2014-05-09

Viktor Kaspruk-Rusinë e mundon kompleksi i inferioritetit


       Viktor Kaspruk është politolog, analist, gazetar për problemet ndërkombëtare dhe publicist i mirënjohur ukrainas. Ka lindur në Kiev në vitin 1955. Analizën në vijim e ka përkthyer dhe përgatitur pë botim Prof.dr. Eshref Ymeri. Titulli i analizës është i përkthyesit.



Shkruan: Viktor Kaspruk

Rusinë e mundon kompleksi i inferioritetit

            Çdo gjë që bën Vladimir Putini në Ukrainë dhe në arenën ndërkombëtare, nuk është politikë, është aventurë, e cila mund të sjellë për të një fund të vajtueshëm. Është për të ardhur keq që ai nuk nxori asnjë mësim nga përvoja e diktatorit libian Muhamar Kadafi.



            Konferenca e shtypit e Vladimir Putinit “ishte për t’u gëzuar”. Ja tezat e tij kryesore: “autoritetet ukrainase nuk janë të ligjshme (përveç parlamentit, ai është pjesërisht i ligjshëm), opozita nuk i plotësoi kushtet e marrëveshjes së 21 shkurtit, në Ukrainë nuk ka kurrfarë demokracie dhe dëshmi e dukshme dhe e drejtpërdrejtë e kësaj është shpërndarja e Gjykatës Kushtetuese, në momentin e tanishëm nuk mund të bëhet fjalë për zgjedhje në Ukrainë, përforcimi në kohën e duhur i mbrojtjes së objekteve ushtarake të Federatës Ruse e uli në mënyrë të theksuar tensionin në Krime, mundësia për të futur trupat ekziston, por nuk është e nevojshme. Kurse si gjë kryesore duhet theksuar se Rusia, me këtë shtet, dokumente nuk ka formosur dhe tani të gjitha marrëveshjet paraprake me Ukrainën nuk janë më në fuqi”.
            Putini është gënjeshtar. Në konferencën e shtypit të datës 4 mars, presidenti i Federatës Ruse hodhi teza të pavërteta.


            

Po të merret për bazë logjika e Putinit, sipas së cilës Rusia me “këtë” shtet nuk paska firmosur kurrfarë dokumentesh, atëherë rezulton që flota e Detit të Zi e Federatës Ruse u ndodhka në “këtë” territor në mënyrë të jashtëligjshme, kredi “ky” shtet nuk paska marrë, kurse për gazin tashmë nuk u dashka të paguajë asgjë.

            Por po të vazhdohet me përfundimet “logjike” të Putinit, atëherë përfundime të tilla mund të vlejnë në të dyja drejtimet: Kaliningradi, një herë e një kohë, iu aneksua një vendi krejt tjetër, Siberia qe pushtuar nga një vend krejt tjetër, kurse tokat ku është ngritur Peterburgu, duket t’i kthehen Suedisë ose Finlandës.
            Po kaq “të vërteta” tingëllojnë pohimet e Putinit, sipas të cilit “vetëmbrojtja” e Krimesë diku i paskësh blerë si shtesë edhe uniformat, edhe pajisjet e plota të trupave speciale, përfshirë edhe modifikimet më të fundit të automatikut Kallashnjikov. Ajo sillet rrotull me transportues të blinduar dhe shpërndan pasaporta ruse.



            Ajo, “vetëmbrojtja”, pra, bllokon repartet ushtarake, pushton ndërtesa parlamenti dhe të Këshillit të Ministrave, aerodrome, shtabe dhe pika kufitare, fluturon me aeroplanë dhe helikopterë luftarakë, shfrytëzon vazhdimisht targat e makinave ushtarake ruse dhe s’pyet për ndonjë kundërgoditje nga ana e trupave të Ukrainës. Duket sheshit që këto të gjitha do të tingëllonin si diçka qeasharake, sikur mos të të ngjallnin kaq trishtim. 

Sve utakmice u Ukrajini do kraja sezone igrat će se bez navijača!

            Një njeri i moshuar, shtatshkurtër, me duar që i dridhen nga emocioni dhe me sy të papërqendruar, i veshur me një kostum serioz dhe i ulur në një kolltuk jo më pak serioz, të gjitha këto gjëra na i rrëfen me një pamje serioze.

            Jo, ky nuk është Çemberleni dhe madje as Llojd Xhorxhi. Ky është një njeri, pranë të cilit ka fluturuar një jetë e vërtetë, duke trumbetuar dhe shkëlqyer me flatra të lustruara. Këtij njeriu nuk mund t’ia kesh frikën. Ai nuk është i gatshëm të përgjigjet për gabimet veta. Mbreti paska qenë lakuriq. Ai është bërë qesharak.
            Mes rreshtave të thënive të tij lexohet açik: “pranë nesh ndodhet një popull sllav që ne e kemi mbajtur nën fre me qindra vjet. Ai është bërë kaq i paturpshëm, saqë kërkon të jetojë më vete dhe vetë ta përcaktojë fatin e tij”. Këtu e ka burimin edhe urrejtja për vendet e Balltikut, për Poloninë, për Çekinë, për Gjeorgjinë dhe përgjithësisht ndaj të gjithëve. “Si qenka e mundur që këto vende të bëjnë pa ne? Atëherë kush qenkemi ne që pa ne, pa dorën tonë drejtuese, dikush mund të jetuaka?”.
Separatisti nisu poslušali Putina: "Referendum će se održati 11. svibnja"
          

  Saakashvili: historianët kanë për të shkruar se Perandoria Ruse e mbylli ekzistencën e vet në Sheshin Majdan të Kievit
Putin pozvao separatiste za odgode referendum: "Kriza se razvija prema najgorem mogućem scenariju"
            Për fat të keq, në Rusi, nocioni i vetërespektimit dhe i vetëvlerësimit është i lidhur ngushtë me poshtërimin e tjetrit. Rusia asnjëherë nuk ka qenë një vend i vetëmjaftueshëm. Ajo gjithmonë ka pasur nevojë për një armik ose për një skllav për të arritur vetëvlerësimin. Por kjo nuk është gjë tjetër, përveçse kompleks inferioriteti. Por po të marrim parasysh përcaktimin “tip kriminal” që e ka përpunuar psikiatri italian Çezare Lombrozo, atëherë mund të themi se ai i përshtatet Vladimir Putinit pothuajse në një mënyrë ideale.

Avakov tvrdi da su vojnici ubili više od 30 separatista, obje strane zakapaju mrtve
            Sipas Lombrozos, veçoria e parë e “tipit kriminal”, është aftësia për të hyrë “nga porta kryesore”, për t’iu përshtatur natyrshëm gjendjes shpirtërore të çdolloj grupi. Dhe në këtë mes kemi të bëjmë gjithashtu me tipare të tilla si pabesia, fryma e dyshimit, ndjenja e hakmarrjes, ruajtja e inatit, mungesa e plotë e shpirtmadhësisë, egoizmi i skajshëm, etja për pushtet dhe fodullia e neveritshme, egërsia, pedantizmi (që gjithçka të bëhet ashtu siç i teket atij), natyra gënjeshtare, mbizotërimi i interesave materialopushtetore në një formë nga më të vrazhdat, natyra ziliqare, ndryshimet e menjëhershme dhe të furishme të gjendjes shpirtërore prej “keqardhjes” së zjarrtë deri në distrofi dhe natyrë hakmarrëse inatçore, hiperseksualitet, tipare këto që nuk zhduken madje edhe me ardhjen e pleqërisë dhe që shoqërohen me arrogancën në rritje me kalimin e moshës. 




            Veçoria e dytë e “tipit kriminal”, sipas Lombrozos, është mungesa e bashkëpërjetimit, domethënë e mundësisë për ta vënë veten mendërisht dhe emocionalisht në vendin e tjetrit, mungesa e aftësisë për keqardhje, shpërfillja ndaj ndjenjave të tjetrit.

Ruski mediji: Slavjansk napadali Hrvati, a zapovijedali Amerikanci
            Veçoria e tretë e “tipit kriminal” është atavizmi psikologjik (shfaqja e tipareve më negative të pararendësve primitivë) dhe, në rastin konkret të Putinit, atavizmi i të menduarit, një atavizëm ky prej çekisti mendjengushtë, një atavizëm i të menduarit totalitar, prostalinist, spiunoman dhe ksenofob.
            Veç kësaj, situatën e rëndon edhe më shumë fakti që Putini ka zgjedhur rreth vetes njerëz të formimit të tij psikologjik. Pa dyshim që një pjesë e deputetëve të tillë formim ka. Është bërë seleksionimi i gazetarëve dhe kanë arritur “të mbijetojnë” vetëm ata që kanë pranuar t’i thurin lavde “liderit suprem”. Televizioni që ai ka krijuar, e ka degjeneruar një brez të tërë të rinjsh. Gjatë qeverisjes së Putiit u lanë jashtë vëmendjes në një mënyrë kriminale ato mundësi kolosale që Rusia mund t’i kishte shfrytëzuar për të hedhur një hap gjigant përpara në të gjitha sferat.

