Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/01/13

….Babai im vdiq me libra ndër duar e buzagazin në buzë……”



Riza Lahi ka lindur në Shkodër në 16. 01. 1950. Për 30 vjet ka shërbyer si pilot në Forcat Ajrore, gazetar në shtypin ushtarak, si dhe pranë zyrës së OSBE - së në Tiranë. Përveç çmimeve letrare të fituara në nivele të ndryshme në Konkursin Kombëtar 1994 ka fituar çmimin e parë të letërsisë për fëmijë. Pjesë nga veprat e tij janë botuar në SHBA, Greqi, Rumani, Maqedoni, Kosovë, Iran, dhe së fundi në Indi. Lahi është anëtar i Shoqatës Botërore të Poetëve.Vdiq në Tiranë pas një sulmi në zemër më 31 dhjetor 2013.(Agjencioni Floripress)




image

Ledia Riza Lahi




Flet vajza e shkrimtarit Riza Lahi, Ledia-Pengu im që babai nuk mundi të mësonte dhuratën e Vitit të Ri.





(Intervistë ekskluzive për Fjala e Lirë, me vajzën e shkrimtarit dhe publicistit të shquar, sapo ndarë nga jeta, Riza Lahi)



Nga Raimonda MOISIU



Në pragun e Vitit të Ri, më 31 Dhjetor 2013 , ora 11 a.m. u shua krejt papritur nga një arrest kardiak shkrimtari, poeti, publicisti dhe shqipëruesi Riza Lahi, i njohur tashmë për staturën e erudicionit të tij intelektual e qytetar, guximtar i fjalës së lirë që jepte ngado shëmbullin më pozitiv- i cili duhet të konsiderohet e kujtohet gjerësisht si një prej shkrimtarëve më të njohur dhe një nga figurat më të shquara të Letërsisë e Publicistikës Shqiptare të gjeneratës së tij. Shkrimtari i shquar iku me duart plot me libra dhe buzagazin mbresëlënës -, që po ja dhuronte një mikut të tij. Një javë mbas ikjes nga jeta të këtij shqiptari të madh, mundëm të merrnim kontakt me vajzën e vetme të shkrimtarit, studenten e juridikut Ledia Lahi e cila mes dhimbjes të pakufi dhe lotëve u rrëfye për marrëdhëniet me Atin e saj, momentet e fundit të jetës së Rizait dhe kujdesin që ajo dhe i vëllai së bashku me miq e shokë të shkrimtarit –do të tregojnë për të mbledhur e botojnë dorëshkrimet që ai la pas. Ka një peng që Ati i saj nuk mundi ta mësonte - dhuratën e vitit të ri, që ajo pati blerëpër të, librin: “Pema e Jenicerëve”, që ai prej kohësh kishte treguar interes për ta patur e lexuar.

“Nuk humba vetëm Atin tim, por humba edhe zotin Riza Lahi, shkrimtarin dhe eruditin që unë adhuroj, humba prezencën e një njeriu të mrekullueshëm, që përconte vetëm pozitivitet” –shprehet Ledia në këtë intervistë.

Ledia Lahi është vajza e vetme e Shkrimtarit Riza Lahi. Pasi mbaroi me nota të shkëlqyera gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë, më pas ajo fiton të drejtën e studimit dhe aktualisht është student e juridikut në Universitetin e Tiranës. Në moshën tetëvjecare ka shkruar librin e parë për fëmijë “ Ejani t’ju tregoj dicka”, dhe mbas tij ka botuar libra të tjerë për fëmijë, si “ Libri më i bukur në botë”, romanin fantastik “Aventura nëpër kozmos” dhe përkthen në moshën 14 vjecare romanin e Rob Nalasco-s,"Arratisje nga parajsa", etj. Për më shumë ndiqni bisedën.



Bisedoi: Raimonda MOISIU



--Zonjusha Ledia, pranoni ngushëllimet e mija të sinqerta për humbjen e Atit tuaj të shtrenjtë, njëkohësisht edhe miku im më i mirë, një personalitet i shquar intelektual dhe vlerë kombëtare e letrave shqipe, eruditit, shkrimtarit e publicistit Riza Lahi. Si ishin momentet e fundit të tij me Ju personalisht, ekzaktësisht me dt 31 Dhjetor 2013 kur ai krejt papritur u nda nga jeta?



Së pari ju faleminderit.Fatkeqësisht mëngjesin e atij 31 dhjetori të kobshëm, unë nuk isha takuar me Atin tim, pra hera ime e fundit me të ka qënë një natë më parë.Të mbledhur të gjithë në darkë, duke qeshur, kërcyer e bërë planet për Vitin e Ri.Ishte mbrëmje tejet e hareshme ajo e një nate më parë, fundja ashtu sic ishtë cdo moment me babain tonë. Për t’iu rikthyer 31 dhjetorit, atë paradite nuk isha në shtëpi.Kisha shkuar të blija pikërisht dhuratën e vitit të ri për babain, një libër. “Pema e jeniçerëve”,libër që ai prej disa kohësh kish treguar kuriozitet për ta lexuar, dhe atë paradite kur mora telefonatën më tronditëse të jetës time,sapo kisha dalë nga libraria, ku kisha paketuar dhuratën për të.



-Çfarë mendoni se janë elementët thelbësorë që e bëjnë Atin tuaj të çmuar e të vlerësuar për kontributin e tij nga bota shqiptare? Si do ta përshkruani erudicionin e krijues në fushën e shkrimtarisë, poezisë, piblicistikës, përkthimeve dhe botimeve të tij?


Ndoshta cdo bijë mund ta thotë për Atin e saj “im atë është/ishte i admirueshëm”, dhe mund të duket si fjali clishe, por Riza Lahin unë e adhuroj. Admirimi i pakufijtë për të është së pari, për gjithcka ai ishte në kompleks si individ. Ishte tejet human, përconte në absolutitet cdo fjalë të tijën, vetëm pozitivitet, dhe në cdo sekondë mimika e tij e qeshur përcillte vetëm dashuri. Frymë-marrja e tij ishte dashuria për dijen dhe krijimtarinë. Ishte i dashuruar në kuptimin e mirfilltë të fjalës, me të shkruarin, me poezinë e me përkthimin. Më shumë sesa “përkthimin”, dua të them me përshtatjen e shqipërimin. Xhelaledin Rumiu është i preferuari im, ndër shqipërimet e babait.Ndërsa sa për publicistikën, im atë ishte në koherence të plotë më aktualitetin dhe thuajse cdo javë botonte artikuj në gazeta.Jam shumë subjektive teksa përgjigjem për të,por e kam thënë dhe e ritheksoj sërisht-më shumë sesa dhimbja;trishtimi;dëshpërimi i pazëvëndësueshmërisë së humbjes së prindit, për mua tragjike është që humba zotin Riza Lahi, që humba prezencën e atij individi të mrekullueshëm që faleminderit Zotit, qoftë dhe vetëm për 21 vite pata fatin që ai,pikërisht ai-të ishte babai im.Ai është në mua.



-A ka lënë dorëshkrime pas vdekjes tragjike? Kush do të kujdeset për mbledhjen e botimin e tyre?



Babai në cdo kohë merrej me shkrime, cdo herë ishte duke shkruar dicka. Nuk dinte të bënte asnjëherë pushim, sepse gjithmonë ishtë një : “kam me shkrujt” –sic thoshte ai me gegnishten e tij simpatike. Po kështu dhe këto kohë ka qënë duke shkruar.Unë dhe im vella do të kujdesemi që për cdo shkrim e krijimtari të tijën të papublikuar,të mund të botohen. Në ccdo fjali të shkruar nga Riza Lahi ka ende për të mësuar …



-Si e keni mësuar se Ati Tuaj ishte pasionant i letërsisë? Si e keni përjetuar këtë nismë e pasion të tij dhe cila është poezia apo tregimi i parë që keni lexuar prej tij?

Unë nuk e kam të mësuar faktin se im atë ishte pasionant i letërsisë, unë kam lindur përballë këtij pasioni të tijit.Për mua ishte mëse e zakonshme që në fëmijrinë e hershme,babi të më tregonte e lexonte përralla e tregime cdo ditë, për mua ishte mëse e zakonshme që tim atë ta gjeja për orë të tëra ulur mbi makinën e shkrimit, për mua ishte mëse e zakonshme që ta gjeja përhumbur mbi libra voluminozë deri në orët e vona.Aq të mirëqëna i kisha këto detaje në fëmijëri,sa për mua “një babi kështu është gjithmonë”. Përjetimi im,është se libri për mua asociohet me Riza Lahin.Librat për mua janë të cmuar dhe këtë pasion e dashuri e kam të kultivuar me shumë elegancë e finesë nga ai.Nuk kujtoj ndonjë poezi specifike si të parën që mund të kem lexuar nga ai, sepse cdo fjalë e tij ishte poezi.Kur kam qënë 4 vjece, Ati im më ka dedikuar një libër “Ledia në një natë me hënë”, pa sens egoizmi,por e dua shumë atë libër me vjersha, përralla,e tregime.Ku ka më bukur se të të dedikojnë një libër që sa je ende fëmijë?



