Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/03/31

R E P O R T A Z H : KUJTIME MIRËNJOHËSE DHE MBRESËLENËSE NGA VIZITA NË I T A L I .

                                            

   Në  muajin  Maj , nga  data  24 / V /  deri  më 29 / V / 2008, familja SHEHU, Engjëllusha me  Namikun  bënë  një  vizitë familiare, respekti,  miqësie, kortezie  , shoqërore  dhe  turistike  në Italinë  tonë fqinjë, tek  populli  mikpritës, i lashtë, artdashës dhe i kulturuar  Italian, me  ftesë  të kushurinjëve  ,të familjes shqipëtare  Milova , të Blerinës dhe të Fatmirit, me  banim prej 17  vjetësh në qytetin antik,  mjaft simpatike   dhe pikturesk  të Mantovës.

  Kjo vizitë  dhe  ky udhëtim na  shtonte kurreshtjen ,gëzimin  dhe  na  jepte një kënaqësi të  veçantë dhe  të  shumëfishtë,sepse  bashkohej  me  dashamirësinë dhe  me mikpritjen  vëllazërore   që na  bënë  dhe  që ne  gjetëm përpara   tre  ditësh   tek familja e  Flori Bruqit dhe  tek  miqtë  tanë atje , kur  ne ishim në  Kosovë, si  dhe  me  kujtimin e kahëhershëm  të vizitës së   Namikut , kur ai  shkoi 15 vjetë më  pare  në Itali, me dragetin“La Viking” sëbashkë  me  prof. B. Prezën   më dt.  27 / IX / 1993  , ku  morrën pjesë  në konferencën e tretë ndërkombëtare  të  kardioneurologjisë që mbahej  në  Pavia, të  drejtuar nga  Prof. Italo  Richichi dhe  ku  Namiku  atje   mbajti  referatin në gjuhën  italiane  “mbi shpeshtësinë  e hipertensionit arterial në  rrethin e Beratit “

Në  Berat  , në shtëpinë  tonë  rreth ores 8.30 minuta  të  dt. 24 / V / ,bëhemi  gati për nisje, për të  shkuar   në Itali. Për  të  na  përciell  kishin arrdhur  njerëzit tanë, Shpresa Shehu, Valbona Doko, Fatbardha  Tabaku,   Zeniu  ,krushqia  Znj. Natasha  me Z. Alush  Hasanbelliun, si  dhe  fqinjët. Mbas  një  përshëndeteje  familiare , nisemi  për  në  Tiranë, të  shoqëruar  nga Z. Alush Hasanbelliu.  Rrugës  në  të  dale  të   Lushnjes , ndalojmë për të  ngrenë mëngjes  tek  “ Blerimi” , që  është  një lokal lluksos  i ndërtuar  në  kodër  në  një  vend pikturesk.  Lokali  aty ishte kthyer në një mjedis  dasme , ku bëhej ceremonia  e një çifti  që  martohej  dhe lokali ishte  shtruar për  dasmorët.. Mbas  një  xhirimi  me kamer të ambjentit ceremonial  për t’a patur  si kujtim, nisemi. Në   të  dalë të  Lushnjes  ,takohemi me Pëllumbin , me kushuririn  e Alushut , në  dyqanin e  tij. Më  tutje  në bar-restaurantin  “ Pirro”  çlodhemi  dhe  hamë  mëngjes. Pastaj  vazhdojmë  rrugën për në  aeroportin e Rinasit  “ Nënë  Tereza “ dhe  në  orën  11.30 arrijmë  në  aeroport, i  cili  tashmë ka   ndryshuar rrënjësisht dhe është modernizuar.  Atje në  një  vend  mjaft të rëhatshëm  çlodhemi  dhe pimë  pije  freskuese  dhe  nga një  kafe.  Më pas  vemi tek  sporteli  i biletarisë “ Bele-air “, dhe morrëm  dokumetat, por  paguam edhe mjaft para  300 Euro, për plaçkat, që na  u  duke me  të   vërtetë si  një “ grabitje “  sepse  në sportelin  e biletarisë Alitalia , që ishte  po aty pranë  na  thane se pagohej më pak për  bagazhin. 

Ne  ndahemi  dhe përshëndetemi  me  Z.  Alush dhe  vemi  për  të  hipur në  avion.  Nga aeroporti  ndërkombëtar  i Rinasit “ Nënë Tereza “ , Engjëllushja dhe  unë , nisemi  rreth ores 12.50  minuta me  aeroplanin “ Belle-air “. Aeroplani   kishte  një kapacitet  mezatar,  me rreth 110  pasagjerë.  Ne  zumë  vend në rrjeshtin e  nëntë.  Githësejtë ishim  30  veta.  Stuerdeset ishin shqiptare dhe  na  servirën  pije  e biskota. Udhëtimi ishte  i qetë  dhe   zgjati rreth 1.40 minuta .Ne  mbrritëm  në  aeroportin e Veronës më 14. 30 minuta. Në aeroport  kishte hyrje  të ndryshme. Për  shqipëtarët  ishte  caktuar posaçërisht hyrje e  veçantë   se  bëhej kontrolli  më i imtë. Në këtë hyrje , unë  dhe  Engjëllushja  hymë si gabimisht, mbasi nuk  ishte e nevojshme ,sepse ne kishim pashaportë  amerikane  dhe  kjo  na  kushtoi mbi  një  orë  vonesë  Më pas  kalojmë  në  kontrollin e zakonshëm dhe  futemi në  sallon  bashkë  me plaçkat..

Në  sallon   takojmë njerëzit  tanë  që po  na prisnin , Blertën dhe  Fatmirin, me  të  cilët   vemi  në  bar-bufe  ulemi për t’u  çlodhur  dhe  pimë  nga një  freskuese. Më pas sistemohemi rëhatshëm  në  makinën e  familjes Milova   dhe udhëtojmë  nëpër qytetin e Veronës  për të  shkuar  në Mantova , në  shtëpinë  e mikpritësve. Mbasi  rregullojmë  valixhet në  magazinën  e  familjes  në  katin e pare, shkojmë në shtëpi , ku  pritemi me  dashuri nga motra  e  Engjëllushes , nga  Haxhireja  dhe  nga  fëmijtë   Ergi  dhe  Barbara  dhe   të gjithë  sëbashku mbas një  shplodhje  dhe  rehatimi   drekohemi me  gatimet  e shijshme të  amvises dhe më pas  me kafe  ekspres.  
     “   Pamje familiare në shtëpinë  Milova  në Mantova.
                                   
   Pas   një  pushimi çlodhës , Fatmiri me dashamirësi  më propozon për të  bërë një shetitje  nëpër  qytetin   e  Mantovës  dhe unë e pranova ofertën me  qef dhe  me kënaqësi

Mbasdite  rreth  ores 5.30 minuta, nisemi nga  shtëpia  e familjes Milova me makinë, Fatmiri dhe unë për  të parë , soditur  edhe për t’a njohur Mantovën,  megjithse  ajo si qytet mbetet  akoma si një legjendë  dhe  si  një  histori e  mveshur me njëfarë  misteri; por  historitë e  vjetra të saj   mund të  përputhen  edhe me realitetin.  Mantova  probabilisht  është themeleuar  nga Etruskët, që kishin  zbritur   në  Itali  3000 vet  më parë  nga  Anadolli, apo  nga Lidia siç përmend Herodoti ,  (cituar  nga Piazza) të  cilët  patën  pushtuar  pjesën  më të madhe  të Rrafshirës  Po. Më  pas  qyteti u zaptua  nga Galët. Ndërsa  mbas  fitores  së Casttegios, ajo  ra  nën  sundimin  e Romës. Poeti i   famshëm Virgjili , i  dërguar në  Romë, ishte  krenar për origjinën  e tij, që   kish  lindur  disa km. larg Mantovës.

  Në  ferrin e Dantes  thuhet  se:  qyteti  është  themeluar  nga i shenjti  Manto. Ndërsa në Sh.  e III  Mantova u invadua  nga  barbarët, kurse  në Sh.  e  VIII  ra  nën  sundimin  e Lombardisë  dhe më pas kaloi nën pushtetin  e Matilda Canossës. Mbas  vdekjes  së saj  më1115, qyteti  u  bë Komunë e lire. Më pas  ndaj përpjekjeve të  imperatorit   roman Frederik  Barbarosa, për të  vendos kontrollin imperial, lindi rebelimi midis  familjeve rivale për pushtet..  Më 1328 Bonacolsi , i cili  ishte bërë  lord i pare  i Mantovës më 1273, u  rrëzua   dhe u përzu  nga Luigj Gonzaga, i cili  ishte  emruar si Zv./ imperial dhe  zotrimi  i  kësaj familje  arriti të zgjas  deri më 1707.

  Në 1432 Gianfrancesko Gonzaga u bë markez i  Mantovës.
   Vlenë  për t’u përmendur  edhe një fakt , për  të  evidentuar rëndësinë që kishte qyteti i  Mantovës  në Sh.XV . Më  01 / VI / 1459, në  këtë  qytet u  mbajtë kongresi  ndërkombëtar, me nxitjen e  Papa Piut II, në të cilën  morrën pjesë një  numër i  konsiderueshëm sundimtarësh kryesorë  të Europës, i  cili  shpalli  organizimin  e  një ekspedite   ndërkombëtare – kryqëzatën- ,kundër perandorisë  Osmane.  Ndërsa   gjatë viteve  1444 dhe 1478, nën udhëheqien e  Ludovikut  të II Gonzaga, qyteti u  bë   një  nga qendrat më të  lulzuara të kulturës  renesante, nësajtë presences në  Mantova  edhe  të artistit  Leon Battista Alberti . Nga viti viti 1587 –1612,  nën dukën Vicenzo,  dukata e tij  arriti zenithin e sukseseve artistike dhe  u bë një qendër kryesore  autonome. Ndërsa  gjatë  vitieve 1627 – 28  koleksione të  tëra arti, u  shpërndanë nga të  gjitha  anët. Një  pjesë u dërguan në  Angli  dhe  pjesa më  madhe , nën kujdesin e një pune  të  mire nga  komisioni  i artit   nën  kryesinë e familjes Gonzaga, u rujtën  në  muzeumet e botës.
   Në vitin 1707, kur të gjithë  pasuesit e  familjes  Gonzagës kishin  vdekur, pereandoria  Austriake, përzuri edhe  dukën e  fundit, i  cili  e  rrënoi  pallatin e Dukës me  të gjitha  paisjet  që  kishte.   Mantova nën sundimin e perandorisë  Austriake , u kthye  në një  qytet- kështjellë, në  një pararoi të Vjenës  në tokën italiane. Në 1785 qyteti  ju  bashkua  dukes  së Milanit ,i  okupuar nga  Napolon Bonaparti në 1797, që  ju  kthye Austrisë më 1999-1801, por pastaj  u  bë  kryeqyteti i  departamentit  të MinciosNapolonit nga 1801 deri  1815  ku u  zhvillua  një  kulture imperiale  franceze.  Më  pas  qyteti ra  nën sundimin  e  familjeve  Hapsburgut , që  e fortifikuan  dhe  e bënë një kuarter militar austriak  të  famshëm. Më 1866 Mantova u  okupua nga trupat e Piedmontit dhe  u aneksua  nga mbretëria  e Italisë.  Në këtë periudhë Mantova  humbi  rolin  kyç dhe   të rëndësishëm  që kishte në  kohën  e Austrisë dhe  tani  kishte   vështirësi të madhe  për t’u lidhur  edhe me   hekurudhë me  qytetet,  me Modenën dhe  me Veronën. Mantova në  luftën e pare  botërore u  shpallë  zone  lufte dhe  u kthye  në shesh  luftimi,  ku  u mbush  me plotë  ushtarë  dhe  me kazerma ushtarake.
  Më 1980  Mantova  filloi  të  marrë  veten. Të  rifitoi  vlerat e veta të  mëparshme. Të zhvilloi një  aktivitet kultural  të saj.  Të rivendos  punën e vet prestigjoze  në  art dhe  në arkitektur. Të organizoi  gjerësisht  ngjarjet  dhe  evenimentet e llojeve  të  ndryshme  për t’a sjellë  dhe  afruar qytetin   në  kufi  të njejtë me kulturën italiane dhe ndërkombëtare.

Mantova  është  një qytet i lashtë, me një popullsi prej  54.800  veta; me  pallate  të  shumta  të skalitura me  arkitekturë  elegante . Me  muze që  mbartë   historinë antike të qytetit dhe  të personaliteteve që  e  nderuan . Me mjaft kisha  që  mbajnë në vetvete artin e  lulzimt romak  të  shprehur  në   kishën famoze  Basilica  Sant’ Andrea. Me  theatro dhe  ndërtesa publike të  shumta  që shprehin  dhe  reflektojnë  progresin  dhe kulturën  e këtij  qyteti dhe të popullit të  vet.
 Mantova është  qytet thesar i artit ndërshekuj, i kulturës së kultivuar,i  gastronomisë,  i  shijes  së  të  bukurës  dhe  vizitori  i  huaj  e spikat dhe e  zbulon hijeshinë  e këtij qyteti, bije  në dashuri  me  pamjen e pare dhe e admiron kur largohet  prej tij.

  Krahina  e Mantovës ka   një sipërfaqe  prej 2238  km., me  një territor  fushor prej 92 %  dhe  në veri  ndodhet kodra  Morenike. Ajo laget  nga  liqeni Garda i  Veronës   dhe nga katër liqene të tij liqeni superior, media , inferior dhe nga liqeni Paiolo, të formuar dikur nga devijimi i lumit  Mincio. Mantova  është kthyer     në një  ishull të  gjerë, i  mbrojtur   nga   të  katër  anët  me  liqene  dhe  fortifikime. . Në  provincën e Mantovës    rrjedhin  7  lumnjë që i  bejnë mjaft pjellore  fushat e saj.   Ato  vaditen  nga lumi Po,  Mincio, Chiese,  Oglio,  Secekia, Tiene dhe  Tartaro. Provinca  ka   drejtim agrikulture, por ka të  zhvilluar dhe  disa  degë  industriale  si    atë të tekstileve, metalurgjinë  e zezë, të  hekurit etj.

Mbasdite,nisemi nga shtëpia   e familjes Milova  me makinë, duke e  përshkuam rrugënurë  të Legnagos,  që  kalon  përmes liqenit  Superior  dhe  media  dhe futemi  në  qëndrën e Mantovës, mbasi  e lëmë  makinën në një parking  nën tokë. Më pas  vazhdojmë  rrugën në  kembë, për   në sheshin  Sordello , (Piazza di Sardello ), që në  mesjetë  ishte   një  shesh   i vogël , i rrrethuar me mure , me shtëpi  ,me  rrugica dhe nga  një shesh  katedral shumë i vogël. Në vitin 1115  sheshi  u  shtri  më  në periferi. Ndërsa  në vitin 1370,  ai u zgjerua  edhe  më  shumë ,gati me pamjen  siç  e ka dhe sot, duke  u  bërë  qendër  rezidente e familjes  Gonzagës dhe po  në  këtë periudhë  sheshit për nder  të poetit  të  Mantovës  Sordello  , ju vu  emri “  Sheshi  Sordello “ .
Ky  shesh  është  nga më kryesorët   e qytetit   si  për  nga zotrimi  i hapsirës, nga vendndodhja e  ndërtesave   me të rëndësishme të drejtuesëve të  qytetit , si   dhe  nga  rëndësia  që zë  në  historinë  e  zhvillimit të  qytetit.. Në ball të  sheshit qëndron  Duomo di San Pietro, që  është  një  ndërtesë  historike mjaft e  bukur. Në veri është  katedralia e Mantovës.. Në lindje ngrihet  ndërtesa e  Magna Domus dhe  pallati  Kapitano, të   vendosur  mbi  Civitas Vetus ,që pëbëjnë qendrën e parë të ndërtimit të  Mantovës  , të  ndërtuar nga familja Bonacolsi , që   edhe i përkisnin   asaj. Në të  djathtë ngrihet  vigan  pallati  i  Dukës  dhe  në  jugë është  ndërtesa  e  ashtuquajtur Voltone  di  san Pietro. Ndërsa   në  perendim  janë pallatet  e  peshkopit ,Ubertt, Castilionit  dhe  të Acerbit.

Pallati madhështor  i  dukes, që  përbën  një kompleks  të përgjithshëm mjaft  të madh, është quajtur   edhe pallati i  Gonzagës. Ai  përfshinë një  sere  bloqe godinash , të  datuara  në periudha kohore të ndryshme ndërtimi, që  zgjasin  prej  Sh. XIII deri  në Sh. XVII, dhe  duket se   një  qytet i tërë është  futur  brenda qytetit, në  një sipërfaqe  tre  hektarësh , ku   ndodhen të  rradhitura  15  hapsira  të mbyllura  : oborre, sheshe,  kopështe , si dhe 500 dhoma , shumica  e të cilëve  nuk  janë të hapura për  vizitorët. Pallati  praktikisht është   abandonuar  qysh  në  vitin  1900 dhe vetëm  në  disa  vende është  bërë  restaurimi. Familja  Gonzaga  që u fuqizua në vitin1328, i rikonstruktoi  shtëpitë  e  Bonacolsit dhe krijoi   një srukturë urbane  arkitektoriale të  konkretizuar  me  formën  e  quajtur   Corte Vechio . Në fund të  Sh. XIV Bartolino  Novara  ndërtoi kështjellën San Giorgios për të mbrojtur liqenët  dhe për të shërbyer  si një force  mbështetëse  e familjes Gonzaga. Në të  n jejtën periudhë u zgjerua edhe sheshi i vjetër  i katedrales, i cili ndihmoi për t’u zgjeruar edhe më shumë  sheshin  Sordello. Në fillim të  Sh.XV rreth vitit 1432, Gonzaga u njoh zyrtarih si markez i  qytetit.

Fatmiri mbasi më njohur  me pallatet për  rreth sheshit  të Sordellos, u ndal  tek  pallati i dukës dhe  më propozoi  që  sëbashku  të futemi   brenda  në  thellësi për  rreth pallatit,  për të pare më mirë ndërtesat dhe oborret prapa pallatit. dhe   për të shuar edhe kurreshtjen.  

  Më  pas  rrugën e  vazhdojmë mbas sheshit të sordellos, për të  shikuar më tej sheshet e  vogëla , të  rrethuara  djathtas nga  dyqane të  shumta, ku ekspozoheshin mallra  të ndryshme,  tekstile elegante,  dhe sende të tjera  kosmetike. Kurse majtas ngriheshin rradhazi  ndërtesa  të  bukura shumë  katëshe.  Në vazhdim    ne futemi  tek sheshi  i  madh  Mantegno , ku  në  fillim soditëm një shfaqie  që  jepte në  hyrje  të  sheshit djathtas, një  grup artistësh si nga shteti  Indiana të Sh,B.A...Neve na  bëri  përshtypje veshja mjaft karakteristike e  tyre dhe qëndruam  për  t’i  pare Më pas  na tërhoqi edhe  loja mjaft  elegante  e shoqëruar  me një muzikë shumë  melodioze, që  të  ngjallte kurreshtje. Pastaj  shetitëm nëpër  shesh, ku kishte mjaft  poupull dhe  vizitorë të huaj. Përshtypje na  bënë  godinat  shumëkatëshe,  të  skalitura me  stile  të  shumëllojshme, që  u jepshin atyre  pamje  shumë zbavitëse  dhe që zbukuronin vendin në  mënyrë  të  hijshme. Në  ball të sheshit  ngrihej madhështore  një  ndërtesë  religioze  e  madhe dhe e gjerë, Basilica Sant ‘Andrea, që është  nga më e madhja në Mantova,  por  edhe nga më  të  njohurat e kishave  renesante të Italisë, se jo  vetë  nga që ishte projektuar  prej  artistit të  madh  Leon Battista  Alberti, por  ishte si  një origjinale  e kompleksit  tradicional të  një  shtëpie  relike  të  gjakut  të  Krishtit  të sjellë në  Mantova nga  Longenus. Përpara  kishës  nëpër  shkallët e saj  rrinin  ulur  dhe   qëndronin    në kembë plotë njerës , ndoshta  në shënjë  respekti apo si  një zakoni  i vjetër.  Kurioziteti, nami  dhe pamja  e kishës  na  shtytën  mua dhe Fatmirin të hynim  dhe ta shikonim nga  brenda kishën se  ishte  e lejueshme për të gjithë. Përshtypja qysh  në hyrje ishte  mjaft  emocionante. Të binte  në sy  një kishë  me  një hapësirë  mjaft  të  madhe  si   në  gjerësi   dhe  sidomos  në  gjatësi, në dallim  me të gjithë kishat e tjera që kishim  pare  kudo ,si  në  Shqipëri  dhe  në SHBA. Në   kishë mbretëronte qetësia , ndërsa besimtarët  qëndronin të ulur  dhe dukeshin sikur   ishin pak  nga  salla  tepër e madhe  e kishës.. Ata  luteshin dhe dëgjonin në   heshtje  zërin e  priftit që jepte  meshën. Ne  mbasi  soditëm  me  kënaqësi  paraqitjen   madhështore   të kishës, fotografitë  e  shumta  të  Krishtit , si  dhe  panorama  të  tjera  , të  cilat i xhiruam në  kamera  dhe  mbasi  morrëm  edhe një gazetë lajmesh, u përshëndetëm me  disa  besimtarë dhe  u larguam të  kënaqur. Duhet   përmendur se në  Mantova ka  ndërtesa  të  shumta  religioze si  kisha e San Martinos, Santa Marias,  San Apollonia,  , San Sebastian, San Maurizio,  San Leonardos, San Franceskos,  Sant’Orsolos,  e Oqiussantias  etj..

