Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/08/18

Rifat Muriqi : E zura kohën duke qeshë

Foto: http://www.kosovapress.com/sq/opinione/rifat-muriqi/-agani-i-partise-se-drejtesise-dhe-erveheja-3899/


Agani i Partisë së drejtësisë dhe Erveheja

E PREMTE, 11 TETOR 2013 09:53 RIFAT MURIQI
E kisha vendosë të heshtë gjatë kësajë fushate zgjedhore, sepse aq shumë më pëlqej kampanja e kandidatëve për votën sa s’kisha vërejtje. As sharje, as ngatërresa. Edhe pse një stereotip i vakët si një gramafon më pllakë të grithur që përsërit të njëjtën thënie. Por mirë, gjithçka ishte mirë, dhe ndër më të mirët ishin kandidatët e Edita Tahirit, jo pse ishin pakë por pse kishin një ndrojtje intelektuale. Por më duhet të dëshmojë se të gjithë, gati të gjithë kandidatet për kryetarë të Komunave ishin memec, që po të mos ishin kryetaret e partive, fushata do të belbëzonte më një iso monotone të brumbujve.

Që në këtë kohë fushate, mos ta banalizoj fushatën, dua të dëshmojë atë që edhe të tjerët e shikuan, më than, por nuk e thanë.

Kryetari i Partisë së drejtësisë doli para kamerave , sikur të vinte nga mesjeta më një suitë dëshmitarësh dhe gra të mbuluara më ferexhe, duke propagandua paqen e qiellit në tokë më ato duar nën mjekër. Edhe pse aludonte paqen më dukej se në ato duar mbante gurët e përgjakur nga të cilët kishin pësuar të gjitha Ervehetë e shekujve. Mu kujtua vasha që dashuroj djalin e ndaluar dhe u gurëzua, gruaja qe se deshi burrin dhe u gurëzua. Gruaja e vejë që deshi të ruaj moral për vete pa iu dorëzua askujt, por prapë nga lakmija e të tjerëve u gurëzua. Çka do ti shkruaja tek guri i varrit femrës që vetëm pse kishte një celularë u gurëzua. Çka mbet pa u gurëzua.

Mu kujtuan femrat e Afganistanit, Iranit, Irakut Egjyptit, që para se të vijë myku i profetizmit mesjetarë në gadishullin Arabik dhe atë Persik jetonin të lira nën botën më yje, më njëqindmijë ëndrra për ta bërë atë jetë që çdo kush e ka për vete, në një shoqëri të ndershme. Për çudi mu kujtuan statistikat e imoralitetit tek shoqëritë me ferexhe dhe tek ato pa to.

Sa do të doja ti flas asaj femre më të zeza që si hije i rrinte pas Aganit , ti them se unë kam një nënë që sa herë kam shkuar në shtëpi ia kam parë gazin në fytyrë nga fundi i bahçes. E kam një kojshike që kurrë s’kemi fol por gjithmonë me gazë përshëndetemi nga larg me mirësjellje, nga larg i gëzohem mësueses që e nderoj dhe nga fundi i çarshisë e dallojë si vjen duke iu gëzuar edhe ajo takimit. Asaj(gruas në të zeza) do ti thosha ta paramendon një botë të kaktuseve, dhe në atë shkretinë myslimane asnjë lule e bukur që quhet femër. Le të jetë ajo motër, vajzë, grua, nënë, këngëtare, mësuese, valltare , shitse e luleve, Gjyshja.

Kujtimi për gjyshen më nxiti ta prishi këtë heshtjen time zgjedhore, që edhe pse jam anëtarë aktiv i një partie të madhe, desha këtë fushat ta përjetoj nga këndi. Por jo, gjyshja që ishte malësore dhe fjala e saj dëgjohej edhe atëherë në kuvend, nga kujtesa ndërhyni duke më thënë. - Tregoj ati spirhunci se këtu femra ka qen ‘’nënë e jetës’’. I vetmi vend në botë ku gruaja quhet fisnike. Aty ku ka ndërhy edhe arma ka pushu. Tregojë ati spirhunci se bota shqiptare është i vetmi vend ku gruaja nuk është djegë për shtrigë, sepse në ndershmërinë e burrit, si mund të quhej shtrigë një nënë që rrit fëmijë. Por që të mos e lëndojë atë femër në të zeza po i them lehtë këtij Aganit dhe Aganve tjerë pas zgjedhjeve do të dëshmoj rreth moralit të ferexhesë.

P.S. Dhe sapo desha ta mbylli faqen e shkrimit mu kujtua tregimi për xhuxhin dhe xhuxhmaxhuxhin që i përshtatet këtij xhuxhi dhe atij tjetrit që e shau Skënderbeun

Na ishte një here një Xhuxhmaxhuxh që rrethohej nga xhuxhët tjerë. Njeri prej xhuxhëve qe ishte ma xhuxh se xhuxhët dhe xhuxhmaxhuxhët tjerë i drejtohet xhuxhmaxhuxhit. – O xhuxhmaxhuxh ti qe je xhuxhi i të gjithë xhuxhëve dhe xhuxhmaxhuxhëve, dije se ma Xhuxh se xhuxhmaxhuxhi është ai xhuxh qe xhuxhmaxhuxhin e kthen ne xhuxh. Xhuxhmaxhuxhi i lodhur nga kritikat e xhuxhit që ishte ma xhuxh se xhuxhët tjerë, duke e kuptuar dëshirën e tij për pozitën e xhuxhmaxhuxhit i drejtohet me injorimin mëshirues duke i thëne me kthe ne xhuxhë se te ndihmoj qe te bëhesh Xhuxhmaxhuxh.
xhuxhi ia ktheu shpinën xhuxhmaxhuxhit dhe duke kruar kokën por nuk dinte ta zbërthente enigmën se kush ishte më i madh, xhuxhi apo xhuxhmaxhuxhi.


Ndal Saluster mor dai 
se s’ke pa Shqiptar me sy 
qe djeg veten për liri
për atdhe vdes si me le 
në këtë tok ka fjala fre
ndal saluster jam ushtar
që e vrava robërinë në ballë 

**********


Kohë më parë ( 28.06.2014. , në Teatrin “ Istref Begolli” në Pejë, u përuruan I dy libra të autorit Rifat Muriqi: 

1. “Fati i Dervishit”,roman
2. “Hana vendos të shkruajë”,roman



Botuesi  i veprave të Muriqit është Mileniumi i ri në Tiranë,ndërsa redaktor artistik i librave është shkrimtari i mirënjohur shqiptar Adem Gashi. 

Për lexuesin e Agjencionit "Floripress" ,pë herë parë prezentojmë profesor Muriqin më një cikël vjershash suptile që autori i ka shkruar në Facebook.


Foto: Ate qe e shkruajta ne vitin 2005 dhe e botova  ne Maj   Si profeci u realizu mbreme por jo si e plote.
 Ministri i puneve te mbrendshme do duhej me pare ta lexonte Fatin e Dervishit

Ajo që ka ndodhë dikur, po përsëritet edhe  sot, por që te mos përsëritet nesër, mund ta gjeni tek Fati i Dervishit,të autorit të mirënjohur shqiptar nga Kosova Rifat Muriqi...


Që të e ngacmoj kureshtjen tuaj, diçka nga Libri " Fati i Dervishit" 

Bir, më kujtohet diçka e ngjashme. Tregimi përnjë ushtar që kishte bërë karrierë në tërë perandorinë dhe në fund ishte bërë mbret.
 Kur një ditë ishte duke pushuarnë një oazë, buzë rrugës për në Bagdad, e hetoi një vash si një hyjneshë. Rëra që ngrihej nga puhia i mbështillej përreth dhe si një aurorë nuk i shqitej. Për një moment ishte frikësuar se është perëndeshë. Bukuria e saj e kishte çmendur. Tregimi është aq tragjik sa edhe mbretërit do të qanin. Ai që ne shikimin e parë ishte bërë rob i saj. Kishte mundësinë e marrjes me dhunë, por ai dëshironte që ajo ta donte. Kurrë askush nuk e diti pse ajo e refuzoi dhe nuk iu dha mbretit. Unë arrita shumë vonë, aq vonë sa të vetmen punë që bëra ishte t’i mblidhja fijet e tragjedisë për ta thurur
si tregim. Të vetmin njeri që nuk munda ta nxjerr nga ai mjerim. Ai nuk deshi, nuk donte të jetonte me vetëdije të plotë shkonte drejt shkatërrimit. Ishte vdekje e tmerrshme në duart e mia. Kurse fjalët e tij për dhembjen janë poezitë

më të bukura që njerëzimi i njeh.(Rifat Muriqi)

Foto: Të gjithë juve që më  nderuat me prezencën e juaj në promovimin e librave ju falënderojë përzemërsisht


Pa Atdhe 


Djepi qe dikur na përkundi
nuk u vendos as ne muze
sa shpejt u tjetërsuam 
mbetem pa atdhe
heronjve rrejshëm u këndojmë
te bindur se nuk na dëgjojnë
pse veten e gënjyem e mbajtshim me shëndet
por kur ne emër te dëshmorëve gënjejmë
do mbetet turp për jetë
ndryshe mendonim dje
sot
sa shpejt u tjetërsuam
mbetem pa atdhe


Skënderbeu


I premtuan tere boten
Ne Turqi s’kishte me te madhe
Por zgjodhi Krujën
ëndrrën e tij të parë
I premtuan
qka nuk i premtuan
Siri e Persi
Bosnje e Serbi
Por se joshen dot
as me ar as me Zot
Me kryq e gjysmëhënë e luten
që prijës i feve të jetë
por fjalë paku i shekujve
tha arbër dua të vdes
bri dhie mbante në kokë
një diell pagan në mes