-Një situatë të vështirë të babait tuaj?



Do ishte jo-humane për të, po të të thosha se nuk ka patur situatë të vështirë, po mund të them se ishte koha në vetvete.Atij nuk i mjaftonin 24 orët e një dite, ai kishtë gjithmonë për të dhënë e marrë gjërat më të bukura të jetës. Situatë e vështirë ishin ndoshta orët e gjumit, që i kishtë gjithnjë e më të reduktuara, them e vështirë sepse edhe të flinte atij i dukej humbje kohe.



-Një situatë mbresëlënës?



Ai vetë ishtë mbresëlënës! Që nga mëngjesi kur zgjohej, ishte shend’ e verë, buzagaz e hokatar në cdo fjalë. E niste ditën duke kënduar a fishkëllyer melodi të Shkodrës së tij,a të Korccës që aq shumë e donte. Po kështu mbreslënëse ishtë korrektesa për të kryer ndershmërisht cdo punë të tijën fluturimthi me bicikletën e tij legjendare.Mbreslënëse ishtë në cdo tavolinë ku ishte i ftuar, menjëhërë nga ku ja niste bejteve e rimave humoristike për cdo kënd, apo kur merrte mikrofonin në gëzime familjare për të kënduar këngët ruse, dhe mbi të gjitha i donte njerëzit me gjithë forcën e shpirtit.



-Kush është Ledia Lahi, për lexuesit e kësaj interviste?



Bija e Riza Lahit, aktualisht studente në Fakultetin e Drejtësisë (Universiteti i Tiranës).Falë Atit, kam kultivuar aftësinë e të dashurit të leximit dhe të të shkruarit. Në vogëli kam mundur të botoj dhe disa libra për fëmijë, por aktualisht i kam “devijuar” disi letërsisë.Ndoshta dhe prej profilit të studimeve, i cili ngurtësisht nuk më lë hapësira për poezi apo romanca.Duke u rritur, nuk është se kam shkruar më, të them të drejtën, ndonëse babai cdo ditë më inkurajonte që unë të vijoja ta kultivoja këtë talent timin.Ndonjëhere i druhesha kritikave të profesorit tim Riza Lahit…por tani që nuk e kam më kritikun tim të cmuar,ndoshta do të më duhet të druhem edhe më…



-Cfarë dëshironi të shtoni në fund të kësaj interviste?



Të falenderoj ty Monda, që më dhe mundësinë të them disa fjalë për Riza Lahin.Për efekt interviste po e mbyllim me kaq më mirë, se unë sinqerisht nuk di të pushoj së foluri për Atin dhe udhërrëfyesin tim në jetë.



Bisedoi Raimonda MOISIU

ARMIQTË MË TË RREZIKSHËM GJATË RËNIES SË PERANDORISË BIZANTINE

Brahim AVDYLI:

ARMIQTË MË TË RREZIKSHËM GJATË RËNIES SË PERANDORISË BIZANTINE

“FEJA E SHQIPARIT ËSHTË SHQIPTARIA”

(VASO PASHË SHKODRANI)

“NE NUK JEMI TË  VEÇANTË  E DASHUROJMË VËRTETË VENDIN TONË, POR AKOMA MË SHUMË DASHUROJMË TË VËRTETËN DHE DREJTËSINË”

(VASO PASHË SHKODRANI)

Kur i marrim nëpër duart tona veprat e shumta, nuk do mend se së pari na vijnë të ashtuquajturat vepra "shkencore", të cilat pas shumë vuajtjesh do ta kuptojmë se ato e kanë si qëllim të mirëfilltë të na mashtrojnë dhe shumë më larg mundësisht të na dërgojnë. Qindra “shkencëtarë” të botës, të cilët vijnë nga shtetet perëndimore, u jepet mundësia të na "bindin" me atë që ua përsëritin pseudoshkencëtarët e krahut greko-sllavë dhe romakë. Kështu na e vjedhin kohën dhe nuk do të kemi mundësi të gjejmë rrugën drejtë çështjes shqiptare. Pseudoshkenca ka rrjedhur me kohë nga duart "greke", të cilët, në shumë libra të tyre, qoftë në ato të ashtuquajturve "shkencëtar grekë" dhe "shkencëtar" shqipfolës, që banojnë në tokat e mbetura autoktone shqiptare, duket se na mashtrojnë. “E vërteta” për ne është tërë ajo që thonë ata. Ne, nuk e shohim “të vërtetën” me sytë tanë të verbuar dhe nuk mendojmë më drejtë me trurin të shpërlarë.

Pseudoshkencëtarët grekë rus e sllavë, me të gjitha veprat e tyre që kanë, e shtrojnë këtë punë, qoftë në disa vepra të Britanisë së Madhe, të Francës, të Italisë, të Spanjës e të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo kudo qoftë. T`u thuash atyre se nuk ka pasur Greqi të grekëve, se këto që thonë për veten e tyre janë gënjeshtra të mirëfillta apo të pavërteta, etj., të thonë se “ilirët nuk kanë pasardhës”, se nuk e shohin në “mugëtirën e viteve”, se “ilirët nuk kanë gjuhë të tyre”, etj. etj, që janë dukuri e “përgjumjes” së qëllimtë të këtyre “shkencëtarëve” me porosi apo e mugëtirës shkencore të diktuar nga serbo-grekët, nga të cilat disa “e marrin” titullin “akademik”, madje edhe në Kosovë, si p.sh. zvicerani Oliver Jens Schmitt.[1] Për të tillët vjen në shprehje thënia gjeniale e shkencëtarit madhor shqiptar, Dhimitër Pilika, që thotë më se i lodhur nga puna e tij e pashkëputur mbi pellazgët, iliret dhe trashëgimtarët të tyre, bijtë e vetëm- shqiptarët: "I verbër nuk është ai që nuk sheh, por ai që nuk dëshiron të shikojë!"[2] Sepse, si thotë ai, "Grekët, si armiq e varrmihës të pellazgëve, nuk mund të trashëgojnë asnjë lidhje gjenetike me pellazgët... Trashëgimia origjinale, e papërlyer, e gjithëmbarshme dhe intensive e pellazgëve, ndeshet ekskluzivisht, si faktor i brendshëm, vetëm në trojet shqiptare...”[3] Dhe, më konkretisht, kur thotë: "Shqiptarët janë pasardhësit e pellazgëve, popullit më të moçëm të Evropës... Pellazgë, ilirë, arbër, albanë, shqiptarë, janë pesë emra të ndryshëm, por që bartin të njëjtën vijimësi etnike, gjuhësore, kulturore, historikisht të pandërprerë..."[4]

Këtë e nxjerrë në tërësi vepra e njohur e Sami Frashërit, “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet", ku ndër të tjera thotë: "Prindërit tanë të vjetër u quajtën arbën,...të cilën ne toskët, pas zakonit tonë të bëjmë n në r, e kthyem në arbër, si e përdorim edhe sot... Këtë fjalë romakët e kanë kthyer në alban, duke i dhënë edhe vendit tonë emrin Albania, si e thonë edhe sot evropianët. Grekët e pastajmë na thanë arvanitas, duke kthyer prapë l-në në r dhe nga kjo fjalë e grekëve turqit e kanë bërë fjalën arnaut, si na quajnë edhe sot... Kombi i tërë ka marrë emrin shqiptar e vendi ynë Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipes, zogut të bekuar të Hyjit,...(që) e kishim edhe në flamur."[5]
Këto janë të vërteta të vërtetuara shkencore. Nuk ka diskutim. Çdo gjë tjetër është spekulim. Dhe spekulimet nuk kanë fund. Ne po i kthehemi edhe njëherë shkencës sonë, të dimë se çfarë është e drejtë e çfarë nuk është e drejtë.