На Луганщині сепаратисти погрожують фізичною розправою директору школи за відмову проводити «референдум» у будівлі навчального закладу. Директор не здається
            Krejt periudha e qeverisjes së tij do të shënohet në histori si periudha e “turpit të Rusisë”, si koha e dështimit të Rusisë në të gjitha drejtimet. Të gjitha vitet e qeverisjes së tij, janë vitet e turpit të popullit, janë vitet e heshtjes së turpshme, janë vitet e turpit të inteligjencies, e cila, në shumicën e vet, është tërhequr zvarrë para këtij njeriu pa kurrfarë vlere.

Zarobljeni OESS-ovi promatrači: Dobro smo, ali ne znamo kad ćemo biti pušteni

Dhe në këtë sfond të vështirë, në një mënyrë edhe më heroike, do të perceptohet gjithmonë qëndrimi i popullit ukrainas, i cili arriti të heqë qafe mëkëmbësin e Putinit.
            Ukraina është shembull për Rusinë, natyrisht, në qoftë se Rusia është e aftë të nxjerrë ndonjë mësim.
            Gjithsesi, mund të thuhet se profesioni i gjithsecilit ndikon mbi mendësinë e tij. Thelbin e kësaj thënieje e pasqyron fjala e urtë:
            “Është keq puna kur byrekët i pjek këpucari, kurse çizmet u qep furrtari”.
            Këtu nuk është halli se këpucari nuk është në gjendje të pjekë byrekë, por halli është se kur njeriu bën diçka, kjo shumë shpesh ngulitet një herë e përgjithmonë në nënvetëdijen e tij që nga mosha e rinisë.
            Dhe nëse njeriu në rininë e tij ka qenë ushtarak ose çekist, atëherë edhe nënvetëdija e tij ka për të vepruar në këtë drejtim. Prandaj njerëz të tillë nuk e kanë vendin në politikë.

Ukrajinska kriza: Za 11. svibnja najavljen referendum o neovisnosti Donjecka

            Sigurisht që ka edhe shembuj presidencash të suksesshme nga radhët e ish-gjeneralëve, si Sharl de Goli dhe Ajzenhaueri. Por këto janë më shumë raste përjashtimore.
            Si rregull, njerëzit e shërbimeve sekrete apo pranë shërbimeve sekrete, nuk janë në gjendje të bëjnë abstraksion në kushtet e një situate konkrete, t’i llogarisin hapat e veta asisoj që të avancojnë dyfish përpara.
Pikërisht kjo është arsyeja që, kur në vitin 1999, Putini, në krye të komandës së shërbimeve sekrete, erdhi në pushtet, duke shmangur politikanët e ish-aktivit partiakoekonomik të Bashkimit Sovjetik, jo të gjithë i ranë në të se çfarë rreziku përfaqësonte për vendin ajo ardhje në pushtet e KGB-së.
Як «джип Жириновського» опинився в Україні?
Si çekistët morën në dorë kontrollin e Rusisë: plani Andropov-Putin

Njerëzit e shërbimeve sekrete, kundërzbuluesit, nëpunësit e gjurmimit politik, për nga formimi i tyre psikologjik, janë shkatërrues, jo ndërtues. Dhe kjo për faktin se në nënvetëdijen e tyre është ngulitur ideja e shkatërrimit të planeve të kundërshtarit dhe jo ideja për të bërë diçka të dobishme për jetën konkrete. Kurse politika është një zeje ca ndryshe. Ajo është arti i së mundshmes.

Putin obavijestio Merkel o povlačenju ruskih snaga s ukrajinske granice
 Në sferën e politikës duhet manovruar, duhet folur, duhet sulmuar dhe tërhequr, duhen drejtuar njerëzit jo fort të aftë që ata të qeverisen.
            Por është halli se në shërbimet sekrete punët janë një çikë ndryshe. Aty nuk është zakon që diçka ta marrësh seriozisht. Në këto struktura përzgjidhen njerëz, të cilët janë gati të heqin dorë nga “uni” i tyre në të mirë të qëllimeve që përcaktojnë shefat e tyre.

            Në këto struktura paguajnë shumë më tepër sesa në strukturat e tjera. Por, po ashtu, prej tyre kërkohet një varësi e tillë, të cilën është e pamundur ta kërkosh nga njerëzit e zakonshëm. Këtu nuk ka politikë manovrimi, sulmi dhe tërheqjeje. Direktivat përpunojnë mentalitetin përkatës, i cili është i mirë për kryerjen e punëve të shërbimeve sekrete, por që nuk është i përshtatshëm për politikanët. Prandaj njerëzit e shërbimeve sekrete, thjesht profesionalisht, janë të papërshtatshëm për të qeverisur vendin. Se politika është gjithmonë në kërkim të kompromisit dhe të drejtpeshimit të interesave dhe të tendencave që janë në kundërshtim më njëra-tjetrën. Madje duke pasur parasysh jo vetëm perspektivën afatshkurtër, por edhe perspektivën afatmesme, edhe atë afatgjatë, si edhe aftësinë për një të menduar efektiv të sistemuar.
            
Rusija poslala generatore na Krim, Kijev privremeno zabranio ruske TV kanale

Njeriu i shërbimit sekret duhet të jetë analist gjakftohtë dhe të mos i shtrojë vetes dhe të tjerëve detyra të parealizueshme, Kurse politikani duhet të kërkojë kompromise të pranueshme mes interesave të ndryshme të njerëzve të ndryshëm.

            Njeriu i shërbimit sekret Putin punon “kundër kundërshtarit”, gjatë gjithë kohës luan “një lojë me shumën zero” (në qoftë se unë fitova, atëherë kundërshtari pësoi humbje). Kurse politikani duhet të punojë “kundër vetes” dhe, në një mënyrë krijuese, duhet të bëjë diçka të re, duhet të luajë “një lojë jo me shumën zero” (kur të gjitha palët fitojnë diçka nëse gjejnë një drejtpeshim të arsyeshëm interesash).

Četnici stigli na Krim u pomoć braći Rusima
            Tani të merresh me politikë, do të thotë të punosh me të gjithë popullsinë, kurse shërbimet sekrete punojnë me një rreth të kufizuar njerëzish. Kjo është edhe arsyeja që ato nuk mund të punojnë me të gjithë popullin. Dhe kur shërbimet sekrete rrëmbejnë pushtetin, siç ndodhi në Rusi në vitin 1999 (në këtë mes, në të vërtetë, kishim të bënim me një grusht shteti, të kryer në fshehtësi), atëherë vendi merr tatëpjetën.
       
Može li kriza u Ukrajini ugroziti svjetsko gospodarstvo?

     Një gjë është e pakuptueshme, Ta zëmë se vetë Putini, rrethi i tij më i afërt ose ata që marrin vendime në emër të tij kanë shkalluar nga trutë dhe e kanë humbur plotësisht aftësinë për ta perceptuar ashtu siç duhet realitetin konkret. Por në majat e parisë qeverisëse ka edhe njerëz plotësisht të ekuilibruar dhe mjaft seriozë. Të mos e kuptojnë ata vallë përgjegjësinë e vet për shpëtimin e Rusisë nga katastrofa e tmerrshme që e pret?
         
Rusija poslala izviđačku letjelicu, Turska odmah digla osam borbenih aviona F-16

   Mos vallë qenka e pamundur të ndryshohet situata me një përmbysje në majat e pushtetit, siç pati ndodhur këtu e shumë kohë të shkuara, kur disa klane armiqësore në Komitetin Qëndror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik u bashkuan për të hequr qafe Berian?

Gazprom Ukrajini ukida popust na plin
            Faji më i madh i atyre që nuk i janë kundërvënë putinizmit gjatë 15 viteve të këtij regjimi, qëndron në faktin që u lejua t’i bëheshin trutë ciknë brezit të ri. Tani në Rusi është ngritur një brez me formim të çiltër  putinistësh ideologjikë. Si është e mundur t’i riedukosh ata? Se ata, duke iu përgjigjur thirrjes së Putinit për zgjerimin e kufijve “të botës ruse”, janë plotësisht të gatshëm për ta vënë nën këmbë Ukrainën “rebele” dhe madje për ta katandisur botën nën kërcënimin e fillimit të Luftës së Tretë Botërore.

Kush mund t’ia pres rrugën sot Putinit në Rusi? Po të flasim pa një patos të tepruar, atëherë mund të themi se në Moskë dhe në Peterburg ka grupe njerëzish që ëndërrojnë ta heqin qafe Putinin. Për hir të një gjëje të tillë, ata janë gati nganjëherë që, në të rrallë, të shtrojnë kurrizin para kamxhikëve të njerëzve të shërbimeve sekrete dhe matje t’i kalojnë 5-10 apo 15 ditë në dhomat e izolimit të hetuesisë.

Amerikanci daju Ukrajincima milijardu dolara, Putin prijeti vojnim udarom, ispaljeni pucnjevi upozorenja na Krimu

 Por për t’u vetësakrifikuar nuk janë të gatshëm absolutisht. Ata, deri diku, gëzojnë famën e të çmendurve të qytetit, deri diku famën e njerëzve që merren me biznesin e tyre të vogël në politikë. Në tërësi, ata nuk janë shumë. Shumica e tyre kanë njëfarë prone, kanë një pozitë, kanë familje, kanë pasione etj. Por të lënë kokën për bashkëqytetarë që nuk u përshtaten, ata nuk pranojnë në asnjë mënyrë.

