Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/08/03

BESNIK VELAJ : Biri i madhështisë së Labërisë dhe Shqipërisë



Kapedan Beqir Ibrahim Velua po bënte kuvend me patriotët e armatosur të çetës së Kaninës në vendin ”Qafa e Birinxhikut apo Qafa e të Parëve”, në malin e Shashicës,500 metër mbi nivelin e detit,afër kalasë së Kaninës dhe 5 km në lindje të qytetit të Vlorës.Shkaku shpirtëror dhe atdhetar ishte dashuria për Nënën Shqipëri dhe pritja që do t’i bëhej udhëheqësit të ardhshëm të Shqipërisë,Ismail Bej Vlorës. Kapedan Beqir Ibrahim Velua ,me luftëtarët e kaniniotët përfshinë me vështrim bregdetin e Vlorës, si dhe fushat në lindje të qytetit.Ishte vjeshtë e vitit 1908.Ata e kishin për nder të prisnin të nesërmen udhëheqësin e ardhshëm,patriotin e madh…



Ideologun e çështjes kombëtare shqipëtare e kishin bir të Kaninës brez pas brezi. A nuk ishte Ismail bej Kanina bashkëfshatar dhe vëlla i tyre? Historia e familjes Vlora nga Kanina ishte shumëshekullore.Kapedan Beqir Ibrahim Velo Kanina kujtonte bashkë me bashkëluftarët e çetës Kaninës,se i pari i tyre dilte Gjergj Golem Vlora,stërgjyshi i Sinanit,lindur në Kaninë (kala përmbi Vlorë) në vitin 1398.Njëri prej vëllezërve të Sinan Pashës,Ali Beu,vdiq në betejën e Lepantos.Vlen të theksohet se në Perandorinë Osmane cilësimi Bej jepej në lidhje me pozitën dhe ishte titull i trashëgueshëm në linjën mashkullore.Bejlerët janë rangje të ndryshme.Familja Vlora e gëzonte privilegjin e titullit Zade-Bej (Bej i Madh).Nga ky fis me mendje të ndritur,shpirt luftarak kanë dal 18 vezirë të lartë të Perandorisë Osmane dhe 4 perandorë të Bizantit. Ky fis ka bërë historinë 1000 vjeçare të Ballkanit.



Luftëtarët e çetës së Kaninës kënduan së bashku këngën:

Atë ditë që ra bora
dolli Mahmut Beu nga Vlora
-Ç’pate Mahmut Bej që ike,
Çave detin me kaike.
Me kaike çave denë?
Dolli zonja në bedenë,
ulërin e tundi dhenë,
po pyet për Mahmut Ben?
-E kam burrin a ma prenë?
-As e vranë e as prenë,
po në burg e në bedenë,
për bedenat e kalasë,
për rizanë e fukurasë.


Këngëtarët luftëtarë kënduan shtruar, pa u nxituar uronin me dolli ardhjen e Ismail Bej Qemali,nip i personazhit të këngës, Mahmut Bej Vlorës.Kanina e Labërisë e quante Ismail Bej Qemal Vlorën e Ri, birin e saj, sepse jeta dhe fati i tyre u dërgua nga Perëndia me prindër njerëzorë!!!


Po afronte mesnata dhe festa e gëzimit në Kaninë po mbyllej gëzueshëm.Për birin e tyre,Njeriun me kuptimin e plotë të fjalës,Mesian e Shpallje së së Pavarësisë, u këndua dhe një këngë tjetër,që tregonte se personaliteti i tij ishte në zemrën dhe shpirtin e popullit lab:

Dërgon Gjolek s’panoi,
“Tafil Buzit m’i thoi:
Gjoleka s’e turpuroi,
Manastir vate qëndroi,
kaftanazin e martoi,
dhe në male fluturoi
vallë ç’i tha kur e preu?
-Të fala nga “Smail beu!
iu prish mëndja e dot s’ja këtheu!
-Të fala nga,nga Smail Vlora,
i ra filaxhani nga dora!

Mbasi këndezi këndoi këngën për lindjen e agut të ri,kënga mbaroi dhe iu dha udhë bisedës. Kapedani i ri Beqir Velo Kanina tha:

-Kënga flet për hakmarrjen që bëri Zenel Gjoleka,djalë fare i ri,për Mahmut bej Vlorën,gjyshin e Ismail Qemalit.Gjoleka ia plotësoi dëshirën patriotike Tafil Buzë mustaqeziut,i cili nga vendi i internimi në Anadoll kishte shfryrë kundër lebërve me fjalët”Jazëk u qoftë,vjen halldupi i Konjës (anadollaku osmanlli) dhe u vret në vatan njeriun tuaj dhe nga ju nuk doli një burrë që t’ja marrë hakën! ”.

Gjatë viteve 1906-1908,me punën e Komitetit për Lirinë e Shqipërisë,si në shumë vise të ndryshme gjeografike të atdheut dhe në Labëri u formuan shumë çeta patriotike.Një nga çetat më popullore të kësaj periudhe ishte ajo që udhëhiqej nga Çerçiz Topulli dhe Mihal Grameno,e cila vepronte në Shqipërinë e Jugut.Arsyet përse kishin rrëmbyer armët luftëtarët patriotë,Çerçizi i tregonte në thirrjen që ai u drejtoi bashkëatdhetarëve të vet në janar 1907.

Shembulli që i frymëzoi luftëtarët shqiptarë ishin përpjekjet e çetave të organizuara në luftën kundër ushtrisë turke.Ato mbetën në kujtesën e Ismail Be Qemal Vlorës të Kaninës dhe i Shqipërisë dhe në kujtesën popullore.Më e lavdishmja betejë,pas vizitës së tij në gusht të 1908,ishte heroizmi i çetës së Çerçiz Topullit më 18 mars 1908 dhe ushtrive turke ,tek Rrapi në Mashkullorë,në afërsi të Gjirokastrës. Megjithë epërsinë e armikut, luftëtarët e çetës trime shqiptare , të frymëzuar nga ideali i atdheut dhe Programi i Rilindjes Kombëtare,pasi u shkaktoi dëme të mëdha ushtrive rrethuese turke dhe mbas një qëndrese të gjatë historike ,mundi të çante rrethimin dhe të shpëtonte,duke lënë në fushën e nderit një nga pjestarët e saj,dëshmorin e atdheut ,Hajredin Tremishtin.

Krahas luftës së armatosur që zhvillohej në Shqipëri,deputetët shqiptarë që bënin pjesë në parlamentin turk,nën udhëheqjen e Ismail Bej Qemal Vlorës dhe Hasan Prishtinës (Vuçiterrnës), e sulmuan haptazi qeverinë xhonturke për politikën e mohimit të të drejtave kombëtare dhe terrorit çnjerëzor që ushtronte në Shqipëri, dhe kërkuan njohjen dhe respektimin e parimeve të caktuara në Kushtetutën të vitit 1908. Ismail Be Qemal Vlora i Kaninës,pas odiseve të gjata politike dhe udhëtimesh,në vjeshtën e vitit 1908,mbërriti në limanin e Vlorës,ku u prit me nderime nga banorët e qytetit dhe shumë figura të njohura të kohës,si Beqir Velo Kanina etj, etj.

Në fillim,personat e shumtë që e pritën,e njohën Ismail Bej Qemalin me gjendjen në Vlorë, në rrethinat e saj dhe në përgjithësi më gjithë territorin shqiptar.Pas njohjes së gjendjes,Ismail Bej Qemali, shoqëruar nga Beqir Velo Kanina dhe trima të tjerë u nisën në drejtim të Kaninës,ku banorët e pritën birin e tyre me nderimet e larta të kohës,që ishin shërbimet e tij për atdheun.Ismail Bej Vlora e kaloi natën e parë për darkë në shtëpinë e patriotit Beqir Velo Kanina.Në darkë ishin ftuar dhe shumë miq.Gjatë darkës,Beqir Velo Kanina,në fjalën e tij iu drejtua Ismail Bej Kaninës me këto fjalë:

-Si bir i Kaninës e i Vlorës është nder i madh që të ndodhesh në vendlindjen e të parëve të tu,por është nder i madh edhe për neve që biri ynë lufton për një çështjen e madhe të kombit shqiptar!
Ismail Bej Vlora i Kaninës dhe i Shqipërisëe falenderoi për fjalët e mira që tha duke u shprehur:
-Është detyra ime dhe e çdo atdhetari që të luftojë për të ardhmen e kombit që ka qenë sunduar në shekuj, e këtë duhet ta bëjmë ne me gjithë popullin!

Kështu e kaloi natën e parë me dritë atdhetare patrioti i madh në Kaninë.Qëllimi i kësaj vizite të plakut të mençur ishte të shkonte në Lumin e Vlorës.Të merrte votëbesimin e popullit në Mesaplik dhe mandej të kalonte në Himarë.