  Më pas  ne   rikthehemi  për të parë  anën tjetër  të qytetit  që lidhesh  po me këto  sheshe. Në  kthim  në njërën nga  këto sheshe ishte  improvizuar një podium  ku po  zhvillohej një  koncert  nga   një  shoqatë e qytetit, e  cila  na tërhoqi  vëmëndjen  me  shfaqjen  që  po  jepte dhe u  ndalëm për ta  parë.  Pastaj   mbasi  vazhduam  rrugën , Fatmiri  dhe unë qëndruam  dhe  u  ulëm  në  një nga  bar-restaurantet  , që ndodhej  nga  fundi i  sheshit Sordellos, ku jashtë  ishin  vendosur  tavolina  dhe  karrige të  shumta të  mbuluara   me  çadra , për t’u  mbrojtur  nga dielli. Aty porositëm akullore .Pranë  tavolinës tonë  ne u  takuam me disa  shqiptarë, me   mikun   e Fatmirit, me  Shpëtimin dhe  njerzit e tij, që kishte arrdhur  edhe ai 17 vjetë  më parë  në  Itali. Me ata u njohëm   dhe zhvilluam biseda miqësore . Më pas   u  larguan  duke na përshëndetur. Në  këtë periudhë   filloi të  bjerë një  shi  i  imtë. Mbas njëkohë ndejtje dhe bisedimi , ne  u larguam nga bar-bufeja dhe vajtëm me  makinë  në shtëpi , duke marrë me  vete edhe kënaqësinë e qëndrës së qytetit.


  Njerëzve  të shtëpisë , zonjave   tona  Ju  shfaqëm  kënaqësitë  që  ne ndjemë, sidomos  Namiku,  për  vizitën    që  bëmë  në  qendrën  e qytetit të Mantovës  dhe  për pallatet dhe  vendet  historike që pamë  dhe   që  na  lanë kujtime  dhe gjurma mbresëlenëse.Më  pas u njohëm  me  shtëpinë  e  familjes  Milova , që  ishte mjaft e  bollshme, e  paisur me  kolltuqe ,me  mobileri komode  dhe  me orendi shtëpijake  mjaft  të zgjedhura, që  krijonin një  ambjentet për rreth shumë  të kendshëm  dhe mjaft të  pëlqyer. Pastaj zonja e shtëpisë Blerta , na  shtroi darkën  e pasur dhe  të  shijshme që kishte përgatitur   me  asortimente  të  llojeve të   ndryshme  dhe  me  peshk qefull të  skuqur, të  shoqëruar  me  verë të kuqe dhe me pije frekuese .Darka  kaloi  e  gëzuar, me muhabete miqësore  dhe me kujtime familiare. Engjëllushja bisedonte me dashuri dhe  me mall  me motrën e saj  Haxhirenë, që kishin  dy  vjetë pa  u parë. Me  mbesën  Blertën dhe me fëmijtë e saj , me Ergin dhe me  Barbarën, që ishin rritur dhe vazhdonin shkollën .Ndërsa  Namiku  që kishte vite pa u parë me Fatmirin , qysh kur ai e pëcollin   nga  Berati  për  në Sh.B.A.,  kishte  nostalgji dhe me  mall kujtonin miqësinë mes  tyre.Ndërsa me  Haxhirenë muhabeti  bëhej edhe  më  intimë, duke kujtuar  edhe shkuarjen me Agimin. Engjëllushja  dhe  unë  ndjeheshim të kënaqur   në këtë  mjedis familiar mjaft  të ngrohtë, mes një atmosfere kaq të kendshme, në  familjen Milova  , në Mantova  në Itali.
Mbas  darke  unë  u  futa  në  kompjutër për t’u  informuar me  ngjarjet  e ditëve  të mëparshme. Në  E-Mailin tim kishin  ardhur shumë  mesazhe nga  Z. Flori  Bruqi , ku më vinte  në dijeni për përshëndetjet  që më sillnin miqt e mi nga  kosova ,ku kishim bërë vizitë si  familje   para disa ditësh .Ndërsa Zonja Rozi  Theohari  më sillte përgjigje se  e kishte marrë libri  tim, që unë i kisha  dërguar. Kurse   mesazhet e tjera  më sillnin informacione  të ndryshme. Unë  i  dërgova  mesazh përshëndetje Teutës  në Nju-Jork për fëmijtë dhe të gjithë njerëzit e familjeve  tona dhe e  vija  në dijeni se jemi  mirë me  Engjëllushen dhe   kemi ardhur në Itali , tek familja Milova, ku  jemi  bashkë  me  Haxhirenë, me Fatmirin ,   Blertën dhe me fëmijtë e tyre. Mbas  një dite  udhëtimi  të zgjatur, me mjaft aktivitete, me  plotë kënaqësi dhe me pak lodhje  ne u  rehatuam dhe më pas në  kushte shumë të mira, na  zuri  gjumi.
Në  mëngjezin e ditës  së  djelë , të dt. 25 / V. / , ngrihemi  heret, bëhemi  gati  dhe  mbasi  hamë një mëngjes  të shijshëm , qëndrojmë  përpara TV, për  të parë lajmet  e ditës dhe për t’ u informuar  për aktivitetin që  do  të  bënim sot.. Fatmiri na  vjenë në  dhomë, na përshëndet  dhe  na  befason me  njoftimin që na jep.  Sot familiarisht do të bejmë  një  vizitë turistike në  qytetin e Veronës. Masat ishin marrë dhe gjithëçka ishte e përgatitur nga  të  zotët e shtëpisë . Ne të gjithë bëhemi   gati. Unë,Engjëllushja, Haxhireja, Fatmiri, Blerta dhe  fëmijtë Ergini  dhe  Barbara , nisemi  me makinë  drejtë  Veronës  dhe  për 30  minuta  arrijmë në  qytet.

             “    Fotografi   familiare  në  lulishten e  Veronës  “.

  Verona është një  qytet i  bukur ,romantik , me  një  qendër  mesjetare  shumë  tërheqëse dhe me  një  lulzim karakteristikë  në veçorin e vet. Është qyteti i  Romeos  dhe i Xhulietës  dhe qyteti  më i  dashuri  i  italianëve. dhe më  tërheqës  për turistët. Ajo  ka  vende  arkeologjike të  shumta  dhe  të pasura , që të  ngjallin mjaft kurriozitete.Në qendër  të qytetit  ngrihet  Arena Romano, e ndërtuar  në  Sh. I  p.e.r., vendi i ndeshjeve   të gladiatorëve, që sot  në stinën e verës, shërben si  një  qendër   e  shfaqjeve të koncerteve dhe  të operave  dhe  ka një  kapacitet  prej 20  mijë vendesh. Aty  ndodhet  edhe i  ashtuquajturi   “ Balkoni  i  Xhulietës “ që  është një  portë kryesore  e  gjurmës së  turistëve shekspirian ..
  Grupi i  ynë rreth orës 9.00, mbasi  parkon  makinën në vendin e caktuar, futet në  qendrën  e qytetit nëpërmjet Portës  së Verons , e cila  nga  të dyja  anët  ka të skalitur  dy  harqe  të  bukura , që  rrethojnë në  mest  një  orë  të madhe , që shënon  saktë  kohën., duke orientuar  udhëtarët. Qendra e  qytetit  është  një shesh mjaft  i madhe, me  pamje të hijshme , ku  mjaft  kalimtar vendalinjë  dhe turistë , shetisin dhe  soditin  vendin  për reth. Aty pranë  ngrihet monumenti i Viktor Emanuelit të Dytë, ku  nga  të katër  anët e  monumentit vërehen  panorama të ndryshme  dhe të  bukura.  Përball lartësohet  arena Romano, mjaft madhështore. Ndërsa  në krah   të djathtë  shtrihet  një  lulishte shumë  e  lezetshme e madhe, me një  shatërvan  në  mest. Aty  grupi  i  ynë  bëri  disa  fotografi për kujtim. 

 Përtej  lulishtes   ngrihen pallate   shumëkatshe shumë  të  bukura, të  punuara  me  harqe  dhe  me stile  të  ndryshme.. Gjatë  shetitjes  në  shesh  ne  vërejtëm disa persona  komikë të  veshur  me  veshje  allasojse  dhe  të  lyer  në fytyrë  me  ngjyra  të ndryshme  për të tërhequr vizitorët  dhe për tu  dhënë diçka. Një person i  tillë edhe pse i  kaluar nga mosha  ju afrua grupit  tonë dhe  mbasi  na  përshëndeti    takoj Engjëllushen dhe me shkopin si  magjik ,që mbante  në dorë  loste .Engjëllushja  për  respekt   i dha disa euro. Më  tutje  duke kaluar gjatë sheshit, u  futëm   nëpër  rrugicat e  shumta, të  pastra, të  rregullta të qytetit, ku  anash kishte dyqane  me  llojë llojë  paisje kozmetike, veshje, bizhuteri, çerturina  etj.  Ne vështronim   dyqanet dhe më pas  hynim brenda për të parë, për  kuriozitet  ,për  kënaqësi  dhe për  të  blerë  diçka.Ne  vështruam   edhe theatrin  e  qytetit ku  ëshë lozur    opera “ Rigoleta “. Ne  vazhduam të  ecnim  nëpër  rrugicat që ndërpriteshin  mest  tyre me rrugë ndërmjetëse dhe  në  mbarim   të tyre,  ne  u  futëm  në  një bulevard , ku  kishte lëvizje të shumta  njerëzish  , si   dhe plotë turista. Në  rrugë pamë  edhe  këtu një  komikë që luante rrolin e Çarl Çarplinit.  Pastaj  ne  drejtohemi tek shtëpia e Romeos ,ku ishte zhvilluar tragjedia e famshme botrore“Romeo dhe Xhulieta”


Në  hyrje ishte një pllakatë që tregonte  drejtimin dhe  më pas  kaloje nëpërmjet një vendkalimi si  tynel ku  ishin vendosur  nga të  dy anët  e  murve fotografi , pamje të  ndryshme  nga  jeta e çiftit, mbishkrime kujtimesh  nga  vizitorët etj. Pastaj  ne si  grup  futemi  në  oborrin  e shtëpisë së  Xhulietës ,që ishte jo  shumë i madh   dhe në ball  vërejtëm statujën prej bronxi  të  Xhulietës, e skluptorit  Nereo Kostantini ,që  rrethohej  nga mjaft  shikues. Mua dhe  Engjëlluses na  lindi  dëshira dhe na  i  solli rasti,  që t’a  pushtenim statujën e Xhulietës, siç  po e bënin  e shumë  vizitorë të tjerë.  Pritëm  rradhën  dhe ngjitemi  pranë  statujës.. Njerëzit  tanë  dhe  sidomos  Blerta po  na merrte me  kamera  dhe  na ngacmomte   t’a  pushtenim.Xhulietën  statuj; mbasi  më parë   një djal ja   fërkoj  gjirin e  saj. .Nga  nxitja  e   të tjerëve  edhe  unë  e  fërkova  xhulietën  statuje dhe pushteva Engjëllushen që  e kisha  më  pranë edhe  pse disa  shikues  pyetën  nëse  ishte e shoqja xheloze. ! Ne nuk  u  futëm  në shtëpinë muze  të Xhulietës , e cila ishte e ndërtuar  në  SH.XII , sepse  atë  ditë  ishte e mbyllur.Më  pas u  bashkuam me  grupin  dhe ishim të kënaqur se pamë dhe  realizuam një dëshirë endrrimtare si të paarritëshme; për të  cilën ishim  frymzuar dhe  ushqyer me  kohë prej kësaj  historie   shekspiriane tragjike madhore  botërore .

   Pastaj  ne  të gjithë  si  grup  vizituam  me  kurreshtje  pjesën tjetër  të qendrës  së Veronës , ku kishte ndërtesa   dhe  pallate të  shumta , me stile të  ndryshme  dhe me vlera të  mëdha  arkitektonike. Mbas  një udhëtimi  të  gjatë soditjeje me plotë  informacione  dhe  pamje, që na  dhanë një kënaqëi  të  veçantë dhe  që  zgjati   rreth  orës 13.30  minuta, të  shoqëruar edhe me  pak lodhje, ne  preferuam të  çlodhemi ,të pushojmë  dhe  të  drekohemi.  U  ulëm  pranë një bar-restauranti  që  kishte  të  shtruar  jashtë tavolina dhe  karrige të  mbrojtura me  ombrella nga  dielli. Aty  zumë  vende  dhe dhamë porositë simbas  menus  që  na  solli  kamarieria. Për  çudinë tonë, më  pas ne mësuam  se  kamarieria ishte shqiptare   nga  Elbasani dhe  quhej  Miranda , e cila  vazhdonte  vitin e  tretë të univesiteit në Verona.Ajo  filloi  të  na shërbej me mjaft  kujdes ,me  respekt dhe  na ndihmoj  për t’ i zgjedh më me gusto porositë. Hengrëm  një  drekë të  shijshme,  të  shoqëruar me  birra, pije freskuese  ,  me pasta dhe me biseda të  ndryshme.. Në  fund  ne porositëm edhe kafe ekspres. ,e cila  na shijoj mjaft , se  u   servirë edhe si dhuratë e  xhestes  bujare  të  Mirandës. Kënaqësive të ditës  ju  shtua  edhe  lezeti  i drekës , shërbimi   i  kulturuar i  kamarieres dhe  sjellja  e saj fisnike  dhe patriotike; të  cilën  edhe  Fatmiri  ja  shpërbleu  me bujarinë shqiptare.


  Në një  kohë të  bukur me  diell, rreth  orës  3.30 minuta, mbas një dreke  të shijshme  dhe  një muhabeti  të  kendshëm , çohemi  të  kënaqur  dhe nisemi si  grup  me makinë  drejtë Mantovës  për në  shtëpi. Më pas  xhvishemi, bejmë  banjo dhe  shtrihemi për  të  pushuar dhe për tu   çlodhur . Mbasdite mblidhemi  në dhomën  e  pritjes  dhe filluam të dëgjojmë  kasetën  me këngët  shekullore beratase  , që  na  i  kishte  dhuruar  familja  Doko- Gëzimi  dhe  Valbona, kur  ishim  në Berat. Këngët ishin mjaft të  bukura  dhe  shumë  të  pëlqyeshme   she  të “ kripura “ të kënduara nga  këngëtarët  e  njohur  dhe të moshuar  beratas , të  cilët na  jepnin kënaqësi me  zërin e  tyre  shumë melodioz dhe me kengët e moç­me të  mbrekullueshme beratase, që  ne  na  rrëngjthnin mishin, duke  na sjellë  edhe  kujtime  të  shumta. Në  këtë mjedis  të  gëzuar familiar,  Engjëllushja dhe  Namiku  i  dhurojnë familjes  Milova   në shënjë  kujtimi dhe mirënjohje  dy  libra  të shkruar nga  familja  Shehu. Një  libër mbi  jetën e tyre  dhjetëvjeçare  në  diasporën Shqiptaro-Amerikane me  titull”  Tungjata dioasporë “ dhe  një libër  mbi  “ Dëmet  nga duhani “. Në vazhdim  Blerta  na  servirë kafen  e  mbasdites, që na plotësoi kënaqësinë e ditës, të shoqëruar në vazhdimësi me kengët  e shekullit të  vendit  tonë, të  shqipërisë, të  paraqitur në  video, dhuruar nga Irena , kur  ne ishim  në  Vlorë.


Pastaj  rreth  orës  19.00 , Blerta  u  lidh me  anën e  internetit   me familjen Dogani  që  banon  në Peskaro të Italisë.. Ajo  komunikoi  në  fillim me Oriolën, nusen e  shtëpisë, me  kushurirën  e saj dhe  pastaj me Skerdin, të  shoqin .Realizimi  ishte i  përsosur. Filluam me rradhë të  flasim : Haxhireja, Fatmiri , Engjëllushja dhe  unë; për  t’u parë , për të  folur por edhe pë t’u çmallur. Të gjithë na dukeshin shumë  mirë me  shëndet. Engjëluushja  u  tha  atyre se kishim shumë  dëshirë që të vinim tek  ata, por qenkeni  shumë  larg dhe  ne koha nuk na premton. Interneti   na  i plotësoi  gjysmën  e dëshirës, u pamë  dhe u çmallëm dhe kemi shpresë se  do bisedojmë përsëri. Mbas një kohe  të  shkutër, rreth orës 20.00  folëm prap  me   familjen Dogani.  Tani ishte Oriola  ajo  që u  lidh me   ne  me internet. Këtë radhe prezantimi ishte  edhe më i madh, më familiar. Ne filluam të  bisedonim me  baban  e  Skerdit  me  Z. Ymer. Me  vajzën  e shtëpisë  me Xhulen  apo zonjushe Xhulietën, me   të  vëllan e Skerdit,  me  gjithë pjestarët  e familjes. Ishte  me të  vërtetë  një gjë  shumë e  kendëshme, dhe  mjaft e  arritshme ,që  në  një largësi të  tillë të mund   të bisedojmë, të shihemi dhe të komunikojmë me  të gjithë, me njeritjetrin  edhe duke  u  parë  sikur të  ishim pranë
  

 Dita  e  sotme , e henë, data  26 / V/ , dita  e memorial  day  në  Sh.B.A,  për  Fatmirin  ishte ditë pune dhe  ai u  ngrit heret sot  në  mëgjes dhe  në  orën 6.00 u nis për  në detyrë. Ndërsa për ne , ky  mëngjes   do  të  ishte  me lajme  të  reje dhe befasuese. Mbas një  tualeti të  zakonshëm dhe ngrenie mëngjezi  të shpejtë, njoftohemi  të bëhemi  gati  për nisje  për udhëtim  të  largët.  Blerta  si nismëtare dhe  udhëheqëse  e grupit na  njofton se sot  do  të  bëjmë si   familje , një vizitë mbresëlenëse turistike për në Venecia.  Ky  lajmë na  gëzoi   të  gjithëve; mbasi dëshira  nga  ana  e  jonë  ishte e madhe  për  të parë   këtë  qytet me  histori  mahnitëse dhe me  tradita  të  mëdha..Dalim rreth orës 7.30 minuta ,të gjithë nga shtëpia Haxhireja, Engjëllushja, Ergi, Barbara , Namiku dhe  Blerta   dhe nisemi  në kembë  deri  tek  stacioni  i  autobuzit. Atje marrim autobuzin dhe  ndalemi  tek stacioni  i trenit të Mantovës.. Mbas një pritje  30  minutash hipim trenit Initalia-Euro-star  dhe  nisemi për në  Verona dhe    arrijmë atje mbas një ore ,se  treni ecte  në rrugë të  zgjatur  dhe  ndalonte  në shumë stacione të ndryshme. Pastaj nisemi për në Venecia.  

  Udhëtimi   ishte i gjatë, i  qetë  dhe  vazhdoj rreth dy orë. Në stacioni  e  Venecies  që ishte i madh, i  bukur dhe  me plotë pika  qarkullimi  dhe me  shumë vendqëdrime, ne zbresim  të gjithë dhe  nën kujdesjen dhe  drejtimin e Blertës, zumë  një  vendçlodhjeje bashkë  me fëmijtë dhe  mbasi  u  rehatuam morrëm nga një pije freskuese  dhe nga  një  kafe. Më  pas dolëm në sheshin e  madh  para stacionit , ku  më  tej priteshin  biletat për në  draget  , që ishte po aty  pranë, për  të  bërë udhtimin  tradicional nëpër  kanalin  Gjigand të  Venicias  për të shkuar  në  qendrën e  saj  historike madhështore në sheshin San  Markut.. Në një vendçlodhje të sheshit ne u ulëm  dhe  prisnim  Blertën e  cila  kishte vajtur për  të prerë  biletat  e udhëtimit. Mbas  një  gjysëm ore  pritjeje , ne  bashkë  me  Blertën u nisëm për të  hipur në traget, për të parë   qendrën e Venecien.

  Venecia  është thirrur  “ mbretëresha e Adriatikut “, qytet i   ujit dhe i banesave të  gondulave   dhe  konsiderohet  një  nga  qytetet më të  bukura  në  botë . Qyteti  është  i  ndërtuar me  stilin  bizantin  dhe  atij  renesansëAjo përmendet  në   histori  si një Republikë krenare , mjaft e pasur, fisnike, shumë e fuqishme e detrave dhe kontrolluese  e  rrugëve detare tregëtare  të Adriatikut dhe  tepër e suksesshme në  luftrat kundër shteteve rivale. Njihej si  seremissimos , paqësor dhe  drejtohej nga një  Doxh , që kishte forcën drejtuese  të shtetit  dhe që  ç’do vit, merrte pjesë në  një ceremoni  simbolike të  quajtur “ Martesa   e detit “ që  bëhej për  nder të  celebrimit të mjeshtrit të  venecies mbi  detin..  Venecia është  përbër  nga 120 ishuj dhe  i  formuar  nga 177  kanale, që  gjenden në  brigjet e  lumit Po dhe Piava, që  lidhen me 400 ura dhe  nga  veriu laget  nga deti Adriatik.; ku  shikon  të  vozisin  gondula, që më  parë ishin transportuesit kryesor   të qytetit, ndërsa  sot  shërbejnë vetëm për  turistët, si dhe varka  të  shumta.
  Ç’do  njeri që  viziton Venecien , mahnitet nga bukuritë e saj të  shumta.Me  universitetin  e saj  të  themeluar  më 1868 dhe  me biblotekën e vjetër të  qytetit  që  ka 13  mijë dorëshkrime  dhe 800 mijë libra. Nga  pallatet  madhështore me stile dhe zbukurime të veçanta që ndodhen kudo  e sidomos i  sheh ato gjatë  udhëtimit me draget  nëpër kanalin e  madh të  qytetit.  Ajo   të  magjeps   me qendrën e saj kryesore me  sheshin  e  gjerë  dhe plotë hijeshi të San  Markut  ku shikon  për rreth   pallate gjigante  me  stile, modele   dhe  me zbukurime  të ndryshme.. Kënaqësi është  të vështrosh kishat  e mëdha me  ornamente  të  veçanta dhe  me  arkitektura  mjaft  të zgjedhura. Kudo  të  shikon syri dyqane  të  shumta  të paisura me   sende  kozmetike  të ndryshme ,me  artikuj  të  florinjtë, me  bizhuteri  etj..Sheshi është i  mbushur plotë e për plotë  me njerës. . Më  tepër  me vizitorë  të huaj, me turistë  të  vendeve të ndryshme të cilët fotografojnë , bëjnë pazare, kuvendojnë  dhe  mundohen të  marrin  sa  më  shumë informacione .Ata   sodisin pëllumbat ,që janë  të  shumtë  dhe u  afrohen njerëzve nëpër trup dh në  fytyrë, të  cilët  i përkëdhelin dhe  lozin me to.

