Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/07/23

UNË VIJ NË PREKAZ

Elida Buçpapaj është poeteshë, publiciste dhe përkthyese. Ka lindur në Tiranë, ku aty ka ndjekur arsimin tetëvjeçar dhe gjimnazin. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë-Letërsi. Vokacionin për të shkuar e pati që fëmijë, por si e bija e vetme e poetit dhe publicistit Vehbi Skënderi, persekutuar nga regjimi, edhe Elida nuk u lejua të botojë krijimtari. Shkrimet e para fillon t‘i botojë duke nisur prej vitit 1991, në shtypin e postdiktaturës, tek gazetat Atdheu, Kosova, Rilindja Demokratike dhe Tribuna Demokratike. Në prag të rrëzimit të diktaturës është korrespondetja e parë grua nga Tirana tek Radioja Zëri i Amerikës. Në vitin 1992 fillon të kontribuojë si redaktore-opinioniste tek gazeta Zëri i Rinisë ; Ndërkohë është gazetare e lirë tek gazeta Republika, me një rubrikë fikse në faqen e parë ; Më 1994-1995 është editore tek Revista RTSH, së bashku me shkrimtarin Fatos Kongoli që ishte kryeredaktor i kësaj reviste. .Prej 1998, për dhjetë vjet jep kontributin e saj tek Bota Sot si redaktore-kolumniste, duke mbuluar rubrikën e politikës, aktualitetin dhe kulturën. Për dhjetë vite rresht, gati për çdo ditë, ka botuar me qindra kolumna, duke qenë një nga të paktat femrat e para shqiptare me aktivitet kaq të dëndur. Në atë kohë, kjo gazetë, me redaksinë qëndrore në Zyrih të Zvicrës dhe me redaksi të tjera në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Frankfurt e Nju Jork arriti në 200 mijë kopje, tirazh i paparë ndonjëherë në historinë e gazetarisë shqiptare. Aktualisht është botuese dhe kontribuese e gazetarisë elektronike, ku bashkë me bashkëshortin e saj, shkrimtarin dhe publicistin e mirënjohur Skënder Buçpapaj janë editorë të portalit elektronik Zëri i Shqiptarëve www.voal-online.ch. Elida Buçpapaj ka lëvruar me sukses pothuaj të gjitha zhanret e shkrimeve publicistike dhe letrare, që nga kronika, reprotazhi, përshkrimi e deri tek analizat, komenet, replikat etj. Si përkthyese nga katër gjuhë të huaja, anglishtja, italishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja, po ashtu ka një aktivitet shumë të dendur, duke përkthyer e botuar në shtypin shqiptar majat e poezisë botërore, si Thomas Stearns Eliot, Carl Sandburg, Rabindranath Tagore, Wislawa Szymborska, William Blake, Edgar A.Poe, Guillaume Apollinaire, Arthur Schnitzler, Jorge Luis Borges, Cesare Pavese, Jacques Prévert, Marquèz etj etj.
 Nga viti 1991 është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve me qendër në Bruksel, Belgjikë. Është po ashtu anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve APES, me qendër në Gjenevë, si dhe e Sindikatës së Gazetarisë Krijuese, me qendër në Zyrih. Elida Buçpapaj është anëtare e Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës dhe e Këshillit strategjik të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës. Prej vitit 1996 jetojn në Zvicër. 

Libra të botuar:

  • Vij
  • Nuk jam e përjetëshme 
  • Rapsodi e Golgotës së Tranzicionit
  • Hiperbola dhe paralelizmi figurativ tek Cikli i Kreshnikëve , studim monografik
  • Rapsodi e Golgotës së Tranzicionit
  • Unë jam e përjetshme, SB OMSCA-1
  • Tirania e Tranzicionit, publicistikë
  • Traumat e Tranzicionit, publicistikë
Autorja ka edhe dy libra në proces botimi, një vëllim me poezi dhe një eseistikë.