11 Marsi


Nata ishte e butë
jeta ishte rrugë.
Bëhuni një
Mos thyeni
Mos u thyeni
Asnjë të huaj mos leni në rreth
Mos e përmendeni Enverin as Shqipërinë
këshilla qe atë natë kaloj vesh me vesh
gjer sa Ali Lajqi u ngrit mbi shesh
si shqiponja e zezë
mbi vete mbarti historinë
e ne hap pas hapi
tërë jetën
gjer këtu
më kokën ne trastë
mbollëm farë lirie
që vonoj aq gjatë
sa jeta e zezë
por kur erdh
edhe pse plot gjak
ishte e vrullshme si bubullimë
qe s’do harrohet nga jeta në jetë
gjerë sa shqiptarë të ketë


28 Nëntori

Kërkova mikun
që ruante urimet për festa 
këtë vit nuk mu lajmërua 
e kërkova në të gjitha shtigjet 
edhe në harkun e shqiponjës 
por se gjeta
as tek himni i flamurit
as tek ballkoni i Kuvendit
as tek sheshi i Skënderbeut
e dijë qe s’do kthehet kurrë
dikur na ndanë me forcë
tani jemi memecë
çka na ndanë tani pos një fjale të shenjtë
në këtë festë
duhet më heshtë


Prekazi sot

Thonë se në këtë vit
nuk erdhën shokët
disa burgjeve dergjeshin
disa në varreza preheshin
sot
mëngjesi lindi i kthjellët
pastaj ra një shi
lagu
token e përgjakur
Në Prekaz defiluan
të gjitha protokollet shtetërore
te gjithë nostalgjiket
por ata nuk erdhën
shiu më ftohu shpirtin e përflakur
u ktheva në gjysmë rrugë
të lodhur e ndjeva shpirtin
se ushqej as me ndjenjën e lirisë
e robëruar
është për mua



Ushtria Çlirimtare e Kosovës

E ngritur mbi hirin e djegur
mbi bykun e hjedhur
mbi torturën e etur
në shpresën e heshtur
mbi burgje gjak e varre
ne zemrat e te treturve në kurbet
fije për fije
shteg në shteg
në vatrat e atyre
qe su dorëzuan kurrë
ditën e par një
të dhjetën dhjet
me vite vetëm njëqind
e pastaj për njëherë dhjetëmijë
veten e quajtën ushtri
për atdhe me vdekë
më vdekë për liri
pa pyet se kur do vijë
me shpresën se një dit do vjen
gazin e fëmijëve ta kthen
shumë nga të njëqindët mungojnë
edhe me shumë në dhjetëmijë
të mbeturit , në liri
e bëjnë jetën disi




Letër kujtimi për Poetin 


(Kushtuar Rugovasit Azem Shkrelit)


Sot do të qaja për ty
pak kuq e pak zi
me mbledhë lulet e pranverës 
në lugun e zanave
më e ngjyros ballin
me të kuqtë e thanave
me ra she më she
në t’ban të vjetave me le
në çdo gurrë me pushu
nën mriz të vashave me mrizu
në qafë të malësoreve me dal
më e thirr një këngë për vaj
po si su sosë kjo gurrë
më e djeg shpirtin si furrë
për një dashuri
që mbet aty
më vdekë pa ty


Jusuf Gervalla

Hapni dritaret gyrbetgjinjë
zeri I gitares nga larg po vije
pastaj këndshem një ze
permes telave të gitares vezullun
as nuk ushton 
as nuk jehon
por miklon
pak ndër gushë
për atë fushë
për atë mal
për atë valë
per nënën që e priste me mallë
dhe sdo ta shihte për të gjallë
Hapni dritaret
tek armet e ushtareve
vendosne këtë gitarë
që atëherë ishte armë
le të ushton
si jehonë
fëmijët nga gjumi ti zgjon
që të ruhet lirija
e ëndërrave të tija



Kujtim për Bekim Berishën- Abeja

Gjeneral
Heshti edhe bjeshka
qielli vonoj me u kthjellë
pse Bedrin aq shumë e deshe
dhe mendja tu err
jeta më s’kishte kuptim
pa Bedriun trim
qave blinda e tankse
vetëm ta shpëtosh
plumbat që i more
të bënë shoshë
askush nuk besonte
se ti mundesh me vdekë
as gjysmë shtiza Kroate
që të beri nderë
tri ditë e tri net
as Shesta krenare
qe ta rriti shtatin
as motra ballë mërrolur
që kish mall për vëllanë
Gjeneral ishe kur erdhe në Kosovë
Por ushtar u bere në vijën e parë
Unë qajë qanë edhe Shesta
Peja shëtitë në Liri
Shamia e jote qe e mbaje mbi kokë
u ende mbi Pejën si një zog
sa pak u kujtuan më të bë nderë sot...

Me ba roje për Kosovë 


Një Hajrush e një Tasim
rriten shtatin në Kryedrin
pa u rrit u burrëruan
si luaj thonë të dytë luftuan
kishin mësuar në legjendë
si vdes trimi për mëmëdhenë
me vdek po por më e fitu luftën
për të pastrehët që morën rrugët
kishin parë çka s’duron shpirti
aq e tmerrshme sa verbon syrin
gjak të fëmijëve ngryk të jeleqit
në farë e fis shumë të vdekur
Betua ishin në të partë e fisit
në flamur e në atdhe
hak pa marr skan me vdekë
diku një e diku dhjetë
dikur gjaku i ka nxënë
ditë as natë nuk dinë me u ndalë
Kur lirija zbardhi qiellin
me ra në bronzë kishin qëllimin
thonë kanë vdekë por unë i shohë
çdo mëngjes kur rrezon dielli
Hajrush burrin e Tasim trimin
marrin rrugën për Sejnovë
me ba roje për Kosovë
për Kosovë e për Shqipëri.
në lug të Krasniqes ka Liri

Më vrani këtu 

( Kushtuar Ushtarit te UÇK qe serbet e vranë mbi burimin e Drinit të bardhë) 


Më vrani këtu
që ta ndjej zhlebin kur fryn
stërpikat e pikave mbi Drin
ahishtës të kthehem me vrap
gjer ne skakallë
ashtu siç me rrjepën
dhe të gjallë e për gazep më lan
atje në mal
Edhe pak stërpika , edhe pak erë qe varret e trupit t,i flladitë
Shtat kodrat
shtatë shpatiet e shtat gurrat zërin tim e dëgjuan
kur i luta
që të me vrasin këtu
se po te doja moti kisha ik
nën shelgjet e agimit
mbas hijeve te muzgut
i harruar me u largu
por un isha këtu
un do te jem këtu
Iberdinë dikur
tani Bërdynë
Banor i Gjytetit mbi burim.


Kangë për Besnik Lajqin
Por sa fryni fllad lirie
n’krisma pushkësh n’dukagjin
hapi krihet një dragua
mori rrugën e pa kthim
ende faqja pa iu ndjerës
një mustak krejt i hollë
ia hijeshoi gazin në buzë
kur mësoj armen më e marrë n’dorë
Thonë Rugova pushon në paqë
urtë e but si çdo herë
zgjedhë nder djem ma te miret
që atdheut me i ba nerë
Siç zakon e kishin t’paret
me e ba dekën si me le
Besnik Lajqi bashkë më kangën
Ra me u ngritë për atdhe
N’maje t’Hajles prit ka zanë
shkja n’kto troje mos me lanë
Nuk duron Rugova Shkja
Vjet për vjet me ta tue u vra
Besnik Lajqi kershin shtrat
Gjuan e puthë pushkën e gjatë
Thua se pushka n’shejë merr vet
Nuk len kanë me u ngjit përpjetë
Aq shumë shkije bjeshka polli
Dikur mbeti pa fishek
Sa jep zani keq piskati
Shkije shumë e ai ish vet
Poshtë tek t’banet u nie ai za
Thërret Bajramin e Haxhi Metës
mos ma le trupin ner shkja
se m’ka kap plumi n’vend t’keq
Zot çka Hajla që ushton
a ka djalë që nuk lufton
a ka trim që si vlon gjaku
Nuk lajnë shkja me e prek Bajrakun
Qe valonte pran Besnikut
Siç zakon e kish malësori
mos më e lan në dorë të anmikut
Sa herë nata e ndërroj ditën
ata gjuaj e këta gjuaj
para zotit mos të koriten
gjumë pa ba e bukë pa ngranë
gjer sa trimin në vorr e lanë
Ti moj Zana e Kelmendit
n’Visitor që e ke folenë
Ruaje kangën e njaj trimit
siç ke ruajt trimat gjithmonë
be po te bojë në varr të Besnikut
pushka e tij kurr s’do të pushon.


Elegji per Agim Selmanaj

Thonë 
Vesa e mengjesit ia kishte zili
e kuqrremta e muzgut e puthte më mall
Dielli i rrezonte në ball
Hëna ecte para si pararojë
e yjeve ushtarë
që i njehte më radhë
për qdo natë
kur kthehej fitues
këngën duke këndu
shokëve me u tregu
se armikut radhet iu kan rrallu.
Thonë
çka nuk thonë
se kur u betu
për flamur ,
për Shqiperi
për baben Ali
gjerë në liri
ka me qen aty.
thonë se ua kalonte hijeve
vetëtimat i zënte me vrap,
dhe për një natë
shihej në Voksh
Shaptej e Kralan
shpesh edhe në kufi
ushtareve duke u pri
që i ruante si syt
që t’mos bien në pritë
Thonë
se kur gjaku u nxeh
dhe shokët i vdisnin për atdhe
edhe Dautin vetem e la
luftën e bënte fillikat
për natë
Thonë
kur trimin e zë gjaku
jeta e vdekja ecin bashk
dhe heshtjen e len pas
ashtu siç ishte
i heshtur
i ndrojtur
por trim
vetëm ata që e dijnë
dhe ecen më te
gjer sa jeta hënger fre
Thonë
ata qe e njohën
se ska vdekë
endet nepër agimet e Dukagjinit
kallinjë gruri duke mbledhë
që një bukë ta pjekë
për mua
për ty
per Babën Ali

