Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/11/10

Putini del në mbrojtje të Paktit Molotov-Ribentrop

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri



Nëfaqen e internetit www.mk.ru. në gjuhën ruse të datës 07 nëntor 2014, ishte botuar një informacion me titull:
“Putini e trembi Perëndimin me deklaratat për Paktin Molotov-Ribentrop”.

Në një takim që ka pasur me disa shkencëtarë dhe pedagogë të rinj të historisë më 05 nëntor 2014, Putini paska deklaruar për domosdoshmërinë e studimit të plotë të periudhës para Luftës II Botërore.
Diplomatë perëndimorë, që i pyeti gazeta Financial Times, i vlerësuan si shqetësuese fjalët e presidentit Putin për Paktin Molotov-Ribentrop që Gjermania pati nënshkruar me Bashkimin Sovjetik në gusht të vitit 1939.

Në takimin e lartpërmendur, Putini deklaroi:

“Bashkimi Sovjetik nënshkroi paktin e mossulmimit me Gjermaninë. Njerëzit thonë:ah sa keq! Po ç’të keqe paska në këtë mes, përderisa Bashkimi Sovjetik nuk donte të luftonte? Kuqenkaekeqjakëtu? Kjo e para. E dyta: madje duke e ditur se lufta ishte e pashmangshme,duke hamendësuar
se ajo mund të fillonte, Bashkimit Sovjetik i duhej kohë si vdekja për të modernizuar ushtrinë e vet”.
Deklarata e presidentit Putin se në paktin Molotov-Ribentrop nuk paska pasur asgjë të keqe, ngjalli shqetësim mes diplomatëve perëndimorë.

 Në atë deklaratëata vërejnë një rrezik për sigurimin evropian, sidomos në sfondin e ngjarjeve të krizës ukrainase. Me këtë deklaratë, presidenti Putin ka si pikësynim të justifikojë, sipas atij pakti, copëtimin e Polonisë dhe krime të tjera të periudhës sovjetike dhe, rrjedhimisht, kërkon rishikimin e rendit botëror, - shkruan gazeta Financial Times.

Një diplomat perëndimor, sipas komentit të gazetës Financial Times, deklaroi se Putini, me sa duket, paska dyshime për themelet e sigurimit evropian. “Me një protokoll sekret që i qe bashkëngjitur atij pakti, - tha ai, - qenë përcaktuar kufijtë e disa shteteve fqinje që ndodheshin në vijën e sferave të influencës së Gjermanisë dhe të Bashkimit Sovjetik. Putini, me sa duket, po thënka se në planin historik gjithçka paska qenë në rregull. Po atëherë ç’mund të thuhet në kontekstin e tanishëm?”.
Kurse një diplomat tjetër evropian theksoi:
“Ne asnjëherë nuk i kemi diskutuar vetëm për vetëm me Rusinë ngjarjet kyç të historisë së dikurshme evropiane, përfshirë ndërhyrjen e Bashkimit Sovjetik në Priballtik. Por, në të njëjtën kohë, kjo e kaluar qëështë temë për historianët, krijon pengesa për përmirësimin e marrëdhënieve mes popujve. Tani kjo temëështë bërë mëse aktuale”.

Edhe dy diplomatë të tjerë evropianë që punojnë në Moskë, i deklaruan gazetës Financial Times se deklarata e Putinit në mbrojtje të paktit Molotov-Ribentrop mund ta shtojë frikën për revizionimin e mundshëm të Rusisë dhe se kjo frikë shkaktoi krizën ukrainase.

Gazeta e përditshme ruse “Vjedomosti” boton reagimet e shtypit të huaj ndaj deklaratës së presidentit rus. Në një artikull të gazetës “Daily Telegraf” thuhet se Putini ka deklaruar se në“paktin sovjeto-nazist s’paska pasur asgjë të keqe”. Gazeta “The New York Times” shkruante se “Putini doli në mbrojtje të paktit sovjeto-nazist”.

Është e çuditshme: diplomatët e lartpërmendur evropianë ngrihen kundër deklaratës së Putinit, por asnjëri prej tyre nuk ka burrërinë të prezantohet para opinionit publikndërkombëtarme emër dhe me mbiemër. Me sa duket, Putini i ka futur në thes mjeshtërisht, prandaj asnjëri prej tyre nuk kuturis ta deklarojë identitetin e vet.

Njëri prej tyre deklaroi se Evropa deri tani nuk i paska “diskutuar vetëm për vetëm me Rusinë ngjarjet kyç të historisë së dikurshme evropiane, përfshirë ndërhyrjen e Bashkimit Sovjetik në Priballtik”!!!Po pse të nxitonte Evropa t’i diskutonte ato ngjarje? Që asokohe kanë kaluar 75 vjet. Pret puna për t’i diskutuar! Shekulli ende s’ka mbaruar! Medet! Nga ato është Evropa që të diskutojë dhe të zgjidhë probleme!

Në këtë mes të habit fakti që ca diplomatë të Evropës Perëndimore na qenkan trembur nga deklarata e Putinit dhe thënkan se presidenti rus me atë deklaratë po rrezikuaka sigurimin evropian!!! Po sigurimi evropian ka si mburojë të fuqishme Aleancën e Atlantikut të Veriut, apo jo? Atëherë si shpjegohet kjo frikë e këtyre diplomatëve evropianë? Mos vallë ata paskan dyshime nëaftësitë mbrojtëse të NATO-s?

Kjo frikë e këtyre diplomatëve evropianë zbulon frikën e shteteve evropiane, shtetas të të cilëve ata janë? Po këto shtete a ia kanë shprehur Vashingtonit frikën që ndiekan nga deklaratat shoviniste të presidentit Putin?

Deklarata e Putinit në takimin me shkencëtarët dhe me pedagogët e rinj në mbështetje të paktit Molotov-Ribentrop, vërteton se ai e paska ndërruar pllakën.

Në vitin 2009, në një artikull që ka botuar në organin polak “Gazeta Wyborcza”, Putini e pati dënuar paktin Molotov-Ribentrop. Asokoheaipaskashkruar:

“Sot ne e kuptojmë se çdo formë marrëveshjeje e fshehtë me regjimin nazist ka qenë e papranueshme nga pikëpamja morale dhe nuk ka pasur kurrfarë perspektive”.

Putini domosdo që pesë vjet më parë do ta dënonte paktin Molotov-Ribentrop. Sepse këtu e pesë vjet të shkuara Rusisë i interesonte ta bënte edhe më shumë për vete Evropën që të shtohej eksporti i gazit rus drejt kontinentit rrudhaq. Pasi kaluan pesë vjet, Rusia u majm mirë me paratë evropiane dhe tani e ka ngritur bishtin përpjetë. Me gazin që shkonte drejt Evropës nëpërmjet territorit ukrainas,

Kremlini e kishte ulur në bark Kievin dhe klasën e tij politike e kishte hedhur në xhep me kohë e me vakt. Prandaj edhe rusët e Krimesë dhe të rajoneve lindore dhe juglindore të Ukrainës, e kalonin jetën në paqe dhe në mirëkuptim të plotë me ukrainasit, pa pasur kurrfarë mosmarrëveshjesh me ta. Por sapo sheshi Majdan në Kiev e flaku nga pushteti kukullën e Moskës me emrin Janukoviç,

 Kremlini e hoqi maskën jo vetëm në qëndrimin ndaj popullit ukrainas, por edhe ndaj perëndimit evropian, duke organizuar ngjarjet tragjike në Ukrainë që, me sa duket, po shkojnë drejt palestinizimit të situatës. Skenari i Putinit ka pas qenë përgatitur me kohë: po të binte nga pushteti kukulla e tij në Kiev, të ngriheshin menjëherë në këmbë Krimeja dhe rajonet lindore dhe juglindore të Ukrainës për t’u shkëputur prej saj. Me këtë rast, Putini, i sigurt tashmë në epërsinë e tij ndaj Evropës që ende vazhdon të mbetet e mbërthyer në darën e krizës ekonomike, doli me letra të hapura në qëndrimin ndaj paktit Molotov-Ribentrop.

Por Evropa është e pamoralshme dhe pa dinjitet diplomatik para Rusisë. Se po të ishte e moralshme dhe dinjitoze, ajo, që pas vdekjes së Pjetrit të Parë në vitin 1725, duhej t’i kishte kërkuar me kohë Rusisë ta denonconte Testamentin e Pjetrit të Parë, në të cilin thuhet:

“Rusia duhet të merret vesh për pjesëtimin e botës me Francën dhe me Austrinë. Nëse këto të fundit refuzojnë, duhet t’i përplasim njërën me tjetrën, pastaj t’i shkatërrojmë. Të gjitha këto janë të mundshme. Evropa duhet shkatërruar”. (Teksti i plotë i Testamentit të Pjetrit të Parë është botuar në gazetën “Bashkimi”, 8 prill 1994).

Në respekt të Testamentit të Pjetrit të Parë, Stalini, në vitin 1918, ka deklaruar:

“…Perëndimi, me kanibalët e vet imperialistë, është shndërruar në një vatër errësire dhe skllavërie. Ne kemi për detyrë që ta shkatërrojmë këtë vatër, për të gëzuar dhe ngushëlluar punonjësit e të gjitha vendeve”.

Edhe 21 vjet më vonë, përsëri Stalini, në mbledhjen e Byrosë Politike të PKP(b), të mbajtur më 19 gusht 1939, pati deklaruar shkoqur:

“Le të fillojë Lufta e Dytë Botërore, pjesëmarrësit e saj le t’i hanë kokat njëri-tjetrit dhe atëherë Bashkimi Sovjetik do të ngrejë flamurin e revolucionit proletar dhe mbarë Evropa do të shtrihet para këmbëve të tij”.