Po e marr një fakt nga shkrimet e lashta dhe po flasim për civilizimin e lashtë pellazgjik, pra shqiptar, prej pellazgëve hyjnorë, që kanë qenë ilirë e shqiptarë dhe kanë folur gjuhën shqipe. Ata sikur janë “zhdukur” papritur dhe janë “mbështjellë” me mjegull të dendur nga “grekët” e mëvonshëm, të cilët nuk ekzistonin atëherë, sepse nuk e kishin okupuar ende “Greqinë” me gjithë “megalidenë” e tyre të “famshme” gjenocidiale. Homeri e thotë ketë, në njëfarë mënyre, edhe nëpër ndryshimet e dhunshme të redaksive të para, sepse ishte i verbër dhe nuk kishte mundësi të përcjellë ato që i bënte me qëllim redaksia e kësaj kohe: "Zeus, o Zot i Gjithëfuqishëm, o princ dodonas, ti, o Zeus pellazg, perëndi e kahershme që sundon mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Sellëve..."[6] kur i drejtohet Zotit, ashtu si e quanin atëherë Zotin e Madh, që ishte dodonas dhe sundonte në Dodonë, në ballë të Sellëve. Dihet se Sellët kanë qenë një fis nga shumë fiset e Epirit historik, pra shqiptarë, sepse e kanë bartur në vete Plisin e bardhë, si Uliksi (Odiseo) apo si thotë vetë edhe Xhuseppe Katapano. Ndër të tjera, ai thotë se “i kam hequr Thotit maskën shumëmijëvjeçare të ibisit dhe i kam kthyer fytyrën e vërtetë: fytyrën boreale (të bardhë, shënimi im) të Ilirit (Ilir është i njëvlershëm me Shqiptar, domethënë bir i LIRISË dhe i DRITËS. Në vërtetë, ilir në shqip do të thotë i lirë, dhe shqiptar do të thotë bir i shqiponjës; dhe ju të gjithë e dini se shqiponja, zog i lartësive të mëdha, simbolizon që prej së pari dritën).[7]

Këtu na bashkëngjitet edhe studimi disavjeçar i Arif Matit mbi origjinën e kombit shqiptar dhe gjuhës së tij, të dhënë në veprën e veçantë voluminoze “Shqipëria, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”[8] apo vepra të tjera të gjuhës shqipe. Në këtë studim Arif Mati shpjegon se pellazgët nuk janë zhdukur fare si një popull, por janë asimiluar, tjetërsuar dhe mbijetuar deri në ditët e sotme, domethënë tek popullsia e kombit arbër.[9] Emrat Arbër-Arbëresh-Alban mishërojnë historinë zanafillore të gjithë Evropës.[10]

Ndër shumë mendimtarë shqiptarë janë jo të paktë ata që nisen gabimisht prej trajtave të etnonimit, qoftë shkencëtari Eqrem çabej apo më i riu ndër ta, Aristotel Mici. Veprat e tyre, “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes” dhe “Prejardhja e emrit shqiptar/Etnonimi shqiptar” [11] janë nisur me veprat e pseudoshkencëtarëve apo nuk e kanë ditur mirëfilli se kur "fillon" historia të studiohet. Vetëm literaturën që e përdorin sikur shumë të tjerë shqiptarë, mjafton ti shohim se janë pre e atyre që quhen “shkenca”. Prej gabimit të parit, Eqrem çabej, rezulton gabimi i të dytit, Aristotel Micit. Të dytë nisen prej të njëjtave gabime. Shqiptarët sikur nuk kanë ekzistuar më përpara. Të dytë lidhen me Shuflajn, me vetëdije apo pavetëdije. I pari, tani nuk është më i gjallë në mesin tonë, ndërsa i fundit, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qindra shkencëtarë shqiptar shtrihen në mes të tyre. Po ua tregojmë me këtë rast një vepër të veçantë të Prof. Dr. Leonard Priftit, e cila i konteston të gjitha spekulimet e Shuflajt[12] dhe të tjera. Mos të harrojmë me këtë rast se jemi SHQIPTARË. Kush nuk e njeh gjuhën e parë iliro-pellazge, SHQIPEN, nuk e njeh as veten e tij. Nuk do mend se kështu nuk duan të na njohin armiqtë tanë të mëdhenj, grekët, bullgarët, serbët, osmano-turqit dhe popujt që atyre u ndihmojnë. Këta armiq nisen prej pseudo-faktit, sikur jemi krijuar pas atyre si komb. Mos të harrojmë se njohuria e jonë niset e vazhdon në rreth. Rrethi natë-ditë kalon prej pavetëdijes në vetëdije dhe anasjelltas. Robëria 500 vjeçare e Perandorisë Osmane me errësirë i ka mbyllur qepallat tona. E harrojmë faktin e pamohuar se shqipja është shkruar më parë, por në formën bustrofedike, nga e djathta në të majtë. Ajo që e pranojmë si fakt i “shkrimit” të parë të gjuhës shqipe niset nga Formula e pagëzimit, më 1462, nga Pal Engjëlli. Tani gjuha shqipe shkruhet nga e majta në të djathtë. E para është gjuha iliro-pellazge, ndërsa kjo e dyta është shqipja. Edhe njëherë po ua kujtojmë thënien fondamentale të Gaius Plinius Sekundus, se “ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e parë e morën nga Ilirët”. Shkrimi etrusk, që është i të njëjtës origjinë me ne, po ashtu shkruhet nga e djathta në të majtë, si iliro-pellazgjishtja. Shkencëtarët tanë nuk e pranojnë shkrimin e parë të gjuhës shqipe. Harresa është rritur nga kryedjalli, me emrin e vërtetë Iblisi. Njerëzit tanë kanë rënë nën ndikimin fetar të islamizmit apo ata të botës të prirë nga feja e krishterizmit. Të mos harrojmë këtë fakt nga fakti tjetër i rikrijimit të së ashtuquajturave kombe apo “nacione” nga mesi i shekujve 18 e 19. A e kanë domethënien e vërtetë çka është kombi e çka është “nacioni”? Pse kanë dashur të copëtojnë kombin e parë në këtë botë- kombin shqiptar dhe ta pajtojnë me “faktet” që i kanë “dhënë” armiqtë tanë të përbetuar, përpara se ti pranojnë prej nesh. Dihet se gjendja jonë e mjeruar ishte e atillë: ne qenë para vdekjes. Ndërsa, popujt e kombet tjera ishin themeluar. Shkencëtari Eqrem çabej e thotë në librin që e kemi përmendë: “ky qëndrim i ndërmjemë midis Perëndimit e Lindjes, i bashkuar me ruajtjen e ngulur të natyrës së vet etnike, i ka gdhendur Shqipërisë (kupto: Shtetit Shqiptar, të rikrijuar më vonë) fytyrën e saj të veçantë... Kjo shprehet në krejt natyrën e jetesës, në historinë dhe historinë kishtare, në zakone dhe në poezi popullore dhe artistike të popullit shqiptar. Duhet shënuar me këtë rast se Shqipëria ka qenë e orientuar më tepër nga Perëndimi se sa nga fqinjët e saj...”[13]

Por të shohim njëherë çka thonë ata për arbëreshët/albanët. Në tekstet e veçanta shohim se arbënia (arbëria) është emër vendi, toponim dhe etnonim. Stërgjyshërit e shqiptarëve e quanin veten Arbër/Arbën dhe vendin e tyre e quanin Arbëri. Të huajt sipas gjuhës së tyre e kanë quajtur dhe vazhdojnë ta quajnë sot shqiptarin me trajta fjalësh: italisht, quhet albanese; frëngjisht albanais; anglisht albanian; greqisht arvanitas; sllavisht arbanas; turqisht arnaut, etj. Po ashtu edhe për emërtimin e vendbanimit të shqiptarëve nga të huajtë është mbajtur si bazë rrënja e toponimit të vjetër. Kjo duket po të marrim si shembuj trajtat e disa gjuhëve të huaj si në italisht Albania, frëngjisht Albanie, anglisht Albania, greqisht Arvania, turqisht Arnautllik, serbisht Albanija.[14] Emri i vjetër i vendbanimit të shqiptarëve ka qenë shumë i ngulitur edhe në shekujt e Mesjetës, si p.sh. Dheu i Arbërit, Principatat e Arbërit, etj. Gjergj Merula, në historinë e tij të shkurtër me rastin e botimit të veprës së Marin Barletit (Marin Bardhit), “Rrethimi i Shkodrës”, kështu thotë tekstualisht: “Turku... vendosi të sulmonte atë pjesë të Maqedonisë, që gjendet buzë Adriatikut e që sot quhet Arbëri”.[15] Simboli i shqiponjës në fushën e kuqe të flamurit fillon që në kohët e vjetra para Krishtit, vazhdon në Mesjetë dhe mbërrin në kohët e reja moderne.[16] Qysh në shekullin e dytë Pas Krishtit, biografi i antikitetit Plutarku, në veprën e tij “Jetë Paralele” tregon për Pirron e Epirit se kur ushtarët e glorifikonin pas betejës së Heraklesë (280 PK) duke e quajtur atë “Shqiponjë”, ai u përgjigjet: “...si të mos jem i tillë, kur ju jeni flatrat e mia që më ngrini aq lartë!”[17]

Adhurimi i stërgjyshërve tanë për figurën e shpendit të shqiponjës është e përhershme, cila u kthye në simbol emblematik. Pashko Vasa (Vaso Pashë Shkodrani) shkruan: “Që prej fjalëve që i thanë ushtarët Pirros, e prej fjalëve që u përgjigj Pirroja, na ka mbetur neve emni shqiptarët, e dheu i ynë i thonë Shqypni, e gjuhës ynë i thonë shqype”[18] (Shqypni dhe shqype do të thotë në dialektin gegë Shqipëri dhe shqipe).