Këngë malësorçe për Selman Lajqin

Zana e Hajlës po bën seri
Kënd ka orë ky far njeri
Që qan boren thikë përpjetë
dy heronj më i tërhjekë
që lan jetën në qafë Hajlë
mos me lan shkja n’breg me dalë
mbas i vijnë katër trima
këmbë lehtë si vetëtima
Regjë Avdin a e ka të vet
Që fort trimi po i përngjet
Sa herë gjuan nga një po e vret
S’pyet Serbia për ushtar
se bën dertin për te vrarë
Donë gjithqysh me dal në Hajlë
Në pëllëmbë të dorës më e pas Rugovën
Me ua vra shqiptareve orën
Selman Lajqi burrë fisnik
Kur donë zoti mos me u korit
për me i ngja dajës se vet
mos me ra të gjith ne prit
n’kupë te qielli ka bërtit
fjalë ushtime si ortek
ndihet fort breg ne breg
kujdes trima kujdes
Të gjithë shtrihen e ai ne këmbë
E merr plumbi anë për anë
Shikon shokët te gjithë gjallë
Buza në gaz i shkon pak
Hije gazi mbi mustak
por preton trime me ra
edhe një herë Hajlen me e pa
më e pa Hajlen edhe Sangjakun
ta shoh tokën ku e rriti shtatin
një herë trimi rreth është sjellë
të gjitha trojeve me u bë nder
me i bashku një herë me sy
ëndrra e tije për liri
Zana e Hajles është ngushtua
me këndua a me vajtua
por skish fjalë qe ja rrit nderen
atijë trimi qe i ftohej gjaku
per me i lan nder te oxhaku
Ti o burrë qe po vdes
mbaj kujtimin për harresë
ora e jote trashigim
ne Rugovë kanë me të quajt Trim.
..........................................................
Këngë ndryshe për Selman Lajqin

Mblodha rënkimet e nënës që i mbarti
Trojeve për qark
Rugovë, Pejë, Prejlep e Sanxhak
Mblodha plagët e heshtjes që baba i fshehi
dhe një dit dimri ne nëntokë i derdhi
mblodha gjithçka dhe ne paq desha ti varrosë
por krenaria nuk me la te qet
te ik si krejt bota apo te ndalem e te vdes
dhe zgjodha miq vet e zgjodha vdekjen
për liri
besomëni miq e hetova tej për tej flladin e lirisë
qe me përshkoj pas plumbit
vrima pa u nxënë me gjak
që po e derdhi ne Hajlen plakë


Në vend të urimit për të gjith veteranet 

kujtim për një amanet

Mujdin Aliu 
“Gjakun në njerin kufi 
trupin në tjetrin kufi 
amanet shokeve bëjeni një” 

Poroj I thon fshatit
Po rroj I than malësoret
armiku kurr aty nuk nguli këmbë
ambi lirin e të parëve
Po rroj tha edhe Mujdini
por robërinë se duroj
me flamur do udhëtoj
nga Tropoja gjer në Tetovë
Kudo që të bie
Porroj do ta kem
Vardari perpara mbrapa Sharri pushon
fusha e Pollogut mallin ma shton
Poroj I thon fshatit
Poroj ka me mbet
ne mes tri mahalleve emri im s”do vdes
Gjakun në njerin kufi
trupin në tjetrin kufi
amanet shokeve bëjeni nje

Atëherë kur Drenica ishte ngushtë(Flora Brovina)

Burrneshë
mbaje veten sot
hape ballin e mrrolët
shpejt ke me u kthye
Aty
ku e ke vendin ti
Me opinga e nise jetën
va pa va
pa u thye kurrë
as në burg
atëherë kur Drenica ishte ngushtë
ti dërgove bukë
Drenica heshtë sot
gati ne lot
po si ne vend te burrneshës
të ulet dikush tjetër
që luste zotin dje
shqiptaret mos të kthehen
Burrneshë Ademit mos i trego
druaj ngushtë ke me e zënë
nën dheun e rëndë




Sihariq 


(Për Ibrahim Kelmendin)


E dijë,
dy pika loti kanë me të rrjedhë
nga gëzimi në këtë pranverë
atë ditë kur e morën qielli lotonte shi
mbi ty
provoja ballin e lagur me ta fshi
e ti
vizatoje harta në rrugë
komandanti i lirisë mos më humbë
sa ofshamat ke përpijë
për miq që ikën një nga një
E dijë se diku atje
lodhjen e shekullit shëron
më të vdekurit e gjallë jeton
po të përbejë
eja si fitimtar
se doli ai i miri djalë
të gjithë kanë më dalë
të pastër si loti
Krenar si Thoti
 

Fisnikja e Malësisë


Ti fisnike lule bore

pse mendueshëm sot po rrinë
në kufirin ku u rrite
thonë s’ka mbet më asnjë trim
në log të burrave ka vdekë fjala
n’djep të drurit s’përkund nëna
n’ato varre s’ndihet gjëma
ka vdekë besa
e ka vdekë fjala
ka mbet pushka e vjerrë në gurë
thua se trojet i bashkuam
Ti malsore ma din hallin
n’djep të gurit rrite djalin
mëso me i thënë Kosovës Shqipëri
me ua bë gjëmën tradhtareve të ri
Shkup e Shkodër bitevi
një shqiponjë me e sundua tokën
kuq e zi Shkup e Shkodër



Shkupi


(Kujtim për ushtarin e lirisë që pret kushtrimin)
Ua than mos na hiqni armen prej supit
se ata jan barbar
edhe pse premtimi ishte i madhë
në një leter të shkruar
që mbet e harruar
në dorë e kishin lirinë
erdhen dhe ua moren
ende pa lindë
një besë e brisht
me ukun e flliqt
Vitet kaluan
një rrugtim i gjat
gjer sa harruan masakren e parë
dhe prap e filluan
gjakun më e derdhë
nën hijen e verdhë
bota po heshtë
si bora në vjeshtë
por a hesht trimi
që gjaku i vlon
atje i lanun
pa plang as fron
o unë e njohë
aj vetem pret kushtrimi të thërret
keni me e pa si vdes burri
me sy prej guri
nga bjeshka si shqiponja ka me ra
atje ku fati e la


Rugova

Zana dhe trima rrite
histori e paluar me kat
shtat herë u kalle
por ishe më fat
çdo kthesë një plagë
çdo hap një gjak
çdo shtëpi një histori
shikimi i tyre të merrte gjak ne sy
pos shqiponjës nuk rrite asnjë zog
nën çdo hije ka nga një log
Sa kroi e gurra
flladiten shpirtin krenar
si nuk të pyeten çka kërkon vall
vetëm pak tokë të kesh
për eshtrat një varr
Rugovë fol sot
ti hyjneshë memece
e ulur në fron
gjithçka jepe për atdhe
burrat, trimëreshat, legjendat.
tani ku je
sa u bëmë gati eshtrat me i pushu
lirisë me i këndu
nuk u kujtuan që pushkë e Lahut
as këngët e trimërisë më i ruajt
vetëm një copë bjeshkë me të quajt
fol sot se be po të bëjë në të bukuren Hajlë
ka me vdek kënga ajo e bukura valle
kavallit s’do te ketë kush me i ra
shallin era ka me e marr
mikpritja e besa kanë më vdek
pa emër ke me mbet
fol sot
jo moti shkau na mori tok e tapi
na mbrojë që të kemi shtëpi.



Urime Komuna Rugovas

A ndjeu Rugova
te vdekurit a i zgjuan
me shekuj luftë lirie
njerëzisht diçka kërkuan
thonë Rugova kurrë su korit
u doç e u poq dhe vaji kurrë su dëgjua
atëherë kur gati krejt te daktisur
heshtjen nën varre duke e kërkua
pa kushtrim
një konak për mik
një vatër për histori
lahuta te thërret këngën e bardhë
si bora në hajlë
doli një burrë
ma i urtë se kurrë
tha urime Rugovë
ju që luftuat për Shqipëri
bëhuni roje në kufi
Rugova le të jetë kullë
Heronjët vendosni në muze
Krenohuni me te
I dhamë një shall
që ta ketë fatin e bardhë


Valle Rugove


Këmba u ngrit nga toka ngadal
dora mbështetet në tjetrin krahu
krah në krah nji varg I gjatë
gjer tek prijësat valltar
edhe në te majt 
edhe në te djatht
këmba e ngritur pushon në ajr
ngadal
siq dielli merr me u ngrit
nga mengjesi I kthjellt
që bardhësi shendrit
hapi I rëndë I valltareve
sheshin e rrethon
asgjë su shpeton
pronar në tokë
nën qiell pronar
logun e vallëzimit të lir ta shpallë
për një valle shqiponjash
që lojen e luftës e luajn
më të rinjët e fisit
shpaten më e provu
si me u mbrojt
e si me sulmu
ku trupi lëndohet
armikun me e demtu
Bie rrufeja
loja dalldiset nën shpatë
bjeri tupanit o tupanxhi
dalldise krejt me shtagë
me thuper zeje hapin e trimave
shpejt e ma shpejt
më shpejt se vetetima
rrahe
rrahe tupanin trim
o ndal
gjithqka heshtë
dy shpata në qiell
dora e kryplakut
qe urdher sjell
pastaj urt e but
me zerin qe mbytë
thot shkurt
merrnu ngrykë



Mikut tim Gjerman

Unë flas për parajsën e robëruar
ti më flet për engjëjt
unë flas për popullin e harruar
ti me flet për etërit
unë për Doruntinën
e ti për një mbinjeri
por unë e dijë
Zaratustra u lind në malet tona
Niçeja e gjeti aty
nëpër kullat e ngujimit
në pushkët habertare
dhe krismat e kushtrimit
me i ba za
para se me e vra
edhe t vdekur me e nderu
ne darken mortore me i shku
Desha te them se populli i im është mbinjeri
por nuk guxoj se ndoshta si ti diçka harrojë
por dehu ti
se unë vetëm nën erën e blinit dehëm
aty ku miqtë e mijë prehen


E qafsha

E qafsha e mos e puthsha
e vajtofsha pa lot
po si err e terr
pa i pas hak
me takat platine
shkeli mbi duvak
qe dikur
në gurë varri e kisha varë
që fatin ta qajë
sa herë murrlani të fryj
në shpirtrat e veshur zi
luajti sa natën e ndërron toka
qeshi sa yllin e zbehë dielli
sa ylberin e shtjerrë qielli
por kot nuk me joshi dot
as me afsh as me lot
duvakun plot gjak
prap e vendosa mbi gurë
plagen e shkeli
pezmin e derdhi
e qafsha e mos e puthsha
e vajtofsha pa lot
plagën qe e shprushi
nuk ja pata borxh.