 Gjatë Sh. XVIII venecia  filloj ta humb   ndriçimin, namin , lulzimin dhe  rëndësinë  e saj  të  dikurshme duke lënë mbresat e  një mashtrimi ndaj  vetes  për  vizitorët.  Republika e  Venecies u  shterua  nga thesaret e saj . Ju  prenë  rrugët detare  tregtare  dhe  u rrënua  nga  ekonomia..  Nga  lufta  e parë  botërore  venecia  doli shumë e  dobësuar.
Ajo  sot po  kërcënohet nga  forcat  natyrore, nga  uji  që   i ka dhënë hijeshinë  dhe zbukurimin.  Ajo  po noton  në uji, duke u  rrezikuar për  tu  fundosur., mbasi  ç’do vit, rritja  e nivelit të  ujit  po  e rrezikon ndjeshëm qytetin.. Thuhet nga specialistët  se   do  vijë  një ditë që  ky  qytet i bukur  me plotë virtyte dhe   thesare  të çmuara  mund të  zhduket, të  fundoset, ta  marri uji  me  vete.. Ka  shumë projekte  nga mjaft arkitekt, por  më kryesore mendohet  të jetë, një plan për ngritjen  e një porte gjigante !.
 
 Grupi i  ynë qëndroi para stacionit ku  ankoroheshin  dragetet  dhe  priste  rradhën , mbasi kishte  shumë njerës. Dragetet  stacionoheshin  në vendqëndrimet e tyre dhe prisnin vizitorët. Në një  nga  këto dragete  ku kishim zënë  rradhën, u  futëm  brenda  , duke u  sistemuar  në ndejset   prej  froni.   Rrugëtimi bëhej nëpër  kanalin  Grand,   ishte i  gjatë 3 km.dhe  arteria  kryesore  e  trafikut  të Venecies  dhe ishte i  kendshëm , i qetë , i rëhatshëm ,por i shoqëruar  me  zhurma njerzish si  nga  drageti i  ynë dhe  nga dragetet e  tjera që  na parakalonin  si  nga  ana  e  djathtë  dhe  nga  ana e  majtë.  Udhëtimi kishte  plotë  kurriozitete. dhe mund të  shikoje  nga të  dy anët ndërtesa   shumëkatëshe  të llojëve  dhe  stileve të  ndryshme  , të  cilat  dukeshin si  të zhytura në  ujë. dhe pothuajs  të  pa  banuara. Për  rreth   pallateve   qëndronin  në  uji varka  të  vogla  dhe gondula , disa  nga  të  cilat voziteshin  nga  lundërtarët. Ne  vazhdonim lundrimin, duke soditur  bukuritë e pallateve dhe vozitjet  e drageteve dhe të varkave të ndryshme. Herë pas here  gjatë udhëtimit, parakalonim ura  shumë  të bukura që lidhnin dy anët e brigjeve , ku kalonin udhëtarë. Nga tre urat  më të  famshme  vlenë të  përmendet ura  “Rialto “ e  ndërtuar  më 1588 . Vazhdonim lundrimin me  kënaqësinë që  na  jepte deti, panoramat  e pallateve,   muhabeti   i  njerzëve  në  draget,  parakalimi  i  dragetëve  dhe  i varkave si  dhe  vozitja  e  gondulave.  Me vehte ne  kishim marrë  edhe  pije freskuese dhe  filluam ti  përdornim gjatë udhëtimit për  të  shuajtur etjen  dhe  për tu frekuar. Unë gjatë  gjithë kohës , merrja  me kamera  pamje nga  më  të  ndryshme,  të cilat na jepshin  një  kënaqësi të  veçantë..

  Lundrimi   i ynë për në qendrën e  qytetit të  Venecies zgjati  vërtetë 40 minuta,  por kjo periudhë kohe na u dukë shumë e shkutër., për shkak të kënaqësisë që na  epte udhëtrimi. Në  breg zbresim tek Kapiteneria  e portit, që ishte një skelë  e bukur  . Më pas duke  udhëtuar në  kembë, filluam të sodisnim   rrugën për rreth e  cila  ishte e  mbushur  nga  të  dy  anët me  dyqane të shumta, të  mbushura  më sende kozmetike ,   me  paisje  industriale ,me bizhuteri , që   të  tërhiqnin  për  mënyrën e ekspozimit ,për bukuritë  dhe  elegancën   që paraqisnin.  Në hyrje ne  vumë  re  një  përmendore që  tregonte drejtimin  e qëndrës. Aty pranë  kishte edhe godina publike ,si  dhe qendra  tregëtije lëvizëse  , që ekspozonin  piktura dhe  fotografi  me panorama  të shumëllojshme me peisazhe  nga venecia, dhe nga  vende   të  tjera të  Italisë.. Ne ato  i shikonim  me kurreshtje  dhe  me kënaqësi , por  instikti i  brendshëm na  tërhiqte më  tepër të  vazhdonim udhëtimin  më  tej, për të parë kryeqendrën e Venecies, ku janë vendosur mbrekullitë e shekujve.

   Sheshi  San Markut na  befasoi me pamjen e tij  madhështore ;me  pallatet  gjigante , me  vlera   artisike  të  rralla , me arqitektura  monumentale , të skalitura  me stile    të  ardhur nga shekujt. Sheshi  zbukurohej   dhe  gumzhinte  nga  muri njerëzish , më  tepër  turistë  të  ardhur  nga  vende të  ndryshme   si  nga  Kina, Japonia, Rusia ,  Austria, Gjermania , Shqipëria, Nju-Jorku  etj., të  cilët vërdalliseshin  kudo, komunikonin  me  njeritjetrin dhe bënin  biseda me  njerës të ndryshëm  për të  marrë sa  më tepër  informacion ,për  të soditur sa më shumë  dhe  për të psonisur sende  për ti patur si  kujtim. Një  bukuri  dhe  lezet  të veçantë   sheshit i jepte edhe prezenca e pëllumbave  që mblidheshin pranë këmbanares  së  San Markut.  Ato tufa tufa fluturonin dhe  u afroheshin  njerëzve  , u zvariteshin   rreth trupit të tyre dhe  iu  “përkëdhelnin “fytyrat , megjithëse siç  thonin ,  për ta kishte urdhër ndalimi.   Në shesh  shikoje  të përhapur  kudo  qendra tregtare  ambulante , që ekspozonin   ç’do llojë kinkalerie me  madhësira  të  ndryshme mjaft tërheqëse, si  dhe panorama  dhe fotografi  qytetesh, peisazhe  me  natyra  të qeta, , ekzemplare me fytyra karikaturash,  letra me  lojra  të  ndryshme etj.
  Sheshi San Marku paraqitet  qendra  më e  madhe , më  frekuente dhe  me pamje  akoma  më madhështore dhe  të një  rëndësie mëse speciale edhe nga  rrethimi   i tij nga  lindja  me  ndërtesën  monumentale të rezidencës   shekullore qeveritare, të zbukuruara me statuja  të shumta  anash, me pallatin Dukal, me  katedralen  e San Markut e  ndërtuar  me  një arkitektur bizantine më 828 dhe  e  konstruktuar  më1079 . Më  pa   ka  pallate   shumëkatëshe , të skalitura me  ornamente  dhe  stile  magjepëse dhe  nga  një  seri  ndërtimesh  të tjera  dy- tre  katëshe , që shërbenin si dyqane për  shitje mallrash, për ekspozim pikturash,  sende kozmetike, arturina  të ndryshme  dhe  gjëra   të tjera  industriale , që ishin  me  bollek.  Nga  ana e djathtë,  sheshin  e  zbukuronin  ngritja   në  seri  e  bar-bufeve dhe e restaurantëve, të  cilat para  sheshit   të  tyre kishin  të    vendosur  në rrjeshta   karrige me tavolina  , të  mbrojtura  me ombrella  nga  dielli., të cilat i  jepnin një hijeshi. vendit.  Sheshi San Marko zgjatej  edhe në  thellësi . ku  dhe  andej ishte  i  rrethuar me ndërtesa të  bukura dhe luksoze. Këtë  shesh  elegant,  kurreshtar,  me  nam  dhe  me pamje  famoze, ne  si  grup  e  përshkuam dhe e soditëm me  qef, me  kënaqësi  dhe  me admirim ;për të arritur  objektivin e arrdhjes,   për të  rrealizuar  qëllimin e  endërruar dhe për të plotësuari dëshirën e jetës .. Në  fillim edhe  ne me kënaqësi  u përballëm me banorët e përhershëm dhe  të kendshëm  të  sheshit, me  pullumbat  bardhë  dhe zi, të  cilët na  rrethuan, na u zvarritën  nëpër   trup dhe na  pengonin në ecje. Qef    i madhe  ishte  për  fëmijtë tanë, për Ergin dhe për  Barbarën, që  i  shihnin   dhe   losnin me pullumbat, të  cilët nuk u ndaheshin  fëmijve. Më  tutje  si  gjithë turistët  edhe  ne  po  enthuziazmoheshim  me kënaqësitë që po na jepte  Piazza San Marko, duke  parë  dhe  soditur gjithëçka për  rreth,  të cilave u riktheheshim disa herë ,për ti  rishikuar edhe  më mirë dhe për ti  fiksuar edhe më  qartë    me  kamera dhe aparat fotografik.Ne vizituam dyqanet e shumta  që të  tërhiqshin për  pamjet, ekspozimet e  materialeve   edhe për paraqitjet  me  gusto  të  mallrave  të tyre. Ne vizituam  dyqanin e bizhuterisë, të  arturinave  dhe  të kozmetikës me që graria i  adhuronte. Engjëllushja  pëlqeu  një byrzylik të art , që  ngjante   me  atë që kishte  në  dorë. Ndërsa  Blerta bleu një kasetë  filmash  për   kamerën tonë , për të  vazhduar xhirimin dhe një film për  aparatin  fotografik .

 Më pas , të  bashkuar  në  shesh me  turmën,  vazhduam rrugën nga  ana  e  djathtë  e  sheshit , për të parë  bar-bufetë  dhe  restaurantet , si edhe  për t’u   drekuar, mbasi   ora  lokale  shënonte  kohën  13.30 minuta. dhe antarët e grupit  kishin  nevoi për  tu  çlodhur. Ne  u  futëm  në  këto  lokale  dhe  mbasi  zgjodhëm  një vend , Blerta  na  afroi propozime për të zgjedhur  lloin e ushqimit. Sejcili  zgjodhi ushqim sipas mides  dhe  shijes dhe për të ngrenë preferuam të  uleshim  tek shkallët e  gjëra  dhe  të mëdha   të  sheshit, për të  provuar  edhe  ne ,siç po bënin të  tjerët,  ashtu  siç ishte  edhe  si  një zakon dhe  një kënaqësi për  turistët, që  të uleshin nëpër shkallë  për të ngrenë.Atje  u   grumbulluam të  gjithë sëbashku  dhe  filluam të hamë, duke  bërë muhabete , duke  përshëndetur  njeri  tjetrin me  shaka  dhe duke parë  njerëzit që  loznin me pullumbat.  Aty pranë  kishte   karrike  me tavolina që  ishin  vendosur  rrjeshtë dhe  prisnin myshterinjtë.  Grupi   i  ynë  mbasi  mbaroi  ngrenien e  drekës  nëpër  shkallë, të propozuar  nga  Blerta , ne zumë  vende  nëpër  karrige , për të shijuar  dhe  pirë  rëhat  kafenë në  tavolinë, mbasi provuam  ndejtjen  në  shkallët edhe  pse ulja   nëpër   karriget  paguhej shtrenjtë. Kamarieri, një djal i  veshur pastër, me papjon edhe me xhaketë të bardhë, me respekt na morri porosinë.

   “  Shijimi  i  kafes  në  sheshin “ San  Markut “  në  Venecia.  “
   Kafeja ekspres  mbas buke, e pirë ulur  në  karrige  me kosto të  lartë, në një  shoqëri   të  kendëshme  dhe me pamje  të bukura në  sheshin San  Marko, po  na  shijonte mjaft, duke   e bërë edhe  muhabetin  të  kendshëm. Fëmijtë losnin  për  rreth dhe  heraherës  shkëputeshin  për tu  bashkuar dhe  lozur  me pullumbat .  Mbas një  kafeje  që  na “ ngjiti “  dhe na çlodhi , ne  si   grup morrëm rrugën për të eksploruar  pjesën tjetër  të  sheshit  që  vazhdonte  poshtë me  karakteristikat e  veta. Mbasi  lemë pas  sheshin kryesor , ngjitemi  përpjetë mbi një urë pak  të  zgjatur  dhe pastaj zbresim poshtë  në  sheshin  e vogël të San Markos, për të  vazhduar më tej   rrugën. Kudo sheh popull që lëviz ,  dyqane të shumta tregëtimi, qendra lëvizëse , që  shesin  portrete, panorama,  dhe fotografi., si  dhe Bar-bufe restaurante  me karrige, tavolina para  shesheve  të  tyre. Anash  viheshin  re kanale të zgjatura  dhe në  breg  të  kanalit San Marku , viheshin  re kanale të shumta ku vozinin varka e gondula. Ne  vazhduam  rrugën më  poshtë dhe  në  thellësi  të sheshit   ne  u  ndalëm në  një qendër  ambulate  ku   shitesh  akullore. Të gjithë  morrëm  nga një  kaush akullore  për tu  freskuar  nga  vapa.  

Duke  ecur  më tej ne shohim një  përmendore gjigante  ku  ishte  vendosur  monumenti  i  Viktor Emanuelit  hipur lart   në kal me  një pamje madhështore. Në  këtë  përmendore  na  tërhoqën  vemendjen llojët e ndryshme të statujeve të  skalitura në  të  katër anët e monumentit, që paraqesnin  figura të ndryshme  dhe madhështore  të  gëdhëndura  shumë bukur , që i  jepnin kompleksit  një paraqitje grandioze  dhe  mjaft tërheqëse.  Ne e pamë këtë kompleks  me   kujdes  ,  me dëshirë  të  madhe   dhe për mjaft kohë , duke  e marë edhe në kamerë dhe në  fotografi.  Më  pas  shetisnim  në  vazhdimësi dhe  të  kënaqur nga  gjithëçka  që pamë ,   kthehemi për të  hipur   në  draget.   Vemi  në portin  e kapitenarisë dhe  vihemi  në  rradhë për të  pritur  dragetin.  Më pas  futemi  në  draget  dhe  po nëpëmjet kanalit   të  madh  “Grand canal “ ne nisemi  për  tek  stacioni i trenit.      Udhës  vazhdojmë të shohim prap mbrekullira,  por të  anës tjetër  të  kanalit.

Ne  po  ktheheshim  të gëzuar me  kënaqësinë  që  na  dha  dita  e  sotme   turistike , nëpër Venecia dhe  të  qetë po shikonim dhe po  merrnim  në kamera ,  bukuritë  dhe madhështitë e pallateve të bregut tjetër  të kanalit  të madh., duke  menduar  sesi  mund  të  fundoseshin  ato. Përkrah  nesh , parakalonin edhe mjaft dragete, varka  dhe gondula ,  që na jepshin  kënaqësi kur  i  shikonim. Mbas  40  minuta lundrimi, ne  arritëm  në stacionin  e mbrritjes në  Venecia dhe  me  kujdes  zbresim  në port dhe  pastaj nisemi  ngadalë, për  tek  stacioni  i  trenit. Natyrisht  si gjithënjë  drejtimin e udhëtimit të  grupit e  kishte  Blerta. Ajo mbasi  na siguroi një  vendqëndrim të rëhatshëm  në  stacionin  e trenit , vete   në bilietari  për të prerë bileta. Pastaj  si  zakonisht u interesua  dhe na  bleu  pizza  për  të  gjithë dhe më pas na solli edhe kafe  ekspres.

  Gjatë kësaj kohe Blerta morri Fatmirin  në telefon në Mantova , mbasi  ishte  kthyer në shtëpi nga puna. Me Fatmirin  folëm të gjithë dhe  e falenderuam  për  udhëtimin e kendshëm , të  gëzuar dhe me  plotë  kujtime  që kishim  bërë.  Ai na  tha  se   do të  na  priste  tek  stacioni i  trenit  të  Mantovës , për të  na  shoqëruar  për  në  shtëpi.  Të  kënaqur  nga  gjithëçka  që pamë, soditëm dhe shijuam ;  rreth orës  18.00, ne nisemi  nga Venecia  me  tren .për   në Mantova. Udhëtimi  ishte  i  qetë, i  rehatshëm   dhe  ne  të  kënaqur vështronim  në qetësi, stacionet e trenit , që kalonin me rradhë  dhe  me shpejtësi. Me  këto  mendime  kënaqësie , mbas tre  orë udhëtimi , rreth  orës 21.00  mberritëm  në  stacionin e trenit  të Mantovës.Atje  si  gjithnjë  korrekt  dhe i  rregullt, na priste Fatmiri  me makinën  e tij. Mbasi  zbritëm  të  gjithë , takohemi  dhe përshëndetemi  me   Fatmirin  dhe  në  grupe  nisemi për  në  shtëpi. Të kënaqur  dhe  pak  të lodhur  nga  udhëtimi, bëjmë  banjo dhe  pushojmë. Më pas bejmë muhabete familiare  dhe  biseda  të  kendëshme  për  vizitën  në Venecia . Mbas një  çlodhje , nga  zonja  e  shtëpisë  na  shtrohet   darka  , e cila  u hengërt me shije dhe me uri. Më  pas   unë  marrë në telefon Shpëtimin  që është tek  vajza  e tij në  Itali, në qytetin Pisaro dhe mbas  një përshëndetje  vëllazërore e pyes për Adrianën dhe  fëmijtë e saj. Më tej  bejmë  sqarime  për  mundësinë  e  vajtjes  tonë, të  Engjëllushes  dhe timin tek  Shpëtimi  dhe  Adriana,me  gjithë vështirësitë ekzistuese. Për të marrë   një   informacion më të  gjërë dhe  më të  saktë, u  la  të bisedohet  nesër  mbasdite  me Adrianën.  Pastaj  unë futem në  internet për  të parë mesazhet e arrdhura..  Teuta  më  kishte  dërguar  mesazh , ku më  informonte  se kishin  shkuar  në  Kanada. dhe kishin kaluar mirë.E-Mail kishte  dërguar  edhe Z. Fatbardhë Doçi.  Ndërsa   unë  i   dërgova  mesazh përshëndetje Z. Flori  Bruqit për familjen  e tij dhe  për  miqt. Më pas , mbas  një  muhabeti  të  kendshëm familiar ne  ramë për të  fjetur.