Paktin Molotov-Ribentrop, Stalini e nënshkroi për të ndarë Poloninë me Hitlerin, me qëllim që Bashkimi Sovjetik të bëhej shtet kufitar me Gjermaninë. Me këtë pakt, Stalini i jepte të kuptonte Hitlerit se krahët nga Lindja i kishte“të sigurt” dhe me Evropën Perëndimore mund të bënte ç’të donte. Dhe Hitleri e hëngri karremin e Stalinit: trupat e veta i hallakati që nga gadishulli skandinav e deri në Afrikën e Veriut. Atëherë Stalini u bind se kishte ardhur çasti i përshtatshëm që të sulmonte Gjermaninë, për të arritur deri në Gjibraltar dhe për të vënë në jetë Testamentin e Pjetrit të Parë.
Për këtë qëllim, Stalini urdhëroi hedhjen në erë të brezit mbrojtës, që shtrihej përgjatë kufijve perëndimorë të Bashkimit Sovjetik, brez ky që fillonte nga brigjet e Detit Balltik dhe përfundonte në brigjet e Detit të Zi. Thellësia e atij brezi mbrojtës arrinte deri në 120 km dhe ishte ndërtuar gjatë një periudhe 5-vjeçare. Kishte filluar në vitin 1933 dhe kishte përfunduar në vitin 1938. Hedhja në erë e atij brezi mbrojtës u përligj me arsyetimin se Bashkimi Sovjetik bën luftë jo mbrojtëse (difensive), por sulmuese (ofensive). Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Sovjetike kishte filluar zhvendosjen e korparmatave prej Lindjes dhe thellësisë së territorit sovjetik, drejt kufijve perëndimorë të Bashkimit Sovjetik.

Hitleri, që në dhjetor të vitit 1940, kishte filluar ta kuptonte hilenë e Stalinit që fshihej prapa paktit Molotov-Ribentrop, por u bind përfundimisht kur u njoh me fjalimin sekret të Stalinit të 05 majit 1941, në takimin me të diplomuarit e akademive ushtarake. Sipas shënimeve që ka mbajtur në atë takim shkrimtari Vsjevollod Vishnjevski (1900-1951), thelbi i fjalimit të Stalinit përmblidhej në pak fjalë:

“Përpara na pret marshimi drejt Perëndimit. Përpara janë mundësitë tona, për të cilat kemi ëndërruar prej kohësh”.

Se cilat ishin ato mundësi, për këdo është e qartë: ishte fjala për të realizuar në praktikë Testamentin e Pjetrit të Parë.

Dhe Hitleri vendosi që pabesisë t’i përgjigjej me pabesi. Por hesapet e Hitlerit ishin sa të gabuara, aq edhe katastrofike. Hitleri, në të vërtetë, luftën e kishte humbur që më 03 shtator 1939, kur atij i shpallën luftë Franca dhe Britania e Madhe, prapa së cilës qëndronin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me vendimin e kuturisur që mori për të sulmuar Bashkimin Sovjetik, duke ia rrëmbyer Stalinit iniciativën nga dora,Hitleri po shkonte me vetëdije drejt vdekjes së sigurt. Se është e pamundur që ai të mos e kishte parasysh përvojën e vajtueshme të Napoleonit me sulmin që ndërmori kundër Rusisë. Po ashtu, është e vështirë ta besosh që ai nuk e ka pasur parasysh një porosi shumë domethënëse të Bismarkut, sipas të cilit Gjermania asnjëherë nuk duhet të plekset në luftë me Rusinë.
Për vërtetësinë e faktit që Bashkimi Sovjetik do ta sulmonte Gjermaninë, që pastaj të pushtonte krejt Evropën Perëndimore, dëshmohet në burimin e poshtëcituar:

“Ekzistojnë jo pak udhëzime për faktin se afati i fillimit të operacionit sovjetik “Shtrëngata” qe lënë për më 06 korrik të vitit 1941…Zhukovi (si edhe Stalini) kishte qejf t’i jepte goditjet e veta të dielave në mëngjes. 06 korriku i vitit 1941 ishte e diela e fundit para përqendrimit të plotë të trupave sovjetike (në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik - E. Y.). Gjeneral-armatë S.P. Ivanov e përmend këtë datë pa dorashka: “…trupat gjermane arritën të na e merrnin iniciativën nga dora dy javë më përpara” (Viktor Suvorov. “Akullthyesja. Kush e filloi Luftën e Dytë Botërore”. Shtëpia Botuese “Novoje vremja”. Moskë 1993, f. 333).

Pra, mendjet e mykura të diplomacisë evropiane nuk duan ta kuptojnë se me deklaratën e vet në mbrojtje të paktit Molotov-Ribentrop, Putini nuk bën gjë tjetër, veçse ecën në piketat që pati vendosur Pjetri i parë dhe Stalini për pushtimin e Evropës.
Ekziston një dashuri e vjetër e Evropës për Rusinë. Dhe kumbareshat e kësaj dashurie janëGjermania dhe Franca. Dihet se disa perandorë të Rusisë e kanë pasur prejardhjen nga familje të dëgjuara gjermane dhe domosdo që Gjermania nuk mund të mos kishte ndikimin e vet në Rusi.
Pas vdekjes së Pjetrit të Parë, gjuhën ruse e përzunë nga mjediset e aristokracisë ruse dhe filloi epoka e frëngjishtomanisë. Pushkini, në romanin “Evgjeni Onjegin”, thotë se heroina kryesore, Tatjana, gjuhën ruse e fliste me vështirësi. Madje dekabristët gjuhën ruse e studionin si gjuhë të huaj. Leon Tolstoi, në romanin “Lufta dhe Paqja”, shkruante se aristokratët rusë e flisnin rusishten sikur të ishin të huaj që sapo kishin ardhur në Rusi.

Frëngjishtomaninë e aristokracisë ruse, Franca e shpërbleu me dashuri për Rusinë.
Mesa duket, urrejtja napoleoniane dhe hitleriane kundër Rusisë, me kalimin e kohës,erdhi eutransformuanëdashuri edhe mëtëpërmallshmepërtë,
çkadëshmohetmevaktësinëetheksuartëqëndrimittëGjermanisëdhetëFrancësndajkrizësukrainase,tënxiturngaKremlini.Kjodashuri, përveçseenxehurmirëngagazirusgjatëvitevetëkëtijfillimshekulli,filloita merrte ngrohtësinëqënëKongresineVjenësqëumblodhnështatortëvitit
 1814dhevazhdoiderinëqershortëvitit 1815. Në atë Kongres, me nismën e perandorit rus Aleksandri I, u krijua Lidhja e Shenjtë dhe Evropa i besoi Rusisë rolin e xhandarit të kontinentit, për të shtypur me zjarr dhe me hekur çdo lëvizje që mund të shpërthente kundër monarkive evropiane.
Po të mos kishte qenë ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Luftën II Botërore, Evropa me siguri që do të kishte përfunduar nën çizmen ruse, si prapavijë komuniste e perandorisë sovjetike. Por situata mund të qe zhvilluar edhe ndryshe: sikur Stalini ta kishte sulmuar i pari Gjermaninë, mund të hamendësohet që Hitleri të shndërrohej edhe në aleat të angloamerikanëve dhe ngjarjet mund të kishin marrë një tjetër rrjedhë.
Breznitë që do të vinë do të shikojnë dhe do të binden konkretisht se cili do të jetë drejtimi që do të marrë Evropa: do ta vazhdojë, si deri tani, orientimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo do t’i kthejë antenat nga Rusia. Domosdo që vendimtare do të jenë interesat ekonomike. Putini, me sa duket, me nuhatjen e një çekisti të regjur, e ka kuptuar që forcat gravitacionale evropianoperëndimore sikur kanë kah prorus, prandaj edhedel haptas në mbështetje të paktit Molotov-Ribentrop.

10 nëntor 2014

Meditime në kampin e shfarrosjes së Tepelenës


Nga Reshat Kripa


Së fundi mbërritëm në ish-vendin ku dikur ishte ngritur kampi famëkeq i Tepelenës. Një grumbull gazermash pothuajse të shkatërruara krejtësisht. Kërkova, më kotë, të gjeja ndonjë shenjë nga ajo e kaluar e hidhur e viteve 1949-1954, kur në këtë vend dergjeshin, e theksoj dergjeshin gra e burra, por më shumë fëmijë të pafajshëm që ishin të detyruar të pranonin kushtet më mizore të jetës që ekzistonin aty, por nuk gjeta asnjë shenjë. Nuk gjeta, të paktën, një tabelë përkujtimore. Si ka mundësi? Një gjë e tillë i ra në sy edhe drejtorit të zyrës për Shqipërinë të Fondacionit “Konrad Adenauer”, zotit Thomas Schrapel, që kishte organizuar këtë konferencë përkujtimore kushtuar kësaj ngjarje tragjike të së kaluarës.


Vështroja fytyrat e plakura të atyre që kishin mundur të mbijetonin nga ky gjenocid i regjimit komunist, Hyrije Dostit (Kupit), Tomor Dostit, Lek Previzit, Aziz Ndreut, Sokol dhe Simon Mirakajt, Bilbil Camit, Ilir Biçakut, Lek Shtias dhe plot të tjerëve që kishin kaluar nëpër të nëntë rrathët e ferrit komunist. Në sytë e tyre ndieja dhimbje për familjarët apo miqtë që kishin humbur në këtë kamp të tmerrshëm dhe para syve më shfaqeshin si në një ekran këto ngjarje:

Po transferoheshin nga kampi i Beratit për në Tepelenë. Në afërsi të Përmetit, befas njëra nga makinat frenoi papritur. Njerëzit që ishin ngjeshur sipër fluturuan dhe ranë në greminë. Shumë u plagosën, Por Fadil Petrela dhe e shoqja Xhumaja, bija e Abaz Kupit, nuk u ngritën më. Në gjirin e Xhumasë qëndronte e shtrënguar fort fëmija gjashtë muajshe që nëna e kishte mbështjellë rreth vetes për ta mbrojtur. Fëmija shpëtoi mrekullisht së bashku me tre motrat dhe vëllezërit e saj, më i madhi i të cilëve nuk i kishte mbushur të dhjetë vjetët. Ishin të internuarit që u kujdesën për rritjen e jetimëve.

A mund të ketë mizori më të madhe se kur dënon edhe fëmijtë e vegjël? Një mizori e tillë mund të ndodhë vetëm kur në krye të shtetit janë njerëz mizorë dhe të pamëshirshëm. Por ndryshe mendojnë disa të vetëquajtur historianë që pretendojnë se Shqipëria qenka “çliruar”. Nga cilët dhe për kë shërbeu kjo e ashtuquajtura “liri”? Mos vallë për këta fëmijë që i latë jetimë?

Aziz Ndreu më tregon historinë e Shega Frashërit që do të rezistonte për disa ditë e varur për duarsh në tavan, në mënyrë të atillë që vetëm pak majat e gishtërinjve të këmbës t’i preknin tokën? Dhe kjo bëhej me qëllimin e vetëm se torturuesi donte të eksperimentonte se sa do të mund të rezistonte një femër në kondita të tilla. Nëse ajo mbeti gjallë ishte merita e dy të dënuarve të tjerë në të njejtën qeli, Azizit dhe Pal Mirashit që shtriheshin me rradhë nën këmbët e saj në mënyrë që ajo të qëndronte mbi shpinën e tyre dhe kur dëgjonin çelsat që hapnin portën largoheshin që roja të mos kuptonte asgjë.