Kepi i shpresës


Unë nuk të thash
të mbledhësh plaçkat e të shkosh
atje ku dielli nuk perëndon
diellin thash ta shoqërosh
që kurrë të mos perëndosh
as ti as dielli
që dikush shkronjat ti lexon
dikur
kur dielli të rrezaton si kurrë
Ti me keqkuptove shpirt
dhe pas shtat kodrave e brigjeve ike
u trete në stepat e pafund
tundrat askund
luhate mollën e mençurisë
që zilet e drithërimave ti ndjejë
shpellën e heshtjes ta thyejë
një varg për mu
një varg për ty
vargun tjetër për ata
qe shpresën presin
në kepin e vdekur
larg shpirtit të tretur


Me trego



Me trego çka ka atje
përtej shpirtit të thyer
përtej sedrës se fyer
përtej gazit të fëmijës
përtej këngës se rinisë
përtej shpatullave te përkulura
përtej jetës çka ka
me trego çka ka përtej vdekjes
përtej gënjeshtrës
përtej se vërtetës
a është terr apo dritë
ndonjë diell a shndrit
apo veç zhgënjim
që nxit mllef
për të pagjeturën
e imagjinuar
e një të ardhme të shterur
ndrydhur gjer në piken e fundit
të mundimit për ta gjet
njeriu ëndrrën e vet



Bordeli i Kosoves


Shohe për ditë servilat që dikur
nën hijen e serbit bënin pushtet
tani kur padron kan tjetër mbret
më muzikë ndryshe bëjnë vallen e njëjtë
Lahperat e laviret shiten si dikur
për pak lek gjepi lëpijnë djerësen e huaj
shoh per ditë kodoshat
një suit perfide
që thejnë kokat kryeneqe
të rrugeve stoike
qdo lokal argjendi një kapedan
kodosh e kodoshe ison i mbajnë
është mbush qyteti me djerse kurvnije
parfum shperndajnë era mos tu vije
Por kur mengjesi nje ditë do vijë
dhe dielli në argjend ka me i djegë
me flamuri e kalter kan me i mbshtjellë
si thas plehi për me i hjedhë
Kodosh lavire e kapedana
Një gjell ruse për mjerana.
Kan me ik besoni
Se mburracaku kurr s,behet burrë
Por laviret do të mbesin
Ta mesojn edhe një gjuhë të huaj.

Pamfleti
Mbolla afishet e vjetruara
në gjakun e tharë
askund nuk kishte varre
as fushë nuk kishte
as liqe i ujit te amulluar
ulur këmbëkryq
mjekra mu rrit
duke prit bima me dalë në dritë
frikë
drithërim
nga mjekra pikë djerse e ftoftë
pikë pikë
ku mbeten heronjtë
trimat ku mbeten
afishet mbolla pamflet su bë kurrë
një i mallkuar
digjte eshtrat në furrë


HAKMARRJA

A të vijë më ty
e luta si per gjak
kthehu më tha
ske arësy për hak
më merr të lutem
i pa ze do të jem
pse te vish me mua
kur ze nuk ke
me duhet shok për rrugë
jo ushtare që në mjegullë humbë
duke pritë të vrasë për hak
për një gjak
pa ideal
më ktheu shpinen dhe iku
shtegun hapur e la
më ecë i vetem gjithmonë
drejt hyjneshës në fron

Miqët

Për ju Miqtë e mijë
Po të mos ishit ju o miqtë e mije
jetën do e harxhoja kot
pa gaz as lot
Nëpër stacionet e trenit
hanet e lodhura
i dehur gjithmonë
si leckamani në fron
për ju e ruaj nderin
fjalën e mirë
sjelljen njerëzore
edhe bukën me krip
për ju kam me u zgjua ditë për ditë
si dielli me shndritë
që të ju pres në derë
me gaz e nderë...


Miqet qe te trathtuan dhe ti

Darkë qeni ishte jeta e tyre mik
e shpejt dhe e perjagshme
e flliqt
sa ndot më erdhi 
kur i pash
kurse ti mbete lart
atje edhe ku te lash
koren e bukës mbarte më vehte gjithmonë
që të qellon
në të papriturat qe vet I kerkove
dhe si harrove
Dark nderi ishte jeta e jote mik per qdo vit
deri sot
besoj edhe ne mot
edhe shum vite sa Fati jep per ty
deri ne pafundesi ke me bertit liri

Si jetojë

N’kokën time do të ishte kaos sikur të lindte dyshimi 
a sillet toka apo lind dielli
Unë kur pushojë kurrë këmbët tek koka s’më mbërrijnë
Unë vrapojë por kurrë nuk e zura lëvizjen te lëvizë
E madhja për mua s’ka kuptim
një botë e tërë është një puhizë
një shkëlqim në gur stralli
një pik vesë në petale malli 
një lot në faqe
e vogla shpresë në sy
një kujtim
për ty
që se qova kot
këtë të voglën jetë në kohën e kësaj bote
që s’ka kufi
por kaos do të jetë
për mua
nëse të pa kuptueshmen e dua
 



Atyre

Ku mbeten mbretërit tuaj
komandantet e shtigjeve te errëta
ku mbeten udhërrëfyesit e juaj
te shkrirë në të parin diell
pa mbet as edhe një fyell
rrugët e shtruara me rërë
nga era e livruar
në mjegull e harruar
ku mbeten ëndrrat 
shtigjet synimet
e një asgjëje
shokët e mijë i robëruat për ti bërë idhuj të ri
që në simbiozën e dreqit nevojën ka çdo njeri
jo që i doni por mut e mjaltë me lëpi
sa mirë jam me jetën unë
para as prapa hije nuk mbet
filli vet eci pa u ndalë
krahas vini ju
dhe shokët e mijë aty
diku
 


Koha


E zura kohën duke qeshë
vetëm një natë ndërmjet
e kaluara quhej dje
e tërhoqa më litarë
erdh e djegur flakë
pa plagë pa gjak
e luta e nesërmja të vij 
aromë freskie të bie
plaga dhe ëndrra u bënë bashkë
ta lëpijnë një asht
në mua
Kohë
s’kam me ta harrua
atë qe ma bere dje
kurrë s’kam me ta përmend
në të kaluarën jetoj
që nesër mos ta harroj
e tani dhembë
s’ka pjesëz kohe qe këto i ndan
e lag shiu dielli e thanë
unë jam këtu kohë
ti gjithkund
se dijë kush lëviz
ti apo unë



Për falënderim

I pasur jam edhe për një vit
pasuri qe se shes ne treg
por do ta fali copë për copë
deri sa vdekja do të me merr
dhe për çdo vit do të marr edhe nga ju
copë për copë e grim për grim
si milli I magjes qe nuk soset kurrë
kur te shihni ndonjë vit shterp
qe skam shumë për të jep
me fshesë mblidhni ndërmjet dërrasave shumë keni me gjet
nganjëherë më e vlefshme është një kore bukë
se një thes me drithë
I pasur jam edhe për
një vit miq
Të pasur jeni edhe ju
Ec jakën do ta bëjmë bashkë
Të ngadaltë
Gjer sa e pamëshirshmja një ditë të vijë
Të merë atë qe jepi
Unë miq për ju dyqind vite kam me jetu,
nëse diku para se me vdek
një fëmijë motak mjekrën ka me ma prekë
qe ta ruaj si kujtim
siç unë e ruajta gjyshin tim


Pika shiu

Rrezon dielli shiun në fletë

as se than as se tretë
por ka mbet si pika në degë
sdin me ik as sdin me u fshehë
sikur syri vezullon
krejt natyrën shpërfytyron
ngjyrë mbi ngjyrë rrezaton 
si ylber në pikë shkëlqen 
një terik e rrëmben
krejt stërpikë
yll në dritë


Realiteti

Nuk dijë
Pse ëndrrat e mija për dashuri
nuk shkrijnë simfoni
nuk janë as ujëvarë e qet
që lehtë, lehtë
ujin e derdhë në shtratin e vet
ashtu siç dëshirë e kisha në jetë
qe e bukura te ketë harmoni
në shtegtimin e pa kufi
e quajtur dashuri
por gjithmonë rrëmbyeshëm vala vjen
gurtë e mullirit i thenë
bloja del ballgur
që të mos gatuaj kurrë
i uritur mbeta
në sheshimet e gjelbërta
 
Foto: Miq nëse dëshironi ti  kujtoni  disa prej trimave qe e bënë Luftën në Maqedoni lexoni librin tim të ri.   kurse per ushtaret do të kem nderin  personalisht  të ua dorëzoj pa marrë parasysh se ku janë. Respekt për trimat


Miq nëse dëshironi ti kujtoni disa prej trimave qe e bënë Luftën në Maqedoni lexoni librin tim të ri. kurse per ushtaret do të kem nderin personalisht të ua dorëzoj pa marrë parasysh se ku janë. Respekt për trimat Rifat Muriqi!

Sterjo Spasse-Afërdita përseri në fshat”





Sterjo Spasse u lind në Gllomboç të Prespës më 1914 dhe vdiq në Tiranë më 1989. Mësimet fillore i nis greqisht në vendlindje dhe i vazhdoi shqip në Goricë të madhe e në Korçë. Kreu Normalen e Elbasanit ku kishte profesorë Aleksandër Xhuvanin dhe Simon Shuteriqin. Studimet e lartë të pedagogjisë i kreu në korrespondencë në Firence. Botoi shkrimet e para në revistën “Normalisti”, bashkëpunoi me revistat “Zëri i Korçës”, “Abc”, “Rilindja”, “Bota e Re”, ku botonte shkrime letrare e kritike. Bashkë me Ismail Kadarenë kreu kursin e lartë të letërsisë në Bashkimin Sovjetik.