Të ,Ismail Bej Qemal ,si një vlerë dhe figurë e ndritur e kombit shqiptar,që po bëhej një ndihmë për patriotët,duke vënë në jetë porositë e rilindsave,dashurinë e tij të vërtet në shërbim të Nënës Shqipëri,i shoqëruar nga Beqir Velo Kanina dhe një grup i madh djemësh kaloi fshatrat me rradhë:Gumenicë,Gjormë,
Lepenicë,Brataj,ku u takua me banorë të këtyre fshtrave dhe dëgjoi hallet e tyre.Angazhimi i tij me dinjitet,përkushtimi i tij ndaj vlerave atdhetare në rang lideri si të parët e tij e bëri fatosin e madh të lirisë një udhëheqës të denjë,misionar që do të habiste edhe botën për shërbesat e tij ndaj kombit shqiptar. Do t’i bënte shqiptarët të tregonin dashurinë dhe të vërtetën e kombit të tyre haptazi dhe për ta pranuar këtë figurë të ndritur si udhëheqsin e tyre.Duke iu drejtuar banorëve të gjeografisë së mësiprme, ai u shpreh:

-I kuptoj hallet tuaja,por unë, së bashku me ju duhet të bëjmë përpjekje që të kemi shtetin tonë,dhe këtë shtet do ta drejtojnë djemtë tuaj!

Ismail Bej Qemali, në vazhdim të udhëtimit më tutje ishte më i gëzuar se kurrë në jetën e tij.Punët e mëpastajme për atdheun kishin themele të forta. Për të qartësuar shikimin,hodhi sytë nga maja e malit të Bratajt,si pika më e lartë e harkut të maleve të Lungarës me dy maja:maja e Qiromangës (1863 m) dhe maja e Stogoit (1831 m).Bëri retrospektivën dhe iu kujtuan thëniet e të parëve të tij:

“Këto maja të zhveshura,të thepisura me plot gërxhe e shpella janë jo vetëm fole shqiponjash,por dhe strehë për luftëtarët dhe popullin”!!!

E shpuri më tutje vështrimin nga maja e Sillovakut(1485 m),Lugu i Kumbllave(1122 m),në drejtim lindor dhe perëndimor ku zgjatet mali i Gjormit,Mazharit e më tutje.Duke krahasuar madhështinë,bukurinë,strukturën,
integritetin shpirtëror e matrial të maleve dhe banorëve të Labërisë,ai filloi t’u fliste shoqëruesve të tij:

-Kur isha me detyrë në Janinë,në një kohë të shkurtër më larguan nga ky vend dyfish i bukur dhe tërheqës për mua.Ishte qyteti ku kisha bërë shkollë,si dhe një rajon ku në çdo hap zbuloja gjurmë të qytetërimit të lashtë parahelen,ose pellazgjik,të cilin raca shqiptare kishte të drejtë ta quante të vetin. Ishte burimi nga kishte mbirë qytetërimi helen.Ndër kujtimet më interesante që ruaj nga ajo periudhë është vizita në një vend,i cili më pas doli se qe faltorja e Dodonës.Dihet se Orakulli (ora e kullës B.V)i lashtësisë,ai i Dodonës kishte qënë në këto anë,dhe pse askush nuk kishte qënë në gjendje të përcaktonte më saktësi vendin.Gjatë një vizite në çiflikun e një mikut tim në fshatin Melingouss, më treguan disa rrënoja me rëndësi mjaft të madhe,me vende dhe pika,që më kujtonin përshkrimet e vendit të Dodonës.Mali Tomarus (Tomorr,B.V)përmbi këto rrënoja,lisat shekullorë,si dhe një pus më strukturë ndërtimi tepër të lashtë, më bënin të ndihesha i sigurt se vërtet ndodheshim tek rrënojat e Dodonës.


Dhjetë vjetë pasi ekspedita shkencore franceze që kishte vajtur në Janinë dhe kishte deklaruar se çfarëdo kërkim për vendndodhjen e Dodonës në këtë rajon qe fantazi, unë gjendesha në Vlorë me një shokun e feminize, zotin Konstandin Karapanos,të cilit i rrëfeva mbresat e mia për ato rrënoja.Karapanosi kurdoherë njeri me inisiativë,pas pak kohe nisi gërmimet,të cilat nxorrën në dritë atë foltore,si dhe një sasi thesaresh arkeologjike me vlerë të jashtëzakonshme.Më 1878 Karapanosi botoi në Paris përfundimet e gërmimeve të tij në një libër me titull”Dodona et ses Ruines”.

Më vonë në vitet 1970,profesorin Pierre Cabanos të Universitetit Clermont Ferrant,qeveria greke nuk e lejoi të vazhdonte kërkimet arkeologjike në zonën e Dodonës. Mospranimin që shumë shkencëtarë ia veshin dëshirës për të mos vënë në dukje qytetërimin e madh pellazg, i cili është nëna dhe babai i qytetërimit grek, vjen për faktin se ajo nxjerr se Dodona ka qënë një qytet i pellazgëve.

Ismail Bej Vlora, me gjithë shoqëruesit mori drejtimin aty ku bashkohen degët e lumit Shushica,lumi i Kuçit dhe lumi i Smokthinës,tek Ura e Bratajt.Aty formojnë lidhjet fshatrat që përbëjnë këtë pellg,siç quhet shpesh herë.

Krahina e Mesaplikut,apo Mesapliku në luginë,përmbledh 10 fshatra,5 në anën e majtë dhe 5 në anën e djathtë të lumit Shushica.Janë si të 10 gishtat e të dy grushteve të të njëjtit trup,sepse grushtet bashkuar kanë qënë dhe vetëm grushte i kanë dhënë armikut.Të 10 fshatrat këtu futen nën sqetullat e dy vargjeve malore,që ngrihen si dy këmbë të fuqishme të të njëjtit trup.Rradhazi fshatrat Velçë,Ramicë-vendet e shpellave e të trimave në çdo kohë e për çdo kohë, mendonte në vetvete ai,dhe pasi u çlirua nga mendimet e veta hodhi vështrimin më tutje nga Matogjini e Bashaj,Shalsi,Vranishti eTërbaçi që shquhen për traditat e atdhedashurisë dhe mikëpritjen labe. Brataj,Gjormi e Lepenica,fshatra”copëza stralli” e burime trimërie.

Në Mesaplik,Ismail Bej Qemali u prit me nderime e ngrohtësi.Mbasi u bë prezantimi në popull dhe i dhanë votbesimin,ai u drejtohet pjesëmarrësve:

-Unë ndodhem këtu,midis jush,për një çështje të madhe,për të ardhmen e Kombit Shqiptar”. Në këtë takim u kujtua mbledhja e rrufeshme e “Besëlidhjes Shqiptare” të Jugut më 15 gusht 1847,kur ushtritë osmane u bënin presion të madh forcave kryengritëse.Rrapo Hekali kaloi në Labëri.Himariotët të udhëhequr nga Gjik Thanasi dhe Sokrat Leka erdhën aty me forca të organizuara,sikur të ishin rigatë (mbretëri),me të 13 fshatrat që përmblidhte Himara atëhere:Palasë,Dhërmi,Pilur,Kudhës,Qeparo,Çorraj,Piqerras,
Lukovë,Hundecovë, Shënëvasi,Nivicë-Bubar dhe Lëkuras.Nga Qeparoi, nje pjesëmarrës i “Besëlidhjes Shqiptare”,dërgohet me një letër të nënëshkruar nga 39 krerë, me në krye Zenel Gjolekën e Çelo Picarin, për t’i kërkuar mbretit Oton dhe Kryeministrit Xhavella të Greqisë,megjithëse krerët shqiptarë pak besonin tek kjo ndihmë.

Ja si është përjetuar në këngë:

Mesaplik tek Rrapi i Thatë,
për një ditë dhe për një natë,
ç’u mblodhën gjithë kazatë,
vjen Himara si rigatë,
me trembëdhjetë bajrakë,
Gjika e Leka me armatë,
Stefan Çali me një kartë,
-Athinë do lërë vrapnë;
shkon tek mbreti për imdatën!
-Por mos këthehet duarthatë?

Pas kësaj cermonie Beqir Velo Kanina thërret Pasho Ramadanin nga Vranishti dhe i thotë:

-Ismail Beu do të qëndrojë disa ditë në Vranisht.Të merren masa nga ju që t’i siguroni jetën me çdo kusht,që të mos ketë asnjë shqetësim dhe mandej ta çoni në Himarë,ta siguroni e ta hidhni në ishullin e Korfuzit”!

Labëria,për Ismail Be Vlorën ishte pjesë e atdheut të tij, vendi ku lindi. Ishte një vend-varri për pushutesit turq dhe grekët. Ishte një mallkim për ta me plumb ballit. Ky ishte sfondi i veprës madhore atdhetare të Labërisë,dashuria e lebërve për të. Lebërve që kishin nevojën për prijës dhe që po e prisnin me padurim.Disa kapedanë të rinj,por emërmëdhenj në Labëri,të njohur,si Sali Murati nga Vranishti, e përshkruajnë Labërinë,Himarën labe si një vend të betejave të mëdha, të mençurisë,barutit,këngëve të kënduara,vend ku gëlon e kundërmojnë “luletë e dynjasë”.

Saliun pse se dëgjojnë,
kapedan,more Sali,
a ngrihe të bëç zakonë,
ta març dyfekun në dorë,
të kaptoç malet me borë,
të hapësh hapsanat në Vlorë,
delvinjotët të kërkojnë,
kanë hall me Thimjo Lol;
japën 300 napolonë,
-Unë s’jam për napolonë,
po Thimjon të ma tregojnë!
Në Krane kur u përpoqënë,
zunë vend dhe qëllojnë,
foli Saliu me gojë:
-Del pusht të shohëm shoshojnë,
se burrat future s’qëllojnë,
-Ti je Saliu që thonë?
-U jam Saliu që thonë!
Te Kocomili në brinjë,
ngule gjunë e shtrove syn,
godite THIMJO LOLIN,
se e mori brinjë më brinjë,
gjithë të liqtë ulërijnë.