Dhe pseudohistorianët vazhdojnë të predikojnë se e ashtuquajtura Luftë NacionalÇlirimtare e tyre solli lirinë në Shqipëri. Mos vallë kjo është liria për të cilën paskan luftuar ata?

Një nënë mirditore vajtonte mbi kufomën e birit të vdekur gjatë natës. Ajo nuk kishte më qumësht për ta ushqyer. Pranë saj qëndronte edhe binjaku tjetër. Ai qante dhe qante me ngashërim. Donte gjirin e nënës që i mungonte. Pas pak edhe ai pushoi. Nëna e pa, i lëvizi kokën, e shkundi, por ai nuk përgjigjej. Nëna lëshoi një ulërimë ngjethëse. I kishte vdekur edhe binjaku tjetër. Shoqet u munduan ta qetësonin. Por vajtimi i saj shponte edhe qiellin. Herë qante dhe papritur fillonte të qeshte dhe përsëri të qante. E mjera ishte çmendur.

Mos vallë kjo ishte liria e kësaj nëne? Por pseudohistorianët e ardhur nga bota e krimit përgatiten të festojnë me madhështi ditën e lirisë së robëruar.

Trasportoheshin shtylla për në minierën e Memaliajt. Trasporti bëhej nëpërmjet lumit të Bënçës. Ishte dimër. Çdo gjë kishte ngrirë akull. Disa trungje kishin ngecur pa rënë në lumë. Reshter Kamberi i drejtohet Kec Grimcit pesëdhjetëvjeçar:

- Hej ti që më rri si hu gardhi, shtyji ato trungje.

Keci mori një degë druri dhe u mundua të shtynte trungjet. Reshteri nuk priti por e shtyu dhe e hodhi në lumë. Keci u drodh nga të ftohtit dhe në pak minuta mbeti i ngrirë me duart përpjetë. Shokët e kapën dhe e nxorrën nga lumi. Ashtu të ngrirë e çuan në kuzhinë ku u munduan që nga nxehtësia e ambjentit të atjeshëm ta sillnin në vete. Pak nga pak filloi të shkrijë dhe arriti t’u thotë shokëve:

- Mos harroni racionin tim të bukës!

Kjo është liria juaj zotërinj pseudohistorianë ku njeriu vdes nga uria? Klithmat e korbave të zinj po dëgjohen gjithmomë e më tepër, me një mllef të paparë edhe sot, për të ringjallur atë epokë që populli shqiptar e përmbysi njëherë e përgjithmonë në fundin e viteve 90-të. Këto klithma vijnë nga “shakaxhinjtë e përparimit” siç i quante Noli këta pelivanë.

Helena Beça, një franceze, e shoqja e Andon Beças, dëgjoi emrin e saj që e thërrisnin. Përgjegjësi i thotë se do të shkonin të ngarkonin dru në krah. Ajo e habitur i përgjigjet me një shqipe gjysmake:

- Pse mba dru nieri? Dru mba kala.

Kapter Selfua e dëgjoi, e rrëmbeu dhe filloi ta godasë ku të mundte. Shoqet e ngritën dhe e tërhoqën zvarrë deri në vendin e punës. Kështu vazhdoi disa ditë deri sa i mbaruan fuqitë. Ra pa ndjenja në tokë. E shtruan në infermieri ku mjeku që i vizitonte, Lluka Dhimolea, i sajoi një diagnozë falso dhe e nisi për në spitalin e Gjirokastrës. Mjekët e atjeshëm e kuptuan diagnozën, por heshtën. U vinte keq për francezen e ngratë. As që u shkonte ndër mend se mund të trajtohej ashtu njeriu. Helena qëndroi e shtruar deri sa e mori veten mirë dhe pastaj u kthye përsëri në kamp.

Mos vallë kjo është barazia e gruas me burrin, e propaganduar me aq forcë nga propaganda komuniste?A do t’i shkruajnë pseudohiatorianët që kanë marrë përsipër “rishkrimin” e historisë së Shqipërisë këto ngjarje makabre? Çfarë historie do te rishkruajnë atëherë? Ka kohë që ata janë bashkuar me korin e korbave të zinj që këlthasin për “70 vjetorin e çlirimit” apo për rishikimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha, kriminelit më të madh të të gjitha kohërave. Përkrah tyre janë një grup korbash që u ka mbetur ora më 8 nëntor 1941. Kjo është historia e rishkruar prej tyre.

Në kamp kishte edhe disa të huaj. Midis tyre edhe një italian, një ushtarak i zoti i quajtur Mario Verdi. Një ditë kur dikush e pyeti nëse do t’i shkruante ndonjë ditë këto tmerre, ai u përgjigj:

- E para nuk e di nëse do të mund të kthehem gjallë apo jo. Por edhe po u ktheva nuk do t’i shkruaj sepse nuk do të më besojnë, do të më quajnë gënjeshtar.

Dhe këto fjalë i thoshte një person që i përkiste atij kombi që kishte provuar mbi shpinën e tij diktaturën fashiste. Një mendje e shëndoshë nuk mund të besojë tmerre të tilla. Ato duhet t’i kesh jetuar vetë.

Po kush qenka liria që na dhuruan “çlirimtarët“? Mos vallë ajo që na ndau nga bota perëndimore për të na degdisur në shkretëtirat ruse apo kineze?

Këto pamje më dilnin para syve ndërsa vizitoja gërmadhat e një vendi ku u martirizuan me qindra heronj.Më dilnin para syve sekuencat e nje filimi gjerman të pas Luftës së Dytë Botërore, që shfaqesh në ekranet e kinemave në fëmininë time, në ditët e para të të ashtuquajturit “çlirim”. Ishte historia e një mjeku nazist që eksperimentonte në laboratoret e tij format më të tmerrshme të torturave që më vonë ushtroheshin mbi hebrejtë, robërit e luftës dhe kundërshtarët e regjimit. Me mbarimin e luftës mjeku arrestohet dhe dënohet. Më ka mbetur e gjallë finalja e këtij filmi: Mjeku, i kapur pas hekurave të burgut, duke thërritur:

- Jam i pafajshëm! Jam i pafajshëm!

Ndërsa nga prapa shfaqeshin krimet e kryera prej tij, dhomat e tmerrshme të gazit dhe

torturat e tjera. Filmi kishte një titull kuptimplotë: “Vrasësit janë midis nesh”.

Unë meditoja:

Po sot në vendin tonë çfarë po ndodh? Pseudodemokratët dhe pseudohistorianët, në një kor me korbat e zinj, po thërrasin si mjeku gjerman:

- Jemi të pafajshëm! Jemi të pafajshëm!

Atëherë , kush qenka fajtor për tërë atë katrahurë që kaloi vendi ynë? Mos vallë ne

që e paguam me jetët tona?

Do të vijë dita që e vërteta do të triumfojë mbi gënjeshtrën dhe hipokrizinë. Do të vijë dita kur emrat e këtyre pseudodemokratëve dhe pseudohistorianëve do të hidhen në koshin e plehrave, ndërsa emrat e martirëve të nacionalizmit shqiptar do të ngrihen në piedestalet më të larta. Do të vijë dita kur nxënësit tanë nuk do të dëgjojnë më pallavrat tyre por do të mësojnë historinë e vërtetë të popullit tonë martir. Atëherë ata i prêt vetëm një gjë, në mos ndëshkimi i drejtësisë shqiptare, ndëshkimi i drejtësisë qiellore.

Kjo ditë do të vij!





Botuar në gazetën “55“ Nr. 303 (5921) datë 9 nëntor 2014

Edi Rama në vizitën e Beogradit ke mundësi të mbetesh hero i kombit shqiptar!




Nga Asllan Dibrani



Kurrë Serbia nuk ka pas vullnet të takohen me shqiptar edhe me shekuj në vijim!

Marrëdhëniet shqiptaro serbe kurrë në histori nuk kanë qenë të mira. Historia tregon se hegjemonizmi serb dhe propaganda e Serbisë ka nëpërkëmbur gjithmonë interesat shqiptare. Këto marrëdhënie janë përplasur shpeshherë pas përshkallëzimeve të dhunës serbëve me politiken antishqiptare. Trysnia e realizimit te kësaj vizite e ministrit Edi Rama në Beograd , është e ndihmuar nga qarqet ndërkombëtare, nga se kurrë Serbia nuk ka pas vullnet të takohen edhe me shekuj në vijim. Serbia ju ik kontakteve dhe takimeve me karakter Shqipëri-Serbi, sepse faktet, dëshmitë dhe gjuha e argumenteve dhe e bindjes është në anën e shqiptareve . Pikërisht shqyrtimi i marrëdhënieve me Serbinë , gjithsesi Serbia del e humbur ngase gjithmonë u thirrura në Rusinë që edhe ishte në fuqi në vitet 1913 që copëtoj Shqipërinë në disa shtete. Çdo takim me karakter të marrëdhënieve të Serbisë me Shqipërinë, do të jetë një kapitull i ri në anën e Shqipërisë.


Buja që u bë dhe pluhuri i Serbisë për ngritjen e flamurit kombëtar mbi Beograd rikujtoj padrejtësinë shekullor të fshehur nga fuqitë e mëdha, po edhe nga vet Serbia!!!???



Buja qe u bë dhe pluhuri i Serbisë për ngritjen e flamurit kombëtar apo i Shqipërisë mbi Beograd sikur e nxiti konfliktin shekullor dhe padrejtësinë të fshehur nga fuqitë e mëdha, po edhe nga vet Serbia. Disa analistë që pretendojnë qe mos të shkon Rama në Beograd është gabim, sepse duke ju ikur tryezave dhe duke ndejtur nën hijen e hegjemonizmit sllav mbetem siç mbetem deri me ditët e sotshme . Një logjikë e shëndosh është qe Shqipëria është e barabartë me Serbinë ne te gjitha konventat ndërkombëtare, pos që Shqipëria është edhe anëtare e paktit NATO, nga e cila ka epërsi nga Serbia.

Zoti Edi Rama ka një pozicion të volitshëm që tu tregoj evropianëve të rinj se baballarët e tyre bënë pazarllëqe në dëmin e shqiptarëve!