Shkroi këta libra:

"Kuror rinie" (1934),
"Në krahët e një femre" (1934),
"Nusja pa duvak" (1944)
"Të fala nga fshati" (1958)
Novels[edit]
"Pse ?" (1935),
"Afërdita" (1944),
"Ata nuk ishin vetëm" (1952),
"Afërdita përsëri në fshat" (1954),
"Buzë liqenit" (1965),
"Zjarre..." (1972),
"Zgjimi" (1973),
"Pishtarë" (1975),
"Ja vdekje ja liri" (1978),
"Kryengritësit" (1983).

Jeta dhe librat / Romani i vitit 1955, nga veprat më të propaganduara të letërsisë shqipe në Kampin komunist, del në qarkullim si botim i shtatë. Shndërrimi i Sterjo Spasses nga romancieri i parë modern i letërsisë shqipe në autorin e respektueshëm të metodës së realizmit socialist


Ndër titujt e rinj që qarkullojnë  në libraritë e Tiranës, është romani “Afërdita përsëri në fshat” i Sterjo Spasses (botimi i shtatë). Është kujdesur për këtë punë, si gjithnjë, biri i autorit, Ilinden Spasse që e takuam në vendin ku për afro shtatëdhjetë vjet ka jetuar familja Spasse. Në truallin e shtëpisë me qerpiç është ngritur prej pak kohësh një pallat me mjedis të qetë ku, në orë të caktuara, dëgjohen kambanat e kishës katolike në Rrugën e Kavajës.

Ajo shtëpi ishte blerë me paratë e Çmimit të Republikës i shkallës II, 100 mijë lekë, që Spasse i pat fituar më 1953 për romanin “Ata nuk ishin vetëm”.

Një shtëpi po aq e vjetër sa romani “Afërdita përsëri në fshat”. Romani ishte botuar më 1955, fillimisht në tri numra të Revistës “Nëntori” me titullin “Për jetën e re”. Fitoi Çmimin e parë me rastin e 10-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë dhe autori u shpërblye me 75 mijë lekë. Me të dalë në qarkullim “përsëri filluan vërshimet e letrave, e kritikat pozitive, lavdërimet dhe urimet... Ky ishte romani me të cilin Sterioja ishte lodhur më pak, e që pa dritën e botimit menjëherë e pa asnjë telash”, shkruan Ilinden Spasse në kujtimet “Im atë, Sterjo!” (1995).

Zoti Ilinden ka vendosur mbi një tavolinë të vogël mjaft botime të “Afërditës...” në vendet e Kampit komunist. Në gjuhën bjelloruse qarkulloi në 5000 kopje, në gjuhën ukrainase në 15 mijë kopje, u botua në greqisht më 1959, në bullgarisht etj. Por kampion është Kosova me ribotimet e “Rilindjes” e cila do të realizojë edhe botimin e veprës komplete të Spasses. E shikojnë “Afërditën...” edhe lekturë shkollore për të rinjtë e Kosovës. “Afërdita... nuk është përkthyer në asnjë gjuhë perëndimore” shton Ilinden Spasse 70-vjeçar. “As “Pse?”-ja nuk është përkthyer veçse vonë, në maqedonisht. Ka vepra që janë përkthyer në 20 gjuhë...”

Burri që sa qe gjallë i ati, ka punuar shumë ngushtë me të aq sa ta quajnë sekretari i Sterio Spasses, sqaron se botimi i shtatë i “Afërditës përsëri në fshat” nuk ka asnjë ndryshim nga botimi i parë, i cili i rri besnik dorëshkrimit.

Kur shkruhej romani, Ilindeni ishte 12 vjeç dhe kujton se kapitujt e fundit i ati i pati shkruar gjatë udhëtimit dyjavor me vapor në Bashkimin Sovjetik. Këtë kapitull trashëgimtari nuk e veçon për ndonjë qëllim, ndërsa po veçojmë diçka e që është fjalia përmbyllëse e romani:

“Mbi Grykas e mbi Pishë, si mbi të gjitha fshatrat e Shqipërisë, do të ndrisë ylli i kulturës bashkë me begatinë. Dhe kraharori i Afërditës u mbush e u mbush me një gëzim të papërmbajtshëm dhe i erdhi që këtë gëzim t’ua shpërndante edhe të tjerëve, edhe natyrës, e të gjithë së bashku të këndonin këngën e ndërtimit të socializmit, këngën e jetës së re.”

“Patjetër që është roman i realizmit socialist. Kjo është historia e letërsisë”, thotë i qetë i qetë zoti Ilinden. “E veçanta e tij është që ka personazhe bardhë e zi, po edhe personazhe të lëkundur. Në romanin “Afërdita” që e mbaroi më 1939 dhe u botua më 1944, personazhi është thjesht një mësuese e cila shkon nga qyteti në fshat dhe tregon tërë ambientin dhe përpjekjet e saj për të emancipuar shoqërinë e viteve ‘30. Ndërsa te “Afërdita përsëri në fshat”, po kjo Afërdita ka dalë partizane dhe kthehet përsëri në fshat me ideale të tjera. E mira e këtij romani është që pasqyron periudhën e reformës agrare dhe arsimore që u zhvilluan në të njëjtën kohë. Kjo ishte një luftë mes konfliktesh, midis të pasurve dhe të varfërve, midis besimit dhe mosbesimit, midis ndërhyrjeve nga jashtë edhe nga brenda. Më duket se është nga romanet më të mirë të asaj periudhe.”

Ky emër, Afërdita hyn në letërsinë e Spasses, fillimisht nën hijen e Gjon Zaverit, në romanin “Pse?” 1935. Është vajza më e mirë e katundit me të cilën kërkojnë të martojnë Gjon Zaverin, një intelektual i tërhequr dhe i vetëpërjashtuar nga Korça e viteve ’30. Gjoni martohet pa dashuri me Afërditën dhe një ditë kryen vetëvrasje.

Në romanin e dytë “Afërdita” 1944 ajo është protagonistja që mendon se do të ndryshojë botën që e rrethon.

Studiuesit e letërsisë e cilësojnë “Pse?”-në romani i parë modern i letërsisë shqipe. Edhe “Afërdita” i përket periudhës së modernitetit të Spasses. Kur vjen puna për të gjykuar letërsinë që Spasse shkroi pas lufte, ka studiues si Sabri Hamiti që e dallojnë qartë atë nga periudha pararendëse e kulmeve artistike të cilat Spasseja “nuk i përsëriti asnjëherë me veprat e mëvonshme”. Hamiti vlerëson risitë që solli ky autor në gjininë e romanit. “Pse?”-ja, i shkruar gjatë kohës që Spasse punonte mësues në Deviçan të Gjirokastrës, inauguron romanin social me një shtresë të fortë psikologjike duke artikuluar edhe pikëpamjet e ndjeshmërisë së një brezi.

Ndërsa në romanin e dytë kemi një heroinë e cila zbulon jetën në realitetet shqiptare “por edhe bën përpjekje të jashtëzakonshme për ndërrimet e tyre. “Utopia e romanit të dytë që lartëson aktivizimin, është në kundërshtim të plotë me romanin e parë. Personazhi i Afërditës është më tepër një tip i idealizuar që ka shenjat e misionares në jetën shoqërore... Afërdita nuk ka jetë personale. Ajo jeton për të tjerët dhe me të tjerët.”

Hamiti shton (Letërsia moderne shqipe, UET Press, Tiranë, 2009) që mund të flitet për ndërrime të mëdha edhe në konceptet e vetë autorit: kemi një Gjon Zaver meditant dhe një Afërditë militante, të dy parë në raporte me realitetet e vendit. Afërdita, sipas tij është një heroinë sociale e ndërrimeve, por më shumë një heroinë morale. Kështu, veprat që Spasse shkruan mbas Luftës së Dytë Botërore, “nuk lidhen as tematikisht dhe as me stil me veprat e periudhës së parë të krijimtarisë së tij letrare”.

Te “Afërdita përsëri në fshat” personazhi flet me këtë gjuhë:

“Një ditë, duke kuvenduar te lëmi i Shemos, ashtu vetëm siç kishte qëlluar rastësisht, Stefani, sipër e sipër, u përpoq t’i nxirrte ndonjë gjë, duke e pyetur me tërë sinqeritetin e vet:

- Vërtet, Afërditë, si u bë që erdhe përsëri këtu si mësuese?

Ajo e vështroi me habi, pastaj sakaq vuri buzën në gaz.

- Më pëlqen mësuesia, më pëlqen të jetojë me fshatarët, më pëlqen t’u ndihmoj me sa mundem e t’i shoh të lumtur, shumë të lumtur. Pastaj a ka gjë të më të bukur e më fisnike sesa të punosh për popullin e me popullin.”

Kanë ndërruar konceptet e vetë autorit thotë Hamiti.

Në faqet e ditarit “Kuvendim me nipin”, letra që Spasse ia shkuan djalit të Ilindenit nga udhëtimi i tij i vitit 1975 nëpër Maqedoni e Kosovë gjejmë një përshkrim me interes për realitetet artistike që prekte Sterio Spasse para dhe pas Çlirimit e që kanë ndikuar në shijet e tij:

“Para Çlirimit jam dehur dhe entuziazmuar nga arti realist italian duke vizituar galeritë e arteve të Romës, Firences, Napolit, Peruxhies e gjetkë, arti i pikturave e i skulpturave, por njëkohësisht edhe arkitekturave. Mikelanxhelo, Rafaeli, Botiçeli, Tiziani, Giotto, Peuxhino e dhjetëra të tjerë artistë të mëdhenj të Rilindjes italiane e botërore më kanë hyrë aq fort në zemër... Që atëhere më magjepsi edhe flamandezi Rembrand edhe Van Gogu, edhe... Ou edhe sa të tjerë! Pas Çlirimit u deva me artin rus e të përbotshëm në muzetë “Ermitazh” dhe Ruski Muze në Leningrad, e në Galerinë “Tratjakoskaja” dhe në muzeun “Pushkin” të Moskës... disa herë më radhë kur shikoja veprat e Matisit e të Pikasos.”

