Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/07/23

Ajo po përpiqej të shqiptonte saktësisht emrin tim ...



Arbër Ahmetaj ka lindur në Tropojë në vitin 1965. I diplomuar në Farmaci nga Universiteti i Tiranës dhe i Gjenevës, ai që nga viti 1986 bashkëpunon me shtypin letrar (Zëri i Rinisë, Drita, Nëntori). Krahas studimeve në vitet 1991-1993 punon si redaktor në gazetat "Balli i Kombit”, "Kosova" e më pas, gazetarë në TVSH, Departamenti i Informacionit.
Në vitin 1993 i bashkohet stafit të MPJ-së. Ndërkohë specializohet për diplomaci në Oksford, Washington, Gjenevë dhe në Maltë. Pas postesh të ndryshme brenda MPJ-së në Tiranë, emërohet Sekretarë i Parë i Ambasadës shqiptare në Bukuresht. Në shtator të vitit 1997 jep dorëheqje dhe vendoset në Zvicër, ku ka bashkëpunuar me gazetën “Bota Sot”. Punon si farmacist në Sion, Zvicër.

Botimet
1. "Flet hyrje për në varr” roman, “Dardania” Tiranë 1993
2. “Shqipëria -trishtimi im” sprove, “Koha”, Tiranë 1999
3. “Kështu foli Tahir Zemaj” (bashkautor Sefedin Krasniqi) “Mergimi ab”, Prishtinë 2000
4. "Kështu foli Tahir Zemaj” (bashkauator S.K.) pjesa e dytë “Mergimi ab”, Prishtinë 2001
5. “Riva H.” tregime, “Mergimi ab” Tiranë 2003
6. “Rugova: Modeli i tij politik”, sprove, “Mergimi ab” Tiranë-Prishtinë 2006
7. “Më mori malli e dashur”, poezi shqip-frëngjsiht “Mergimi ab” Tiranë 2010
8. “Metafora e arratisur”, poezi, bashkautor “Mergimi ab” Tiranë
9. “Dhjetor 90: Mbaj mend”. (bashkautor) Kujtime e refleksione Tiranë 2011
10. “Varri i Braktisur” roman, “Skanderbeg books” Tiranë 2011

Në gjuhë të huaja:
11. “Le chameau dans la neige”. (bashkautor) tregime, Ed. “d’En Bas” Lozane 2007
12. “La ville des écrivains figés”. Roman, Ed. “Mon Petit Editeur”, Paris 2011
13. “Riva H.” tregime në rumanisht, Ed. “Privirea” Bukuresht 2011

Ka përkthyer:
14. "Dashuritë Gazmore" Milan Kundera përk. nga anglishtja “Koha” Tiranë 1999
15. "Majtas jo djathtas“; "Dr.Artan Fuga, përk.nga frëngjishtja “Ora” Tiranë 2002.



Anna Menem ose Alpenperle

Tregim nga Arbër Ahmetaj

Vajza me flokët e ndara më dysh u prezantua e para: Anna Menem. Shqiptimin e emrit ajo e shoqëroi me një lëvizje delikate të kokës që lëshoi përnjëherësh në ajrin e asaj buzëmbrëmej një parfum të rrallë. Qe data 28 shkurt, dita e fundit e muajit të dashurisë së maceve. Mbrëmja qe e butë, pavarësisht borës që zbrsite deri poshtë faqeve të thikta të maleve kërcënuese. Gjatë ditës një diell lojacak herë që shfaqur e herë që fshehur pas ca reshë të lehta. Ndodhesha mes atyre maleve për të marrë pjesë në një seminar mbi të rejat e fundit në fushën e trajtimit të dhimbjeve të kancerit. Gjatë gjith ditës prezantuesit e aftë kishin paraqitur me mjaft elokuencë zbulimet e fundit, molekulat e reja, systemet terapeutike e deri tek fotografi e skema operacionesh. Ndjehesha i lodhur prej tyre, madje me një shije të hidhur në gojë. Kur vajza tha emrin e saj, gjëja e parë që bëri truri im qe të rrokëzonte atë emër, të shihte se si sillej gjuha nëpër gojë duke e shqiptuar dhe nuk e di se pse më dha përshtypjen e një puthje : një hapje-anna, dy mbyllje-dy hapje m-e-n-e-m. Pastaj vura re se emri i saj mund të shqiptohej njëlloj nga të dy anët : anna menem-menem-anna. Shikova flokët e saj të ndara në mes dhe mendova për një simetri, një pajtueshmëri dhe harmoni të plotë në qenien e saj. Sapo shqiptova emrin tim filloi rrëmuja. Emri im me prejardhje ballkanike u duk sikur e prishi plotninë e asaj mbrëmje. Nëpër këmbët tona u sollën dy mace, por jo me lëvizjet e tyre të hijshme e përkëdhelëse, ato thuajse u përplasën tek këmbët tona. Ajo po përpiqej të shqiptonte saktësisht emrin tim dhe sa herë dështonte qeshte me një gurgullimë të zëshmë. Në faqe i krijoheshin gropëza të hijshme të cilat dukeshin sikur hidhnin valle nëpër fytyrën e saj rozë. Kërkonte falje dhe përpiqej prap. Qeshte prap: dikur ia arriti. Arbër! Vështirë ta mësosh, por po aq vështirë ta harrosh- më tha. I thash diçka për macet, për muajin shkurt, por ajo nuk e kishte mendjen ose nuk më kuptoi. Priste kalimin e kamarjerit për të porositur diçka. M’u duk sikur po bisedoja me një figurante filmi, nga ato që iu thonë të ngulen në banak, si sfond, nga ato që ua kronometrojnë edhe buzëqeshjen. Ndjeva në gojë shijen e hidhur kur po ngrija gotën. Ferrnet Branka tha ajo dhe qeshi! E hidhur është ajo pije. -pse nuk qesh? më pyeti befas. U përpoqa t’i shpjegoja se s’po më qeshej. Gabim tha ajo, veç qesh- Dont bring everybady down-mu kujtuan vargjet e këngës Don’t worry, be happy. E ngriti gotën me fund dhe qeshi? Nuk ishte ferrnet si i yti më tha, qe kampari dhe u mbyt prap së qeshuri. Floket e ndara më dysh dridheshin bashkë me kokën e saj të hijshme, gjithçka dukej sikur qeshte, sikur vallzonte. Një grup pushuesish me fëmijë të vegjël kaluan zhurmshëm afër nesh. Ajo i qerasi me buzëqeshje të gjithë. Për ta rifilluar bisedën e pyeta se ç’punë bënte. “Busineswomen” tha dhe u shkriu së qeshuri, thua se s’kishte gjë më qesharake se sa të ishe grua biznesi. Nuk e çova më gjatë, ndoshta ajo nuk donte të fliste për “bizneset e saj”. Po merresha me përvëlimën që më shkaktoi ferrneti. Valët e ngrohta po më ngriheshin nga fundi i stomakut thua se s’kisha pirë një lëng të zi e të ftohtë, por një gotë me rreze përvëluese dielli. “Po ti?” me pyeti befas. “Farmacist”- i thashë. “Oh-bëri ajo-prandaj je kaq i pastër, thuajse steril…!”. Këmisha ime e bardhë shkëlqente verbueshëm nën dritën blu të neonëve të restorantit. U përpoqa ta kufizoja domethënien e fjalëve të saj thjesht tek pamja ime e jashtme. Buzëqesha lehtë. “qesh më shumë më tha-puna jote nuk është aq e lehtë, klientët tu, në rradhë të parë janë pacientë, janë njerëz të sëmurë. S’duhet të jetë e lehtë të qeshësh në profesionin tënd. Po pse ke ardhur këtu?”.
“Një konferencë ndërkombëtare mbi metodat e reja të trajtimit të kancerit”. Befas ajo u mvrejt. Një dridhje gati e padukshme përshkoi fytyrën e saj si një rrymë e ftohtë ajri. Thua se kampari që kishte pirë pak më parë të qe një gotë e mbushur me hej akulli dhe jo me atë pije lozonjare me ngjyrë të kuqe në rozë. Dalëngfadale salla e restorantit po mbushej me klientët e hotelit spa. Mes tyre filluan të vinin edhe mjaft nga seminaristët e kancerit. “Do të hash me ata apo me mua?” pyeti ajo gati në formë ftese. “Me ty-ia ktheva shpejt- nuk kam ndërmend të ripërtyp në darkë, ato që u thanë sot”. Ajo qeshi. U duk se çasti i pasigurisë, përshkruar nga ajo dridhje e lehtë e mëparshme kishte kaluar. U ulëm në një tavolinë me dy vende dhe porositëm një shishe verë të bardhë “Heidi” që e përkthyer në gjuhën moderne qe Pagan. Rrushi prej të cilit bëhej, një savignon e bardhë, rritej nja 1200 metra mbi nivel të detit. Dikur ajo qe një verë egër, gërruese, por me kalimin e viteve vreshtarët kishin përpunuar një specialitet të rrallë, një verë me shije shumë speciale. Tavolina e drunjtë dhe karriget e rënda e të gdhendura në dru masiv bënin kontrast me mbulesat bor të bardha e të qendisur ame lule bore të vogla. Kamarjerja, një grua rreth të pesëdhjetave fliste frëngjisht me një theks të rëndë të gjermanofonëve dhe qe e veshur siç visheshin malësoret e asaj ane, në gjysmën e parë të shekullit të kaluar. Ngjyra e kuqe, e verdha, jeshilja lodrononin e përdridheshin në një fushë të gjerë të zezë të rrobave të saj. Në atë luginë të thellë mes maleve, ku buronte Rhona shumica e gjërave ishin ruajtur si dikur. Madje edhe hoteli modern i ndërtuar në një gungë të malit mes dy përrojeve që derdheshin zhurmshëm në Rhonë, i ngjante një shtëpie të vjetër valezane, gjysma me gurë e gjysma me dru. Brenda kësaj pamje të jashtme thuajse arkaike, fshiheshin komoditete nga më modernet, kryesorja, një pishinë me ujë të kripur, nga kripa e një deti alpin, të shtjerrur para miliona vjetësh. Kur po mbaronim darkën kamarjerja na pyeti nëse donim edhe diçka tjetër: “Peshk nga ai deti i zhdukur para miliona vjetësh” tha Anna dhe e qeshura jonë notoi zhurmshëm mbi sallën e restorantit. Sytë e disa plakave u ngulën mbi shpinat tona në ikje.
Jashtë një erë e ngrohtë kish mundur të përvidhej grykës së Rhonës dhe qe ngjitur deri afër restorantit. Pranvera nuk është larg-thamë të dy pothuajse me të njëjtën gojë. Qeshëm edhe një herë me zhurmë. Morëm ashensorin deri në katin e dytë dhe kur unë po i tregoja derën e dhomës sime ajo qeshi prap me të madhe. Në mes të të qeshurave tha: e imja ndodhet përballë. I uruam njëri-tjetrit natën e mirë dhe mbyllëm pas vetes dyert e rënda të dhomave tona.