Ukrajina zbog nestabilne situacije gubi organizaciju Eurobasketa?
            Çfarë pengesash i nxjerr Putini një moskoviti të nivelit të mesëm? Pse ai për të është diktator? Mos ndoshta ai e pengon të shkojë në vilën që ka jashtë qytetit? Të shkojë me leje në Turqi? Në vendet e Balltikut për festat e muajit maj? Mos ndoshta ia ka shkyçur internetin? Apo mos çmimet e mishit ia ka ngritur deri në nivele të paimagjinueshme?

Ukrajinskog oporbenog čelnika i bivšeg ministra policije pretukla policija

            Prandaj deri sa të vijë puna te kriza, te kriza e madhe, te kriza serioze (jo si ajo e viteve 2008-2009 ose si e viteve 1990-1991), opozita në Rusi nuk është e aftë të bëjë asgjë.

Objavljena nova neugodna tajna snimka: "Europska unija je premekana"

            Por nëse Putini, edhe paskëtaj, do t’i vazhdojë trillet me bashkësinë ndërkombëtare dhe do të shkojë me mendimin se nuk do t’ia dijë për sansionet e saj, atëherë kriza e madhe ekonomike në Rusi ka për ta ngritur popullin më këmbë. Dhe Putinin ka për ta flakur nga posti i presidentit, siç ndodhi në Ukrainë me Janukoviçin.



            Natyrisht, tani është vonë të flitet për gjëra të tilla, por sikur Jelcini, gjatë presidencës së vet, të kishte bërë lustracionin në Rusi, atëherë, gjatë gjithë këtyre viteve, ish-nënkoloneli i KGB-së Putin do të vazhdonte punën e tornitorit të thjeshtë në SHHA (Shoqatën e Hapur Aksionare) “Uzina Kirov” (se duhej ushqyer familja).

Prosvjed protiv prekida pregovora s EU-om: Deseci ozlijeđenih, deseci uhićenih na prosvjedu u Kijevu
            Sikur Ruckoi të mos ta kishte çuar acarimin me Çeçeninë deri në skajshmëri, Rusia nuk do ta kishte pasur “fyrerin e saj”, i cili u ngrit në pushtet përmes asaj aventure të përgjakshme.

Žele biti dio Europe: Prosvjednici u Kijevu krenuli na zgradu vlade, policija uzvratila suzavcem i palicama
            Por nëse rusët janë ende të vetëdijshëm për katastrofën që po u përgatit Putini, atëherë ata duhet të veprojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Sepse sikur në një miting proteste të dalin 2 mijë veta, ata thjesht kanë për t’i përzënë. Kur të dalin 20 mijë, atëherë njerëzit e shërbimeve sekrete do të sillen me respekt ndaj tyre. Por po dolën 200 mijë, me siguri që diktatorin do ta kapin ethet. Ama nëse në mbarë qytetet ruse do të dalë në protesta 5% e popullsisë, paskëtaj ka për të pasuar ndonjë kërkesë drejtuar Koresë së Veriut nëse ajo e jep pëlqimin për të pranuar një njeri më një përvojë të madhye pune si fyrer.

Masovni prosvjedi u Kijevu: Ukrajinci žele u EU što prije
            Duke marrë parasysh të gjitha këto “veçori” të Vladimir Putinit, mund të arrihet në përfundimin se ai nuk kishte nevojë për një program minimum. Por nisur nga mentaliteti i tij prej njeriu të KGB-së, ai nuk i bëri mirë hesapet për të gjitha pasojat e fushatës kundër Ukrainës. Dhe çfarë  mbeti si përfundim?
            1. Ukrainën nuk e pushtoi dot dhe me të gjithë botën u bë helaq, saqë nuk do të jetë në gjendje asnjëherë t’i rivendosë marrëdhëniet e mëparshme.



            2. Me agresionin kundër Ukrainës ai u kalli datën të gjithë atyre që ka pasur rreth vetes deri tani. Paskëtaj nuk do të ekzistojë kurrfarë Aleance Euroaziatike. Kurse ekzistenca e Bashkësisë së Vendeve të Pavarura është vënë në një pikëpyetje të madhe. Kazakistani, Bjellorusia dhe vende të tjera, nga frika, do të heqin dorë prej tij si prej një njeriu të sëmurë nga murtaja.

Viktor Juščenko zna tko ga je trovao, ali to će otkriti tek na sudu
          

  3. Ukrainën dhe Gjeorgjinë mund t’i futin  në gjirin e NATO-s, pa i zgjatur procedurat e pranimit.

Dogovor Ukrajine i EU o slobodnoj trgovini dolazi u pitanje zbog Julije Timošenko
            4. Para Ukrainës hapet perspektiva reale për mundësinë e hyrjes në Bashkimin Evropian.

Masovni prosvjedi u Kijevu: Ukrajinci žele u EU što prije
            5. Rusia do të fillojë të shkërmoqet sepse as Jakutia, as Tatarstani, as Bashkiria dhe të tjerë nuk kanë dëshirë të rrezikojnë të bashkëjetojnë me një president të papërshtatshëm.

Vladimir Putin iz američke perspektive: Luđak ili lukavac?
            6. Nga Kaukazi Putini mund të lajë duart që tani.

Misteriozan privatni razgovor Putina i Janukoviča u Sočiju
            7. Vetëm me këtë qëndrim që po mban ndaj Ukrainës, Putini i vuri kazmën pozicionimit pozitiv dhe mirëbesimit ndaj Rusisë të opinionit mbarëbotëror për dhjetëvjeçarët që vijnë.

Američki diplomatski skandal u Ukrajini: "Jebeš Europsku uniju, Rusi će nam sigurno raditi iza leđa!"
            Në këtë mënyrë mund të arrihet në një përfundim të thjeshtë: njerëzit rreth Putinit, për të mos përsëritur gabimet e autoriteteve të Ukrainës, e kanë më të lehtë për ta hequr qafe. Dhe kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur vizat për në vendet e zhvilluara, si edhe kapitalet dhe pasuritë e patundshme jashtë vendit. (Marrë nga faqja e internetit “argumentua.com”. 07 mars 2014).


(Falenderojmë publikisht  Prof.Dr.Eshref Ymerin,për përkthim dhe dërgim të materjalit  të Viktor Kaspruk-it me titull"Rusinë e mundon kompleksi i inferioritetit")

*****

Flori Bruqi:





Viktor Kaspruk




Victor Arsenyevich Kaspruk (Ukrainian: Віктор Арсенович Каспрук; born April 30, 1955, Kiev) is a Ukrainian political scientist, political analyst, journalist, and publicist.


In 1980 Kaspruk graduated from the Taurida National V.I. Vernadsky University (Simferopol, Crimean Oblast, Ukrainian SSR). He is the author of more than 1,800 articles on the subject of Ukrainian and international politics.[citation needed] He has trained with courses at the Ministry of Foreign Affairs of Egypt in Cairo (1998) and courses organized by the Center for International Cooperation with the Ministry of Foreign Affairs of Israel "Mashav" (2006).

Research and interests by Victor Kaspruk include internal Ukrainian politics, the Middle East, the Arab world, and the following countries: Egypt, Syria, Palestine, Iraq, Saudi Arabia, Kuwait, UAE, Lebanon, Jordan, Libya, Tunisia, Morocco, Algeria, Sudan, Somalia, Mauritania, Yemen, Djibouti, Eritrea, Qatar, Bahrain, Oman, Israel, Iran, Afghanistan, Pakistan, Latin America, the United States, and South-Eastern Asia, in particular: China, India, Japan, South Korea and North Korea.

Victor Kaspruk has been an international observer for The Ukrainian Week magazine and newspaper Den ("Day"). He cooperates with the Ukrainian services of Radio Free Europe/Radio Liberty.

He has been Laureate of the magazine Suchasnist ("Modernity") and the League of Ukrainian patrons of 2006, for a series of articles on domestic and world politics, as well as interviews with leading figures of the Belarusian opposition.

Articles by Victor Kaspruk:

 http://www.day.kiev.ua/en/article/society/post-kuchma-times- Denj

http://www.day.kiev.ua/uk, Denj

http://www.day.kiev.ua/en/article/day-after-day/two-centers-power-thwarting-reforms-ukraine,Denj

http://www.day.kiev.ua/en/article/day-after-day/kaczynskis-start - Denj

http://www.day.kiev.ua/en/article/society/curse-natural-resources, Denj




Nga Flori Bruqi: Te nesermen m'i trego endrrat...!



Qyteti me shi

Asgje s'kam ne dore
vec ne tastier shtyp keto vargje
e te perqafoj nga larg me mall
Thua eja ne D......
ketu ne Prishtine bie shi
jam me temparature
por si ti
Duhet te gjejme tjeter dite
nje mbremje
te dalim bashke si dy zogj
te flutruojem tej e tej
ne perqafim
Nje njeren faqe ta le nje shenje puthjeje
ne tjetren nje cope diell
e ti perbime me sy
qe te humbas ne zgafellat e tyre
Me duaj  LM
ndac mos me duaj
une i kam thene vetes:Te dua



TE DASHUR

Te rinj jemi ne miqesi
dhe ne qofte se dashurohemi
nje gje dije
do duhemi shume
E bota mund te flase cfare te do
ka dicka qe nuk fshehet
Shiko
edhe toka sillet
gjithcka ndryshon
Vetem fjalet do mbesim
sepse do takohemi
dhe do bisedojme
deshirojme apo jo ta duam njeri-tjetrin
Dhe per ne
s'ka fjale
s'do kete as hamendje
vete fjalet do cojne pakez dallge
por gjithcka do qetesohet
Nje shprese ma mban se do me duash
si une Ty...



