gjerë kulturor. Vetëm kur plotëson këto dy kushte, intelektuali është në gjendje të trokasë në të gjitha portat e jetës shqiptare, të cilat me siguri që do të hapen para tij kat e kat. Sepse horizonti i gjerë profesional dhe kulturor të bën ta njohësh jetën shqiptare deri në poret e saj dhe të dish të komunikosh me njerëzit e të gjitha shtresave shoqërore në çdo “regjistër” të gjuhës shqipe. Vetëm kështu mund të fitosh respektin e njerëzve dhe të bëhesh i besueshëm për ta. Veçse këtu duhet nënvizuar edhe diçka tjetër. Horizonti i gjerë profesional dhekulturor duhet të vihet në shërbim të kombit, sidomos kur cënohen interesat e tij. Në këto raste, intelektualët me një përgatitje të tillë duhet të bëhen emancipues të politikës, e cila, gjatë këtyre njëzet vjetëve, ka dhënë boll prova për nënshtrimin dhe servilosjen para të huajve. Personalitet nuk të bëjnë domosdo titujt akademikë. Personalitet të bëjnë aftësitë profesionale, formimi i përgjithshëm kulturor dhe përkushtimi i pandërprerë ndaj çështjes kombëtare shqiptare, e cila vazhdon të mbetet ende e pazgjidhur në hapësirat e Evropës Juglindore. Të gjithë ata intelektualë që heshtin para Evropës, e cila na i rrëmbeu me dhunë pronat tona një shekull më parë dhe ua dha sllavogrekëve, përgatitjen e tyre profesionale dhe horizontin e gjerë kulturor le të vazhdojnë ta tundin si stoli. Me heshtjen e tyre ata bëhen palë me klasën politike, e cila nuk e ka fare në rendin e ditës zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare.

2. A mendoni se sot shkojnë në sinkron dija intelektuale me statusin profesional që ka një personalitet?

Një pyetje mjaft interesante kjo. Për mendimin tim, dijet intelektuale, në shumicën më të madhe të rasteve, nuk shkojnë në sinkron me statusin profesional të një personaliteti. Se po të shkonin në sinkron, do të thotë që në vendin tonë të vlerësohej parësisht mendja. Për fatkeqësinë tonë, tek ne vlerësohet militantizmi. Dhe dihet që militantët shikojnë nga fryjnë erërat e politikës që të kthejnë gunën. Shikoni deputetët e parlamentit tonë. Gëzojnë një status të veçantë, paçka se jo pak syresh nuk bien në sy për dije të shëndosha intelektuale. Tërheqja në politikë e inteletualëve me horizont të gjerë profesional dhe kulturor, do ta fisnikëronte tej mase politikën. Intelektualë të tillë që kanë çarë në jetë vetëm me djersën e ballit, kanë si yll karvani të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Por shumë shpesh politikës nuk i pëlqen e vërteta, prandaj edhe një mori intelektualësh të shquar janë të shmangur prej saj. Aq më tepër kur ata nuk e kanë aftësinë për të trokitur vetë në dyert e politikës.

3. Sa e ndani thënien biblike “Fjala ishte e para”?

Para se t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, dëshiroj të hap një parantezë. Gjuha është jo vetëm mjet komunikimi, por edhe mjet i të menduarit dhe instrument i njohjes, pasqyrim i tablosë së botës që na rrethon. Tabloja gjuhësore e botës është në njëfarë mënyre kundrim i botës përmes prizmit të gjuhës. Në këtë mes kemi të bëjmë me një sistem shoqërisht të kuptimshëm të shenjave gjuhësore që përmban informacion për botën reale, kemi të bëjmë me pasqyrimin e realitetit me mjetet e gjuhës. Tabloja në fjalë mund të shpjegohet në këtë mënyrë: realiteti pasqyrohet në vetëdijen tonë përmes nocioneve (ideve), kurse nocionet shprehen me fjalë. Kështu vjen e krijohet një vijimësi: realiteti – nocioni - fjala. Në këtë vijimësi, siç shihet, parësor është realiteti, kurse nocioni dhe fjala janë dytësorë. Pra, fjala paraqitet si një barasvlerës (ekuivalent) gjuhësor i nocionit përkatës dhe lind së bashku me nocionin. Si një tregues i kushtëzuar i nocionit (si simbol, si shenjë e nocionit), fjala na nxit përfytyrimin për sendin, për shenjën, për veprimin, për dukurinë. Pra, që të jem konkret në përgjigjen time ndaj pyetjes suaj, për mendimin tim, i pari është realiteti, bota që kundrojmë rreth e qark dhe pastaj vjen fjala.