Poezi nga  Elida Buçpapaj

SHQIPËRIA ASHT

 
Shqipëria asht diell, 
andërr, zhgjandërr, 
asht shi, breshër, borë, 
furtunë, stuhi,
stuhi në gotë; 
delir, 
gënjim, zhgënjim
asht pranverë, verë, 
verë e kuqe, e bardhë,
dehëse, 
dehje
verë e dielltë, 
Drin, Bunë, Vjosë, 
Shkumbin, Valbonë; 
asht Liqen, kodër, mal, 
fushë e ultësirë; 
asht ofshamë, 
Oh,
Ohër, Prespë, 
Shkodër, Vlorë, 
Tiranë, Gjirokastër, 
Vermosh, Durrës, Konsispol; 
Shqipëria asht, geg e toskë, 
asht shkodranë, tiranas, 
lab e malsorë; 
Malësi, Qytet e Bregdet; 
asht shpresë, zemrim, 
rebelim, pajtim, 
e prapë zemëratë; 
asht pyll, hije nëndiell, 
det, 
perëndim dielli në Adriatik, 
perëndim dielli në Jon, 
lindje e diellit në Dajt, 
lindje e Diellit në Shkëlzen, 
lindje e diellit 
atje ku i thonë ujit ujë 
e bukës bukë; 
Shqipëria asht nana ime, 
nana jote, nana jonë, 
e vujtun, e coptume, 
e zhvatun, e pakun, 
e lindur, e rilindur, e ringjallur; 
Shqipëria asht nisja, 
fundi dhe vazhdimi jonë, 
i gjithmonshëm, i gjithhershëm,
i përhershëm, i përjetshëm, eternel, 
përpara se të lindnin qytetërimet, 
atëher kur u ngjiz bota; 
Shqipëria asht Eva dhe Adami, 
asht fillimi i fillimit, 
asht e para, 
më përpara se fjala, 
asht mrekullia dhe mërzia e botës, 
e prapë mrekullia, e prapë mërzia, 
asht trishtimi i zgjatur me kilometra; 
Shqipëria asht trishtimi, gjenia dhe magjia; 
asht shi, baltë, aluvion, trafik pakuptim; 
asht dehja, fryma, frymëmarrja, 
ajri, qielli, era, 
balona në qiellin e rimtë të pranverës, 
në dorën e vogël të një fëmije,
fëmijët, fëmijët asht Shqipëria
asht gjithçkaja, asht e gjitha ashtu si e ka lind Zoti
e nana…



UNË VIJ NË PREKAZ

Unë vij në Prekaz
mbi kalin
     e pikëllimit
prej plagosjes së natës
që s’fle
     nga ngashërenjat
     prej heshtjes
     të  njeriut
 
Se këtu fjalët 
i ka zënë gjumi i madh
i tokës
të skuqur
      si flamuri
 
         nga gjaku 
 
Unë vij në Prekaz
e çmendur
nga drithërenjat
      dhe përpëlitjet
     e Hënës
     nga vezullimet
     yjore
     prej përshkënditjes
     fosforeshente
     të  eshtrave
 
     të  njeriut 
 
Unë vij në Prekaz
dhe ngrij
     e palëvizur
     si mermeri i varreve
     nën harkun
     e violinave
     të  vajit
           të fijeve të barit
     që qajnë 
     nga mungesa
     e hapave
     të  fëmijëve  



MIRËMËNGJEZ PARIA !

Mirëmëngjez Paris ! 
Sot
      Jemi
            Gëdhirë
Në nje shtrat
     Të  dy të përgjumur
     Nga mosfjetja.
Unë bëj sikur
      Të  jem
Një pariziane e thekur,
ndërsa ti bën sikur të  jesh
pjesë monotone
      e përditshërisë 
     time… 
Dal në rrugë
Si të jetë diçka
     rutinë
Marr taksinë
Trokadero
Ejfel
Sheshi Konkor 1)
Sheshi Vandom 2)
Harku i Triumfit
Del Etual 3)
Palé Ruajal 4) 
 
Në një Kafé
     buzë  Senës
porosis kafe me qumësht,
si në poezinë
            e Zhak Preverit
dhe pastaj
filloj të llogaris
një dhe një bëjnë  dy
unë dhe ti Paris – 
 
Por llogaritë s’më dalin
Dhe filloj nga a para
një dhe një dhe një
bëjnë dy Paris,
unë banorja jote efemer
ndërsa ti dhe Sena eternel,
Paris...! 
 