Dita  e  martë, data 27 / V / , për Fatmirin ishte  si gjithënjë ditë  pune. Ai   u ngrit   heret  dhe  mbasi  hengri  mëngjes  ,shkoi  të kryej detyrën. Ndërsa  ne ngrihemi me  vonesë dhe mbasi  bëmë  tualetin e zakonshëm  , hamë  mëngjes  dhe mbasi pimë edhe nga  një  kafe  ekspres me  Haxhirenë  dhe  me Engjëllushen, bëhemi gati për të realizuar programin e ditës, të  përgatitur nga  Blerta., e cila kishte çuar   fëmijtë  në shkollë . Ajo  na  njoftoi  se sot do të  bejmë  një  vizitë  në  Pallatin “Te “. Nisemi të gjithë  sëbashku Haxhireja, Engjëllushja, Namiku  dhe  Blerta, rreth orës  10. 00  dhe  me  makinë shkojmë  e  qëndrojmë  në  rrugën Giulio Romano dhe pastaj mbasi  parkojmë makinën, ecim në  kembë  gjatë   rrugës Te  dhe futemi  tek  Pallati Te.
   Pallati  Te  është  një  nga kryeveprat e arkitekturës remineshente  të  Italisë. Ajo  konsiderohet nga vilat  më  të  dashura të  popullit italian dhe nga  veprat  artistike më të  njohura jo  vetëm të Sh.XVI , por  në të  gjithë artin  italian  dhe  përbën  një nga ndërtimet  më të  veçanta dhe më origjinale  në  stilin e vet.. Pallati  Te   është projektuar  nga arkitekti  Giulio Romano dhe  u ndërtua  rreth  vitit 1525 , por dekoracioi  i saj   arriti të përfundoi  rreth  vitit 1535.
  Emri  mendohet  se vjen  nga Teielo, që ishte një shtëpi kasolle  në një vend në mal. Por thuhet se fjala  Ti apo Te është përdorur për të  treguar një  hapsirë  të  gjerë në  një lokalitet  periferije. Pallati  Te  sipas  Sebastian  Serlios  është   vlerësuar  të  jetë një  nga  modelet  më  të  sukssesshme të hapsirës  monumentale  më të re  për pallatet  Nobël. Salla  e  pallatit  Te është pranuar  që të konsiderohet  si  pjesa më e bukur  e  modelit të forcës së  bukurisë. Në sfond të mermereve ,  bronxeve   dhe të qeramikave, janë vendosur kryeveprat e   shkëlqyera  të Giulio  Romanos,  që  u japin  mundësi  të ballafaqohen   me siguri me lartësinë  e  mesazheve kulturale  dhe  të  emocioneve  stimuluese dhe t’a  trasformojnë Mantovën jo vetëm në  mënyrë  figuative , por edhe si  një thesar të kulturës  klasike.
Në  hyrje të pallatit , në  sallën  e pranimit   takohemi  me  zonjën  Anila  Kaja , e  cila si   nëpunëse e pallatit  dhe    si  shoqe  e Blertës , ishte  njoftuar  më  parë nga  ajo për vizitën që   do  të  bënim  dhe i kishte marrë të gjitha  masat   për  të  na lehtësuar hyrjen  në  Pallat. Me Znj. Anila  Kaja  u  la  që  të  takoheshinm ditën  e  nesërme për  të biseduar si patriote dhe  si presidente  e shoqatës shqiptare “ Shqiponjat”
   Të  drejtuar  nga  Blerta  , duke  e patur edhe  si  cicerone, ne  filluam të  vizitojmë pallatin..Në  fillim  vemi në  Dhomën e Ovidios. Më pas  kalojmë për të parë Dhomën  e Impresioneve. Më  tej vëmendje  na  tërhoqi Dhoma  e  Diellit dhe  e Henës, ku  atje  u  përqëndruam  në  pikturat  e manitshme  të diellit  dhe  të  henës, të paraqitura me  mjeshtëri  të  rrallë. Dielli na  verbonte  me lëshimin  e    rrezeve  të  veta  të arta mbi horizont, ndërsa  hena  e plotë me  shkëlqimin e  saj ndriçonte  botën.. Më tej ne kaluam  në  Llozhën  e  madhe të  muzeut, që  na  jepte  kënaqësi  me  paraqitjen e saj dhe  na orientonte për  të  shkuar  më  tej  , për tu  futur  në  Sallën  e  Kuajve, që ishte  dhoma  kryesore  e pallatit, ku  mbaheshin sendet  më  zyrtare  dhe  më të  rëndësishme. Në  këtë  dhomë, vendi  i  nderit  rezervohesh për  kuajt që  ishin favorit të Federikut. Dekoracioni i  ngjyrave ishte komplek dhe  i   inspiruar nga  literatura  klasike  botrore.. Më  pas   pamë  Dhomën e  Dashurisë dhe  të Shpirtit, ku  kishte  dekoracoine me përmbajtje  dhe episoda dashurie dhe ndjesore. Pastaj  shkojmë  dhe  shikojmë  Dhomën  e  Erërave , që është  quajtur  kështu  nga dinjiteti  i  personifikuar i  erërave  të  modeluar  në  stuko në bazën e kubes. Aty ka  komplekse  dekoracioni , që tërheqin vëmendjen dhe  admirimin  e  imperatorit   Charli i V  në  vitin 1530. Pastaj kalojmë  në  Dhomën  e  Shqiponjës , ku aty  ndodhet  një  krevat me katër  shtylla  arre dhe  vazhdohej më pas    me  dekoracionin në  kube  , që  ishte  mjaft kompleks dhe  në detaj..Më tej  ne kalojmë  në Llozhën  Davidë, që  ishte  një  sallë e madhe  me zbukurime  të  rralla., e  cila  të  çonte  në Dhomën e Stukove, që kishte  dekoracione  shumë të  rralla  të Sh. XVI ,të  inspiruar  nga  artistët e  renesansës. Duke  ndjekur  me rradhë,  vazhdimin  e  pallatit ,  shkojmë në Dhomën e Imperatorit  dhe pastaj  në  Sallën e Gjigantëve  , ku  ata prezantoheshin  me  figura imagjinare  artistike  gjigante  dhe me dekoracione  mjaft  të spikatura. Pastaj futemi  në Dhomën  e Kryqtarisë dhe  më tej shkojmë  në Dhomën e  Çudirave , ku  njihe me llojë llojë pamje të çuditshme., të shoqëruara  me dekoracione  mjaft  magjepëse. Në  vazhdim  kalojmë në Dhomën  e Shandanave , ku na impresionuan paraqija  e  llojëve  dhe e stileve  të tyre , në  periudha të ndryshme kohore. Më  pas  përballemi  me  Llozhën Meridionale, e cila  paraqet  një hapsirë të  gjërë, të  zbukuruar  me dekoracione   dhe  me panorama  të periudhave  të ndryshme. Më tej   kalojmë në  Dhomën e Fitoreve, ku  në  kendet e saj  janë ngritur  dhe  përpunuar  në stuko dy  personifikues  të fitoreve , që  mbajnë  në  duar  kurora   dafine. Në  fund  ne  pamë  një vend  për  vendosjen  e frutiereve.

Ekspozimi  i  këtyre dhomave  dhe llozheve , paraqitej i rrethuar nga brenda   me  një  oborr të madh në  formë katrore , që quhej “Oorri i  Nderit “,cili   i jepte një bukuri të rrallë  mjedisit  për rreth. Në  krah të djathtë jashtë  dhomave   ndodhej  edhe   një  oborr tjetër  disi   i madh  që  quhej “ Oborri Meridional “ . Ne mbasi mbaram vizitën   brenda pallatit dolëm  jashtë, ku  në sallon , nga të  gjitha  anët  shikoje   statuja në formë dhe në madhësi të  ndryshme , me  pamje shumë  të  bukura dhe  mjaft  tërheqëse , të  vendosura  hijshëm .
  Më pas  ne  shkuam  në  librari , ku  pamë  mjaft  libra ,revista, gazeta dhe  shumë kartolina  tërheqëse. Pastaj  kaluam në bar- bufe, për  të pushuar  dhe  çlodhur  dhe  morrëm nga një  pije  freskuese. Pastaj ne  kaluam  në pjesën  e pasme   të  pallatit, ku atje  vërejtëm  një kopësht  shumë të  madh, që  quhej Kopshti  i Esedrës, i  cili  kishte  jeshillëk kudo  dhe anash  ishte  i zbukuruar me  lule. Në krah  të  djathtë  kishte  godina dhe  mjedise  argëtimi dhe çlodhëse. Ne  e  vazhduam  rrugën përmes  kopshtit dhe në  fund të tij, kthehemi   nga ana  e majtë dhe  futemi  në një ndërtesë, që quhej “ Kopshti Sekret “ , që na shtoi  edhe  më tepër  interesin. Ai  vend  konsiderohej  si  i fshehtë se përdorej  si  frigorifer , për kohën e  vet  dhe  ruhehin sendet  ushqimore  por  edhe  materialet  me vlerë. Aty pamë të skalitur  panorama  me  dekoracione   të  ndryshme   dhe  të veshura  me  guacka deti.. Kubeja  e saj   kishte të pikturuara  figura të  llojeve dhe  të madhësive të ndryshme.. Bashkë  me  ne, kishte edhe mjaft njerës  të tjerë   sidomos të  huaj që vizitonin  këtë ekspozitë  gjigande .


  Në  mbarim të vizitës tonë, që  zgjati  rreth tri orë, ne  u kënaqëm shumë, sepse arritëm  të  shohim një  muze  madhështor , nga  i cili  morrëm  informaione  të shumta  dhe  të bollshme , mbi   historikun  dhe  artin  shekullor  të  Mantovës  dhe u  njohëm me  arritjet  dhe progresin e  këtij qyteti   në  rrjedhjen  e  kohës , duke  krijuar  përshtypje  mjaft të  mira për  këtë qytet  antik, të  kulturuar ,  shumë tërheqës dhe  do t’i   ruajmë në mendjen  tonë , si kujtime  shumë të kendshme  dhe mjaft  mbresëlenëse.

  Mbas mbarimit të vizitës  në  pallatin  Te, rreth  orës 13.300 minuta, Blerta  shkon e merrë fëmijtë  nga shkolla dhe vemi  në  shtëpi. Bejmë  banjo, çlodhemi dhe  më pas  hamë  drekë , të servirur me  kujdes  nga  Blerta. Pastaj   bashkë   me Engjëllushen çlodhemi  dhe pushojmë .Nga  ora  15.00 , unë marrë  në  telefon  Shpëtimin  për  të vazhduar  bisedën e  djeshme dhe  për  tu  sqaruar  më  Adrianën. Shpëtimi  më  informoi  se nga Mantova  treni  për   në Pisaro  niset  në  orën  12..30 dhe mbasi kalon  në Bolonjë dhe në  Riminis ,brenda   tre orëve  vjen  në Pisaro.. Më pas  bisedova me  Adrianën dhe  e pyeta për  shëndetin e saj, për fëmijtë dhe pastaj e njoftova  për Shpresën dhe  Lorenën  se  janë mirë në Berat. Adriana  më  dha  informacione  edhe më të plota  për  udhëtimin.  Në  kushtet  e krijuara me gjithë dëshirën e mirë , vajtja e jonë tek  Adriana   vështirsohej  si  nga  udhëtimi i gjatë, nga  koha  shumë  e  shkutër  në dispozicion si dhe  nga  se ne  ndiheshim pak të  lodhur dhe  se  do të niseshim për në  Nju-Jork mbas dy  ditësh.  U  la  në  mirëkuptim, që mund  të vijmë në  një  kohë  tjetër.më të  përshtatshme.


  Blerta  gjatë  kësaj periudhe  ishte  shumë  e  angazhuar  se vet do të  shkonte  në  një orë  mësimi,  do të  kujdesej   për  fëmijtë. Ergin  do t’a  çonte  në  kurs, ndërsa  Barbarën do t’a  shoqëronte tek dentisti .  Haxhireja, Engjëllushja dhe  unë  rreth orës 16.30 minuta po shikonim dhe dëgjonim në  dhomën e  pritjes  kasetën  e Beratit  me  këngët  e  shekullit  dhe  po  pinim  nga  një kafe  ekspres.  Në  orën  17.00 , na  merrë  Teuta  në  telefon nga  Nju- Jorku , ku  pak  më parë  kishte  biseduar  me Blertën. Ne folëm të gjithë me rradhë me Teutën  dhe   u kënaqëm nga  bisedat dhe se ata  ishin që të  gjithë mirë  me  shëndet. Unë  e njoftova  për  marrjen e  mesazhit  që  na  kishte  dërguar , kur  kishin  vajtur  në  Kanada.. Ajo  na  dha porosi që  kur  të  mbrrinim  në Nju- Jork t’a   njoftonim  me   telefon.


  Më  pas bejmë  muhabet të  shtruar me  Haxhirenë, sidomos për problemet  e  shëndetit  të saj.  Ajo  kishte bërë  vizita  të rregullta  tek  specialistët e  ndryshëm italian  dhe i  kishte  përfunduar komplet  analizat. Gjatë  bisedës  u sqarua  se  ajo ndjehesh  më  mirë , veçse vazhdonte  të kishte  njëfarë rëndimi  në  fytë, nga   se kishte pak të rritur gjëndrat  tireoide.  Nga  të  dhenat  subjektive , ekzaminimet  komplimentare  të imta  dhe  nga  ekzaminimi klinik konkludohej  se gjendja shëndetësore  e  Haxhires  ishte  plotësisht   e stabilizuar dhe tani  duhej  të vazhdonte  vetëm një  mjekim  mbajtës për  të ruajtur  funksionin  normal të  gjendrës , si  dhe  mjekimin    për  hipertensionin arterial.. Ne  i  rekomanduam pëdorimin e Ambjet si  qetësues   i moderuar.

  Rreth  orës  19.00  shtëpia u mbush  me njerëzit e  familjes.  Blerta  bashkë  me  të  dy  fëmijtë  vijnë  në  shtëpi duke i kryer detyrimet.. Pak  më vonë  kthehet edhe   Fatmiri  nga puna. Mbas një pushimi  të shkutër, në shtëpi  filloi muhabeti familiar sëbashku  me  Fatmirin  i  cili  si  gjithënjë , i qetë, i  qeshur, i  afruar, merrte pjesë në  këto bisedime. Në këtë  mjedis  të  ngrohtë  Blerta  na  shtroi darkën , si kurdoherë me asortimente  të ndryshme  dhe  për ç’do llojë miderash : Mbasdarkja  kaloi  e  gëzuar ,me  biseda  të   kendëshme  dhe  më pas  me  një gjumë  të  rehatshëm.


  Data 28/ V / , dita  e  mërkur, dukej  si  ditë e  zakoshme , por  në  fakt   ishte  mbushur me  të  papritura.  Fatmiri  edhe  sot  e  kishte  ditë pune. Ai  u  nis  heret në  detyrë, por nuk  harroi  që të  më  përshëndeste dhe  të  më  uronte  mua  datëlindjen sipas  zakonit  beratas “  Namik edhe  100 vjeç , i  lumtur   me  familje  dhe  me  të  gjithë të  dashurit.”.Më  pas  urimet  u  derdhën si lum nga  të  gjithë: Nga Haxhireja, nga Blerta, nga Engjëllushja, si  dhe  nga  fëmijtë,  nga Ergi dhe nga Barbara , që  me  zerin e tyre të embël  u  shprehën: Xhaxhi Namiku  të  rroni  sa  më gjatë ,  me gjithë  teze Engjëllushen  dhe  fëmijtë. Gëzimi  për Namikun  ishte i  madh se  po  urohesh qysh  në  mëgjes për 74  vjetorin , në  familjen  Milova , në  vend  të  huaj , në  Itali, që ishte  një nder  dhe  respekt  për familjen  Shehu.

  Më pas njerëzit  e shtëpisë  filluan  nga  aktiviteti. Blerta dërgon fëmijtë në  shkollë. Unë dhe  Engjëllushja mbas   tualetit  dhe banjos , ulemi  bashkë me  Haxhirenë  dhe  hamë  mëngjesin me shije.. Pastaj përgatitemi   për të  qënë të   gatshëm për  udhëtimin  e sotshëm. Blerta  mbasi  kthehet  nga shkolla na  njofton se sot do të  bejmë një takim  me  zonjën  Anila  Kaja, aktualisht edhe  presidente  e  shoqatës  shqiptare “ Shqiponjat“- “Le Aquine “ , që  zhvillon aktivitetin e  vet  në qytetin    Mantovës. Ne   nisemi me  makinë  të  gjithë  sëbashku  dhe  vemi   tek  sheshi Sordello.  Atje  parkojmë  makinën  dhe   shkojmë  për t’u  takuar  me  Znj. Anila  Kaja ,në  vendin   e  takimit,  në  bar-restaurantin, në  krah  të  bllokut  të ndërtesave  Magna Domu dhe  pallatit Kapitano, përball Pallatit të Dukës dhe përkundrejt kuesturës.


   Dëshira  e jonë për  t’u takuar  me  presidenten e shoqatës “ Le Aquile “ në Mantova  të Italisë , përbënte  një  interesim dhe  një  kuriozitet , mbasi  ne  kishim dëgjuar më  parë,  për  shumë  shoqata  Atdhetare shqipëtare që  ishin  ngritur  në  Itali ku  ka  mbi 300 mijë  emigrant  shqiptarë  dhe thonë se edhe me  arbëreshërit , bëhen  një milion shqiptarë; që tashmë  janë  inkuadruar në  jetën qytetare  italiane dhe  zhvillojnë  aktivitete  të  ndryshme kulturale, artistike , sportive , me  moton :”  Shqipëria  jemi  ne “.  “O sa  mirë me qenë  shqiptarë “. të  zhvilluar  në  sheshe, pallate  sporti  si  në Ravena  , apo  në  theatër  si  në Udine etj. Në  Itali  ka  mjaft  shoqata  tashmë që  kanë  bërë  emër  me veprimtaritë e  tyre  organizative, ,artistke, kulurale  dhe sportive, të  cilat  kanë  ngritur lartë   vlerat ,traditat dhe emrin  e  denjë të  kombit  shqiptar. Ndër to  meritojnë të përmenden :Dega  e Lidhjes  Shqiptare Botrore ( L.SH.B.) me  qendër  në  Rimini  dhe me kryetar Dr. Alban Kraja. , që ka  marrë  pjesë në të dy kongreset  që ka bërë L.SH.B.,Prishtinë dhe në Tiranë..”Lidhja nacionale Shqiptaro-Arbëreshe  në  Itali “. “ Shoqata Shqiponja”   në  qytetin  e Udinës. me president  Gjergj  LLeshaj. Shoqata “Skënderbeu”  me  president  Hilmi  Mustafa. Shoqata “ Shote Galica “,  “ Dardania “,  “ Iliria “Rinia”  dhe shoqata “ Kosova  “  në Firence me kryetar Xhafer  Berishën etj. Kujtojmë veprimtarinë e nenës shqiptare  të  Triestës, Zonjën  e nderuar Vitori Stefa Leka, bij e  arrdhur  nga  qyteti  i  ndritur   i  Beratit; me  rrethin  e saj familiar,  që vlerësojnë edhe patriotin  e  tyre Namik  Shehun . Ajo dallohet si  veprimtare, humaniste,    si  shkrimtare, publiciste  dhe  pjesëmarrëse  në  shumë  shoqata.. Me  rëndësi  është të  theksohet  se  kryesia  e Bashkimit të  Shoqatave  Shqiptare dhe  Arbëreshe , si dhe lidhja  Shqiptare në  Itali, të  mbledhur në  Romë  më dt. 12 / 12 / 2006, aprovuan një  deklaratë , ku  theksohet bashkëpunimi dhe zhvillimi i   aktivitetetve   të gjithë  shoqatave  shqiptaro-Arbëreshe  në  Itali ,për  të  rritur dinjitetin dhe  nderin e kombit  shqiptar. Veç kësaj  nga  kryesia  e këtyre  shoqatave   është  formuar  grupi  “ Albanian World  Artist “ (A.W.A ) me  drejtues  Artid  Fejzon, që   ka dhënë  koncertin  e parë për të    gjithë shqiptarët   dhe  dashamirësit  më 14 / 02 / 2007  në Milano. Në  Itali , në  Romë del edhe  një gazetë  shqiptare “  Rrenjët “  (L e  Radici ), në dy gjuhë, në  shqip  dhe në  Italisht, që ka  vitin e gjashtë  të botimit,   me kryeredaktor  Z. Hasan  Aliaj.; me  të cilin unë kamë lidhje, mbajë  korespondencë  dhe  botoi shkrime. Përmendim  me  respekt  se  hollësira mbi  emigracionin shqiptar në  Itali gjenë në librin  monografik  të shkruar nga shkrimtari  i  mirënjohur Rando  Devole me  titull “ L emigrazione Albanese in Italia “
  

  Me  këto  mendime dhe   konsiderata  për  emigracionin  atdhetar  shqiptar  në Itali ,ne po shkonim me kënaqësi si  grup ,për t’u takuar dhe  për t’u njohur  më nga  afër me  një presidente  të shoqatës  shqiptare  “ Shqiponjat “  ( Le  Aquile ) në  Mantova , me  zonjën  Anila  Kaja , që ishte edhe shoqe, mikesh   dhe bashkëpuntore  me   Blertën;  që na  i  shtonte  edhe  më  tepër afrimin. Vendtakimi ishte caktuar   tek bar-reztauranti, përball Pallatit Duka  dhe  pikërisht  atje  takojmë Znj.  Anila  me   të  cilën përshëndetemi  dhe  ulemi jashtë, në  një mjedis të kendshëm   para bar-bufes , të regulluar  me  karrige  dhe  tavolina   të  mbuluarë  me  ombrella  për t’u mbrojtur  nga dielli. Mbasi  rehatohemi fillojmë  një  bisedë shoqërore  dhe miqësore me zonjën  Anila , e cila me  dashamirësi na  prezantonte  punën e saj  dhe  të shoqatës  , duke edhe  na i ilustruar    veprimtaritë  e bëra. .Ndërsa Blerta  , na jepte  edhe spjegime  plotësuese për disa gjera  dhe në të njejtën  kohë  porositi akullore   për të gjithë ne.
                                   