Para dhe pas vitit 1908,në krahinën e Mesaplikut vepronte çeta e Sali Muratit (Vranishtit),ku bënin pjesë luftëtarë të shumtë.Ndër ta Selam Abazi,Hito Dalani,Tasim Kallarati,Nure Velça etj.Këta të fundit( veç komandantit të çetës) u rrethuan nga osmanët në shtëpinë e Selamit,në Tërbaç,kemi vend~emërin”varret e xhandarve”. Ja përjetimi në këngë”

Në ca gryka e në ca pyje,
dilnin ca flaka jeshile,
dëgjojmë shumë gjëmime,
ulërinë Xhekua e Birbile!
Kanë rrethuar Selamnë,
bashkë me Hito Dalan.
Luftuan si kapetan,
në zaptije e në nizamë,
shtatë a tetë lanë të vrarë.
Trimat rrethimin e çanë,
u hodhën e muarën mal,

bashkë me Sali Muran(Vranishti). Ismail Bej Qemal Vlora i Kaninës dhe i Shqipërisë qëndroi 3 ditë dhe 3 netë në Vranisht.U prit me nderime,bëri takime me banorë të Vranishtit,si dhe të fshatrave përrreth.Pas tri ditësh,ai, duke e konsideruar lumin e Vlorës si një vend ku do të realizonte qëllimin e tij të brendshme politike,atdhetare,duke i shërbyer Shqipërisë me dashuri dhe ti kthejë asaj dinjitetin e humbur pas 500 vjetësh.

Ai, si një figurë e madhe kombëtare,shpirtërore që habiti,tërhoqi vemendjen e botës, e meritonte respektin për burrë shteti.I shoqëruar nga Pasho Ramadani,Hamza Selami,Çelo Jonuzi etj u nis në drejtim të Himarës.
Kaloi në Kallaratin e Zotit,vendin e fisnikëve,luftëtarve për çështjen e madhe shqiptare me penë e pushkë.Kallaratasit nuk i braktisën kurrë frontet e betejave me barut dhe frontin e dijeve.Ata kanë ushqyer dashurinë e përjetshme për vendlindjen dhe pjesën tjetër të botës së përparuar e moderrne.Kallarati ka pasur,ka dhe do të ket bij e bija të shquar,që misionin,aktivitetin e bazojnë tek sukseset dhe besnikëria.Nga ky fshat ishte Myftar Aliu,me arsim të mesëm, mbaruar në Turqi.

Ai u dërgua nga Shoqëria e Stambollit për në zonat e Labërisë,për të sjellë abetare dhe libra të tjerë shqip.I maskuar si hoxhë u nis për në Shqipëri,por u sëmur gjatë rrugës.Barinjtë e malit të Nemërçkës e morën dhe e çuan në fshatin Selckë. Kur ai vdiq,fshati i Selckës e përcolli në varr me të gjitha nderimet.Edhe sot në Selckë,në një kodër me emërin topik”varri i hoxhës”,ndodhen eshtrat e Miftar Aliut.
Për kontributin e tij të madh në përhapjen e mësimit shqip në Selckë, këndohet kënga:

Patriotë venë e vinë,
Plot me vivla mbushin gjinë,
Ç’thonë për Miftar Alinë?
Dizetë ditë nga Stambolli,
udha mbarësi s’i solli:
La pas sarajet e Ngjolit
Hyri fshatrave të Pogonit,
E shpunë në një fshat të thellë,
Nga 4 male mbështjellë.
Kur vdiq hoxha e dha xhan,
tre kambana për të ranë,
bënë nder si për babanë,
bënë ysmet si për vëllanë,
kur ja hoqën xhamadanë,
duall vivlat shqipe ranë.

Nderimi midis shqiptarëve,pavarësisht nga feja, është nderimi shqiptarisht.

Patrioti Kostandin Moskua nga Selcka ishte në burgun e Janinës.Në këtë burg kërcehej një lloj valleje kaçakësh që loznin komitët shqiptarë.Kënga e mëposhtme bënë fjalë për vallen,por dhe për përkrahjen që i ka dhënë Zenel Gjoleka këtij patrioti,duke e fshehur nga osmanët që e ndiqnin.
Janaq Moskua me huqe dogëndis dosën e ulqe (pushtuesi,B.V)

s’bënë kabull turçe,as rumçe,
po na sillet kaq harbuçe.
Se ka Gjolekën e Kuçe,

që ja mban vallen dudrumçe! Këta ishin dinjiteti i panëpërkëmbur njerëzor e atdhetar,që nderohet Ismail Be Qemal Vlora i Kaninës dhe i Shqipërisë,si figurë e ardhshme e kombit shqiptar, dhe duke e futur këtë figurë në rradhë e figurave të ndritura të historisë kombëtare,demokratike e civilizuese.
Pasi lanë prapa Kallaratin,karvani mbërriti në Pilur,fshati më interesant nga ana e pozicionit gjeografik,i vendosur 800 m mbi nivelin e detit,”ballkoni i Himarës”.Kjo pozitë e ka mbrojtur atë nga armiqtë e të ligjtë.Ai bëri vizita në familjet e Priftajve,Çipajve,që janë i njëjti trung familjar (Çipajt me origjinë nga Bratajt) dhe Mërkurajt.Fjeti tek Kiço Prifti.Ata e falenderuan patriotin e madh dhe të mençur shumë për këtë vizitë dhe u shprehën:

-Kjo vizitë do të mbetet në historinë e fshatit e më gjërë,në histiorinë e madhe të Bregut të Detit në veçanti, do të lërë mbresa të përjetshme në gjithë popullin atëdhedashës të Pilurit”!

Gjithmonë këngëtarët e fshatit Pilur, që u këndon zemra dhe gjaku,këndojnë labçe për trimat.Zerbin Çakalli nga Piluri i Bregdetit mori pjesë në Kuvendin e Gjirokastrës,degë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ishte mik për kokë i familjes Frashëri.Kënga e kënduar për të e vlerëson si vijon: “Ai nxit atëdhedashurinë me rrënjë,përforcimin e saj dhe ngre lart dinjitetin njerëzor të luftëtarëve shqiptarë në Bregun e Detit”.

Ç’çkul oxhaku në grikë,
kush do t’i presë miqtë,
se do të vinë Frashëllinjtë.
Avduli me shoqëritë.
Pa ngrehu,o Zerbin nuri,
ngrehu,të kërkon Avduli,
ngrehu,të shkosh në mexhëlis,
si e keshje ti për fis:
të përpiqeç për vatan,
të hedhim ne det dushmanë.

Piluri,ballkon i Bregut të Detit ka qënë vatër shqiptare. Prrushin në oxhakun atdhetar, përveç burrave e kanë mbajtur të ndezur dhe sokoleshat trimëresha.Jehonë deri në kohët e sotme i bëjnë dhe këngët e vajti.
Ja një këngë e natyrës poetike popullore,tepër e vjetër, e marrë nga nënat heroina Sotire Boçi dhe Mare Prifti,që mallkojnë Spiro Milon dhe forcat greke të ardhura nga Korfuzi,të quajtura”të paudha,dreq,shejtan,qoftëlargu…”:

Spiro Milo,mos arç kurr,
a unë e zeza,
erdhe me di-tre çeturë(varka),
erdhe si ai me urë,
më vranë të zinë burrë,
të zin’burr e të zin’djalë,
au djegç në zjarr i gjallë!
Ç’dreqi e pruri rrufjanë
qëni i bushtrës putanë,
ai që shiti vatanë!

Nëpërmjet vajtimit mallkim”Spiro Milo mos ardhç kurr” qeni i bushtrës putanë,ai që shiti vatan”,dje,sot-po sot Ismail Bej Vlorën hyn e del nga kjo derë dhe në të gjitha vatrat atëdhetare të Pilurit ,si figurë madhështore e një rëndësie të madhe e kombit shqiptar në Labëri.Ajo mbrëmje,të gjitha mbrëmjet e viztës së tij në Pilur kanë shumë dashuri,më shumë dritë për të.Në zemrën dhe shpirtin e tij u përcoll një mesazh i fuqishëm se Bregu i Detit është me Shqipërinë dhe jo me tradhtarët Spiro Milo dhe Greqinë!
Ky mesazh atdhetar nuk njeh kufinj gjeografikë në Labëri. Ai shkon përtej besimit,ndihmës dhe solidaritetit të lebërve shqiptar të Lumit të Vlorës,Bregut të Detit dhe banorve të maleve të larta po të Labërisë.
Më tutje, në vijim të rrugës Ismail Bej Qemali,i shoqëruar nga grupi i djemve të Vranishtit,mbërriti në Himarë,në familjen e vëllezrve Çidhe dhe Foto Burba.Çidhe Burba, pasi bëri prezantimin e pjesëmarrësve në darkën për nder të Ismail Bej Vlorës e falenderoi për këtë vizitë:

-Kjo do të mbetet një ditë e shënuar në historinë e krahinës së Himarës,brezat e ardhshëm do ta kujtojnë me respekt këtë vizitë”!