1)La Place de la Concorde – Sheshi Konkord
2)La Place Vandôme – Sheshi Vandom



KUÇEDRA MA PATI ZILI FLUTURIMIN
Kuçedra
      Ma pati zili
Fluturimin 
Kuçedra
     me shtatë koka
           me flokë
të kokolepsur
     të  kuqe 
megjithëse i pati
      nën patronazh
      dhe nën kontroll
qiejtë
mua
      ma pati zili
fluturimin
megjithëse
      e bëri me dhunë
pronën e vet
qiellin
ajrin,
      detin
por përsëri nuk u ngop
dhe me makutërinë e saj
      të  shëmtuar
dhe të dënueshme
nga Zoti
ma pati zili
      fluturimin 
sepse kuçedra
megjithëse i kishte
      pushtuar
            shtatë qiejt
megjithëse
      kishte
            shtatë koka
shtatë palë sy
shtatë palë duar
rrëmbyese
shtatë palë flokë
      të  kokolepsur
            të kuqe
mua ma pati
zili
      fluturimin 
 
  
sepse ajo nuk i shijon dot
      trajtat
çuditbërëse
      të  reve
as afrimin
me hënë dhe
      diellin
as oqenin e thellë
      me orë të gjata
as mallin
gjatë ikjes dhe largimit
ajo s’kupton asgjë 
sepse të gjitha
shtatë kokat e saj
janë bosh
      si kafka të vdekurish
veç flokët e kokolepsura
      të  kuqe
I ka të vërteta
Dhe makutërinë
E shterpës
Dhe zilinë
      Për fluturimin tim
      Që  ma ka falur
Zoti
Siç m’i fali sytë
Si m’i fali
Edhe shqisat e tjera
      Për t’i kuptuar e para
Dhuntitë e Natyrës
Dhe Vyrtytin
Dhe për të shquar
Kafkat bosh
Dhe simbolistët
Dhe trukun
dhe rrengun
dhe kurthin që i ngre
mikut

E para
Mes njerëzve të mirë
Shpotitës
Tani
Që s’u mungon
Liria e fjalës
Tani
Që s’u mungon
Fantazia 
 
 
Për t’i krijuar
Qiejtë
Edhe kur mungojnë
Në përkohësi
Të gllabëruar
Nga kuçedra
      Me shtatë kafka bosh
Me flokë të kokolepsur
të kuqe
si komunizmi
si ajo kuçedra e përrallës
shqiptare
që kishte helmuar
ujin e pishëm
 
vetëm përkohësisht….! 



JAM SHI NË TIRANË


Jam shi në Tiranë
që bie rrëke
nëpër rrugët
mbi pluhurin 
e harresës
ku janë shkërmoqur 
grimca-grimca 
si fosile antike 
ditët e mia 
 
 
jam shi në Tiranë
i gjithi lot
që gjarpëron
mbi xhamat 
e dritareve
të shtëpisë time 
nga ku shoh 
orenditë e heshtura
të mbuluara 
nga malli 
jo metaforik
prej mospranisë … 
 
 
jam shi në Tiranë 
që bie me shtamba 
kuturu
që bie vrullshëm 
dhe me dënesë,
që bie 
bubullueshëm 
dhe me kryeneçësi
 
që bie 
si një lumë 
i rrëmbyeshëm 
që e gëlltit Lanën
që i gëlltit lotët
 
si Drini 
pa fré,
për të përmbytur kohën 
që më la të ikur prej Tiranës…



KUR TI MUNGON


Ia kushtoj S.B.

Mbas disa ditësh ti do të vish
Kjo ditë është e paralajmëruar
Sipas profecisë së fatit
Është e saktë, e prerë,
Është e parathënë, e parabërë,
Deri në rrahjen e sekondës
Deri në rrahjen e pulsit
Që gati sa nuk e shpërthen venën e gjakut…
 
Mbas disa ditësh ti do të vish !
 
Duhet të isha pak Penelopë
Që ta përballoja këtë ndarje
Kaq reale
Që matet me kilometra
Që unë e mata, e peshova
E mata përsëri e përsëri
Duke përmbysur e ripërmbysur
Mijëra herë klepsidrën
Sepse të gjitha sekondat,
Orët, ditët,
të gjithë kohën, hapësirat, distancat,
Të gjithë këtë relief gjeografik
midis nesh
I cili nuk na lejon assesi të shihemi
Assesi të prekemi
E shndërrova në kokrriza rëre
Dhe pastaj e përmbysa dhe ripërmbysa
Si barka në det
Mijëra herë klepsidrën..
 