4. Çfarë është gjuha shqipe për ju?

Për mua, si edhe për këdo që i thotë vetes shqiptar, gjuha shqipe është “nënë dhe babë”. Ajo është thesar i kulturës sonë kombëtare. Gjithë përvoja jetësore dhe të gjitha arritjet e kulturës së kombit shqiptar regjistrohen në gjuhë, gjejnë në të shpalosjen e vet pasqyrore. Komponenti kombëtar në vlerësimin e gjuhës shfaqet në njësitë e të gjitha niveleve të saj, por më shumë kjo vihet re në leksik, në frazeologji, në aforistikë, në fondin e fjalëve të urta dhe të proverbave, në rregullat e etiketës së të folurit etj. Gjuha shqipe është shpirti dhe zemra e kombit shqiptar. Ajo është shprehje e kristalizuar e identitetit tonë kombëtar, e frymës sonë kombëtare, e vetvetësisë (e personalitetit) të çdo shqiptari. Është gjaku jetëdhënës për të gjithë bashkëkombasit tanë, kudo në botë, që nga Ukraina deri në Argjentinë, që nga Kanadaja e Amerika e deri në Australi dhe në Zelandën e re.

5. Gjuha është tipar i rëndësishëm i një kombi. Sa po ndikon ajo, duke e krahasuar me të shkuarën, në formimin e identiteteve kombëtare?

Fillimi i shek. XXI të bën përshtypje në gjuhësi për ndryshime të konsiderueshme dhe për drejtime të reja në studimin e gjuhës në nivele nga më të larmishmet. Kalimi nga gjuhësia përshkruese dhe klasifikuese drejt gjuhësisë antropologjike, u bë i mundur edhe në saje të teorisë së gjenerativizmit të gjuhëtarit amerikan Çomski (Avram Noam Chomsky - 1928), në të cilin bien në sy dy parime (postulate) thelbësore: është e domosdoshme që gjuha të trajtohet si dukuri e mendësisë (e mentalitetit) dhe e psikikës së njeriut. Prandaj, gjatë studimit të një gjuhe, është e domosdoshme të kemi parasysh një gjë: secila gjuhë ka një shprehje kombëtare, domethënë shfaqet si një gjuhë konkrete kombëtare që përcjell një frymë kombëtare dhe që pasqyron kulturën e një populli, si mbartës të kësaj gjuhë. Dhe, si gjuhë kombëtare, ajo është e lidhur ngushtë me psikologjinë kombëtare, me formimin psikologjik të njerëzve që e flasin atë. Prandaj ndikimi i saj mbi formimin e identiteteve kombëtare është i jashtëzakonshëm. Sepse, si gjuhë kombëtare, ajo shërben për nxjerrjen në pah, për ngulitjen dhe për ruajtjen e traditave kombëtare. Ajo shërben si rojtinë (arkiv) i së shkuarës dhe i së tashmes që pritet të pasurohet me të ardhmen. Pikërisht në saje të gjuhës, çdo popull (etnos) vjen e kristalizon tablonë kombëtare të realitetit, e cila krijon mënyrën e qëndrimit të njeriut ndaj këtij realiteti, ndaj natyrës, ndaj njerëzve të tjerë, ndaj vetvetes, si anëtar i kësaj shoqërie, përcakton normat e sjelljes, përfshirë edhe mënyrën e komunikimit në shoqëri. Tabloja kombëtare e realitetit përcakton tablonë kombëtare gjuhësore të etnosit në fjalë. Të njohësh tablonë kombëtare të realitetit në një gjuhë të caktuar, do të thotë të futesh thellë dhe të kapësh botëkuptimin e një populli, të arrish deri në vetëdijen e tij gjuhësore. Roli i gjuhëve në krijimin e identiteteve kombëtare është i pazëvendësueshëm edhe për faktin fare të thjeshtë jo se të njëjtin send ato e emërtojnë në mënyra të ndryshme, porse pasqyrojnë kundrime të ndryshme të këtij sendi, çka është një kundrim kombëtar i realitetit.