FJALET E ZAKONTA

Per fjalet e mia cdo here
Marr leje nga zemra
Dhe kur t'ia nis ndokujt
Dua qe ta bejne te lumtur

Buzegazin dhe fytyren tende
Si ta shoh moj  LM
As diten as nate s'qetesohem
S'me lene kmendimet gjaku

Dua te jem perdite me ty
Te rrefejme dicka te bukur
Dhe te mos lodhemi per aske
As per fjalet e botes




Vetem zemra


Asgje nuk do humbasesh
ketu dielli nxen e fshehet nen re
Zbret mbremja une meditoj
ne tastier ve ndonje titull poezie
dhe vargje qe rrjedhin si lotet
Vetem zemra na ndieka
kete shpirt te vetmuar
bjer ne zemeren time ti
te ma kthesh qetesine
Fli o engjell
te nesermen m'i trego endrrat


DJEGIA E SIMBOLEVE KOMBËTARE APO THYERJA E MITEVE ?

Me shkas edhe nje here per flamurin e Dardanise se presidentit Ibrahim Rugova

DJEGIA E SIMBOLEVE KOMBËTARE APO THYERJA E MITEVE ?

Nga Zejnullah Jakupi, Berlin

Disa djem shqiptarë i zbrazin thasët me flamujt „e Presidentit" dhe i hedhin ata me nxitim për tokë para kamerave televizive. Pasi i nxjerrin të gjithë shpejt, u vejnë flakën dhe e rrethojnë zjarrin si ditën e festës së 1 Majit në kohën komuniste. Flamujt i kap flaka shpejt. Njëherë një flake e kuqe i mbulon ata si flakada, e më pas djegia i zbërthen në hi. Ndonjë copë aty këtu nuk digjet, djemët e rrethuar i shkelin me këmbë mbi shiritin e mbishkruar "Dardania". Ata shkelin mbi shqiponjën e zezë mbi sfondin e kuq të saj dhe mbi yllin e Balshajve. Ata nuk e duan këtë flamur, as shqiponjën në këtë sfond, as mbishkrimin dhe emrin e lasht të DARDANISË, sepse është i Presidentit Rugova. Kosova ka festë, është Festa e Flamurit, dita kur u shpall pavarësia e Shqipërisë londineze, e Shqipërisë së cunguar. Televizioni i Kosovës emeton muzikë patriotike për heronjtë, për Skënderbeun, kryetrimin tonë kombëtar dhe flamurin Kuq e Zi. Flamuri Kuq e Zi, flamuri kombëtar, flamuri zyrtar i shqiptarëve, valëvitet i lirë. Ky flamur, në dallim nga ai i Dardanisë, që sapo ka filluar të lind, nuk guxon të preket a të digjet.

Në emisionin "Dialog Plus" në RTK janë ftuar shkencëtarë, historianë dhe në mesin e tyre edhe historianë të huaj që kanë lexuar kumtesat e tyre shkencore në Simpoziumin për Skënderbeun. Historianët kosovarë i bien telit patriotik me të madhe. Njeri nga ata flet me ëndje për formimin e identitetit nacional të shqiptarëve në kohën e Skënderbeut, e ngjyros veprimtarinë e tij luftarake dhe diplomatike si do ai vetë. Asnjëri nga ata nuk e tha asnjë fjalë pse Skënderbeu nuk foli shqip, në asnjë dokument. Asnjëri nga ata nuk tha asgjë për prejardhjen e familjes, dhe fakte tjera lidhur me figurën tonë kombëtare. Historianët e huaj vetëm dëgjojnë, gjatë gjithë emisionit. Atyre u jepet vetëm njëherë rasti të flasin dhe kaq, nuk ka më pyetje për ta. Nga këto biseda gjysmë-shkencore Skënderbeu u bë shumë i afërt i kapshëm për realitetin e sotshëm! Bile gazetari pyeti të pranishmit: Çfarë lidhjesh kishte Skënderbeu me Kosovën? Asnjëri nuk diti ta shpjegojë. Për ndryshim nga ata të huaj, historianët shqiptarë as në këtë përvjetor nuk thanë asnjë fjalë mbi parimet bashkëkohore të krijimit të kombeve. Në këtë emision, në këtë ditë të MADHE, nuk thuhen këto gjëra, do të thotë dikush! Mos vallë kombi është i lindur, është i falur nga Perëndia, siç thoshte Herderi gjerman, e më vonë ai shqiptar (dhe Zoti, për shqiptarët, Shqipnin e fali)? Si mund të argumentohet përpjekja kombëtare e Skënderbeu për bashkimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në kuptimin e nocionit të sotshëm kombëtar, kur dihet se Feudalët shqiptarë më tepër luftonin për territore sesa për një koncept kombëtar, abstrakt dhe të panjohur asokohe edhe për vet francezët që ishin shumë para nesh?

Askush nuk guxon ta prek "Rilindjen", s’paku të diskutojë dhe të shprehet lirshëm ashtu siç e garanton këtë KARTA E TE DREJTAVE DHE LIRIVE TE NJERIUT. Kosova nuk ka të drejta as nuk ka liri, ajo e njeh vetëm dhunën dhe përçmimin.

Pasi që nuk guxojmë ta prekim "RILINDJEN TONË KOMBËTARE" duhet të themi se ekzistojmë prej kur kemi lindur! Ne nuk guxojmë ta prekim gjuhën (letrare), sepse mendojmë se njëherë e kanë krijuar të paret tanë, që padrejtësisht është krijuar kështu dhe mbeti si krijesë që nga ajo ditë, ashtu siç mbeti i cunguar vet shteti ynë fqinjë SHQIPËRIA.
Pra, identiteti nacional i shqiptarëve paska ekzistuar para formimit të identiteteve kombëtare të Europës Perendimore? Në këtë dimension kuptimi edhe gazetari bëhet pre e këtij dogmatizmi ideologjik. Ai i lë të flasin sa të duan vendasit e tij, sepse ata nuk janë të krisur të thonë gjëra që nuk thuhen për opinion, pikërisht në këtë ditë. Ndërsa, në tribuna shkencore ata mund të flasin çka të donë, nuk i merr vesh njeri. Mendimet e tyre nuk arrijnë deri tek masat, kjo është e rëndësishme. Po të thuhen gjërat shkurt e shqip ndodh e keqja, mund të ftohet populli, atëherë nuk ka kuptim as FESTA E MADHE, do të mund të përmbysej historia jonë?!
Simboli, Historia, GJUHA LETRARE! MITI nuk preket, sepse ato krijohen që të mos ndryshohen. Sipas kësaj logjike, populli shqiptar, populli anglez e populli gjerman, u krijuan me një dekret. Zoti për Anglinë anglezët i fali. Po populli malazez? E në fund kombi kosovar apo dardan, nuk është krijesë njerëzore, krijim siç duam ne?

Nëse ne e pengojmë këtë rrjedh normale të historisë, ne pengojmë lindjet e reja dhe krijimin e identiteteve të reja, dëshirës së Zotit dhe vullnetit të njerëzve. Nëse nuk preket flamuri, kjo do të vlente edhe për gjuhën shqipe, gjuhën tonë letrare, e cila është kusht për formimin e identitetit të ri kombëtar.
Festa e Flamurit kësaj here provoi se shqiptarët, andej dhe këndej kufirit, akoma nuk kanë kurajon t’i qasen zhbërjes së tabuve. Por e harrojnë një gjë, shumë të rëndësishme. Ne nuk mund të rrojmë në konzervë me historitë e vjetruara, sepse edhe ata që e kanë shkruar atë më parë e kanë përshtatur sipas kohës dhe rrethanave në të cilën kanë jetuar. Shqiptarët e harrojnë një gjë shumë thelbësore, pse duhet kosovarët ta kenë dialektin e tyre, sepse kështu nuk mund ta ruash popullin apo historinë në konzervë? Assesi. Nëse i kthehemi krijimit dhe lindjes së Shqipërisë ashtu siç e kemi sot, të cunguar, çka mund të themi, kur lindi ajo? A e kishim këtë gjuhë që kemi sot para 1912, po flamurin cilin kishim, fenë, etj. A ishin ata që ishin, a janë ata sot, të njëjtë. A mund ta mendojmë formimin e kombeve pa krijimin e gjuhës, flamurit dhe himnit kombëtar. Natyrisht se jo. A mund të ketë një strukturë të tillë sociale pa ndryshime e pa procese zhvillimi. Assesi. Nëse nuk jemi të gatshëm t’i thyejmë mitet dhe tabutë, atëherë ne pranojmë një histori të njëanshme, jofaktike por mitike. Shikuar nga kjo prizmë, historia e Kosovës dhe historia e shqiptarëve është një histori e ruajtur në konzervë!