Prandaj zoti Edi Rama s’ka çka të hezitoj ,por ta zyretarizoj bashkimin kombëtar edhe në Beograd, ngase e ka një te drejt legjitime nga vet pozicioni e dy shteteve shqiptare dhe krahina e aneksuara nga vet Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Zoti Edi Rama ka një pozicion te volitshëm që tu tregoj evropianëve të rinj se baballarët e tyre bënë pazarllëqe në dëmin e shqiptarëve.

Serbi a s’ka çka frikësohet nga realiteti gjeostrategjik i shqiptarëve!

Padrejtësia që ju bë shqiptarëve të qitet në tryezat e Beogradit të Brukselit dhe në Tiranën zyrtare qe te jetë si përfaqësuese e të drejtave të shqiptarëve ne Ballkan. Serbia s’ka çka frikësohet nga realiteti gjeostrategjik i shqiptarëve edhe nuk ka mundësi as forcë t’i rezistoj këtij realiteti , por as te klith ma, por duhet të demokratizohet dhe t’i lejë shqiptarët të lirë në trojet e veta po që edhe nëse mbërrijnë deri në Nish ,Leskovc, Vranjë , apo në territoret tjera sipas tapive posedueses që ekzistojnë në Stamboll. Është fakt i freskët dhe mehaen mend ai terror para 100 vitesh se deri ku u fol shqipja, territore që u zbrazen ishin te banuara vetëm me shqiptarë si pasardhës te ilirëve. Në këtë takim zotit Edi Rames nuk do ti mungoj dija as vullneti qe të jetë edhe përfaqësuese i normalizimit të marrëdhënieve të Serbisë me Republikën e Kosovës, po edhe t’i kërkoj njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia.

Edi Rama në vizitën e Beograd ke mundësi të mbetesh hero i kombit shqiptar!

Ose ne njëfarë mënyre ta qet Serbinë në një pozite të detyrueshme që ta pranoj pavarësinë e Kosovës. Nga zoti Edi Rama, presim që të jetë udhërrëfyes i përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe me shtet në rajon. Kjo nuk realizohet duke ndejtë si spektator në zyrat e shteteve ballkanike që na i morën tokat tona dhe po i mohojnë te drejtat tona aty ku jetojmë , por ta ngre zërin dhe të jetë një kushtrim mbi unitetin tonë kombëtar qe fillimisht te përgatitet një betejë nga vet në shqiptarët për një unitet. Zoti Edi Rama le ta zhvilloj një bisede me Beogradin duke i qit kushte Beogradit e jo si deri me tash që Beogradi ka qit kushte dhe pala shqiptare ju ka nënshtruar gjithnjë sikur te ishte vet fajtore e jo Serbia , nga e cila, sot po na kushton ne brezit të ri. Të rroj Shqipëria unike , të rroj populli shqiptar i bashkuar.Edi Rama në vizitën e Beograd ke mundësi të mbetesh hero i kombit shqiptar, prandaj mos hezito shpalos historinë qe ta ndërtojmë të renë në interesin e kombit tonë !.

ÇAMËRIA LËNGON, PREJ 70 VJETËSH, NGA DY “MULLARËT”


Nga Rasim Bebo



U përkujtuan masakrat e Çamërisë të qershorit 1944 dhe të 12 marsit 1945. Emri i Çamërisë u përflak në Prishtinë, në Tiranë në Parlament, kurse këtu në Amerikë u lëshua dhe nje deklaratë nga VATRA. “70 vjet nga tragjedia çame”,ku u shkrua në prozë dhe poezi, u fol me mallëngjim dhe me zemërim për shkaktarët e kësaj tërkuze 70 vjeçare, gjatë së cilës nuk u arrit ajo ombrellë mbrojtëse e “Rezolutës Çame” për të shkuar në OKB, BE, Konges Amerikan, ashtu siç e bëri fqinji jugor para 10-11 vjetëve, Rezolutën greke për të mohuar të vërtetën historike, se gjoja “Çamëria nuk ekziston”. O, Zot, sa armiq të mëdhenj ka prodhuar ky atdhe, tradhtarësh, sidomos në këto 23 vjetët e fundit. Si ka mundësi të mohojë Çamërinë ky “mullari” i kalbur grek, në një bashkim “Fe ortodokse + gjuha greke” ?… Kur ky kombi grek, është pa kombësi, pa racë, pa etnicitet. Boll të dish sado pak greqisht dhe të jesh ortodoks. Një“Mullar”, me 6 kombësi të ndryshme: Shqiptarë, sllavë, bullgarë, rumunë, turq, evgjitë etj. Pra, një konglomerat popujsh, që kisha greke i ka të grumbulluara dhe të lidhur me litarin e xhutës hindjane, (si të anijeve që i lidhin nëpër skela). Mbi këtë “mullar”në shtetin grek, sot sundon ligji nr. 1363, i vitit 1938, i kohës së diktaturës së Metaksait, që ndëshkon krimin e proselektizmit (konvertim fetar). Nëse në Greqi ndërron fenë ortodokse, menjëherë burgosesh. Çfarë vërehen prapa këtyre kodeve greke kishtare e shtetërore?

1. Shteti grek e ka të ligjshme të ndërhyjë në ndjekësit e fesë ortodokse kudo që të jenë, edhe jashtë Greqisë (!).

2. Të tërë ortodoksit shqiptarë konsiderohen greke dhe duhet të drejtohen nga shteti grek.

3. Vendet e ortodoksëve shqiptarë, qenkan greke e në fatet e tyre u dashka ndërhyrja e shtetit grek.

Grekut i është shtuar oreksi dhe kur nuk shikon pengesa, ka filluar kohë më parë për të krijuar “Mullarin e dytë” në Tiranë duke grumbulluar: PD, PS, LSI, PDIU, qeverinë, Akademinë e Shkencave. I kanë lidhur, po me atë litar dhe të kyçur me çelës të hallakatur dhe mbi këtë është Kisha greke që e komandon komisari i saj Janullatos. Pengesë kryesore për bashkimin natyral të trojeve shqiptare janë “të dy “mullarët”, i Athinës dhe i Tiranës”. Bile nuk duan as bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Është fatkeqësi për ne që të futemi në BE, vetëm Shqipëria Londineze, pa trojet e saj shqiptare. Kështu që Çamërinë, greku e ka të ligjëruar se nuk “EKSISTON”, me rezolutën që u ka dërguar forumeve ndërkombëtare, dhe tani i thellohet më shumë varri. Mullaristët e Athinës, influencojnë me prepotencë ndaj mullarit të Tiranës. Për këtë, shikoni faktet: Ministri i jashtëm grek, kur flet me plot kompetencë në qeverinë shqiptare në Tiranë: “Digjoni, ju, shqiptarë! …kujdes: mos bëni naze për plotësimin e kërkesave të Athinës, siç janë kufiri detar, mohimi i çështjes çame, mos prekja e çështjes së ligjit të luftës, ngritja e varrezave të reja, përvetësimi i pushtimit të kishës ortodokse …”. (Eshref Ymeri, “24-10-2013, ministri i jashtëm grek u shfaq para shqiptarëve).

Kështu që Rezoluta Çame vazhdon të jetë e pamirtuar dhe e bllokuar me urdhër të Athinës. Në vitin 2004, ishte një shans, për të zgjidhur një padrejtësi historike, u njohëm në mënyre të detajuar me rezolutën dhe e mbështetëm menjëherë për ta miratuar nga të gjithë deputetët, thotë kryetari i parlamentit Servet Pëllumbi. Por kjo Rezolutë pengohej nga brenda prej Fatos Nanos dhe Sali Berishës, të cilët ishin dy barrierat kryesore që sabotuan rezolutën. Nano, me telefon nga zyra, tërhoqi deputetët socialist nga mbledhja në prag të votimit, ndërsa Sali Berisha me Xhozefina Topallin, e të tjerë, u larguan nga mbledhja në momentin para votimit. Në parlament ishin 108 deputetë për të votuar. Kryetari i parlamentit, Servet Pëllumbi, pas votimit jep përfundimin: Rezoluta Çame nuk u miratua, pse kishte marrë 53 vota pro dhe 55 kundra. Rezoluta Çame e pa miratuar shkoi në arkiv. Pas 9 vjetëve, përpara zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, kryetarëve të PD dhe PS u duheshin pesë deputetët çamë për elektoratin e tyre dhe për t’i marrë me lajka, urdhëruan deputetin socialiste me detyrë, kryetar i Komisionit të jashtëm, Fatos Beja, që nxori nga arkivi i kuvendit votimin e datës 8 prill 2004, duke bërë diversion para deputetëve të këtij komisioni se, kjo rezolutë është miratuar, por nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Oh. Çfarë mashtrimi!… Kur vetë deputetët çamë bashkë me kryetarin e tyre e marrin rezolutën “gjoja” për miratim dhe nuk e nxjerrin në parlament për të vepruar me të kundra rezolutës greke, që ka 10 vjet dërguar Forumeve Botërore se “Çamëria nuk ekziston” … Pra, kjo është tradhti e deputetëve Çamë. Sot nuk duhen fjalët e bukura me oratori të zgjedhur të Shpëtim Idrizit, por duhet vepruar për miratimin e Rezolutës dhe dërguar OKB, BE, Kongresit Amerikan. Boll e ka bllokuar Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe tani në këto 23 vjetët e fundit nga Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama. Dhe si është filluar, kush e di sa do të vazhdojë akoma bllokohet, në qoftë se deputetët çamë nuk vënë kushte : “O, Rezolutën Çame ose largimin nga Parlamenti “. Por ju, zotërinj i jeni futur biznesit dhe spekulloni mbi plagët e gjakut që rrjedh për 70 vjet Çamëria martire, për fajin e bijve të saj që e tradhtojnë.


