2014-04-08

Yjet që janë pushuar nga puna, përpara se të bëheshin të famshëm












Je i pushuar!
Ata që sot kanë miliona dollarë në llogarinë e tyre, e kanë nisur jetën me rroga minimale në punë të rëndomta, prej të cilave janë pushuar shpesh edhe për shkaqe ironike
Madona
Është e vështirë të imagjinohet tani, që ylli i muzikës njëherë e një kohë u pushua nga puna te Dunkin’ Donuts, një kompani e njohur që bën petulla amerikane dhe ka një grup kafenesh. Në atë kohë, këngëtarja kishte lënë kolegjin dhe ishte zhvendosur në Nju Jork, në kërkim të famës. Por kohët ishin të ashpra, ndaj ajo pranoi një punë të thjeshtë për të bërë disa para. Ajo u pushua pasi aksidentalisht derdhi xhelatinë petullash mbi një klient.
Hug Xhekman (Hugh Jackman)
Ylli i filmit Wolverine e pati përvojën e parë të punës, në një dyqan artikujsh të përditshëm. Por, mesa duket, ai ishte pak si shumë miqësor me klientët. Ai është shprehur se qëndroi gjashtë javë në atë dyqan dhe më pas u pushua sepse sipas supervizores, fliste shumë me klientët.
Snup Dog (Snoop Dogg)
Njëherë e një kohë, Snoop Dogg punonte si paketues qesesh në një dyqan ushqimesh. Por gjërat nuk i shkuan shumë mirë dhe ai përfundoi shumë shpejt i papunë. Përse? Kësaj pyetjeje Snup Dog i përgjigjet: “Isha më i mirë në vjedhjen e ushqimeve, sesa në paketimin e tyre”.
Uollt Diznej (Walt Disney)
Është e vështirë për t’u besuar, por Uollt Diznej u pushua nga puna për mungesë kreativiteti. Kryeredaktori i gazetës The Kansas City Star e informoi se ai kishte mungesë imagjinate dhe nuk kishte ide të mira. Fakti është ironik, pasi Diznej njihet si babai i personazheve vizatimorë për fëmijë.
Oprah
Kur prezantuesja, sot shumë e famshme, Oprah, po fillonte karrierën si moderatore lajmesh në një televizion, gjërat nuk i ecën mbarë. Programi nuk i shkoi mirë dhe ajo u pushua me arsyetimin se ishte e papërshtatshme për një televizion lajmesh. Më pas ajo filloi programin tashmë të suksesshëm “Oprah Winfrey Show”, që e bëri një figurë të njohur të televizionit amerikan.
Elvis Presli
Elvis mund të hiqte dorë nga këndimi përpara se të zbulonte famën, nëse do të dëgjonte disa këshilla të hershme. Kur ai do jepte një performancë në një festival në Nashvill, iu tha nga menaxheri që do të ishte më mirë të vazhdonte të ngiste kamionë në Memfis.
JK Rouling
Si shkrimtare e librave “Harry Potter”, JK Rouling është një nga autoret më të njohura të të gjitha kohërave. Por përpara kësaj, ajo punonte si një sekretare për organizatën joqeveritare Amnesty International dhe u pushua nga puna pasi e kalonte kohën në punë, duke shkruar histori. Jo shumë pas kësaj, mamaja beqare filloi të shkruante seritë e librave të njohur të “Harry Potter”.
Tomas (Thomas) Edison
Ai është i njohur për shpikjet që ka bërë dhe ishte mendja e tij kureshtare që e bëri të pushohej nga puna që kishte për Western Union, në vitin 1867. Tomas Edison u kap disa herë duke kryer eksperimente në zyrën e tij, por derdhja e acidit në dysheme i dha largimin nga puna. Pasi u pushua, ai ia dedikoi kohën shpikjeve.
Robert Redford
Përpara se të përfshihej në aktrim, Robert Redford ndihmonte në kompaninë se naftës së të atit. Një ditë ai u kap duke fjetur në një depozitë nafte të cilën duhej ta kishte pastruar. Prej asaj dite, ai u caktua te një makineri për ngarkim-shkarkimin e mallrave. Shumë shpejt u mërzit dhe nuk vonoi pushimi i tij nga puna. Kur tregon historinë e jetës së tij ai shpjegon: “Po dështoja në çdo gjë që provoja. Fillimisht nga një punë në supermarket, më pas nga kompania e tim ati dhe kulmi ishte kur fillova të kisha probleme me ligjin. Mesa duket, gjërat ndodhnin ngaqë nuk isha i lumtur me atë që po bëja”.
Stan Li (Lee)
Ai do të krijonte më pas Spider Man, por shumë përpara kësaj Stan Li u pushua nga puna që kishte në biznesin e prodhimit të pantallonave. Dy ditë përpara Krishtlindjeve, në vitin 1938, ai u pushua. Kur tregon për atë pjesë të jetës, Li kujton “ishim dy djem në atë zyrë. Sa herë ata kishin nevojë për ndonjë gjë më thërrisnin ‘djalë’ dhe unë duhej të lija gjërat me të cilat po merresha dhe t’u përgjigjesha. Disa javë më pas e kuptova se nuk më pëlqente të më thërrisnin ‘djalë’, sepse fundja kisha një emër”. Kur erdhi koha e shkurtimeve, ai ishte i pari që u largua.

Jen Selter-“Princesha” seksi e rrjeteve sociale

Çdo njeri do të donte që t’i kishte linjat e trupit, apo edhe një femër afër vetës, siç është Jen Selter.