***
Të nesërmën filluam ditën e dytë të seminarit. Nëpër diapozitivat e komplikuar përshkruhej sëmundja fatale. Mekanizmi i proliferimit, mundësitë e ndërhyrjeve farmakologjike. Tipet e ndryshme dhe graviteti i tyre, metodat e diagnostikimit, të prandalimit, të trajtimit! Mendja më rrinte tek ajo. Ajo grua ishte absolutisht e kundërta e kancerit, ajo ishte jeta vet, e përsosur, plot gaz, plot harmoni e simetri- rreth të tridhjetë e pestave, ajo kishte ruajtur linjat dhe tiparet e një njëzet vjeçarje, freskinë e lëkurës dhe pafajësinë e buzëqeshjes. Mbrëmja e kaluar kish hyrë befas në jetën time si një rreze drite nën një çati të pandriçuar. Kish gjetur aty stereotipe, rrangulla të vjetra, kuti të pahapura emocionesh e sendesh të paluara prej vitesh. Erë ftonjësh, formaline e sapuni erëmirë, si nëpër arkat e plakave të Ballkanit. Katërdhjetë e pesë vjeç kisha filluar të paketoj për në përjetësi ndjesi të paharxhuara, madje të paprekura kurrë, qesh dhënë me mish e me shpirt pas profesionit tim, pas rritjes së fëmijëve dhe përkëdheljes së dashurisë sime të parë e të vetme. Bota rrotull meje sillej indiferente, si sferë zhive e thërrmueshme dhe e paprekshme. Ajo grua kish përshkuar me fuqinë e buzëqeshjes së saj atë që më dukej e papërshkueshme, e pacënueshme kish nxjerrë në dritë ato faqe të prizmit të shpirtit tim që deri atëherë nuk kishin parë kurrë diell me sy: plogështinë që të sjell vetmbyllja, indiferencën që ta imponon rrespektimi besnik i një kodi të pashkruar sjelljeje. Vetja ime qe treguar e pandjeshme ndaj shpërthimeve buçitëse të emocioneve të çastit, i kisha neglizhuar ato, i kisha injoruar per hirë të një synimi të fiksuar: të bëja diçka dhe të isha dikushi në jetë. Kisha harruar se një gjë e tillë qe arritur para 15 vjetësh, që nga ajo kohë s’kisha caktuar tjetër objektiv, thjesht kujdesesha si roje e ledheve të Hamletit të ruaja kështjellën e ngritur, duke harruar se kështjella ime po brehej nga rrënjët, jo nga bedenat, se rënia e saj s’do të ishte aspak heroike. Në mesditë drekuam me kolegët farmacistë, mjekë e farmakologjistë të universiteteve më të shquara europiane. Të gjith dukeshin mirë me shëndet. Të veshur me rrobat më të hijshme të shitoreve më me emër në fushën e modës. Kishin bërë studime dhe vazhdonin të studionin në fushën më të komplikuar të dijes njerzore: trupin e njeriut. Ata dinin gjithçka për anatominë, fiziologjinë, biokiminë, patologjitë e organizmit njerzor. Ata ishin pjesa gri e trurit njerzor, përpiqeshin për shpëtimin e jetës së njeriut, kësaj dhurate delikate, të kufizuar në kohë, të papërsëritshme, gjeniale. Prania ime mes tyre, befas m’u duk e huaj. Gruaja me emër simetrik dhe me qeshje të lirë m’u duk shumë më e afërt. Ajo qe një grua. Kjo i mjaftonte. Dukej sikur s’kishte më nëvojë për asgjë. Aq më pak për këmishën apo trupin time të bardhë, sterile!
***
Në mbrëmje restoranti i vogël kish ndërruar vendosjen e tavolinave. I zoti kish vendosur të na bënte një surprizë. Donte të vinte së bashku nëpër tavolina seminaristët bashkë me klientët e hotelit SPA. Ideja qe përkrahur nga të gjithë, aq më tepër që pronari kish propozuar aperitivin falas dhe jo një aperitiv do si do, por me shampanjë dhe ton roze nga deti i Norvegjisë. Në Zvicer njerëzit janë të çuditshëm, nuk janë si tek ne. Imagjinoni sikur t’u thotë dikush mjekëve më të shquar të Tiranës, Beogradit apo Athinës të hanë darkë së bashku me “pacientët” e një qendre kurimi termal? Miqtë e mi ballkanas e imagjinojnë menjëherë shtrembërimin e buzëve, refuzimin, indinjimin e shkenctarëve, bluzave të bardha, farmacistëve. Me kë duan t’i barazojnë ata, me pleq e plaka që vuajnë nga reumatizmi, që kanë problem të përdornin lugën, thikën e pirunin? Me ata që iu derdhet vera nga gota prej dridhjeve të parkinsonit edhe po të jetë e mbushur përgjysmë? Me shumë prej tyre që kanë probleme të prostatës dhe të vezikulës urinare? E pa imagjinueshme një darkë e tillë. Por ajo që duket aq e paarritshme, gati fyese për shkenctarët e asaj lagjie të botës nga vi edhe unë, është jo thjesht e pranueshme, por frymëzuese për kolegët e mi zviceran e europian. Darka filloi në mënyrë të zhurmshme, pa protokoll, njerëzit përpiqeshin të uleshin aty ku iu dukej më e përshtatshme, më afër këtij apo atij doktori, kësaj zonje apo atij zotërie. Nga i njëjti hall vuaja edhe unë. Doja të ulesha me çdo kusht pranë Annës. Imazhi i saj kish notuar në mendimet e mia gjatë gjithë ditës, mezi prisja rastin që ajo të shfaqej, të më afrohej dhe të uleshim diku, ku do të mund të gjenim dy vende të lira njëri pranë tjetrit. Minutat po kalonin dhe “aperitivi” që zgjati më shumë se një gjysmë ore po i afrohej fundit. Pronari i lokalit shetiste me shishen e shampanjës në dorë, kur befas Anna bashkë me buzëqeshjen e saj hapën derën. Pronari u kthye drejt saj dhe duke i ofruar një gotë hodhi gjithë shampanjën që kish mbetur të shoqëruar me fjalët ledhatuese: Pikën e fundit të dashurisë-goutte d’amour-po ia hedhim zonjës Anna Mennem. Ajo ia kishte arritur qëllimit me vonësen e saj, e kish vënë vetveten në qendër të vëmendjes. Zhurmat në sallë u fashitën ngadalë. Ajo shkëmbeu një puthje me pronarin e restorantit me mustaqe të gjata sa një një bri dhie dhe gjithë gaz u kthye nga të pranishmit: Cheers to everybody! Duke e ngritur dorën lart një rreze dritë përshkoi gotën e saj të kristaltë, përmes bulëzave eksituese të shampanjës iu ndal në bebëzat e syrit që shpërthyen në dritë dhe në gaz. Të pranishmit ia kthyen në kor Cheers! Mundësia për tu ulur pranë saj m’u duk një mijë vjet dritë larg. Pas kësaj përshëndetje diellore, ajo përshkoi sallën duke u përshëndetur me njerëz, thua se i njihte prej vitesh dhe m’u afrua: “Si të shkoi dita sot farmacisti im?”. “I vetmuar mes njerzish-trishtuese apo jo?”. “Gabim-tha ajo-qesh”. Mu duk si një urdhër që më duhej ta zbatoja me shpejtësi dhe korrektësi. Don’t bring everybody down-mu rikujtuan vargjet e këngës Don’t worry, be happy. Kamarjerët e shumtë kishin filluar sherbimin dhe vëmendja e njerëzve qe larguar prej nesh. Ajo gjeti një vend të lirë dhe u ul. Tre karrige më tutje, por në rradhën përballë, qe edhe një vend i lirë. Ajo ma tregoi me gisht dhe unë nxitova ta zija. Darka kishte filluar. Të pranishmit shkëmbenin biseda, batuta, grimca humori, buzëqeshje, shikime. Pas pak një farmakolog gjerman mbajti një fjalim të shkrutër në thelb të të cilit qëndronte efikasiteti terapeutik i buzëqeshjes në një mori sëmundjesh. Ai përmendi edhe terma shkencorë si “la liberation en grand quantite des endorphines” modulimi i përgjigjes cerebrale si shkak i ngopjes me aminat etj. Ajo që kuptuan njerëzit nga profesori gjerman qe se një prej shkaqeve të mplakjes së shpejt tek popujt gjermanik dhe të veriut qe edhe përdorimi “racional, pothuajse kartezian i qeshjes”. Kjo shkaktoi të qeshura në sallë. Pastaj biseda rrodhi në grupe të vogla, kokë më kokë, ose brenda një tavoline mes katër pesë personash. Në tavolinën tonë po flitej për letërsi. Dikush kishte folur për Asturiasin, pastaj Markezin-unë shtova diçka për Kortasarin. Anna e kaloi bisedën tek letërsia braziliane dhe pyeti nëse e njihnim Paolo Coelhion. Sigurisht që të gjith e njihnim autorin famshëm të “Alkimistit”! Mënyra se si fliste ajo tërhoqi vëmendjen edhe të tavolinave tjera. Njerëzit filluan të flisnin për cilësitë e veprës së Coelhios, për libra të veçantë të tij, kur Anna papritmas ngriti zërin dhe pyeti pothuajse të gjith sallën nëse e kishim lexuar romanin e tij “11 minuta”. Pas një gumëzhitje dhe kërkimi të vogël doli se, për befasinë e të gjithëve, askush nuk e kishte lexuar. Një kimioterapeut francez tha se kishte lexuar një artikull rreth tij, nga i cili mbante mend vetëm një frazë: “11 minuta” është romani më pak katolik i Coelhios. Romanin nuk e kam lexuar tha ai, kështu që s’mund ta gjykoj prej atij artikulli. Të tjerët rrudhën supet. U mendua se koha që iu kushtua një romani të palexuar qe e mjaftueshme. Të pranishmit po përgatiteshin të hynin në biseda të tjera kur: “Unë jam presonazhi kryesor i atij romani!” tha Anna duke qeshur si një sfidues e vërtetë. Të pranishmit u duk se nuk i kushtuan shumë vëmendje kësaj fraze që e mbylli darkën me një notë mistifikuese. Tërheqja letrare po zbehej duke i lëshur vend komplimenteve për darkën, cilësinë e verës dhe të atmosferës së këndshme.
Rryma e ngrohtë e ajrit kish arritur të ngjitej edhe më lart. Dita kish qenë e ngrohtë. Toka lëshonte avuj e aroma barishtesh të njoma. Aty këto ndjehej edhe era e manushaqeve të para, të sapoçelura. Anna ecte krah meje në atë që quhej shetitja e mbrëmjes. Edhe pse po pinte cigare, era e parfumit të saj arrinte të depertonte herë pas here në flegrat e hundës sime. Më pëlqeu ai parfum. Ajo shkeli mbi një gurë dhe desh u rrëzuar. U mbështet në krahun tim të cilin nuk e lëshoi për disa sekonda. “Ndjehem shumë mirë këtu pranë teje!”-tha ajo. “Edhe unë!”- i thashe duke i hedhur krahun tim supeve.