Pse u bë pujë Kastria (vendi ku zbriti Gjon Kastrioti i ri,
apo Porto Palermoja)?
Spiro Milo e Jan Mavria
me shaminë vija-vija,
ja bë shosh djalëria,
ja bë shoshë nga Pinojë,
me dyfek kur e qëlloi.
More Spiro arqigoi,
s’duron turpe Qeparoi.
Pse vall t’u ndez kufari
për një feste shqiptari?
dhe doje feste andari?
Atë ta vërë Greqia,
s’e bënë kabull Shqipëria!
Spiro Milo mëndjelehtë,
s’ke faj tin ,e kemi vetë,
kur s’të vumë bataretë,
të lamë zbrite i qetë,
se tuxharët me dhaskalë,
na gënjyen e na thanë:
“Duan të na vënë zjarrë”,
Vlora me Eqerem Surjan.
Të gjitha i patën fjalë
ti s’keshje pllan me Qemal,
të thien qafën Turqia
dhe të bëhej Shqipëria!

Në këtë darkë ishte i pranishëm dhe Jani Rexho,i cili e falenderoi Ismail Bej Vlorën për këtë vizitë duke u shprehur:

-Malet me lumin e Vlorës e Himarën labe na ndajnë fizikisht,por më tej jemi një shtëpi me di porta.Ashtu, siç të mbështet Lumi i Vlorës,edhe himariotët,në çdo kohë dhe për çdo kohë do na kesh përkrah”!

Në Bregun e Detit,në fillimet e shekullit të 20-të,krahas njerëzve të pushkës, një rol të rëndësishëm luanin dhe njerëzit e penës,njerëzit me shkollë,si mjeku Rexho nga Himara,mjeku Epaminonda Koleka nga Vunoi,Miço Leka,djali i madh i Sokrat Lekës nga Qeparoi,njeri me shkollë që kishte qënë në kurbet.Të tre këta së bashku, me anëtarët e tjerë të komisionit (komshjonit) ishin partizanë të Ismail Bej Qemal Vlorës dhe kundërshtar të Spiromilajve grekoman.Kundërshtimi kategorik i himariotëve. Përmendet dhe në një dokument historik shumë të njohur, në fermanin lëshuar nga Sulltan Selimi që më 1518, me anë të të cilit, pas luftrave të gjata e të përgjakshme,Bregut të Detit i njihej një autonomi e gjërë për kushtet e kohës otomane, apo mbas vitit 1821 kohës së grekëve (Venomet).

Pano Kolek Vunoi,
Miço Lek Qeparoi.
Njëzetë burra kapetanë.
-Ç’kërkon?,valiut i thanë:
-”Të dhjeta,xhelep nizamë”!
“Në Stamboll këndo fermanë,
me mydyr Selam Sulltan:
Të dhjeta,xhelep,nizamë”
bregdetasit kurr s’patënë.
Edhe kurr s’do të kemi,
në litar të gjithë vemi!

Themelet patrotike të doktor (jatro)Rexhos janë që nga të parët e tij:Llambro Rexhua i parë,duke iu përgjigjur kushtrimit që dha Zenel Gjoleka,qe nga të parët në Bregun e Detit, që mori pjesë në Kryengritjen Shqiptare të Jugut më 1847,ku ra trimërisht në atë luftë,bashkë me dëshmorë të lumit të Vlorës dhe Kurveleshit.Ja vajtimi i nënës së Llambro Rexhos nga Himara:

U gremis shkëmbi,ra mali,
U vra Llambro rrënjëdali.
O Llambro soj astriti,
e zeza nënë se ç’priti.
E ve gruaja të mbet.
Ngrehu Llambro bukuria
se ka ardhë gjith paria,
erdhi gjithë Arvanitia.
Që në Mavrovë e përpjetë,
Ç’shkulën gjithë ata vetë…
Unë e zeza s’kam më xhan
t’i them të gjitha me radhë,
që nderuar të kanë,
në këtë anë e përmatanë,
të gjithë burra me pallë,
që bashkë keshët ndarë hallë.

Në këtë darkë,Ismail Bej Kaninës falenderoi vëllezërit Çidhe e Foto Burba për mikpritjen që i rezervuan dhe ngriti lart trimërinë dhe burrërinë e popullit të këtyre 2 krahinave labe për mbështetjen që i dhanë:

-Unë,së bashku me juve,theksoi ai, do të luftojmë e punojmë për të realizuar ëndrrën shekullore të popullit shqiptar për shpalljen e pavarsissë”!

Të nesrmen në mëngjes, duke ecur në një gji të dyfishtë me të dy krahët e tij,si gjiu më i bukur i gjithë Rivierës Shqiptare,Ismail Bej Qemali dhe grupi që e shoqëronte,me Pasho Ramadanin dhe pjesëtarët e familjesë Çidhe e Foto Burba e shumë himariotë të pendës,dyfekut e këngës,u drejtua për në limanin e Potamit -Himarë.Aty e priste një varkë me 6 djemë himariot.Në këtë ekipazh bënte pjesë dhe Foto Burba,një detar i zoti,trim dhe me eksperiencë.Ismail Be Bukuria etj.,etj., kur arritën në buzë të detit,para nisjes,falnderoi popullin e Lumit të Vlorës,Pasho Ramadanin,vëllezrit Çidhe e Foto Burba,për pritjen që i bënë dhe besën që i dhanë, për të luftuar e punuar së bashku për të realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarve,për të patur shtetin e tyre.

Poeti patriot Nase(Thanas)Beni,me vargjet e mëposhtme u drejtohet shqiptarëve,kush është Himara!U drejtohet dhe mercenarve bregas të kohës së sotme edhe mercenarëve greqishtfolës, me demokraci të tradhëtuar,të mashtruar nga propaganda e huaj greko-sllave.

O Himarë e Toskërisë
si u qeshe këtë radhë,
moj ti mëma e trimërisë
në çdo punë del e parë.
Të gënjyen moraitë
priftrinjtë me dhaskalë,
u qeshe si çilminjtë
të prishën me propogandë.
Ç’t’u desh flamuri i rrospisë,
kur e di që të bën varrë,
mohon gjakun e kombësisë,
të humb emërin Shqiptar.
Qani nëna e qani motra,
qaj namuzi i Shqipërisë,
qani me ligje të forta,
për at’ ditën e lirisë.
Me penë doja t’i shënoja,
gjithë mendimet e mia,
dhe me zogj do t’i dërgoja,
që t’i këndoj akëcia! (cilido,kushdo,B.V)

Ekuipazhi,që do të çonte Ismail Bej Vlorën në Korfuz u porosit nga Pasho Ramadani e Çidhe Burba që “me çdo kusht ta çoni të sigurt në Korfuz dhe ne do të presim këtu në Potam,derisa të marrim lajmin se Ismail Bej Kanina mbërriti shëndoshë e mirë atje”.

Ekuipazhi,sapo u kthye, dha lajmin e gëzuar se Ismail Bej Vlorën e çuan shëndoshë e mirë në Korfuz.Bregu i Detit (Himara Labe dhe 7 fshatrat e saj),ashtu si gjithë kombi shqiptar është fokusuar,që figura kombëtare dhe shpirtërore e Ismail BejVlorës së Kaninës dhe të të Shqipërisë, e kanë vlerësuar lart dhe aktualisht po e vlerëson në emër të civilizimit,identitetit,që vlerat e mëdha të identitetit të tij shqiptar, të jenë pjesë e personave madhorë të historisë së Kombit Shqiptar.Sot-ppër sot,e gjithë Shqipëria,po shikon realisht se Bregu lab i Bregdetit,nga ana kulturore,identitare,figurën e ndritur kombëtare-shpirtërore të Ismail Bej Shqiptarit e prezanton si”Babanë e Pavarsisë Kombtare”.

Fol Ismail Vlora,folë!
Gjithë Evropa të dëgjojë,
se shqiptarët u mblodhë,
karar i dhanë me gojë
që më vete të qëndrojnë.
Dhe fjalën turk e kaurë,
Të mos e themi më kurr,
po të themi shqiptarë,
vëllezër e të panadarë,
si thoshim me Skënderbenë,
kur e tundën gjithë dhenë.
Të mos dëgjojmë dushmanë,
hasmit ngado që janë,
që kërkojnë që të na çajnë,
vëllai të vras vëllanë.

Këto vargje lapidar,të papërsëritshme në folklorin e çdo populli,të madhërishme në përmbajtjen e tyre. Një krijim poetik popullor brilant,si poemat e Homerit,me personazhe të madhërishmin Skënderbe (Gjergj Kastriotin), si elitë e Kombit shqiptar,hynë në letërsinë e madhe botërore.Me këtë mesazh hyjnor të Bregut të Detit,e mbylli këtë udhëtim politik,atdhetar,vllazëror,largpamës,pajtimor e shpirtëror,Ismail Bej Qemal Vlora i Kaninës dhe i Shqipërisë,në atdheun dhe vendlindjen e tij!

Po të kthehemi në konteksin e fillimit,kur Ismail Beu vizitoi Kaninën,vendlindjen princërore të origjinës së tij,mund të theksojmë se Bregu i Detit,fillon edhe sot nga Kanina,Radhima,Tragjasi,Orikumi,Dukati dhe Himarën me 7 fshatrat e saj labe!

Kjo linjë bregdetare,gjeografike,historike është shumë shqiptare në gjuhë,shtetësi,kombësi dhe nuk është ndarë kurrë veçse nga grekët,sllavët,kisha e mallkuar greke e Janullatosit,greqishtfolsit,tradhëtarët e 40 flamurëve.