6. Si është realiteti shoqëror me të cilin po përballet gjuha shqipe sot? Sa po ndikon ai në rrugëtimin që ka marrë gjuha sot?

Sot vendin tonë e ka pllakosur një “modë” e shëmtuar që vihet re në radhët e politikanëve, të gazetarëve, të paraqitësve të programeve të ndryshme në radiotelevizione apo nëpër salla koncertesh, të cilët jo rrallë i largohen fjalës shqipe në një mënyrë të pabesueshme! Druajtja nga fjala e pastër e gjuhës shqipe këtë “takëm mileti” e bën me të vërtetë qesharak, aq më tepër që “moda” e fjalëve të huaja herë-herë bën që ai të shndërrohet edhe në objekt humori. Kështu, një politikan i njohur i një partie politike me peshë, fjalën objeksion (nga frëngjishtja dhe anglishtja objection, nga italishtja obiezióne) e përdor në kuptimin cak, objektiv (partia jonë do të arrijë objeksionet (!!!) që i ka vënë vetes), paçka se kuptimi leksikor i kësaj fjale të huaj është kundërshtim, mospranim, mospëlqim, vërejtje. Pikërisht për këtë “takëm mileti” që kaq shumë është “i dashuruar” pas fjalëve të huaja dhe që me gjuhën shqipe sillet si t’ia dojë “mideja”, pa respektuar kurrfarë normash të sintaksës së saj, Konica thotë: “Po sot shoh një turmë t’errët prej analfabetësh me diplomë që po i sulen shqipes dhe duan t’i vënë thikën në kurriz, që ta gdhendin pas formës që u pëlqen atyre; se të gjorët kujtojnë që gjuha është si një copë dru pa shpirt; nuk dinë që është një gjë jo vetëm e gjallë po dhe shumë e hollë, aq sa, po i shtrembërove pakëz një nyjë a një dell, trupi i tërë tronditet, vuan dhe humbet forcën bashkë me bukurinë”. Nuk e di se cila është arsyeja që këta njerëz të sojit kozmopolit, këta “levantinë” konicianë, kanë “drojë” nga fjala shqipe. Fatkeqësisht, politikanët tanë, ata që duhet të jenë shumë të kujdesshëm në përdorimin e fjalës shqipe, se, domosdo, me mënyrën e të folurit të tyre, tërthorazi, ndikojnë edhe mbi të tjerët, e kanë mbytur “fjalorin” e vet me “evropianizma”, a thua se integrimi dhe globalizimi synuakan t’i shuajnë tiparet dalluese të çdo kombi evropian. Harrojnë këta “lum” politikanë se globalizëm dhe integrim do të thotë afrim edhe më i dukshëm mes shteteve të ndryshme, në kuadrin e një bashkësie të tillë shtetesh, siç është Bashkimi Evropian, por në këtë mes nuk kemi të bëjmë aspak me shkrirje kombesh. Politikanët, gazetarët, paraqitësit e programeve të ndryshme në radiotelevizione apo nëpër salla koncertesh, duhet të ndjekin shembullin e shkrimtarëve në raportet që ata kanë ndërtuar me fjalën shqipe. Nuk mund të mos u bëjë përshtypje (në qoftë se kanë zell për lexim) fjala e zgjedhur shqipe e zotit Ismail Kadare, pasuria leksikore e veprës së tij, e cila qëndron tërësisht në truallin e shqipes dhe “gatuhet” vetëm me “brumin” e saj. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shkrimtaren dhe përkthyesen e talentuar, zonjën Mira Meksi. Aftësia e saj për ta qemtuar fjalën shqipe si bleta nektarin, është me të vërtetë befasuese. Po kështu, kritiku i përkthimeve, shkrimtari, leksikografi dhe publicisti i njohur, zoti Edmond Tupja, në krijimtarinë e vet, ka një respekt të jashtëzakonshëm për fjalën shqipe. Në botën e letrave shqipe, më ka rënë në sy krijimtaria e poetit, shkrimtarit, kritikut, eseistit dhe publicistit, zotit Namik Selmani. Një zotëri i heshtur, si e vërteta, një njeri i thjeshtë, si çiltëria e fëmijës, e ka shndërruar fjalën shqipe në kult të krijimtarisë së vet. Mes publicistëve polemistë bie në sy pastërtia e leksikut të shqipes që përdor zoti Abdi Baleta. Krijimi i fjalëve të reja brenda pasurisë leksikore të shqipes në publicistikën e tij, është me të vërtetë për t’u marrë si shembull. Një mjeshtër i vërtetë në ruajtjen e pastërtisë së shqipes nga dyndjet e evropianizmave, është përkthyesi poliglot dhe erudit, zoti Shpëtim Çuçka, gjithmonë i heshtur në madhështinë e shqipes së tij. Pikërisht nga mjeshtra të tillë të fjalës shqipe, duhet të mësojnë politikanët, gazetarët, drejtuesit e programeve televizive dhe të gjithë ata analistë, të cilëve u është bërë huq dalja në publik me kohë e pa kohë, për ta shitur veten si të gjithdijshëm. Pikërisht për shkak të shpërfilljes që këta zotërinj manifestojnë ndaj disa fjalëve të shqipes, sot janë zhdukur nga fjalori i tyre dy fjalë të bukura: “ngjarje” dhe “prirje”. Këta zotërinj i kanë zëvendësuar ato me dy evropianizma, respektivisht me fjalët “event” dhe “trent”. Përdorimi i fjalëve të huaja, në vend të fjalës shqipe, është shfaqje e kompleksit të inferioritetit para gjithçkaje të huaj.