Një shkrimtar i ushqyer me perlat e artit ikonografik botëror do të shkruajë pas Çlirimit për shenjtoret e Grykasit. Sepse kërkohej një letërsi e re, një roman i ri? “Letërsia jonë e re atëherë sigurisht që nuk i arrinte t’i plotësonte kërkesat e nevojat tona”, shkruan te “Koha e Kujtimeve”, Nasho Jorgaqi, bashkëkohës i Spasses. Ndoshta duhet shkruar “nevojat tona të reja”. Këto nevoja si fillim i plotësonte letërsia e përkthyer, kryesisht letërsia sovjetike, e përfaqësuar nga Gorki, Majakovski, Shollohovi, Fadajevi, Ehrenburgu. Por revistat e Lidhjes së Shkrimtarëve “Literatura e jonë” (më vonë “Letërsia jonë”) ku një nga penat ishte edhe e Spasses, shpallte hapur nevojën për një letërsi të re që kolonë mbajtëse duhej të kishte ideologjinë e partisë. “Kishim përqafuar një ideal që na frymëzonte për të ndërtuar një botë të re, ndërsa në Bashkimin Sovjetik ishte krijuar dhe një art i frymëzuar nga përpjekjet për të sulmuar qiejt”, shkruan jorgani, një protagonist i mjedisit letrar të asaj kohe.

Pikërisht në revistën “Letërsia jonë” botohen fragmente nga “Çlirimtarët” dhe më pas “Harbutët” i Spasses (botuar me titullin “Ata nuk ishin të vetëm”) dhe të dy u hodhën njëherësh në qarkullim. Kështu “inauguruan romanin shqiptar të realizimit socialist”. “Ata nuk ishin vetëm” u përkthye në frëngjisht, ndërsa në Bashkimin Sovjetik thuhet se qarkulloi në 200 mijë kopje.

Pa botuar

“Babait i thanë dikur përpunoje “Pse?”-në dhe ai nuk e bëri. Ishte vepra e tij më e dashur, vepra e rinisë. Thonë që “Pse?”-ja është kryevepra e tij”, thotë Ilindeni. Por ai nuk e fsheh keqardhje që në festat për 100 vjetorin e pavarësisë, nuk e sheh gjëkundi të përmendur ciklin e romaneve “Rilindësit” të Sterjo Spasses. “Sepse është i vetmi shkrimtar që ka shkruar për periudhën e Rilindjes në aspektin historik ekonomik social.” Është cikli i romaneve për “luftën heroike të popullit shqiptar kundër sundimit turk dhe shovinizmit të fqinjëve gjatë kohës së Rilindjes”.

Ilinden Spasse ka përgatitur bibliografinë e të atit e cila ka rreth 3000 zëra dhe mbi 1500 personazhe. Vetëm nga “Rilindasit” ka 900 e sa personazhe. “Ndoshta do ta botoj për 100 vjetorin e Spasses, më 2014. Çdo gjë që kam botuar për babanë e kam bërë me paratë e mia, “Pse?”, “Afërdita, përsëri në fshat”, “Të fala nga fshati”, “Simfoni e pambaruar”. Edhe vetë i kam shitur. Po kjo është një torturë. Ndihmë nuk kam. As Korça, si bir i Korçës që ishte Sterjo Spasse, nuk ka bërë gjë.”

Zoti Ilinden flet dhe për një roman që Spasseja e ka lënë të papërfunduar. “Roman për vitin e parë të pas Çlirimit. Mua më pëlqen pasqyra reale e kësaj periudhë 1945-‘47”. Them që po të ishte i realizuar, babai do ta kish botuar.”

Flori Bruqi

Jakov Xoxa-Lumi i vdekur


Jakov Xoxa (1923 - 1979) lindi në qytetin e Fierit. Që i ri mori pjesë në Luftën Antifashiste. Pas Çlirimit të vendit vazhdoi studimet e larta për filologji dhe njëkohësisht bëri hapat e para në poezi dhe në prozë. Më 1949 botoi veprën e parë në prozë Novela. Krijimtarinë letrare në këtë zhanër e vazhdoi dhe gjatë viteve '50, kështu në vitin 1958 botoi veprën e dytë, po me atë titull Novela. Ndërkohë botoi dhe dy drama Buçet Osumi dhe Zemra. Që nga viti 1957 punoi profesor në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku për shumë vite ligjëroi lëndën Teoria e letërsisë. Për nevojat e studentëve, në formën e dispencës, botoi në katër vëllime veprën Bazat e teorisë së letërsisë, që ishte nga veprat më serioze të kohës (si degë e shkencës mbi letërsinë). Pikërisht se në të autori ofronte dije dhe përvojë teorike letrare të gjerë, që dilte jashtë kornizave të teorive zyrtare të kohës, kjo vepër e rëndësishme për shkencën letrare shqiptare, nuk u botua kurrë. Autori i saj u qortua dhe ai pa bujë dhe zhurmë, ashtu siç ishte gjatë tërë jetës, i qetë dhe i mbyllur në vete, u tërhoq në vetmi. Natyrisht, vlerësimi dhe kritika (zyrtare) që nuk ishte e kënaqur me bindjet e tij, me vizionin përmes të cilit Jakov Xoxa e shihte dhe e projektonte artin në përgjithësi, bënë që sa qe gjallë, të mos botohej vepra e tij e plotë ; ajo u botua në Prishtinë ("Rilindja" 1971). Pjesën më të madhe të jetës krijuese Jakov Xoxa e kaloi në një fshat myzeqar afër Fierit, ku, në vetmi të plotë krijoi romanet : Lumi i vdekur (1965), Juga e bardhë (1971) dhe Lulja e kripës (1978), që hynë në rrethin e romaneve artistikisht më cilësorë, të letërsisë shqiptare. Asnjë roman para tij nuk e pasqyron në mënyrë aq komplekse botën shqiptare në prag të Luftës së Dytë Botërore, si Lumi i vdekur apo dhe periudhën gjatë luftës, si romani Lulja e kripës, ku gjejmë një shtrirje të pakufishme të rrëfimit që mbulon plotësisht hapësirën e jetës dhe të ekzistencës së mjedisit shqiptar. Jakov Xoxa është nga romancierët më në zë të gjysmës së shekullit XX. Në krijimtarinë e tij letrare ai individualizohet me parimin krijues-realist : fati individual do të jetë ai që do të hedhë dritë mbi kontestin tërësor të mjedisit dhe të kohës së fokusuar në rrëfime. Shëmbëllyeshëm me romanet e shquara realiste, Jakov Xoxa do ta vendosë dramën jetësore të personazheve dhe të familjeve në sfond të një kolektiviteti, të një gjendjeje apo të një rrjedhe historike. Parashenja më karakteristike e prozës së Jakov Xoxës është stili. Gjuha e tij vërehet dhe veçohet si e një individualiteti të fuqishëm dhe të papërsëritshëm në letërsinë shqiptare : nga njëra anë është e pranishme fryma e urtisë popullore me tërë thellësinë e shpirtit kolektiv ; nga ana tjetër, kemi një rrëfim të rrjedhës së qetë, të shtrirë në gjerësi, por edhe në thellësi.

Mirënjohje:Urdhri "Nderi i Kombit"

Tituj të veprave

Novela (1949) 
Buçet Osumi (1957) 
Lumi i vdekur - roman (1965) 
Juga e bardhë 1 dhe 2 - roman (1971) 
Lulja e kripës 1 dhe 2 - (botuar pas vdekjes ne dy vëllime, 1980/81)



Ngjarjet te romani "Lumi i vdekur"i Jakov Xoxe-s shtrihen brenda viteve 1938 -1939 të shekullit XX. Rrëfimi i ngjarjes në romanin "Lumi i vdekur" fillon me shpërnguljen e dhunshme të familjes së Pilo Shpiragut nga fshati Grizë dhe mbyllet pas një viti, me shpërnguljen po të kësaj familjeje, tani nga fshati Trokth. Brenda këtij harku kohor janë vendosur një varg ngjarjesh, kryesisht dramatike, me intensitet shkallëzues. Qerrja e ngarkuar me plaçkat e shtëpisë nis rrugën pa ditur ku do të degdiset. Sa për një natë Pilo Shpiragu vendos të strehohet tek hani i Bishtanakës, ku rastësisht ai do të gjejë "shpëtim" te tregtarët e Fierit, të cilët do ta punësojnë në fermën e fshatit Trokth. Në të njëjtën kohë ai do të njihet dhe me familjen kosovare të Sulejman Tafilajt.idohet nga shija dhe ndjenja e ardhacakut, e të huajit, prandaj e nënshtruar do të provojë të përshtatet në kushtet e reja, si dhe familjet e fshatit Trokth të vendosura në luftë të përhershme për t'u mbrojtur dhe për të siguruar ekzistencën. Paralelisht me këto rrjedha dhe e gërshetuar me to do të zhvillohet edhe lidhja intime mes vashës së Shpiragajve me emrin Vita dhe kosovarit Adil. Kjo linjë nga ana e vet ka shijen dhe domethënien e një simbolike. Pakti mes Pilo Shpiragut dhe tregtarëve të Fierit nuk do të arrijë ta mbushë as rrethin kohor të një viti. Përmbytja simbolike e fshatit nga lumi i përçudnuar solli pasoja tragjike për Shpiragajt, të cilëve dhe ç'ka u mbeti nga gjëja e gjallë do t'ua rrëmbejnë përsëri trëgtarët. Kështu, familja Shpiragaj mbeti në mes të rrugës më e vetmuar dhe më pa asgjë se kurrë më parë. Ballë për ballë me rrezikun për të mbetur pa ekzistencë, që të mbiietojë, Pilo Shpiragu ai vendos t'i bindet përsëri beut dhe të pranojë kërkesat e tij që si viktimë të parë lakmonte Vitën, ai vendos ta punësojë atë kopile në oborrin e beut. Por, shpleksja e narracionit të romanit do të nisë me arratisjen e Vitës dhe të Adilit në male.