***

Të nesërmen u zgjova herët. Qe dita e fundit e seminarit tonë që do të fillonte në orën 10. Që në orën tetë mora një kabinë teleferike dhe zbrita deri në fshatin më të parë. Pranë kishës dhe stacionit të trenit, ndodhej një librari e vogël. Gruaja e imët që shiste libra, cigare, revista e gazeta pa më thënë mirëmëngjes, më pyeti: “Edhe ju për romanin e Coelios “11 minuta”? I kam shitur të gjitha kopjet sot. Nesër më vijnë të tjera”. “Mirëmëngjes zonjë-i thashë duke bërë sikur s’kisha kuptuar asgjë, -desha gazetën “Le temps” të lutem”. Ajo më zgjati edicionin e ditës së djelë që kishte një shtesë letrare, duke më vërejtur si me habi. Paguajta dhe dola. Arrita në kohë në kurs, pjesmarrësit po ndiqnin përmbledhjjen e punimeve të ditëve të mëparshme. Dukeshin pak të interesuar. Dita e tretë qe planifikuar më tepër si shlodhje. Pasdite do të bënim një shetitje në akullnajën Aletsche….! Anna më kish premtuar se do të vinte me ne. Atë ditë ajo nuk do ta kalonte në pishinën me ujë të kripur nga kripa e detit të lashtë, të shtjerrur para miliona vjetësh. Në orën 12 morem autobusin për të zbritur tek teleferiku që do të na dërgonte në majë të malit, aty do të hanim drekë nëpër restorantet e bollshme për të ndjekur pastaj sipas qejfit drejtimin tonë. Na kishin pajisur me harta, me flet-palosje thua se do të zbrisnim në një toke të braktisur nga njeriu. Me Annën u takova në stacionin e teleferikëve. Bëra një përpjekje të dështuar për të qenë vetëm në një kabinë me të. Jo, një grup i zhurmshëm skiatorësh u ngjitën me ne duke na zënë frymën. Për fatin tonë në stacionin e parë ata zbritën. Në pjesën e dytë të ngjitjes qemë vetëm. Ajo me faqet e trëndafilta dhe buzët e kuqe, unë me druajtjen time akademike dhe këmishen e bardhë. Ajo e veshur me rroba sportive të përshtatshme për lartësinë ku do të ngjiteshim, unë me rroba seminari, kostum, kravatë, këpucë të holla qyteti. Ajo qeshi me rrobat e mia. “Ku po shkon- më tha-ka borë dhe shkëmbinj atje lart. Edhe qiell, por t’i nuk do të fluturosh, ti nuk je zog i lirë”. E shikova drejt në sy. M’u duk se përmes syve të saj dhe xhamit të tejdukshëm të kabinës që varej qindra metra mbi një hon, pashë gjithë të ardhmen time. Ashtu të rrezikshme, mbi një humnerë të akullt-sterile si këmisha dhe të bardhë si debora atje thellë në atë grykë përroi. Një lëngëzim i papritur i syve ma turbulloi pamjen e mrekullushme që kisha përpara. Anna siç duket e kuptoi këtë imtë dobësie që më përshkoi dhe zgjati dorën drejt faqeve të mia duke fshirë me gishtat e mëdhenj lëngështimin syve të mi. “Ke sy të bukur, si të një kali të humbur në mjegull-më tha dhe afroi buzët e saj për një sekondë mbi të miat. U tërhoq shpejt dhe më tha se ne nuk njiheshim, nuk ia dinim jetën njëri tjetrit. Kjo tërheqje që kemi është produkt i pranverës, është rastësore, kalimtare si këto pamje që rrëshqasin posht nesh. Ajo kishte të drejtë. Qemë të huaj për njëri-tjetrin. I thash se ndjehesha mirë pranë saj, ajo më kujtoi se kish qenë e para që e kish thënë një gjë të tillë. Po ndjeja mbi buzë pjalmin e puthjes që më kish dhuruar, kisha një tundim marramendës për të kaluar gjuhën mbi buzët e mia të puthura prej saj. Më vinte zor, një lloj turpi fëminor që nuk e kisha provuar vetëm herët, thellë në fëmijërinë time të parë, atëherë kur pas një shkëmbi të lagur, duke ruajtur dhitë me Xhemilen, ajo më kish puthur në faqe, më kish puthur fort në faqe. Kisha kaluar gjithë mbrëmjen para pasqyrës me shpresë se gjeja konturet e buzëve të saj mbi faqen time roze e topolake, fëminore. Kisha shikuar edhe të nesërmen në mëngjes, asgjë, asnjë gjurmë, aq sa len peshku në ujë, aq sa len gjarpri mbi gurë. Asnjë shenjë e puthjes që qe tretur thellë në shpirtin tim, për të mos u harruar kurrë e për të dalë nga ato thellësi, këtu në Zvicër, pas 35 vjetësh. Xhemilja një vit më vonë qe martuar, për të humbur nga sytë dhe jeta ime. Anna po e ndiqte përhumbjen time. “Nuk e prisja të ishit kaq i brishtë, atje në mbrëmje dukeshit më solid, më i pathyeshëm. Ndoshta ngaqë jemi shumë afër njërit-tjetrit, ngaqë shoh rrudhat e imta dhe thinjat tua. Edhe ti duhet të kesh vërejtur se nuk jam aq e përsosur sa dukem prej larg, kam edhe unë rënien time të brendshme, lodhjen e moshës dhe…, -ajo ndali një sekondë- që hetohet vetëm po të jesh kaq afer sa je ti. Por unë jam e kujdesshme, ka vite që nuk lë asnjë burrë të më afrohet, që kur burri im më braktisi-pikërisht atëherë kur kisha më shumë nevojë për të”. Ajo po tregohej e brishtë po aq sa unë, po zbulonte nga jeta e saj pa e pyetur kush, ndoshta me shpresë se do të më nxiste të flisja edhe unë. Kabina teleferike bëri një frenim të beftë dhe ne u gjendëm në ndalimin e parafundit. Kolegët e mi që ndodheshin në kabinat e vogla që ndiqnin varg njëra tjetrën, vazhduan udhëtimin. Anna më këshilloi se me atë veshje që kisha, stacioni tjetër në majë të malit ishte fort i pakëshillueshëm. Vërtet, edhe aty ku ishim po frynte një erë e ngrirë që të priste si me brisk. Pas nja njëqind metrash ndaluam në një mini hotel të quajtur “Alpenperle”. I ndërtuar me drunj të pjekur në vaj të djegur, ndërtesa dukej e errët dhe e vjetër, por në të gjitha dritaret e saj vareshin lule plot ngjyra thua ishte fundi i prillit dhe jo fundi i shkurtit. Dhomat në katin e dytë e të tretë kishin dritare me kapakë të ngjyrosur në të kuqe, që i jepnin hotelit pamjen e një lodre gjigande mbi borë. “Këtu do hame drekë!”- tha ajo dhe ashtu u bë. Dreka zgjati tre orë. Në orën katër morëm një dhomë me oxhak në katin e fundit të hotelit. U ulëm të dy përballë zjarrit me nga një gotë verë në dorë. Drutë kërcisnin në oxhak duke lëshuar një flakë që ndërronte ngjyrë dhe formë me një shpjetësi të madhe. Mbi fytyrën e saj vallzonin hije e dritë njëherësh. U duk se diçka a brendshme, një mendim që ajo s’mund ta shprehte e bëri të mendohej, të dukej e trishtë, por shpejt, ashtu si flakët ndërronin ngjyrë dhe formë, edhe pamja në fytyrën e saj ndryshoi. Ajo qeshi, qeshi me zë. M’u duk e pavend ta pyesaj se për çfar kishte qeshur. Isha i sigurtë se ajo do të më thoshte edhe mua të qeshja, pa asnjë arsye. Ashtu siç ndoshta bënte edhe vet. Njeriu duket më i bukur kur qesh! “Don’t bring everybody down” më erdhën prap ndërmend vargjet e këngës “Don’t worry be happy”. Qesha edhe unë. Kësaj here pa urdhrin e saj. Ajo lëvizi në drejtimin tim dhe mbështeti kokën mbi gjurin tim. I vura dorën me delikatesë mbi faqe dhe fillova ta përkëdhelja. M’u duk si një mace e imtë, përkëdheljet e mia ia rrënqethën trupin. Ajo përfitoi nga kalimi i gishtave të dorës sime afër buzëve të saj dhe i puthi ata. Unë përkula kokën dhe e putha në sy. Ajo vuri gotën mbi tavolinë dhe hoqi një triko të trashë. Ashtu ajo dukej më bukur, linjat e trupit të saj dalloheshin lehtë, gjoksi i harkuar bukur! U ul në prehrin tim dhe mi hodhi duart rreth qafës. Paspak, ne i braktisëm rrobat tona njëra pas tjetrës dhe bëmë dashuri me një pasion shumë të thellë, aty para zjarrit në atë dhomë të hotelit “Alpenperle”. Pastaj morëm prap gotat dhe po rrinim ashtu para zjarrit. Unë po shqiptoja emrin e saj ngadalë, duke e rrokëzuar si tek fillimi i romanit Lo-li-ta. “Anna Menem-emër i rrallë, i ëmbël, simetrik, i përsosur si trupi yt”. Ajo qeshi dhe u kthye drejt meje: “trupi im nuk është simetrik”-tha duke ngritur lart gjinjtë e saj. Për habinë time të thellë njëri gji i saj ishte më i vogël se tjetri. U zura keq, fjalët e mia për simetrinë m’u dukën të panevojshme, karteziane, gjeometri mbi një trup femëror. Ajo kishte arsye të qeshte me budallallekun tim. Ndoshta për atë shkak kishte qeshur. Si për ti kërkuar falje gjirit pak më të vogël u derdha mbi të dhe e mbusha me puthje. Ajo më pëshpëriti në vesh-puthe tjetrin, se në atë s’ndjej asgjë-ai është thjeshtë një protezë e mbuluar me lekurën time. Gjirin e kam hequr para disa vitesh dhe ti e emerr me mend sepse. Aq më tepër pas këtij kursi tre ditor! Ajo nuk e përmendi fjalen fatale. Dhe mirë bëri. Me një operacion dhe me buzëqeshjen e saj ajo e kish mundur sëmundjen e ligë, e kish lënë atë pas. Gjatë asaj natë unë i trajtova me të njëjtin respekt gjinjtë e saj, gjithçka të sajën-sidomos të qeshurën. U ndamë kur dolëm nga kabina e teleferikut, pa i dhënë njëri-tjetrit as numër, as adresë. Ky qe vullneti i saj. Romanin “11 minuta” të Paolo Coelhios me keqardhje por nuk do ta lexoj kurrë.

Burimi:
Biografia e autorit nga association-albania.com
Tregimi nga gazeta-nacional.com

E gjeta a më gjeti zoti e di...



Ali Sh. Berisha u lind më 20.05.1949 në fshatin Llukar, komuna e Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin, SHLP-dega e Albanistikës, Fakultetin filologjik - Dega Letërsi dhe gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Nga viti 1971 e deri në vitin 1976 punoi në Normale të Prishtinës, nga 2 shkurti i vitit 1976 e deri më 5 korrik 1990 punoi në Televizionin e Prishtinës, në vitin 1992 dhe 1993 punoi në Qendrën për Informim të Kosovës, nga viti 1993 punoi arsimtar i gjuhës shqipe në Shkollën fillore "Zenel Hajdini" të Prishtinës, nga fillimi i vitit 2003 e deri në gusht të vitit 2005 punoi në Radiotelevizionin e Kosovës kur edhe migroi në Gjermani për shkak të martesës.
Për pjesmarrje në demonstratat e vitit 1968 dhe për udhëheqjen e referendumit për pavarësi në Kodrën e Trimave më 1991 u dënua me burg.
Me kultivimin e poezisë u mor qysh si gjimnazist dhe vazhdon edhe sot. Kultivoi prozën e shkurtër për fëmijë si dhe shkroi tregime për të rritur, të cilat i botoi nëpër gazetat dhe revistat e kohës. Nga viti 1990 u mor me hulumtime trashëgimore e historike dhe si rezultat botoi monografinë "Bashkia e Llukarit" në dy pjesë si dhe Gallapi i Prishtinës në tetë pjesë sipas periudhave historike.
Gjithesej ka botuar 21 tituj. Libri i fundit i tij është "I kujt është dielli".


Poezi nga Ali Sh. Berisha

Atdhe

Aty ku ama të lëshoi mbi dhe
aty ku ajrin thithe për herë të parë
aty ku zërin nxore me të qarë
dhe u qumështove quhet atdhe

Aty ku të ngrohën sytë e nënës
aty ku të ndritën rrezet e hënës
aty ku të bëri hije krahu i shqipes
quhet atdhe ai kopsht i rritës

Aty ku fjalën e parë shqiptove
aty ku një abetare fillimisht shfletove
aty ku një aeroplan ëndërrove
dhe qiellin e pa anë quhet atdhe



Do të më gjesh

Po të shkoi mendja
Do të më gjesh
Ulur anës oxhakut
Me kokën tym
E zemrën prush

Nëse s'më gjenë mua
Do gjesh hijen time
Gojë mbyllur
Me xixa në sy



Ajo brushë

Ajo brushë që në kaltërsi të qiellit
nxjerr yje, hënë e diell
dhe i fsheh me re t'purpurta e të zeza
me flakë, murmurima e shi
fusin bojë në sytë e mi
Ajo brushë që bën mrekulli
që ngjyen gjelbër, remtë e me bardhësi
nuk harron edhe mua të më bojatisë,
me push e zjarr
thinjat t’mi brymosë mbi ballin ugar
t'më nxjerr sumbulla e t'më vë krahnez
tek më mbulon me napë të zezë



Unë e kam gjetë hënën time

Nuk kishim zili askend
në rrugën e qumështit
në bashkimin e orbitave
brenda galaktikës sonë

E gjeta a më gjeti zoti e di
dhe që të dy kënaqemi
kur galaktika yjë e hëna pjellë
brenda orbitës së dashurisë

Përpiquni të keni orbitë të njejtë
por kurrësesi kopje jona
se mund të keni vetëm përplasje
dhe djegie e fikje me dhemb



Ta njoh vargun

Ta njoh cigmën kallkan
puhinë nëpër lule tek harbon
diellin që të përvëlon
dhe vjeshtën që ëmbëlson
bilbil i të gjitha stinëve
në vargun që mbëlton

Ta njoh vetëtimën që shkrepë
zjarrin që t'ngrohë e pjek
valëçmendurën që të rrëmben
thellësinë që e arrinë
bilbil i të gjitha stinëve
në vargrrezen që shtrinë



Urtaku

Urtaku kërkon të mësojë
fjala që rrjedh të jetë prej guri
e dlirë dhe pa bisht
për të zbardhë fytyrën
e ndjekur mënxyrën

E shikon xixën që guri nxjerr
tek qorton ashpër fajësitë
e kokave inatçore
dhe bukurinë e saj e tjerr
në furkën e urtësisë prore

Zgjithë nyjet që nxjerrin rrufe
qetëson gjakun nëpër damarë
dhe ylberin që harkon
me lule plagët kuron
që t'ketë qiell pa re



Pamje trishtuese
Është natë e vonë
nga larg shoh dritë të zjarrtë
tek zgjërohet mbi Nekavestheim

Hëna e plotë derdhë rreze
të shpërthejë terrin deri në tokë
po reja me flakë merr kontura kuçedre
t'i hajë krijuesit e vet

Është natë e vonë
hëna e yjet në qiellin e kthjellët
mbi Nekavestheim dhe Kastriotin tim
luftojnë kuçedrën që zehër derdhë mbi dhe

Iku brend me pamje lufte
mes bukurisë që falë kthjelltësi qielli
kërcënimit që vjen nga mendja njerëzore
për të vrarë vetvetën

24.05.2013, Horkheim



Vendqetësi

Gërmoj nëpër vendqetësitë e vendlindjes sime
dhe takoj vrullet e heshtura nën tokë
rrafshuar e shënjuar me kunja të kalbur
me gurë të ngulur që masin hijet
me gurë të mermert që flasin shkurt
përmes dorës së mjeshtrit
emrin dhe mbiemrin e pushuesit përjetshëm
ndonjë lutje që fare nuk e kuptoj

Unë edhe më tej gërmoj nxehtë
historinë e jetës që heshtë errët dhe ftohtë
kur kuptoj kohën e harbimit të eshtrave mveshur me mish
gëzohem se kam arritë t'ringjallë
identitetin e nëpërkëmbur nga të gjallët
edhe pse e di se një ditë
do të pushojë harbimi im nëpër varreza
e më s'do të mund të pështyjë filozofinë ogurzezë
të mendjeve të mykura

28.08.2013, Heilbronn



Maj i blertë

Thuhet nga balta ka lindur njeriu
nga gjelbërimi engjulli
por unë jam nga ashti e mishi
që të digjem e piqem
për blerimin që zë fill në maj
e kurrë s'vyshket
po n'dritë shkrihet

Maji përsëritet e përsëritet
e unë lutem e lutem
shëndetshëm si hithi
e fort si hekuri
ndërsa engjulli im çelë pesëshe
me mjaltin në gjuhë
me agimin në sy

4.05.2013



Ejani

Pranveren mos e ndalni
femijet thërrasin me klithma
unë me buri

Ajo vjen me diell e shi
të thurë gjelbërim e lule
dhe këngë zogjësh

Pranverën që ta kemi n'shpirt
cicërimën tonë ta ruajmë
ta flasim e shkruajmë



Ju pandehni

Ju pandehni se kam harruar
se ç'më shkon për të qeshur
dhe për të qarë

Keni të drejtë të pandehni
të heshtni të çirreni e shani
të bëni ç'farë të doni

Kot të shkelësh nëpër prush
t'i fusësh duart në ujë të valuar
pëshurrshi hijen tuaj

Heilbronn, 17.gusht 2013



Një ditë me shqotë

Nje ditë me shqotë
Ty të lagte streha e një shtëpie të vjetër
Mua më rrahte veriu i egër