  Anila na sqaronte  se  shoqata  shqiptare“ Shqiponjat“-Le Aquile-, është  me   seli   në via Parma , 18-46100 Mantova me  cell. 3343381780  dhe me  E-Mail associazioneleaquile@fastwebnet.it;  dhe përbëhej nga 20  antarë shqiptarë, kryesisht   të  rinjë, me profesione  të  ndryshme, ku  merrte  pjesë edhe i  vëllai i saj ,  violinist. Kjo shoqatë   ishte  e  legalizuar dhe  njihesh  zyrtarisht nga  ana  e  organeve qeveritare  të qytetit  të Mantovës dhe  funksiononte  si  një organizatë e  rregullt, me të  gjitha  dokumentacionet  e nevojshme, duke  paguar  rregullisht  edhe  kuotizacionin vjetor. Më  tej  Anila  shpjegon  se  qëllimi  i  ngritjes  së shoqatës ishte  përhapja  e kulturës shqiptare  dhe  propagandimi i  veprimtarive  të saj , duke  e  bërë  të  njohur në të gjithë provincën e Mantovës dhe  më  gjerë..Për  këtë  arsye  vazhdon ajo, më  28 / Nëntor / 2007  me rastin  e 95 vjetorit   të  shpalljes  së Pavarësisës  dhe  ditës  së Flamurit, shoqata  e  jonë  Shqiponjat –Le Aquile- u prezantua  me  një aktivitet të  gjerë  letraro, artistiko- kultural.  Morrën  pjesë antarë  të  shoqatës  dhe   shumë pjestarë  të  tjerë. Përshëndetja  u bë nga  Zonja  Alice Arioli , presidente  e provincës Acli të Mantovës. Më pas u mbajtën disa   referate , ndërsa presidentja  e  shoqatës  Shqiponjat  , Anila  Kaja  ndiqte programin  e. mbremjes. Më  pas   u zhvillua   një   veprimtari e  pasur  artistike.,  ku u kenduan  katër  Arie të  operës  Mrika, sonata  për violinë  dhe pjanofortë, u  prezantua  revista  “ Albanoi “ etj.Ajo u mbajtë në Ludas –via Oberdan 7, me moton “ Mantova  accoglie L’Albania . Shoqata ka zhvilluar  edhe  veprimtari  të  tjera. Ajo   i ka  kushtuar  një aktivitet të  gjërë  kengës  dhe muzikës  shqiptare, e  cila  u  konkretizua  me  prezantimin e kengëve  qytetare  nga disa  qytete  shqiptare, me pjesëmarrjen e  30  aktivistëve , dhe u  zhvillua në një  mjedis kulturor të Mantovës. Për t’u përmendur  është  organizimi i  ekspozitës  të  pikturës shqiptare në qytetin e  Mantovës  më  dt. 08 / 03 / 2008, nga  shoqata  Le aquine , në bashkëpunim  me  provincën e Mantovës dhe  me  qendrën  e edukimit  ndërkultural, me  pjesëmmarrjen  e Z. Fausto Banzi  drejtues  i pikturës së emigracionit ; me  titull “ viaggio tra  i  colori della  storia vita  e sentimenti” esposizzione di arte albanese, mbajtur  në Plenipotenziario piazza Sordello, 43 - Mantova; ku  morrën  pjesë   tre  piktorë emigrantë  shqiptarë, Albert Kedhi,  Blerina Haxhagiqi dhe Bert Asha; të  cilët paraqitën punimet  e tyre  me  vlera  artistke  , që  u vlerësuan nga   vizitorët. Ekspozita  qëndroj e hapur  20  ditë në  ambjetet  pranë  Sala Aldo Zanoni, via Tassoni,12  a  Mantova. Ky  aktivitet  u botua  edhe  në  gazetën lokale  të Mantovës  , të muajit  mars  me  titull: “ Conoscere L’atro per una  vita migliore e  convivenza pacifica  “. Mbyllja  e  ekspozitës u shoqërua me  vlerësime dhe    me organizimin e një  bankete. Në  vahdim  Anila tregon  se  shoqata  ka  zhvilluar   një  veprimtari kulturore    në  bashkëpunim  me   një  shkollë të  mesme  të Mantovës  , sëbashku  me  nxënsit shqiptarë , ku  u zhvilluan     konkurse të    pikturës, sklupturës, të  fotografisë  dhe  të  punimeve të   tjera artistike, të  paraqitura  përpara  juris së  qendrës së  edukimit interkultural  të provincës  së Mantovës më 14 prill në  via Mazzini, 17-46100,  e  cila  i  vlerësoi me   dhurata   dhe  me dhenie  çmimesh.. Këto veprimtari  Znj. Anila  i prezantoi  dhe i ilustroi   me  materiale dokumentative  të shoqëruara  me  foto,  skema , piktura,me  figura  kartolinash , me  shkrime  në  gazetë  etj.që e  bënin më  të qartë  dhe  më  të  plotë paraqitjen e aktiviteteve.


   Në vazhdim  të diskutimit me  Znj. Anila,  për  të shtuar  njohurit  mbi shoqatën Le aquile , unë e  pyes bashkëbiseduesen   nëse ka  lidhje  dhe  a   bashkëpunon  me  shoqatat  e  tjera  shqiptare  që   zhvillojnë aktivitete në Itali !  Anila  me sinqeritet  na  përgjigjet  se deri  tani  ne  nuk  kemi pasur ndonjë  njohje  apo komunikim  me  këto organizata, mbasi  jemi  përqëndruar  në  aktivitetet e  shoqatës tonë dhe  në forcimin e saj, megjithëse bashkëpunimi me to  është  mëse  i  nevojshëm. Pastaj  biseda  u  përqëndrua  në prezantimin e  aktivitetit  tim  dhe të familjes. Unë në Nju-Jork , zhvilloj  veprimtarinë time  si  Doktor i  shkencave mjekësore, sekretar  shkencor  i  Akademisë Shqiptao-Amerikane  të  shkecave në Nju- Jork. Më pas  Ju  tregoj për  punën  e bërë nga  komuniteti  shqiptaro-amerikan  në  Nju- Jork dhe  për mjaft shoqata dhe organizata  që  zhvillojnë  veprimtari  të   larmishme  dhe   shumë  produktive , për të  përfaqësuar  denjësisht kombin shqiptar   në  Sh.B.A  dhe para gjithë  botës. Në  bashkëbisedim  morrën  pjesë Haxhireja dhe  Engjëllushja  me  diskutime  edhe për veprimtaritë e jetës së  tyre.  Takimi  zgjati   rreth dy  orë, deri më 12.00,  i  shoqëruar  me  kënaqësi  të përbashkëta. Në përfundim  të takimit,   në  shenjë   kujtimi unë  i  dhurova  zonjës Anila  dhe   për   bashkëshortin  e  saj Z. Edvisin ,dy librat e mija  të botuar  kohët  e fundit  me  titull “Tungjatjeta  Diasporë “ ,“ Dëmet mbi  duhanin”,  Nr. 6  të revistët së Akademisë  tonë  “ Dituria”  ,ku bëhet  fjalë  për  600 vjetorin e  lindjes  së  Gjergj Kastriotit  Skënderbeun  dhe  stilolaps  si  një shenjë  nga  Nju- Jorku. Unë i  fola  edhe mbi  familjen dhe  për fëmijtë tanë, për Teutën,  Erianin dhe Loandën , Hajrinën, për dhendurët  Drini dhe Gertin  dhe  për nipçen  Rudinin. Në  fund  ndahemi  me  kujtime  mjaft  mbresëlenëse dhe  i  uruam  shëndet, lumturi  familiare,  një  trazhgimtar dhe  suksese  të mëtejshme    në punë dhe në  veprimtaritë akoma më  produktive  të shoqatës  si presidente.  Më  pas  me  makinë  vemi  në  biletarinë  e stacionit  të  trenit dhe  Blerta  pyet  për orarin e trenit  , kur  niset  nesër në  mëgjes   për në Milano  dhe    për  çmimin e  biletave. Pastaj  vemi   në  shtëpi.. Pastaj  Blerta shkonë  në  shkollë  për të  marrë  fëmijtë Ergin  dhe  Barbarën . Të  gjithë u  kënaqëm  me  drekën e shijshme dhe  mbasi  pushuam  pimë   kafen  ekspres  të  mbasdites  dhe filluam të  shikojmë kasetat  e  filmave   me  pamje nga   vizita  në  Kosovë,  në  Tiranë ,  Berat  dhe  në Itali;   në Mantova, në  Verona dhe në  Venecia.. Më  pas  errdhi  Fatmiri  nga puna dhe  ne  të gjithë  mblidhemi në dhomë  për   të  bërë  muhabete  familiare.


  Një  telefonatë  nga Peskara, vë  në lëvizje Blertën , e  cila  na  njofton  se  është Oriola  me  Skerdin  , të cilët kishin  marrë në  telefon posaçërisht  për të  uruar me  dashamirësi   dhe  në emër  të  famije  së  tyre të  madhe , xhaxhi Namikun për  datëlindjen. Ata më  urojnë  familiarisht , jetë të gjatë dhe lumturi  familiare, që  ishte një respekt   dhe gëzim për  mua   familiarisht , si  dhe  një nder për  familjen Milova dhe Haxhirenë. Më pas  ne të  gjithë folëm  dhe  u  pamë në ekran,  i  përshëndetëm  dhe i  falenderuam.


 Në  një  atmosferë  të tillë  të  lumtur, blerta  që kishte ruajtur  me fanatizëm   një  sekret, shpërtheu. Unë  tani  dua  t’Ju  njoftoi një  lajmë  të gëzuar  që  vjenë nga  larg, shumë  larg, nga Nju- Jorku, nga  fëmijtë  e  familjes  Shehu dhe nga  dhëndurët,  që urojnë  babanë  e  tyre  për datëlindjen dhe  në çast  hap zarfin , nxjerr  kartolinën  me  mbishkrime , që  kishte  sjellë Teuta dhe pastaj  lexon me  zë: Gjysh Namikut  jetë  të gjatë  nga  Rudini.  Ndërsa  Teuta  dhe  Drini  i  urojnë datëlindjen   prindërit  të tyre. Pastaj me rradhë lexohet urimi  i Erianit me  Hajrinën, dhe  i Loandes  me  Algertin. Në fund  nga  të gjithë ishte porosia  të përgatitej dhe të dhurohej  një  tortë  bashkërishtë  me  familjen Milova. Më pas Namiku  përshëndetet  nga  të  gjithë, pjestarët e  familjes , duke  lenë  urimin përfundimtar për më vonë. Ndërsa  Fatmiri me  mjaft dashamirësi, propozon  në  emër  të  familjes  së tij  dhe  të  zonjës Haxhire , që këtë festë  tradicionale  familiare  shqiptare  ta  festojmë me  një  darkë  të  përbashkët  në restaurant, duke ja  kushtuar 74 vjetorit  të ditëlindjes  të  nderuarit  tonë Namikut.  Të  gjithë e pritën   të  gëzuar mendimin  dhe  u  bënë  gati  për nisje.Për këtë  darkë të  shënuar u  zgjodh  restauranti  “ La Fatoria “ , që  ishte  edhe  pranë  shtëpisë  së familjes   Milova. Darka  filloi n’ orën 20.00 ku morrën pjesë familja  Milova, Fatmiri, Blerta, Ergi dhe Barbara. Familja Veleshnja  Haxhireja dhe  famija  Shehu Engjëllushja  dhe Namiku.


   Darka  u  porositë  me  pizza , të  shoqëruar  me birra  dhe  pije   freskuese, e cila  kaloi  e  gëzuar, me përshëndetje  dhe  urime. Serinë  e urimeve e hapi Fatmiri duke  uruar  Namikun  për  datëlidjen edhe 100 vjeç  të  tjera. Pastaj uruan me  radhë Haxhireja, Blerta dhe  fëmitë. Kurse Engjëllushja e ndodhur  afër e uroi dhe e pushteu Namikun. Ndërsa Namiku  i falenderoi të  gjithë përzëmërsisht  për  respektin dhe  nderin që  i  bënë. Mbas  një orë ngrenie, pirje  , qejfi  dhe gëzimi , ne  u larguam  nga  restauranti dhe  të  gjithë  sëbashku  qëndruam  mbrapa   apartamenteve  të shtëpisë  së Fatmirit  dhe soditëm  natyrën, ajrin e pastër ,bukuritë  e  kopshtit  për  rreth., si dhe cicërimën e   zogjëve, si  natë  e  fundit  që  ishte për  miqtë Të  kënaqur nga ky  mjedis shkojmë në shtëpi  për të  përfunduar  dhe  embëlsuar ceremoninë  e  festës.  Të  mbledhur  të gjithë  sëbashku në  dhomë, në pritje  të vazhdimit të festimit, vjenë  Blerta dhe na sjellë  tortën e porositur  dhe  fton fëmijtë për ta prerë. Më e  shkathta u  tregua vajza ,Barbara  , që edhe i takonte  asaj ,e cila  me thikë në dorë dhe  me  zërin e saj të embël tha :  Gëzuar  dhe 100 vjeç xhaxhi Namiku., dhe preu  tortën ku   ishte  shkruar:  Auguri Namikut. Vajzës Barbarës i  vjenë në  ndihmë   e ema  Blerta ,e cila fillon dhe e ndanë  tortën , duke  respektuar  moshat. Të gjithë  filluan të hanë dhe  të  urojnë Namikun me  dashuri , me  rradhë Haxhireja, Fatmiri,Blerta ,Ergi  dhe  Engjëllushja ,duke  i thenë e  gëzofshi  datëlindjen  me  lumturi  familiare.

Kjo  mbremje  u kthye  në një festë mjaft  të  gëzuar familiare , me përshëndetje  dhe  urime të  shumta  fisnore,në një vend të  huaj  në Itali dhe  në një mjedis shumë mikpritës,  miqësor  dhe  familiar. Mbas  embëlsirës, kënaqësisë  dhe respektit të  parë, mbremja  u pasua  edhe më një ngjarje tjetër të  gëzuar,  me  dhenie  dhuratash. E zonja  e shtëpisë  Bleta  në emër të familjes i dhuron Namikut peshqeshe  me kujtime  mbresëlenëse :  Një  maketë të gondulës mjaft  të  bukur të qëndisur me  fije  ari, nëkujtim  të  Venecies  Një   pikturë me  fotografin e  Dukaj, një libër  anglisht  mbi  historikun  e Mantovës , të  shoqëruar edhe  me  një kartolinë  përshëndetjeje, që  me  të  vërtetë përbënin  një  kënaqësi  të madha , për  të gjithë pjesëmarrësit  dhe  në  veçanti  për Namikun,  që  në kompleks u lumturua  dhe  i   gëzuar  i falederon, i përgëzon dhe i  përqafon të  gjithë me  respekt  dhe  dashuri.  Me  këtë rast  ai  sjellë  ndërmend  festimin e 70 vjetorit  të  tij , jo  në  Nju- Jork, por në  qytetin e tij të  lindjes , në  Berat në  mest popullit, kolegëve,të sëmurëve  të tij dhe  farefisit, ku drejtuesit e qytetit  e nderuan  edhe me  titullin Intelektual  i  shquar i  qytetit  të Beratit.
 
  Në një atmosferë  të  tillë të  gëzuar dhe të lumtur , mjaft  mikpritëse , bujare ,  tepër fisnike dhe  me kënaqësira  të  shumta ,mbyllet data  28 / V / , që  ishte  dhe  dita e fundit  e qëndrimit të familjes  Shehu  në Itali.  Mbas një aktivteti  ditor  të  bollshëm dhe mjaft  mbresëlenëse , ne të gjithë ramë  të flemë
 

Data 29 / V / ,dita  e  enjte , ishte dita  e  nisjes  së  famijes Shehu  për në  Nju- Jork. Në  këtë  ditë ngrihemi  shumë  heret   të gjithë familjet, me  gjithë  fëmijtë, qysh n’ora 5.30 minuta, mbasi  duhet  të  rregullohemi  dhe  të përgatisim  valiçet për udhëtimin  e  largët. Të  gjithë  sëbashku Fatmiri, Haxhireja, Engjëllushja, Blerta dhe  Namiku , nisemi  me  makinë  dhe  vemi  në stacionin  e trenit të Milanos  në  Mantova.  Atje  mbasi  arriti  treni në stacion, ne vendosim   valixhet  dhe lemë gratë  për të  ruajtur plaçkat, ndërsa unë bashkë me  Fatmirin  vemi  në klubin e  stacionit  dhe  pimë  nga  një  kafe ekspres. Pastaj  mbasi  morrëm  me  vete  kafe edhe  për  gratë, kthehemi  në stacionin  e trenit. Atje  sistemohemi  të gjithë , Haxhireja, Engjëllushja, Blerta dhe Namiku; sëbashku  me valixhet  në  një vagon  të rehatshëm., duke  na  ndihmuar  edhe  një djal i ri. Ndërsa  Fatmiri  kthehet  në   shtëpi tek fëmijtë. Treni  niset   në  orar , më 6.30 minuta.  Çmimi  i  biletës  për  ç’do  person   për në Milano  ishte   8.5 Euro. Udhëtimi  ishte i  qetë ,pa  shqetësime  dhe mbas    dy orë  dhe tridhjet minuta ne  arrijmë  në stacioin  e  trenit  në  Milano, i  cili  ishte  shumë  i madh, me  plotë  vija  hekurudhore dhe  më mori  njerëzish. Zbresim  në  stacion  dhe  nën  kujdesin e Blertës orientohemi  për  t’u  drejtuar  për  në aeroportin  e  Milanos. Në këtë  kohë sapo  kish filluar një shi  i  imtë , i  cili  edhe  na  i vështirësonte  gjetien  e  një  taksie për të  shkuar  në  aeroport., i  cili  ishte  një  orë  larg  me  makinë. Me sakrifica Blerta  gjeti një  taksi me një çmim të shtrenjtë. Hipim   të  katër në  taksi  dhe  morrëm  rrugën për   në  aeroport.  Udhëtimi  ishte  i qetë  dhe  nga të  dy  anë  vëreje  ndërtesa  të bukura  shumëkatëshe, me  rrugë  të gjera dhe  herë pas  here  shikoje  ura  elegante ,që harkonin    mbi rrugë .Taksisti , një djal i ri , ishte  korrekt dhe  drejtonte automjetin  me  shumë kujdes.
                             
   Mbas  një ore udhëtimi  , arritëm  në kohë  në  Malpensa, në aeroport. Zbresim  nga  taksia  dhe futemi  në  stacionin  e  aeroportit në katin e dytë., nga ku shikojmë aeroportin  e madh  të  Milanos  me  plotë aeroplana, që  prinin të  nisnin udhëtimin. Blerta  mbasi  na  la  në  një bar-bufe,  na  serviri  mëngjezin dhe pije, u  interesua   për vendin e  biletarisë mbasi  biletat  ne i kishim  pronotuar  nga Nju-Jorku. Unë  bashkë  me  Engjëllushen  dhe Blertën , vemi  në biletari,  ku  takojmë  nëpunësin e  shërbimit, të  cilit i paraqesim  pashaportat  dhe pastaj  dorëzojmë  valixhet- bagazhet dhe marrim  dokumentacionet e  nevojshme. Më pas  mbasi  po  vinte koha  e  nisjes , Engjëllushja dhe unë përshëndetemi   me  Haxhirenë  dhe  Blerën, i  falenderomë përzëmësisht dhe  ndahemi me  dashuri ,për të  zbritur  në katin e parë   dhe  vihemi në rradhë. Pastaj mbasi  filloi  nisja , ne paraqesim dokumentat  dhe futemi  në  aeroplan.


   Aeroplani  ishte  Alitalia-AZ-604. THU 29 May., mjaft i  madh,  me rreth 390 vende., me 9  rrjeshta  për  së  gjëri  dhe  me  43  rrjeshta për   së gjati. Ne  e  kishim  vendin   në  rrjeshtin  43, nga  fundi. Avioni  u  nis  në  orën  e  caktuar  më 11.15 minuta. me  orën lokale  të  Italisë. Udhëtimi  ishte   me luhatje. Herë  pas  here pësonte lëkundje me  zbritje  dhe ngjitje, që  ndiheshin  mirë dhe na  jepnin shqetësime. Shërbimet  nga stuerdesat  ishin të  zakonshmet. . Ata  na  afruan pije, më pas  drekën , pastaj kafe  apo  çaj  dhe biskota.  Gjatë kohës  së   udhëtimit vet  mund të pije  lengje  dhe  të  merrje  biskota  në  bufe sa  herë që  kishje  nevoi. Ne, unë dhe Engjëllushja mundoheshim që  të qetësoheshim dhe  të  flinim  ndopak. Në  Nju- Jork  arritëm   në  orën 1.55 minuta  me  orën lokale . Zbresim  dhe  vihemi  në rradhë  nga   sektori  ku  kalojnë  qytetarët  amerikan. Kontrollit i paraqesim pashaportat  amerikane   dhe pastaj  shkojmë për të marrë valixhet. Atje  mbasi pritëm pak , valixhet  errdhën   me  rradhë  dhe u stivosën në  karrocë nga Engjëllushja dhe  unë. Pastaj dalim  dhe takohemi  me Eriain, i cili  po  na priste  me makinën e tij jashtë..  Mbasi  përshëndetemi  me  Erianin, ai  i sistemon  valixhet  në makinë  dhe drejtohemi  për  në  shtëpi, në   Astoria. Mbas  një   udhëtimi të  qetë dhe  me  muhabete familiare ne  arritëm  shëndosh e  mirë  në  shtëpinë  tonë  në Nju- Jork. Atje  takohemi  me  mall dhe  me  dashuri me   fëmijtë  tanë, me  Teutën, Loandën , Hajrinën dhe me  Rudinin, të  cilët po  na  prisnin  me  padurim.

Më pas vjen  edhe Algerti me  të cilin përqafohemi. Pastaj  sillen   valixhet  dhe mbasi u sistemua  gjithëçka , Engjëllushja  hap  valixhet  dhe ju dhuron  me  rradhë të  gjithëve peshqeshe  dhe dhurata të ndryshme edhe nga krushqia e Beratit , nga  familja  Natasha  dhe  Alush  Hasanbelliu.. Më pas  u  shtrua  një  drekë  e  pasur e  përgatitur  nga  fëmijtë me  në krye  Teutën. Pastaj  filloi  muhabeti   nga  vizita  e  jonë  në  Shqipëri, në  Kosovë  dhe  në Itali. Kënaqësia  ishte  e pamasë nga  të gjithë. Më pas  mbasi  ç’do  gjë  u  vu  në qetësi, fëmijtë  u larguan , për  t’i çlodhur  prindëritë e  tyre.. Engjëllushja  me  merakun e  saj  rregulloi valixhet   dhe pastaj  u  rehatuam.. Teuta  njoftoi  se  i kishte dërguar  E-Mail  Blertës , e cila Ju përgjigj  Teutës dhe   neve. Ne i  dëguam  E- Mail :  përshëndetjeje dhe   falenderimi   familjes Milova nëpërmjet  Blertës. Familjes  së  krushqisë së  Beratit me  anë të  E-Mail  të  Natasha Hasanbelliut  dhe   mikut tonë në kosovë Z. Flori  Bruqit.
  