Lumi i vdekur.JPG

Figura e Pilo Shpiragut (dhe e familjes Shpiragaj) është strumbullar që i lidh tërë rrjedhat narrative të romanit. Ky përcaktim kompozicional i autorit ka rezultuar që, edhe pse bëhet fjalë për një nga romanet më voluminose të letërsisë shqiptare, rrjedhat fabulare të tij lidhen përmes një kohezioni të qëndrueshëm, të brendshëm. Edhe atëhere kur rrëfehen "mesele" nga urtia dhe përvoja jetësore e popullit, që në fakt është karakteristike e rrëfimit romanesk të këtij autori, ato, qoftë drejtpërdrejt ose tërthorazi, lidhen dhe kanë të bëjnë me shtratin bosht të ngjarjes së rrëfyer. Pilo Shpiragu është figurë tek i cili është përqendruar vëmendja e autorit. Dhe, ai, Pilo Shpiragu, është nisur të jetë i përkryer si njeri, që ta ruajë deri në fund pastërtinë, por ligjet e jetës mbi të kanë rënë me tërë brutalitetin dhe në çaste të caktuara e kanë detyruar të lakohet. Megjithatë, Pilo Shpiragun e përjetojmë si figurë që rrezaton domethënie përgjithësuese, si person që shpreh dhe një pjesë të sprovave e të dilemave të kohës së vet. Autori mëton që në tiparet e tij (edhe te Koz Dynjaja) të koncentrohen paragjykimet dhe morali i fshatarëve shqiptare të kohës; përmes tyre ai arrin të realizojë tipizimin letrar për rrethanat e mjedisit shqiptar të asaj kohe. Natyrë energjike dhe me inisiativë Pilo Shpiragu beson se do të arrijë pavarësinë ekonomike të familjes, falë krahëve dhe djersës së vet, duke mos e ndjerë nevojën për solidaritet. Por ky ishte një iluzion. Pilo Shpiragu, këtë nevojë do ta ndjejë vonë. Edhe figura e familjes kosovare, ajo e Sylejman Tafilajt, në vetvete është bërthamë që mpleks jehona të rëndësishme nga drama e përgjithshme kombëtare. E dëbuar dhunshëm nga pushtuesi serb ajo nuk do të rehatohet në moçalet malarike të Myzeqesë dhe nuk do ta gjejë ngrohtësinë e mjedisit. Fati i familjes së arratisur dhe të dëbuar kosovare do të vazhdojë dhe në epokën e komunizmit shqiptar. Jakov Xoxa i ka vërejtur me mprehtësinë e intuitës krijuese raportet mes fshatarëve të Myzeqesë dhe të Kosovës që në fillim e kanë përjetuar si kundërshtar njëri-tjetrin, si palë që do ta rrezikonte apo vështirësonte ekzistencën e secilit. Tek romani Lumi i vdekur, krahas rrjedhave spontane të veprimeve të personazheve, qoftë të përcaktuara ato nga shtysat e jashtme ose të brendshme, ndjehet ndërhyrja e autorit, sado e fshehtë qoftë. I tillë duket dhe veprimi i arratisjes së dy të rinjve, i Vitës dhe Adilit. A është ky një veprim i paramenduar si zgjidhje e mundshme, apo vetëm veprim i turbullimit të çastit, që se ka të qartë ecjen, drejtimin, cakun? Sikur ky vendim të ishte vendosur në një kontekst tjetër kohor, bie fjala në fillim të viteve '30, do të dukej plotësisht pa rrugëdalje, si një ikje drejt një horizonti fare të mbyllur. Kurdisjen e zgjidhjes si arratisje nga kurthi, autori e bën duke thirrur në ndihmë një alibi të fortë: arratisja në fund të viteve '30 përputhet me fillimin e një përmbysjeje të madhe historike, përmbysje që do ta sillte dhe që e solli Lufta e Dytë Botërore. Vetëdijshëm apo jo, dy të rinjtë do të gjenden në krahët e kësaj lëvizjeje për ndryshime të mëdha. Një parim tjetër në praktikën krijuese të Jakov Xoxës është edhe synimi për të rrëfyer bindshëm. Ai që rrëfen, pra tregimtari në emër të autorit, dëshiron ta bindë lexuesin në atë shkallë vërtetësie që nuk është e mundur pa qenë njëherë i bindur vetë, ai që rrëfen. Ky parim tregimtar e kultivon praktikisht sqarimin, arsyetimin, mbështetjen absolute të çdo detaji dhe të çdo veprimi. Një dimension që romanin e Jakov Xoxës e bën tërheqës, është ndjenja se tërësinë e fabulës e rrëfen një dëshmitar i vërtetë i ngjarjeve dhe se ky tregimtar thotë të vërtetën, di të zgjedhë fjalë e shprehje të vërteta, t'i shqiptojë qetë ato, të nxisë kërshërinë për të dëgjuar e për të ditur " Ç'ndodhi më vonë"; të zgjojë interesim për personazhet. Kështu, Jakov Xoxa në mbështetje të përvojës krijuese realiste dhe të filozofisë jetësore të shpirtit kolektiv, ka artikuluar stilin, shkollën e vet në zhanrin e romanit shqiptar në përgjithësi.

Foqion Postoli :Lulja e kujtimit

Foqion Postoli (1889-1927) ishte shkrimtar dhe atdhetar shqiptar.

Lindi në Korçë, dhe në Korçë mori mësimet e para. Në faqet e gazetës “Dielli” botoi si nënfletë romanet “Për mbrojtjen e Atdheut” (1919) dhe “Lulja e Kujtimit” (1922) etj, të cilat më vonë u botuan si libra më vete.Vdiq më 2 tetor të vitit 1927.

Veprimtaria letrare, politike dhe shoqërore e Foqion Postolit u zhvillua gjatë viteve të fundit të Rilindjes dhe periudhës së pavarësisë tonë kombëtare. Kjo ishte periudha e ngritjes më të madhe që pati lëvizja jonë kombëtare dhe përfundoi me pavarësinë e vendit më 1912.Por kjo ngritje u shoqërua edhe me rënie te menjëhershme që erdhi si pasojë e ndërhyrjeve të huaja dhe luftërave botërore. Edhe pse jetoi në periudha të ndryshme të historisë në vepra shkrimtari pasqyroi idetë e rilindësve tanë, siç ishin dashuria për atdheun, urrejtja e madhe për pushtuesit otomanë, dhe krenaria për historinë e vendit. Autori në librat e tij është frymëzuar nga temat aktuale të asaj kohe.

Lulja e kujtimit
Lulja e kujtimit 

Ne romanin tij "Lulja e Kujtimit" përshkruhen ngjarjet që i përkasin periudhës së përpjekjeve që bëheshin n'ato kohë për t’u çliruar nga zgjedha turke dhe influenca e propagandës greke, e cila ishte ishte një pengese serioze për lëvizjen tone kombëtare. Ne këtë roman popullor, gërshetohen konfliktet personale me ato shoqërore e politike, ku epërsinë e marrin kurdoherë këta të fundit. Ngjarjet e romanit zhvillohen në një ambient tregtar, qe është verbuar nga propaganda greke. Subjekti i romanit është i thjështë : djali i ri Dhimitri, që punon si kryeshërbëtor në dyqanin e Z. Kristo, dashuron vajzën e tij të vetme, Olimbine, e cila edhe ajo e do Dhimitrin me gjithë shpirt, ndonëse ai është i varfër.Zoti Kristo, duke përparuar në tregti, sjell nga Greqia një sekretar, Nikon, për të drejtuar tregtinë e tij. Nikua fiton me dinakëri simpatinë e Z. Kristo, dhe ky, duke mos e njohur fytyrën e vërtete të Nikos, arrin deri sa t’i propozoje atij për ta bëre dhëndër. Olimbia, kur e merr vesh këtë gjë protestonon energjikisht dhe i thotë t’et pa drojtje se ajo e dashuron Dhimitrin. Z. Kristo, që nuk mund të pajtohet me këtë mendim, harton bashke me Nikon planin për ta larguar Dhimitrin nga Korça duke e dorëzuar në duart e qeverisë turke si njeri kryengritës dhe që kishte marëdhënie me shqiptarët jashtë Shqipërisë.

Dhimitri, i paralajmëruar nga Olimbia, largohet nga Korça, dhe niset për në Manastir ku njihte mjaft kryengritës. Mirëpo ishte një natë e egër dimri dhe Dhimitrit i del një tufë ujqërish, të cilët ja shqyejnë kalin ; ai vete mezi shpëton gjallë me ndihmen e kryengritësve të asaj anë që vepronin atje. Në këtë kohë në Korçe përhapet lajmi se Dhimitrin e kanë shqyer ujqërit. Kur e merr vesh Olimbia këtë gjë dëshpërohet aq shumë sa luan mendsh dhe mbetet ashtu gjashtëmbëdhjetë muaj, deri sa një dite "Lulja e Kujtimit", që ja kish falur Dhimitri i cili e kishte marrë nga nëna e tij që ja kishte sjellë burri (babai i Dhimitrit) nga Egjipti, i ngjall asaj kujtimet e së kaluarës dhe e sjell në vete. Pas dy vjetësh Dhimitrin e gjejmë përsëri në rrethet e Korçës. Këtu ai vepron në krye të lëvizjes për çlirimin e Shqipërisë si e kish urdhëruar qendra e kryengritësve. Kur po vepronte në rrethet e Korçës. Dhimitri mundi të shpëtonte nga kthetrat e Nikos, i cili bënte plane djallëzore për t'ja grabitur pasurinë e Kristos dhe për ta detyruar me forcë Olimbinë të bëhej gruaja e tij. Mirëpo Dhimitri planet e Nikos i ndaloi pasi u kthye ne shtëpine e tij. Pas këtyre ndodhive gjithashtu Dhimitri dhe Olimbia u martuan dhe të gjithë u gëzuan. edhe Z.kristo u gëzua për të dy dhe i tha Dhimitrit : "Që nesër e tutje unë nuk kam të bëj më me dyqanin tim; në duart e tua të mbetet shtëpia ime tregtare se unë u plaka dhe ju na shpëtuat nga vdekja dhe ç'nderimi.".