Të fillojmë nga viti 1991. Që atëherë shqiptarët e Kosovës kërkuan Republikën e më vonë Pavarësinë. Kërkimi i pavarësisë dhe realizimi i saj kërkon identitet të ri, i cili tani duhet të formohet. Në dallim nga zvarritja e krijimit të identitetit kombëtar në Kosovë, fqinjët tanë malazez brenda një viti krijuan apo sajuan flamurin e tyre kombëtar, e diferencuan gjuhën nga serbishtja e shpallën kishën e tyre autoqefale ortodokse e kështu me radhë. Por Kosova dhe kosovarët akoma rropaten me të vjetrat. Flamuri i Dardanisë u përdhuna dhe u dogj, gjuha e gegnishtes nuk pranohet as nga "baballarët" e elitës së letrave shqipe dhe debatet lidhur me simbolet dhe elementet që e formon identitetin tonë të ri ende vazhdojnë.
Kosovarët tani pasi e dogjën flamurin e Dardanisë presin, me siguri që në qëndisjen e tij të marrin pjesë edhe aktorët tjerë të skenës politike, të majtë dhe të djathtë. Flamuri i Dardanisë u quajt partiak, edhe pse ka elemente më të mira që të bëhet shtetëror. Ky flamur që u dogj më 28 Nëntor në sy të opinionit dhe para botës, e ka yllin e fiseve të mesjetës, që duhet ta kish bartur edhe Skënderbeu. E ka shqiponjën dhe tepër i rëndësishme është emërimi i saj me mbishkrimin e Dardanisë, që vërteton vazhdimësinë e popullit dardan nga antika e këndej. Në një konkurs të ri, me siguri bashkësia ndërkombëtare për ta qëndisur atë do t’i pyes edhe minoritetet. Nga ky kompozicion do të jetë flamuri i ardhshëm, një kreaturë që nuk do t’i përngjajë më askujt.

Në të ardhmen ka gjasë që Kosova ta ndërrojë edhe emrin e vet, të mos quhet më Kosovë. Nëse duan njerëzit. Edhe ashtu është fjalë serbe dhe turke, dhe mund të bëhet ndryshe vetëm nëse pranojnë edhe minoritetet. Në fazën më të rëndësishme politike shqiptaret në Kosovë shpejtojnë ta ndryshojnë historinë me flakë e me çizme. Mirë është të ndryshohet historia, nëse u shkon për shtati dhe është në interes të njerëzve, përndryshe nuk ka kuptim ekzistenca e saj. Me dinamikën e ngjarjeve, vetëm brenda një dite doli sheshit se shqiptarët në Kosovë kanë punë më të mençur sesa bisedimet për statusin e Kosovës, pra t’i djegin flamujt "partiak".

Një e mirë nga ky skandal është fakti se shqiptarët në këtë ditë u treguan shumë solidarë dhe respektuan simbolet kombëtare të minoriteteve joshqiptare. Për fat të mirë. Skandali i djegies së flamujve, i simboleve kombëtare, lind dyshimet se statusi i Kosovës mund të zvarritet deri në pakufi. Kosovarët, apo shqiptarët, akoma nuk e dinë se çka duan, ata akoma nuk janë të formuar si komb dhe kërkojnë identitet të ri. Dhe, deri sa të merren vesh mes veti se çka janë dhe si duan të jenë, nuk do të ketë zgjidhje fatlume për ta...!



(Temë e  magjistraturës në "Univerzitetin e Lirë"/ Freie Univerzitat të Berlinit)

Zoti im, Zoti im, përse më braktise ?!



Nga Simbad Detari(Vasil Qesari) France

MIKU IM, PRIMO SHLLAKU ...

http://flori-press.blogspot.com/2005/12/nga-simbad-detarivasil-qesari-france.html

... Ne gazeten “Koha Jone” lexova nje shkrim per mikun tim te vjeter Primo Shllaku, shkruar nga Hans-Joachim Lanksch e, ne mend me erdhen njeheresh shume kujtime e, mbi te gjitha miqesia jone, portreti e natyra e veçante e Primos ne vitet tona studenteske, shkrimet e poezite tona te hedhura shpejt e shpejt neper pusulla, gjate oreve te leksionve e, pastaj, takimi i yne mbas shume vjetesh: ai mesues ne Shllak e une ne Backe te Skraparit. Pastaj, takimi tjeter i permallshem pas dhjete vjetesh, ne Athine e me vone, ai zarf me librin e tij poetik "Lulet e Nates", veprat e plota te Charles Baudelaire qe i pata derguar nga Franca e, natyrisht edhe ky dedikim qe vijon ketu me poshte, marre nga parathenja e librit tim te pabotuar "Dhembjet e Solar Plexusit"

Vasil Qesari
_________________________________________________________

Eli, Eli, Sabaktani ?!

( Zoti im, Zoti im, përse më braktise ?! )( Ungjilli sipas Matheut 27:46 )
.................................................................................................................
Aso kohe, kur nisa te mbaja shenime e te guxoja te shkruaja keto vargje, lexoja Charles Baudelaire te cilin bashke me poete te tjere simboliste franceze, m'a pat "zbuluar" per here te pare, shoku dhe miku im i vjeter Primo Shllaku e, ishte nene ndikimin dhe impulsin e atyre leximeve qe, ndofta, morra edhe guximin t'i hidhja ndjenjat dhe impresionet e mia ne vargje. Shume prej ketyre poezive ( te cilat me se shumti jane vargje te nje "ditari te ndaluar" e te hedhura shpejt e shpejt ne "bllokun intim" te shenimeve ), jane shkruar pra nene efektin Primos e "spleen"-ve te kohes e, eshte kjo arsyeja pse une do te doja t'a emertoja kete cikel simbolikisht: « Dhembjet e solar pleksus »*, duke bere aluzion dhe paralelizem me titullin e kryevepres se Baudelaire – it « Lules e se keqes ( Les fleurs du mal ). Sepse e Keqja, aso kohe, ishte vazhdimisht perreth nesh. E pashpirt, brutale, makabre, cinike dhe tinzare!

... Nuk do te shtoja gje tjeter ne kete koment timin por, do te deshiroja vetem te citoja menyren e rrethanat e shkrimit te kesaj lloj poezie shkruar ne "erresire", simboliken e se ciles miku im i vjeter Primo Shllaku e ka shprehur aq tragjikisht e mjeshterisht ne "Parathenjen" e librit te tij trondites "Lulet e Nates" e, te cilen, ai e pershkruan keshtu permbledhjen e tij poetike: "... keto vargje, ne nje fare menyre, jane shprehje e Poezise se Heshtjes. Ato jane jo vetem pengu e trishtimi por edhe zeri e klithma e saj. Ishte pikerisht kjo arsyeja, pse aso kohe, heshtja u be Kisha ime e poezite e mia Altari i saj,ku une vija per cdo nate vazot me Lulet e mia te Nates. Keto vjersha, te cilat jane shkeputur nga nje vellim i plote e me i gjere, nuk e kane pare kurre driten e diellit ...".

Faleminderit dhe ndjeme Primo qe, keto rreshta te tuat, i vendosa pa lejen tende ne paraqitjen e ketij cikli tim poetik ! Natyrisht, keto krijime te miat, teper modeste e te shkruara per "vete", sic shprehet aq sakte e trishtueshem edhe Primo, me se shumti kane qene te lindura NATEN, ne muzgun e diteve pa diell, ne pezmin e jetes se trishtuar e pa shpresa, ne veshtrimet tona per te pare me tej e qe pengoheshin nga horizontet e "klonuara" me tela me gjemba. Ato, nuk e kane forcen e poezive te mikut tim shkodran te cilin une e kam adhuruar gjithmone por, gjithsesi, duke qene se te dy kemi qene shoke e miq fatkeqe e te nje gjenerate te perbashket, si edhe teper te pasionuar pas artit te fjales, te shkruarit qofte hapur a ne fshehtesi, pat qene e mbetet nje nga kenaqesite e obsesionet tona te perjeteshme ...

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
HESHTJA- E VETMJA SHKENCE ( per poetin Primo Shllaku)

Hans - Joachim Lanksch



Poezite e Primo Shllakut, vetem me ndonje perjashtim, jane ankesa te drejtperdrejta, jane imazhe e skica shpirtenore te linduna prej heshtjes, ne te cilat pikturohet ithtesia e realitetit permes nji perjetimi intim te poetit.

...Primo Shllaku, i lindun ne Shkoder, me 1947, ne kete qender me tradita kulture te Shqipnise se Veriut, e titullon vellimin e vet poetik, te botuem me 1994, "Lule nate". Poezite e tij jane vertete lule te linduna naten, te shkrueme fshehtazi neper ate nate qe Enver Hoxha me diktaturen e vet staliniste pllakosi mbi Shqipnine e qe, per kah shtrembnimi i se vertetes, shperbamja e shpirtit dhe perdhunimi i kultures, mund te perqaset tanesisht vetem me diktaturen naziste.