Ja kush është megallomani Shpëtim Idrizi: “… Por, unë po ju garantoj në emër të 5 deputetëve të PDIU-së që nuk do ta lejojmë më këtë, duke filluar që nga kjo ditë. Ne për këtë jemi këtu në këtë parlament. Kemi heshtur kur ky parlament është kthyer në arenë përbaltjeje dhe denigrimi reciprok. E kemi parë këtë me shumë dhimbje se kauza jonë kombëtariste është përbashkuese. Ne ju duam bashkë për të bërë Punë të Mira për Shqipërinë, si kur jeni në kalë sikur jeni në këmbë, por ne për çështjen kombëtare, për çështjen çame e për t’i parë shqiptarët bashkë kudo që i ka vënë Zoti, nuk do të heshtim kurrë. Po ju garantoj për këtë që nga kjo séancë. Ne jemi një parlament, ku shumica e sotme në pushtet, propozoi një rezolutë, e cila e shpallte çështjen çame si çështje kryesore të diplomacisë sonë. Ajo rezolutë, ashtu si dhe rezoluta e 2004-ës, pra dy rezoluta që PDIU-ja i vuri në lëvizje, i imponojnë qeverisë, të vijë të raportojë periodikisht se çfarë është bërë për zgjidhjen e çështjes çame…”. (Shpëtim Idrizi, “Ftesë për reflektim …”, 26-6-2014).

Me sa mend thua, se pret të të vijë qeveria për të raportuar për zgjidhjen e çështjes çame, kur ajo të tërheq me kapistër për interesat e saj?!… Më mirë kërkoja grekut këtë raportim, se sa Sali Berishës dhe Edi Ramës, se këta janë më grek se greku. Jo z. Shpëtim Idrizi, ju duhet të shkëputeni nga gënjeshtra dhe hipokrizia, që luan sot qeveria shqiptare për ta humbur Çamërinë. Duhet patjetër të kërkoni miratimin e Rezolutës Çame, sa më parë dhe dërgimin e saj bashkë me dosjen e masakrave të bëra nga greku, Forumeve të Larta Botërore, për t’i thënë grekut, ndal, sepse ka gënjyer dhe manipuluar me rezolutën që ka dërguar para 11 vjetëve.

Deklarata e VATRËS ka rëndësi të madhe, kur akuzon grekun si zakonisht, si përpara 100 vjetëve dhe kurdoherë në vazhdim. Është kjo VATRA që hodhi themelet e Shqipërisë që kemi sot. “VATRA dhe DIELLI që në fillim shpallën se “Kryefjala e jonë është: Shqipëria për Shqipëtarët. Dielli u bë avokat për çështjen shqiptare. Ai i priu Vatrës në mbrojtje të çështjes kombëtare, u mësoi shqiptarëve të Amerikës patriotizmin dhe gjuhën e bukur shqipe. Editorët e parë të saj ishin Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Kristo Dako, etj. Vazhdon për 106 vite, ( në atë rrugë sot sy patrembur vazhdon editori Prof. Dr. Dalip Greca. Shën. im). (D. Greca“DIELLI zeri I VATRËS, …” 18 qershor 2014). VATRA: Nënvizon: “70 vjet nga tragjedia çame, Greqia ende mban të ngarkuar ndërgjegjen e Kombit Helen me peshën e rëndë të krimit antinjerëzor, duke dhunuar, kështu, emrin “Djepi i lashtë i demokracisë”. Greqia refuzon njohjen dhe zgjidhjen e drejtë të çështjes çame, vazhdon të njollosë historinë e vet. Shkel të gjitha normat e demokracisë dhe normat ligjore ndërkombëtare. Genocidi grek mbi popullsinë çame është plagë e hapur në trupin e Kombit Shqiptar, gjaku dhe borxhi nuk harrohen kurrë, por mund të paguhen ose të falen. Kjo është në dorën e Greqisë”. (DIELLI 25-6-2014). E nderuara Zonja Vatra “derri do plumbin”. Te dy mullarët në Athinë dhe në Tiranë kërkojnë vetë-eksplodimin, për vetë-shkatërrim. Greqia ia ka frikën Çamërisë, ose Thesprotisë, se është vatra më e lashtë e qytetërimit pellazg. Historianët kohën e fundit deklaruan: “E kemi sajuar Greqinë e lashtë”. (Prof. Gene Haddlebury).

“Prandaj në te vërtetë Greqia dhe Shqipëria duhet ta shohin njëri-tjetrin në sy, ata duhet në fillim të ulen në tavolinë të barabartë dhe jo duke ngritur kurthe. Është e vërtetë se Greqia gëzon një privilegj në BE edhe më gjerë, kjo falë mashtrimit historik që është bërë prej kaq shekujsh, por e vërteta vonon, por nuk harron”. (nga Arben Llalla).

PËR TY, ÇAMËRI, KEMI LËNË PAS AMANETIN …


Nga Rasim Bebo



Pak kohë më parë, këtu në Amerikë, vdiqën dy çamë, të ardhur në Shqipëri rreth moshës 10 – vjeçare, pas masakrës së qershorit 1944. Safet Rojba dhe Rexhep Llaja, i pari nga Margëllëçi dhe i dyti nga Filati, shpresonin vazhdimisht të ktheheshin në vendlindjen e tyre, në shtëpitë e tyre në mallin dhe varrezat e tyre. Por nuk qe kismet dhe para se të mbyllnin sytë lanë amanetin, për Çamërinë e Çliruar dhe për gjithë Shqipërinë Natyrale. Ky amanet i hershëm i të gjithë çamëve, sot është vënë në qendër të lëvizjes së politologut Koço Danaj, i përkrahur nga SHBA.



Edhe poeti e shkrimtari Qamil Buxheli, deri para vdekjes, ëndërroi amanetin e tij për ÇAMËRINË, duke lënë këto vargje të pavdekshme:

ÇAMËRIA TRIME. “O Çamëria Trime! / O Çamëria Trime! / O motra Çamëri! / Evropa t’la jetime, / por s’iu përule ti. / Me burra e gra suljote, / me djem që tundin malet, / me vajzat shtojzovalle. / Ti çave trumundanat. / E theve çdo pusi. / O motër Çamëri! / O trimja Çamëri! / Një shekull zë e ngryset, / që kur si shqipe mali, / me zëmër të zhuritur, / për mbi folenë e prishur / qëndron edhe sot në qiell. / Rikthimin duke pritur! / Ti mbahu motër mbahu, / se dita shpejt do vijë. / Në tokën e pa sosur. / Me gjak e djersë brumosur. Me varret e të parëve. / Me gjuhën e shqiptarëve. / Me gjuhën prej bilbili, / Që i këndoi Naimi … / Do zbardhë dita motër. Pranvera do të vijë! … (Dodona, f. 515).

Dy pleq, rreth të tetëdhjetave, shokë të vjetër, Hasani me Dautin, u përgatitën: të veshur e mbathur mirë, me para dhe pasaporta të rregullta, me nga një bastun në dorë, u gjendën para sportelit të doganës greke në Kakavi. Pas një përshëndetjeje me fjalën, tungjatjeta, ata dorëzuan të dy pasaportat. Kur sportelisti, hapi dhe lexoi pasaportat, i shikoi të dy pleqtë me një urrejtje e neveritje pazakonshme dhe pastaj ulëriu: “Oqi Çamëria, pijene a podho !” (Ska Çamëri, shporruni këndej)… Ai u grisi pasaportat dhe ua hodhi në fytyrë.

Të vrarë shpirtërisht, atyre gati sa nuk u ra damllaja. U mbështetën te muri, pak metra larg sportelit dhe ashtu rrëshqitas, me kurriz te muri u ulën në tokë.

Hasani filloi të recitojë disa vargje pikëllimi (nga Qazim Shemaj): - Çamëria është atje ku ka qënë, ne jemi këtu, jemi çamë, si mundet të mohoj vendin tim e unë gjallë këtu? Kjo është toka e jonë. Mure të rënë, të rjepur, / dhe bluja e qiellit e mekur. / Një xhevze e ndryshkur anës vatrës. / që pjek kafe vreri erërave të natës./ Ca trandafila rebele, mbi një pllakëz mbi varr. / Të vetmet që vdekja ka harruar t’i marrë. / Gjithçka përmbysur, e djegur e shkretë. / Tek ngjitesh e ulesh në këtë tatëpjtë. /Asnjë portëz e mbyllur, por askush nuk të prêt! / Heshtja në heshtje! / Ha veten e vet! “. Dhe ne do ta pimë një kafe vreri për t’i tundur pesëdeputetët çamë… – e mbylli recitimin ai.

-E mo, Hasan, – ia ktheu Dauti, – shikon si futen shumë grekë në Shqipëri pa asnjë pengesë, kurse për ne u bë kiameti, të shkonim në shtëpitë tona… Ku qëndron Traktati i Miqësisë, pse nuk ka reciprocitet, “me lejon – të të lejoj”. Ç’është kjo përulje kaq e madhe. Ku është “shteti”? Kjo qeveri me kuptimin e plotë, është, si ka thënë Dritero Agolli, kohë më parë: “shkërdhatokraci”, bashkë me Akademinë e Shkencave. Ku janë këto penat e ndritura të kombit shqiptar që heshtin për këto evenimente shumë të rëndësishme, kur greku ka arritur të thotë “ÇAMËRIA NUK EKZISTON”. Kur sot në Shqipëri nga 35-40 mijë çamë që erdhën si pasojë e atij genocidi të llahtarshëm grek të qershorit 1944, kanë arritur afërsisht në gjysmë milioni çamë të shtuar në rrugën natyrale, pra, rreth 15 herë më shumë dhe në parlament përfaqësohen nga 5 deputetë…

Dauti i kujtoi Hasanit, se zgjedhjet e fundit Parlamentare, si dhe ato lokale, e konfirmuan, PDIU-në, si forcën e katërt politike në vend. Po çfarë kanë bërë për Çamërinë?… Asgjë dhe më keq akoma, ata tallen me elektoratin çam, duke ulur dhe ngritur për 70 vjet, ende të pa miratuar Rezolutën Çame nga Parlamenti Shqiptar.