7. E shihni si çështje shqetësuese futjen në fjalor të fjalëve dhe kuptimeve të cilat gjuha shqipe nuk i ka aspak?

Në kuadrin e marrëdhënieve mes popujve të ndryshëm, edhe gjuhët marrin e japin me njëra-tjetrën. Unë mendoj se huazimi i fjalëve të huaja, më se të nevojshme, nga sfera e shkencës dhe e teknologjisë bashkëkohore, të cilat nuk janë të përfshira në fondin e terminologjisë në gjuhën shqipe, është mëse i nevojshëm. Por të përfshish në fjalorin e gjuhës shqipe fjalë të tilla të huaja, krejtësisht të panevoshme, si “performancë”, “event”, “trent”, të cilave zotërinjtë e lartpërmendur kanë kohë që ua kanë bërë “pasaportizimin” në gjuhën shqipe, do të ishte diçka me të vërtetë revoltuese.

8. Është folur kohët e fundit edhe për zyrtarizmin e dialekteve shqiptare? Sa dakord jeni ju më këtë?

Ne sot kemi një gjuhë të njësuar që i ka themelet të shëndosha dhe dialektofonia mund të vlerësohet si burim i pashtershëm për pasurimin në vijimësi të leksikut të kësaj gjuhe të njësuar. Prandaj dialektet duhet të përbëjnë ata “përrenjtë” e vegjël të saj që, ca nga ca, vijnë e bëhen më “ujëplotë” dhe në “turrin” e tyre drejt “lumenjve” të gjuhës, përfundojnë në “oqeanin” e madh të saj, ku gjuha e njësuar “qëmton” kohë pas kohe për qëllime vetëpasurimi. Në këtë aspekt, pasurimi i fjalorit të gjuhës së sotme shqipe me leksikun e dialektit të gegërishtes duhet të mbetet njëra nga detyrat parësore të leksikografisë.

Intervistoi: Blerina Braho


Rreziku për Europën është real

harta e europes

"Shtetet e Bashkuara bashkëpunon me vendet e Europës, nëpërmjet NATO dhe BE-së, për të përmbushur sfidat e nga Afganistani, Irani,Libia dhe Kosova, dhe çështje ndërkombëtare si pirateria apo/dhe terrorizmi. Në të njëjtën kohë, kërcënimet në Europë janë të vërteta"