Nën atë strehë mbetën
vetëm gjurmat e atleteve që kishe mbathur
dhe loti im si pika strehe

Trete siç u tret bora e atij dimri
E për ty s’mësova nga motet që vraponin
as nga dallëndyshet që shtegtonin



Rigjetja

Pikërisht atëherë kur qëllonin
Shtatin tim mënxyrat e mileniumit të ri
Nga humbëtira një zë më erdhi

Në trurin tim u kthyen gjurmat
E mbetura nën strehën e shtëpisë së vjetër
Dhe loti i varur aty e askund tjetër

U kthye dëshira për rrezet e diellit
Që nga Thanishtja si rilindje shpërthenin
E me tërë ngrohtësinë më mbërthenin



Njejtë

Edhe sot si atë tetor kur kërkoje nëpër vitrina
Drithërimën e harruar nën strehën e vjetër
E rishton si asnjëherë tjetër

Më s’ka ankth shqote as lot të gurt strehe
Ka ngrohtësi të zemrës së gjetur
Dhe rikthim kujtimesh të kohës së fjetur

Ka diell përbrenda zemrash e në shuplaka
Ka pranverë në sy e gjelbërim në hapa
Ka gurrë biluri në gjuhën që rrjedh



Në një sallë turku

Në një sallë turku
Ku shfletohet përditë libri i shkretëtirës
Dhe shijohet hëna që përcëllon shpirtin
Qëndrojnë gozhduar Skënderbeu me gjokun n'vrapim
Ismail Qemali me lotët në sytë e skuquar
Ibrahim Rugova me dardhë ukere në gojë
Dhe Adem Jashari me pushkë në dorë
Tek u thotë të parëve nën pelerinë
Asgjë s'është si në vegim

Daullet pushojnë derisa fjalët me zhurmë vriten
E flamujtë fallso të fabrikuar n'Kinë valviten
Për njëqindvjetorin e pavarësisë turma me qaraveshje
Ngritet më hozhgjolldën e Krisgot
Me derset që palohen nën gëzhojë të egos
Dhe bajatohet folklori përcjell me KRAG
Valle e zanave që në prag

Flamuri i qullur n'gjak përparëse bërë
Ngjallë afshet që kulmojnë në dihamë
Në arenën e ngushtë rënduar ethshëm n'frymim
Pushtuar nga lëkurbardhat e ftohta me sy të akullt
Nën vështrimin e fëmijëve që mes rreshtave vrapojnë
E klithin aq thekshëm sa nuk dëgjohen
Nën kupën e qelqtë ku humbin konturat e kuqlimit
Për ëndrrën që s'ka perënduar

Truri më bëhet këlli para librit të hapur në tavolinë
O si ta çliroj shpirtin që proteston -
Një zë nga brenda më thotë
Të dal në freskë nën shqotë
Larg zgërdhirjeve që ashtin gërryjnë
E gjak lirie përlyejnë
Me egot e fanatizmin që pllakos
Dhe shkollën e kombëtares afshëm baltosë...



Ashti im i vjetër

antropologët masin e peshojnë
ashtin tim të gjetur në shkëmb
sa shkëmbi të vjetër
pushtuar nga tregime dhembjesh
e hulumtojnë
si bazë dhe majë të piramidës
që s'shembet po përtrihet si kullë qëndrese
dhe aromon lindjen me polenin e mbjellë
që të rritet deri te e vërteta



Fosil i gjallë

jam fosil varrosur e përlindur këtu
edhe hi urne jam
i shpërndarë si polen lulesh
me krahë të shtrirë edhe përtej lindjes
edhe përtej perëndimit
kam mbledhë rryma ajri e detesh
edhe akullin e dy poleve
në hemoglobinën time



Kroi mbi mëhallë

Kroin me qynga dheu mbi mëhallë
sa herë kthehem të pi ujë
e gjej të shembur nga thundra kuajsh të zi
përvjeli duart dhe ia largoj llucën
ia largoj duhmën
e pres derisa të kthellet
që sytë t'i ngopë sërish me njomësi
sërish përvëlimin ta kthej n'gjelbërim

Në atë krua me qynga dheu
ngjyrën e bjeshkës e vjel
marr rrezet e virgjëra të mëngjesit
pastaj i kapem qiellit të kaltër
me zogjtë që më mbushin ëndrra
dhe kthehem sërish
baltën e pjekur ta puth në currjel

Heilbronn, 28.I.2013, ora 03.26



Kujtesë

Nga përplasjet e vala ngrita shtat
siç kishte ngritur shtat mali i vajit e këngës
me lindjen që s'e mba mend
as Dheu i bardhë tek Udhët e bardha
e në kujtesë nuk pati kurrë vend
as për fshesën e dhembjes -
se përsëritet sa herë më bie të përzë
kuajt e zi që s'ndalojnë të harbojnë



Duke ndjekur gjurmat

Asaj dhiareje që lahej me rrezet e para
dhe të fundit që e kapte hija
ndiqnim hapat e njëri-tjetrit
gulqueshëm kah shtegu i dritës
që rrëshqiste deri prapa dyersh

Ecnim dhe endnim fijet e një ëndrre
që zgjateshin nëpër gjurmat e reja
pa tretur në thanë thurja e lulesës
e ngritej bërthamë dielli
të djeg e pjek hapat n'shpejtim

Tashti ecim krahas e kërkojmë dhiaren
e tretur në themele çerdhesh
dëgjojmë përkundje djepash e ninulla
tek lahen puthjet me rreze
e xhamat shndërrohen në ylber



Eja valë

Eja valë me oshtimë
Hidhu rrëfeshëm në trupin tim
Po s’më rrëzove mbi këtë zallë
Do të ngritem Jezu i gjallë
Do t’u qeshem kuajve t’bardhë

Mos ndiej mëshirë po hidhu
Mbi trupin tim si të duash përdridhu
Nuk po më mbetet fare merak
Lartësi egoje për të prekur
Veç verbërimit të syrit gjak
Që s’do tjetër pos hekur

Nuk jam Jezusi
Andaj le të më rrahin zallë e valë
Trupin tim n’kryq për ta kall
Fund pusi që t’mos shoh
Tek shndërrohem në çerep
Zjarr i zjarreve tek më pjek



Dhuratë
(Razalisë për ditën e të dashuruarve)

Dhuratë për ty kam emrin Razali
kam syrin që t'falë dashuri
zemrën deri n'amshim
zërin për galdim
gishtërinjtë që lule mbjellin
dhe për ty aromë sjellin
si sot gjithëherë
në çdo stinë gjithnjë ylber

Heilbronn, 14.2.2013


Rrapi im

Rrapi im kishte një kurorë
Nga Nishi në Janinë
Nga Manastiri në Kotor

Të huajt ia curruan deg'të
Ia hodhën në zjarrë
Pikoi loti që s'do tharë

Rrapi im nxjerr pipa t'ri
Rrriten pa blerim e diell
E frytnohen për liri

Trungu im i lashtë
Nëpër shekuj plagët e marra
Po i kuron ëndrrat e vrara



Me fat

dashuri e dhembje më përcjellin
me bukën e mbështjellë
bashk me urimin rrugës para agimit
e diellin nuk e shoh
nëntoka më pret
me fat
futem në zgafellë dhe eci e eci
me llamb karbiti nëpër terrin e nëntokës
pastaj përthyej shkëmbin
djersë e xehe më shtresohen
tek kafshoj bukën e ditës
e me sy ha kristalet
sërish gërmoj ndoshta edhe varrin tim
për dashurinë time

Kur dal dielli veç ka perënduar
edhe unë iki nga zgafella rëndë
duke bartur me vete
brendinë e nëntokës
dashurinë e fjalës së ngrohtë
eci e eci e trokas burrërisht
nëpër dyert që duhet të hapen
për diellin e nëntokës që s'perëndon
po ngrohë dhembshëm
për dashurinë e madhe
me fat

27.02.2013, ora 01,25.



Loti i Ilirides

Loti i Ilirides rrëshqet
kur zogjët e saj nuk jetojnë qetë
në çerdhen e vet
mërzitet në Majebardhë
kur grindjet s'pushojnë
e dashuria s'nis
dhe në mes të zogjëve
dreqi ojna qëndis

Loti pikë e pikat nuk pushojnë
kur sojsorollopi qëllon
e gjakosë qetësinë
dhe s'ndëshkohet
po shndërrohet
n'ulurimë

Rrjedhin lotët e gërryejnë Iliridën
e lënë në mëshirë
të Erës së thiut
teksa zogjtë e saj shahen e grinden
për thërmijat e lëna
e s'ja njohin dhembjen nënës
po edhe më tej
bëhen ushqim i gjëmës

02.03.2013, ora 02.43



Kur

Kur flakët lëpijnë qiellin
e toka bëhet hi
nuset grisin velin
për të rënë shi

Në tokën e djegur
farë dielli e mbetur
nisë ëndërr të re
me rreze të krehur

E nis së qepuri vel i ri
prej gjaku e diliri
prej djersës që rrjedh
në vetëdije derdhë

Kur bari gjelbërohet
e nëna s'përvëlohet
me zjarre rikujtohen
flijimet mos t'harrohen

07.03.2013, ora 00.06



Çdo natë

Çdo natë
më ikë nëpër terr
nëpër shi
dhembja më zë
në gjoks e në sy
kthehesh me ag
ëndrrën më ndjek
në zemër
më fut fresk

Lodhjen e shtrinë
në karrocën e artë
e diellin shijon
kur lë horizontin
pas kafesë
dhe një rriske buke
lyer me djersë
dhe dhembje

Me tu afruar mbremja
ankthi më shtrëngon
si kurora Jezusin
se e di
që naten
do ta kem krejt terr
deri në agun e ri
18.03.2013



Kujtesë

Në kujtesë ende kullifitet kafeja
dhe dielli i ngrohtë si një bukë ndore
mbi mrizin e bardhokave
rrethuar me plepa të gjatë
e qerdhe kumrijash

Ende ndër duar më rrinë gështenjat e egra
tek pikun e qërohen në kalldërm
ndërsa unë përkulem thellë
i zgjedh binjaket e kafta
dhe i vë përballë
në tavolinën si dielli

Në kujtesë ende kullufitet kafeja e harruar
që pret ta lexoj letrën e ardhur
nga fundi i botës
dhe një nga një më nxjerr lotët
të më rrëshqasin në gotën e porcelant
njelmtë e ëmbël bashkë



Kroi i Jetës

bie në gjunjë dhe përkulem
derisa buzët të të puçin syprinën
dhe pi
diell
e qiell

zemrën flladis me ty
e lindem
dhe rilindem
me syrin që shprehë kroin e jetës
gjuhën e ëmbël
që deri në ekstazë
dehë



Zarfa më mbyllte syrin

Shportën e vendosa në ulësen e parë
Vetën e lash nën dritën që pas pak do fikej
Ti hyre dhe e ndeze makinën dhe ike nëpër terr
Unë vrapova vetëm deri te qoshja e shtëpisë
Shndërruar në erë e akull

U ktheva me zemrën quar peshë
Fika zërat që gërvalleshin nga Shkodra në Butrint
Evliatë tek qitnin fall te hamami turk n'Prishtinë
Trazova eshtrat e Ahmet Shtimes
Derisa lavatriqja lante pluhurin tënd

Mbusha shportën me djersen tënde
Ngjita shkallët e drunjta
Me veshët picërr në pritje t'një fjale
Ndeja rrobat dhe vetën
Në heshtjen që ngulfatë e vret ngadalë

Në zbritje fika dritën e zbehtë të tavanit
Pastaj edhe atë të korridorit
Veshët s'më zënë cingërimë telefoni
As gërvalljet në Ballkanin çmendurak
Pos eshtrave të Shtimjanit vrarë në pritë

Tek shoh orën e harruar
Ndiej zukatjen në veshët e lodhur
Pushimin e eshtrave të shkapërderdhura
Pranë telefonit që vazhdimisht hesht
Pranë zarfës që syrin më shkel

Tashmë është vonë për rojen e dështuar
Për fjalën e kapërdirë
Për qetësimin e erës nën qiellin plumb
Për pranverën që akull ka zënë
Përveç përplasjeve që trurin më gërryjnë

Dua të shtrihem dhe zukatjet nga koka t'i shporr
Por terri se ç'më hyn nëpër dritare
Dhe më mbështjell me perden e qetësisë
Që nesër me agim të dëgjoj frymëmarrjen
Të shoh në sy një kokërr gëzim

6.04.2013, ora 01.40



Pellgu i ferrit

Po nisej kolona me bekim të satanës
në Frontin e Adriatikut për të ndjekur erë të derrit
po nisej kolona pa bekimin e atmes
për në pellgun e ferrit

Qeleshebardhët lëviznin
si të ecnin majet e gurta të bjeshkëve
dhe vetëvetën mërtypnin
ngapak mish dhije te kripur me tym eshke

Lëviznin qeleshebardhët skaj Drinit
të përvëluar nga etja
iu falnin opingat e grisura shkrepave e vërrinit
tabanët e përgjakur shpuar në thepa

Udhës së Pajtonëve ia falnin ndonjë qeleshe
të shpuar nga krismat e zeza
ndonjë buzë të djegur peshqeshe
ndonjë sy të shkimur bukureza

Një qeleshe mësyente kroin zemërzhuritur
po plumbi ia vriste diellin
ujin ende pa arritur
të njomte gojën shkrum pa parë ylberin

Kolonës së qeleshebardhëve për kujtim i ndalte
secili shkrep nga nje copë lëkurë
toka e ëndërruar gjakun ia pinte
Ia shkimte ylberin Shkodra e shpresës si kurrë

Tufa e qeleshebardhëve po ecte drejt flijimit
në kampin e "Monopollit"po ngujohej
me plumba e bajoneta ngriteshin në kult të krimit
në Tivar etja për jetë po shitohej

Po fikeshin yjet me bekim të satanës
që qizme pushtuesi luleqeleshbardhët të shkilte
po zbardhej deti me bekim të rrotës s'amës
që tokën e begatë të tyre ta milte

Të gjallë e të vdekur heshtnin
vetëm Tivari e deti me kasapët llokoqitnin
që diellit ia përlyenin faqet e arta
ndërsa hënës e shkrepave faqet e akullta

Krenaria e arbërit fushëbetejë martirësh...