Jen, një vajzë vetëm 20 vjeçare nga New Yorku, shquhet për linjat e saja trupore por pse jo edhe për bukurinë që ka. Ajo, pa dyshim se është njëra nga mbretëreshat e rrjeteve sociale, edhe pse nuk është shumë e famshme.

Ajo në Instagram ka mbi 1.6 milionë fansa, mbi 530 mijë ndjekës në Facebook dhe mbi 150 mijë në twitter. Madje, fanse të saja në rrjetet sociale janë edhe VIP-a si Rihana.

Rita Ora: Jay Z ka erë të mirë, Beyonce modeste



Superylli shqiptar, Rita Ora, ka pranuar se bosi i saj, Jay Z, sigurohet që gjithmonë të ketë erë të mirë. 23 vjeçarja ka kohë që ka nënshkruar për RocNation, labelin që drejtohet nga Jay Z, teksa thotë se ai sigurohet që gjithmonë të ketë erë të mirë. "Jay Z gjithmonë ka erë të një peme të pastër. Ai gjithmonë është aq i pastër e aq i freskët", theksoi Rita. Ajo shtoi se ka qenë nervoze para se të takohej me Beyoncen, bashkëshorten e Jay Z, pasi që gjithmonë e ka pasur idhull që nga mosha rinore. Rita ishte befasuar nga personaliteti modest i Beyonces. "Unë isha aq e frikësuar kur së pari e takova atë. Ajo është idhulli që dëshironi të takoni. Por, ajo ishte shumë e mirë. Unë gjithmonë kam menduar se ajo nuk është njeri. Dhe ju betohem se gjithmonë mendoj se ajo vë korentin në trupin e saj e më pas fle, sepse ajo s'duhet të jetë me prejardhje nga ky planet. Por, ajo ishte aq e mirë me mua, aq e sjellshme, aq e sinqertë, aq e kujdesshme dhe tepër e afërt", përfundoi Rita.


Të ngjan si shqiptar. Shumë i dashur me Ritën. Aq fort sa që në profilin e tij mban edhe fotografinë e babait të saj, Besnik Sahatçiut. Ky është dhëndri kosovar Calvin Harris i cili në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ përveç se ka publikuar shumë foto të të dashurës Ora, ndërsa në secilën e përshkruan si engjëllin e tij, ai ka vendosur tek fotot edhe një fotografi të vjehrrit, e cila tregon më së miri miqësinë ndërmjet Calvin Harris dhe Sahatçiut. DJ i njohur botëror ka treguar se është me fat për lidhjen e tij të dashurisë. Këtë e ka treguar karshi fotos së Ritës ndërsa ka shkruar “I'm lucky I know lol”.

Miranda Lambert triumfon në Country Music Awards




Miranda Lambert ka dalë fituese në ndarjen e mbrëmshme të çmimeve amerikane Academy of Country Music Awards. Këngëtarja e muzikës country fitoi tre çmimet kryesore, përfshirë çmimin Vokali Femër i Vitit për të pestën herë radhazi. Kështu krijuesja e hitit “House That Built Me”, ka shkruar histori duke u bërë e vetmja femër që e ka fituar çmimin për pesë vite radhazi, duke lënë prapa Reba MCEntire, që e kishte fituar katër herë radhazi dhe shtatë herë në total. Lambert po ashtu çoi në shtëpi çmimin Incizimi i Vitit për këngën e saj “Mama's Broken Heart”, si edhe Ngjarjen Vokale të Vitit, për duetin me Keith Urban, “We Were Us”, çmim që u nda që në qilimin e kuq, para se të fillojë ceremonia. Ikona e muzikës coutry George Strait fitoi çmimin kryesor Argëtuesi i Vitit, duke mposhtur Taylor Swift, Lambert, burrin e saj Blake Shelton dhe konkurrentin tjetër Luke Bryan. Këta dy të fundit ishin nikoqirë të ngjarjen për të dytin vit radhazi.

Kam lidhje të bukur me Piquen


Ylli latino-amerikan, Shakira, ka ri-potencuar se i dashuri i saj, Gerard Pique, e bën lidhjen me të më të bukur. Disa intervista ku Shakira është keqinterpretuar e kanë cituar këngëtaren duke thënë se dashuria e Piques është territoriale dhe vetëm fizike. Por, Shakira është tërhequr nga këto pohime. "Unë së fundmi kam thënë në disa intervista se mashkulli im është territorial. Sa për të sqaruar, unë kam thënë atë në mënyrë shumë humoristike dhe tani e shoh se disa media e morën shumë direkt këtë". "Herën e ardhshme ju premtoj se do të jem më e kujdesshme në pohimet e mia", është shprehur Shakira.

Kate Upton: Ja si t'i hakmerreni ish të dashurit


Supermodelja botërore, Kate Upton, beson se hakmarrja më e mirë ndaj ish të dashurit është që vajzat të kënaqen me jetën. 21 vjeçarja insiston se ajo nuk është një person që hakmerret ndaj ish të dashurve, por mendon se mënyra më e mirë për ta bërë atë të ndihet keq për vendimin që ka marrë. "Unë mendoj se hakmarrja më e mirë është që një femër të vazhdojë të kënaqet me jetën dhe të mos e humb asnjë sekond me të", ka thënë Upton.

E bukura Madalina, një Sophia Loren e re



Njëzetekatërvjeçarja Madalina Ghenea, është një nga manekinet më të kërkuara për reklamimin e rrobave të brendshme. Është bërë e njohur për lidhjen e saj me Leonardo DiCaprion dhe Gerald Butlerin. Jeton në Itali, ndërsa në biografinë e saj hyn edhe roli në spotin e Eros Ramazzottit në këngën "Il Tempo Tra di Noi".

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...