Shenjat e flamurit me shqiponjë duhet ti kërkojmë edhe në Principatën e Arbërit dhe Despotatin e Epirit, sikurse i kemi nxjerrë ato nga paratë e vjetra të Perandorit romak GETA me shqiponjën me dy krerë, që sipas mitologjisë simbolizon SHQIPONJËN, në shek. II dhe bëhet fjalë për DARDANINË e parë (të TROJËS), apo edhe varrosjen e mbretërve me shqiponjën me dy krerë, sikurse e kemi botuar fotografinë dhe stemën e Paleologëve, që dihet se janë të familjes perandorake epirote shqiptare. Nga fundi i shekullit XII, Progoni (1190-1199) do të sundonte dhe do të qeveriste principatën e Arbërit me të gjithë atributet e një prijësi me vulën e flamurin e tij.[19] Pothuajse tre dekada më vonë, Andrea Muzaka II i mundi bullgarët te Mali i Peristerit (është viti 1372) dhe në ndihmë të tij vjen Princi Gjon Muzaka, i cili në Memorien e vet shkruan më 1510 se “Perandori i Kostandinopojës u kënaq shumë që zoti Andrea Muzaka kishte pasur një fitore të tillë, meqë kishte larguar nga muret e Adrianopolit armikun e tij më të madh... I përmenduri Perandor urdhëroi që t`i jepnin atij stemën, d.m.th. shqiponjën me dy krerë... i dha edhe një titull despotat... Në të cilin ishte përvijuar me gurë xhevahiri shqiponja që thamë”.[20] Këto që i thamë dhe mjaft të tjera tregojnë qartë lidhjen shpirtërore të parëve tanë që nga shekulli i II e deri më sot me simbolin e Shqiponjës. E adhurojnë në këtë jetë dhe në amshim. Duket sikur edhe të vdekur janë mbajtës të Flamurit, mbajtës të shqipes; pra janë shqiptarë të vërtetë për jetë të jetëve.[21]

Ne i rilexuam më parë shpjegimet shkencore të Sami Frashërit dhe kemi edhe shkencëtar të vërtetë të mbarë botës. Gabimi më trashanik është bërë në faktin e vetëm se “Greqia” është vendosur gabimisht në qendër të gjitha studimeve shkencore dhe gjuhësore. Grekët merren padrejtësisht si origjinë e Evropës Pellazgjike, e cila patjetër është tërësisht shqiptare, dhe të cilën këta “shkencëtarë” të shekullit 18-të e 19-të, madje edhe shqipfolës, nuk “guxojnë” ta përmendin kombin shqiptar dhe ua veshin këtë pseudo-fakt “grekëve”. Grekët nuk kanë ekzistuar atëbotë dhe nga Homeri kurrë nuk janë cituar helenët si popull apo si komb.[22] Pra, nuk ka ekzistuar Greqia e vjetër, por vetëm ka ekzistuar Epiri (shiko hartën e këtushme).

Shkencëtarja e njohur shqiptare, Fatbardha Demi, duke e shpërfillur veprën e mirënjohur të Doktoraturës së historianit Arif Mati (Aref Mathieu), i cili, në Universitetin e Sorbonës mbrojti me sukses të mirëfilltë shkencor temën “Kërkime mbi pellazgët, origjinën e civilizimit grek”, me 3 janar 2012, si Doktor në shkencën e historisë së Antikitetit (Greqia parahelenike) pa marrë parasysh fërkimin që ia bëjnë këtij shkencëtari pseudoshkencëtarët dhe “akademikët” shqiptar, por edhe ata zyrtarë, na vjen për mbarë të marrim fjalët e kësaj shkencëtare, e cila thotë: “Është koha të mësohet nga brezi i ri e vërteta historike dhe jo sajesat politike, të autorëve të lashtë e të ditëve tona. Për këtë qëllim është e domosdoshme të rishikohet skema e trajtimit të lashtësisë, nga ana e historiografisë evropiane dhe botërore”.[23]

Koha e krijimit të shteteve-kombe zë fill në fillimin e shekullit të 18-të e 19-të duke dashur ta forcojnë shtetin, pa e njohur apo definuar mirë çka është kombi dhe çka është “nacioni”, se lere më skemën e ndjekur për hartimin e historisë së lashtë, e cila bie ndesh me faktet historike.[24] Pra, një pjesë e këtyre studiuesve i hedh poshtë studimet e mirëfillta shqiptare dhe pellazge në mosnjohjen e tërësishme të antropologjisë, të arkeologjisë, të gjeografisë, të etimologjisë, të gjuhësisë, të toponimisë, etj., dhe i gjykojnë për qëllimet ekskluzive politike.[25] Kështu, historia e kohëve të lashta është hartuar nga materialet e mbledhura nga folkloristët e ndryshëm, gjuhëtarët, arkeologët, historianët dhe intelektualët e fushave të ndryshme, edhe atyre politike, që shpeshherë nuk e thonë të vërtetën, apo nuk ja qëllojnë. Ajo mësohet në të gjitha nivelet e shkollave për popujt Evropian e më gjerë.

Në radhë të parë ajo fillon nga shekulli i 18 e 19. Për t`u përfaqësuar me një histori, duhej të gjendej pasuria kulturore dhe origjina e trashëguar. Veprat e Homerit, të figurave të politikës dhe kulturës më në zë, të Greqisë së Lashtë dhe Perandorisë Romake, përbënin materialin mësimor edukativ evropian dhe ishin përfaqësuesit e vetëm të lashtësisë.[26] Askush nuk e sjellë ndërmend se kush është Homeri; çka është Greqia; sa janë “grekë” dhe sa janë shqiptarë; sa janë prej tyre Perandor të Perandorisë Romake; prej nga e ka prejardhjen gjuha romake-latinishtja, gjuhë artificiale, etj., dhe të gjithë rrëshqasin në pseudo-shkencë me dije apo mosdije.

Një gjë është e sigurt: se pellazgët dhe etruskët kuptoheshin midis tyre. Sintaksa dhe struktura e gjuhës etruske rigjendet në shqipen e sotme, prej mija vitesh. Toponimet dhe antroponimet e gjetura më shumë se kudo nëpër të gjithë territorin e Evropës shpjegohen sipas kësaj gjuhe. Gjuha shqipe nuk u helenizua, megjithëse përdori shkrimin grek për shumë shekuj; nuk u latinizma mbas zaptimit të Romës me 168 para Krishtit; nuk u sllavizma si tek fqinjët e tjerë, kur Sllavët zbritën në jug...; nuk u turqizua gjatë pesë shekujve të zaptimit Otoman.[27]

Nëse trashëgimi Pellazgo-Iliro­-Etruskë ishte zhbërë nga Romakët ai diti të lulëzoi përsëri në tokën TOSKE të Etruskëve, duke ndriçuar botën Rilindase me ato mendje madhështore si gjenia botërore Leonardo Do Vinçi, një burrshteti si Nicolò Machiavelli, një eksplorator si Amerigo Vespucci, një artist i mrekullueshëm si Michelangelo, një shkencëtar i ndriçuar si Galileo, e shumë të tjerë.[28]

Në tekstet mësimore historia fillon me “pushtimin” e Kontinentit Evropian me fiseve të përziera nga Azia, Azia e Vogël dhe Azia e Largët. Të dhënat arkeologjike dhe historia dëshmojnë se Gadishulli Ilirik para ardhje së këtyre fiseve ka qenë i banuar me fise të ndryshme ilire, të cilat, pas qindra vitesh janë “indo-evropianizuar”, siç e thonë shkencëtarët. Sulmet e popullsive të huaja, të cilët ishin në kërkim të vendeve të begata dhe të përshtatshme klimës, nga Veriu dhe Lindja, e shkatërruan “Evropën Pellazgjike”. Kështu do të tretet dhe historia e vërtetë dhjeta-mijë vjeçare e Evropës Pellazgjike dhe do të ndërtohet me makinacione të veçanta Historia e Lashtësisë dymijë vjeçare e Evropës Indo-Evropiane, e cila studiohet deri më sot. De fakto, nuk ka pasur pushtim të Evropës nga Azia, përpara atij të Hunëve, të Alainëve, të Avarëve, në shekullin e 4/5-të, të bullgarëve në shekullin e 6/7-të, të magjarëve (hungarezëve) në shekullin e 9-të pas Krishtit. [29] Evropa Pellazgjike u flijua në shekujt 18/19-të.[30]

Në pseudo-shkencë rrëshqasin mjaft shkencëtar eminentë të botës. Kjo gjë ndodhë edhe me autorët tanë Andrea Cameron, Ferdinand Schevill dhe John Julius Norvisch,[31] të cilët nuk dalin prej devijimeve të një pas njëshme. Në bazë të këtyre devijimeve ata i ndërtojnë edhe hartat e tyre. Kështu bien ndesh me faktet historike dhe bien pre e devijime.

Rëndësia e studimit të shkencëtarit Aref Mathieu (Arif Matit) qëndron jo vetëm te vlerësimi i trashëgimisë së përgjithshme të lënë si trashëgim prej pellazgëve hyjnorë, por lidhet me origjinën e gjuhës së kombit shqiptar, e cila është trajtuar gjerësisht në veprën e njohur të këtij shkencëtari „Shqipëria, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”[32], që mjaft gjuhëtarë e quajnë gjuhë epirote gjuhën shqipe, si p.sh. Frang Bardhit, në “Fjalorin latino-epirotas”, të botuar në Romë, më 1635.