Sepse unë të dua më shumë se Penelopa Ulisin –
E ti mua më do më tepër se Ulisi Penelopën…

Qyteti i shkronjave shqipe përshëndet...




Demush Zefi u lind në fshatin Dunav të Gjilanit 17/06/1952. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Normale) në Gjilan , Fakultetin Juridik – Dega Gazetari-Diplomaci e Marrëdhënie Ndërkombëtare në Prishtinë. Punoj mësimdhënës, pastaj gazetar në Gazetën “Rilindja” , TV Shkup , “Bota-Sot” , Agjensinë e lajmeve “Kosova”, Drejtor i Drejtorisë Komunale Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në KK të Ferizajt.

Librat e botuar

“Kumti i dheut”
“Loti i Gdhendur”
"Vela e Atdheut “.

Ka botuar shumë poezi në revista dhe gazeta shqiptare, ndërsa shumë poezi janë përkthyer edhe në gjuhë angleze, gjermane dhe italiane dhe franceze. Është prezantuar në antologjitë Lule për Nënën e cila është përkthyer në disa gjuhë botërore, dhe “Orët e Bardha”.



VELA E LIRISË

Struga qepi sot shnëdriti,
strugejanët flasin shqip,
kanë edhe të parin e tyre,
kanë edhe një etje të re,
të ndritë me ylber liqenin,
të mbushë kupën me ndjenja Kosovë,
Livadhia pranë dëshmisë së zjarrët,
Livadhi e Veleshtë tash pa ëndërra,
po bie kushtrimi edhe diku tjetër,
po lavrohet edhe një arë me farë lirie.

Ngadal pa ethe zbret nga miti
Struga në valle më nuk ëndërron
tash thur buzëqeshje për vete
për të gjitha qytetët shqiptare
për Kalanë e qetësuar në Krujë
sot po shpërthen një këngë e re.

Ohrit afër në krah po i shndëritë një yll
një abetare e re lirie e dalldisur si engjull
mbrojtës tash Struga ka vetëm shqiptarët
ata dinë të prekin zemrën dhe dashurinë
pranë Drinit që më shekuj bartë mallin.

Qyteti i shkronjave shqipe përshëndet
ka një porosi shprese që më të flasim
të bashkojmë dy tri apo katër duar të djathëta
me lapsin e hyjnor të shkruajmë rishkruajmë
fitore të reja në dheun që foli vetëm shqip
Manastiri që përkujton evropën në faj.



Liri poetit

( Në ditën e Poezisë]

Aty ku shkëmbijët flasin
gjëma e tyre shtrengon
vargjet presin fjalët
misterin e tyre të njomë
dritën t’u sherbej njeriu
vargun tua lë peng
etjen tua shuaj me re
shpresen në emblemë
poeti vuajtja dhe titulli
qielli dashuri e nënë
toka mbetët e zbrazët
prët vargun e dlirë
një lahutë mbite e mbirë

Të mbetëmi hyjni poeti
nxitje librave në trotuare
frymon koha e rreshtave
nen afshin e vreshtave
në Marsin me traditë
pamjen që kujton fillimin
e poezisë se stinëve
bardhësinë që ka fjala
mundësinë e bimëve
që dallojnë përtrirjen
shtigjeve rrugve drumeve
ahishatve te reja që flasin
një ditë poezie që buzëqeshë.

Pikon rreshta e shtrydhë fjalë
poeti që nuk kafshon dritën
që lidhë botën me litarë
trazon dashurinë e engjujve
të vargu mbështetë paqen
me dy duar dhe lapsin e vigan
ofron një mbulesë të ylbert
këngën që vet se këndon.