Me këto  përshëndetje ,falenderime ,përmallje , takime  dhe  gëzime   mbyllet  data  29 / V / , dita e  enjtje  dhe  ne të  lumtur dhe pak    të lodhur   nga udhëtimi  ramë  të flejmë.

                           

                         Përshtypje  udhëtimi me kujtime  mjaft mbresëlenëse.

                                                   NGA   FAMILJA    SHEHU .  

                                          NAMIKU -   dhe  -  ENGJËLLUSHE   SHEHU.   
                       
                                                      ITALI -  MANTOVA.   29 / V / 2008

               

2014/03/30

Nga Flori Bruqi :"Gjenocidi demokratik" vjen nga Beogradi,Moskva,Atina dhe .... Bruxeli !!!!




Fillimi i punës në Beograd i ish-Prokurorit kryesor i EULEX-it për gjakun kundër luftëtarëve të lirisë në Kosovë, Mauricio Salustro, po vazhdon të komentohet madje edhe nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës të cilët ndihen të zhgënjyer me këtë prokuror, sepse i kishin besuar, vetëm se ishte i huaj, një prokuror italian, edhe pse me precedent kriminal në biografinë e tij. Salustro ka qenë prokurori kryesor i ndjekjes së ish-luftëtarëve të UÇK-së. Pothuajse të gjitha rastet i ka humbur në mungesë të provave. Prokurori italian më së shumti ishte ballafaquar me Fatmir Limajn dhe 9 bashkëluftëtarët e tij, të cilët janë shpallur të pafajshëm nga akuzat e inskenuara për krime lufte.



Ai që për shumë kohë hetoi krimet më të rënda në Kosovë ka gjetur një punë tjetër.
Mauricio Salustro, ishte shef i Prokurorisë Speciale dhe me të përfunduar punën në Kosovë, thuhet se ka hyrë të punojë si këshilltarë kryesorë i Bruno Vekariqit, zëvendës kryeprokuror për krime lufte në Beograd.




E një gjë e tillë, nuk i ka pëlqyer Z.kryeministrit dhe   ministrit të Drejtësisë, Prof.dr.Hajredin Kuçi. Ai ka ngjallë dyshime se për kë ka punuar Salustro.

​Salustro punësohet në Beograd

“Unë personalisht i kamë dhënë mbështetje z.Salustro, por nuk i kam dhënë mbështetje që të shkoj në Beograd. Dhe gjithë këtë mbështetje politike që ia kamë dhënë po më vë në dilemë se në shërbim të kujt ka qenë”, ka thënë Kuqi gjatë një aktiviteti të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare.






Vlora Çitaku, Ministrja e Integrimeve Evropiane ka shkruar në llogarin e saj në Facebook, se shkuarja e Salustros në Beograd nuk është krejt rastësi.

Ai këtë koment e ka bërë, pasi që ish – prokurori i EULEX-it, që ka gjykuar për krime lufte, ka filuar punën në Beograd si këshilltar në prokurori.

“Ish prokurori I EULEX Salustro fillon punen ne Beograd si keshilltar i Prokurorise se Serbise! Pak teper per te qene rastesi”.




Prof.Dr.Riza Smaka thotë se punësimi i Maurizio Salustros në Prokurorinë për Krime Lufte të Serbisë pritet ta bëjë edhe më intensive fushatën e Serbisë kundër çështjes së Kosovës, tani edhe duke shfrytëzuar rrenat e Maurizio Salustros.

Ish-prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, është raportuar të jetë punësuar në Prokurorinë për Krime Lufte të Serbisë, ndërsa angazhimi i tij po konsiderohet i papërshtatshëm për shkak të funksionit që ai bënte në Kosovë.

Eksperti i së drejtës kushtetuese, Riza Smaka, e ka cilësuar këtë angazhim si një veprim që mund të zbulojë top-sekrete të Kosovës.

Sipas tij, punësimi i Salustros në Beograd e dëmton kredibilitetin e EULEX’it, pasi që ky mision është i ngarkuar për ndjekjen e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë, raste me të cilat është marrë Salustro gjatë punës së tij në Kosovë.

“Nuk konsideroj se ky angazhim i tij në Serbi është i drejtë”.





“Padyshim se ky angazhim e dëmton kredibilitetin e EULEX’it”.

“Ka pasur supozime se shteti serb e ka përfituar atë (Salustron) në një mënyrë, sepse kemi pasur vërejtje serioze në qëndrimet e tij të deritashme”.

“Patjetër, pashmangshëm dhe pa evitueshëm, Serbia tani do të jetë shumë më e zëshme dhe më intensive kundër çështjes së Kosovës në përgjithësi, sidomos në pikat që janë delikate, duke e shfrytëzuar edhe Salustron me rrenat e tija që të veprojnë”.

Smaka për lajmi.net ka thënë se gënjeshtrat të cilat Salustros mund t’i përdorë në funksionin që do të çojnë deri në një fushatë më intensive Serbinë kundër çështjes së Kosovës.

“Ka rrena të caktuara dhe të konsideruara që mund të jenë edhe top sekrete. Dhe, ekziston dyshimi se atje do t’i plasojë tani ato”.

“Edhe ne kemi pasur vërejtje serioze në qëndrimet e tij të deritashme. Ky ishte një funksionar i lartë këtu, tani kalon atje. Shteti serb është padyshim armiqësisht i disponuar dhe pozicionuar kundër Kosovës”.

“Nga ai funksion, plus me rrenat që i ka pasur këtu, padyshim se mund të pritet një fushatë më intensive e Serbisë kundër çështjes së Kosovës”, tha Riza Smaka.


“Gjykoj se as EULEX-it nuk do të mund t’i reflektohej afirmativisht kalimi i z.Salustro në shërbime të shtetit serb”, ka thënë Smaka. Kurse avokati Tahir Rrecaj ka thënë se punësimi i Salustros në Beograd mund të ngrehë edhe dyshime në punën e tij të mëparshme... “Ai ka qenë prokuror në rastet më të ndjeshme, siç është rasti ‘Kleçka’ “, është shprehur Rrecaj.




Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, është deklaruar kundër krijimit të një tribunali për hetimin e krimeve të pretenduara nga UÇK-ja. Ai ka thënë se një tribunal i tillë është një akt barbar dhe “gjenocid demokratik” që vjen nga Brukseli. “Është hakmarrja e lobit proserb në Bruksel kundër bombardimeve të NATO-s mbi Beograd. Si i tillë duhet të refuzohet kategorikisht. Të krijosh këtë gjykatë, do të thotë që 15 vjet pas luftës viktimën ta konsiderosh agresor”, është shprehur ai. Danaj ka kundërshtuar krahasimet që është duke i bërë Moska në mes të Kosovës dhe Krimesë ...


Kush është Salustro?

Kush është Maurizio Salustro?


Të gjitha proceset gjyqësore ku ishin përfshirë ish- ushtarët e UÇK-së, deri më sot i ka trajtuar prokurori italian Maurizio Salustro. Në EULEX thonë se ai është shef i departamentit për krimet e luftës, prandaj edhe merret me to. Në Kosovë ekziston paragjykimi se shumica e ndërkombëtarëve janë të dështuar profesionalisht në vendet e tyre, por duket se këtu bën përjashtim Salustro, i cili në vendin e tij ka qenë prokuror i suksesshëm.

Sa herë lindin dyshime se ndonjë ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kryer krime gjatë luftës në Kosovë, aty është edhe prokurori Maurizio Salustro.

Ai është zyrtari i vetëm i misionit të EULEX-it nëpër duart e të cilit kalojnë gjitha këto raste. Duke u nisur nga viti 2003 e deri më sot, janë plot tetë raste të tilla me të cilat është marrë dhe po merret prokurori Salustro. Disa ka arritur t’i dënojë e disa janë në proces gjyqësor.

Rasti i parë ishte ai i grupit të Llapit. Hetimet e para për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit kanë filluar në vitin 2001. Gjykimi pati filluar në vitin 2002, derisa aktgjykimi qe shpallur nga drejtësia e UNMIK-ut në korrik të vitit 2003. Asokohe, Latif Gashi, Rrustem Mustafa, Nazif Mehmeti si dhe tashmë i ndjeri Naim Kadriu qenë dënuar me gjithsej 45 vjet heqje lirie. Ky i fundit ka vdekur në një aksident komunikacioni....

Rasti i njëjtë u kthye në rigjykim për tri herë me radhë. Dy herët e para prokuror ishte Maurizio Salustro, derisa në rastin e tretë dhe të fundit prokuror ishte Charles Hardway i cili i dënoi ata me 13 vjet burg.

Salustros iu besua edhe rasti i “Kleçkës”. Në mesin e 10 ish-ushtarëve të UÇK-së për të cilët është ngritur aktakuzë në vitin 2011 është edhe deputeti Fatmir Limaj, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës.

Pas shumë proceseve gjyqësore, Fatmir Limaj Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Sabit Shala, Refi Mazreku, Arben Krasniqi, Shaban Shalë, Behlul Limaj dhe Besim Shurdhajt të gjitha ish-ushtarë. Por edhe ky rast u kthye në rigjykim në dhjetor të vitit të kaluar dhe vendimi pritet të merret në shtator të këtij viti. I njëjti prokuror në vitin 2010 ka ngritur aktakuzë edhe kundër Sabit Gecit njërit prej ish-komandantëve të UÇK-së dhe Riza Alijajn, që të dy nën akuzën e njëjtë, për krime lufte në fshatin lufte në Ponoshec të Gjakovës. Një rast tjetër me po të njëjtat motive, krime të luftës gjatë vitit 1999 është edhe ai i vëllezërve Geci nga fshati Llaushë të Drenicës, me të cilin po merret Salustro. Të arrestuar në nëntor të vitit të kaluar Rrustem, Hetem dhe Sabit Geci po vazhdojnë të gjykohen në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

E po i njëjti prokuror, është marrë me tri rastet e të vetëquajturit agjenti i SHIK-ut, Nazim Bllaca, i cili ishte dëshmitar bashkëpunues i EULEX në dy raste “Bllaca 1” dhe “Bllaca 2”, derisa u dënua javë më parë me 4 vite e 5 muaj burg. Në dy rastet Salustro ka arritur t’i dënojë me 18 vjet burg Fahredin Gashin dhe me gjithsej 54 vjet dënim, pesë të pandehurit Shpresim Uka, Bekim Syla, Driton Hajdari, Sadik Abazi dhe Shaban Syla. Derisa në “Bllaca 3” në të cilin Nazim Bllaca e ka pranuar se e ka vrarë Ibush Kllokoqin, prokurori ka kërkuar dënim minimal për të, për shkak të statusit që Bllaca kishte në dy rastet e para. Si rezultat a u dënua më pak se pesë vite.




Megjithëse arrestimet dhe vendosmëria e Salustros për t’u marrë me ish- ushtarët e ish-komandantët e UÇK-së, nuk përfundon këtu. Së fundmi ai dha urdhër për arrestimin e shtatë ish-ushtarëve e komandantëve të zonës së Drenicës, i njohur si “Grupi i Drenicës”. Në mesin e të arrestuarve është Ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimit dhe ish- Komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku. Të dyshuar të tjerë janë edhe ish- komandanti i brigadës 111, Jahir Demaku, vëllau i tij Zeqir Demaku, Sahit Jashari, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi.




Selimi akuzohet për shtatë vepra penale, Lushtaku me tri vepra penale, ndërsa Sahit Jashari me tetë vepra penale. Sipas pretendimeve të Salustros ish- pjesëtarët e UÇK’së dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK’së në Likovc (komuna e Skenderajt). Derisa Sami Lushtaku dyshohet për vrasjen e një civili. Hetimet për këtë rast, janë në fazën fillestare.





E për krejt këto EULEX ka një shpjegim të thjeshtë. Sipas tyre Salustro përcaktohet për ndjekjen e të gjitha rasteve të dyshuara për krime të luftës, për arsye se ai është Shef i Departamentit për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës. “Maurizio Salustro është Shef i Departamentit për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës”, ishte përgjigja e vetme që zyra e informimit në EULEX dha për Express. Derisa preferojnë të mos flasin më shumë për biografinë e këtij prokurori. Express ka pritur plot dy javë nga EULEX për një biografi të Salustros, përfshirë edhe punën e tij si prokuror në shtetin italian. Përgjigja e tyre e vetme ishte që ky mision nuk ka një biografi të tij.

Maurizio Salustro ka lindur në  Romë me 18 korrik të vitit 1955, Maurizio Salustro thuhet se në Itali është marrë me suksesshëm me krime të rënda, duke përfshirë këtu edhe mafinë e atij shteti. Fillimisht si gjyqtar në mandatin e UNMIK-ut Salustro erdhi në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës...

2014/03/29

Akademik Mehmet Kraja i shkruan Akademik Rexhep Qosjes: Mos u lodh kot, s’ta var kush ty!


Lidhur me letrën e Rexhep Qoses dërguar administratës së Akademisë dhe medieve, me kërkesën që emri i tij të mos përfshihet në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës.
Mehmet Kraja: Pa dëshirën dhe vullnetin tim jam i detyruar të përfshihem në një polemikë, të cilën që në fillim e konsideroj të padenjë, joproduktive, bjerrakohëse, ngatërrestare, jokulturore, jointelektuale, pra tërësisht inatçore dhe tendencioze. Bëhet fjalë për një letër, të cilën Rexhep Qosja, krahas administratës së Akademisë, ua ka dërguar edhe medieve, përmes të cilës kërkon që emri i tij të mos përfshihet në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, duke bërë po me këtë radhë edhe disa zhvlerësime dhe akuza të paqëndrueshme. Duke qenë kryeredaktor i Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, detyrimisht mbaj përgjegjësi për të gjitha akuzat dhe zhvlerësimet e apostrofuara nga letërshkruesi. Përgjigjet në akuzat dhe pretendimet e ngritura po i rendis një nga një, ashtu siç i ka renditur vetë Rexhep Qosja:


1. Rexhep Qosja kërkon që të mos përfshihet në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës. Nuk e kemi pyetur dhe as do ta pyesim Rexhep Qosen, dhe asnjë individ tjetër të përfshirë në fjalësin e Fjalorit, nëse dëshiron të përfshihet ose jo në këtë botim. Fjalësi i zërave të çdo fjalori enciklopedik, apo të çdo botimi të këtillë ose të ngjashëm, ku përfshihen edhe një numër emrash të personave të gjallë, nuk bëhet duke marrë miratimin e tyre, por duke u mbështetur në punën dhe veprimtarinë e tyre publike. Për rrjedhojë, Rexhep Qosja, në jetën e tij, ka bërë një punë publike, është studiues i letërsisë dhe shkrimtar, veprat e tij shkencore dhe letrare janë publike dhe prandaj, edhe pa dëshirën e tij, do të përfshihet në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës.


2. Rexhep Qosja thotë se në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, duke qenë i Kosovës, pra jo gjithëshqiptar, cenohet qëllimisht “njësia e historisë, e gjeografisë, e kulturës dhe e qytetërimit shqiptar: e historisë politike, e arteve, e shkencave, e traditës dhe e jetës kombëtare në përgjithësi”. Në parathënien e fjalësit të Fjalorit unë kam dhënë një shpjegim për këtë çështje. Citoj: “...edhe përkundër faktit se Kosova është konstituuar tashmë si entitet politik dhe shtetëror i mëvetësishëm, në shumë fusha ndarja nga tërësia e botës shqiptare paraqitet artificiale, madje e pamundur. Kjo përfshirje e ndarë e Kosovës në këtë lëndë enciklopedike nuk paragjykon qëndrueshmërinë ose jo të zgjidhjeve politike, as aktuale, as të pritshme. Ndarja e Kosovës nga tërësia historike dhe kulturore shqiptare është bërë për arsye pragmatike, pa asnjë prapavijë.” Ky shpjegim nuk i ka mjaftuar Rexhep Qoses, madje atë e quan “të rrejshëm”, duke mos u kursyer që Fjalorit t’i japë atributin antikombëtar, si vepër “që komprometon vetëdijen historike, shkencore dhe kombëtare të shqiptarëve në përgjithësi”. Pa dashur t’ia kontestoj Rexhep Qoses “mandatin” që ia ka dhënë vetes si gardian i çështjes kombëtare, më duhet të them me keqardhje se kombi nuk është pronë e tij dhe se të qenit “roje” nuk domethënë se e posedon objektin që e ruan. Më anë tjetër, një shpërndarje kaq e lehtë dhe dorëlirë e “certifikatave antikombëtare” çon në analogji jo aq të përshtatshme, për të mos thënë të frikshme: sipas kësaj analogjie, pra, të gjithë ata që luftuan për pavarësinë e Kosovës, të gjithë ata që sot përpiqen ta ndërtojnë shtetin e Kosovës, nuk qenkan gjë tjetër, përveçse antikombëtarë.


3. Ndonëse Rexhep Qosja, në letrën e tij, nuk e përmend Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, nënteksti i reagimit fuqizon idenë se vepra model ndër ne, në fushë enciklopedike, mund të quhet ky fjalor. Në të vërtetë, është pikërisht FESH (botimi i fundit, 2008-2009) ai që ka shkelur në mënyrën më brutale të gjitha parimet dhe vlerat, edhe vetëdijen kombëtare dhe historike, edhe traditën, edhe të sotmen e Kosovës dhe të kombit në përgjithësi. Ja se pse: a) FESH i ka gjithsej rreth 8000 zëra, vetëm 10% e zërave i referohen Kosovës; b) njësia më e vogël e vendbanimeve e përfshirë në FESH ka qenë komuna, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën, ndërsa është e ditur se komunat në Shqipëri janë fshatra, ndërsa komunat në Kosovë janë njësi territoriale absolutisht asimetrike me këtë koncept; c) një asimetri e çuditshme (joshkencore, gjithsesi) është vendosur edhe në raportin ndërmjet vendbanimeve shqiptare në Mal të Zi dhe vendbanimeve të Kosovës; ç) në parim, për shkak të objektivitetit, pjesëmarrësit që kanë pasur rol të rëndësishëm në ngjarjet historike nuk duhet të jenë autorë të shkrimit enciklopedik për atë ngjarje, ndërsa në FESH ky parim nuk është ndjekur për UÇK-në dhe luftën e vitit 1999; d) në veprat e kësaj natyre, për arsye etike në radhë të parë, autorët nuk duhet të shkruajnë për njëri-tjetrin, ndërsa në FESH nuk është respektuar ky parim (Rexhep Qosja shkruan për Agim Vincën, Agim Vinca shkruan për Rexhep Qosen, etj.); e) ndonjëri nga redaktorët e FESH ka dhënë shpjegime publike, se ata kishin marrë udhëzime të prera nga organet drejtuese të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që në procesin e hartimit të Fjalorit të mos përfshihej asnjë institucion i Kosovës, pra vetëm individët; etj.


4. Rexhep Qosja thotë se fjalësi i Fjalorit Enciklopedik të Kosovës ”me konceptin dhe me përmbajtjen e tij është vepër partiake – e LDK-së”, pa dhënë ndonjë argument për këtë konstatim. Unë nuk e kam ndër mend të përfshihem në polemikë me Rexhep Qosen për punë partiake dhe ideologjike, por më duhet të them, në cilësinë e kryeredaktorit të Fjalorit, se as në strukturat redaktoriale, as në përmbajtjen e fjalësit, në asnjë rrethanë, nuk është favorizuar ndonjë parti politike, ose krah politik. Në ngritjen e strukturave redaktoriale të Fjalorit është ndjekur një parim krejtësisht i qartë dhe transparent: për disa fusha të dijes dhe të shkencës, kur kjo ka qenë e mundur, në redaksi janë përfshirë anëtarët e Akademisë; në rastet e tjera në redaksi janë caktuar punonjës shkencorë të fushave përkatëse nga Universiteti i Prishtinës dhe nga institutet shkencore. Pra, bëhet fjalë për 72 ekspertë të shquar, në shumicën e rasteve emra të njohur publikë, bindja politike e të cilëve as më intereson, as e di se çfarë është. Më anë tjetër, unë nuk jam aq i papërgjegjshëm për fjalën publike, sa të kontestoj dijen dhe ekspertizën profesionale të kaq shumë njerëzve, nga 24 fushave kaq të ndryshme, të papërthekueshme për një mendje njerëzore sado gjeniale qoftë ajo: të gjeografisë, të historisë, të arkeologjisë, të ekonomisë, të sociologjisë, të pedagogjisë, të mjekësisë, të kimisë, të biologjisë, të gjeologjisë, të etnologjisë, të trashëgimisë, të gjuhësisë, të letërsisë, të muzikës, të arteve, të informimit, të teatrit, të sportit, të religjionit etj. Kontestimi i kompetencës profesionale të këtyre njerëzve nga Rexhep Qosja është e tymtë dhe me prapavijë denigruese. Ndërsa, sa i përket përmbajtjes së fjalësit të publikuar të Fjalorit, kërkoj një, vetëm një argument, qoftë individ, ngjarje, fenomen ose institucion, i cili nuk qenka përfshirë këtu, për motive politike ose partiake. Ekziston mundësia e harresës, ose mospërmbushjes së kritereve. Me propozimet që mund të bëhen tani, nëse janë të argumentuara, edhe kriteret mund të diskutohen ose të “relativizohen”, ndërsa kundër harresës është ofruar zgjidhja e vetme: publikimi, respektivisht nxjerrja në diskutim publik i këtij fjalësi.