Agron Shele, ka lindur më 07.10.1972 në fshatin Leskaj, Krahina Maleshove,Rrethi Permet. Pas mbarimit të shkollës së mesme, vijoi studimet e larta dhe u diplomua në Tiranë. Më pas ka kryer studimet pasuniversitare për gjuhën angleze, informatikë, mbrojtje mjedisi dhe strategji e pergjithshme. Është Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve Artistëve dhe Shkrimtarëve “ATUNIS” Albania, Është anëtar i Lidhjes së Poetëve të Globit WPS, ka qenë Drejtor i Qendrës Kulturore Përmet.
Autori Agron Shele, ka shkruar këto vepra: Hapat e Klarës, “Clara’s Steps,” Roman; “Përtej perdes gri” “Beyond grey curtains,” Roman, fitoi çmimin e Lidhjes Pegasi viti 2005, dhe vlerësim me medalje nga Kongresi i Lidhjes së Poetëve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare, Salaminëe, 2007; “Imazh i rremë” Roman “False images,”(çmimi i parë i Lidhjes Pegasi viti 2008); “Pasazh i pafaj” “Innocent episode,” vëllim me poezi, përkthyer në Greqisht nga revista Qeleno, Italisht nga revista Artista a Confronto dhe në Anglisht; “Antologji poetike /Korsi e hapur” (Bashkëautor)
Jeton në Belgjikë.



MUZA IME

Muza ime!
Ç´bukuri fsheh brenda muzgjeve?
Ç´ëndrra rilinde përtej lirishtave?
Ç´këngë këndon honeve të gremisura?
Ç´rreze kërkon mbrëmjeve të ngrysura?

Muza ime!
Qëndroj majë shkrepit të heshtur,
heshtjen godas mes të përjetshmes tretur.
Ngado shoh perëndim të plakur,
më shfaqet kudo agimi i ringjallur.

Muza ime!
Vitet dhe thinjat si vetë kreshtat,
zbardhin nën mjegullat e fshehta.
Shpirti i gdhendur nga pena thatime,
dridhet, griset, tutje humbëtirave.

Muza ime!
Mos erdhe si mallkim ndër deje
a si lojë luajtëse marramendshe?
Kundroj sy vashe fshehur brenda teje
dhe lotkthyerin në smerald.

Muza ime!
Si frymë e shenjtë shtyn në harrim,
pse poetë u gdhimë në agim.
Vegimeve të paqta jeta në vlim
Dita shpejton dhe rremben pa kthim!

Ëndrrat e mia mbetën aty

Ëndrrat e mia mbetën aty,
si mijëra ajzbergë në oqeanin e pafund.
Mendja depërton tutje fluturimth,
në të tjera qiej, rrugëtimesh “plot mund“.

Ëndrrat e mia mbetën aty,
netëve pranverore, yjeshumë.
Copëza ndjenje drithmojnë shpirtin
dhe endën magjinë pëlhurë.

Ëndrrat e mia mbetën aty,
si zbardhja e dritës, në agim.
Me mallin e vjeshtës në gji
dhe … e pikat e shiut -trishtim.

Ëndrrat e mia mbetën aty
mbi harqe ylberësh, koloritë kuptimësie;
Të bardhën ditë, shpresë dhe ngazëllim,
përthyen shtigje “rrebelim“ poezie.

Ëndrrat e mia mbetën aty
Të formatuara ndjenjësisht…
Një shikim i hedhur qiellit të tymtë
Konturim frymor –figurë statujisht...



Kosovës martire

Malet e rreptë dhe grykat e frikshme
Oshëtijnë nga klithmat e bijve të shqipes
Krenaria e arbërit fushëbetejë martirësh
Burrat e dheut prore ka thirrur.

E etur për komb,flamur e liri
U dogje në flakët e shekujve robëri
Tym e barut kullat statuja
Tmerr e panik për shkjahun e huaj

Me zjarr e ndrite emrin tënd Kosovë
Me gjak e shkruajte gjuhën arbërore
Burrat u falën për besën dhe fjalën
Burrat e fituan tokën e të parëve.

Zëri i Drenicës,kushtrim lufte e furie
O prite o prite,jehon Azem Galicën
Ngritur mbi lavdi,tjetër rreth kreshnikësh
Me Adem Jasharin,valle historie.

Eh! Kosovë! Kosovë martire
Shekulli ri ,faqe lavdie
Gjaku dëshmorëve,provë pavdekësie
Krenari shqiptarizmi ,tokë e hyjnizuar.



Ëndrrat e mia mbetën aty

Copëza fjalësh drithërojnë shpirtin...
Ëndrrat e mia mbetën aty,
si mijëra ajzbergë në oqeanin e pafund.
Mendja depërton tutje fluturimth,
në të tjera qiej, rrugëtimesh “plot mund“.

Ëndrrat e mia mbetën aty,
netëve pranverore, yjeshumë.
Copëza ndjenje drithmojnë shpirtin
dhe endën magjinë pëlhurë.

Ëndrrat e mia mbetën aty,
si zbardhja e dritës, në agim.
Me mallin e vjeshtës në gji
dhe ... e pikat e shiut -trishtim.

Ëndrrat e mia mbetën aty
mbi harqe ylberësh, koloritë kuptimësie;
Të bardhën ditë, shpresë dhe ngazëllim,
përthyen shtigje “rrebelim“ poezie.

Ëndrrat e mia mbetën aty
Të formatuara ndjenjësisht...
Një shikim i hedhur qiellit të tymtë
Konturim frymor –figurë statujisht...



Në Olimp vendoset drejtësia

Zeusi premtoi drejtësinë e përjetshme,
të fshehur,
të ndalur prej shekujsh, e shekujsh.

Mëkatarët kapën vetë mëkatarët
Dhuratën më të shenjtë, për të tmerrshin“Had“.

Kudo ithtarët brohoritën marrëzinë
dhe kudo shtrënguan zinxhirë pafajësie.



Dritëhije

Perëndimi tretet tutje në pafundësi
Dal nga dalë dhe nata zbret pa kufi,
po dhe vashat, në të linjta shtratin zënë,
kush në ëndërr, kush e epur, kush dhe qan.

Qetësia përçuditëse mbisundon,
nën çapin harrakat ditë e vonë ,
mbi lumenj fërgëlluar dot s´gëzon
dhimbje lotësh mbart lugina poshtë.

Kush një thikë zemrës i shtrëngon…
Ç´duhej më për të dhe kjo jetë e zezë
Ajo iku. Po tani i shkreti!
Si ”Romeo” përgjëron gjunjëzuar.

Më fatkeqi, s´guxon ende të ngrihet,
I mbetur në gjumë, nxirrosur si më s´ka
Natë e errët, humbëtirë e pamatë
të bardhin shpirt, e çon shumë larg.

Prit të finishohet ky mallkim ndër deje:
Heshtje varri, nënqeshje mizore.
Nata arratiset, në pritsh ditën e re
çohu i lumtur, zhytu në hare.



Apokalips

Për zemrën,
rendën gjithandej ogurzinjtë…
por dot fatzinjtë,
s’e shkulën nga shpirti.



Rikthim

E mallkova shiun për ëndrrën e dëbuar,
Sytë e përgjumur kërkonin flokët tuaj,
buzëqeshjen,
shkujdesje hapash.
Hija jote tretej natën e vonuar.

Të kërkova kudo gjurmëve të jetës,
diku humbe,...
Ku?...
Ndoshta mallit tim
u struke e heshtur.

Do të ngjizet ardhmëria...



Agim Metbala u lind më 1953 në Rahovec. Shkollën fillore dhe atë të mesme- gjimnazin, drejtimin e pëgjithshëm, i kreu në vendlindje, studioi dhe u diplomua pranë Fakultetit Juridik në Universitetin e Kosovës, më 1976. Aty i vazhdoi edhe studimet pasuniversitare.
Agim Metbala, ka kryer disa detyra në nivel të komunës, kurse tash e kryen detyrën gjyqtarit, në Gjykatën Komunale të Rahovecit.
Me shkrime, ka filluar të merret qysh kur ishte nxënës i klasës së katërt të shkollës fillore dhe tash e 34 vjet më parë, bashkëpuoi me shumicën e revistave letrare dhe gazetave ditore, që botohen në gjuhën shqipe, në të gjitha trojet shqiptare.
Krahas shkrimeve për fëmijë, ai shkruan edhe poezi për të rritur dhe merret me enigmatikë. Gjithashtu, Agimi merret me perkushtim mbledhe edhe materiale nga lemia folklorike.
Agim Metbala ka merita të mëdha në zhvillimin dhe përhapjen e letërsisë për fëmijë dhe të enigmatikës në komunën e Rahovecit. Ai është iniciator për themelimin e Shoqatës së Enigmatëve "Labirinti" në Rahovec, e cila është themeluar më 1985 (e dyta në Kosovë), ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të parë të kësaj Shoqate. Ka marrë pjesë dy herë në garat Federative të enigmatëve në ish-Jugosllavi, dhe ate në Lipik (Kroaci) dhe Sarejëvë (Bosnjë), por edhe në shumicën e takimeve dhe garat e enigmatëve të Kosovës.
Me iniciativën e tij, menjëherë pas themelimit të Shoqatës, ka filluar të botohet revista letrare për fëmijë "Filizat", të cilën e ka udhëhequr, e udhëheq dhe e financon edhe sot.
Për nder të 10-vjetorit të veprimit të Shoqatës, me mjete të veta dhe me punime të përzgjedhura për fëmijë, me disa kolegë, ka botuar përmbledhjen "Si duket babi im" e për nderë të 20-vjetorit të veprimit të Shoqatës, përsëri me disa koautorë, ka botuar përmbledhjen me vjersha e tregime "Pranvera në shkurt". Poashtu, boton edhe revistën letrare për të rritur (formë libri), me autorë rahovecianë, "Jehonë Anadrinie".
 
 
Veprat:

- Koautor i përmbledhjes me vjersha e tregime "Si duket babai im",
- Përmbledhje me rrëfenjëza për fëmijë, "Deti në shtëpi",
- Përmbledhje me vjersha , tregime dhe drama njëaktëshe për fëmijë, "Grindja e fjalëve",
- Përmbledhje poetike "Kohë qieinjsh".
- Përmbledhje poetike "Guximi fle".





FENIKSI KOSOVAR

Këtu si duke edhe dialektika
Është dehur deri në delirium
Dhe përdit në këtë kaos urban
Lindin pikpyetjet
Në këtë kaos urban të shfrenuar
Vështirë se do të vetëpërmbahet
Rolet janë ndërruar në mote -
Timonët i kanë në duar idiotët
Të paktë janë ata të tjerët
E Kosova zë në thua me shekuj...

Si duket këtu po perëndon
Apo po lind diç e re
Diçka si Feniks i ri kosovar
Kam frikë, kam frikë...
(këlyshët e parë hidhen në lunë)...
 
 
 
 

MOS I MBYLLNI SHTIGJET

Mos e mbyllni, hapeni shtegun
Do të shihni sa shtegëtarë ka
Që do të krijojnë shtigjet e reja
Për t'i lënë n'harresë labirintet e trishtimit...

Mos e mbyllni, hapeni portëm
Do të hapen pastaj të gjitha dyert
Frikën do ta djeg guximi
Guximi do t'i mbushë sheshet me gëzime
Frikën ia lëmë peng historisë...

Mos e mbyllni, hapeni portën
Pastaj do të hapen të gjitha zemrat
Zmra ka shumë sirtarë
Dhe në ballë të fëmijërisë
Do të ngjizet ardhmëria...




KOHË QIRINJSH

Në Kosovë
Motet ndërrohen
Nën ritmikë agregatësh
Ftohtë, akull, akullnajë
Dhe në shpirt të secilit
Mbin nga një ajsberg...
Në Kosovë
Nata edhe dita
Ndërrohen në vërtitje krismash
Duke bartur stafetën stereotipe
Me porosi të stërpërsëritura...
Në Kosovë
Çdo gjë është e brishtë
E ftohtë, akull, akullnajë
Derisa të lindë shpirti
Ai do t’i shkrijë të gjithë ajsbergët
Në bebëzat e syve do ta mbjellë dashurinë
Të kërkuar në këto mote...