Si ujdhesë e dëshirave të mbara
sa herë që ka kujtime të mira
po e lagë letrën shpalosë me ujë
së bashku ta bëjën një Bibël
ta shkruajnë n’rreshta një libër
të hedhur prore n’ hambarë rinij
pranë tempullit që ndriton gjithësinë
të lëshoj lutjet, vargjet me gjallëri
aty ky dora shkruan e ferkon malle
poet mbaj në mend përkujo e hedh valle
në këtë ditë të falë edhe perendia
shpalos më afsh atë që ke nga mbrendia



Flas Gjuhën time

Të cmoj mbi skaje
kudo në brendi
në ditën e shënjtë
natën e mushur hare
tokë sot e bekuar
të përqafoj atëdhe
ti mua me shterngo
me mbajë në lojë
dashurinë më trego
të veshëm me të ditën
të dal i blert në qiell
të flas gjuhen time
të mbledhi rriten
jo me shtrengime

Atëdhe sa flakë
që më je i parë
me shpirtë të ri
të badhe pa hije
si etje në brendi
dritëe erë kohe

Në motmot të ri
përcillet kushtrimi
hapë velën kodra
zbret poshtë trishtimi
në gjumë shkruan
histori dhe amanete

Krisma historisë
i lëmon përden
pranë ka hijen
ka edhe ëndërrën
shpresën e bardhë
dritën dhe



Vela Kuq e Zi

Me vela kuq e zi
ndien ketë aromë
dashurinë që buzëqeshë
jetën e re si diell
kaltërsinë si qiell.

Nen rreze e mbëshjell
aromë shqipëtare
e buzëqeshi dritën
lashtësinë bujare.
Vendi im i bardhë
qëndro afër meje
të ofroj reshur
ngjeshur butësinë
krahet dhe sytë
që të shikosh
Larg në valë deti
që filtrojnë lotët
dhe heshjen.
qendro afër
na mungojnë pjeset
me vela kuq e zi
Pranë meje
Kohë dyndje
Plage plisi

Qendro pa etje
pa vaj kënge
në dritë n e re
të ylberit pas shiu
që Drini sodisë
bardhesi
si velë e atdheut
jasht dhetut
ku prinderit
ulruan me vite
kthehuni JU
qepurat kanë zë
qupurisin tokën
mungoni si dëshmi
se dhunohet sot
vatra e Rilindjës
skaj me saj
mëshirës së vyshkur
përendimit e lindjës
dielli ku lind vyshket
ku përendon sharton
Ejani mbikëtë ozyë
Mbi këtë pjellmë lirije.




Shpalosja e Dritës

Natën vonë.
në heshtje
puhia ndryshkë
fshinë lotët
preki trupin
atdhe afër më kë
afrohu pranë meje
pa lutje e dhuratë.

Era më soditë
brendinë orakull
me mbanë etje
zërin e ri të vjetër
e shpalosë ndritë
në ditën tjetër
ka shprendarë
copëza në letër.

Qëndro afër meje
unë jamë afër teje
flasim gjuhen që dimë
kendojmë njomë
thjesht nuk ngopemi
ës më dashuri
atdhe endërr s’jam
por krijesë që kam lotë.



Pyrgu i djallit
(Poezi kushtuar Njeriut apo djallit}

Kah lëshon hapa shpirti
Mbetet i zi nën therra
Dhe aty bluan ngadal
Kafshimet nen verra

Ti që dikur të shikova
Me një sy të bardhë
Ishe ti ai qe shtrydhe
Fjalë në shtratin e larë

Nëpër qepura të zi do të biesh
Do të kafshohesh me gjumin
Dita natë e zezë do të vishet
Hijenë kohe do të ndytë lumin

Mendje mykësirë deponi e gjallë
Kafshon ata që rritë të ofruan hije
Nuk të dualen buk duart e këmbët
Po ngopesh i mjerë po pa shije.

Kur ece trotuarëve me ëndërra
Të duket hija e zezë dinosaur
Kafshon majtas djathtas kalbesira
Të behet jeta nëpër dhëmbë gurë.

Sa herë ke kafushar
ata qe te leshuan dritë
Do te kafshosh vehten
E prerë hapur me thikë

I mjerë mbete ishe gjithmonë
Pa vlerë shpirtëzi e dangall
Qepurët të ndalen e vërbuan
Përbirës rrethi të shpallë.

Shtegu ndalon përherë kalimin
Hapat me zile zhurmojnë dritën
Pjellë e shlyer erë e shëmtuar
Nata me etje do tua ndale rritën.

Do te biesh përbindësh kohe
Në lumin që bartë kalbesira
Zhveshur nga mëkatet që i ke
Do të mbetësh kufome mbi dhe.