Në këtë mënyrë u gjet “filli” gjuhësor dhe historik për të lidhur lashtësinë e popujve dhe kombeve të shekujve 18 e 19 me modelin “greko-romak”, nga i cili përpiqeshin të shkëputeshin më vonë, që e nxori në pah e në dritë lidhjen që ka pasur Sanskritishtja me këto gjuhë, shqipe, latine, greke, persiane dhe gjuhën gjermane apo gjuhët gjermanike.[33] Ashtu na del papritur historia e vërtetë e fiseve Ariane, historia e lashtësisë dhe e popujve apo gjuhëve indo-gjermanike, si shprehet Filologu Friedrich von Schlegel.[34]

Në shekujt që pasuan “qendra” e kësaj Evrope nuk është vetëm territori i Kontinentit të Evropës, por e tërë hapësira e Mesdheut, duke përfshirë edhe territoret e Azisë dhe pjesën veriore të Afrikës. Në shkencë, në politikë, në kulturë të Evropës shkëlqeu sidomos në jugun ballkanik (ilirik), me Athinën dhe Spartën, bregun perëndimor të Azisë së Afërt dhe të gadishullit italik, sidomos të Perandorisë Romake. Modeli Arian është zhvilluar vetëm përgjatë gjysmës së parë të shekullit 19.[35]

Aref Mathieu sjellë fakte se “shqiptarët janë jo vetëm pasardhësit direkt të Ilirëve, por edhe njëkohësisht edhe të një gjinie me vëllezërit e tyre të gjakut Thrakë, Frigjiasit, Getët, Dakët, Epirotët dhe Maqedonasit, të gjithë të dalë nga populli i pamatë etnik pellazgjik“.[36] Në periudhën e Rilindjes pati shumë studime të gjuhëtarëve gjerman, por edhe të atyre arbëresh, për gjuhën shqipe, por qëllimisht ato u lanë jashtë teksteve historike. Studiuesi arbëresh Xhuzepe Krispi, pohon se “duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është gjë e bukur të vëresh se ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, te shqipja, ... gjuha me të cilën flitej në shekuj përpara Homerit”.[37]

Kjo është çelësi kryesor dhe adekuat i gjuhëve të ashtuquajtura gabimisht “indo-evropiane”, ky është fakti NJË i historisë së lashtë të Evropës; ky është morali i vetëm shkencor dhe i palëkundur ndaj të vërtetës; ky është vendi i drejtësisë historike edhe i kombit më të vjetër shqiptar në Evropë.

Është koha ta gjurmon, ta gjejë dhe ta pranon bota përparimtare!...

[1] Ndaj këtij shkencëtari e kemi një reagim të mëvoshëm shkencor.
[2] Dhimitri Pilika: "Pellazgët, origjina jonë e mohuar", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2005, faqe 254.
[3] Po aty, faqe 293.
[4] Po aty, faqe 430.
[5]Sami Frashëri: "Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet", Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, faqe 28-29.
[6] Homeri, "Iliada", Kënga XVI, Vargjet 233-234, botimi i dytë, “Naim Frashëri”, Tiranë 1979.
[7] Xhuseppe Katapano: "Thot-i fliste shqip", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 29.
[8] Kjo vepër do të trajtohet më vonë lidhur me gjuhën pellazgjike dhe gjuhën shqipe.
[9] Fatbardha Demi: „Ka ardhur koha të mësohet e vërteta historike dhe jo sajimet politike”, artikel i dërguar te unë, krahas në shtyp, i shkruar me 25.01.2012, faqe 1.
[10] Shikoni shkrimin e Fatbardha Demit, „Tre emrat e gjuhës dhe kombit tonë, mishërojnë historinë zanafillore të Evropës”, i shkruar me 14.04.2012, i botuar në http://www.dituria.se
[11] Shiko veprën e Eqrem çabejt: “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, çabej, botim i tretë, Tiranë 2006 apo veprën e Aristotel Micit: “Prejardhja e emrit shqiptar/Etnonimi shqiptar”, ese, Worcester MA, 2012, http://www.tribuashqiptare.com
[12] Prof. Dr. Leonard Prifti: “Shqiptarët, grekët e serbët/Kundër Shuflajt”, Eugen, Tiranë 2010.
[13] Eqrem çabej: “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”, çabej, Tiranë 2010, faqe 21.
[14] Aristotel Mici: “Prejardhja e emrit shqiptar/Etnonimi shqiptar”, ese, Worcester MA, 2012, http://www.tribuashqiptare.com, në PDF, faqe 4.
[15] Gjegj Merula: “Lufta e Shkodrës”, shtojcë e librit të Marin Barletit (Marin Bardhit): “Rrethimi i Shkodrës”, Tiranë 1982, faqe 125.
[16] Aristotel Mici, vepra e cituar, faqe 10.
[17] Plutarch`s Lives, volum III, Boston,1859, faqe 11, e marrë nga vepra e A. Micit, faqe 12.
[18] Pashko Vasa, Vepra letrare I (Shqypnia dhe Shqiptarët), “Naim Frashëri”, Tiranë, 1987, faqe 53.
[19] Aristotel Mici, vepra e cituar, faqe 14.
[20] Gjon Muzaka: “Memoria”, Toena, Tiranë, 1996, faqe 29.
[21] Shiko eseun e përmendur të A. Micit, faqe 20.
[22] Arif Mati: „Shqipëria, Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, Plejad, Tiranë 2007, faqe 579.
[23] Fatbardha Demi: „Ka ardhur koha...“, shkrimi i cituar, faqe 2.
[24] Po aty, faqe 3.
[25] Anthropological Journal of European Cultures, 2009-Pelasgic Encounters in the Greek-Albanian Bordeland-Border.Dynamics and Revisions to Ancient Past in Southern Albania. Gilles de Rapper- cituar sipas studimit të Fatbardha Demit : “ Ka ardhur koha… “, faqe 1.
[26] Anna-Marie Thiesse: „Krijimi i identiteteve kombëtare“, Prishtinë 2004, faqe 31, cituar sipas autores së përmendur, faqe 2.
[27] Nernim Vlora-Falaski: „Pellazgët, ilirët, Etruskët, Shqiptarët”, Faik Konica, Prishtinë, 2004, faqe 52
[28] Po aty, faqe 56.
[29] Shiko intervisten e dhënë të Arif Matit: „Pellazgët antik ekzistonin dhe ekzistojnë edhe sot nëpërmjet shqiptarëve“, publikuar nga http://www.pashtriku.org
[30] Po aty, më tutje.
[31] Shiko 3 veprat voluminoze të tyre për Bizantinët, Bizanti dhe Ballkanin.
[32] Shiko artikullin e Fatbardha Demit, faqe 1, të botuar edhe te http://www.pashtriku.org .
[33] Do të përgadisim artikujt për gjuhën pellzgo-shqipe; familjen e gabuar indoevropiane; dhe të rrahim lidhjet e gjuhëve latine, greke dhe persiane me gjuhët anglo-gjermane dhe shqipe, sidomos duke pasur si modele disa nga këto vepra, si p.sh. Petro Zhejit: „Shqipja dhe Sanskritishtja“, I e II, Botimi i dytë, Tiranë, 2005; Luigi Luca Cavalli-Sforca: „Gjenet, popujt dhe gjuhët“, Besa, Tiranë, 2012; Spiro Kondo: "Shqiptarët dhe problemi pellazgjik", Eugen, Tiranë 2011, etj., etj.
[34] Shiko artikullin e lartëpërmendur të Fatbardha Demit, faqe 4.
[35] Shiko po aty, faqet 5 e 6.
[36] Intervista e Arif Matit, e vitit 2007, „Deri më sot nëpër shkolla mësohet një histori e cunguar“, artikulli i cituar i Fatbardha Demit, faqe 7.
[37] Xhuzepe Krispi: „Shqipja, nënë e gjuhëve“, 2009, faqe 12, cituar sipas artikullit të F. Demit, faqe 7.
© 2014 MicrosoftTermsPrivacyDevelopers

Kujt i nevojitet një shtet i përbashkët nga armiqtë tanë

Brahim AVDYLI:
 

 
 
Këtyre ditëve u dhanë në shtypin tonë dhe nëpër internet lajme dhe artikuj, të cilat nuk të lënë hapësirë tjetër, pos t`u thuash atyre që nuk dëshirojnë të dëgjojnë edhe njëherë të vërtetën historike. E vërteta historike nuk do politikë.
 
Politika zyrtare e disa shteteve të Gadishullit Ilirik, të cilën disa politikanë „modernë“ vazhdojnë ta quajnë këtë gadishull „Ballkan“ me fjalorin e politikës ditore dhe gjeografike, sipas shijes së armiqve tanë kombëtar, dhe dëshirojnë ta fshehin bashkimin e Ballkanit, që është një Jugosllavi e tretë, por shumë më e madhe. Nëpër popujt e këtij Gadishulli enden kudo politikat e vjetra me petka të reja.
 