Ne hapesinat gjermanishtfolese, letersia shqiptare asht pergjithsisht nje fushe e re e panjohun. I vetmi autor shqiptar qe asht tashme i njohun ne Gjermani per nje rreth te gjane lexuesish, asht Ismail Kadareja "1936). Krijimet e tij ne proze, te cilat jane perkthye ne gjermanisht e frengjisht, na blatojne nje material te bollshem. Pjesa tjeter prej 99 % e letersise shqiptare asht krejt e panjohun. Ne kete veshtrim nuk cojne kandar ato perkthime relativisht te pakta te autoreve shqiptare qe kane pa driten e botimit. Ne fakt, kjo s'ka asfare te baje me cilesine letrare, se deshmohet prej jehones se pazakonte qe pati nder lexues e kritike lirika e nje Ali Podrimje "1942) a e nje Azem Shkreli "1938), te dy kosovare; apo sic e deshmojne tekset e poetit shqiptar Martin Camaj "1925-1992) ose edhe shembulli i disidentit nga Jugu i Shqipnise, autori lirik, prozatori e dramaturgu Kasem Trebeshina "1926), i cili, ndryshe prej Ismail Kadarese, ne kohen e diktatures qe edhe institucion moral. Me daljen ne gjermanisht te nje romani te Trebeshines, tre kritike gjermane e austriake, pavaresisht prej njeni tjetrit, e quajten ate nje Eugjen Jonesko shqiptar ...

Hapesina shqiptare gjuhesore e letrare asht shume e shperndame. Letersia ne gjuhen shqipe "dege e vecante kjo e familjes se gjuheve qe mbare bota e njeh me termin indoeuropiane e Gjermania si indogjermane) shkruhet sot ne Shqipni, ne Kosove, ne Serbine Jugore, ne Maqedonine ish-jugosllave, ne ishujt shqipfoles te Italise Jugore "Kalabri e Siceli) e, e fundi, ne mergim "SH.B.A., vendet arabe, Zvicer, Gjermani e ngjeti).

Ke duhet te paraqesim, Arbereshin "keshtu quhen shqiptaret qe para pese shekujsh iken drejt Italise per shkak te pushtimit turk) Skiro di Maxho "1994)? Bashkatdhetaren e tij italo-shqiptare, liriken e mrekullueshme Kate Xukaro "1995), kolegen e saj homologe Edi Shukriu "1950) ne Prishtine apo ekscentriken e shkelqyeshme Mimoza Ahmeti "1963) ne Tirane? Kandidate ka plot. Ne Kosove ekziston nje falange e tane lirikesh qe duhen nxjerre prej izolimit te dyfishte...

Prane autoresh qe ne Gjermani jane me te padrejte ende te panjohun mire si Din Mehmeti "1932), Besim Bokshi "1934), Adem Gajtani "1935 - 81), Fahderin Gunga "1936), Mirko Gashi "1939) e Rrahman Dedaj "1939), te cilet ketu po permenden konkretisht, edhe pse numerohen ne radhet e ma "te mocemve", duhen permendur ne radhe te pare edhe si brez vazhdues, Eqrem Basha "1948), Adem Gashi "1953), Ibrahim Berisha "1955), Abdullah Konushevci "1958), Sali Bashota "1959 e Basri Caprici "1960).

Ne Shqipeni ka mes te ma te rijve autore te klasit te pare qe duhen zbulue permes kapercimit te hendekut te gjuhes. Keshtu psh, Rudolf Marku "1950), Visar Zhiti "1952), Stefan Capaliku "1965). Nje mik shqiptar, vete lirik i ri i nji shkalle te nalte, me rekomandon autore "disi ma te vjeter) si S. Bucpapaj "?) e H. Aliaj "?) librat e te cileve nuk me kane ra ndonjehere ne dore. Po keshtu kam fare pak libra prej Moikom Zeqos "1949).

Ndersa ne Shqipeni, per gati nji gjysem shekulli tonin e jepte pseudopoezia servile e ideologjizueme e realizmit socialist tue mbyte mesataren letrare e tue ba me heshte e denue me mallkim zane poetesh te renedsishem si Vincenc Prennushi "1885-1948), Gjergj Fishta "1871-1940), Lasgush Poradeci "1899-1987), Zef Zorba "1920.1993), Mitrush Kuteli "1907.1967, Martin Camaj, Kasem Trebeshina, Kudret Kokoshi "1907.1991), Trifon Xhagjika "1932-1963), Bilal Xhaferri "1936-1987) e shume te tjere, ne Kosove zhvillohej ne menyre te qendrueshme e me nivel te nalte, qysh ne fillim te vjetve 50, nje lirike per te cilen Mikael Brauni me 24.10.1992 thote te gazeta "Basler Zeitung": Asht nje letersi e nivelit botenor ajo qe shkruhet ne Kosove. Cilesia e nalte e per dhjetevjecare e qendrueshme e lirikes kosovare, e cila nuk kishte pse te druhej me u krahasue me liriken e zonave te tjera ne harten letrare te Europes, pati per pasoje, nga ana tjeter, qe prej Kosove te ndihej mungesa e risive poetike. Perjashtim ban disidenti e liriku Xaje Nura "1934), i cili tash se fundi, doli prej qelive serbe ku ndejti per dhjetra vjet i burgosun. Ai asht modernist i pranuem, por ne kete shkrim nuk do te trajtohet per shkak te moshes. Ajo cka tash se fundi paraqitet ne skenen e lirikes kosovare si e re, ne mase te madhe asht pa vlere, ose, per shkak te moshes se autoreve, nuk merret ne konsiderate. Kjo ka te baje, ne njeren ane, me rrjedhojat e trishtueshme te shovinizmit kulturevrases serb ne Kosove: afariste te cdo lloji e kane marre punen ne dore. Tipa te patalentuem mbahen per poete, paret e tyne ose te nje ati, ose ungji te majme ndihmojne per botime, kurse kritike jovertebrore bajne per ta shkrime lavdesh te pacipe... Nga ana tjeter, rritet nje brez lirikesh e lirikesh jashtezakonisht serioze e me talent te nje rangu te nalte me moshe rreth 18 deri 26 vjecare, te cilet ende te pavene re mire e te mbeshtetun sa duhet, po shkruajne kunder rrymes. Nderkohe, njerii prej tyre te pakten, i zymti Beqe Cufaj "1970) mundi me u paraqite permbledhas ne periodikun " Neue Sirene" "Sirena e re).

Ne zgjedhjen e ngushte per nje, paraqitje te pare te nje liriku shqiptar ne revisten "Akzente" ishin prane Primo Shllakut edhe te siperpermendunit Rudolf Marku, Visar Zhiti, Mimoza Ahmeti e, mbi te gjithe edhe autori kosovar Jusuf Gervalla "1945-1982), disident, luftar lirie e te drejtash qytetare, lirik e kangetar, vrasja per motive politike e te cilit e bani simbol te rezistences shqiptare kunder sundimit jugosllav. Fama e tij prej deshmori mbisundon ne vetedijen e bashkevendasve te tij, tue lane me te padrejte ne plan te dyte per shume prej tyne randesine e tij prej letrari te dores se pare. Shpresojme se poezite e tij e te tjereve qe u permenden ketu, do t'i pasojne keto te Primo Shllakut, me qellim qe te vendosen theksa te rinj ne recepsionin gjerman te letrave shqipe ...

... Per ne, lirika e atjeshme, ne mase te madhe asht terra incognita "terren i panjoftun) ne krahasim me ate te Kosoves.

Vellimin e vet me 100 poezi, "Lule nate", Primo Shllaku e cileson si antologji. Ai asht nji liber me pjese te zgjedhuna nga sizmografite lirike te krijueme fshehtaz prej nje mesuesi me origjine nga familje artistesh per ma se 25 vjet, ne nje kohe qe, sic thuhet ne njeren prej poezive te tij "muzat e vdekuna nuk lane skelet/ por vetem bar mbi syte e pleqve". Te gjitha shkrimet e tij jane, sic e thote vete ne parathanie "Per lexuesin", " rrite te gjitha ne hije". Kjo mund te jete vdekja e tyne, por edhe nderi i tyne". Poezia e tij, keshtu thote autori, asht deshmitare e brezit qe u lind rreth vjeteve 1950, brezi ma fatkeq i te gjithe brezave qe jane gjalle sot ne Shqipeni, te cilet ne rinine e tyne te vjeteve 1970, e hangren diktaturen plotesisht, e gjate gjithe ekzistences se tyne ne nji shoqeni plot me xhuxha morale "e ne nji atmosfere" qe i kishte mohue parimisht ekzistencen e jetes se perjetme, ne menyre tinezare e graduale filloi me nxjerre jashte ligje edhe jeten tokesore te njeriut. Dhe mandej "na arritem te kufijte e ekzistences, te koma sociale, te HESHTJA, e atje ndertuam cerdhen tone te fundit. Ky ishte shansi i pare e i fundit per te mbijetue".