Ka varr që nuk flet po pret
Ka ditë të zezë që nuk ndritet
Ecjet pushojnë e vetvriten
Ata që kafshojnë e lëndojne.

Mbi një murë plehu këngë
Jo gjel që rrahë krahët e rinj
Gjeli me këngë lumturon
E ti kafshon e bene dhun hi.



Dritë në liri

Në atdhe
ka dritë
ka shpresë
për jetë
dritë lirie
etje dashurie.
Dheu i atdheut
nuk të ngopë
po përgedhelë
si orë shpirti
më një buzëqeshje
me dorën e butë
petkun kuq e zi
këngën në lahutë

Atdheu ka rreze
kuq e zi ndritë
heshtjen e thërret
atdheu nuk zbret
kurrë nuk tretët
atdhe me vite
buzëqesh s’pushon
nëpër shekuj
edhe me plage
përqafon.

Shtëpia e ALFABETIT
Më Thyen duart
me to kamë shkruar
A-në dhe Zh-në
Ata që më thyen
kafshuan më dekada
dheun dhe e treten
po përseri në vend
ku unë më pind linda

Me thyen kokën
Aty lash porosi
Të flasin shqip



Kafshimi i ALFABETIT
(Manastir ABC…}

Me thyen shtëpinë
A -ja dhe Zh-eja
përplasën nuk urrejnë
flasin përseri shqip
Shqip do të flasin
me shqiptarë
për jetë dhe mote
më kafshuan sot
në mengjesin akull
dhe dritën zi

Me coptuan si bisha
uria e krimit u përplas
në shpirtë të ALFABETI-it
në Zemër të qytetit të art
që mbi një shekull
kujtoj e ruajti fletën prej ari
që firmosi shqip një dorë
shumë duar të reja të ndritura
ishte afshi i Fishtës Lahutës
Konstain Kristoforidhit dhe lapsit

Qyteti që mbanë A-në dhe Zh-në
thesarin e mbushur shkronja
në dykrenarën që valvit
nën dritën e ylbert
mbi troje shqiptare
Manastir duro
mos humb në ndjenja
lëvro përseri gjurmet
Lëvro atë që të kafshoj
Yllin e tij në ballë
Këmbët që që lëshuan
Helm mi plagë letre
Mbi plagë shpirti.
shtëpi muze je e lenduar
të kafshuan në mengjes
po edhe ditën edhe natën
sa herë që kanë stress
edhe urrejtje të kalbur
që ende qëndron e gjallë.

-Nuk jemi të çmendur!...




Arqile Gjata ka lindur më 24-6-1942 në qytetin e Vlorës-Shqipëri. Aty mbaroj shkollën 7 vjeçare dhe shkollën e mesme(Gjimnazin ‘’Ali Demi’’) Në vitet 1972-75 vazhdoj Institutin e lartë tre vjeçar në Shkodër për Gjuhë-Letërsi Shqipe. Nga viti 1995 jeton dhe punon në Athinë. Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me shtypin Shqiptarë në Athinë ku ka botuar shumë artikuj për emigracionin, reportazhe, skica, poezi, tregime dhe mendime estetike.


Librat e botuara:

-‘’Arvanitas me shumë emër’’Monografi për Aristidh Kolia në vitin 2000.
-‘’Kur trazohet jeta’’ vëllim poetik viti 2005.
-‘’Kurorë me ngjyra’’ vëllim poetik 2006
-‘Qyteti që kërkon muzikë’’ vëllim me tregime më 2007
-‘’Gratë e poetëve’’ vëllim me poezi 2009
-‘’Një ese për jetën’’ vëllim me ese dhe mendime kritike më 2010 botuar nga Shtëpia Botuese ‘’LULU’’ në SH.B.A
-‘’ Jeta më vjen si poezi’’ vëllim me poezi botuar nga Shtëpia Botuese ‘’LULU’’ në SH.B. të Amerikës Tetor 2010.
-Vëllimi me poezi të zgjedhura ‘’Kur Thinje Deti’’ Maj 2012