Nga Kurt Volker

Ndërsa Europa është duke u përpjekur për të përballuar krizën më të madhe “që nga Lufta e Dytë Botërore”, Kryeministri italian Mario Monti, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Nicolas Sarkozy u takuan më 24 nëntor në Strasburg, për të debatuar se çfarë veprimi duhet ndërmarrë dhe hapa konkret për të shpëtuar Eurozonën. Sot, Presidenti Obama do të takohet me presidentin Herman van Rompuy, Hoze Manuel Barroso dhe Përfaqësuesen e Lartë Catherine Ashton në Uashington, për të diskutuar rreth bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Takimi i parë mund të ketë pasoja të rëndësishme për të ardhmen e Europës, por edhe për SHBA-të dhe ekonominë globale. Një recesion i ri në Evropë do të çojë në një ngadalësim të eksporteve kineze në Europë: kjo do të zvogëlojë rritjen ekonomike në Kinë, e cila mund të shkaktojë një recesion të dyfishtë në Shtetet e Bashkuara. Në rastin më të keq, një kolaps i vërtetë i eurozonës do të kishte pasoja edhe më të mëdha. Shtetet e Bashkuara kanë një interes të dhënë në suksesin e këtij takimi të parë. Megjithatë, nuk ka gjasa që takimi i dytë, në të cilin Shtetet e Bashkuara janë të përfshira me të vërtetë, të kenë rezultate me rëndësi të madhe. Dallimi në mes këtyre dy takimeve flet shumë. Jo vetëm Bashkimi Europian duket gjithnjë e më e paaftë për të përballuar me sfidat e mëdha të brendshme: dhe për më shumë pa strukturat adapte për të menaxhuar, në nivel lidershipi, të ekonomisë globale. Pjesa tjetër e botës ka marrë një rol, si një spektator dhe po shikon nga larg Evropën. Kjo distancë çan vrullshëm përveç besimin të jashtëm sidomos në lidhje me investimet në letrat me vlerë europiane, duke rritur normat e interesit, ndërsa bien vlera (ratings), duke e bërë dhe më të vështirë për të zgjidhur krizën. Kjo është edhe më e rëndësishme për të parë se si strukturat jofunksionale të BE-së, si për shembull, demografia në rënie, ekonomitë e ngurta dhe krizat e vazhdueshme, fshehin shumë pika të forta të Europës. Europa mbetet një nga lojtarët më të mëdhenj dhe më të pasura në skenën globale ekonomike. Me më shumë se gjysmë miliardi banorë dhe një GDP nga më të lartat në botë, kontributi i saj për mbajtjen e paqes dhe zhvillimin botëror është i padiskutueshëm. Politikisht, Europa është një fortesë për afirmimin e vlerave demokratike dhe të një rendi ekonomik ndërkombëtare i llojit liberal. Siç tregohet edhe nga kolegu im Dan Hamilton, në raportin e tij vjetor “Ekonomia Transatlantike 2011”, ku mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbetet e marrëdhënia më e madhe ekonomike në botë. Tregtia midis SHBA-së dhe BE-së gjeneron rreth 15 milionë vendepune në dy anët e Atlantikut. Midis 2000 dhe 2010, Shtetet e Bashkuara kanë investuar në Holandë nëntë herë më shumë sesa kanë investuar në Kinë. Investimet e SHBA-ve në Indi janë të barabarta, në të njëjtën periudhë, vetëm me 60% të totalit të investuar në Norvegji. Shtetet e Bashkuara bashkëpunon me vendet e Europës, nëpërmjet NATO dhe BE-së, për të përmbushur sfidat e nga Afganistani, Irani,Libia dhe Kosova, dhe çështje ndërkombëtare si pirateria apo/dhe terrorizmi. Në të njëjtën kohë, kërcënimet në Europë janë të vërteta. Përveç krizës ekonomike, kufijtë e Bashkimit Europian janë me zonat e nxehta të Lindjes së Mesme, dhe me një Rusi autoritare e vendosur për të rivendosur sferat e tyre të influencës, me një diktaturë në Bjellorusi dhe një numër konfliktesh të ngrira etnike, që nuk zgjidhen asnjëherë, në Ballkan . Me një partner të një rëndësie të tillë, dhe me interesa kaq të mëdha në lojë, ju mund të imagjinoni presidentin