-Prit more Hasan, – i thotë Dauti!- Ministri i jashtëm grek, u shpreh para qeverisë se “Çamëria nuk ekziston” dhe ata pesë deputetët çamë heshtën, u tërhoqën me kapistër kali për elektoratin e PD e PS dhe dalin në sipërfaqe me një demagogji të gënjeshtër dhe mashtruese, se gjoja nxorën nga pluhuri i harresës tekstin e Rezolutës Çame, të aprovuar më 8 prillin e 2004-ës… – Kështu e mbyllën muhabetin të dy pleqtë dhe me zëmër të thyer u kthyen në shtëpitë e tyre, por jo të Çamëri. Servet Pëllumbi, ish kryetar i Parlamentit, thotë: “Më 8 prill 1944 u njohëm në mënyrë të detajuar me Rezolutën Çame dhe e mbështetën të gjithë, grupi ynë i parlamentit ishte dakord për ta miratuar. Por kjo rezolutë pengohej nga Brenda, prej Fatos Nanos dhe Sali Berishës, të cilët ishin dy bariera kryesore që sabotuan rezoluten (sipas diktatit nga Athina). Kur pa pritur mbërriti një telefonatë nga kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano. Ishte një urdhër i prerë, që u jepej deputetëve socialistë, të tërhiqeshin nga votimi pro i rezolutës. Kështu ata gjatë votimit u larguan dhe nuk morën pjesë. Kjo ishte një thikë pas shpine për Çamërinë dhe çamët. Unë, thotë Sabit Brrokaj nuk e zbatova atë urdhër dhe qendrova e votova prorezolutës çame. Fatos Nano më quajti “tradhtarë të PS-së”. Unë e quajta spiun të grekut. “

Rezoluta Çame që u hodh në votim në Parlament, më 8 prill 2004 nuk fitoi, rezultati ishte 53 pro rezolutës çame dhe 55 kundra, me 108 deputetët që kanë qenë të pranishëm në atë séancë. Do të fitonte Rezoluta Çame, po të kishte qëndruar Sali Berisha, Jozefina Topalli me të vetët, por këta u larguan para votimit. Kryetari i parlamentit në atë kohë, Servet Pëllumbi, deklaroi se kjo rezolute nuk ishte aprovuar. Këtu duket hapur marrëveshja e Sali Berishës me Fatos Nanon, për kundra rezolutës Çame, në shërbim të hapur me grekun. Dhe jo vetëm kaq, po filluan edhe të tallen me Rezolutën Çame. Këta zotërinj, në pragun e zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, u duheshin deputetet çamë, prandaj urdhëruan kryetarin e komisionit të jashtëm, Fatos Beja, të nxjerrë nga arkivi i Kuvendit, votimin e datës 8 prill 2004, duke bërë diversion para deputetëve të këtij komisioni se, kjo rezolute ishte miratuar, por nuk ishte botuar në Fletoren Zyrtare, pasi kreu i parlamentit në atë kohë, Servet Pëllumbi kishte deklaruar, se kjo rezolute nuk ishte miratuar. Shpëtim Idrizi del si flamurtar duke shkundur Parlamentin Shqiptar për demaskimin e shtrembërimin dhe fshehur (gjoja) miratimin e Rezolutës çame te 2004-ës. PDIU-ja me Shpëtim Idrizin, bëjnë një përflakje të pështirë, për të u tallur më shumë me elektoratin çam, se do të krijohet një komision hetimor, për të sqaruar dhe zbardhur rrethanat dhe përgjegjësit e fshehjes së rezolutës së miratuar. PDIU vazhdon të mbetet e mendimit, se miratimi i rezolutës, është beteja e parë e fituar në luftën e saj për zgjidhjen e çështjes çame. Më tej, vazhdon demagogu Rama: “… se çështja Çame nuk meriton vetëm të trajtohet, por meriton të çohet përpara drejt zgjidhjes, sepse ky është një detyrim shtetëror tashmë që buron nga vetë rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë”. Ndërsa hipokriti Sali Berisha thotë: “Çështja Çame duhet zgjidhur me përputhje me Traktatin e Miqësisë që ekziston mes dy vendeve. Kjo është ngritur në të gjitha takimet, … nga kryetari I PD me autoritetet më të larta të vendit mik, me të cilët është takuar… Ku Shqipëria ka bërë të qartë se nuk ka asnjë pretendim territorial…Traktati i Miqësisë ka një klauzolë ku çështja e pronësisë së shqiptarëve të Greqisë dhe të grekëve në Shqipëri do te zgjidhen mbi bazën e procedurave teknike”. Hajde dhe merru vesh me këta dallkaukë. Kur Greqia e ka të ligjëruar, se Çamëria nuk ekziston dhe nuk pranon asnjë marrëveshje historiko-shkencore për Çamërinë. Ajo e ka bërë rezolutën e saj, një dekadë më parë në OKB-se, EB, Kongresit Amerikan dhe e ka ligjëruar se “Çamëria nuk ekziston” Kurse ju zotërinj të PD, PS, dhe PDIU-së, po talleni me Rezolutën e pa miratuar, të kthyer në një “paçavure” dhe mashtroni duke shkruar: “Aprovimi i saj nga kryesia e kuvendit dhe dërgimi për botim në fletoren Zyrtare, erdhi pas përfundimit të hetimeve nga administrata e Kuvendit të Shqipërisë, ku u konkludua se rezoluta e vitit 2004 ishte e miratuar. Ish-kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli e dërgoi draftin e miratuar për botim, pas kërkesës zyrtare të dy deputetëve të PDIU-së z. Shpëtim Idrizi dhe z. Dashamir Tahiri. (gazeta “ÇAMËRIA”, 13 tetor 2013). Zotërinj deputetë Çamë, përpara se ta kalonit këtë “Rezolutë të miratuar” në raftet e fletores Zyrtare për gjumë, ju duhet t’ia paraqitnit parlamentit për ta parë dhe aprovuar si një dokument i kërkuar për 70 vjet “REZOLUTE ÇAME” dhe Parlamenti bashkë me dosjen e masakrave greke t’ia dërgonte menjëherë OKB-se, BE, Kongresit Amerikan. Kur ju nuk e kërkuat këtë nga Parlamenti, si fuqi e katërtë që jeni në Parlament, atëherë ju gënjeni, ju mashtroni. Jeni deputet të pabesë, jeni vetëm për të bërë biznes. Ju shkelët amanetin prindërve tuaj, Ju shkelët mbi gjakun e masakrës greke që u është bërë familjeve tuaja dhe gjithë Çamërisë. Ju jeni kthyer në shërbëtorë të grekut, më keq se Fatos Nano dhe Sali Berisha.

Kërkoni ta shlyeni këtë turp, shkoni në Çamëri me 100 djem çam dhe atje do mësoni si të veproni.

JANULLATOS, I GABUAR NË QËLLIM TË GABUAR !…


Nga Rasim Bebo



Gjatë dy dekadave të fundit, ne shqiptarët, kemi shkelur amanetin kryesor të Fan Nolit: “Ruhuni nga kisha greke, në qoftë se nuk doni t’u bëjë gjëmën”. Dhe prandaj na ka zënë mallkimi i tij. Qeveritarёt tanë ende nuk mbledhin mendjen, por vazhdojnë ti krehin mjekrën e Janullatosit me përkëdheli dhe atij i shtohet oreksi pafundësisht.

Janullatosit i duhet sqaruar, se fondacionet, si Onasis, Niarko, Lacis, Asarqi, Kokalis etj., janë fondacione të kolauduara mirë me institucionet e shtetit grek, të cilët kanë kontribuar gjithmonë në përhapjen e helenizimit. (kutia postare 7456).



Janillatosi është i vetëshpallur dhe qarkullon si një nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë, duke e dokumentuar këtë, jo vetëm në botimet kishtare, por duke e gdhendur veten edhe nëpër muret e kishave shqiptare, me pllaka të gurta, gjë e pangjarë kjo në të gjallë. Qarkullon me makinat e blinduara të kryepeshkopit, tok me luksin skandaloz, ku jetojnë e hijeshohen misionarët grekë në Shqipëri… Ky njeri është më i rrezikshëm nga sa e pandehim ne. (Foti Cici, 2006 “Ethet e Janullatosit”).

Prof. Dr. Eshref Ymeri e ka përcaktuar: “Shqipëria ka në krye një kastë tradhtarësh në pushtet dhe në opozitë… Janullatosi është guvernatori faktik në Shqipëri i shovinizmit grekokaragjoz”… Atij nuk i thotë askush ndal, kur do të ngrejë në piedestal armiqtë e Shqipërisë, si shenjtorë dhe heronj të grekut, në tokën Shqiptare.

Këto ditët e fundit është hapur fjala, për ngritjen prej tij, të një monumenti për peshkop Fotin në Korçë. Kur dihet historikisht se peshkop Foti, në bashkëpunim me peshkop Karavangjelin e Kosturit, vranë Papa Kristo Negovanin më 12 shkurt 1905, duke dërguar një bandë për ta masakruar në mes të fshatit bashkë me të vëllanë dhe tre bashkëfshatarë të tjerë. Papa Kristo ishte patrioti i kthyer në symbol të Atdheut, Kombit dhe Gjuhës së tij shqipe. Luftëtari Bajo Topulli, sipas të cilit: “Gjaku i Papa Kristo Negovanit, duhej të merrej me nder e për fitim të gjithë Kombit”. Dhe për këtë i derdhi plumbin peshkop Fotit.

Zhan Klod Faveirial thotë: “…Murgu Kozma, roli i të cilit ka qenë tepër rrënimtar për kombin shqiptar … ky ishte një agjent politik, i cili, duke shkuar nga fshati në fshat, nuk predikonte ungjillin, por kërcënonte me shkishërim nga Patriarkati grek, të gjithë shqiptarët që nuk flisnin vetëm greqisht. Më 24 gusht 1779 me urdhër të Kurt Pashë Beratit ai ekzekutohet, (Historia e Shqipërisë. Bot. 2004, f. 389).

Sot pas 235 vjetëve, Kur qeveria dhe Akademia e shkencave heshtin, Janullatosi kërkon të shpallë luftën e shenjtë për Vorio-Epirin nën flamurin e Shën Kozmait. Historianët e sotëm grek e quajnë atë “Flamurtarë i flakët i helenizmit”.

Kohën e fundit Janullatosi shoqëroi të ftuarin Vasili Gjokatas, prefekt i Thesprotisë, për të parë kishat e reja kushtuar Murgut Shën Kozma. Të dy personalitetet bënë lutje për shpirtin e Shën Kozmait në kishat e ndërtuara për nder të tij në Mursi, Aliko, Livadhja, Vrisera, Himarë, Çarçovë. Këto janë gurë themeli, për të shkruar historinë greke. (Gazeta “BOTA SOT” 12-12-2013). Ndërsa ish kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama, e shpalli Janullatosin “Qytetar Nderi”. Mëso z. Edi Rama se, “armiku i vjeter mik nuk bëhet.” Kurse ju, Janullatos, duhet të dini mirë, se për Shqipërinë jeni i huaj dhe si i tille ua kaloni tërë helenistëve të parë, Kozmait dhe Fotit, etj. që luftonin kundra gjuhës dhe kombit shqiptar. Për këtë mision antishqiptar, këtu tek ky vend, ata gjetën vdekjen. Ju nuk e analizoni këtë ?… Kur ende mbani në fuqi “ligjin e luftës” si “vend armik” dhe shtetasit shqiptar si “armiq”, duhet ta merrni me mend edhe përfundimin tuaj.