5. Sa u përket emrave të “fëmijëve, të etërve, të vjehrrive dhe të miqve” të strukturave redaktoriale dhe të tjera të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, të cilët qenkan përfshirë në këtë fjalës, më duhet të them përsëri se, as me këtë rast, nuk do të pyetet Rexhep Qosja, në i pëlqejnë miqtë, fëmijët, etërit, apo vjehrrit e dikujt, madje nuk do të pyetet, do ose nuk do ai, që t’i shohë në Fjalor edhe njerëzit e tij të afërt, vëllezër, nipa etj. Ata do të përfshihen në fjalor me kriterin e punës së tyre publike dhe askush nuk ka të drejtë t’i ndëshkojë ata, pse mund të jenë fëmijë, etër, vëllezër apo miq të dikujt, që pëlqehet ose nuk pëlqehet nga Rexhep Qosja, apo dikush tjetër.


Së fundi, ndjej obligim ta falënderoj Rexhep Qosen për mundin që ka marrë, për angazhimin, për leximin e kujdesshëm të fjalësit të Fjalorit Enciklopedik të Kosovës, duke lutur të tjerë lexues dhe njohës të fushave të veçanta të dijes, që të shfaqin mendimet e tyre për këtë projekt. Ndërsa Rexhep Qoses, çfarëdo që të stis në të ardhmen rreth këtij fjalësi, nuk e kam ndër mend t’i bëj karshillëk.

Konfuzioni rreth ideve


Mehmet Kraja



Dy ngjarje paralele, të cilat, në dukje të parë, nuk kanë asnjë pikë takimi dhe as lidhen gjëkundi. Njëra ka të bëjë me shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, kurse tjetra me turqit dhe Turqinë. Shqiptarët e dy-tre vilajeteve të dikurshme, të Perandorisë Osmane, ditëve të fundit janë përfshirë në diskutime të zjarrta rreth identitetit të tyre civilizues, në janë më shumë lindorë apo perëndimorë, orientalë apo oksidentalë, siç thuhet ndryshe. Pothuajse në të njëjtën kohë, ndodhi që në Turqi një sulmues islamist, duke thirrur “Jam ushtar i Allahut”, u fut në një gjykatë dhe vrau njërin dhe plagosi tre gjykatës, të cilët duhej të merrnin vendim për ndalimin e bartjes së shamisë në institucionet publike dhe në universitete. Ashtu sikundër pritej, kjo ngjarje tronditi opinionin e Turqisë, por kryeministri Erdogan (megjithëqë me një “trashëgimi” të ndjeshme biografike dhe partiake islamiste), si dhe të tjerë personalitete të jetës publike të këtij vendi, kësaj rrethane iu përgjigjën me thirrje për “forcimin e sistemit sekular të Turqisë”.

Nëse këto zhvillime paralele i shqyrtojmë në rrafshin e ideve, na del se shqetësimet për identitetin tonë civilizues janë jo vetëm të panevojshme dhe të stisura, por ngatërrojnë edhe orientimin tonë në kohë dhe hapësirë. Pra, nëse Turqia, prej së cilës ne themi se i kemi importuar të gjitha format e oriantalizmës dhe që është trashëgimtarja kryesore historike dhe civilizuese e Perandorisë Osmane, bën luftë pa kompromis për sekularizim, duke u përpjekur që hap pas hapi t’i afrohet Evropës, vlerave dhe integrimeve të saj, atëherë çështja shtrohet se çfarë kllapie na ka zënë ne, që gjithnjë kemi thënë dhe e themi se gjatë historisë pesëshekullore kemi bërë luftëra dhe rezistencë kundër asaj Perandorie dhe se në planin civilizues jo vetëm që kemi qenë periferi e saj, por në njëfarë mënyre edhe identitetin tonë historik e kemi ndërtuar mbi refuzimin ndaj saj. Thënë ndryshe, është një paradoks i llojit të vet, që në diskutime e polemika të këtilla ne kthehemi pothuajse një shekull prapa, nëse jo krejt atje ku ishin rilindësit tanë, atëherë gjithsesi, në dhjetëvjetëshat e parë të shekullit XX, kur bërja e Shqipërisë si shtet kërkonte edhe bërjen e shqiptarëve. Meqë ra fjala, do thënë se rilindësit tanë bënë projektin ideor të shqiptarësisë, të organizimit të ardhshëm shtetëror dhe shoqëror të shqiptarëve, por ata vetë nuk arritën ta “implementonin” këtë projekt. Ata që u ballafaquan praktikisht me problemet e identitetit civilizues të shqiptarëve, ishin një klasë politikanësh, intelektualësh, administratorësh, nëpunësish etj., të cilët çallmat dhe fesin i zëvendësuan me cilindra, kurse xhyben me frak. Atyre që nuk e dinë, ose që mund ta kenë harruar, ua kujtoj një shkrim të Konicës, i cili, si njeri me manire perëndimore që ishte, ua shpjegonte shqiptarëve si mbahet fraku dhe cilindri, kur duhet mbajtur dhe kur jo. Ose, shikoni pak fotografitë tashmë historike të Parlamentit të Shqipërisë, dhe të tjera si këto, dhe do të shihni se sa insistues ishin njerëzit e asaj kohe të jetonin, të silleshin dhe të dukeshin si perëndimorë. Paralelisht me këtë dukje të jashtme, intelektualët e dekadave të para të shekullit të kaluar, veçmas të viteve njëzet dhe tridhjetë, zhvilluan një diskutim shterues për identitetin kulturor dhe civilizues të shqiptarëve. Kthehuni dhe lexoni edhe një herë shkrimet e asaj kohe të Konicës, pastaj të Merxhanit, Koçës, Frashërit, Milos etj., që të kuptoni se shqiptarët për të arritur në këtë pikë, që t’i thonë vetes evropianë, kanë kaluar një rrugë të gjatë dhe të mundimshme. Por, e kanë kaluar, ama!

Atëherë, përse tani na ndodh, pra, që të kthehemi gati një shekull prapa dhe çështjet e diskutuara dhe të zgjidhura një herë t’i kthejmë në diskutimet tona, madje, pa i përfillur, ose pa i njohur idetë, arritjet dhe depërtimet e atëhershme botëkuptimore dhe pragmatike? Besoj se janë dy arsye themelore: e para, që kufizohet me bajraktarizmin provincial, që të hiqemi si “baballarë”, “prijës shpirtëror” dhe gjepura të këtilla; dhe, e dyta, se në planin e ideve, jo vetëm që kemi mbetur prapa, por as dimë ku jemi dhe çfarë duam. Ne nuk e njohim as trashëgiminë tonë intelektuale, së paku jo në plotëninë e saj. Njohim vetëm një lexim ideologjik (atë që na e ka bërë shoku Enver) të ideve të Rilindjes Kombëtare dhe asgjë më shumë. Idetë e Rilindjes Kombëtare i kanë përdorur themeluesit e shtetit shqiptar, i ka keqpërdorur komunizmi, i kemi ripërdorur për të bërë Kosovën dhe tani i keqpërdorim për të zgjidhur çështje që nuk zgjidhen me postulate të tilla.

Pra, thënë me një fjalë, ne tashmë e hetojmë në eter se kemi nevojë për ide të reja, se duhet të dalim nga ky rreth vicioz, por nuk dimë si ta bëjmë këtë. Përvojat e popujve të tjerë tregojnë për një mënyrë efikase të daljes nga situatat e këtilla: së pari, u bëhet një kritikë e themeltë ideve dhe trashëgimisë botëkuptimore, në mënyrë që pastaj të krijohet hapësira e natyrshme për prurje të reja.

Isamil Kadare: Pabesia e një polemisti




"Me botën muslimane, ai, (Dante Aligieri) ka vetëm një përkitje, për fat të keq, të gabuar. Eshtë, me sa duket, i vetmi gabim i tij në atë pirg madhështor. Në rrethin e tetë të Ferrit, të dy së bashku, Dantja me Virgjilin, takojnë profetin e muslimanëve, Muhametin... Dantja nuk thotë asnjë fjalë të keqe për Muhametin, por vetë vendosja e profetit në rrethin e tetë është e pakuptueshme".

"Dantja i pashmangshëm" , faqe 17-18. Botim i "Onufrit"


Shkrimtari: Mosmirënjohja kur kapërcen çdo kufi dhe kthehet në atë që quhet "mosmirënjohje e zezë

“Duke përmendur fushatën fyese të bërë kohët e fundit kundër profetit Muhamed, Qosja, në mënyrë djallëzore e trajton sprovën time si pjesë e kësaj fushate e të inkurajuar prej saj. Do t'i thoshja atij dhe të gjithë haxhiqamilëve të tjerë, se në jetën time nuk kam fyer kurrë asnjë profet. Në qindra faqet që kam shkruar për universin e perandorisë otomane, nuk kam përmendur kurrë për keq emrin e profetit të muslimanëve”


Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, i përgjigjet polemikës së Qoses në lidhje me identitetin evropian të shqiptarëve në një intervistë për gazetën “Shekulli”. Duke e akuzuar Rexhep Qosen se e ka përkthyer me pabesi gjithçka që Kadare ka thënë për identitetin evropian të shqiptarëve si kundërmuslimanizëm, Kadare shton se në librin "Identiteti evropian i shqiptarëve" nuk ka as kundërmuslimanizëm e as racizëm evropianist kundër "identitetit të Lindjes muslimane", siç thotë Qosja. Kadare shprehet se teza e Qoses për identitetin e ndarë shqiptar i është dukur gjithmonë me zanafillë të vjetër antishqiptare, kryesisht serbe.

Është pritur një reagim prej jush lidhur me polemikën e Qoses. Në Shqipëri është bërë zakon që polemistët nuk presin gjatë për t'u përgjigjur. Ju keni treguar mosgatishmëri për përgjigje…
Është e vërtetë. Madje edhe nëse iu përgjigja kërkesës suaj, e bëra për respekt te lexuesit shqiptar dhe të askujt tjetër. Është një gjë e bezdisshme të marrësh pjesë në një polemikë të pabesë. E tillë quhet polemika kur njëri nga polemistët, ose të dy, e mbështesin zjarrminë e tyre mbi diçka të pavërtetë, diçka të sajuar prej atyre vetë. Kjo është një dredhi e vjetër, kur polemisti sajues shpreson që sajesa e tij, duke u përsëritur, të merret si e mirëqenë.
Pikërisht kjo është bërë prej Qoses, në shkrimin e tij tepër të gjatë, të mërzitshëm dhe po aq të pamoralshëm.
Në këtë shkrim polemizues lidhur me identitetin evropian të shqiptarëve, për të falsifikuar thelbin e çështjes: integrimin e shqiptarëve në Evropë, Qosja përdor pikërisht dredhinë e vjetër, që u përmend më lart. Në sprovën time jam përpjekur të vërtetoj se synimi shqiptar drejt Evropës është jo vetëm i logjikshëm, i natyrshëm e i kahershëm, por është i vetmi shans i ynë.
Çdo polemist ka të drejtë ta kundërshtojë këtë ide, për të parashtruar një tjetër. Por asnjë polemist nuk ka të drejtë që, për të rrëzuar idenë e kundërshtarit, ta ndryshojë e ta kthejë kokëposhtë atë. Qosja ka bërë pikërisht këtë gjë. Gjithçka që kam thënë për identitetin evropian të shqiptarëve, është quajtur prej tij si kundërmuslimanizëm.
A mund ta shtjelloni pak më gjerë, në mënyrë që për lexuesin të jetë më e qartë ku qëndron thelbi i çështjes?
Thelbi është i thjeshtë. Qosja, për shkaqe që i di ai, është në kërkim të një flamuri. Meqenëse flamuri i shëmtuar i "revolucionit të vonuar demokratik më 1997" i ra e, meqenëse në zgjedhjet e fundit në Kosovë i ra edhe flamuri politik, ka menduar se spekulimet fetare janë të përshtatshme për t'u bërë protagonist. Ai ka nisur të valëvitë flamurin e kinse mbrojtësit së muslimanizmit shqiptar. Në kësi rastesh, flamurtundësi, për t'u bërë i besueshëm, shpik një kundërshtar që, sipas tij, valëvit flamurin e kundërt.
Në çdo vend ky do të quhej një mashtrim i rëndë. Në Shqipëri, në kushtet e sotme të problemeve të brishta fetare, mashtrimi merr ngjyrat e një provokimi tepër të rrezikshëm.
Të provokosh e të nxitësh përçarje fetare sot në Shqipëri është krim. Duke e ndier këtë, disa analistë shqiptarë kërkuan, me të drejtë, që kjo kinse polemikë të mos vazhdonte. Për fat të keq, ndodhi e kundërta.
Në sprovën time "Identiteti evropian i shqiptarëve" nuk ka as kundërmuslimanizëm e as racizëm evropianist kundër "identitetit të Lindjes muslimane", siç thotë Qosja. Madje shprehje të tillë si kjo e fundit as që gjenden në këtë shkrim.
Në këtë sprovë, në disa paragrafe është kundërshtuar teza e Qoses se identiteti shqiptar është i ndarë, pra gjysmak. Kjo tezë më është dukur gjithmonë, dhe jo vetëm mua, me zanafillë të vjetër antishqiptare, kryesisht serbe.
Qosja kishte të drejtë të mbrohej e të shtjellonte të kundërtën. Mirëpo ai zgjodhi një rrugë tjetër: përgjigjen e shproporcionuar e të pamoralshme.
Qosja shkon edhe me larg. Duke përmendur fushatën fyese të bërë kohët e fundit kundër profetit Muhamed, në mënyrë djallëzore e trajton sprovën time si pjesë e kësaj fushate e të inkurajuar prej saj. Do t'i thoshja atij dhe gjithë haxhiqamilëve të tjerë se, në jetën time nuk kam fyer kurrë asnjë profet. Në qindra faqet që kam shkruar për universin e perandorisë otomane, nuk kam përmendur kurrë për keq emrin e profetit të muslimanëve. Dhe jo vetëm kaq. Jo vetëm nuk e kam shpërfillur, por, kur ka qenë rasti, kam bërë të kundërtën. Në trajtesën time të fundit "Dantja i pashmangshëm", e cila u shkrua e u botua pikërisht në kohën e fushatës kundër profetit, kam shkruar se i vetmi gabim i poetit tim më të adhuruar, Dante Aligierit, ka qenë pikërisht shpërfillja ndaj Muhamedit. Do t'ju lutesha që përbri kësaj interviste të botoni në gazetën tuaj, qoftë edhe një paragraf të kësaj trajtese, në mënyrë që lexuesi shqiptar të kuptojë se sa larg mund të shkojë monstruoziteti i një shpifjeje.
Në sprovën "Identiteti europian i shqiptarëve" jo vetëm nuk ka kurrfarë kundërmuslimanizmi, por i është bërë mbrojtja më e plotë muslimanizmit shqiptar. Tezat zotëruese, të përsëritura disa herë në këtë sprovë janë tri: E para, muslimanizmi shqiptar nuk përbën kurrfarë pengese për integrimin e kombit tonë në Europë. E dyta, një musliman shqiptar është po aq europian sa një katolik apo një ortodoks shqiptar. E treta, ne do të hyjmë në Evropë jo me një ose me dy, por me të tre besimet tona.
Si e shpjegoni interesimin e lexuesit për tema të tilla?
Më duket e natyrshme. Biseda për Europën është ndër themeloret sot në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporë. Në konceptin "Europë" përfshihet Perëndimi, Aleanca atlantike dhe Shtetet e Bashkuara.
Ndërkaq, duhet thënë se pavarësisht se problemi ngjan tepër bashkëkohor, ai është i vjetër, mbi njëshekullor. Rilindja shqiptare e ka ngritur çështjen e rikthimit në Europë shumë kohë përpara çlirimit të Shqipërisë prej robërisë otomane. Gjatë gjithë shekullit XX, çështja shqiptare ishte e pandarë nga raportet me kontinentin. Fill pas pavarësisë së Shqipërisë në fillim të shekullit, problemi numër një u bë kthimi në Europë. Ne i dimë tani dy pengesat tragjike për këtë: regjimi komunist në Shqipëri dhe regjimi komunist jugosllav.
Gjatë gjithë shekullit strategjia antishqiptare në Ballkan bazohej mbi një mit të rrejshëm: shqiptarët janë mish i huaj në Europë. Si të tillë ata s'kanë vend këtu. Si të tillë ata edhe mund të dëbohen, të copëtohen e të shpërngulen. Millosheviçi besoi se Europa do t'i jepte dritën e gjelbërt, që ai, si kalorës i krishterimit serb, të shkulte nga rrënjët kombin "joeuropian musliman" të shqiptarëve.
Strategjia shqiptare është bazuar në të kundërtën: shqiptarët, popull trifetarsh, janë popull themeltar në Ballkan e në Europë, ngulitur në tokën e tyre qysh në lashtësi. Në këtë vizion, çështja e tri besimeve lidhet natyrshëm me të drejtën për të ekzistuar. Në sprovën time ka një nderim të barabartë për të tri besimet fetare të Shqipërisë. Eshtë theksuar legjitimiteti i tyre dhe uniteti i të tri besimeve kur ka qenë fjala për çështjen e lirisë. Eshtë theksuar, për shembull, se si muslimanët shqiptarë janë ndodhur shpesh në vijën e parë të luftës për çlirimin nga otomanët, ndonëse kishin të njejtin besim me ta. E po ashtu, ortodoksët shqiptarë kanë qenë në vijën e parë të luftës kundër sulmit antishqiptar të fqinjëve me të njëjtën fe. Katolicizmin shqiptar, ndonëse nuk i përkas si besim, unë e nderoj për dy arsye: e para, siç nderoj çdo besim njerëzor, e dyta, dhe më e rëndësishmja, si dëshmi e rrënjëve, që duan t'ia mohojnë këtij populli. Të nervozohesh sot kundër tij, siç bën Qosja, është, për të thënë fjalën më të lehtë, e pashpjegueshme.
Pyetje: Nga shkrimi i Qoses kundër jush kuptohet se ka patur një zemërim të grumbulluar për një kohë shumë të gjatë. E keni ditur ju këtë gjë? Me sa kemi informacion, ju keni ndihmuar për botimin e dy librave të tij kryesorë në Paris, bile të prezantuara me parathënie prej jush. A nuk ka një kontradiktë në këtë histori?
Përgjigje: Nga shkrimi i tij i gjatë ashtu del: një mllef i vjetër, gati i përhershëm. Kam qenë i pavemendshëm për ta pikasur një gjë të tillë. Nuk e them këtë me ndonjë mburrje, si ata që duan të thonë: s'merrem me kësi meskinitetesh! Fakti që, siç e përmendni ju, kam ndërhyrë për botimin e dy librave të tij në Paris, madje njërin të shoqëruar me parathënie të gjerë, tregon se edhe nëse diçka kam ditur, nuk i kam dhënë rëndësi.
Mendoj se, nëse ka kundërthënie në këtë histori, ajo nuk është në anën time, por në anën e tjetrit. Ajo e ka emrin mosmirënjohje. Dhe mosmirënjohja kur kapërcen çdo kufi dhe kthehet në atë që quhet "mosmirënjohje e zezë" , atëherë kjo është pabesi. Dhe, siç mund ta dini, një burrë i pabesë është krijesa më e pështirë në botë.
Pyetje: Ju keni ndërhyrë gjithashtu për botimin në Francë tê librit të Rugovës "Çështja e Kosovës", me një parathënien tuaj. Si kanë qenë marrëdhëniet midis jush?
Përgjigje: Jemi njohur herët, si dy kolegë të letrave. Jemi takuar shumë herë, në fillim në Tiranë, më pas në Prishtinë, e sidomos në Paris, në kohën që ai kryesonte LDK-në dhe u bë president i Kosovës. Botimi i librit të tij "Çështja e Kosovës" luajti një rol të madh në atë kohë për njohjen e dramës shqiptare atje. Kemi takuar së bashku disa personalitete, si p.sh. Michel Rocard-in, kryeministër i Francës në atë kohë, e të tjerë.
Më pas ka qëlluar që e kam kritikuar, kur kam menduar se ka bërë gabime, por ato kritika nuk e kanë prishur miqësinë e hershme. Jemi takuar përsëri pas çlirimit të Kosovës njëlloj si më parê.
Kur dy njerëz e kapêrcejnë pezmin, gjë që, për fat të keq, nuk është e shpeshtë tek shqiptarët, merita quhet zakonisht e të dyve. Do të thoshja se, në rastin që përmenda, merita ka qenë, në radhë të parë e tij. Këtë e them jo vetëm për respektin ndaj njeriut që nuk është më, por sepse e vërteta kështu ka qenë: isha unë që e kisha kritikuar dhe ishte ai që nuk ka mbajtur mëri.
Pyetje: Qosja, por edhe ndonjë tjetër ju akuzojnë se ju po nënvizoni si tepër karakterin europian të letërsisë shqipe. Gjithashtu e identifikoni Europën me qytetërimin e krishterë.
Përgjigje: Po e nis përgjigjen nga kjo e fundit. Asnjëherë nuk jam pêrzier në një diskutim të tillë. Fakti që kam theksuar me forcë hyrjen e popullit shqiptar, ashtu siç është, me tri fé, në familjen europiane, tregon se ç'vizion kam patur dhe kam për këtë çështje.
Sa pêr theksimin e karakterit europian të letêrsisë shqipe, dua t'iu them gjithë halldupëve shqiptarë se letërsia shqipe nuk ka nevojë të bëhet europiane ngaqë ajo është e tillë. Ajo ka lindur si e tillë, ka patur disa shekuj vijimësi tipike europiane, është pêrtêritur europianizimi i saj prej Rilindjes shqiptare dhe sot, pas incidentit historik të komunizmit, vazhdon rrugëtimin e natyrshëm të saj.
Vizioni im i kushtëzuar në radhë të parë prej letërsisë, ka qenë gjithmonë i tillë. Kështu ka qenë kur jam marrë me letërsinë antike greke, që s'ka qenë as e krishterë, as muslimane, as aziatike e as europiane, në kuptimin e sotëm. E kështu ndodh nëse shkruaj për Danten katolik, Shekspirin protestant, Kafkën hebré, Khajamin persian, Akutagavën japonez, budist a shinduist qoftë.
Mirëpo halldupët tanë nuk i kuptojnë gjëra të tilla, ndaj diskutimi me ta është një mjerim i madh.
Thelbi i problemit qëndron gjetkë. Në Shqipëri e në hapësirën shqiptare ka sot një kundëreuropianizëm të fshehtë. Ai i ka rrënjët në stalinizmin e shekullit të kaluar, në nostalgjinë jugosllaviste dhe në otomanizmin e hershëm (atij otomanizmi që vetë Turqia e sotme e ka braktisur). Kundëreuropianistët nuk e duan hyrjen e Shqipërisë në familjen europiane. Mirëpo ata nuk guxojnë të dalin hapur kundër BE-së e kundër Shteteve të Bashkuara, ndaj janë të detyruar të bëjnë dredhi të shumta, për ta ftohur popullin shqiptar me botën perendimore. Teza themelore në këtë rast është: Europa dhe SHBA janë ndërtuar mbi një bazë që është e huaj për ne. Ata nuk mund të na duan, prandaj as ne s'kemi pse t'i duam. Siç e shihni, jemi në thelbin e programit të dikurshëm stalinist shqiptar.
Sprova ime për identitetin europian të shqiptarëve rreh të vërtetojë të kundërtën: ne jemi pjesë e natyrshme e kontinentit, themelet i kemi të njëjta. Europa dhe SHBA na kanë pranuar si të tillë kur na kanë ndihmuar moralisht dhe ushtarakisht më 1997 dhe më 1999, të shpëtojmë nga katastrofa dhe nga robëria. Ata na kanë pranuar si aleatë të afërt në luftën kundër terrorizmit. Ata na qëndrojnë pranë sot.
Të gjitha këto janë shjelluar në sprovên "Identiteti europian i shqiptarëve", që ka zgjuar te Qosja gjithë këtë mllef grafomanik.
Pyetje: Edhe një pyetje të fundit lidhur me polemikën për të cilën po flasim. A nuk është koha për polemika që të përjashtojnë provokimet, sidomos fetare? E meqë folëm pêr Rugovën, si mund të shpjegohet humbja e thellë në zgjedhje e Qoses kundrejt tij?
Përgjigje: Natyrisht që koha nuk është kurrë për polemika të tilla. Madje do të thoshja se në kushtet tona provokimet fetare të konsiderohen ligjërisht të dëmshme, ashtu si në vendet demokratike quhen thirrjet raciste ose terroriste. Kështu shpjegohet dëshira ime për të mos u përgjigjur. Ndaj dhe u mora me diçka që iu takon të gjithëve, pikërisht tani, në prag tê integrimit europian. Siç e patë, nuk u mora me atë se si, sipas Qoses, unë e paskam dëmtuar letërsinë shqipe, e natyrisht, si e paskam dëmtuar Shqipërinë dhe pastaj Kosovën, etj.,etj. Dhe si ai tjetri, domethënë Qosja, i paska bërë aq mirë të gjitha ato gjëra që unë i paskam bërë aq keq. Dhe se si unë paskam qenë dikur prolindor, por pastaj më ikën mendte dhe u bëra properendimor, dhe se ai paskësh qenë, për çudi, properendimor dhe, pastaj, i erdhëm mendtë dhe u bë prolindor! E kështu me radhë.
Lidhur me votimet në Kosovë, atëhere kur këtij njeriu i kthyen shpinën qytetarët e Kosovës, ka gjasë që këtu të gjindet një thelb shpjegues.
Në Ballkan nuk ka ndodhur, ose ka ndodhur tepër rrallë që njeriu i cilësuar "i dijshëm" të jetë shpërfillur kështu në një konkurim zgjedhjesh.
Shkakun e shpërfilljes ndaj Qoses mund ta shpjegojnë vetëm qytetarët e Kosovës. Ne s'mund të japim veçse hamendësime. Ka gjasë që pranvera e vitit 1997, ai mars i zi , kur kombi shqiptar përjetoi tragjedinë e renies së "shtetit amë" të jetë bërë shkas. Në atë kohë, shqiptarët, kudo që gjendeshin ranë në zi e në depresion. E midis zizë u ngrit veç një zë i ngazëllyer që e përshëndeste atë gjëmë , duke e pagëzuar si "revolucion i vonuar demokratik". Dy vite më pas i erdhi radha Kosovës të digjej e tê masakrohej. Midis këtyre dy zjarreve, që ende nuk janë hulumtuar mirë, u ndriçuan shumë skuta të ndërgjegjes së shqiptarëve.
Me verdiktin e tyre, qytetarët e Kosovës na dhanë një mesazh të gjithëve: koha nuk ka nevojë për njerëz të fryrë, nga ata që kanë qejf të quhen "babai i kombit", "bacë i dijes" e të tjera si këto.
Ndërkaq për njerëz të tillë kanë ardhur kohë të vêshtira. Në kohën që qindra djem e vajza shqiptare po kulturohen me shpejtësi, për të marrë në duar punët e kombit e për ta shpëtuar Shqipërinë nga ky ndryshk e nga ky pluhur që s'po i shqitet, gërxhot kanë mbetur tek nostalgjitë e vjetra, tek serbishtja, si e vetmja gjuhë e huaj që dinë dhe te citimet bajate të Çernishevskit. Atëherë tërë mllefin e tyre e drejtojnë kundër botës perendimore, asaj që ua prishi rehatinë. Ajo botë iu duket armiqësore, ashtu si në kohën e stalinizmit. Kërkojnë vjega dhe aleatë kundër saj dhe, ç'është më e keqja, kërkojnë t'i mbushin mendjen popullit shqiptar, që, ashtu si ata, të mos e dojë atë botë e të shpallet kundër saj. Me fjalë tê tjera, tê shpallet kundër vetvetes.
Një shekull e ca mê parê, Anton Çehovi ka portretizuar shkëlqyeshëm personazhin e një "profesori", që jetonte me poza e me legjenda, e që në të vërtetë nuk ishte veçse një krijesë e rëndomtë, me aftësi tê rëndomta. Për t'u kthyer te votimet në Kosovê, kumti i qytetarëve të Kosovës do të përmblidhej në këto pesë fjalë: Mos i jepni rëndësi njerëzve të parëndësishëm.