Poezite e Shllakut pasqyrojne ankthin e nji breznie e te nji kombi, bajne deshmi te perpjekjes per mbijetese, intelektuale, emocionale e morale. Poezite e publikueme me 1994 nuk u krijuen ne kushtet e nji burgimi te mirefillte, sic jane poezite e shkrimtareve te medhej shqiptare ne burg "writers in prison) Lazer Radi "1916), Arshi Pipa "1920-1997), Daut Gumeni "1943) i cili ndejti ne burg politikisht per 23 vjet, ose Visar Zhiti, i cili pa pase ba disidence letrare, thjesht per teka te pushtetmbajtesve, u denue me pune te detyrueshme ne minierat e bakrit ne njenin nga burgjet ma cnjerezore te Shqipenise. Shllaku nuk ishte disident i hapet e as i burgosun politik shumevjecar si trimi i cartun Trebeshina. Ai s'asht burgos si Kokoshi ose Zorba e shume te tjere. Burgu i tij ishte marrezia e perditshme e realitetit psikikisht te semure dhe e normalitetit te mbrapshte te nje diktature qe vriste shpirt, liri e dinjitet. Ai s'ra ne fatkeqesi per shkak te poezive te veta, i shkroi fshehtaz prej te gjitheve, sepse ai shkruante ate qe nuk duhej shkrue ne totalitarizem, vargje per dashurine. Vargjet e tij nuk jane pershkrime padrejtesisht te perjetueme si te Visar Zhiti ose Ferdinand Laholli "1960), i cili u rrit ne mes te deshperimit te patregueshem te nje kampi internimi ne Jug te Shqipnise, sikursekolegu i tij lirik Jozef Radi "1957), biri i Lazer Radit, i cili tashti jeton ne qytetin Bykeburg te Saksonise se Poshtme e shkruen per traumat e kesaj te kaluemje e per braktisjen ne mergim. Poezite e Primo Shllakut, vetem me ndonje perjashtim, jane ankesa te drejtperdrejta, sic asht poezia e shkurter "Krim i persosun". Ato jane imazhe e skica shpirtenore te linduna prej heshtjes, ne te cilat pikturohet ithtesia e realitetit permes nje perjetimi intim te poetit.

SHQIPTARËT NUK I HARROJNË KRIMINELËT SERB AS PAS PAVARËSISË SË KOSOVËS...

”Anatomia e një krimi lufte”


Më 14 maj 1999,formacionet militare dhe paramilitare serbe(formacionet e vdekjes),e kanë sulmuar fshatin QYSHK të Pejës dhe brenda disa orësh kanë vrarë e masakruar pamëshirshëm 41 civilë shqiptarë të paramatosur.

Për të mësuar përmasat e krimit të kryer në Qyshk,hulumtuesi i zellshëm Sheradin Berisha , dërgon emisionin dokumentarë më titull“ANATOMIA E NJË KRIMI LUFTE”, që është i përgatitur si emision special i radio-difuzivë “American RadioWorks”.

Dokumentar mund ta dëgjoni përmes :“RealPlayer“

Në këtë dokumentarë të “Maskrës së Qyshkut” mund të dëgjoni rrëfime tronditëse për vrasësit(kriminelët)dhe të mbijetuarit nga masakra e Qyshkut.

Falë zotit Sheradin Berisha ,keni rastin edhe ju lëxues mund të mësoni më shum për MASAKREN E QYSHKUT-(Pjesa e parë;dytë dhe të tretë).

MASAKRA E QYSHKUT-(Pjesa e parë)

Në gjuhën shqipe mund të lëxoni:

http://americanradioworks.publicradio.org/features/albanian/rafiles/arw_albanian1.ram


Në gjuhën angleze mund të lëxoni:

http://americanradioworks.publicradio.org/features/kosovo/rafiles/arw_cuskaa_28.ram

&

MASAKRA E QYSHKUT – (Pjesa e dytë)

Në gjuhën shqipe mund të lëxoni :

http://americanradioworks.publicradio.org/features/albanian/rafiles/arw_albanian2.ram

Në gjuhën angleze mund të lëxoni :

http://americanradioworks.publicradio.org/features/kosovo/rafiles/arw_cuskab_28.ram
&MASAKRA E QYSHKUT –(Pjesa e tretë)

Në gjuhën shqipe mund të lëxoni :

http://americanradioworks.publicradio.org/features/albanian/rafiles/arw_albanian3.ram

Në gjuhën angleze mund të lëxoni :

http://americanradioworks.publicradio.org/features/kosovo/rafiles/arw_cuskac_28.ram
----------------------
Kush janë kriminelët,që kryen masakra barbare në QYSHK dhe në disa vendbanime tjera shqiptare...?!

Klikoni më poshtë:

Kriminelët :Vidomir Shalipur dhe Nebojsha Miniq: http://www.hrw.org/campaigns/kosovo98/photo/underorders/pages/pg302.htm
&Kriminelët :Vidomir Shalipur dhe Nebojsha Miniq së bashku me kriminelë tjerë:

http://www.hrw.org/campaigns/kosovo98/photo/underorders/pages/pg331.htm
&
Krimineli Sreçko Popoviq: http://www.hrw.org/campaigns/kosovo98/photo/underorders/pages/pg327.htm
&
Kriminelët Sreçko Popoviq,Sllavisha Kastratoviq …dhe dy kriminelë tjerë
http://www.hrw.org/campaigns/kosovo98/photo/underorders/pages/pg325.htm

&
Sreçko Popoviq…,bashkë me kriminelë tjerë:
http://www.hrw.org/campaigns/kosovo98/photo/underorders/pages/pg326new.htm
&
Krimineli Zvonimir Cvetkoviq(i pari nga e djathta),pjesëmarrës në masrakrimin e shqiptarëve në Qyshkt të Pejës
http://www.hrw.org/campaigns/kosovo98/photo/underorders/pages/pg328.htm
-------------

 Thirrje lidershipit politikë + institucional të Kosovës,organizmave joqeveritare dhe përgjithësisht shoqërisë shqiptare,që të ngrisin padi penale(nëpër gjykatat e Kosovës...)kundër kriminelëve veç e veç,në grupe si dhe kundër shtetit kriminalë serb,për gjenocidin dhe etnocidin e kryer ndaj popullit shqiptarë,gjatë luftës çlirimtare 1998-1999...,por edhe më hërët.


Flori Bruqi

ZJARR NË VRRI, ZJARR NË JESHKOVË

Albumi i UÇK-së

Në prag të shtatëvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Bashkim Suka (2 shkurt 1979 - 11 mars 1999)

ZJARR NË VRRI, ZJARR NË JESHKOVË

Vendosja e Bashkim Sukës në Jashkovë kishte rëndësi të shumëfishtë strategjike, operative e logjistike sepse në këtë fshat kishte përkrahje të madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës; në Jeshkovë vepronin "Djemtë e Vrrinit" të cilët përherë e kishin përkrahjen dhe mbështetjen e vrrinasve. Bashkim Suka, këtu shkëlqeu me heroizëm e trimëri në Betejën e Korrikut, ndërsa në luftimet e shtatorit të vitit 1998 mbeti një emër i paharrueshëm për vrrinasit dhe për Njësitin Special

Prof. dr. Sabahajdin Cena

Beteja e Vrrinit

Beteja e Vrrinit mbetet beteja më e përgjakshme që do të shënohet në faqet më të arta të historisë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku me turp u thyen paramilitarët, policët dhe ushtarët e "Divizionit të Turpit" i cili marshonte përherë prej Prizrenit dhe pas disfatave që pësonte, hakmerrej mbi popullatën e pafajshme civile në Vrri, në Anadrin e në tërë Kosovën martire. Njëri prej dëshmorëve të rënë në këtë betejë të kënduar edhe në rapsoditë tona, është dëshmori Bashkim Ismajl Suka. Bashkim Suka, i biri i Ismajlit të Sukajve të Bllacës heroike dhe i Halimes, bijë e Cakajve të Budakovës legjendare, i vëllai i Florisë, i Muhametit, i Avniut dhe i Abdylit, është i lindur më 2 shkurt të vitit 1979 në Prizren, në "Lagjen e Trimave", në lagjen ku mbinë filizat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmori i kombit Bashkim Suka, shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, në Prizrenin e Abdyl Frashërit e të Tahir Sinanit. Po këtu vazhdoi shkollën e mesme duke i vijuar mësimet në departamentin teknik, dega për automekanik pranë Shkollës së Mesme Teknike "Gani Qafdërbasha" të Prizrenit. Gjatë shkollimit dhe ushtrimeve për këtë degë të zejtarisë, lidhet me Lëvizjen Popullore, Frontin e Rezistencës Kombëtare, Grupi Ilegal i Tususit, njëra prej lagjeve ku me kohë zuri të farkohej krijimi i instrumentit të forcës. Kështu, më 1990, nëpërmjet dajës Islam Caka, veprimtar i shquar, takohet me Nasimi Elshanin e Nagacit të Anadrinit e më vonë lidhet me Xhevat Berishën, Salajdin Brahën, Ismajl Kryeziun, Elbasan Shoshajn e Mursel Osmanajn, dëshmorë të kombit, përkatësisht luftëtarë të lirisë dhe kështu, dëshmori Bashkim Suka kyçet në veprimtarinë ilegale që kishte lëshuar flatra nëpër Prizren e veçanërisht pas rënies së dëshmorit Xhemali Berisha, profesor, poet dhe intelektual i shquar. Në janarin e vitit 1990, Bashkim Suka kishte marrë pjesë edhe në demonstratat e Krushës së Madhe dhe në shënimet e përvjetorëve të parë nëpër fshatrat e Anadrinit për dëshmorët: Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti e Hilmi Krasniqi, ndërsa në fshatin Shirokë të Therandës për dëshmorin Besim Ndreca. I tërë gjiri familjar i Ismajl Sukës ndiqej në çdo hap e veçanërisht në fokus të pushtetit serb u bë veprimtaria e të birit Bashkim; i ndjekur, i rrahur dhe i maltretuar, por i shpëtoi burgosjes dhe kështu me të afërmit e tij në Bllacën legjendare vazhdoi veprimtarinë e vet deri më 1997. Pas këtij viti zë ta vizitojë Drenasin dhe të qëndrojë nëpër fshatrat: Krojmir, Shalë e Kezharekë dhe kështu lidhet me ilegalen e Drenicës së Adem Jasharit.