Veli Harxhi portret nga Arben Morina.jpg
Veli Harxhi lindi në Gjirokastër. Veprimtar i klubit patriotik të qytetit, bashkë me Idriz Gurin e Hysen Hoxhën. Bashkë me këtë të fundit, përfaqëson Gjirokastrën në kuvendin e Vlorës dhe firmoi aktin e pavarësisë, me siglën “Veli Harçi”. Harçi u gjend në Vlorë ditët e vendimit historik, duke pritur aty më pas delegatin tjetër gjirokastrit Hysen Hoxha dhe të tjerët. Kur këta u vonuan rrugës për në Vlorë nga bandat greke, që ndodheshin në jug të vendit. Lindur nga gjysma e dytë e shek. XIX dhe jetoi deri rreth dekadave të para të shek. XX në Gjirokastër.



Në kuptimin e poezisë së krahasuar popullore,frymëzimin,thellësisë së mendimit,në përkujdesjen madhështore sipas lëndës poetike të gatuar me brum kombëtar,vlersimit më të madh për figurën kombëtare të Ismail Bej Shqiptarit është i njëjti mesazh i qartë si në krijimtarinë e Himarës labe,Lumin e Vlorës,Kaninës,Mallakastrës etj.

Mesazhi poetik është:

“Me gjak Ismail Be Qemal Vlora i Kaninës dhe i Shqipërisë është shqiptar. Besim fetar ka shqiptarinë dhe zemra e tij rreh për Shqipërinë”.

Ja produkti i elitsë intelektuale poetike kaniniote,përfaqsuar në këtë rast nga poeti nga Kanina,Adem Mersini:

Një ëndërr seç pashë sonte,
një shkabë që po fluturonte,
dhe zogjtë e saj të kërkonte.
-O shokë,më mori malli,
ku gjëndet Smail Qemali?
-Në Paris brënda tek krali,
hyn e del si sorkadh mali,
Qemali i thot kralit:
“Shqipërinë mos e ndani”.
Iliaz Bej Vrioni
Iliaz Bej Vrioni, u lind në Berat më 1882 dhe vdiq në ParisFrancë më 17 mars1932(nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë,Kryeministër i Shtetit Shqiptar)

Ismail Bej Qemali Vlora,pas vizitës në Gusht 1908,u kthye përsëri më 28 Nëntor 1912,ditën që shpalli Pavarsinë e Shqipërisë dhe themeloi shtetin e parë shqiptar,të cilin e gëzojmë ne sot.
Pavarësisht se, më 28 Nëndor 1912 fituam pavarsinë,qarqet shoviniste antishqiptare të Vorio-Epirit, ende pretendojnë për territore të Shqipërisë.

Mid’hat FrashëriNënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë
Mid'hat bej Frashëri (1880-1949) ishtë nëpunës i Perandorisë Osmane, publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit "Shqipëria e Lirë".


BedriPejani.jpg

Bedri Pejani (1885-1946), nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, publicist, diplomat dhe atdhetar shqiptar.


Midis krahinave të tjera,ata përpiqen që edhe Himarën ta “quajnë” pjesë të Vorio-Epirit,por ëndrrat e tyre janë davaritur njëherë e përgjithmon.Një organizëm politico-atdhetar,që përpiqet për stabilitet politik në Shqipëri,është Aleanca kuq e Zi.Sidomos,ajo bashkohet me qëndrimin e SHBA-së dhe BE-së,për Shqipërinë, në respsektim të shtetit ligjor.Ajo me aktivistët e saj po vazhdon misionin kombëtar për nënëshkrimin e peticionit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.Edhe prioriteti i himariotve lab,me shtetësi+kombësi+gjuhë të folur shqip,mbetet kundërshtimi nëpërmjet mjeteve ligjore i praktikës së gabuar i regjistrimit të popullsisë mbi baza të vetdeklarimit të kombësisë.
Vehbi Dibra portret nga Arben Morina.jpg
Haxhi Vehbi Agolli (Dibra), (12 mars 1867-24 Mars 1937)

Aleanca Kuq e Zi,konfirmon dhe njëherë,se dhe në Himarën labe,qëndrimi i saj si:e ardhmja,integrimi,por dhe mbrotja e interesave kombëtarve është i ndryshëm nga qëndrimi i dy partive të mbëdha politike PS dhe PD.
Bab dud karbunara.jpg

Babë Dudë Karbunara (1842 - 1917) ishte mësues shqiptar, nënshkrues iDeklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Tradita politiko-atdhetare e kësaj treve labe duhet ta mobilizojë popullsinë labe,që të përkrahin organizatorët e peticionit kundër regjistrimit etnik të popullsisë,që po mbledhin firma në qytetin e Vlorës,pranë varrit monumental të babait të pavarësimit të Shqipërisë. Ata duhet t’i shtohen 75 shoqatave kulturore dhe atdhetare,që kanë hartuar peticionin,të cilat kërkojnë anullimin e ligjit që favorizion ndërrimin e kombësisë , si dhe shpalljen e paligjshëm të formularit të regjistrimit me vetdeklarim feje dhe etnie.Ata janë unik shqiptarë.Shqiptarët nuk janë identifikuar kurrë me fenë.

Syrja Vlora.jpg
Syrja Bej Vlora lindi në Vlorë në vitin 1860 dhe vdiq më 1940-n. Pinjolli i familjes së njohur të Vlorajve, që i kishte dhënë Perandorisë Osmane pashallarë e vezirë. Ishte i biri i Mustafa Pashë Vlorës dhe i vëllai i Vezirit të madh, Ferit Pashë Vlorës (1903-1908), kushëri i Ismail Qemalit, por njëherësh rival i tij politik, babai i Eqrem bej Vlorës, kunat i Esat Pashë Toptanit (i kishte marrë motrën për grua), drejtor i përgjithshëm i Doganave osmane, deputet në Parlamentin osman pas vitit 1908, ambasador i Shqipërisë në Vjenë më 1914 etj. Syrja Vlora është i ati i Eqrem Bej Vlorës.

Fotoporteti

Isa Boletini (18641916), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar ku bashkë me Idriz Seferin përbënin një kombinim që u shndërrua në mit ndër bjeshkët e KosovësHero i Popullit. Lindi në fshatin Boletin,Mitrovicë. Ai ishte i pashkolluar, me një nam të madh për guximin dhe arritjet.

Himara labe dhe të shtatë fshatrat e Bregdetit i kanë dënuar në kohë,si në konteksin e mësiprm dhe i dënojnë edhe sot për sot qarqet shoviniste vorio- epirote ,për pretendimet e tyre territoriale ndaj Shqipërisë,duke u çjerrë maskën përpjekjeve që bëjnë për ndryshimin e historisë nga Skënderbeu e deri tek Ismail Bej Vlora. Madje dhe duke i shfrytëzuar koniukturat ekonomike.

“Polo Gjika në Himarë,
Spiro Milos i tha dy fjalë:
Pse punon për grekomanë?
Palasë,Vuno,Dhërmi,Qeparo e Himarë,
Janë një fisë e një farë,
Kurveleshas e Krutanë…”
Rexhepmitrovica.jpg

Rexhep bej Mitrovica (18881967) ishte politikan shqiptar, nënshkrues iDeklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe kryeministër i Shqipëris gjatë viteve 1943-1944.

SaliGjuka.jpg

Salih Gjuka - Dukagjini (1876-25 tetor 1925), jurist, mësues, ishte një nganënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.


Më 28 Nëntor 2012,festojmë 100 Vjetorin e Shpalljesë së Pamvarsisë.Duhet të nderojmë figurat e mëdha të Kombit Shqiptar.Të ngrem lart vlerat kombëtare,shpirtërore të Ismail Be Qemal Vlorës i Kaninës dhe i Shqipërisë,bashkë me patriotët e tjerë.Duhet t’u hapim rrugë vlerave të tilla,duhet shkruar më shumë për t’i lartësuar figurat në piedestalet që i meritojnë.

Kjo është pasqyra reale që verbon qarqet reaksionare të Vorio-Epirit,që përpiqen për të përçarë popullin shqiptar,duke u dhënë përgjigjen lapidare:


”Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”!!!

ARTA KOLONJA



Ismail Bej Qemal Vlora i Kaninës dhe i shqiptarëve

Me rastin e 100 Vjetorit të Pamvarsisë,sombolit të lirisë,krijuesit të shtetit të parë shqiptar dhe të kryeministrit të parë që shpalli Pamvarësinë e Shqipërisë më 1912,nga shoqata Atdhetare~Kultorore”Kanina” po bëhet një punë e madhe për t’u njohur komuniteti kaninjot e më gjërë sot~po sot me figurat e mëdha poliedrike që kanë ndihmuar në Pavarësinë e Shqipërisë,kjo e lidhur edhe me dëshirën e popullit shqiptar se Shqipëria është e plotë me “Kosovë e Çamëri”.Ismail Bej Qemal Vlora si nismëtar,si realizues,si Kryetar I Qeverisë Kombëtare ,zotëronte me mençuri,hollësi situatën politike,kritike në të cilën ndodhej Shqipëria dhe në unitet me përfaësuesit që kishin ardhur nga të katër anët e vendit,përpara vështirësive,vuri në jetë ëndrrën shumë shekullore të popullit shqiptar për të kurorëzuar përpjekjet e tij të pa ndërprera legjendare me Shpalljen e Pavarësisë dhe ngritjen e Flamurit me Shkabën Dy Krenare.