18.03.2003
 
 
 
MEDALJONI

Secili që ka puthur
Mëngjesin në ball
Vetëm duke kërkuar fjalën
Pët ta shaluar
Të kalurojë mes njerëzve
Ai në çdo hap është takuar me dashuri
E gëzimi ia ka fshirë djersën nga balli...
Secili që ka shtrembëruar kurrizin
Duke e shndërruar në harqe
Mu porsi degët me peshë bore
Pastaj do të takohet me rrezet e diellit
Që burojnë nga sytë e njerëzve...
Secili që frikën e ka pshtyrë në fytyrë
Rrezikun e ka pshurë në gojë
E turpin e ka shkelur me thembër
Do të ec lehtë rrugës
Dhe do të ndiejë pasthirmën e zogjëve...
Ai s’ka çka u trembet viteve në vijim
Stolisur me medalonin e nderit!

24.08.2004



SHPIRTI NË SHUPLAKË

Kurrë nuk do të isha trembur
Nga askush dhe nga asgjë
Po të mos ishte syri im
Që ma shpalos shpirtin në shuplakë...

Durrës, 03.08.2003



KËNGËT E MIA

Këngët e mia
Këndohen dhe këndohen
Me melodinë e vjetër
Në mes meje dhe njerëzve
Mes njerëzve dhe meje...
Këngët e mia
Në ndërdijen kureshtare
Zemër buçimë e jehonshme
Në të gjeni kuptimin e çastit
Gjykimin e drejtë
Nën kureshtjen e shestuar...




LIBRI ISHTE DËNUAR ME VDEKJE

Kam ecur
Kam ecur nëpër teh të shpatës
Për të treguar sa e rëndë është e vërteta
(kam vuajtur dhimbjet)
Kur të tjerët kanë qeshur
Dhe dehur me dhimbjet tona
Kam qarë
Kur të tjerët diferenconin
Arkivolet e blombuara
Kam shkruar shqip
Kur libri ishte dënuar me vdekje
Kur të tjerët kishin bërë aleancë me kërbaçin
Kur të tjerët kishin helmuar rrugën
Kam ecur këmbë maleve përpjetë
Për t’i takuar drangonjtë...
Atëherë isha plot me serenada
Duke pritur mëngjesin e ëndrrave - zhgjëndër
Tash rri në udhëkryq
Me një pikëpyetje të madhe në ballë
Dhashtë zoti të jem në ëndërr
Se ëndrra harrohet lehtë...


 
VETËVRASJA E HESHTJES

Përditë në vend të kaftjallit
Në pjatë na servohet nga një brengë
Në tavolinën për drekë
Na shtrohet nga një vdekje enigmatike
E për çdo darkë në mbrëmje
Para syve na vidhet shpresa....
Heshtja pa kusht duhet bërë vetëvrasje
Ose ne ta vrasim botërisht
E në gishtin tonë tregues
Le të lind guximi i fjetur...

O3.09.2004




PELEGRINAZH NDERI

Adem Jasharit
U mundova të eci shtegut tënd
Që kishte vetëm një zgjidhje
Ta shkruash emrin në abetare
E trupi mburojë plumbash
E mata veten në peshojë disfatë
Nga e cila doli listë e gjatë...
Për herë të dytë e mata veten
Me pjesën e zemrës sime
Të ecë bjeshkës kur çeli dushku
Im bir hapi istikame
U kthye duarsh me ushla pentagrame...
Herën e tretë
Nuk e mata më veten
Mbase shtegut tënd
Ecën vetëm dragonj e zana
Të tjerët ishin të pafuqishëm
Për atë pelegrinazh nderi!

Me kostum vdekjeje...



Adem Gashi është lindur më 1953 në Nekoc të Drenicës. Ka mbaruar studimet për letërsi në Universitetin e Prishtinës. 1999 – 2001 Nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. 2001 Bursist i fondacionit “Heinrich Bëll – Sttiftung”. 2001 – 2005 Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Punon: Drejtor i Zyrës për Komunikim në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë. Ka publikuar 15 tituj veprash dhe një seri Kumtesash e studimesh për letërsi në revista shkencore dhe në Konferenca e simpoziume brenda dhe jashtë vendit.

Veprat e botuara

POEZI:
PA OMBRELLË, 1982
DUKE PUNUAR AUTOPORTRETIN, 1985
REALITETI OBJEKTIV*, 1990
ËNDRRA TË LIGA, 1995
DORËSHKRIM I DJEGUR, 2000
LULET E VETMUARA*, 2001/2002
LADY MAK(TH)BETH*, 2006
KTHIMI I PAMUNDUR, LADY 2013

TREGIME:
VDEKJA E MIXHËS, 1987
PËLLUMBI I PAQES, 1989
UDHËTIMI I FUNDIT*, 2002

ROMAN:
A...ZH - VETËTIMAT E NËNTORIT, 2005
DITA TJETËR E JETËS, 2013

ESEISTIKË:
NOSTALGJIA E LETRËS, 2003
PORTALI I FSHEHTË I JETËS
(Shënime nga shtëpia e Heinrich Bëll-it) 2007

* Veprat e shënuara (*) janë shpërblyer si librat më të mirë të vitit, me çmimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.


Poezi nga Adem Gashi


BALADË PËR SYTË

Patë gjërat që s’i kuptonit
nga fytyra e fëmijës
kur kërkonit shkallare të ngjiteshit qiellit

E patë sesi u vra zogu
sa pa marrë krahë fluturimi
dhe këmbët e hajthme të drenushës
që përthyheshin në dhëmbët e tigrit...

Patë e ç’nuk patë
dhe kur menduat se ia hodhët botës
u shfaq Ajo
Bukuria që ju vrau
e ditën jua bëri natë



ANATOMI SPIRITUALE

shkrirëse dhe e shkrirët
Ajo,
e s’është borë po zjarr
që vetëdigjet si unak

flakë dhe e ajërt pak
Grua, me gjurmën tatua
në një kujtim vrasës...
dhe ngjallës sakaq

me kostum vdekjeje
(ah, vdekje aq e dashur)
vjen si oazë në ditë etjeje
e përthith e ngjit
krejt si një puthje
buzëve të dhëndërisë

para këtij riti me drithërimë
një Burrë
s’është veçse masë e shkrirë:
tingull, erë e ngjyrë.




NISE NJË LAJMËS
(Këshillë askujt)

Nise një lajmës Udhës së Madhe
e thuaji ta bëjë kumt vdekjen totale
të botës së gjallë veç teje,
(në mos qoftë trajta e vetmisë)!

Udhës së Vogël nise një lajmës
e thuaji ta bëjë mandatë vdekjen tënde,...
pa të keqen e kujt
(një mos qoftë thjesht zhgënjimi yt)!

Sido që të jetë, një lajmës nise
e thuaji ta thotë të pathënën:
Ka jetë dhe vdekje doemos,
derisa ka Shpirt qenieje
që mban të pashuar Zjarrin e Dashurisë,
duke u bërë vetë përjetësisht Dritë.




PAMJA OBSKURE E LUFTËS

Kam parë sesi qiellit
binte shi gjaku së pari,
pastaj copa krahësh pëllumbi
e sqepa të verdhë zogjsh pa koka
e kristale kërdhokullash syri.

Ç’lodra neveritësi
për pafajësi fëmije!...

Një erë veriu pastaj
shpërndante pupla jastëkësh
me ëndrra të tretura livadheve të djegura.

Klithmën e fëmijës e kam dëgjuar më vonë:
Prit babi, të të mbuloj me trupin tim,
se mos të vrasin!

...e copa, copa, copa
xhamash të thyer të shpresave
ma shtronin rrugën drejt teje
mua këmbëzbathurit,
karikaturës së Marathonomakut.

Kam parë praninë e mungesë së Njeriut
në trajtën e Bëmës së tij të pabërë.



PREKAZI

Eshte nje katund i rendomte
Me zini bese
Te rendomta i ka stinet balten

Njerezit enderrojne njesoj
Ne gjysmegjumin e nates
Kur zene e kendojne gjelat e pare

I rendomte eshte misri gruri
Serialet dhe mbremjet e bluzit ne tv
Dhe drumolla e thare

Ju thashe
Nje katund krejt i rendomte eshte Prekazi
I tille ishte dhe i tille do te jete

Ju thashe...

O asgje s'ju thashe me zini bese
E parendomta aty shfaqet sakaq
E jashtezakonshmja ndodh vertete
Kur trazohen rrathet e ajrit



KA ARDHUR DIKUSH SONTE

Ftuar paftuar
dikush sonte ka ardhur në odën e padukshme,
padukshëm, paprekshëm si vetë mrekullia
gjezdis, trazon rrathët e ajrit
pikërisht si ëndrrat e mia.

S’e shoh, s’e prek e ndiej,
e ku preket paforma prej shpirti...
që ndrit sa njëqind diej
honeve, mistereve prej labirinti.

Me rëndësi: është, ka ardhur, këtu, tani
unë i jap ngeshëm formën, përmbajtjen që dua,
mjafton që rrëzëllen dashuri
qoftë flutur, bletë, pëllumbeshë
a Grua.



U L P I A N A

ana e qiellt e Dheut
që na e zbulon vetëm gji'në
me të cilin mëkoi
me qumësht zogu stërgjyshërit
antikë

njërin sy në Vendenis
në Luboten tjetrin...
veneron kur shfaqet terri
të na ruaj
dritën e diellt
dhe gjinsin e Genit

shtatë pash nën dhe



PRIJËS I KARVANIT

Unë që s’qesh kurrë prijës
mora sonte detyrën e kryeparit

I vura në rresht për një pjesëtarët e karvanit:
Kujtimet e llastuara me marrëzi skajeve,
Brengat me barrë të madhe,
Mburrjen e kotë prej palaçoje,
(ndoshta qe vetëkënaqësi çasti!),...
Urrejtjen, Inatin krejt si një skenë në shfaqje,
Altruizmin që më tha se jam fëmijë i parritur,
Diturinë si bijë të nënë-përvojës
(në fakt kishte hise dhe baba-libri)...

Mos harrova gjë?
doemos, po me rëndësi që kërkimi
shkretëtirës me rërë pa busullën dhe hartën.

Ju sigurisht po prisni ta zbuloj oazën,
ç’është ajo fjalë, hiç?
kërkoja në Muralet tuaja, miq
në Kryefaqet
Dashurinë prej njeriu, paqen,
shenjtërinë universale.

Pa qenë nevoja për deklaratën “Eureka”
në vend të prijësit u ndjeva princ,
Thashë: E gjeta!

I zhgënjyer se mos bëra moral
lashë detyrën, domethënë dezertova
i vetëkënaqur me normën profane:
Skandal!



QYSH M’DEHU ERA E PRANVERTË

Ajkunshëm m’zuni çasti i lig
i prendimit të t’gjallit
e pashë qysh m’bishin fjalët e mishta
kofin mbas t’vjelni mbetë
sall asht qi lëshon tingull vaji
për njat pemë t’egër
qi u hutue kur e pa pranverën e pavaktë
n’krahnor t’çikës...
e muer kaluer harrimit

tue desht m’u shlirue kthetrash
t’pllumit qi u ba sorrë
e gjeta dashninë e fshehtë t’gjyshes
n’arkën me erë t’ftonit
ai i ligi çast m’u ba shekull
e ma muer shtagën e fëminisë
me mercedes t’hekurt e kambë gume
e gja mbas shpirti nuk m’la
veç mallit t’përvajmë Halilshëm.



M B U R R J E

(Një vjershë shumë e mirë dhe shumë e rrallë)

Asht nis Deka me ardhë
n’takim me mue n’Amë
n’çastin e prushtë të dashnis s’Babës
me Nanën,
morti n’mitër, qysh kish me thanë
doktori

tevona asht largue
m’u argtue
me t’kjamen e t’qeshmen teme

tashti ka nis m’u afrue
te ledhet,
po i duhet me luftue
me dashnitë e mia gardiane
se ende nuk e kam krye për to
Kunorën e madhe

N’fund udhe
ka me nisë nga e para:
“Lis jeta kish nd’rrue” -
qysh kish me thanë De Rada.



JERM

Çuen e ma mbathën kalin-at te nallban vëllami
me nallçe prej tunxhi,
E hingëllima e tij dridhi
shtatë bjeshkë, shtatë male e shtatë lugje,
E shpi me shpi katundin,
thue se po gzohej ma shumë se unë
i bekuemi,
se duhej me ma prue nusen mue:...
Ma t’mirën, ma t’bukrën zanë zanue.

E u nisën se kah nuk i pashë
ranë n’gjol, n’fushë t’hapun a n’udhë t’madhe
a teshen me nji rrashtë,
Për dhandrin puna e madhe asht veç me prit
çka ka me qit n’dritë
kthimi i t’largtës qi merret sall me mend.

Shtatë konaqe larg me shkue
I bie shtatë ditë e shtatë net
Bash sa një botë me marue
Pa ba hiç pushim.

E gjeta t’ftohtë akull trupin jetim
kur e ndjeva hingëllimën e një gërdalle,
e pashë se kish pas dalë prej përralle
kenja jeme me katërdhetë gradë temperaturë,
Çuen e ma prunë me veturë
një doktor me të bardha.

Dikur e ndjeva zanin tem e nuk e njofta
mbyt n’ujë t’ftoftë t’Drinit
ku ban rrnesë veç trofta
e thashë: kam m’i kallë tana kullat e vrrinit
sall për synin e Saj
qi m’ban me dekë e prapë m’ngjall.




JERM II

Ditë e diel më mëngjes
m’i bënë ftesë
Qiraxhisë së Grebenesë:
lërë karvanë, gatit pajtanë
se do marrim nusen – lule me vesë
me gërnetë e me tupanë.