Heroizmi i "Djemve të Jeshkovës"

Në maj të vitit 1998, me rastin e rënies heroike të dëshmorëve Përparim Thaçi, Fehim Gashi e Sakip Bellaqa, merr detyra shumë të rëndësishme për shtrirjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjendet në formacionin e Shtabit Operativ Lokal për Vrrinin e Prizrenit në Jeshkovë. Menjëherë edhe i fillon stërvitjet ushtarake dhe ndihmon në forcimin e sektorit të logjistikës. Pas kryerjes së stërvitjeve inkuadrohet për veprimtari në Skuadrën e Policisë Ushtarake e më vonë emërohet komandant skuadre në Njësitin Special të Vrrinit duke bashkëvepruar me shtyllat e rezistencës së armatosur në rajonin e Prizrenit si: Remzi Ademajn, Xhevat Berishën, Hysen Rexhepin, Fatmir Berishën, Ekrem Rexhën, Agim Shalën, të gjithë dëshmorë të kombit dhe me luftëtarët e lirisë si: Zafir Berisha, Islam Caka, Mursel Osmani, Naser Berisha, Xhemshit Krasniqi e Xhevit Berisha, Elbasan Shoshaj e Ismajl Kryeziu. Veprimtaria e këtillë e Bashkim Sukës ndikoi mbi pushtuesin serb dhe kolaboracionistët që të fokusohet edhe më shumë familja e Smajl Sukës në Lagjen e Trimave, prandaj edhe ia djegin shtëpinë. Vendosja e Bashkim Sukës në Jashkovë kishte rëndësi të shumëfishtë strategjike, operative e logjistike sepse në këtë fshat kishte përkrahje të madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës; në Jeshkovë vepronin "Djemtë e Vrrinit" të cilët përherë e kishin përkrahjen dhe mbështetjen e vrrinasve. Bashkim Suka, këtu shkëlqeu me heroizëm e trimëri në Betejën e Korrikut, ndërsa në luftimet e shtatorit të vitit 1998 mbeti një emër i paharrueshëm për vrrinasit dhe për Njësitin Special. Gjatë qëndrimit në fshatin Reti të Anadrinit shquhet si instruktor dhe luftëtar i betejave nëpër Lugjet e Qëndresës dhe gjendet në ballë të Brigadës 125 të Prizrenit e cila kultivonte traditën dhe amanetin e Remzi Ademajt - komandant Petrit Kodrës. Në luftimet e përgjakshme të zhvilluara në Jeshkovë më 1 dhe 2 shtator të vitit 1998 plagosen rëndë Bashkim Suka dhe Fatmir Berisha. Në saje të përkujdesjes së madhe të dr. Bakiut, të motrave Shala dhe të motrës medicinave Melihate Hallaçi, plagët e kësaj beteje i mbijetoi Bashkim Suka ndërsa Përjetësinë e mori dëshmori i kombit Fatmir Berisha. Në orët mëngjesore të 11 marsit të vitit 1999, Jeshkovën legjendare e rrethojnë hordhitë e egra e barbare ushtarake, paramilitare e policore serbe. Me një arsenal të madh armatimi të të gjitha llojeve e kalibrave sulmohen dhe rrethohen pozicionet e Marsit në Jeshkovë e në Vrri me destinacion permanent Jeshkovën dhe shkatërrimin e Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Zonës Operative të Pashtrikut, të Brigadës 125 të Prizrenit. Kjo ishte ndër betejat më të ashpra sepse rreth 3 000 forca serbe, të shfrenuara e të çmendura - të përgatitur për masakra mbi popullatën civile, vërsulen mbi rreth 30 luftëtarë të lirisë. Beteja zhvillohet në afërsi "bombë dore" dhe "fyt për fyti". Por luftëtarët e lirisë, të komanduar prej Hysen Rexhepit, dëshmor i Jeshkovës dhe luftëtarit Samedin Xhezairi, të njohur si komandant Hoxha, bëjnë rezistencë të pashoqe duke u përballur sulmeve të hordhive të egërsuara e të dehura serboçetnike. Në këto luftime, më 11 mars të vitit 1999 së bashku me shokët e njësitit, merr Përjetësinë dhe dëshmori i kombit Bashkim Ismajl Suka, komandant skuadre në Njësitin Special të Brigadës 125 të Prizrenit.

Përjetësia

Më 17 mars, luftëtarët e lirisë - dëshmorët e kombit që ranë më 11 mars në Jeshkovë varrosen në "Varrezat e Dëshmorëve" të Zonës Operative të Pashtrikut në fshatin Pagarushë. Kështu, në të mërkurën e 17 marsit, të mbuluar me dëborën e bardhë të pragut të pranverës si pranverat e Hysen Rexhepit, Hajdar Shalës, Ferid Susurit, Ymridin Çengajt, Hamit Thaçit, Tahir Gashit, Skënder Latifit, Alajdin Xhezairit, Besnik Kastratit e të Bashkim Sukës me shokët të cilëve ende nuk u dihen nishanët, nga Prizreni i Remzi Ademajt, kishin arritur nënat, motrat, etërit, vëllezërit dhe farefisi i madh prej viseve të ndryshme të Trojeve Etnike, për t'i përcjellur "Djemtë e Vrrinit" ashtu siç i renditi rapsodia popullore. Atë ditë, në muzgun e mbrëmjes, në fshatin Pagarushë u hapën varret për Dëshmorët e Vrrinit por edhe frymuan zemrat e krenarisë kombëtare e të qëndrimit burrëror të nënave, të motrave e të bashkëshorteve të cilat i forconin bonjakët e dëshmorëve që rrinin pranë arkivoleve të etërve të rënë Lugjeve të Jeshkovës e të sjellur në zemrën e Zonës së Lirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - në Pagarushën e Malishevës. Bashkim Suka, djalosh kallushan, me flokë ngjyrë gështenje, i lindur dhe i rritur në një familje me tradita patriotike, humane e mikpritëse, edhe vetë ishte shumë human e tejet i vendosur. Përherë rrinte i buzëqeshur, i afërm si me shokët e lagjes ndërsa ishte çapkën-çuni e i këtillë mbeti edhe me bashkëluftëtarët. Kishte talent për art, veçanërisht për muzikë e shquhej edhe me shkathtësi për mekanikë precize. Vetë e pati punuar një pistoletë për qitje me një fyshek dhe një pushkë gjuetie e sot prindët i ruajnë në koleksionin e kujtimeve për dëshmorin. Po këtu, në dhomën e pritjes gjendet edhe një fletoreditar me fragmente nga jeta e luftëtarit Bashkim Suka, sot dëshmor i kombit, ndërsa nëna Halime ia ruan çiftelinë dhe një qafore me medaljon luftëtari. Të gjitha këto sajojnë një muzeum në miniaturë e në krye të tyre qëndron një pano me portretet e "Djemve të Jeshkovës" që ranë më 11 mars të vitit 1999. Rënia e Njësitit Special të Brigadës 125 në Lugjet e Jeshkovës më 11 mars të vitit 1999 ishte një humbje e madhe për brigadën, për Zonën Operative të Pashtrikut dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por pas marrjes së Përjetësisë të "Djemve të Vrrinit", kjo ushtri u bë edhe më e fortë sepse me turp u thye i tërë "Batalioni i Qyqeve" dhe "Divizioni i Turpit" të ushtrisë serbe të kazermuar në Prizrenin - Zemër të Shqiptarisë. Dëshmorit të kombit Bashkim Sukaj dhe "Djemëve të Jeshkovës", mu në fshatin Jeshkovë, u është ngritur Lapidari i Përbashkët i cili do ta kujtojë Betejën e Jeshkovës, heroizmin e luftëtarëve të Vrrinit dhe legjendën për këtë epope të madhe.

Balada e gjakut


NGA POEZIA PËR FËMIJË

Balada e gjakut

(Fëmijëve të Jasharajve)

Dikur në një fshatë në Drenic
në zemër të Kosovës
një tufë plotë me fëmijë
i vranë te pragu i votrës

pakë ditë përpara vdekjes
ndoshta vetëm disa orësh
në agun e parë të pranverës
i ndanë nga bankat e shkollës

i rrethuan në shtëpi
nga bota mbyllur i ndanë
me tanke e me ushtri
pastajë të gjithë i vranë

ditëve përpara rrethimit
sa bukur luanin në oborrë
nëpër fusha e pyje rreth shtëpive
kah mblidhnin luleborë

dhe zbukuronin shtëpitë
me ngjyrat e pranverës
në ëndrrat e tyre fëmijërore
i thurnin këngët e jetës

i këndonin lirisë
agimeve të paardha të kosovës
shpresës së ardhmërisë
me cicërrimën e zogjëve të shqiponjës

zërit të tyre plot shpresë
shpërndahej agu i lirisë
faqeve të librave plotë dritë
thurnin këngët e ardhmërisë.

Gëzim Ajgeraj, mars, 1999.

http://flori-press.blogspot.com/2006/01/poezi-balada-e-gjakut.html

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Ismail Kadare[a] (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-'82), zv/kryetar i Fro...