Në debatin aktual, ndërmjet Sinodit të Shenjtë dhe ish-kreut të SHISH-it, Fatos Klosit, del në sipërfaqe se bashkohen të gjithë në një pikë: “Çdo istitucion fetar që del nga linja kombëtare, përbën rrezik për një komb. Mirë zotërinj, po kur ka shkelje, ku është shteti, ligji për t’i ndaluar dhe arrestuar shkelësit, por bëni debat, ndërsa qeveria me heshtje mënjanohet, nga eprori i saj Janullatos. Në formimin e statusit të autoqefalisë së Kishës Ortodokse përcaktohet se Hierarkia Kishtare, duhet të jetë e gjitha shqiptare dhe ky është një element themelor. Ky është kushti themelor, për ekzistencën e shteteve kombëtare. Në momentin që është cenuar kjo, sigurisht që përbën një rrezik shumë të madh. Pra, Sinodi i shenjtë është i paligjshëm. Ai është ndërtuar sipas udhëheqësit, Janullatos dhe jo sipas ligjit. Janullatosi i ka zgjedhur vetë këta njerëz dhe i ka vënë në detyra të rëndësishme si në Gjirokastër, Berat e Korçë, që të zbatojnë planin e Helenizimit grek në Shqipëri. Qe te krijosh një sinod të shenjtë, duhet që kryepeshkopi, i cili e drejton, të jetë i aprovuar si nga Patrikana edhe nga shteti. Janullatosi, me sinodin e shenjte ka krijuar një gardë, që i shërben interesave personale të kryepeshkopit. “ (“Dielli”,” Historianët…” pril 2014, f. 25. )

Si përfundim çfarë nxorët ju me këtë debat?! Asgjë. Vazhdon po ajo statukuo. Në statutin e vitit 1950, me 92 nene, i votuar e i nënshkruar nga delegatët e atëhershëm dhe miratuar nga kuvendi popullor, në vitin 1993 u shtua pika “2”. Kuvendi Kleriko Laik (21 janarit 1993), ku kryepeshkopi bëri centralizimin e administratës së të gjithë kishave të Shqipërisë nën komandën e tij. Në kuvendin Kleriko Laik të datës 9 maj 1996, statutit iu shtua pika “3” dhe iu shtuan tre nene të reja. Neni 93, i cili shfuqizoi nënshtetësinë shqiptare të kryepeshkopit, neni 94 i cili vinte peshkopatat e Korçës, Beratit dhe të Gjirokastrës nën pushtetin e kryepeshkopit, dhe neni 95, i cili nisi themelimin e shoqatave të rinisë dhe të gruas brenda KOASH-it. Ishin këto shkelje, që shkaktuan reagime të ashpra nga bota ortodokse, me në krye Patrikanën. (Foti Cici korik 2005).

Janullatosi, asnjëherë nuk ka qenë i ekuilibruar ose i balancuar në Shqipëri, për të ndaluar gjakrat e për të dhënë mesazhe paqeje në momente kyçe të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në rastin e vrasjes së të riut Aristotel Guma, ai ngriti gjithë njerëzit në këmbë, ngriti meshë për shpirtin e tij. Tani pyesim: Pse nuk pati asnjë reagim nga ana e tij për masakrimin e tmerrshëm që i bënë në burgjet greke të ndjerit Kudret Kume. Por nuk tha asnjë fjalë keqardhje, kur tri gra me mbiemrin guma gjithashtu, të besimit mysliman, u hodhën në greminë nga një shofer grek me sjellje kriminale. Bëhet pyetja: kujt i shërbejnë të gjitha këto?… (Kutia postare 7456).

Më 1 qershor 2014, në Tiranë, u përurua Kisha-Katedrale e re ortodokse shqiptare, “Ngjallja e Krishtit”. Për këtë ngjarje Janullatosi kishte ftuar figurat kryesore të kishave ortodokse si Patriarku Vartelomeo i Stambollit, Patriarku i Jeruzalemit, i Serbisë, i Rumanisë, i Qipros, i Athinës, i Varshavës si dhe vetë Janullatosi. Në këtë ceremoni morën pjese personalitetet e larta të vendit, Bujar Nishani, Edi Rama , Ilir Meta, Lulzim Basha etj.

Një njohje të këtillë masive, e kemi përjetuar në prill 1937 me marrjen e TOMOS-it nga Patrikana e Stambollit, që e zyrtarizoi kishën e ngritur në Tiranë, më 1922, nga mendja e ndritur e Imzot Fan S. Nolit dhe e mbretit Ahmet Zog.

Fatkeqësisht, atmosfera e këtij tubimi u dëmtua rëndë nga i “ftuari” Patriarku Irenej, i Kishës Ortodokse Serbe. Ky, mohoi humbjen e jetës së mijëra shqiptarëve – kryesisht të Kosovës – nga duart e xhelatëve serbë.

Nga znj. Vilhelme Vranari: “Sa e hidhur është kur të nxjerr gjuhën e këlthet si zot vatani, shovinisti i kishës greke dhe asaj serbë, i cili duke na përqeshur thotë “Kosova është zëmra e Serbisë”. … dhe disa e quajnë “fat të madh praninë e këtyre të ashtuquajturve apostuj, a të dërguar të Zotit”. Shqiptari i sinqertë, vë duart në kokë dhe këlthet:” Përse ndodh ky absurditet? Si e pranojnë këtë fyerje e cenim të dinjitetit e të indentiteti kombëtar vallë? Nga ç’baltë janë gatuar këta njerëz mendjemykur e shpirtkalbur që pranojnë “Apologjinë e Djallit?” Turp, turp për të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë dhe janë të lumtur, që një klerik i huaj drejton kishën shqiptare dhe meshën e mbanë në gjuhën greke! O Zot ç’farë mban mbi tokë. Janullatosit po i bie shtëpia e tij dhe kërkon të ngrejë shtëpinë tonë … Kjo është Shqipëria e paradokseve. Pse ia lëndoni kockat Nolit dhe Visarion Xhuvanit? Atë kohë kur Shqipëria nuk ishte ende shtet dhe ata, jo vetëm themeluan Kishën Autoqefale Shqiptare me 1922, por nuk pranuan vartësin e saj nga kisha greke, kundërshtuan Patrikanën e Kostandinopojës dhe shërbesat fetare bëheshin në gjuhën shqipe”. (Kamillafi i “Hirësisë” si …“Tribuna Shqiptare” 10-6-2014).

Irenej, në Tirane na kujton Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, që sollën “Bratsvo-jedinstfo” (vllazërim- bashkim) me thikë pas shpine. Me urdhër të Titos krijuan degën e PKJ ne Tiranë duke marrë nga rruga Enver Hoxhën, qe bridhte natën klubeve te Parisit. Ndërsa gjeniu Dhori Pano, i futi dy tre tulla në çantë që e mbante për t’u dukur. (Dodona, f. 689). Ai u kthy në Shqipëri pa diplome ne xhep. Miladini e caktoi ne krye të PKSH. Kështu vazhdoi platforma e miqësisë sllavo-greke, që kaloi nga Enveri te Ramis Alia, Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama, duke u drejtuar nga kupola Nexhmije me suiten e saj. Nexhmija nuk ka faj, kur kolegu i Ramis Alisë, Ten Siao Pini, të shoqen e Maocedunit, me gjithë besniket e saj e çoi nga burgu në pushkatim. Ndërsa Ramizi e çoi ne burg për ta mbrojtur.

Irenej komentoi se: “… sërbët asnjehere nuk kanë qënë armiqësuar në raport me shqiptarët”. Jo, z. Irenej! Ju dolët nga moçalet e Vollgës, si njerëz të egër, që jetonit duke gjuajtur peshk dhe kafshë të egra. Bashkë me një turmë të madhe të kombinuar sllavësh, avarësh, të racës mongole, filluat invazionin prej viteve 580-617. Vratë, plaçkitët, rrëmbyet, dogjët, Ilirinë, Epirin, Thrakën, Greqinë. Më vonë kulmin e arriti në vendin tonë Serbia, me pushtimin e Stefan Dushanit 1308-1355, një ndjekje e tmerrshme kundër katolikëve. Vazhduan reprezaljet, sidomos nga vitet 1840 me daljen e Naçertanies të kryeministrit serb Gerashanin. E pabesueshme dhe e rrezikshme: mohimi i krimit te kryer, rrezikon përsëritjen në rastin më të parë. Ai duhet demaskuar. Urrejtjen turke, e zbrazën mbi kokat e myslimanëve shqiptarë, që shpërtheu 1877-1878 kundër banorëve shqiptarë të Nishit, Leskovaçit, Kurshumlisë, Preshevës, kur mbi 250.000 kaluan në Kosovë, që njihen edhe sot si “Muhaxhirë”. Serbët kërkojnë një Kosovë pa shqiptarë. V. Gjorgjeviçi, i përshkruan: “…kafshë të egra me bisht që kalojnë natën të varur nga pemët e pyllit. Jo z. Gjorgjeviç. “Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryer ciklin dy mijëvjeçarë të qytetërimit të lashtë” (At jergj Fishta). Më aktualia, është hyrja me forcë e armatës serbe në Kosovë më 1998-1999, që shkaktoi vdekje, dhunim, djegie, plaçkitje, dëbim, katastrofe të lemerishme… U.Ç.K. dhe NATO i vunë vulën pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Irenej dhe Janullatosi Shqipërinë e kanë halë në sy, synojnë ta ndajnë bashkë te lumi Shkumbin. Për këtë Janullatosi po e godit djepin kombit shqiptar dhe e kthen Shqipërinë në helenizëm, duke e qëndisur me kisha te stilit grek, me disa kisha në emër të Shën Kozmait, po ngrenë shkolla greke dhe varreza të ushtarëve grekë të vrarë para më tepër se 70 vjetëve e të lënë të pa varrosur që nga 28 tetori i 1940 deri më 15 prill të 1941. Dhe u kujtuan tani duke mbushur sarkofagët me kufoma shqiptarësh. Çfarë absurditeti?!… Taciti romak thoshte: “Humbi turpi , sundon poshtërsia, zanati i shpifjes nuk e njeh turpin. Shpifja, gjithmonë kërkon të vrasë të vërtetën… të vrasë historinë”. Këtu ndodh akoma më poshtë se kaq!