Populli i ynë nuk i dëshiron këto “bashkime”. Serbët, grekët, bullgarët, bullgaro-maqedonët, malazezët, etj., i endin këto “plane” nëpër gojë, në mendje dhe veprime. Duan të bëjnë çdo gjë të mundshme, vetëm që ata të kenë fjalën kryesore. Politika e tyre është politikë e gënjeshtrave. Gënjeshtrat politike paguhen shtrenjtë nga popujt e ndrydhur prej tyre, më së pari prej popujve të vegjël, siç është populli shqiptar. Serbët të kafshojnë, të hanë, duke qeshur. Logjika e tyre, i lejon të gjitha...
 
Por, më mirë, po e marrim një lajm të intervistës së një profesori kontrovers, Bozhidar Dimitrev, drejtor i Muzeumit nacional historik të Bullgarisë për Agjencinë Fokus, kur thotë se Maqedonia dhe Serbia përmes formimit të ambasadave të përbashkëta, do të jenë një hap drejt krijimit të shtetit të përbashkët. Bashkimi i këtyre dy shteteve fillon me bashkimin e ambasadave.[1] “Bashkimi” i tillë i dy shteteve e ka zanafillën në padrejtësinë e themelimit të këtyre “shteteve”. Ka edhe shtete të tjera. Mos të harrojmë se këto “shtete” i kanë shumë borxh, deri në fyt, popullit shqiptar, me tokat e tyre të marra padrejtësisht. Padrejtësia i merr në zanafillë gënjeshtrat politike të shërbimeve sekrete të këtyre shteteve artificiale, që do të lidhen më parë në planin ndërkombëtar. Arena ndërkombëtare është e mbushur plot me kundërshtarët tanë teorik. Ata janë që vendosin për këto çështje. Greqia do të prijë në BE. Pa marrë parasysh se ajo i ka zbarkimet politike dhe i lidhë gjoja me “zbarkimet historike” rreth Maqedonisë, sado që aspak nuk kanë të drejtë, Ministri i jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, ka theksuar ndër të tjera se shteti fqinjë “nuk ndihmon në respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.”[2] Kjo është thënie e tij, që e nis Kryesinë e BE me Maqedoninë. Në vend se të lëshojë tokat shqiptare, Çamërinë deri në Athinë dhe tokat tjera të Maqedonisë së vjetër, ajo i “jep” Shqipërisë “të drejtë” në “6 mujorin e parë të qeverisjes” së saj në Bashkimin Evropian, që “ta pranojë” ashtu siç është, me këtë konfiguracion të gjysmuar shtetëror, gjoja se detyrohet ta bëjë këtë, në shenjë të “lëshimit” të papritur të kriminelit më të rrezikshëm të Greqisë, Kristodulos Ksiros, nga burgu jetësor për krimet e tij.[3]
 
Optimizmi i Athinës përballet me skepticizmin e medieve kryesore evropiane. Athina forcon masat e sigurisë për presidencën greke të BE-së. Madje Greqia i thyen normat themelore ligjore evropiane me anën e ligjeve që në start të saj.[4] Ligjin e bëjnë më të fortët. Siguria është themeli i parë i paqes dhe prosperitetit. Në rend ndërkombëtar respektohen të drejtat dhe përgjegjësitë e të gjitha kombeve dhe të gjithë popujve. Në Evropë garantohet respektimi i ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare. Këtë të drejtë e merr Greqia dhe e shfrytëzon “për sigurinë e lëvizjes” në dëmin e shqiptarëve. Ajo i ka tokat shqiptare brenda vetes të ndalura me dhunë shumëvjeçare e gjenocid, por nuk ua lejon shqiptarëve as lëvizjen e lirë nëpër Greqi, përkundër ligjeve të Evropës, të cilën dëshiron ta udhëheq. Evropa është në krizë. Këtë e shqyrton në Konferencat Ndërkombëtare të Bashkësinë Evropiane.
 
Rreziku për Evropën është real, siç shkruan Kurt Volker, i cili është ish-Ambasador i SHBA-ve në NATO, dhe aktualisht Drejtor i Qendrës për Studime Trans-Atlantike të Universitetit “John Hopkins”. Kërcënimet në Evropë janë të vërteta. Përveç krizës ekonomike, kufijtë e saj janë me zonat e nxehta të Lindjes së Mesme dhe me një Rusi autoritare, me një numër konfliktesh të ngrira etnike dhe me diktaturë në Bjellorusi. [5] Në veçanti është Ballkani. Konfliktet ndërkombëtare nuk zgjidhen asnjëherë, deri sa të jenë të egërsuara dhe të etura për gjak e sundim Greqia, Serbia, Bullgaria dhe Turqia, apo pinjollët e tyre më të vegjël, bullgaro-makedonët e malaziasit. Ato e kanë të rreptë anash Rusinë. Bashkimi Evropianë duket gjithnjë më i paaftë për të përballuar sfidat e mëdha e të brendshme.
 
Këtu vjen edhe Kosova. Kur thua “Kosova” të reflektohet automatikisht Serbia dhe në vesh të majtë të fishkëllen fuqishëm “Kosovo”. Të vijnë para syve antishqiptarët që duan të ringjallin “Jugosllavinë”, por më të madhe se ajo që ka qenë. Për t`u forcuar më shumë, kjo lidhet fort nën tokë me tjerë armiq të përbetuar të shqiptarëve. Paramilitarët serbë në Kosovë marrin shpërblime të mëdha. Ata fitojnë edhe të drejtën shtetërore në Kosovë dhe zënë një të tretën e saj. Nuk do shumë mend se edhe bashkëpunëtorët e Sheshelit dhe të Arkanit, që i bënë anë e kënd Kosovës qindra të vrarë shqiptarë, gra, burra e fëmijë të mbytur mizorisht, marrin shpërblime. Bashkëpunëtori i Sheshelit e merr çmimin e Sali Çekajt.[6] Të vjen inat që je gjallë dhe që je implikuar në UÇK. E pyet veten: a janë gjallë ata që luftuan me të vërtetë për lirinë kombëtare dhe qytetare të shqiptarëve.
 
Po kush janë këta, të sotmit? A janë të implikuar në “qeverisjen” e sotme të Kosovës dhe paguhen nga rrethet e korruptuara të Evropës? A mos janë bij të UDB-istëve të djeshëm? A mos janë kriminelë si Veselinoviqi, si Qazim Osmani, apo Bexhet Pacolli, që janë të korruptuar me miliona, kryesisht nga Serbët, Rusët dhe Evropianët dhe sot spekulojnë miliona të tjerë?!...
 
Jo, natyrisht nuk mund të flas, madje asgjë! Po e marrim një lajmërim të heshtur në fund të intervistës së ish-Ambasadorit britanik, Ivor Roberts, për Agjencinë e serbe të lajmeve B92, gjatë qëndrimit të tij në Serbi: “Konsideroj se rajoni në veri të lumit Ibër, duhet t`i kthehet Serbisë, e disa pjesë të territorit të Luginës së Preshevës t`i kthehen Kosovës.”[7]
 
Kjo nuk mund të “quhet” Lugina e Preshevës, por është Kosova Lindore dhe nuk duhet vetëm ajo t`i kthehet Kosovës. Ne jemi bijë të shqiptarëve dhe bijë të Ilirëve, që në këto anë kemi pas një mbretëri të tërë, me emrin Dardania. Nuk ka pasur asnjë serbë në këto anë, dhe nuk ka pas asnjë sllavo-bullgarë të Maqedonisë. Kosova e mbetur do të bashkohet me Shqipërinë. Unë e përkrah sadopak z. Ivor Roberts, ish-Ambasadorin britanik në deklarimet e tij. Por, Serbia duhet të jep Kosovën Veriore, jashtë Kosovës; Kosovën Lindore, e jo “Luginën e Preshevës”, siç thonë ata; do të ndërhynte madje te sllavo-bullgarët e Maqedonisë, përderisa e kanë mirë politikën ditore me ta, që të lëshojnë tokat shqiptare, edhe ato të besimtarëve të fesë ortodokse, sepse edhe janë shqiptarë. Këtu nuk duhet harruar tokat shqiptare të Maqedonisë së vjetër, që sot janë në Greqi dhe Epirin Jugor, që sot i thonë Çamëri, të cilat Greqia i ka ndalur me dhunë e gjenocid dhe bërtet në kundërshtim përpara botës, sikurse ka edhe toka të tjera jashtë asaj, të cilat i kanë mbetur nga koha e Aleksandrit të Madh, i cili, për ta është “grek”. Me to le të bashkohen edhe tokat shqiptare nën Malin  e Zi.
 