Obama të shqiptoi për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Evropë: “Si President, unë mora një vendim të qëllimshëm dhe strategjik: Shtetet e Bashkuara do të luajnë një rol më të madh, dhe afat-gjatë, në formësimin e këtij rajoni dhe të ardhmen e saj, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët dhe miqtë tanë. Qëllimi ynë është siguria, që është themeli i paqes dhe prosperitetit. Ne mbështesim një rend ndërkombëtar në të cilin respektohen të drejtat dhe përgjegjësitë e të gjitha kombet dhe të gjithë popujve. Ku garantohet respektimi i ligjeve dhe i standardeve ndërkombëtare. Ku nuk pengohet tregtia dhe lundrimi i lirë. Në të cilin, fuqitë e reja, do të kontribuojnë në sigurinë rajonale, dhe ku mosmarrëveshjet do zgjidhen në mënyrë paqësore. Tani, duke planifikuar veprimet dhe shpenzimet e ardhshme, ne synojmë që të ndajë burimet e nevojshme për të ruajtur një prani të fortë ushtarake në këtë rajon. Ne do të ruajmë aftësinë unike për të projektuar fuqinë dhe forcën tonë, për të vepruar si një pengesë kundër atyre që kundërshtojnë paqen. Ne do të vazhdojmë me angazhimet tona, duke vazhduar të respektojmë traktatet që na lidhin me aleatët tanë. Kjo do të forcojë aftësinë tonë për të plotësuar nevojat e shkullit XXI-të.Në planin afat të gjatë, interesat tona kërkojnë një prani të vazhdueshme në rajon. Shtetet e Bashkuara janë këtu dhe do të mbetet këtu”. Kjo strategji dhe kjo pamje mbresëlënëse, megjithatë, nuk ishte e drejtuar nga Europa, por nga Azia. Kur çdo gjë që ju shihni në Europë janë dobësitë e saj, dhe nuk është e çuditshme që Shtetet e Bashkuara flasin për një "pikë kthese" në drejtim të Azisë, dhe një rënie korresponduese të pranisë së saj në Europë. Janë këtu sfidat më të mëdha, si për SHBA-të ashtu dhe për Europën. Azia është i re dhe po rritet, por Europa është gjithmonë e madhe, dhe e rëndësishme. Në vend të, " të kthejë kokën " Shtetet e Bashkuara duhet të zhvillojnë një strategji gjithëpërfshirëse që integron vëmendjen edhe për Europën dhe për Azinë, si dhe pjesët e tjera të globit. Në Azi, Shtetet e Bashkuara ka një projekt ambicioz, që synon të rrisë praninë e saj ushtarake, dhe për të rritur ndërveprimin me aleatët dhe partnerët, dhe duke shmangur mundësinë e agresionit, por gjithashtu ka për qëllim të përshpejtojë ndërtimin e një zone të Trans-Paqësore të tregtisë së jashtme , duke mbështetur një rendit ekonomik ndërkombëtar të llojit liberal. Ky përcakton saktësisht llojin e qasjes që Shtetet e Bashkuara duhet të ketë me Europën - një platformë e konvergjencës për të punuar së bashku me aleatët, duke kundërshtuar kërcënimet dhe për të nxitur proceset e paqes, duke nxitur prosperitetin dhe vlerat e përbashkëta. Ne duhet të punojmë shumë për të krijuar një zonë të përbashkët të tregtisë, në të dy anët e Atlantikut. Megjithatë, jo-funksionaliteti i Europës, i kombinuar me ankesën pothuajse magnetike të ritmeve të rritjes në vendet aziatike, kanë ftohur të dyja anët e Atlantikut. Është tepër vonë për të adresuar këto probleme në Uashington, në takimin mes Presidentit Obama dhe përfaqësuesve europianë, Van Rompuy, Barroso dhe Ashton. Por nuk është tepër vonë që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, së bashku me udhëheqësit europianë, si Merkel, Sarkozi, Cameron, dhe me krerët e institucioneve të BE-së - mund të fillojë për të shkruar një strategji dhe një vizion ambicioz për të ardhmen.
*Autori është ish-Ambasadori i SHBA-ve në NATO, aktualisht Drejtor i Qendrës për Studime Trans-Atlantike të Universitetit “John Hopkins”

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...