A.Gjata është bashkautor në disa Antologji dhe Revista Letrare si: Revista Letrare numër 38-të ‘’Mehr Lict’’, Në Antologjinë e studiuesit dhe kritikut F.Terziu ‘’Vëzhgim në brendësi të prozës dhe poezisë Shqiptare’’, Në disa numra tek Revistën letrare ‘’Haemus’’si tregime, esse dhe poezi që botohet mha Akademiku Ardian Kyçyku në Bukuresht, ‘’Pelegrini’’, ‘’Pegasi’’, ‘’Çelësi i shpirtit’’ në Rumanisht, ‘’Qiejt e shpirtit’’ si dhe bashkautor në Antologjinë’’EAGLE’S VOICES’’ në Anglisht, që sot është pronë e Biblotekës Mbretërore të Anglisë. Në Revistën ‘’Obelisk’’.
Ai është pasqyruar në Antologjinë me autorë vlonjat ‘’Mendime estetike mbi letërsinë bashkëkohore’’ nga Eqerem Canaj
Bashkautor në Antologjinë e krijuesve emigrant ‘’As i gjallë dhe as i vdekur’’ botuar në Suedi nga Shkrimtari dhe poeti Bahtir Latifi.
Bashkëautor në vëllimin me kujtime të Lavdie Bisha ‘’Ti je Lulja më e Bukur e Jetës’’ Nëntor 2011.
Së fundi ai është bashkautor në Antologjinë poetike ‘’LOTËT E VIRGJËR’’ Mars 2012 përgatitur nga Agim Mato dhe Dr. Fatmir Terziu botuar nga Shtëpia Botuese LULU në SH.B.Amerikës.
Poezia e tij është përkthyer anglisht, greqisht, rumanisht dhe rusisht.



NJË DITË FESTE ME TË ÇMENDURIT
Në nderim të kujtesës!

Unë e di...
ku e kanë derën e mendjes të çmendurit.
Ata,
janë kalimtarë të ëndrrave, shtratin e kanë të thyer,
brohorasin,
si epshor tundin mendjen e tyre!

Janë apo nuk janë të dhunshëm,
me kokë poshtë e shikojnë kohën dhe botën,
kujtesën e kanë të ngujuar në nervin ireal!

Të çmendurit numërojnë kokrrizat e rërës,
nuk ndjejnë uri, as ngopje
festë kanë çdo çast në mendjen e tyre.

Një ditë,
më ftuan...
më gostitën me fjalë çmëndurisht të bukura...
Ju betohem, kanë fantazi e trillime reale!
Janë të besueshëm
e kanë njohur botën pa mëkate e dëshira seksuale!

Në kopsht,
aty ku dëfrehen, nuk shajnë
veç përgjërohen për dashurinë.

Në gji,
mbajnë të palosur një letër
a fotografi të heronjve të tyre.

Qajnë e qajnë deri sa qeshin me veten e të thonë:
-Nuk jemi të çmendur!...
Ju jeni të tillë, vidhni dashuri,
fëlliqni biblioteka e shtëpi publike!

Më dhanë shumë kartolina e letra...
më dhuruan buzëqeshje pa maska!
Rroj në botën e tyre delire...

Dy Nëntor 2012


LETRA E ËNDRRËS

...ndjej fëshfërimën e pranverës!
Po vjen e dashura ime,
më tund dorën me letrën
që i dërgova mbrëmë në ëndërr.

Rrobat i ka të bardha,
feksin në ngjyrën e luleve
me gjinjtë si dy pëllumba të porsa fluturuar.

Është e bukur, lindur brenda meje,
si pemë stine ngarkuar...

E lehtë si zogu,
fluturon, vjen e malluar
dora i dridhet
kur lexon letrën e ëndrrës time!
Nuk Pata Kohë të Qaja!
Me zërin e vjeshtës erdha tek ty
kur era valviste gjethe.
Unë jepja e merrja me buzët e tua,
kur t’i putha ata sy
nuk pata kohë të qaja,
se m’i thave lotët me puthje!
Qava me ngashërim
kur era...
të zhveshi lakuriq,
të bënim dashuri...
Janar 2013

NGA MEMORJA E LARGËT!

Nuk di kush ka lindur i pari në botën tonë,
as të vdekurin e parë…askush nuk e di.
Të gjithë puthën-njeri tjetrin!

Vend banimi i të parit
ende nuk ka atdhe,
t'i falesha, t'i flisja me shpirtin tim!