Kështu do të ishin vërtetë kufijtë e sotshëm të shteteve të Ballkanit “kufij të lëvizshëm”. Nuk e përjashtojnë edhe një lëvizje të kufijve të Gadishullit Ilirik (pra, Ballkanit) ekspertët dhe analistët e shërbimeve të ndryshme inteligjente; të instituteve të menaxhimit të krizave dhe të sigurisë, etj. Duke u bazuar në gjendjen jo stabile të Evropës Juglindore; duke u bazuar në lëvizjet e fundit të disa politikave dhe të politikanëve botërorë, si dhe në publikimet e tyre të fundit, kufijtë e Gadishullit Ilirik janë të lëvizshëm. Në radhë të parë kjo do të thoshte se do t`i hapej udha integrimeve të mëvonshme. Kasta e jonë drejtuese pasoi pas vendimeve të marra në qarqet e politikave të marrjes së vendimeve, përkundër deklarimeve dhe premtimeve të tyre në fushatat zgjedhore dhe praktikën ditore. Kjo do të thoshte tkurrje e shtetit eksperimental shqiptar.[8] Këta kufij duket sikur janë vendosur në qarqet zyrtare politike, pas dhunës disavjeçare e gjenocidit mbi kombin shqiptare. Por, kasta drejtuese e politikës në Kosovë ose duhet të japë dorëheqje kompletë nga qeveria ose duhet të kompletojë e zgjerojë kërkesat e popullit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, gjatë të gjitha proceseve demokratike dhe integruese në kontinentin e Evropës për Gadishullin Ilirik. Këtë duhet që ta kenë parasysh. Përndryshe, kanë mbetur përgjithmonë antikombëtarë.
 
Serbia dhe Maqedonia le ta dinë mirë se shqiptarëve u ka ardhur në fyt politika e tyre e ndytë! Serbia i ka borxh shqiptarëve! Edhe po t`i lëshojnë trojet që kanë zënë me grupe të të ashtuquajturve “serb” të ardhur dhe grupeve të popujve që i ka përfituar në favor të vetvetes, sidomos nga ndihma e dy jahudive, Çirilit dhe Metodit, mbi gjuhën artificiale serbe, as sot ajo nuk mundet të dalë prej borxhit të gjakut të derdhur të shqiptarëve;  të mija burrave, gra e fëmijë të masakruar pa mëshirë; të të ndjekurve nga tokat e veta; të pasurisë tokësore, shtëpisë e mallit të grabitur e të ndarë midis serbëve. Në rastin e fundit, le të shikojë Serbia këto dy-tri harta dhe të kuptojë borxhin ndaj kombit shqiptar! Të mos provojë kot se koti me diplomaci dhe përmes diplomacisë, sepse është mbushur kupa! E dimë se ajo kur ka humbur në luftë, e ka rikuperuar në “paqe”, me dredhi. Kur të përqafon Serbi, të kafshon me dhembë, si bishë e egërsuar. Nëse nuk ballafaqohet me të kaluarën, nuk mund ta ndërtojë të ardhmen. Dhunuesit e djeshëm duhet të largohen prej pozitave që u kanë mundësuar të bëjnë krime. Viktimat duhen që të kishin përfaqësues të vetë, që të marrin këtë rol në politikë. Në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Greqi dhe Shqipëri ka ndodhur e kundërta. Viktimat dhe pjesëtarët e tjerë të shtresave të lodhura, kanë mbetur po në atë pozitë. Ndërsa ata që kanë kryer krime të mëdha ose përfaqësuesit e tyre janë ndihmuar të ngjiten edhe më lartë. Nënë strehën e rreme të politikës demokratike janë pasuruar dhe ngritur lartë pinjollët e shfrytëzimit të paskrupullt të popujve të vet, nëpër krime të pafalshme, duke i fshehur mirë këmbët ndër veprime të dëmshme për kombet dhe luftën. Armiqtë tanë ndër gënjeshtra të shumta politike, falsifikime, trillime, shpërdorime, etj., bëjnë përpjekje që antivlerat t`i shndërrojnë në vlera, frikacakët dhe dezertorët t`i shndërrojnë në hero dhe antikombëtarët t`i bëjnë kombëtarë! Të paktë janë ata që e panë ku do të shkonte puna!
 
Kohëve të fundit, përkundër kundërshtimeve tona të përhershme, Gruevski dha lajmin në prezencën e përfaqësuesit të Serbëve, se do të krijoheshin Ambasadat e përbashkëta, fillimisht në mes të Serbisë dhe Maqedonisë, i cili, u përpoq të gënjejë veten se “ato i ulin shpenzimet”.[9] Kjo nuk do mend të kuptosh “diplomacinë”, pas disa tentativave të Malit të Zi dhe të Kosovës, madje prej kreut të politikës botërore-SHBA, se është fjala për shtetin e ardhshëm të përbashkët. Diplomacia që “bashkohet” dëshmon se shteti do të bashkohet. Sllavo-bullgarët e Maqedonisë kanë frikë nga shqiptarët, sepse ata nisen një luftë, por ra në duar të krymta. Edhe serbët i frikohen kombit të vetëdijshëm shqiptar, pas luftërave shekullore. Ajo ka duar të forta në politikë dhe ka vrapuar nëpër botë para nesh. P.sh. në arenën e brendshme e ka kriminelin në politikë, diplomatin “shkja”, Ivan Mrkiq. Dhe kujt i shërben një bashkim i armiqve tanë të urryer, Serbisë dhe Maqedonisë, që paskan bërë edhe një zyre të policisë së “përbashkët” dhe ka ndërtuar pikërisht në Shkup “përmendoren” e carit serbomadh!
 
Ua kujtoj se stërgjyshi im, Avdyl Alia, ka qenë pikërisht në Shkup për ta çliruar atëherë dhe kombi shqiptar i ka dhënë mbi 20`000 viktima, por Shkupi ka rënë në duart e Bullgarëve të Maqedonisë. Kjo ka qenë e prova e fundit për ta shpallur Shkupin kryeqytet të Shqipërisë. Në Kosovë, në luftën e fundit, nuk kanë vdekur kaq shumë. Të mbushemi mend dhe të marrim parasysh këtë analizë.
 
Le të shikojmë një mori të artikujve në http://www.almakos.mk . Ndër të tjera, të shohim se Serbia ka qasje edhe në informatat personale të shtetasve të Maqedonisë. Pra, dihet se për çka është fjala.
 
Nuk lejojmë shtet të përbashkët të armiqve tanë të rrezikshëm, as me ne, si skllav e të ripushtuar!
 
Kjo është thënë qartë! Kriza në Evropë vjen për dredhitë e saj në favorin e pushtuesve. Kur lëvizen kufijtë dhe krijohen shtete të reja, mund të organizohet edhe një luftë!...
 
 
 
[1] Shkrim i marrë nga http://www.shqipërianatyrale.com, të dhënë të Mërkurën, me 08.01.2014.
[2] Bota Sot, 07.01.2014, „Sot zhvillohet ceremonia e fillimit të presidencës greke të BE“
[3] Shiko artikullin e përmendur.
[4] Shiko artikullin e Tribunës shqiptare, “Greqia thyen normat Evropiane”, me 07. Janar 2014.
[5] Artikulli i tij i përkthyer në shqip dhe botuar te http://www.floripress.blogspot.com“Rreziku për Evropën është real”.
[6] Shikoni, nëse nuk besoni në http://www.panorama.com.al , „Bashkëpunëtori i Sheshelit, laureat i çmimit Sali Çekaj”.
[7] Shikoni në http://www.nacionalalbania.al, e datës 2 janar 2014, „Ish-Ambasadori britanik: Nuk shoh arsye pse shqiptarët të mos bashkohen me Kosovën”.
[8] Shikoni punimin e Fran Tanushit, në http://www.fjala.info , të datës 02. Janar 2014, „A janë kufijtë e Ballkanit të lëvizshëm?”
[9] Shiko shkrimin në http://www.alsat-m.tv , televizioni kombëtar i shqiptarëve të Maqedonisë, “Ambasadat e përbashkëta ulin shpenzimet”, të datës 05. Janar 2014, apo http://www.lajmpress.com, të datës 08. Janar 2014, “Serbia e Maqedonia i bashkojnë forcat diplomatike”, apo artikullin në Gazetën “Shekulli”, http://www.shekulli.com.al , me të njëjtin titull.

Dy poezi nga Teuta Sadiku


image


Vizatimi i energjisë

Mbaj mend
se dikur ,
para se të vija këtu ku jam tani
vizatova rrugën ku do të ecja,
monopatet nga do kaloja mes pyllit para se të hyja në qytetin tim
dhe diku afër aty për të mos humbur rrugën
vura një busull që tik -tak bënte papushim
rreth e rreth me gurza diamanti.

Diku atje mes pemëve të drejta ,
pranë liqenit që priste mjelmat dhe fëmijët me thërime buke të vijnë,
para shtëpisë me tjegulla nga oxhaku i së cilës
dilte një fjongo tymi në çdo stinë
me dorën time vizatova një njeri
jo rastësisht,
me krahët e hapura,
këmbëzbathur ,
lakuriq,
me një vijëlakuar të kuqe në fytyrë
që doja të kishin rrobtë e dheut
për ti kujtuar njeri - tjetrin në ditën e vështirë,
me një shtëngim dore,
një buzëqeshje a një përqafim:
"Eja,
kemi akoma rrugë për të bërë të dy".