Shqipëria u bë një shtet I rid he sot është më I ri akoma se”Dielli I saj lind andej nga perëndon”,sot u pranua në NATO,sepse ka 100 vjet shtet I lirë që hyn në radhët e shteteve të pavarura të botës ,me miq të mëdhenjë SHBA dhe BE~në,në saj të Gjergj Kastriotit~Skënderbeut,Ismail Bej Qemal Vlorës,Nënë Terezës,famuri Kuq e Zi ngrihet në Selin e NATO~së në Bruksel. Rreth përçimit të madhështisë,dritës,
figurës poliedrike të Ismail Bej Qemal Vlorës,veprës atdhetare të tij dhe origjinës me komunitetin kaninjot kanë punuar Zotrinjtë Ymer Yzeiri,Sezai Osmani,Ermir Xhindi,Hamdi Kulaj,Agim Halili,Meleq Kapllani,Ptoleme Bega,Pëllumb Aliraj,Avdulla Fejzaj,Luftar Dulaj dhe shkrimtarët Znj.Vilhelme Vranari e cila është me gjak ,kockë dhe mish nga trungu I Vrana Kondit nga ku ka mar dhe mbiemrin Vranari~vëllai I Donikës së Skënderbeut,që është kryeradaktore e gazetës “Kanina” dhe Dr.Neki Dredha.


---------------------------------

FLORI BRUQI / NGA AGJENCIONI FLORIPRESS



Më 28 nëntor 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, pjesa shqip hartuar nga Luigj Gurakuqi, dhe pjesa turqisht nga Ismail Qemali  dhe e shkruar nga Shefqet Dajiu. Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, me këtë përmbajtje:

"Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912

Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme".

Perandoria Osmane ra në Luftën e Parë Ballkanike që filloi në tetor të vitit 1912 dhe shqiptarët e gjetën veten në një pozitë tejet të vështirë. Udhëheqësit e tyre ishin më të shqetësuar nga koalicioni i forcave fqinje (Mali i Zi, Serbi dhe Greqi) se sa nga dobësimi i pranisë ushtarake Osmane, në vendin e tyre. Ajo që ata donin ishte ruajtja e integritetit territorial të Shqipërisë. Brenda dy muajve, forcat osmane pothuajse kishin kapitulluar, dhe vetëm në Shkodër dhe Janinë garnizonet turke nuk ishin dorëzuar. Ekzistenca e vendit ishte e rrezikuar.

Në këto rrethana, delegatët nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Kuvendin e Vlorës. Ismail Qemali u kthye në Shqipëri dhe në krye të një asambleje kombëtare prej 83 anëtarësh, shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës më 28 nëntor 1912. Në të njëjtën kohë u krijua edhe një qeveri e përkohëshme. Pavarësia e Shqipërisë u njoh më 17 dhjetor 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Deklarata e Pavarsisë e formuluar nga Ismail Qemali dhe e shkruar nga L. Gurakuqi. Kjo paraqitje e dokumentit është një montim nga Lef Nosi me rastin e ekspozitës së 1937, pasi firmat nga M. Kruja e poshtë, tek dokumenti origjinal ishin në pjesën e mbrapme

Delegatët e Asamblesë Kombëtare ishin:

Berati: Sami Bej Vrioni, Ilias Bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara (Jorgji Karbunara)
Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati
Delvina: Avni Bej Delvina
Durrësi: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikollë Kaçorri
Dibra: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Langu
Elbasani: Lef Nosi, Shefqet Dajiu, Qemal Karaosmani, Dervish bej Biçaku
Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi;
Gjirokastra: Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfit Bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli
Janina: Kristo Meksi, Aristidh Ruci
Kosova, Gjakova, Plava-Gucija: Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit'hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli
Korça: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo
Kruja: Mustafa Merlika
Lushnja: Qemal Bej Mullai, Ferit Bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa
Mati: Ahmet Bej Zogolli, Riza Bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu
Ohri dhe Struga: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima
Peqin: Mahmud Efendi Kaziu
Përmet: Veli Bej Këlcyra, Syrja Bej Vlora
Pogradeci: Hajdar Blloshmi
Tepelena: Feim Bej Mezhgorani
Tirana: Abdi Bej Toptani, Murat Bej Toptani, Ymer Sollaku
Skrapar: Xhelal Bej Koprencka, Hajredin Bej Cakrani
Shijak: Xhemal Deliallisi, Ymer Bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu
Shkodra: Luigj Gurakuqi
Vlora: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqrem Bej Vlora
Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo

Cungimi i dokumentit të Deklaratës së Pavarësisë


Dokumenti u cungua qëllimisht nga regjimi komunist, duke larguar disa nga emrat nënshkrues të dokumentit të rëndësishëm. Kryetarja e Kuvendit i propozoi Presidentit të Republikës dekorimin me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të Dom Nikollë Kaçorri, Mid'hat Frashëri, Mustafa Kruja, Iljaz Vrioni, Pandeli Evangjeli, Mehdi Frashëri, Ali Këlcyra, Valon Badivuku dhe Lef Nosi. Duke u bërë ndoshta një nga shtetet unikalë në botë që kryente një akt të tillë. Dikush nuk shihej me sy të mirë nga regjimi, dikush, sepse ashtu kishte vendosur kupola e lartë e regjimit, apo dikush tjetër thjesht se e ka pasur emrin afër njërit prej atyre që regjimi diktatorial i ardhur mbas vitit 1944, kishte vendosur se ata nuk duhej të ishin pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij kombi, ditës së shpalljes së pavarësisë.



Vërejtje:

Ilustrimet dhe biografitë e disa CV të atdhetarëve janë të komentuara në këtë studim(për ilustrim teksti nga Flori Bruqi).

Falenderojmë Prof.Dr. Alisa Besnik Velaj , për  dërgimin  e këtij materjali  për botim.