Më i bukuri,
dhe sot jeton, diku nën tokë...
Ai! Ishte i pari që notoj në det
atë,
askush nuk e pa kur bëri dashuri.
As kurqau, as kur qeshi,
as kur vdiq…

Gjashtë Janar 2013-Athinë.



DREJT LAKURIQËSISË

Po ecim drejt lakuriqësisë,
nën këmbët tona
gjethet i përkëdhelim si piktura.
Çmendurisht po puthim tradhëtitë!

Një tjetër varg,
që se kemi jetuar, do ta zbresim
te zgjojmë dyshimet!

Dorëpërdore, në rrjedhën e lumenjve
mes erërave të kapim diellin!
Me dëshirë,
ta zhveshim, ta diegim globin,
me hirin e mbetur
plagët të mjekojmë!
Dhjetor 2012 -Athine


E PANJOHURA

Sa po lexova një shkrim
për disa drurë,
rritur lartësive.

Midis gurëve,
Ata
nga perëndimi i diellit
ndizeshin zjarr

Një herë në ditë,
ata drurë qanin,
mërdhinin!
Pas disa orësh,
bashkonin krahët
të dashuruar rriteshin...

Si në legjendë...
nga puthjet,
avuj nxirrnin!
Dhe ëndërronim, për një jetë më të bukur...

Nëntor 2012



GRUAJA-ATDHEU IM I DASHURISË!

Gruaja-Atdheu im i dashurisë
një pikë loti në frymën time
pikturuar në librin e jetës!
Gruaja-Atdheu im i pafund...
thellësi jete në kaltërsinë e qiellit.
Aromë nëne,
e përditëshme në gëzimet e mia!
Në Atdheun tim...të dashurisë
puthjet janë të gjata,
buzëqeshjet vazhdojnë
në këngë djepi e vuajtje,
në ditët me shi
dhe kur jemi të thinjur.

Mars 2013-


PËRSËRI PËR HESHTJEN

Kur lindi heshtja
njeriu ndjeu shumëngjyrshmërinë e jetës!
Aty,
tek heshtja gjithëçka ngec
dhe pse nuk e prekim dot,
ajo na mësoj të mendojmë!

Tek heshtja
të gjithë shpëtim kërkojnë...
Dhe malet
dhe pyjet dhe deti
kanë mënyrën e tyre të heshtjes!

Heshtja ime
është enigma e lotit,
vetëm ajri e ndjenë bukurinë e heshtjes!

Një Prill 2013



NGA JETA E NJË GRUAJE

Sapo mbylli ditarin
ajo ndjente boshllëkun...
Me zë melodioz thërriti:
-Eh... djalosh!
Ti, që ende nuk di të ecësh
më le si një lule
dremitur nga vapa!

I ishte sosur durimi asaj gruaje...
Askush s’po i bënte ballë shpirtit të saj
si fushë beteje e vështirë, si zë që nuk dëgjohet.
Nëpër sy i dridhej një dritë pakënaqësie!

Pa lëvizur nga fotografia e vet,
si gjethe vjeshte ra...
iku bashkë me ditën,
pa u dukur!
19 Prill 2013 –Athinë



ME SHAMI DERDHUR PËRMBI FLOKË

Trak e truk nëpër diell
me shami derdhur përmbi flokë,
nxiton Lefteria
aromën e detit të shijojë!
Atje tej tek Uji i Ftohtë,
asaj
gjaku nëpr zemër i tingëllon.

Vapa ia zhvesh të mbuluarat,
e kanë zënë ethet e detit...
ndryshe nga shoqet e tjera,
shpërthen nga e qeshura
një dorë ankthi nëpër shpirt e përshkon.

Ajo,
Nuk ngopet me diell,
përmbi të po fle e dashuruar.
Verbimi i syrit,
çmendurisht shkrihet mbi trup të saj!!!

Sot më 6-3-2013


PO VIJ QYTETI IM...!

Po vij qyteti im...
Dua të të gjej
ashtu si të kam përfytyruar.
Kam frikë
mos vallë ka njerëz të humbur
nëpër rrugica!
Nuk di,
në se marrin frymë?
Buzë detit dhe nëpër pallate
koha do jetë e të gjithëve...?

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...