Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/04/08

Angelina Jolie përlotet për viktimat e luftës në Bosnje



Për Angelina Jolie jeta nuk është vetëm glamour por edhe me impenjime. Gjithmonë në rresht të parë në luftën civile për mbrojtjen e femrave, ylli, ambasadore e UNHCR, ka mbërritur në Sarajevë në shoqërinë e shefit të diplomacisë britanike, William Hague, për të marrë pjesë në konferencën organizuar për dhunën seksuale në kohën e luftës, kundër grave. E veshur me të zeza, me një shall të hedhur në kokë, Angelina ka bërë homazh në lapidarin e gjenocidit të Srebrenicës, ku 8000 burra dhe djem mysliman u masakruan nga forcat serbe në 5 ditë.

Shakira e zhveshur, si kurrë më parë


Pop ylli botëror, Shakira, ka mahnitur fansat e saj dhe sidomos botën mashkullore me fotografitë e saj të publikuara së fundmi. Është revista e njohur Maxim ajo që ka paraqitur Shakirën dhe format e saj trupore me fotografi. Bjondina joshëse tregon se pse Pique është xheloz kur ajo shfaqet zhveshur në për klipe, e pse ajo nuk duhet të bëjë skena me djemtë të tjerë. Sigurisht, nuk ka faj Gerard Pique...

Lojtarja më e bukur e pokerit Tajana Pasalic


Tajana Pasalic është 29-vjeçarja nga Bosanske Gradiska. Në botën e pokerit ajo njihet si lojtarja më seksi. Dy muaj pas lindjes, me prindërit shpërngulet në Zagreb, prej nga largohen për në Danimarkë. Këtu ajo nis të luaj në mënyrë aktive poker. Pas Danimarkës ka jetuar në Maltë dhe Skoci. Sot është banore e Londrës, ku punon udhëheq një emision për lojën e pokerit në televizionin Sky.

E kush nuk e pëlqen trupin e Kate Upton?






















Aktorja Cameron Diaz është në qendër të mediave këto ditë për deklaratat e saj me ngjyrime lesbike. Ajo ka pranuar se çdo femër tërhiqet nga një femër tjetër, ndërsa ka shtuar femrat janë shumë të bukura. Por tani ajo ka mbetur pa fjalë nga një modele, që për momentin është kolegia e saj në filmin “Gruaja tjetër”. Bëhet fjalë për Kate Upton. Modelja superseksi luan krah Diaz në këtë film. Diaz është shprehur për të se ajo është perfekte, sidomos gjoksi dhe të pasmet. Aktoret kanë promovuar filmin e tyre, që flet për dy vajza, që bëhen bashkë për të kërkuarën të dashurën tjetër të të dashurit të tyre të përbashkët.

Aktorja Jennifer Metcalfe super seksi në plazh




Ajo është e njohur për role të ndryshme, por Jennifer Metcalfe distancuar veten nga karakterin e saj gjatë një pushimi të kohëve të fundit në Dubai. Aktorja dukej e qetë dhe të lumtur duke marrë rreze dielli me të dashurin e saj, yllin Greg Lake. Nuk ka dyshim që 30-vjeçarja i bënte njerzit të kthenin të gjithë kokën kur ajo kalonte në në plazh, duke treguar trupin e saj super seksi dhe për tu pasur zili.

Tenistja Maria Sharapova më e mahnitshme në botë




Nuk ka qenë një vit i mirë në tenis për të dhe për këtë arsye duket se Maria Sharapova ka vendosur të bëjë disa ditë pushim për t’u kthyer në formën e mëparshme. Sportistja ruse është fotografuar ditën e martë në Kankun të Meksikës duke bërë plazh e duke treguar fizikun e saj perfekt me një bikini të zi. Pasi u freskua në ujë me një shoqe, bukuroshja bjonde e gjatë 1.88 metra vendosi të bënte një xhiro e vetme në bregdet.

Kate Winslet “persekutohet” nga portreti nudo i Titanic




Kanë kaluar plot 17 vjet që nga dita kur Jack pikturoi portretin nudo të Rose në filmin “Titanic”, megjithatë ajo skenë vazhdon ta ndjekë kudo aktoren Kate Winslet. Muajin e shkuar, teksa po merrte pjesë në premierën e “Divergent” në Los Angeles një fans i dha Winslet një kopje të portetit nudo në mënyrë që aktorja t`i jepte një autograf. Imazhi ishte një version që Jack (Leonardo DiCaprio) pikturoi për Rose, e cila i kërkoi atij që ta “pikturonte si një nga femrat e tij franceze” dhe ku aktorja Winslet shfaqej e zhveshur dhe mbante në qafë vetëm varësen “Zemra e Oqeanit”. Vetë aktorja pohon se gjatë gjithë këtyre viteve ajo fotografi vazhdon ta persekutojë dhe se shpesh nuk pranon të japë autograf mbi atë pamje. Ndonëse skenë e një filmi, portreti origjinal u shit në ankand në vitin 2011 për plot 16,000 dollarë. Ndërsa në film ishte DiCaprio që luajti skenën e famshme, artisti pas asaj pikture është regjizori i famshëm James Cameron.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...