2014/08/02

Si ta besh nje marredhenie te zgjase pergjithmone


love_last_forever_by_diamonddesignhd-d5eh9w6
A do ta shihje te njejtin film 100 here radhazi? Edhe nese do te ishte filmi me I bukur ne bote? Sigurisht qe jo, sepse eshte pikerisht ajo qe nuk dime per dicka, ajo qe e ben ate gje te bukur dhe terheqese.
Kur nuk mund te shohesh dot nje film as 2 here rrjesht, pse mendon se dikush do ta kishte te lehte te jete ne nje marredhenie me dike I cili ka dhene tashme gjithcka nga vetja?
Shume cifte humbasin motivimin per te eksploruar dhe njohur me tej njeri tjetrin pas disa viteve se bashku pikerisht sepse e njohin njeri tjetrin shume mire dhe skane me se cfare te zbulojne me tej.
Kjo eshte nje nga arsyet kryesore pse pas nje fare kohe ciftet nuk e ndjejne me ate terheqje per te qene se bashku sic e ndjenin dikur. Shume shpesh kjo gje perfundon edhe me divorc. Bazuar ne keto fakte, me poshte do te jepen disa menyra qe mund te te ndihmojne shume per te forcuar marredhenien tende dhe per ta mbajtur ate po aq te forte pergjithmone.
Mos jep gjithcka qe ne fillim
Nese do te shfaqesh te gjitha cilesite e tua pozitive pernjeheresh ti do te lesh nje pershtypje shume te mire tek personi qe I shfaq. Por terheqja dhe joshja qe krijohet nga kjo pershtypje do te shuhet shpejt, para se te marre ate madhesi per te mbeshtetur nje marredhenie.
Prandaj per te mos e lene joshjen te shuhet, eshte mire te mos shfaqesh cdo gje nga vetja qe ne fillim. Por pasi te kesh shfaqur dicka positive nga vetja, te presesh disa dite para se te shfaqesh dicka tjeter.
Sigurisht do te vije dita kur partneri yt do te te njohe plotesisht. Dhe kjo eshte koha kur ti duhet te permiresosh vetveten, ne menyre qe te kesh gjithnje dick ate re per te dhene. Kjo do ta mbaje marredheien tuaj te shendetshme dhe emocionuese per te vazhduar ta njohur njeri tjetrin me tej.
Perpiqu te permiresosh partnerin tend
Te kesh nje marredhenie te gjate dhe te bukur nuk eshte thjesht nje ceshtje perqendrimi vetem tek vetvetja. Por nje ceshtje edhe e shijimit te asaj marredhenieje. Sepse nese nuk do ta pelqesh me partnerin tend, atehere do te jete teper e veshtire per ty te japesh nga vetja edhe gjerat me te vogla, dhe cdo gje do te perfundoje me urrejtje reciproke.
Perpjekja per te permiresuar partnerin nuk duhet te jete nje komande me force, por nje qendrim mbeshtetes dhe inkurajues. Dhe kjo nuk do te thote posesivitet qe partneri duhet te behet sic do tin e cdo gje. Do te kete gjera qe thjesht duhet ti pranosh pa u perpjekur ti ndryshosh. Prandaj ideja ketu eshte te perpiqesh te ndryshosh ato gjera qe nuk do ta vene ne siklet dhe veshtiresi partnerin tend.
Dashuria nuk mund te jete e njeanshme. Sepse ndjenjat e njeanshme japin me shume shkaterrim sesa lumturi. E cfare dashurie quhet kjo? Prandaj nderkohe qe perpiqesh te japesh dicka ne nje lidhje, duhet te sigurohesh gjithashtu qe edhe te marresh prej saj. Ky blog permban shume e shume artikuj te tjere si ky qe mund ti gjeni ne kategorine Misteret e Dashurise. Per cdo pyetje qe mund te keni ne kte teme mund ti gjeni pergjigjet duke kerkuar ne kte kategori.
Si lind dashuria
“Hej, dua te te them dicka” -tha ajo duke te te buzeqeshur ne fytyre dhe duke fiksuar syte e saj te zinj dhe te shndritshem ne syte e tu.
Bap! Dikush hap deren dhe ti sheh nje grupsh te rinj qe hyjne ne kafene. Ata fillojne te flasin me ze te larte dhe te bejne shaka me njeri tjetrin. Por ti thjesht nuk arrin ti degjosh ata megjithese jane ulur ngjitur tavolines tende.
Mendja jote eshte teresisht zgjuar, por po punon per te degjuar vetem ate. Ajo duket kaq e lumtur qe po rri me ty sa perpiqet gjate gjithe kohes te zvogeloje distancen midis jush sikur te ishte me mijra kilometra largesi.
Ti ndihesh I qete ne kte vend te zhurmshem thjesht duke degjuar ate te flase me entuziazem per ndodhite e saj te perditshme.
Ne disa momente te caktuara te jetes tende ti je ndjere pikerisht keshtu. I mban mend kto ngjarje? Tani une nuk jam I sigurte nese ajo ka ndjere vertete dicka per ty apo jo, por eshte e qarte qe keto kane qene momentet kur ti ke filluar te ndjesh dicka per te.
Ti je programuar per te dashuruar
Po te gjitha dashurite fillojne ne kte menyre edhe pse ne nuk jemi te vetedijshem kur ndodh kjo gje. Duket sikur kjo ndjenje u shfaq nga hici. Apo u fut brenda nesh prej diku??
Me ler te te them se si i shpjegon psikologjia ndjenjat e para qe ne fillojme te kemi per dike, keshtu ti do mund te shohesh te tere pamjen duke perdorur syte e tu te llogjikes.
Ne fakt te dashurosh dike eshte nje vendim, dhe jo dicka me te cilen ne nuk biem dakord. Por ti bie dakord me kte vendim pa bere llogaritje llogjike per te, pa u menduar.
Pra ti je programuar per te dashuruar. Po, nese dikush eshte Brenda preferencave te tua, mendja jote do te te beje ta duash ate qe te te motivoje ty te qendrosh sa me afer atij personi.
Si shfaqet dashuria nga asgjeja
Megjithate ti do ti rezistosh renies ne dashuri me cdo njeri qe I pershtatet preferencave te tua, sepse nese mendja jote kupton se ka pak mundesi qe ai person te zhvilloje ndjenja per ty, atehere po mendja jote do te te pengoje qe ta duash per sigurine tende.
Po, mendja jote do te te mbroje ty nga zhgenjime, do te te shohe te sigurte.
Por nese ti kupton qe nuk ka barriera serioze qe ai person te filloje te ndjeje dicka per ty, atehere ti do te ndihesh shume I sigurte per te rene ne dashuri me te. Ky eshte procesi me te cilin fillon dashuria.
Mundesia per te arritur dike, eshte gjeja e pare qe mendja jote sheh pasi konkludon qe ai person mund te jete nje partner I mire per ty. Zakonisht njerzit llogarisin se sa e mundur eshte qe dikush te ndjeje dicka per ta duke verejtur xhestet dhe sjelljet e tij/saj.
Dhe kur vene re qe dikush eshte i interesuar per ta, qe eshte i lumtur qe flet dhe rri me ta, atehere ata dalin ne perfundimin se ai/ajo eshte brenda mundesise se tyre dhe qe ai person mund te zhvilloje ndjenja per ta ne te ardhmen.
Dhe procesi i dashurise kalon nga ky hap fillerstar ne faza te tjera me te thella sic kam permendur ne artikujt e meparshem te ketij blogu tek kategoria Misteret e Dashurise. Ky blog eshte nje vend perfekt per te kuptuar cdo faze te procesit te dashurise ne detaje, por sigurisht, postime te reja do te vijne vazhdimisht per cdo kategori.

Djaloshi i varfër‏

Një ditë një djalosh i varfër që shiste gjësende derë më derë për të paguar shkollimin e tij, pa se nuk kishte të holla e ishte shume i uritur.
Vendosi që të kërkonte diçka për të ngrëne në shtëpinë e radhës ku trokiti për të shitur diçka. Megjithatë ai humbi fuqinë dhe kur në derë u lajmërua një zonjë ai në vend të ushqimit kërkoi një gotë qumësht. Asaj ia mori mendja se ai mund të jetë shumë iuritur dhe i solli një gotë të madhe me qumësht. Ai e piu ngadalë dhe e pyeti:
-” Sa ju kam borxh?”
-”Nuk më ke borxh asgjë” ia ktheu ajo ” nëna na ka mësuar që kur të bëjmë mirë të mos marrim asnjë para”
-Ai ia ktheu “Atëherë të falënderoj nga zemra”.
Kur Howard Kelli (djaloshi i varfër) u largua nga ajo shtëpi jo vetëm që u ndje më i fuqishëm fizikisht por besimi i tij në Zot dhe në njeri ishte edhe më i fuqishëm. Deri në atë moment ai qe në gjendje të hiqte dorë nga gjithçka.
Disa vite më vonë ajo grua u sëmur rëndë. Mjeket lokal nuk kishin shpresë se ajo do të shpëtonte, dhe më në fund e dërguan në qytetin e madh ku u mblodhën shumë specialistë që të studiojnë sëmundjen e saj të rrallë. Për konsultime ishte thirrur Dr. Howard Kelly. Kur ai dëgjoi emrin e qytetit se nga ishte ajo grua, një shkëlqim i çuditshëm shkëlqeu sytë e tij. Përnjëherë u ngrit dhe duke vrapuar shkoi në dhomën e saj ku ishte e shtrirë. I veshur me mantelin e tij të bardhë hyri ta vizitojë atë. E njohu sapo e pa. U kthye në dhomën e konsultimeve i vendosur që të bëjë gjithçka që ta shpëtojë jetën e saj.
Që nga ajo ditë u dha vetëm pas atij rasti.
Pas peripecive të gjata, beteja u fitua. DR. Kelly kërkoi nga zyra e biznesit që t’i dërgojnë atij faturën për aprovim. Ai e shikoi njëherë, e pastaj shkroi diçka në fund të faturës dhe iu tha qe t’ia dërgojnë në dhomën e saj. Ajo kishte frikë ta hapte sepse e dinte se do t’i duhej që gjatë tërë jetës së saj të paguante për atë faturë. Më në fund e hapi, dhe diçka e tërhoqi vëmendjen e saj, në fund të faturës ajo i lexoi:
“E paguar me një gotë qumësht”
(E nënshkruar)
Dr. Howard Kelly.
Lotët e kënaqësisë mbushen sytë e saj dhe me gjithë zemër u lut:
-”Të faleminderit ZOT , që dashuria jote është e shpërndarë

Modelet më “të nxehta”


Lajm Shqip "të nxehta"
Ndërsa me fillimin e korrikut vera nis të hyjë në pjesën e saj më të nxehtë, e tillë shndërrohet edhe lufta midis linjave të veshjeve të plazhit dhe atyre intime, që në këto muaj njohin shitjet e tyre më të mëdha.
Megjithatë, më shumë se sa me dizenjot e tyre, tregu ka treguar se influencohet nga linjat e modeleve që i reklamojnë veshjet dhe më shumë se të gjitha, këto shtatë emra janë ato që do të dominojnë për kontratat më të majme të linjave të uritura për hiret e tyre.
Nga Kate Upton tek Irina Shayk, këto shtatë modele janë ato që do të dominojnë fushatat publicitare të të gjitha kompanive të mëdha të modës, të paktën deri në muajin shtator kur vëmendja të përqendrohet tek veshjet e vjeshtës dhe dimrit.
Lajm Shqip nxehta
Miranda Kerr
Lajm Shqip nxehta
Kate Upton
Lajm Shqip nxehta

Isabeli Fontana

Lajm Shqip nxehta
Nina Agdal
Lajm Shqip nxehta
Joanna Krupa

Lajm Shqip nxehta
Candice Swanapoel
Lajm Shqip nxehta
Irina Shayk
Ndërsa me fillimin e korrikut vera nis të hyjë në pjesën e saj më të nxehtë, e tillë shndërrohet edhe lufta midis linjave të veshjeve të plazhit dhe atyre intime, që në këto muaj njohin shitjet e tyre më të mëdha.