Qiraxhiu me halle shumë...
shkund e tund dynjanë gjumërëndë,
se do sjell të bukurën fytyrëhënë.

Se kah bënë s’qeshë me nge s’i vura re
për Jemen, për Janinë a për More,
apo vanë ku s’u kthyen burrat tanë!

Nëntë ditë e nëntë net
si nëntë vjet
dheu fjalën nuk e tret

Po unë vetë u bëra gurë
pjekur e djegur në furrë,
zjarr brenda, zjarr jashtë
kur më trembi me borinë
që vinte hipur në makinë
gishtërinjholli heqimë.

Mentë e kokës ftohma m’i kish marrë
e s’qe erë as tramundanë,
Syri Kaltër më kish vënë magjinë
se kush më shihte mua të zinë
vdekur e ngjallur në blunë e tët si’në,
bandill që djeg dynjanë.



FJALË DHE FLUTUR

Këto fjalë (edhe të pashqiptuara)
kanë një adresë,
mjaft që u nisën, dikush do t'i presë.

Në mos gjë prej gjëje
kanë brenda dashuri pa çmim,
kaq mjaftojnë për njeriun që mban hapur
portën e miqësisë....

Fundja, gjithçka duket bukur
nëse midis vetëmisë e boshit
na shfaqet
qoftë edhe vetëm një flutur.



FJALË DHE FLUTUR II.

(Kundërlojë)

Fjalë, fjalë, fjalë
na u mbushën xhepat
se mos më vjen me to në tigan
një ngjalë!?

Fundja, një vetëmashtrim i zbutur...
sa për t'u dukur
i qetë si një flutur
në autodafe.

Gjithmonë,
pas natës që ikën
shfaqet një ditë e re.



FJALË DHE FLUTUR III.

(Fund)

M’u përbirua gishtërinjsh fjalë e pathënë
e ma la një pluhur argjendi,
zhvirgjërues pafajësie.

Puqur me mëkatin e djegës së saj
e pashë fluturën-grua...
që m’u bë ferr.

Pastaj i ra terri llambadhes
si perdja shfaqjes së Andromakës,
pastaj
dikush tundi e tund
litarët e kambanës
(ku të varem?)
Heshtje... dhe FUND.



NATA IME

(Ose: Njëra nga netët e mia)

Në Kodër të Diellit jam
rrethuar territ të mesnatës
seç merr vrull zemër-imi im
kur shoh distancën
mes lules plastike e lules që vyshket
nga shkëlqimi i vet.

Mund të jetë dhe vala me stërkala
ose zëri i Saj
përplasur shkëmbit të pafaj.

Jam në Kodër të Diellit
territ të dielltë kurthuar
me dashurinë e natës sime
ose: Të njërës nga netët e mia
që nuk e di
në më do a e dua më shumë.

Si u bëka krejt shurdhe
Prishtina!?



ZËRA TË HUAJ DHE ZËRI IM
(Tekno-poezi)

ditënetëve të mia me zhurmë e heshtur
më vijnë zëra një filli e shkapetur
herë kërcënues e herë joshës
si t’i diktonte zoti i moçëm çifut Norah
të merrem me politikën, me çmim
ah!
si ta lë vargun jetim...
në gjirin e një gruaje që ka emrin dashuri
që midis flakëve mbin lule vetë,
për një koketë
zdërhallur zyrash, inventarësh
me vezullime të shpifura.

më vijnë zëra thashë
i marrtë orëliga!
ku ta shkarkoj mallin, ndjenjën pastaj,
drithërimën e një puthjeje shqeto
me volumin qindra Giga(Bajt)

zëra të huaj matanë
zëri im këtej
në xhamin midis
shoh shfaqjen e gruas hyjneshë
që në sy’në e saj lotin ma qëndis



TI...

dole krejt papritur
zhguallit tënd të mistershëm
si një goditje pas shpine
që të ndal frymë

një terr as ag as muzg
veshur me brymë
...
dhe more trajtë gruaje
floknajë që bën thurimë
para portës së shën pjetrit

ike a u fshehe
në dritë inkandeshente
krejt pa shpjegim

rretherrotull hapësirën boshe
koha së prapthi
e mbushi trishtim



SEFË MLEÇANI
(Interpretuesi virtuoz i Kangëve të Kreshnikëve)

Thonë: ka dekë...
Po unë s'e pashë as sa kje gjallë,
Ku me e pa
Ai kërkote bashkë me Mujin
Ajkunën e Halilin.
Thonë...
Po ai që nga vorret...
Sheh Budimin
Sheh Kotorret:
- A o kanë a s'o kanë
Mos me ken s'kishin thanë!
__________________
"Duke punuar autoportretin" 1985

Ata vrapojnë si erë



Abdyl KADOLLI lindi më 10 nëntor 1946 në Bukosh të Therandës, Kosovë. Ka mbaruar studimet pasuniversitare të letërsisë më 1974 në Prishtinë. Nga viti 1993-1998 ishte sekretar i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë të Kosovës Shkruan poezi, humor, kritikë letrare e publicis...tikë. Deri tash ka botuar vëllimin poetik “Këmisha e zjarrit, ”Rilindja”, Prishtinë, 1998 dhe veprën publicistike “Ora kombëtare”, Ars, Prishtinë, 2001. Ka në dorëshkrim edhe disa vepra të reja letrare. Është anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe tani kryeredaktor i revistës letrare “Metafora” të LSHK-së. Është ndër koordinatorët e festivalit ndërkombëtar “Drini poetik” në Prizren.
Autori jeton dhe vepron në Prishtinë, mob. +37744288562,
e-mail abdylkadolli@gmail.com


Abdyl KADOLLI/ Lirikë

IKONAT

Ata vrapojnë si erë
Pas ikonave

Ikonat i mbajnë
Ombrellë shiu

Përgjërohen në ikona
Ngashërohen me ikona

Kur bien ikonat
Ata bien përdhe

Ata jetojnë me ikona.
NARCISI
Përse aq reklamë,
Je dritë që vezullon

Ke kokë të bukur
Rruzull tokësor

Sy të detit
Qiell i kaltër

Fjalë të arta
Hir i Zotit

Përse aq bujë e rrëmujë
Narcisi ra në ujë.



E DIELA

Është ditë e diellit
Ai fle në zenit

Erë nuk fryn
As shi bie

Ora ndalet
Të gjithë flenë

Asnjë hap nuk baret
Ditë e të vdekurve është.



MISTER

As nuk dihet nga vjen
As nga shkon
Mace e zezë.

Emrin e ka të keq
Të gjithë i trishton
E paemër i thonë.

As s’dihet nga vjen
As nga shkon
Misteri trishton .



PIKTURË E VDEKUR

Qyteti pa monumente
Si shtëpia pa zëra
Si rrugët pa shenja
Si lulet pa aromë
Si pema pa zogj
Si qielli pa sy
Si fusha pa lumë
Si koha pa orë
Si bukuria pa dashuri
Si poezia pa frymë
Si gjuha pa fjalë
Si fjala pa tinguj

Pikturë e vdekur.



QENTË NË PANTEON

Lehin qentë në Panteon
Zotin ta shqyejnë

Qen të larmë, qen të zinj
Turren me lemëri

Lehin për etninë
Përmirren për lirinë

Të çartur për fron
Hëna i tmerron

Lehin qentë në Panteon.





LAMTUMIRË

Nga po ikën, miku im
Herë andej, herë këndej

Andej është kepi i rremë
Mitingjet vdiqën ngaherë

Kot u këndon poetëve të hirit
Ata tretën si brymë

Nga po thyen, miku im
Herë andej, herë këndej

Në Panteon nuk hyjnë
Bardë e kameleonë

Këtej Drini esëll rrjedh
Lamtumirë, Lamtumirë!