MES DY POLEMIKASH



Polemikat ne mes te koloseve te filozofise, te letersise etj., jane te nevojshme per ne nje shoqeri primitive apo ne evolucion drejt civilizimit. Nepermjet polemikave te tilla dikujt i hapen syte e dikujt i mbyllen varesisht prej sferes se interesave te polemizuesve. Ne vende te civilizuara te shumten e rasteve polemikat zhvillohen jo per interesa e xhelozi personale, por per hir te ndricimit te ndonje teorie shkencore apo pervetesimit te punes studiuese profesionale.

Polemika, respektivisht pergjigjet e Ismail Kadarese i takojne dhe i ngjajne polemikave te ZH. ZH. Rusos dhe Volterit, por fatkeqesisht Kadare nuk polemizon dhe nuk e mbron krijimtarine e tij profesionale. Kadare akuzon, hedh balte e pluhur duke u munduar te njollose figuren e studiuesit te njohur Rexhep Qosja.

Pse ngrihet kunder Qosjes? Pse Kadare nuk e mbron krijimtarine artistike te tij por deklaratat e tij?

Ngritja e tij kunder Rexhep Qosjes eshte evidente dhe normale, ngase secili njeri deshiron te mbroje interesat personale, shoqerore e kombetare. Ne kete rast Kadare nuk eshte hedhur te mbroje interesat as shoqerore e as kombetare, por thjesht ato personale, qe djallezisht di te ruaje gjakftohtesine. Ne menyre perfide akuzon pa iu diktuar urrejtja dhe sadizmi i tij antikosovar qe po ashtu mjeshterisht e kamuflon ne emer te internacionalizmit ne romanin e tij proserb "Ceshtje marrezie" faqe 66.

Pas kritikave te Qosjes, eshte pritur dhe ishte krejt normale, qe Kadare te pergjigjej dhe e kunderta as qe imagjinohej. Dihej se ai do te reagonte ngase Qosja kishte analizuar vepren e Ismail Kadarese dhe kishte zbuluar kodin e gjuhes sekrete te shkrimtarit shqiptar te madh por njeriut shpirtngushte e te vogel. Qosja kishte arritur ta deshifronte kodin e gjuhes se dyfishte te Kadarese qe vetem ai din ta perdore gjuhen e tij me dy tehe: kur i bie mire gjithnje le hapesire per t'u penduar, per t'u "korrigjuar".

E atij cdohere i bie mire. Cdohere Kadare ka hapesire per pendime e korrigjime. Nuk po hyjme ne periudhen e tij kur ishte besniku i Nenes Parti, sepse shumica e krijuesve duhej te kalonin neper ate ure besnikerie e devotshmerie, ne te kunderten te digjte flaka e Partise.

Mirepo, Kadare ka lene hapesire qe edhe kesaj periudhe te tregohej se ishte krijues disident, gje qe eshte genjeshter e kulluar. Shkrimtar disident te vertete ishin Solzhenicini e shume shkrimtare tjere ruse, polake, cekosllovake etj., e jo Kadare. Kadare ngrihet per t'i mbrojtur deklaratat e tij politike qe gjithnje i kishte te gabuara dhe destruktive, per te mos thene antikosovare. Kjo eshte arsyeja qe Kadare mllefoset dhe tmerrohet ndaj vetvetes por qe fajin ua hedh te tjereve.

Kadare paraqitet engjell ne lekuren e djallit. Deklaratat e tij politike nder me te njohurat jane teorite e tij per tri lufterat qe u zhvilluan ne trojet shqiptare.

Per lexuesit dhe opinion e gjere jane te fresket artikujt e Kadarese kur thoshte se lufta qe zhvillonte UCK ja eshte e demshme dhe se shtetet perendimore do na merrnin si terroriste, pastaj kur luftimet kaluan ne trojet shqiptare ne Maqedoni, Kadare po ashtu ishte kunder luftes qe bente ushtria jone kunder forcave maqedonase, e per luften qe zhvillohej ne Luginen e Presheves, shkrimtari yne Kadare po ashtu ishte kunder kesaj lufte.

Pak para se keto luftera te perfundonin, Kadare dinte ta perdorte gjuhen e korrigjimit duke deklaruar ne favor te ushtrise sone. Kadare di te ushqehet me dy e me shume luge, sepse ashtu e ka kalitur Nena Parti.

Nuk po e cek deklaraten e Kadarese para pak vjetesh, kur thoshte se ne Kosove nuk ka letersi, por kur opinioni i indinjuar reagoi, Kadare e korrigjoi veten per te mbetur i paster bilur. Kadare nuk e ka hallin e pastertise as kombetare e as njerezore por hallin se po humbte gjysmen e lexuesve shqiptare e sidomos simpatine e kosovareve te diaspores, prej te cileve ka zhvatur dhe vazhdon te zhvate.

Po te analizohet mire "Kadare: Pabesia e nje polemisti", nuk mbetet as dyshimi me i vogel se Kadare i ka pergatitur mire pergjigjet e tij ngase fjalite i ka te strukturuara, gje qe po te ishte pergjigjur verbalisht ne menyre spontane, te gjithe i dine fjalite e tij, qe dukshem dallojne nga ato te shkruara.

Pra, Kadare genjen qe ne fillim te intervistes se tij kur thote se i pergjigjet kerkeses se gazetarit se ai nuk e kishte ndermend te merrej me polemike. Qe ne fillim te intervistes Kadare i peshon fjalet, dhe me nje fjali deshiron te rrenoje tere veprimtarine e Rexhep Qosjes, duke e gjuajtur pikerisht me pabesi ne kampin e Serbise.

Kadare per ta lare veten, ne menyre te sofistikuar Qosjen e njollos duke e quajtur si njeri qe e mbron teorine e serbeve. Kadare e perdor tere djallezine e tij dhe arsenalin e fundit qe ka nder duar per te shpetuar veten duke ia hedhur tere fajin Rexhep Qosjes, e madje duke e quajtur njeri qe mbron tezen serbe. Me kete ai ka vjelle helmin e tij te kamotshem jo vetem kunder Qosjes, por kunder tere intelektualeve shqiptare qe jeten ia kushtuan ceshtjes kombetare.

Kadare eshte dashur ta perdore tere arsenalin e tij sepse ai nuk eshte mesuar qe te kritikohet nga qytetaret e Kosoves. Jo. Qytetaret e Kosoves kane halle me te medha. Qosja e qytetaret e Kosoves nuk e akuzuan Kadarene as atehere kur villte vrer kunder bijve dhe bijave qe luftonin me ushtrite armike.

Nuk e kritikuan Kadarene as atehere kur deklaronte kunder tere shkrimtareve te Kosoves. Jo. Qosja dhe qytetaret e Kosoves nuk e kritikuan as atehere kur iku nga Shqiperia e pas tij krijoi konfuzitet, shperngulje dhe tollovi te paprecedent ne tere historine shqiptare. Nuk e kritikuan sepse ne jemi mesuar te sakrifikojme veten per Shqiperine dhe shqiptarine. Le te na fyeje, thoshin kosovaret, sepse duke na fyer ndoshta i ndihmon vetes, e duke i ndihmuar vetes i ndihmon shqiptarise.

Fyerjet e Kadarese jane te renda, jane infantile dhe ne vend se te ngrihet rrokullis veten ne fund te humneres. Ne kerkim te cilit flamur eshte Qosja, e ne kerkim te cilit flamur eshte Kadare?

Kadare shkruan gjegjesisht se Qosja qenka ne kerkim te nje flamuri, e sipas Kadarese Qosjes i ka humbur flamuri i "revolucionit te vonuar", i paska humbur flamuri politik ne zgjedhjet e lira te Kosoves dhe tani qenka ne kerkim te flamurit mysliman. Dokrra te Ismail Kadarese. Nen keto akuza Kadare fshihet nen hijen e fajesive te tij. E para, Rexhep Qosja nuk eshte ne kerkim te flamujve te askujt, por te flamurit te tij kombetar. E dyta, Rexhep Qosja nuk ka dale te jete protagonist i myslimanizmit.

Kadare e kupton, por qellimisht e keqinterpreton vizionin e Qosjes per myslimanizem. Qosja eshte i vetedijshem (sic eshte i vetedijshem edhe Kadare), se shqiptaret aktualisht jane popull me tri besime fetare, por Qosja nuk perdor meskinitet qe per interesa te tij personale te deklarohet sipas nevojes, situates dhe interesave sic deklarohet Kadare.

Kadare kur rri me intelektualet katolike deklarohet katolik jo qe ai eshte katolik, por nga kjo deshiron te perfitoje. Kur ai rri me boten e besimit mysliman thote se i takon besimit te tyre, e madje e perdor emrin ISMAIL si prove qe eshte i besimit te tyre. Kadare i pershtatet interesave dhe situatave, e kete gje ai ka ditur ta beje edhe ne sistemin komunist te Enver Hoxhes.

Qosja e di se perendimoret nuk kemi nevoje t'i genjejme se gjoja jemi katolike, ngase ata e dine kush jemi dhe sa vlejme. T'i mashtrojme perendimoret se jemi katolike, ne e mashtrojme veten e jo tjeret. Qosja e mbron tezen se qytetaret e Kosoves aktualisht jane shumice myslimane dhe ate te moderuar. Qosja nuk eshte gjuajtur per te dale protagonist i fundamentalizmit mysliman, sepse qytetaret e Kosoves nuk jane te tille.

Historikisht dihet se shqiptaret kane nderruar besimet religjioze sipas nevojes dhe interesave personale. Kjo tregon se ne asnjehere nuk kemi qene te vendosur, por gjithnje kemi vepruar dhe kemi anuar nga interesat e ngushta personale ku kemi nderruar identitet dhe flamur.

Historikisht dihet se pushtuesit me pare i kane perdorur njerezit me fame qe te aderojne ne religjionet e tyre qe na i sollen. Te famshmit e atyre koherave predikonin besimin fetar e populli u shkonte pas. Pikerisht sic eshte duke vepruar Kadare, i cili duke menduar se nese anon nga besimi katolik do e fitoje cmimin Nobel.

Rexhep Qosja nuk don ta mashtroje askend qe te deklaroje se shqiptaret e Kosoves jane katolike dhe se demonstruesit e vitit 1981 kerkonin kthimin ne religjionin e te pareve.

Po cili eshte religjioni i te pareve tane?

Rexhep Qosja nuk e mbron myslimanizmin por i lufton te gjithe ata myslimane (si Kadare e tjere), qe per interesa te tyre personale deklarohen sic ua kenda. Ata qe mohojne identitetin e tyre, ata shesin nene e babe, fe e atdhe. Te tillet nuk i nevojiten as Perendimit e as tjereve. Jam i bindur se po te vinte nje superfuqi sic jane Amerika dhe Evropa me nje besim fetar, Ismail Kadare do te deklaronte se te paret tane e kishin te njejten fe.

Kadare vete eshte ne kerkim te nje flamuri te cilin nuk po e gjen dot. Ne fakt, Kadare eshte ne kerkim te flamurit te interesave personale. Ai i nderron flamujt si kemishet. Aty ku i bie mire, aty edhe e ngrit flamurin dhe cadrat e tij.

Kadare e akuzon Qosjen per percarje fetare e vete ishte nismetari i kesaj, kur deklaron se demonstruesit e 1981 ne Kosove kerkonin kthimin e besimit katolik. Po te ishte keshtu Serbia do na kishte dhene katolicizmin qe moti.

C'fjalor rrugacesh perdor Kadare, kur akuzon duke thene: "gjithe halldupeve shqiptare", kur flet per letersine.
Edhe naivi e di se letersia shqiptare eshte shqiptare dhe asnje nenshtetas i ndonje shteti nuk mund te krijoje letersi franceze kur nuk eshte francez apo anasjelltas. Letersia eshte letersi e shqiptaret jane pjese e Evropes, dhe quhet letersi evropiane nese ajo ka vlere.
Nuk eshte e vertete aspak qe ne hapesiren shqiptare ekziston nje prirje per kunderevropianizem.

Ky mendim "filozofik" i Kadarese eshte me prapavije destruktive. Si mundemi qe ne qytetaret e Kosoves te jemi me ide kunderevropiane dhe kunderamerikane?! Ne tere Kosoven nuk ekziston asnje shqiptar qe eshte kunder Evropes dhe Amerikes. Madje kjo po deshmohet ngase prej 1999 e deri me sot, asnje ushtar amerikan apo evropian nuk u fye prej nesh, nuk u plagos e as nuk u vra. I vetmi vend ne bote eshte Kosova, qe ushtaret amerikane dhe evropiane i respektojme, madje ata veten e ndjejne si ne pushime e jo si ne nje zone te rrezikshme sic u kane thene Beogradi.

Mendimi i Kadarese perforcon tezen e Beogradit se ne nuk e meritojme lirine. Nese kjo fryme e antievropianizmit ekziston ne Shqiperi, Kadare mund te jete i informuar, por ne Kosove nuk ka as antiamerikanizem e as antievropianizem. Kjo teori per here te pare po "zbulohet " nga Kadare.

Ndoshta Kadare qellimisht deshiron te na e fuse kete ide imagjinative te tij, sepse pastaj ai do te dale para pardoneve te tyre si mbrojtes i evropianizmit dhe librat do t'i shiten me shume, e ndoshta si kalores e mbrojtes i nje levizjeje imagjinative ai edhe do e fitoje cmimin e shumepritur Nobelin.

Kadare deshiron me tere forcen e tij intelektuale qe Qosjen ta beje te parendesishem, por nuk i pi uje mesazhi i tij. Kur Kadare i permend zgjedhjet e lira ne Kosove, ai nuk e fyen vetem Qosjen por edhe tere bijte e bijat qe luftuan kunder forcave serbe, sepse Kosova eshte vendi i pare ne bote ku krahu qe lufton per pavaresi te humbe voten e popullit per te cilin u sakrifikua.

Kadare gabon shume, sepse ne ne Kosove e dime kush i fitoi votat dhe si u fituan ato. Kadare duhet te dije se mbi 50% e deputeteve dhe ministrave te Kosoves qe fituan ne zgjedhje, jane ish bashkepunetoret e Serbise. Kadare e di, por hesht sepse ia kenda. Kadare e ka lexuar librin e francezit Michel Roux, i cili shkruan se qendrimi i Rugoves ishte nje buqete lule per Millosheviqin.


Nga Reshat Sahitaj

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...