Nje dashuri e vrare Roman i krijuar me dashuri dhe dhimbje deshmi e nje plage shoqerorejo vetem shqiptare‏

ROMAN I KRIJUAR ME DASHURI DHE DHIMBJE – DËSHMI E NJË PLAGE SHOQËRORE JO VETËM SHQIPTARE
Nga ARTUR VREKAJ, SHKRIMTAR
“Një dashuri e vrarë” është një nga romanet e fundit të shkrimtarit Shqiptaro-Amerikan Pierre- Pandeli Simsia i shkruar në New York me temë trafikimin e qënieve njerëzore. Është një krijim letraro-artistik që skalit me fjalë të qëmtuara botën e brëndshme të një vajze 17 vjeçare Dorinës, që është edhe personazhi kryesor. Ka një ndërthurje në vijimësi të situatave me mendime filozofike e ëndrra kaq të pafajshme, kaq frymëzuese për një jetë të arrirë, që ka si zanafillë dashurinë e salindur të saj me një korier trafikant, ish-bashkëqytetar i saj.
Foto: ROMAN I KRIJUAR ME DASHURI DHE DHIMBJE - DËSHMI E NJË PLAGE SHOQËRORE JO VETËM SHQIPTARE - Nga ARTUR VREKAJ - http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=OPINONEEDITORIALE&article=46726
Autori Pierre-Pandeli Simsia vë në dukje me fjalët e Dorinës, të kësaj vajze-ëngjëll dëshirën e paanë, të shprehurit e saj të çiltër për një dashuri me të ardhme më të bukur nëpërmjet rrugës së dijes, të pandikuar nga mjedisi shoqëror ku jeton që pak e ndihmon të kuptojë se çfarë në të vërtetë ndodh përtej detit a më në veri të Europës Perëndimore me fatin e shoqeve të saj.
Merita e të shkruarit me vëmëndje për të përçuar përmes ëndrrës, monologut, dialogut, përshkrimit, kronologjisë, pamjeve vizuale të pamjes së jashtme të të shfaqurit të njeriut kur mundohet të maskohet të thotë të vërtetën, etj e ka bërë më të realizuar edhe romanin duke e përlidhur mirë të njohurën (Shqipërinë e varfër që është në mes të rrugës për fatin e saj) që përcaktohet me Dorinën dhe të panjohurën për të (trafikimin e qënieve njerëzore në botën perëndimore) që na sillet me Saimirin.
Dorinën e tregon një vajzë të rregullt, të dashur, të kujdesshme edhe në marrëdhëniet me prindërit, Agronin dhe Marjanën, me shoqet dhe mësueset, sepse nuk do që ti lëndojë ata. Ngjarjet në roman vijnë kaq natyrshmëm që të plotësojnë të gjithë dramën e dashurisë së sinqertë të kësaj vajze, që padyshim bie në sy nga prindërit, shoqet dhe njerëzit e mjedisit ku jeton, në fillesën e lidhjes dashurore me Saimirin.
Është ilustruar çdo episod me detaje të gjetura e joshëse, siç është sjellja “perfekte ” e Saimirit e zbukuruar me dhurata të shtrenjta, që i lutet dashurisht Dorinës të shkojë me të, jo “për të filluar jetën së bashku”, por vetëm e vetëm për të realizuar misionin e tij fitimprurës . Herë-herë autori nëpërmjet Dorinës dhe nënës së saj Marjanës ngre pyetje që duken vetvetiu të papritura, duke lënë të nënkuptohet se ka diçka të patreguar që fshihet pas emrit të këtij djali të qytetit të saj, që tashmë jeton në perëndimin e qytetëruar ku “parajsa” ka hedhur rrënjë edhe pikërisht nga veprimtaria kriminale e tij dhe shokëve të tij Shqiptarë.
Lënda e të gjithë romanit është vërtet e arrirë gjuhësisht, tejet prekëse për ne Shqiptarët që vërtetë kemi parë nga afër se sa të pikëlluara ishin familjet kur mësonin për rrëmbimet e vajzave në mes të ditës, me qëllim shitjen dhe shfrytëzimin në tregun e mishit të bardhë. Kjo lëndë është e krijuar me pasion për të shprehur të gjithë atë shqetësim për botën e panjohur të parajsës që premtonin trafikantët, që për fat të keq ishin njerëz me moral të degraduar, vampirë të vërtetë të ëndrrave dhe jetëve pa krye të sa e sa vajzave.
Ky roman i shkruar në Botën e Re, me shpirt të lirë është një përkushtim për të dëshmuar për ato ndodhi fatale që u sillte rrjeti ilegal i prostitucionit në botën perëndimore vajzave e grave të pambrojtura që ishin jo vetëm të kombësisë Shqiptare.
Vërejmë në të edhe tronditjen e shoqërisë Shqiptare fill pas rënies së regjimit totalitar nga shumë plagë sociale që e bënë kënetë jetën shoqërore. Dhe një nga plagët më të mëdha pa dyshim është dhimbja e madhe në familje dhe në shoqëri që shkaktoi rrëmbimi i maskuar me traditën dashurore i vajzave për të ushqyer tregun ilegal të prostitucionit në botën perëndimore.
Shoqëria Shqiptare dukej që ishte e lënë mënjanë nga gjithë mekanizmat e rregullimit të jetës me drejtësi, pasi udhëtimet e këtyre “mërgimtarëve me kulturë” kishin një mision vrasës të ndjenjave dashurore, por edhe të një shoqërie të paorientuar mirë në këtë botë të panjohur, që e gjente veten e saj të mundur përballë këtyre bishave që tregtonin jetët e pafaja, bashkëatdhetaret e tyre dhe në rastin më të keq bashkëqytetaret e tyre edhe pse familjet e tyre njiheshin. Në këtë terren shoqëror me një pabarazi të plotë socialo-ekonomike edhe romani bëhet më i besueshëm në të gjithë ndërtimin strukturor të tij.
Pena e autorit mërgimtar ndëshkon me shkrimin e tij një kriminilazim të plotë të rrjetit zinxhir që ndërlidhte në këtë punë të pistë njerëz të punësuar në shtet jo vetëm në Shqipëri,por edhe në botën perëndimore. Një përshkrim kërcënues që u bëjnë jetëve të rrëmbyera u dedikohet infektuesve të kësaj plage shoqërore, djemve Shqiptarë që e shfaqnin botën perëndimore si një parajsë të vërtetë duke përfituar edhe nga një gjëndje e lartë e varfërisë së familjes Shqiptare, sidomos në qytezat rurale ku edhe informacioni dhe lidhjet me botën perëndimore ishin më të pakta ose mungonin fare.
Në këtë vepër letrare jepen artistikisht disa drama: e Dorinës, e familjes së saj si dhe e mjedisit shoqëror duke sjellë sa më natyrshëm të tërën. Nuk ka krim më të madh se kaq, të përcjellur me një rrjedhshmëri artistike që e detyron Dorinën me shenjtërinë e dashurisë, të eci drejt ferrit pa e ditur dhe pa e prekur më parë të panjohurën, si në një ëndërr të vërtetë që mbaron me vdekje të pafajshme.
“Një dashuri e vrarë” është vërtetë një dramë tragjike Shqiptare që përmbyllet me një zgjidhje kaq të vendosur nga Dorina, një vetëvrasje e përthirrur në gjakun e saj të helmuar kur u vu përballë një realiteti vrasës në vënd të fillimit të ëndrrës së saj në parajsën e premtuar nga ai që i fali dhe virgjërinë. Akti i vetëflijimit të kësaj 17 vjeçareje është edhe një apel për lexuesin se vajzat Shqiptare të mirëedukuara në familje dhe në shkollë nuk janë nënshtruar kurrë. Pra, ky roman tregon për mua, një vlerë njerëzore për të shfaqur anën pozitive të vajzës që nuk e meriton një dashuri të tillë vrastare, një përmasë njerëzore e sjelljes së saj për të mos ulur dinjitetin e familjes së saj që mbijetoi mbi pafytyrësinë e sjelljes mashkullore.
Duke e lexuar ndjehesh si duke parë një film të vërtetë, që do të dëshiroja qoftë edhe këtu në Amerikë që filmbërësit Shqiptaro-Amerikanë ta shohin si një mundësi të artë këtë lëndë të këtij romani për ta ekranizuar. Ngjarjet e këtij romani rrokullisen me shpejtësi drejt së panjohurës për Dorinën, që mbetet në qëndër të aksionit si një portret i plotësuar me të gjitha dritat dhe ngjyrat duke e bërë lexuesin më tërheqës për ta lexuar me një frymë.
Është një temë kaq delikate kjo që trajtohet në këtë roman, e përzgjedhur me një motivacion të qartë nga autori, për të mos e lënë pa e ndëshkuar edhe në botën perëndimore ku jetojmë, sepse kjo plagë sociale për fat të keq ekziston edhe sot.
Për këdo nga lexuesit që është nënë dhe vajzë e ndjen patjetër së brëndshmi, se sa e madhe është kjo dhimbje, se çfarë ndjesie fatkeqe të sjell për jetën e Dorinës, por edhe për familjen e saj dhe për motrën e saj si dilema që mbeten të nënkuptohen në këtë roman-dëshmi, se nuk është vrarë vetëm një dashuri, por është në koma një shoqëri e tërë.
Ky është një roman vërtet i krijuar me dashuri e dhimbje, një vepër letrare që përfundon me një klithmë të madhe për të zgjuar shoqërinë të ngrihet përmbi këtë mjerim total, të gjejë rrugën e së nesërmes që femra të gëzojë respekt e dinjitet dhe të ndëshkohet krimi më makabër i kësaj shoqërie që sapo hedh hapat e parë në atë hapje me botën pa e njohur jetëzezën e vajzave të saj që bien viktimë e të shprehurit të dashurisë së sinqertë.
Ky roman është më shumë edhe një arritje në krijimtarinë e shkrimtarit Pierre – Pandeli Simsia, që përzgjedh tema të aktualitetit jo vetëm për botën Shqiptare. Fakti, që Shqiptarët sot janë prezentë në botën perëndimore me shëmbujt më të mirë të dashurisë për jetën, kulturën, gjuhën, punën e gjithçka në vëndet pritëse e bën edhe më të kërkuar këtë roman për të pastruar me qytetari këtë njollë të sjelljeve njerëzore në botën perëndimore.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...