LIGJËRATA E ZEMRAVE TE THYERA




Me ëndrrën akoma në qerpik Denisa u zgjua në mëngjes. Kishte fjetur vonë pas mesnate , ndaj edhe gjumi i mëngjesit i dukej mjaltë i qerpikëve të mbyllyr.Djali i saj një vjeçar po gugiste në krevatin e tij si për të thirrur të ëmën.Një topolak me flokë të zezë, që vazhdimisht thërriste maam.. maamm.Ajo u ngrit e puthi e përkëdheli, e lau e ndërroi dhe i jep për të pirë. Gjoksi i saj rrumbullakët i fryrë nga qumështi ishte si dy kupola që prisnin të shkarkonin ushqimin e jetës. Mendjen e kishte të turbulluar….Ajo ishte 19 vjet.Ishte vajzëe vetme me dy vëllezër më të mëdhenj.Pasi kishte mbaruar ciklin 9-vjeçar , nëna dhe babai e kishin mbyllur brenda në shtëpi duke mos lejuar të vazhdonte gjimnazin me shoqet. Ajo duhet të bëhej një nikoqire shtëpie, të priste sa ti dilte një fat i mirë dhe të martohej.Me flokë të gjatë të zezë, me sy të gjelbërt e lëkurën si mëndafsh të bardhë, me trupin e derdhur si selvi s’kishtesi të mos tërhiqte vëmendjen e kërkesave, të tjerëve. Mbyllja në shtëpie e mëziste pa masë, dhe mendonte ‘se i pari që do e kërkonte për grua do ta pranonte.’E kështu do merrte fund ai fanatizëm i familjes së saj. Kjo mbyllje atë e la mbrapa nga jeta, krejtësisht të pa përvojë…Midis kërkesave të tjera atë e kish kërkuar edhe një emigrat nga Greqia. Quhej Albert 30 vjeçar. Për familjen e saj , ky ishte një rast i përsosur pasi ai kishte një shtëpi të ngritur, veç nga prindërit e tij dhe vajza e tyre do rronte si zonjë.Denisa e pranoi menjëherë, u martua dhe tani kishte një gugatës të vogël..Por shpirti isaj nuk ishte ende i plotë. Dukej sikur diçka mungonte…
Alberti vazhdoi punën në Greqi që të siguronte parat e nevojshme për hapjen e njëbiznesi..Denisa ishte vetëm me djalin, por jo e mbyllur….Me Albertin fliste gjithmonë në Skype. Djali i vogël rritej përditë nga pak në sytë e Albertit,nga ekrani elektronik.Por ajo që e mundonte Denisën ishte një djalë…Kishte pranuar këkesën e tij për miqësi në fb.Që në fillim ai i kishte shkruar..
-Ju falenderoj bukuri për pranimin e kërkesës time’…ditët e tjera më pas kishte vazhduar, në mesazhe….Denisa u drodh.kur po lexonte..
-Sytë e tu janë si shpirti i dritës, ku terri ikën i tmerruar nga verbimi.
-Do dëshiroja të njiheshim, si dëshirojnë shtëmbat të njohin burimin e kristaltë..
-Tëlutem më shkruaj një fjalë,do jetë si një xixë që ngroh një shkëmb të ngirë.
Po kush ishte ky njeri që guxonte ti shkruante gjëra të tilla.Kurioziteti e shtytë shikonte në profilin e tij.Quhej Fatjon, me flokë ngjyrë gështenjë, të drejtë e pak të gjatë me një veshje të thjeshtë, dhe pa të dhëna të tjera. Në profilin e tij kishte poezi dhe shprehje por pa emër autori. Mos vallë është poet.. mendoi Denisa…E la djalin në krevat dhe i shkruajti menjëherë’
-Përshëndetje-.Ai ishte në linjë..Menjëherë sinjali i kuq i mesazhit u faneps në ekranin esaj..Hapi mesazhin
-Nuk e dija që dielli kuq do zbriste në tokë, të ngjyrosë e ti jap jetë gjithë luleve të ngrira. -Nëse dëshiron o rreze e diellit mund të pimë një kafe së bashku’.
-Jo nuk dëshiroj-i shkruajti ajo
Denisësi rrahu zemra fortë. I pëlqyen ato fraza që u bënë si parulla mbi gjoks e përhapnin dridhma..Alberti i saj kurrë nuk i kishte thënë fjalë të tilla.Ai ishte serioz i dashur në mënyrën e tij me të.. I tregonte ngjarje të ndryshme nga jeta në emigrim..por ai asnjëherë nuk u mundua të hynte brenda të mendimit të saj, duke e konsideruar të vogël, nuk u mundua ta pushtonte kalanë e saj shpirtërisht …nuk e hapi me atë zotësinë që duhet të përdorin meshkujt për të hapur portën e ndjenjave të gruas, që të mos hapej nga ndonjë tjetër..Por sa mund të mbijetojë një lidhje martesore pa krijuar atë ndjenjë dashurie që është e nevojshme në martesë, aq më tepër kur dy partnerët janë larg njëri-tjetrit.’Duke i thënë je e vogël’ atë e largonte prej tij ,Dhe tani ashtue dyzuar ajo ndiente rrahje zemre të forta sikur do i dilte zemra nga vendi,dhe në çdo hap që hidhte i dukej se ecte mbi një diell të vogël që i përvëlonte gjithë trupin..
Fatjoni një djalë nga rrethinat e qytetit, e kishte parë foton e Denisës në fb. I kishte pëlqyer kaqë shumë sa vendosi ta bënte për vete. Në atë moshë që kishte ajo kur ëndrrat e princit nuk kanë mbaruar akoma , fjalët e bukura e poezitë doti dorëzonin çelësat e kështjellës së saj.Ai nuk kish asnjë lloj arsimimi dhe ciklin 9 vjeçar me të shtyra e kish mbaruar.Zanati i tij ishte poçar. Punonte argjilën në vazo, shtëmba,qypa , ndërsa tani po përpiqej të formonte trupin e Denisës nga balta. E ëndërronte duke e lëmuar me qindra here baltën. Vendosi të lexonte sa më shumë shprehje të bukura dhe poezi nga interneti, që ta bënte përvete..I pëlqenin poezitë e një poete , dhe përherë ja kopjonte.Mendoi tëmësonte edhe një përmëndësh që ta dinte, në rast se i duhej….Kështu vazhdoi mesazhin…’
-Tëlutem Denisa, do të doja të bëhesha pluhur i këmbës tënde, vetëm prano nga unë të pimë një kafe, asgjë më shumë.Kur e pa që nuk mori përgjigje vazhdoi sulmin.
-Do doja të bëhesha pëllumb, të bëja fole në dritaren tënde, e të shihja përherë.Do të doja të isha mjalti i lugës tënde e përmbi buzë të qëndroja, të adhuroja bukurinë tënde o perëndeshë.’ Tani do e kapi grepin-mendoi Fatjoni.Rrofsh moj poete që shkruan vargje të tilla.Do ta lë të pres ta hajë karremin.Ja të shtienë dorë, ja s’ka, sikur edhe të gjitha shprehjet e poetëve të më duhen për të mësuar përmendësh…Pas njëfarë kohe vazhdoi..
Të pres në orën 7 tek lokali ‘selvia e argjendë'. Mos më thuaj po, unë do të pres si gjethja e parë e pranverës që pret lulëzimin, nuk do mërzitem sikur të mëduhet edhe një jetë e tërë….
Po sikur të shkoj për kafe’mendoiajo..Përvëlohej nga dëshira për ta njohur këtëdjalë. ‘Po sikur të më shohi ndonjë që më njeh, ç’do ndodhë…jo nuk bën…Atë natëpothuajse nuk fjeti.Në të gdhirë e mori pak gjumi me emrin e Fatjonit në gojë.‘Do të shkoj, nuk e duroj dot këtë torturë ndjenjash, mendoi ajo.Po afronte ora.Pas banjos dhe krehjes së bukur, shkoi tek e ëma , I la djalin dukei thënë‘kam një punë për një kurs rrobaqepsie’..dhe nxitoi drejtë lokalit, që ndodhej në periferi të qytetit . Mbrapa tij ndodhej restoranti dhe moteli me një arkitekturë të bukur si kështjellë.Në cep të mureve rrethuar nga bredhat priste ai. Për momentin Denisa donte të kthehej.'Kjo që bëj është çmenduri 'mendoi..Por ai e pikasi menjëherë dhe nxitoi drejtë saj .
-Si je Denisa – i tha Fatjoni dhe i zgjati dorën.
-Mirë–i thotë ajo dhe ndjen pak shtërgimin e dorës së tij.E veshur me një fustan tëshkurtër rozë, pak dekolde dukej si një gonxhe ku sapo kish hapur petalet e saj.Fatjoni u deh nga aroma që lëshonte ajo . I vuri dorën si rastësisht mbishpatulla dhe e shoqëroi të uleshin më një kënd të lokalit që të mos binin në sy,.Kamarieri një djalë i shpejtë erdhi menjëherë.
Atmosferëne theu ai ..
-Ç’farë dëshiron për të pirë Denisa.
-Një krem uiski- thotë ajo..e turbulluar..
-Përmua një uiski– thotë Fatjoni..
-Qëkur të pashë për herë të parë, fytyra jote u bë rreze dhe më hyri nëzemër.Njeriu nuk rron dot pa ngrohtësi , pa diell,Ç’farë do të bëj për ty . Ti je sundimtarja dhe unë shëbëtori jot.Ç’faj kam unë që ti ke lindur për të më magjepsur.-thotë Fatjoni.
-Tëlutem- i thotë ajo.-ndoshta bëra gabim që erdha,nuk duhej..Fjalët ishin në kundërshtim më ç’mendonte,se mollëzat e faqeve të saj digjeshin si mollë zjarri.Ajo vështonte gotën e saj, duke u djegur në heshtje . Trurin ja kishte pushtuar ai. E vështron në sy me një shikim të zbuluar. Sytë ja hoqën veshjen .Nuk është veshja që e vesh trupin por shpirti. Tashme ajo ndihej lakuriq në sytë e tij zhbirues.Ai i prek dorën ngrohtë duke kuptuar që ajo u dorëzua, dhei thotë me zë të ulët ‘shkojmë.’U futën në dhomën e motelit … ..të ndezur që më parë nga vibrimet e ndjenjave fluturuan rrobat si parashuta .. Puthjet ezjarrta vërshuan nga koka tek këmbët…Rrëketë e qumështit nga dy krojet e bardhatë saj u ngjitën dy trupave që rrokën kënaqësinë në kulprën më më lartë të qiellit.Denisa shijoi për herë të parë trup shpirt dashurinë.Asnjëherë nuk ishte ndier kështu për burrin e saj…..
Pas këtij uragani përrallor ajo u ndje mëkatare..
-Jo unë nuk duhet të vija- thotë ajo sytë me lot, duke u mbuluar nga turpi.me mbulesën pranë..
-Zemra ime, shpirti im, je fryma ime, do bëj çdo gjë që ti të jesh mire.Unë të dua..
-Ai i fshiu lotët , e vazhdoi – ti je hënëza ime, je jeta ime , je vdekja ime.-.Dora e tij si një violinë shoqëruar me buzët që lëshon tinguj magjik, e zbuloi ngadalë për së dyti ..duke vazhduar motivin epshor… Lozonjare në ekzaltimin e ndjenjës ajo i bashkohet pëkëdheljes duke mirëpritur çdo ledhatim të poreve të saj . Të dy së bashku formojnë një orkestër nën ritmin e rënkimeve të shpeshta dhe të dihatjeve të ndaluara…
Pas aktit final ajo u ngrit, dhe shikon që ishte bërë vonë, e ëma do e shikonte me sy dyshues.- Duhet të ikim shpejtë se jam vonë- thotë ajo ..
-Mirë thotë ai – do takohemi përsëri- nëse do hajde në folenë time, të dua zemër.
Të dy shkuan në drejtime të ndyshme
Denisa nxiton thuajse me vrap …
Fatjoni i kënaqur merr rrugën për nga shtëpia e tij.Zemra e tij ishte si një xhep i cekët që përveç kënaqësisë së epshit të vet nuk mendonte asgjë tjetër.Një llokume kaq e ëmbël që në rrugë kurrë s’do ja kishte hedhur sytë,sot e shijoi deri në fund ëmbësinë e saj.’Rrofsh fb, rrofsh moj poete, hallall mësimi i disa frazave të bukura që shtie në dorëvajza mëndjelehta.Hej do plaste nga inati shoku i tij Edi kur ti tregonte..Mezi priste të vente në punën e tij rrëfehej Edit ‘se Denisës nuk I kishte lënë vend pa e përkëdhelur..njësoj si Denisës prej balte..Hej ç’do të vente.’.
Denisa ngjitur me fustanin e shkurtër pas trupit ca nga qumështi,e djersa dhe nga pjalmi I bardhë i dashurisë ,pasi mori djalin duke e gënjyer mamanë ,nxitoi në shtëpi.Bëri banjo shpejt dhe i jep djalit për të pirë. Gjoksi i saj akoma i kuq mbante vulat e puthjeve të tij,pikërisht aty ku pinte fëmija i saj .Dy pesha mbante mbi gjoks..atë të kënaqësisë dhe të mëkatit.Ç’ështëlumturia në fund tëfundit…një varg i gjatë rrezesh , ku njëri skaj është zhytur në mëkat dhe tjetra në kënaqësi.mendoi’…'ndryshe’ pse do ndihesha kaq e lumtur.’ .’Mos kam rënë në dashuri’Ç’farë është dashuria……
Uria e trupit dhe shpirtit për të rendur në ligjet e pasionit..Por përse ndjej frikë..Frika është si push i reve që mund të kthehet në dhëmbë egërsie e mundtë më coptojë, nga çasti në cast.Frikë sepse jam grua e martuar , që shkela kurorën…. Denisa e takoi shumë herë me radhë të dashurin e saj, dhe në të njëjtën kohë lozte rolin e gruas së virtytshme para ekranit të kompjuterit..deri sa një ditë Alberti ja behu pa pritur në shtëpi.Zonja e tij e porsa ardhur nga takimi nuk u besoi syve nga kjo suprizë, nuk po e mblidhte dot veten…
*****
-Albert kur erdhe –thirri ajo duke u sforcuar ti buzëqeshte dhe ti hidhej në krahë.
Alberti zgjati dorën përpara, -Ndal – Ku ishe e pyet-me një ton të rëndë sikur zbriti njëherësh në lumë gjithë zhaurima ujore e malit.
-Po bëj një kurs rrobaqepsie si të kam thënë-u përgjigj ajo duke belbezuar.
-Ashtu,kurs rrobaqepsie apo ndonjë kurs pornografie-thotë Aberti ironik-.Zhvishu-
-Ç’farë-..Denisës pa dashur i shkoi dora sipër gjoksit ku ishte formuar një vulë e zezë, por edhe pullat e kuqe nuk mungonin nëpër trup. Alberti diçka duhej të dinte.Trupi i saj me shenja do dëshmonte kundër saj.
Fjala e tij zgjoi ndërgjegjen e saj.Ç’kishte bërë...Ndëgjegja po e vriste si një pistoletë me plumba , duke u ringjallur po aq herë.Një shuplakë e fortë lëshoi xixat e kuqe si bishta yjesh që bien poshtë nga vatra e tyre.Ajo shpërtheu në ngashërima, dhe u gjunjëzua në këmbët e tij.
-Mos më prek, më vjen ndot nga ty.Je një kurvë…
-Më fal,nuk e di pse e bëra,.meritoj çdo ndëshkim..
-Të fal, a ka det të lajë turpin tënd.Mblidh rrobat e tua dhe ik, djali do rri me mua,
-Jo të lutem, falmë….lotët rrëshkisnin si uragani i mjerë kur di se nuk do mundë të bëjë asgjë…
-Dua të vras, jo të fal, por nuk i ndyj duar me ty lavire. Ik..-I tha ai i zemëruarnë kulm.
-Vramë,por mos më ndaj nga djali..
-Po të mendoje për djalin nuk e lije tek jot ëmë, dhe të shkoje si bushtër tek ai.
Zhduku nga sytë e mi, djalin mos e prek, mos e ndyj me atë gjoksin tënd të fëlliqur.Ti s’meriton të jesh nëna e tij.Mu zhduk.
-Vritmë,por lëmë pranë djalit.E vetmja krijesë që nuk ka faj.Të lutem, do bëj ç’të duash,
Shpirti i saj mbante peshën e qiellit mëkatar.Trupi i saj vibronte dridhshëm dënesat e fajit.Lotët bëheshin lumë duke rënë në fustanin mëkatar.
Mblidhi dhe ik..u dëgjua zemërimi i tij..
Pasioni i saj ndërtoi ngrehinat e guximit të marrë të mëkatit. Duke u verbuar nga fjalët e bukura, nuk e pa humnerën e hapur.Tashmë paguan pasojat e mendjelehtësisë së saj.Tani për atë nuk ka ditë dhe natë , por një torture.Ç’farë e priste.Djali i saj nisi të qante në krahët e Albertit dhe nuk pushonte. Qielli i saj u përthye më dysh..Jo këtë s’mund ta duronte dot.Ishte ora e ushqimit të tij.
Për hir të Zotit ma jep ta ushqej- I thotë Denisa.
Aij a jep të birin me një shikim therës dhe i thotë, -nesër dua të largohesh nga shtëpia, mori fund.Do mendoj dicka për djalin.-Hapi derën, e përplasi fortë dhe ikën.
Denisa po mendohej, familja e saj nuk do ta pranonte, burri i saj e përzuri, Fatjonin nuk e donte, gati gati po e urrente. Ajo shkonte sepse i bënte presion.. do ti thoshte të shoqit po të mos i bindej. .Mbaruan ato fjalët e bukura që i përdorte më parë…ndërsa tani thoshte ‘hajde te poçari jot, të përkëdhel poçen..Nuk e duronte dot më....
Fatjoniti kish punuar mendja një planë. Qëllimi i tij ishte të ndahej Denisa nga burri.. familja e saj s’do ta pranonte të ndarë, Kështu që së bashku do të shkonin në Itali, dhe ai do ta përdorte si prostitute.Ajo do ti sillte shumë para dhe ..o..adio poçeri.Ai ishte kujdesur vet që fjalët për të’që Denisa kishte të dashur ti shkonte në vesh burrit të saj’.Tek e fundit ajo vetë vinte tek ai..
Pori bëri hesapet pa hanxhinë.Dy vëllezrit e Denisës të ardhur nga emigrimi kishin marrë çdo lajmë nga Alberti….Ata i dhanë një të rrahur vëndshe dhe ja gdhendën ballin duke ja prerë me gërmat ‘HORR’. Denisën me djalin e morën me vete të shkollohej në vendin ku punonin,…dhe të niste një jetë të re.Edhe atambanin peshën e rëndë të fajit të tyre.Të gjithë e shtynë nga pak në humnerë.Qielli i saj me kalimin e kohës do merrte formë, dhe në të do ndriçonte dielli edhe yjet e vërtëtë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...