Akoma vizatoj si dikur
dhe shtohen në atë vizatim pa mbarim
maja malesh që shohin si në pëllëmbë të dorës gjithshka :
diellin që shkëlqen
edhe kur është gati për kafshim
hënën të plotë e herë të përgjysmuar
retë herë të bardha e herë gri
aty fishkëllejnë dhe plumba në gjoks
medalionë si shpërblim
dhe thikat prej nga pikon gjaku pikë pikë.

Aty janë dhe fëmijët që nuk luajnë më rrugëve ,
trotuareve të ulur ose shtrirë,
lypin thërime buke
për mjelmat e liqenit që do të vinë .

Nuk mungojnë dhe femrat e qytetit tim
pa atë vijëlakimin e kuq në fytyrë (buzëqeshjen )
të dhunuara,
me flokë të prera si çnderim
të vrara në emër të dashurisë
pa gojë,
pa sy ,
me atë busullën tik-tak,, të larë në flori copë e çikë.

Dhe akoma vizatoj ,
vizatoj , vizatoj jo me fantazinë e një fëmije si dikur
por imazhe,
që thyhen në dritë -hije në fasadën e shtëpive
dhe unë mundohem të shquaj e të vizatoj atë dritëtim
në trajtë miliona grimcash rrezatimi
që çan errësirën e xhamave të veshur të qytetit tim.



Armëpushimi


Dhe tani armëpushim. Më duhet të bëj bilancin e municionit në dhomat e zemrës,
në sirtaret e mendjes dhe në depot e fshehta të shpirtit ,
Pastaj të numëroj plagët e hapura
dhe ato që mezi mu mbyllën eshtrave të trupit ,
gërvishtjet mbi lëkurë me penë të mijat
dhe tatuazhet që më lanë kujtim të tjerët
Më pas të mbledh në tufa pikat e gjakut dhe të lotëve në fashot e muajve, ditëve ,orëve.
Më duhet të shkoj deri në fund prej nga erdha
atje tek ngushtica e udhës ku viti mori kthesën
me dashurinë vetëm për vetëm, të bëj raportimin e hyrjeve dhe daljeve të ndjenjave në vetevete
dhe pastaj të marr rrugëtimin
drejt stinës së radhës të jetës

Në një koment për librin e gazetares së New York Times, Emili Parker, nobelisti peruan analizon guximin e blogerëve që po shkundin fantazmat e komunizmit nëpër botë


Opinion për librin  Emili Parker, Now I Know Who My Comrades Are: Voices from the Internet Underground 

image

Shkruan  Mario Vargas Llosa*

Edhe pse nuk jam një përdorues entuziast i internetit, e kuptoj që ai ka zgjeruar dukshëm shprehjen e lirë të mendimit nëpër botë dhe ka dobësuar censurat që qeveritë autoritare bëjnë për të kontrolluar informacionin dhe kundërshtarët e tyre. Emili Parker, një ish-gazetare e Wall Street Journal dhe New York Times, më ka bindur për këtë me librin e saj të ri, i cili tregon se çfarë ka bërë interneti dhe rrjetet shoqërore në Kinë, Kubë dhe Rusi.

Libri i Emili Parker, Now I Know Who My Comrades Are: Voices from the Internet Underground, përmban kërkime dhe raporte rigoroze dhe mund të lexohet si një triller. Parker, e cila flet gjuhën kineze dhe spanjolle, njeh dhe ka intervistuar shumicën e personave që kanë faqe të rëndësishme interneti, në vendet ku ajo ka ushtruar profesionin e saj si gazetare.

Ajo lundron në katakombet ku këta blogerë kanë prirjen të jetojnë, nga ku komunikojnë me botën e jashtme dhe u japin bashkëpatriotëve të tyre, të paralizuar nga frika, indiferenca dhe pesimizmi, një shpresë të re për progres dhe ndryshime demokratike.

Kishte kaluar shumë kohë që kur pata lexuar një libër kaq argëtues dhe kaq inkurajues për kulturën e lirisë. Kjo nuk do të thotë që gazetarja i ka romantizuar të gjithë protagonistët në librin e saj, duke i prezantuar si të palodhshëm, idealistë gjithnjë të gatshëm për të shkuar në burg apo për të dhënë jetët në përpjekjet kundër shtypjes së pushtetit.

Ajo i ka paraqitur ata ashtu sikurse janë, oportunistë, aventurierë dhe provokatorë, besnikëria e të cilëve është e paqartë.

Por të gjithë ata, duke bërë atë që bëjnë, kanë çliruar frenat dhe kanë dobësuar kontrollin që i lejonte diktaturat të manipulonin informacionin. Monotonia e këtyre shoqërive është lëkundur nga mundësia që e vërteta zyrtare mund të vihet në pyetje, mund të korrigjohet dhe të zëvendësohet nga e vërteta faktike.

Heshtja po ua lë vendin zërave disidentë dhe një ajër i ri plot shpresë dhe rini po fryn duke i mobilizuar segmentet e shoqërisë që deri më tani ishin shfaqur si të tulatur dhe gjithëpranues.

Nëse dëshmia e Parkerit është e saktë, dhe unë besoj se është, Kina është shteti, ku revolucioni dixhital ka prodhuar ndryshimet më të mëdha dhe vrullin në dukje të pandalshëm.

Kuba, nga ana e saj, është vendi ku ndryshimet kanë qenë më pak të rëndësishme dhe më të prekshme për përmbysje. Rusia duket sikur po lundron në një det pasigurie ku gjithçka mund të ndodhë: një kryengritje e dhunshme për më shumë liri ose një tërheqje drejt autoritarizmit tradicional.

Revolucioni i internetit nuk është thjesht një forcë e fuqishme për të luftuar diktaturat, por gjithashtu u jep zë qytetarëve të zakonshëm në shoqëritë e hapura, të cilët mund të bëhen aq të fuqishëm sa ta vënë në dyshim edhe fjalën e medias.

Një anarki informale e sigurt rrjedh nga e gjithë kjo, së bashku me një kornizë ku shprehja e lirë është vazhdimisht e rafinuar, debatuar dhe perfeksionuar. Online mund të gjenden gjenialitetet e nga ana tjetër në rrjetet shoqërore talenti paraqitet si ekstravagant dhe personal teksa artistë të mëdhenj janë verbuar nga mania, stili dhe ambicia.

Një nga meritat e punës së Parkerit është se i ka kapur këta personazhe jo vetëm në sferën e atyre që shkruajnë nëpër blogje, por gjithashtu ka depërtuar në realitetin e tyre intim, në kafenetë ku ata shkojnë, në familjet që kanë, në mbështetjet politike apo në vendet ku fshihet në rast se i përndjekin.

Kjo gjë e mbush librin me ngjyra dhe jetë, duke parandaluar shfaqen e politikës, kulturës, problemeve shoqërore dhe ekonomike si pjesë abstrakte e realitetit.

Historia e një prej blogerëve, Aleksej Navalni (Alexey Navalny) është veçanërisht e njohur për publikun. Shumë janë familjarë me odisenë e ngjarjeve që e çuan atë në burg dhe më pas i mundësuan të marrë pjesë në garën për kryetar bashkie të Moskës, ku ai fitoi tri herë më shumë vota nga sa ishte parashikuar.

Është një mrekulli që Aleksej Navalni është akoma gjallë në një shtet ku gazetarët që kritikojnë shumë regjimin e Vladimir Putin, kanë shumë gjasa të vdesin të helmuar.

Elasticiteti i Navalnit është veçanërisht për t’u admiruar meqenëse ai e nisi karrierën në blog duke denoncuar aktivitetet kriminale dhe korrupsionin e sipërmarrësve të mëdhenj dhe duke nxitur ndjekësit e tij të ndërmerrnin veprime ligjore për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të marrë përsipër përgjegjësi.

Ai jo vetëm që është gjallë pasi e quajti partinë në pushtet si “partinë e brumbujve dhe hajdutëve”, por Aleksej Navalni është bërë një forcë e vërtetë politike në Rusi duke u bërë forcë opozitare që ka mbledhur pranë vetës dhjetëra mijëra njerëz.

Ai është gjithashtu një figurë karizmatike ndërkombëtare, që tërheq vëmendjen në librin e gazetares Parker për sharmin dhe elegancën, por edhe për kufijtë që ka vendosur mes ambicies, bindjeve dhe principeve. Nuk ka asnjë dyshim që ai është tepër kurajoz dhe inteligjent. Por a është ai edhe një demokrat i vërtetë i udhëhequr prej dëshirës për liri apo është një populist ambicioz që merr përsipër rrezikun për hir të pushtetit dhe pasurisë?

Leximi i këtij libri të bën të ndjesh trishtimin e totalitarizmit të mbrapshtë që ka Kina, Rusia dhe Kuba. Çdo progres që arrin komunizmi i këtyre shteteve është i vogël krahasuar me shfrytëzimin që u bëhet burimeve dhe pasurive moderne që bien ndesh me rendin dhe demokracinë.

Është e qartë se modeli i vjetër i komunizmit ka vdekur dhe është varrosur, por po u kushton këtyre shoqërive shumë kohë dhe sakrifica që të shkunden nga fantazma e tij.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...