FLORI BRUQI

Haki Stërmilli.Sikur t'isha djalë






Sikur t'isha djalë, është roman në gjuhën shqipe i shkruar nga shkrimtari shqiptar Haki Stërmilli.

Sikur t’isha djalë.jpg

Romani "Sikur të isha djalë" ishte një jehonë e kësaj lëvizjeje shoqërore dhe një nga veprat ku ajo u pasqyrua më gjerë e në mënyrë të drejtpërdrejtë. Romani ka formën e një ditari, të mbajtur nga personazhi kryesor i tij, vajza e re, Dija. Nëpërmjet shënimeve të saj lexuesi njihet me jetën e përditshme të një familjeje të zakonshme qytetare shqiptare, ku ndihet edhe prapambetja e theksuar shoqërore, edhe pozita e mjeruar e gruas në familje, e cila duhet të bëjë një jetë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë e sipas ligjeve patriarkale.

Bota shpirtërore, ndjenjat dhe dëshirat e saj duhet të ndrydhen e të shuhen, ndryshe shfaqja e tyre shkakton skandal në familje dhe në shoqëri. Për sa kohë jeton në familjen e saj, duhet të vendosë për gjithçka babai, e kur të martohet, të vendosë burri. Kështu, ajo është një skllave, që duhet të lindë fëmijë të cilët do të bëhen përsëri viktimë e këtyre ligjeve të egra sunduese në shoqërinë shqiptare të viteve `30. Dija, ashtu si qindra e mijëra vajza, vuan nga këto ligje të egra, që nuk pyesin për ndjenjat, për dashurinë e për dinjitetin e saj. Por në dallim nga ato, ajo nuk do të nënshtrohet, nuk do të mbysë gjithçka që për të është e shenjtë dhe nis të kundërvihet. Kundërvënia ndaj rregullave e ligjeve patriarkale fillon që me dëshirën e saj për të vajtur në shkollë, me përpjekje për të zgjeruar kulturën nëpërmjet librave, me protestën për të mos u mbuluar me ferexhe etj.

Dashuria për Shpendin, të cilin e njohu rastësisht te shoqja e saj, megjithëse duket sikur ia zbukuron e ia pasuron jetën e mjerë prej jetimeje e prej vajze të mbuluar me ferexhe, kthehet në një tragjedi për të. Nga njëra anë dashuria e saj bëhet tepër dramatike për shkak të fanatizmit të egër, izolimit brenda mureve të shtëpisë, nga ana tjetër, mungesa e ndonjë shprese se mund të bashkohej ndonjëherë me Shpendin në kushtet kur për gjithçka duhet të vendoste i ati, i cili as që mendon se vajza mund dhe duhet të ketë ndjenjat dhe dëshirat e saj që duhen nderuar. Vendimi i tij për ta martuar Dijen me një burrë të moshuar, sepse është tregtar i pasur, e shkatërron përfundimisht jetën e saj. Gjithnjë e hajthme, e dobët, e trishtuar, e zhytur në mendime të zymta e munduar nga pamundësia për t'u takuar me të dashurin e saj Shpendin, dhe me parandjenja se gjithçka do të përfundonte keq, e fyer vazhdimisht nga njerka e saj, e fyer nga i ati, e papërfillur dhe e përbuzur nga shoqëria, ajo sëmuret rëndë nga tuberkulozi dhe vdes, pak kohë pasi e kanë martuar me përdhunë. Edhe përpjekjet e disa njerëzve me pikëpamje përparimtare të fisit të saj, edhe përpjekjet e Shpendit për ta rrëmbyer e për të kur nga Shqipëria dështojnë. Fati i çdo vajze ishte përcaktuar ; nënshtrimi dhe bindja ndaj ligjeve patriarkale, mbytja e dëshirave dhe e dashurisë, ndryshe e priste turpërimi dhe asgjësimi fizik. Por kjo kundërvënie tragjike e humbet, deri diku, forcën e saj për shkak të disa dobësive artistike të romanit siç janë p.sh. mendimet e zgjatura, arsyetimet moralizuese ; që janë dhënë nga pozita sentimentale e jo realiste, të cilat shpesh zëvendësojnë veprimin konkret të personazheve me ankime, psherëtima etj. Megjithatë vepra, sidomos në kohën kur doli, e tronditi opinionin publik dhe pati një jehonë të madhe te lexuesi shqiptar, pasi heroina e tij tregohet e vendosur në luftën e vet kundër botës së vjetër, kundër normave etiko-morale të saj, pavarësisht se nuk arrin dot dhe s'kishte se si, në mënyrë individuale, të gjentë një rrugëzgjidhje për një problem aq të rëndësishëm shoqëror. "Duhet të luftojmë në daçim të rrojmë si njerëz" - shkruan ajo në ditarin e saj. Por dihet që kundërvënia individuale ndaj shoqërisë është gjithmonë dramatike ose tragjike. Asnjë mjet, asnjë motiv që sjell autori në vepër, nuk e shpëton dot. As largimi nga vendi. Kritika ka pohuar disa herë që autori nuk arrin të sjellë një zgjidhje të drejtë me arratisjen e Dijes dhe Shpendit jashtë vendit. Po, në të vërtetë, ky nuk është një gjykim i saktë.

Autori pikërisht duke sjellë dështimin e kësaj përpjekjeje, i tregon lexuesit se s'mund kurrsesi që kjo të jetë zgjidhja. Ky motiv është ndoshta nga më realistët në roman. Jo ikja nga e keqja, po përplasja e lufta me të mund të sjellin ndryshime në ligjet dhe opinionin e egër e të prapambetur shoqëror. Dija është personazhi më i realizuar në roman, me një botë të bukur shpirtërore, me një psikologji të qartë dhe natyrë tërheqëse. Ajo i kundërvihet krejtësisht mjedisit ku u rrit dhe demaskon gjithë mënyrën e organizimit të jetës familjare e shoqërore shqiptare. Personazhet e tjera si Shpendi, Irena, babai, njerka etj., janë më tepër skicime.

Proza e Stërmillit ka tiparet e një proze sentimentale me meditime të shumta e përshkrime të imta të vuajtjeve e të dashurisë, po edhe me shprehje moralizuese e deklarime retorike, të cilat i japin asaj ngjyra pak artificiale dhe mangësi në zbërthimin psikologjik të personazheve. Megjithatë, aty ka mjaft ndjenjë e dhembje të sinqertë, gjë që e tërheq lexuesin. Këto tipare lidhen, në radhë të parë me natyrën artistike të Stërmillit si shkrimtar sentimental. Po, duke qenë se ato ndihen edhe në disa prozatorë të tjerë të viteve `20-`30 si Postoli, Grameno, deri diku edhe te Spase etj., mund të themi se janë edhe tipare të prozës sonë ende të dobët, e cila në këtë kohë megjithëse përpiqet të trajtojë probleme shoqërore të rëndësishme të realitetit shqiptar, mbeti sentimentale.



Haki Stermilli (1895 - 1953) ishte shkrimtar patriot dhe demokrat. Lindi në Dibër të Madhe ku mori mësimet e para, kreu gjimnazin turk në Manastir. Në vitet 1920-1924 hyri në lëvizjen demokratike dhe u bë një ndër drejtuesit e shoqërisë "Bashkimi". Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të qershorit 1924 si emigrant politik në Bashkimin Sovjetik, Itali, Austri, Jugosllavi e gjetkë, e vijoi luftën kundër regjimit zogolian dhe bashkëpunoi në faqet e "Lirisë kombëtare" dhe "Federacioni Ballkanik". Më 1930 policia jugosllave ua dorëzoi autoriteteve të Ahmet Zogut që e dënoi me burgim. Haki Stërmilli mori pjesë si partizan në Luftën ANÇ, ishte anëtar i KANÇ-it. Haki Stermilli-ishte kryengrites i lufterave te Dibres.


Hapat e parë në letërsi i bëri në fillim të viteve 20, me dramat ("Dibranja e mjerueshme", 1923, "Dashuni e besnikri"1923, etj.), në të cilat i bëhet jehonë luftës heroike të dibranëve kundër shovinistëve serbë. Shkroi edhe librin "Burgu" (1935). Vepra e tij më e shquar është romani "Sikur t'isha djalë" (1936), ku kritikohen rreptë despotizmi familjar, normat e moralit sundues që ndrydhnin personalitetin e femrës shqiptare. Romani u prit mirë nga shtresat demokratike dhe shpejt u bë një nga veprat më të lexuara të kohës. Më 1968 u botua romani "Kalorësi i Skënderbeut". Në të dy këto vepra autori ka bërë përpjekje për një pasqyrim me vërtetësi të jetës, por nuk i ka shpëtuar një fryme sentimentaliste. Problematika e re e gjeti pasqyrimin në dramën për fëmijë "Trashëgirntarët tanë" (1950), ku trajtohet pjesëmarrja e fëmijëve krahas të mëdhenjve në luftën kundër zgjedhës fashiste. Mbajti një ditar që u botua me titullin "Shtigjeve të lirisë" (1966), me vlera njohëse e letrare. Në të autori rrëfen për ngjarje të rëndësishme të historisë së Luftës ANÇ në vitet 1943-1944, për patriotizmin dhe heroizmin e popullit. Haki Stërmilli la të papërfunduara disa vepra letrare e historike. Veqoria themelore e prozës së këtij autori është lidhja me temat sociale dhe mbështetja në ndjeshmëri sentimentale ku : -Në rastine e parë ; apo lidhja me temat e së kaluarës kombëtare, -Në rastin e dytë ; Autori gjithnjë kërkon një moral njerëzor në raportin në mes njerëzve në familje e në shoqëri. "Stërmilli" bashkë me "Spasen" Janë krijuesit e romanit socialnë letërsinë shqipe të viteve të '30-ta.

Veprat

Dibranja e mjerueshme, 1923, dramë
Dashuni e besnikri, 1923
Burgu, 1935
Sikur t'isha djalë, 1936, roman
Trashëgirntarët tanë, 1950, dramë për fëmijë
Shtigjet e lirisë, 1966, ditar.
Kalorësi i Skënderbeut, 1968

FLORI  BRUQI

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...