Janullatosi ka deklaruar në gazetën “Kathemerini”: “Nuk e kuptoj idenë e Shqiptarëve, se feja e shqiptarëve është shqiptaria. Këtë tezë do ta luftojmë, duke dalë hapur kundra Rilindjes Kombëtare.” Janullatosi në vazhdim nuk do të njohë as ligjin e gjuhës shqipe në kishat tona. Në artikullin nr. 3 të Statutit të KOASH, përpiluar në Korçë më 29-6-1929 thuhet se: “Gjuha zyrtare e kishës është shqipja”. Kur ju, Janullatos, mohoni të meshoni në gjuhën shqipe të ligjëruar, dhe merrni guximin të meshoni në gjuhën greke, do të thotë të atakoni djepin e kombit, të qënësisë dhe formimit shqiptar. Është një revoltë e madhe për çdo shqiptar, Janullatosi po e armatos trurin, por duhet të armatosni duart kundra këtij helenizimi të pështirë. Shqiptarët janë në vendin e tyre, dhe kur i huaji që vjen, e prek në dinjitetin e tij, si komb atij, i digjet toka nën këmbë, ashtu si ju dogj murgut Kozma dhe peshkop Fotit.

Prof. Arben Llalla thotë: “Anastas Janullatosi valëvit flamurin Vorio-Epirit. Zbardhen faktet që kompromentojnë rëndë pozitat e kryepeshkopit të Shqipërisë, Janullatos, i cili duket se fshihet pas shumë aktivitetesh antishqiptare. Para tij është valëvitur flamuri i aneksimit të Jugut të Shqipërisë, më 15 gusht 2013 në Derviçan, ku dhjetëra të rinj kishin veshur bluza me simbole të ushtrisë së andartëve grekë, që kanë kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitet 1913-1914, duke shpallur shkëputjen e Jugut të Shqipërisë.” Zoti Arben, ju bëni mirë që shkruani dhe flisni, por qeveria dhe akademikët shqiptarë janë bërë një me grekun, ata po prishin imazhin e Shqipërisë në botë për të penguar hyrjen në BE. Ata nuk çajnë kokë që historiani grekë Nikollas Stavros thotë: “Futja në dorë të kishës shqiptare është fitoria më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”. Kjo deklarate e lëshuar më 22-10-2013, tingëllon tepër poshtëruese për nderin dhe dinjitetin e Republikës së Shqipërisë, të cilën e ka nëpërkëmbur Greqia shoviniste.

Ka akoma më keq, kur ministri grek i tund shkopin qeveris shqiptare. Nga Prof. Dr. ESHREF YMERI: “Me 14-10-2013 ministri i jashtëm grek u shfaq para shqiptarëve duke i puthur dorën më parë Janullatosit… Venizellosi: “Dëgjoni, ju, shqiptarë! … kujdes: Kjo varet nga Greqia, se rruga për në Evropë kalon nga Athina. Prandaj mos bëni naze për plotësimin e kërkesave të Athinës, siç janë kufiri detar, mohimi I çështjes çame, mosprekja e çështjes së ligjit të luftës, heshtja për mosnjohjen e kufirit tokësor me Shqipërinë nga ana e Greqisë, krijimi i komisionit të varrezave për ushtarët grekë, ngritja e varrezave të reja, përvetësimi i pushtimit të kishës ortodokse, avancimi i të drejtave të minoritetit grek e kështu me radhë”. Dhe qeveria hesht në dëm të Kombit shqiptar, si e përcakton Mit’hat Frashëri: “Rrëmbejnë kazmën e i bien themelit, për të shkatërruar këtë ndërtesë që mezi e ngritën Rilindësit”. Jemi të bindur që juve z. Janullatos u vret sytë pallati i kulturës në Përmet me emrin e rilindësit të madh “Naim Frashëri”, po kështu edhe pallati muze i Themistokli Gërmenjit dhe i flamurit në Korçë. Për Kishën e Përmetit i kërkove ndihmë Athinës, për eleminimin e Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”, duke dalë mbi legjislacionin shqiptar. Ndërsa për monumentin muze të patriotit të madh Themistokli Gërmenji, bëtë që ai u gjet në mëngjesin e 11 gushtit 2012 gurë mbi gurë e shkatërruar me buldozerë.

Të kuptojmë shtetin. Zonja Magdalena Ollbrajt, në mars të vitit 1997, kur renegati Kiço Mustaqi, ish ministri i mbrojtjes shqiptare, kishte ardhur nga Greqia me 400 andartë grekë dhe piketonte flamurët grekë në Shqipërinë Jugore, Sekretaria Amerikane e pyeti ministrin grek, “Ju doni të pushtoni Shqipërinë e Jugut, por edhe ne nuk do ta ndalojmë Turqinë që t’u bjerë juve.” Fill pas kësaj deklarate, Kryeministria turke, Tansu Çilleri, i dha ultimatumin grekut, për t’u kthyer mbrapsht dhe ata u tërhoq menjëherë. Katrahura e vitit 1997 dhe e janarit të vitit 2011, u përgatit dhe u drejtua nga grekët me qeverinë tradhtare shqiptare, që kaloi mbi pellgjet e gjakut të 3500 të vrarëve dhe 11000 të plagosurve dhe se fundi grabitën firmat piramidale që përfunduan në Athinë.

Tani të kuptohemi, Janullatos, se keni prekur tabanin e këtij kombi, që është shumë më i vjetër se kombi i juaj grek. Buldozeri është aty, dhe në vend të shoferit grek do ta marrë një shofer shqiptar, që do të prishë të gjitha ato që keni bërë të stilit grek si dhe ato monumente që keni bërë dhe mund të bëni si atë të peshkop Fotit. Por duhet të dini dhe kuptimin e mbiemrit tuaj: Jani-llathos që do thote greqisht “Jani i gabuar”. Pra, jeni i gabuar, në qëllim të gabuar, në vend të gabuar. Këto që po të them, o greku Janullatos, mbaji në mendje, dhe i lini pas të shkruara, se jeni plak !…

FIGURAT ÇAME NË HISTORINË BOTËRORE



Faik Konica

Nga Rasim Bebo

Në enciklopedinë Kamus Ul Alam, “Fjalori i Botës” të Sami Frashërit, shkruhet se “Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetёm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë,  ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë, artistë të mëdhenj. Numri i njerëzve të dëgjuar, që njihen si shqiptarë, duhet t’i shtohet edhe një numër tjetër shumë i  madh të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër, që ne nuk ua dimë emrat.” Ai thotë se çamёt janë më të zgjuarit e toskëve, i shquan për inteligjencën dhe mençurinë e tyre. Ndërsa Robert d’Angeli, në librin “Enigma”, duke shkruar për Epirin, e konsideron atë si djepi i burrave të mëdhenj në Bizant e më gjerë gjatë historisë. Çamëria, apo Epiri, ka nxjerrë personalitete të spikatura.
    
kroni 















Mbreti Kroni dhe mbretëresha Dhea (Dhemetra), kur lindën Zeusin ua dhanë shqiponjave, që  ta dërgonin në Kretë në shpellën e Kuritëve. Zeusi kur u rrit mori shqipet e tij dhe erdhi në Shqipëri, në Dodonë, ku luftoi me Titanët dhe Gjigandët e Akrokeraunëve. Në këtë kohë Zeusi mbante shëngjetat e arta që e ndihmuan për të zërë fronin. (Dr. Kristo Floqi, “Histori…”,1937)



dodona DODONA. “Herodoti pohon se vendi i kultit apo vendi i shenjtë parahelen, më i lashti dhe i vetmi i njohur, ishte ai në Thesproti (Çamëri) i pellazgëve në Dodonë. Kjo është vërtetuar nga Homeri (Iliada XVI), i cili Zeusin e trajton jo vetëm si “pellazg” por ai e cileson për më tepër si “Dodonas”, (çam, në Çamërinë e sotme.  (M. Arefi, “Mikenët – pellazgët”, f. 67.).
    Grekët, me manipulimet e tyre, Zeusin e quajnë grek, të marë nga pellazgët, bashkë me gjithë sistemin e perëndive Dodonase (Artemisin, Apollonin, Athenanë, Afërditën, Poseidonin, Dionizin, Panin etj. (Dh. Pilika, “Pellazgët”, f.177). Grekët  kanë ardhur me mijëra vjet më pas Zeusit. Ndërsa romakët e quajnë Zeusin, Jupiter dhe e vendosën statujën e tij në një nga kodrat e Romës.
    Perandoria Pellazge me epiqendër Dodonën në Çamëri, ka luzmuar (lumturuar) në rajonet ballkano-danubiane, në pellgun e Mesdheut, në Azinë e Vogël, në gadishullin Apenin, në gadishullin Iberik, Kaukaz, Palestinë etj. “Shqiptaret rrjedhin nga Ilirët dhe këta nga Pellazgët që janë banorët e parë, para se të vinin semito-egjiptianët (grekë). Herodoti, (VIII,44). (M. Aref, “Shqiptaret”, f. 108)
 
 
akili

















Akili dhe Odisea, këta luftëtarë të shquar të Luftës së Trojës (1250 p. k.) janë Thesprotas, nga Çamëria e sotme. Kjo ka qenë një luftë civile ndërmjet trojano-trojanëve. Midis Trojanëve të Mikenës dhe Trojanëve të Dardanisë, Priamit, Hektorit, Paridit etj.,  i së njëjtës kombësi. (E. Kocaqi, “Albanët”, bot 1998 f.98). Shoku i ngushtë i Akilit, Patrokli, u vra në dyluftim me Hektorin. Akili vendosi të mos ia jepte varrit kufomën e mikut të vet, përpara se të merrte kokën e Hektorit…Trojanët u mbyllën në qytet. Vetëm Hektori mbeti jashtë mureve. Priami plak e pa me frike Akilin, të veshur me mburojë vezulluese… Dyluftimi filloi. Të dy heronjtë hodhën në fillim shtizat. Me guximin e të dëshpëruarit, Hektori nxori shpatën dhe u turr mbi armikun. Akili lëshoi me tërë forcën një shigjetë tjetër, e cila e shpoi këtë herë Hektorin. Akili mori mburojën e të vdekurit dhe duke tërhequr trupin e Hektorit prapa koçisë. E zvarriti deri tek tenda e tij…. (Karl Grimberg “ “Historia … , bot. 2003, f. 254)

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...